SlideShare a Scribd company logo

Si t'i mundim tundimet

Asnjë tundim nuk ju ka gjetur juve, përveç se tundimi njerëzor; por Perëndia është besnik dhe nuk do të lejojë që t’ju tundojnë përtej fuqive tuaja, por me tundimin do t’ju japë dhe rrugë dalje, që ju të mund ta përballoni.

1 of 32
Download to read offline
MËSIMI 7
SI T'I MUNDIM TUNDIMET 7
MËSIMI 7
I. TRE DOMETHËNIE TË TUNDIMIT 7
1) Sprovimi i njeriut
nga Perëndia
2) Provokimi i
Perëndisë nga njeriu
3) Joshja ose ngasja për
të bërë të keqen
I. TRE DOMETHËNIE TË TUNDIMIT
1) Sprovimi i njeriut nga Perëndia 7
●
Zan. 22:1 Mbas këtyre gjërave Perëndia e vuri
në provë Abrahamin….
●
Eks. 15:25 Kështu ai i bërtiti Zotit; dhe Zoti i
tregoi një dru; ai e hodhi atë në ujë, dhe ujërat
u bënë të ëmbla. Atje Zoti i dha popullit një
ligj dhe një dekret, dhe e vuri kështu popullin
në provë.
I. TRE DOMETHËNIE TË TUNDIMIT
1) Sprovimi i njeriut nga Perëndia 7
●
Eks. 16:4 Zoti i tha Moisiut: "Ja, unë do të bëj
që të bjerë manë mbi juve nga qielli; dhe
populli do të dalë çdo ditë për të mbledhur
racionin e ditës, sepse unë dua ta vë në provë
për të parë në se do të ecë ose jo simbas ligjit
tim.
I. TRE DOMETHËNIE TË TUNDIMIT
1) Sprovimi i njeriut nga Perëndia 7
●
Jak. 1:2 Ta konsideroni një gëzim të madh, o
vëllezër të mi, kur ndodheni përballë sprovash
nga më të ndryshmet,
●
Jak. 1: 3 duke e ditur se sprova e besimit tuaj
sjell qëndrueshmëri.
I. TRE DOMETHËNIE TË TUNDIMIT
1) Sprovimi i njeriut nga Perëndia 7
Sprovimi nuk është për t'i dhënë
informata Perëndisë, por për të
provuar realitetin e besimit tonë.

Recommended

6 pika te domosdoshme per te patur doktrine te shendoshe
6 pika te domosdoshme per te patur doktrine te shendoshe6 pika te domosdoshme per te patur doktrine te shendoshe
6 pika te domosdoshme per te patur doktrine te shendosheAsambleja Biblike
 
Përmbledhja e Personit të Krishtit
Përmbledhja e Personit të KrishtitPërmbledhja e Personit të Krishtit
Përmbledhja e Personit të KrishtitAsambleja Biblike
 
POHUES dhe ZOTERUES te JETES SE PERJETSHME
POHUES dhe ZOTERUES te JETES SE PERJETSHMEPOHUES dhe ZOTERUES te JETES SE PERJETSHME
POHUES dhe ZOTERUES te JETES SE PERJETSHMEAsambleja Biblike
 
Psalmi 40 - Misherimi i Mesias
Psalmi 40 - Misherimi i MesiasPsalmi 40 - Misherimi i Mesias
Psalmi 40 - Misherimi i MesiasAsambleja Biblike
 
Të paracaktuar për jetën e përjetshme? Si të ndajmë drejt fjalën e së vërtetës?
Të paracaktuar për jetën e përjetshme? Si të ndajmë drejt fjalën e së vërtetës?Të paracaktuar për jetën e përjetshme? Si të ndajmë drejt fjalën e së vërtetës?
Të paracaktuar për jetën e përjetshme? Si të ndajmë drejt fjalën e së vërtetës?Asambleja Biblike
 
QENGJI ËSHTË I DENJË - Zbulesa 5
QENGJI ËSHTË I DENJË - Zbulesa 5QENGJI ËSHTË I DENJË - Zbulesa 5
QENGJI ËSHTË I DENJË - Zbulesa 5Asambleja Biblike
 

More Related Content

What's hot

Luka 7 - Kur Jezusi e prek një person, Ai e ndryshon
Luka 7 - Kur Jezusi e prek një person, Ai e ndryshonLuka 7 - Kur Jezusi e prek një person, Ai e ndryshon
Luka 7 - Kur Jezusi e prek një person, Ai e ndryshonAsambleja Biblike
 
E TERE FJALA E PERENDISE - Zbulesa 10
E TERE FJALA E PERENDISE - Zbulesa 10E TERE FJALA E PERENDISE - Zbulesa 10
E TERE FJALA E PERENDISE - Zbulesa 10Asambleja Biblike
 
Kush është Jezusi (Luka 9b)
Kush është Jezusi (Luka 9b)Kush është Jezusi (Luka 9b)
Kush është Jezusi (Luka 9b)Asambleja Biblike
 
TË JESH NJË SHËRBËTOR - Lluka 22b
TË JESH NJË SHËRBËTOR - Lluka 22bTË JESH NJË SHËRBËTOR - Lluka 22b
TË JESH NJË SHËRBËTOR - Lluka 22bAsambleja Biblike
 
Ungjillëzimi - Pjesa 1 (Kisha sipas Dhiatës së Re)
Ungjillëzimi - Pjesa 1 (Kisha sipas Dhiatës së Re)Ungjillëzimi - Pjesa 1 (Kisha sipas Dhiatës së Re)
Ungjillëzimi - Pjesa 1 (Kisha sipas Dhiatës së Re)Asambleja Biblike
 
Shenjtëri dhe disiplinë (Kisha sipas Dhiatës së Re)
Shenjtëri dhe disiplinë (Kisha sipas Dhiatës së Re)Shenjtëri dhe disiplinë (Kisha sipas Dhiatës së Re)
Shenjtëri dhe disiplinë (Kisha sipas Dhiatës së Re)Asambleja Biblike
 
Luka 13 - Shëmbëlltyra dhe Dera e Ngushtë
Luka 13 - Shëmbëlltyra dhe Dera e NgushtëLuka 13 - Shëmbëlltyra dhe Dera e Ngushtë
Luka 13 - Shëmbëlltyra dhe Dera e NgushtëAsambleja Biblike
 
2 Timoteut 2 - Shtatë tipare të një shërbyesi besnik
2 Timoteut 2 - Shtatë tipare të një shërbyesi besnik2 Timoteut 2 - Shtatë tipare të një shërbyesi besnik
2 Timoteut 2 - Shtatë tipare të një shërbyesi besnikAsambleja Biblike
 
NA MESO TE LUTEMI - Lluka11a
NA MESO TE LUTEMI - Lluka11aNA MESO TE LUTEMI - Lluka11a
NA MESO TE LUTEMI - Lluka11aAsambleja Biblike
 

What's hot (20)

NXITJE PRAKTIKE PËR 2013!
NXITJE PRAKTIKE PËR 2013!NXITJE PRAKTIKE PËR 2013!
NXITJE PRAKTIKE PËR 2013!
 
