Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.
1 
Sejdi VESELI 
ALBUM 
I ARMATIMEVE DHE I TEKNIKËS LUFTARAKE 
TË FORCAVE TË ARMATOSURA 
TË SERBISË, TË POZICIONUARA PËRRE...
Sjellja e forcave të freskëta të ushtrisë, njësive komando, të gjandarmerisë serbe 
dhe armatimeve të rënda, në Luginën e ...
e madhe se 2500 forca të armatosura me armatime të lehta), për t’u kthye dhunshëm në 
Kosovë. 
Përballë këtij rreziku real...
4 
Brigada parashutiste serbijane 63 
Stema e kësaj brigade 
Pjesëtar i brigadës parashutiste 63 
Brigada parashutiste nr....
Kushtetutën e Serbisë), si përforcime gjandarmërisë dhe ushtrisë serbijane dhe janë 
pozicionuar në afërsi të kufirit me K...
6 
PUSHKA AUTOMATIKE MËSYMËSE M-21 
Pushka automatike mësymëse M-21 
Pushka automatike mësymëse M-21 me kalibër 5.56 mm, ë...
Karikatori kësaj pushke është ndërtuar nga polimere të kualitetit të larë, ndërsa tyta është 
kalitur dhe e kromizuar nga ...
8 
GRANATAHEDHËSI AUTOMATIK BGA-30 mm 
Hedhësi automatik i granatave BGA-30 mm 
Hegjemonistët serbomëdhenj krahas moderniz...
Kjo armë e efikasitetit të lartë paraqet një hap të madh përpara, duke i krijuar 
kushte njësive ushtarake plane të reja t...
10 
PUSHKËT AUTOMATIKE M70/M72/M85/M92 
Familjen e armëve automatike të këmbësorisë, të prodhimit vendor dhe që 
aktualish...
11 
PUSHKA AUTOMATIKE R-4 
Pushka automatike mësymëse R4 cal. 5.56 mm 
Pushka automatike mësymëse R4 është zhvilluar kah f...
PISTOLETA AUTOMATIKE “SHKORPION” M-84 
12 
Pistoleta automatike Skorpion M-84, kal. 7,65 mm 
Pistoleta automatike Skorpion...
13 
MITRALOZI SERBIJAN M-84 
Mitralozi M-84 cal.7.62 mm, në duart e parashutistit serbijan 
Ky mitraloz modern është prodh...
këtë armë e vendosim në stativën tri këmbëse, jo vetë se ia rrisim precizitetin, por edhe e 
aftësojmë për goditjen e obje...
15 
AUTOMATIKU Heckler & Koch MP5 
Automatiku H&K MP5 
Automatiku H&K MP5 është një armëve më të përhapura nëpër njësitë e...
16 
PUSHKA SULMUESE SPAS -15 
Pushka sulmuese SPAS-15 (“Pomparica”) 
Kjo armë moderne sulmuese dhe për mbrojtje nga afërsi...
17 
PUSHKA E RËNDË SNAJPER M-93 
Pushka e rëndë snajperike M-93 “Crna Strela” 12,7 mm 
Kjo pushkë e rëndë snajperike M-93 ...
18 
Karakteristikat taktike dhe teknike 
Kalibri: Për përdorimin e ushtrisë dhe policisë serbe 12.7 x 108 mm (tipi “Gurjin...
19 
SNAJPERI GJYSËMAUTOMATIK M-76 
Snajper gjysmë automatik M-76 cal. 7,9 mm 
Trashëguesja e pushkëve M48A dhe M69, snajpe...
shpejtë dhe eliminimi i çerdheve të snajperëve kundërshtar është mbrojtja efikase, 
kundërgoditjeve vdekjeprurëse të kësaj...
21 
Minahedhësi serbijan M-70 
Minahedhësi 60,8 mm M-70 
Minahedhësi serbijan benë pjesë në kategorinë e të ashtuquajturve...
22 
Minahedhësi M-69 
Minahedhësi serbijan M-69 kal.82 mm 
Është armë artilerike e këmbësorisë serbijane dhe me destinacio...
23 
RAKETAHEDHËSI I DORËS “Armbrust” 
Hedhësi manual i raketave “Ambrust” 
Prej viti 1989, ky raketahedhës prodhohet në Si...
Ashtu sikur edhe te Zolja serbe, edhe te Ambrusti është ndërtuar mekanizmi 
shkrehjes, i cili mundëson gjuajtje të caqeve ...
25 
SISTEMI RAKETOR KUNDËRBLIND 
“BUMBAR” 
Sistemi raketor kundërblindë “Bumbar” kalibër 136 mm 
Sistemi raketor Bumbar ës...
Saktësia goditjes në cak të këtyre raketave: të caqeve statike është 100%, ndërsa 
26 
të atyre në lëvizje e sipër është m...
27 
RAKETAHEDHËSI I DORËS M-79 “OSA” 
Raketahedhësi i dorës M-79 “OSA”, kalibër 90 mm 
Kjo armë pa dridhje raketore nga e ...
28 
Karakteristikat taktike dhe teknike 
Kalibri: 90 mm 
Radiusi efikas i raketës: 600 m 
Radiusi maksimal: 1960 m 
Masa e...
29 
RAKETAHEDHËSI I DORËS M80 Zolja 
Raketahedhësi i dorës M-80 Zolja 
Kjo armë raketore e dorës dhe njëpërdorimshe është ...
30 
Radiusi i gravuar në shënjestër: 400 m 
Radiusi maksimal: 1280 m 
RAKETAHEDHËSI I DORËS RPG-29 Vampir 
RAKETAHEDHËSI I...
31 
SISTEMI I DIRIGJUAR KUNDËRBLIND 
9K111 Fagot 120 mm 
Sistemi i dirigjuar kundërtank 9K111 Fagot 
Kjo armë e prodhimit ...
32 
SISTEMI I DIRIGJUAR KUNDËRBLIND 
9K115 Metis 
Sistemi i dirigjuar kundërtank 9K115 METIS 
Kjo armë e prodhimit rus, me...
33 
HLIKOPTERI LUFTARAK M-24 
Helikopteri Mi-24 
Në vitin 1967 filloi konstruktimi i kësaj fluturakeje të fuqishme, duke u...
34 
HELIKOPTERI Mi-8 
Helikopteri Mi-8 
Lanserët e raketave kundërtank të njërës anë të helikopterit M-8 
Ky helikopter i ...
SISTEMI I LEHTË I RAKETAVE KUNDËRAJRORE 
35 
9K32M Strela-2M 
Sistemi raketor 9K32M Strela-2M-A 
Ky sistem i lehtë reaketo...
36 
OBUSI SERBIJAN NORA 
Obusi serbijan “Nora” M84 cal.152 mm 
Kjo armë shumë e rrezikshme serbijane, duke ju falënderuar ...
37 
GJUAJTËSI SHUMËTYTËSH RAKETOR 
M-77 OGANJ 
Gjuajtësi shumëtytësh raketor M 77 Oganj 
KARAKTERISTIKAT TEKNIKO-TAKTIKE 
...
38 
GJUAJTËSI SHUMËTYTËSH RAKETOR 
M-87 0RKAN 
Gjuajtësi shumëtytësh raketor M 87 Orkan 
KARAKTERISTIKAT TEKNIKO-TAKTIKE 
...
39 
GJUAJTËSI SHUMËTYTËSH RAKETOR 
M-63 Plamen 
GJUAJTËSI SHUMËTYTËSH RAKETOR M-63 Plamen 
Kjo armë e rëndë e ushtrisë ser...
40 
GJUAJTËSI SHUMËTYTËSH RAKETOR 
9K57 Uragan 
GJUAJTËSI SHUMËTYTËSH RAKETOR 
9K57 Uragan 
Kjo armë shumë efektive e prod...
41 
TANKU M 84 
Tanku M 
84A
42 
Tanku për hapjen e shtigjeve M-84AI 
Kjo armë shumë moderne dhe shumë efektive është prodhuar nga ish ushtria e 
RSFJ,...
43 
AUTOBLINDA KUNDËRAJRORE 
M53/59 Praga
Kjo armë e fuqishme për asgjësimin e fluturakeve që fluturojnë ulët dhe të forcës 
së gjallë të armikut, është prodhuar pë...
45 
AUTOBLINDA BOV-3 
Autoblinda e ushtrisë dhe policisë serbijane BOV-3 e armatosur me 3 topa 
kundërajror M55A4B1të 20 m...
46 
Autoblindat VPB M86 / BOV-M / BOV-VP
47 
Familja e autoblindave të lehta BOV është zhvilluar dhe prodhuar në fabrikën e 
automjeteve të Mariborit (TAM), për ne...
48 
TRANSPORTERI I BLINDUAR BTR-80 
Ky transportier i blinduar rus me 16 rrotë gome, të cilat fryhen dhe fryhen në 
mënyrë...
Armatimi bazë i këtij transportieri është mitralozi 14,5mm, mitralozi 7,62 mm, të 
49 
vendosur në kupolën e tij. 
Në kuad...
50 
AUTOBLINDA LUFTARAKE E KËMBËSORISË 
M80A 
Kjo autoblindë vemesore e ushtrisë serbijane është prodhuar në vitet e tetëd...
51 
Kalibri i dy AGS-17 (BGA): 30mm 
Kompleti luftarak i mitralozit: 2000 fishek 
Kompleti luftarak i “Bumbar” 8 
Kompleti...
Upcoming SlideShare
Loading in …5
×

Sejdi Vejseli ``Albumi I Armatimeve``

1,062 views

Published on

LIBRA SHQIP

Published in: Lifestyle
  • There is a useful site for you that will help you to write a perfect and valuable essay and so on. Check out, please ⇒ www.HelpWriting.net ⇐
       Reply 
    Are you sure you want to  Yes  No
    Your message goes here
  • My brother found Custom Writing Service ⇒ www.HelpWriting.net ⇐ and ordered a couple of works. Their customer service is outstanding, never left a query unanswered.
