SlideShare a Scribd company logo
1 of 12
Download to read offline
Energjia dhe llojet 
e saj alternative.
(Energjia berthamore)
Punoi: Armando Selvija
Pranoi: Aleksander Hila
Maj, 2017
Shkolla “Ate Pjeter Meshkalla”
Energjia (greq.  , energos, "në punë") në fizikë, është ενεργός
aftësia e ndërveprimit të një sistemi me një tjetër. Energjia ka 
të bëjë edhe me fuqinë e kërkuar për të lëvizur apo zhvendosur një
peshë në një largësi të caktuar. Sa më e rëndë të jetë pesha ose 
sa më e gjatë largësia, aq më shumë energji nevojitet.
Ka shumë lloje energjish: energji kimike nga fosilet djegëse, 
energji elektrike nga shfrytëzimi i fuqisë se ujit, energji 
diellore, energjia e erës, energji termale, dhe energji bërthamore
nga ndarja e atomit. Njësia e energjisë është xhauli me shenjë 
"J", për nder të Xhejms Xhaulit.
Puna dhe ngrohtësia kanë të njëjtën njësi energjie, por janë 
koncepte fizike krejtësisht të ndryshme.
Energjia ndodhet në çdo sistem mekanik të veçuar.
Energjia kinetike
Objektet që lëvizin kanë energji kinetike, energjinë e lëvizjes. 
Sa më shpejt të lëvizë diçka, aq më shumë energji kinetike ka. 
Ndërsa kur e ul shpejtësinë, ajo humbet energji kinetike. Ne jetën
e përditshme , hasim shumë shpesh në raste që kanë të bëjnë me 
energjinë kinetike. Për njehsimin e energjisë kinetike përdorim 
formulën:
 
