SlideShare a Scribd company logo
1 of 10
Pyetje dhe përgjigje:
1. Pse themi se gjuha është mjeti universal për komunikim?
1. Themi se gjuha është mjeti universal për komunikimin pasi që u shërben njerëzve për të
shprehur mendimet dhe ndjenjat e tyre, si dhe për t'u marrë vesh njëri me tjetrin në shoqëri.
2. Cilët janë rrafshet (nënsistemet) e gjuhës?
2. Rrafshet (nënsistemet janë:fonetik, leksikologjik dhe gramatikor).
3. Cilët janë funksionet e gjuhës?
3. Funksionet e gjuhës janë:a) f. shënjues(emërtues) b) f. shprehës(ekspresiv) dhe C) f.
përshtypjes.
4. Ç'është gjuha popullore?
4. Gjuha popullore është ajo gjuhë që përdorin shtresat e gjëra popullore ne komunikimin e
përditshëm.
5. Në cilën familje bën pjesë gjuha shqipe?
5. Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane.
6. Cilët janë tiparet e veçanta të gjuhës shqipe?
6. a) Kalimi nga theksi i lirë në të ngulitur, b) lakimi i emrave në dy trajta, c) krijimi i mënyrës
habitore dhe i formave foljore, Ç) përdorimi i rrasës emërore me parafjalë nga të, d) përdorimi i
emrave të farefisnisë me nyje të përparme
7. Cilat janë dokumentet që vërtetojnë se gjuha shqipe është vazhduese e ilirishtes?
7.1) Prania në gjuhën e sotshme shqipe e disa emrave.
2) Ruajtja e emrit kombëtarë të shqiptarëve që nga Ilirët.
3) Të dhënat e historisë dhe arkeologjisë.
4) Populli shqiptarë është autokton në trojet e veta.
8. Trego për librin e parë shqip.
8. Titullohet 'Meshari', autori:Gjon Buzuku, viti 1555 dialektin e Veriut, ku 220 faqe u mungojnë
8 fletët e para, Gjoni ishte
biri i B d'ek Buzukut, ky libër përmban 7 psalmet pendestare dhe disa copa nga rituali i
katekizmit.
9. Ç'është gjuha standarde?
9. Gjuha standarde është varianti më i përpunuar i gjuhës së popullit shqiptarë, që përfshin
gjuhën që përdoret në
praktikën shkrimore, botuese si dhe në komunikimin zyrtar, të të gjitha mjediseve shqiptare në
Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj nga gjithë mediet në gjuhën shqipe = Tiranë, Prishtinë
dhe në të gjitha stacionet radio televizive që emetojnë program shqip në gjithë botën.
10. Sa dialekte ka gjuha shqipe, cilët janë ato?
10. Gjuha shqipe ka dy dialekte ato janë: dialekti Gegë (Gegërishtja) dhe Toskë (Toskërishtja).
11. Cili lum është kufi ndarës për të dy dialektet?
11. Lumi Shkumbin.
12. Në cilët rrafshe ndryshojnë dy dialekte dhe gjuha standarde?
12. Dy rrafshe = gjeografik, funksional.
13. Në sa degë ndahet gjuhësia?
13. Në tre degë = fonetika, fonologjia, leksikologjia dhe gramatika.
14. Ç'është fonetika?
14. Fonetika (nga greqishtja tingull) është degë e gjuhësisë që merret me studimin e anës
tingullore të gjuhës. Ana tingullore
përfshijnë tingujt e të folurit, nyjëtimin dhe veçoritë e tyre dhe disa dukuri tjera gjuhësore.
15. Si ndahet fonetika?
15. Përshkruese dhe historike.
16. Ç'është fonologjia?
16. Fonologjia studion anën funksionale të tingujve rolin që ata luajnë gjatë përdorimit të gjuhës
nga folësi.
17. Ç'studion leksikologjia?
17. Leksikologjia studion tërësinë e fjalëve të gjuhës.
18. Ç'studion gramatika?
18. Gramatika studion format e ndryshueshme të fjalës dhe rregullat e bashkimit të tyre në fjali.
19. Si ndahet gramatika?
19. Gramatika ndahet në: morfologji dhe sintaksë.
20. Në sa pjesë ndahet aparati i të folurit?
20. Në tri pjesë: e sipërme, mesme, poshtme.
21. Ç'janë tingulli dhe fonema?
21. Tingulli dhe fonema janë njësi më të vogla të fjalës që në vetveten nuk kanë kuptim.
Shërbejnë për të ndërtuar njësi më të mëdha me kuptim, por fonema në ndryshim nga tingullit ka
vlera, kuptim dallues, ajo shërben pra edhe për t'i dalluar njësitë më të mëdha me kuptim.
22. Cilët janë parimet e drejtshkrimit të gjuhës shqipe?
22.Parimet: fonetik, historik, morfologjik.
23. Prej sa tingujsh përbëhet sistemi fonetik i gj. shqipe?
23.36 tingujsh, të ndara në 7 zanore dhe 29 bashkëtingëllore.
24. Në cilët rrafshe dallohen zanoret dhe bashkëtingëlloret?
24. Në rrafshin e nyjëtimit, e funksionit. dëgjuarit.
25. Cilët janë tiparet e zanoreve nyjëtimore?
25. radha, ngritja, buzorëzimi.
26. Cilët janë tiparet e bashkëtingëlloreve nyjëtimore?
26. Vendi i formimit, pjesëmarrja e gjuhës, mënyra e formimit, pjesëmarrja e gjuhës dhe zërit,
tingëllimi.
27. Ç'është rrokja?
27. Rrokja është një grup fonemash të përqendruara rreth një zanoreje. Ajo është njësia më e
vogël shqiptimore e ligjërimit
që në vetvete nuk ka kuptim.
28. Cilat rrokje i quajmë si të hapura?
28. Ato rrokje që mbarojnë me zanore.
29. Cilat rrokje i quajmë të mbyllura?
29. Ato rrokje që mbarojnë me bashkëtingëllore.
30. Si i ndajmë rrokjet?
30. Një rrokëshe, dy rrokëshe, tre rrokëshe, katër rrokëshe.
31. Ç'është theksi?
31. Dallimi i një rrokje me mjete të ndryshme fonetike (forcë e gjatësi më të madhe) quhet theks.
32. Ç'është sintaksa?
32. Sintaksa është ajo pjesë e gramatikës, që studion rregullsitë e bashkimit të fjalëve në grupe
fjalësh e fjali që përshkruan tipat e tyre ne të përgjithshme ndërtimorë dhe kuptimore.
33. Nga rrjedh dhe Çfarë d.m.th fjala sintaksë?
33. Nga antikiteti greko-latin me kuptim bashkërenditje.
34. Ç'është fjalia?
34. Fjalia është njësia e plotë ndërtimore, intonacionore dhe kuptimore e formuar nga bashkimi i
fjalëve dhe i grupeve të
fjalëve sipas rregullave të gjuhës shqipe.
35. Ç'shprehim me anë të fjalive?
35. Mendime, ndjenja, vullnetin tonë.
36. Si mund të jetë fjalia?
36. E thjeshtë dhe e përbërë.
37. Ç'është fjalia e thjeshtë?
37. Fjalia e cila në vetvete e bart një folje quhet fjali e thjeshtë.
38. Ç'është fjalia e përbërë?
38. Fjalia e cila në vetvete e bart dy a më shumë folje quhet fjali e përbërë.
39. Sa anë dallojmë në fjali?
39. Dy anë ndërtimore dhe atë kuptimore.
40. Si mund të jenë fjalitë?
40. Dëftore, pyetëse, dëshirore, nxitëse, thirrmore.
41. Ç'është kryefjala?
41. Kryefjala është gjymtyra kryesore e fjalisë dy kryegjymtyrëshe, që tregon një send a frymorë,
tipari i të cilit tregohet nga kallëzuesi.
42. Me së shprehet kryefjala?
42. Kryefjala shprehet me:a) me emër në rasën emërore, trajta e shquar, b) me emër në rasën
emërore, trajta e pashquar,
c) me përemër vetor, dëftorë, pyetës. të pacaktuar, Ç) me grup emëror.
43. Ç'është kundrinori?
43. Kundrinori është gjymtyra e dytë e fjalisë që varet nga gjymtyrë të shprehura me folje dhe
mbiemra me të cilat vihet
në marrëdhënie objektore.
44. Si ndahet kundrinori?
44. I drejtë dhe i zhdrejtë.