       Reply 
    Are you sure you want to  Yes  No
    Your message goes here
  • Be the first to like this

Sejdi Vejseli ``Albumi I Armatimeve``

  1. 1. 1 Sejdi VESELI ALBUM I ARMATIMEVE DHE I TEKNIKËS LUFTARAKE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË SERBISË, TË POZICIONUARA PËRRETH KUFIRIT ME KOSOVËN NËNTOR 2006
  2. 2. Sjellja e forcave të freskëta të ushtrisë, njësive komando, të gjandarmerisë serbe dhe armatimeve të rënda, në Luginën e Preshevës, në gjysmën e tetorit 2006 dhe pozicionimi i tyre përreth kufirit të Kosovës Unmikistan, njëkohësisht me deklaratën e një zyrtari të lartë serbijan, se për të intervenuar në Kosovë, “nëse eskalon situata atje” i kemi të gatshëm 100.000 ushtarë serb të armatosur me armatimet më bashkëkohore, përforcon dyshimin e bazuar, se Kosova Unmikistan po rrezikohet nga një blitz krig i ushtrisë serbijane. Bazuar në përvojën që kemi me Serbinë, situata mund të eskalojë brenda natës, me siguri për këtë është duke u kujdesur “Srpski Oslobodilacki Antitroristicki Pokret” (“Lëvizja Çlirimtare Antiterroriste Serbijane”) dhe pjella e saj “Srpska Oslobodilacka Vojska Kosova” (“Ushtria Çlirimtare Serbijane e Kosovës”), sipas skenarëve të përgatitura që moti! Përballë kësaj gjendjeje të rëndë të sigurisë dhe me tendencë të përkeqësimit të saj, e ndjeva të nevojshme për të bërë diçka. Kështu që ma mori mendja se do të ishte në dobi të popullit, përgatitja dhe prezantimi i këtij Albumi. Mund të dyshohet me bazë, se pas agresionit kushtetues armiku shekullor serbo-çetnik, do të ndërmerr një agresion ushtarak, duke sulmuar territorin e Kosovës Unmikistan nga tri drejtime, me qëllim të ripushtimit apo të ndarjes, menjëherë pas “zgjidhjes “ së një farë statusi të saj. Me siguri, gjatë këtij agresioni të rrufeshëm ai do të përdor kundër popullit tonë( i cili me siguri do të rezistoj), armatimet e tij moderne me të cilat posedon dhe që janë bërë përpjekje për t’u paraqitur në këtë Album. Andaj, kuadrot drejtuese dhe mbrojtësit e Atëmemëdheut duhet ta dinë efektin e çdo arme serbijane dhe mënyrën e mbrojtjes ndaj saj, në mënyrë që asnjëherë të mos ndodhen në befasi, të mos njohin friken dhe të mos bien pre e panikut. Kam bindjen se përmbajtje edhe pse modeste e këtij albumi do t’u jep një çik 2 ndihmesë. Albumi i armatimeve e teknikës luftarake të forcave serbijane, ka për qëllim, t’u vijë në ndihmë kuadrove dhe mbrojtësve të truallit atëmemëdhetar, për të njohur armatimin dhe tekniken e re luftarake, me të cilën janë të pajisura edhe njësitë madhore ofanzive serbijane, të dislokuara në Luginën e Preshevës, në rrethinën e Prokuples dhe Çaçakut. Me siguri, se po me këto njësi kreu shtetëror dhe kishtar serbomadh i kërcënon shqiptarët, se nëse nuk janë të kënaqur me statusin e ardhshëm të Kosovës, do të ndërmarrin veprimet e domosdoshme “për çlirimin e kësaj krahine serbe”. Është fakt i pakontestueshëm, se Ushtria Serbijane pas disfatës të turpshme që përjetoi në Kosovë, ka punuar pandërprerë dhe pa u penguar nga askush (as nga ata dashamirë “tanë”, që dërdëllisin se forca mbrojtëse e Kosovës duhet të jetë numerikisht, jo më
  3. 3. e madhe se 2500 forca të armatosura me armatime të lehta), për t’u kthye dhunshëm në Kosovë. Përballë këtij rreziku real, përgatitjet për vetëmbrojtje dhe vetëvendosje për të 3 ardhmen e tij, para popullit tonë parashtrohen si domosdoshmëri. E lypin interesat madhore të Atëmemëdhet, për të qenë në gjendje për t’u organizuar, për të ndërmarr veprimet e domosdoshme dhe për t’i drejtuar ato me sukses. Por, para se gjithash është domosdoshmëri e momentit historik që të përbashkojmë potencialin tonë veprues dhe mendor, pa dallim ideologjie, feje dhe krahine, rreth një qëllimi bosht: Shpëtimi i Atëmemëdheut. Vetëm kështu të përbashkuar, do të jemi në gjendje t’ua japim hakun e merituar, të gjitha hordhive agresore ndaj interesave të ligjshme të kombit dhe vendit tonë. Në kuadër të këtij Albumi janë bërë përpjekjet të sinqerta për të pasqyruar të dhënat taktike-teknike të armëve të ndryshme të këmbësorisë, të artilerisë, të tankeve e të transportierëve të blinduar, të granatave, granatahedhësve, raketave dhe raketahedhësve të forcave ushtarake e policore serbijane, maqedonse e malaziase. Kuadrot drejtuese të forcave mbrojtëse shqiptare duhet të njohin e t’u shpjegojnë efektivave armatimin e armikut tonë të përbetuar, jo vetëm në aspektin teknik, duke perifrazuar të dhënat, por të analizojnë “anët e forta dhe të dobëta ” të tyre dhe masat më efikase për t’i bërë ato të paefektshme, pse jo edhe për t’i kapur të pa dëmtuara, duke përdorur taktikë të shkathët dhe duke shfrytëzuar me mjeshtri e invencion terrenin, si dhe rrethanat që ofron ai. Njohja e armatimit dhe e teknikës luftarake që pasqyrohen në këtë album, do të duhej të shërbejë për t’iu kundërvënë me sukses efekteve të tyre e për të dalë fitimtar mbi to, duke parashikuar, gjetur e zbatuar në vazhdimësi mënyra të reja të kundërveprimit, duke u ruajtur nga shfaqjet e skematizimit dhe shablonizimit. Duke e shfrytëzuar përvojën e pasur nga luftërat e popullit tonë për liri, sidomos të Epopesë së Lavdishme të Famëmadhes UÇK, kundërvënia ndaj agresionit serbo-çetnik, që sipas gjasave reale edhe do të ndodhë, do të kurorëzohet me sukses të plotë dhe me humbje minimale. Gjatë përpilimit të këtij albumi, përveç të dhënave nga terreni (Lugina e Preshevës, Tullari, Kurshumlia dhe Sanxhaku), janë shfrytëzuar edhe përvoja dhe literature shkencore e Ushtrisë Shqiptare dhe Serbijane. Si forma ashtu dhe pjesa dërmuese e tekstit të kësaj parathënie është marrë nga parathënia e një Albumi të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, të botuar në vitin 1990. Autori Sejdi Veseli
  4. 4. 4 Brigada parashutiste serbijane 63 Stema e kësaj brigade Pjesëtar i brigadës parashutiste 63 Brigada parashutiste nr.63 në përbërje të Divizionit parashutist të Nish-it, e cila mori një leksion të mirë në Koshare nga veprimet e koordinuara në mes të pjesëtarëve të Famëmadhes Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe të artilerisë të Ushtrisë Shqiptare, është e dedikuar për kryerjen desantëve speciale ajrore, në thellësinë operativo-strategjike të kundërshtarit. Një pjesë e pjesëtarëve të kësaj brigade-efektivat e saj komando janë sjellë në Luginën e Preshevës, në gjysmën e dytë të tetorit 2006 (në vigjilje të referendumit për
  5. 5. Kushtetutën e Serbisë), si përforcime gjandarmërisë dhe ushtrisë serbijane dhe janë pozicionuar në afërsi të kufirit me Kosovën Unmikistan, me siguri jo për qëllime paqësore! Pjesëtarët e këtij formacioni të ushtrisë serbijane, të armatosur me armatimet më bashkëkohore, janë ekspert për veprime në terrene të ndryshme, në terrenin malor, fushor, në lumenj e liqe, në vendet të banuara...janë ekspert për veprime prapa linjave të frontit, për vëzhgime, rikonicioni të terrenit dhe për diversione. Kjo njësi është e armatosur me pushkët mësymëse M-21 të kalibrit 5.56 mm, me automatik të kalibrave 7,62 mm, pushkë automatike afriko-jugore të kalibrit 5,56 mm, me pushkët snajper të kalibrave 7,62 mm, 7,9 mm dhe 12,7 mm, pushkomitraloz dhe mitraloza të kalibrit 7,62 mm dhe me pistolete dhe revolver të tipave të ndryshëm. Nga armatimet e rënda kjo njësi i ka në dispozicion AGS-17 BGA 30 mm, bazuaka dhe raketa që hedhen nga krahu ( Zolja M-80 64 mm, Osa M-79 90 mm, sistemin raketor kundërblind “Bumbar” 136 mm, minahedhësit M-69 82 mm dhe M-70 60 mm, si dhe topin malor B-1 76 mm, të gjitha këto të prodhimit serbijan dhe Ambrust 67 mm, të prodhuar në fabrikat e Messerchmit-Bolkov-Bohm të Gjermanisë, si dhe RPG- 29 “Vampir”, kalibër 105.2 mm, të prodhimit rus). Këto njësi lëvizin në terren me ndihmën e xhipeve të prodhimit serb dhe të jashtëm, si dhe me transportier të blinduar të tipit M-53/59 “Praga”, VPB M-86/BOV-M/BOV-VP... Kjo njësi edhe pse në esencë është njësi e këmbësorisë, ajo mund të përdor helikopterët Mi-8 dhe aeroplanët An-26. Mbrojtja nga veprimet e kësaj njësie: Për t’u mbrojtur me sukses nga veprimet shumë të rrezikshme të këtyre njësive, duhet të ndërmerren këto veprime: goditja e tyre me zjarr të përqendruar, që prej hedhjes së tyre nga fluturakja e deri në tokëzimin e tyre; zbulimi i shpejt i vendeve të rigrupimit të tyre pas tokëzimit dhe goditjet e rrufeshme, së pari me mjete plasëse dhe mandej me të gjitha llojet e armatimeve që posedon njësia çlirimtare; zbulimi i shpejt i drejtimit të lëvizjes së këtyre njësive, përgatitja e sulmeve të befasishme dhe të pandërprera nga njësite të vogla, të cilat godasin dhe tërhiqen shpejt, me qëllim të mashtrimit të armikut për ta tërhequr përballë pritave të përshtatshme për ta goditur me zjarr të kryqëzuar dhe asgjësuar. Kjo taktikë e luftimit është përdorur nga çlirimtarët shqiptar gjatë LANÇ, nga çlirimtarët vietnamez (Vietkongu) dhe së fundit nga luftëtarët e UÇK-së. 5
