Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

New microsoft word document (3)

242 views

Published on

  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

New microsoft word document (3)

  1. 1. Besimi i Publikut tek Sistemi Ligjor Duhet të Përmirësohet Analiza e sistemit ligjor tregon se besimi i publikut në Shqipëri për këtë sistem, është i ulët. Besimi I publikut është i domosdoshëm për zhvillimin ekonomik, pasi ai krijon një klimë, ku investuesit janëtë sigurt se janë në një fushë loje të drejtë, ku bankat kanë sigurinë se kreditë e pashlyera do të mundt’u kthehen dhe ku njerëzit i paguajnë taksat e tyre, të cilat nga ana tjetër shërbejnë për tëpërmirësuar infrastrukturën. Sistemi ligjor është një aktor kryesor, i cili siguron që kultura të zhvillohet, pasi ai bën të mundur që të zbatohen rregullat bazë për televizionin, shkollat ose botimin. Me një sistem ligjor mosfunksionues, në përgjithësi, njerëzit ndihen të pasigurt. Elementi themelorpër krijimin e besimit të publikut, është bindja se rregullat për të cilat bihet dakord në një mënyrë demokratike, zbatohen nga e gjithë shoqëria dhe nga strukturat shtetërore Sistemi Ligjor Duhet të Veprojë në Mënyrë më Transparente Transparenca është një çështje kryesore në këtë analizë. Kur një aktor në sistemin ligjor, sillet në njëmënyrë transparente, do të ketë më shumë mundësi që njerëzit të kenë besim në të. Një sistem transparent, patjetër që duhet të përpiqet të eleminojë elementet e korruptuara korrupsioni është një dukuri në të cilën njerëzit përfshihen edhe në mënyrë të pavullnetshme. Për këtë arsye, është e rëndësishme për sistemin ligjor që t’i mbrojë pjesëmarrësit e vet nga korrupsioni I pavullnetshëm. Për ata që janë të korruptuar në mënyrë të vullnetshme, sistemi ligjor duhet të zbatojë sanksione të rrepta në një mënyrë uniforme.Është e mundur që sistemi ligjor në Shqipëri të ketë një reputacion që është më i keq nga ç’meriton.Kjo rezulton nga njerëz që nuk e kuptojnë se si funksionojnë institucionet dhe prandaj dyshojnë. Në një sistem transparent,korrupsioni është shumë më i vështirë se sa në një sistem të turbulluar; kur njerëzit i kuptojnë proceset, ka më pak të ngjarë që ata të mendojnë se janë të korruptuara. GJYKATA KUSHTEUESE Siç vihej re më lart, ishin ndryshimet e 1992 që iu bënë ligjit për “Dispozitat Kryesore Kushtetuese”që krijuan të parat një Gjykatë Kushtetuese në Shqipëri. Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara tëAmerikës, ku të gjitha gjykatat e zakonshme mund të vendosin mbi çështje kushtetuese duke qenë Gjykata e Lartë që thotë fjalën e fundit, Shqipëria vendosi të zbatonte sistemin që është i përhapur në Evropë, ku një gjykatë e veçantë jashtë sistemit normal gjyqësor, ka kompetencën për të vendosur mbi kushtetutshmërinë e ligjeve. Detyra të Përgjithshme KushtetueseAktualisht, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë rregullohet nga Pjesa e Tetë e Kushtetutës shqiptare(nenet 124134). 1. Njësoj si Gjykata e Lartë dhe ndjekëse e nenit 7 të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese gjithashtu ka ligjin e vet organik (“Ligji për Gjykatën Kushtetuese”) për të rregulluar mëgjerë organizimin dhe funksionimin e vet, i cili hyri në fuqi në vitin 2000. Ajo përbëhet nga nëntë anëtarë të emëruar nga Presidenti me pëlqimin e Ku vendit, të cilët duhet të kenë të paktën 15 vjet përvojë në profesion dhe shërbejnë për 9 vjet pa të drejtën e rizgjedhjes.
