SlideShare a Scribd company logo

Pasurite natyrore te trevave shqiptare

1 of 10
Download to read offline
Tema : Pasurite Natyrore te trevave Shqiptare
Objektivat :
Te grumbulloje, seleksionoje,grupoje te dhena dhe
informacione ,si dhe te ndertoje harta e grafike me keto te
dhena per te analizuar problemet e ndryshme te projektit.
Te pershkruaje , te interpretoje te dhenate materialin grafik e
hartografik dhe te analizoje problemet kryesore ,duke
percaktuar dukurite, shkallen e shfrytezimit nga njeriu , pasojat
ne demtimin e degradimin e burimeve natyrore .
Tema: Relievi
Relievi i Shqipërisë është kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi
i jurasikut, ndërsa gjatë erës kenozoike u shpejtua procesi malformues në tërësinë eAlbanideve,
që tani përbëjnë tokën e nëntokën e Shqipërisë. Lartësia mesatare e relievit është 708 metra, ose
2 herë më e lartë se mesatarja e Evropës. Lartësitë më të mëdha gjenden në Alpet shqiptare dhe
në malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, përbën edhe majën më të lartë të
Shqipërisë).

Territori i Shqipërisë ndahet në 4 krahina të mëdha natyrore (fiziko-gjeografike):
1.
2.
3.
4.

Krahina malore veriore
Krahina malore qendrore
Krahina malore jugore
Ultësira perëndimore

Nga Krahina Malore Veriore vlen të veçohen Alpet Shqiptare që shquhen për kontrast të madh
midis maleve të larta dhe luginave të thella. Rreth 30 maja malesh ndodhen mbi 2 500 m mbi
nivelin e detit. Ndër luginat dallohen sidomos lugina e Valbonës dhe ajo eThethit. Krahina
Malore Qendrore nuk është aq kompakte sa ajo veriore, por e ndarë në disa masive malore,
si: Vargu i Korabit, Malet e Lurës, Malet e Skënderbeut etj. Këto male ndërpriten nga lugina të
ndryshme. Krahina Malore Jugore arrin deri në detin Jon në jug dhe është e copëtuar në disa
vargje malore dhe lugina lumore. Vend të veçantë në të zë riviera shqiptare, e cila shtrihet nga
Gjiri i Vlorës deri në Butrint në jug. Përgjatë bregdetit Adriatik, në perëndim të vendit shtrihet
Ultësira Perëndimore e Shqipërisë me gjatësi nga veriu në jug rreth 200 km dhe me gjerësi nga
perëndimi në lindje, deri ne 50 km. Kjo ultësirë përbën ultësirën më të madhe në pjesën
perëndimore të Ballkanit dhe është rajoni më i zhvilluar ekonomik i Shqipërisë.
Relievi i tokave shqiptare shtrihet nga niveli i detit deri në lartësinë 2751m (mali i Korabit). I
gjithë ky ndryshim i lartësisë ndikon në ndryshimet e mëdha klimaterike, në bimësi, si dhe në
dendësinë e vendosjes së qendrave të banuara në drejtim vertikal. Në relievin e tyre mbizotërojnë
kodrat dhe malet. Duke u nisur nga lartësia mbi nivelin e detit, dallohen: relievi i ulët, i mesëm
dhe i lartë. Relievi i ulët shtrihet nga niveli i detit, deri në 200 m mbi këtë nivel. Ai përfshin
fushat dhe kodrat e ulëta pranë brigjeve detare të Adriatikut e Jonit dhe përgjatë sektorëve të
mesëm të luginave lumore. Relievi i mesëm shtrihet nga 200 deri ne 1000m mbi nivelin e detit.
Ai ka shtrirjen më të madhe dhe përfshin: kodrat, gropat, fushëgropat dhe luginat kryesore.
Relievi i lartë shtrihet 1000 m mbi nivelin e detit dhe përfshin malet dhe sistemet malore. Pjesa
më e madhe e këtyre maleve ka lartësi deri në 2000 m. Malet me lartësi më të madhe se 2000 m
kanë shtrirje të kufizuar.

Malet
Malet kanë tipare morfologjike të ndryshme. Kreshtat e tyre janë herë të ashpra e herë të buta.
Forma e tyre varet nga përbërja shkëmbore dhe veprimi i faktorëve të jashtëm. Kreshta te ashpra
ndeshen kryesisht tek shkëmbinjtë gëlqerorë, por edhe në ato magmatikë të modeluar nga
erozioni lumor i akujve të kuaternarit.

Korabi është një nga malet më të larta të Evropës juglindore, i cili shtrihet përgjatë kufirit të
Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë. Masivi i tij shkëmbor është një masiv shumë i thyer
malor dhe përbëhet kryesisht nga rreshpe dhe gëlqerorë të Paleozoikut me strukturat në blloqe, si
dhe disa shkëmbinj të dëmtuar rëndë prej gipsi të Triasikut Permian. Korabi është gjithashtu
mikpritës i shume shoqatave te ndryshme alpiniste, synimi i te cilave është pushtimi i majës më
të lartë të vendit, 2723 m mbi nivelin e detit.