Larg perendise
Larg perendiseLarg perendise
Larg perendise
 
Luka 7 - Kur Jezusi e prek një person, Ai e ndryshon
Luka 7 - Kur Jezusi e prek një person, Ai e ndryshonLuka 7 - Kur Jezusi e prek një person, Ai e ndryshon
Luka 7 - Kur Jezusi e prek një person, Ai e ndryshon
 
DY NATYRAT E BESIMTARIT
DY NATYRAT E BESIMTARITDY NATYRAT E BESIMTARIT
DY NATYRAT E BESIMTARIT
 
Zbulesa 8
Zbulesa 8Zbulesa 8
Zbulesa 8
 
E TERE FJALA E PERENDISE - Zbulesa 10
E TERE FJALA E PERENDISE - Zbulesa 10E TERE FJALA E PERENDISE - Zbulesa 10
E TERE FJALA E PERENDISE - Zbulesa 10
 
Kush është Jezusi (Luka 9b)
Kush është Jezusi (Luka 9b)Kush është Jezusi (Luka 9b)
Kush është Jezusi (Luka 9b)
 
TË JESH NJË SHËRBËTOR - Lluka 22b
TË JESH NJË SHËRBËTOR - Lluka 22bTË JESH NJË SHËRBËTOR - Lluka 22b
TË JESH NJË SHËRBËTOR - Lluka 22b
 
Ardhja e Krishtit (Luka12c)
Ardhja e Krishtit (Luka12c)Ardhja e Krishtit (Luka12c)
Ardhja e Krishtit (Luka12c)
 
Lutje për Vitin e Ri
Lutje për Vitin e RiLutje për Vitin e Ri
Lutje për Vitin e Ri
 
PARALAJMERIME SOLEMNE
PARALAJMERIME SOLEMNEPARALAJMERIME SOLEMNE
PARALAJMERIME SOLEMNE
 
Jesus is God: The Biblical Proof
Jesus is God: The Biblical ProofJesus is God: The Biblical Proof
Jesus is God: The Biblical Proof
 
Ungjillëzimi - Pjesa 1 (Kisha sipas Dhiatës së Re)
Ungjillëzimi - Pjesa 1 (Kisha sipas Dhiatës së Re)Ungjillëzimi - Pjesa 1 (Kisha sipas Dhiatës së Re)
Ungjillëzimi - Pjesa 1 (Kisha sipas Dhiatës së Re)
 
PSALMI 2 - Mesia-Biri
PSALMI 2 - Mesia-BiriPSALMI 2 - Mesia-Biri
PSALMI 2 - Mesia-Biri
 
Gjetsemania - Lluka22c
Gjetsemania - Lluka22cGjetsemania - Lluka22c
Gjetsemania - Lluka22c
 
Shenjtëri dhe disiplinë (Kisha sipas Dhiatës së Re)
Shenjtëri dhe disiplinë (Kisha sipas Dhiatës së Re)Shenjtëri dhe disiplinë (Kisha sipas Dhiatës së Re)
Shenjtëri dhe disiplinë (Kisha sipas Dhiatës së Re)
 
Luka 13 - Shëmbëlltyra dhe Dera e Ngushtë
Luka 13 - Shëmbëlltyra dhe Dera e NgushtëLuka 13 - Shëmbëlltyra dhe Dera e Ngushtë
Luka 13 - Shëmbëlltyra dhe Dera e Ngushtë
 
2 Timoteut 2 - Shtatë tipare të një shërbyesi besnik
2 Timoteut 2 - Shtatë tipare të një shërbyesi besnik2 Timoteut 2 - Shtatë tipare të një shërbyesi besnik
2 Timoteut 2 - Shtatë tipare të një shërbyesi besnik
 
Dishepullimi i vërtetë
Dishepullimi i vërtetëDishepullimi i vërtetë
Dishepullimi i vërtetë
 
NA MESO TE LUTEMI - Lluka11a
NA MESO TE LUTEMI - Lluka11aNA MESO TE LUTEMI - Lluka11a
NA MESO TE LUTEMI - Lluka11a
 

Similar to Si t'i mundim tundimet

Psalmi 91 - Siguria e atij që gjen strehë te Perëndia
Psalmi 91 - Siguria e atij që gjen strehë te PerëndiaPsalmi 91 - Siguria e atij që gjen strehë te Perëndia
Psalmi 91 - Siguria e atij që gjen strehë te PerëndiaAsambleja Biblike
 
ZGJIDHNI SOT KUJT DONI T'I SHËRBENI - Zbulesa 14
ZGJIDHNI SOT KUJT DONI T'I SHËRBENI - Zbulesa 14ZGJIDHNI SOT KUJT DONI T'I SHËRBENI - Zbulesa 14
ZGJIDHNI SOT KUJT DONI T'I SHËRBENI - Zbulesa 14Asambleja Biblike
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018) VatraBiblike
 
Personi i Perëndisë -- PDK Mësimi 2
Personi i Perëndisë -- PDK Mësimi 2Personi i Perëndisë -- PDK Mësimi 2
Personi i Perëndisë -- PDK Mësimi 2Asambleja Biblike
 
HISTORIA E TIJ - Krishti në Psalmet
HISTORIA E TIJ - Krishti në PsalmetHISTORIA E TIJ - Krishti në Psalmet
HISTORIA E TIJ - Krishti në PsalmetAsambleja Biblike
 
Mos e lër pas dore këtë shpëtim kaq të madh!
Mos e lër pas dore këtë shpëtim kaq të madh!Mos e lër pas dore këtë shpëtim kaq të madh!
Mos e lër pas dore këtë shpëtim kaq të madh!Asambleja Biblike
 
KISHA PA DASHURI - Zbulesa 2:1-7
KISHA PA DASHURI - Zbulesa 2:1-7KISHA PA DASHURI - Zbulesa 2:1-7
KISHA PA DASHURI - Zbulesa 2:1-7Asambleja Biblike
 
Një panoramë e Ungjillit (BCT 1)
Një panoramë e Ungjillit (BCT 1)Një panoramë e Ungjillit (BCT 1)
Një panoramë e Ungjillit (BCT 1)Asambleja Biblike
 
KISHA sipas DHIATES SE RE - Dallime biblike
KISHA sipas DHIATES SE RE - Dallime biblikeKISHA sipas DHIATES SE RE - Dallime biblike
KISHA sipas DHIATES SE RE - Dallime biblikeAsambleja Biblike
 

Similar to Si t'i mundim tundimet (11)

Dite te veshtira
Dite te veshtiraDite te veshtira
Dite te veshtira
 
Psalmi 91 - Siguria e atij që gjen strehë te Perëndia
Psalmi 91 - Siguria e atij që gjen strehë te PerëndiaPsalmi 91 - Siguria e atij që gjen strehë te Perëndia
Psalmi 91 - Siguria e atij që gjen strehë te Perëndia
 
ZGJIDHNI SOT KUJT DONI T'I SHËRBENI - Zbulesa 14
ZGJIDHNI SOT KUJT DONI T'I SHËRBENI - Zbulesa 14ZGJIDHNI SOT KUJT DONI T'I SHËRBENI - Zbulesa 14
ZGJIDHNI SOT KUJT DONI T'I SHËRBENI - Zbulesa 14
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018) Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 38 (21 Qershor 2018)
 
Personi i Perëndisë -- PDK Mësimi 2
Personi i Perëndisë -- PDK Mësimi 2Personi i Perëndisë -- PDK Mësimi 2
Personi i Perëndisë -- PDK Mësimi 2
 
Mos u mashtroni!
Mos u mashtroni!Mos u mashtroni!
Mos u mashtroni!
 
