SlideShare a Scribd company logo
1 of 11
1
Punuan:
۰Armando Selvija
۰Anjeza Gjerkaj
۰Kleda Dulaj
۰Ledjana Mihaj
۰Bruno Jaku
Pranoi: Ciljeta Daberdaku
2
Përmbajtja
1- Përshkrimi i idesë së biznesit………………………………………………………….....fq. 3
2- Si lindi idea………………………………………………………………………………..fq. 3
3- Ekipi drejtues……………………………………………………………………………..fq. 3
4- Të njihemi me Paulownian……………………………………………………………fq. 4
5- Mbjellja dhe kultivimi……………………………..……………………………………..fq. 4
6- Studimi i tregut…………………………………………………………………………...fq. 5
7- Marketingu………………………………………………………………………………..fq. 8
8- Analiza SWOT……………………………………………………………………....……fq. 8
9- Plani financiar………………………………………………………………………...…..fq. 9
10- Sigurimi i fondeve……………………………………………………………………….fq. 11
11- Pasqyra financiare............................................................................................................fq. 11
12- E ardhmja e biznesit.........................................................................................................fq. 11
3
Përshkrimi i idesë së biznesit
Idea jonë e biznesit konsiston në mbjelljen dhe kultivimin e bimës së Paulownias, me qëllim shitjen e
lëndës drusore në tregjet që e kërkojnë atë si dhe përfitimin nga të mirat që sjell kjo bimë në natyrë.
Ne kemi menduar që të blejmë fidanë të Paulownias dhe t’i mbjellim në një sipërfaqe toke prej 2
hektarësh. Toka ndodhet në Vrakë të Malsisë së Madhe, në një zonë jo shum larg liqenit të Shkodrës.
Do të marrim të gjitha masat e duhura për mbjelljen, ujitjen dhe plehërimin e fidanëve. Planifikojmë
që pas 4 vitesh, në kohën kur do të bëhet prerja e parë e trungut për t’u shitur, të kemi një fitim të
kënaqshëm. Pas 4 vjecarit të parë bima do të pritet cdo 3 vjet, sigurisht me një diametër cdo herë e
më të madh, cka do të sjellë edhe një fitim më të madh. Lënda drusore do të shitet kryesisht për
prodhim mobiljesh dhe për ndërtimtari.
Si lindi idea?
Pas vendosjes së moratoriumit për prerjen e pyjeve, për një periudhe 10 vjeçare nga ana e qeverisë
shqiptare, vendi ynë pritet të hasë një defiçit në tregun e materialeve drusore dhe kjo do kërkojë
inportimin nga jashtë të lëndës së parë. Duke qenë se kërkesat për lëndë drusore janë gjithnjë në rritje
dhe burimet natyrore janë gjithnjë në pakësim, atëherë lind nevoja e gjetjes së burimeve alernative, të
shpejta dhe me kosto të ulët për mbulimin e këyre nevojave gjithnjë në rritje. Firma jonë sugjeron që,
me mbjelljen e Paulownias të furnizojmë shumë shpejt tregun shqiptar me lëndë drusore duke
shmangur defiçitin.
Një nga firmat më të mëdha, që merret me punimin e drurit të Paulownias është edhe gjigandi
Suedez IKEA. Kjo firmë, inporton drurin e Paulownias në të gjitha ato shtete të cilat e prodhojnë atë
(Shumë shpejt pritet të hyjë edhe në Shqipëri). Përveç firmave të huaja, në Shqipëri ka mjaft interes
si nga ana e industrive, fabrikave (prodhimi i peletit), ashtu edhe nga ana e bizneseve apo edhe
punishteve të cilat duan të punojnë me drurin e Paulownias, por duke qenë se në Shqipëri sapo ka
filluar të prodhohet kjo bimë nuk gjendet material drusor.
Ekipi drejtues
Në kuadër të projektit në lëndën e Ekonomisë, sipas programit mësimor, një nga grupet e punës që u
formua ishte edhe grupi prej pesë anëtarësh: Anjeza, Armando, Bruno, Kleda dhe Ledjana, të gjithë
nxënës në gjimnazin Atë Pjetër Meshkalla në vitin e fundit të studimeve. Të gjithë anëtarët e grupit
punun sëbashku për krijimin e këtij plani biznesi, duke kontribuar për realizimin e projektit si në ide
ashtu edhe në vendimarrje. Anjeza ka përshkruar idenë e biznesit, hapat që duhen ndjekur për
kultivimin e fidanëve dhe karakteristikat e bimës së Paulownias. Ledjana ka treguar për lindjen e
idesë dhe ka bërë analizën SWOT të firmës sonë. Kleda na ka njohur me marketingun, dhe mënyrën
e sigurimit të fondeve. Bruno ka bërë një analizë të hollësishme të tregut duke na treguar se ku
qendron firma jonë në treg dhe cfarë premisash ka për të ardhmen. Armando ka paraqitur të detajuar
planin financiar të firmës duke na njohur me shpenzimet për fillimin e biznesit tonë dhe në
bashkëpunim me Anjezën kanë punuar me pasqyrën financiare.
4
Të njihemi me Paulownian
Kloni i Paulownias BIO-125 është kryqëzimi më i mirë midis specieve të Paulownias. Lejon një
rritje më të madhe me cilësi më të lartë të drurit dhe duke qenë një bimë hibride lejon rritjen e
kontrolluar dhe jo si pemë e egër. Për këtë arsye është shumë e përshtatshme për kultivimet me cikël
të shkurtër: Short Rotation Foresty (SRF). Kjo bimë është rezistente ndaj përdredhjes (rritet drejtë),
ndaj përkuljes ( nuk thyhet), rezistent ndaj deformimit dhe temperaturave nga -30˚C deri në +50˚C.
Ajo ka një dru të bukur, të pastër e të fortë, nuk ka nyje dhe konsiderohet si një dru i kategorisë A.
Është një pemë për dru e përkryer për prodhim mobiljesh, artefakteve të tipeve të ndryshme etj.
Gjethet e Paulownias arrijnë nga 60 deri në 80 cm, gjithashtu ato thithin 10 herë më shumë dioksid
karboni dhe çlirojnë 10 herë më shumë oksigjen se çdo bimë tjetër. Gjethet e saj përdoren edhe si
ushqim për bagëtinë. Falë gjetheve të saj të mëdha dhe falë trungut të drejtë, e bën ambientin të
dekoruar bukur dhe ajrin më të pastër përreth. Kloni i Paulownias BIO-125, me një lulëzim të
shkëlqyer rezulton të jetë një bimë edhe ornamentale. Në sektorin e apikulturës 1 ha me Paulownia
në lulëzim pjalmi mund të krijojë mbi 600 kg mjaltë shumë të mirë. Falë rritjes së saj të shpejtë, në
rast të djegieve të plantacioneve pyjore, nëse përdoret bima e Paulownias, zëvendesimi i saj do të
bëhet në kohë rekord. Kjo falë bimës së Paulownias, vjen si një e mirë e plantacioneve pyjore duke i
gjallëruar sërish.
Mbjellja dhe kultivimi
Bima e Paulownias preferon tokë të kullueshme nga uji dhe jo të qendrojë si pellg, duhet të paktën
2m tokë e thellë normale, më poshtë mund të ketë përmbajtje shkëmbore dhe gurë.