  6. 6. 6 PUSHKA AUTOMATIKE MËSYMËSE M-21 Pushka automatike mësymëse M-21 Pushka automatike mësymëse M-21 me kalibër 5.56 mm, është konstruktuar në fabrikën serbijane të armatimeve “Zastava”, duke u bazuar AK-47, të njohur si kalashnjikov, ofron kushte goditje precize të caqeve. Pushka M-21 në duart e komandove serbijane Kjo pushkë moderne e prodhuar sipas standardeve të NATO-s, gjatë veprimeve mësymëse zëvendëson edhe snajperët e kalibrave të vogël dhe granatat e dorës, ngase e ka të montuar shënjestrën moderne optike dhe hedhësin e granatave të kalibrit 40 mm. Shënjestra optike në M-21 Granatahedhësi 40 mm i vendosur nën trupin e M-21
  7. 7. Karikatori kësaj pushke është ndërtuar nga polimere të kualitetit të larë, ndërsa tyta është kalitur dhe e kromizuar nga brenda. Në fundin e qytës lëvizëse të kësaj pushke që është në formë të patkoit, mund të vendoset një pjesë rezervë e punuar nga goma e cila e mbron krahun e qitësit dhe i siguron kushte komode, sidomos gjatë hedhjes së granatës. Amortizuesi i flakës në fundin e tytës, jo vetëm kryen funksionin e stabilizuesit të armës gjatë qitjes, por e zvogëlon mundësinë për t’u zbuluar pozicioni nga ku shtihet me këtë armë. Kjo armë është e konstruktuar deri në atë shkallë të përsosmërisë, sa që i ofron përdoruesit të saj edhe këtë mundësi, të rregulloj mekanizmin e qitjes edhe për rafalë me nga tri të shkrepje 7 Karakteristikat teknike: -të pushkës-21 Kalibri: 5.56 mm; Karikatori: 30 fishek; Mënyra e shkrehjes: gjysmë automatike dhe automatike; Shpejtësia e zjarrit: 560-680 fishek/minutë: Radiusi maksimal i veprimit: 500 metra. -të granatahedhësit të vendosur nën tytën e Pushkës M-21 Kalibri: 40 mm; Masa (kg): 1,5; Radiusi maksimal: 400 metra; Radiusi i efektit vrastar të predhës:20 metra.
  8. 8. 8 GRANATAHEDHËSI AUTOMATIK BGA-30 mm Hedhësi automatik i granatave BGA-30 mm Hegjemonistët serbomëdhenj krahas modernizimit të armatimeve të tyre (me siguri jo për qëllime paqësore), të shumta për nga sasia, ngase e kishin përvetësuar afro 80% të arsenalit të ish-APJ-së, e cila kishte qenë njëra prej fuqive të mëdha ushtarake, kah fundi i viteve të nëntëdhjeta prodhoi edhe BGA 30mm. Këtë armë shumë moderne, e projektoi, e prodhoi dhe e zhvilloi në fabrikën e armatimeve “Zastava” në Kragujevc, duke u bazuar në modelin e armës ruse AGS-17-Plamaja me kalibër 40 mm. Tipi provues i kësaj arme u provua në Kosovës, konkretisht në fshatin Kaçandoll, në Koshare dhe në Shalë të Bajgores. Provimi i saj u bë duke shti ndaj pozicioneve të UÇK-së dhe ndaj popullatë të pambrojtur civile shqiptare. Përdorimi i kësaj arme u bë: në Kaçandoll dhe Shalë nga helikopteri Mi-8, në Koshare nga pozicionet e njësive komando të Brigadës 63 të Divizionit parashutist të Nish-it, ndërsa në Drenicë dhe Dukagjin nga autoblindat. Gjatë kryqëzimit luftarak kjo armë tregoi rezultate të shkëlqyeshme, andaj filloi prodhimi serik i saj dhe tani gjendet si armë standarde, jo vetëm në të gjitha gjinitë e ushtrisë serbe, por në atë maqedose dhe malaziase. Me siguri, kjo armë shumë efektive gjendet edhe nëpër njësitë e të ashtuquajturës “Ushtria Serbe për Çlirimin e Kosovës”, e cila me siguri vepron, jo vetëm në veriun e Kosovës, por edhe në enklavat serbijane në brendi të Kosovës.
  9. 9. Kjo armë e efikasitetit të lartë paraqet një hap të madh përpara, duke i krijuar kushte njësive ushtarake plane të reja taktike dhe strategjike. Sistemi modern i konstruktit i kësaj arme e bënë të mundshme asgjësimin e caqeve në distanca të mëdha, në kushte të ndryshme të terrenit dhe klimatike, me një radius të lartë të veprimit vrastar. Kjo armë është e dedikuar për asgjësimi dhe paralizimi caqeve të armikut, qofshin ato të pozicionuar brenda, apo jashtë transheve, në një largësi prej 1.7 km, si dhe për neutralizimin autoblindave të lehta, largësi prej 1 km. 9 BGA 30 mm në pozicione të ndryshme Mekanizmi i shnjetrës optike dhe ai shkrehjes Kjo armë është e pajisur me shënjestrën moderne NSBG-1 e cila i rritë shikimin për 2.6 herë. Ajo mundëson marrja në mënyrë direkte, gjysmë direkte dhe indirekte, si dhe në kushtet e shikueshmërisë së dobësuar. Manovrimi prej një vendi dhe përgatitja për veprim e BGA është shumë e thjeshtë dhe e lehtë. Në mëvarshmëri të nevojave, BGA mund të automjete luftarake dhe helikopter. Ushtarët serb gjatë demonstrimit të BGA-30mm Disa nga karakteristikat e BGA 30mm Kalibri i granatave: 30 mm; Karikatori: 29 granata; Numri i vjaskave të tytës: 12; Hapja e zjarrit: automatike dhe selektive;
  10. 10. 10 PUSHKËT AUTOMATIKE M70/M72/M85/M92 Familjen e armëve automatike të këmbësorisë, të prodhimit vendor dhe që aktualisht janë në përdorim të ushtrisë dhe policisë sebijane, e përbëjnë: Pushka automatike mësymëse M70 B1 cal.7.62 mm Pushka automatike mësymëse M70 AB2 cal.7.62 mm Pushkomitralozi M72 AB1 cal.7.62 mm Automati M92 cal. 7.62 mm Automat M85 cal.5.56 mm Të gjitha këto armë janë prodhuar, duke u mbështetur në konstruktin familje së madhe të armëve automatike AK-47 Kalashnikov. Kjo armë është aq e njohur sa që nuk është e nevojshme që të shkruhet më shumë për te. Disa nga karakteristikat e armëve të prezantuara më lartë Modeli M70B1 M70AB2 M72AB1 M85 M92 Kalibri 7.62 7.62 7.62 5.56 7.62 Mekanizmi i gjysmë automatike dhe gj.aut. dhe gj.aut. dhe gj.aut. dhe gj.aut. dhe zjarrit automatike automatike automatike automatike automatike Radiusi efektiv 400 m 400 m 700 m 200 m 300 m Karikatori 30 fishek 30 fishek 75 fishek 30 fishek 30fishek Shkrepja 620fishek/minutë 620 fishek/minutë 620 fishek/minutë 700 fishek/minutë 620 fishek/minutë
  11. 11. 11 PUSHKA AUTOMATIKE R-4 Pushka automatike mësymëse R4 cal. 5.56 mm Pushka automatike mësymëse R4 është zhvilluar kah fundi viteve të shtatëdhjeta në firmën jugoafrikane për avancimin dhe prodhimin e armatimeve LIW Vektor, ndërsa prodhimi serik i saj ka filluar në vitin 1982. Kjo armë është pjesë e armatimit standard të ushtrisë dhe policisë së Afrikës së Jugut, ndërsa shfrytëzohet nga njësitë speciale të Ushtrisë dhe MUP-it serbijan. Kjo pushkë u konstruktua dhe u prodhua duke pasur për bazë pushkën izraelit Galil dhe vetëm disa modifikime të vogla e bëjnë të dallueshme prej saj. Ashtu, sikurse edhe Galil, R4 funksionon sipas principit të AK-47. Në R4 janë të montuara dy këmbëz, të cilat e forcojnë stabilitetin e saj gjatë qitjes dhe e rritin precizitetin edhe ashtu shumë të lartë të saj. Këto këmbëza i shërbejnë ushtarit që është i ngarkuar me te edhe për të këputur pengesat e ndërtuara nga telat gjembor. R4 ushqehet me municion amerikan 5.56 mm, të tipit M293. Mund të shërbehet edhe me municionin SS -109 standard të NATO-s, por preciziteti i saj zvogëlohet dukshëm. Nga R4 mund të lancohet mina tromblonike R1M3, dhe të goditen caqet me efikasitet të madh, deri në 75 metra. Disa nga karakteristikat taktike-teknike të R4 Kalibri: 5.56 mm; Karikatori: prej 30 dhe 50 fishekësh; Mekanizmi: gjysmë automatik dhe automatik; Zjarri: 650 fishek/minutë Radiusi efikas: 500 metra. .
