Etika e kriminalistikes

4,536 views

Published on

Published in: Education
0 Comments
2 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total views
4,536
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
1
Actions
Shares
0
Downloads
102
Comments
0
Likes
2
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Etika e kriminalistikes

  1. 1. ETIKA ME BAZAT E ETIKES KRIMINALISTIKEKapituj të zgjedhur për ligjëratat për studentët në Prishtinë Dr. Muslija Muhoviq SARAJEVË / PRISTINË 2006 FSK/S - 15/06
  2. 2. 2Recensione (fragmente)«Prof. Dr. Dr. Muslija Muhoviq i qaset përmbajtjes themelore mësimore-studimore nëmënyrë inovative dhe historike. Është e logjikshme, me që etika ka histori gjenerative mëtë gjatë se dy mileniume, si disiplinë universitare që zhvillohet në pajtim me problemetmë komplekse për civilizimin bashkëkohor që ballafaqohen me dilemat ÇKA, SI dhePËR ÇKA, gjithnjë derisa mbirja e të panjohurës, zbulimi i DIJES dhe, gjithsesi, formamë komplekse e përcaktimit të përgjithshme të MASAVE si, për shembull, vështrimit mëtë ri të NYJES GJENETIKE NJERËZORE”, Nga recensioni i akademik Prof. Dr. Vladimir Premec“Duke u nisur nga pyetja ku gjendet burimi i moralitetit dhe në çka shprehet qenia e tij,gjegjësisht, as është burim i moralietit vetë njeriu, bashkësia njerëzore ose qeniatranscendente, Zoti, Muhoviqi merret me zbërthimin e çështjeve komplekse të frymësnjerëzore nëpërmjet historisë së gjatë të kërkimit të parimeve të vetëthemelimit osethemelimit nëpërmjet tjetrit. Duke u analizuar teoritë themelore të etikës në mbështetje tëformësimit helenik të shpirtit, që është kontribut i rëndësishëm i autorit në rrjedhën emendimit bashkëkohor boshnjakohercegovas, kësaj here mendimi i tij depërton nëkëndvështrime të reja, para së gjithash në shqyrtimin e parimeve etike dhe marrëdhënievemidis filozofisë e teleologjisë në trashëgiminë shpirtërore të islamit, në njërën anë, dheshtrirjen e analizës etike në bazë të etikës kriminalistike, në anën tjetër. Pikërisht nga këtody mendime të reja autori i jep mendimit filozofik boshnjakohercegovas kontribut tërëndësishëm në kuptimin e nxitjeve të postullateve të parimeve etike në fushë të reja tëveprimit njerëzor, siç është fusha e kriminologjisë në njërën anë dhe pasqyrimi i detyravetë themelimit të qenies etike të njeriut boshnjak sipas rrënjëve të tij shpirtëroreheterogjene, gjurmët e të cilit i kërkon në marrëdhënie midis religjionit dhe moralit esidomos në shqyrtimet mbi islamin dhe etikën, në anën tjetër... Hyrja në thellësitë dhevlerësimin e këtij nuk është e nevojshme në këtë rast, ndërsa në disa segmente as nukështë e mundur, sepse prof. Muhoviq është filozof i afirmuar, njohuritë e të cilit nëmendimin mbi etikën tejkalojnë mundësitë e vrojtimit të shumë prej nesh. Nga recensioni i Prof. Shaqira Filandra„Ka pak autorë nga fusha e dijes shoqërore në Bosnjë e Hercegovinë, të cilët janë marrënë mënyrë të guximshme me teorinë etike dhe sidomos ata që kanë bërë një hap më tutjenë definimin e teorisë dhe praktikës nga fusha e etikës, deri tash pothuaj e patrajtuar.Kemi përpara një dorëshkrim vërtet të vlefshëm dhe themelor të shkencëtarit dhehulumtuesit të zellshëm, por as më pak erudit. Me këtë dorëshkrim Dr. Muhoviq kadëshmuar se hulumtimet e tij të gjithanshme në domenin e filozofisë dhe dijes mbi etikënmund t’i qëndrojnë edhe kritikës me serioze. Dorëshkrimi është vëllimor, i pasur me temanga më të ndryshmet të teorisë etike dhe të filozofëve-eticistëve të të gjitha shkollave mëtë rëndësishme, prej shkollës helene, të mesjetës, të arabëve dhe asaj bashkëkohore. Në
  3. 3. 3disa fusha, me ekspertizat e tij filozofike komplekse, dorëshkrimi e tejkalon karakterin etekstit, por Muhoviqi megjithatë di ta zbresë atë dhe ta përshtatë për studentë.Duke pasur parasysh atë që u tha më sipër, kam kënaqësinë që të propozojë qëdorëshkrimi i Muslija Muhoviqit, i cili është i destinuar kryesisht si tekst, por që sigurishtdo të ketë jehonë edhe në opinionin e gjerë shkencor që të botohet sa më parë. Nga recensioni i Prof.Dr. Hidajeta Repovac
  4. 4. 4PARATHËNIETeksti “etika me baza të etikës kriminalistike” është hartuar sipas planit dhe programit tëri mësimor të fakultetit të shkencave kriminalistike ku ligjëroj lëndën me të njëjtin titull. Igjithë teksti, m përjashtim të kapitullit të shtatë që i kushtohet bazave të etikëskriminalistike, është rezultat i punës sime tri vjeçare në veprën me titull “Etika me hyrjennë teorinë e vlerave”. Por, me kërkesë të planit të ri mësimor kam qenë i detyruar që këttërësi ta ndaj në dy pjesë: “Etika me bazat e etikës kriminalistike” dhe “Hyrje në teorinë evlerave”, që do të publikohet së shpejti.Studentët janë të obliguar që t’i ndjekin ligjëratat dhe të japin provimin sipas këtij teksti.Në të, përveç çështjeve fundamentale etike dhe orientimeve kryesore ne etikë, trajtojproblemin e moralit në profesionin e kriminalistikës, të cilin e shqyrtojnë në mënyrë tëpamjaftueshme ose të njëanshme ata që, duke u marrë me të nuk arrijnë të depërtojnë derinë esencën e tij, por e përshkruajnë ekskluzivisht në bazë të normave ligjore pozitive,gjegjësisht ekzistuese. Përveç çështjeve fundamentale etike, kuptimit dhe shpjegimit tëtyre sipas disa teorive ose drejtimeve, i kushtoj kujdes edhe mendimit etik të islamit, i cilipa arsye është lënë pas dore ose është mohuar nga shumica e mendimtarëve perëndimor,sipas të cilëve gjithçka që vjen jashtë perëndimit nuk meriton vëmendje. Këtëimperializëm dhe hegjemonizëm e refuzoj në mënyrë energjike, sepse skolastikëtislamik, me përkthimet dhe komentimet e veprave të grekëve të vjetër, kanë kontribuar qëmendimi helenik të zgjerohet jo vetëm në botën islame, por edhe jashtë saj.Jam përpjekur që në mënyrë sa më të thjeshtë të trajtoj këtë problematikë shumëkomplekse dhe ta shpjegoj atë me ndihmën e shembujve nga jeta praktika, në rastet kurkjo ka qenë e mundur. Për dallim prej disa autorëve, të cilët merren me të njëjtënproblematikë, jam përpjekur të anashkaloj renditjen historike të mësimeve ose teoriveetike, të drejtimeve ose sistemeve etike, sidomos në mendimin islam etik, të cilit jakushtoj kapitullin e parafundit të librit.Meqenëse bëhet fjalë për një materie shumë komplekse, për të cilën diskutohet prej mëshumë se 25 shekujsh dhe do të diskutohet gjithnjë deri sa të ekzistojë masa më e lartë etë gjitha çështjeve-njeriu, kam menduar se në aspektin pedagogjik është më e arsyeshmetë vendos sa më shumë nëntituj, në mënyrë që studentëve t’u bëhet më e lehtë përcjellja eligjëratave dhe përgatitja e provimit. Brenda një kapitulli kam dhënë më shumë nëntitujdhe secili prej tyre paraqet një tërësi, e cila nuk e obligon autorin që një ide apo njëproblem ta përcjellë deri në fund të gjithë librit, gjë që nuk ndodh në veprat tjera qëtrajtojnë ndonjë problem. E kam bërë këtë për shkak se në librin tim nuk bëhet fjalëvetëm për çështje të qenies njerëzore, por edhe për gjykimet, vlerësimet dhe ndikimet metë cilat merren në mënyra të ndryshme themeluesit dhe përfaqësuesit e mësimeve tëndryshme etike.Në këtë libër trajtohen teoritë dhe drejtimet heterogjene etike që burojnë, para së gjithashnga përgjigjet në pyetjen: A duhet burimi i moralitetit të kërkohet te njeriu apo jashtë tij,gjegjësisht çka e përbën parimin suprem ose parimin e moralitetit? A është e mundur që
  5. 5. 5burimi i moralitetit të kërkohet te individi apo bashkësia, gjegjësisht ZOTI? Së këndejminë pyetjen se cili është burimi i moralitetit që shpreh edhe qenien e tij, mendimi etikofron përgjigje madje edhe kundërshtuese të mendimtarëve jo vetëm të periudhave tëndryshme historike, por edhe të mendimtarëve të të njëjtës periudhë kohore.Madje, edhe midis atyre drejtimeve ose sistemeve etike që burim të moralitetit e gjejnë tënjeriu ekzistojnë dallime të patejkalueshme. Ato janë produkt i parimeve supreme nga tëcilat nisen mendimtarët etikë. Por, asnjëri prej këtyre parimeve supreme ose tëpërgjithshme, prej të cilave nisen mendimtarët duke kërkuar te njeriu burimin emoralitetit, nuk është i mjaftueshëm për kuptimin dhe shpjegimin e esencës së moralesdhe, në anën tjetër, asnjëri prej tyre nuk është mjaft kompetent sa të mund të bëjëpërcaktimin teorik të përmbajtjes së moralit. A ekziston e mira supreme dhe çka ështëajo, çka është fati, vlera, etj., gjithë kjo nuk është e lehtë të përcaktohet teorikisht dhe astë dëshmohet praktikisht. Që të mos duket sikur mbetet në qëndrime të rastit, në fillim tëlibrit kanë pasqyruar (shih „Lënda dhe detyrat etike) qëndrimet e mendimtarëve mëkompetentë të tri periudhave krejtësisht të ndryshme: Aristotelit, Kantit dhe N. Harmanit,të cilët i zhvillojnë teoritë e tyre etnikë në mënyra krejtësisht të ndryshme. I pari ezhvillon eudaimonistikën, i dyti – etikën autonome gjegjësisht etikën e nevojës ose etikënimperative, ndërsa i treti – etikën orientale fenomenologjike.Me qëllim që studentëve tua shpjegoj materien në mënyrë sa më të thjeshtë, përpiqem qënë vija të trashë të prezantojë orientimet kryesore të mendimit etik, duke u nisur ngaqëndrimi se Sokrati është themelues i asaj që quhet ethos ose moralis, i cili e merrshprehjen e vet të plotë në filozofinë praktike të Kantit, pas të cilit nuk ka më çka tëmendohet mbi moralen si morale. Këtë mund ta shoqërojë vetëm ai mendim që me forcëmahnitëse dhe mendjehollësi kritike i tejkalon njëanshmëritë dhe sipërfaqësinë edrejtimeve dhe orientimeve të ndryshme, duke qëndruar në mënyrë të palëkundshme nëskenën e pluralitetit të mendimeve dhe duke ofruar ide e motive të menduara thellë dhepremisa për ngadhënjimin e dominimit të njeriut ndaj njeriut dhe njeriut ndaj natyrës. Kjoniset nga njeriu si qenie me vlerat më të larta në këtë botë, nga dinjiteti njerëzor dhehumanumi. Për këtë arsye, thirrem më së shumti në të, me qëllim që të përpiqem tëdëshmoj se sa është e rëndësishme, sidomos sot, problematike e morales. Në krah të këtijmendimi mund të shkojë vetëm ai mësim që e kam cilësuar si përgjegjësi planetare dhehistorike, e cila e riformulon imperativin e Kantit në imperativ të ekzistimit të njeriur dhepërgjegjësisë së tij, me çka tërheq vërejtjen në pasojat e aplikimit të zbulimeve shkencoree teknike dhe veprimit të tij iracional politik. Përfaqësuesit e këtij mendimi tërheqinvërejtjen me të drejtë se zbuluesit e disa pajisjeve shkencore e teknike duhet të jenë tëvetëdijshëm se ato sjellin të keqen dhe vuajtjen e vlerave më të larta të kësaj bote, njeriut.Në libër bëhet një dallim i ashpër midis njohurive të ndryshme që merren me problemin emoralit dhe etikës ose filozofisë praktike, duke e akceptuar se ajo që ofron etika ështëgjithnjë me vlerë, si diçka që nuk mund të matet fizikisht sikur koha me orë. Me fjalë tëtjera, pikëpamjet që ofron etika nuk u nënshtrohen hireve të kohës, gjë që nuk vlen edhepër mendimin shkencor mbi moralin. Në të vërtetë, etika shpjegon dhe kupton sjelljen eveprimin moral, ndërsa psikologjia e moralit, sociologjia e moralit, etj. E përshkruajnë
