Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.
KRIJIME FIGURATIVE
8
Aktivizohuni në veprimtaritë e shkollës në se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numrohet...
2
KRIJIME FIGURATIVE
Dhjetor 2015______________________________________________Jemi edhe ne... Dhjetor 2015_______________...
3
KRIJIME LETRARE
Dhjetor 2015_______________________________________________Jemi edhe ne...Dhjetor 2015__________________...
54
KRIJIME LETRARE KRIJIME LETRARE
Dhjetor2015_______________________________________________Jemi edhe ne... Dhjetor 2015_...
Upcoming SlideShare
Loading in …5
×

Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.56 Muaji DHJETOR 2015

250 views

Published on

Gazeta "JEMI EDHE NE" - Mujore për fëmijë, botim i ALB-AID.
Donator: Norwegian Embassy, Prishtina, Kosove

Një mijë e një falënderime për të gjithë ato që besuan tek unë votën e tyre për të përfaqësuar zërin e shkollës dhe të çdo anëtari të saj.
Ndihem e nderuar qe isha produkt i një procesi zgjedhor të drejtë, të lire e demokratik në plot kuptimin e fjalës, ndryshe nga ajo që ndodh rëndomtë ne politiken e gdhendur thellë në rrënjët e demokracisë në vendin tonë, aty ku e vërteta është e rreme dhe e rrema e vërtetë, aty ku vota tjetërsohet, te drejtat shkilen dhe premtimet nuk mbahen.
Kjo pasqyre zgjedhjesh qe zhvilluam ishte më së miri demonstrimi madhështor i demokracisë në tempullin e dijes, pikërisht në shkollë aty ku gjithçka zë fill.
Urime të shumta dhe një shtrëngim i sinqertë duarsh me kundërshtaren ishte mbyllja më e mirë. Dhe, a nuk ndodh kështu në demokracinë e vërtetë?! Po patjetër, por është për të ardhur keq që kjo ne vendin tonë është thjesht e pamundur. Rezultati nuk pranohet dhe kundërshtari bëhet armiku i jetës . I pavarur është ai që kërkon të nxjerrë politikën jashtë politikes, prandaj nëse jemi të fortë, forca do të flasë vetë e nëse jemi te dobët fjalët nuk të ndihmojnë dot.
Por çdo të thotë për mua të jesh presidente?
Presidente, një privilegj dhe përgjegjësi në të njëjtën kohë. Më është ngulitur thellë në mendje një frazë qe shoqëroi urimin që me dha mësuesja kujdestare e cila u shpreh: " Urime për postin, po ama mos harro bëj diçka që te ngelesh ne kujtesë dhe te mos jesh thjesht nje nga ato qeveritare të shkollës tonë".
E që ditën e parë e ndjeja thellë frymën e përgjegjësisë që s'më lejonte të gëzohesha. Ndërkaq sot, më shumë se kurrë ndihem e motivuar me një qeveri nxënësish aktiv që shpesh herë mblidhemi për të ngritur zërin përtej mureve të heshtjes, për të thënë që po jemi edhe ne pjesë e vendimmarrjes. E në këtë kontekst edhe unë si Martin Luter King kam një ëndërr.
Unë kam një ëndërr se një dite shkolla ime do jete me ndryshe, do jete me mire nga ç'është.

