SlideShare a Scribd company logo

Shkrimtare te shquar shkrimtar

Shkrimtare te shquar shkrimtar

1 of 4
Download to read offline
Projekt
Tema:Shkrimtar te shquar shkrimtar
INFORMACIONERRETH:NDREMJEDA;DRITERO
AGOLLI ;GJERGJFISHTA; NAIMFRASHERI
Jeta
Ndre Mjeda, poet i shquar dhe veprimtar e patriot. Lindi në Shkodër nga i ati
Jakë Zefi (Kryeziu) dhe ëma Luçije (Dominika) Thaçi. I ati ishte me origjinë
nga Mirdita ndërsa e ëma nga Malcit e Pukës. Si i ri me intelekt të zhvilluar, i
talentuar dhe studioz, tërhoqi vëmendjen e jezuitëve, të cilët menduan ta bënin
prift. Në edukimin e tij patën ndikim shkrimtari jezuit Anton Xanoni (1863-1915)
dhe poeti françeskan Leonardo de Martino (1830-1923)[2]
. Ai vazhdoi më pas
studimet fetare në Spanjë, Itali e Poloni[3]
. Në fillim ndenji tre muaj në
pranverë 1880 në fshatin Cossé-le-Vivien afër Lavalit në perëndim të Francës,
kurse më pas ndoqi një kolegj në manastirin Kartuzian të Porta Coeli-t në veri të
Valencias në Spanjë, ku studioi për letërsi.
Më 1883 e gjejmë në Kroaci, ku studion retorikë, latinisht dhe italisht në një
institut jezuit në Kraljevica (ital. Porto Re) në bregdetin dalmat. Nga 1884 deri
në fillim të vitit 1887 u stërvit në një kolegj që drejtohej atje nga
Universiteti Gregorian i Romës, kurse më 1887 u transferua në një kolegj
Gregorian tjetër në Kieri (Chieri), në juglindje të Torinos, ku ndenji deri në
fund të atij viti. Në fillim dha mësim në një shkollë të lartë fetare në Kroaci.
Në këto vite Ndre Mjeda filloi të shkruajë poezi shqip, ndër to edhe vjershën
melankolike mjaft të lexuar Vaji i bylbylit, botuar më 1887 në broshurën Scahiri
Elierz (Poeti i nderuar), ku shpreh mallin për vendin e tij. Po e kësaj periudhe
është vjersha Vorri i Skanderbegut. Tema e shqiptarit në mërgim, që e merr malli
për atdheun nën zgjedhën turke, ishte më se e zakontë në letërsinë e Rilindjes,
sidomos në dhjetëvjeçarin pas dështimit të Lidhjes së Prizrenit. Edhe shumë
vjersha të tjera nga penda e tij u kushtohen temave të tilla kombëtare. Por në
poezinë e Mjedës ndihet ndikimi jo vetëm i kulturës rilindëse të kohës, por edhe
i mësuesit të tij Leonardo De Martino, poetit katolik shkodran, përmbledhja
poetike e të cilit e përpunuar bukur me 442 faqe e në dy gjuhë L'Arpa di un
italo-albanese (Harpa e një italo-shqiptari) kishte dalë në Venedik më 1881. Po
aq ndihet në vargun e Mjedës edhe ndikimi i poetëve bashkëkohës të Italisë:
atdhetarit Xhozue Karduçi (Giosuè Carducci, 1835-1907), medituesit Xhovani
Paskoli (Giovanni Pascoli, 1855-1912), të ndjeshmit Gabriele D'Anuncio (Gabriele
D'Annunzio, 1863-1938) si dhe i letërsisë latine të lashtësisë klasike.
Jeta
Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931 në Menkulas të Rrethit të
Devollit afër Korçës dhe u nda nga jeta më 3 shkurt 2017 në Tiranë. Pasi mori
mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me
mjaft traditë. Ai vazhdoi studimet e tij në Falkutetin e Arteve në Shën
Petersburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme "Zëri i
popullit", dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe
artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh
deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të
ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj.
Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të
rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që
në fillim në letërsinë shqiptare (vitet'60) si një protagonist i saj, duke i
ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist
bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti
i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore.
Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo
na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një
"gjuhe të vogël", ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në