  12. 12. PISTOLETA AUTOMATIKE “SHKORPION” M-84 12 Pistoleta automatike Skorpion M-84, kal. 7,65 mm Pistoleta automatike Skorpion M-Pistoleta automatike Skorpion M-Pistoleta automatike Skorpion M-84 është e prodhuar në fabrikën serbijane të armatimeve “Zastava” Kragujevc, në bazë të licencës së prodhuesit çek, Vz.61 Skorpion. Kjo pistoletë automatike e kalibrit 7.65 mm është e dedikuar për luftime nga afërsia, pra për paralizimin dhe asgjësimin e forcës së gjallë armike gjatë përballjeve luftarake me te në distanca të vogla, deri në 150 metra. Dimensionet e vogla të kësaj arme shumë efikase e bëjnë atë shumë të përshtatshme për armatosjen e ekuipazheve të mjeteve të blinduara, të pilotëve të helikopterëve dhe të efektivave policore dhe ushtarake të ngarkuara për kryerjen e detyrave speciale në pjesët urbane të terrenit. Kjo pistoletë është e pajisur edhe me qytë e cila paloset në pjesën e epërmet saj, duke përfunduar në pjesën e zbuluar të tytës. Ka edhe dy varajanta të kësaj pistolete, të cilat vetëm kalibri i bën të ndryshueshme nga M-84, ngase ato kanë kalibër 9x17 mm dhe 9x18 mm Makarov. Sipas nevojës Skorpion M-84 mund të shfrytëzohet edhe si armë me shurdhues të zërit. Gjatë luftës për çlirimin e trojeve shqiptare nga pushtuesit serbijan dhe maqedonas, kjo armë është përdorur edhe nga guerilasit shqiptar. KARAKTERISTIKAT TAKTIKE DHE TEKNIKE Kalibri: 7,65x17 mm ; Karikatori: 10 dhe 20 fishekë; Shpejtësia praktike e zjarrit gjysmë automatik: 35 fishek/min; Shpejtësia praktike zjarrit rafal: 100 fishek/min; Shpejtësia teorike e zjarrit: 750 fishek/min; Radiusi i veprimit: 75-150 metra;
  13. 13. 13 MITRALOZI SERBIJAN M-84 Mitralozi M-84 cal.7.62 mm, në duart e parashutistit serbijan Ky mitraloz modern është prodhuar në fabrikën serbijane të armëve “Zastava” në Kragujevc, duke u shërbye mitralozin rus PKM. Kjo armë është përdorur masovikisht gjatë luftës së fundit në trojet e okupuara shqiptare, jo vetëm nga forcat serboçetnike dhe maqedonse, por edhe nga luftëtarët e UÇK-së. Gjatë luftimeve kjo armë është dëshmua si shumë precize dhe shumë vrastare, andaj nga policia dhe ushtria serbo-çetnike e kishte marrë nofkën “mbjellësi i vdekjes”, ndërsa nga paramilitarët e Arkanit, kjo armë quhej me nofkën “Ceca”. Ashtu si dhe mitralozat tjerë edhe mitralozi M-84, është i dedikuar për paralizimin dhe asgjësimin e forcës së gjallë të ushtrisë armike, pikave të zjarrit, mjeteve të pa blinduara dhe të blinduara lehtë dhe fluturakeve në lartësi të vogla dhe të tokëzuara. Shënjestra e kësaj arme është e efektshme deri në 1.500 mm. Radiusi efektiv kësaj arme kundër caqeve të pa mbuluara është 1000 metra. Rezultatet më të mira arrihen në distancat prej 600 metra. Mekanizmi i shkrehjes së kësaj arme është i rregulluar për të punuar me tri shpejtësi: rafalë të shkurtër 10 fishek; -rafalë të gjatë 25 fishek dhe zjarr të furishëm dhe të pandërprerë, teoritikisht deri në 700 dhe praktikisht 250 fishek për një minutë. Kjo armë ushqehet me municion 7,62 x 54R, të tipave të thjeshtë, blindëshpues, blindëshpues-djegës, shënues dhe shpërthyes-shënues, nga rrethatoret prej 50 fishekësh dhe me kutit me 100 dhe 250 fishek. Realisht, kjo armë vetëm kur vendoset në stativen tri këmbëse mund të quhet mitraloz, në rastet tjera jo vetëm se quhet por realisht është vetëm pushko-mitraloz. Kur
  14. 14. këtë armë e vendosim në stativën tri këmbëse, jo vetë se ia rrisim precizitetin, por edhe e aftësojmë për goditjen e objekteve në fluturim deri në lartësinë prej 600 metrash. Në rastet kur kjo armë përdoret, jo vetëm duke peshuar mbi dy këmbëzat(të palueshme), të cilat i ka pjesë përbërëse, por edhe gjatë mësyerjes, e lozë vetëm rolin e pushko-mitralozit. Për të marrë në shenjë nga kjo armë përdoret shënjestra mekanike, optike (ON 14 M80) ose shënjestra pasive e natës( PN 5x80). Tabela e shënjestrës të fundit mekanike është shënuar me 15 gravura, ndërsa gravurë është e shënuar me numër të posaçëm, duke filluar prej 0 e deri në 15. Distanca ndërmjet dy gravurave është 100 metra. Shënjestra e shënuar me 0 përdoret për gjuajtjen e caqeve në ajër. KARAKTERISTIKAT TAKTIKE-TEKNIKE Kalibri: 7,62 mm; Pesha e rrethatores prej 100 fishekësh: 3,8 kg Pesha e rrethatores prej 250 fishekësh: 9,4 kg Pesha e mitralozit : 10 kg Radiusi i veprimit: deri në 1500 m Zjarri: 700 fishek/minutë
  15. 15. 15 AUTOMATIKU Heckler & Koch MP5 Automatiku H&K MP5 Automatiku H&K MP5 është një armëve më të përhapura nëpër njësitë e specializuara policore dhe ushtarake në botë. Me këtë armë janë të armatosura e dhe njësitë speciale të ushtrisë serbe, siç është “Kobra” e Brigadës parashutiste 63, brigadës speciale 72... Kjo armë e konstruktuar në atë mënyrë që me një të lëvizur të rregullatorit të zjarrit, mekanizmi i shkrehjes mundë shndërrohet nga ai automatik, në atë gjysmë automatik (Single Fire), d.m.th MP5 shndërrohet në MP5SF. Gjatë procesit të zjarrit, kjo armë ka shumë më pakë dridhje, në raport me armët e rangut të saj, bile edhe të UZZI izraelit. Kjo armë posedon edhe kamufluesin e zjarrit, amortizuesin e zërit dhe platformën për montimin e shënjestrës optike. KARAKTERISTIKAT TAKTIKE-TEKNIKE Kalibri: 9x19 mm; Shpejtësia e zjarrit: 800 fishek/minutë; Kapaciteti i karikatorit: 15 dhe 30 fishek.
  16. 16. 16 PUSHKA SULMUESE SPAS -15 Pushka sulmuese SPAS-15 (“Pomparica”) Kjo armë moderne sulmuese dhe për mbrojtje nga afërsia është prodhuar në gjysmën e dytë të viteve të tetëdhjeta të shakullit të kaluar, në fabrikën italiane Franchi S.p.A., ndërsa përdorimi i saj në njësitë speciale të ushtrisë dhe policisë serbijane, ka filluar të përdoret në vitin e parë të shekullit vijues. KARAKTERISTIKAT TAKTIKE-TEKNIKE Kalibri: 12 mm. Kjo armë ushqehet me municion të gjuetisë, të modifikuar për përdorim luftarak. Radiusi efektiv i kësaj arme është 40 metra. Sistemi i shkrehjes është gjysmë automatik (pump-action/gas-actuated). Karikatori: 6 fishekë. Pesha e armës: 3,4 kg.
  17. 17. 17 PUSHKA E RËNDË SNAJPER M-93 Pushka e rëndë snajperike M-93 “Crna Strela” 12,7 mm Kjo pushkë e rëndë snajperike M-93 është prodhuar në fillim të viteve të nëntëdhjeta në Fabrikën “Zastava” të Kragujevcit, sipas sistemit të Mauzerit dhe me kalibër 12.7 mm . Nga ushtria serbe ka filluar të përdoret në vitin 1998, ndërsa është përdorur gjatë luftës në Kosovë dhe në Luginën e Preshevës. Me këtë snajper modern ka qenë e armatosur edhe ushtria maqedonse dhe që e ka përdorur kundër çlirimtarëve shqiptar, sidomos në rrethinën e Tetovës. Kjo armë e rëndë snajperike dhe shumë precize është e dedikuar parësisht për asgjësimin e forcës së gjallë armike, si të atyre në ambient të hapur, ashtu dhe atyre në automjetet e pablinduara, në largësitë prej 1500 metra, ndërsa për asgjësimin e ushtarëve armiq në mjetet e me blindë të lehtë dhe prapa pozicioneve të fortifikuara deri në 800 metra. Krahas asgjësimit të forcës së gjallë të forcës së gjallë të kundërshtarit, ky snajper përdoret për paralizimin, dëmtimin dhe asgjësimin e automjeteve të pa blinduara dhe të blinduara lehtë, të fluturakeve të tokëzuara, radarëve dhe pajisjeve të ndryshme elektronike, si dhe të qendrave komanduese dhe të ndërlidhjes, duke përdorur municion blindëshpues djegës. Ky snajper I pajisur me shënjestrën optike “Zrak” M94 8x56, është shumë efikas për paralizimin dhe asgjësimin e çerdheve snajperiste të kundërshtarit, andaj dhe përdoret për sigurimin e zonave të caktuara tokësore. Tyta e kësaj pushke snajper është punuar nga I njëjti çelik që përdoret për punimin e tytave të topave të të gjitha kalibrave, krom-nikel-vandijumi.