Bima e Paulownias ka kriteret e saj të mbjelljes në mënyrë që të arrijë standardet e kërkuara.
Ajo ka 2 sezone të mbjelljes:
1- Sezoni pranveror i cili fillon nga muaji prill për zonat e ngrohta bregdetare dhe muaji maj ato
më të ftohta kodrinoro-malore dhe duke përfunduar në muajin shtator.
2- Sezoni dimëror duke filluar nga muaji dhjetor deri në muajin shkurt.
Në një hektar tokë, mund të mbillen nga 600 fidanë, mbjellja bëhet 4x4m.
Përsa i përket mbjelljes të fidaneve 3 mujorsh deri në 1 vjeçar nuk është e nevojshme hapja e
gropave, mjafton vetem plugimi i tokes. Në mbjelljen e fidanëve 2 vjeçar, hapja e gropave bëhet në
dimensionin 50x50cm duke e plehëruar gropën me pleh organik.
Kjo bimë kërkon sistemin me pika të ujitjes, pasi në muajt e thatësirës i duhet të konsumojë 1.2 litra
ujë një herë ne 2 ditë ose edhe çdo ditë në varësi të temperaturave.
Për një përgatitje optimale të tokës duhet të kryhen punimet vijuese:
 Punimi dhe thërrmimi në një thellësi afërsisht 80-100 cm.
 Plehërim i bollshëm organik.
 Diskimi për të thërrmuar plisat e krijuar gjatë plugimit të thellë, nëse është i nevojshëm.
 Një lëvrim i lehtë.
5
 Lesim-branimi i tokës.
Të gjitha këto operacione janë të këshillueshme të bëhen gjatë
muajve të vjeshtës për t’i krijuar mundësinë tokës të
homogjenizohet.
Këshillohet vendosja e bimëve në distanca 4m x 4m, duke
llogaritur kështu rreth 600 bimë për hektar. Ne disponojmë një
sipërfaqe toke prej 2 hektarësh prandaj numri i fidanëve të
mbjedhur do të jetë rreth 12000.
Kjo bimë kërkon sistemin me pika të ujitjes, pasi në muajt e
thatësirës i duhet të konsumojë 1.2 litra ujë një herë ne 2 ditë ose
edhe çdo ditë në varësi të temperaturave.
Për të mundësuar një rritje shumë të mirë, kjo bimë ka nevojë për të gjithë elementet ushqyes të
nevojshëm. Në fazën e përgatitjes së terrenit është i nevojshëm një plehërim shumë i mirë organik.
Kultivimi ka nevojë për një prerje të parë të ashtuquajtur teknike të bimës, që duhet të kryhet në
periudhën dimërore pas mbjelljes. Pas kësaj prerjeje në dimër, në pranverë do të dalin 4-5 lastare
përreth trungut, të cilat më pas priten një nga një deri sa në fund ngelet vetëm një lastar i cili zgjidhet
si më i miri mes të tjerëve. Kjo prerje krijon mundësinë e rritjes së bimës saktësisht drejt për rreth 6-
7 të trungut.
Pas prerjes së parë teknike, në vitet në vijim, për të bërë të mundur rritjen e bimës duhen hequr
lastaret sqetullore që dalin në 5-6 metërshin e parë të trungut. Kjo lejon që trungu të rritet drejt dhe
pa nyje duke prodhuar një dru të cilësisë së parë.
Studimi i tregut
Tregu i lëndëve të para.
Kërkesa për produktet e drurit është një nga drejtuesit kryesorë të investimeve në menaxhimin e
pyjeve. Një raport nga FAO (Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë) tregoi se prodhimi dhe konsumi i
produkteve të drurit dhe të energjisë drusore pritet të rriten. Në tregun Shqiptar të lëndës drusore të
papërpunuar vihen re këto karakteristika.
4 m
4 m
6
Skema e përdorimit të lëndës drusore
Ofruesit e lëndës drusore të papërpunuar (paraqitja e parë):
 Numri më i madh në treg ka arritur 150 subjekte
 Vihet re një specializim i tyre në varësi të natyrës së burimeve pyjore dhe tregut të produktit
 Nuk janë në gjendje të sigurojnë një plotësim të vazhdueshëm të kërkesës së industrisë së
drurit
Ofruesit të lëndës drusore të papërpunuar:
 Ofruesit e lëndës drusore të papërpunuar janë subjektet private të shfrytëzimit të pyjeve
 Kërkojnë lëndë drusore në këmbë dhe prodhojnë kryesisht lëndë drusore te papërpunuar
(trupa)
 Janë kryesisht firma te vogla me pak puntorë e kapacitet shfrytëzues të vogël
 Niveli i tyre i teknologjisë është gati primitiv
 Kapacitetet e tyre nuk kanë lejuar gjenerimin e të ardhurave të tilla që të mundësojnë
investime të rëndësishme në teknologji
Më lart janë përmendur karakteristikat e ofruesve të lëndës drusore të papërpunuar në Shqipëri, gjë e
cila do të bëjë të mundur integrimin dhe përshtatjen e shpejtë të firmës tonë në treg.
Faktorët kryesore që ndikojnë në ofertën e lëndës drusore në këmbë janë dy dhe pikërisht:
 mundësia vjetore e shfrytëzimit (prerja e lejuar)
 tarifa e shitjes së lëndës drusore në këmbë
Duke marrë parasysh rritjen e shpejtë të Paulownias firma jonë do të ketë përparësi në treg.
7
Kërkuesit e lëndës drusore të papërpunuar:
Sipas kriterit "Lloji i produktit dhe proç. të prodhimit"
subjektet e industrisë së drurit klasifikohen në dy grupe
të mëdha:
Subjekte të përpunimit parësor
1) Subjekte të prodhimit të lëndës së sharruar
2) Subjekte të prodhimit të kompesatës dhe rimesos
3) Subjekte të prodhimit të pllakave
Subjekte te përpunimit dytësor
1)Subjekte të prodhimit të mobiljeve
2)Subjekte të prodhimit të pastës për letër dhe letrës
Klientët e mundshëm:
Rradhiten nga fabrikat e përpunimit parësor te drurit të sipër përmendura tek mobileritë e ndryshme
tek blerësit privat për lëndë djegieje ose fabrikat për prodhimin e letrës.
8
Marketingu
Produkti qe firma jonë ofron vendoset në shërbim të firmave të ndërtimit që kërkojnë drurin si lëndë
të parë, për prodhimin e mobiljeve të brendshme, si kompesatë, për shtëpi të parafabrikuara dhe
gjysëm të fabrikuara, panele të brendshme për ndërtim dhe pothuajse për çdo lloj përdorimi tjetër.
Lënda drusore e ofruar është e një cilësie të lartë. Është një dru i çmuar dhe i përdorur për pjesët e
brendshme të jahteve, në detaje të prestigjit të lartë. Përvec këtyre pjesët e mbetura mund të përdoren
si dru për ngrohje, si rrjedhojë nuk do të ketë asgjë të shkuar dëm dhe asnjë humbje.
Fillimisht Paulownia do të shitet në tregun kombëtar, por me kalimin e viteve synohet, pse jo, edhe
eksporti dhe hyrja në tregun ndërkombëtar. Produkti do të llogaritet si lëndë drusore në metër kub
dhe do të shitet i papërpunuar, kryesisht në mobileri të mëdha të Shqipërisë. Cmimi për meter kub do
të jetë në përshtatje me tregun e kërkesë/ofertës.
