Tema perfundimisht

13,455 views

Published on

0 Comments
3 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total views
13,455
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
3
Actions
Shares
0
Downloads
121
Comments
0
Likes
3
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Tema perfundimisht

  1. 1. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti Parathënie Sipas definicionit klasik, me konstruktim kuptohet të paramenduarit e produkteve teknike dhe të dokumentuarit e rezultateve në formë të dokumentacionit të gatshëm për prodhim. Proceset të cilat tradicionalisht janë kryer vetëm nga koka dhe dora e konstruktorit, prej para disa kohe, mund të përkrahen me metodat dhe mjetet e informatikës. Integrimi i këtyre dy lëmive ka çuar deri te një lëmi e re e shkencës: Projektimi me ndihmen e kompjuterit (ang. Computer Aided Design-CAD). CAD-sistemet sot janë për shumë fusha aplikimi, instrumente me efikasitet të padiskutueshëm dhe madje shpesh edhe instrumente prej të cilave nuk mund të heqet dorë. Prandaj, përkrahja efikase nga ana e CAD-sistemeve për përshtatjen e konstruksioneve dhe ndërtimin e varianteve, po bëhet në masë të shtuar një teknologji kyçe për suksesin afatgjatë të ndërmarrjeve, shpesh madje edhe kriterium i mbijetesës së tyre. Dizajneri industrial është formues kondicional për proceset industriale të prodhimtarisë. Ai dallon nga konstruktori që aspektet artistike-estetike i sjell në dizajnimin e konstruksioneve të orientura kryesisht në mënyrë funksionale teknike. Dallon nga artisti i lirë, që duke respektuar kushtet ergonomike, teknike dhe ekonomike, formon në mënyrë industriale produkte të gatshme të shfrytëzueshme për njeriun. Në teorinë e dizajnit shpesh paraqitet mendimi se dizajni industrial është faktor “pajtimi“ në mes të kundërthënies dhe kërkesave, të cilat lajmërohen në kushtet e prodhimtarisë serike dhe kërkesave të tregut masiv. Nëse miratohet kjo teori, “pajtimi“ do të thotë se dizajni industrial konstituohet si metodë dhe praktikë dhe vepron në kushte objektive të 1
  2. 2. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti prodhimtarisë dhe tregut përkatës dhe se në rrjedhën e vet përfundimtare, e kjo është prodhimtaria industriale dhe pajtimi harmonik, shpreh kërkesat si të prodhimtarisë ashtu edhe të tregut. Dizajneri industrial duhet të jetë kompetent, mjaft i arsimuar dhe me përvojë, që drejtpërdrejt të veprojë në të gjitha detyrat komplekse, çfarë parimisht mund të arrihet nëpërmes punës ekipore. Arsimimi për dizajnim inxhinierik është një çështje komplekse, sikurse çdonjëra prej pjesëve përbërëse të saj (dizajni inxhinierik dhe arsimimi) që është komplekse. Prandaj vlen që të hulumtohet përzierja komplekse e faktorëve që ndikojnë në çdonjërën prej këtyre pjesëve përbërëse. Kjo mund të duket reduktive, por pa njohuritë e elementeve nuk është e mundur të shqyrtohen raportet në mes tyre dhe të sintetizohet të kuptuarit më i tërësishëm. Ferizaj, më 18.6.2006 2
  3. 3. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti KAPITULLI I 1. PROCESI I KONSTRUKTIMIT DHE SHFRYTËZIMI I KOMPJUTERIT NË PROCESIN E KONSTRUKTIMIT 1.1. HYRJENë shumë fusha të projektimit dhe konstruktimit inxhinierik sot kompjuteriplotëson një hapësirë të mirë ndërmjet konstruktorit dhe produktit, duke shërbyersi instrument i fuqishëm i cili në mënyrë drastike shkurton kohën prej skicës derite realizimi i produktit.Shfrytëzimi i kompjuterit në procesin e konstruktimit dhe zhvillimi i sistemeve përmodelimin e gjeometrive kanë mundësuar që një pjesë e madhe e informatave tëcilat janë rezultat i procesit të konstruktimit me ndihmën e kompjuterit, duhetvënë në disponim të procesve që pasojnë.Informacioni kryesor që kalon nëpër pjesën më të madhe të komponenteve tëprodhimit, është informacioni mbi formën e detalit. Forma e detalit dhe mënyra eprezantimit të tij përmes kompjuterit, sot konsiderohen si bazë për integrimin ekonstruktimit, për analiza dhe përpunim në një sistem unik.Rezultat i procesit të projektimit është përshkrimi strukturor, i cili zakonishtparaqitet në formë të dokumentit, vizatimit ose planit. Kur është fjala përprojektimin e objekteve ose proceseve relativisht të thjeshta, nuk nevojitetkurrfarë dokumenti, por modelin e formon vetë projektuesi. 1.2. Kompjuteri në sistemet prodhueseKompjuterët janë makina që përpunojnë të dhënat në drejtim të përfitimit tëinformatave të caktuara. Varësisht nga natyra e të dhënave dhe tipi i informatavetë dëshiruara, janë zhvilluar kompjuterët me veti të ndyshme dhe për qëllime tëndryshme. Sot kompjuterët kryejnë këto aktivitete [3]: • mbledhin, ruajnë, azhurojnë dhe i dërgojnë të dhënat e nevojshme, • bëjnë përpunimin e të dhënave, • bëjnë llogaritjen, simulimin, analizën dhe optimizimin e proceseve të ndryshme, 3
  4. 4. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti • marrin pjesë në procesin e konstruktimit, përpunimit të dokumentacionit konstruktiv dhe vizatimit teknik, • ndihmojnë në projektimin e proceseve teknologjike, • marrin pjesë në përpunimin e programeve të dirigjimit të kompjuterëve të procesit, do të thotë kompjuterët të cilët dirigjojnë makinat dhe proceset e caktuara, • mbledhin të dhëna mbi gjendjen e proceseve të prodhimit dhe dirigjojnë me to, • sigurojnë komunikimin, do të thotë shkëmbejnë informata ndërmjet të gjitha elementeve të sistemit të prodhimit, • lehtësojnë të gjitha funksionet e planifikimit dhe përcjelljes së gjendjes reale në procesin e prodhimit, etj.Për këto dhe aplikime tjera janë zhvilluar një varg pajisjesh kopmpjuterike, të cilatnë masë të dukshme lehtësojnë punën e sistemit të prodhimit dhe dirigjimin e tij.Aplikimi i kompjuterëve (të ashtuquajtura aplikacione) realizohen kryesisht sipasrenditjes vijuese [3]: • përcjellja e afarizmit material-finaciar, • planifikimi i prodhimit,materialit, komponenteve dhe ngarkueshmërisë së kapaciteteve, dirigjimi i prodhimit, përfundimi dhe inicimi i urdhërave të punës, • dirigjimi me rezervat, • dirigjimi i punës së makinave me dirigjim numerik për përpunimin e detaleve me gjeometri të komplikuar, • dirigjimi i punës së makinave vegla, makinave matëse dhe robotëve, • dirigjimi i proceseve prodhuese (para së gjithash në industrinë e procesit), realizimi i vizatimeve teknike, • llogaritja e konstruksionit dhe analiza me metodën elementeve të fundme, • konstruktimi i produktit me ndihmën e kompjuterit, • simulimi dhe optimizimi i procesit, sistemit të prodhimit, • planifikimi dhe projektimi i proceseve teknologjike, • automatizimi i veprimtarive kreative me aplikimin e metodave të inteligjencies artificiale dhe sistemeve eksperte.Duke shpejtuar njërën veprimtari, shkaktohet grumbullimi i punëve nëveprimtaritë fqinje. Po ashtu, paraqitet edhe problemi i komunikimit të sistemevetë ndyshme kompjuterike të aplikuara në automatizimin e veprimtarive të veçantanë sistemet prodhuese. Kështu është shtruar pyetja logjike:Si të bëhet ndërlidhja e të gjitha këtyre aplikimeve të kompjuterit në sistemin eprodhimit me qëllim të përfitimit të efekteve pozitive globale?Viteve të fundit janë bërë hulumtime intensive në lëminë e integrimit të këtyreaplikacioneve, dhe rezultat i tyre janë sistemet CAD/CAM . 4
  5. 5. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti 1.3. Shfrytëzimi i kompjuterit në procesin e konstruktimitKonstruktimi paraqet ndërlidhje funksionale të pjesëve me veti të definuara nënjë sisistem unik.Dy arsye themelore për aplikimin e kompjuterit në procesin e konstruktimitjanë:• që të rritet produktiviteti dhe cilësia e punës së konstruktorit (konstruktori fiton më lehtë parafytyrim vizuel për produktin, ndërlidhjen dhe pjesët e tij), e njëkohësisht reduktohet koha e nevojshme për sintezë, analizë dhe përpunim të dokumentacionit konstruktiv,• të formohet baza e të dhënave për proceset pasuese. Në procesin e definimit të konstruksionit (modelimi i formës, përcaktimi i përmasave, materialit, tolerancave etj.) krijohet pjesa më e madhe e bazës së të dhënave të nevojshme për analizën inxhinierike, planifikimin e procesit të përpunimit, montimin e dirigjuar nga kompjuteri, kontrollë, etj.Grupi i parë i detyrave ka të bëjë me CAD-in, kurse i dyti me teknologjinë CAM(fig.1.1.). Fig. 1.1 Përkufizimi i fushave CAD/CAM në prodhimtari [3]Elementet themelore të sistemit për projektim që ndihmohet nga kompjuteri (CADsistemi) janë: 5
  6. 6. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti • shfrytëzuesit (projektuesit, inxhinierët, vizatuesit teknik), • pajisja llogaritëse (i ashtuquajturi harduer), • programi (i ashtuquajturi softuer).Këto tri komponente të sistemit llogaritës për projektim paraqesin tërësi tëpandashme. Pa cilëndo prej këtyre komponenteve nuk mund të kryhet kurrfarëpune. Vetëm kuadrot e përgatitura, të pajisura me softuer dhe harduer përkatës,mund të japin rezultate pozitive.Sipas ISO "metodat dhe teknikat, të cilat mundësojnë përpunimin e të dhënavederi dhe prej pajisjes grafike me ndihmën e kompjuterit, quhet grafikakompjuterike" [3].Duke shfrytëzuar grafikën kompjuterike interaktive në konstruktimin inxhinierikarrihet: • paraqitje vizuele e përkryer e objekteve ose tërësisë e cila konstruktohet, • mundësia e shqyrtimit të konstruksioneve alternative në kohë relativisht të shkurtë, krahasuar me mënyrën konvencionale të konstruktimit, • konstruktim të lehtë të pjesëve anësore, të cilat në mes veti bashkohen në prodhimtari, • mundësi simulimi të lëvizjeve punuese, të tërësisë, e cila konstruktohet, • mundësi të zgjidhjes së problemeve llogaritëse në mënyrë përkatëse dhe në kohë reale. 1.4. Përparësitë dhe te metat e CAD-sistemevePër shkak të çmimit, CAD-i në fillim është futur në përdorim me tërë kapacitetin,vetëm tek firmat e mëdha. Duke falënderuar uljen permanente të çmimit tëharduerit, projektimi më përkrahje të kompjuterit është bërë gjithnjë e mëinteresant edhe për uzinat mesatare. Rreziku nga investimi i gabuar me futjen eCAD-it në përdorim, gjithnjë është zvogëluar. Për të gjitha firmat, të ashtuquajtura"Low-Cost-Systems" (sistemet me çmim të ulët), vijnë në konsiderim së paku sizgjidhje e përkohshme. 6
