Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Holokausti

2,744 views

Published on

A brief reasumption of Holocaust in Albanian, Shqip

Published in: Education
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

Holokausti

  1. 1. Holokausti TW JETOSH ME VDEKJEN
  2. 2. Cfarë ishte holokausti? • Antisemitizmi dhe persekutimi i hebrenjve përfaqësonte një nga parimet kryesore të ideologjisë Naziste. Në programin e tyre prej 25 pikash të Partisë, i publikuar në 1920, anëtarët e partisë Naziste deklaronin publikisht qëllimin e tyre për të vecuar hebrenjte nga shoqëria “Ariane” dhe për të shfuqizuar të drejtat politike, civile dhe ligjore te hebrenjve. • Gjatë gjashtë viteve të para të regjimit diktatorial të Hitlerit, nga 1933 deri në shpërthimin e luftës në 1939, hebrenjte filluan të ndjenin efektin e mbi 400 dekreteve dhe normave që kufizonin të gjithë aspektet e jetës së tyre publike dhe private. Shumë prej këtyre rregullave ishin në nivel shtetëror që ishin lëshuar nga administrata Gjermane dhe ndikonte tek të gjithë hebrenjte. Por, zyrtarë rajonal dhe bashkiak, me iniciativën e tyre, gijithashtu shpallën nje breshëri dekretesh përjashtuese në komunitetet e tyre. Duke konceptuar, diskutuar, hartuar, miratuar, zbatuar dhe mbeshtetur legjislacionet Anti-Hebre.
  3. 3. Fillimet e Holokaustit Vala e parë e legjislacioneve, nga 1933 në 1934, u fokusua kryesisht në limitimin e pjesëmarrjes së hebrenjve në jetën publike në Gjermani. Ligji i parë që zvogëlonte të drejtat e qytetarëve hebrenj ishte “Ligji për rivendosjen e shërbimit profesional civil” i 7 Prillit 1933, sipas të cilit hebrenjtë dhe “personat e pabesueshëm politikisht” përjashtoheshin nga administrata shtetërore. Ky ligj ishte i pari i të ashtuquajturit “Paragrafi Arian” një lloj rregullatoreje e përdorur për të përjashtuar hebrenjte nga organizatat, ushtrimi i profesionit dhe aspekte të tjera jetësore. Në Prill 1933, ligji gjerman kufizoi numrin e studentëve hebre në shkolla dhe universitete dhe përjashtoi hebrenjte nga ushtrimi i profesionit të tyre ne mjeksi dhe ligj. Shkollat “Jo Ariane” u inferiorizuan nëpërmjet politikave të ndryshme. Ato u ndaluan të ndiqnin ritet e tyre fetare në disa aspekte te jetës. Avokatet hebrej duke aplikuar per leje per te apeluar kunder “Paragrafit Arian”, vetem 35 u lejuan.
  4. 4. • Në mbledhjen e tyre të përvitshme të mbajtur në Nuremberg në Shtator 1935, drejtuesit Nazist shpallën teori të reja raciale, pjesë të Ideologjisë Naziste, sipas të cilave hebrenjve Gjermane i’u ndalohej të martoheshin me Gjermanë ose me persona me gjak të afërt Gjerman. • Ligjet e Nurembergut nuk njihnin me emrin “Hebre” një person me pikpamje të caktuara fetare. Në fakt amendamenti i parë i Ligjeve të Nurembergut njihnin si hebre cdokend që kishte një paraardhës të tre ose katër brezave më parë hebre, pavarësisht nëse ai person i përkiste ose jo komunitetit hebre. Shumë Gjermanë të cilët nuk kishin praktikuar Judaizmin e panë veten nën terrorin Nazist, madje edhe personat me paraardhës hebre të konvertuar në të krishterë quheshin hebrenj. • Ligjet e Nurembergut në 1935 lajmëruan një valë të re të legjislacioneve antisemike që sollën përcarje të menjëhershme. Pacientët