Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

SHKOLLA "ALBANET" Kimberli Kadriu klasa 8 histori boterore

4,208 views

Published on

Published in: Education
  • Making a living taking surveys at home! I have been a stay at home mom for almost 5 years and I am so excited to be able to still stay home, take care of my children and make a living taking surveys on my own computer! It's so easy to get started and I plan to make enough money each week so that my husband can actuallly quit his second job!!! Thank you so much! ➤➤ https://bit.ly/2Ruzr8s
       Reply 
    Are you sure you want to  Yes  No
    Your message goes here
  • Dating for everyone is here: ❤❤❤ http://bit.ly/39sFWPG ❤❤❤
       Reply 
    Are you sure you want to  Yes  No
    Your message goes here
  • Dating direct: ❤❤❤ http://bit.ly/39sFWPG ❤❤❤
       Reply 
    Are you sure you want to  Yes  No
    Your message goes here
  • God job Kim!
       Reply 
    Are you sure you want to  Yes  No
    Your message goes here
  • Wonderful work from my student. A am proud.
       Reply 
    Are you sure you want to  Yes  No
    Your message goes here

SHKOLLA "ALBANET" Kimberli Kadriu klasa 8 histori boterore

  1. 1. HISTORIA 8 If you want to understand today, you have to search yesterday. ~Pearl Buck
  2. 2. Deri ne vitin 1870 ne Europe ishin 5 shtete kryesore : Anglia,Franca,Austro Hungaria,Rusia dhe Perandoria Osmane.Kjo e fundit mbante t pushtuar nje pjese te Ballkanit . Gjermania dhe Italia ishin te copezuara.Pas vitin 1870 ato u bashkuan dhe u krijuan dy shtete te reja ne Europen Qendrore.U krijua : Perandoria Gjermane dhe mbreteria Italiane. Revolucioni I dyte industial solli ndryshime te medha ne ekonomine evropiane dhe ne SHBA.Shpikjet e medha te shkences cuan ne zhvillimin e ekonomise dhe permiresimin e jetes.Brenda 30 vjetesh shtetet e reja barazuan ekonomine e forcen e tyre ushtarake me shtetet e vjetra.Megjithate shtetet e vjetra kishin koloni ,tregje, e zona influence.Shtetet e reja desironin te krijonin kolonite e tyre. Te kishin edhe ata nje vend me diell.Krahas ekulibrit ,filloi edhe rivaliteti mes shteteve.U krijuan dy aleanca ushtarake qe qendronin perballe njera-tjetres : - Blloku Qendror : perfshinte Italine ,Gjermanine dhe Austro-Hungarine. - Antanta : perfshinte Rusine,Angline dhe Francen. Me krijimin e aleancave ushtarake dhe shfaqjen e rivalitetit midis 2 grup-shteteve ,ruajtja e ekuilibrit u be e veshtire dhe paqja u cilesua : Paqe e Brishte.
  3. 3. EPOKA E BUKUR  Zhvillimi I ekonomise dhe shkences krijoi shpresen per nje epoke te re,te qete,pa luftra.  Pas vitit 1870 kudo ne Evrope ndodhen ndryshime si: -U rrit prodhimi bujqesor dhe industrial -U rrit tregtia e brendshme dhe e jashtme U ul numri i papunesise U rrit popullsia urbane U nxit Revolucioni Shkencor Linden shpresat per krijimin e nje bote te re pa luftera ku do mbizoteronte paqja U krye demokratizimi i shoqerise U krijuan sindikatat nga punetoret ,ne menyre qe te mbroheshin te drejtat e tyre U rri roli i partive politike Lindi levizja qytetare ne te cilen perfshiheshin: Levizja Feministe Levizje Bamirese Levizja Punetore Kjo periudhe (1870 -1914) gjate se ciles mbizoteronte paqja dhe qetesia e zhvillimit ekonomik u quajt : Epoka e Bukur.   1) 2) 3) 
  4. 4. SHKAKU DHE SINJALET E LUFTES I BOTERORE        Shkaku kryesor I shperthimit te Luftes I Boterore ishte perplasja e interesave dhe ashpersimi I rivaliteteve ne mes te dy aleancave ushtarake . Pikat e konflikteve ishin : Ballakani Territoret polake Kufiri franko-gjerman Kufiri verilindor I Italise Kolonite qe mbizoteronte Anglia Sinjalet qe tregonin se Lufta e I Boterore po afronte ishin : 1) Militarizimi qe cdo shtet i bente ekonomise. 2) Krijimi i 2 aleancave ushtarake. 3) Rivaliteti ndermjet 2 Aleancave Ushtarake 4) Perdorimi i shtypit dhe kinematografise per te propaganduar fillimin e Luftes se I Boterore.