  6. 6. 6moralin në bazë të fakteve të disponueshme, të cilat janë aktuale sot, por jo edhe nesër,për ç arsye pikëpamjet e tyre nuk mund të kenë vlerë absolute.„Etika me bazat e etikës kriminalistike“ dallon nga libri im paraprak „Etika“ përpërfshirjen edhe të bazës fundamentale të etikës kriminalistike dhe për shpjegiminshterues të çështjeve etike sipas teorive, drejtimeve dhe sistemeve të ndryshme, gjë qëvërehet edhe nga titujt e rinj, si p.sh. „Rrathët konceptualë mbi vetëdijen morale“,„Konceptet e lirisë dhe vullnetit të lirë“, „Kontroversa mbi respektimin e normavemorale“, „Mësimet mbi mundësitë ose pamundësitë e zbatimit të normave morale ngapërmbajtja e jetës“ etj.Përpiqem të tregoj se ku qëndrojnë dobësitë fundamentale të mendimit moral, dhe tëtërheq vërejtjen për vështirësitë e tipit të, p.sh. qëndrimit të Sokratit se më mirë është tëbëhet keq me dije se sa nga mosdija. Natyrisht, në libër janë dhënë mendimet relevante, simbi çështjet primare etike, ashtu edhe mbi marrëdhëniet e religjionit e moralit, sikur edhembi botëkuptimet morale. Me këtë rast, p.sh. në mënyrë të argumentuar hedh poshtëmendimin e Sartrit, sipas të cilit njeriu është i lirë madje edhe atëherë kur gjendet nëpranga. Gjithashtu, me shembuj të ndryshëm, tregoj se nuk është e arsyeshme të pranohetqëndrimet e mendimtarëve që e përcaktojnë shumë ngushtë nocionin e fatit ose ndonjënocion tjetër, të cilin e shpallin si parim suprem të teorive të tyre etike.Natyrisht, jam larg idesë se i kam shteruar deri në fund gjithë atë që ka të bëjë memoralin dhe që e përbën mendimin etik, i cili ka historinë e vet shumë të gjatë. Më nëfund, kjo është edhe e pamundur, siç është e pamundur edhe të ofrohen pikëpamjepërfundimtare mbi fenomenin etik, për shkak se etike nuk është vetëm ajo që është etike,por edhe ajo që duhet të jetë etike, gjë që është vështirë të mbështet në teori dhe tëdëshmohet në praktikë.I vetëdijshëm për kompleksitetin e temës dhe përgjegjësisë personale për shpjegimin samë të thjeshtë të saj, i cili duhet të jetë në harmoni me frymën dhe nevojat pedagogjike eprofesionale, kam parasysh zgjidhjet që i ofron ky libër mbi moralen si lëndë të filozofisëpraktike, gjegjësisht etikës. Jam i lumtur në qoftë se e kam arritur këtë, për çka u jam pamasë mirënjohës recensentëve, akademik Prf. Dr Vladimir Premec, Prod Dr ShaqiraFilandra dhe Prof. Dr Hidajeta Repovac, për përpjekjet e tyre vetëmohuese që ky libër tëshohë dritën.Sarajevë, korrik 2006 Autori
  7. 7. 7Lënda dhe detyra e etikësNë jetën e përditshme hasim në një fenomen, i cili është simbol i ekzistimit dhe veprimittë njeriut. Ky fenomen dhe simbol është morali. Ai është lëndë e mendimit të veçantëfilozofik, filozofisë praktike, gjegjësisht etikës. Nocioni i etikës rrjedh nga fjala grekeethos (vendlindje), i cili në gjuhën latine do të thotë moral (zakon, shprehi, karakter;përmbledhje e vetive të përhershme që i posedon një njeri). Krijues të nocionit ethos janëhelenët, ndërsa të nocionit moralis janë latinët.Çka e përbën esencën e ethosit ose moralisit, i cili është lëndë trajtimi jo vetëm te grekëte vjetër dhe latinët, gjegjësisht Herakliti, Sokrati, Aristoteli dhe Epikuri, por edhe shumëmë vonë Spinoza, Kanti e Fichte, si edhe mendimtarët bashkëkohorë? Në mendimin grekethosi ka të bëjë me vendbanimin, zakonin, shprehinë, sjelljen e drejtë të njeriut,institucionin, kultin e zotërave, marrëveshjet miqësore, bashkësitë e luftërave,solemnitetet e ndryshme, etj. Në mësimet etike, ethosi është qenia e etikes dhe morales.Në të vërtetë, për dallim nga Platoni, Aristoteli ka konsideruar se ethosi nuk i ështëdhuruar njeriut nga natyra, por njeriu e fiton këtë nëpërmjet veprimit dhe zhvillimit tëdispozitave të veta. Shumë më vonë, Hegeli është përpjekur të interpretojë kuptimin dhedomethënien e përkthimeve të fjalës ethos dhe është bërë kritik i rreptë i mendimit moralabstrakt dhe, bashkë me mendimtarë të shumtë të filozofisë së re e ka bërë të qartërealitetin historik të zakoneve dhe etikës greke. Pas Hegelit, mbi baza krejtësisht tëkundërta gjegjësisht në bazë të mendimit ekzistencial, Heideggeri ka trajtuarinterpretimin e nocionit ethos. Sot ekzistojnë interpretime të ndryshme mbi përmbajtjen emësimit helen. Disa përfaqësues të këtyre interpretimeve janë të prirur të thonë se teAristoteli parimet etike kanë më shumë karakter shoqëror se sa katakter etik.Në kundërshtim me interpretimet e ndryshme të përmbajtjes dhe kuptimit të këtij nocioni,mbizotëron mendimi që e zbulon forcën dhe madhështinë e Hegelit në kuptiminmendjemprehtë dhe kritik të ethosit dhe pikëpamjeve të tyre morale, përfshirë edhe botëne shpirtërore të tyre, duke theksuar se ethosi është i mundur vetëm ku veprohet në mënyrëtë arsyeshme dhe vetëm atje ku veprohet ashtu që njeriu mund të jetë vërtet i lumtur.Sipas këtij mendimi, ethosi ka kuptim objektiv dhe subjektiv, sepse e ka kuptimin eshprehisë, zakonit dhe moralitetit, ndërsa morali subjektiv e ka kuptimin e habitusit,ndërgjegjes, tërësinë e qenies subjektive sikur edhe tërësinë e botës në të cilën përshtatetsubjekti1Mendimi i disiplinuar mbi moralin gjegjësisht etikën, në formë sistematike shfaqet meAristotelin, ndonëse interpretimin sistematik e shkencor e kishte paralajmëruar qyshSokrati. Për Aristotelin, etika politika dhe ekonomia e përbëjnë filozofinë praktike. Ajoka lëndë të saj më së shumti parimet sipas të cilave me veprimin praktik përcaktohenrrugët dhe objektivat. Disa përfaqësues të mendimit bashkëkohor shtrojnë nevojën erehabilitimit të mendimit të kritikëve të mësimeve të Platonit mbi idenë e të mirës, si1 Shih: Rasim Muminović,Ethosi dhe qenie njerëzore-kthjellimi moralo-etik, botim i Fakultetit Filozofik tëTuzllës, Tuzla l997, f.l21
  8. 8. 8parim suprem i etikës metafizike të Platonit. Ndryshe, sipas Aristotelit del se etika ështëteori mbi parimet e sjelljes dhe veprimit të njeriut.Mendimi i Aristotelit mbi veprimi moral dhe politik na ushtruar ndikim të fuqishëm ndërshekuj mbi atë që quhet etikë. Në fakt, Aristoteli e ka krijuar filozofinë praktike sidisiplinë të pavarur e cila, me që dallon në metodë nga metafizika dhe fizika, niset ngapraktika njerëzore në themelet dhe qëllimet e së cilës, sikur edhe etika, përkufizonzakonin-traditën me të gjitha mënyrat e sjelljes së drejtë që i takon jetës shoqërore.Me themelimin e filozofisë së tij praktike, Aristoteli është bërë bazë dhe pikënisje e tëgjitha mendimeve të mëvonshme. Se çfarë ndikimi ka teoria e tij e veprimit moral epolitik tregojnë shumë shembuj, si në mendimin etik të kohës së re ashtu edhe në atëbashkëkohor. Dëshmia më e mirë për këtë është epoka e filozofisë praktike universale eChristian Voffov-it në „Philosophia moralis“ (1750), „Economica“ (1754) dhe„Philosophia civlis (1756-1759). Me fjalë të tjera, Aristoteli, me përcaktimin e lëndës sëetikës – morales, e cila shprehet nëpërmjet veprimit praktik dhe jo në zonën e mendimitteorik, mendimit të rastit, ka rëndësi vendimtare për zhvillimin e saj në të ardhmen. Në tëvërtetë, mendimtarët etikë, si Kanti dhe Hartmani, përkundër faktit se kanë qëndrimediametralisht të kundërta mbi qenien dhe burimin e moralit, ngjashëm me Aristotelin,tregojnë pamundësinë e përcaktimit teorik dhe të argumentimit të etikës si etikë.Aristoteli konsiderohet si themelues i etikës si teori mbi veprimin moral i cili nënkuptonpraktikën. Duke iu falënderuar atij, etika ka ndërtuar historinë e saj, gjatë të cilës janëshfaqur mësime, drejtime dhe sisteme të ndryshme. Ky mendim disiplinar përjeton ngritjedhe rënie, duke kaluar nëpër sprova dhe dilema të shumta, duke iu nënshtruar jo vetëmkritikave por edhe refuzimit total. Gjithashtu, ajo përballet me krizën e shoqërisë, jovetëm atëherë kur ka lindur, por edhe sot, duke u rezistuar në mënyrë energjike të gjithapërpjekjeve që të mohohet funksioni i saj normativ në jetën praktike të njeriut. Të gjithakëto ua ofrojnë mundësinë shkencave të ndryshme që të dëshmojnë të drejtën e tyre përhulumtimin e lëndës së etikës, kështu që shfaqen pikëpamje të ndryshme shkencore, tëcilat vuajnë nga pafuqia që të hyjnë në bërthamën e etikës si etikë. Këto dobësi e nxjerrinnë shesh epërsinë e etikës ndaj të gjitha shkencave mbi moralin. Të gjitha pyetjet dhepërgjigjet në zonën e morales, etika mund ti kërkojë te njeriut dhe jashtë tij. Në qoftë seqenia e morales kërkohet jashtë njeriut, atëherë këtë etikë e quaj etiko-teleologji apomësim teleologjik të moralit. Përkundër kësaj, ekzistojnë edhe ati etika, të cilat e kërkojnëqenien morale te njeriu - interesat, përfitimet, të mirat, fati, obligimet, liria e vullneti ilirë, etj. Varësisht se cili element paraqet parimin suprem, etika mund të jetëpërmbajtjesore dhe formale. E para mund të cilësohet edhe si etikë e të mirave nëpërgjithësi, etikë heterogjene ose etikë teleologjike. Ndryshe prej kësaj, etika autonome eshpall parim themelor moral lirinë gjegjësisht autonominë e dëshirës. Shembulli më imirë i etikës autonome është mësimi i Kantit, ndonëse Schopenhaueri thotë se Kanti i kamarrë nocionet e nevojës, obligimit dhe ligjit nga teoria teleologjike e moralit. Me gjithëkëtë lidhshmëri, mësimi i Kantit, me qasjen dhe mënyrën e zgjidhjes së problemit moral,paraqet përmbysje të plotë në raport me të gjitha mësimet paraprake etike.Duhet të kihet parasysh se problemi i morales është më i vjetër se ai i etikës, si mendimdisiplinar mbi të. Atë e instaloi mendimtari Aristotel. Në të vërtetë, këtë çështje e shtrojnë
