Tirana Projekt A.B.

2,660 views

Published on

Projekt per historine e avancuar XII shkolla "KERKUESIT E DIJES"

Published in: Education
0 Comments
1 Like
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total views
2,660
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
2
Actions
Shares
0
Downloads
65
Comments
0
Likes
1
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Tirana Projekt A.B.

  1. 1. PERGATITI: ABDURRAHMAN BASHA
  2. 2. Tri hipotezat për prejardhjen e emrit  “Tiranë” mendohet se vjen nga fjala “Theranda”, e përmendur në burimet e lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin Te Ranat, meqë fusha ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta që sillnin ujrat nga malet përreth.  “Tirana” vjen nga “Tirkan”. Tirkan ka qenë një kështjellë në shpat të Malit të Dajtit. Edhe sot e kësaj dite ekzistojnë rrënojat e kësaj kështjelle të lashtë që daton në fillimin e shekullit I p.e.s. Kjo mendohet të ketë qenë kështjella që historiani bizantin Prokop, (shek.VI), e quan Kështjella e Tirkanit.  “Tirana” vjen nga greqishtja e vjetër, “Tyros” që do të thotë bulmet. Mendohet se ky variant ka mbetur ngaqë në fushën e Tiranës bëhej tregtimi i bulmetrave nga barinjtë e zonave përreth.
  3. 3. Për herë të parë emri i Tiranës në formën e sotme përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut. Tirana u themelua në 1614 nga Sulejman Pasha, i cili ishte me origjinë nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndërtoi një xhami, një furre dhe një hamam. Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm më 9 Shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjes dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor 1925.
  4. 4. Deri në shekullin e XV  Sundimtarët e Pellgut të Tiranës  Familja e Topiajve deri në shekullin e XIV  Familja e Kastriotëve deri në shekullin e XV  Me vdekjen e Skënderbeut, territoret e sundimit të tij me qendër Krujën u tkurrën u shpopulluan e deri u braktisën duke rimarë format e niveleve të fshatrave. Në këto rrethana fillon e i hapet rrugë një qendre tjetër, pesha e së cilës është shkallëzisht në rritje. Sundimtarë të Tiranës  Sundim familjar i familjes Bargjini nga viti 1614 - 1800)  Sulejman BARGJINI -- PASHA  Ahmet Myftar BARGJINI -- PASHA (I biri i Sulejmanit)  Ibrahim BARGJINI -- BEJ (I biri i Ahmetit)  Ahmet BARGJINI -- PASHA (I biri i Ibrahimit)  Ndërpritet sundimi familjar i Bargjinëve pasi Ahmet BARGJINI nuk kishte djalë. Sundimin e merr Kapllan TOPTANI - PASHA. Katër vajzat e Bargjinëve martohen me katër djemtë e Kapllan PASHËS.
  5. 5.              Sundim i fituar me martesë më 1807 Kapllan TOPTANI--PASHA (Sundimtar i Krujës) (vdes më 1816 ) Sundimin e merr përkohësisht Haxhi Et'hem BARGJINI --BEJ (nga fisi i Bargjinëve por jo trashëgimtar) (Sundon nga viti 1817-1822 kur Toptanët rimarin pushtetin) Abdurrahman TOPTANI -- BEJ (Sundon nga viti 1822-1837) Ahmed TOPTANI -- BEJ (I biri i Abdurrahman TOPTANIT) (Sundon nga viti 1837-1865) Merr fund administrimi nga SHEFI i familjes sunduese Rritet roli qytetar i PARISË Në vitin 1865 u reformua administrata e Turqisë duke u organizuar vilajetet, Vilajeti i Shkodrës -- ekujvalent -- Qarku i Shkodrës Sanxhaku i Durësit -- ekuivalent -- Prefektura e Durrësit Nënprefektura e Tiranës Ky administrim vazhdon deri në vitin 1912 me shpalljen e Pavarësisë Nga viti 1913 Tirana administrohet nga Kryebashkiak vendas duke mbushur këtë vit, 90 vjet të vendosjes së administratës lokale shqiptare Kryetarët e Bashkisë 1913-në Kryetarë të Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit
  6. 6.  Kulla e Sahatit Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi Et'hem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe u përfundua me ndihmat e familjeve të pasura të Tiranës. Montimi i sahatit u bë nga familja Tufina. Më 1928 u ble në Gjermani nga shteti shqiptar një sahat modern dhe kulla u ngrit në lartësine 35 metra. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Sahati u dëmtua, por u rivu në punë në korrik të vitit 1946.
  7. 7. Xhamia në qendër të Tiranës, e quajtur Xhamia e Et'hem Beut, filloi të ndërtohej më 1789 nga Molla Beu, i ardhur nga Petrela. Xhamia u përfundua më 1821 nga i biri i Molla Beut, Haxhi Et'hem Beu, stërnipi i Sulejman Pashës. Për të punuan mjeshtrit më të mirë të Shqipërisë.  Kisha Ortodokse e Shën Prokopit u ndërtua në vitin 1780.  Kisha Katolike e Shën Mërisë u ndërtua në vitin 1865 me shpenzimet e Perandorit austro-hungarez Franz Jozef. Ura e Tabakëve dhe Ura e Terzive, (aktualisht ura e Rrugës së Elbasanit), datojnë në fillim të shekullit XIX. Tyrbja e Kapllan Pashës, (pranë monumentit “Ushtari i Panjohur”), është ndërtuar në vitin 1816. 
  8. 8.  Bibloteka u themelua në vitin 1922 dhe kishte 5000 vëllime.  Kalaja e Petrelës ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton në shekullin IV, para Krishtit. Formën e saj aktuale e mori në shekullin e XIII nën sundimin e Topiajve dhe më vonë kaloi pronë e familjes së Kastriotëve.
  9. 9. Rruga e Durrësit është hapur më 1922 dhe quhej rruga “Nana Mbretneshë”. Për ndërtimin e saj u prishën shumë shtëpi e kopshte. Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit më 1924 dhe fillimisht ka shërbyer si Klubi i Oficerëve. Atje, më 1 shtator 1928, Ahmet Zogu shpalli monarkinë.  Qendra e Tiranës është projektuar nga arkitektët e njohur italianë të periudhës musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini.  Pallati i Brigadave (ish-Pallati Mbretëror), godinat e Ministrive, Banka Kombëtare dhe Bashkia janë vepra të tyre.  Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është ndërtuar në vitin 1930 me emrin Bulevardi Zogu I. Në periudhën e komunizmit pjesa nga Sheshi “Skënderbej” deri te Stacioni i Trenit u quajt Bulevardi “Stalin”. 
  10. 10.  Pallati i Kulturës, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Bibloteka Kombëtare, u përfundua më 1963. Ai u ndërtua mbi ish-Pazarin e Vjetër të Tiranës dhe tulla e parë u vendos nga ish-presidenti sovjetik Nikita Hrushov më 1959.  Monumenti i Skënderbeut, i ngritur më 1968, është vepër e Odhise Paskalit, në bashkëpunim me Andrea Manon dhe Janaq Paçon. Ai u vendos me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar.  Monumenti “Nënë Shqipëri”, 12 metra i lartë, u përurua në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit” më 1971.
  11. 11. Akademia e Shkencave u përfundua më prill 1972.  Galeria e Arteve Figurative u krijua më 1976 dhe në të përfshihen rreth 3200 vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj.  Muzeu Historik Kombëtar u ndërtua më 1981 dhe afresku në pjesën ballore të tij titullohet “Shqipëria”.  Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, ish-muzeu “Enver Hoxha”, u përurua më 1988. “Piramida” u projektua nga një grup arkitektësh nën drejtimin e Pranvera Hoxhës dhe Klement Kolanecit.  Në vitin 2000 qendra e Tiranës, nga Korpusi Qendror i Universitetit dhe deri te Sheshi “Skënderbej”, u shpall Ansambël Kulturor me vlera të veçanta dhe mbrohet nga shteti. Po atë vit, në këtë zonë filloi një proces restaurimi i quajtur “Kthim në Identitet” 