Alpet Shqiptare shtrihen në veri të lumit Drin dhe në perëndim të rrjedhjes së poshtme
të lumit Valbona. Alpet përbehen kryesisht nga gëlqerorët, por gjenden edhe depozitime
terrigjene dhe magmatike. Me këtë ndërtim gjeologjik lidhen pasuritë minerare si: minerali i
bakrit, boksitet dhe kuarcitet. Ato përbëjnë grumbullin malor më të fuqishëm, më të lartë, më të
ashpër dhe më të copëtuar të vendit me një lartësi mesatare 1500 m mbi nivelin e detit.
Mali i Tomorit është një mal i larte në Shqipërinë jugore në afërsi të qyteteve të Beratit dhe
Poliçanit. Maja më e lartë e tij, quka e Partizanit, arrin një lartësi prej 2401 metra. Tomori
gjithashtu ka një histori te pasur mitologjike duke qenë vend strehimi i shumë figurave të
ndryshme të mitologjisë shqiptare nga ku ka marrë dhe emrin "Olimpi i Shqipërisë". Parku
Kombëtar i Malit të Tomorit mbulon një sipërfaqe prej 4,000 hektarësh. Në park bredhin lirshëm
shumë kafshë endemike, duke i dhënë vizitorëve një eksperiencë të paharrueshme dhe unike.

Fushat
Fushat zëne kryesisht pjesën perëndimore, përgjatë bregdetit Adriatik dhe lumenjve kryesore të
vendit si Vjosa, Devolli, Osumi, Shkumbini, Erzeni, Mati e Drini, ku gjenden, gjithashtu, edhe
tokat bujqësore e qendra të mëdha banimi, si dhe përshkohen nga rrugë të rëndësishme
komunikimi. Fushat më të larta gjenden në pellgun e Korçës, mbi 800 m mbi nivelin e detit
ndërsa fusha më e madhe është fusha e Myzeqesë e shtrirë në anën perëndimore, që është dhe
fusha më e madhe e Ballkanit perëndimor.

Fusha e myzeqes.

Ishujt
Shqipëria si vend bregdetar ka një numër të vogël ishujsh, shumica e tyre janë të vegjël dhe nuk
kalojnë 1 km2 sipërfaqe, përveç ishullit të Sazanit dhe atij të Kunës. Ishujt e Shqipërisë ndodhen
në Detin Adriatik, Detin Jon, si dhe në disa liqene brenda vendit. Disa nga ta janë të
përshtatshëm për turizëm sepse kanë një bukuri që është e virgjër dhe e paprekur nga dora e
njeriut, por asnjë nga ishujt nuk është i banuar.

Sazani është ishulli më i madh i Shqipërisë. Maja e tij më e lartë është 342 m. Ishulli i Sazanit ka
një sipërfaqe prej 5,7 km2 dhe vijë bregdetare me gjatësi rreth 15 km. Ishulli nga pikëpamja e
ekosistemit është një park i vërtetë, shumë i pasur dhe i mbrojtur, si rezultat i të qenit
vazhdimisht zonë ushtarake. Kjo ka mundësuar shmangien e gjuetisë së paligjshme, si dhe të
abuzimeve e dëmtimeve të tjera. Shpellat nënujore, si ajo e Haxhi Alisë, Gjirit të Djallit e të tjera
janë nga më të mëdhatë që mund të gjenden në Mesdhe. Ato sot përbëjnë një sfidë të vërtetë për
zhytësit dhe një atraksion të veçantë për sportet nënujore.
Ishulli i Kunës

Ishulli i dyte më i madh i Shqipërisë. Gjendet në deltën e Drinit, afër qytetit të Lezhës dhe ka një
sipërfaqe prej 1.4 km2. Ishulli është 1.5 km larg bregut dhe strehon në gjirin e tij rreth 70 lloje
zogjsh, 22 lloje zvarranikësh, 6 lloje amfibësh dhe 23 lloje gjitarësh. Në afërsi te tij gjenden
plazhet e Tales dhe Kunës

Tema : Hidrografia
Pozita gjeografike në brigjet e detit Adriatik dhe të detit Jon, kushtet klimaterike, relievi i thyer,
kryesisht kodrinoro-malor, përhapja e madhe e shkëmbinjve të përshkueshëm nga uji dhe
veprimtaria e njeriut kanë kushtëzuar pasuritë e mëdha ujore dhe shumëllojshmërinë e tyre: dete,
liqene, lumenj, përrenj dhe burime ujore.
Deti Adriatik

Ky det shtrihet midis gadishullit Apenin në perëndim dhe gadishullit të Ballkanit në lindje,
kurse kanali i Otrantos (72 km) e ndan atë me detin Jon. Deti Adriatik është i gjatë 850 km
(drejtimi veri-jug) dhe i gjerë 203 km (lindje-perëndim). Thellësia më e madhe e tij arrin në 1590
m. Në brigjet shqiptare ky det është i cekët. Brigjet shqiptare të detit Adriatik kanë gjatësi 380
km. Pjesa më e madhe e tyre janë brigje të ulëta fushore me plazhe të mëdha (disa dhjetëra
kilometra të gjata dhe deri në disa qindra metra të gjera), me përbërje rëre shumë të imët. Ndër to
dallohet, plazhi i Velipojës, Durrësit, Divjakës, Vlorës etj. Në këto plazhe pushojnë me mijëra
turistë vendas dhe të huaj. Në këtë bregdet gjenden edhe disa gjire, si: gjiri i Tivarit, i Drinit, i
Durrësit, i Vlorës, shumë të përshtatshëm për porte detare. Në to ndodhen edhe portet më të
rëndësishme të të gjitha vendit (Durrësi, Vlora, dhe Shëngjini).
Deti Jon