  9. 9. 9në formë josistematike edhe mendimtarët para Sokratit, kurse Sokrati, babai i moralit,përpiqet të vendosë moralin në baza shkencore. Mendimet e mendimtarëve para Sokratitdhe ato të Sokratit hasin në kritikën e rreptë të Aristotelit.Morali, si lëndë e etikës ose veprimit praktik të teorisë, është fenomen multipleks. Me tëmerren shkenca të ndryshme empirike. Por, ajo që ofrojnë ato dallon dukshëm ngapikëpamjet deri te të cilat vjen etika. Dallimi qëndron në faktin se shkencat (sociologjia emoralit, psikologjia e moralit, etj.) e përshkruajnë moralin të tillë çfarë është sot dhe nabazë të fakteve të disponueshme. Ndryshe prej këtyre, etika kupton dhe rekomandonçfarë do të duhej të ishte morali. Prandaj, është gabim që etika të intepertetohet nëmënyrë shkencore, sepse shkenca nuk përcakton norma se si duhet të sillemi e teveprojmë. Në të vërtetë, brenda orientimeve dhe preokupimeve të ndryshme etike janëevidente përpjekjet që etike të interpretohen si shkencë, si filozofi shkencore. Sipasmbështetësve të kësaj ideje del se etike, si shkencë, duhet të përcaktojë lëndën dhemetodën e vet të hulumtimit, e cila do t’i përgjigjet saj. Kjo pikëpamje, etika, e cilapërbën etikën shkencore, në shpjegimin e lëndës së saj niset nga një apo më shumë fakte,pra nda realiteti ekzistues, duke i sistemuar dhe duke i përshkruar këto fakte. Për këtëarsye flitet për etikën shkencore: bio-etikën, etikën e kulturës, psiko-etikën, etikënmateriale, etj. Të gjitha këto nisen nga fakti se problemi etik mund të zgjidhet teorikisht,gjegjësisht se kjo çështje zgjidhet në rrafshin teorik. Përfaqësuesit e etikës shkencorebëjnë gabime kardinale për shkak se nuk shohin se etika si etikë nuk mund të përcaktohetdhe të argumentohet në mënyrë teorike, sepse etika reflekton gjendjen faktike dheproblemin e vet e vendos në zonën praktike.Pafuqia e mbështetjes shkencore të etikës mund të dëshmohet më së miri në shembullin evlerësimit kritik të Aristotelit, Kantit dhe Hartmanit. Protagonistët e etikës shkencoreharrojnë se fakti moral – njerëzor – nuk mund të renditet në sistemet dhe skemat epërfunduara teorike. Prandaj, diskutimet dhe shqyrtimet e tyre mbeten shterpë. Ata, membështetje e tyre shkencore të morales mund ta ofrojnë vetëm tabelën e normave tëkrijuara mbi baza shkencore, por jo edhe përgjigjen, p.sh. se si „duhet të“ veprojmë. Nëkëtë „duhet të“ përmblidhet tërësia e etikës si etikë dhe, si e tillë, qëndron në kundërshtime gjithë atë që është, e kjo do të thotë edhe morali si formë e vetëdijes mbi gjendjenekzistuese të gjërave, qenies ekzistuese. Kjo nënkupton zhvillimin e papenguar tëpersonalitetit autonom të personalitetit, të njeriut si qenie morale. „Duhet të“ e përjashtonçdo mundësi që kriteri prej të cilit niset cilado shkencë (sociologjia, psikologjia,antropologjia, ekonomia, biologjia, etj.) të jetë valide për njohjen e së vërtetës dhe tëpavërtetës, të rregulltës dhe të parregulltës, të mirës dhe të keqes, të drejtës e të padrejtës,në kuptimin strikt etik.Përveç kontestimeve teorike të përcaktimit dhe argumentimit të etikës si etike, në çkainsistojnë mendimtarët e rëndësishëm të etikës, Aristoteli, Kanti dhe Hartmani, eksistonedhe një epërsi e etikës në raport me mbështetjen shkencore të morales. Në të vërtetë,përshkrimin shkencor ose deskriptiv e karakterizon hulumtimi i vetëm një segmenti tësaj. Nga ana tjetër, një shkencë aplikon kritere krejtësisht të ndryshme në raport mëshkencën tjetër, duke vështruar disa dimensione të moralit që nuk kanë rëndësi absolutepër shkencat tjera. Me fjalë të tjera, kriteri i sociologjisë, e cila e vështron moralin nga
  10. 10. 10pikëpamjet e kolektivitetit, nuk duhet të jetë kriter meritor për ekologjinë osepsikologjinë ose, e kundërta, ajo prej së cilës niset, ajo të cilën e përshkruan ose deri tëcilat pikëpamje vijnë psikologjia ose ekologjia nuk vlen për etikën. Dallimi qëndron nëfaktin se të parat e vështrojnë moralin të tillë çfarë është, ndërsa etika e shpjegon dhe evështron çfarë duhet të jetë. Thënë ndryshe, etika është teori praktike-normative, me tëcilën vështrohen normat e veprimit moral. Në qoftë se kjo kihet parasysh, atëherë bëhet eqartë çështja e raporteve midis etikës dhe shkencave empirike. Kjo përbën lëndën ediskutimeve e dialogëve të shumtë, përgjigjeve kontradiktore dhe kontroverse, nga tëcilat nuk është çliruar as mendimi i sotëm.Përkundër faktit se e vështron moralin si tërësi dhe se insiston në atë „duhet të“ dhe nëatë që është, duke shprehur pamundësinë e përcaktimit dhe argumentimit teorik të etikëssi etikë, disa mësime etike bëjnë pjesë në kundërshti të pashpjegueshme, ndërsa të tjerat epërcaktojnë shumë ngushtë qenien e disa çështjeve fundamentale etike ose e vendosinshenjën e identitetit midis tyre, p.sh. ndërmjet fatit dhe shkathtësisë, shkathtësisë dhe tëmirës, dijes dhe të mirës ose të mirës në përgjithësi dhe të mirës morale, etj., gjë që ështëe palejueshme. Përveç kësaj, një prej problemeve të rëndësishme që haset në gjithëmendimin etik tradicional është raporti ndërmjet mundësive gjegjësisht pamundësive përpërcaktimin dhe argumentimin teorik të morales si morale, sepse etika si etikë nënkuptonkundërshtinë midis asaj që është dhe asaj që duhet të jetë apo, shprehur me gjuhën eetistëve, kundërshtisë ndërmjet nevojës dhe lirisë, të qenit dhe nevojës. Pamundësinë epërcaktimit dhe argumentimit teorik të etikës si etikë, siç është thënë, e dëshmojnë edhetre mendimtarë etikë, qëndrimet e të cilëve janë të papajtueshme midis tyre, ndonëse upërkasin periudhave të ndryshme kohore dhe drejtimeve të ndryshme të mendimit.Aristoteli, i cili e dallon etikën në raport me disiplinat tjera filozofike, mësimi i të cilit itakon etikës së të mirave, etikës përmbajtjesore ose teleologjike, dhe, duke pasurparasysh parimin suprem prej të cilit niset, etika e tij mund të cilësohet si etikëeudaimnistike. Kanti, mendimi etik i të cilit paraqet kthesë radikale në raport me të gjithamendimet etike para tij, është themelues i formalizmit etik, apriorizmit e rigorizmit dhekriticizmit e racionalizmit. Hartmani si edhe Scheleri marrin nga kritika radikale e etikëssë të mirave dhe nga subjektivizmi e skepticizmit etik të Kantit.Etika ka lindur duke iu falënderuar Aristotelit. Ai e ndan filozofinë në: teorike, praktikedhe poetike. Kjo ndarje, me disa korrigjime të caktuara, është e qëndrueshme edhe nëmendimin bashkëkohor. Në kontekst të kësaj ndarjeje, Aristoteli e bën edhe ndarjen eshkencave. Ç është e vërteta, kjo ndarje dallon dukshëm nga ajo që e kishte bërë mësuesii Aristotelit, Platoni. Është Platoni ai që e futi strukturën e diadës së dijes njerëzore:teorinë dhe praktikën. Në kundërshtim me këtë ndarje, Aristoteli insiston në strukturës etriadës së dijes njerëzore. Sipas tij, kjo përfshin zonën teorike, zonën praktike dhe zonëne dijes, pra aktivitetet njerëzore (etika, politika dhe ekonomia) dhe dijen poetike (arti).Elemente të kësaj ndarjeje datojmë qysh prej Sokratit, i cili i përket periudhësantropologjike të mendimit grek dhe, sidomos prej Sokratit, themeluesit të idealizmit etik.Ndarja e fuqisë dhe aftësive njohëse e përcjell gjithë historinë e mendimit etik. Brenda sajhasen dy tendenca të theksuara: tendenca që i ndanë në mënyrë të rreptë racionalen ngaemocionalja, ku e dyta ka pozicion varës në raport me të parën dhe tendenca që përpiqetti vendos në të njëjtin rrafsh racionalen dhe emocionalen. Ky veprim mi dytë vjen në
  11. 11. 11shprehje në mësimet e disa eticistëve të shekullit 18, i cili e merre formën e sajpërfundimtare në teorinë e mendimtarit gjerman të shekullit 20 Max Scheler, i cili, mepikëpamjen e tij mbi hipostazimit dhe idealizimit të kuptimit të emocioneve, me moralitete formon etikën emocionale. Te ky mendimtar emocionet janë aprori, ndërsa gjithçkatjetër është aposteriori. Teoria e tij meta-etike, si edhe mësimet tjera meta-etike, ia shohinpër të madhe gjithë traditës për shkak se paraprakisht nuk ka përcaktuar se çka do tëpyesë me pyetjet në të cilat dëshirohet të merret përgjigje. Këtë e vëren edhe Moore, dukeia nënshtruar kritikës së vet etike mësimet të cilat i kanë bërë të ashtuquajturat gabimenaturalistike. Gjykimi kritik ndaj këtyre mësimeve (hedonizmit, eudaimonizimit dheutilitarizmit), të cilat kanë definuar atë që nuk mund të definohet-nocionin e të mirave,Moore (Mur) nxjerr në dritë “parimet etike”.Ndonëse lëndë e etikës është veprimi praktik moral, çështjet fundamentale të etikës janëprezantuar në mënyra të ndryshme. Gjatë historisë së mendimit etik janë dhënë përgjigjekontradiktore e kontroverse dhe aq kundërshtuese reciprokisht sa nuk ka ekzistuarmundësia e dialogut frytdhënës ndërmjet protagonistëve të tyre. Secili prej tyre ka hedhurposhtë pararendësit e vet. Kjo tregon se fenomeni moral është i ngatërruar dhe ipapërcaktuar. Përgjigja në pyetjen se ku qëndron esenca e moralitetit përbën nyjengordiane të mendimit etik tradicional dhe bashkëkohor, madje edhe të asaj pjese tëmendimit bashkëkohor në përgjithësi që nuk ka karakter disiplinar, por në mënyrë shumëintensive diskuton mbi çështje të rëndësishme të zonës së etikës, siç janë pyetjet përlirinë, vullnetin, vetëdijen morale dhe përgjegjësinë morale, duke ofruar pikëpamje meinteres për etikën e përgjegjësisë historike dhe planetare, sipas së cilës etika tradicionalenuk mund tu përgjigjet problemeve të grumbulluara të së sotmes.Lëndës së etikës nëpërmjet mendimit historik i është qasur në mënyrë të dyfishtë: nënjërën anë është përpjekur që nëpërmjet deskripsionit të shpjegohet esenca e saj, gjë qëmendimit shkencor cilësor dhe përpjekjeve të disa mendimtarëve që teorinë mbi moralinta shpallin etikë shkencore, dhe në anën tjetër ajo që është perceptuar ekskluzivisht nëkuptimin normativ, ndonëse ka pasur edhe mendime të cilat kanë kontestuar funksioninetik normativ. Një prej mendimtarëve të tillë është Shopenhaueri. Në rastin e parë bëhetfjalë për atë se etika trajtohet si shkencë, gjegjësisht e përcakton në mënyrë precizelëndën e hulumtimin konkret dhe metodologjinë që u përgjigjet specifikave të lëndës sësaj. Në rastin e etikës, siç bën çdo shkencë, në këtë rast etika ka për detyrë të përcaktojëdhe të niset prej një fakti themelor ose një sërë faktesh, që do të thotë se niset prej tëdhënës së caktuar dhe nëpërmjet metodës së saj përshkruan, sqaron dhe sistemon eklasifikon sipas kritereve të caktuara, varësisht prej nivelit të abstraksionit dheaplikativitetit të tyre.Konceptet e ndryshme etike (etika empirike, etika sociologjike, etika psikologjike, etikabiologjistike), me gjithë dallimet e tyre formale i lidh lënda-fakti moral që gjendet në tëdhënën, pavarësisht se kjo e dhënë nënkupton relacionet social-morale në jetën epërditshme apo bëhet fjalë për mbretërinë e vlerave dhe, më në fund se a bëhet fjalë përvlerësimin moral apo shprehje morale. Ndaj tendencës që mendimi etik shkencor tëmbështetet nuk është imun as mendimi tradicional, madje as mendimi bashkëkohor. Kashembuj që tregojnë tendencën e themelimit shkencor të morales. I tillë është rasti i