Energjia potenciale
• Energjia potenciale gravitacionale 
• Energjia kimike 
• Energjia dritore 
• Energjia zanore etj 
Është trajtë e energjisë mekanike e kushtëzuar prej pozitës 
reciproke të trupave ose të molekulave të njëjtit tip. Energji 
potenciale kanë trupat të cilët janë të aftë të kryejnë punë për 
shkak të pozitës, p.sh. Teli i lakuar, tjegullat në kulm, librat 
në rafte etj.
Shndërrimi i energjisë
Energjia nuk mund të krijohet t apo shkatërrohet. Kjo do të thotë 
se sasia e energjisë në Gjithësi është gjithnjë e njëjtë. Sa herë 
që ndodh ndonjë gjë, energjia thjesht shndërrohet në një formë 
tjetër. Kjo gjë ndodh, për shembull, kur bimët përdorin energji 
nga drita e diellit për të krijuar ushqim, që pastaj e hanë 
kafshët.
Shndërrime të energjisë ka kudo në jetën tonë. Marrim një makinë 
me rrota dhe e lidhim me një trup me një rrotull te palëvizshme. 
Trupi i varur ka një lloj lartësie nga toka. Kjo i jep atij 
energji potenciale ose të lartësisë. Kur ne do ta lëshojmë trupin 
energjia e tij e lartësisë do te shndërrohet ne energjinë e 
lëvizjes se karrocës me rrota. Ka shume forma energjie. Disa prej 
llojeve te energjisë janë energjia mekanike, e lartësisë, e 
lëvizjes, energjia kimike, e ushqimit qe përcillet ne muskuj, 
energjia bërthamore qe përdoret për energjinë elektrike, energjia 
termike kur molekulat dhe atomet ne lëvizje çlirojnë nxehtësi. 
Dielli është një burim energjie termike dhe dritore.
Ligji i ruajtjes së energjisë
Ligji i ruajtjes se energjisë thotë qe: Energjia as nuk mund të 
krijohet as nuk shkatërrohet, por mund të transformohet nga një 
formë në një tjetër. Shpejtësia e ndryshimit të energjisë (e 
brendshme dhe mekanike) të nje vëllimi material është e barabartë 
me fuqinë e forcave të jashtme masore dhe sipërfaqësore si dhe me 
shpejtësinë e prurjes ose të largimit të nxehtësisë së atij 
vëllimi.
Energjia e ripërtëritshme në përgjithësi definohet si 
energji që vjen nga burimet burimet natyrore siç janë rrezet e 
diellit, era, shiu, baticat dhe zbaticat, dallgët, dhe nxehtësia 
gjeotermale . Energjia e ripërtëritshme zëvendëson lëndët djegëse 
në katër fusha të ndryshme: gjenerimi elektrik, ajër dhe uji për 
ngrohje/ftohje, karburantin, dhe shërbimet rurale për 
ripërtëritjen e energjisë .
Bazuar në raportin e REN21 të vitit 2014, energjia e 
ripërtëritshme ka kontribuar 19 përqind të konsumit tonë global të
energjisë dhe 22 përqind të prodhimit tonë elektrik në vitet 2012 
dhe 2013. Ky konsumim i energjisë ndahet si 9% që vjen nga biomasa
tradicionale, 4.2% si energji nga nxehtësia (jo­biomasës), 3.8% 
energjia elektrike nga uji dhe 2% është energjia elektrike nga 
era, dielli, gjeotermale, dhe biomasë. Investimet në mbarë botën 
në teknologjitë e ripërtëritshme arriti në më shumë se $214 bilion
dollarë në vitin 2013, me shtetet si Kina dhe Shtetet e Bashkuara 
që kanë investuar shumë në ripërtëritjen e energjisë me erë, uji, 
diell dhe biokarburante
Energjia berthamore
Lenda, Atomet, Berthama.
Historia e energjise berthamore ne perdorimet civile fillon ne 
vitet 50. Keto vite hapen me magjepsjen e pergjithshme mbi 
energjine berthamore. Ne ate epoke te gjithe ishin te bindur se 
energjia berthamore do te ndryshonte boten dhe brenda 20­30 viteve
gjithcka do te funksiononte fal kesaj energjie te re. Gjate asaj 
kohe, e ardhmja e energjise berthamore nuk shihej thjesht si nje 
alternative per prodhimin e elektricitetit. Kjo energji do te 
sherbente se shpejti per te vene ne funksionim motoret e avioneve,
anijeve, nendeteseve dhe lokomotivave .
Deshira per te lene prapa makthin e Hiroshimes, dhe nevoja per te 
gjetur nje burim energjie qe do te plotesonte nevojat e nje 
popullate boterore gjithnje ne rritje ishin arsyet kryesore qe 
kushtezonin gjithe interpretimin e kesaj energjie. Keto do te 
benin qe te shfaqeshin shpesh ide si “perimet e nenshtruara 
radiacionit berthamor, zhvillohen me shpejt”. Vete Mari Kyri 
(Marie Curie), fituesja e cmimit nobel per zbulimin e Radiumit dhe
Poloniumit do te propozonte injeksione ne gjak te radiumit duke 
thene: “nuk kam prova qe ben mire per shendetin, por e besoj nje 
gje te tille”. Megjithate qysh prej asaj kohe shume gjera kane 
ndryshuar. Menyra e konceptimit te energjise berthamore tanime 
kushtezohet nga faktet dhe nga nje histori disa vjecare e 