  18. 18. 18 Karakteristikat taktike dhe teknike Kalibri: Për përdorimin e ushtrisë dhe policisë serbe 12.7 x 108 mm (tipi “Gurjinov”) dhe për përdorimin nga blerësit e jashtëm 12.7x99 (versioni i municionit që përdoret nga mitralozi amerikan Browning M2HB. Pesha: 16 kg (versioni për përdorim nga ushtria dhe policia serbe) dhe 14,5 kg (versioni për përdorim nga blerësit e jashtëm). Kapaciteti i karikatorit: 5 fishek. Radiusi efikas i veprimit: 1600 metra. Mbrojtja nga goditjet e snajperëve armiq: Vetëm maskimi maksimal, zbulimi i shpejtë dhe eliminimi i çerdheve të snajperëve kundërshtar është mbrojtja efikase, kundërgoditjeve vdekjeprurëse të kësaj pushke.
  19. 19. 19 SNAJPERI GJYSËMAUTOMATIK M-76 Snajper gjysmë automatik M-76 cal. 7,9 mm Trashëguesja e pushkëve M48A dhe M69, snajperi gjysmë automatik e prodhuar në fabrikën “Zastava”, duke u bazuar në principin e pushkës automatike M70 të cal.7.62 mm, është snajperi më i popullarizuar në hapësirat e ish RSFJ-së. 1.Komando serbijane në lëvizje luftarake 2. Snajperisti serbijan i pozicionuar për të hapur zjarr Kjo pushkë snajper është prodhuar në numër shumë të madh dhe është shfrytëzuar masovikisht në të gjitha luftërat, si nga ushtria serbijane ashtu dhe ato sllovene, kroate, boshnjake dhe shqiptare (UÇK-ja). Ky snajper është i dedikuar për asgjësimin e ushtarëve kundërshtar (edhe snajperëve) në pozicionet e vetmuara, të rëndësishme dhe në largësi të mëdha. Në këtë pushkë është e vendosur shënjestra optike ON M76 me aftësi zmadhues pre 4 herësh. Karakteristikat taktike dhe teknike Kalibri: 7.92 mm (7.92x57 Mauzer). Radiusi efikas i veprimit: prej 800 deri në 1000 metra. Kapaciteti i karikatorit : 10 fishek. Mbrojtja nga goditjet e snajperëve armiq: Vetëm maskimi maksimal, zbulimi i
  20. 20. shpejtë dhe eliminimi i çerdheve të snajperëve kundërshtar është mbrojtja efikase, kundërgoditjeve vdekjeprurëse të kësaj pushke. 20 BOMBA E DORËS M-75 Bomba serbe e dorës “Kasikara”, e zbërthyer në pjesët themelore Bomba mbrojtëse serbe e dorës bënë pjesë në arsenalin armatimeve të këmbësorisë, e dedikuar për paralizimin dhe asgjësimin e forcës së gjallë armike, gjatë përballjës së afërt me te. Kjo bombë është treguar shumë efikase gjatë luftimeve në territorin e ish RSFJ-së, veçanërisht në Kosovë, Luginën e Preshevës dhe në Luginën e Vardarit, por dukshëm nen nivelin e bombave të ushtrisë shqiptare, të këtij destinacioni. Efikasiteti i kësaj bombe u vërtetua gjatë sulmeve të luftëtarëve të UÇK-së, ndaj pozicioneve të forcave pushtuese serbijane, në transhe, gjatë mësymjes, si në terreni fushor, ashtu dhe në atë malor. (Çlirimtarët shqiptar posedonin sasi të konsiderueshme edhe të kësaj arme serbijane, ngase kishin kapë depo dhe transporte të pushtuesit). Kjo bombë është e konstruktuar për t’u aktivizuar në edhe në dëborë, baltë dhe ujë. Me ndihmën e kësaj bombe mund të përgatiten edhe mina të befasisë dhe shumë të rrezikshëm ndaj efektivave të kundërshtarit. Në foto janë paraqitur trupi i bombës serbijane M-75, eksplozivi plastik, detonatori i tipit “Buschon” dhe koka e bombës bashkë me mekanizmin e siguresës. Në bërthamën e bombës janë të futura afro 3000 sfera të çelikta, me diametër 2,5-3 mm. Radius vrastar i kësaj bombe është 12-18 metra, ndërsa ai plagshaktues 30-50 metra. Mbushja eksplozive e këtij tipi të bombës përbëhet prej 36-35 gram të eksplozivit plastik. Kjo bombë shpërthen 3-4 sekonda pas është hequr siguresa dhe është hedhur, kështu që sado i shkathët kundërshtari, nuk ka as një mundësi teorike që të kthej në drejtim të mbrojtësit. Ky tip i bombës prodhohet edhe në IRJ të Maqedonisë me shenjën dallues M-93, por rëndësia e granatave të dorës është zvogëlua në shkallë të madhe, me futjen në përdorim të hedhësve automatik të granatave, sidomos të atyre të vendosur poshtë tytës së pushkëve mësymëse të këmbësorisë ( sikur ai në pushkën automatike serbijane M-21)
  21. 21. 21 Minahedhësi serbijan M-70 Minahedhësi 60,8 mm M-70 Minahedhësi serbijan benë pjesë në kategorinë e të ashtuquajturve “ minahedhësit komando”. Ngase kjo armë është e dedikuar për pajisjen e njësive komando, sidomos për kryerjen e veprimeve diversante, kundërdiversante dhe veprimeve tjera speciale. Kjo armë shfrytëzohet për luftime në afërsi të drejtpërdrejt dhe veçanërisht për luftime në ambientet urbane, këtë ja mundëson konstruksioni i thjeshtë i saj, përmasa e vogël dhe përdorimi i lehtë. Kjo armë përbëhet nga bazamenti dhe tyta. Në tytë është i montuar mekanizmi i shënjestrës me ndarje 1/6400. Ekuipazhi prej dy vetash dhe i ushtruar mirë mund të lancoj deri 25 granata për një minutë. Karakteristikat taktike dhe teknike Kalibri: 60,8 mm; Masa minahedhësit: 7,8 kg Shpejtësia e granatahedhjes: 20-25 granata/min Radiusi maksimal: 1632 m Ekuipazhi: 2 ushtarë.
  22. 22. 22 Minahedhësi M-69 Minahedhësi serbijan M-69 kal.82 mm Është armë artilerike e këmbësorisë serbijane dhe me destinacion: paralizimin, ndaljen e përparimit dhe asgjësimin e forcës së gjallë dhe pozicioneve të zjarrit të forcave armike, deri në distancën prej 4,2 km. Ashtu si dhe minahedhësit e tipave dhe kalibrave tjerë edhe M-69 me kal.82 mm, është armë e përshtatshme për goditjen e caqeve të fortifikuara dhe prapa mburojave natyrore dhe artificiale, në rrethin prej 3600. M-69 përbëhet prej: tyta, lafeti, bazamenti dhe mekanizmi i shënjestrës NSB-3. Nga minahedhësi M-69 lancohen mina të cilat aktivizohen në momentin e goditjes së cakut, mina të cilat pas shpërthimit krijojnë perde të dendur tymi dhe mina që ndriçojnë pozicionet e armikut. Me minahedhësin M-69 nuk lejohet të goditen caqe më afër 70 metra, ndërsa nuk mund të goditen ato më larg se 4,2 km. Minahedhësi M-69 ushqehet me mina me fuqi të madhe vrastare kundër këmbësorisë M-74, por edhe me versionet e avancuara rrënuese kundër bunkerëve dhe asgjësuese kundër mjeteve të blinduara. Kjo armë është përdorur me të madhe edhe gjatë luftimeve në trojet shqiptare, veçanërisht nga forcat ushtria dhe policia serbo-çetnike dhe maqedonse. Karakteristikat taktike dhe teknike Kalibri: 82 mm; Radiusi maksimal dhe efektiv: 4200 m Shpejtësia e zjarrit: 15-25 predha/minutë; Ekuipazhi: 4 ushtarë; Masa e minahedhësit: 45 kg; Masa e tytës: 14,5 kg Masa e lafetit: 14 kg Masa e bazamentit: 15 kg Masa e predhës: 3,05 kg;
  23. 23. 23 RAKETAHEDHËSI I DORËS “Armbrust” Hedhësi manual i raketave “Ambrust” Prej viti 1989, ky raketahedhës prodhohet në Singapor, sipas licencës së firmës gjermane “Messerchmitt-Bolkov-Bohm”. Ky raketahedhës gjendet në armatimin standard të njësive të specializuara serbijane, që prej kohës kur prodhohej në fabrikat gjermane, pra para viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar. Andaj edhe u përdor me të madhe në të gjitha pjesët e arenës ndërluftuese të ish RSFJ-së. Gjatë luftës në Kosovë; Luginën e Preshevës dhe në Luginën e Vardarit, kjo armë ishte në posedim dhe u përdor kundër mjeteve luftarake të pushtuesit edhe nga çlirimtarët shqiptar, por jo në sasi të madhe. Ashtu sikurse edhe Zolja 64 mm e prodhimit serbijan edhe Ambrusti i kalibrit 67 mm është armë njëpërdorimshme. Në fushën e shikimit të shënjestrës refleksive janë të garvuara siluetat e automjeteve luftarake, gjë që lehtëson përcaktimin e distancës së caqeve nga pozicioni i raketahedhësit.