HISTORIA E TIJ - Krishti në Psalmet
HISTORIA E TIJ - Krishti në PsalmetHISTORIA E TIJ - Krishti në Psalmet
HISTORIA E TIJ - Krishti në Psalmet
 
Mos e lër pas dore këtë shpëtim kaq të madh!
Mos e lër pas dore këtë shpëtim kaq të madh!Mos e lër pas dore këtë shpëtim kaq të madh!
Mos e lër pas dore këtë shpëtim kaq të madh!
 
KISHA PA DASHURI - Zbulesa 2:1-7
KISHA PA DASHURI - Zbulesa 2:1-7KISHA PA DASHURI - Zbulesa 2:1-7
KISHA PA DASHURI - Zbulesa 2:1-7
 
Një panoramë e Ungjillit (BCT 1)
Një panoramë e Ungjillit (BCT 1)Një panoramë e Ungjillit (BCT 1)
Një panoramë e Ungjillit (BCT 1)
 
KISHA sipas DHIATES SE RE - Dallime biblike
KISHA sipas DHIATES SE RE - Dallime biblikeKISHA sipas DHIATES SE RE - Dallime biblike
KISHA sipas DHIATES SE RE - Dallime biblike
 

More from Asambleja Biblike

4 SHENJA TE THATESIRES FRYMERORE (L. Roko)
4 SHENJA TE THATESIRES FRYMERORE (L. Roko)4 SHENJA TE THATESIRES FRYMERORE (L. Roko)
4 SHENJA TE THATESIRES FRYMERORE (L. Roko)Asambleja Biblike
 
Përmbledhja e Personit të Krishtit, Pjesa 2
Përmbledhja e Personit të Krishtit, Pjesa 2Përmbledhja e Personit të Krishtit, Pjesa 2
Përmbledhja e Personit të Krishtit, Pjesa 2Asambleja Biblike
 
Josia - Një zemër e mallëngjyer
Josia - Një zemër e mallëngjyerJosia - Një zemër e mallëngjyer
Josia - Një zemër e mallëngjyerAsambleja Biblike
 
Kujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organike
Kujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organikeKujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organike
Kujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organikeAsambleja Biblike
 
Fjala jote është e vërteta -- PDK Mësimi 1
Fjala jote është e vërteta -- PDK Mësimi 1Fjala jote është e vërteta -- PDK Mësimi 1
Fjala jote është e vërteta -- PDK Mësimi 1Asambleja Biblike
 
Çeshtje themelore, te rendesishme dhe joesenciale
Çeshtje themelore, te rendesishme dhe joesencialeÇeshtje themelore, te rendesishme dhe joesenciale
Çeshtje themelore, te rendesishme dhe joesencialeAsambleja Biblike
 
DY MBRETËRI - Në cilën bën pjesë ti? (Zbulesa 18)
DY MBRETËRI - Në cilën bën pjesë ti? (Zbulesa 18)DY MBRETËRI - Në cilën bën pjesë ti? (Zbulesa 18)
DY MBRETËRI - Në cilën bën pjesë ti? (Zbulesa 18)Asambleja Biblike
 
Gruaja qe rri mbi bishen - Zbulesa 17
Gruaja qe rri mbi bishen - Zbulesa 17Gruaja qe rri mbi bishen - Zbulesa 17
Gruaja qe rri mbi bishen - Zbulesa 17Asambleja Biblike
 
CILI ËSHTË FATI YT? - Zbulesa 7
CILI ËSHTË FATI YT? - Zbulesa 7CILI ËSHTË FATI YT? - Zbulesa 7
CILI ËSHTË FATI YT? - Zbulesa 7Asambleja Biblike
 

More from Asambleja Biblike (15)

E TERE KESHILLA E PERENDISE
E TERE KESHILLA E PERENDISEE TERE KESHILLA E PERENDISE
E TERE KESHILLA E PERENDISE
 
4 SHENJA TE THATESIRES FRYMERORE (L. Roko)
4 SHENJA TE THATESIRES FRYMERORE (L. Roko)4 SHENJA TE THATESIRES FRYMERORE (L. Roko)
4 SHENJA TE THATESIRES FRYMERORE (L. Roko)
 
Jeta e kishës
Jeta e kishësJeta e kishës
Jeta e kishës
 
Bibla rreth punes
Bibla rreth punesBibla rreth punes
Bibla rreth punes
 
TE VARROSUR NE PAGEZIM
TE VARROSUR NE PAGEZIMTE VARROSUR NE PAGEZIM
TE VARROSUR NE PAGEZIM
 
Përmbledhja e Personit të Krishtit, Pjesa 2
Përmbledhja e Personit të Krishtit, Pjesa 2Përmbledhja e Personit të Krishtit, Pjesa 2
Përmbledhja e Personit të Krishtit, Pjesa 2
 
Josia - Një zemër e mallëngjyer
Josia - Një zemër e mallëngjyerJosia - Një zemër e mallëngjyer
Josia - Një zemër e mallëngjyer
 
Kujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organike
Kujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organikeKujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organike
Kujdes nga ajo lëvizje që njihet si kisha organike
 
Fjala jote është e vërteta -- PDK Mësimi 1
Fjala jote është e vërteta -- PDK Mësimi 1Fjala jote është e vërteta -- PDK Mësimi 1
Fjala jote është e vërteta -- PDK Mësimi 1
 
Çeshtje themelore, te rendesishme dhe joesenciale
Çeshtje themelore, te rendesishme dhe joesencialeÇeshtje themelore, te rendesishme dhe joesenciale
Çeshtje themelore, te rendesishme dhe joesenciale
 
LIBËR KËNGËSH
LIBËR KËNGËSHLIBËR KËNGËSH
LIBËR KËNGËSH
 
DY MBRETËRI - Në cilën bën pjesë ti? (Zbulesa 18)
DY MBRETËRI - Në cilën bën pjesë ti? (Zbulesa 18)DY MBRETËRI - Në cilën bën pjesë ti? (Zbulesa 18)
DY MBRETËRI - Në cilën bën pjesë ti? (Zbulesa 18)
 
Gruaja qe rri mbi bishen - Zbulesa 17
Gruaja qe rri mbi bishen - Zbulesa 17Gruaja qe rri mbi bishen - Zbulesa 17
Gruaja qe rri mbi bishen - Zbulesa 17
 
Zbulesa 11
Zbulesa 11Zbulesa 11
Zbulesa 11
 
CILI ËSHTË FATI YT? - Zbulesa 7
CILI ËSHTË FATI YT? - Zbulesa 7CILI ËSHTË FATI YT? - Zbulesa 7
CILI ËSHTË FATI YT? - Zbulesa 7
 