  12. 12. 12mësimit të Spinozës. Sipas këtij mendimi, arsyeja apo intelekti ka rol absolut me jetëndhe veprimin e njeriut. Arsyeja i tregon njeriut se çka duhet të bëjë për tu bërë zot i jetëssë tij dhe e mëson se çka është e mirë. Ai niset nga ajo se deri te gjykimi objektiv ivlerave të qëndrueshme mund të arrihet vetëm me ndihmën e forcës së arsyes njerëzore.Edhe në mendimin bashkëkohor mund të gjenden shembuj me të cilët kontestohet etikashkencore. I tillë është rasti me mësimin e Gjon Gjuji. Ai konsideron se i gjithë korpusi içështjeve morale duhet të verifikohet me dëshmi materiale. Ajo që e dallon Gjujin ngamendimtarët tjerë është kundërshtimi i tij energjik ndaj mësimit mbi objektivin epërhershëm. Kjo e largon nga pozicionet e rëndësishme deri të të cilat kishte arriturSpinoza, pra deri të pozicionet që flasin mbi “shembullin e natyrës njerëzore” si nocionshkencor. Në mësimin e tij pragmatik preferohet çështja e marrëdhënieve midis mjetevedhe objektivave (pasojave). Në të nxirret dallimi ndërmjet mjeteve dhe objektivave i ciliqëndron në pasqyrimin e rrjedhës së aksionit të drejtimit të propozuar. Pra, objektiv ështëakti i fundit për të cilin mendohet, ndërsa mjete janë aktet që duhet të kryhenparaprakisht. Mjetet dhe objektivat, në esencë janë dy terme për të njëjtin realitet. Atoshënjojnë dallimin midis gjykimin dhe dëshmisë.çdo etikë shkencore niset nga fakti i kuptueshëm vetvetiu se problemi etik mund tëzgjidhet në mënyrë teorike, gjegjësisht se përmbajtja e çështjeve etike zgjidhet në zonënteorike. Por, diçka e tillë është në kundërshtim me vet etikën për shkak se ajo, si mendimdisiplinar mbi moralin që nënkupton veprimin praktik të njeriut, sipas esencës së saj ështëe orientuar që të tejkalojë horizontin thjesht teorik të shtrimit të çështjeve. Ajo ndërroncilindo fakt ekzistues dhe gjithmonë e nxjerr nevojën e tejkalimit të gjithçkaje ekzistuese.Asnjë shkencë empirike nuk mund të zbulojë dhe të kuptojë natyrën e brendshme moraleapo moralen dhe karakteristike kryesore të saj. Ai, n të vërtetë karakterizohet për ngakundërshtia e vet e brendshme, e cila e ngarkon etikën e Kantit nga e cila nuk ka mundurtë dal kurrë. Përkundër kësaj specifike,problemi i etikës ose morales shfaqet si mendim injë ngjarjeje reale historike dhe si tejkalim i ngjarjes së tillë. Këto dy momente janë tëlidhura reciprokisht midis tyre. Ato supozohen dhe konstituohen reciprokisht. Kymendim shprehet në mendjehollësinë e zbuluesit të ethosit, duke mos dal nga kornizat emendimit disiplinor që e ka lëndë të vet. Nga ky dyzim nuk ka mundur të çlirohet asnjëteori etike, asnjë sistem etik, pavarësisht nga rrethanat dhe kohën në të cilën ështëshfaqur. Ai është fat i paevitueshëm i tyre. Natyrisht qenia e lëndës së etikës kuptohet nëmënyra të ndryshme. Këtë e dëshmon mendimi i drejtimeve të ndryshme, përfaqësuesit etë cilave kontestojnë mendimet paraprake. Pikëpamjet tyre nuk mund t’i shpëtojnëkritikës, qoftë për shkak të qasjes së njëanshme ose për shkak të hulumtimeve dhekuptimeve të përmbajtjes së morales jashtë njeriut.Pyetja me të cilën merret etika qëndron te njeriu sepse ai ia përcakton vetes, simboletmënyrat dhe rrugët e sjelljes ndaj tjetrës dhe ndaj gjithë asaj që e ka krijuar ai. Me fjalë tëtjera, lënda e saj është vepër e gjykimit, veprimit dhe vlerësimit njerëzor 2. Vetëmkuptimi i tillë arrin deri te qenia e saj, dhe e zbulon atë me sukses. Nesh kjo kihet2 Shih: Rasim Muminović, Ethos i ljudsko bivstvovanje,”Veselin Masleša”,Sarajevë l989, f.295
  13. 13. 13parasyh, atëherë është lehtë të njihet se etika nuk mund të përcaktohet dhe argumentohetnë mënyrë teorike.Kritiku i idealizmit objektiv të Platonit, Aristotelit, çështjen e mundësive të vërtetimit dheargumentimit teorik të etikës si etikë e definon në këtë mënyrë: “shkencore duhet të jetëdiçka e dëshmuar, gjë që nuk mund të ndodh me objektin e artit dhe as me objektin eshkathtësisë praktike, për shkak se si njëri ashtu edhe tjetri janë gjëra që mund të jenëedhe ndryshe. Po ashtu, për njohjen e këtyre parimeve nuk ekziston as shkenca (sofia)sepse edhe mësimi i qenies nënkupton pasjen e argumenteve për diçka”3. Për Aristotelinparimi suprem, për qenien e tij, nuk ka karakter teorik. Kjo dallohet qartë në pohimet e tijku thotë se mjetet me ndihmën e të cilave e njohim të vërtetë dhe me ndihmën e të cilavenuk dimë në lajthitje në aspektin e asaj që është e domosdoshme dhe që është e rastit, ekëto mjete janë dija, praktika dhe shkenca, nuk mund të përcaktojnë në mënyrëpërmbajtjesore parimin suprem etik.Kanti, përfaqësuesi i idealizmit etik subjektiv, tregon pamundësinë e përcaktimit dheargumentimit teorik të etikes si etike-parimit të saj suprem. Kjo pamundësi më së mirishprehet në pyetjen se si është i mundur imperativi kategorik moral, i cili paraqetfilozofinë praktike të Kantit. Imperativi kategorik është i mundur vetëm me supozimin eidesë së lirisë. Por, shtrohet pyetja si është i mundur vet ky supozim. Këtë nuk mund tanjohë asnjë arsye njerëzore apo, thënë me fjalët e Kantit se arsyeja e shëndoshë mund tëjetë praktike pasi çdo arsye njerëzore, më në fund, është e pafuqishme, kurse çdopërpjekje dhe punë që të kërkojë shpjegim për të është e humbur. Është e nevojshme tëpërgjigjemi në pyetjen: Çka del prej kësaj? Përgjigja mund të gjendet në themelet epikëpamjes së Kantit mbi kufirin permanent të mbështetjes teorike të imperativitkategorik si parim themelor etik. Supozimi i saj teorik dhe shkencor është i paarritshëmdhe i paargumentuar. Thënë ndryshe, Kanti me ndihmën e idesë së lirisë, e cila nuk ështëparim konstituiv shkencor, por paraqet parimin e veprimit rregullativ, flet përmjaftueshmërinë e imperativit kategorik, vetëm për “përdorim praktik”.Më në fund, Hartmani, duke trajtuar problemin e përcaktimin përmbajtjesor të nocionit emira, e kjo, sipas tij, është vlera më e lartë etike. Prandaj ai konstaton: “Ne ende nuk edimë çka është mirë...kjo duhet të hulumtohet...për këtë hulumtim duhet të gjendetrruga”4. Ky qëndrim tregon së Hartmani nuk ka mundur të përgjigjet në pyetjefundamentale të teorisë etike dhe aksiologjike. Për të pyetja “Çka është mirë” mbetetproblem i pazgjidhur teori. Me mësimin e tij ai arrin të vërtetojë vetëm mbretërinë evlerave, e cila gjendet jashtë fushëveprimit të çdo teorie.Mësimet e përmendura për pamundësitë e njohurive dhe argumentimeve teorike tëmorales si morale dhe parimit të saj suprem, i shpallin të dështuara të gjitha përpjekjet qëetika si etike të mund të vërtetohet dhe të argumentohet teorikisht. Prandaj, mendimet eAristotelit, Kantit dhe Hartmanit insistojnë në karakterin jashtë shkencor të etikës si etike.3 Aristoteli, Nikomahova etika,BIGZ,Beograd l980, f.l494 Nicolai Hartmann,Ethik,Berlin l949, f.2l7
  14. 14. 14Qëndrimet e mendimtarëve të përmendur janë shembujt më të mirë që tregojnë se secilateori etike është e mbrujtur me kundërshti dhe me kufizime, të cilat gjenden brenda saj,kur dëshirohet që parimi i tyre suprem të jetë i bazuar dhe i argumentuar. Në të vërtetë,asnjë parim suprem ose parim i përgjithshëm etik, i cili e përbën qenien e teorisë osesistemit të caktuar etik nuk është ka karakter teorik në esencën e tij, prandaj nuk mund tëpërcaktohet dhe as të argumentohet teorikisht. Natyrisht, duhet të kihet parasysh edhefakti se çdo etikë, çdo teori etike ose drejtim etik, gjegjësisht mësim etik duhet të pyesëpër parimet e sa më të larta. Kjo pyetje nuk do të thotë asgjë tjetër, veçse hulumtim dhegjetje e parimit suprem ose parimit më të lartë etik. Kjo për shkak se esencën e cilësdoteori etike e përbën parimi në bazë të të cilit e shqyrton moralen dhe e kupton esencën esaj primare. Thënë më saktë; ajo që dëshiron çdo etikë, për çka aspiron ose çka do tëdëshironte, implikohet në parimin e saj më të lartë, themelor dhe suprem.Mësimet dhe teoritë, drejtimet ose sistemet etike përbëhen prej shumë parimeve supreme,të cilat nuk kanë paraqitur bazë për njohje, vërtetim dhe argumentim teorik të morales simorale. Shembujt më të mirë për këtë i ofrojnë qëndrimet e mendimtarëve më tërëndësishëm të etikës, Aristoteli, Kanti dhe Hartmani. Sipas Aristotelit, objekt i etikësnuk është njohuria teorike; ajo nuk merret vetëm me njohjen e vlerës, por edhe mepreokupimin se si të jemi të mirë. Në kundërshtim me këtë, nga vlera nuk do të kishtekurrfarë përfitimi, prandaj është e domosdoshme të shqyrtohet fusha e veprimevenjerëzore dhe të merret me pyetjen se si duhet kryer, sepse prej tyre, para së gjithash,varet se çfarë do të jenë vetitë tona dhe pamja jonë. Prandaj, tipari qenësor i mësimit tëAristotelit qëndron në faktin se etika nuk e ka objektiv njohurinë teorike, por mënyrën eveprimit. Ajo i përcakton parimet e përgjithshme teorike që zbatohen në zonën praktike tëjetës dhe veprimit të njeriut. Nga ky mësim, pa dyshim, del se njeriu është i obliguar tëjetojë dhe të veprojë në harmoni me këto parime. Përcaktimi i tillë i objektit të etikësështë plotësisht i arsyeshëm dhe ka rëndësi të padiskutueshme. Kjo është e dukshme,meqë përpiqet te tregojë se asnjë teori etike nuk është në gjendje të përcaktojë që më parëdhe të klasifikojë aksionet njerëzore në korniza teorike të përcaktuara qartë, në parime,rregulla dhe sisteme që do të ishin arsye e mjaftueshme për veprimin njerëzor. Kjo do t’ikolaudonte vetë natyrës njerëzore, e cila ka karakter universal. Natyrisht, me përcaktimine objektit sipas Aristotelit bëhet e qartë se objekti i etikës është simbol shumë kompleksdhe i ndërlikuar i ekzistimit dhe veprimit të njeriut.Për pamundësinë e teorisë etike që veprimin njerëzor ta përcaktojë dhe ta klasifikojë qëmë parë në klishetë e caktuara teorike e ka tërhequr vërejtjen edhe Kanti. Ai ka theksuarekzistimin e konfliktit midis mendimit teorik, spekulativ dhe praktik, gjegjësishtdomosdoshmërisë dhe lirisë, të qenit dhe nevojës. Këtë konflikt Kanti përpiqet ta zgjidhëme ndihmën e një dallimi qysh më filozofinë teorike ose spekulative.Nisur nga filozofia e vjetër dhe mësimet e saj mbi tri fuqitë shpirtërore fundamentale,Kanti mendon se njeriu posedon tri fuqi mendore: njohjen (arsyeja teorike), dashjen(arsyeja praktike) dhe ndjesinë (fuqia e gjykimit). Duke iu falënderuar këtyre tipareve,njeriu krijon raporte triade ndaj botës: njohjes, etikës dhe estetikës. Së këndejmi, është eqartë se objektin e kritikës së Kantit e përbëjnë: njohuria (mendimi thjesht kritik),veprimi moral, (“Kritika e arsyes praktike”) dhe e bukura (“Kritika e arsyes së gjykimit).