Duke qenë se kërkesat janë shumë të larta dhe oferta është shumë e paktë atëherë tregu do të jetë i
garantuar.
Shpërndarja merret përsiper nga kompania me një kosto shtesë, e cila synohet të jetë më e ulët se
kostoja që do të shpenzonte transporti i kryer nga vetë klienti ose firma. Për të arritur këtë vihen në
dispozicion mjetet e duhura të transportit, ndjekja hap pas hapi e tij dhe siguria e plotë deri në
arritjen në destinacion, duke realizuar kështu edhe një komunikim efikas me konsumatorët.
Promovimi i kompanisë do të bëhet në shkallë republike me anë të reklamave, panaireve, prezantimit
të projektit në konferenca dhe shpërndarjes së fletëpalosjeve. Rolin kryesor do ta luajnë reklamat, të
cilat do të transmetohen në televizionet më të rëndësishme shqiptare. Aty do të paraqiten të gjitha
përparësitë që ka ky lloj druri.
Analiza SWOT
Pikat e forta:
 Cikli i shkurtër i kultivimit.
 Rritja e shpejtë dhe e kontrolluar.
 Cilësia e lartë e drurit.
 Rezistenca ndaj disa temperaturave ekstreme.
Pikat e dobëta:
 Mungesa e përvojës së ekipit drejtues në ngritjen dhe drejtimin e një biznesi të këtyre
përmasave.
Mundësitë/shanset
 Si një kompani e vetme në gjithë zonën veriore të vendit do të jetë i vetmi burim që ofron
këtë lëndë drusore dhe prespektiva e zhvillimit do të jetë e madhe.
9
 Rritja e shpejtë e drurit sjell fitime të kompanisë në periudha kohe relativisht të shkurtra
sepse pemët do të priten çdo tre vjet.
 Mundësia e zgjerimit të biznesit në rang kombëtar është e madhe për shkak se biznese të tilla
janë të pakta në Shqipëri.
Rreziqet:
 Kushtet e motit të paparashikueshme mund të shkaktojnë dëmtimin e fidanëve.
 Ndonjë sëmundje që mund të prekë bimën.
Plani financiar
Kostot dhe detyrimet e parashikuara:
Kostoja e blerjes së fidanëve: Është planifikuar të mbillen 1200 fidanë në 2 hektarë tokë.
Një fidan kushton 6 € . (1200 fidanë * 6 €/fidani =7200 €, kosto fillestare)
Pagesa mujore për një zyrë me përmasa të vogla që shërben për koordinimin është 100
€/muaji. Zyra do të përdoret për 48 muaj( 4 vite). (48 muaj * 100 € muaji= 4800€ )
Makineria e cila shërben për të punuar tokën para mbjelljes së fidanëve do të merret me qera
për 3 ditë sa të punohen dy hekatarët dhe e cila kushton 20 €/dita. (3 ditë * 20 € dita= 60€)
Kostot e sistemit te ujitjes:
Duke ditur se pema e Paulownias ka nevojë për një ujitje të vazhdueshme (rreth 1000-1500
m3 në vit) kemi vendosur që të krijojmë edhe një sistem ujitjeje me pika. Kemi llogaritur kostot që ka
ky sistem, duhet blerë një pompë për pusin i cili është i gatshëm, duhen blerë zorrë të madhësive të
ndryshme, bashkuesa,
saracineska e fasheta për birat e
daljes së ujit. Sistemi është i
ndërtuar në mënyrë të tillë:
Fillimisht pompa e tërheq ujin
nga pusi duke e nxjerrë në një
linjë kryesore me madhësi
75mm, linjë e cila ndahet në 10
linja të tjera me zorrë me
madhësi 32mm. Kjo ndodh
sepse 1200 fidanët do të ndahen
në 10 rreshta me nga 120 fidanë.
Duke qenë se largësia mes
fidanëve është 4 m linjat
dytësore të tubit i cili do të
zhbirohet duhet të jetë 480m i
gjatë secili.
10
45m zorrë 75mm (70Lek/m)
Linja kryesore=3150Lek
480m zorrë 32mm(30Lek/m)
1 linje dytësore=14400Lek
10 linja dytëësore=144000Lek
1 saracineskë (300Lek)
10 saracineska=3000Lek
10 fashetë në fund të zorrës(100Lek)=1000Lek
Pompa me kapacitet furnizim të tubit 75mm=50000Lek
Mjete të tjera: Do të blihen kazma, lopata e mjete të tjera ndihmëse që në total do kushtojnë
100 € .
Lëndët ushqyese: Do të blihet pleh organik dhe lëndë të tjera ushqyese të cilat janë të
nevojshme vetëm kur mbillen fidanët në vlerën e 500€ .
Puna: Do të punësohen 10 punëtorë për një periudhë një mujore për kryerjen e punimit të
tokës mbjelljes dhe ujitjes. Punëtorët do të paguhen 250 € në muaj. (10p * 250 € = 2500 €)
Taksa: Sipas Ministrisë së Financave, kemi llogaritur taksën mbi tokën bujqësore, e cila për
tokën që zotërojmë ne është 1000 lekë të reja për hektar në vit. Për 2 ha bëjnë 2000 lekë në vit. (2000
lekë * 4 vite= 8000 lekë= 59€)
Zorrë(75mm)
3150Lek
Zorrë(32mm)
144000Lek
Saracineska(10)
3000Lek
Fasheta
1000Lek
Pompa
50000Lek
Kosto Totale
201150Lek
=2816 Euro
Kostot e parashikuara
Blejra e fidanëve 7200€
Zyra e koordinimit 4800€
Makineria 60€
Sistemi i ujitjes 2816€
Mjete të tjera 100€
Lëndët ushqyese 500€
Punonjësit + sigurime 2500€
Taksa 59€
Gjithsej 18035€
11
Sigurimi i fondeve:
Financimi bëhet nga kapitali vetjak i antarëve të grupit të cilët kanë derdhur nga 2000€ secili si dhe
në negocim me bankën Credins kemi marrë një kredi në vlerën 8 035€ me afat 4 vite dhe interes 3%
në vit.
Pasqyra financiare
Fitmi bruto planifikohet të merret pas prerjes së parë të bimëve në vitin e 4 dhe shitjes së tyre.
Llogaritet se pas prerjes së vitit të katërt prej 1 ha tokë nxirret 18000€ fitim (600 pemë). Dy hektarë
tokë nxjerrin fitim 36000€.
Kostot e parashikuara 20460€
Kosto marketingu 1000€
Kosto shpërndarjeje 2000€
Interesi bankar €
Fitimi bruto 36000€
Fitimi neto €
E ardhmja e biznesit
Në përmbydhje të idesë së biznesit tonë shohim drejt së ardhmes me plane konkrete dhe dëshirë të
madhe për t’i realizuar ato. Fillimisht si qëllim të rradhës kemi caktuar zgjerimin e firmës tonë në
shumë zona të rajonit perëndimor që ofrojnë mundësi zhvillimi në bujqësi. Planifikojmë që në 10
vitet e ardhshme të dyfishojmë zgjerimin e biznesit në hapsirë dhe të rrisim hegjemoninë në treg për
sa i përket prodhimit të lëndës së parë drusore. Gjithashtu përvec prodhimit të drurit kemi ideuar
edhe lidhjen e një kontrate mes kompanisë tonë dhe një kombinati të përpunimit të drurit i cili do të
përpunojë lëndën e parë. Meqë një karakteristikë e bimës së Paulownias ishtin edhe lulet e saj, ne
mendojmë të punojmë edhe me mbarështimin e bletëve për të rritur fitimin duke shitur mjaltin. Dhe
një qëllim tjetër me prespektivë është lidhja e mardhënieve me kompani të huaja.