  7. 7. PUNIM DIPLOME Mustaf AhmetiÇka mund të pritet sot nga futja e CAD-sistemeve në përdorim?Modelimi i gjeometrisë, eventualisht funksionit të produktit në kompjuter .Varësisht nga CAD-sistemi, krijohen modele 2D ose edhe 3D të llojeve tëndryshmeÇfarë përparësish sjell të modeluarit në kompjuter? • Përkrahje gjatë realizimit të vizatimit. Nga modelet e memoruara në kompjuter, mund të realizohen lehtë vizatime të ndryshme. Elementet e veçanta të vizatimit mund të komponohen, mund të shtohen, zvogëlohen, zmadhohen, rrotullohen, fshihen dhe modifikohen. Vizatimet mund të realizohen më shpejt dhe me cilësi shumë të mirë. • Shfrytëzimi i modeleve për lIogaritje shkencoro-teknike. Shumë me rëndesi janë p.sh. llogaritjet e fortësisë me ndihmën e FEM (Finite Element Method-metoda e elementëve të fundme). Një pjesë e të dhënave gjeometrike për llogaritjet me FEM- programe mund të bëjnë edhe optimalizimin e detaleve. Gjeometritë e optimalizuara mund të përvetësohen po ashtu në CAD-modele. • Verifikimi i rrjedhshmërisë së lëvizjeve. Rjedhshmëria e lëvizjes mund të verifikohet në ekran me ndihmën e gjeometrive të memoruara. Në çështjet e mundësisë së të memoruarit dhe të ndeshjes gjatë rrjedhshmërisë së lëvizjes mund të jepet përgjigje qysh gjatë fazës së projektimit. Eksperimentet të cilat më parë ishin të domosdoshme dhe të shtrenjta, tani më janë të panevojshme. • NC-programeri (NC-Numerical Control). Më parë është dashur që më ndihmën e vizatimeve ta ripërshkruaj gjeometrinë e detalit. Sot, është e mundur që nga CAD-modeli të merren drejtpërsëdrejti të dhënat gjeometrike, përveç kësaj, po ashtu lëvizjet dhe veglat përpunuese në procesin e prodhimit, mund të simulohen në ekran. • Përkrahja e dokumentacionit. Të dhënat dhe vizatimet memorohen dhe janë në disponim në çdo kohë. Asnjë ide nuk humbet, pra e njëjta punë nuk ka nevojë të bëhet dy herë. përmes lidhjes në rrjetë të vendeve të punës, mbikëqyrësi i projektit ka mundësi të informohet mbi gjendjen aktuale të punimeve gjatë konstruktimit. CAD-i që në fillim duhet të shikohet si një CIM komponente e rëndësishme. Aftësia për integrim të CAD sistemeve në tërë ambientin e përpunimit elektronik të të dhënave është parakusht për shfrytëzim të plotë te potencialit racionalizues. 7
  8. 8. PUNIM DIPLOME Mustaf AhmetiPërkundër përparësive të përmendura, futja e CAD-it në përdorim në shumëndërmarrje bëhet ngadalë dhe me ngurrim. Shkaqet për këtë janë si vijon: • disa ndermarrje kanë përvojë të keqe me CAD-in. Disa CAD-sisteme janë reklamuar me shumë se sa ka qenë efektiviteti i tyre. • sistemet 2D Low-Cost janë sot po aq efektive, ose ndoshta edhe më tepër sesa sistemet kompjuterike të para disa viteve. Për shumë firma është më e rëndësishme që të shtyhet futja e CAD-it, sepse çmimet e harduerit po ashtu po zbriten, • numri i sistemeve që ofrohen në treg është marramendës. Shtrohet pyetja, cili CAD sistem është "më i miri" ? • dokumentacioni për CAD-sistemin nganjëherë nuk është i mjaftueshëm. A janë ofertuesit çdoherë në gjendje që blerësit t’i rikualifikojnë dhe t’i kenë nën përkujdesje? • a është e mundur që shpenzimet e CAD-it të çmohen, së paku për një periudhë afatmesme? A mund të shprehet kuantitativisht efekti i racionalizimit duke futur në përdorim CAD-in?A është e mundur ndonjë analizë besnike e shpenzimeve/dobive? • sa është i madh rreziku për të zgjedhur gabimisht ndonjë CAD-sistem? • a është e mundur që një vendim i gabuar më vonë të korrigjohet dhe me çfarë shpenzimesh? • po ashtu frika nga pasiguria e punëtorëve luan shpesh rol të madh. A do të mbyllen vende pune duke futur në përdorim CAD-in?Futja e CAD-it, a do të sjellë ndërrime në hierarkinë e ndërmarrjes?Ekziston vërshim marramendës i informatave lidhur me CAD-in (libra, botime nërevista, takime të ndryshme, panaire etj.).Prandaj, është shumë vështirë që brenda një kohe të shkurtër të nxirren atoinformata të cilat janë më të rëndësishme.Vështirësitë e lartpërmendura në masë të madhe mund të eliminohen përmesrikualifikimit rrënjësor të personave që sjellin vendime. Një rikualifikim i mirë ibashkëpunëtorëve në CAD qysh në fazën para sjelljes së vendimeve, ndihmonqë rreziqet të hetohen me kohë, dhe paraqet motivimin më të mirë përshfrytëzimin e CAD-it në të ardhmen. 8
  9. 9. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti 1.5. Racionalizimi i vepimtarive përmes CAD-sistemeveNjë parakusht i rëndësishëm për racionalizimin e punës përmes CAD-sistemeveështë analiza e punëve zhvillimore në përgjithësi dhe në repartet e konstruktimit.Në repartet e konstruktimit duhet të zgjidhen dhe ekzekutohen këto detyra,respektivisht hapa të punës: • Mbledhja dhe analizimi i të dhënave dhe informatave. Duke iu falendëruar aftësive komunikuese të vendeve të punës së CAD- sistemeve, bëhet e mundur ndihma gjatë përpunimit të infonnatave. Konstruktori mundet që nga vendi i vet i punës të komunikojë me bashkëpunëtorët tjerë, të shkëmbejë dokumentacionin, pjesërisht ta analizojë atë me ndihmën e programeve ndihmëse; do të thotë është e realizueshme njëlloj poste elektronike. Në të ardhmën është vështirë të paramendohet zhvillimi i produkteve të reja pa qenë i informuar mbi gjendjen aktuale të teknikës. • Kërkimi dhe vlerësimi i mundësive të zgjidhjeve. Kërkimi i rrugëve të reja të zgjidhjeve është një veprimtari kreative, ku njeriu nuk mund të zëvendësohet. Poashtu, një përkrahje e drejtpërdrejtë e kreativitetit të njeriut nga sistemet për përpunim elektronik të të dhënave, nuk është e mundur .Si rezultat i të menduarit krijues, zakonisht gjenden më shumë a1temativa të zgjidhjës së problemit. Verifikimi i këtyre alternativave dhe të gjykuarit e funksionalitetit të tyre, në masë të gjerë mund të realizohet më ndihmën e CAD dhe sistemeve për përpunimin e të dhënave (simulimi i gjeometrisë dhe proceseve). • Formësimi optimal i detaleve në pikëpamje të funksionalitetit dhe prodhueshmërisë. Le të përkujtojmë programet FEM(metoda e elementëve të fundme) të cilat janë në gjendje ti optimalizojnë gjeometritë. Mundësitë e shkëmbimit të të dhënave ndërmjet vendeve të punës sot e bëjnë të mundur që ekspertët e prodhimtarisë qysh në fazën e projektimit të produktit, të gjykojnë se a është koncipuar ai optimalisht në aspektin e prodhimtarisë. • Nga koncepcioni i produktit të vlerësohen: ekonomiciteti, ergonomia, montimi dhe qëndrueshmëria. Për t’u arritur një efekt i lartë i racionalizimit te këto detyra, duhet qe së pari të krijohen banka voluminoze të të dhënave (të dhënat e materialit, listat e çmimeve raportet e eksperimenteve etj .). Për të gjykuar aspektet ergonomike të aplikimit të produktit, modelet CAD të produktit janë shumë me rëndësi. 9
  10. 10. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti • Respektimi i rregullave ligjore. Le të përkujtojmë p.sh. të drejtën e patentimit: nga një vend i punës së CAD-it mund të ketë çasje në bankat e të dhënave, në të cilat janë të memoruara rregullat ligjore. Konstruktori duhet t’i dijë produktet dhe zgjidhjet ekzistuese të problemeve të tij, të cilat janë të mbrojtura me të drejtën e patentimit. • Prezentimi i rezultateve përfundimtare të punës së vizatimeve teknike. Te kjo veprimtari japin ndihmë të konsiderueshme gati të gjitha CAD-sistemet. Realisht puna e realizimit të vizatimit duhet të hulumtohet me më hollësi për përpilimin e reklamave, shfrytëzohen gjithnjë e më tepër CAD modelet 3D.Planifikimet e reja të prodhimtarisë përveç rrjedhave të materialit, të njohura që më parë, janë ne varshmëri rigoroze me rrjedhat e informatave. 2. RËNDËSIA E KONSTRUKTIMIT GJATË ZHVILLIMIT TË PRODUKTITBrenda konstruktimit qëndron një potencial tjetër enorm për kursimin e kohësdhe të shpenzimeve lidhur me shfrytëzimin dhe manipulimin më efikas tëkonstruksioneve ekzistuese. Kjo ka të bëjë si me ndryshimet të cilat janë tënevojshme në një konstruksion gjatë rrjedhës së zhvillimit të produktit, ashtuedhe me shfrytëzimin e konstruksioneve themelore të njohura dhe të verifikuara[3].Konstruksioni përkundër përkrahjes nga CAD-i nuk ofron sot drejtpërdrejt njërezultat i cili është optimal i arsyeshëm në lidhje me kërkesat shpeshkundërthënse siç janë efektiviteti, besnikëria, cilësia, qëndrueshmëria, pamja,shpenzimet, prodhueshmëria, etj.Megjithatë, qëllimi është që modeli i krijuar tanimë në kompjuter, të lirohet ngamangësitë dhe eventualisht të përmirësohet. Kjo realizohet përmes programevepërkatëse të analizës dhe simulimit.Tërë kjo punë kryhet me përkrahje të kompjuterit të quajtur Computer AidedEngineering-CAE. Një mënyrë mjaft e përhapur që shfrytëzohet këtu bazohet nëmetodën e elementeve të fundme-FEM.Në fig.1.2. janë paraqitur hapat tipik të cilët duhet kaluar gjatë zhvillimit tëproduktit dhe ndërrimeve të konstruksionit. 10
  11. 11. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti Fig. 1.2. Fazat e zhvillimit të produktit dhe ndërrimet e konstruksionit 3. EFEKTI I RACIONALIZIMIT PËRMES FUTJES SË CAD-SISTEMEVE NË PROJEKTIMQë të mund të çmohet efekti i racionalizimit me futjen e CAD-sistemeve, duhet qëveprimtaritë e projektimit të analizohen rrënjësisht. Duhet të përcaktohet qartë,se cilat veprimtari mund të ndihmohen nga CAD-sistemet dhe cilat jo [1,2].Rekomandohet, që analiza të bëhet madje për secilin bashkëpunëtor veç e veç;përmes kësaj mund të caktohet me saktësi, se kush mund të punoi me efektivitetme CAD-sistemin. Rezultatet e analizës natyrisht janë të ndryshme, për çdoprojektues nga ndermarrja në ndermarrje. 11