Si t'i mundim tundimet

  • 1. MËSIMI 7 SI T'I MUNDIM TUNDIMET 7
  • 2. MËSIMI 7 I. TRE DOMETHËNIE TË TUNDIMIT 7 1) Sprovimi i njeriut nga Perëndia 2) Provokimi i Perëndisë nga njeriu 3) Joshja ose ngasja për të bërë të keqen
  • 3. I. TRE DOMETHËNIE TË TUNDIMIT 1) Sprovimi i njeriut nga Perëndia 7 ● Zan. 22:1 Mbas këtyre gjërave Perëndia e vuri në provë Abrahamin…. ● Eks. 15:25 Kështu ai i bërtiti Zotit; dhe Zoti i tregoi një dru; ai e hodhi atë në ujë, dhe ujërat u bënë të ëmbla. Atje Zoti i dha popullit një ligj dhe një dekret, dhe e vuri kështu popullin në provë.
  • 4. I. TRE DOMETHËNIE TË TUNDIMIT 1) Sprovimi i njeriut nga Perëndia 7 ● Eks. 16:4 Zoti i tha Moisiut: "Ja, unë do të bëj që të bjerë manë mbi juve nga qielli; dhe populli do të dalë çdo ditë për të mbledhur racionin e ditës, sepse unë dua ta vë në provë për të parë në se do të ecë ose jo simbas ligjit tim.
  • 5. I. TRE DOMETHËNIE TË TUNDIMIT 1) Sprovimi i njeriut nga Perëndia 7 ● Jak. 1:2 Ta konsideroni një gëzim të madh, o vëllezër të mi, kur ndodheni përballë sprovash nga më të ndryshmet, ● Jak. 1: 3 duke e ditur se sprova e besimit tuaj sjell qëndrueshmëri.
  • 6. I. TRE DOMETHËNIE TË TUNDIMIT 1) Sprovimi i njeriut nga Perëndia 7 Sprovimi nuk është për t'i dhënë informata Perëndisë, por për të provuar realitetin e besimit tonë.
  • 7. I. TRE DOMETHËNIE TË TUNDIMIT 2) Provokimi i Perëndisë nga njeriu 7 ● Eks. 17:7 Prandaj e quajti këtë vend Masa dhe Meriba për shkak të grindjeve që pati me bijtë e Izraelit, dhe sepse kishin tunduar Zotin, duke thënë: "A është vallë Zoti në mes nesh, apo jo?". ● 1 Kor. 10:9 Dhe të mos e tundojmë Krishtin, ashtu si e tunduan disa nga ata dhe u vranë nga gjarpërinjtë.
  • 8. I. TRE DOMETHËNIE TË TUNDIMIT 2) Provokimi i Perëndisë nga njeriu 7 ● Vep. 15:10 Tani, pra, pse e tundoni Perëndinë, duke u vënë mbi qafën e dishepujve një zgjedhë që as etërit tanë e as ne nuk mund ta mbajmë? ● Heb. 3:8 Mos i ngurtësoni zemrat tuaja si në provokim, në ditën e tundimit në shkretëtirë….
  • 9. I. TRE DOMETHËNIE TË TUNDIMIT 2) Provokimi i Perëndisë nga njeriu 7 ● Kur e dyshojmë dashurinë ose fuqinë e Tij ● Akte jobiblike që synojnë të detyrojnë ndërhyrjen e Tij (për të na shpëtuar) ● Përfitimi i hirit të Tij duke u rebeluar vazhdimisht.
  • 10. I. TRE DOMETHËNIE TË TUNDIMIT 2) Provokimi i Perëndisë nga njeriu 7 ● Psalmi 106:29 E zemëruan Perëndinë me veprimet e tyre dhe në mes tyre plasi murtaja. ● Isaia 5:25 Për këtë zemërimi i Zotit është ndezur kundër popullit të ti.
  • 11. I. TRE DOMETHËNIE TË TUNDIMIT 3) Joshja ose ngasja për të bërë të keqen 7 ● Jak. 1:14 Secili tundohet i udhëhequr dhe i mashtruar nga lakminë e vet. ● Gal. 6:1 Vëllezër, në qoftë se dikush bie në ndonjë faj, ju që jeni frymëror, lartësojeni me frymë butësie. Por ki kujdes veten tënde, se mos tundohesh edhe ti.
  • 12. I. TRE DOMETHËNIE TË TUNDIMIT 3) Joshja ose ngasja për të bërë të keqen 7 ● 1 Tim. 6:9 Por ata që dëshirojnë të pasurohen, bien në tundim, në lak dhe në shumë pasione të paarsyeshme dhe të dëmshme, që i plandosin njerëzit në rrënim dhe shkatërrim. ● 1 Thes. 3:5 Për këtë arsye edhe unë, mbasi nuk rezistoja më, dërgova të marr vesh për besimin tuaj, se mos ju kishte tunduar tunduesi, dhe mundimi ynë të kishte shkuar kot.
  • 13. I. TRE DOMETHËNIE TË TUNDIMIT 3) Joshja ose ngasja për të bërë të keqen 7 1) Lutja e psalmistit në 139:23-24 1) Shembull për t'u ndjekur 2) Zotit Jezus i kërkohet të hidhet nga maja e tempullit në Luka 4:12 1) “Kokëkrisur” (ang. daredevil) 3) “Mos lejo të biem në tundim, por nga çliro nga i ligu” në Mateu 6:13 1) “Mos vallë e kemi lënë pas dore lutjen e dishepullit?”
  • 14. I. TRE DOMETHËNIE TË TUNDIMIT 3) Joshja ose ngasja për të bërë të keqen 7 Asnjë tundim nuk ju ka gjetur juve, përveç se tundimi njerëzor; por Perëndia është besnik dhe nuk do të lejojë që t’ju tundojnë përtej fuqive tuaja, por me tundimin do t’ju japë dhe rrugë dalje, që ju të mund ta përballoni” (1 Korintasve 10:13).
  • 15. MËSIMI 7 II. TRE BURIME TË JOSHJES 7 1) Djalli 2) Bota 3) Mishi