  5. 5.  PRETEKSTI Me 28 qershor 1914 ne Sarajeve ,kryeqyteti I Bosnjes,vritet Franc Ferdinanti,princi trashegimtar I Perandor AustroHungareze.Qeveria Austriake ngarkoi me faj Serbine per kete vrasje.Ajo I dergoi ne ultimatum me kerkessa te renda,te cilat serbet nuk I pranuan.  FILLIMI Me 28 Korrik ,Austro-Hungaria me pelqimin e Gjermanise i shpall lufte Serbise.Ne gusht ,Gjermania i shpall lufte Rusise e Frances ,ndersa,kunder saj hyri ne lufte Anglia dhe Japonia.Dy vjet me vone ne krah te Antantes hyri dhe SHBA-ja.Perkrah Gjermanise u rradhiten Perandoria Osmane e Bullgaria. Lufta qe filloi ne Ballkan morri shtrirje boterore.
  6. 6. Franc Ferdinand Gavrilo Princip
  7. 7. SHPENZIME PER ARMATIME (1914) M I L I O N S T E R L I N A Series 1 160 140 120 80 60 40 gjermania anglia franca
  8. 8. Shtabi gjerman kishte pregatitur planin e luftes qe mori emrin “Plani Shlifen”.Ky plan mbeshtetej ne levizjen e shpejte te ushtrise prandaj quhej edhe “Plani i Luftes Rrufe”.Sipas planit dy ishin frontet kryesore te luftes: *Fronti Perendimor qe drejtohej kunder Frances. *Fronti Lindor qe drejtohej kunder Rusise.(Ishte parashikuar qe lufta te zhvillohej ne dy faza) Beteja e Marnes shenoi deshtimin e planit gjerman “te luftes rrufe.Lufta sulmuese e gjermaneve u kthye ne nje lufte pozicionale qe shkaktoi shume viktima e fatkeqesi jo vetem ne te dyja ushtrite armike por edhe ne masen e popullsise civile .Prandaj edhe veprimet e Gjermaneve ne frontin Lindor qene te kufizuara. Italia kishte mbetur e pakenaqur nga veprimet e aleateve te saj ,Gjermania e Austro-Hungaria.Keto te fundit nuk kishin marre pelqimin e Italise ,kur kishin hyre ne lufte prandaj ne fillim te saj Italia u shpall shtet neutral . Ne vitin 1915 ,Italia hyri ne bisedime te fshehta me Antanten.Me 26 prill 1915 shtetet e Antantes dhe Italia nenshkruan nje marreveshje qe u quajt “Traktati i Fshehte i Londres”.Italia do te hynte ne lufte perkrah Antantes dhe ne fund te saj iu premtuan kufiri verilindor i Austro-Hungarise dhe territore e ishuj ne Ballkan ku ndermjet tyre ishin : ishulli i Sazanit dhe Vlora.Gjithashtu ,Shqiperia mbetej e copetuar dhe e vetmja pjese territoriale qe asaj i mbetej shtrihej nga lumi Shkumbin deri ne lumin Vjose. Ne maj 1915 Italia i shpall lufte Austro-Hungarise.
  9. 9. Gjate vitit 1916 betejat kryesore u zhvilluan ne Verdun e Somme.Gjate vitit 1917 ndodhen dy ngjarje te medha qe sollen dhe perfundimin e luftes: *Revolucioni ne Rusi *Hyrja ne lufte e SHBA-se perkrah Antantes 1) Revolucioni qe ndodhi ne Rusi ,ne nentor 1917 ,solli ne pushtet qeverine bolshevike te drejtuar nga Vladimir Ilic Lenini. Qeveria e re revolucionare ne mars te 1918 beri paqe me Bllokun Qendror dhe doli nga lufta. 2) Ne prill te 1917, ne lufte perkrah Antantes hyri SHBA-ja ,e udhehequr nga presidenti Uillson . Forcat e Bllokut nuk mund ta vazhdonin me luften. Ne korrik te vitit 1918 ,ne frontin Perendimor,ushtrite anglo-franko-amerikane i detyruan forcat gjermane te terhiqeshin nga territoret Franceze.Me 3 nentor 1918 u nenshkrua armepushimi midis Italise e Austro-Hungarise.Perandori Austro-Hungarez abdikoi..Asamblete Popullore shpallen Republikat e Austrise dhe Hungarise. Kjo ngjarje shenoi shperberjen e Perandorise Austro-Hungareze. Ne Gjermani perandori la fronin dhe me 9 nentor u shpall Republika e Vajmarit. Ne 11 nentor qeveria gjermane nenshkroi armepushim dhe kjo shenoi : Perfundimin e Luftes I Boterore.