Ky det shtrihet midis pjesës jugore të gadishullit të Ballkanit dhe gadishullit Apenin. Ai është
deti më i thellë i Mesdheut (5121 m), është det i hapur dhe mjaft i ngrohtë. Brigjet shqiptare të
këtij deti shtrihen nga gadishulli i Karaburunit deri në gjirin e Artës. Ai është i gjatë rreth 270 km
dhe ka tipare të ndryshme. Përgjatë tij ngrihen male, prandaj ky bregdet është kryesisht i lartë e
shkëmbor. Në këtë bregdet plazhet janë te rralla dhe zallore. Ka edhe sektorë te tjerë te tij në të
cilët malet u lëne vend fushave te vogla. Ne grykëderdhjen elumit të Kalamasit (Çamëri) dhe
të lumit të Pavlës (Shqipëri) brigjet janë të ulëta e fushore, me plazhe ranore dhe sektorë të
moçalizuar. Pamja tërheqëse, burimet e pastra, shkëlqimi i diellit, ujërat e kaltra dhe të
tejdukshme të detit u japin këtyre plazheve vlera të mëdha turistike.

Liqenet
Liqenet janë të shumta dhe të shumëllojshme. Formimi i tyre është bërë nga fundosjet tektonike,
nga tretja e ngadalshme në ujë e shkëmbinjve gëlqerore dhe gipseve, nga veprimi e akujve, nga
njeriu, për përfitimin e energjisë elektrike, për ujitje dhe për furnizimin e qendrave të banuara me
ujë.
Liqeni i Ohrit

Është liqeni më i thelle në të gjithë gadishullin e Ballkanit (mesatarja 145 m, maksimalja 295 m).
Ai zë vendin e dytë në këtë gadishull për nga sipërfaqja (363 km, nga të cilat 111 km përfshihen
në Republikën e Shqipërisë). Në këtë liqen derdhen disa përrenj dhe ujërat e shumë burimeve te
mëdha, që dalin pranë brigjeve lindore dhe në taban të tij. Prej liqenit del lumi i Drinit të Zi.
Liqeni i Ohrit ka rëndësi të madhe turistike dhe botë të pasur shtazore, duke mos munguar këtu
dhe disa lloje endemike.

Recommended

Shqiperia -slide
Shqiperia -slideShqiperia -slide
Shqiperia -slideFre Nkly
 
Problemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotProblemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotGenti Mustafaj
 
Trevat Shqiptare Ne Greqi
Trevat Shqiptare Ne GreqiTrevat Shqiptare Ne Greqi
Trevat Shqiptare Ne Greqiolinuhi
 
Millosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj NikollaMillosh Gjergj Nikolla
Millosh Gjergj NikollaVilma Kafexhiu
 
Historia e skënderbeut
Historia e skënderbeutHistoria e skënderbeut
Historia e skënderbeutenis vladi
 
iliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesiliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesssuseree34b8
 
Trashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperiseTrashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperisemelissa cani
 

More Related Content

What's hot

Pasuritë natyrore të trevave Shqiptare
Pasuritë natyrore të trevave ShqiptarePasuritë natyrore të trevave Shqiptare
Pasuritë natyrore të trevave ShqiptareArdit Nexhipi
 
Hidrografia e trevave shqiptare
Hidrografia e trevave shqiptareHidrografia e trevave shqiptare
Hidrografia e trevave shqiptareElsa Marku
 
Rajoni perendimor i Shqiperise
Rajoni perendimor i ShqiperiseRajoni perendimor i Shqiperise
Rajoni perendimor i Shqiperiseinescela
 
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te ShqiperisProjekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te ShqiperisMarinela Abedini
 
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreHumanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreExhitah Vasija
 
turizmi ne shqiperi
 turizmi ne shqiperi  turizmi ne shqiperi
turizmi ne shqiperi manomano46
 
Rilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare ShqiptareRilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare ShqiptareOlsi Sita
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve22062002
 
Pasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperiPasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperiMerkur Sinani
 
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Liil Otr
 
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrike
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrikepse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrike
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrikekoralda
 
Revolucioni i II industrial
Revolucioni i II industrial Revolucioni i II industrial
Revolucioni i II industrial Klarisa Klara
 
Shkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJA
Shkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJAShkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJA
Shkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJABesjona Jusufi
 
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareNdikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareExhitah Vasija
 
Rajonet e Europes
Rajonet e EuropesRajonet e Europes
Rajonet e EuropesKejti Cela
 

What's hot (20)

Rajoni Verilindor
Rajoni VerilindorRajoni Verilindor
Rajoni Verilindor
 
Pasuritë natyrore të trevave Shqiptare
Pasuritë natyrore të trevave ShqiptarePasuritë natyrore të trevave Shqiptare
Pasuritë natyrore të trevave Shqiptare
 
Hidrografia e trevave shqiptare
Hidrografia e trevave shqiptareHidrografia e trevave shqiptare
Hidrografia e trevave shqiptare
 
