Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Iliret Ardit Rexhmataj

3,723 views

Published on

  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

Iliret Ardit Rexhmataj

  1. 1. REPUBLIKA E SHQIPERISE INSTITUTI “HARRY FULTZ” PROJEKT LENDA: HISTORI
  2. 2. Origjina e Ilirëve  Teoritë mbi prejardhjen e ilirëve, në përmbajtje ata shprehin vetëm dy pikëpamje: Njëra nga të cilat i quan ilirët si të ardhur në Ballkan, ndërsa; Edyta i quan ilirët si popull autokton të formuar në trollin historik të Ilirisë. Përsa i takon teorisë së parë aty ka mospërputhje, përsa i takon vendit se prej ku erdhën ilirët dhe në cilën kohë.Disa e lidhin përhapjen e tyre me kulturën e Halshtatit, të tjerët me kulturën e fushave me urna apo mekulturën e Luzhicës. Sipas tyre, ilirët morën pjesë në lëvizjet e popujve që njihen me emrin dyndja dorike, egjeane apo panonoballkanike dhe duke zbritur nga Evropa qendrore, në fillim të epokës së hekurit u ngulën në Gadishullin Ballkanik.
  3. 3.  Teori më e re është ajo që e konsideron kulturën ilire si një dukuri të formuar historikisht në trollin ilir në bazë të një procesi të gjatë dhe të pandërprerë gjatë epokës së bronzit dhe fillimit të asaj të hekurit. Kjo tezë gjen prova të shumta në territorin historik të Ilirëve, me zbuliomet e bëra në trollin e Shqipërisë: Maliq, Pazhok, Vajzë, etj. Jashta Shqipërisë: Glasinac (Bosnjë) etj.
  4. 4. Trualli i kulturës së fushave me urna nuk mund të lidhet kurrsesi etnikisht me Ilirët. Duke krahasuar truallin e kulturës së fushave me urna me atë të kulturës së mirfilltë ilire Mat-Glasinac, vihen re ndryshime thelbësore si në kulturën materi ale në qeramikë, në objektet metalike etj. ashtu edhe në atë shpirtërore, që ka një rëndësi të veçantë në përcaktimin etnik të një popullsie. Trualli i Panonisë ndjek mënyrën e varrimit me djegie duke vendosur mbeturinat në vazo të veçanta (urna), ndërsa ai i Matit dhe i Glasinacit, varrimin në tuma e kryesisht me vendosje kufome.
  5. 5.  Këto ndryshime në kulturë i veçojnë panonët edhe si një grup etnik më vete që dallohet nga ai i ilirëve. Përveç kësajë të dhënat arkeologjike kanë treguar se dyndjet panono-ballkanike, dorike e egjeane nuk e përfëshinë pjesën perendimore të Ballkanit dhe nuk prunë deri në zhven dosje të ilirve. Kjo shihet qartë , ku materialet arkeologjike të kësaj kohe flasin jo për ndërprerje të kulturës, por për një vazhdimësi të saj që nga epoka e hershme e bronzit. Qeramika e kësaj kohe zhvillohet në tërë trollin ilir mbi bazën e poçerisë më të hershme të epokës së bronzit, pa pasur ndonjë ndryshim në kohën e kalimit nga epoka e bronzit në atë të hekurit, dhe duke e ruajtur këtë traditë autoktone deri në sh,VI p.e.s. kur historikisht dihet se këta krahina banoheshin nga bashkësi të qëndrueshme ilire.
  6. 6.  Nga shumë teori që janë përmendur deri më tani, mbi origjinën e Ilirëve, padyshim, teoria më e përhapur është ajo të cilën më së qarti e formuloi Alojz Benac nga Sarajeva. Ai çështjen e etnogjenezës së Ilirëve e trajton në punimin e tij "Parailirët, Protoilirët dhe Ilirët e lashtë."Sipas Benac, zhvilli mi i brendshëm në Ballkanin perendimor shkaktoi, mu në fund të epokës së bronzit, formimin e bashkësive etnike të Ilirve të vjetër dhe së shpejti mandej në periudhen e hekurit edhe kriji min e etnosit Ilir.
  7. 7. Emri Ilir  Arkeologu i njohur arbëresh nga Zara,Aleksandër Stipçeviq në studimin e tij të botuar 1990 në Prishtinë ,kur foli për emrin e ilirëve dhe prejardhjes së tij në fillim na jep legjendën greke të cilën e ka shënuar Apolodori e ku thuhet se Illyriosi ka qenë i biri i fenikasit Kadmit dhe të shoqes së tij Harmonisë. Kur është lindur dhe si fëmijë duke ndenjur në djep atë e kishte mbështjellë një gjarpër, e pasi që emri i gjarpërit ka qenë Ilyrios edhe ky e merr emrin nga gjarpëri duke u thirrur ILIR. Këtë emër e marrin më vonë të gjith pasardhësit e tij.