Published in: Education
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.56 Muaji DHJETOR 2015

  1. 1. KRIJIME FIGURATIVE 8 Aktivizohuni në veprimtaritë e shkollës në se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numrohet Jonuz Kola drejtor; Gentian Palushi sekretar i redaksisë; Tel/Fax: +355 (0)24 24006; Mobil: +355 (0)682070905; E-mail: albaid@alb-aid.org 1 Viti VII i botimit, nr. 56, dhjetor 2015 Jemi edhe ne... Dhjetor 2015_______________________________________________Jemi edhe ne... Mujore për fëmijë, botim i ALB-AID Kjo gazetë botohet me mbështetjen financiare të Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Komentet e shprehura këtu, në asnjë rast, nuk pasqyrojnë qëndrimin e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e shoqatës “Alb-Aid” Quhem Lorina Halilaj, jam nxënëse e gjimnazit " BAJRAM ABDIU" Bicaj dhe këtë vit shkollor pata shansin te zgjidhesha presidenteekësajshkolle. Një mijë e një falënderime për të gjithë ato që besuan tek unë votën e tyre për të përfaqësuarzërineshkollësdhetëçdoanëtaritësaj. Ndihem e nderuar qe isha produkt i një procesi zgjedhor të drejtë, të lire e demokratik në plot kuptimin e fjalës, ndryshe nga ajo që ndodh rëndomtë ne politiken e gdhendur thellë në rrënjët e demokracisë në vendin tonë, aty ku e vërteta është e rreme dhe e rrema e vërtetë, aty ku vota tjetërsohet, te drejtat shkilendhepremtimetnuk mbahen. Kjo pasqyre zgjedhjesh qe zhvilluam ishte më së miri demonstrimi madhështor i demokracisënëtempullinedijes,pikërishtnëshkollë atykugjithçkazëfill. Urime të shumta dhe një shtrëngim i sinqertë duarsh me kundërshtaren ishte mbyllja më e mirë. Dhe, a nuk ndodh kështu në demokracinë e vërtetë?! Po patjetër, por është për të ardhur keq që kjo ne vendin tonë është thjesht e pamundur. Rezultati nuk pranohet dhe kundërshtari bëhet armiku i jetës . I pavarur është ai që kërkon të nxjerrë politikën jashtë politikes, prandaj nëse jemi të fortë, forca do të flasë vetë e nëse jemi te dobët fjalët nuk të ndihmojnë dot. Por çdotëthotë përmuatëjesh presidente? Presidente, një privilegj dhe përgjegjësi në të njëjtën kohë. Më është ngulitur thellë në mendje një frazë qe shoqëroi urimin që me dha mësuesja kujdestare e cila u shpreh: " Urime për postin, po ama mos harro bëj diçka që te ngelesh ne kujtesëdhetemosjeshthjesht njengaatoqeveritaretëshkollëstonë". E që ditën e parë e ndjeja thellë frymën e përgjegjësisë që s'më lejonte të gëzohesha. Ndërkaq sot, më shumë se kurrë ndihem e motivuar me një qeveri nxënësish aktiv që shpesh herë mblidhemi për të ngritur zërin përtej mureve të heshtjes, për të thënë që po jemi edhe ne pjesë e vendimmarrjes. E në këtë kontekst edhe unë si Martin LuterKing kamnjëëndërr. Unë kamnjëëndërrse njëditeshkollaimedo jetemendryshe, dojetememirengaç'është. Lorina Halilaj, shkolla e mesme “Bajram Abdiu”, Bicaj Qeveria e nxënësve një hap drejt ushtrimit demokracisë... ShoqataALB-AID ka filluar të zbatoje fazën e tretë të projektit “Merrni pjesë në qoftë se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numërohet –Promovimi i qeverive të nxënësve”, projekt i cili financohety nga Ambasada Norvegjeze në Prishtinë. Ky projekt ashtu si edhe vitete e tjera ka si qëllim mbështëtjen e strukturave të qeverive të nxënësve për përmirësimin e ushtrimit të demokracisë në shkolla dhe pjesëmarrjen në vendimmarrje. Gjithashtu ndër të tjera projekti synon të rrisë shkallën e respektimit të tëdrejtavetëfëmijëvenëqarkuneKukësit. Projektido tëshoqërohetedhemebotiminegazetësmujorepërfëmijë“Jemiedhene”. Promovimi i qeverive të nxënësve Brisilda Rustemaj, shkolla 9-vjeçare “Mushak Kadria”, Margegaj , Tropojë Leonora Brati, shkolla 9-vjeçare, Krume Klejsi Dogjanii, shkolla 9-vjeçare, Bicaj Dea Peka, shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida”, Krume