metropolet e kulturës botërore. Dritëro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet '60)
nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sido që u diskutua mjaft edhe për rimën
dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për "rreptësinë" e poezisë.
Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej
rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si
një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me
më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e "un-it", përkundër poezisë së
"ne-ve", që shkruhej "për të bashkuar masat". Agolli krijoi një model të ri
vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm
vlerat tradicionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike.
Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e
ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij. Në prozën e tij
Agolli solli risi vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e
personazheve të veta. Ata janë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë
aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur
popullore dhe filozofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të
Agollit sot për sot ndër më të lexuarën.Në moshën 85 vjeçare ndahet nga jeta me
një semundje kronike në mushkri por, ai do të mbetet një nga figurat më të
shquara të penës shqiptare.
Gjergj Fishta
“Fishta asht nji Homer shqiptar. Ai nuk asht vetëm nji poet i madh
kombëtar. Ai asht nga ma të mëdhajt në botë. E randsishme asht që ai të
njihet prej saj”. - Zef Valentini
Gjergj Fishta (Fishtë, 23 dhjetor 1871 - Shkodër, 30 dhjetor 1940) ishte frat
françeskan, njeri i letrave[1]
, piktor, arkitekt[2]
, deputet, anëtar i Akademisë
Italiane të Shkencave dhe mbrojtës i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Për gjysmë shekulli ishte figura mbizotëruese e letërsisë shqipe, madje që
kur ishte gjallë u kurorëzua "poet kombëtar". Pas vitit 1945, kur u vendos
regjimi komunist, vepra e Fishtës u ndalua dhe qëndroi e tillë derisa u
përmbys diktatura komuniste.[3]
Naim Frasheri
Naim Frashëri (Frashër, 25 maj 1846 - Stamboll, 20 tetor 1900) ka qenë nëpunës
dhe intelektual i Perandorisë Osmane, poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare,
hartues tekstesh dhe veprimtar i shquar i arsimit
Jeta
Naimi lindi në fshatin Frashër të Vilajetit të Janinës (sot në rrethin e
Përmetit), i biri i Halit beut (1797–1859) dhe Emine hanëmit (1814–1861). Nga i
ati ishin pasardhës fisnikësh e timarlinjsh me prejardhje nga Berati që më vonë u
njohën si Dulellarët e Frashërllinjve, ndërsa familja e së ëmës qenë pinjoj
të Iljaz bej Mirahorit.
Në vendlindje bëri mësimet fillore dhe nisi të mësonte turqishten
osmane, Arabishten dhe Persishten në Teqenë e Frashërit. Pas vdekjes së
prindërve, me në krye vëllain e madh që ishte bërë zot shtëpie, Abdylin, më 1865
familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi
gjimnazin grek "Zosimea" më 1869.
Më 1871 shkoi në Stamboll, ku qëndroi vetëm tetë muaj, sepse dhembja e kraharorit
e detyroi të kthehej në Janinë. Në vitet 1874-76 punoi si drejtor dogane
në Sarandë. Sëmundja e kraharorit dhe dhembjet në gjunjtë nga reumatizma, e
shtrënguan të largohej nga Saranda dhe shkoi për kurim gjashtë muaj në banjat
e Badenit në Perandorinë Austro-Hungareze. Më 1878 punoi tetë muaj si drejtor të
dhjetash (ashari mydiri) në Berat. Më 1882 rishkoi në Stamboll, ku punoi në
fillim në detyrën e anëtarit e pastaj të Kryetarit të Komisionit të Inspektimit
dhe Kontrollit dhe më vonë, të Kryetarit të Këshillit të Lartë të Arsimit dhe të
Zëvendësministrit të Arsimit. Më 14 gusht 1882, nënshkroi lejen për botimin
e Gramatikës së Kristoforidhit[2]
. Pas arrestimit të vëllait Abdyl në Janinë në
fund të prillit 1881, nisi të luajë një rol të rëndësishëm në veprimtarinë
kombëtare të shqiptarëve të atjeshëm.