45. Ç'është kallëzuesori?
45. Kallëzuesori është gjymtyra e dytë e fjalisë që lidhet me foljen edhe me emrin dhe shërben
për të treguar një cilësi a veçanti të emrit.
46. Me së shprehet kallëzuesori?
46. Shprehet me: a) me emër të pashquar e me mbiemër të prirë ose jo nga fjalëzat.
47. Ç'është rrethanori?
47. Rrethanori është gjymtyrë e dytë e fjalisë që varet nga gjymtyrë të ndërtuara me folje e rrallë
edhe me mbiemër dhe
ndajfolje dhe vihet në marrëdhënie rrethanore me të.
48. Si ndahet rrethanori?
48. Në rrethanor:vendi, kohe, mënyre, qëllimi shkaku dhe sasie.
49. Si ndërtohen rrethanorët?
49. a) grup emëror, me emër, formë foljore të pashtjelluar dhe me ndajfolje.
50. Ç'është morfologjia?
50. Morfologjia është degë e gramatikës që, merret me studimin e formave të ndryshme që
marrin fjalët gjatë përdorimit të
tyre në fjali dhe me klasifikimin e tyre nëpër klasa.
51. Nga rrjedh dhe çfarë d.m.th fjala morfologji?
51. Nga greqishtja me kuptim (morphe)- formë.
52. Ç'është fjala?
52. Fjala është njësia themelore e gjuhës, është njësi e mëvetësishme dhe e kuptimshme.
53. Ç'është morfema?
53. Morfema është njësia më e vogël e kuptimshme që mund të dallohet në përbërjen e fjalës.
Ajo nuk mund të ndahet në njësi më të vogla të kuptimit.
54. Ç'është rrënja e fjalës?
54. Rrënja e fjalës është pjesa kryesore e fjalës, është bërthama e saj, bartësja e kuptimit leksikor
të fjalës.
55. Ç'janë parashtesat?
55. Janë pjesë të fjalës që qëndrojnë para temës dhe shërben për të formuar fjalë të reja.
56. Ç'janë prapashtesat?
56. Janë pjesë të fjalës që qëndrojnë prapa temës dhe shërbejnë për të formuar fjalë të reja.
57. Ç'quhet temë të fjalës?
57. Temë quhet pjesa e fjalës që mbetet pasi ti heqim mbaresën.
58. Cilat janë mënyrat për formimin e fjalëve të reja?
58. Prejardhja, përbërja, përngjitja, paranyjëzimi dhe konversioni.
59. Ç'është emri?
59. Emri bën pjesë në klasën e fjalëve të ndryshme që e emërton veta frymorë, dukuri të natyrës,
cilësi, nocione abstrakte
veprime gjendje etj.
60. Si i ndajmë emrat?
60. Emra të përgjithshëm, të përveçëm, konkret dhe abstrakt.
61. Sa gjini ka emri në gjuhën shqipe?
61. Tri gjini = mashkullore, femërore dhe asnjanëse.
62. Ku mbështetemi për të dalluar gjininë e emrave?
62. a) mbaresat rasore të trajtës së pashquar/shquar/njëjës, b) fjalët përcaktuese të emrave.
63. Ç'është rasa?
63. Rasa është formë e ndryshueshme që merr emri duke u lidhur ne fjalë të tjera në fjali.
64. Cilat janë foljet ndihmëse?
64. Kam dhe jam
65. Për çka shërbejnë foljet ndihmëse?
65. Shërbejnë si folje ndihmëse, për të ndërtuar kohë të përbëra të së shkuarës, kallëzues emërorë
etj.
66. Si i ndajmë foljet gjysmëndihmëse?
66. I ndajmë në: folje modale dhe folje që shprehin mënyrën e veprimit.
67. Si ndahen foljet modale?
67. Mundësi(mund) domosdoshmëri(duhet).
68. Cilët janë kategoritë gramatikore të foljeve?
68. Veta, numri, diateza, mënyra dhe koha.
69. Cilët janë kohët themelore të foljes?
69. E tashmja, e shkuara dhe e ardhmja.
70. Si ndahen kohët e mënyrës dëftore?
70. E tashmja, e shkuara, e ardhme.
71. Si ndahet koha e shkuar?
71. E pakryer(mësoja), e kryer e thjeshtë(mësova), e kryer(kam mësuar), më se e kryer(kisha
mësuar), e kryer e tejshkuar(pata mësuar).
72. Si ndahet koha e ardhme?
72. E ardhmja (do të mësoj), e ardhmja e përparme(do të kem mësuar), e ardhmja e së
shkuarës(do të mësoja).
73. Çfarë tregon folja në mënyrën dëftore?
73. Tregon një veprim ose gjendje që ndodh tani, ka ndodhur më parë ose do të ndodh në të
ardhmen.
74. Sa kohë ka mënyra lidhore?
74. Dy kohë= e tashmja dhe e shkuara.
75. Ç'tregon folja në mënyrën lidhore?
75. Tregon një veprim të mundshëm për t'u kryer.
76. Cilat janë format e pashtjelluara foljes?
76. a) pjesorja(larë), b)mohorja(pa larë), c)paskajorja(për të larë), ç)përcjellorja(duke larë),
d)mohorja e tipit-me të larë.
77. Ç'kuptoni me termin e letërsi?
77. Litera (shkronjë), kuptojmë të gjitha veprat letrare.
78. Prej cilave degë kryesore përbëhet shkenca e letërsisë?
78. a) teorisë së letërsisë, b)historisë së letërsisë, c)kritikës letrare.
79. Cilët janë njësitë themelore të llojit letrar?
79. Përmbajtja dhe forma.
80. Si ndahet letërsia në gjini?
80. Në tri gjini: a)lirike, b)epike, c)dramatike.
81. Ç'kupton me fjalën lirike?
81. E ka origjinën nga greqishtja lyra(instrument i lashtë muzikor).
82. Çka bën pjesë në gjininë lirike?
82. Llojet e poezive të lashta si: himni, oda ditirambi epigrami, epifati, idila, elegjia etj.
83. Si ndahet lirika?
83. Në lirik social, sotme, patriotike, erotike, peizazhit, mendimtare ose (refleksive).
84. Si ndahet gjinia epike?
84. a) llojet epike te shkruara në vargje, b) llojet epike të shkruara në prozë.
85. Llojet e gjinisë epike?
85. Epi, romani, novela, tregimi.
86. Cilat lloje bëjnë pjesë në gjininë dramatike?
86. Tragjedia, komedia, drama.
87. Ç'është stilistika?
87. Stilistika është degë e rëndësishme e shkencës për letërsinë, ajo ka për objekt trajtimi mjetet
shprehëse në letërsi, synon veçantinë karakteristike të stilit të një vepre letrare, të një shkrimtari,
periudhe letrare, rryme dhe epoke letrare.
88. Çfarë bën pjesë në stilistik?
88. Epiteti, personifikimi, krahasimi, paralelizmi figurativ, simboli, alegoria, hiperbola, metafora,
ironia.
89. Ç'është metrika?
89. Metrika është degë e teorisë së letërsisë që merret me studimin e vargut, duke filluar që nga
lindja e tij në lashtësinë
antike e deri në ditët tona.
90. Ç bën pjesë në metrikë?
90. Ritmi, theksi tonik, ritmik,rima.
91. Ç'është folklori?
91. Populli shqiptar gjatë shekujve ka krijuar jo vetëm vlera materiale, por dhe vlera të shquara
artistike. Gjatë aktivitetit të tij jetësor ai ka krijuar kulturën dhe artin e tyre.
92. Nga rrjedh dhe çfarë d.m.th ka fjala folklor?
92. Rrjedh nga anglishtja folk-popull, lore-dije ( Krijimtari popullore ).
93. Si ndahet pasuria folkloristike?
93. Në folklor letrar, muzikor, koreografik, dramatik.
94. Ç'është folkloristika?
94. Degë që merret me studimin e folklorit.
95. Kush quhet folklorist?
95. Mbledhësi dhe studiuesi i folklorit quhet folklorist.
96. Ç'kuptojmë me termin folklor letrar?
96. Kuptojmë atë lloj folklori ku fjala është mjet kryesor komunikimi dhe krijimi artistik.
97. Si quhet ndryshe folklori letrar?
97. Ndryshe quhet edhe si letërsi popullore.
98. Si ndahet poezia popullore?
98. Lirike, epike, lirike-epike.