  • 16. II. TRE BURIME TË JOSHJES 1) Djalli 7 1) Agjent aktiv i së keqes 2) Tunduesi (Mt. 4:3; 1 Thes. 3:5) 3) DJALL, “shpifës” ose “akuzues” (Zan. 3:5; Zbu. 12:10) 4) SATAN, “armik” ose “kundërshtar” (1 Pje. 5:8) 5) Hedh dyshim mbi Fjalën e Perëndisë. 6) I shtyp njerëzit fizikisht, mendërisht dhe frymërisht (Vep. 10:38). 7) APOLION/ABADON, “shkatërrues” 8) Vrasës i shpirtrave (Gjo. 8:44).
  • 17. II. TRE BURIME TË JOSHJES 2) Bota 7 1) Sistemi joshës i vlerave, moralit dhe ndikimeve të këqija 2) Jo planeti tokë ose banorët e saj. 3) Satani është princi ose prijësi i këtij sistemi të lig (Gjo. 12:31; Efe. 2:2). 4) Miqësia me botën, armiqësi me Perëndinë (Jak. 4:4). 5) Në botë, por jo prej saj (Gjo. 13:1; 15:19). 6) Besimi ynë e mund botën (1 Gjo. 5:4)
  • 18. II. TRE BURIME TË JOSHJES 3) Mishi 7 1) Njerëzimit në përgjithësi (Vep. 2:17) 2) Trupit njerëzor (Gjo. 1:14; 3:6; 6:51) 3) Dëshirave epshore ose lakmive që shkojnë përtej limiteve të përshtatshme të vendosura nga Perëndia (Gal. 5:16, 24; Jak. 1:14; Efe. 2:3). 4) Shembuj: seksi, ngrënia etj. 5) “kurorëshkelja, ... idhujtaria, … armiqësimi, grindjet, xhelozitë, mëritë, zënkat, përçarjet, tarafet, smira, …. të dehurit, grykësia” (Galatasve 5:21).
  • 19. II. TRE BURIME TË JOSHJES Dy natyrat – Mishi kundër Frymës 7 ● Gal. 5:17 Mishi ka dëshira kundër Frymës, dhe Fryma ka dëshira kundër mishit; dhe këto janë të kundërta me njëra-tjetrën, që ju të mos bëni ato që dëshironi. ● Besimtari i shpëtuar; natyra e tij JO! ● “Natyra” është prirja, gatishmëria, karakteri ose kapaciteti për të bërë diçka. ● “Njeriu i vjetër” NUK mund t'i PËLQEJË PERËNDISË! (Rom. 8:7-8).
  • 20. II. TRE BURIME TË JOSHJES Dy natyrat – Mishi kundër Frymës 7 ● Asgjë e mirë nuk mund të vijë prej saj (Romakëve 7:18). ● Kur lindim sërish, marrim një natyrë të re (2 Pje. 1:4) ● “Një krijim i ri”, “një njeri i ri”. ● Beteja ka filluar! (E REJA vs. E VJETRA) ● Rëndësia e disiplinës në jetë!
  • 21. II. TRE BURIME TË JOSHJES Dy ilustrime të joshjes 7 Dhe gruaja pa që pema (1) ishte e mirë për t’u ngrënë, (2) që ishte e këndshme për sytë (3) dhe ... ishte e dëshirueshme për ta bërë të zgjuar dikë. (Zan. 3:6) gjithçka që është në botë, (1) lakmia e mishit, (2) lakmia e syve (3) dhe krenaria e jetës, nuk vjen nga Ati, por nga bota. (1 Gjo. 2:16)
  • 22. III. FITORE MBI JOSHJEN 1. ÇFARË KA BËRË PERËNDIA 7 1) Mposhtja e Djallit 2) Mposhtja e Botës 3) Mposhtja e Mishit
  • 23. III. FITORE MBI JOSHJEN 1. ÇFARË KA BËRË PERËNDIA 7 MPOSHTJA E DJALLIT ● Princi i kësaj bote është gjykuar! (Gjo. 16:11) ● Burgosja është burgosur (Kol. 2:15; Efe. 4:8) ● Vdekja është shkatërruar me vdekje (Heb. 2:14)
  • 24. III. FITORE MBI JOSHJEN 1. ÇFARË KA BËRË PERËNDIA 7 MPOSHTJA E DJALLIT ● Jo më frikë! ● Ai do të largohet nga ne kur e kundërshtojmë! ● POR, le të mos i japim vend djallit! ● Zbulesa 12:10-11
  • 25. III. FITORE MBI JOSHJEN 1. ÇFARË KA BËRË PERËNDIA 7 MPOSHTJA E BOTËS ● Merrni zemër, unë e munda botën! (Gjoni 16:33). ● Ndarje morale me botën (2 Kor. 6:14-17). ● Jo izolim nga jo të krishterët! Por nga ndotja, kompromisi dhe marrëdhëniet jo të barabarta.
  • 26. III. FITORE MBI JOSHJEN 1. ÇFARË KA BËRË PERËNDIA 7 MPOSHTJA E MISHIT ● Mëso mirë këtë: njeriu ynë i vjetër u kryqëzua me Krishtin (Rom. 6:6, parafrazë) ● Dikur skllevër të mëkatit, tani jemi bërë të lirë në Krishtin!
  • 27. II. FITORE MBI JOSHJEN 2. ÇFARË NE DUHET TË BËJMË 7 1) Llogarit 2) Dorëzo 3) Kundërshto
  • 28. II. FITORE MBI JOSHJEN 2. ÇFARË NE DUHET TË BËJMË 7 Llogariteni ose “konsideroheni veten të vdekur për mëkatin, por të gjallë për Perëndinë, në Jezu Krishtin” (Romakëve 6:11).
  • 29. II. FITORE MBI JOSHJEN 2. ÇFARË NE DUHET TË BËJMË 7 Dorëzoni ose “tregoni veten tuaj te Perëndia, si të gjallë prej së vdekurish, dhe gjymtyrët tuaja si mjete drejtësie për Perëndinë” (Romakëve 6:13).
  • 30. II. FITORE MBI JOSHJEN 2. ÇFARË NE DUHET TË BËJMË 7 Kundërshtoni Djallin (Jakobi 4:7). Pjesëmarrja tonë në betejën frymërore është po aq pjesë e jetës fitimtare sa prehja në fitoren e Krishtit mbi armiqtë tanë. Masa aktive dhe pasive!
  • 31. MËSIMI 7 IV. RRUGËDALJE PËR DËSHTIMIN 7 1) Përvetëso ndihmën e Krishtit. 2) Poho mëkatin tek Ati. 3) Përvetëso faljen e Perëndisë.
  • 32. MËSIMI 7 SI T'I MUNDIM TUNDIMET 7 1) Fryma e Shenjtë brenda nesh 2) Krishti vetë që ndërmjetëson për ne 3) Fjala e Perëndisë që na ushqen dhe lufton për ne 4) Lutja – linjë e hapur për ne te Perëndia

