Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Komunikimi ne mardheniet e studenteve

308 views

Published on

Published in: Education
  • Login to see the comments

  • Be the first to like this

Komunikimi ne mardheniet e studenteve

  1. 1. UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES Shkrim Akademik Tema : Roli I komunikimit në mardhëniet e studenteve ne shkollë Punoi : ____________________________ Pranoi _________________________
  2. 2. Universitetet përbëhet nga grupe të ndryshme studentësh të cilët kanë marrëdhënie të ndryshme me njëri tjetrin. Këto marrëdhënie vijnë duke u bërë më të komplikuara kur ne procesin e të mësuarit studentor nderfutet edhe procesi i komunikimit. Shpesh studentët merren vesh edhe kur nuk flasin, përcjellin një mesazh tek njëritjetri, e imponojnë respektin vetëm me lëvizjet e tyre. Këto janë cilësi të aftësive që shfaqen pikërisht në moshën studentore, në moshën kur studenti fiton formimin psikologjik e social të tijë. Cilësia e komunikimit është një mundësi më tepër për të formuar shpirtin krijues, aktiv dhe kritik të studentëve. Në varësi të aftësive për komunikim ka studentë që flasin gjithë ditën dhe nuk mundë të sjellin një komunikim të pranueshëm, në mënyrë që të fitojnë vëmendjen e studentëve të tjerë. Ka të tjerë që flasin me rrallë dhe më qetë, por përmes aftësisë për të komunikuar e ngrejnë vlerësimin e figurës së tyre ne auditor. Aq më tepër pa ofenduar asnjeri. Pa I rënë në sedër askujt. Dhe kjo mënyrë komunikimi është më shumë se art në vetvete, që një pjesë e mirë nuk e zotërojnë. Vetëm përmes komunikimit studentët mund të kuptojnë se ajo që mësojnë aplikohet në jetën e përditshme.Bëhet ndërlidhja e njohurisë teorike dhe asaj praktike. Njohuritë dhe kompetencat bëhen më pak të fragmentuara dhe të ndara.Komunikimi nuk konsiderohet thjesht si një bashkëveprim mes dy individëve apo grupeve shoqërore, ai nuk përqendrohet thjesht e vetëm te përçimi i informacionit dhe te dialogu mes dy studenteve, ai shkon përtej. Është përçim i kulturës, simboleve, kodeve të moralit, të zakoneve, etj. Shpesh na ndodh që ne të përfshihemi në situata të ndryshme konfliktuale dhe për ti dhënë zgjidhje këtyre lloj problemeve na duhet që të përdorim komunikimin. Por nuk mjafton vetëm komunikimi si proces. Problemeve u krijohen rrethana lehtësuese në saje të nivelit dhe cilësisë së komunikimit. Pra të dish të komunikosh nuk është edhe aq e thjeshtë. Që një shkollë të jetë e shkëlqyeshme, nuk është vetëm detyrë e drejtorëve dhe mësimdhënësve. Kjo është detyrë edhe e vetë studentëve. Ata janë aktorë primarë në cilësinë dhe përformancen e shkollës. Ata duhet të përfshihen në zhvillimin e shkollës përmes të vetmes gjë qe kanë në dorë, komunikimit. Shkollat e mira e shfrytëzojnë thënien e urtë Afrikane që thotë, “nevojitet një fshat i tërë për të rritur një fëmijë.” Në këtë rast, “nevojitet angazhimi i gjithë studentëve për të kijuar një shkollë të mirë.“ Dhe kjo gjë mundë të arrihet vetëm nëpërmjet komunikimit.

×