  8. 8. Filologjia bashkëkohore po përpiqet gjithashtu të dëshmojë se emri ilir në pikëpamje etimologjike është i lidhur me këtë gjallesë. Gjermani O.Gruppe dhe filologu slloven Karl Oshtir gjithashtu kanë ardhur në përfundim se në këtë emër fshihet gjarpëri. Arsyetimin e gjen në faktin se edhe gjarpëri i madh mitologjik tek hetitët indoevropjanë ka pasur emrin e të njëjtës origjinë. Ai gjarpër është quajtur Ilurianka dhe vërtetë është vështirë që në formën e emrit të tij të mos shihet ngjajshmëria me emrin Ilir. Gjarpëri, si do të shohim më vonë ka pasdur rol shumë të madh në religjionin ilir dhe është e sigurtë se nuk është gjë e rastit që emri ilir mund të lidhet me emrin e kësaj gjallese. Megjithatë, ekzistojnë edhe shpjegime të tjera të emrit ilir, siç është psh. ai që e ka paraqitur Julius Pokorny dhe e pranuan disa nga filologët e tjerë dhe arkeologët. Sipas tij ilirët janë banorët rreth lumit Iler, degë e Danubit në Gjermani, më vonë shpërngulen në Ballkan dhe e kanë marrë emrin si pas këtij lumi.
  9. 9. Gjuha e Ilirëve  Ilirët flisnin një gjuhë e cila dallohej nga gjuhët e popujve të tjerë të kohës së lashtë të Ballkanit. Ajo ishte një gjuhë e veçantë indoevropiane, që kishte lidhje diku më të afërt dhe diku më të largët me gjuhë të tjera të gadishullit Ballkanik dhe jashta tij. Janë konstatuar elemente të përbashkëta sidomos me thrrakishten. Lidhur me vendin e Ilirishtes në mes të gjuhëve indoevropiane është diskutuar mjaft dhe janë dhënë mendime të ndryshme.
  10. 10. Kufinjtë etnikë të Ilirëve  Autorët grekë të cilët të parët kanë tentuar të caktojnë kufinjtë, brenda, të cilëve jetuan ilirët, veçmas në kohën e vjetër, nuk kanë pasur pikëpamje të qjarta për atë se kush janë ilirët dhe cilat rajone i kanë banuar. Sa kanë qenë të paqarta parafytyrimet për ilirët dhe për vendin e tyre, derisa romakët nuk i pushtuan vist në të cilat banonin ilirët, tregon miti i njohur për argonautët, sipas të cilit Jazoni dhe shokët e tij, pasi që në Kolhidë rrëmbyen leshin e artë me anijen e tyre Argo, lundruan nëpër Danub në mënyrë që me të, të depërtojnë në veri të detit Adriatik. Apolloni nga Rodosi e bënte këtë përshkrim ku tregon mosnjohje të brendshme të Ballkanit, sa që ka besuar se nji udhëtim i tillë nëpër Danub deri tek Adriatiku është i mundur. Por kur është në pyetje bregdeti Adriatik, grekët e kanë njohur shumë mirë dhe na japin të dhëna të çmueshme.
  11. 11.  Faktet më të lashta për ilirët në Adriatik i gjejmë qysh në sh,VII p.e.s. tek poeti grek Alkmani. Më vonë rreth vitit 500 p.e.s. Hekatej nga Mileti na jep të dhëna dhe bënë përshkrimin e rrugës në bregun lindor të Adriatikut. Edhepse mungojnë disa pjesë të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë me bregdetin Adriatik, megjithatë ai është i pari që di për Liburnët, mentorët, histritët dhe fise të tjera, disa prej të cilëve më kurrë nuk do të paraqiten në burimet e shkruara.
  12. 12. Principatat
  13. 13. Lufta e Pare Iliro-Romake (229-228 p.e.s)   Rritja e fuqizimi i Mbreterise Ilire vuri ne shqetesim jo vetem shtetet e Greqise por dhe Republiken e Romes, e cila synonte te sundonte ne detin Adriatik. Ne vjështë te vitit 229 para eres se re Roma filloi luften kunder Mbreterise Ilire. Fati i luftes me Romen nuk u percaktua aq nga veprimet luftarake sesa nga dobesite e brendshme te shtetit Ilir. Qytetet e medha siDyrrahu, Apolonia dhe Isa te cilat perbanin mbështëtjen kryesore te mbrojtjes u bashkuan me romaket. Njeri nga komandatet e TeutesDhimiter Fari tradhetoi dhe ia dorezoi armikut floten Ilire dhe ishullin e Korkyres. Ne keto kushte Teuta u detyrua te nenshkruante paqen me Romen.

×