  15. 15. 15Duke i transferuar tri idetë rregullative nga “Kritika e arsyes së shëndoshë” në zonën e“Kritikës së arsyes praktike”, ku forma e parë e arsyes nuk është ën gjendje të dëshmojëekzistimin e Zotit, shpirti të pavdekshëm ose lirisë, si problem qendror i arsyes teorike.Me “Kritikën e arsyes praktike” Kanti e precizon lëndën e etikës, duke u përpjekur tëdëshmojë primatin e arsyes praktike mbi atë teorike. Pafuqinë e mendimit teorik Kanti eshpreh në parathënien e botimit të dytë të :Kritikës së mendimit të pastër”, ku shprehetdomosdoshmëria e mohimit të dijes në favor të besimit. Kështu, Liri, si edhe Zoti dheshpirtrat e pavdekshëm, bëhen lëndë e saj. Por, përpjekja e Kantit për përcaktimin eetikës ta bëjë të dallueshëm është bërë në tekstin “Themelimi i metafizikës së moralit”, icili paraqet lidhjen midis kritikave të përmendura, kurse është shkruar tri vjet para“Kritikës së arsyes praktike”. Në të trajtohet çështja e raporteve midis teorisë, fuqisëspekulative e praktike të vlerësimit, me ç‘ rast bie forca e “mendjes së shëndoshë” dhe emerr primatin “ arsyeja praktike”. Problemin e marrëdhënieve midis mendjes teorike dhearsyes praktike përpiqet ta zgjidhë Fichte, por nuk ka pasur sukses.Përfaqësuesit e mësimeve ose teorive, drejtimeve ose sistemeve të ndryshme mbi etikënkanë shumë njëanshmëri dhe kundërthënie. Ata nuk janë të vetëdijshëm për pamundësinëqë të mund të përcaktohet paraprakisht veprimi njerëzor, sepse ky veprim buron ngadinamika e vetë natyrës njerëzore.Etika paraqet mendimin e disiplinuar mbi moralen, e cila nënkupton praktikën, objekt i sëcilës është njeriut, veprimi moral dhe sjell;ja e njeriut ndaj vetvetes, ndaj njeriut tjetër dhendaj kolektivitetit. Ajo i qaset problemit të morale nga pozicioni i njeriut si objekt dhesubjekt i morales. Kështu hiqen të gjitha dilemat rreth mundësive, gjegjësishtpamundësive, për përcaktimin teorik dhe argumentimin e morales si morale. Pra, objekti ietikës nuk është vetëm njohuria shkencore, por edhe veprimi praktik. Kjo nënkupton njërisi dhe një përparësi në raport me përpjekjet për shpjegimin shkencor të etikës. Kjo risika të bëjë me faktin se etika nuk merret vetëm me shpirtin e ethosit, por edhe me„prezantimin e normave objektive te vlerave“ (Rasim Muminović).Përveç objektit të etikës, çështje tjetër e rëndësishme është edhe detyra e saj. Emërues ipërbashkët i mendimtarëve, kur bëhet fjalë për detyrën e etikës, është përcaktimi i asaj qëka rëndësi dhe vlerë në jetë. Në këtë pikë pajtohen, p.sh. Aristoteli dhe Dilthey (Diltej),ndonëse ky i fundit merret në mënyrë të tërthortë me etikën.Duhet thënë se mendimet etike karakterizohen për përgjigje kontroverse dhekundërshtuese reciprokisht në pyetjet: cili prej kritereve ka rëndësi vendimtare përvlerësim, a është diçka morale apo jo dhe cila është detyra primare e etikës. Ky problemnuk është zgjidhur në mënyrë të kënaqshme. Prandaj, për mendimin etik ka rëndësifundamentale që të përcaktojë në mënyrë sa më precize detyrën e saj, gjë që ka të bëjësidomos me mendimin e sotëm. Prej përgjigjeve që do të japë lidhur me detyrën e sajvaret edhe aftësia e etikës që të merret me problemet e sotme të etikës. Sa i përket detyrëssë etikës, ekzistojnë dallime të mëdha midis mendimtarëve të ndryshëm. Ato janë tëpranishme edhe sot të disa eticistë që e zhvillojnë konceptin e përgjegjësisë planetare dhehistorike, kështu që edhe protagonistët e këtyre mendimeve vendosen në plan të parëmundësitë dhe premisat e konstituimit të etikës universale komunikative në kushtet e
  16. 16. 16komunikimit universal të bashkësisë, të cilat i përjashtojnë dallimet gjeografike,shoqërore-historike, ekonomike, politike, racore, fetare, etnike dhe kulturore.Ajo që paraqet emëruesin e përbashkët të të gjitha përpjekjeve bashkëkohore mund tëshprehet në këtë mënyrë: përkundër traditës etike, detyrë primare e së cilës që ta gjurmojëdhe ta rekomandojë moralin çfarë duhet të jetë, protagonistët e mësimeve bashkëkohoretë përmendura mendojnë se ajo që ofron tradita nuk e ka më arsyeshmërinë e vet; atë ezëvendësojnë atë „duhet të“ të tyre me „është e detyrueshme të“. Këtu qëndron dallimikrucial ndërmjet drejtimeve të ndryshme të etikës tradicionale dhe asaj bashkëkohore.Natyrisht, është i njëanshëm çdo mësim që niset nga një fakt themelor ose një tërësiefaktesh si e dhënë e caktuar ose si të dhëna të caktuara. Këtu bëhet fjalë për përcaktiminshkencor të detyrës së etikës. Kjo na e kujton etikën e bazuar empirike shkencore.Mendimet e tilla janë shumë disperzive. Me gjithë shumësinë e dallimeve, ekziston diçkaqë i lidh ato. Kjo është lënda e tyre. Sipas tyre, ajo qëndron në hulumtimin e fakteve tërëndësishme morale si e dhënë, pavarësisht që kjo e dhënë nënkupton: marrëdhënienreale sociale ose morale të njeriut ndaj njeriut apo njeriut ndaj kolektivitetit dhe ekundërta, vlerësimi moral ose manifestimi gjegjësisht vlerësimi dhe cilësimi i disaveprimeve morale ose jomorale. Protagonistët e pikëpamjeve të tilla konsiderojnë seproblemi i morales mund të zgjidhjet thjesht në mënyrë teorike. Domosdoshmërisht, atabien në një paradoks total. Kjo vërehet në vendosjen e shenjave të identitetit midisfakteve shkencore dhe morale. Mirëpo, ato janë identike. Fakti moral, njerëzor, nuk mundtë identifikohet vetëm me cilindo fakt dhe as nuk mund të vendoset në çfarëdo skeme tëgatshme apo sistemi teorik, sepse natyra e tij është specifike dhe e paparashikueshme. Përkëtë arsye, qëndrimi shkencor nuk mund të konsiderohet i drejtë. Kundër tij është emundur të gjendet një sërë argumentesh.Te mendimtarët e drejtimeve dhe sistemeve të ndryshme etike ekziston pajtueshmëri epërgjithshme se etika nënkupton teorinë e jetës morale ose veprimit të njeriut. Kjo ështëe theksuar sidomos në mendim etik gjerman, veçanërisht te Kanti. Thamal i mësimit të tijetik, siç kam theksuar në fillim, është imperativi kategorik si qëndrim sintetiko-praktikapriori. Ky parim suprem i etikës si etikë nuk është teorik, por është parim praktik. Tëthuhet se imperativi kategorik është qëndrim “sintetik” do të thotë se për dëshiron ëqenies së arsyeshme lidhet kërkesa që të veprojë sipas “maksimave” ekzistuese, pra qëvepron sipas një zakoni objektiv. Ky parim suprem i mësimit etik të Kantit ështëaprioristik, pra vlen pavarësisht prej përvojës. Qëndrueshmëria e kërkesës etikë është epavarur prej asaj se deri në çfarë mase vërtet përmbushet; qëndrueshmëria e zakonitmoral është absolute.Këtë diskurs mbi mësimin e Kantit, në të cilin është përcaktuar lënda e filozofisëpraktike, e kam bërë me qëllim që të nxjerr në shesh dallimin fundamental midis mësimitetik të tij dhe teorive etikë të pararendësve të tij, si edhe dallimin ndërmjet, p.sh. Kantitdhe Shopenhauerit. Me qenë se teoria etike e Kantit paraqet përmbysje në mendimin mbimoralen, ajo nuk e pranon atë që pararendësit e saj e kanë marrë si bazë për kuptimin emoralitetit. Kjo është e kuptueshme në bazë të theksimit të formulës së Kantit përzakonin moral, nëpërmjet të cilës shprehet vetëm një parim që e ka parasysh edhe arsyene njeriut të rëndomtë.
  17. 17. 17Historia e mendimit etik ka regjistruar edhe qëndrime të diferencuara dhe tëpapajtueshme reciprokisht, jo aq për atë se çka është objekt i etikës (?) dhe si të definohet(?), gjegjësisht jo aq për atë se çka është detyrë e saj (?) dhe si të përcaktohet (?), sapërgjigja në pyetjen se cilat janë idetë e saj qendrore (?). Pothuaj nuk ka snjë mësim osëdrejtim etik që nuk ka shtruar pyetje të tjera prej atyre që i kanë shtruar përfaqësuesit epikëpamjeve etikë të paraardhësve. Natyrisht, këtu mund të përmenden disa pikëpamjeetike përfaqësuese mbi atë që u tha më sipër. Platoni, p.sh. mendon se problemi qendror ietikës është ideja e të mirës, për Aristotelin kjo është eudaimonia, stoikët konsiderojnë sekjo është ataraksia, eutimia, ndërsa Benthami mendon se kjo është interesi. Te Kantiparim suprem i morales është imperativi kategorik. Iluministët anglezë e francezë eshohin këtë parim në të mirën e përgjithshme. Kjo vlen për të gjithë mendimtarët anglezëdhe francezë: Hutscheson (Haçsonin), Hume (Hjumin), Smith (Smithin), Helvetius(Helvetiusin) dhe Holbach (Holbahun).Për dallim nga mendimtarët e përmendur, Schleiermacher (Shlajermaher) e zhvillon njëteori të tillë etikë që qenien e moralitetit e shteron në bashkimin e natyrës dhe dijes. Sipastij, detyra etike qëndron në njohuritë e bashkimit të të parës dhe të të dytës. Në këtëmënyrë, mendimi moral i tij shfaqet si plotësim i të gjitha pikëpamjeve moralizuese, tëcilat e shohin në nocionin e morales vetëm nevojën e thjeshtë, pra atë që nuk ështëshfaqur ende, por atë që gjendet në mendime. Shembulli më përfaqësues për këtë ështëajo “duhet të” e Kantit, pra nuk është ende por duhet të ndodh, duke falënderuarimperativin kategorik, të cilat ia ka nënshtruar të gjitha. Ai e këshillon njeriun apo qeniene arsyeshme që të veprojë si njeri, për shkak të respektit ndaj zakonit moral. Këtu njihendallime tepër të mëdha midis mendimit etik të Schleiermarcherit dhe Kantit. Mësimit etiktë Kantit, karrshi atij të Schleiermacherit, i kundërvihen mendimtarët tjerë, p.sh. Herbartidhe Schopenhaueri. Ngjashëm me Schleiermacherin, detyrën e etikës e përcakton edheKraus (Krauz), i cili e vendos në qendër idenë e Zotit, në kuptimin intelektualist, tëelaboruar në mënyrë të detajuar në veprim ”Sistemi i mrekullive”, i cili është botuar më1910. Kjo vepër e lidh me punimet e Fichtes (Fihtes) dhe Schelling (Shelingut).Nga një pozicion qenësisht tjetër lëndën e etikës e përcakton Hartmani. Ai e shqyrtonkëtë në librin “Etika” (1926). Sipas tij, detyra e etikës ka të bëjë me kuptimin e esencës sëvlerave, të cilat i përkasin qenies ideale. Mendimet e tij mbi këtë temë ka vazhduar t’ishprehë edhe në veprën e mëvonshme “Problemi i qenies shpirtërore (1933).Për sa u tha më sipër mund të nxirret përfundimi se dallimet midis mësimeve dhe teorive,drejtimeve ose sistemeve etikë mbi detyrën e etikës janë dallime evidente. Ato janëshprehur jo vetëm në etikën tradicionale, por edhe në etikën bashkëkohore. Kjokushtëzohet nga një sërë faktorësh, para së gjithash nga ndryshimet e paparashikueshmenë mënyrën e jetës, gjykimit, veprimit dhe vlerësimit të njeriut. Në qoftë se abstraktohenkëto, një sërë pikëpamjesh mund të grupëzohen në tri grupe primare. Grupin e parë epërbëjnë ato mësime protagonistët e të cilave mendojnë se etika ka për detyrë primare qëtë analizojë qëndrimet dhe gjykimet e morales. Sipas tyre, ajo nuk interesohet për format“e kaluarën” dhe “të tashme” të bindjeve morale. Përkrahësit e kësaj detyre mendojnë seetika nuk ka nevojë të nxjerrë gjykime morale. Esenca e grupit të dytë përmblidhet nëmendimin se etika mund t’i përgjigjet qëllimit dhe përpjekjes së vet të vërtetë vetëm në
  18. 18. 18qoftë se e shpjegon kuptimin e jetës së njeriut dhe sjelljes e veprimit të drejtë ose jo tëdrejtë të tij. Sipas këtyre botëkuptimeve, analiza teorike e shprehur në kuptimin eteorizimit dhe klasifikimit të vrazhdët të koncepteve nuk ka kurrfarë qëllimi vetvetiu.Këtu, hulumtimet empirike kalojnë në teorinë e të ashtuquajturës etikë “absolute”. Më nëfund, grupin e tretë e përbëjnë ato mësime, përkrahësit e të cilave konsiderojnë se etikaështë shkencë sikur të gjitha shkencat tjera, se ajo, si e tillë, duhet të jetë e bazuar,kryesisht, si shkencë empirike. Sipas mendimit të tillë, detyra e etikës është studimi imoralit çfarë është dhe si është formuar e zhvilluar gjatë historisë njerëzore.Grupet e mësimeve të përmendura mbi detyrën e etikës bëhen objekt i kritikës së rreptë tëthemeluesve të përgjegjësisë etikë historike e planetare. Ato mund t’i nënshtrohenanalizës kritike edhe nga pozicioni i themeluesve të morales ekologjike dheepistemologjike. Gjithashtu, është e mundur të tregohen të arriturat dhe kufijtë, jo vetëmtë këtij korpusi të mësimeve, të cilët mund të shënohen edhe me mësime mikro-etike, poredhe të gjithë traditës etike, duke përfshirë edhe etikën e Kantit, për shkak tëpamundësisë së tyre që t’u përgjigjen nevojave dhe frymës së kohëve të reja.Këtyre qarqeve etike mund t’u bëhen vërejtje të mëdha. Në të vërtetë, një prej gabimevefundamentale të tyre qëndron në ikjen nga e vërteta se fenomeni moral ka natyrë shumëkomplekse, sikur edhe lënda dhe detyra e etikës. Ai ka jo vetëm premisa ontologjike,gnoseologjike dhe antropologjike, por edhe premisa historike, sociale, psikologjike,ekonomike dhe politike. Kjo, pa dyshim, tregon se vetëm ai mendim, cili mund tëpasqyrojë esencën e problemit që i respekton tërësinë sintetike të të gjitha komponentëvetë përmendura. Si i tillë, ai ndriçon me sukses p.sh. problemin e marrëdhënieve midisvlerave morale dhe vlerave të vërteta, normave morale dhe normave tjera, të cilat ikrijojnë zonat tjera të veçanta të ekzistimit dhe veprimit të njeriut. Kjo e inicion idenëmbi nevojën e qasjes interdisiplinare ndaj fenomenit moral. Në anën tjetër, etika nukmund ta ndriçojë abstrakten, siç e bën këtë p.sh. Sartri, me mësimin e tij mbi lirinëgjegjësisht vullnetin e lirë. Ai i vështron lirinë dhe vullnetin e lirë pavarësisht prejpremisave reale. Liria dhe vullneti i lirë janë çështje fundamentale etike. Gjithashtu,qenia e morales nuk mund të reduktohet në ekzistuesen. Ajo nuk të nxirren prejekzistuese, siç bëjnë hulumtimet shkencore-empirike. Ato, thjeshtë, e përshkruajnëmoralin, sepse në të e shohin formën e shoqërisë ose formën e vetëdijes shoqërore.Midis tri qasjeve etike të përmendura më sipër mbi lëndën dhe detyrën ekzistojnëdallime të mëdha. Ato përmblidhen në faktin se disa përfaqësues të tyre e vështrojnëetikën si refleks filozofik mbi moralen, ndërsa të tjetër mendojnë se ajo është një lloj ifilozofisë shkencore. Në të vërtetë, bëhet fjalë për ato qëndrime që janë tërësishtinkompaktibile midis tyre. Gabimet e të tjerëve dëshmohen në mënyrën më bindëse nëshembullin e dallimeve midis tyre dhe mendimtarëve etikë më të rëndësishëm, Kantit dheHartmanit. Ky i dyti e konsideron kuptimin e vlerës si kuptim qendror, në bazë të të cilite ngrit teorinë e tij, duke e shpallur atë si problem të pazgjidhur. Pamundësia epërcaktimit të vlerave buron nga kundërshtitë e brendshme të vetë teorisë etike. Këtëmendim e zhvillon Scheleri, i cili konfrontohet me zigorizmin formalist dhe apriorizminmendor të Kantit.