Rajoni perendimor i Shqiperise
Rajoni perendimor i ShqiperiseRajoni perendimor i Shqiperise
Rajoni perendimor i Shqiperise
 
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te ShqiperisProjekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
Projekt Gjeografi - Turizmi ne Jug te Shqiperis
 
PROJEKT : SKENDERBEU
PROJEKT : SKENDERBEU PROJEKT : SKENDERBEU
PROJEKT : SKENDERBEU
 
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreHumanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
 
turizmi ne shqiperi
 turizmi ne shqiperi  turizmi ne shqiperi
turizmi ne shqiperi
 
Iliret
IliretIliret
Iliret
 
Rilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare ShqiptareRilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare Shqiptare
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve
 
Pasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperiPasurite natyrore ne shqiperi
Pasurite natyrore ne shqiperi
 
Uji eshte jete
Uji eshte jeteUji eshte jete
Uji eshte jete
 
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
 
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrike
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrikepse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrike
pse eshte e domosdoshme kursimi i energjise elektrike
 
Revolucioni i II industrial
Revolucioni i II industrial Revolucioni i II industrial
Revolucioni i II industrial
 
Shkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJA
Shkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJAShkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJA
Shkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJA
 
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptareNdikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
Ndikimi i kultures osmane ne kulturen shqiptare
 
Rajonet e Europes
Rajonet e EuropesRajonet e Europes
Rajonet e Europes
 

Viewers also liked

Uji roli i tij ne industri dhe ekonomi
Uji roli i tij ne industri dhe ekonomiUji roli i tij ne industri dhe ekonomi
Uji roli i tij ne industri dhe ekonomiFisnik Morina
 
Shqiperia drejt BE-se
Shqiperia drejt BE-seShqiperia drejt BE-se
Shqiperia drejt BE-seArlinda
 
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europ...
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europ...Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europ...
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europ...Jetmira Sula
 
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareTrashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareKe Keiss
 
Shqiperia dhe Integrimi Evropian
Shqiperia dhe Integrimi EvropianShqiperia dhe Integrimi Evropian
Shqiperia dhe Integrimi EvropianAferdita Bicaku
 
Projekt gjeografi
Projekt gjeografiProjekt gjeografi
Projekt gjeografiUeda Rrukaj
 
Burimet ujore me komunitet. Menyrat e perdirimit te ujit te tyre. Kursimi i u...
Burimet ujore me komunitet. Menyrat e perdirimit te ujit te tyre. Kursimi i u...Burimet ujore me komunitet. Menyrat e perdirimit te ujit te tyre. Kursimi i u...
Burimet ujore me komunitet. Menyrat e perdirimit te ujit te tyre. Kursimi i u...Egla Mërzheku
 

Viewers also liked (10)

Uji roli i tij ne industri dhe ekonomi
Uji roli i tij ne industri dhe ekonomiUji roli i tij ne industri dhe ekonomi
Uji roli i tij ne industri dhe ekonomi
 
Shqiperia drejt BE-se
Shqiperia drejt BE-seShqiperia drejt BE-se
Shqiperia drejt BE-se
 
Projekt gjeografie
Projekt gjeografieProjekt gjeografie
Projekt gjeografie
 
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europ...
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europ...Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europ...
Evropa e bashkuar dhe identiteti europian... Shqiperia drejt integrimit europ...
 
Kimi
KimiKimi
Kimi
 
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat ShqipetareTrashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
Trashegimia natyrore e kulturore ne trevat Shqipetare
 
Shqiperia dhe Integrimi Evropian
Shqiperia dhe Integrimi EvropianShqiperia dhe Integrimi Evropian
Shqiperia dhe Integrimi Evropian
 
Uji
UjiUji
Uji
 
Projekt gjeografi
Projekt gjeografiProjekt gjeografi
Projekt gjeografi
 
Burimet ujore me komunitet. Menyrat e perdirimit te ujit te tyre. Kursimi i u...
Burimet ujore me komunitet. Menyrat e perdirimit te ujit te tyre. Kursimi i u...Burimet ujore me komunitet. Menyrat e perdirimit te ujit te tyre. Kursimi i u...
Burimet ujore me komunitet. Menyrat e perdirimit te ujit te tyre. Kursimi i u...
 

Similar to Pasurite natyrore te trevave shqiptare

Shqiperia
ShqiperiaShqiperia
Shqiperiakoralda
 
Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9S Gashi
 
Bukurite e natyres shqiptare
Bukurite e natyres shqiptareBukurite e natyres shqiptare
Bukurite e natyres shqiptareMegi Braka
 
Pasuritë natyrore të trevave shqiptare-Projekt në Gjeografi.pptx
Pasuritë natyrore të trevave shqiptare-Projekt në Gjeografi.pptxPasuritë natyrore të trevave shqiptare-Projekt në Gjeografi.pptx
Pasuritë natyrore të trevave shqiptare-Projekt në Gjeografi.pptxfixbios2016
 
Projekt:Gjeografi
Projekt:GjeografiProjekt:Gjeografi
Projekt:GjeografiErjonaHaka
 
Ujerat e kripera dhe te embla
Ujerat e kripera dhe te emblaUjerat e kripera dhe te embla
Ujerat e kripera dhe te emblaSaimir Dine
 