99. Llojet e poezisë popullore lirike?
99. a) lirika familjare, b)lirika shoqërore, c)lirika intime( erotike ).
100. Cilat bëjnë pjesë në lirikën familjare?
100. Ninullat, këngët e dasmës, vajet.
101. Cilat bëjnë pjesë në lirikën shoqërore?
101. Këngët e kurbetit( mërgimit politik,ekonomik dhe ushtarak).
102. Çfarë bën pjesë në lirikën intime?
102. Këngët e dashurisë.
103. Ç'është epika?
103. Në epikë bën pjesë oja gjini e letërsisë, e cila mbështet në tregimet e ngjarjeve dhe te jetës
së njeriut.
104. Si i ndajmë këngët epike?
104. Këngët epike legjendare, historike.
105. Cilat janë tri periudhat e letërsisë së vjetër?
105. Letërsisë së Humanizmit, filobiblike, jofetare (laike) bejtexhinjtë.
106. Cili është Marin Barleti?
106. Marin Barleti (1460-1513) është humanisti më i madh shqiptar.
107. Cila ishte vepra e tij më me vlerë?
107.Ajo:Historia e Gjergj Kastriot Skënderbeut.
108. Cili ishte Pjetër Budi?
108. Pjetër Budi (1566-1622) ishte martir i parë dhe figura më e madhe në letërsinë shqiptare.
109 .Sa vepra botoi Pjetër Budi?
109. Botoi katër vepra.
110. Cilat ishin ato vepra?
110. a)Doktrina e Kërshtenë (1618)
b)Rituali Roman (1621)
c)Kush thotë meshë këto fjalë duhet me i shërbyer
Ç)Pasqyra e të rrëfyerit (1621)
111. Si ndahen pozitë e Pjetër Budit?
111. a) Poezi të rrëfimit
b)personale
c)okazionale ( të rastit).
112. Çfarë dimë për Frang Bardhin?
112. Frang Bardhi (1606-1643) ishte hartuesi i parë i fjalorit të parë shqiptar, që është
njëkohësisht dhe vepra e parë shqipe pa përmbajtje fetare.
113. Sa vepra botoi Frang Bardhi?
113. Frang Bardhi botoi dy vepra.
114. Cilat ishin ato dy vepra?
114. Fjalorthi latinisht-shqip dhe Apologjia e Skënderbeut.
115. Ç'dëshmon Bardhi me Fjalorthin?
115. Dëshmon indetitetin kulturor gjuhësor të shqiptarëve.
116. Ç'farë rëndësie ka vepra Apologjia e Skënderbeut?
116. Ai me këtë vepër ka mbrojtur origjinën e heroit kombëtar Skënderbeut.
117. Kush ishte Pjetër Bogdani?
117. Pjetër Bogdani (1630-1689) ishte shkrimtar i fundit dhe më origjinali në letërsinë e hershme
shqiptare.
118. Cila ishte vepra e tij e parë?
118. Çeta e Profetëve.
119. Si ishte shkruar kjo vepër?
119. Prozë.
120. Kush ishte Lul Variboba?
120. Lul Variboba ishte shkrimtari që shkroi një vepër të thjeshtë letrare dhe poeti që hodhi
themelet e letërsisë arbëreshe.
121. Si quhen ndryshe bejtexhinjtë?
121. Vjershëtarë.
122. Kush ishin autorët që kishin shkruar vjersha?
122. Muhamed Kyçyku, Nezimi, Sulejman Ramazani, Hasan Zyko Kamberi.
123. Kush ishte Hasan Zyko Kamberi?
123. H. Z. K ishte përfaqësuesi kryesor i traditës myslimane të letërsisë shqiptare (shek. 18-19).
124. Si i ndajmë vjershat e H. Z. K?
124. a) Poezi profesionale me të dhëna autobiografik si : bahti im, lufta mbretërore, ty zili të
kanë.
b)poezi me temë shoqërore si: Gjerdeku i vashës, grat e va,
c)poezi satirike: Paraja, Trahani e Mynafiku.
125. Kush ishte Muhamed Kyçyku?
125. Ishte shkrimtar i parë që njihet deri më sot nga Çamëria. Ai është krijuesi më sistematik dhe
më i plot në mesin e bejtexhinjve me format dhe strukturën e veprave të tij, bën lidhjen me
Letërsinë e Rilindjes.
126. Cilët janë dy poemat e Muhamed K?
126. Jusufi dhe Zelihaja, Erveheja.
127. Cilët janë dokumentet e shkrimit shqip?
127. a)Formula e pagëzimit
b)Fjalori i Arnold Von Harfit.
c)Ungjilli i Pashkëve
128. Cilat kultura ndikuan në klasifikimin e letërsisë shqipe?
128. Letërsia e humanizmit , b) letërsia filobiblike, d)letërsia e Bejtexhinjve.
129. Cilët popuj shpikën të parët shkrimin?
129. Sumerët, Egjiptianët, Indianët dhe Grekët.
130. Cila ishte vepra më e njohur (vjetër) në letërsinë shqiptare?
130. Epi i Gilgameshit.
131. Me kë lidhet origjina e miteve?
131. Lidhet me kohërat e lashta ku njerëzit nuk ishin në gjendje ti shpjegonin fenomene e dukuri
të ndryshme që u ndodhin në jetën e tyre të përditshme?
132. Ç'është mitologjia greke?
132. është pjesë përbërëse e gjithë kulturës greke, e cila që në shek 9, bashkë me Homerin shënoi
kulmin më të lart në historinë njerëzore?
133. Kush ishte autori i Iliadës dhe Odisesë?
133. Homeri.
134. Ç'është epopeja?
134. Epopeja është zhanri themelor i epikës klasike temat e saj janë quajtur të larta.
135. Kush ishin personazhe kryesore te Iliada dhe Odiseja?
135. Te Iliada Akili , kurse te Odiseja Uliksi.
136. Cila ishte tema e Iliadës?
136. Tema kishte luftën e Trojës.
137. Cila ishte tema e Odisesë?
137. Kthimi në atdhe, temën e luftës për pushtet e të pritjes (besnikërisë) së gruas.
138. Ç'është nocioni lirik?
138. Nocioni lirik është më i ri se ai melikë : Lirikë nga lyra (instrument me tela) melik nga
(melos).
139. Ku lindi poezia lirike?
139. Në ishullin e Lesbos-it.
140. Cilët ishin poetët më të mëdhenj lirik?
140. Ishin grek: Alkeu dhe Safo.
141. Kush ishte Eskili?
141. Eskili ishte tragjediani i parë më i madh në antikitetin grek.
142. Kush ishte Aristofani?
142. Ishte shkrimtar më i madh i komedisë së vjetër.
143. Kur u nis të zhvillohet Letërsia romake?
143. Nga shek 3-p. K.
144. Kush ishte përfaqësuesi i saj kryesor?
144. Virgjili.
145. Çfarë u zhvillua në Letërsinë romake?
145. Të gjithë gjinitë dhe llojet sipas ndikimit të letërsisë klasike greke.
146. Kush ishte Virgjili?
146. Poeti më i madh i letërsisë që u shkrua në Romën e Lashtë.
147. Cila ishte vepra e Virgjilit?
147. Eneida.
148. Me kë lidhet emri i poemës?
148. Me heroin e Trojën Eneun, bir i Ankiqit dhe hyjneshës Afërdita.
149. Cilët ishin veprat e para të Virgjilit?
149. Bukolikët dhe Gjeorgjikët.
150. Ç'tregojnë gojëdhënat për Eneun?
150. Tregojnë se te Eneu zunë fill romakët.
151. Kush e shkroi romanin ''Sikur të isha djalë''?
151. Haki Stërmilli.
152. Cila ishte Tema e këtij romani?
152. Vuajtjet e Dijes shpirtërisht dhe fizikisht.
153. Cila ishte ideja e këtij romani?
153. Prapambeturia, botë kuptimet e asaj kohe kanë sjell edhe vdekje.
154. Kush ishin personazhet kryesor në këtë roman?
154. Shpendi dhe Shadija.
155. Kush e shkroi romanin ''Lulja e Kujtimit''?
155. Foqion Postoli.
156. Cila ishte tema në këtë roman?
156. Dashuria e gjënë dashurinë, drejtësia e gjënë drejtësinë.
157. Cila ishte ideja e këtij romani?
157. Asnjëherë mos t'i humbim shpresat se e mira vonon, mirëpo kur nuk haron.
158. Kush ishin personazhet kryesor në këtë roman?
158. Dhimitri dhe Olimbia.
159. Kush e shkroi romanin ''Shtëpia Misterioze''?
159. Honore de Balzak.