  10. 10. Vladimir Ilic Lenin President Wilson
  11. 11. Lufta I Boterore perfundoi me fitoren e shteteve te Antantes dhe te aleateve te saj.Shtetet e humbura : Blloku Qendror dhe aleatet e tij ,Bullgaria e Turqia ,u vleresuan si fajtore qe shkaktuan luften ,e cila i solli deme te medha shoqerise evropiane . Me 18 Janar 1919 ,ne Versaje afer Parisit ,u mblodh Konferenca e Paqes ku rolin kryesore e luanin kater shtetet e medha : SHBA-ja ,Franca,Anglia dhe Italia. • Ne Konferencen e Paqes u mbajten dy qendrime : Presidenti i SHBA-se Vudro Uillson ,u paraqit me programin e tij prej 14 pikash per vendosjen e paqes ne bote.Ne baze te ketij programi kerkohej te krijohej nje bote e re e carmatosur ku te sundonte paqja,liria e mirekuptimi ,ku te respektoheshin te drejtat e kombeve per pavaresi ,vetevendosje dhe paprekshmeri territoriale. Uillsoni kerkonte sistemimin e botes ne menyre demokratike. • Shtetet evropiane mbajten qendrim te kundert me ate te Uillsonit . Ato kerkonin te ngarkonin me faj vendet e humbura dhe te nxirrnin sa me shume perfitime ekonomike,ushtarake e terrtoriale nga konferenca.
  12. 12. PAMJE NGA KONFERENCA E PAQES
  13. 13. KRIJIMI I LIDHJES SE KOMBEVE Me propozimin e Presidentit Uillson ,Konferenca e Versajes vendosi krijimin e nje organizate nderkombetare .Kjo organizate u quajt Lidhja e Kombeve dhe e kishte qendren e saj ne Gjeneve(Zvicer).Lidhja e Kombeve nuk mundi te krijonte nje paqe te qendrueshme ne bote ngaqe mbeshtetej ne vendimet e Konferences se paqes. Shtetet qe nuk ishin anetare :SHBA-ja ,Rusia dhe Gjermania. Organet kryesore te kesaj organizate ishin : 1.Asambleja e Pergjithshme 2.Keshilli Qellimet e Lidhjes se kombeve ishin : Ruajta e Paqes Zgjidhja e mosmarreveshjeve Forcimi I marredhenieve midis shteteve Denimi I agresoreve qe kercenonin paqen.
  14. 14. Fazat e ekonomise evropiane gjate viteve 1928-1939 I. Rindertimi ekonomik 1918-1922 II. Lulezimi ekonomik 1924-1929 III. Kriza 1929-1933 Prirjet Politike : 1.Perplasjet ndermjet Rusise komuniste e shteteve kapitaliste te Evropes 2.Ndryshimet qe ndodhen ne demokracine evropiane 3.Konflikti mes kolonive e kolonizatoreve qe vazhdoi duke u rritur gjat shek.XX.
  15. 15. Pjesemarrja e Rusise ne lufte e kishte veshtiresuar shume jeten e popullit rus.Afro 2 milion ishin viktimat ruse ne front. Per kete situate akuzohej Car Nikolla II. Ne shkurt 1917 ne Petersburg shpertheu kryengritja kunder carizmit. Perpara zemerimit te popullit Car Nikolla II abdikoi.Monarkia absolute ra dhe u shpall Republika nga Qeveria e Perkohshme. Qeveria e perkohshme zbatoi nje politike demokratike duke shpallur lirine e fjales ,shtypit etj. Qeveria vendosi te vazhdonte luften. Nga ky gabim I pafalshem perfituan dhe e shfrytezuan komunistet. Partia Komuniste ose Bolshevike udhehiqej nga Vladimir Ilic Uljanovi.Partia urdhroi krijimin e sovjeteve.(Keshtu linden organet paralele me ato qeveritare). Partia Bolshevike pergatiti me 25 Tetor ose 7 Nentor revolucionin bolshevik.Revolucioni triumfoi dhe ne Rusi u shpall Diktatura e Proletariatit.