Recommended

Historia e skënderbeut
Historia e skënderbeutHistoria e skënderbeut
Historia e skënderbeutenis vladi
 
Llojet e teksteve
Llojet e teksteveLlojet e teksteve
Llojet e tekstevesindi21
 
Regjimi komunist në shqipëri
Regjimi komunist në shqipëriRegjimi komunist në shqipëri
Regjimi komunist në shqipëriKlea Vyshka
 
Rilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare ShqiptareRilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare ShqiptareOlsi Sita
 
Djemtë e Rrugës Pal [Ferenc Molnar]
Djemtë e Rrugës Pal [Ferenc Molnar]Djemtë e Rrugës Pal [Ferenc Molnar]
Djemtë e Rrugës Pal [Ferenc Molnar]FialdoMema
 
Teatri ne Shqiperi
Teatri ne ShqiperiTeatri ne Shqiperi
Teatri ne ShqiperiKlevi Hoxha
 
Hebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriHebrenjtë në Shqipëri
Hebrenjtë në ShqipëriDonikaLici
 

More Related Content

What's hot

Ekonomia e Shqiperise
Ekonomia e ShqiperiseEkonomia e Shqiperise
Ekonomia e ShqiperiseAron Neli
 
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperiLojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperiAlimerko Brunilda
 
Humanistet shqiptar
Humanistet shqiptarHumanistet shqiptar
Humanistet shqiptarMarjan DODAJ
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boteroreXheni Marku
 
VESHJET POPULLORE SHQIPTARE
VESHJET POPULLORE SHQIPTAREVESHJET POPULLORE SHQIPTARE
VESHJET POPULLORE SHQIPTAREroni45
 
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.ronela hasanaj
 
Kimia ne jeten e perditshme
Kimia ne jeten e perditshme Kimia ne jeten e perditshme
Kimia ne jeten e perditshme Orven Bregu
 
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshmeProjekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshmesidorelahalilaj113
 
Historia e zhvillimit te matematikes
Historia e zhvillimit te matematikesHistoria e zhvillimit te matematikes
Historia e zhvillimit te matematikesXhuliana Haxhiu
 
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreprojekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreFatjon Cane
 
Trevat Shqiptare Ne Greqi
Trevat Shqiptare Ne GreqiTrevat Shqiptare Ne Greqi
Trevat Shqiptare Ne Greqiolinuhi
 
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS” PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS” #MesueseAurela Elezaj
 
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreHumanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreExhitah Vasija
 
Burimet ujore me komunitet. Menyrat e perdirimit te ujit te tyre. Kursimi i u...
Burimet ujore me komunitet. Menyrat e perdirimit te ujit te tyre. Kursimi i u...Burimet ujore me komunitet. Menyrat e perdirimit te ujit te tyre. Kursimi i u...
Burimet ujore me komunitet. Menyrat e perdirimit te ujit te tyre. Kursimi i u...Egla Mërzheku
 
Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"#MesueseAurela Elezaj
 

What's hot (20)

Ekonomia e Shqiperise
Ekonomia e ShqiperiseEkonomia e Shqiperise
Ekonomia e Shqiperise
 
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperiLojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
Lojerat olimpike ne bote dhe ne shqiperi
 
Shqiperia ne OKB
Shqiperia ne OKBShqiperia ne OKB
Shqiperia ne OKB
 
Humanistet shqiptar
Humanistet shqiptarHumanistet shqiptar
Humanistet shqiptar
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
 
Problemet e adoleshenteve
Problemet e adoleshenteveProblemet e adoleshenteve
Problemet e adoleshenteve
 
VESHJET POPULLORE SHQIPTARE
VESHJET POPULLORE SHQIPTAREVESHJET POPULLORE SHQIPTARE
VESHJET POPULLORE SHQIPTARE
 
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
 
Kimi- Hekuri
Kimi- HekuriKimi- Hekuri
Kimi- Hekuri
 
Kimia ne jeten e perditshme
Kimia ne jeten e perditshme Kimia ne jeten e perditshme
Kimia ne jeten e perditshme
 
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshmeProjekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
Projekt; Gjeometria ne programet shkollore e jeten e perditshme
 
Historia e zhvillimit te matematikes
Historia e zhvillimit te matematikesHistoria e zhvillimit te matematikes
Historia e zhvillimit te matematikes
 
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreprojekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
 
Trevat Shqiptare Ne Greqi
Trevat Shqiptare Ne GreqiTrevat Shqiptare Ne Greqi
Trevat Shqiptare Ne Greqi
 
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS” PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
 
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreHumanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
 
Djemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës PalDjemtë e rrugës Pal
Djemtë e rrugës Pal
 
Iris
IrisIris
Iris
 
Burimet ujore me komunitet. Menyrat e perdirimit te ujit te tyre. Kursimi i u...
Burimet ujore me komunitet. Menyrat e perdirimit te ujit te tyre. Kursimi i u...Burimet ujore me komunitet. Menyrat e perdirimit te ujit te tyre. Kursimi i u...
Burimet ujore me komunitet. Menyrat e perdirimit te ujit te tyre. Kursimi i u...
 
Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"Lexim Jashtë klase:   "Prici i vogel"
Lexim Jashtë klase: "Prici i vogel"
 

Similar to Shkrimtare te shquar shkrimtar

Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeLetersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeAjlinda Idrizi
 
Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Riku Verri
 
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptarePyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare#MesueseAurela Elezaj
 
Koment vepre (1)
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)pjetri
 
Naim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tijNaim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tijDiana Lamaj
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj FishtaElio Mema
 
Millosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj NikollaMillosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj NikollaVilma Kafexhiu
 
Letersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xxLetersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xxJozefKola
 
Letersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureLetersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureOrnela Keçi
 
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretMarjan DODAJ
 

Similar to Shkrimtare te shquar shkrimtar (20)

Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeLetersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
 
Naim Frasheri
Naim FrasheriNaim Frasheri
Naim Frasheri
 
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore ShqiptareShkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
 
Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
 
Jeronim dhe dritero
Jeronim dhe driteroJeronim dhe dritero
Jeronim dhe dritero
 
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptarePyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
Pyetjet dhe përgjigjet në letërsi shqiptare
 
Koment vepre (1)
Koment vepre (1)Koment vepre (1)
Koment vepre (1)
 
Jeronim de rada
Jeronim de radaJeronim de rada
Jeronim de rada
 
Projekt
ProjektProjekt
Projekt
 
Naim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tijNaim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tij
 
Dritero Agolli.
Dritero Agolli.Dritero Agolli.
Dritero Agolli.
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
 
Millosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj NikollaMillosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj Nikolla
 
Jeronim De Rada
Jeronim De RadaJeronim De Rada
Jeronim De Rada
 
Letersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xxLetersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xx
 
Mrizi i Zanave
Mrizi i ZanaveMrizi i Zanave
Mrizi i Zanave
 
Besa e Sami Frasherit
Besa e Sami FrasheritBesa e Sami Frasherit
Besa e Sami Frasherit
 
Letersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureLetersia nen Diktature
Letersia nen Diktature
 
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe ShqiptaretPashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
 