More Related Content

What's hot

Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptarePyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare#MesueseAurela Elezaj
 
Fjala dhe perberesit e saj
Fjala dhe perberesit e sajFjala dhe perberesit e saj
Fjala dhe perberesit e sajBlerinaMuobega
 
Sintaksa dhe Morfologjia e Gj. Shqipe
Sintaksa dhe Morfologjia e Gj. ShqipeSintaksa dhe Morfologjia e Gj. Shqipe
Sintaksa dhe Morfologjia e Gj. ShqipeShkelzen B.
 
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaMenyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaValmir Nuredini
 
Kundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtëKundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtëAlush Kryeziu
 
Mënyra dëftore - kohët
Mënyra dëftore - kohët Mënyra dëftore - kohët
Mënyra dëftore - kohët Alush Kryeziu
 
Konventa mbi te Drejtat e Femijeve
Konventa mbi te Drejtat e Femijeve Konventa mbi te Drejtat e Femijeve
Konventa mbi te Drejtat e Femijeve Megi Braka
 
Llojet e teksteve
Llojet e teksteveLlojet e teksteve
Llojet e tekstevesindi21
 
iliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesiliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesssuseree34b8
 
Provimi i lirimit 2012 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2012 Gjuhe ShqipeProvimi i lirimit 2012 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2012 Gjuhe ShqipeHelio RAMOLLARI
 
Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne ShqiperiNdikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne ShqiperiFlavioHabilaj
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve22062002
 
Rrethi i letërsisë
Rrethi i letërsisëRrethi i letërsisë
Rrethi i letërsisëArdiPerla
 
Funksioni
FunksioniFunksioni
Funksionikoralda
 
Teoremat e rrethit
Teoremat e rrethitTeoremat e rrethit
Teoremat e rrethitTeutë Domi
 
Bimet fareveshura 1`Pamela Tanku shkolla "Albanet" klasa VIII
Bimet fareveshura 1`Pamela Tanku shkolla "Albanet" klasa VIIIBimet fareveshura 1`Pamela Tanku shkolla "Albanet" klasa VIII
Bimet fareveshura 1`Pamela Tanku shkolla "Albanet" klasa VIIIlira kuca
 

What's hot (20)

Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptarePyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
 
Punim seminarik : Emri
Punim seminarik : EmriPunim seminarik : Emri
Punim seminarik : Emri
 
Fjala dhe perberesit e saj
Fjala dhe perberesit e sajFjala dhe perberesit e saj
Fjala dhe perberesit e saj
 
Sintaksa dhe Morfologjia e Gj. Shqipe
Sintaksa dhe Morfologjia e Gj. ShqipeSintaksa dhe Morfologjia e Gj. Shqipe
Sintaksa dhe Morfologjia e Gj. Shqipe
 
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaMenyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
 
Kundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtëKundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtë
 
Mënyra dëftore - kohët
Mënyra dëftore - kohët Mënyra dëftore - kohët
Mënyra dëftore - kohët
 
Konventa mbi te Drejtat e Femijeve
Konventa mbi te Drejtat e Femijeve Konventa mbi te Drejtat e Femijeve
Konventa mbi te Drejtat e Femijeve
 
Parafjala
ParafjalaParafjala
Parafjala
 
Llojet e teksteve
Llojet e teksteveLlojet e teksteve
Llojet e teksteve
 
iliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesiliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliades
 
Provimi i lirimit 2012 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2012 Gjuhe ShqipeProvimi i lirimit 2012 Gjuhe Shqipe
Provimi i lirimit 2012 Gjuhe Shqipe
 
Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne ShqiperiNdikimi i kultures osmane ne Shqiperi
Ndikimi i kultures osmane ne Shqiperi
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve
 
Rrethi i letërsisë
Rrethi i letërsisëRrethi i letërsisë
Rrethi i letërsisë
 
Lakimi emrit
Lakimi emrit Lakimi emrit
Lakimi emrit
 
Funksioni
FunksioniFunksioni
Funksioni
 
Dialektet e shqipes
Dialektet e shqipesDialektet e shqipes
Dialektet e shqipes
 
Teoremat e rrethit
Teoremat e rrethitTeoremat e rrethit
Teoremat e rrethit
 
Bimet fareveshura 1`Pamela Tanku shkolla "Albanet" klasa VIII
Bimet fareveshura 1`Pamela Tanku shkolla "Albanet" klasa VIIIBimet fareveshura 1`Pamela Tanku shkolla "Albanet" klasa VIII
Bimet fareveshura 1`Pamela Tanku shkolla "Albanet" klasa VIII
 