aplikimit te kesaj energjie ne fushen e prodhimit te 
elektricitetit. Dy jane pikepamjet kryesore qe shtrohen sot rreth 
energjise berthamore, dy pikepamje sa te kunderta aq edhe te 
pakundershtueshme ne pricip:
1­ Energjia berthamore eshte nje burim i cmuar qe mund te perdorim
per te evituar degradimin e metejshem te planetit, dhe per te 
mbuluar nevojat me energji te nje popullsie gjithnje ne rritje.
2­ Energjia berthamore per sa e fuqishme dhe e dobishme mund te 
jete, mbetet akoma e paeksploruar plotesisht dhe perben nje rrezik
serioz si per njerezimin ashtu edhe per planetin Toke.
Jane te pakundershtueshme ne princip, pasi asnjera prej tyre nuk 
mund te cilesohet e gabuar. Cdo lloje gjykimi mbi energjine 
berthamore duhet pare nen kontekstin lokal ne te cilin ajo 
perdoret. Eshte i pamohueshem fakti qe energjia berthamore eshte 
nje burim qe mund te plotesoje nevojat e nje popullsie boterore 
gjithnje ne rritje, megjithate eshte po aq i pakundershtueshem 
edhe fakti qe pasojat e nje gabimi ose difekti jane te 
pakontrollueshme dhe mbi te gjitha katastrofike. Keshtu mbetemi 
gjithnje ne piken e nisjes: “Kemi nevoje per kete lloj energjie 
por nuk jemi akoma 100% te sigurte per perdorimin e saj”. Ne nje 
moment ku perdorimi i energjise berthamore mund te kthehet se 
shpejti ne nje realitet edhe ne Shqiperi, tanime kemi nevoje me 
shume se kurre te kemi nje pikepamje rreth kesaj energjie.
Ky dosier ka si qellim te shpjegoje ne menyre te qarte se cfare 
eshte energjia berthamore, perdorimi i saj, e ardhmja dhe 
alternativat ndaj kesaj energjie, me qellim qe tju lehtesoje 
kuptimin e qarte te gjendjes ne te cilen ndodhemi ne menyre qe 
kushdo te jete i informuar mbi baza reale dhe faktike para se te 
gjykoje mbi perdorimin e kesaj energjie ne vendin tone.
Kur flitet per energji berthamore eshte e rendesishme te cilesohet
fjala berthamore dhe jo atomike. Faktikisht edhe pse energji 
atomike perdoret si sinonim i energjise nukleare ose berthamore, 
ky perdorim eshte shkencerisht i gabuar. Energji atomike nenkupton
fjale per fjale, energji e prodhuar nga atomet, pra energji e 
prodhuar nga ndryshimi i rese elektronike te atomeve. E thene 
ndryshe eshte energjia qe prodhohet nga bashkeveprimi ndermjet 
atomeve, pra lidhet me faktin e fitimit te energjise nga ndryshimi
i ketyre gjendjeve atomike. Shumica e energjive te perdorura sot, 
si energjia e cliruar nga djegia e drurit, qymyrit, ose naftes, 
madje edhe energjia e prodhuar ne muskujt tone, jane te gjitha 
energji atomike. Energjia berthamore ose nukleare, eshte energjia 
e fituar nga ndryshimet qe ndodhin ne berthamen e atomit, atje ku 
jane te lidhura shume fort dy prej therrmijave baze neutronet dhe 
protonet.
Gjithe lenda ne univers eshte e perbere prej atomeve, te cilet 
jane njesia me e vogel ne te cilen mund te ndahet lenda pa 
shkaktuar leshimin e thermijave te ngarkuara 
elektrikisht[1].Atomet jane therrmija teper te vogla te rendit te 
10­10m (1 e 10 e nje te miliardes te metrit). Ato jane te perbera 
nga elektronet (te ngarkuar negativisht), ose me sakte nga reja 
elektronike, dhe nga berthama e atomit qe ndodhet ne qender te 
kesaj reje elektronike dhe qe eshte e perbere nga protonet (te 
ngarkuar pozitivisht, ose me sakte me shenje te kundert nga ajo e 
elektroneve) dhe neutronet (pa ngarkese elektrike). Edhe pse 
berthama eshte rreth 10 000 here me e vogel se atomi, ajo perben 
masen kryesore te atomit. Forcat qe veprojne ne brendesi te 
berthames jane te formave te ndryshme. Keshtu dy protone per shkak
se kane ngarkese elektrike te njejte do te shtyjne njeri­tjetrin, 
pervec kesaj force ekziston edhe forca gravitacionale e cila per 
shkak te mases se vogel te therrmijave shperfillet ne shumicen e 
rasteve. Duke qene se forca elektromagnetike i detyron protonet te
shtyjne njeri­tjetrin, dhe duke qene se berthama vazhdon te 
qendroje e bashkuar, atehere duhet te ekzistoje me patjeter nje 
force tjeter qe kundervepron ndaj shtyrjes se forces 
elektromagnetike ndermjet protoneve. Kjo force eshte quajtur force
e Forte, ose bashkeveprim i forte. Ekziston edhe nje force tjeter 
qe vepron ne brendesi te atomeve, dhe kjo eshte forca e Dobet, ose
bashkeveprimi i dobet. (Nje prej teorive kryesore te zhvilluara 
vitet e fundit, Teoria e Unifikimit te Fushave, presupozon se keto