More Related Content

What's hot

Konceptet e kostos
Konceptet e kostosKonceptet e kostos
Konceptet e kostos
Hamit Agushi
 
Ligjerata 5: Aktivitetet operative, financiare dhe investuese
Ligjerata 5: Aktivitetet operative, financiare dhe investuese Ligjerata 5: Aktivitetet operative, financiare dhe investuese
Ligjerata 5: Aktivitetet operative, financiare dhe investuese
Fisnik Morina
 
Plan i biznesit ne bazat e biznesit
Plan i biznesit ne bazat e biznesitPlan i biznesit ne bazat e biznesit
Plan i biznesit ne bazat e biznesit
Ramë Hajraj
 
Kontabiliteti 1 qershor 2006
Kontabiliteti 1 qershor 2006Kontabiliteti 1 qershor 2006
Kontabiliteti 1 qershor 2006
Hamit Agushi
 
Ngrohja globale dhe pasojat ne shendet
Ngrohja globale dhe pasojat ne shendetNgrohja globale dhe pasojat ne shendet
Ngrohja globale dhe pasojat ne shendet
Freskida
 
1 kapitulli ii pasqyrat financiare
1 kapitulli ii  pasqyrat financiare1 kapitulli ii  pasqyrat financiare
1 kapitulli ii pasqyrat financiare
ekonomia
 
Analiza financiare e nje firme tregtare
Analiza financiare e nje firme tregtareAnaliza financiare e nje firme tregtare
Analiza financiare e nje firme tregtare
Vilma Hoxha
 
Plani I Biznesit
Plani I BiznesitPlani I Biznesit
Plani I Biznesit
dritoni
 
Regjistrimet ne ditar dhe ne llogari
Regjistrimet ne ditar dhe ne llogariRegjistrimet ne ditar dhe ne llogari
Regjistrimet ne ditar dhe ne llogari
Menaxherat
 

What's hot (20)

Seminar makroekonomi
Seminar makroekonomiSeminar makroekonomi
Seminar makroekonomi
 
Konceptet e kostos
Konceptet e kostosKonceptet e kostos
Konceptet e kostos
 
Elasticiteti
ElasticitetiElasticiteti
Elasticiteti
 
Kontabilitet Financiar
Kontabilitet FinanciarKontabilitet Financiar
Kontabilitet Financiar
 
Ligjerata 5: Aktivitetet operative, financiare dhe investuese
Ligjerata 5: Aktivitetet operative, financiare dhe investuese Ligjerata 5: Aktivitetet operative, financiare dhe investuese
Ligjerata 5: Aktivitetet operative, financiare dhe investuese
 
Plan i biznesit ne bazat e biznesit
Plan i biznesit ne bazat e biznesitPlan i biznesit ne bazat e biznesit
Plan i biznesit ne bazat e biznesit
 
Kontabiliteti 1 qershor 2006
Kontabiliteti 1 qershor 2006Kontabiliteti 1 qershor 2006
Kontabiliteti 1 qershor 2006
 
Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)
Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)
Ushtrime nga Kontabiliteti Financiar (me zgjidhje)
 
Inventari i mallit
Inventari i mallitInventari i mallit
Inventari i mallit
 
Menaxhment Financiar
Menaxhment FinanciarMenaxhment Financiar
Menaxhment Financiar
 
Ngrohja globale dhe pasojat ne shendet
Ngrohja globale dhe pasojat ne shendetNgrohja globale dhe pasojat ne shendet
Ngrohja globale dhe pasojat ne shendet
 
1 kapitulli ii pasqyrat financiare
1 kapitulli ii  pasqyrat financiare1 kapitulli ii  pasqyrat financiare
1 kapitulli ii pasqyrat financiare
 
Menaxhimi i riskut ne Sigurime
Menaxhimi i riskut ne SigurimeMenaxhimi i riskut ne Sigurime
Menaxhimi i riskut ne Sigurime
 
Hedhja e produktit te ri ne treg ( marketing )
Hedhja e produktit te ri ne treg ( marketing )Hedhja e produktit te ri ne treg ( marketing )
Hedhja e produktit te ri ne treg ( marketing )
 
Ligjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiar
Ligjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiarLigjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiar
Ligjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiar
 
Analiza financiare e nje firme tregtare
Analiza financiare e nje firme tregtareAnaliza financiare e nje firme tregtare
Analiza financiare e nje firme tregtare
 
Plani I Biznesit
Plani I BiznesitPlani I Biznesit
Plani I Biznesit
 
Regjistrimet ne ditar dhe ne llogari
Regjistrimet ne ditar dhe ne llogariRegjistrimet ne ditar dhe ne llogari
Regjistrimet ne ditar dhe ne llogari
 
55490065 teze d-financiar
55490065 teze d-financiar55490065 teze d-financiar
55490065 teze d-financiar
 
Kompanite e sigurimeve
Kompanite e sigurimeveKompanite e sigurimeve
Kompanite e sigurimeve
 