Similar to Test shqip

Gjuha Shqipe 10
Gjuha Shqipe 10 Gjuha Shqipe 10
Gjuha Shqipe 10 enis vladi
 
Fjala shqipe ne vend te fjales se huaj
Fjala shqipe ne vend te fjales se huajFjala shqipe ne vend te fjales se huaj
Fjala shqipe ne vend te fjales se huajMarjan DODAJ
 
Sinonimia e me se te kryeres me te kryeren e tejshkuar
Sinonimia e me se te kryeres me te kryeren e tejshkuarSinonimia e me se te kryeres me te kryeren e tejshkuar
Sinonimia e me se te kryeres me te kryeren e tejshkuarEdlira Ekmekciu
 
Gjuha shqipe dhe_letersia_111
Gjuha shqipe dhe_letersia_111Gjuha shqipe dhe_letersia_111
Gjuha shqipe dhe_letersia_111Kujtim Bytyci
 
Gjuha ( Permbledhje per Komunikimin dheantonime , Sinonimet )
Gjuha ( Permbledhje per Komunikimin dheantonime , Sinonimet ) Gjuha ( Permbledhje per Komunikimin dheantonime , Sinonimet )
Gjuha ( Permbledhje per Komunikimin dheantonime , Sinonimet ) SeBi Kokonozi
 

Similar to Test shqip (6)

Gjuha Shqipe 10
Gjuha Shqipe 10 Gjuha Shqipe 10
Gjuha Shqipe 10
 
Fjala shqipe ne vend te fjales se huaj
Fjala shqipe ne vend te fjales se huajFjala shqipe ne vend te fjales se huaj
Fjala shqipe ne vend te fjales se huaj
 
Sinonimia e me se te kryeres me te kryeren e tejshkuar
Sinonimia e me se te kryeres me te kryeren e tejshkuarSinonimia e me se te kryeres me te kryeren e tejshkuar
Sinonimia e me se te kryeres me te kryeren e tejshkuar
 
Gjuhe 10-16.04.2020
Gjuhe 10-16.04.2020Gjuhe 10-16.04.2020
Gjuhe 10-16.04.2020
 
Gjuha shqipe dhe_letersia_111
Gjuha shqipe dhe_letersia_111Gjuha shqipe dhe_letersia_111
Gjuha shqipe dhe_letersia_111
 
Gjuha ( Permbledhje per Komunikimin dheantonime , Sinonimet )
Gjuha ( Permbledhje per Komunikimin dheantonime , Sinonimet ) Gjuha ( Permbledhje per Komunikimin dheantonime , Sinonimet )
Gjuha ( Permbledhje per Komunikimin dheantonime , Sinonimet )
 

More from Besar Limani

More from Besar Limani (16)

Endangered species list
Endangered species listEndangered species list
Endangered species list
 
Pc
PcPc
Pc
 
Isp
IspIsp
Isp
 
Web browser
Web browserWeb browser
Web browser
 
Hosting servers
Hosting serversHosting servers
Hosting servers
 
How the internet works.
How the internet works.How the internet works.
How the internet works.
 
What is computer software
What is computer softwareWhat is computer software
What is computer software
 
Searchingthe internet
Searchingthe internetSearchingthe internet
Searchingthe internet
 
Operatingsystem
OperatingsystemOperatingsystem
Operatingsystem
 
Networking fundamentals
Networking fundamentalsNetworking fundamentals
Networking fundamentals
 
Howthe internet
Howthe internetHowthe internet
Howthe internet
 
History of-computers513
History of-computers513History of-computers513
History of-computers513
 
Googling
GooglingGoogling
Googling
 
1 introduction-to-computer-networking
1 introduction-to-computer-networking1 introduction-to-computer-networking
1 introduction-to-computer-networking
 
Hardware
HardwareHardware
Hardware
 
Data vs. information
Data vs. informationData vs. information
Data vs. information
 