kater forca, per sa te ndryshme qe mund te duken jane vetem kater 
aspekte te ndryshme te nje force te vetme.) 
Reaksionet berthamore. Cfare jane?
Reaksioni berthamor eshte nje ndryshim i nje ose disa berthamave 
atomike, qe pasohet me krijimin e elementeve atomike te ndryshem 
nga elementet fillestare qe kane hyre ne reaksion. Reaksionet 
berthamore jane dy llojesh: reaksione fisioni dhe reaksione 
fuzioni.
Gjate fisionit, nje berthame e nje elementi te rende (si uraniumi)
shperbehet pas goditjes me nje neutron qe crregullon ciklin e 
brendshem te saj, ne berthama me te lehta, dhe clirohen dy ose tre
neutrone, fotone, energji dhe rreze gama.
Neutronet e cliruara, te cilat kane fituar nje fare shpejtesie dhe
energjie kinetike nga reaksioni, shkojne e godasin berthamat e 
atomeve te tjera, te cilat do te shperbehen ne dy berthama te reja
dhe do te clirojne po ashtu energji, fotone, rreze gama, dhe 
neutrone te tjera. Fillon keshtu nje reaksion zinxhir qe do te 
shperbeje te gjithe berthamat atomike te dhe do te cliroje nje 
sasi te madhe energjie.
Principi baze per prodhimin e energjise nga berthama atomike, 
qendron ne faktin se masa totale pas nje reaksioni berthamor eshte
me e vogel se masa para reaksionit. Diferenca midis ketyre masave 
eshte shnderuar ne energji, sipas ekuacionit E=m*c2, ku E eshte 
energjia e cliruar, m eshte diferenca e masave, c eshte nje 
konstante qe perben shpejtesine e drites 299 792,458 km/s. Kjo 
energji e cliruar, mund te kontrollohet dhe te perdoret per te 
shnderuar ujin ne avull, i cili mund te perdoret per te vene ne 
levizje turbinat ne nje gjenerator elektrik.
1 gram Uranium235 gjate fisionit, cliron nje energji te 
barabarte me ate te cliruar nga djegia e 1,6 ton nafte.
Fuzioni ka te beje me faktin se dy ose me shume berthama te lehta 
mund te bashkohen per te formuar nje berthame me te rende. Ky 
eshte procesi baze qe mban ndezur yjet, ku ne rastin me te 
shpeshte, kater protone bashkohen per te formuar nje berthame 
heliumi (2 protone, 2 neutrone) dhe disa therrmija te tjera. Fale 
ketij procesi yjet mund te kundershtojne terheqjen e brendshme qe 
u ben forca gravitacionale, dhe te evitojne te “zhyten” ne 
vetvete.
Per momentin, shkencetaret nuk kane arritur akoma te prodhojne nje
fuzion te kontrollueshem.Per kete arsye fuzioni berthamor perdoret
vetem nen aspektin ushtarak per te ndertuar arme si bomba me 
hidrogjen (Bomba H). Duke qene se sasia e hidrogjenit qe sherben 
si lende e pare per kete reaksion eshte praktikisht e palimituar 
ne toke, dhe se fuzioni cliron rreth 5­7 here me shume energji se 
fisioni, kontrolli i kesaj energjie do te na lejonte te zgjidhnim 
perfundimisht problemin e energjise per planetin tone.
Energjia e cliruara gjate fuzionit te 1 gram hidrogjen 
(deuterium + tritium) eshte e barabarte me energjine e 
cliruar nga djegia e 10 ton nafte.
Cikli i uraniumit
Nxjerrja e mineralit
yellowcake Nxjerrja e uraniumit lejon te merren resurset e 
nevojshme per prodhimin e lendes se pare qe do te perdoret ne 
centralin berthamor. Gjate nje faze te pare nxirret minerali i 
uraniumit, i cili permban nga 1 deri ne 200 kg uranium per cdo ton
mineral. Minerali i nxjerre perpunohet gjate nje faze te dyte per 
te dhene nje pluhuri ngjyre te verdhe e quajtur yellowcake, i cili
nuk tretet ne uje dhe shkrin ne rreth 2800 grade C. Perqendrimi i 
uraniumit (i ndodhur nen formen e U3O8) ne kete lende eshte rreth 
750 kg uranium per ton. Vendet kryesore te prodhimit te yellowcake
jane Kanadaja dhe Australia.
Per tu mundesuar pasurimi i uraniumit, duhet qe U3O8 te kthehet ne
formen e hekzafluorurit te uraniumit UF6, qe eshte nje lidhje e 6 
atomeve fluor me nje atom uranium. Ky eshte nje tjeter proces 
mjaft i komplikuar qe per momentin kryhet vetem ne 12 vende ne 
bote: Kanada, France, Rusi, Britani e Madhe, SHBA, Argjentine, 
Brazil, Kine, Republika e Korese, Pakistan, Japoni dhe Iran.
Pasurimi i uraniumit
* Cfare eshte pasurimi i uraniumit?
Pasurimi i uraniumit eshte nje proces qe ka si qellim te shtoje 
numrin e izotopeve U235 ne nje kallep uraniumi. Uraniumi i gjendur
ne natyre permban rreth 0,7% izotope U235. Ne menyre qe nje sasi 
uraniumi te jete e u235perdorshme per qellimi civile ose ushtarake
duhet qe dendesia e ketyre izotopeve te jete nga 0,9­85% sipas 