hebrenj nuk pranoheshin më në spitalet shtetërore, gjygjtarët nuk mund të citonin komente ose opinione të shkruar nga autorë hebrej. Oficerët hebrenj u përjashtuan nga ushtria dhe studentët hebrenj nuk u lejuan të jepnin provimin e doktoraturës. • Rregulla të tjera përforconin mesazhin se hebrenjte ishin të jashtëm në Gjermani. Si shembull në dhjetor 1935 Ministria e Propagandës së Rajhut miratoi një dekret sipas të cilit ushtarët hebrenj të vdekur gjatë Luftës së Parë botërore nuk lejohej të quheshin dëshmorë. Rrjeshtat me Agjentë të sigurimit që qëndronin pas foltores gjatë kongresit të Partisë Naziste. 1935
  5. 5. Arianizimi • Të gjitha nivelet e synonin të përjashtonin hebrenjtë nga sfera ekonomike gjermane duke i parandaluar ato që të siguronin jetesen. Hebrenjve u kërkohej që të rregjistronin cdo pasuri të tyre, brenda dhe jashtë vendit, hap i parë në shpronësimin e tyre gradual nga shteti. Gjithashtu, autoritetet gjermane kishin si qëllim të arianizonin të gjitha bizneset hebre, një proces që përfshinte pushimin nga puna të punëtorëve dhe menaxherëve hebre, si dhe kalimin e kompanive dhe ndërrmarjeve tek pronarë gjermanë, të cilët i blenë me cmimë shumë më poshtë se vlera e tregut. Nga Prilli i 1933 në Prill të 1938, arianizimi kishte reduktuar numrin e bizneseve hebre në Gjermani me afersisht dy të tretat. Biznes hebre i shpronësuar. I blerë tashmë nga Stamm & Basserman. Frankfurt, Gjermani, 1938 Pashaporta Hebre me “J” të stampuar në të për të treguar “Jude” Karlsruhe, Gjermani, Dhjetor 29, 1938
  6. 6. Një periudhë qetësie… DISA JAVË PËRPARA DHE GJATË LOJRAVE OLIMPIKE DIMËRORE 1936 TË MBAJTURA NË GARMISCH-PARTENKIRCHEN DHE BERLIN, REGJIMI NAZIST ULI TONIN E ASHPËR TË AKTIVITETEVE DHE RETORIKAVE ANTI-HEBRE. REGJIMI MADJE HOQI DISA NGA PARRULLAT “ HEBRENJTË TË PADËSHIRUAR”, PASI HITLERI NUK DONTE KRITIKA NDËRKOMBËTARE DHE SI REZULTAT TRANSFERIMIN E LOJRAVE NË NJË SHTET TJETËR. NJË HUMBJE E TILLË DO TË KISHTE QËNË NJË GODITJE E RËNDË PËR PRESTIGJIN GJERMAN. GJITHASHTU, DREJTUESIT NAZISTË NUK DONIN TË DEKURAJONIN TURISTËT DHE TË ARDHURAT QË ATO DO TË SILLNIN GJATË LOJRAVE OLIMPIKE
  7. 7. Vazhdimi i Arianizimit Në 1937 dhe 1938, autoritetet gjermane vazhduan persekutimin legjislativ të hebrenjve gjermanë. Qeveria vuri si qëllim varfërimin e hebrenjve dhe heqjen e tyre nga ekonomia gjermane duke i’u kërkuar atyre të regjistrojne pronën e tyre. Pas Kristallnacht (e njohur si “Nata e Xhamave të Thyer”) masakra e 9-10 Nëntorit 1938, drejtuesit Nazist i përshpejtuan përpjekjet e Arianizimit dhe zbatuan masa për izolimin dhe vecimin e hebrenjve nga gjermanët. Hebrenjtë u dëbuan nga të gjitha shkollat dhe universitetet publike, ashtu si nga kinematë, teatrot dhe aktivitetet sportive. Në shumë qytete, hebrenjte ndaloheshin të hynin në zona “Ariane”. Qeveria u kërkonte hebrenjve të indentifikoheshin në mënyra që do ti ndanin ato përkohësisht nga pjesa tjetër e popullsisë. Në Gusht 1938, autoritetet gjermane dekretuan se pas 1 Janarit 1939, burrat dhe grate hebre që kishin emra jo-hebre duhet të shtonin respektivisht “Israel” dhe “Sara” në emrat e tyre. Të gjithë hebrenjtë ishin të detyruar të mbanin me vete karta identiteti që tregonin prejardhjen e tyre hebre, dhe, në vjeshtën e 1938, të gjithë pashaportat e hebrenjve stampoheshin me një shkronjë “J”. Ndërkohë që lideret nazistë po përshpejtonin përgatitjet e tyre për pushtimin e Europës, legjislacionet antisemitike i shtruan rrugë mënyrave më radikale për persekutimin e hebrenjve.