  12. 12. PUNIM DIPLOME Mustaf AhmetiShembull 1: PUNËT PA REDUKTIM KOHOR PJESËMARRJA KOHORE (SI SHEMBULL) Kërkimi i zgjidhjeve të reja teknike 15% Kontrollimi 5% Komunikimi me bashkëpunëtorët tjerë 10% Përpunimi literaturës profesionale (studimi) 6% Veprimtaritë që mund të shpejtohen Llogaritjet teknike 8% Krijimi i vizatimit 40% Kërkimi i informatave(bankave të të 4% dhënave) Përpilimi i listave të pjesëve 5% Kërkimet në vizatimet që janë në dispozicion 3% Pëpunimi i raporteve të eksperimeneteve 4% laboratorike.Veprimtarive të cilat mund të shpejtohen me aplikimin e CAD-sistemeve, iushoqërohen faktorë të caktuar të shpejtimit. Ekzistojnë vlera të përgjithshmeorientuese që mund të fitohen nga ofertuesit e CAD-sistemeve, respektivisht ngaliteratura profesionale.Supozimet:Me aplikimin e CAD-sistemeve, vizatimet teknike mund të krijohen dy herë (2x)më shpejtë, llogaritjet teknike mund të kryhen tetë herë (8x) më shpejtë.Çka mund të nxjerret nga kjo analizë?Krijimi i vizatimit në vend të 40% pjesëmarrje kohore, kërkon vetëm 20%. Tekllogaritjet teknike kursehet 7% pjesëmarrja kohore. Prandaj, puna e përgjithshmebie nga 100% në 73%; respektivisht për kohë të njëjtë mund të arrihet 27% mëshumë efektivitet.Për të bërë çmuarjen e shpejtimit të punës përmes CAD-sitemit tek veprimtaritëme redukim kohor, duhet që po ashtu këto veprimtari të hulumtohen mësaktësisht. Këtu mund të konstatohet, se ka po ashtu veprimtari, të cilat me CAD-sisteme mund të kryhen jo më shpejt, por madje më ngadal. (thënë të vërtetënkjo varet nga CAD-sistemi). 12
  13. 13. PUNIM DIPLOME Mustaf AhmetiShembull 2: Analiza e krijimit të vizatimit FAKTORI I PJESËMARR- VEPRIMTARITË PJESËMARR SHPEJTIMIT TË JA KOHORE JA KOHORE VEPRIMTARIVE E REDUKTUAR Vizatimi i objekteve të reja (pa dimensione 20% 1 20% dhe vijëzim) Shfrytëzimi i përparësive të 20% 10-20 2%-1% përsëritjes Vizatimi i varianteve 20% 1-20 (varësisht 20%-1% nga numri) Dimensionimi dhe mbishkrimi 15% 1-5 15%-3% Vijëzimi 5% 5 1% Ndryshimet në vizatimet e vjetra 10% 1-5 10%-2% Veprimtaritë tjera 10% 1 10% 100% 80%-39%Veprimtaritë duhet të definohen, që të mos e mbulojnë njëra tjetrën. 13
  14. 14. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti KAPITULLI II 1.DIZAJNI INDUSTRIAL 1.0. HYRJETermi dizajn është shumë i popullarizuar në përdorim dhe i referohet njëparaqitjeje estetike të një objekti. Ne shpesh flasim për rroba të dizajnuara dhevetura të dizajnuara bukur. Prandaj, përmban çdo veprimtari krijuese-formuese.Dizajneri është një formues, me çfarë kuptohet dizajnimi ose shënimi.Fjala dizajn rrjedh nga fjala latine designare, çka do të thotë: caktoj, emërtoj,tregoj, konstruktoj, planifikoj, vizatoj, formoj, shpik, dizajnoj.Dizajnimi inxhinierik i përgjigjet dizajnimit të pajisjeve, produkteve dhe sistemevetë një natyre inxhinierike siç janë: motorat, makinat, veglat dhe instrumentet.Dizajni industrial (vizatimi, projektimi, planifikimi, qëllimi, formimi, konstruktimi)shtrihet në një mori disiplinash shtesë, të koordinuara për bashkëpuniminterdisiplinar.Dizajnimi mund të nënkuptojë të gjitha proceset e konceptimit, sajimit, vizualitetit,llogaritjeve, rafinimit dhe specifikim të detaleve të cilat përcaktojnë formën e njëprodukti.Dizajnimi në përgjithësi fillon me një nevojë ose kërkesë, ose në mënyrëalternative me një ide. Ai përfundon me një komplet vizatimesh ose reprezentimekompjuterike dhe informatave të tjera të cilat mundësojnë që produkti të mund tëprodhohet dhe të përdoret.Këtu dizajni është i definuar si ”aktivitet total i nevojshëm për të furnizuar njëprodukt apo proçes, t’i përshatet nevojës së tregut” . 1.2. VEPRIMTARITË NË DIZAJNIN INDUSTRIAL 14
  15. 15. PUNIM DIPLOME Mustaf AhmetiDizajnimi industrial përfshinë të gjitha veprimtaritë, që synojnë një mjedis(ambient) të organizuar në mënyrë të arsyeshme dhe dinjitoze për njerëzimin(humane). Ato veprimtari çdoherë duhet të orientohen kah nevojat reale tënjerëzve, për të qenë të dobishme.Punët (të arriturat) specifike të lëmisë të dizajnuesit industrial janë: • duke i marrë parasysh faktorët përcaktues të produktit, ta shpie paraqitjen e një produkti industrial në cilësi të pavarur të formës.Ky veprim bën që të krijohen produkte, të cilat në shprehjen e tij formale ipërgjigjen organizimit të tij të brendshëm (programi i funksionit, vënia e cakut,synimit, shfrytëzimit), që para se gjithashë nuk e marrin formën e saj nëpërmesrepertoarit formal dhe të vënë.Të arriturat e realizueshme nga dizajnimi industrial për industri, janë:Diferencimi ndaj konkurencës, nëpërmes cilësisë së formës, të bëhet identifikimimë karakteristik dhe më i qartë i vetive të produktit dhe të pozicionimit mëpregnant në treg. Puna e kualifikuar e dizajnimit shpie në raste më të mira tëshitjes dhe në profilimin e cilësisë së uzinës (ndërmarrjes).Shfrytëzuesit, puna e mirë dizajnuese i sjell: satisfaksion të nevojave themeloreestetike; identifikim personal e në këtë mënyrë edhe raporte më të afërta meambientin; shfrytëzim më të pasur dhe më të lartë të produktit me vlerashfrytëzuese; përshtatje më të mirë të elementeve formuese(ndërtuese) dhe tëfunksioneve ndaj njeriut, nëpërmes mundësisë së pasqyrimit dhe shërbimeve tëmirësjelljes. 1.3. DIZAJNIMI ME LAPSKur ka ndonjë problem për t’u zgjidhur, duke menduar me penë ose laps dhe njëletër dore, mundëson rendimente shumë më të larta se sa pa këto vegla.Shumica e njerëzve kanë vërejtur se idetë më të mira duket se treten, prandajështë e rëndësishme që ato ide të zihen shpejt, kur ato befas shfaqen. Trurimund të jetë pranues si një njësi deponimi, por është shumë selektues dhe ipabesueshëm, meqë lehtë harrohen. Lapsi dhe letra janë të pakrahasueshëme,kur vie puna e shpejt tek zënia e ideve. Prandaj, është shumë me rëndësi qëvazhdimisht të jenë për dore veglat e vizatimit.Të mendosh aktivisht për një problem të dizajnit industrial, bëhet në mendjen evetëdijshme; pas së cilës mendja e ndërdijes do të vazhdojë së punuari nëproblemet e dizajnit, në qoftë se nuk janë gjetur zgjidhjet. Nënvetëdija do tëpunoj rëndë, që të gjejë zgjidhje të vlerëshme pa vëmendje të shtuar të vetëdijes.Zgjidhjet e arritura shpeshherë vijnë në situata të qeta, si p.sh. gjatë ngasjes sëveturës, duke shikuar TV-në, në shtrat, duke shetitur nëpër kopsht, etj. Në tëgjitha rastet e tilla një penë apo laps dhe një letër do të ndihmojnë të mbahen nëmend zgjidhjet.Lapsi i ndihmon trurit gjithashtu për të qenë kreativ, sepse duke e shikuar atë që 15
  16. 16. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmetie sheh syri, fillojnë proçeset bashkëshoqëruese dhe ide të reja vijnë në mendje.Lëvizjet e duarve duke skicuar edhe mendjes i jepin kohë për të menduar nënivel më thellë të zgjidhjes (solucionit), atëherë kur paraqitet vetëm punamendore. Përderisa lapsi është i thjeshtë dhe lëvizja e dorës shkon në mënyrëreflektive, e tërë koha trunore mund t’i kushtohet zgjidhjes kreative të problemit.Duke i përdorur veglat tjera, si tastaturën e kompjuterit ose miun, ose ndonjëmjet për prerjen e modelit, do të thotë se një pjesë e madhe e trurit duhet të jetë imësuar që të koordinojë muskujtë e hollë që të kryhen gjërat siç duhen.Në qoftë se një fjalë çelës, një vizatim, një pamje ose një ide është shënuar nëletër, idea tjetër(vijuese) menjëherë mund të përpunohet dhe të shënohet, ekështu me radhë. Sa më të vogla që janë vizatimet dhe shënimet, aq më shpejtdora mund t’u përgjigjet ideve vijuese. Sa më shumë ide që janë të skicuara nëletër, aq më shumë ide do të vijnë, kur idetë e dukshme do ta forcojnë tëmenduarit që të kërcejnë në mes të shkallëve të reja, duke krijuar gjithnjë ide tëreja. Kjo është krejt ndryshe tek përdorimi i kompjuterit dhe është me vlerë tërëndësishme në proçesin kreativ të dizajnerit industrial.Dizajnerët më të njohur, p.sh. e fillojnë punën e tyre të konceptit në përgjithësiduke bërë shumë skicime në letër dhe çdo fletë e mbushin komplet.Kur një prodhim i ri është duke u zhvilluar, është jashtëzakonisht me rëndësi qëtë skicohet shumë. Sa më i mirë që është cilësia e skicimit(dmth. proporcionet esakta dhe raportet në mes të pjesëve), aq më shumë ndihmë do të ketë syri,duke e cytur(ngacmuar) trurin që të jetë sa më kreativ. 1. 4. DIZAJNI DHE KOMPJUTERIKompjuteri veçmë ka pasur ndikim të madh në dizajnin inxhinerik dhe ky ndikimmund të pritet që të zgjerohet. Deri tani kontributet kryesore të kompjuterit kanëqenë në shkallë detajesh ku përdorimi i tij po bëhet përherë i përgjithshëm. Nëuzina që prodhojnë një numër të madh dizajnesh, shpesh ndryshojnë vetëm pakparametra në specifikacion, shumë prej punëve janë kryer nga kompjuterët.Dizajni përmban kryesisht vendosjen se çfarë madhësie e formës, lamelëstandarde etj., do t’i takojnë specifikacionit me shpenzime më të ulëta dukepërcaktuar dimensionet kryesore. Kjo kryhet nga kompjuteri. Tani kompjuteri nukkryen vetëm llogaritjet, por, gjithashtu edhe parapërgatitjet e prodhimit, si dhe tëinstruksioneve për makina që prodhojnë shumë pjesë.Një aspekt i rëndësishëm komercial i këtyre zhvillimeve është shpejtësia dhebesueshmëria me të cilat tenderët mund të bëhen dhe mund të ofrohen afatet eshkurtëra të dorëzimit. Ka një numër të këtyre komponenteve kryesore të kryeranga prodhues specialistë në një bazë të dizajnimit dhe të furnizimit, të cilattrajtohen kështu: motorët elektrik, shndërrues të nxehtësisë, pompa etj.Kompjuterët në këtë mënyrë janë përdorur për një kohë të gjatë në 16
  17. 17. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmetianijendërtimtari dhe dizajnim, në punishte ku ka shumë detale rutinore dheprograme për prodhimtari të kontrolluara nga kompjuteri. Konstruktimi mendihmën e kompjuterit i produkteve po bëhet ligj çdokund. Por, puristi do tëkundërshtojë më tej që këto nuk janë dizajne dhe sigurisht jo dizajnekonceptuale. Kompjuterët ende nuk kanë arritur shkallë në të cilën ata mund tëkontribuojnë në procesin gjenial të dizajnit. Ndërkaq dizajneri modern eshfrytëzon kompjuterin për kryerjen e llogaritjeve me të cilat udhëheq punën e tij.P.sh. Metoda e elementeve të fundme në kohën e sotme, është mënyrë rutinoree analizës së sforcimeve, përveç strukturave më të thjeshta ose më së paku tërëndësishme në inxhinierinë mekanike.Dizajnimi i një karoserie të veturës, mund të bëhet nga vizatimi i dizajnerit, ngaidea e tij e menduar fillestare, duke u bazuar në përvojën e tij, çfarë pastajanalizohet. Në qoftë se është tepër fleksibile dhe e tejsforcuar, atëherë dizajnerido të bëjë ndryshime, analizat do të përsëriten e kështu më tutje. Ka programenë të cilat skicat automatikisht justifikohen që të takojnë kërkesat e nevojshmedhe të minimizojnë punën, por këto janë kufizuar për ndryshime normale, të cilatnuk e ndryshojnë planin standard.Krahas analizës së sforcimeve, ka shumë fusha tjera të shkencës inxhinierike, kukompjuteri i sjell mbështetje të afërt brenda dizajnimit, ndryshime në mënyrëiterative, kështu që ai shumë shpejt mund të kuptojë efektin e ndryshimeve (fig.1& 2). IDEA SKICAT DHE Faktorët ndikues LLOGARITJET ITERACIONET VLERËSIMI ZGJIDHJA PËRFUNDIMTARE Fig. 1. Përceptimi tradicional dhe familjar i “sajuesit” të dizajnit Faktorët ndikues NJOHJA E NEVOJAVE 17