llojit te perdorimit. Keshtu, disa centrale berthamore perdorin 
uranium te pasuruar ne nivelet 0,9­2%, nendeteset ushtarake me 
motor berthamor perdorin uranium ne nivele pasurimi 50­90%
(figure), Little Boy, bomba e hedhur ne Hiroshima, permbante 50 kg
uranium te pasuruar ne nivel 89%, dhe 14 kg ne nivel 50%, per nje 
mesatare prej 80% U235/ kg uranium.
Pasurimi eshte nje proces jo­ njetrajtesisht i komplikuar. Keshtu 
eshte shume me e veshtire te kalohet nga 0,7% ne 4% sesa te 
kalohet nga 4% ne 80%. Prej nga mundesia e cdo vendi qe pasuron 
uraniumin per qellime civile te kaloje ne perdorime ushtarake, dhe
shqetesimi nderkombetar per procesin e pasurimit te uraniumit ne 
Iran. (Sipas te dhenave Irani eshte ne gjendje per momentin te 
pasuroje uranium deri ne 3,5%)
* Cfare jane izotopet dhe perse duhen me shume izotope U235 se 
normalja?
Atomi eshte i perbere nga elektronet qe formojne rene elektronike 
dhe berthama e perbere nga protonet dhe neutronet. Ne gjendje 
normale ne natyre shumica e atomeve eshte e perbere nga nje 
berthame qe permban nje numer te caktuar protonesh dhe neutronesh.
Megjithate, sipas elementeve kimike ne perqindje te caktuara 
ndodhen edhe atome, ne te cilat numri i neutroneve ndryshon nga 
numri “normal” i neutroneve. Keto atome quhen izotope te nje 
elementi. Izotopet kane te njejtat cilesi kimike si edhe atomet 
‘normale’, eshte e pamundur te ndash kimikisht 2 sasi lende te 
perbera nga izotope te ndryshem te te njejtit element. Duke qene 
se ne berthamen e nje izotopi, numri i neutroneve dhe protoneve 
eshte i ndryshem, normalisht edhe pesha e atomit perkates do te 
jete e ndryshme, sipas rasteve nje izotop do te jete me i rende se
atomi normal kur ne berthame ndodhen me shume neutrone dhe me i 
lehte kur ndodhen me pak. Emrin izotopi e merr nga masa e tij, pra
nga numri i atomeve plus numrin e protoneve, U235 permban 92 
protone dhe 143 neutrone (92+143=235) ndersa U238 permban 92 
protone dhe 146 neutrone (92+146=238).
Ne menyre qe nje reaksion berthamor fisioni te ndodhe, nevojitet 
qe atomet e uraniumit te goditen nga neutrone dhe te shperbehen 
duke leshuar neutrone te tjere dhe energji (shih rubriken 
perkatese). Qe ky reaksion te kthehet ne nje reaksion zinxhir, pra
te prodhohet vazhdimisht energji, nevojitet qe atomet qe goditen 
te shperbehen dhe te leshojne neutrone te tjere dhe energji. U238,
atomet e uraniumit te ndodhur me me shumice ne natyre, nuk jane te
ashtuquajtura “fisionuese” ose “fisile”, qe do te thote se ne 
qofte se goditen nga nje neutron nuk shperbehen (pervec rasteve 
kur goditen nga neutrone me shpejtesi shume te madhe) por kthehen 
ne U239 ‘izitop’ i paqendrueshem i cili kthehet menjehere ne 
Neptunium 239. Vetem atomet e U235 shperbehen gjate goditjes se 
nje neutroni duke formuar Kriptium (Kr92) dhe Barium (Ba141) dhe 
duke cliruar edhe 2­3 (mesatarisht 2,4) neutrone te tjere qe do te
shkojne te godasin atome te tjere U235.
Ne qofte se sasia e U235 eshte me e vogel se 0,9% atehere 
neutronet e cliruara do te “gelltiten” nga U238 dhe reaksioni 
zinxhir nuk do te zhvillohet. Thuhet se masa e U235 ishte nen 
masen kritike. Ne rast te kundert probabiliteti qe neutronet te 
godasin atome te tjera U235 dhe te mos “gelltiten” nga U238 rritet
se tepermi, dhe ndodh reaksioni zinxhir, qe eshte i kontrolluar ne
centralet berthamore, dhe qe shkon deri ne fund ne bombat 
nukleare. Ne kete rast thuhet se masa e U235 ishte mbi masen 
kritike.
* Si vecohet U235?
Procesi i vecimit te U235 eshte nje proces qe bazohet ne nje 
princip mjaft te thjeshte. Duke qene se U235 ka me pak neutrone ne
berthame se U238 ky i fundit ka nje mase me te madhe se izotopi 
fisil U235 (quhen izotope fisile ata qe mund te hyjne ne reaksione
berthamore fisioni). Fale mases me te madhe U238 ka dhe nje 
inertesi me te madhe. Duke vendosur uraniumin ne centrifuga te 
fuqishme izotopet me masa te ndryshme vecohen nga njeri tjetri, 
dhe izotopet me te rende ‘zhvendosen‘ ne periferi, ndersa ata me 
te lehtet pra edhe U235 pozicionohen ne qender . (Procesi ka te 
njejtin parim si dhe centrifuga e lavatrices, e cila shfrytezon 
faktin se uji eshte me i rende se veshjet per ta vecuar dhe 
nxjerre jashte kete te fundit ne menyre qe teshat te jene « gjysem
te thata ».)
Ultracentrifugimi eshte procesi me i perdorur sot per pasurimin e 