Editor's Notes

  1. Një nga përvojat më të zakonshme të njerëzimit në fushën morale është pranimi i një tërheqje të fortë në drejtimin e të bërit atë që ne e dimë se është e gabuar. Ndonjëherë ne i rezistojmë me sukses. Në raste të tjera, ne dorëzohemi. Kjo shtytje ose tërheqje për të bërë të gabuarën është quajtur “tundim”. Aftësia jonë për ta kuptuar dhe rezistuar tundimit me sukses, me fuqinë e Perëndisë, ka një ndikim të thellë në ecurinë tonë si besimtarë. Kjo përcakton mposhtjen ose jetën fitimtare.
  2. Në përdorimin e Biblës tundimi ka më shumë se një domethënie.
  3. 1. Sprovimi ose vënia në provë e njeriut nga Perëndia në fushën e besimit është njëra domethënie (Zanafilla 22:1; Eksodi 15:25; 16:4). Sprova e besimit mund të jetë e drejtpërdrejtë, si në rastin e urdhrit nga Perëndia për Abrahamin për të ofruar Isakun. Mund të jetë i tërthortë, në vështirësitë dhe përndjekjet në jetë (Jakobi 1:2-3; 1 Pjetrit 1:6; 4:12). Sprovimi nuk është për t'i dhënë informata Perëndisë, por për të provuar realitetin e besimit tonë.
  4. 1. Sprovimi ose vënia në provë e njeriut nga Perëndia në fushën e besimit është njëra domethënie (Zanafilla 22:1; Eksodi 15:25; 16:4). Sprova e besimit mund të jetë e drejtpërdrejtë, si në rastin e urdhrit nga Perëndia për Abrahamin për të ofruar Isakun. Mund të jetë i tërthortë, në vështirësitë dhe përndjekjet në jetë (Jakobi 1:2-3; 1 Pjetrit 1:6; 4:12). Sprovimi nuk është për t'i dhënë informata Perëndisë, por për të provuar realitetin e besimit tonë.
  5. 1. Sprovimi ose vënia në provë e njeriut nga Perëndia në fushën e besimit është njëra domethënie (Zanafilla 22:1; Eksodi 15:25; 16:4). Sprova e besimit mund të jetë e drejtpërdrejtë, si në rastin e urdhrit nga Perëndia për Abrahamin për të ofruar Isakun. Mund të jetë i tërthortë, në vështirësitë dhe përndjekjet në jetë (Jakobi 1:2-3; 1 Pjetrit 1:6; 4:12). Sprovimi nuk është për t'i dhënë informata Perëndisë, por për të provuar realitetin e besimit tonë.
  6. 2. Sfida ose provokimi i Perëndisë nga njeriu është një përdorim negativ i kësaj fjale (Eksodi 17:7; Veprat 15:10; 1 Korintasve 10:9; Hebrenjve 3:8). Ne e tundojmë Perëndinë kur shprehim dyshim për dashurinë ose fuqinë e Tij, përmes veprimeve jo-shkrimore që synojnë të detyrojnë ndërhyrjen e Tij dhe duke përfituar prej hirit të Tij duke u rebeluar vazhdimisht. Veprime të tilla mund të provokojnë zemërimin e Perëndisë (Psalmi 106:29; Isaia 5:25).
  7. 2. Sfida ose provokimi i Perëndisë nga njeriu është një përdorim negativ i kësaj fjale (Eksodi 17:7; Veprat 15:10; 1 Korintasve 10:9; Hebrenjve 3:8). Ne e tundojmë Perëndinë kur shprehim dyshim për dashurinë ose fuqinë e Tij, përmes veprimeve jo-shkrimore që synojnë të detyrojnë ndërhyrjen e Tij dhe duke përfituar prej hirit të Tij duke u rebeluar vazhdimisht. Veprime të tilla mund të provokojnë zemërimin e Perëndisë (Psalmi 106:29; Isaia 5:25).
  8. 2. Sfida ose provokimi i Perëndisë nga njeriu është një përdorim negativ i kësaj fjale (Eksodi 17:7; Veprat 15:10; 1 Korintasve 10:9; Hebrenjve 3:8). Ne e tundojmë Perëndinë kur shprehim dyshim për dashurinë ose fuqinë e Tij, përmes veprimeve jo-shkrimore që synojnë të detyrojnë ndërhyrjen e Tij dhe duke përfituar prej hirit të Tij duke u rebeluar vazhdimisht. Veprime të tilla mund të provokojnë zemërimin e Perëndisë (Psalmi 106:29; Isaia 5:25).
  9. 2. Sfida ose provokimi i Perëndisë nga njeriu është një përdorim negativ i kësaj fjale (Eksodi 17:7; Veprat 15:10; 1 Korintasve 10:9; Hebrenjve 3:8). Ne e tundojmë Perëndinë kur shprehim dyshim për dashurinë ose fuqinë e Tij, përmes veprimeve jo-shkrimore që synojnë të detyrojnë ndërhyrjen e Tij dhe duke përfituar prej hirit të Tij duke u rebeluar vazhdimisht. Veprime të tilla mund të provokojnë zemërimin e Perëndisë (Psalmi 106:29; Isaia 5:25).
  10. 3. Joshja ose ngasja për të bërë atë që është e gabuar në sytë e Perëndisë është domethënia që vjen më së shumti në mendjen tonë (Jakobi 1:14; Galatasve 6:1; 1 Timoteut 6:9; 1 Thesalonikasve 3:5). Kjo është tema e këtij mësimi. Perëndia nuk e tundon kurrë drejtpërdrejt njeriun në këtë mënyrë (Jakobi 1:13), edhe pse Ai e lejon Satanin të veprojë kështu. Gjithashtu, me raste, Ai e lejon Djallin të sprovojë ose të sulmojë besimtarët (Jobi 1:12; 2:3-6).
  11. 3. Joshja ose ngasja për të bërë atë që është e gabuar në sytë e Perëndisë është domethënia që vjen më së shumti në mendjen tonë (Jakobi 1:14; Galatasve 6:1; 1 Timoteut 6:9; 1 Thesalonikasve 3:5). Kjo është tema e këtij mësimi. Perëndia nuk e tundon kurrë drejtpërdrejt njeriun në këtë mënyrë (Jakobi 1:13), edhe pse Ai e lejon Satanin të veprojë kështu. Gjithashtu, me raste, Ai e lejon Djallin të sprovojë ose të sulmojë besimtarët (Jobi 1:12; 2:3-6).
  12. Kur psalmisti i lutet Perëndisë që ta provojë dhe të shohë në se ka tek ai ndonjë rrugë të keqe, ai duket se përçon domethënien e parë (Psalmi 139:23). Kur Zotit Jezus i kërkohet të hidhet nga maja e tempullit dhe më pas të çlirohet nga engjëjt, ai nuk pranon të tundojë Perëndinë (Luka 4:12). Kjo është domethënia e dytë. E ashtuquajtura Lutja e Zotit përfshin shprehjen, “Mos lejo të biem në tundim” (Mateu 6:13) dhe pasohet nga shprehja, “por nga çliro nga i ligu”. Prandaj është e qartë se këtu kemi domethënien e tretë. Duhet dalluar me kujdes secili përdorim i kësaj fjale. Është inkurajuese të lexojmë këtë nga Fjala e Perëndisë: “Asnjë tundim nuk ju ka gjetur juve, përveç se tundimi njerëzor; por Perëndia është besnik dhe nuk do të lejojë që t’ju tundojnë përtej fuqive tuaja, por me tundimin do t’ju japë dhe rrugë dalje, që ju të mund ta përballoni” (1 Korintasve 10:13)
  13. Perëndia e përdor tundimin për qëllimet e veta dhe për të mirën e njeriut. Përmes tundimit, Ai manifeston besimin dhe ndershmërinë, zhvillon cilësi të karakterit – si durimi – dhe shpesh ua mbyll gojën armiqve të Perëndisë.
  14. Sulmi mbi njeriun vjen nga tre drejtime. Është e dobishme që të mos i ngatërrojmë ato apo të nënvlerësojmë një fushë ku ne mund të jemi të dobët.