  16. 16. REFORMAT PER FORCIMIN E PUSHTETIT 1) 2) 3) 4) 5) 6) 7) 8) 9) 10) 11) 12) 13) U be nacionalizimi (shtetezimi)i sektoreve ekonomike U godit prona private Rusia doli nga lufta. U krjua Armata e Kuqe U krijua BRSS ne vitin 1922. U krijua Kushtetuta qe e shpallte Rusine shtet federal. U perdor dhuna. U goditen kundershtaret e regjimit. U ndaluan lirite demokratike. U vu sistemi monopartiak. U krijua policia sekrete.(e cila ndiqte cdo veprimtari antiqeveritare) U vu propaganda komuniste. U ngrit kulti i individit
  17. 17. TIPARET E REGJIMEVE TOTALITARE TE PERBASHKETAT 1) Natyra demagogjike kontradiktore 2) Goditja e demokracise. 3) Perdorimi i dhunes. 4) Nxitja e burokracise. 5) Kulti i Individit. 6) Mbivleresimi i propagandes. 7) Agresiviteti VECORI DALLUESE 1) Rruga jo e njejte qe ndoqen per te ardhur ne pushtet. 2) E djathta ---- ruajti regjimin kapitalist ndersa e majta shkaterroi ate dhe punoi per ndertimin e nje regjimi komunist. 3) Shtresat e popullsise tek te cilat ishin te perqendruara 4) Koha e qendrimit ne pushtet.
  18. 18. Italia pas luftes kaloi nje krize te gjithanshme .Rindertimi i vendit ecte ngadale.Territoret e jugut ishin te prapambetura.Kishte varferi e papunesi te madhe. Kudo sundonte anarkia.Qeveria nuk ishte ne gjendje te zoteronte situaten. Ne vitin 1919 ne Milano u formua Partia Fashiste nen drejtimin e Benito Musolinit (Duces).Kjo parti.Kjo parti filloi te organizonte tubime te bujshme dhe I premtonte popullit se do vendoste rregullin,qetesine,sigurine dhe kthimin e Italise ne kohen e lavdishme te :Romes se Lashte”.Partia fashiste organizoi grupet fashiste te quajtur skuadrista. Me 28 Tetor 1922 filloi marshimi drejt Romes. Forcat fashiste pushtuan ndertesen qeveritare.Mbreti Viktor Emanueli III beri kompromis.Ai pranoi formimin e nje qeverie te re koalicioni nen drejtimin e Duces. Ne vitin 1925 Musolini prishi koalicionin dhe krijoi nje qeveri fashiste. Ne Itali u vendos diktatura fashiste
  19. 19. VEPRIMTARIA E DIKTATURES FASHISTE Per forcimin e shtetit Musolini mori keto masa : Krijoi institucione te reja fashiste Ndaloi veprimatrite politike U rivendos denimi me vdekje U vendos sistemi monopartiak U hartua nje plan per zhvillimin ekonomik . U be politizimi I shkollave U be militarizimi ekonomik U vleresua shume propaganda U ngrit kulti I individit
  20. 20. Perandori Vilhelmi II ,pasi abdikoi ne qytetin e Vajmarit u shpall Republika qe morri dhe emrin e qytetit ku u shpall. U krijua qeveria dhe u hartua nje kushtetute demokratike. Republika e Vajmarit arriti ti sheroje plaget e luftes.Filloi permiresimi i jetes.Ne vitin 1926 Gjermania u pranua ne Lidhjen e Kombeve dhe doli nga izolimi por shoqeria gjermane vazhdonte te ishte e pakenaqur . Ne periudhen e krizes qeveria u akuzua jo vetem per gjendjen e veshtire ekonomik por edhe si tradhtare e popullit sepse kishte nenshkruar nje paqe me kushte te renda dhe poshteruese, Ne kete periudhe filloi te rritej shume popullariteti i Partise Naziste e krijuar ne 1920 e udhehequr nga Adolf Hitleri.Partia naziste premtonte se do te sillte rend,siguri ,mireqenie dhe do t’I kthente “nderin” qe I ishte shkelur padrejtesisht. Ne vitin 1933 Presidenti i Republikes e shpalli Hitlerin kancelar. Nje vit me vone pas vdekjes se tij ,Hitleri mori dhe postin e presidentit ,me titullin Fyhrer dhe shtetin gjerman e quajti “Rrajhu III”. Hitleri krijoi nje shtet totalitar ne te cilin u vendos diktatura e djathte naziste.