Test shqip

  • 1. Pyetje dhe përgjigje: 1. Pse themi se gjuha është mjeti universal për komunikim? 1. Themi se gjuha është mjeti universal për komunikimin pasi që u shërben njerëzve për të shprehur mendimet dhe ndjenjat e tyre, si dhe për t'u marrë vesh njëri me tjetrin në shoqëri. 2. Cilët janë rrafshet (nënsistemet) e gjuhës? 2. Rrafshet (nënsistemet janë:fonetik, leksikologjik dhe gramatikor). 3. Cilët janë funksionet e gjuhës? 3. Funksionet e gjuhës janë:a) f. shënjues(emërtues) b) f. shprehës(ekspresiv) dhe C) f. përshtypjes. 4. Ç'është gjuha popullore? 4. Gjuha popullore është ajo gjuhë që përdorin shtresat e gjëra popullore ne komunikimin e përditshëm. 5. Në cilën familje bën pjesë gjuha shqipe? 5. Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane. 6. Cilët janë tiparet e veçanta të gjuhës shqipe? 6. a) Kalimi nga theksi i lirë në të ngulitur, b) lakimi i emrave në dy trajta, c) krijimi i mënyrës habitore dhe i formave foljore, Ç) përdorimi i rrasës emërore me parafjalë nga të, d) përdorimi i emrave të farefisnisë me nyje të përparme 7. Cilat janë dokumentet që vërtetojnë se gjuha shqipe është vazhduese e ilirishtes? 7.1) Prania në gjuhën e sotshme shqipe e disa emrave. 2) Ruajtja e emrit kombëtarë të shqiptarëve që nga Ilirët. 3) Të dhënat e historisë dhe arkeologjisë. 4) Populli shqiptarë është autokton në trojet e veta. 8. Trego për librin e parë shqip. 8. Titullohet 'Meshari', autori:Gjon Buzuku, viti 1555 dialektin e Veriut, ku 220 faqe u mungojnë 8 fletët e para, Gjoni ishte biri i B d'ek Buzukut, ky libër përmban 7 psalmet pendestare dhe disa copa nga rituali i katekizmit. 9. Ç'është gjuha standarde? 9. Gjuha standarde është varianti më i përpunuar i gjuhës së popullit shqiptarë, që përfshin gjuhën që përdoret në praktikën shkrimore, botuese si dhe në komunikimin zyrtar, të të gjitha mjediseve shqiptare në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj nga gjithë mediet në gjuhën shqipe = Tiranë, Prishtinë dhe në të gjitha stacionet radio televizive që emetojnë program shqip në gjithë botën. 10. Sa dialekte ka gjuha shqipe, cilët janë ato? 10. Gjuha shqipe ka dy dialekte ato janë: dialekti Gegë (Gegërishtja) dhe Toskë (Toskërishtja). 11. Cili lum është kufi ndarës për të dy dialektet? 11. Lumi Shkumbin.
  • 2. 12. Në cilët rrafshe ndryshojnë dy dialekte dhe gjuha standarde? 12. Dy rrafshe = gjeografik, funksional. 13. Në sa degë ndahet gjuhësia? 13. Në tre degë = fonetika, fonologjia, leksikologjia dhe gramatika. 14. Ç'është fonetika? 14. Fonetika (nga greqishtja tingull) është degë e gjuhësisë që merret me studimin e anës tingullore të gjuhës. Ana tingullore përfshijnë tingujt e të folurit, nyjëtimin dhe veçoritë e tyre dhe disa dukuri tjera gjuhësore. 15. Si ndahet fonetika? 15. Përshkruese dhe historike. 16. Ç'është fonologjia? 16. Fonologjia studion anën funksionale të tingujve rolin që ata luajnë gjatë përdorimit të gjuhës nga folësi. 17. Ç'studion leksikologjia? 17. Leksikologjia studion tërësinë e fjalëve të gjuhës. 18. Ç'studion gramatika? 18. Gramatika studion format e ndryshueshme të fjalës dhe rregullat e bashkimit të tyre në fjali. 19. Si ndahet gramatika? 19. Gramatika ndahet në: morfologji dhe sintaksë. 20. Në sa pjesë ndahet aparati i të folurit? 20. Në tri pjesë: e sipërme, mesme, poshtme. 21. Ç'janë tingulli dhe fonema? 21. Tingulli dhe fonema janë njësi më të vogla të fjalës që në vetveten nuk kanë kuptim. Shërbejnë për të ndërtuar njësi më të mëdha me kuptim, por fonema në ndryshim nga tingullit ka vlera, kuptim dallues, ajo shërben pra edhe për t'i dalluar njësitë më të mëdha me kuptim. 22. Cilët janë parimet e drejtshkrimit të gjuhës shqipe? 22.Parimet: fonetik, historik, morfologjik. 23. Prej sa tingujsh përbëhet sistemi fonetik i gj. shqipe? 23.36 tingujsh, të ndara në 7 zanore dhe 29 bashkëtingëllore. 24. Në cilët rrafshe dallohen zanoret dhe bashkëtingëlloret? 24. Në rrafshin e nyjëtimit, e funksionit. dëgjuarit. 25. Cilët janë tiparet e zanoreve nyjëtimore? 25. radha, ngritja, buzorëzimi. 26. Cilët janë tiparet e bashkëtingëlloreve nyjëtimore? 26. Vendi i formimit, pjesëmarrja e gjuhës, mënyra e formimit, pjesëmarrja e gjuhës dhe zërit, tingëllimi. 27. Ç'është rrokja? 27. Rrokja është një grup fonemash të përqendruara rreth një zanoreje. Ajo është njësia më e vogël shqiptimore e ligjërimit
  • 3. që në vetvete nuk ka kuptim. 28. Cilat rrokje i quajmë si të hapura? 28. Ato rrokje që mbarojnë me zanore. 29. Cilat rrokje i quajmë të mbyllura? 29. Ato rrokje që mbarojnë me bashkëtingëllore. 30. Si i ndajmë rrokjet? 30. Një rrokëshe, dy rrokëshe, tre rrokëshe, katër rrokëshe. 31. Ç'është theksi? 31. Dallimi i një rrokje me mjete të ndryshme fonetike (forcë e gjatësi më të madhe) quhet theks. 32. Ç'është sintaksa? 32. Sintaksa është ajo pjesë e gramatikës, që studion rregullsitë e bashkimit të fjalëve në grupe fjalësh e fjali që përshkruan tipat e tyre ne të përgjithshme ndërtimorë dhe kuptimore. 33. Nga rrjedh dhe Çfarë d.m.th fjala sintaksë? 33. Nga antikiteti greko-latin me kuptim bashkërenditje. 34. Ç'është fjalia? 34. Fjalia është njësia e plotë ndërtimore, intonacionore dhe kuptimore e formuar nga bashkimi i fjalëve dhe i grupeve të fjalëve sipas rregullave të gjuhës shqipe. 35. Ç'shprehim me anë të fjalive? 35. Mendime, ndjenja, vullnetin tonë. 36. Si mund të jetë fjalia? 36. E thjeshtë dhe e përbërë. 37. Ç'është fjalia e thjeshtë? 37. Fjalia e cila në vetvete e bart një folje quhet fjali e thjeshtë. 38. Ç'është fjalia e përbërë? 38. Fjalia e cila në vetvete e bart dy a më shumë folje quhet fjali e përbërë. 39. Sa anë dallojmë në fjali? 39. Dy anë ndërtimore dhe atë kuptimore. 40. Si mund të jenë fjalitë? 40. Dëftore, pyetëse, dëshirore, nxitëse, thirrmore. 41. Ç'është kryefjala? 41. Kryefjala është gjymtyra kryesore e fjalisë dy kryegjymtyrëshe, që tregon një send a frymorë, tipari i të cilit tregohet nga kallëzuesi. 42. Me së shprehet kryefjala? 42. Kryefjala shprehet me:a) me emër në rasën emërore, trajta e shquar, b) me emër në rasën emërore, trajta e pashquar, c) me përemër vetor, dëftorë, pyetës. të pacaktuar, Ç) me grup emëror. 43. Ç'është kundrinori?
