Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Hisham Muhamed Tilbete - Mrekullia e Kur'anit në çështje të astronomisë

310 views

Published on

Published in: Education
  • Be the first to comment

Hisham Muhamed Tilbete - Mrekullia e Kur'anit në çështje të astronomisë

  1. 1. Mrekullia e Kur’anit në çështje të astronomisë: 1. Kur’ani përmend se gjithësia është e krijuar prej një origjine të përbashkët të cilën sot e quajmë bërthamë atomike, e cila nëse e përshkruajmë për së afërmi i ngjason mjegullimit të koncentruar në një pikë qendrore të nxehtë, këtë e përshkruan Kur’ani si mjegull: “A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura e Ne i ndamë” Enbija : 30. Mandej e mësyu qiellin (krijimin e qiellit) e ai ishte tym (mjegullinë që ishte si materie e parë) dhe atij (qiellit) e edhe tokës i tha : Qasuni urdhrit Tim me dëshirë ose me dhunë ! Ato dyja thanë : “Po i qasemi (nënshtrohemi) me dëshirë” Fusilet 11. 2. Të shikojmë pra rrotullimin e tokës. Çështja se toka është e rrumbullakët, kjo çështje është e vërtetuar dhe është pranuar, këtë e ka përmendur Kur’ani: “Ai natën ia mbështjell ditës dhe ditën ia mbështjell natës” Zumer 5. Në gjuhën arabe kur të thuhet “Kevere Umamet” d.m.th. “e ka pështjellur rreth kokës”. Kjo formë Geoide është vërtetuar në shkencën bashkëkohore: ngase toka është e rrumbullakët dhe se kur gjysma e saj është natë, gjysma tjetër bëhet ditë, dhe me rrotullimin e tokës nata e mbështjell ditën, dhe po ashtu dita e mbështjell natën. 3. Shkenca e ka vërtetuar se shuarja e yjeve është çështje shumë e komplikuar, nuk është vetëm ashtu siq e sheh syri ynë nga malet e larta. Ne faktikisht jemi shumë larg yjeve. Ne nuk i shohim yjet, por vetëm i shohim format (figurat) e yeve të shuar ,ne shohim mbi 1000 yje te shuar të para miliona vite dritë, pse udhëtimi i dritës së yllit i cili vjen prej yllit deri tek ne është shumë i gjatë edhe pse ka shpejtësi të madhe. Thotë All-llahu i madhëruar : “Betohem në vendshuarjen e yjeve. E ai është i madh, sikur ta dini!” Vakia : 75,76. Marrë nga libri: Për Hulumtuesit e fesë së vërtetë Autorë: Hisham Muhamed Tilbete Përktheu:Dr Musli Vërbani

×