  21. 21. DIKTATURA NAZISTE NE GJERMANI REFORMAT E HITLERIT : 1) Perqendroi gjithe pushtetin ne duart e tij,qe e kontrollonte nepermjet dy institucioneve te dhunes : SS dhe Gestapos. 2) Zhduku kundershtaret politik. 3) U ndaluan veprimtarite politike. 4) U ndaluan lirite demokratike. 5) U be politizimi i shkollave. ,shtypit,radiot etj. U ngrit kulti i individit. 1) U perdor propaganda. 2) U militarizua ekonomia. 3) U bene investime ne infrastrukture. 4) Filloi luften antisemite
  22. 22. POLITIKA AGRESIVE NAZISTE TRI DERJTIMET KRYESORE TE KESAJ POLITIKE: 1) TE HIDHESHIN POSHTE VENDIMET E KONFERENCES SE PAQES. 2) TI BASHKOHESHIN GJERMANISE TERRITORET E BANUARA NGA GJERMANET. 3) GJERMANIA TE BEHEJ LIDER BOTEROR.(TI SIGURONTE RACES GJERMANE DREJTIMIN EVROPES DHE TE BOTES) SINJALET E LUFTES II BOTERORE: 1)Dalja e Gjermanise nga Lidhja e Kombeve per te qene e lire. 2)Dergimi i forcave ushtarake ne Spanje per te mebeshtetur gjeneralin Franko. 3) Pushtimi i zones se Renit dhe Cekosllovakise si dhe bashkimi i Austrise me Gjermanine. 4) Krijimi i aleances me Italine (boshti Rome-Berlin ) dhe me vone me Japonie(boshti Rome-Berlin-Tokio) 5) Nenshkrimi i Paktit te Mossulmimit me Bashkimin Sovjetik ,duke ndare ne menyre te fshehte territoret polake.
  23. 23. LUFTA CIVILE NE SPANJE Spanja ishte monarki dhe vendi me i prapambetur i Evropes Perendimore.Pas Luftes I Boterore forcat demokratike u rriten dhe u forcuan mjaft. Ne zgjedhjet e vitit 1931 ato fituan dhe shpallen Republiken ne Spanje. Mbreti Alfonsi XVII u largua nga vendi. Filloi demokratizimi I jetes.U shpallen lirite demokratike. Forcat konservatore nuk pranuan humbjen.Forcat demokratike u fuqizuan akoma dhe me teper dhe krijuan nje bashkim demokrat te quajtur Fronti Popullor. Shperthimi i Luftes Civile ne Spanje lidhet me zgjedhjet elektorale te vitit 1936. Ne keto zgjedhje fitoi Fronti Popullor.Forcat konservatore perseri nuk pranuan rezultatin e zgjedhjeve. Ato u organizuan dhe krijuan nje bashkim antidemokratik qe u quajt Fronti Kombetar. Ky front u mbeshtet ne forcat ushtarake (falangistet) te cilat I udhehiqte gjenerali Franko. Ai organizoi nje kryengjritje per te permbysyr Republiken Demokratike.Filloi Lufta Civile e cila zgjati tre vjet (1936-1939). Gjermania naziste dhe Italia fashiste ndihmuan forcat falangiste me arme, aviacion dhe trupa te rregullt, ndersa Rusia dergoi ndihma ne mbeshtetje te Republikes,ashtu si edhe shume vullnetare antifashiste qe erdhen nha vende te tjera te Evropes. .Anglia dhe Franca mbajten qendrim neutral. Lufta civile perfundoi ne vitin 1939 me fitoren e Frontit Kombetar. U permbys Republika dhe u vendos dikatura e gjeneralit Franko.
  24. 24. *Vitet e luftes i siguruan SHBA-se perfitime te medha.Amerika qe furnizuesja me e madhe e Evropes me arme,ushqime e veshmbathje.Pas luftes SHBA-ja njohu nje lulezim te madh ekonomik.Te ardhurat ishin te medha dhe njerezit jetonin me mire. *Kriza boterore e viteve 1929-1933 se pari filloi ne SHBA dhe u perhap ne Evrope.Ajo u shfaq ne bujqesi dhe pastaj ne gjithe deget e ekonomise.Mallrat filluan te mos shiteshin.Fuqia blerese ra. U krijua superprodhimi.U rrit papunesia.Per zgjidhjen e krizes dy partite kryesore mbanin qendrime te ndryshme .Partia Republikane ne pushtet theksonte se shteti nuk duhet te nderhynte ne jeten politike sepse kriza do te zhdukej vete sic kishte ardhur.Partia Demokratike kerkonte nderhyrjen e menjehershme te shtetit per te kapercyer krizen. *Ne zgjedhjet e vitit 1932 fitoi postin e presidentit Franlin Ruzvelti i Partise Demokratike i cili e drejtoi vendin gate periudhes 1932-1945. Ai hartoi nje program te gjere reformash per te nxjerre vendin nga kriza. Ky program njihet si Kursi i Ri i Ruzveltit ose New Deal.