  24. 24. Ashtu sikur edhe te Zolja serbe, edhe te Ambrusti është ndërtuar mekanizmi shkrehjes, i cili mundëson gjuajtje të caqeve edhe nga vendet e mbyllura, me kusht që pjesa e fundit të raketahedhësit të jetë larg mureve të objektit të mbyllur apo të transhesë, së paku 80 centimetra. 24 Raketa që lancohet nga Ambrust është i prodhuar në dy varijanta: m Karakteristikat taktike dhe teknike Kalibri: 67 mm; Masa e armës: 6,3 kg( Zolja 3 kg); Masa e predhës: 1 kg; Radiusi maksimal i veprimit: 1,5 km; Radiusi efikas i veprimit: 300 m; Koha e fluturimit të raketës deri në largësi prej 300m: 1,5 sek. Forca depërtuese në çelik: 300 mm
  25. 25. 25 SISTEMI RAKETOR KUNDËRBLIND “BUMBAR” Sistemi raketor kundërblindë “Bumbar” kalibër 136 mm Sistemi raketor Bumbar është zhvilluar në fabrikën serbijane të armëve raketore “Krushik” të Valevës, në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, duke u bazuar në sistemin raketor francez Eryx. Kjo armë me efekt të madh asgjësues është e dedikuar për asgjësimin e pozicioneve të fortifikuara luftarake, mjeteve të blinduara, tankeve, pozicioneve të armëve të rënda artilerike dhe fluturakeve ushtarake të tokëzuara, ne një largësi deri në 0,6 km. Forca depërtuese në pllakën e çelikut të homogjenizuar deri në 900 mm e raketave komulative të kalibrit 136 mm, që lancohen dhe dirigjohen nga ky sistem bashkohor, është e mjaftueshme për të shkatërroj të gjitha llojet e tankeve bashkohore. Dirigjimi i raketave që lancohen nga Sistemi Bumbar, bëhet në mënyrë gjysmë automatike dhe nëpërmjet të mikrokablës, të ngjashme me atë që përdoret për dirigjimin e raketave “Maljutka”.
  26. 26. Saktësia goditjes në cak të këtyre raketave: të caqeve statike është 100%, ndërsa 26 të atyre në lëvizje e sipër është mbi 95%. Me këtë armë nuk lejohet goditja e caqeve më afër se 6o metra. Ndaj caqeve deri në largësi prej 300m, veprohet duke e mbajtur Bumbarin të peshuar në krah, ndërsa kur gjuhen caqet në distancë më të madhe se 300m, veprohet vetëm pasi e vendosim këtë lancues në bazament. Ky sistem është i pajisur edhe me shënjestrën IC, për veprim natën. Futja e këtij sistem i ka zëvendësuar topat pa dridhje M-60A të kalibrit 82 mm. Karakteristikat taktike dhe teknike Kalibri i raketës: 136 mm Masa e sistemit në pozicion luftim: 16 kg Radiusi minimal: 60 m Radiusi maksimal: 600 m Koha e fluturimit të predhës deri në largësi prej 600 m: 4 s Ekuipazhi: 2 ushtarë Forca depërtuese në çelik: 900 mm
  27. 27. 27 RAKETAHEDHËSI I DORËS M-79 “OSA” Raketahedhësi i dorës M-79 “OSA”, kalibër 90 mm Kjo armë pa dridhje raketore nga e cila lancohen raketa të kalibrit prej 90 mm, të koduar me emri M-79 “OSA”, është një armë standarde e këmbësorisë në përgjithësi dhe e njësive speciale në veçanti, për të luftuar mjetet e blinduara, pozicionet e armëve të rënda artilerike e raketore, si dhe pozicionet edhe të fortifikuara të këmbësorisë kundërshtare. Kjo armë është përdorur me të madhe edhe gjatë luftimeve në trojet shqiptare, veçanërisht nga ushtria dhe policia serbo-çetnike e maqedonse. Kjo armë serbijane vepron me efikasitet dhe precizitet të lartë kundër automjeteve të blinduara kur janë në lëvizjen, në largësi prej 350 metra, si dhe kundër kundra forcës së gjallë, armëve të zjarrit të pozicionuar në bunker, transhe dhe fortifikime, deri në largësi prej 600 m. Sipas konstruksionit dhe principit të punës, ky raketahedhës i dorës i ngjanë shumë raketahedhësit francez LRAC F1. Koka komulative e raketës që lancohet nga GJRD “OSA” , ka aftësi depërtuese në pllakë çeliku të homogjenizuar deri në 400 mm, por megjithatë nuk mund të shpojë pjesën ballore të tankeve bashkëkohore.
  28. 28. 28 Karakteristikat taktike dhe teknike Kalibri: 90 mm Radiusi efikas i raketës: 600 m Radiusi maksimal: 1960 m Masa e raketës: 3,5 kg
  29. 29. 29 RAKETAHEDHËSI I DORËS M80 Zolja Raketahedhësi i dorës M-80 Zolja Kjo armë raketore e dorës dhe njëpërdorimshe është një armë individuale e fuqishme për ushtarin bashkëkohor, në përballjet e tij me automjetet e blinduara armike. Në dukje ky raketahedhës i dorë ngjanë shumë me Granatagjuajtësin rus të dorës RPG 18, por që e tejkalon për nga preciziteti dhe radiusi i veprimit. Forca dëpërtuese e predhës me kokë komulative që lancohet nga Zolja është, hiq më pak se 300mm të pllakës prej çeliku të homogjenizuar. Kjo armë është përdorur me të madhe gjatë luftës çlirimtare në trojet e okupuara shqiptare, si nga forcat pushtuese po ashtu dhe nga prestarët e UÇK-së. Është vërtetuar se kjo armë nuk ka aftësi për të depërtuar brenda tankut bashkëkohor nga pjesa ballore, por shumë vrastare për forcën e gjallë armike, brenda transportierëve të blinduar dhe autoblindat tjera të lehta. Karakteristikat taktike dhe teknike Kalibri: 64 mm Masa e raketës: 1,42 kg Forca depërtuese në masë të blinduar: 300 mm Radiusi efikas: 220-240m
  30. 30. 30 Radiusi i gravuar në shënjestër: 400 m Radiusi maksimal: 1280 m RAKETAHEDHËSI I DORËS RPG-29 Vampir RAKETAHEDHËSI I DORËS RPG-29 Vampir, kalibër 105 mm Kjo armë e prodhimit rus, me të cilën janë të armatosur edhe njësitë speciale të ushtrisë serbijane, me siguri jo vetëm ato të dislokuara kohëve të fundit në Luginën e Preshevës, është një mjetë i fuqishëm për asgjësimin e tankeve, transporteve të blinduar, automjeteve të blinduara të llojeve të ndryshme, pozicioneve të armëve të rënda artilerike, bunkerëve, urave prej betonit dhe objekteve të ndryshme të fortifikuara, në largësi deri në 450 m. Raketa me kokë komulative që lancohet nga RPG-29, depërton pllakën e pancirit nga çeliku i homogjenizuar, në trashësi prej 650 mm. Karakteristikat taktike dhe teknike Kalibri: 105,2 mm Masa e predhës: 4,5 kg Radiusi i veprimit: 450 m Forca depërtues në blindë nga çeliku i homogjenizuar: 650 mm
  31. 31. 31 SISTEMI I DIRIGJUAR KUNDËRBLIND 9K111 Fagot 120 mm Sistemi i dirigjuar kundërtank 9K111 Fagot Kjo armë e prodhimit rus, me të cilën janë të armatosur edhe njësitë speciale të ushtrisë serbijane, me siguri jo vetëm ato të dislokuara kohëve të fundit në Luginën e Preshevës, është një mjetë i fuqishëm për asgjësimin e tankeve, transporterve të blinduar, automjeteve të blinduara të llojeve të ndryshme, pozicioneve të armëve të rënda artilerike, bunkerëve, urave prej betonit dhe objekteve të ndryshme të fortifikuara, në largësi deri në 2 km. Kjo armë ruse që në qarqet e NATO-s njihet me kodin dallues AT-4 Spigot, është zëvendësuesja e sistemit 9K Maljutka. Kjo armë është shfrytëzuar me të madhe nga hordhitë serbo-çetnike edhe në Kosovës, për asgjësimin e pozicioneve të fortifikuara të çlirimtarëve shqiptar. Kjo armë është në përdorim operativ edhe në ushtrinë serbijane, si dhe në shumë ushtrive tjera në botë. Predhe është e teledirigjuar dhe me precizitet të goditjes në cak të lëvizshëm mbi 90%, ndërsa në caqet e palëvizshme 100%. Karakteristikat taktike dhe teknike Kalibri: 120 mm Masa e raketës: 11,5 kg Forca depërtuese në blindë: 400 mm (fagot B 450 mm) Radiusi minimal: 75 m Radiusi maksimal: 2 km (fagot B 2,5 km)