  • 4. 43. Kundrinori është gjymtyra e dytë e fjalisë që varet nga gjymtyrë të shprehura me folje dhe mbiemra me të cilat vihet në marrëdhënie objektore. 44. Si ndahet kundrinori? 44. I drejtë dhe i zhdrejtë. 45. Ç'është kallëzuesori? 45. Kallëzuesori është gjymtyra e dytë e fjalisë që lidhet me foljen edhe me emrin dhe shërben për të treguar një cilësi a veçanti të emrit. 46. Me së shprehet kallëzuesori? 46. Shprehet me: a) me emër të pashquar e me mbiemër të prirë ose jo nga fjalëzat. 47. Ç'është rrethanori? 47. Rrethanori është gjymtyrë e dytë e fjalisë që varet nga gjymtyrë të ndërtuara me folje e rrallë edhe me mbiemër dhe ndajfolje dhe vihet në marrëdhënie rrethanore me të. 48. Si ndahet rrethanori? 48. Në rrethanor:vendi, kohe, mënyre, qëllimi shkaku dhe sasie. 49. Si ndërtohen rrethanorët? 49. a) grup emëror, me emër, formë foljore të pashtjelluar dhe me ndajfolje. 50. Ç'është morfologjia? 50. Morfologjia është degë e gramatikës që, merret me studimin e formave të ndryshme që marrin fjalët gjatë përdorimit të tyre në fjali dhe me klasifikimin e tyre nëpër klasa. 51. Nga rrjedh dhe çfarë d.m.th fjala morfologji? 51. Nga greqishtja me kuptim (morphe)- formë. 52. Ç'është fjala? 52. Fjala është njësia themelore e gjuhës, është njësi e mëvetësishme dhe e kuptimshme. 53. Ç'është morfema? 53. Morfema është njësia më e vogël e kuptimshme që mund të dallohet në përbërjen e fjalës. Ajo nuk mund të ndahet në njësi më të vogla të kuptimit. 54. Ç'është rrënja e fjalës? 54. Rrënja e fjalës është pjesa kryesore e fjalës, është bërthama e saj, bartësja e kuptimit leksikor të fjalës. 55. Ç'janë parashtesat? 55. Janë pjesë të fjalës që qëndrojnë para temës dhe shërben për të formuar fjalë të reja. 56. Ç'janë prapashtesat? 56. Janë pjesë të fjalës që qëndrojnë prapa temës dhe shërbejnë për të formuar fjalë të reja. 57. Ç'quhet temë të fjalës?
  • 5. 57. Temë quhet pjesa e fjalës që mbetet pasi ti heqim mbaresën. 58. Cilat janë mënyrat për formimin e fjalëve të reja? 58. Prejardhja, përbërja, përngjitja, paranyjëzimi dhe konversioni. 59. Ç'është emri? 59. Emri bën pjesë në klasën e fjalëve të ndryshme që e emërton veta frymorë, dukuri të natyrës, cilësi, nocione abstrakte veprime gjendje etj. 60. Si i ndajmë emrat? 60. Emra të përgjithshëm, të përveçëm, konkret dhe abstrakt. 61. Sa gjini ka emri në gjuhën shqipe? 61. Tri gjini = mashkullore, femërore dhe asnjanëse. 62. Ku mbështetemi për të dalluar gjininë e emrave? 62. a) mbaresat rasore të trajtës së pashquar/shquar/njëjës, b) fjalët përcaktuese të emrave. 63. Ç'është rasa? 63. Rasa është formë e ndryshueshme që merr emri duke u lidhur ne fjalë të tjera në fjali. 64. Cilat janë foljet ndihmëse? 64. Kam dhe jam 65. Për çka shërbejnë foljet ndihmëse? 65. Shërbejnë si folje ndihmëse, për të ndërtuar kohë të përbëra të së shkuarës, kallëzues emërorë etj. 66. Si i ndajmë foljet gjysmëndihmëse? 66. I ndajmë në: folje modale dhe folje që shprehin mënyrën e veprimit. 67. Si ndahen foljet modale? 67. Mundësi(mund) domosdoshmëri(duhet). 68. Cilët janë kategoritë gramatikore të foljeve? 68. Veta, numri, diateza, mënyra dhe koha. 69. Cilët janë kohët themelore të foljes? 69. E tashmja, e shkuara dhe e ardhmja. 70. Si ndahen kohët e mënyrës dëftore? 70. E tashmja, e shkuara, e ardhme. 71. Si ndahet koha e shkuar? 71. E pakryer(mësoja), e kryer e thjeshtë(mësova), e kryer(kam mësuar), më se e kryer(kisha mësuar), e kryer e tejshkuar(pata mësuar). 72. Si ndahet koha e ardhme? 72. E ardhmja (do të mësoj), e ardhmja e përparme(do të kem mësuar), e ardhmja e së shkuarës(do të mësoja). 73. Çfarë tregon folja në mënyrën dëftore? 73. Tregon një veprim ose gjendje që ndodh tani, ka ndodhur më parë ose do të ndodh në të ardhmen. 74. Sa kohë ka mënyra lidhore?
  • 6. 74. Dy kohë= e tashmja dhe e shkuara. 75. Ç'tregon folja në mënyrën lidhore? 75. Tregon një veprim të mundshëm për t'u kryer. 76. Cilat janë format e pashtjelluara foljes? 76. a) pjesorja(larë), b)mohorja(pa larë), c)paskajorja(për të larë), ç)përcjellorja(duke larë), d)mohorja e tipit-me të larë. 77. Ç'kuptoni me termin e letërsi? 77. Litera (shkronjë), kuptojmë të gjitha veprat letrare. 78. Prej cilave degë kryesore përbëhet shkenca e letërsisë? 78. a) teorisë së letërsisë, b)historisë së letërsisë, c)kritikës letrare. 79. Cilët janë njësitë themelore të llojit letrar? 79. Përmbajtja dhe forma. 80. Si ndahet letërsia në gjini? 80. Në tri gjini: a)lirike, b)epike, c)dramatike. 81. Ç'kupton me fjalën lirike? 81. E ka origjinën nga greqishtja lyra(instrument i lashtë muzikor). 82. Çka bën pjesë në gjininë lirike? 82. Llojet e poezive të lashta si: himni, oda ditirambi epigrami, epifati, idila, elegjia etj. 83. Si ndahet lirika? 83. Në lirik social, sotme, patriotike, erotike, peizazhit, mendimtare ose (refleksive). 84. Si ndahet gjinia epike? 84. a) llojet epike te shkruara në vargje, b) llojet epike të shkruara në prozë. 85. Llojet e gjinisë epike? 85. Epi, romani, novela, tregimi. 86. Cilat lloje bëjnë pjesë në gjininë dramatike? 86. Tragjedia, komedia, drama. 87. Ç'është stilistika? 87. Stilistika është degë e rëndësishme e shkencës për letërsinë, ajo ka për objekt trajtimi mjetet shprehëse në letërsi, synon veçantinë karakteristike të stilit të një vepre letrare, të një shkrimtari, periudhe letrare, rryme dhe epoke letrare. 88. Çfarë bën pjesë në stilistik? 88. Epiteti, personifikimi, krahasimi, paralelizmi figurativ, simboli, alegoria, hiperbola, metafora, ironia. 89. Ç'është metrika? 89. Metrika është degë e teorisë së letërsisë që merret me studimin e vargut, duke filluar që nga lindja e tij në lashtësinë antike e deri në ditët tona. 90. Ç bën pjesë në metrikë? 90. Ritmi, theksi tonik, ritmik,rima. 91. Ç'është folklori?