  2. 2. 2 KRIJIME FIGURATIVE Dhjetor 2015______________________________________________Jemi edhe ne... Dhjetor 2015_______________________________________________Jemi edhe ne... VEPRIMTARI Zgjedhjet e kryetarit te qeverisë së nxënësve në shkollën e mesme “Havzi Nela” Kukës KRIJIME LETRARE Ciliështëmisioni juaj nëjetë? Unë jam këtu në tokë për të …ndihmuar njerëzit në nevojë për të bërë atë që prindërit e mi e lanë në gjysmë, për te treguar se pozitiviteti dhe mirëqenia e çdo njeriu munde te gjendet brenda secilit prej jush..jam këtu sepse dua atë shoh perceptimin e njerëzve të ndryshëm racave të ndryshme në vende të ndryshme jam këtu si gjithë të tjerët për të përfaqësuar të mirën dhe për të treguar se ajo është fitimtare çdo herë .Edhe pse shumë njerëz të mirë akuzohen nga jeta dënohen e mallkohen nga fati ju them se një ditë ndoshta vonë apo herët do te vij, ndoshta fati vonon por kurrë s'të harron, të mos harrojmë se këtë gjë e ka secili prej jush ne dore…Dua te them se në këtë bote ka njerëz qe humbin ne udhën e errët dhe marrin drejtim të gabuar. Në jetë do kesh pengesa do marrësh vendime që ndoshta më vonë do pendohesh por duhet të vazhdosh përpara pa kthyer kokën pas. Prandaj mendoj se një arsye e plot qe te jem këtu ne toke është të ndjek te mirën pozitivitetin dhe gjithmonë suksesin, paçka sa ide një apo jo mund te jemi për të përfaqësuar atë. Këtë ese do ta mbyll me një shprehje te Benito Musolini: Nëse do ndaleshe për të gjuajtur çdo qen që tedelpërparaatëherëdoteharrosh tevazhdoshrrugën. Adhurim Doci, shkolla 9-vjeçare Ali Podrimja, Bajram Curri Shkollaime... Shkolla ime, vendi të cilin çdo ditë e vizitoj, dhe vendi i cili çdo gjë mua më mëson.Ajo është vendi më i mirë për mua, aroma që lëshon shkolla është ushqim i trurit tim, oborri i saj është si parajsa, muret e saj janë si shtëpia ime, shokët dhe shoqet janë si familja ime e dytë, arsimtarët janë si prindit e mi të dytë. Shkolla është vendi më i shtrenjtë, aty gjej gjënë më të ndritshme "Diturinë", sepse shkolla është çelësi i së ardhmes. Pa shkollë, askush nuk di sesi të sillet, apo sesi të kryejë një punë me rregull, shkolla bëri që ne të mësojmë gjëra të cilat çdo ditë i hasim si vështirësi.Ajo na mësoi shkrim, lexim, llogaritje, historinë e vendit tonë dhe botës, gjuhë tjera dhe shumë e shumë gjëra të cilat nuk kanë mbarim. Për mua shkolla është si një lule që kurrë nuk i ndaletaromaediturisë Dhunandaj femrës Sëmundje nuk mund ta quajmë, dhimbje nuk mund ta quajmë, por mund ta quajmë frike, vdekje. Nëse dëshiron te vdesësh ajo është rruga. Ajo te vret me shume se 1000 plumba me shume se fjalët ajo është sëmundje e pashërueshme. Nëse dëshiron te vrasësh një femër vraje por jo ne atë mënyre. Nëse dëshiron ta besh te vuash ajo nuk është mënyra. Stop dhunës! Mos harroni ju u lindet nga një femër, një femër ju keni nene, një femër keni motër dhe nga një femër ju do te bëheni baba. Nëse nuk keni mëshirë për një femër te huaj mendoni për femrat qe keni ne shtëpi. Nesër ose pasnesër një mashkull i huaj mund te ushtroje dhune ne nenën tuaj motrën tuaj ose vajzën tuaj. E keni parasysh kur një gjethe bie ne toke ajo do te kalbet njëjte është dhe me një femër. Femra është qenia me delikate ne bote.Ajo lëndohet shume shpejt.Ajo qan nga një fjale e vetme dhe jo me te ushtrosh dhune mbi te qe e shkatërron përgjithmonë .Edhe ajo ka vëlla, edhe ai mund ta mbroje , i vendos flaken gjithë botes, por ai ta dha ne besim atëqetemos elëndoshMbrojeatë,kujdesupërte. Arselinda Shurbi, shkolla 9-vjeçare Vranisht, Has Punime te nxënësve të shkollës 9-vjeçare Bucaj, Tropojë 7
