Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Elektrokimia

2,615 views

Published on

Elektrokimia dhe nje historik i shkurter rreth saj

Published in: Education
  • Be the first to comment

Elektrokimia

  1. 1. Tema:Elektrokimia Punoi:Ismail Dama Klasa:XIA Lenda :Kimi Elektrokimiaështë ajo dege e kimisë që merret me proceset që përfshijnë transferimin e elektroneve, reaksionet e oksido- reduktimit shkurt redoks. Pra trajton shndërrimet kimike të përftuara nga kalimii elektricitetit ne celula dhe prodhimine elektricitetit me ane te reaksioneve kimike. Elektrokimiamerret me transformimin e energjisë kimike ne elektrike e anasjelltas. Përveç tjerash studion fenomene si gërryerjen e metaleve, rafinimin e tyre, dhe pjesën me te madhe te reaksioneve biokimikepër funksionimine organizmave te gjalle si fotosinteza, frymëmarrja qelizore, transmetimi i sinjaleve nervore etj. Elektrokimia lidhetedhe me studimin e prodhimit te rrymës elektrike nga elektrolitet. Cfareeshte elektrokimia? Elektrokimia është ajo pjesë e shkencës së kimisë që merret me studimin e të gjitha proçeseve të transformimit të energjisë kimike në energji elektrike dhe anasjelltas. Këto proçese janë mjaft të rëndësishme.
  2. 2.  Cfareeshte elementi galvanik? Elementi galvanik është një aparat që ka aftësi ta shndërrojë energjinë kimike në energji elektrike, duke shfrytëzuar reaksionin e oksido-reduktimit, që zhvillohet përkatësisht në dy gjysmëelementet. Elementi galvanik përdoret për : prodhimin e baterive te ndryshme,energjise elektrike dhe prodhimin e akumulatoreve. Elementi Galvanik ka shume vjet qe eshte shpikur dhe qe ka shkuar drejt permiresimit të cilësive të tyre. 1)Si fillim ne vitin 1786 vihet re reagimin e këmbëve të bretkosës ndaj tensionit Luigi Galvani Ai qe shumë pranë zbulimit të parimit të baterisë, por e humbi atë. Luigi mendonte se reagimi i bretkosës ndaj rrymës elektrike ishte për shkak të pranisë së indeve shtazore. Për eksperimentin ai përdori dy metale të ndryshme në kontakt me një substancë të lëngëttë cilat i vuri në kontakt me këmbët e bretkosës. Rezultati qe tkurrja e këmbëve të bretkosës. Luigi Galvani ka bërë zbulime shumë të rëndësishme ku ndër to mund të përmendim lidhjen e magnetit me rrymat elektrike. Galvanometri quhet kështu për nder të tij, i cili ishte instrumenti i parë matës i rrymës elektrike. 2)Detajet e nje baterie publikohen ne 1800 nga Aleksandër Volta Në vitin 1795, shkencëtari italian Aleksandër Volta shpiku elektroforin, i cili ishte një disk trepetine (substancë organike), rrëshire dhe dylli. Me të fërkohej bishti i dhelprës dhe ai shërbente si burim shkarkesash elektrike për muaj të tërë. Më vonë, Volta tregoi se lindja e rrymës elektrike nuk ak nevojë për praninë e indeve të kafshëve, siç mendonin shkencëtarë të tjerë. Kjo e ndihmoi atë dhe bëri që në vitin 1800 ai të prodhonte pilën elektrike voltaike, e cila përbëhej nga një kolonë pllakash Cu dhe Ag të vendosura njëra pas tjetrës, të ndara nga shtresa kartoni poroz dhe të zhytura në tretësirë kripe. Kjo pajisje siguronte rrymë të vazhdueshme dhe parimi i saj përdoret akoma sot te bateritë. Volta e quajti gjenerator rryme të vazhduar elektrike, që shndërron energjinë kimike në energji elektrike.