Projekt gjeografi
Projekt gjeografiProjekt gjeografi
Projekt gjeografiKleo Jaupaj
 
Shqiperia PJ1
Shqiperia PJ1Shqiperia PJ1
Shqiperia PJ1EGLI TAFA
 
Projekt shqiperipart1
Projekt shqiperipart1Projekt shqiperipart1
Projekt shqiperipart1res1ck
 
Trashegimia natyrore kombetare
Trashegimia natyrore kombetareTrashegimia natyrore kombetare
Trashegimia natyrore kombetareKlevis Balla
 
FLORA DHE FAUNA NE SHQIPERI DHE KOSOVE
FLORA DHE FAUNA NE SHQIPERI DHE KOSOVE FLORA DHE FAUNA NE SHQIPERI DHE KOSOVE
FLORA DHE FAUNA NE SHQIPERI DHE KOSOVE #MesueseAurela Elezaj
 

Similar to Pasurite natyrore te trevave shqiptare (20)

Shqiperia
Shqiperia Shqiperia
Shqiperia
 
Shqiperia
ShqiperiaShqiperia
Shqiperia
 
Shqiperia
Shqiperia Shqiperia
Shqiperia
 
Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9Projekt gjeografie klasa 9
Projekt gjeografie klasa 9
 
Bukurite e natyres shqiptare
Bukurite e natyres shqiptareBukurite e natyres shqiptare
Bukurite e natyres shqiptare
 
Pasuritë natyrore të trevave shqiptare-Projekt në Gjeografi.pptx
Pasuritë natyrore të trevave shqiptare-Projekt në Gjeografi.pptxPasuritë natyrore të trevave shqiptare-Projekt në Gjeografi.pptx
Pasuritë natyrore të trevave shqiptare-Projekt në Gjeografi.pptx
 
Projekt:Gjeografi
Projekt:GjeografiProjekt:Gjeografi
Projekt:Gjeografi
 
Ujerat e kripera dhe te embla
Ujerat e kripera dhe te emblaUjerat e kripera dhe te embla
Ujerat e kripera dhe te embla
 
Projekt gjeografi
Projekt gjeografiProjekt gjeografi
Projekt gjeografi
 
Gjeo
GjeoGjeo
Gjeo
 
Shqiperia PJ1
Shqiperia PJ1Shqiperia PJ1
Shqiperia PJ1
 
Projekt shqiperipart1
Projekt shqiperipart1Projekt shqiperipart1
Projekt shqiperipart1
 
UJERAT Lumenjtë/Liqenet
UJERAT Lumenjtë/LiqenetUJERAT Lumenjtë/Liqenet
UJERAT Lumenjtë/Liqenet
 
Trashegimia natyrore kombetare
Trashegimia natyrore kombetareTrashegimia natyrore kombetare
Trashegimia natyrore kombetare
 
Malwsia e mokrws
Malwsia e mokrwsMalwsia e mokrws
Malwsia e mokrws
 
Ingridi
IngridiIngridi
Ingridi
 
Veriu i shqiperise
Veriu i shqiperiseVeriu i shqiperise
Veriu i shqiperise
 
Toka
TokaToka
Toka
 
FLORA DHE FAUNA NE SHQIPERI DHE KOSOVE
FLORA DHE FAUNA NE SHQIPERI DHE KOSOVE FLORA DHE FAUNA NE SHQIPERI DHE KOSOVE
FLORA DHE FAUNA NE SHQIPERI DHE KOSOVE
 
Laguna e Nartes
Laguna e NartesLaguna e Nartes
Laguna e Nartes
 

More from Darla Evangjeli

Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne ShqiperiBorxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne ShqiperiDarla Evangjeli
 
Ndikimi i pH në jetën e njeriut.
Ndikimi i pH në jetën e njeriut. Ndikimi i pH në jetën e njeriut.
Ndikimi i pH në jetën e njeriut. Darla Evangjeli
 
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Darla Evangjeli
 
Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Darla Evangjeli
 
Kufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktaturesKufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktaturesDarla Evangjeli
 
How to save energy at home
How to save energy at homeHow to save energy at home
How to save energy at homeDarla Evangjeli
 
Letter of recommendation
Letter of recommendation Letter of recommendation
Letter of recommendation Darla Evangjeli
 
Mekanizmi i reaksionit kimik
Mekanizmi i reaksionit kimik Mekanizmi i reaksionit kimik
Mekanizmi i reaksionit kimik Darla Evangjeli
 
Personazhet e shekspirit
Personazhet e shekspirit Personazhet e shekspirit
Personazhet e shekspirit Darla Evangjeli
 

More from Darla Evangjeli (17)

Shqiperia ne Nato
Shqiperia ne Nato Shqiperia ne Nato
Shqiperia ne Nato
 
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne ShqiperiBorxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
Borxhi publik dhe deficiti buxhetor ne Shqiperi
 
Ndikimi i pH në jetën e njeriut.
Ndikimi i pH në jetën e njeriut. Ndikimi i pH në jetën e njeriut.
Ndikimi i pH në jetën e njeriut.
 