  2. 2. Përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo tre vjet në një të tretën e saj në mënyrë që afatet në detyrë të mos përfundojnë njëkohësisht. Njësoj si gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese gëzojnë imunitet ndaj ndjekjes penale derisa vetë Gjykata të japë pëlqimin;mandati i tyre mund të përfundojë përpara afatit të zakonshëm, vetëm në një numër të kufizuar rrethanash;dhe Kuvendi mund t’i shkarkojë ata me dy të tretat e gjithë anëtarëve të tij, për të njejtat arsye si për një gjyqtar të Gjykatës së Lartë. Edhe një herë tjetër, një vendim i tillë për shkarkim nuk hyn në fuqi derisa të shqyrtohet dhe të miratohet nga vetë Gjykata Kushtetuese. Në mënyrë të qartë, Gjykata Kushtetuese Ligji për Gjykatën e Lartë, nenet 22-25. Vini re se neni 25 i jep të drejtën një gjyqtari të Gjykatës së Lartë, në fund tëafatit të tij nëntë vjeçar, që të emërohet me kërkesën e tij, si gjyqtar në një gjykatë apeli. Ka modele të tjera, të tillë si ai i Francës, ku një “këshill kushtetues” mund të vendosë mbi kushtetutshmërinë e statuteve, përpara se ato të kalohen nga legjislacioni kombëtar, por asnjë gjykatë nuk mund t’i quajë ligjet jokushtetuespas kësaj. Shqipëria nuk e zgjodhi këtë model. Ligji nr. 8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” Kushtetuta, neni 125/1, 125/2. Kushtetuta, neni 125/3. Kjo praktikë u mbart nga Dispozitat Kushtetuese, të cilat krijuan Gjykatën Kushtetuese përherë të parë dhe i caktuan anëtarëve të saj afate 12 vjeçare të qëndrimit në detyrë. Me dorëheqje të ndryshme dhe emërime të reja dhe gjithashtu duke pasur parasysh përmbajtjen e nenit 179/1 të Kushtetutës, se mandati i organevekushtetuese që do të ekzistojnë me hyrjen në fuqi të kësaj Kushtetute, mbaron me afatet e parashikuara sipas DispozitaveKushtetuese, datat faktike të përfundimit të afateve të caktuara janë disi të shpërndara dhe situata është pak konfuze. Shih nenin 82 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, i cili përpiqet ta rregullojë këtë. Kushtetuta, neni 126. Janë të ngjashme me ato për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, të vendosura në nenin 139: dënim mevendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi, mosparaqitja në detyrë pa arsye për më shumë se 6 muaj,mbushja e moshës 70 vjeç (për gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, mosha është 65 vjeç), dorëheqja ose deklarimi me vendim gjyqësor për paaftësi për të vepruar. Dhe një herë tjetër duhet ngritur çështja e mungesës së procedurave të rregullta. Edhe vetë Ligji për Gjykatën Kushtetuese, zakonisht mëse i hollësishëm, duke iu drejtuar kësaj çështjeje në nenin 10, i shton dispozitave kushtetuese. Parimet kryesore që përcaktojnë veprimtarinë e Gjykatës Kushte tuese përshkruhen në nenin 124 të Kushtetutës: ajo “garanton respektimin e Kushtetu tës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj”, dhe ajo “i nënshtrohet vetëm Kushtetutës”. Neni 131 i Kushtetutës rendit çështjet e veçanta për të cilat Gjykata është kompetente të vendosë: pajtueshmërinë e një ligji me Kushtetutën ose marrëveshjet ndërkombëtare dhe pajtueshmërinë e marrëveshjeve ndërkombëtare me Kushtetutën para ratifikimittë tyre;pajtueshmërinë e akteve normative të organeve qendrore dhe vendore me Kushtetutën;përplasje kompetencash ndërmjet pushteteve;kushtetutshmërinë e partive dhe të organizatave të tjera politike si dhe të veprimtarisë së tyre; çështjet lidhur me referendumin, zgjedhjen e deputetëve dhe zgjedhjen e Presidentit, si dhe me shkarkimin nga detyra të Presidentit; dhe gjykimin përfundimtar të ankesave të individëve për shkeljen e të drejtave të tyre kushtetuese për një proces të drejtë gjyqësor, pasi të jenë përdorur të gjitha mjetet juridike për mbrojtjen e këtyre të drejtave.