  18. 18. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti DEFINIMI I PROBLEMITFaktorët ndikues Iteracionet SINTEZA ANALIZA DHE OPTIMALIZIMI VLERËSIMI TREGU Fig. 2. Procesi i dizajnitPrandaj, është me rëndësi të shfrytëzohen kompjuterët arsyeshëm, vetëmatëherë kur ato ofrojnë përparësi të qarta, e të përdoren vegla të tjera, kur atoofrojnë përparësi. Aq më tepër është me rëndësi të dihet se si të kombinohetshfrytëzimi, të rritet kreativiteti, funksionaliteti, cilësia, vlera subjektive dhe bilevlera neto. 18
  19. 19. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti KAPITULLI III 1. ROLI I DIZAJNERIT NË DIZAJNIN E PRODUKTIT INDUSTRIAL 1.0. HYRJEDuke u bazuar në zhvillimin e të arriturave të sotme, në shumë fusha shkencore,mund të konkludohet se njerëzimi ka hyrë në civilizimin industrial para dyshekujve, respektivisht në zhvillimin ekonomik, i cili bazohet në prodhimeindustriale serike dhe tregun masiv. Prej asaj kohe, prodhimet të cilat janë krijuarnga zejtarët, i zëvendësojnë prodhimet të cilat realizohen në rrugë tëprodhimtarisë industriale, kurse diturinë e zejtarëve e kanë zëvendësuarinxhinierët, dizajnerët, ekonomistët dhe ekspertët tjerë me arsimim të lartë.Definitivisht, me themelimin e shkollës Verkbund (Ëerkbund, në vitin 1907) dheBauhaus(në vitin 1919), e cila ka pasur për qëllim arkitekturën moderne, njëheritkonsiderohet si iniciatore e dizajnit industrial. Dizajneri fillon të punoj së bashkume inxhinierë dhe ekspertë të tjerë, si partnerë të tij të afërt, në punën ekipore,dhe kjo vazhdon deri në ditën e sotme.Sipas mendimit të Ken Baynes, dizajni industrial si aktivitet kreativ paraqetrezultat të drejtpërdrejt të specializimit në industri, kurse industria është bazë eproporcionit të shoqërisë masovike[1]. 1.1. ESENCA E DIZAJNIT INDUSTRIALPër t’a shprehur në këtë mënyrë vlerën dhe esencën e dizajnit industrial, është enevojshme që në mesin e caktuar shoqëror të sigurohen kushtet, e nga kjofillohet me supozimet themelore: • Ekziston nevoja njerëzore për shfrytëzimin e dizajnit të mirë në hargjueshmëri masovike në shoqëri dhe në tërësi. • Ekziston mundësia e invencionit për të nxjerrë në shesh prodhime të reja, duke shfrytëzuar zgjidhje të madhe të materialeve dhe metodave teknologjike. • Vënia e klimës së dëshirueshme në shoqëri për punë të plotë kreative të dizajnit industrial në mesin prodhues dhe në tërësinë shoqërore. 19
  20. 20. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti 1.2. PËRMBAJTJA E DIZAJNIT INDUSTRIAL SI DISIPLINË KREATIVEKur flitet për përmbajtjen e dizajnit industrial duhet pasur kryesisht parasyshpikëpamjet, që dizajni ndustrial si disiplinë kreative nuk ka asgjë të përbashkëtme zbukurimin artificial ose kryesisht me ndryshimin e formës dhe pamjes sëjashtme të produktit. Gjithashtu, nuk i përgjigjet realitet të vërtetë të dizajnitindustrial që përmbajtja e tij dhe cilësia të reduktohet vetëm në estetikë tëproduktit.Në këtë pikëpamje ekzistojnë jokuptueshmëri të shpeshta, të cilat e dëmtojnëafirmimin e vlerës së vërtetë në fushën e dizajnit industrial dhe metodës së drejtëtë aplikimit dhe praktikimit të dizajnit në produkt.Meqë dizajni industrial është i lidhur kryesisht për prodhimtarin serike dheprodhimin masiv dhe për tregun masiv, kjo duhet t’i plotësojë shumë kërkesa tëcilat gjenden në korelacionin e përbashkët dhe në varshmëri, shpesh në mes vetiplotësohen, ashtu që është vështirë të tërhiqet një paralele e ashpër në mes tëkomponenteve të cilat e përbëjnë një produkt si të mirë për dizajn. Gjatë kësajnjeriu me të gjitha format e tij fizike, psikike, sociale, materiale dhe forma tjera,gjendet në mes të këtyre kërkesave dhe komponentet në te duhet të jenë tëpërshtatura cilësisë së dizajnit të produktit.Në këtë kuptim, dizajni industrial mund të konsiderohet si përzierje e shumëfaktorëve, të cilët janë të përfaqësuar në një prodhim në raporte dhe proporcionetë ndryshme të varura prej llojit të produktit.Për këtë dizajni i mirë i produktit si vlerë dhe cilësi e caktuar nuk është konstant,por variron i realizuar që të plotësoj synimet dhe kërkesat e përcaktuara siprodhuese ashtu edhe të tregut.Dizajni i mirë arrihet vetëm atëherë, nëse janë vënë kërkesat e përfaqësuara nëproporcion të drejtë.Kërkesat themelore dhe komponentet e dizajnit industrial si cilësi të prodhimitjanë: • Tekniko-teknologjike • Ekonomike • Ergonomike • EstetikeRaportet e përafërta dhe përfaqësimi i elementeve formative (ekonomiciteti,funksionaliteti, teknologjia, ergonomia, estetika) tek disa produkte industriale(diagrami 1, 2 dhe 3): 20
  21. 21. PUNIM DIPLOME Mustaf AhmetiDiagrami 1. Mjetet për punë(makinat vegëla) 40 20 0 Ekon Funk Tekn Erg Estet Series 40 20 20 o15 5 1Diagrami 2. Mobiliet 40 20 0 Ekon Funk Tekn Erg Estet Series 30 30 15 o10 25 1Diagrami 3: Objektet e përdorshme prej xhami dhe porcelani 50 0 Eko Fun Tek Erg Est Series 20 15 10 5 50 1 21
  22. 22. PUNIM DIPLOME Mustaf AhmetiQë të arrihet harmonia dhe proporcioni i drejtë në pikëpamje të përfaqësimit të tëgjitha kërkesave, dizajnin industrial si aktivitet kreativ e karakterizoninterdisiplinariteti gjatë rrjedhjes së koordinimit të plotë të të gjitha proceseve nëkuadër të sistemit organizativ të uzinës punuese dhe i ashtuquajturi mendim ivarur i pjesëmarrsve në punën ekipore, çfarë pamundëson çdo izolim dheparcialisht si zgjidhje të ngushtë profesionale të disa problemeve dhe detyravenë tërësi. 1.3. DEFINICIONI NDËRKOMBËTAR I DIZAJNITNë deceniet e fundit të shek. të kaluar, teoriticientët e dizajnit industrial nëshumë shtete të zhvilluara kanë ofruar kontribut të çmueshëm në bazë tëhulumtimeve vetanake dhe punës praktike në mesin e vet, që për së afërmi tësqarojnë domethënien e saktë të dizajnit industrial, si disiplinë krijuese, e cila nëmënyrë të veçantë është bërë fenomen në kohën në të cilën jetojmë.Megjithatë, me siguri mund të pranohet mendimi i Prof. Tomas Moldanit, ishrektor në Shkollën e Lartë të Dizajnit në Ulm (Gjermani), i cili definicion ështëpërkrahur edhe nga ana e organizatës ndërkombëtare të dizajnerëve industrialICSID.Ky definicion ka marrë aprovim ndërkombëtar dhe është pranuar edhe nga ana eshumë teoriticientëve të dizajnit të shumë vendeve të botës. Definicioni sipas Prof. Tomas Moldanit është: “Dizajni industrial është disiplinë qëllimi i së cilës është që të përcaktojë cilësitë formative të lëndëve prodhuese industriale. Këto cilësi formative e kyçin edhe formën e jashtme, por, në rend të parë lidhen me elementet strukturale dhe funksionale dhe raportet të cilat një sistem i shndërron në tërësi koherente si nga pikëpamja e prodhuesit ashtu edhe e shfrytëzuesit. Dizajni industrial përmbledh të gjitha aspektet e rrethinës njerëzore të cilat janë të kushtëzuara me prodhimtarinë industriale”. 1.4. DIZAJNI INDUSTRIAL SI AKTIVITET I EKIPIT MULTIDISIPLINARNë pikëpamje praktike dizajni industrial si aktivitet është pjesë e ekipitmultidisiplinar, i cili më së shpeshti është i përbërë prej ekspertëve për merketing,inxhinierëve dhe dizajnerëve industrial. Për të punuar në një ekip të tillë, seciliekspert duhet të jetë në gjendje për ta vlerësuar kontributin e të gjithë ekspertëvetjerë, në atë mënyrë që asnjëra palë të mos dominojë në procesin e zhvillimit tëdizajnit të produktit. 22
  23. 23. PUNIM DIPLOME Mustaf AhmetiProdukti i cili mund të kualifikohet si dizajn i mirë ofron kontribut të sigurt tëpërparimit të ekonomisë, duke e ngritur eksportin dhe duke e ulur importin,përparon produktivitetin e punës dhe drejtpërdrejt kontribuon që të rriten tëardhurat nacionale të vendit. Gjithashtu dizajni industrial ka domethënie përpërparimin e kulturës së përgjithshme të njerzëve punues dhe të qytetarëve dhezhvillimin e humanitetit dhe raporteve në mesin punues, si një prej faktorëve tëkulturës së punës, posaçërisht në kushtet e drejtpërdrejta të punës.Aplikimi i metodës dhe i praktikës së dizajnit industrial, si vepër krijuese të punëszhvilluese-hulumtuese, rritë vlerën e materialit të futur dhe vet tregun e vlerësprodhuese.Si displinë krijuese dizajni industrial nuk mund të rangohet kryesisht në sferën eekonomisë, artit ose shkencës, sepse përmban shumë elemente të lidhura dhepërmban këto dhe fusha tjera.Për këtë trajtimi interdisiplinar dhe multidisiplinar i dizajnit industrial dhe vetëprocesit të zhvillimit të dizajnit të produktit, është i vetmi parim i rregullt. Njëtrajtim i tillë kërkon prezencë integrale të shumë disiplinave shkencore dheaplikimin e punës shkencoro-hulumtuese në vetë procesin e zhvillimit të dizajnittë produktit. 1.5. DIZAJNERI INDUSTRIAL 1.5.1. Dizajneri industrial si profesionistNëse konsiderohet dizajneri industrial si porfesionist në tërë angazhimin e tij nëprocesin e zhvillimit të dizajnit të prodhimit dhe zhvillimin e prodhimtarisë nëtërësi, kontributi i tij përbëhet prej sintezës së përgjigjjeve të lartshënuara, e cilado të krijohet në mes të tjerash nën konditat si: 1. Kujdesi i tij, vlerësimi dhe rivlerësimi janë komplekse. Fjala është për hulumtim dhe gjetje të një strukture dhe forme të tillë, e cila do të ketë vlerën e vet të formës plastike dhe komunikative. Dizajneri ka përparësi ndaj ekspertëve tjerë në kuadër të punës ekipore, çfarë mund të vlerësojë të gjitha rrethanat nga largësia dhe maksimalisht të objektivizoj. 2. Në hyrje të problemit as si teknik, as si ekonomist, psikolog ose esteticient. Detyra e tij është që të mendoj dhe të veproj nga pozita e ekspertit, por, si njeri dhe në emër të vet. Ideja e udhëheqjes në punën e dizajnerit duhet të jetë njeriu si shfrytëzues i produktit, sepse shpesh siç theksohet, tërë atë që dizajneri e krijon, i është dedikuar njeriut. 3. Kuptimi i hulumtimit dhe të menduarit e dizajnerit, duhet të fokusohet në atë që nëpërmes të shumë mundësive tjera dhe teknike, të cilat i ka në dispozicion të kënaq nevojat e njerëzimit, kushtet e jetesës, të cilat duhet të jenë më të mira dhe më të rehatshme, si në kuptim nacional-intelektual, ashtu edhe estetik. Shumë shpesh për t’i plotësuar këto kushte dizajneri 23