Viewers also liked

Vida Real, Realidad, Humanidad, Seres Vivos, Maldad, Odio, Envidia, Discrimin...
Vida Real, Realidad, Humanidad, Seres Vivos, Maldad, Odio, Envidia, Discrimin...Vida Real, Realidad, Humanidad, Seres Vivos, Maldad, Odio, Envidia, Discrimin...
Vida Real, Realidad, Humanidad, Seres Vivos, Maldad, Odio, Envidia, Discrimin...
Álvaro Ángel Blanco Carran Montalv
 
Santa Fe Avenue Streetscape-Survey #1 Results
Santa Fe Avenue Streetscape-Survey #1 Results Santa Fe Avenue Streetscape-Survey #1 Results
Santa Fe Avenue Streetscape-Survey #1 Results
City of Salina
 
Shembull i plan_biznesit
Shembull i plan_biznesitShembull i plan_biznesit
Shembull i plan_biznesit
Menaxherat
 
Untitled Presentation
Untitled PresentationUntitled Presentation
Untitled Presentation
XhuLia Muca
 

Viewers also liked (20)

Caracterização dos fenómenos psíquicos
Caracterização dos fenómenos psíquicosCaracterização dos fenómenos psíquicos
Caracterização dos fenómenos psíquicos
 
17. Знешнепалітычнае становішча ВКЛ у канцы XV — першай палове XVI ст.
17. Знешнепалітычнае становішча ВКЛ у канцы XV — першай палове XVI ст.17. Знешнепалітычнае становішча ВКЛ у канцы XV — першай палове XVI ст.
17. Знешнепалітычнае становішча ВКЛ у канцы XV — першай палове XVI ст.
 
Website deconstructions
Website deconstructionsWebsite deconstructions
Website deconstructions
 
Las fracciones
Las fraccionesLas fracciones
Las fracciones
 
El área y el perímetro
El área y el perímetroEl área y el perímetro
El área y el perímetro
 
Vida Real, Realidad, Humanidad, Seres Vivos, Maldad, Odio, Envidia, Discrimin...
Vida Real, Realidad, Humanidad, Seres Vivos, Maldad, Odio, Envidia, Discrimin...Vida Real, Realidad, Humanidad, Seres Vivos, Maldad, Odio, Envidia, Discrimin...
Vida Real, Realidad, Humanidad, Seres Vivos, Maldad, Odio, Envidia, Discrimin...
 
Mayor q menor q
Mayor q menor qMayor q menor q
Mayor q menor q
 
Web company research
Web company research  Web company research
Web company research
 
Web 2.0
Web 2.0Web 2.0
Web 2.0
 
Mer update march-2017
Mer update march-2017Mer update march-2017
Mer update march-2017
 
Improving risk-return and resilience through Enterprise Risk Management — Jul...
Improving risk-return and resilience through Enterprise Risk Management — Jul...Improving risk-return and resilience through Enterprise Risk Management — Jul...
Improving risk-return and resilience through Enterprise Risk Management — Jul...
 
Santa Fe Avenue Streetscape-Survey #1 Results
Santa Fe Avenue Streetscape-Survey #1 Results Santa Fe Avenue Streetscape-Survey #1 Results
Santa Fe Avenue Streetscape-Survey #1 Results
 
Shembull i plan_biznesit
Shembull i plan_biznesitShembull i plan_biznesit
Shembull i plan_biznesit
 
Plan biznesi
Plan biznesi Plan biznesi
Plan biznesi
 
Plani i Biznesit
Plani i BiznesitPlani i Biznesit
Plani i Biznesit
 
Flipped classroom and blended learning
Flipped classroom and blended learningFlipped classroom and blended learning
Flipped classroom and blended learning
 
Untitled Presentation
Untitled PresentationUntitled Presentation
Untitled Presentation
 
Boulder County February 2017 Real Estate Statistics
Boulder County February 2017 Real Estate StatisticsBoulder County February 2017 Real Estate Statistics
Boulder County February 2017 Real Estate Statistics
 
Захист прав студентів
Захист прав студентівЗахист прав студентів
Захист прав студентів
 
República de la nueva granada
República de la nueva granadaRepública de la nueva granada
República de la nueva granada
 

More from Armando Selvija (10)

G code
G codeG code
G code
 
Kontrolli me sensore ultrasonike
Kontrolli me sensore ultrasonikeKontrolli me sensore ultrasonike
Kontrolli me sensore ultrasonike
 
Teknologji mekanike - Permasimi konstruktive dhe operacional i bashkimit
Teknologji mekanike - Permasimi konstruktive dhe operacional i bashkimitTeknologji mekanike - Permasimi konstruktive dhe operacional i bashkimit
Teknologji mekanike - Permasimi konstruktive dhe operacional i bashkimit
 
Astrofizika
AstrofizikaAstrofizika
Astrofizika
 
Energjia dhe llojet e saj alternative. Energjia berthamore.
Energjia dhe llojet e saj alternative. Energjia berthamore.Energjia dhe llojet e saj alternative. Energjia berthamore.
Energjia dhe llojet e saj alternative. Energjia berthamore.
 
Reklamat, mjetet e komunikimit
Reklamat, mjetet e komunikimitReklamat, mjetet e komunikimit
Reklamat, mjetet e komunikimit
 