  3. 3. 3) 1820 – Pila e Danielit Pila e Volt-ës nuk siguronte rrymë elektrike për periudha të gjata kohore. Këtë gjë e arriti pila e Danielit. Pila e Danielit është e ndërtuar nga dy gjysmëqeliza në të cilat elektroda pozitive përbëhet nga bakri kurse ajo negative nga zinku. Kto elektroda qëndrojnë të zhytura në sulfatet e tyre përkatëse, dhe lidhen me njëra tjetrën me anën e një ure kripe. Pila e Danielit ishte e para që përfshiu mërkurin si veshje të anodës së zinkut për të mos u reduktuar nga korrozioni kur bateritë nuk janë në përdorim. Kjo bateri prodhon 1.1 volt dhe është përdorur për telefonat dhe për zilen e derës për më shumë se 100 vjet. Aplikimet ishin të gjitha të palëvizshme pasi lëvizja do të shkaktonte përzierjen e dy elektrolitëve. 4)1859 Reimon Gaston Plante krijoi qelizën e elementit galvanik Reimon Gaston Plante krijoi qelizën e elementit galvanik duke rrotulluar dy fletë të holla plumbi të ndara nga një stof leshi të butë të cilën e zhyti në acid sulfurik të holluar. Duke alternuar ngarkimin dhe shkarkimin aftësia e kësaj qelize për të siguruar rrymë elektrike u rrit. Ato përdoren sot tek automjetjet, aeroplanët, gjeneratorët e ndryshëm. Një bateri e tillë mund të ketë 3-6 pila të lidhura në seri. 5)1866 - Pila e thatë “Leclanche”, e shpikur nga kimisti francez Georges Leclanche, përdoret ende në ditët e sotme. Elektroliti përbëhet nga klorur amoni dhe klorur zinku në formë plastike. Elektroda negative përbëhet nga zinku që është dhe mbështjellja e pilës, ndërsa ajo pozitive përbëhet nga karboni, rrethuar nga oksid magnezi. Kjo bateri prodhon 1.5 volt energji.
  4. 4. Kur bateria e thatë harxhohet, ajo nuk mund të mbushet sërish, por hidhet si e papërdorshme. Gjatë harxhimit të baterisë së thatë legura e zinkut hollohet ndërsa përqëndrimi i klorurit të zinkut në elektrolit rritet. Kloruri i zinkut është përbërje shumë higroskopike, e cila e thith lagështinë nga ajri, prandaj elektroliti i baterisë së thatë laget. Prandaj bateria nuk duhet përdorur shumë gjatë sepse elektroliti i cili rrjedh nga bateria mund t’a shkatërrojë aparaturën. Sot në përdorim janë edhe bateritë me mbështjellës kualitativ të cilët e pamundësojnë këtë lloj dëmtimi. 6)1898 – 1908 Bateria alkaline e Tomas Edisonit. Në këtë bateri elektroda pozitive përbëhet nga oksidi i nikelit, elektroliti KOH, ndërsa elektroda negative përbëhet nga hekuri. Përdoret në industrinë e rëndë, zgjat 10 vjet dhe prodhon 1.15 volt energji. 7)1950 Pila zink-oksid mërkuri e Samuel Rubenit Në pilën zink-oksid mërkuri elektroda negativa është e përbërë nga zinku, ajo pozitive nga HgO. Kjo pilë prodhon 1.34 volt energji. Më vonë kjo bateri mori emrin Duracell. 8)1964 U formua Duracelli Që nga kjo periudhë kohore e deri në ditët e sotme prodhuesit e baterive mundohen të shmangin përdorimin e komponimeve të mërkurit, plumbit e kadiumit pasi ato kur shkarkohet bateria duke qenë se përmbajnë lëndë toksike kanë aftësi të vetndizen dhe të ndotin mjedisin ku ne jetojmë duke vënë në rrezik jetën e njerëzve, bimëve dhe kafshëve
  5. 5. Cfarejane akumulatoret? Janë pajisje që përdorennë qarqe kuduhetrrymë e vazhduar,përtë vënë në lëvizje makinat,anijet,etj. Ndahenne Akumulatore Acide dhe Akumulatore Bazike.Akumulatorështë vetëmai elementgalvaniki kthyeshëmi cili mundtë jeprrymë të mjaftueshme një kohë më të gjatë

×