  3. 3. 3 KRIJIME LETRARE Dhjetor 2015_______________________________________________Jemi edhe ne...Dhjetor 2015_______________________________________________Jemi edhe ne... Poezipërvitin eri Sa bukur qëndronky bredh Sa bukur dritatjanëndezur Sa bukur dhuratatnëduar sa bukur dëeshiraështëplotësuar Alda Lleshi, shkolla 9- vjeçare “SejdiDida”, Krume Fluturoj Nisemnënjëudhëtim mekrahëprejimagjinate Nisemnënjëfluturim nëqiellinekaltër Eprekajrinmeduar nuhas aromëneqiellit ndjejngrohtësinëediellit retëmëgudulisinshpirtin Ndjejnjëndjenjë qësekamndjerëmëparë Njëndjesiqëse kamparënëëndrra këtoiquajndjesitëëmbla Diellimengroh shpirtin zemrënmapërvelon eshpirtinmagëzon Nëmundesh Në mundeshtëveprosh jovetëmtëimagjinosh Në mundeshtëbësh mevepër Mos tëthuashnëdorës'kamgjëtjetër Në mundeshlotëttikursesh mebuzëqeshjetëkërcesh Në mundeshfaljetëkërkosh dhimbjesdaljentitregosh nëmundeshmësuesintëdëgjosh mendjenngakëshillattëmos elargosh Në mundeshlibratëlexosh engaatodiçkatëpërfitosh Në mundeshtëdush edheatoqës'të duan eatoqëtëkanëinat se njëditëtëgjithado tëkemifat Valbona Muja, shkolla 9- vjeçare “Sejdi Dida”, Krume Heshtje Zbrazëtindoshtangajeta Trishtimndoshtangavdekja Frikëndoshtangalufta Paditurindoshtangaturma Qyteteplotepërplot menjerëzqëjetojnëpaedit Milionaqëllimeqëu krijuan përkëtoditë Asnjerinuklindkot Asnjerinukjetonkot Por, ulindëm eheshtjambizotëroi nëpyjetefrikshëm tëpërrallaveqëtregoj Heshtjapo zëvend Skajetpoimbush Jetapo venitet egjithçkado tëmbarojëmeluftë Tëdehem sonte Tëdehemsonte ështëmëmirë qëvetminëmos tandjej Tëdehemsonte ështëmëmirë qëtëfluturojtëndihemelirë Tëdehemsonte ështëmëmirë qërealitetinmëkatartaharroj Tëdehemsonte ështëmëmirë qëgjithçkatëharroj Por, sadotëdehem nëkëtëbotë asgjës'do tëndryshojë Simëngjesido tëdalë edhediellitëperëndojë atëherëunëdo tëjempo njësoj Imelda Peka, shkolla 9- vjeçare “Sejdi Dida”, Krume Dimri Ja dhe dimri erdhi i ftohti na mbërtheu natyrën një qetësi pushtoi flokë bora vendin mbuloi Pemët në gjumë kanë rënë bashkë me to dhe arinjtë dielli është strukur atje në majë pret pranverën të lind sërish Thika akulli ndër çati janë formuar si kristale kanë gjithë atë bukuri po ti shohësh më ngadalë E nën majat bardhëroshe të mbuluar me dëborë fryn veriu trazovaçi me kokrriza në dorë Fiu-fiu zhurmat dëgjohen në dritaret skaj më skaj duke ecur si lajkatare me melodinë e saj Në mbretërinë e dëborës rrezellitëse anembanë ngjyra e bardhë e kurorës udhëheq vendin kryelartë Gentjana Pepa, shkolla e mesme “Bajram Abdiu”, Bicaj Leonora Brati, shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida”, Krume KRIJIME FIGURATIVE Punime te nxënësve të shkollës së mesme të bashkuar “Ali Iber Neza”, Tropojë e Vjetër” 6 Punim I mësuesit Bedri Hyka