Logo
LogoLogo
Logo
 
Plani i biznesit
Plani i biznesitPlani i biznesit
Plani i biznesit
 
Don kishoti
Don kishotiDon kishoti
Don kishoti
 
KIMI
KIMIKIMI
KIMI
 

Plan biznesi

  • 1. 1 Punuan: ۰Armando Selvija ۰Anjeza Gjerkaj ۰Kleda Dulaj ۰Ledjana Mihaj ۰Bruno Jaku Pranoi: Ciljeta Daberdaku
  • 2. 2 Përmbajtja 1- Përshkrimi i idesë së biznesit………………………………………………………….....fq. 3 2- Si lindi idea………………………………………………………………………………..fq. 3 3- Ekipi drejtues……………………………………………………………………………..fq. 3 4- Të njihemi me Paulownian……………………………………………………………fq. 4 5- Mbjellja dhe kultivimi……………………………..……………………………………..fq. 4 6- Studimi i tregut…………………………………………………………………………...fq. 5 7- Marketingu………………………………………………………………………………..fq. 8 8- Analiza SWOT……………………………………………………………………....……fq. 8 9- Plani financiar………………………………………………………………………...…..fq. 9 10- Sigurimi i fondeve……………………………………………………………………….fq. 11 11- Pasqyra financiare............................................................................................................fq. 11 12- E ardhmja e biznesit.........................................................................................................fq. 11
  • 3. 3 Përshkrimi i idesë së biznesit Idea jonë e biznesit konsiston në mbjelljen dhe kultivimin e bimës së Paulownias, me qëllim shitjen e lëndës drusore në tregjet që e kërkojnë atë si dhe përfitimin nga të mirat që sjell kjo bimë në natyrë. Ne kemi menduar që të blejmë fidanë të Paulownias dhe t’i mbjellim në një sipërfaqe toke prej 2 hektarësh. Toka ndodhet në Vrakë të Malsisë së Madhe, në një zonë jo shum larg liqenit të Shkodrës. Do të marrim të gjitha masat e duhura për mbjelljen, ujitjen dhe plehërimin e fidanëve. Planifikojmë që pas 4 vitesh, në kohën kur do të bëhet prerja e parë e trungut për t’u shitur, të kemi një fitim të kënaqshëm. Pas 4 vjecarit të parë bima do të pritet cdo 3 vjet, sigurisht me një diametër cdo herë e më të madh, cka do të sjellë edhe një fitim më të madh. Lënda drusore do të shitet kryesisht për prodhim mobiljesh dhe për ndërtimtari. Si lindi idea? Pas vendosjes së moratoriumit për prerjen e pyjeve, për një periudhe 10 vjeçare nga ana e qeverisë shqiptare, vendi ynë pritet të hasë një defiçit në tregun e materialeve drusore dhe kjo do kërkojë inportimin nga jashtë të lëndës së parë. Duke qenë se kërkesat për lëndë drusore janë gjithnjë në rritje dhe burimet natyrore janë gjithnjë në pakësim, atëherë lind nevoja e gjetjes së burimeve alernative, të shpejta dhe me kosto të ulët për mbulimin e këyre nevojave gjithnjë në rritje. Firma jonë sugjeron që, me mbjelljen e Paulownias të furnizojmë shumë shpejt tregun shqiptar me lëndë drusore duke shmangur defiçitin. Një nga firmat më të mëdha, që merret me punimin e drurit të Paulownias është edhe gjigandi Suedez IKEA. Kjo firmë, inporton drurin e Paulownias në të gjitha ato shtete të cilat e prodhojnë atë (Shumë shpejt pritet të hyjë edhe në Shqipëri). Përveç firmave të huaja, në Shqipëri ka mjaft interes si nga ana e industrive, fabrikave (prodhimi i peletit), ashtu edhe nga ana e bizneseve apo edhe punishteve të cilat duan të punojnë me drurin e Paulownias, por duke qenë se në Shqipëri sapo ka filluar të prodhohet kjo bimë nuk gjendet material drusor. Ekipi drejtues Në kuadër të projektit në lëndën e Ekonomisë, sipas programit mësimor, një nga grupet e punës që u formua ishte edhe grupi prej pesë anëtarësh: Anjeza, Armando, Bruno, Kleda dhe Ledjana, të gjithë nxënës në gjimnazin Atë Pjetër Meshkalla në vitin e fundit të studimeve. Të gjithë anëtarët e grupit punun sëbashku për krijimin e këtij plani biznesi, duke kontribuar për realizimin e projektit si në ide ashtu edhe në vendimarrje. Anjeza ka përshkruar idenë e biznesit, hapat që duhen ndjekur për kultivimin e fidanëve dhe karakteristikat e bimës së Paulownias. Ledjana ka treguar për lindjen e idesë dhe ka bërë analizën SWOT të firmës sonë. Kleda na ka njohur me marketingun, dhe mënyrën e sigurimit të fondeve. Bruno ka bërë një analizë të hollësishme të tregut duke na treguar se ku qendron firma jonë në treg dhe cfarë premisash ka për të ardhmen. Armando ka paraqitur të detajuar planin financiar të firmës duke na njohur me shpenzimet për fillimin e biznesit tonë dhe në bashkëpunim me Anjezën kanë punuar me pasqyrën financiare.
  • 4. 4 Të njihemi me Paulownian Kloni i Paulownias BIO-125 është kryqëzimi më i mirë midis specieve të Paulownias. Lejon një rritje më të madhe me cilësi më të lartë të drurit dhe duke qenë një bimë hibride lejon rritjen e kontrolluar dhe jo si pemë e egër. Për këtë arsye është shumë e përshtatshme për kultivimet me cikël të shkurtër: Short Rotation Foresty (SRF). Kjo bimë është rezistente ndaj përdredhjes (rritet drejtë), ndaj përkuljes ( nuk thyhet), rezistent ndaj deformimit dhe temperaturave nga -30˚C deri në +50˚C. Ajo ka një dru të bukur, të pastër e të fortë, nuk ka nyje dhe konsiderohet si një dru i kategorisë A. Është një pemë për dru e përkryer për prodhim mobiljesh, artefakteve të tipeve të ndryshme etj. Gjethet e Paulownias arrijnë nga 60 deri në 80 cm, gjithashtu ato thithin 10 herë më shumë dioksid karboni dhe çlirojnë 10 herë më shumë oksigjen se çdo bimë tjetër. Gjethet e saj përdoren edhe si ushqim për bagëtinë. Falë gjetheve të saj të mëdha dhe falë trungut të drejtë, e bën ambientin të dekoruar bukur dhe ajrin më të pastër përreth. Kloni i Paulownias BIO-125, me një lulëzim të shkëlqyer rezulton të jetë një bimë edhe ornamentale. Në sektorin e apikulturës 1 ha me Paulownia në lulëzim pjalmi mund të krijojë mbi 600 kg mjaltë shumë të mirë. Falë rritjes së saj të shpejtë, në rast të djegieve të plantacioneve pyjore, nëse përdoret bima e Paulownias, zëvendesimi i saj do të bëhet në kohë rekord. Kjo falë bimës së Paulownias, vjen si një e mirë e plantacioneve pyjore duke i gjallëruar sërish. Mbjellja dhe kultivimi Bima e Paulownias preferon tokë të kullueshme nga uji dhe jo të qendrojë si pellg, duhet të paktën 2m tokë e thellë normale, më poshtë mund të ketë përmbajtje shkëmbore dhe gurë. Bima e Paulownias ka kriteret e saj të mbjelljes në mënyrë që të arrijë standardet e kërkuara. Ajo ka 2 sezone të mbjelljes: 1- Sezoni pranveror i cili fillon nga muaji prill për zonat e ngrohta bregdetare dhe muaji maj ato më të ftohta kodrinoro-malore dhe duke përfunduar në muajin shtator. 