  • 7. 91. Populli shqiptar gjatë shekujve ka krijuar jo vetëm vlera materiale, por dhe vlera të shquara artistike. Gjatë aktivitetit të tij jetësor ai ka krijuar kulturën dhe artin e tyre. 92. Nga rrjedh dhe çfarë d.m.th ka fjala folklor? 92. Rrjedh nga anglishtja folk-popull, lore-dije ( Krijimtari popullore ). 93. Si ndahet pasuria folkloristike? 93. Në folklor letrar, muzikor, koreografik, dramatik. 94. Ç'është folkloristika? 94. Degë që merret me studimin e folklorit. 95. Kush quhet folklorist? 95. Mbledhësi dhe studiuesi i folklorit quhet folklorist. 96. Ç'kuptojmë me termin folklor letrar? 96. Kuptojmë atë lloj folklori ku fjala është mjet kryesor komunikimi dhe krijimi artistik. 97. Si quhet ndryshe folklori letrar? 97. Ndryshe quhet edhe si letërsi popullore. 98. Si ndahet poezia popullore? 98. Lirike, epike, lirike-epike. 99. Llojet e poezisë popullore lirike? 99. a) lirika familjare, b)lirika shoqërore, c)lirika intime( erotike ). 100. Cilat bëjnë pjesë në lirikën familjare? 100. Ninullat, këngët e dasmës, vajet. 101. Cilat bëjnë pjesë në lirikën shoqërore? 101. Këngët e kurbetit( mërgimit politik,ekonomik dhe ushtarak). 102. Çfarë bën pjesë në lirikën intime? 102. Këngët e dashurisë. 103. Ç'është epika? 103. Në epikë bën pjesë oja gjini e letërsisë, e cila mbështet në tregimet e ngjarjeve dhe te jetës së njeriut. 104. Si i ndajmë këngët epike? 104. Këngët epike legjendare, historike. 105. Cilat janë tri periudhat e letërsisë së vjetër? 105. Letërsisë së Humanizmit, filobiblike, jofetare (laike) bejtexhinjtë. 106. Cili është Marin Barleti? 106. Marin Barleti (1460-1513) është humanisti më i madh shqiptar. 107. Cila ishte vepra e tij më me vlerë? 107.Ajo:Historia e Gjergj Kastriot Skënderbeut. 108. Cili ishte Pjetër Budi? 108. Pjetër Budi (1566-1622) ishte martir i parë dhe figura më e madhe në letërsinë shqiptare. 109 .Sa vepra botoi Pjetër Budi? 109. Botoi katër vepra. 110. Cilat ishin ato vepra?
  • 8. 110. a)Doktrina e Kërshtenë (1618) b)Rituali Roman (1621) c)Kush thotë meshë këto fjalë duhet me i shërbyer Ç)Pasqyra e të rrëfyerit (1621) 111. Si ndahen pozitë e Pjetër Budit? 111. a) Poezi të rrëfimit b)personale c)okazionale ( të rastit). 112. Çfarë dimë për Frang Bardhin? 112. Frang Bardhi (1606-1643) ishte hartuesi i parë i fjalorit të parë shqiptar, që është njëkohësisht dhe vepra e parë shqipe pa përmbajtje fetare. 113. Sa vepra botoi Frang Bardhi? 113. Frang Bardhi botoi dy vepra. 114. Cilat ishin ato dy vepra? 114. Fjalorthi latinisht-shqip dhe Apologjia e Skënderbeut. 115. Ç'dëshmon Bardhi me Fjalorthin? 115. Dëshmon indetitetin kulturor gjuhësor të shqiptarëve. 116. Ç'farë rëndësie ka vepra Apologjia e Skënderbeut? 116. Ai me këtë vepër ka mbrojtur origjinën e heroit kombëtar Skënderbeut. 117. Kush ishte Pjetër Bogdani? 117. Pjetër Bogdani (1630-1689) ishte shkrimtar i fundit dhe më origjinali në letërsinë e hershme shqiptare. 118. Cila ishte vepra e tij e parë? 118. Çeta e Profetëve. 119. Si ishte shkruar kjo vepër? 119. Prozë. 120. Kush ishte Lul Variboba? 120. Lul Variboba ishte shkrimtari që shkroi një vepër të thjeshtë letrare dhe poeti që hodhi themelet e letërsisë arbëreshe. 121. Si quhen ndryshe bejtexhinjtë? 121. Vjershëtarë. 122. Kush ishin autorët që kishin shkruar vjersha? 122. Muhamed Kyçyku, Nezimi, Sulejman Ramazani, Hasan Zyko Kamberi. 123. Kush ishte Hasan Zyko Kamberi? 123. H. Z. K ishte përfaqësuesi kryesor i traditës myslimane të letërsisë shqiptare (shek. 18-19). 124. Si i ndajmë vjershat e H. Z. K? 124. a) Poezi profesionale me të dhëna autobiografik si : bahti im, lufta mbretërore, ty zili të kanë. b)poezi me temë shoqërore si: Gjerdeku i vashës, grat e va, c)poezi satirike: Paraja, Trahani e Mynafiku.
  • 9. 125. Kush ishte Muhamed Kyçyku? 125. Ishte shkrimtar i parë që njihet deri më sot nga Çamëria. Ai është krijuesi më sistematik dhe më i plot në mesin e bejtexhinjve me format dhe strukturën e veprave të tij, bën lidhjen me Letërsinë e Rilindjes. 126. Cilët janë dy poemat e Muhamed K? 126. Jusufi dhe Zelihaja, Erveheja. 127. Cilët janë dokumentet e shkrimit shqip? 127. a)Formula e pagëzimit b)Fjalori i Arnold Von Harfit. c)Ungjilli i Pashkëve 128. Cilat kultura ndikuan në klasifikimin e letërsisë shqipe? 128. Letërsia e humanizmit , b) letërsia filobiblike, d)letërsia e Bejtexhinjve. 129. Cilët popuj shpikën të parët shkrimin? 129. Sumerët, Egjiptianët, Indianët dhe Grekët. 130. Cila ishte vepra më e njohur (vjetër) në letërsinë shqiptare? 130. Epi i Gilgameshit. 131. Me kë lidhet origjina e miteve? 131. Lidhet me kohërat e lashta ku njerëzit nuk ishin në gjendje ti shpjegonin fenomene e dukuri të ndryshme që u ndodhin në jetën e tyre të përditshme? 132. Ç'është mitologjia greke? 132. është pjesë përbërëse e gjithë kulturës greke, e cila që në shek 9, bashkë me Homerin shënoi kulmin më të lart në historinë njerëzore? 133. Kush ishte autori i Iliadës dhe Odisesë? 133. Homeri. 134. Ç'është epopeja? 134. Epopeja është zhanri themelor i epikës klasike temat e saj janë quajtur të larta. 135. Kush ishin personazhe kryesore te Iliada dhe Odiseja? 135. Te Iliada Akili , kurse te Odiseja Uliksi. 136. Cila ishte tema e Iliadës? 136. Tema kishte luftën e Trojës. 137. Cila ishte tema e Odisesë? 137. Kthimi në atdhe, temën e luftës për pushtet e të pritjes (besnikërisë) së gruas. 138. Ç'është nocioni lirik? 138. Nocioni lirik është më i ri se ai melikë : Lirikë nga lyra (instrument me tela) melik nga (melos). 139. Ku lindi poezia lirike? 139. Në ishullin e Lesbos-it. 140. Cilët ishin poetët më të mëdhenj lirik? 140. Ishin grek: Alkeu dhe Safo. 141. Kush ishte Eskili?
  • 10. 141. Eskili ishte tragjediani i parë më i madh në antikitetin grek. 142. Kush ishte Aristofani? 142. Ishte shkrimtar më i madh i komedisë së vjetër. 143. Kur u nis të zhvillohet Letërsia romake? 143. Nga shek 3-p. K. 144. Kush ishte përfaqësuesi i saj kryesor? 144. Virgjili. 145. Çfarë u zhvillua në Letërsinë romake? 145. Të gjithë gjinitë dhe llojet sipas ndikimit të letërsisë klasike greke. 146. Kush ishte Virgjili? 146. Poeti më i madh i letërsisë që u shkrua në Romën e Lashtë. 147. Cila ishte vepra e Virgjilit? 147. Eneida. 148. Me kë lidhet emri i poemës? 148. Me heroin e Trojën Eneun, bir i Ankiqit dhe hyjneshës Afërdita. 149. Cilët ishin veprat e para të Virgjilit? 149. Bukolikët dhe Gjeorgjikët. 150. Ç'tregojnë gojëdhënat për Eneun? 150. Tregojnë se te Eneu zunë fill romakët. 151. Kush e shkroi romanin ''Sikur të isha djalë''? 151. Haki Stërmilli. 152. Cila ishte Tema e këtij romani? 152. Vuajtjet e Dijes shpirtërisht dhe fizikisht. 153. Cila ishte ideja e këtij romani? 153. Prapambeturia, botë kuptimet e asaj kohe kanë sjell edhe vdekje. 154. Kush ishin personazhet kryesor në këtë roman? 154. Shpendi dhe Shadija. 155. Kush e shkroi romanin ''Lulja e Kujtimit''? 155. Foqion Postoli. 156. Cila ishte tema në këtë roman? 156. Dashuria e gjënë dashurinë, drejtësia e gjënë drejtësinë. 157. Cila ishte ideja e këtij romani? 157. Asnjëherë mos t'i humbim shpresat se e mira vonon, mirëpo kur nuk haron. 158. Kush ishin personazhet kryesor në këtë roman? 158. Dhimitri dhe Olimbia. 159. Kush e shkroi romanin ''Shtëpia Misterioze''? 159. Honore de Balzak.