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
Ndotja e mjedisit dhe ndikimi i saj në biodiversitet
 
Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi
 
celulari im
celulari im celulari im
celulari im
 
Kufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktaturesKufizimet e letersise gjate diktatures
Kufizimet e letersise gjate diktatures
 
Healthy eating
Healthy eating Healthy eating
Healthy eating
 
How to save energy at home
How to save energy at homeHow to save energy at home
How to save energy at home
 
my dream job
my dream job my dream job
my dream job
 
Letter of recommendation
Letter of recommendation Letter of recommendation
Letter of recommendation
 
Mekanizmi i reaksionit kimik
Mekanizmi i reaksionit kimik Mekanizmi i reaksionit kimik
Mekanizmi i reaksionit kimik
 
Ndotja termike
Ndotja termike Ndotja termike
Ndotja termike
 
Personazhet e shekspirit
Personazhet e shekspirit Personazhet e shekspirit
Personazhet e shekspirit
 
Faik konica
Faik konicaFaik konica
Faik konica
 
Ndertimi i trurit
Ndertimi i truritNdertimi i trurit
Ndertimi i trurit
 
Pogradeci
PogradeciPogradeci
Pogradeci
 

Pasurite natyrore te trevave shqiptare

  • 1. Tema : Pasurite Natyrore te trevave Shqiptare Objektivat : Te grumbulloje, seleksionoje,grupoje te dhena dhe informacione ,si dhe te ndertoje harta e grafike me keto te dhena per te analizuar problemet e ndryshme te projektit. Te pershkruaje , te interpretoje te dhenate materialin grafik e hartografik dhe te analizoje problemet kryesore ,duke percaktuar dukurite, shkallen e shfrytezimit nga njeriu , pasojat ne demtimin e degradimin e burimeve natyrore .
  • 2. Tema: Relievi Relievi i Shqipërisë është kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi i jurasikut, ndërsa gjatë erës kenozoike u shpejtua procesi malformues në tërësinë eAlbanideve, që tani përbëjnë tokën e nëntokën e Shqipërisë. Lartësia mesatare e relievit është 708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Evropës. Lartësitë më të mëdha gjenden në Alpet shqiptare dhe në malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, përbën edhe majën më të lartë të Shqipërisë). Territori i Shqipërisë ndahet në 4 krahina të mëdha natyrore (fiziko-gjeografike): 1. 2. 3. 4. Krahina malore veriore Krahina malore qendrore Krahina malore jugore Ultësira perëndimore Nga Krahina Malore Veriore vlen të veçohen Alpet Shqiptare që shquhen për kontrast të madh midis maleve të larta dhe luginave të thella. Rreth 30 maja malesh ndodhen mbi 2 500 m mbi nivelin e detit. Ndër luginat dallohen sidomos lugina e Valbonës dhe ajo eThethit. Krahina Malore Qendrore nuk është aq kompakte sa ajo veriore, por e ndarë në disa masive malore, si: Vargu i Korabit, Malet e Lurës, Malet e Skënderbeut etj. Këto male ndërpriten nga lugina të ndryshme. Krahina Malore Jugore arrin deri në detin Jon në jug dhe është e copëtuar në disa vargje malore dhe lugina lumore. Vend të veçantë në të zë riviera shqiptare, e cila shtrihet nga Gjiri i Vlorës deri në Butrint në jug. Përgjatë bregdetit Adriatik, në perëndim të vendit shtrihet Ultësira Perëndimore e Shqipërisë me gjatësi nga veriu në jug rreth 200 km dhe me gjerësi nga perëndimi në lindje, deri ne 50 km. Kjo ultësirë përbën ultësirën më të madhe në pjesën perëndimore të Ballkanit dhe është rajoni më i zhvilluar ekonomik i Shqipërisë.
  • 3. Relievi i tokave shqiptare shtrihet nga niveli i detit deri në lartësinë 2751m (mali i Korabit). I gjithë ky ndryshim i lartësisë ndikon në ndryshimet e mëdha klimaterike, në bimësi, si dhe në dendësinë e vendosjes së qendrave të banuara në drejtim vertikal. Në relievin e tyre mbizotërojnë kodrat dhe malet. Duke u nisur nga lartësia mbi nivelin e detit, dallohen: relievi i ulët, i mesëm dhe i lartë. Relievi i ulët shtrihet nga niveli i detit, deri në 200 m mbi këtë nivel. Ai përfshin fushat dhe kodrat e ulëta pranë brigjeve detare të Adriatikut e Jonit dhe përgjatë sektorëve të mesëm të luginave lumore. Relievi i mesëm shtrihet nga 200 deri ne 1000m mbi nivelin e detit. Ai ka shtrirjen më të madhe dhe përfshin: kodrat, gropat, fushëgropat dhe luginat kryesore. Relievi i lartë shtrihet 1000 m mbi nivelin e detit dhe përfshin malet dhe sistemet malore. Pjesa më e madhe e këtyre