  15. 1. Djalli është një agjent personal e aktiv i së keqes, që e josh ose e kandis njeriun nga një shteg i ndjekjes së Perëndisë. Ai është quajtur Tunduesi (Mateu 4:3; 1 Thesalonikasve 3:5). Fjala “djall” do të thotë “shpifës” ose “akuzues”. Ai shpif për Perëndinë para njerëzve (Zanafilla 3:5) dhe shpif për njeriun para Perëndisë (Zanafilla 12:10). Fjala “satan” do të thotë “armik” ose “kundërshtar”, ngaqë ai është armiku i Perëndisë dhe njeriut (1 Pjetrit 5:8). Origjina e këtij të ligu sugjerohet në Ezekieli 28:12-19 dhe në Isaia 14:12-14. Djalli vepron duke hedhur dyshim mbi Fjalën e Perëndisë (Zanafilla 3:1); duke i shtypur njerëzit fizikisht, mendërisht dhe frymërisht (Veprat 10:38); dhe duke lënë një shteg shkatërrimi që i jep atij emrin Apolion ose Abadon, që do të thotë “shkatërrues” (Zbulesa 9:11). Kjo punë vdekjeprurëse mund ta ndikojë njeriun në një mënyrë të tillë që ta bëjë atë të humbë shpirtin e vet. Djalli është një vrasës i shpirtrave (Gjoni 8:44).
  16. 2. Bota është ai sistem joshës i vlerave, moralit dhe ndikimeve të këqija që i largon të pamaturit nga Perëndia dhe i fut në orbitën e vet. Ky përdorim nuk duhet të ngatërrohet me të njëjtën fjalë që ndonjëherë përdoret për të shprehur planetin tokë ose banorët e saj. Sistemi i lig i botës ka Satanin si princ ose prijës (Gjoni 12:31; Efesianëve 2:2). Ky sistem mbahet nga ai si një foshnjë krahët e nënës (1 Gjonit 5:19). Të jesh miqësor me të do të thotë të jesh një armik me Perëndinë (Jakobi 4:4). Besimtarët janë në të në kuptimin që jetojnë këtu (Gjoni 13:1), por jo prej saj për nga pjesëmarrja personale ose përshtatja me të (Gjoni 15:19). Për ata që kanë lindur sërish thuhet se e kanë mundur botën (1 Gjonit 5:4).
  17. . Mishi është përdorur si një shprehje në tre mënyra të ndryshme në Bibël. Ai i referohet njerëzimit në përgjithësi (Veprat 2:17), trupin njerëzor (Gjoni 1:14; 3:6; 6:51) dhe dëshirave epshore ose lakmive që shkojnë përtej limiteve të përshtatshme të vendosura nga Perëndia (Galatasve 5:16, 24; Jakobi 1:14; Efesianëve 2:3). Është ky kuptim i tretë që kemi parasysh këtu. Dëshirat natyrore çohen përtej kufijve të përshtatshëm kur mishin e merr kontrollin. Për shembull, seksi, i cili është i ligjshëm brenda martesës, bëhet kurvëri jashtë martesës. Ngrënia për të plotësuar nevojat e trupit bëhet grykësi kur ne jetojmë për të ngrënë, duke u mbushur deri në pikën e obesitetit/dhjamosjes. Veprat e mishit janë përshkruar si “kurorëshkelja, kurvëria, ndyrësia, shthurja, idhujtaria, magjia, armiqësimi, grindjet, xhelozitë, mëritë, zënkat, përçarjet, tarafet, smira, vrasjet, të dehurit, grykësia” (Galatasve 5:21).
  18. Besimtari në Krishtin është i vetëdijshëm për një luftë personale, shpesh të fortë, midis dëshirës për të bërë të drejtën dhe tundimit për të bërë të gabuarën. Besimtari është i shpëtuar, por, fatkeqësisht, natyra e tij nuk është. Ajo nuk ka ndryshuar përmes lindjes së re. “Natyra” është prirja, gatishmëria, karakteri ose kapaciteti për të bërë diçka. Natyra e vjetër, që priret të mëkatojë po aq sa një qen priret të leh, është gatishmëria e njeriut që prej lindjes. Ajo është e trashëguar nga Adami (Romakëve 5:12). Nga natyra, njeriu ka prirjen të lakmojë dhe të kënaqë dëshirat e mishit dhe të mendjes (Efesianëve 2:3). Ndonjëherë kjo natyrë është quajtur “njeriu i vjetër” (Efesianëve 4:22; Kolosianëve 3:9) ose mendja mishore (Romakëve 8:7). Kjo natyrë është një burim i së keqes (Marku 7:21-23). Ajo është mbrujtur në paudhësi (Psalmi 51:5). Ajo është armiqësi kundër Perëndisë dhe nuk mund t'i pëlqejë Atij (Romakëve 8:7-8). Asgjë e mirë nuk mund të vijë prej saj (Romakëve 7:18).
  19. Kur ne lindim sërish ne marrim një natyrë të re, jo një rehabilitim të natyrës së vjetër (2 Pjetrit 1:4). Ne jemi bërë një “krijim i ri” (2 Korintasve 5:17) dhe një “njeri i ri” (Efesianëve 4:24). Kemi një farë hyjnore të mbjellë e cila nuk mund të mëkatojë, sepse vjen nga Perëndia (1 Gjonit 3:9). Duke qenë se natyra e vjetër as largohet, as përmirësohet, kemi një përleshje të kuptueshme ndërmjet dy natyrave, siç skicohet në Romakëve 7:15-23. Është e rëndësishme për natyrën e re që të fitojë epërsi mbi natyrën e vjetër. Për ta bërë këtë, ne duhet të kemi tërhiqemi nga fuqia e Perëndisë, të ushqejmë natyrën e re në çdo mënyrë dhe të lëmë pa ngrënë natyrën e vjetër për sa i përket kënaqjes në çdo formë. Apostulli Pal flet që e godiste trupin e tij për ta mbajtur të nënshtruar (1 Korintasve 9:27). Kjo është një shprehje e vetëdisiplinës.
  20. Tundimi i të parave qenie njerëzore është një rast historik i tre mënyrave përmes të cilave sulmohet njeriu. (Vini re 1 Gjonit 2:16). Kur fryti i ndaluar ishte vërtitur përpara syve të Evës nga Tunduesi (Zanafilla 3:6), ai dukej se ishte “i mirë për t'u ngrënë” (lakmia e mishit), “i këndshëm për sytë” (lakmia e syve ose e botës) dhe “e dëshirueshme për ta bërë të zgjuar dikë” (krenaria e jetës ose mëkati i Djallit). Tundimet e Zotit Jezus ndoqën në model të ngjashëm. Ai u tundua së pari, kur ishte i uritur, për të bërë bukë nga gurët, një joshje ndaj mishit (Mateu 4:3). Më pas atij iu kërkua të hidhej nga maja e tempullit, që Ai të shpëtohej nga engjëjt, një joshje ndaj krenarisë së jetës (Mateu 4:5-6). Së fundi atij iu ofrua bota me tërë lavdinë e saj si një shpërblim për adhurimin e Djallit, ose një joshje ndaj botës (Mateu 4:8).
  21. Asnjë tundim nuk i del përballë njeriut veç çfarë Zoti Jezus Krishti tashmë ka mposhtur, duke siguruar kështu fitoren tonë.
  22. 1. Mposhtja e Djallit u realizua nga Zoti Jezus mbi kryqin (Gjoni 12:31; 16:11). Fuqia e Satanit mbi besimtarët u thye (Kolosianëve 2:15; Hebrenjve 2:14). Neve nuk thuhet kurrë të kemi frikë Djallin. Në vend të kësaj na thuhet ta kundërshtojmë atë dhe më pas ai do të largohet nga ne (Jakobi 4:7). Sigurisht që ai nuk do ta bënte këtë, nëse do të kishte akoma pushtet mbi besimtarin. Megjithëkëtë, ne jemi paralajmëruar që të mos i japim atij një mundësi kundër nesh, duke qenë se ai do ta shfrytëzojë atë me dinakëri (Efesianëve 4:27). Edhe pse ai mund t'i tundojë, mashtrojë dhe sulmojë besimtarët, atij mund t'i bëhet ballë me fuqinë e Perëndisë përmes gjakut të Zotit Jezus (Zbulesa 12:10-11).