  25. 25. KURSI I RI I RUZVELTIT Programi i Ruzveltit parashikonte zgjidhjen e 3 problemeve kryesore te krizes: 1) Papunesise 2) Ringjalljen e ekonomise 3) Permiresimin e jeteses -Per te ulur papaunesine u ndertuan vepra infrastrukturore . - U hapen vende pune dhe u ul ndjeshem papunesia. Per te ringjallur ekonomine shteti : bleu mallrat e teperta zhduku superprodhimin ofroi kredi( Kjo ndihmoi bankat te mos falimentonin) *Per te permiresuar jetesen sidomos te punetoreve : -U kufizuan oret e punes, -U caktua minimumi i pages -U vendos asistenca. Ne politiken e jashtme SHBA-ja mbajti qendrim neutral. U tregua indiferente ndaj veprimtarise agresive te shteteve diktatoriale.
  26. 26.  1) 2)      Gjate viteve 1919-1933 ekonomia angleze kaloi ne 3 faza: Faza e pare ,perfshiu periudhen 1918-1923.Eksporti anglez u godit nga konkurrenca amerikane e japoneze.Kushtet e jeteses u veshtiresuan shume. Faza e dyte 1923-1929 shenoi periudhen e lulezimit.Tri qene shkaqet qe cuan ne lulezimin e ekonomise angleze: a)Nxitja e Revolucionit Shkencor b)Zevendesimi i qymyrgurit me energji elektrike c)Produktet ajo filloi ti shese me shume ne tregun e brendshem sesa t’I ekportoj.. 3)Faza e trete ,1929-1933 solli shfaqjen e nje krize me te rende qe goditi gjithe deget e ekonomise. Kriza u kapercye si pasoje e bashkpunimit te forcave politike.
  27. 27. JETA POLITIKE NE ANGLI -Jeta politike ne Angli karakterizohej nga qendrushmeria politike . Institucionet parlamentare qe ishin nuk u tronditen por u forcuan.Qe ne vitin 1918 u vendos e drejta elektorale e pergjithshme.Kete te drejte e fituan edhe grate ne 1928.Dy partite kryesore ishin : Partia Laburiste dhe Partia Konservatore.Ekzistonte rotacioni politik.Ne vitin 1931 ato krijuan qeverine e koalicionit per te perballuar krizen.Qeveria vendosi kontrollin ne jeten politike dhe ndihmoi me kredi uzinat e fabrikat. U krijua Keshilli i Asistences per papunesine . -Ne politiken e jashtme Anglia qe e matur, e kujdeshshme dhe me piksynime te qarta..Diktaturat e djathta qe u vendosen i vleresonte si barriera ndaj komunizmit. Ne vitin 1937 njohu Republiken e Irlandes,e cila qe shpallur me referendum nga Irlandezet. Pjesa VL ,Olsteri ,mbeti pjese e mbreterise angleze e shkeputur nga Irlanda. Ne vitin 1931 ajo krijoi Komonuelthin ku benin pjese 7 shtete.
  28. 28. Burimet kryesore qe e ndihmuan Francen te kaperceje krizen ishin: 1) Ndihma financiare e SHBA-se 2) Demshperblimet qe merrte nga vendet e humbura 3) Marrja e dy zonave te pasura me Fe,AlsasLorenes. 4) Nxitja e Revolucionit Shkencor. Franca ishte shtet republikan.Pushteti legjislativ ishte i perbere nga : Senati dhe Dhoma e Deputeve.Ekzistonte rotacion politik.Asnjera parti nuk gezonte perkrahje te madhe.Partite e djathta formuan Bashkimin Kombetar ndersa partite e majta Frontin Popullor. Ne vitin 1936 fitoi Fronti Popullor. U krijua qeveria nen drejtimin e Leon Blumit , i cili drejtoi vendin per 2 vjet. Qeveria e Blumit beri reforma ekonomike e sociale. U rriten pagat e punetore, u kufizuan oret e punes dhe u shtetezuan hekurudhat e uzinat. U goditen edhe grupet fashiste. Forcat e djathta e akuzuan Blumit se me reformat e tij po sillte komunizmin ne France. Perpara ketij presioni ,Blumi dha doreheqjen ne vitin 1938. Ne pushtet erdhi Bashkimi Kombetar ,i cili pergatiti Francen per Luften II Boterore.