2- Sezoni dimëror duke filluar nga muaji dhjetor deri në muajin shkurt. Në një hektar tokë, mund të mbillen nga 600 fidanë, mbjellja bëhet 4x4m. Përsa i përket mbjelljes të fidaneve 3 mujorsh deri në 1 vjeçar nuk është e nevojshme hapja e gropave, mjafton vetem plugimi i tokes. Në mbjelljen e fidanëve 2 vjeçar, hapja e gropave bëhet në dimensionin 50x50cm duke e plehëruar gropën me pleh organik. Kjo bimë kërkon sistemin me pika të ujitjes, pasi në muajt e thatësirës i duhet të konsumojë 1.2 litra ujë një herë ne 2 ditë ose edhe çdo ditë në varësi të temperaturave. Për një përgatitje optimale të tokës duhet të kryhen punimet vijuese:  Punimi dhe thërrmimi në një thellësi afërsisht 80-100 cm.  Plehërim i bollshëm organik.  Diskimi për të thërrmuar plisat e krijuar gjatë plugimit të thellë, nëse është i nevojshëm.  Një lëvrim i lehtë.
  • 5. 5  Lesim-branimi i tokës. Të gjitha këto operacione janë të këshillueshme të bëhen gjatë muajve të vjeshtës për t’i krijuar mundësinë tokës të homogjenizohet. Këshillohet vendosja e bimëve në distanca 4m x 4m, duke llogaritur kështu rreth 600 bimë për hektar. Ne disponojmë një sipërfaqe toke prej 2 hektarësh prandaj numri i fidanëve të mbjedhur do të jetë rreth 12000. Kjo bimë kërkon sistemin me pika të ujitjes, pasi në muajt e thatësirës i duhet të konsumojë 1.2 litra ujë një herë ne 2 ditë ose edhe çdo ditë në varësi të temperaturave. Për të mundësuar një rritje shumë të mirë, kjo bimë ka nevojë për të gjithë elementet ushqyes të nevojshëm. Në fazën e përgatitjes së terrenit është i nevojshëm një plehërim shumë i mirë organik. Kultivimi ka nevojë për një prerje të parë të ashtuquajtur teknike të bimës, që duhet të kryhet në periudhën dimërore pas mbjelljes. Pas kësaj prerjeje në dimër, në pranverë do të dalin 4-5 lastare përreth trungut, të cilat më pas priten një nga një deri sa në fund ngelet vetëm një lastar i cili zgjidhet si më i miri mes të tjerëve. Kjo prerje krijon mundësinë e rritjes së bimës saktësisht drejt për rreth 6- 7 të trungut. Pas prerjes së parë teknike, në vitet në vijim, për të bërë të mundur rritjen e bimës duhen hequr lastaret sqetullore që dalin në 5-6 metërshin e parë të trungut. Kjo lejon që trungu të rritet drejt dhe pa nyje duke prodhuar një dru të cilësisë së parë. Studimi i tregut Tregu i lëndëve të para. Kërkesa për produktet e drurit është një nga drejtuesit kryesorë të investimeve në menaxhimin e pyjeve. Një raport nga FAO (Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë) tregoi se prodhimi dhe konsumi i produkteve të drurit dhe të energjisë drusore pritet të rriten. Në tregun Shqiptar të lëndës drusore të papërpunuar vihen re këto karakteristika. 4 m 4 m
  • 6. 6 Skema e përdorimit të lëndës drusore Ofruesit e lëndës drusore të papërpunuar (paraqitja e parë):  Numri më i madh në treg ka arritur 150 subjekte  Vihet re një specializim i tyre në varësi të natyrës së burimeve pyjore dhe tregut të produktit  Nuk janë në gjendje të sigurojnë një plotësim të vazhdueshëm të kërkesës së industrisë së drurit Ofruesit të lëndës drusore të papërpunuar:  Ofruesit e lëndës drusore të papërpunuar janë subjektet private të shfrytëzimit të pyjeve  Kërkojnë lëndë drusore në këmbë dhe prodhojnë kryesisht lëndë drusore te papërpunuar (trupa)  Janë kryesisht firma te vogla me pak puntorë e kapacitet shfrytëzues të vogël  Niveli i tyre i teknologjisë është gati primitiv  Kapacitetet e tyre nuk kanë lejuar gjenerimin e të ardhurave të tilla që të mundësojnë investime të rëndësishme në teknologji Më lart janë përmendur karakteristikat e ofruesve të lëndës drusore të papërpunuar në Shqipëri, gjë e cila do të bëjë të mundur integrimin dhe përshtatjen e shpejtë të firmës tonë në treg. Faktorët kryesore që ndikojnë në ofertën e lëndës drusore në këmbë janë dy dhe pikërisht:  mundësia vjetore e shfrytëzimit (prerja e lejuar)  tarifa e shitjes së lëndës drusore në këmbë Duke marrë parasysh rritjen e shpejtë të Paulownias firma jonë do të ketë përparësi në treg.
  • 7. 7 Kërkuesit e lëndës drusore të papërpunuar: Sipas kriterit "Lloji i produktit dhe proç. të prodhimit" subjektet e industrisë së drurit klasifikohen në dy grupe të mëdha: Subjekte të përpunimit parësor 1) Subjekte të prodhimit të lëndës së sharruar 2) Subjekte të prodhimit të kompesatës dhe rimesos 3) Subjekte të prodhimit të pllakave Subjekte te përpunimit dytësor 1)Subjekte të prodhimit të mobiljeve 2)Subjekte të prodhimit të pastës për letër dhe letrës Klientët e mundshëm: Rradhiten nga fabrikat e përpunimit parësor te drurit të sipër përmendura tek mobileritë e ndryshme tek blerësit privat për lëndë djegieje ose fabrikat për prodhimin e letrës.
  • 8. 