Shkrimtare te shquar shkrimtar

  • 1. Projekt Tema:Shkrimtar te shquar shkrimtar INFORMACIONERRETH:NDREMJEDA;DRITERO AGOLLI ;GJERGJFISHTA; NAIMFRASHERI Jeta Ndre Mjeda, poet i shquar dhe veprimtar e patriot. Lindi në Shkodër nga i ati Jakë Zefi (Kryeziu) dhe ëma Luçije (Dominika) Thaçi. I ati ishte me origjinë nga Mirdita ndërsa e ëma nga Malcit e Pukës. Si i ri me intelekt të zhvilluar, i talentuar dhe studioz, tërhoqi vëmendjen e jezuitëve, të cilët menduan ta bënin prift. Në edukimin e tij patën ndikim shkrimtari jezuit Anton Xanoni (1863-1915) dhe poeti françeskan Leonardo de Martino (1830-1923)[2] . Ai vazhdoi më pas studimet fetare në Spanjë, Itali e Poloni[3] . Në fillim ndenji tre muaj në pranverë 1880 në fshatin Cossé-le-Vivien afër Lavalit në perëndim të Francës, kurse më pas ndoqi një kolegj në manastirin Kartuzian të Porta Coeli-t në veri të Valencias në Spanjë, ku studioi për letërsi. Më 1883 e gjejmë në Kroaci, ku studion retorikë, latinisht dhe italisht në një institut jezuit në Kraljevica (ital. Porto Re) në bregdetin dalmat. Nga 1884 deri në fillim të vitit 1887 u stërvit në një kolegj që drejtohej atje nga Universiteti Gregorian i Romës, kurse më 1887 u transferua në një kolegj Gregorian tjetër në Kieri (Chieri), në juglindje të Torinos, ku ndenji deri në fund të atij viti. Në fillim dha mësim në një shkollë të lartë fetare në Kroaci. Në këto vite Ndre Mjeda filloi të shkruajë poezi shqip, ndër to edhe vjershën melankolike mjaft të lexuar Vaji i bylbylit, botuar më 1887 në broshurën Scahiri Elierz (Poeti i nderuar), ku shpreh mallin për vendin e tij. Po e kësaj periudhe është vjersha Vorri i Skanderbegut. Tema e shqiptarit në mërgim, që e merr malli për atdheun nën zgjedhën turke, ishte më se e zakontë në letërsinë e Rilindjes, sidomos në dhjetëvjeçarin pas dështimit të Lidhjes së Prizrenit. Edhe shumë vjersha të tjera nga penda e tij u kushtohen temave të tilla kombëtare. Por në poezinë e Mjedës ndihet ndikimi jo vetëm i kulturës rilindëse të kohës, por edhe i mësuesit të tij Leonardo De Martino, poetit katolik shkodran, përmbledhja poetike e të cilit e përpunuar bukur me 442 faqe e në dy gjuhë L'Arpa di un italo-albanese (Harpa e një italo-shqiptari) kishte dalë në Venedik më 1881. Po aq ndihet në vargun e Mjedës edhe ndikimi i poetëve bashkëkohës të Italisë: atdhetarit Xhozue Karduçi (Giosuè Carducci, 1835-1907), medituesit Xhovani
  • 2. Paskoli (Giovanni Pascoli, 1855-1912), të ndjeshmit Gabriele D'Anuncio (Gabriele D'Annunzio, 1863-1938) si dhe i letërsisë latine të lashtësisë klasike. Jeta Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931 në Menkulas të Rrethit të Devollit afër Korçës dhe u nda nga jeta më 3 shkurt 2017 në Tiranë. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Ai vazhdoi studimet e tij në Falkutetin e Arteve në Shën Petersburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme "Zëri i popullit", dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet'60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli i bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një "gjuhe të vogël", ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Dritëro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet '60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sido që u diskutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për "rreptësinë" e poezisë. Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e "un-it", përkundër poezisë së "ne-ve", që shkruhej "për të bashkuar masat". Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradicionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij. Në prozën e tij Agolli solli risi vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata janë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filozofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën.Në moshën 85 vjeçare ndahet nga jeta me një semundje kronike në mushkri por, ai do të mbetet një nga figurat më të shquara të penës shqiptare.
  • 3. Gjergj Fishta “Fishta asht nji Homer shqiptar. Ai nuk asht vetëm nji poet i madh kombëtar. Ai asht nga ma të mëdhajt në botë. E randsishme asht që ai të njihet prej saj”. - Zef Valentini Gjergj Fishta (Fishtë, 23 dhjetor 1871 - Shkodër, 30 dhjetor 1940) ishte frat françeskan, njeri i letrave[1] , piktor, arkitekt[2] , deputet, anëtar i Akademisë Italiane të Shkencave dhe mbrojtës i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Për gjysmë shekulli ishte figura mbizotëruese e letërsisë shqipe, madje që kur ishte gjallë u kurorëzua "poet kombëtar". Pas vitit 1945, kur u vendos regjimi komunist, vepra e Fishtës u ndalua dhe qëndroi e tillë derisa u përmbys diktatura komuniste.[3] Naim Frasheri Naim Frashëri (Frashër, 25 maj 1846 - Stamboll, 20 tetor 1900) ka qenë nëpunës dhe intelektual i Perandorisë Osmane, poeti më i madh i Rilindjes Kombëtare, hartues tekstesh dhe veprimtar i shquar i arsimit Jeta Naimi lindi në fshatin Frashër të Vilajetit të Janinës (sot në rrethin e Përmetit), i biri i Halit beut (1797–1859) dhe Emine hanëmit (1814–1861). Nga i ati ishin pasardhës fisnikësh e timarlinjsh me prejardhje nga Berati që më vonë u njohën si Dulellarët e Frashërllinjve, ndërsa familja e së ëmës qenë pinjoj të Iljaz bej Mirahorit. Në vendlindje bëri mësimet fillore dhe nisi të mësonte turqishten osmane, Arabishten dhe Persishten në Teqenë e Frashërit. Pas vdekjes së prindërve, me në krye vëllain e madh që ishte bërë zot shtëpie, Abdylin, më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek "Zosimea" më 1869. Më 1871 shkoi në Stamboll, ku qëndroi vetëm tetë muaj, sepse dhembja e kraharorit e detyroi të kthehej në Janinë. Në vitet 1874-76 punoi si drejtor dogane në Sarandë. Sëmundja e kraharorit dhe dhembjet në gjunjtë nga reumatizma, e
  • 4. shtrënguan të largohej nga Saranda dhe shkoi për kurim gjashtë muaj në banjat e Badenit në Perandorinë Austro-Hungareze. Më 1878 punoi tetë muaj si drejtor të dhjetash (ashari mydiri) në Berat. Më 1882 rishkoi në Stamboll, ku punoi në fillim në detyrën e anëtarit e pastaj të Kryetarit të Komisionit të Inspektimit dhe Kontrollit dhe më vonë, të Kryetarit të Këshillit të Lartë të Arsimit dhe të Zëvendësministrit të Arsimit. Më 14 gusht 1882, nënshkroi lejen për botimin e Gramatikës së Kristoforidhit[2] . Pas arrestimit të vëllait Abdyl në Janinë në fund të prillit 1881, nisi të luajë një rol të rëndësishëm në veprimtarinë kombëtare të shqiptarëve të atjeshëm.