  29. 29. KULTURA DHE ARTI NE VITET 1920-1930 Tri qene drejtimet ku u zhvillua levizja kulturore dhe artistike : • Modernizmi • Letersia dhe arti tradicional • Letersia dhe arti i Brezit te Humbur Modernistet krijuan shuma rryma ne letersi: futurizmi,abstrakionizmi,kubizmi simbolizmi etj.Perfaqesuesit kryesore ishin : Kafka,Elioti ,Pikasoja,Shopeni etj. Tradicionalistet nuk u shkeputen nga format e vjetra.Ata pasqyruan ne menure te hollesishme realitetin dhe u ndje e forte rryma e kritikes.Perfaqesuesit kryesore ishin : Romeo Rolan ,Drajzeri etj. Ne Brezi i Humbur benin pjese ata shkrimtare qe kishin jetuar periudhen e rende te luftes dhe kishin shpresuar tek vendosja e paqes.Pasi kishin humbur shpresat per te ardhmen ata vendosen ti japin fund jetes se tyre.Ne kete rryme bejne pjese : Heminguej dhe Remarku.
  30. 30. -Me 1 Dhjetor 1918 ne Beograd, princ trashegimtar I Serbise ,Aleksander Karagjeogjevic shpalli formimin e Mbreterise Serbo-Kroate –Sllovene (SKS). Ne vitin 1921 u hartua Kushtetuta. Mbreteria Serbo-Kroate-Sllovene perbehej nga : Serbia,Maqedonia,Bosnje-Hercegovina,Mali i Zi ,Kroacia dhe Sllovenia. Ne vitin 1929 Aleksandri I beri nje riorganizim te vendit. U krijuan 9 njesi te medha dhe Mbreteria mori emrin Jugosllavia . -Gjate periudhes 1918-1939 jeta e brendshme e ketij shteti te ri nuk ka qene e qete dhe e sigurt.Beteja poltike zhvillohej ndermjet: unitaristeve dhe federalisteve te cilet mbanin qendrime te kunderta. Ekzistonte dhe nje rryme tjeter qe kerkonte pavaresine e cdo vendi e,per pasoje prishjen e mbreterise. Ne 1929 Aleksandri I beri nje grusht shteti.Ai shperndau parlamentin dhe hoqi kushtetuten ,ndaloi lirite demokratike dhe vendosi diktaturen mbreterore.Lufta politike u ashpersua dhe ne vitin 1934 Aleksandri I u vra nga nje nacionalist kroat ne Marseje,France. Trashegimtari i fronit Pjetri II ishte 1 vjec dhe vendin e drejtoi si regjent princi Pavel.Jugosllavia filloi te afrohej me shtetet diktatoriale por demonstratat anti-fashiste e penguan ate te ishte pjese e Paktit Trepalesh.
  31. 31. Ne Bullgari fshataresia perbente 80% te popullsise.Pas zbatimit te reformes agrare u fuqizua ekonomia e vogel. Rendimentet ishin te uleta.Toka punohej me vegla primitive . Industria ishte e kufizuar dhe e pazhvilluar (mbizoteronte vetem ind e lehte) dhe vetem 1 miniere ishte ne shfrytezim. Bullgaria si aleate e Bllokut Qendror u detyrua te pranonte vendimet e Konferences se Paqes. Shteti bullgar duhej ti jepte territore Serbise dhe Greqise.Ne keto rrethana u fuqizua shume Partia Bashkimi Agrar qe drejtohej nga Stamboliski.Kjo parti premtonte perkrahjen e Reformes Agrare. Ne zgjedhjet e vitit 1919 fitoi Partia Bashkimi Agrar. U krijua qeveria e re e udhehequr nga Stamboliski.Ne vitin 1922 u be reforma agrare.U bene pronar 80% e bujqeve.Stamboliski qe iniciatori per krijimin e “Internacionales se Gjelber”. Forcat antidemokratike qene te pakenaqura nga reformat e Sramboliksut .Ato u bashkuan rreth Partise Lidhja e Oficereve.Ne vitin 1923 keto forca pergatiten nje grusht shteti ndersa Stamboliskin e torturuan derisa e vrane.U vendos nje qeveri diktatoriale .U goditen me ashpersi demokratet. Ne periudhen e krizes u forcua opozita demokratike.Per ti bere balle situates Borisi III ne vitin 1935 mori pushtetin ne duart e tij dhe vendosi diktaturen mbreterore.