  24. 24. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti paraqet shfrytëzuesin e ardhshëm fizik, në shqyrtimet të cilat udhëhiqen në kuadër të ekipit kreativ gjatë procesit të zhvillimit të dizajnit të produktit. Ky është shkak më tepër për integrim dhe pjesëmarrje të përhershme të dizajnerit gjatë procesit të zhvillimit të produktit. 4. Në pikëpamje të vet kreativitetit duhet të jetë në gjendje të krijojë zgjidhje harmonike, e cila do t’i kënaqë edhe pikëpamjet dhe ambiciet vetanake, ose edhe pikëpamjet dhe ambiciet vetanake, por edhe kërkesat, nevojat dhe kushtet e prodhimtarisë dhe tregut. Ajo çfarë paraqet ndryshim në mes të dizajnit të përkryer dhe atij i cili është i zakonshëm ose mesatar, është veçoria e sendërtimit të të menduarit dhe të kritikuarit, shëndritë sajimin dhe mendjen vezulluese, çfarë e karakterizon dizajnerin më të mirë. Kreativiteti nuk lajmërohet vetëm si shkak i të menduarit logjik, por ai kërkon intuitën, imagjinatën dhe talentin, pranë përvojës së domosdoshme profesionale.Në mes të karakteristikave themelore të dizajnerit industrial, si profil i ekspertit,duhet theksuar si në vijim: 1. Dizajneri vëzhgon formën para se të krijohet, respektivisht deri sa është procesi i zhvillimit të produktit të ri akoma në fazën e definimit ideor të konceptit themelor. 2. Kreativitet i dizajnerit do të thotë aftësi që me invencionin (sajimin) vetanak të vjen deri te propozimi dhe zgjidhja, e cila do të paraqet formë të re dhe identitet vizuel të produktit. 3. Posedimi i imagjinatës, çfarë nënkupton, se është në gjendje duke iu falenderuar aftësive të veta për vizualizim veç në fazat e para të procesit të zhvillimit të dizajnit, që anëtarëve tjerë të ekipit t’iu demonstrojë karateristika themelore të konceptit të ri të dizajnit. 4. Me arsimim dhe talent, dizajneri duhet të jetë në gjendje që të aplikojë, respektivisht të parasheh teknologjinë që ka në dispozicion në prodhimtari dhe të krijon produkt të atillë, i cili pa angazhim të madh dhe të jashtëzakonshëm të pajisjeve dhe mjeteve të punës, të prodhojë me sukses dhe në kuadër të aftësive ekzistuese tekniko-teknologjike dhe kadrovike të uzinës punuese. 5. Sajimi i dizajnerit është i shprehur edhe në vetinë, se, është në gjendje që të parashikojë nevojën për ndryshim dhe përmirësim (për të mirë), në pikëpamje të disa vetive të produktit. 6. Dizajneri është i aftësuar që në punën e tij të shfrytëzojë disa mjete të shprehjes, siç janë: ngjyra e formës, dimensionet etj., me qëllim të krijimit të produktit, i cili do të ketë vlerë estetike natyrale, dhe në këtë mënyrë të krijojë konceptin e formës, i cili do të jetë i veçantë, logjik dhe i 24
  25. 25. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti kuptueshëm. Me qëllim të realizimit me sukses të të gjitha punëve dhe detyrave të punës, të cilat përcjellin dhe zgjidhen gjatë procesit të zhvillimit të dizajnit të produktit, dizajneri industrial duhet të posedoj dhe të shfrytëzoj me siguri shumë dituri, metoda dhe teknika të punës, si koncepte të metodave shkencore, ashtu që të jetë i aftë që praktikisht të shfrytëzoj të gjitha informacionet dhe të dhënat, para se ti afrohet punës konkrete për dizajnimin e produktit.Për këtë, dizajneri industrial duhet të posedoj cilësitë vijuese: • Aftësinë e ofrimit të metodave - mendimin për hulumtim sistematik, vlerësim dhe mënjanim, programim dhe analizë të të gjithë faktorëve formativ të dizajnit, siç janë: o Funksionaliteti o Estetika o Kërkesat e tregut o Kërkesat ergonomike etj. • Kulturën teknike - shkallë të mjaftueshme të diturisë teorike dhe përvojë të drejtpërdrejt praktike nga fushat e disiplinave tekniko- teknologjike. Gjatë kësaj duhet pasur parasysh, që materialet dhe procesi i prodhimtarisë industriale pranë teknologjisë korresponduese, të krijojë bazë potenciale për çdo aktivitet imagjinues në dizajn. • Njohje të shkencave organizative - fakti që dizajneri aktivisht të merrë pjesë dhe të veproj në kuadër të uzinës punuese, josh nevojën për të qenë i njohur me parimet themelore dhe kërkesat e organizimit të prodhimtarisë bashkëkohore. Kjo nënkupton njohjen e procesit në uzinën punuese, si funksion dhe aktivitet i vënë organizativ. • Njohje të kushteve ekonomike - nuk ka kurrfarë dyshimi se në vetë konstituimin e produktit, në vetitë e tij tërësishme, është i parapërcaktuar fati i vet produktit. Qëllimi i dizajnit industrial si proces krijues është që të definojë produktin i cili do të siguroj pranim në treg pa investim të madh të mjeteve, çfarë një produkt i tillë duhet sipas çmimit të vet të shitjes, të mundësoj plasman të gjërë dhe të ardhura të kënaqshme për uzinën punuese. • Aftësi kumunikimi - shkathtësia e orientimit, sqarimit dhe paraqitjes së problemit dhe zgjidhjes nëpërmes rrugës verbale dhe vizuele, siç janë skicat, ilustrimet, vizatimet, grafikët, modelet, maketat e të ngashme, kontribuon komunikimin më të suksesshëm të dizajnerit me anëtarët tjerë të ekipit me të cilët bashkëpunon, si dhe në kontaktet me organet udhëheqëse me rastin e sqarimeve të 25
  26. 26. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti domosdoshme të ideve dhe projekteve, verifikimeve e të ngjashme. KAPITULLI IV 1. ROLI I FAKTORËVE NË ARSIMIMIN E DIZAJNERIT INXHINIERIK 1. 0. HYRJEPikënisja jonë është modeli gjeneral i sistemit transformativ (fig. 1.). Nga kymodel i përgjithshëm mund të fitohen dy modele më specifike për elementetkryesore përbërëse të arsimimit të dizajnit inxhinierik. Fig.2. paraqet sistemingjeneral, kurse fig. 3. paraqet procesin e mësimdhënies dhe të mësuarit. 1.1. DIZAJNIMIDizajnimi i një sistemi (fig.1.) është një proces që duhet të fillojë me informata tësjellura nga klientët lidhur me nevojat, kërkesat dhe detyrimet që ata ia caktojnësistemit (procesit dhe/ose produktit) për t’u dizajnuar. Dalja zakonisht duhet tëjetë përshkrim i plotë i sistemit të dizajnuar, kështu që ai mund të manufakturohetdhe/ose të implementohet. Kjo, nën inxhinieringun konkurent duhet të përfshijënjë përshkrim të sistemit manufakturues (procesi dhe projektet ) të nevojshëmpër prodhim. 26
  27. 27. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti Fig 1. Modeli gjeneral i procesit transformativProcesi i dizajnimit përfshin aplikimin e ciklit të përsëritur të hapave për zgjedhjene problemit që të arrihet progresi në transformimin e të hyrave të tëra. Kytransformim është shkallë-shkallë përsëritës dhe rekursiv. Çdo hap i këtillë krijonnjë masë të progresit në një pjesë të problemit dhe zgjedhjes së tij të propozuar. Fig. 2. Modeli i procesit të dizajni Fig.3. Modeli i procesit të mësimdhënies dhe i të mësuarit për dizajnim 1.2. TEKNOLOGJIA E DIZAJNIMITTeknologjia e dizajnimit përbëhet nga zbatimi i një apo më shumë të atyreparimeve të disponueshme, metodave (duke përfshirë gjykimin, intuitën dhekreativitetin) dhe veglave operuese (duke përfshirë të dhëna heuristike) nëçdonjërën pjesë të hapit. (Në këtë shkallë të diskutimit, procesi i dizajnit mund të 27
  28. 28. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmetiduket i shpërndar-kjo është e paramenduar dhe e pranuar).Zbatimi i procesit të dizajnit është detyrë e operuesit të tij. Më e rëndësishmja ekëtyre operatorëve është njeriu-dizajneri inxhinierik.Dizajneri ndonjëherë vepron (punon) vetëm, por më shpesh si anëtar i një ekipidizajnues, anëtarët e të cilit mund të jenë shumëdisciplinar (dmth. çdonjëri menjë kompetencë (ekspertizë) të ndryshme nga fusha relevante e problemit)dhe/ose me një mori përgjegjësish të tjera në një uzinë (shoqëri), (dmth. dukevepruar më shumë si këshilltar).Çdo dizajner individual (ose anëtar këshillues i ekipit dizajnues) duhet të ketënjëfarë shkalle (niveli) të njohurisë lidhur me sistemet e dizajnuara (parimet eshkencave, mënyrat e efektit, e drejta patentuese, gjendja apo niveli i teknikës,në përgjithësi dhe hollësitë e asortimentit të vogël të produkteve të çështjesdirekte) dhe lidhur me proceset dhe metodat e dizajnimit (në përgjithësi dhe nëmënyrë specifike të aplikueshme për një ndërmarrje dhe një paletë produkti).Nëse këto dy aspekte të njohurisë janë gjerësisht të përvetësuara (nga njeriu),ne këtë e quajmë ekspertizë e aplikueshme në atë asortiment të vogël tëprodukteve, dhe aplikimi i tij kryesisht është intuitiv, duke përdorur ndjenjën,mirëkuptimin e kështu edhe gjykimin.Kreativiteti përbëhet prej krijimit të risisë dhe lidhjeve (lidhshmërive) (nëkontekstin e problemit) në mes elementeve të njohurive të tilla të përvetësuara.Disa prej kushteve për kreativitet veçmë janë hulumtuar.Në ekipe dizajnuese, ekspertiza individuale mund të ketë ndikim mbi problemin,por disa faktorë të tjerë ndërhyjnë. Ekipet më së miri funksionojnë kur anëtarët ibesojnë njëri-tjetrit dhe kanë përafërsisht status të barabartë, prandaj ështëshumë me rëndësi formimi i ekipit.Përparimi në dizajnim (duke zgjedhur për problem dizajnimin) kërkon krijimin eqëllimit (veprimit) të përbashkët brenda ekipit lidhur me problemin dhe mundësitëe zgjedhjes së tij. Nëse formimi i ekipit është tepër i suksesshëm, mund tëkrijohet një situatë (gjendje) e mendimit grupor, kur të metat në qëllimin/veprimine përbashkët më nuk përcaktohen (zbulohen) në mënyrë direkte.Sidoqë dizajnimi është bërë nga një individ apo nga një ekip, njëfarësistematizimi (kodifikimi i njohurisë duke abstrahuar, kategorizuar, etj.), zakonishtështë i rëndësishëm. Kjo duhet të mbulojë natyrën e qëllimeve dhe njohurive tëpërfshira në problemin dhe mënyrat e mundshme të modelimit të problemit dhesituatës së tij. Shkenca e dizajnimit jep një bazë për një sistematizim të tillë.Sistematizimi gjithashtu lejon një fushë (asortiment të veçantë të ekspertizës tënjë dizajneri të caktuar) për t’u zgjeruar duke e bërë njohurinë të transferueshmenë produkte dhe procese tjera e veçanërisht për të zgjedhur probleme të reja-inovacion.Operatori i dytë kryesor i dizajnimit është sistemi teknik, kompleksiteti i veglave, 28