  19. 19. 19Formalizmi etik dallon qenësisht nga të gjitha pikëpamjet paraprake mbi moralen.Dallimi, para së gjithash, ka të bëjë me pyetjen: çka është problemi etik primar.Përgjigjen në këtë pyetje e jep Kanti, nëpërmjet pyetjes: çka duhet të bëj. Ky ështëproblemi krucial moral, i cili hyn në zonën e filozofisë praktike, gjegjësisht etikës. Derisaobjekt i mendjes së shëndoshë ka qenë njohja, veprimi moral ka qenë objekt i arsyespraktike. Derisa p.sh. në mësimit metafizik të Platonit qëndrojnë në lidhje të ngushtëidetë siç janë: Baras, Drejt dhe Bukur, te Kanti qëndrojnë E vërteta, E mira dhe Ebukura. Thënë më saktë, Platoni niset prej çështjeve etike dhe politike dhe shkon drejtçështjeve mbi qenien, dijen dhe të mirën, ndërsa Kanti niset nga arsyeja teorike dheshkon drejt arsyes praktike, ku zbulon se ajo “duhet të”, të cilën e kupton në kuptiminmoral.Nga këto shpjegime pa dyshim del se detyra e etikës është kurrizi ku thyhen dallimetmidis mësimeve dhe teorive, drejtimeve dhe sistemit. Duke iu falënderuar detyrëskrijohet një hulli e pakalueshme jo vetëm midis etikës dhe shkencës empiriko-sociale mbimoralin, por edhe midis pikëpamjeve të ndryshme morale. Etika, në raport me këtoshkenca, dëshmon epërsinë enorme me që fenomenin e moralit e vështron dhe e kuptonnë tërësinë e tij, për dalim nga shkencat që ia shtrojnë vetës detyrë përshkriminnjëdimensional. Pra, duke pasur parasysh lëndën dhe detyrën, etika dëshmon epërsi tëpatejkalueshme në raport me shkencat tjera praktike, si p.sh. pedagogjia, e drejta, politikaetj., sepse lënda e tyre është jashtë tyre, derisa etika e ka lëndën e saj në vetvete dhe sipjesë të veten.5Përcaktimi i lëndës dhe detyrës së etikës, formuluar nëpërmjet pyetjes: “çka dhe si duhettë veprohet”, shpreh mendimin që hyn thellë në qenien dhe esencën e saj. Pra, ajo insistonnë detyrën etike në atë formë dhe përmbajtje, të cilat e ngrisin mbi mekanizmin e kohës,pra kohës së matur me akrepat e orës. Forca e saj qëndron në anticipimin e asaj që ështëende e parealizuar, por është e mundur objektivisht, ndonëse e penguar subjektivisht. Kymendim, falë ingeniozitetit të vet, shfaqet në mënyrë plauzibile kur thekson se asnjëaspekt i morales nuk mund të kuptohet sinqerisht, nëse nuk respektohen mendimit antik,mendimi i Kantit dhe Blochovskit, në të cilën janë bazuar shpresa për dinjitet dhe krenarinjerëzore. Më në fund, etika është edhe teori që i ndriçon shtigjet e humanumit, duke unisur prej asaj “çka dhe si duhet të veprohet”, pa e humbur dinjitetin e vet filozofik.Prandaj. Vazhdimisht duhet t’i kthehemi mendimit antik, patosit të morales, por edhefilozofisë praktike të Kantit. Nevoja konstante që t’i kthehemi Kantit na e tërheq vërejtjense asnjë problem që imponohet në teoritë bashkëkohore meta-etike dhe meta-aksiologjikenuk mund të zgjidhet si duhet pa ndihmë e etikës së tij, në të cilën është shprehur nëkuptimin e plotë të fjalës qenia dhe kundërshtia e morales si morale. Në të kundërtën,pikëpamjet e ndryshme etike bashkëkohore përfundojnë në gracka dhe, si të tilla, mbetennën nivelin e mësimeve të Kantit ( në veprën “Metafizika e mrekullive”), të cilatparalajmërojnë nevojën e shqyrtimit të marrëdhënieve midis etikës dhe filozofisëjuridike. Në mendimin e tij mbi këto marrëdhënie gjenden elementet, në formërudimentare, historia e të cilave është më e gjatë se historia e mësimeve të Kantit. Ato5 Shih: Rasim Muminović,Ethos i ljudsko bivstvovanje-Moralno etičko otrežnjavanje, botim i Filozofskifaklultet u Tuzli,Tuzla l997, f.4lo
  20. 20. 20barten deri të Platoni dhe ndarja e tij e punëve në “shtetin e ardhshëm”. Natyrisht,filozofia praktike e Kantit është gjithmonë bashkëkohore, pavarësisht prejparalajmërimeve të kohës për probleme të reja. Në të mund të gjenden themelet përvështrimin e problematikës së morales edhe në kushtet e sotme të jetës dhe veprimit.Madje edhe baza ekologjike dhe gnoseologjike e etikës nuk mund ta anashkalojëfilozofinë morale të Kantit, filozofinë e jetës, në të cilën njeriu është imagjinuar si qëllimdhe jo si mjet për realizimin e qëllimeve. I patejkalueshëm është edhe mendimi iAristotelit mbi veprimin moral, i cili nuk ka mundur t’i pranojë mendimet para tij.2. Ndarja e etikësNuk është aspak e diskutueshme se morali është objekt i filozofisë praktike ose etikës. Aiështë alfa dhe omega e këtij mendimi disiplinar. Por, problematike mbetet çështja endarjes së etikës. Për të eliminuar këtë hamendësim është e nevojshme të kihet parasyshse ekziston vetëm një etikë. Sipas Aristotelit, ajo është pjesë përbërëse e filozofisëpraktike, të cilës i përkasin edhe ekonomia dhe politike. Pas Aristotelit, sinonim përetikën ose teorinë mbi moralin është filozofia praktike. Duke pasur parasysh domethëniene filozofisë praktike të Aristotelit dhe duke pasur parasysh domethënien etike pasAristotelit, është e tepërt të shtrohet çështja e ndarjes etike. Por, duhet të dihet se çkanënkupton ndarja e etikës. Në qoftë se mendohet në Aristotelin, atëherë është epaarsyeshme të bëhet ndarja e saj. Por, në qoftë se merret parasysh parimi suprem imoralitetit të ndonjë mendimtari ose drejtimi të mendimit etik për ndarje, atëherë etikamund të ndahet në disa drejtime ose teori. Në bazë të këtij kriteri, teoritë, orientimet osesistemet etike mund të ndahen në disa grupe.Grupin e parë e përbëjnë mësimet që mund të përfshijnë etikën përmbajtjesore oseteleogjike: (shih: Lënda dhe detyra e etikës). Ato nisen nga përmbajtja ose qëllimi iveprimit njerëzor. Çdo veprim mund të jetë i mirë ose i keq, varësisht prej faktit se a do tëshpie apo nuk do të shpie në realizimin e qëllimeve të njeriut. Atë e përbëjnë: hedonizmi,eudaimonizmi dhe utilitarizmi. Kjo etikë emërtohet shpesh edhe etikë e të mirave oseetikë heteronome. Të gjitha mësimet deri te Kanti konsiderohen si etikat e përmendura.Grupin e dytë të pikëpamjeve e përbën etika deontologjike ose etika e detyrës. Ajo ështëthemeluar nga Kanti. Për dallim nga i pari, Kanti e gjen prejardhjen e parimeve morale nearsyen praktike.Grupin e tretë të pikëpamjeve e përbën etika emocionale. Ajo shfaqet në mendiminbashkëkohor, themelues i të cilit është Max Scheler.Përveç ndarjes e teorive etike sipas botëkuptimeve të parimit suprem të moralitetit,ekziston edhe një kriter, i cili ka të bëjë me qasjen dhe qëllimin e kuptimit dhe shpjegimittë morales. Kështu, etika mund të ndahet në dy degë: teorike ose absolute dhe praktikeose normative. Kjo ndarje nuk është absolute, por relative. Etika teorike ose absolute kapër qëllim që ta kuptojë dhe ta shpjegojë moralin të tillë çfarë shfaqet jo vetëm në jetënpersonale të njeriut, por edhe në jetën praktike të tij, ndërsa etika praktike ose normativenuk ka për qëllim të shpjegojë botëkuptimet ekzistuese morale, por të formulojë dhe
  21. 21. 21argumentojë parimet dhe rregullat në bazë të të cilave duhet të udhëhiqemi në sjelljen dheveprimin tonë të përditshëm. Ndarjen e tillë e përfaqëson Vuko Paviçeviq6.Funksionin normativ të etikës e kundërshton ashpër pesimisti etik Schopenhauer. Atij ikundërvihet vendosmërisht Hartmani. Tiparin e pazëvendësueshëm të moralitetit ekonteston sociologu francez E. Durkheim (Dyrkem). Ai mendon se etika ka detyreparësore që të hulumtojë normat morale si fakte objektive. Sipas tij, moralitetit si realitetpërbëhet nga një tërësi rregullash pas të cilave qëndron ndonjë autoritet social, i cili iimponon ato, e garanton zbatimin e tyre në vepër dhe e sanksionon atë që nuk i respektondhe nuk i zbaton.6 Shih:Vuko Pavićević,Osnovi etike,BIGZ,Beograd l974, f.l6 e tutje.