  4. 4. 54 KRIJIME LETRARE KRIJIME LETRARE Dhjetor2015_______________________________________________Jemi edhe ne... Dhjetor 2015_______________________________________________Jemi edhe ne... Ëndërr Kur veten ngazërategjentërrethuar ekur eraelehtëfytyrëntapërkëdhel tëduketsikurgjithmonëatykeqëndruar mekrahëteimagjinatëskefluturuar Ëndrra Vjeshta rikthehet në botën përreth duke kërkuar horizontin e vet me gjethet që në tokë bien shkelën ndjenjat e nuk arrijnë të ngrihen Re të errëta e mbulojnë qiellin e deti zemërohet me dallgë mali vuan e s'flet shpirti i ëndrrës në heshtje vdes Loti i njënëne... Rrezet e diellit, që ndriçonin lart ne kupolën e qiellit, derdheshin hareshëm në njëmijë ngjyra të bukura në rrugët ecejake të lagjes time.Ato ishin rrugët, që unë kisha kaluar vitet më të bukura të fëmijërisë time, duke bredhur e lirë dhe e mbushur me pasion dhe dëshirapërjetën,por kjoesotmjaishtendryshe, ishtenjëditëqënukdojatëkishtendodhur kurrë. Britma e një nëne, që përzihej me të qarat e fëmijëve, përcillnin në ajër tingujt më të urryer dhe vrastarë që kisha dëgjuar ndonjëherë. Këta tinguj hidheshin si shigjeta te helmuara në zemrën time, duke prerë pa mëshirë brenda meje çdo ëndërr, çdo shpresë që kisha thurur. Si një re e zezë dhe hije rëndë, paniku dhe frika kapluan qenien time. Ndihesha e pafuqishme, e pashpresë, më dukej se çdo gjë brenda meje kishte ngrire dhe unë ndodhesha pikërisht aty, si një dëshmitare e një pamjeje që të vriste në një mije dhimbje te pamëshirshme. Kur po mendoja te largohesha që aty, papritur një burrë shtatlartë dhe i nervozuar doli nxitimthi nga ajo shtëpi e vjetër në qoshe të rrugës. Në fytyrën e tij të gjatë dhe të skuqur dalloje gjithë mizorinë dhe dhunën që kishte ushtruar mbi familjen e tij.Ai po ecte me shpejtësinë e erës dhe dukej si një stuhi që merrte me vete gjithçka. Mjaftonte një shikim i atij njeriu të tërbuar për të të djegur, e për të të bërë shkrumb e hi. Pasi ai u largua nga shtëpia, unë mora guximin ti afrohesha afër asaj porte të zezë e hije rëndë që ndante jetën nga ferri. Hapa portën ngadalë dhe papritur, gjithçka përpara meje shfaqet si një makth i vërtetë. Gjithçka atje ishte rrëmuje, kudo ndodheshin copëza qeramike, mobilie te prishura, letra te grisura, pra ai vend kishte formën e një skëterre të vërtetë që përkulte ne gjunjët e mjerimit çdo qenie njerëzore. Në qoshe të murit të asaj shtëpie të vjetërsuar ndodhej një grua thatanike, e gjatë, me flokë te zeza dhe me fytyre te mbuluar me dy duart, qante me dënese. Përmbi kokënesaj qëndronindy engjëjtëvegjëlqëiledhatonin flokëtdheqanin meteëmënetyre. E përballë kësaj skene rrëqethëse që po me zinte frymën, unë nuk durova më. Gjunjët më kishin lëshuar, fytyra më ishte zverdhur dhe mbuluar nga lotët që rridhnin pa pushim si një ujëvare e fryrë dhe e tërbuar. Ndihesha e pafuqishme, e pa aftëe përballë rënkimeve dhe lotëve të kësaj nëne. Përse vallë po ndodhte kështu, përse vallë më duhej të bëhesha pjesë e një dhimbjeje që s'kishte fund? Tashmë qenia ime ishte kthyer në një vullkan, që digjte çdo gjë, një vullkan qëe priste me padurim të shpërthente në një mijë xixa llavën përvëluese, e të digjte gjithë ato duar burracakësh që përdorin forcën për të goditur një krijesë kaq të brishte dhe të butë. Një zë me buçiste nga brenda, e më bënte të bërtisja si e marrë nëpër ato rrugica te shurdhëta duke thirrur ndal, ndal dhunës ndaj femrave pasi dhuna sjell urrejtje, sjell shkatërrim. E le të mblidhemi te gjithë së bashku si një grusht i vetëm drejt paqes, drejt harmonisëeletëjetëajo forcaedashurisëqëtërrëzojëmalinedhimbjesqëngrihet mbisupetefamiljevetona. Gentiana Pepa, shkolla e mesme “Bajram Abdiu”, Bicaj Rrenaejetës