  23. 1. Mposhtja e Djallit u realizua nga Zoti Jezus mbi kryqin (Gjoni 12:31; 16:11). Fuqia e Satanit mbi besimtarët u thye (Kolosianëve 2:15; Hebrenjve 2:14). Neve nuk thuhet kurrë të kemi frikë Djallin. Në vend të kësaj na thuhet ta kundërshtojmë atë dhe më pas ai do të largohet nga ne (Jakobi 4:7). Sigurisht që ai nuk do ta bënte këtë, nëse do të kishte akoma pushtet mbi besimtarin. Megjithëkëtë, ne jemi paralajmëruar që të mos i japim atij një mundësi kundër nesh, duke qenë se ai do ta shfrytëzojë atë me dinakëri (Efesianëve 4:27). Edhe pse ai mund t'i tundojë, mashtrojë dhe sulmojë besimtarët, atij mund t'i bëhet ballë me fuqinë e Perëndisë përmes gjakut të Zotit Jezus (Zbulesa 12:10-11).
  24. 2. Mposhtja e Botës është një arritje e mëtejshme e Zotit tonë. Ai tha: “Merrni zemër, unë e munda botën! (Gjoni 16:33). Ai e ka ndëshkuar atë krejt (Gjoni 12:31; 1 Korintasve 11:32). Për këtë arsye ne duhet të mbajmë një ndarje morale prej saj (2 Korintasve 6:14-17). Kjo nuk do të thotë ta izolojmë veten nga jo të krishterët (Mateu 11:19). Kjo do të thotë të përmbahemi nga ndotja, kompromisi dhe marrëdhëniet jo të barabarta. Ne nuk duhet ta duam botën (1 Gjonit 2:15). Ne duhet ta mundim atë me anë të besimit (1 Gjonit 5:4).
  25. 3. Mposhtja e Mishit u sigurua kur Zoti Jezus e theu pushtetin e tij mbi kryqin (Romakëve 6:6). Ai e dënoi atje mëkatin në mish (Romakëve 8:3). Ne ishim dikur skllevër të mëkatit, por jemi tani të lirë (Romakëve 6:20-22). Krishti është “kura e dyfishtë” për mëkatin në besimtarin. Ai na shpëton njëherësh nga faji i tij dhe pushteti it ij. Ne nuk jemi viktima të paafta të lakmisë së papërballueshme. Ne jemi aftësuar nga Perëndia për t'i mposhtur dëshirat e mishit që do të na shkaktonin të mëkatonim.
  26. Fitorja e siguruar nga Zoti ynë kërkon gjithmonë përvetësim vetjak. Prandaj armiqtë vazhdojnë të sulmojnë. Çdo tundim ka një rrugëdalje (1 Korintasve 10:13). Është gjithnjë mirë të lutemi në kohë tundimi, duke pranuar dobësinë e mishit (Mateu 26:41). Ne duhet të marrim prej fuqisë aftësuese të Frymës për të qenë fitimtarë. Veprimet e matura do të na ndihmojmë për të shmangur disa tundime (1 Korintasve 7:5). Vetëbesimi në mishin tonë është një qëndrim i rrezikshëm dhe duhet të shmanget (Filipianëve 3:3). Shkrimi paraqet për ne shtegun e fitores.
  27. 1. Llogariteni ose “konsideroheni veten të vdekur për mëkatin, por të gjallë për Perëndinë, në Jezu Krishtin” (Romakëve 6:11). Mendjet tona duhet të drejtohen për të kuptuar se ne vdiqëm me Krishtin, Zëvendësin tonë të Madh, mbi kryq dhe se gjithçka që i përkiste jetës së vjetër vdiq me Të atje (Kolosianëve 3:3). Një njeri i vdekur nuk tërhiqet nga mëkati.
  28. 2. Dorëzoni ose “tregoni veten tuaj te Perëndia, si të gjallë prej së vdekurish, dhe gjymtyrët tuaja si mjete drejtësie për Perëndinë” (Romakëve 6:13). Na është thënë që ta ofrojmë trupin tonë si një fli të gjallë te Perëndia (Romakëve 12:1). Lumi i Frymës mund të rrjedhë më pas përmes një jete të kontrolluar (Gjoni 7:38-39). “Ecni sipas Frymës dhe nuk do ta përmbushni dëshirat e mishit” (Galatasve 5:16).
  29. 3. Kundërshtoni Djallin, ne jemi nxitur (Jakobi 4:7). Ne duhet të lutemi dhe të përdorim Fjalën e Perëndisë (Mateu 4:1-11). Beteja frymërore aktive, që thërret për pjesëmarrjen tonë, është po aq pjesë e jetës fitimtare sa prehja në fitoren e Krishtit mbi armiqtë tanë dhe përvetësimi i fuqisë së Tij. Duhet të përdoren si masat aktive ashtu edhe ato pasive.
  30. 1. Përvetëso ndihmën e Krishtit. I krishteri, ndonëse mund të mëkatojë më pak, nuk është i pamëkatë. Prandaj Bibla thotë: “Në qoftë se ndokush mëkatoi, kemi një avokat te Ati, Jezu Krishtin të drejtin” (1 Gjonit 2:1). Vargu pasues thotë se Jezusi e zgjidhi çështjen e mëkatit kur Ai vdiq mbi kryqin për tërë mëkatin tonë – të kaluar, të tashëm dhe të ardhshëm. Tani Jezusi është Avokati ynë përpara Atit për të mbrojtur çështjen tonë kur mëkatojmë. 2. Poho mëkatin tek Atit. Përbashkësia tonë me Perëndinë restaurohet duke rrëfyer mëkatin tonë (1 Gjonit 1:9). Fjala “rrëfim” do të thotë “të thuash të njëjtën gjë si një tjetër” ose “të përputhesh me”. Kur e rrëfejmë një mëkat, ne përputhemi me Perëndinë se ajo që kemi bërë është e gabuar. Nuk mjafton që thjesht të përputhemi me faktin që kemi mëkatuar, por duhet edhe të shprehim në mënyrë specifikime se çfarë mëkati kemi kryer faktikisht. 3. Përvetëso faljen e Perëndisë. Prano pastrimin dhe faljen e plotë nga Perëndia. Pasi një mëkat të jetë pranuar dhe braktisur, dështimi për të pranuar faljen nga Perëndia do të thotë ta quash Atë një gënjeshtar, sepse Ai ka premtuar falje sipas këtyre kushteve. Shqetësimi i vazhdueshëm për një mëkat të kaluar mund të bëhet një shkak për pengesa të ardhshme.
  31. undimi është një fakt i jetës për çdo të krishterë. I krishteri përballet me trion e vështirë të Djallit, të sistemit të botës dhe të mishit. Pavarësisht nga kjo, Zoti Jezus na ka thirrur nga errësira për të ecur në dritë, për të jetuar me fitore, për të dhënë fryt me bollëk dhe për të manifestuar një jetë të transformuar. Krishti e ka mundësuar këtë duke mposhtur armiqtë tanë në kryq dhe duke u bërë Kapiteni i shpëtimit tonë (Hebrenjve 2:10). Si Kapiteni ynë Ai dëshiron të na çojë drejt triumfit dhe përmes nesh të përhapë kudo “erën e këndshme të njohurisë së vet” (2 Korintasve 2:14). Veç kësaj, Krishti na ka siguruar katër burime të vlefshme për t'u përballur me sfidat e mëdha të betejës frymërore: Fryma e Shenjtë që jeton brenda nesh (Romakëve 8:9, 11), Krishti vetë që ndërmjetëson në qiell për ne (Hebrenjve 7:25), Fjala e Perëndisë që na ushqen dhe lufton për ne (Efesianëve 6:17) dhe lutja – që hap linjën për ne te Perëndia (Hebrenjve 4:16). Edhe me një udhëheqës kaq të madh dhe të tilla burime, fitorja frymërore prapëseprapë kërkon që ne të ndjekim të vërtetën dhe t'i bindemi asaj. Ajo nuk buron thjesht nga njohuria intelektuale e informacionit biblik. Ajo nuk i gjen rrënjët e saj në përvojat frymërore pa udhëheqjen e Fjalës së Perëndisë. Ta quash Jezusin “Zot” dhe të mos ndjesh asnjë përgjegjësi për të bërë atë që Ai thotë është rrëfim i rremë në rastin më të keq dhe hipokrizi në rastin më të mirë (Luka 6:46). Bindja është testi i realitetit frymëror (1 Gjonit 2:3-4), testi i dashurisë sonë për Të (Gjoni 14:15-21) dhe rruga e rritjes frymërore.