  12. 12. Për herë të parë regjistrimi i tokave u bë nën pushtimin otoman në vitet 1431-1432. Tirana kishte 60 qendra të banuara me rreth 1000 shtëpi dhe 7300 banorë.  Në shekullin XV njihen, siç përmendet nga Marin Barleti, Tirana e Madhe dhe Tirana e Vogël.  Në regjistrimet e vitit 1583 treva e Tiranës rezulton me 110 qendra të banuara, 2900 shtëpi dhe 20, 000 banorë.  Në vitin 1703, Tirana kishte 4000 banorë.  Në vitin 1769 treva e Tiranës eksportonte në tregjet e Venedikut 2600 fuçi me vaj ulliri dhe 14.000 dengje duhani.  Në vitin 1820, Tirana kishte 12.000 banorë. 
  13. 13.  Në vitin 1901, Tirana kishte 15.000 banorë.  Në fillim të shekullit XX, Tirana kishte 140.000 rrënjë ulliri, 400 mullinj vaji, ndësa pazari i saj numëronte 700 dyqane.  Në vitin 1838, Tirana kishte 38.000 banorë.  Në vitin 1945 kishte 60.000 banorë.  Në vitin 1990 Tirana kishte 250.000 banorë. Aktualisht, dyndja masive e banorëve nga gjithë pjesët e tjera të vendit drejt kryeqytetit, e ka çuar popullsinë e Tiranës në mbi 700.000 banorë.
  14. 14. Nr. Emërtimi Kompleksi i 1 Xhamisë së Sulejman Pashës Xhamia e Balit (mesxhid) Xhamia e Met 3 Firës (e Beshirëve) Xhamia e Mujës 4 (e Sherif) (mesxhid) 2 Vendndodhja Viti i ndërtimit Gjendja Aktuale Partizani i Panjohur 1614 – 1950 Monument-shesh Rr. Mihal Grameno fund shek. XVII – 1967 Banesë private Rr. Barrikadave 1707 – 1960 shkolla Sami Frasheri Rr. Budi pranë Q. Studenti 1737 – 1970 Banesë shumëkatëshe 5 Xhamia e Kokonozit Xhamia e Pazarit të Ri 1750/60 -1930 * 1933- Xhami 6 Xhamia e Zajmit Rr. Thanas Ziko 1777 – 1967 Banesë shumëkatëshe 7 Xhamia e Stërmasit (e Pazarit) Rr. Barrikadave 1840 – 1960 Lulishte pranë qendrës
  15. 15. Xhamia e Sherif 8 Mëhallës (Tabakëve) 9 10 11 Xhamia e Karapicëve (e Esnafit) Kompleksi i Xhamisë së Et’hem Beut Xhamia e Vathit (mesxhid) 12 Namazgjaja Xhamia e Haxhi 13 Jasës 14 Xhamia e Islam Allës Xhamia e Tabakëve Shek. XVIII - Xhami Sheshi Skëderbej VP shek. XVIII – 1930 Muzeu Historik Kombëtar Po aty 1821 - Xhami Rr. Qemal Stafa gjysma e dytë shek. XIX – 1966 Banesë shumëkatëshe Po aty Shek. XIX - Blv. Zogu i Parë ? – 1930 Rr. Fortuzi ? – 1966 toke e lire Materniteti GERALDINE Shkolla ‘Jeronim De Rada’ 15 Xhamia e Bamit Te Varri i Bamit ? – 1967 Banesë 5 katëshe 16 Xhamia e Bërxollit Rr. Ali Pashë Gucia ? – 1967 Banesë shumëkatëshe
  16. 16. 17 18 19 20 21 22 23 Xhamia e Sheh Zelës (mesxhid) Xhamia me Teneqe (e familjes Sharofi) Xhamia e Sheh Voglit (mesxhid) Xhamia ‘Dine Hoxha’ (H.H. Dashit) Xhamia e Çullhajve Kompleksi i Xhurës Xhamia në Bllokun AlMak Rr. Shyqyri Bërxolli ? – 1967 Shkolla ‘Kostandin Kristoforidhi’ Rr. Hoxha Tahsini ? – 1967 Banesë shumëkatëshe Rr. Vllazën Huta ? – 1967 Banesë shumëkatëshe Po aty 1933- Xhami Kombinat Mbaroi ndërtimi në1993 Xhami Ku është dhe sot Mbaroi ndërtimi në1996 Xhami Laprakë Mbaroi ndërtimi në1998 Xhami 24 Kompleksi i Medresesë Te Medreseja sot 25 Xhamia Manallari Unaza e Re Medrese 1924 Medreseja / 2001 xhamia dhe Xhami Mbaroi ndërtimi në 2007 Xhami
  17. 17. 30 Xhamia te Kopshti Zoologjik Pranë Kopshtit Botanik 31 Komuniteti Musliman Shqiptar godina e sotme e KMSH-s është e treta që nga 1923 Qershor 2013 Xhamia më e re në Tiranë •KMSH

×