Në këtë botë të ndyrë në tregun e jetës, shiten me ulje çmimi vetëm buzëqeshjet false, intrigat dhe thikat e ngulura...ne një zemër...pas shpine...nga duar të mpira...nga njerëz të paskrupullt. Në këtë rrëmbehesh më shumë nga një buzëqeshje e shtirur pa mundur të bësh diferencimin nga një buzëqeshje e vërtetë, një buzëqeshje që shkrin akujt e zemrës dhe të rrit forcën e shpirtit. Në këtë botë të ndyrë gënjeshtra ngihet e lartësohet, ndërsa e vërteta vret veshët e atyre që u pëlqen të jetojnë nën efektin e njerëzve të përsosur ne nj botë të përkryer. Askush nuk jep shkak për gjithçka që ndodh, por pasojat i vuajmë pa ngritur zërin kundrejt këtij llumi injorance që na rrethon përballë kësaj pjate ëmbëlsire që na servilet nga duar të pista e nga zemër të vrara që sulmojnë shahun e radhës për të marrë hakun e pamerituar. Kjo gumëzhimë mendimesh që sillet në ajër, kjo e qeshur që të acaron veshët, e dy pika që rrjedhin e të vrasin sytë, kur shikon që njerëzit udhëhiqen nga parimet e egoizmit dhe rrëmbehen nga buzëqeshje të shtirura dhe nga fjalët që burojnë nga mjalti i helmuar bletëve punëtore. Në këtë botë të ndyrë ku shpeshherë dita është më e errët se nata pasi kur mbyll sytë e qetë në mbrëmje zgjohesh në mëngjes me një varr të përgatitur, ku në pllakën e tij shkruhet “Vdiq nga naiviteti”. Ky varr të jep një dhimbje më shumë në këtë botë, por pa dashje bëhet shtysë për një fillim të ri..., një fillim ku tashmë nuk mund të lejosh vetes gabime. E mua më ngelet vetëm të hesht e të dëgjoj, ta pranoj se ndoshta e humba betejën me intrigën, por joluftën,etanindihemsikur sapojamzgjuarngaëndrraqëgabimishtu futa. Tani ekuptova... Tani sapo rilinda, tani kur flluskat e sapunit u tretën sapo panë buzëqeshjen intriguese...tani që zemra punon e qetë, e pastruar nga mbeturinat që...tashmë ngelën pa kosh...Tani dua të hesht, për një çast të mbyll sytë e të marr frymë thellë, të mundohem të harroj e të fal. Nga kjo botë kuptova se miqtë e vërtetë njihen me vepra dhe jo me fjalë të bukura, kuptova se buzëqeshja dhe lumturia jote mund të jenë burim urrejtjeje për dikë tjetër, kuptova se pavarësisht se sa mund të duash dikë në çfarë do lloj marrëdhënieje nuk duhet që patjetër të ta kthejnë në të njëjtën mënyrë. Kuptova se edhe jastëku i butë mund të të tradhtojë, kuptova se dhimbja mund të bëhet burim force për të ecur përpara. Kuptova se ndonjëherë u japim gjërave rëndësinë e pamerituar, kuptova se askush nuk është i përjetshëm në zemrën tënde, pavarësisht se sa i rëndësishëm mund të ketë qenë, kuptova se edhe pse falim ne kurrë nuk harrojmë, kuptova se pa dashje mund të lëndojmë njerëzit që i duam duke u munduar të bëjmë mirë. Kuptova se çastet e lumtura në këtë jetë janë të shkurtra, por në sirtarin e kujtimeve shndërrohen në të pavdekshme. Mësova të vlerësoj çdo sekondë të jetës, të vlerësoj çdo këshillë e ankesë kundrejt meje, por mbi të gjitha kuptova se asnjëherë nuk duhet tia lejosh vetes që të vlerësosh dikë tjetër më shumë se veten tënde pavarësisht gjithçka. Edhe pse ne nuk kemi forcë duhet të ecësh zvarrë për të arritur atëqëdo, evetëmkur tëarrishqëllimin,tëngresh kokënlartetëthuash“Iadola”. Leonora Brati, shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida”, Krume Osot,okurrë... "Vetëm paqe dhe pak lumturi, kaq kërkoj ", ishin fjalët e fundit të një zambaku që akoma pa plotësuar mirë petalet, iu shkulen rrënjët barbarisht nga një mendje mizore e çastit.Ajo u vra, ai nuk dihet se