maleve ka lartësi deri në 2000 m. Malet me lartësi më të madhe se 2000 m kanë shtrirje të kufizuar. Malet Malet kanë tipare morfologjike të ndryshme. Kreshtat e tyre janë herë të ashpra e herë të buta. Forma e tyre varet nga përbërja shkëmbore dhe veprimi i faktorëve të jashtëm. Kreshta te ashpra ndeshen kryesisht tek shkëmbinjtë gëlqerorë, por edhe në ato magmatikë të modeluar nga erozioni lumor i akujve të kuaternarit. Korabi është një nga malet më të larta të Evropës juglindore, i cili shtrihet përgjatë kufirit të Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë. Masivi i tij shkëmbor është një masiv shumë i thyer malor dhe përbëhet kryesisht nga rreshpe dhe gëlqerorë të Paleozoikut me strukturat në blloqe, si dhe disa shkëmbinj të dëmtuar rëndë prej gipsi të Triasikut Permian. Korabi është gjithashtu mikpritës i shume shoqatave te ndryshme alpiniste, synimi i te cilave është pushtimi i majës më të lartë të vendit, 2723 m mbi nivelin e detit. Alpet Shqiptare shtrihen në veri të lumit Drin dhe në perëndim të rrjedhjes së poshtme të lumit Valbona. Alpet përbehen kryesisht nga gëlqerorët, por gjenden edhe depozitime terrigjene dhe magmatike. Me këtë ndërtim gjeologjik lidhen pasuritë minerare si: minerali i bakrit, boksitet dhe kuarcitet. Ato përbëjnë grumbullin malor më të fuqishëm, më të lartë, më të ashpër dhe më të copëtuar të vendit me një lartësi mesatare 1500 m mbi nivelin e detit.
  • 4. Mali i Tomorit është një mal i larte në Shqipërinë jugore në afërsi të qyteteve të Beratit dhe Poliçanit. Maja më e lartë e tij, quka e Partizanit, arrin një lartësi prej 2401 metra. Tomori gjithashtu ka një histori te pasur mitologjike duke qenë vend strehimi i shumë figurave të ndryshme të mitologjisë shqiptare nga ku ka marrë dhe emrin "Olimpi i Shqipërisë". Parku Kombëtar i Malit të Tomorit mbulon një sipërfaqe prej 4,000 hektarësh. Në park bredhin lirshëm shumë kafshë endemike, duke i dhënë vizitorëve një eksperiencë të paharrueshme dhe unike. Fushat Fushat zëne kryesisht pjesën perëndimore, përgjatë bregdetit Adriatik dhe lumenjve kryesore të vendit si Vjosa, Devolli, Osumi, Shkumbini, Erzeni, Mati e Drini, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat bujqësore e qendra të mëdha banimi, si dhe përshkohen nga rrugë të rëndësishme komunikimi. Fushat më të larta gjenden në pellgun e Korçës, mbi 800 m mbi nivelin e detit ndërsa fusha më e madhe është fusha e Myzeqesë e shtrirë në anën perëndimore, që është dhe fusha më e madhe e Ballkanit perëndimor. Fusha e myzeqes. Ishujt Shqipëria si vend bregdetar ka një numër të vogël ishujsh, shumica e tyre janë të vegjël dhe nuk kalojnë 1 km2 sipërfaqe, përveç ishullit të Sazanit dhe atij të Kunës. Ishujt e Shqipërisë ndodhen në Detin Adriatik, Detin Jon, si dhe në disa liqene brenda vendit. Disa nga ta janë të përshtatshëm për turizëm sepse kanë një bukuri që është e virgjër dhe e paprekur nga dora e njeriut, por asnjë nga ishujt nuk është i banuar. Sazani është ishulli më i madh i Shqipërisë. Maja e tij më e lartë është 342 m. Ishulli i Sazanit ka një sipërfaqe prej 5,7 km2 dhe vijë bregdetare me gjatësi rreth 15 km. Ishulli nga pikëpamja e ekosistemit është një park i vërtetë, shumë i pasur dhe i mbrojtur, si rezultat i të qenit vazhdimisht zonë ushtarake. Kjo ka mundësuar shmangien e gjuetisë së paligjshme, si dhe të abuzimeve e dëmtimeve të tjera. Shpellat nënujore, si ajo e Haxhi Alisë, Gjirit të Djallit e të tjera janë nga më të mëdhatë që mund të gjenden në Mesdhe. Ato sot përbëjnë një sfidë të vërtetë për zhytësit dhe një atraksion të veçantë për sportet nënujore.
  • 5. Ishulli i Kunës Ishulli i dyte më i madh i Shqipërisë. Gjendet në deltën e Drinit, afër qytetit të Lezhës dhe ka një sipërfaqe prej 1.4 km2. Ishulli është 1.5 km larg bregut dhe strehon në gjirin e tij rreth 70 lloje zogjsh, 22 lloje zvarranikësh, 6 lloje amfibësh dhe 23 lloje gjitarësh. Në afërsi te tij gjenden plazhet e Tales dhe Kunës Tema : Hidrografia Pozita gjeografike në brigjet e detit Adriatik dhe të detit Jon, kushtet klimaterike, relievi i thyer, kryesisht kodrinoro-malor, përhapja e madhe e shkëmbinjve të përshkueshëm nga uji dhe veprimtaria e njeriut kanë kushtëzuar pasuritë e mëdha ujore dhe shumëllojshmërinë e tyre: dete, liqene, lumenj, përrenj dhe burime ujore. Deti Adriatik Ky det shtrihet midis gadishullit Apenin në perëndim dhe gadishullit të Ballkanit në lindje, kurse kanali i Otrantos (72 km) e ndan atë me detin Jon. Deti Adriatik është i gjatë 850 km (drejtimi veri-jug) dhe i gjerë 203 km (lindje-perëndim). Thellësia më e madhe e tij arrin në 1590 m. Në brigjet shqiptare ky det është i cekët. Brigjet shqiptare të detit Adriatik kanë gjatësi 380 km. Pjesa më e madhe e tyre janë brigje të ulëta fushore me plazhe të mëdha (disa dhjetëra kilometra të gjata dhe deri në disa qindra metra të gjera), me përbërje rëre shumë të imët. Ndër to dallohet, plazhi i Velipojës, Durrësit, Divjakës, Vlorës etj. Në këto plazhe pushojnë me mijëra turistë vendas dhe të huaj. Në këtë bregdet gjenden edhe disa gjire, si: gjiri i Tivarit, i Drinit, i Durrësit, i Vlorës, shumë të përshtatshëm për porte detare. Në to ndodhen edhe portet më të rëndësishme të të gjitha vendit (Durrësi, Vlora, dhe Shëngjini). Deti Jon Ky det shtrihet midis pjesës jugore të gadishullit të Ballkanit dhe gadishullit Apenin. Ai është deti më i thellë i Mesdheut (5121 m), është det i hapur dhe mjaft i ngrohtë. Brigjet shqiptare të këtij deti shtrihen nga gadishulli i Karaburunit deri në gjirin e Artës. Ai është i gjatë rreth 270 km dhe ka tipare të ndryshme. Përgjatë tij ngrihen male, prandaj ky bregdet është kryesisht i lartë e
  • 6. shkëmbor. Në këtë bregdet plazhet janë te rralla dhe zallore. Ka edhe sektorë te tjerë te tij në të cilët malet u lëne vend fushave te vogla. Ne grykëderdhjen elumit të Kalamasit (Çamëri) dhe të lumit të Pavlës (Shqipëri) brigjet janë të ulëta e fushore, me plazhe ranore dhe sektorë të moçalizuar. Pamja tërheqëse, burimet e pastra, shkëlqimi i diellit, ujërat e kaltra dhe të tejdukshme të detit u japin këtyre plazheve vlera të mëdha turistike. Liqenet Liqenet janë të shumta dhe të shumëllojshme. Formimi i tyre është bërë nga fundosjet tektonike, nga tretja e ngadalshme në ujë e shkëmbinjve gëlqerore dhe gipseve, nga veprimi e akujve, nga njeriu, për përfitimin e energjisë elektrike, për ujitje dhe për furnizimin e qendrave të banuara me ujë. Liqeni i Ohrit Është liqeni më i thelle në të gjithë gadishullin e Ballkanit (mesatarja 145 m, maksimalja 295 m). Ai zë vendin e dytë në këtë gadishull për nga sipërfaqja (363 km, nga të cilat 111 km përfshihen në Republikën e Shqipërisë). Në këtë liqen derdhen disa përrenj dhe ujërat e shumë burimeve te mëdha, që dalin pranë brigjeve lindore dhe në taban të tij. Prej liqenit del lumi i Drinit të Zi. Liqeni i Ohrit ka rëndësi të madhe turistike dhe botë të pasur shtazore, duke mos munguar këtu dhe disa lloje endemike.
  • 7. Lumenjtë Shqipëria përshkohet nga një rrjet i dendur lumenjsh, të cilët në rrjedhjet e sipërme kanë karakter malor me rrjedhje të shpejtë dhe forcë të madhe erozive, kurse në rrjedhjet e poshtme kanë karakter fushor. Lumenjtë rrjedhin në drejtime të ndryshme dhe përfundojnë në 2 dete: në Adriatik dhe në Jon. Drini (285 km) është lumi më i madh shqiptar dhe në gjithë pjesën perëndimore të Ballkanit. Ai formohet nga bashkimi i Drinit të Zi me Drinin e Bardhë. Drini i Zi del nga liqeni i Ohrit në qytetin e Strugës dhe derdhet në liqenin artificial të Fierzës. Drini i Bardhë buron nga malet e Zhlebit (Kosovë), përshkon lugun e Dukagjinit dhe derdhet në liqenin e Fierzës. Lumi i Drinit, në vazhdim, është kthyer në një zinxhir liqenesh artificiale (i Fierzës, i Komanit dhe i Vaut të Dejës), që furnizojnë me ujë tri hidrocentrale të mëdha. Ai derdhet në lumin e Bunës. Prurja mesatare vjetore e Drinit arrin 352 m3/sek, kurse maksimalja e regjistruar është mbi 5100 m3/sek Buna (44 km) është i vetmi lumë fushor. Buron nga liqeni i Shkodrës. Pasi bashkohet me Drinin, rrjedh në një shtrat tepër të ceket dhe me dredhime të shumta. Përfundon në detin Adriatik me një deltë shumë të madhe. Prurja mesatare vjetore e Bunës arrin 670 m3/s, duke zëne një nga vendet e para në Mesdheun Verior. Ky lumë është pjesërisht i lundrueshëm. Mati Mati (115 km) buron nga mali i Kaptinës dhe përshkon një lugine me zgjerime dhe gryka të ngushta, ku janë ndërtuar digat e dy hidrocentraleve (i Ulzës dhe i Shkopetit). Prurja mesatare vjetore arrin 103 m3/s