  8. 8. Holokausti • Një nga iniciativat e para të mëdha të Adolf Hitler pasi erdhi në pushtet ishte nënshkrimi i një pakti paqeje me Poloninë në Janar 1934. Kjo levizje u prit keq nga mbështetësit e Hitlerit pasi Polonia kishte marrë territore nga Gjermania nga traktati i Varshavës pas Luftës së Parë Botërore. Megjithatë Hitleri e përdori këtë pakt për të parandaluar mundesine e një aleance ushtarake Franko-Polake kundër Gjermanisë përpara se kjo e fundit të kishte mundësinë të riarmatosej. • Në fund të viteve 1930, Franca dhe vecanërisht Britania ndoqën një politikë të jashtme të butë. Synimi i kësaj politike ishte plotësimi i pjesshëm i disa kërkesave të Gjermanisë. Në Britani opinioni publik ishte pro rishikimit të vendimeve teritoriale të Traktatit të Varshavës. Për më tepër as Franca as Britania në 1938 nuk ishte e përgatitur ushtarakisht për të luftuar Gjermaninë Naziste. • Britania dhe Franca pranuan pa kundershtime armatimin e Gjermanisë (1935-1937) rimilitarizim e Rinlandit (1936) dhe aneksimin e Austrisë (Mars 1938) • Në 1 Shtator 1939, Gjermania pushtoi Poloninë. Trupat gjermane që marshojnë në Varshavë
  9. 9. • 6 Korrik 1941 : Einsatzgruppen vrasin afërsisht 3,000 hebrenj në “Fortesën e Shtatë”, një nga fortesat e shekullit të 19 që rrethojnë Kovnon. • 3 Gusht 1941 : Peshkopi Klemens August Graf von Galen i Maunster denoncon programin “euthanasia” në një meshë publike. • 28-29 Shtator 1941 : Einsatzgruppen vrasin rreth 34,000 hebrenj ne Romë. • 7 Nëntor 1941 : Einsatzgruppen mbledhin rreth 13,000 hebrenj nga getoja e Minskut dhe i vrasin afër Tucinkas. • 30 Nëntor 1941 : Einsatzgruppen vrasin 10,000 hebrenj nga getoja e Rigës në pyllin e Rumbulës. • 11 Dhjetor 1941 : Gjermania i deklaron luftë Amerikës. • 16 Janar 1942 : Gjermanët fillojnë dëbimin e mbi 65,000 hebrenjve nga Lodz për në Kelmno. • 20 Janar 1942 : Mbahet konferenca e Vanshës afër Berlinit. • 27 Mars 1942 : Gjermanët nisin dëbimin e mbi 65.000 hebrenjve nga Dransi drejt lindjes.
  10. 10. • 28 Qershor 1942 : Gjermania fillon një ofensivë të re drejt Stalingradit. • 15 Korrik 1942 : Gjermanët fillojnë dëbimin e afërsisht 100,000 hebrenjve nga Norvegjia e pushtuar, drejt lindjes. • 22 Korrik 1942 : Gjermanët fillojnë dëbimin e mbi 300,000 hebrenjve nga getoja e Varshavës për në Treblinka. • 12 Shtator 1942 : Përfundon transporti i 265,000 hebrenjve nga Varshava në Treblinka. • 19 Prill 1943 : Fillon kryengritja e getos së Varshavës. • 1 Tetor 1943 : Shpëtimi i 7500 hebrenjve në Danimarkë. • 19 Mars 1944 : Forcat gjermane pushtojnë Hungarinë. • 15 Maj 1944 : Gjermanët fillojnë dëbimin e rreth 440,000 hebrenjve nga Hungaria. • 18 Janar 1945 : Marshimi i Vdekjes i rreth 60.000 të burgosurve nga Aushvitz drejt jugut të Polonisë. • 25 Janar 1945 : Marshimi i Vdekjes i rreth 50,000 të burgosurve nga kampi i Stut’hof në veri të Polonisë.