  29. 29. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmetipajisjeve dhe mjeteve ndihmëse që dizajnerët mund të shfrytëzojnë për të bërëhapa në procesin dizajnues. Kjo përfshin lapsa, makina vizatimi, CAD stacionepunuese, tavolina etj., në dispozicion për dizajnerët gjatë punës së tij.Operatori i tretë kryesor është sistemi informativ. Ky përbëhet prej të dhënave,modeleve shkencore dhe heuristike, tavolinave, katalogjeve, listave, libravemësimore, etj., prej të cilave elementeve përkatëse mund të zgjidhen (dhe tëparaqiten) që të sillen (sigurohen) informata shtesë për dizajnim.Një aspekt (më i dukshmi) i këtij sistemi informativ është seksioni i njohurisë ilidhur(i afërt) me objektet, duke u marrë me fenomenin fizik, modeleve të tyrematematikore etj., zakonisht eksplicite dhe dokumentuese. Posaçërisht janë tërëndësishme këto pika të njohurive, të cilat shkencërisht janë hulumtuar dhe janëabstrahuar-shkencat inxhinierike.Në të shumtën e rasteve njohuria siç është prezentuar në shkencat inxhinierike,nuk është e aplikueshme në mënyrë të drejtpërdrejt për dizajnim, por format endryshme dhe aranzhimet e këtyre njohurive janë më shumë të aplikueshme.Aspekti i dytë i rëndësishëm është seksioni i njohurive në raport me procedurat,njohja e procesit të dizajnit, duke përfshirë teoritë dhe metodat e dizajnimit dhezhvillimin e njohjes së objektit; të përgjithësuara dhe të gjeneralizuara që të jenësa më të pavarura nga fusha e njohjes së objektit janë duke u aplikuar dheproduktet të cilat janë duke u dizajnuar.Për të aplikuar tek një problem i ri të dizajnit, procedurat e përgjithësuara duhettë adaptohen ndaj rrethanave specifike, situatës së dizajnit.Është e qartë që dizajnerët kanë nevojë që t’i koordinojnë këto dy aspekte tënjohurive dhe të informatave dhe t’i adaptojnë ato me gjendjen specifike tëdizajnit (ndërmarrja, grupi prodhues, problemet etj.), për të qenë në gjendje tëdizajnohet një sistem (një produkt).Gjithashtu duhet të jetë e qartë se çdo dizajner (me vetëdije ose me nënvetëdije)duhet të siguroj dhe në mënyrë progresive të përvetësoj disa prej këtyrenjohurive, gjatë arsimimit, dhe/ose gjatë përvojës në praktikë dhe në njëpikëpamje tjetër ose në mënyrë formale (me sqarim, dhe sipas mundësisë menjë bazë në teori) ose në mënyrë joformale duke përjetuar “përvojën”. Me anë tëkëtij procesi të përvetësimit arrihet që dizajnerët zhvillojnë intuitën, ndjeshmërinë,kreativitetin dhe gjykimin e tyre veçanërisht lidhur me llojet e produkteve që atajanë duke i dizajnuar.Gjatë dizajnimit individi do të thirret në njohurinë intuitive dhe në njohurin esistematizuar (që të dyja për njohuri për objektin dhe për njohurinë për procesin edizajnit), kur gjykimi i tij/saj drejton situatën përkatëse dhe ndeshet në atë kohë,nevojiten intuita dhe metoda sistematike dhe nuk reprezentojnë një konflikt.Kurdoherë që ndeshet një situatë e re, dizajnerët duhet të zbrapsen në njëaplikim të vetdijshme të një metode. Por, ata veçmë duhet të dijnë diçka lidhurme atë metodë, që ta mundësojnë përdorimin e saj, çfarë nga dizajnerët 29
  30. 30. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmetikërkohet që të jenë në gjendje që të mësojnë gjatë tërë jetës.Opretaori i katërt dhe kryesor është sistemi i menaxhimit, duke menaxhuarprocesin e zhvillimit të produktit (duke përfshirë gjendjet ndërlidhëse të produktit),prej të cilit dizajnimi është një pjesë vitale që të menaxhohet vet procesi i dizajnitdhe të menaxhohet ndërmarrja.Ky sistem është përgjegjës për sistemin e shpërblimit dhe të njohjes përdizajnerët, dhe ndikon fuqishëm në motivimin e tyre, vullnetin ndaj punësekipore, bashkëpunimit me funksionet tjera të ndërmarrjeve, etj.Ambienti në të cilin realizohet dizajnimi, gjithashtu ndikon në procesin e dizajnimitdhe përfundimisht edhe në cilësinë e dizajnuar të produktit të ardhshëm.Përshtatshmëria e cilësisë së produktit siç kuptohet nga konsumatori, rezultondrejtpërsëdrejti nga kjo cilësi e dizajnuar, të lidhur me cilësinë e prodhimtarisëdhe/ose implementimin e produktit. 1.3. ARSIMIMISistemi transformues “arsimimi” (mësimdhënia dhe mësimi) mund të analizohennë mënyrë të thjeshtë. Arsimimi për dizajn inxhinierik natyrisht do të duhej tëmbulojë faktorët e procesit të dizajnit të paraqitur më lart.Studentët hyjnë në procesin e arsimimit (fig.3.), me një shkallë të njohurive,vetive, shkathtësive dhe qëndrimeve (pra jo me një shkallë prej tabula rasa) dhelargohen me një shkallë tjetër (preferohet me gjendje më të mirë). Sikursestudentët ashtu edhe fusha e temave që do të mësohen, luajnë një rol vital.Përparimi i të mësuarit varet prej qështjes subjektive (njohurisë për objekt), fitimitprocedural dhe të metodave (njohuria e procesit) dhe një balansim ipërshtatshëm në mes të forcimit e shpjegimit teorik dhe relevancëseksperimentale në lidhshmëri me praktikën.Të mësuarit udhëheqet nga operatorët e vet dhe vetëm pjesërishëm varet ngamësimdhënia (gjithashtu mund të bëhet jashtë një ambienti të mësimdhënies)faktikisht në të shumtën e rasteve ndodh kështu.“Shkolla” është e pandashme nga individi (mëmimdhënësi dhe studenti, që të dyjanë operatorë humanë të procesit), nga grupi (edukativ, industrial ose social),mediat arsimore (prej shkumësit deri tek kompjuterët), sistemi informues (prejnjohjes lidhur me mësimdhënien dhe të mësuarit deri tek përmbajtja e bibliotekësetj.), nga menaxhimi arsimor dhe nga ambienti (fizik, social, kulturor, ekonomik,ekologjik etj.).Në fakt, është gabim të mendohet që “ne kemi“ përvoja, në kuptim që qenia jonëqëndron e vetme, përderisa lumi i përvojës rrjedh rreth nesh. Përvojat janë tëkonstruktuara nga ne, aq sa ato na ndodhin neve: 30
  31. 31. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti • skemat e të kuptuarit dhe perspektivat që ne i fusim në përdorim, për të caktuar domethëniet e ndodhive, fundamentalisht pasqyrojnë se si ne i përjetojmë[3].Mësimdhënia dhe/ose nxitja për të mësuar mbështetet nga teoritë dhe praktikat epedagogëve dhe didaktikëve, të cilët paraqesin teknolgjinë e procesitarsimor[2,3].Teoritë e tilla duhet të jenë ngusht të lidhura me psikologjinë dhe filozofinë.Për mësimdhënien(nxitjen për të mësuar) e proceseve të dizajnit inxhinierikpreferohet që mësimdhënësi të posedojë bazën e nevojshme teorike (si nënjohurinë për objektin-shkencat inxhinierike, etj.- ashtu edhe njohuritë përprocesin e dizajnit-shkencën e dizajnit) dhe është një dizajner me përvojëinxhinierike. Prandaj, mësimdhënësi i dizajnit duhet të ketë dy profesione:inxhinier/dizajner inxhinierik dhe edukator/mësimdhënës.Pedagogjia përbëhet nga forma e lashtë e përvojës (por në shumë raste ende tëpërdorshme), ku studenti vështron mjeshtrin (mësimdhënësin) në një tubim tëvogël grupor dhe është i konfrontuar me situata (gradualisht më të vështira) tëcilat ai/ajo duhet t’i zgjedhë në mënyrë të pavaruar (por, nën mbikëqyerjegradualisht të reduktuar).Mësimdhënësi nuk duhet të jetë domosdo “mësimdhënës i mirë”, por ështëkompetent në punën e tij/saj dhe nivelit të produktit.Zhvillimi historik i fushës së produktit merret parasysh, por jo domosdo nëmënyrë të kodifikuar. Është vështirë që të strukturohet niveli i njohurisë që duhettë përcjellet dhe të sigurohet një mbulesë e kënaqshme komplete. Kjo sqaronnevojën për një përvojë (psh. në një zeje), e cila zakonisht kërkon një afat kohorprej pesë viteve. Kjo gjithashtu tregon pse një inxhinieri të diplomuar i nevojitenprej rreth pesë deri dhjetë vite që të bëhet i aftë dhe kompetent si dizajnerinxhinierik, si me respektin ndaj njohurive për objekt të rrethit të tij/saj tëprodhimtarisë, me respekt ndaj proceseve të dizajnit ashtu edhe me respekt ndajvetive ndërpersonale (punë ekipore, bashkëpunim, koordinim, tejprofersionaleetj.).Brengosja për arsimimin formal (shkollimin), duhet që të reduktoj këtëkohëzgjatje deri në pjekuri, çfarë tani është i mundur për dizajnerët inxhinierik, nëqoftë se të mësuarit e tyre bazohet në shkencat për dizajnim. Kjo vërtetonnevojën që mësimdhënësi për dizajn të jetë kompetent në të dy profesionet, prapër dizajnim dhe për mësimdhënie.Pedagogjia dhe didaktikat e arsimimit për dizajnin inxhinierik duhet të merret nëkonsideratë dhe të koordinohet me të gjitha subjektet tjera(njohuria për objektdhe për progres). 31
  32. 32. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti 1.4. PROFILI I DIZAJNERIT INDUSTRIAL SI EKSPERTPër punë në veprimtarinë e dizajnit duhet të angazhohen ekspertë të atillë, tëcilët do të jenë mjaft kompetent, që krahas arsimimit të domosdoshëm, mepërvojë dhe prirje për punë të tillë, shpesh me sukses të zgjidhin probleme tëndërlikuara dhe detyra për prodhime të dizajnuara.Kështu në kuadër të kreativitetit kaq kompleks dhe hyrjes në zgjidhjen eproblemeve të dizajnit, dizajneri industrial duhet që rrugës së arsimimit vetanakshkencor, përvojës dhe talentit, që t’i integrojë këto funksione vijuese në dizajnine produktit, deri te i cili arrihet me punën ekipore të ekpertëve të specializimevetë ndryshme: • Fizike • Organizative • Ekonomike • Teknike • Psikike • Estetike • SocialeËshtë vështirë për të definuar kufijtë e saktë në pikëpamje të përfaqësimit tëkëtyre funksioneve në një produkt, dhe kufijtë deri tek të cilët sillen disa ekspertënë kuadër të punës ekipore. Megjithatë, mund të thuhet se synimet dhepërgjegjësitë e dizajnerit industrial si ekspert janë që në procesin e zhvillimit tëproduktit të kujdeset për funksionet vijuese: • Fizike • Ekonomike • Psikologjike • Estetike • Sociale 32