  32. 32. 32 SISTEMI I DIRIGJUAR KUNDËRBLIND 9K115 Metis Sistemi i dirigjuar kundërtank 9K115 METIS Kjo armë e prodhimit rus, me të cilën janë të armatosur edhe njësitë speciale të ushtrisë serbijane, me siguri jo vetëm ato të dislokuara kohëve të fundit në Luginën e Preshevës, është një mjetë i fuqishëm për asgjësimin e tankeve, transporterve të blinduar, automjeteve të blinduara të llojeve të ndryshme, pozicioneve të armëve të rënda artilerike, bunkerëve, urave prej betonit dhe objekteve të ndryshme të fortifikuara, në largësi deri në 1,5 km. Kjo armë ruse që në qarqet e NATO-s njihet me kodin dallues AT-4 SAXHM, është mjaft e avancuar nga 9K111 Fagot, ushqehet me raketën komulative 9M115. Ekziston edhe varianti i kësaj arme 9K115-2 Metis –M dhe ushqehet me raketën komulative 9M131 Karakteristikat taktike dhe teknike Predha 9M115 9M131 Kalibri 94 mm 127 mm Masa e predhës 5,5 kg 13 kg Depërtueshmëri në blindë 550mm 800mm Radiusi maksimal 1 km 1,5 km Radiusi minimal 40 m 80 m Shpejtësia e shkrehjeve 4-5 rak/min 4-5 rak/min
  33. 33. 33 HLIKOPTERI LUFTARAK M-24 Helikopteri Mi-24 Në vitin 1967 filloi konstruktimi i kësaj fluturakeje të fuqishme, duke u bazuar në helikopterët Mi-8 dhe Mi-14. Ky helikopter i transportit luftarak është i aftë për të zhvilluar luftime shumë të efektshme kundër forcës së gjallë, mjeteve të blinduara dhe caqeve të ndryshme të tokë dhe ujë, si dhe të transportoj dhe të mbështes me zjarr njësinë e këmbësorisë prej tetë anëtaresh me kompletin luftarak të tyre. Ky helikopter ka fituar reputacion në luftërat lokale, si në Afganistan, luftë Irako- Iraniane, në Çeçeni, Angolë, Nikaragua, Shri Lankë, dhe në Ballkan. Dy helikopterë M- 24 janë përdorur nga forcat policore dhe ushtarake serbo-çetnike, kundër pozicioneve dhe bazave të prestarëve të UÇK-së, ndërsa në Luginën e Vardarit, forcat maqedonse përdorën afro 10 helikopter M-24 kundër çlirimtarëve shqiptar. Edhe në fund të tetorit, ky helikopter është pa edhe në luginën e Preshevës, gjatë fluturimeve të ulëta përreth kufirit me Kosovën Unmikistan. Ky helikopter është i armatosur me 4 raketa të dirigjuara kundërblindë 9M17 Falanga M ( NATO-kodi AT-2 Swatter), 128 raketa të dirigjuar të kalibrit 57 mm, mitraloz katërtytësh JakB-12 të kal.12mm dhe me shënjestër elektronike. Për t’u mbrojtur nga raketat që vetëdrejtohen sipas rrezeve IC, ky helikopter posedon hedhësin automatik të karremave IC, por është shumë i ndjeshëm dhe i asgjësueshëm nga predhat blindëshpuese të topave kundërajror, të kalibrave mbi 30 mm. Karakteristikat taktike dhe teknike Ekuipazhi: 3 veta. Desanton me: njësi prej 8 ushtarësh. Shpejtësia e ngritjes:750/minutë. Shpejtësia maksimale e fluturimit:335 km/orë. Lartësia maksimale e ngritjes:5000 metra.
  34. 34. 34 HELIKOPTERI Mi-8 Helikopteri Mi-8 Lanserët e raketave kundërtank të njërës anë të helikopterit M-8 Ky helikopter i dedikuar për transportime luftarak është pjesë e armatimit standard të ushtrisë dhe MUP-it serbijan, ia aftë për transportimin e njësive ushtarake të madhësisë së një reparti, prej 12 vetash dhe pajisjeve, nga një pjesë e frontit luftarak në një pjesë tjetër. Ky helikopter është i armatosur me lancues të 64 raketave të dirigjuara kundërtanke dhe kundër forcës së gjallë të kalibrit 57 mm, si dhe me mitraloz të kalibrit 12.7 mm. Nga ky helikopter mund të hidhen edhe granata. Artileria e lehtë kundërajrore është mjeti efikas për paralizimin dhe asgjësimin e këtij helikopter. Gjatë fluturimit të ulët edhe armët e këmbësorisë dhe municionet blindëshpuese të saj, janë mjaft efikase për tokëzimin e dhunshëm të këtij helikopteri.
  35. 35. SISTEMI I LEHTË I RAKETAVE KUNDËRAJRORE 35 9K32M Strela-2M Sistemi raketor 9K32M Strela-2M-A Ky sistem i lehtë reaketor kundër caqeve fluturuese, është prodhim serb. Prodhohet në fabrikat serbe të armatimit, për nevojat e mbrojtjes kundërajrore të njësive të këmbësorisë, kur fluturaket armike gjatë veprimit duhet të fluturojnë ulët. Nga ky sistem kundërajror lancohen raketa inteligjente 9M32M. Këto raketa i bënë inteligjente procesor gjurmues IC. Mënyra e veprimit me raketën Strela 2M-A është shumë e thjeshtë. Raketa vihet në pozicionin e lancimit, merret në shenjë caku i zgjedhur dhe shtypet ndërprerësi deri në shkallën e parë. 4-5 sekonda pas këtij veprimi aktivizohet gjurmuesi IC, hapet kapaku i kontejnerit, ndërsa në optik ndizet drita e kuqe. Kur identifikohet dhe kapet caku nga gjurmuesi IC, në optikë ndizet drita e gjelbër dhe aktivizohet alarmi tonik. Pas kësaj manipuluesi e starton raketën duke e shtypë deri në fund ndërprerësin dhe ajo vazhdon fluturimin e pavarur duke e ndjek burimin e energjisë që emetohet nga motori i cakut fluturues. Kjo raketë është e lëndueshme nga karremat IC që emetohen nga fluturaket moderne, kështu që dezorientohet duke i ndjek karremin dhe shkon huq. Karakteristikat taktike dhe teknike Kalibri i raketës: 72 mm Masa e raketës: 9,8 kg Radiusi maksimal (fluturakja në shkuarje) : në lartësinë 4200m. Radiusi maksimal (fluturakja në ardhje): në lartësinë 2800m Radiusi minimal: në lartësinë 500m
  36. 36. 36 OBUSI SERBIJAN NORA Obusi serbijan “Nora” M84 cal.152 mm Kjo armë shumë e rrezikshme serbijane, duke ju falënderuar modernizimit te mekanizmit për mbushje dhe shkrepje, shpejtësia gjuajtjes së saj, është dy here më e shpejtë se shpejtësia e obusit amerikan M 198 e kalibrit 155 mm, nga e cila mund të shkrepen edhe projektilet nuklear. KARAKTERISTIKAT TEKNIKO-TAKTIKE Kalibri: 152 mm Gjatësia e tytës: L 39 Masa e armës në pozicion luftimi: 7080 kg Gjatësia në pozicionin marshues: 11,21 m Gjerësia e armës në pozicion marshues: 2,415 m Lartësia e armës gjatë pozicionit marshues: 2,16 m Gjatësia e armës në pozicionin e luftimit: 9,67 m Gjerësia e armës në pozicionin e luftimit: 5,73 m Shpejtësia maksimale e shkrehjes: 6 fishek/min Radiusi i veprimit: 28000 m
  37. 37. 37 GJUAJTËSI SHUMËTYTËSH RAKETOR M-77 OGANJ Gjuajtësi shumëtytësh raketor M 77 Oganj KARAKTERISTIKAT TEKNIKO-TAKTIKE Kalibri: 128 mm Numri i tytave lansuese: 32 Kompleti rezervë luftarak: 64 raketa Ekuipazhi 5 veta Pesha e raketës: 67,1 kg Pesha e kokës së raketës: 19,53 kg Sipërfaqja momentale e veprimit fugas: 0,36 ha Sipërfaqja e veprimit të raketës kasetore: 1,1 ha Radiusi i veprimit 3-21 km
  38. 38. 38 GJUAJTËSI SHUMËTYTËSH RAKETOR M-87 0RKAN Gjuajtësi shumëtytësh raketor M 87 Orkan KARAKTERISTIKAT TEKNIKO-TAKTIKE Kalibri: 262 mm Numri i tytave lancuese: 12 Ekuipazhi: 5 Radiusi i lëvizjes: 600 km Pesha e raketës e mbushur me mini bomba: 389,7 kg Pesha e raketës e mbushur me mini mina: 382,2 kg Hapësira e shpërndarjes së bombave të befasisë: rreth 2 ha Hapësira e shpërndarjes së minave të befasisë: rreth 4 ha Radiusi i veprimit: 5 - 50 km
  39. 39. 39 GJUAJTËSI SHUMËTYTËSH RAKETOR M-63 Plamen GJUAJTËSI SHUMËTYTËSH RAKETOR M-63 Plamen Kjo armë e rëndë e ushtrisë serbijane është e dedikuar për mbështetjen e njësive në front, duke krye goditje të fuqishme dhe të befasishme mbi pozicionet e forcës së gjallë, të armëve artilerike dhe njësive raketor të kundërshtarit. Kjo armë gjënë përdorim edhe për goditjen e caqeve të dyshimta dhe me sipërfaqe të madhe, siç janë bazat e prapavijë së armikut, aeroportet, stabilimentet industriale, qendrat komanduese, qendrat e ndërlidhjes, depot, etj... Kjo armë është përdorur edhe gjatë luftimeve në Kosovë. KARAKTERISTIKAT TEKNIKO-TAKTIKE Kalibri: 128 mm Numri i tytave lanuese: 32 Radiusi maksimal i veprimit: 8545 m Koha e fluturimit të predhës deri largësinë maksimale të veprimit: 43,8 s Ekuipazhi: 7