  11. 11. Fundi i Holokaustit • 27 Janar 1945 : Trupat sovjetike clirojnë kampin e Aushvitz. • 7 Mars 1945 : Trupat amerikane kalojnë lumin e Rinit. • 16 Prill 1945 : Sovjetikët kryejnë ofensivën e tyre finale duke rrethuar Berlinin. • 29 Prill 1945 : Trupat amerikane clirojnë kampin e Dacaut. • 30 Prill 1945 : Adolf Hitler kryen vetëvrasje. • 7 Maj 1945 : Gjermania u dorëzohet aleatëve. • 9 Maj 1945 : Gjermania u dorëzohet sovjetikëve.
  12. 12. Fakte rreth Holokaustit
  13. 13. • Rreth dy të tretat e hebrenjve që ishin gjallë në atë kohë u vranë. • Të paktën 1.1 million fëmijë hebrenj u vranë. • Në 1945 Eisenhauer parashikoi se njerëzit do ta mohonin Holokaustin prandaj ai ngulmoi që shtypi ta reportonte. • Kampi i përqëndrimit i Ana Frank u clirua vetëm disa javë pas vdekjes së saj nga trupat britanike. • Gjatë Luftës së Dytë Botërore Japonia strehoi refugjatë hebrenj dhe refuzoi ti dorëzonte edhe pas protestave të Gjermanëve. • Hitleri kishte planifikuar të mblidhte artefakte hebre dhe të ndërtonte “Muzeun e një rrace të zhdukur” pas lufte. • Vitold Pilecki, një ushtar Polonez doli vullnetar që të burgosej në Aushvitz në menyrë që të mblidhte informacione dhe ti bënte të ditur botës për Holokaustin. • Xhamia e Parisit ndihmoi hebrenjtë që të arratiseshin duke iu dhënë atyre identitete myslimane.
  14. 14. • Kompania Leica ndihmoi me qindra hebrenj përpara Holokaustit duke i punësuar ato dhe duke i cuar jashtë kufinjve. • Hitleri nuk vizitoi asnjë kamp përqëndrimi. • Më shumë se 870.000 hebrenj u vranë në Trblinka nga një staf prej më pak se 150 persona. • Të vetmit pasardhës hebrej qe u “kursyen” nga nazistet ishin ato që, paraardhësit e të cilëve u konvertuan në të krishterë përpara themelimit të Perandorisë Gjermane (1871). • Katër nga motrat e Sigmund Frojd vdiqën në kampe përqëndrimi. • Gjatë Luftës së Dytë Botërore, dy doktorë polakë shpëtuan 8,000 hebrenj nga Holokausti duke sajuar një epidemi tifoje që ndaloi nazistët të hynin në qytet. • Kampi i parë i përqëndrimit, Dacau, u hap 6 vjet përpara Luftës. • Alfred Hitchkok filmoi një dokumentar rreth Holokaustit në 1945. Në 2015 shfaqet për herë të parë. • Kompania që krijoi Ziklon B, gazin e përdorur për të vrarë hebrenjtë në dhomat e gazit, ekziston akoma si një kompani për kontrollin e insekteve.
  15. 15. Burimet http://www.ushmm.org/ http://www.jewishvirtuallibrary.org/jsource/Holocaust /history.html http://www.ushmm.org/wlc/en/article.php?ModuleId= 10007952 http://en.wikipedia.org/wiki/Babi_Yar http://en.wikipedia.org/wiki/Holocaust_denial#Attemp ts_at_concealment_by_perpetrators http://en.wikipedia.org/wiki/Hideki_Tojo#As_general http://en.wikipedia.org/wiki/Bergen- Belsen_concentration_camp http://en.wikipedia.org/wiki/Witold_Pilecki http://www.messynessychic.com/2013/05/17/that- time-the-paris-mosque-helped-jews-escape-the-nazis- by-supplying-them-with-muslim-ids/ http://en.wikipedia.org/wiki/Leica_Freedom_Train http://facts.randomhistory.com/holocaust-facts.html http://www.telegraph.co.uk/news/uknews/1481809/Hi tler-kept-himself-aloof-from-the-dirtiest-work.html http://www.aish.com/ho/o/Holocaust-FAQs.html http://www.jewishvirtuallibrary.org/jsource/biography/ lazowskibio.html http://en.wikipedia.org/wiki/Dachau_concentration_ca mp

×