  22. 22. 22PJESA E DYTËKAPITULLI I PARËMORALI, E DREJTA DHE RELIGJIONIa. Nocioni i moralitNocionet ethos (gr. vendlindje) apo ethikos (gr. Moral) dhe moralis (lat. zakon) i kanëpërdorur të parët helenët dhe latinët. Prej atëherë e deri më sot këto nocione i hasim jovetëm në teori, por edhe në jetën praktike. Me to, në rend të parë, shërbehet etikë, poredhe shkencat e ndryshme social-empirike (psikologjia, sociologjia, etnologjia,antropologjia etj.). Natyrisht, ka teoricienë të profileve të ndryshme që nocionin moral epërdorin në kuptimin e tij vlerësues neutral. Me ndihmën e tij, ata tregojnë cilësitë enjeriut si individ në një periudhë të caktuar kohore, gjegjësisht në një epokë historike.Edhe të dytët mendojnë se morali nuk ka karakter neutral. Ky mendim nuk mund tëpranohet, për shkak se morali e ka masën e vet vlerësuese. Të dyja këto qëndrime hasentë eticistët dhe shkencëtarët, sidomos te psikologët dhe sociologët. Pavarësisht prejgjykimeve të tilla, është e domosdoshme të kihet në mendje se tema e moralit sot ështëmë aktuale dhe më domethënëse se kurrë. Me fjalë të tjera, morali është aq tradicional saedhe problemi etik shkencor bashkëkohor. Ai nuk mund ta humbë aktualitetin dhedomethënien e vet, çfarëdo që të jenë ndryshimet sociale, politikë, ekonomike dhendryshimet tjera në shoqëri. Kjo vlen edhe për mendimin mbi moralin. Këtu shpie gjithëhistoria e mendimit etik, duke filluar që nga sofistët dhe Sokrati, te Platoni e mendimtarëttjerë analitikë të kohës së re, e deri te mendimtarët etikë bashkëkohorë, por edhe temendimtarët që nuk e kanë objekt moralin, por mendimet e tyre prekin thellë në sferën efilozofisë praktike, sikur edhe ata që, ndryshe prek imperativit kategorik të Kantit, evendosin në qendër imperativin e ekzistimit, gjë që shprehet sidomos në etikën historikedhe përgjegjësinë solidare të Jonas-it, e cila e shtron çështjen provokuese se si të ruhetlloji njerëzor, në kushte të veprimit planetar të shkencës e teknikës, arsyes profitabile efunksionale, me të gjitha pasojat për të cilat as nuk jemi të vetëdijshëm (?) dhe etikës sëbashkësisë universale komunikatave të Apel-it. Gjithë kjo dëshmon faktin epadiskutueshëm se civilizimi bashkëkohor dhe të gjitha vlerat e tij gjenden në krize tëthellë morale. Për këtë arsye, ajo është bërë objekt shqyrtimi dhe dialogu midisshkencëtarëve të profileve të ndryshme. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se morali nuk kaqenë edhe më parë objekt i hulumtimeve shkencore. Kjo ka ndodhur qysh në mendimet ekohës së re, të cilat e kanë përpunuar idealin shkencor. Me gjithë vështrimet solideshkencore, nuk mund të pranohet mendimi sipas të cilit pyetja “çka është morale” mundtë zgjidhet në bazë të njohurive empirike apo, më mirë të themi, në bazë të përshkrimevetë asaj që njerëzit e kanë konsideruar me shekuj si morale. Gjithashtu, është e drejtë tëhidhet poshtë mendimi i Shopenhauerit, sipas të cilit i vetmi kriter i moralitetit është“mëshira”.Morali në qenien e tij paraqet një formë specifike të praktikës njerëzore, pra formë eveprimit te njeriut apo e marrëdhënies praktike të njeriut ndaj njerëzve tjerë dhe ndaj
  23. 23. 23vetvetes. Kjo pikëpamje është, përveç tjerash, në pajtim me mendimin klasik gjerman qëka i ka dhënë rëndësi veprimit, por e ka vendosur atë vetëm në mendime dhe jo edhe mejetën praktike dhe konkrete, për ç‘ arsye, ky mendim ka hasur në kundërshti tëpazgjidhshme. Pa i kushtuar rëndësi praktikës specifike njerëzore, pra marrëdhënievepraktike të veprimit, nuk mund të ketë pasqyrë të plotë mbi esencën e moralit. Rëndësia epraktikës së tillë buron nga fakti se objekti dhe subjekti i moralit është një. Vetëm në këtëmënyrë hiqen të gjitha dilemat rreth kuptimit të moralit. Këtë e bën të dukshmeveçanërisht praktika morale, e cila është alfa dhe omega e moralit. Historia e deritashme ezhvillimit të etikës ka treguar se teoritë etike e kanë anashkaluar praktikën morale. Përkëtë arsye janë shfaqur pikëpamje të njëanshme ose sipërfaqësore të vështrimit të qeniesreale të këtij simboli të ekzistencës njerëzore. Përpjekjet e para të pasqyrimit të esencëssë moralitetit janë shfaqur qysh në periudhën e mendimit antropologjik grek, te sofistëtdhe Sokrati, ndonëse qëndrimet e tyre ishin të ngarkuara me njëanshmëri të ndryshme,p.sh me relativizmin subjektivist, te sofistët, dhe intelektualizmin e pastër, te Sokrati.Përkundër këtyre karakteristikave, mendimet e kohës së re kanë marrë prej tyre idetëkuptimore mbi moralin.Ekzistojnë dallime ndërmjet etikës dhe shkencave social-empirike lidhur me problemin emorales. Ajo shprehet në themelimin e saj. Shkencëtari niset nga tezat se forma përkatëseduhet të krijohet në bazë të karakterit të marrëdhënieve sociale. Për eticistët kjo nuk ështërelevante. Natyrisht, çështja në të cilën themelohet morali bëhet pikënisje e teorive tëndryshme etike. Kjo shihet në gjithë historinë e mendimit etik. Duke e pasur parasyshkëtë, mund të veçohen së paku dy grupe të pikëpamjeve: grupi i parë insiston nëbazueshmërinë racionalistike të moralit, kurse grupi i dytë i mendimeve e shehbazueshmërinë e moralit në përvojën empirike. Grupin e parë e përbëjnë pikëpamjet ePlatonit, stoikëve, Spinozës, Lajbnicit, Kantit dhe Fihtes, midis të cilëve ekzistojnëdallime të mëdha. Grupin e dytë e përbëjnë mendimet e kirenaistëve, Aristotelit, Epikurit,Lukrecit dhe eticistëve të kohës së re: Llokut, Hjumit, Benthamit, Millit, etj. Në rastin eparë, p.sh. në teorinë e Platonit moralja e arrin ekzistencën e mbindjenjës, pra idesë të sëmirës, ndërsa te Stoikët koncepti i morales buron prej natyrës dhe jo prej përvojës sëkaluar. Ata përpiqen të bashkojnë natyrën dhe mendjen.Përveç bazueshmërisë racionale të morales ekziston edhe bazueshmëria empirike. Ajoarrin kulmin e saj te mendimi antik dhe etika e Aristotelit. Për të është morale “masa”,“ambienti real” , pra ajo gjendet midis dy skajshmërive, midis dy kundërshtive, pra midis“tepër të voglës” dhe “tepër të madhes”. Pra, çdo shkathtësi ka masën reale. Si e tillë, ajoparaqet linjën e fatit të jetës, përvetësimin me sukses të dy skajshmërive. Këtu përfshihetqenia e bazës empirike të Aristotelit mbi moralin. Mendimi i tij është ngritur mbikonceptet empirike antike ( kirenaistëve, Epikurit dhe skepticistëve). Kjo pasqyrohet tekonstatimi i Aristotelit se moraliteti i plotë, pra shkathtësia etike, manifestohet në formëtë masës dhe veprimit. Me këtë qëndrim Aristoteli tërheq vërejtjen se mendimetparaprake përshkëmbehen në njërën prej pyetjeve kardinale: A është primare eshkathtësisë qëllimi apo vepra, meqë ajo përbëhet si nga e para ashtu edhe nga e dyta.Mësimi empirik mbi moralin është i pranishëm jo vetëm te mendimtarët antikë, por edhete eticistët anglezë të shekujve 17, 18 dhe 19. Ekzistojnë dallime jo vetëm te të parët, por
  24. 24. 24ato janë të shprehura edhe te të dytët. Secili prej tyre ose i hedh diçka paraardhësit, ose eplotëson atë. Disa prej këtyre mendimtarëve, qoftë të antikës apo të kohës së re, e kanëfiksuar rëndësinë e pedagogjisë si premisë të rëndësishme të moralitetit. Eticistët anglezë,të cilët e kanë përpunuar mësimin empirik, burimin e moralit e shohin në përvojë. Mëenergjikët në këtë pikëpamje janë Lloku dhe Hjumi. Qëndrimin e tij mbi moralen Lloku efillon me një pyetje tepër të ashpër: “A ekzistojnë idetë e lindura apo jo?”. Përgjigja ështënegative. Kështu ai kundërshton ashpër teorinë teologjike të moralit, sipas të cilës moraliapo ligji moral është i lindur bashkë me njeriun. Mësimi i tij dhe i disa eticistëve tjerëanglezë, në rend të parë Hjumit, si edhe mësimet e eticistëve të mëvonshëm anglezë,sidomos, Benthamit deh Millit, tregojnë se ata janë kundërshtarë të ashpër të etikëskishtare, etiko-teologjisë. Idetë e tilla janë të pranishme janë të pranishme edhe te mësimii Shaftesbarievit. Pikëpamjet e tyre dallojnë qenësisht nga p.sh. mësimet racionalistike tëPlatonit, të cilat problemin e të mirës dhe shkathtësisë e shohin si diçka të lindur nënatyrën njerëzore.Eticistët që problemin e morales e shohin me përvojë, apo që mësimin e tyre e zhvillojnëmbi bazat empirike të moralitetit, pajtohen se etikja nuk lind nga mendja por nga përvojae njeriut. Ndryshe prej kësaj, Kanti e sheh burimin e moralitetit në mendje (arsye). Ai, nëetikën e tij të nevojës, gjegjësisht në mësimin mbi detyrimin dhe imperativin moral, nisetnga njeriu si qenie morale. Në të vërtetë, sipas tij moraliteti paraqet përcaktimin e vetëmtë mundshëm të njeriut. Kësaj pikëpamjeje i kundërvihet ashpër teoria mbi moralitetiempirik deskriptiv. Me përcaktimin e morales si “negativitet të pastër”, mësimi etik i tijnuk pajtohet me atë që është. Ai fillon dhe përfundon në mendje. Mësimi i tillë e mendonmoralitetin çfarë do të duhej të ishte, por i mungon bartësi i tij real. Sipas Kantit, realitetiekzistues nuk ofron atë që “atë që duhet të”. Ajo dhe subjekti i saj nuk ekzistojnë ende,por ekzistojnë vetëm në mendje. Këtu qëndron gjithë problemi i moralitetit. Atë ështëpërpjekur ta zgjidhë gjithë mendimi i para Kantit, por sipas Kantit nuk ka arritur sukses.Për të pasqyruar qoftë pjesërisht këtë mossukses është e domosdoshme që shkurtimisht tëparaqiten konturat e mësimit të Kantit mbi moralitetin, i cili do të hasë në reaksione tëshumta negative dhe kritike, në radhë të parë të Hegelit, i cili e zhvillon mësimin mbimbështetjen pozitive të moralitetit. Në të vërtetë, Kanti i shpjegon racionalisht ose i hedhtri idetë rregullative, idetë mbi mendjen nga “mendja e shëndoshë” i ka bartur në zonën e“mendjes praktike”, duke dëshmuar pafuqinë e mendjes spekulative dhe teorike mbi këtoide (pavdekshmëria e shpirtit, ekzistimi i Zotit dhe liria). Sipas këtij mësimi, premisëfundamentale e moralit është liria, gjegjësisht parim suprem i moralitetit është vullneti ilirë. Ky parim është postulat i domosdoshëm i arsyes praktike që paraqet fazënpërfundimtare të gjithë sistemit mendor, me ndihmën e të cilit fitojnë ekzistencën dherealitetin e tyre objektiv postulat etj.Meqenëse në moralitet pasqyrohet qenia e qenies njerëzore, Kanti e ndërton një sistem tëtillë ektik që mbështet në kërkesën se moraliteti e ka shkakun e vet aprioristik në mendjedhe prandaj duhet të respektohet zakoni moral. Në bazë të kësaj, themeluesi i etikës sënevojës, detyrës dhe zakonit, konsideron se çdo veprim i kryer ka vlerë morale në qoftëse është kryer për shkak të detyrës dhe jo vetëm në pajtim me detyrën. Pra, qeniamendore i nënshtrohet vetëm ligjeve të cilat i vendos ajo vetë. Ky mendim paraqet