  33. 33. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti KAPITULLI V 1. HYRJE NË AutoCADAutoCAD-i është një program aplikativ që shërben në shumë lëmi, si nëmakineri, ndërtimtari, arkitektur, gjeodezi dhe shumë lëmi tjera të teknikës dhedizajnit modern.Ky program mundëson punë më të lehtë, të shpejt, precize si dhe arkivimin,kërkimin (qasje të shpejtë) në dokumente të punuara më parë si dhekombinimin e punimeve në mënyrë të lehtë, gjë që na e lehtëson punën si dheshkurton kohën e punës. Ekzistojnë programe të ndryshme të dizajnimit, por më i përhapur ështëAutoCAD 2000, 2002, 2004, 2006.AutoCAD-i aktivizohet në disa mënyra, këtu do të përmendim disa prej tyre:1. Aktivizimi përmes ikonës në desktop,2. Aktivizimi përmes menys ngritse start-program-AutoCAD,3. Aktivizimi përmes hapjes së ndonjë dokumenti të ruajtur në ndonjë folder. Mënyra e parë Mënyra e tretë Mënyra e dytë Fig. 1.1 Aktivizimi i AutoCAD-it 33
  34. 34. PUNIM DIPLOME Mustaf AhmetiPas aktivizimit të autoCAD-it në monitor na paraqitet dritarja që do të shofimnë fig1.2 3. Fletë me kornizë 4. Magjistari 1. Hapja e dokumenteve 2. Fletë e re e punës Fig.1.2.Dritarja për hapje të ndonjë dokumenti (1) fletë e re e punës (2) fletë me korniz (3) magjistari (4)Pasi që kemi zgjedhur njërën nga mënyrat atëherë klikojmë mbi butonin OK dhena paraqitet dritarja e re e dialogut si në fig. 1.3. Klikojmë këtu për setimin e fletës së punës Fig. 1.3 Zgjedhja e mënyrës së setimit të fletës së punë 34
  35. 35. PUNIM DIPLOME Mustaf AhmetiNë këtë dritare përcaktohemi për quick setup dhe pastaj shypim butonin OKku na paraqitet dritarja si në fig.1.4. Fig.1.4 Dritarja për zgjedhjen e njësiveNë këtë dritare përcaktohemi për njësit dhe pastaj e miratojmë me next, ku nëvazhdim paraqitet dritarja si në fig 1.5, ku në këtë dritare zgjedhim dimenzionete fletës së punës ku kemi mundësi të zgjedhim formatet A4=210x297,A3=297x420,A2=420x594, A1=594x841, A0=841x1189, etj. Fig.1.5. Zgjedhja e dimenzioneve të fletës së punës. 35
  36. 36. PUNIM DIPLOME Mustaf AhmetiPas përcaktimit të njërit nga dimenzionet e lartëshenuara klikojmë finish dhe naparaqitet dritarja si në fig.1.6. Veglat për dimenzionim Menytë Veglat standarte Ashensorët Veglat pë vizatim Draiv Veglat për modifikim Kursori Sistemi Dritarja e kordinativ komandave Fig 1.6 Dritarja e vizatimitNë këtë dritare mund të rregullojmë veglat e punës të cilat na ndihmojnë nëpunën e mëtutjeshme. Zakonisht kutit e veglave i radhisim në dritare të punësnë mënyrë që më lehtë t’i shfrytzojmë. Kjo bëhet përmes menys rrëshqitseview pastaj në toolbars ku na paraqitet dritarja e dialogut si në fig.1.7.Pasi që kemi klikuar në katrorët para opcioneve në dritaren e vizatimit paraqitenkutit me veglat përkatëse. Fig.1.7 Zgjedhja e kutive të veglave përmes menys view pastaj toolbar. 36
  37. 37. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti 2. KUTITË E VEGLAVE 2.1. KUTIA E VEGLAVE PËR VIZATIM DRAW Vizatimi i vijës line Vizatimi i drejtzës construction line Vizatimi i vijave paralele multilane Vizatimi i shumë vijave polyline Vizatimi i shumkëndshave polygon Vizatimi i drejtkëndshit rectangle Vizatimi i harkut arc Vizatimi i rrethit circle Vizatimi i lakores spline Vizatimi i elipses ellipse Nxerrja e bllokut insert bllok Bërja e bllokut make blok Vizatimi i pikes point Kijzimi i vizatimit hatch Krijimi i regjioneve region Tekstet shumëradhshe multilane text 2.2 VEGLAT PËR MODIFIKIM (NDRYSHIM) MODYFI Komanda për fshirje ERASE Komanda për kopjimin e objekteve COPY Komanda për pasqyrimin e objekteve MIRROR Komanda për kopjimin paralel të objekteve OFSSET Komanda për shumzimin dhe shpërndarjen e objekteve ARRAY Komanda për bartjen e objekteve MOVE Komanda për rrotullimin e objekteve ROTATE Komanda për zmadhimin apo zvoglimin e objekteve SCALE Komanda për zgjatjen e objekteve STRETCH Komanda për zgjatjen e vijave LENGTHEN Komanda për shkurtimin e vijave TRIM Komanda për vazhdimin e vijave EXTEND Komanda për këputjen e vijave BREAK Komanda për rrëzimin e teheve CHAMFER Komanda për rrumbullakimine teheve FILLET Komanda pë zbërthimin e objekteve EXPLODE 37
  38. 38. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti 2.3.VEGLAT PËR KUOTIM Komanda për dimenzionim Linear dimension Komanda për dimenzionim paralel me objektet e pjerrëta Aligned dimension Kuotimi i pikave nga origjina e sistemit kordinativ Ordinate dimension Kuotimi I rrezeve të rrathëve Radius Kuotimi i diametrit të rrethit Diameter Kuotimi i këndeve Angular Kuotimi i shpejtë Quick Kuotimi paralel Basline Kuotimi serik Continue Shënimi i qendrës së rrethit Center Mark Ndryshimi i kuotimit Dimension edit Ndryshimi i tekstit të dimenzionimit Dimension Text Edit Freskimi i tekstit të dimensionit Dimension update Zgjedhja e stilit së kuotimit Dimension style control 2.4.KUTIA E VEGLAVE SOLIDS Vegla për vizatimin e kutis - box Vegla për vizatimin e sferës-sphere Vegla për vizatimin e cilindrit –cylinder Vegla për vizatimine konit - cone Vegla për vizatimin e pykës – vedge Vegla për vizatimin e torusit - torus Vegla për ngritje - extrude Vegla për krijimin e objekteve rrotulluse – revolve Vegla për prerje të objekteve – slice Vegla për nxjerrjen e prerjes tërthore – section Vegla për ndërhyrje - interfere Vegla për organizimin e vizatimit -setup drawing Vegla për organizimin e pamjes së vizatimit –setup view Vegla për organizimin e profilit - setup profil 38
  39. 39. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti 2.5.KUTIA E VEGLAVE SOLIDS EDITING Vegla për bashkim - union Vegla për zbritje - substract Vegla për ndërhyrje - intersection Vegla për vazhdimin e faqeve - extrude faces Vegla për zhvendosjen e faqeve - move faces Vegla për shumfishimin e faqeve – offset faces Vegla për fshirjen e faqeve - delete faces Vegla për rrotullimin e faqeve – rotate faces Vegla për rrëzimin e teheve - taper faces Vegla për kopjimin e faqeve - copy faces Vegla për ngjyrosjen e faqeve –color faces Vegla për kopjimin e teheve - copy edges Vegla për ngjyrosjen e teheve – color edge Vegla për vulosje - imprint Vegla për pastrim - clea 39
  40. 40. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti KAPITULLI VI 1. DIZAJNIMI I PISTONIT 1.0. HYRJEPistoni është pjesa e cila bën lëvizjen drejtvizore reciproke në cilindër dhe kështu ndryshon vëllimin në cilindër. Në lidhje me të sipërfaqja e pistonit me të cilin ai prek cilindrin, duhet të jetë e përshtatur me sipërfaqen e cilindrit, ashtu që pistoni të ketë mundësi për lëvizje më të lehtë dhe të bëhet i pamundur kalimi i gazrave ose i lëngjeve ndërmjet sipërfaqeve kontaktuse. Pistoni ëshë i pajisur me mjete kontaktuse për mbyllje.Pistonat zakonisht përgatiten prej hekurit të derdhur ose Çelikut të derdhur,poashtu edhe nga Çeliku i shkrirë, me farkëtim ose shtypje. Ndonjëherëpërgatiten edhe nga bronzi (te pompat), e kur është në pyetje pesha edhe prejaluminit të leguruar dhe magneziumit.Pasi që konstruksioni i pistonit duhet ti përshtatet konstruksionit të cilindrit,gjegjësisht makinës, ka shumë pistona me forma të ndryshme, që varet ngadestinacioni i tyre. 1.2. NDARJA E PISTONAVEPistonat kryesisht mund të ndahen në dy lloje bazë: të shkurtër dhe të gjatë.Pistonat e shkurtër përdoren zakonisht për makina me veprim të dyfisht dmth.për makina ku është i nevojshëm dhe i domosdoshëm përdorimi i levës pistonikedhe kokës kryqëzore. Pasi te makinat e këtilla pistoni është i udhëhequr mendihmën e levës pistonike gjatësia e tij mund të zbres në dimensione të vogla,çka do të thotë në gjatësinë që i nevojitet për kryerjen e puthitjes së mirë.Pistoni i shkurtër është i përbërë prej kurorës, pllakës dhe mocos. Kurorakonstruktohet në atë mënyrë që në të mund të vendosen elementet për puthitje.Si mjet për puthitje më së shumti përdoren unazat metalike (sidomos përtemperatura të larta), e ndonjëherë shtojca nga materialet e ndryshme mbyllëse. 40
  41. 41. PUNIM DIPLOME Mustaf AhmetiKur si mjete mbyllse përdoren unazat metalike (zakonisht merren nga 2-5 copë),kurora e pistonit përgatitet me kanale përkatëse për vendosjen e këtyre unazave.Nëse mbyllja bëhet me material të butë,kurora konstruktohet në atë mënyrë qëqë ky material të ketë mundësi përforcimi në të në mënyrë përkatëse. Fig. 1.1. Pistoni i shkurtër me pllakë të shpuar dhe me kanale për unazaMocoja bëhet ashtu që të realizohet lidhja e fortë dhë hermetike me levën.Pllaka shërbenë për lidhjen e mocos dhe kurorës dhe për pranimin gjegjësishttransmetimin e shtypjes, e ndonjëherë edhe për ftohje të pistonit me ujë nësekemi të bëjmë më motorra me djegie të mbrendshme me veprim të dyanshëm.Në fig.1.1. është paraqitur konstruksioni i pistonit të shkurtër me pllakë të shpuardhe me kanale për unaza. Ky piston përgatitet me derdhje. Gjersia e pllakësështë e njejtë me atë të kurorës, po për këtë shkak e ka formën e jashtme tëthjesht (cilindër i shkurtë). Kapakët e cilindrit në këtë konstruksion të pistonitkanë sipërfaqe të rrafshëta. Për të zvogluar peshën e tij përgatitet i zgavërt. Nëmotora me djegie të mbrendshme dhe me veprim të dyfisht ky zgavrim shërbenpër ftohje të pistonit me ujë që sillet nëpër levën pistonike.Për të pasur mundësi që pas derdhjes nga zgavra të nxirret bërthama , në njërënanë të pllakës punohen disa vrima, të cilat më vonë mbyllen me qepa të paisurme fileto. Ndonjëherë bërthama nxirret nëpër vrimat në moco. Fig.1.2 Pistoni i shkurtër me pllakë të plotë dhe me kanale për unaza 41