ku është ndërsa toka ne atë vend u shkretua. E tillë është dhuna,kudo qëshkelmbjellfarëneasgjësimit,eujitëatëmelottëkripurdhenëfundkorr dëshpërimdhevdekje. Teksa ndjek me vëmendje te rejat e fundit, kronika të zeza tronditin dhe shokojnë çdo qelizë timen: "Vrasje në Tiranë", "Burri masakron të shoqen në Shkodër", "Katër fëmijë mbetën jetim në Tepelenë", vrasje ne çdo varfër e çdo rrugice. Ku po shkojmë kështu!? Cili është fundi i kësaj rrugë pa krye!? Askush nuk e di, askush nuk dëshiron të përgjigjet, askush nuk bën asgjë për ta ndryshuar dhehistoriavazhdon,akrepatrrotullohenrrethtenjëjtitvend. Franc Kafka, shkrimtari i madh çek shprehet: "Nëse humb durimin ke humbur një këmbë, nëse humb shpresën ke humbur dy duar, nëse humb arsyen, ki kujdes, ke humbur kokën". E pikërisht janë veprime te nxituara, dallgë të ngritura që nuk presin te shuhen ne rëre por shuajnë përgjithmonë flakën e një qiriu të bardhë që sapo ka filluar të digjet. Nerva dhe akte te pakontrolluara që shndërrohennëgjelatteëndrraveteçiltradukeidhënëfundnjëmaratonepalavdi. Ne mesin e gjithë këtij fenomeni famëkeq dhe asimilues një gjë më ka munduar se tepërmi, fëmijët, pasardhësit dhe dëshmitarët e vetëm të një akti brutal gjinor, që akoma në abetaren e tyre te jetës nuk kanë mbërritur tek fjala "realitet". Krijesa të pafajshme qe vuajnë fajësinë e fatit, fidanë të rinj që u këputet gjysma e rrënjëve dhe detyrohen të rriten të gjymtuar, pëllumba të bardhë që u duhetdyfishpunëdhemundimpëertëarriturtufënkrahëshpejtë. Para dy vitesh lexova një artikull për jetimët dhe një shkrim me germa të arta me mrekulloi, me mahniti, me mbushi me shpresë, po, paska shpresë. Një shtatëmbëdhjetë vjeçare me një shpirt sa të bukur aq edhe te hekurt shkruante ndër të tjera"… veçanërisht adhuroja çastet kur mami me thoshte natën e mirë dhe më fikte dritën. Sot gjysma ime që duhej të ishte në varr gjallëron në zemrën time kurse gjysmën tjetër e kam dëbuar nga çdo pjesë e trupit tim. Kam besim se do arrij majat vetëm për atë, ta nderoj në këtë botë pa nder, o botë, o dreq që paskam lindur të të ndreq. “Ne çastin kur mendon se ke humbur gjithçka që ke dhe gjithçka mund të bësh është asgjëjetatëhap"portënmagjikerezervë"qëtëhapetvetëmnjëherënëjetë, ështëportaemundësisësë dytë. Secili prej nesh mund të gabojë, mund te zhgënjehet, mund të nxitohet, mund të pendohet, por secili prej nesh mund dhe duhet të falë. Veprat e vogla janë ato që ndërtojnë gjërat e mëdha. Ai qe na jep"titullin" njeri është arsyetimi prandaj veprimet e menduara janëgjithmonëveprimeteduhura,çdomëngjesështëmeizgjuarseçdombrëmje. Asllan Kurtallari, shkolla e mesme “Bajram Abdiu”, Bicaj Kur lumturiabëhetlojajonëepreferuar eharmoniazemratnaledhaton kur rrjedhënengjarjevedukelundruar atëherëbefasdikush mëzgjon Eridona Mici, shkolla 9- vjeçare “Sejdi Dida”, Krume Aty ku diellidhehënabashkohen kur sheh pëllumbinebardhënëfluturim ku tëgjithadhimbjetlargohen vendiku nukekzistonfjalahidhërim E sërish realiteti kthehet një mëngjes e lumi në heshtje qesh qesh e kërkon të të tregojë se realiteti do na rrëzojë Në heshtje vuan ëndrra e më nuk shprehet kërkon, kërkon sërish të përjetojë por ul kokën e më fatin pajtohet Errësira e mbrëmjes së ftohtë Kërkon sërish ta ri zgjojë por hëna dhe yjet nga ky gjest lëndohen Lëndohen se ëndrrat s'mund të realizohen Leonora Brati, shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida”, Krume Migena Gjana, shkolla e mesme “Bajram Abdiu”, Bicaj

×