  25. 25. 25boshtin, në të cilin përmblidhet i gjithë sistemi etik i Kantit dhe rreth të cilit sillet dhe nuklargohet asnjëherë.Në bazë të parimit suprem të mësimeve të tij, Kanti e kupton moralin jo në kuptimin sesi ta bëjmë vetën të lumtur, por në kuptimin se si të bëhemi të denjë për fat. Mendimi i tijparaqet një risi të rëndësishme, kthimin në zhvillimin e mendimit etik historik apo, mësaktë, paralajmëron definimin e mësimit krejtësisht të ri mbi moralin. Ai do të jetëantipod i të gjitha teorive, drejtimeve dhe sistemeve etike të deriatëhershme.Parimi suprem i Kantit mbi moralitetin është vullneti apo autonomia e dëshirës. Me këtëparim, Kanti transcendon mendimin përcaktues dhe çdo mendim tjetër mbi lirinë tëstoikëve dhe Spinozës. Në kundërshtim me këto mendime, Kanti e kupton vullnetin sifakt aprioristik dhe si themel, burim dhe mundësi morale. Në bazë të kësaj, ky mendimtarzbulon lajthitjen e të gjitha mësimeve etike paraprake. Ajo është e shumëllojshme (errormultiplex), por edhe një e vërtetë (Veritas una): qenia mendore i nënshtrohet ligjit moral icili është i pacenueshëm. Ky ligj vlen për njeriun jo për shkak të rezultateve dhepërfitimit, por për shkak se është thellësisht njerëzor dhe ka lindur në ne, si dhe për shkakse jep ndjenjën e madhësisë së brendshme, krenarisë e cila është mbi gjithçka që mund tëketë vlerë. Pra, moralja, si veprim i cili është i domosdoshëm dhe i gjithëvlershëm, buronnga nevoja, interesi, prirjet dhe dëshira dhe përmbajtjet tjera empirike. Përkundrazi, ajoështë emanacion i vendimeve të vullnetshme të cilat e kanë qëllim vetë njeriun. Njeriu, siqënie mendore e morale, karakterizohet për vetëdijen mbi obligimin. Atë e posedonvetëm ai vullnet që është i përcaktuar me parimet mendore. Bëhet fjalë për parimetaprioristike të veprimit. Ato nuk paraqesin asnjë qëllim konkret por, përkundrazi,përcaktojnë kushtet në të cilat njeriu mund të jetë qëllim për vetveten e tij. Pikëpamja etillë tregon kthimin radikal në raport me mendimin paraprak mbi moralin. Në të moralivaret nga aftësitë për përcaktimin e kushteve të veprimit në pajtim me ligjin moral. Këtokushte mundësojnë që liria e çdo individi të mund të ekzistojë bashkë me lirinë e të gjithënjerëzve të tjerë. Arsyeja praktike bazohet në arsyen mendore dhe kurrsesi në kërkesën,lakminë dhe dëshirën.Nuk është vështirë të hetohet se specifika e mësimit të Kantit ka të bëjë me atë se esencae moralit gjendet në autonominë e subjektit të veprimtarisë praktike. Subjekti i ligjitmoral nuk është ndonjë qenie e arsyeshme, por është vetë njeriu. Në këtë mënyrë, kantishtron një prej pyetjeve më të rëndësishme që është bërë objekt i shqyrtimeve, dialogëvedhe përgjigjeve të ndryshme, që e përbëjnë shtyllën e teorisë etiko-teologjike oseteologjike mbi moralin. Bëhet fjalë për marrëdhëniet midis religjionit dhe moralit. Kanti etrajton këtë çështje në veprën “Religjioni në kufijtë e mendjes së shëndoshë”, e cilabazohet në arsyen kritike dhe praktike. Në këtë vepër Kanti përpiqet të shpjegojëqëndrimet se moralit nuk i nevojite ndonjë qenie tjetër që qëndron mbi njeriun, nëmënyrë që t’ia mësojë obligimet etike. Përkundër besimit të tillë, Kanti nuk ka mundur tëlirohet nga etiko-teologjia, përkatësisht nga teoria kristiane mbi moralin. Për këtë arsye,mund të thuhet se imperativi kategorik i tij është reduktuar në Zotin. Kjo shihet nëmendimet e Kantit të vjetër, sipas të cilave në arsyen morale-praktike, ndodhet imperativikategorik, i cili te të gjitha obligimet e njeriut pasqyrohet si mësim i Zotit. Kybotëkuptim, i shprehur në veprën “Religjioni në kufijtë e mendjes së shëndoshë”, pa
  26. 26. 26dyshim tregon përkuljen e Kantit dhe marrëdhënien e tij ambivalente ndaj Zotit dheimperativit kategorik.Ndryshe nga eticistët, psikologët dhe sociologët ofrojnë definicionin deskrepitiv tëmoralit. Ata e përshkruajnë moralin të tillë çfarë është në bazë të fakteve të grumbulluara,pa depërtuar në qenien e asaj që duhet të jetë për të cilën nuk dimë se çfarë do të jetë. Nëkundërshtim me këtë, etikës i intereson ai moral çfarë duhet të jetë. Shkencëtarët iamarrin etikës funskionin e saj normativ, gjë që është e palejueshme. Këtu shihet dallimiprimar midis etikës dhe shkencave socialo-empirike mbi moralin. Etika tregon rrugëtpraktike të arritjes së humanumit dhe krenarisë njerëzore.Ekzistojnë dallime jo vetëm midis etikës dhe shkencave, por edhe brenda vetë drejtimevemësimeve dhe sistemeve të ndryshme etike, varësisht nga kriteri kulmor prej të cilit nisennë kuptimin dhe shpjegimin e moralitetit. Varësisht prej kësaj duhet të përmend dallimete patejkalueshme midis mësimit metafizik të Platonit, i cili niset nga ideja e të mirës,etikës së Aristotelit, në të cilën vendi i vetëm dhe qëndror i jepet eudaimunisë, fatit, siedhe qëndrimeve utilaristike të Benthamit dhe Millit, në të cilat dominon “llogariamorale”, ose etika imperative e Kantit, në të cilën dominojnë tri parime fundamentale-nevoja , obligimi dhe ligji, ose mësimet morale të Shlajermaferit, në të cilat moraljakuptohet si veprim reciprok i natyrës dhe mendjes dhe, më në fund, mëshirës si parimsuprem i mësimeve të Shopenhauerit. Në të gjitha këto teori bëhet fjalë për kuptime dheshpjegime diametralisht të kundërta të esencës së morales. Ato përpiqen të dëshmojnë senë parimin suprem nga i cili nisen, përfshihet zona e morales në tërësi. Por, në qoftë sevështrimet mbi moralin përfundojnë vetëm në një kriter ose në njërin prej këtyrekritereve, atëherë qenia e morales është e përcaktuar shumë ngushtë. Kjo është premisëpër mundësinë e kritikës së arsyeshme. Ndryshe prej kësaj, mundësia e vendosjes sëmorales dhe zbulimit të qenies së saj, qëndron në vetëdije, detyrë dhe vullnet të veprimitmoral të subjektit.Morali ka në vete norma, rregulla, ideale dhe vështrime të caktuara, sipas të cilave njeriue rregullon sjelljen e vetë, i orienton veprimet e veta dhe i vlerëson ose cilëson sjelljetdhe veprimet e veta dhe të të tjerëve. Raporti i njeriut ndaj vetvetes dhe ndaj të tjerëvereflektohet ne mënyra të ndryshme dhe varet nga faktorë të shumë – sociale, ekonomik,kulturor, politikë, etj. Duke pasur parasysh këtë, mund të thuhet se moralja duhet të ketëgjithnjë në vete atë “duhet të”, e cila është oponencë e asaj që është. Thënë ndryshe,morali i bazuar në idealet e humanizmit dhe dinjitetit njerëzor i kundërvihet energjikishtgjithë qenësisë ekzistuese jo mendore. Në të pasqyrohet më së miri konflikti i përhershëmndërmjet idealit dhe realitetit. Për këtë tërheq vërejtjen e gjithë historia e sotme, si burim iideve dhe akteve. Morali i perceptuar kështu dallon bindshëm nga morali me të cilinshprehet realiteti ekzistues i shoqërisë, pra moralit që përshtatet me vlerat dhe normatekzistuese juridike. Morali që e shpreh krizën e shoqërisë dhe normat e saj juridike ehumb kuptimin e vet autentik. Etika e kundërshton këtë, sepse qenia e vërtetë e moralitekziston në oponencën e gjithçkaje që është kundër humanumit dhe dinjitetit njerëzor.Nga ky aspekt mund të flitet mbi ekzistimin e formave të ndryshme të moralit, të cilatjanë formuar gjatë historisë së shoqërisë njerëzore. Duke pasur parasysh këtë, mund të
  27. 27. 27flitet për moralin në kohën e vjetër, për moralin në kohën e re dhe për moralin nëshoqërinë bashkëkohore. Midis tyre ekzistojnë dallime formale dhe përmbajtjesore.Duke abstrahuar dallimet ndërmjet formave të ndryshme historike të moralit, duhet tëkemi në mendje se morali ekziston në lidhje të drejtpërdrejtë me religjionin. Kjo mund tëvërehet lehtë me një analizë të teorive të ndryshme etike, protagonistët e të cilëve kanëvënë në lidhshmëri këto dy simbole të ekzistencës së njeriut. Natyrisht, ka pasur edhemendimtarë që e kan kontestuar këtë lidhje, duke u përpjekur të tregojnë se moraliekziston plotësisht në mënyrë të pavarur nga religjioni dhe se religjioni vetëm sa edëmton dhe kurrsesi nuk e ndihmon moralin. Ky mendim është i shprehur sidomos te disaeticistë francezë të iluminizmit dhe te disa mendimtarë anglezë.Para mendimit etik është shtruar edhe një problem shumë i rëndësishëm. Ai ka të bëjë meburimin e moralit. Për shkak të këtij problemi janë zhvilluar shumë polemika dhe janëdhënë përgjigje kontradiktore dhe kontroverse. Janë shprehur edhe koncepte të ndryshme,kundërshtuese reciprokisht, të cilat mund të ndahen në tri grupe të mëdha. Grupin e parëe përbëjnë konceptet teonome në variante të ndryshme, grupin e dytë e përfaqësojnëmësimet teleologjike, ndërs grupin e tretë e përbëjnë mendimet që i shqyrtojnë raportetmidis veprimit të subjektit dhe autonimisë së vullnetit të tij. Përfaqësuesit e mësimeve tëgrupit të parë nisen nga teza se morali buron nga religjioni. Thënë ndryshe, po të mosishte religjioni nuk do të kishte as moral. Ndryshe prej grupit të parë, grupi i dyta dhegrupi i tretë i shohin aftësitë e qenies njerëzore si burim të moralitetit. Mësimet e tyremund të klasifikohen sipas kritereve të këtyre aftësive. Njëra palë nisen nga arsyeja,prandaj pikëpamjet e tyre konsiderohen racionale, ndërsa pala tjetër niset nga emocionet,kështu që mësimet e tyre quhen emocionale. Në mendimet e grupit të fundit shfaqet edhenjë variant i veçantë, i cili e vë në qendër të veprimit personalitetin, prandaj mësimet etyre janë quajtur personalistike. Një lloj i veçantë i mendimit e vështron si burim tëmoralitetit në tiparet e vullnetit. Një prej varianteve të tij është mësimi voluntaristik. Këtijvarianti i përket mendimi i Shopenhauerit, sipas të cilit bota është “vullnet dhe shfaqje”.Variantin e dytë të këtij mendimi e përfaqëson teoria e Niçes mbi “vullnetin dhe forcën”.Nga shumësia e mendimeve të ndryshme etike del botëkuptimi racionalistik, i cili ivështron në mënyrë kritike mendimet që e nxjerrin moralin nga shembulli i realitetitempirik. Sipas këtij mendimi, morali dhe të gjitha tiparet e tij e kanë prejardhjen nëarsyen plotësisht apriori, e cila nuk mund të fitohet me abstrahimin prej cilave do njohuriempirike dhe për çfarëdo njohurish të rastit.Kjo pikëpamje radikale i hedh poshtë të gjitha mendimet që si burimin e moralit,moralitetit, e shohin në ndjeshmëri, interes, prirje, natyralistet, etj. Ky mendim e shehapriori në mendje themel të moralit, moralitetit. Atë e konteston Kanti, për të cilin kapengesa midis ndjesive e mendjes, natyrales (jonjerëzores e njerëzores) e arsyes, ku kjo efundit është sinonim i moralitetit. Me gjithë epërsinë e tij në raport me të gjitha mësimetparaprake, sepse problemin e ka mbështetur në themele plotësisht të reja, ky mendim nukka arritur të tregojë me sukses rrugët e zbulimit yë ideve të moralitetit, por ështëngatërruar me shumë kundërshti.
  28. 28. 28Qysh ne fillimet e para të tij, mendimi etik është ndeshur me pyetjen se a duhet tëkërkohen parimet e moralit në njohjen e natyrës njerëzore. Për këtë arsye, jepet përgjigjekontradiktore. Ato mund të ndahen në disa grupe. Grupit të parë i përkasin ato përgjigjesipas të cilave parimi moral qëndron në natyrën e njeriut. Përgjigje të tilla kanë dhënëRausseau (Ruso) dhe Schopenhauer (Shopenhaueri). Ky i fundit i ka hedhur poshtëenergjikisht mendimet që parimin e moralitetit e kërkojnë në fat, kënaqësi, interes, dobiose në nevojë, obligim dhe kod moral. Ai, p.sh. thekson se ndjenja vetjake, interesivetjak, i përzier me veprim, i ka këto përfundime: veprimi çlirohet nga tipari më irëndësishëm i etikës - mëshira. Grupin e dytë e përbëjnë ato përgjigje që e përfaqësojnëetikën e “të mirës” apo etikën teleologjike, pra etikën e qëllimit, objektivit. Përfaqësuesite saj e kërkojnë qenien e morales në dije, fat, shkathtësi, kënaqësi trupore, kënaqësishpirtërore, dobi, egoizëm, interes, etj. Grupin e tretë, i cili dallon dukshëm nga dy fruperparaprake, e përfaqësojnë mësimet e Kantit dhe Fihtes. Kanti, të cilin e ndjek Fihte,mendon se parimet morale nuk mund të mbështeten në specifikat e natyrës njerëzore, porekzistojnë për vetveten apriori, prej të cilave nxirren rregulla praktike që vlejnë përnatyrën njerëzore.Kanti dëshiron të dëshmojë mundësinë e ekzistimit të parimeve të domosdoshmeuniversale, gjegjësisht parimeve absolute në fuqi. Kjo shfaqet në qëndrimin e tij: “veproashtu që maksima e veprimit tënd të jetë ligj i përgjithshëm”. Burimi i këtyre parimeve,konsideron Kanti, duhet të kërkohen në aprioren dhe formalen që ka të bëjë me mendjen,pavarësisht prej çfarëdo përvoje. Me këtë kërkesë përpiqet të transcendojë çdo etikëpërmbajtjesore. Më në fund, përgjigjen në pyetjen esenciale të moralit e ofron etiko-teologjia. Sipas saj, parimet e moralit qëndrojnë jo në natyrën e njeriut dhe jo në mendje,por në religjion.Të gjitha përgjigjeve të përmendura mund t’u drejtohen vërejtje të ashpra, para sëgjithash për shkak se esenca e moralit gjendet në tërësi të pandashme të gjykimit, tiparavetë vullnetit ose moralit me ndjenja, vlerësimeve dhe vlerësimeve morale. Nga pozicioni ipikëpamjeves së tillë mund të ndodh përcaktimi i njënshëm, tepër i ngushtë dhe abstrakt imoralit, gjegjësisht moralitetit. Ky përcaktim e përcjell gjithë mendimin etik historik.Ajo që i karakterizon mësimet para Kantit shprehet në konstatimin se qenia morale ështëe fshehtë, prandaj kjo pyetje është e gërshetuar në dërdëllitjet teorike, të cilës parimiontologjik që dëshiron ta formësojë dashjen etike ia bën të pamundur parashtrimin eçështjeve siç është çështjes e etikës. Kështu ndodh me mësimin e Spinozës, sipas të cilitproblemi etik është i mishëruar në përcaktimet e cilësove, faktorëve dhe prirjeve natyrore,gjegjësisht në atë që shprehet në formë të arritjeve ekzistuese, ndjesive ose ndjenjave.Kjo paraqet tiparin qenësor të eticistëve anglezë, pikë së pari të Shaftsberit, Hačsonit,Hjumit e të tjerëve.Në të gjitha këto mendime dhe në të tjera qëndron një “duhet të” e cila kundërshton atëqeë është duke paralajmëruar nevojën e hulumtimit për atë që nuk është. Pikëpamjeve tëtilla, si edhe atyre të traditës analitike, sipas të cilës natyra nxitëse e njeriut jo vetëm qëështë masë por edhe norma më e lartë e veprimit moral që vjen në shprehje sidomos në

×