  42. 42. PUNIM DIPLOME Mustaf AhmetiPër të pasur mundësi për një arritje të lidhjes hermetike ndërmjet pistonit dhelevës pistonike, në levën pistonike punohet një ntrashje konike speciale, kursyernë moco është përgatitur vendi i thelluar konik përkatës, në të cilin mbështetetntrashja e levës.Sipërfaqet prekse konike duhet të jenë të lëmuara. Përftonjësa e konit me aksinzakonisht përfshijnë këndin prej 45 shkallësh.Pas vendosjes së pistonit përforcohet me dado, e cila vendoset në fileton elevës që të mos lirohet, dadoja sigurohet me një pykë të rrumbullakët tëvendosur në vrimën e shpuar nëpër dadon dhe levën (pas shtërngimit tëdados). Skajet e pykës më së shpeshti këputen. Pistonat e këtillë përdoren temakinat me avull, motorat me djegie të mbrendshme, pompat, kompresorët dhemakina të tjera.Fig.1.2. paraqet pistonin me kanale për unaza të ndërtuara prej çeliku të shkrirëme presion. Ka pllakën e plotë ( me trashësi më të vogël), e për këtë shkaknjëra sipërfaqe ballore e tij nuk është e rrafshët dhe si pasojë e kësaj ështëforma e komplikuar e njërit kapak të cilindrit. Por pistoni i këtillë e ka peshënmë të vogël. Perforcimi i pistonit në levën pistonike bëhet me anën e filetos, esigurimi nga shlirimi- me anën e pykës së rrumbullakët, të vendosur në vrimënqë është e pregatitun në moco dhe levën pistonike (pas shtërngimit të pistonit).Skajet e pykës zakonisht këputen pas vendosjes si dhe te pistoni që ështëparaqitur në figurën 1.1.Pistonat e këtillë përdoren në të gjitha llojet e makinave për të cilat përdorenpistonat e zgavërt të paraqitur në fig. 1.2, pos kur kemi të bëjmë me ftohjen epistonit me ujë.Fig.1.3 paraqet pistonin e shkurtër me unaza lëkure. Ai është i përbërë nga dypllaka nga hekuri i derdhur (1) dhe një unaze (prej hekuri të derdhur) (2).Ndërmjet secilës pllakë qëndrojnë unazat e lëkurës për mbyllje. Pllakat dheunazat janë të shtërnguara me dado, e cila përforcon pistonin me levënpistonike. Pistoni i këtillë shpeshhërë përdoret në pompat për ujë. Pistonat e gjatë zakonisht përdoren te makinat me veprimin të njëfisht, dmth.makinat të cilat nuk kanë levë pistonike as kokë kryqëzore.Pasi te këto makinapistoni nuk nxirret me anën e levës pistonike, ai duhet të jetë më gjatësi më tëmadhe për të pasur mundësi udhëheqje të rregullët dhe transmetimin tëkomponenteve tërthore në sipërfaqet e cilindrit. 42
  43. 43. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti Fig.1. 3 Pistoni i shkurtër me unaza lëkurePistoni i gjatë është i përbërë prej pjesës cilindrike pllakës ballore dhe penit.Pjesa cilindrike ka gjatësi të caktuar përshkakë të udhëheqjes së rregullët dheme qëllim të mbetjes së shtypjes specifike, si pasoj e veprimit të komponentevetërthore, në kufij të caktuar. Në të vehen edhe mjetet për mbyllje, si dhe aparatipër lubrifikim te sipërfaqes së cilindrit. Si mjete për mbyllje përdoren sikurse tepistonat e shkurtër, unazat metalike (zakonisht 3-6 copë), të cilat vendosen nëanën e pllakës ballore: ndonjëher përdoren edhe mjetet prej materialit tëndryshëm:të gazit ose lëngut në piston, ose anasjelltasë ,për transmetimin eshtypjes së pistonit te gazi ose lëngu. Ajo zakonisht ka rrafsh e ndonjëherëvarsisht prej llojit të makinës edhe formë speciale. Kështu për shembull temotorat me djegie të mbrendshme ajo mundë të jetë e groposur ( përshkak tërealizimit të hapsirës për djegie), mundet të jëtë e paisur me një dalje speciale-breg ( për të drejtuar gazrat gjatë hyrjes në cilindër) etj.Fig. 1.4 Pistoni i gjatë i motorrit me djegie të mbrendshme: 1-pjesa cilindrike,2-pllaka ballore, 3-trashjet për përforcimin e pernit, 4-kanali për vendosjen e unazave mbyllëse, 5-kanali për unazalubrifikuse, 6-perni,7-vrima për bulon sigurie kundër qvendosjes aksiale të pernit, 8-pyka papjerrtësi, 9-brinjët për forcim dhe ftohje. 43
  44. 44. PUNIM DIPLOME Mustaf AhmetiPër të zvogluar trashësin e pllakës, e në këtë mënyrë edhe peshën e pistonitdhe për të pasur mundësi zmadhimin e sipërfaqes kontaktuse me ajrin, përshkak të ftofjes më të mirë, pllaka ose pjesa cilindrike e pistonit për motora medjegie të mbrendshme është e paisur breda me brinjë, preni shërben përlidhjen e pistonit me levën motorike. Ai lidhet në pjesën konike me përforciminpërkatës, ashtu që në pjesën e mesme të tij në dorzë – mbështetet kushineta elevës motorike.Fig. 1. 4 paraqet pistonin e gjatë të motorit me djegie të mbrendshme. Përgatitjae pistonit bëhet me anë të derdhjes së materialit. Në pjesën cilindrike (1), ngaskajet e pllakës ballore (2) qëndrojnë kanalet (4) për vendosjen e unazavembyllse,e në anën e kundërt kanali (5) për vendosjen e unazës lubrifikuse.Në pjesën cilindrike jane të përgatitura vrimat me përforcimin përkatës (3) përpërforcimin e prenit(6), i cili lidh pistonin me levën motorike. Vrimat si dhe pjesëtpërkatëse të prenit shpeshherë janë të përgatitura në forma konike ( të ndërtuarame përftonjëse të njejta). Pjesa mesatare e prenit është cilindrike. Preni është isiguruar prej çvendosjes aksiale me bulon (në fig. Është paraqitur vetëm vrimapër këtë bulon ) .(7) e sigurimi që të mos rrotullohet bëhet me anë të një pyke papjerrtësi (8). Buloni 7 është i paisur me siguresë kundër shlirimit (në fig 4.nukështë paraqitur). Në sipërfaqen e mbrendshme të ballit të pistonit janë të rgatiturabrinjët për përforcim dhe ftohje(9).Në lidhje me zgjerimin më të madh përshkak nxitjes së pjesës së pistonit meanën e pllakës ballore, kjo pjesë përgatitet në formë konike. Konstruksion tëposaçshëm paraqesin pistonat shumë të gjatë – plunzherët, të cilët dallohen ngaata të shkurtër dhë të gjatë të shqyrtuar, sepse me sipërfaqet e veta nuk prekinsipërfaqen e cilindrit, por mbështeten në materialin mbyllës të mbyllesit. Përkëtë arsye cilindrat mundë të jenë komora me forma të ndryshme. Në lidhje mekonstruksionin e këtillë plunzherët në pozitën e vetë të skajshme nuk zvoglojnëvëllimin punonjës të cilindrit në një madhësi të njejtë, sikur ata të tëlartpërmendurit (pistonat e shkurtër dhe të gjatë). Për këtë shkak mund tëpërdoren vetëm te makinat që punojnë me lëngje.Gjatësia e këtyre pistonave në lidhje me diametër është tepër e madhe dhe nukjanë të paisur me mjete mbyllëse: mjetet për mbyllje (materiali i butë osemetalik) vendosen në mbyllës.Në fig. 1.5 shihet plunzheri i pompës. Ky plunzher (1) është i përforcuar në levënpistonike (2) dhe mbështetet në mbyllës (3) të komores (4). 44
  45. 45. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti Fig.1.5 Pompa 1.Plunzheri 2.leva pistonike 3.mbyllësi 4.komora. Fig.1.6 Dimensionet e pistonit dhe parametrat për kalkulim 45
  46. 46. PUNIM DIPLOME Mustaf AhmetiTab.1.1. Vlerat kufitare për llogaritjen e pistonave Motorët otto Motorët dizel L1 / D 0.42-0.65 0.60-1.0 Lv /D 0.70-0.80 0.80-1.25 H/D 1.10- 1.25-1.70 h/D 0.10-0.15 0.15-0.20 b/D 0.05-0.07 0.10-0.40 d 0 /D 0.25-0.30 0.30-0.40 d v /D 0.65-0.75 0.60-0.75 1.3. DIZAJNIMI I UNAZAVE PISTONIKEUnazat pistonike ndryshe quhen edhe unaza elastike. Unazat elastike janëdetale të motorëve me djegie të mbrendshme, kompresorve etj., me formë tëthjeshtë por me ngarkesa të larta teknologjike dhe që paraqesin vështirsi për tuprodhuar.Qëllimi kryesor i këtyre unazave është sigurimi i ngjeshjes (komprimimit) qëarrihet nga krijimi i hermetizimit midis pistonit dhe cilindrit. Për të arritur këtëunazat elastike duhet të përputhen mirë pas murit të cilindrit me një presion tëcaktuar.Sipas funksionit që ato kryejnë i ndajmë në unaza të ngjeshjes dhe unaza tëvajit (fig 1.7 ). Unazat e ngjeshjes kryesisht janë me seksion katërkëndshikëndrejt, por hasim edhe seksione tjera varsisht nga dizajnimi. a b c d Fig . 1.7. Seksioni i tërthort i unazave pistonikeSaktësia e përpunimit të unazave elastike ka kërkesa të posaqme. Lartësia H 46
  47. 47. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmetipunohet me me shmangie mbrenda kufirit 0.01-0.03 mm , trashësia t 0.1 –0.2 mm, qarja e çelsit S punohet mbrenda kufijve 0.2 –0.3 mm ,kurseshmangia nga rrafshësia dhe paraleliteti i dy ballëve duhet të jetë i tillë që kurfashoja të lëshohet midis dy pllakave të rrafshëta të vendosura large njëratjetrës në përmasa B = H max +(0.04 – 0.05)mm të bien lirishtë nën veprimin eforcës së tyre të rëndësës (fig .1.8 ) Fig. 1.8 Skema e paisjes për kontrollin e rrafshësis dhe paralelitetit të unazave elastikeAshpërsia e sipërfaqeve ballore është jo më e ulët se shkalla 7-8 (R a =1.6 –0.8 mikron), kurse ashpërsia e sipërfaqeve cilindrike të jashtme nuk e kalonshkallën 5-6 (R a =6.3 - 3.2 mikron).Kërkesë e veçantë e unazave elastike është sigurimi i elasticitetit të caktuar.Mënyra se si do të sigurohet ky elasticitet ndikon drejtpërdrejt në teknologjinë eprodhimit të tyre.Si material për unazat elastike përdoret kryesisht gizë e hirët e lidhur mestrukturë perlite. Lloji i materialit dhe struktura e tij ka ndikim shumë të madh nësigurimin e kërkesave të mësipërme, prandaj për çdo derdhje bëhet kontrolli ipërbërjes kimike dhe kontrolli i mikrostrukturës së të gjitha unazave që janëprodhuar gjatë një shkrirje të furrës. Në rast se analizat tregojnë që unazat eprodhuara nuk kanë veti të caktuara, atëherë i gjithë prodhimi del i papër-dorshëm dhe kthehen për rishkrirje.Gjysëmprodhimi i unazave elastike mund të përfitohet me dy mënyra: a) me derdhje individuale b) me copa të cilat pastaj priten në unaza 47
  48. 48. PUNIM DIPLOME Mustaf Ahmeti T 8,59 a b c Fig. 1.9 .Forma e unazës pas derdhjes (a) pas heqjes së sektorit (b) dhe e mbyllur (c)Gjatë derdhjes individuale, forma e perimetrit të unazës merret e tillë që paspunimit mekanik dhe pasi të kemi hequr nga perimetri një sektor (fig .1.9) kur tambyllim ajo të ketë formë rrethore. Kjo bënë që të sigurohet më mirë elasticiteti ikërkuar.Në derdhje individuale formimi kryhet me forma dheu në makinat formuseduke përdorur modele metalike, ku në një kasë derdhen njëkosishtë disa unaza(fig.1.10).Kasat vendosen njëra mbi tjetrën në stivë, mbushja e formave me metal bëhetnëpërmjet kanalit qendror vertikal dhe kanaleve ushqyese horizontale që lidhinkanalin qëndror me qdo unazë. Për të orientuar unazat në operacionet e punimitmekanik , meqë nuk kanë formë rrethore në mesin e sektorit që do të largohetu lihet një kanal gjysëmrrethor K (fig. 1.9)Kur unazat përfitohen nga lingota, derdhja e tyre bëhet me forma metalike(konkile) ose më shpesh me derdhje centrifugale.Kur unazat prodhohen prej cope, sigurimi i elasticitetit të kërkuar arrihet me anëtë fiksimit termik. 48

×