Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Parapagimet

1,325 views

Published on

  • Be the first to comment

Parapagimet

  1. 1. REGJISTRIMET KRYESORE TË SHTYRJEVE ( DEFERRALS)PARAPAGIMET ( SHPENZIMET E PARAPAGUARA) 1. Më 1 shkurt 2005, kemi parapaguar pagat për muajin shkurt në vlerë 1.200 €. 2. Më 1 mars 2005, kemi paguar qiranë për periudhën njëvjeçare në shumën 6.500 €. 3. Më 1 prill 2005, paguam 2.200 € për sigurimin e pronës. Sigurimi është për 12 muaj. 4. Më 1 maj 2005, kemi blerë polisën e sigurimit për periudhën njëvjeçare për kamionin tonë, për të cilin kemi paguar 850 €. 5. Më 28 shkurt 2006, keni marrë një zyrë me qira për tre muaj dhe për të cilën keni parapaguar qiranë në shumën 3.000 €. Zyrën do të filloni ta shfrtëzoni ditën e nesërme, do të thotë më 1 mars 2006. Si do të ishin regjistrimet në kontabilitetin tuaj ditën e parapagimit të qirasë dhe në fund të secilit muaj të shfrytëzimit të zyrës së marrë me qira ? 6. Më 1 qershor 2005, kemi parapaguar 3.600 € për qiranë vjetore (duke mbledhur periudhën 1 qershor 2005 – 31 maj 2006). Më 31 dhjetor nevojiten rregullimi i llogarive. Cfarë regjistrimesh rregulluese janë të nevojshme ? 7. Supozojmë se ju keni parapaguar polisën e sigurimit më 1 mars 2006, për periudhën njëvjeçare në shumën 900 €. Cfarë do të ishin regjistrimet më 1 mars dhe çfarë më 31 dhjetor 2006 ? 8. Më 15 dhjetor, kemi blerë furnizime në shumën 3.500 €. Gjatë periudhës 15- ditore janë shfrytëzuar 1.250 € nga këto furnizime të blera.SHPENZIMET E SHTYRA 1. Më 31 dhjetor të vitit 2005, kompania “Ardi” ka llogaritur pagat e punëtorve në shumën 3.500 €, por ato nuk ka mundur t’i paguaj brenda këtij muaji, mirpo është detyruar që këtë ta bëjë në fillim të janarit të vitit 2006. 2. Kompanisë “Ardi” i është caktuar taksa në pronë për vitin 2005 në shumën 1.300 €, por që pagesën nuk do ta kryejë deri më 5 janar 2006.TE ARDHURAT E SHTYRA ( TE ARDHURAT E PAFITUARA) 1. Më 1 dhjetor, konsumatori ka paguar 2.250 € për shërbime tremujore të dizajnimit të një pamjeje oborri.Projektuesi regjistron këto transaksione? Më 31 dhjetor, projektuesi regjistron të ardhurat e realizuara për muajin dhjetor. 2. Më 1 shtator 2005, një botues revistash pranoi nga një konsumator një pagesë prej 1.440 € në avans nga një klient, për një abonim dyvjeçar të revistës.Cfare do të jenë regjistrimet? 3. Eshtë marrë depozita në vlerë 10.000 € për shërbimet që do të ofrohen në periudhën e ardhshme kontabël. Cfarë regjistrimesh do të kemi? Ndërsa në momentin e ofrimit të shërbimeve, qfarë regjistrimesh do të kemi?Asistente: Samire Kastrati

×