uraniumit per shkak te principit te tij te thjeshte dhe te kostos 
relativisht te ulet. Ekzistojne edhe procese te tjera pasurimi 
uraniumi si per shembull : ndarja termike, ndarja 
elektromagnetike, ndarja me lazer dhe nje sere procesesh te tjere 
me te komplikuar.
Trajtimi i mbetjeve
Pas djegies ne gjenerator te karburantit te formuar nga U235, 
elementet e perftuar kane nje nivel radiacioni mjaft te larte dhe 
per kete arsye duhen trajtuar. Trajtimi i ketyre mbetjeve perben 
fazen perfundimtare te ciklit te karburantit berthamor.
– Cfare eshte radiacioni dhe perse eshte i rrezikshem?
Gjate reaksioneve berthamore te fisionit nje atom uraniumi U235 
goditet nga nje neutron, dhe shperbehet ne atome Kriptoni dhe 
Bariumi duke cliruar edhe energji (shih rubriken perkatese). Nje 
pjese e energjise se perftuar rrit temperaturen e ujit duke e 
kthyer ne avull qe do te sherbeje per te vene ne levizje turbinat,
ndersa pjesa tjeter perhapet ne forme valesh.
Radiacioni eshte perhapja e energjise ne formen e 
valeve, ose levizja e therrmijave subatomike (kuarke 
etj) per shkak te kalimit te nje trupi (atomi) nga 
nje gjendje me energji me te larte ne nje gjendje me 
energji me te ulet. Radiacioni quhet jonizues kur 
eshte ne gjendje te shkepute nga atomet elektrone, 
dhe jo­jonizues kur nuk permban energjine e duhur per
te shkeputur elektrone. Problemi ne shfrytezimin e energjise 
berthamore qendron ne faktin se radiacioni krijohet jo vetem gjate
reaksioneve berthamore, por edhe mbetjet e perftuara nga keto 
reaksione jane radioaktive per nje kohe te gjate. Per me teper 
radiacioni i ketyre mbetjeve eshte jonizues. Ne baze te energjise 
dhe te elementeve qe clirohen radiacioni jonizues ndahet ne rreze 
alfa (clirohet nje berthame heliumi qe permban 2 protone, 2 
neutrone), beta (clirohet nje elektron ose pozitron) ose gama 
(clirohen vale elektromagneteki, ose foton me eneregji te larte).
Rrezikshmeria e ketyre rrezatimeve qendron ne faktin se jane ne 
gjendje te depertojne ne trupin njerezor, te jonizojne atomet dhe 
si rrjedhoje te formojne kancer. Normalisht aftesia depertuese 
ndryshon sipas llojit te rrezatimit.
Keshtu rrezatimi alfa eshte ne gjendje te depertoje 
vetem deri ne 3mm thellesi ne leter. Kanceri i lekures 
eshte pasoja me e dukshme e ketij rrezatimi, megjithate
marrja e therrmijave alfa nepermjet ushqimeve te 
kantaminuara, sjell shkaterrimin e organizmit nga 
brendesia. Sidoqofte mjaftojne rreth 100 flete formati dhe arrijme
te shpetojme nga nje rrezatim i ketij lloji.
Rrezatimi beta ka nje aftesi depertuese 100 here me 
te forte se ai alfa, duke qene se elektronet jane 
therrmija me te vogla se ionet e heliumit. Ne trupin
njerezor ky rrezatim arrin te depertoje deri ne 1 
centimeter thellesi dhe shkakton kancer. Megjithate 
edhe ne kete rast mjaftojne vetem 3 milimeter alumin per te 
ndaluar avancimin e rrezeve beta.
Rrezatimi gama eshte edhe me i rrezikshmi. Aftesia 
depertuese e tij eshte 100 here me e fuqishme se e 
rrezatimit beta, dhe 10000 here me e fuqishme se e 
rrezatimit alfa. Duke qene se ky lloj rrezatim 
perbehet nga vale elektromagnetike ne gjatesi mjaft 
te vogel, deri ne nje e dhjeta e nje angstrom (100 here me te 
shkurtra se 1/1000000000 e metrit), ose nga fotone me energji te 
madhe disa dhjetra mijera elektron volt (eV), ai eshte ne gjendje 
te depertoje pjesen me te madhe te materialeve.
Ndryshe nga dy rrezatimet e tjera berthamore (alfa dhe beta) 
rrezatimi gama i ndodhur ne gjendjen e valeve elektromagnetike e 
deperton tejpertej trupin njerezor duke jonizuar molekulat, dhe 
duke formuar kancer ne pjese te ndryshme te trupit. Rrezikshmeria 
eshte me e madhe nese kihet parasysh fakti se tejpertimi i trupit 
sjell modifikime edhe ne ADN, dhe tanime jo vetem ne qelizat e 
lekures por ne rastin me te keq edhe ne qelizat seksuale, cka 
sjell nje mutacion gjenetik te trashegueshem. Eshte ky lloj 
rrezatimi qe eshte shkaktar i pjeses me te madhe te femijeve te 
deformuar te lindur pas katastrofes se Cernobillit. Ne rastin e 
rrezatimit gama muret mbrojtese duhet te kene nje trashesi me te 
madhe se 3m beton.
Keto jane arsyet qe e bejne te detyrueshem rrethimin e burimeve 
radioaktive nga mure betoni dhe shtresa plumbi.
Energjia dhe llojet e saj alternative. Energjia berthamore.