8 Marketingu Produkti qe firma jonë ofron vendoset në shërbim të firmave të ndërtimit që kërkojnë drurin si lëndë të parë, për prodhimin e mobiljeve të brendshme, si kompesatë, për shtëpi të parafabrikuara dhe gjysëm të fabrikuara, panele të brendshme për ndërtim dhe pothuajse për çdo lloj përdorimi tjetër. Lënda drusore e ofruar është e një cilësie të lartë. Është një dru i çmuar dhe i përdorur për pjesët e brendshme të jahteve, në detaje të prestigjit të lartë. Përvec këtyre pjesët e mbetura mund të përdoren si dru për ngrohje, si rrjedhojë nuk do të ketë asgjë të shkuar dëm dhe asnjë humbje. Fillimisht Paulownia do të shitet në tregun kombëtar, por me kalimin e viteve synohet, pse jo, edhe eksporti dhe hyrja në tregun ndërkombëtar. Produkti do të llogaritet si lëndë drusore në metër kub dhe do të shitet i papërpunuar, kryesisht në mobileri të mëdha të Shqipërisë. Cmimi për meter kub do të jetë në përshtatje me tregun e kërkesë/ofertës. Duke qenë se kërkesat janë shumë të larta dhe oferta është shumë e paktë atëherë tregu do të jetë i garantuar. Shpërndarja merret përsiper nga kompania me një kosto shtesë, e cila synohet të jetë më e ulët se kostoja që do të shpenzonte transporti i kryer nga vetë klienti ose firma. Për të arritur këtë vihen në dispozicion mjetet e duhura të transportit, ndjekja hap pas hapi e tij dhe siguria e plotë deri në arritjen në destinacion, duke realizuar kështu edhe një komunikim efikas me konsumatorët. Promovimi i kompanisë do të bëhet në shkallë republike me anë të reklamave, panaireve, prezantimit të projektit në konferenca dhe shpërndarjes së fletëpalosjeve. Rolin kryesor do ta luajnë reklamat, të cilat do të transmetohen në televizionet më të rëndësishme shqiptare. Aty do të paraqiten të gjitha përparësitë që ka ky lloj druri. Analiza SWOT Pikat e forta:  Cikli i shkurtër i kultivimit.  Rritja e shpejtë dhe e kontrolluar.  Cilësia e lartë e drurit.  Rezistenca ndaj disa temperaturave ekstreme. Pikat e dobëta:  Mungesa e përvojës së ekipit drejtues në ngritjen dhe drejtimin e një biznesi të këtyre përmasave. Mundësitë/shanset  Si një kompani e vetme në gjithë zonën veriore të vendit do të jetë i vetmi burim që ofron këtë lëndë drusore dhe prespektiva e zhvillimit do të jetë e madhe.
  • 9. 9  Rritja e shpejtë e drurit sjell fitime të kompanisë në periudha kohe relativisht të shkurtra sepse pemët do të priten çdo tre vjet.  Mundësia e zgjerimit të biznesit në rang kombëtar është e madhe për shkak se biznese të tilla janë të pakta në Shqipëri. Rreziqet:  Kushtet e motit të paparashikueshme mund të shkaktojnë dëmtimin e fidanëve.  Ndonjë sëmundje që mund të prekë bimën. Plani financiar Kostot dhe detyrimet e parashikuara: Kostoja e blerjes së fidanëve: Është planifikuar të mbillen 1200 fidanë në 2 hektarë tokë. Një fidan kushton 6 € . (1200 fidanë * 6 €/fidani =7200 €, kosto fillestare) Pagesa mujore për një zyrë me përmasa të vogla që shërben për koordinimin është 100 €/muaji. Zyra do të përdoret për 48 muaj( 4 vite). (48 muaj * 100 € muaji= 4800€ ) Makineria e cila shërben për të punuar tokën para mbjelljes së fidanëve do të merret me qera për 3 ditë sa të punohen dy hekatarët dhe e cila kushton 20 €/dita. (3 ditë * 20 € dita= 60€) Kostot e sistemit te ujitjes: Duke ditur se pema e Paulownias ka nevojë për një ujitje të vazhdueshme (rreth 1000-1500 m3 në vit) kemi vendosur që të krijojmë edhe një sistem ujitjeje me pika. Kemi llogaritur kostot që ka ky sistem, duhet blerë një pompë për pusin i cili është i gatshëm, duhen blerë zorrë të madhësive të ndryshme, bashkuesa, saracineska e fasheta për birat e daljes së ujit. Sistemi është i ndërtuar në mënyrë të tillë: Fillimisht pompa e tërheq ujin nga pusi duke e nxjerrë në një linjë kryesore me madhësi 75mm, linjë e cila ndahet në 10 linja të tjera me zorrë me madhësi 32mm. Kjo ndodh sepse 1200 fidanët do të ndahen në 10 rreshta me nga 120 fidanë. Duke qenë se largësia mes fidanëve është 4 m linjat dytësore të tubit i cili do të zhbirohet duhet të jetë 480m i gjatë secili.
  • 10. 10 45m zorrë 75mm (70Lek/m) Linja kryesore=3150Lek 480m zorrë 32mm(30Lek/m) 1 linje dytësore=14400Lek 10 linja dytëësore=144000Lek 1 saracineskë (300Lek) 10 saracineska=3000Lek 10 fashetë në fund të zorrës(100Lek)=1000Lek Pompa me kapacitet furnizim të tubit 75mm=50000Lek Mjete të tjera: Do të blihen kazma, lopata e mjete të tjera ndihmëse që në total do kushtojnë 100 € . Lëndët ushqyese: Do të blihet pleh organik dhe lëndë të tjera ushqyese të cilat janë të nevojshme vetëm kur mbillen fidanët në vlerën e 500€ . Puna: Do të punësohen 10 punëtorë për një periudhë një mujore për kryerjen e punimit të tokës mbjelljes dhe ujitjes. Punëtorët do të paguhen 250 € në muaj. (10p * 250 € = 2500 €) Taksa: Sipas Ministrisë së Financave, kemi llogaritur taksën mbi tokën bujqësore, e cila për tokën që zotërojmë ne është 1000 lekë të reja për hektar në vit. Për 2 ha bëjnë 2000 lekë në vit. (2000 lekë * 4 vite= 8000 lekë= 59€) Zorrë(75mm) 3150Lek Zorrë(32mm) 144000Lek Saracineska(10) 3000Lek Fasheta 1000Lek Pompa 50000Lek Kosto Totale 201150Lek =2816 Euro Kostot e parashikuara Blejra e fidanëve 7200€ Zyra e koordinimit 4800€ Makineria 60€ Sistemi i ujitjes 2816€ Mjete të tjera 100€ Lëndët ushqyese 500€ Punonjësit + sigurime 2500€ Taksa 59€ Gjithsej 18035€
  • 11. 11 Sigurimi i fondeve: Financimi bëhet nga kapitali vetjak i antarëve të grupit të cilët kanë derdhur nga 2000€ secili si dhe në negocim me bankën Credins kemi marrë një kredi në vlerën 8 035€ me afat 4 vite dhe interes 3% në vit. Pasqyra financiare Fitmi bruto planifikohet të merret pas prerjes së parë të bimëve në vitin e 4 dhe shitjes së tyre. Llogaritet se pas prerjes së vitit të katërt prej 1 ha tokë nxirret 18000€ fitim (600 pemë). Dy hektarë tokë nxjerrin fitim 36000€. Kostot e parashikuara 20460€ Kosto marketingu 1000€ Kosto shpërndarjeje 2000€ Interesi bankar € Fitimi bruto 36000€ Fitimi neto € E ardhmja e biznesit Në përmbydhje të idesë së biznesit tonë shohim drejt së ardhmes me plane konkrete dhe dëshirë të madhe për t’i realizuar ato. Fillimisht si qëllim të rradhës kemi caktuar zgjerimin e firmës tonë në shumë zona të rajonit perëndimor që ofrojnë mundësi zhvillimi në bujqësi. Planifikojmë që në 10 vitet e ardhshme të dyfishojmë zgjerimin e biznesit në hapsirë dhe të rrisim hegjemoninë në treg për sa i përket prodhimit të lëndës së parë drusore. Gjithashtu përvec prodhimit të drurit kemi ideuar edhe lidhjen e një kontrate mes kompanisë tonë dhe një kombinati të përpunimit të drurit i cili do të përpunojë lëndën e parë. Meqë një karakteristikë e bimës së Paulownias ishtin edhe lulet e saj, ne mendojmë të punojmë edhe me mbarështimin e bletëve për të rritur fitimin duke shitur mjaltin. Dhe një qëllim tjetër me prespektivë është lidhja e mardhënieve me kompani të huaja.