  40. 40. 40 GJUAJTËSI SHUMËTYTËSH RAKETOR 9K57 Uragan GJUAJTËSI SHUMËTYTËSH RAKETOR 9K57 Uragan Kjo armë shumë efektive e prodhimit rus, i prodhuar në fabrikën "Permskij Orudijnij Zavod" që prej sa kohësh e futur në armatimin standard të ushtrisë serbijane, i cili për nga forca shkatërrues e predhave që lancohen prej tij dhe për nga preciziteti është në krye të listës. Kjo armë në perëndim njihet me këto kode dalluese: BM-22, BM-27 ose M1977. Kjo armë ushqehet me raketat 9M27F, 9M27S, 9M27K, 9M27K2, 9M27K3 i 9M59. Shpejtësia e lancimit të raketave nga ky gjuajtës është dy raketa për një sekondë. Ky gjuajtës është i montuar në automjetin ZIL-135LM 8x8. Një rafali prej 16 raketash 9M27K2 krijon një fushë të minuar, në sipërfaqe prej 150 hektarësh. Gjatë luftës në Kosovë janë goditur shumë pjesë të saj, andaj edhe ballafaqohemi me sipërfaqe të madhe të minuar. KARAKTERISTIKAT TEKNIKO-TAKTIKE Kalibri: 220 mm Numri i tytave lancuese: 16 Ekuipazhi: 4 Radiusi minimal: 8,5 km Radiusi maksimal: 34 km
  41. 41. 41 TANKU M 84 Tanku M 84A
  42. 42. 42 Tanku për hapjen e shtigjeve M-84AI Kjo armë shumë moderne dhe shumë efektive është prodhuar nga ish ushtria e RSFJ, në vitin 1983, duke u bazuar në tankun rus T-72. Kjo armë tani e ushtrisë sebijane është e ndjeshme nga goditjet e predhave antitank, vetëm nëse goditet anash, me ç’rast do të godite municioni në mbushësin automatik të topit të saj. KARAKTERISTIKAT TEKNIKO -TAKTIKE M84A) Kalibri i topit: 125 mm Kalibri i mitralozit të montuar, me dalje në ballinën e tij: 7,62 mm Kalibri i mitralozit kundër ajror i montuar në kupolën e tij: 12,7 mm Kompleti luftarak i topit: 42 predha Kompleti luftarak i mitralozit 7,62mm: 2000 fishek Kompleti luftarak i mitralozit KA: 360 fishek Ekuipazhi: 3 Thellësi e kalueshme e ujit:5 m Lartësia e pengesave të kalueshme prej tij: 1,25 m Gjerësia e transheve të kalueshme prej tij: 3 m Lëvizë drejt në pjerrtësi, deri në: 66% Lëvizë anash në pjerrtësi, deri në: 55%
  43. 43. 43 AUTOBLINDA KUNDËRAJRORE M53/59 Praga
  44. 44. Kjo armë e fuqishme për asgjësimin e fluturakeve që fluturojnë ulët dhe të forcës së gjallë të armikut, është prodhuar për nevojat e ish ushtrisë së RSFJ-së, duke u bazuar në armën ruse ZSU-57-2, në vitin 1968. Pas intervenimeve në vazhdimësi për përsosjen e kësaj arme, edhe sot është pjesë e armatimit standard të ushtrisë dhe policisë serbijane. Motori i kësaj arme është i vendosur në pjesën e parë të saj, në pjesën e mesme të saj është i vendosur ekuipazhi prej 4 vetash, ndërsa armatimi është i vendosur në pjesën e prapme. Nga armatim shtihet me telekomandë nga kabina e “Pragës” Kjo armë është pre e lehtë edhe e granatahedhësve të lehtë, Granatahedhësit 150 dhe 500. Kjo është dëshmuar gjatë luftës në Kosovë, kur me një granatë të vetme nga 150-shi dhe 500-shi famshëm shqiptar, këtë armë shumë vrastare e kaplonte zjarri. 44 KARAKTERISTIKAT TEKNIKO -TAKTIKE Kalibri i topave: 30 mm Kompleti luftarak: 400 fishek Shpejtësia e zjarrit: 840-900 fishek/min Masa e fishekut: 1,14 kg Masa e predhës: 0,435 kg Ekuipazhi: 5
  45. 45. 45 AUTOBLINDA BOV-3 Autoblinda e ushtrisë dhe policisë serbijane BOV-3 e armatosur me 3 topa kundërajror M55A4B1të 20 mm, është e dedikuar për asgjësimin e objekteve fluturues në lartësi të vogla (1000 m), por edhe mund të shfrytëzohet për goditjen, paralizimin dhe asgjësimin e forcës së gjallë dhe mjeteve të pablinduara në largësi deri në 2000m, ndërsa të blinduara lehtë, në largësi prej 600-1000m. Gjatë luftimeve në Kosovë kjo armë, bashkë me “Praga” është treguar shumë efikase për asgjësimin e çerdheve të mitralozave, snajperëve dhe pozicioneve në përgjithësi. KARAKTERISTIKAT TEKNIKO -TAKTIKE Kalibri i topit: 20 mm Kompleti luftarak i topit: 2000 fishek Ekuipazhi: 4
  46. 46. 46 Autoblindat VPB M86 / BOV-M / BOV-VP
  47. 47. 47 Familja e autoblindave të lehta BOV është zhvilluar dhe prodhuar në fabrikën e automjeteve të Mariborit (TAM), për nevojat e ish ushtrisë jugosllave. Me shkatërrimin e RSFJ-së, një sasi e madhe e këtyre mjeteve i mbeti ushtrisë dhe gjandarmërisë serbijane, e cila jo vetë se i mirëmbajti, por edhe i modernizoj në fabrikën Zastava dhe servilin në Çaçak. Këto mjete janë të ndërtuara nga masa e blinduar, me trashësi prej 4 deri në 8 mm, që mbrojnë nga municioni i thjeshtë i këmbësorisë i kalibrave deri në 9mm. Ndërsa nuk garantojnë siguri për ekuipazhin, as nga predhat blindëshpuese djegëse të këmbësorisë. Të gjitha tipat e granatahedhësve të lehtë janë treguar efikas, për t’i shndërruar autoblindat e kësaj familje në mbeturina hekurash. KARAKTERISTIKAT TEKNIKO -TAKTIKE Kalibri i mitralozave: 7,62 /12,7mm Kompleti luftarak i mitralozëve: Nga 2000 fishek Ekuipazhi: 2+8
  48. 48. 48 TRANSPORTERI I BLINDUAR BTR-80 Ky transportier i blinduar rus me 16 rrotë gome, të cilat fryhen dhe fryhen në mënyrë automatike, sipas konfiguracionit të terrenit nëpër të cilin lëvizin, është prodhuar në vitin 1982 në fabrikën GAZ, duke u bazuar në taransporterin e vjetër BTR-70. Në gjysmën e dytë të viteve të 80-ta, pak kohë pasur futë në armatimin standard të ushtrisë ruse, një kontingjent i këtyre trensporterve u ble edhe nga ish ushtria jugosllave, ndërsa gjatë luftimeve në Bosnje dhe në Kosovë, një numë i madh i këtyre transporteve iu dha ushtrisë serbijane si ndihmë vëllazërore nga Ariu i Sibirit. Në pjesën e parë të këtij transportieri vendoset ekuipazhi dhe sistemi i armatimeve, në pjesën e mesme vendoset njësia për desant, ndërsa në pjesën e prapme është i vendosur motori që e vë në lëvizje.
  49. 49. Armatimi bazë i këtij transportieri është mitralozi 14,5mm, mitralozi 7,62 mm, të 49 vendosur në kupolën e tij. Në kuadër të shfrytëzimit sa më racional të këtij transportieri, ushtari serbijan në kupolën e tij, në të dy anët e mitralozave po i vendos BGA-30 mm. Armët kundërtank, si p.sh. granatahedhësit e dorës janë armë efikase për luftimin e këtij transportieri të blinduar. KARAKTERISTIKAT TEKNIKO -TAKTIKE Kalibri i mitralozit kryesor: 14,5 mm Kalibri i mitralozit të lehtë: 7,62 mm Kompleti luftëra i mitralozit kryesor: 500 fishek Kompleti luftarak i mitralozit të lehtë: 2000 fishek Tërhjek: 8x8 rrotë Ekuipazhi: 2+8
  50. 50. 50 AUTOBLINDA LUFTARAKE E KËMBËSORISË M80A Kjo autoblindë vemesore e ushtrisë serbijane është prodhuar në vitet e tetëdhjeta, nga industria ushtuake e ish RSFJ-së, sipas principeve të autoblindës ruse BMP-1. Kupola me armatimet dhe vendin e shkrehësit të armëve gjendet në mesin e autoblindës, ndërsa pjesa e prapme është e dedikuar për vendosjen e njësisë ushtarake prej 7 ushtarësh. Armatimi i kësaj vemëzorje të blinduar, përbëhet nga topi automatik 20 mm, Mitralozit PTK M86 7,62 mm, dy BGA-30 mm dhe një sistemi “Bumbar”. KARAKTERISTIKAT TEKNIKO -TAKTIKE (M-80A) Kalibri i topit: 20 mm Kalibri i mitralozit: 7,62 mm Kalibri i raketës antitank “Bumbar”: 136 mm
  51. 51. 51 Kalibri i dy AGS-17 (BGA): 30mm Kompleti luftarak i mitralozit: 2000 fishek Kompleti luftarak i “Bumbar” 8 Kompleti luftarak i 2 AGS-17 2x nga 2 karikator Ekuipazhi: 3+7

×