More Related Content

What's hot

ZBATIME TE LIGJIT TE ARKIMEDIT PUNE EKSPERIMENTALE
ZBATIME TE LIGJIT TE ARKIMEDIT PUNE EKSPERIMENTALE ZBATIME TE LIGJIT TE ARKIMEDIT PUNE EKSPERIMENTALE
ZBATIME TE LIGJIT TE ARKIMEDIT PUNE EKSPERIMENTALE #MesueseAurela Elezaj
 
DUKURITE ELEKTRIKE,PERDORIMI I TYRE NE MJEKESI
DUKURITE ELEKTRIKE,PERDORIMI I TYRE NE MJEKESIDUKURITE ELEKTRIKE,PERDORIMI I TYRE NE MJEKESI
DUKURITE ELEKTRIKE,PERDORIMI I TYRE NE MJEKESIIsmail Memushaj
 
Energjia dhe ndotja e mjedisit
Energjia dhe ndotja e mjedisitEnergjia dhe ndotja e mjedisit
Energjia dhe ndotja e mjedisitEneo Petoku
 
Projekt Fizik - Elektriciteti
Projekt Fizik - ElektricitetiProjekt Fizik - Elektriciteti
Projekt Fizik - ElektricitetiMarinela Abedini
 
Termodinamika dhe Ligjet e saj.
Termodinamika dhe Ligjet e saj. Termodinamika dhe Ligjet e saj.
Termodinamika dhe Ligjet e saj. Gen Ndoci
 
Prodhimi i energjise
Prodhimi i energjiseProdhimi i energjise
Prodhimi i energjiseroberto1723
 
Hidrocentralet
HidrocentraletHidrocentralet
HidrocentraletErgi Nushi
 
Hidrokarburet dhe vetite e tyre
Hidrokarburet dhe vetite e tyreHidrokarburet dhe vetite e tyre
Hidrokarburet dhe vetite e tyreirida_2000
 
Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshme
Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshmeNdikimi i efektit sere ne jeten e perditshme
Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshmeSa Ide
 
Projekt Fizike Tema: Energjia e se ardhmes
Projekt Fizike  Tema: Energjia e se ardhmesProjekt Fizike  Tema: Energjia e se ardhmes
Projekt Fizike Tema: Energjia e se ardhmesIris Sakej
 
Te ushqyerit shendetshem
Te ushqyerit shendetshemTe ushqyerit shendetshem
Te ushqyerit shendetshemDarla Evangjeli
 
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone  projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimiFacebook
 

What's hot (20)