  3. 3. Çështje të Juridiksionit Një temë e vazhdueshme e diskutimit ligjor lidhet me përdorimin e “interpretimit” në nenin 124.Nëse kjo i jep Gjykatës Kushtetuese një të drejtë të veçantë për të qenë e lirë për të interpretuar Kushtetutën në mungesë të një polemike të caktuar sipas nenit 131. Në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese, kuptohet se ajo e bën këtë dhe siç tregojnë statistikat e ripërpunuara, më poshtë nëpjesën IV ajo ka bërë një sërë interpretimesh abstrakte. Mbi çështjen e rëndësishme të vendimit ose të legjitimitetit për ta vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, neni 134 vendos se një procedim mund të niset vetëm nga: Presidenti, Kryeministri, jo më pak se një e pesta e deputetëve (që është 35), Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, çdo gjykatë e zakonshme sipas rastit të nenit 145/2 të Kushtetutës,Avokati i Popullit, organet e qeverisjes vendore, bashkësitë fetare, partitë politike dhe organizata të tjeradhe individët. Pesë kategoritë e fundit mund të bëjnë kërkesë vetëm për çështje që lidhen me interesat e tyre. Neni 134 bie nëkundërshtim me nenin analog të Dispozitave Kushtetuese, i cili e lejonte Gjykatën Kushtetuese të niste veprimet me nismën e vet. Çështja se çfarë përbën një çështje që “lidhet me interesat e tyre”mbetet për t’u shtjelluar prej jurisprudences . . Sipas nenit 122 të Kushtetutës, marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara me ligj kanë epërsi ndaj ligjeve të vendit që nuk pajtohen me to. 72Një nga këto vendime interpretuese më të diskutuara doli më 18 janar 2002, lidhur me një çështje të ngritur nga Presienti Rexhep Meidani: “ Nëse nje dekret i Presidentit të Republikës,i nxjerrë në përputhje me nenin 98 të Kushtetutës, nuk shqyrtohet brenda 10 ditëve, cilat janë efektet e mungesës së veprimit nga ana e Kuvendit? Cilat janë kompetencat e presidentit të Republikës në këtë rast, përveç rasteve të parashikuara nga nenet 96, 104, 105 të Kushtetutës?” Shih Krenar Loloçi, Kushtetuta e re dhe nevoja për një mentalitet të ri (Tirana; Horizont, 2002). 73Neni 145/2 parashikon se kur gjyqtarët çmojnë se ligjet janë në kundërshtim me Kushtetutën, nuk i zbatojnë ato, por pezullojnë gjykimin dhe ia dërgojnë çështjen Gjykatës Kushtetuese. 74Kushtetuta, neni 134/2. Në rastin e individëve, sipas nenit 131, pasi ata të kenë përdorur të gjitha mjetet juridike për një proces të rregullt gjyqësor. 75Neni 25 i Ligjit nr. 7561, datë 29.4.1992. 76Vendimi nr. 23/2000 e shpjegonte në terma të përgjithshme se çfarë do të thotë “kriteret lidhur me interesat e tyre” nërastin e Avokatit të Popullit. Vendimi nr. 26/2001 shpalli se ai kishte fuqi që të kundërshtonte një vendim të Këshillit të Ministrave rreth vlerësimit të pronës, ndërsa vendimi nr. 52/2001 shpalli se ai nuk kishte fuqi që të kundërshtontevendimet e gjykatës që nuk përfshijnë akte të administratës publike Organizimi i Gjykatës Ligji për Gjykatën Kushtetuese shtjellon në hollësi organizimin e Gjykatës, procedurat për të sjellë lloje të ndryshme procedimesh, përfshirë interpretime abstrakte e kështu me rradhë. Një çështje me interes është neni 45, i cili i jep Gjykatës pushte tin për të pezulluar zbatimin e një ligji ose akti që mund të sjellë pasoja që prekin interesa shtetërore, shoqërore ose të individëve, “derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi”. Supozohet se kjo nënkupton ligjin ose aktin, kushtetutshmërinë e të cilit Gjykata po e konsideron, por neni nuk thotë ashtu dhe në zbatim të këtijneni, në shkurt të 2002, Gjykata Kushtetuese pezulloi një vendim të Kuvendit, duke thirrur një seancë për të debatuar programin e një kryeministri të sapoemëruar, ndërkohë që konsideronte kushtetutshmërinë e procedurave të emërimit të tij.
  4. 4. Krahasoni nenin 132/1 të Kushtetutës, i cilithotë se “Gjykata Kushtetuese ka vetëm të drejtën e shfuqizimit të akteve që shqyrton”.

×