  32. 32. Pas luftes Rumania dyfishoi territorin e saj duke marre territore nga ishperandorite.Rumania U zgjerua shume terrioti I saj. Ishte nje vend agrar ku fshataresia perbente 78% te popullsise. Ne vitin 1921 u zbatua reforma agrare dhe bujqesia rumune pesoi nje kthese ku fshataret duke paguar u bene pronar.. Vend te pare zinte industria e naftes dhe ne 1935 Rumania eksportonte 6.6 milion t nafte. .U zhvillua metalurgjia dhe industria e perpunimit te drurit.Linden dhe shoqeri me kapitale te huaja. Rumania mbeti monarki edhe pas luftes.Deri ne vitin 1935 jeta politike ne Rumani ishte ne duart e tre partive :Partia e Popullit ,Partia Kombetare Liberale dhe Partia Kombetare Fshatare. Ne vitin 1920 me pelqimin e parlamentit erdhi ne fron Karoli II.Ai u lidh me shtetet diktatoriale.Ne vitin 1938 ai shperndau parlamentin,U krijua Kushtetuta e re e cila rriti fuqine e tij.Ne vitin 1939 u vu ne krye te qeverise gjeneral Antonesku. U vendos diktatura mbreterore dhe u ndaluan lirite demokratike.Shteti rumun forcoi marredheniet Italine dhe Gjermanine.Ne vitin 1940 nenshkroi aleance me ta.
  33. 33. Ne Greqi fshataresia perbente 60% te popullsise me pak se ne vendet e tjera te Ballakanit.Bujqesia ishte e prapambetur. Toka ishte e copetuar dhe punohej me mjete primitive.Rendimentet ishin te uleta.Zhvillim me te madh morri industria vecanerisht ajo tekstile ,agroushqimore dhe e plehrave kimike.Me te shumta ishin importet sesa eksportet,prandaj shteti grek merrte hua dhe kishte Dy ishin forcat politike qe rivalizonin njera-tjetren : monarkistet dhe republikanet.Ne vitin 1924 u shpall Republika.Megjithate lufta per pushtet vazhdoi dhe jeta politike nuk u stabilizua. Ne vitin 1935 republika u permbys dhe ne Greqi u vendos monarkia me mbret Gjergjin II . Me 4 gusht 1936 u vendos si kryetar qeverie gjenerali fashist Metaksa.Parlamenti u shpernda dhe kushtetuta u anulua.Ne Greqi u vendos diktatura. U godit sindikata, demokratet dhe u kufizuan lirite demokratike. Qeveria e Metaksait kishte si model diktaturat nazi-fashiste.
  34. 34. Vendimet qe morri Konferenca e Paqes ne Paris, sollen shperberjen e Perandorise Osmane dhe krijimin e 5 shteteve te reja si : Turqia,Siria,Libani,Iraku dhe Palestina. Nacionalistet turq kundershtuan vendimet e Konferences dhe qeverine e sulltanit . U krijuan forca revolucionare ku ne udheheqje te tyre ishte Mustafa Qemali..Keto forca rrezuan sulltanin nga froni dhe shpallen Republiken.Ky qe nje revolucion i vertete brenda viteve 1920-1923 qe solli modernizimin dhe evropianizimin e Turqise. U be shkembimi i popullsise Turke qe banonte ne Greqi me popullsine Greke qe banonte ne Turqi. Mustafa Qemali e drejtoi vendin 15 vjet. (1923-1938)Si President I Republikes ai miratoi ligje qe sollen transformime te medha ne shtetin turk.Kryeqytet i Turqise u vendos Ankaraja. U shkeput shteti nga feja. Islami ishte fe private.U be gjuhe kombetare gjuha turke. U vendos alfabeti latin. U denua poligamia. U ndryshua dhe evropianizua veshja e qytetarit turk.Gruaja fitoi te drejten te votoje,te arsimohej dhe te marre pjese ne detyra shteterore. Ne vitin 1935 Mustafa Qemali mori tittullin ATATURK (babai i turqve).
  35. 35. PUNOI : KIMBERLI KADRIU -History teaches us the mistakes we are going to make. History is who we are and why we are the way we are. So we must learn it if we want to know our past and our future…

×