ZBATIME TE LIGJIT TE ARKIMEDIT PUNE EKSPERIMENTALE
ZBATIME TE LIGJIT TE ARKIMEDIT PUNE EKSPERIMENTALE ZBATIME TE LIGJIT TE ARKIMEDIT PUNE EKSPERIMENTALE
ZBATIME TE LIGJIT TE ARKIMEDIT PUNE EKSPERIMENTALE
 
Energjia Diellore
Energjia DielloreEnergjia Diellore
Energjia Diellore
 
ARN & ADN
ARN & ADNARN & ADN
ARN & ADN
 
Energjia llojet
Energjia llojetEnergjia llojet
Energjia llojet
 
Ndryshimet klimatike
Ndryshimet klimatikeNdryshimet klimatike
Ndryshimet klimatike
 
Fusha Magnetike
Fusha MagnetikeFusha Magnetike
Fusha Magnetike
 
DUKURITE ELEKTRIKE,PERDORIMI I TYRE NE MJEKESI
DUKURITE ELEKTRIKE,PERDORIMI I TYRE NE MJEKESIDUKURITE ELEKTRIKE,PERDORIMI I TYRE NE MJEKESI
DUKURITE ELEKTRIKE,PERDORIMI I TYRE NE MJEKESI
 
Energjia dhe ndotja e mjedisit
Energjia dhe ndotja e mjedisitEnergjia dhe ndotja e mjedisit
Energjia dhe ndotja e mjedisit
 
Projekt Matematike
Projekt MatematikeProjekt Matematike
Projekt Matematike
 
Projekt Fizik - Elektriciteti
Projekt Fizik - ElektricitetiProjekt Fizik - Elektriciteti
Projekt Fizik - Elektriciteti
 
Termodinamika dhe Ligjet e saj.
Termodinamika dhe Ligjet e saj. Termodinamika dhe Ligjet e saj.
Termodinamika dhe Ligjet e saj.
 
Prodhimi i energjise
Prodhimi i energjiseProdhimi i energjise
Prodhimi i energjise
 
Hidrocentralet
HidrocentraletHidrocentralet
Hidrocentralet
 
Forca e veprimit dhe kunderveprimitLlorena Nushi
Forca e veprimit dhe kunderveprimitLlorena NushiForca e veprimit dhe kunderveprimitLlorena Nushi
Forca e veprimit dhe kunderveprimitLlorena Nushi
 
Hidrokarburet dhe vetite e tyre
Hidrokarburet dhe vetite e tyreHidrokarburet dhe vetite e tyre
Hidrokarburet dhe vetite e tyre
 
Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshme
Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshmeNdikimi i efektit sere ne jeten e perditshme
Ndikimi i efektit sere ne jeten e perditshme
 
Projekt Fizike Tema: Energjia e se ardhmes
Projekt Fizike  Tema: Energjia e se ardhmesProjekt Fizike  Tema: Energjia e se ardhmes
Projekt Fizike Tema: Energjia e se ardhmes
 
Te ushqyerit shendetshem
Te ushqyerit shendetshemTe ushqyerit shendetshem
Te ushqyerit shendetshem
 
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone  projekt kimi
Elementet kimik ne trupin tone projekt kimi
 
Ligji i ruajtjes se impulsit Bleona Popaj
Ligji i ruajtjes se impulsit Bleona PopajLigji i ruajtjes se impulsit Bleona Popaj
Ligji i ruajtjes se impulsit Bleona Popaj
 

More from Armando Selvija

More from Armando Selvija (10)

G code
G codeG code
G code
 
Kontrolli me sensore ultrasonike
Kontrolli me sensore ultrasonikeKontrolli me sensore ultrasonike
Kontrolli me sensore ultrasonike
 
Teknologji mekanike - Permasimi konstruktive dhe operacional i bashkimit
Teknologji mekanike - Permasimi konstruktive dhe operacional i bashkimitTeknologji mekanike - Permasimi konstruktive dhe operacional i bashkimit
Teknologji mekanike - Permasimi konstruktive dhe operacional i bashkimit
 
Astrofizika
AstrofizikaAstrofizika
Astrofizika
 
Reklamat, mjetet e komunikimit
Reklamat, mjetet e komunikimitReklamat, mjetet e komunikimit
Reklamat, mjetet e komunikimit
 
Logo
LogoLogo
Logo
 
Plani i biznesit
Plani i biznesitPlani i biznesit
Plani i biznesit
 
Plan biznesi
Plan biznesiPlan biznesi
Plan biznesi
 
Don kishoti
Don kishotiDon kishoti
Don kishoti
 
KIMI
KIMIKIMI
KIMI
 

Energjia dhe llojet e saj alternative. Energjia berthamore.