Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014

4,884 views

Published on

Gazeta "JEMI EDHE NE" - Mujore për fëmijë, botim i ALB-AID.

Donator: Norwegian Embassy, Prishtina, Kosove

Aktivizohuni në veprimtaritë e shkollës në se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numrohet.
Nxënësi Ledion Onuzi vlerësohet nga OSBE me vendin e parë.

Ledion Onuzi, nxënës në shkollën e mesme “Havzi Nela” Kukës, ka zënë vendin e parë në konkursin me titull “Rinia dhe Demokracia” ku u përfaqësua me esenë “Çfarë është Demokracia për mua”. Ky aktivitet është organizuar nga prezenca e OSBE-së në Shqipëri në kuadrin e një projekti për forcimin e pjesëmarrjes qytetare, veçanërisht të të rinjve në procesin e vendimmarrjes në nivel vendor dhe qendror.

.........

Published in: Education, News & Politics
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

Gazeta jemi edhe ne nr 45 shkurt 2014

  1. 1. Viti VI i botimit, nr. 45, shkurt 2014 Jemi edhe ne... Mujore për fëmijë, botim i ALB-AID Aktivizohuni në veprimtaritë e shkollës në se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numrohet Nxënësi Ledion Onuzi vlerësohet nga OSBE me vendin e parë. Ledion Onuzi, nxënës në shkollën e mesme “Havzi Nela” Kukës, ka zënë vendin e parë në konkursin me titull “Rinia dhe Demokracia” ku u përfaqësua me esenë “Çfarë është Demokracia për mua”. Ky aktivitet është organizuar nga prezenca e OSBE-së në Shqipëri në kuadrin e një projekti për forcimin e pjesëmarrjes qytetare, veçanërisht të të rinjve në procesin e vendimmarrjes në nivel vendor dhe qendror. Çfarë është Demokracia për mua? Tek shikoja lajmet në televizion, më bëri shumë përshtypje një proteste e dhunshme që ishte organizuar në Athinë, kundër krizës që kishte pllakosur Greqinë. Po mendoja dhe pyesja veten, pse duhet të goditen policët, pse duhet të thyhen dyqanet e tu vihet flaka makinave? Dhe ku…… mu atje ku kisha mësuar se ishte vendi i shtetit të parë demokratik në botë, ……..pra mu atje ku kishte lindur demokracia. Si ishte e mundur që përpara dy mijë vitesh, pesë mijë athinas votonin dhe vendosnin për fatet e Athinës, ndërsa në ditët e sotme, tjegullat që i kishin përdorur në vend të votës po i përdornin si mjete kundër policisë së shtetit?! Çfarë ka ndryshuar - pyes midis këtyre kohëve ?! Vendi ?!,- Jo. Është po Ajo, Athina. Njerëzit ?! Jo, janë athinasit e rinj, gjaku dhe ADN-ja e athinasve që ngritën tempullin e demokracisë. Çfarë atëherë ka ndryshuar?! Ah, po,……..mbase demokracia kërkonte vendet e hapura, ku zgjedhësi dhe i zgjedhuri, ku qeveritari dhe rrogëtari të ishin shume afër njeri tjetrit, ta takonin dhe të përshëndeteshin plot respekt e mirënjohje e të jepnin llogari çdo ditë. Siç duket, diferenca qenka bërë e madhe, mes popullit në rruge dhe qeveritarëve në zyra. Këta të fundit mesa duket nuk i paskan pyetur për gjërat më të rëndësishme, dhe mos pyetja ka rënë tani si një barrë e keqe mbi njerëzit. E mire e thashë, fundi fundit jo se nuk me vjen keq për Greqinë, por unë kam vendin tim, Shqipërinë time. Ka vuajtur e shkreta, për një gjysmë shekulli, ku fjala demokraci nuk përmendej, ose sikurse më thonë prindërit, kishte edhe parulla të tilla, që demokracinë e barazonin me diktaturën. Në shpatet e maleve ka patur parulla të tilla si “Diktatura e proletariatit është demokracia e vërtetë”. Çfarë të bësh, sot të vjen të qeshësh, por prindërit tanë e dine se sa vuajtën, për të drejtën e shkollës, për të drejtën e fjalës, apo për frikën se po qe se flet, apo kundërshton futesh ne burg politik. Edhe unë njoha xhaxhi Esatin që vuajti 18 vjet burg politik gjatë kohës së diktaturës, vetëm pse kishte shprehur disa pakënaqësi për disa direktiva te partisë komuniste në atë kohe. Ai vdiq para një viti, me brengën se nuk mundi te kompensojë vitet e burgut dhe la pas një familje me gjendje ekonomike shumë të varfër.Unë me shokët e mi, lindëm kur demokracia kishte pak vite që kishte ardhur. Natyrisht që nuk mund ta perceptojmë sikur duhet atë se çfarë u kishte ndodhur prindërve tanë. Sepse ne lindëm të lirë dhe kemi shume të drejta. E drejta për jetën, e drejta për tu arsimuar janë të dukshme dhe të prekshme nga të gjithë. Të drejtën për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur e shikojmë edhe këto ditë, pasi fushata zgjedhore çuditërisht e mbase pa të drejtë, ka përfshirë edhe moshën tonë. Gëzohem tek shikoj mitingjet e partive të shumta politike, apo fotot e bukura të kandidatëve për deputet që mbulojnë faqet e mureve me suva të prishura. 1 Kjo gazetë botohet me mbështetjen financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë përmes Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Komentet e shprehura këtu, në asnjë rast, nuk pasqyrojnë qëndrimin e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë në Prishtinë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi vetëm e shoqatës “Alb-Aid”
  2. 2. Shkurt 2014_______________________________________________Jemi edhe ne... Shikoj se qyteti i Kukësit është mbushur me njerëz, lëvizje makinash te mbushura me foto e tabela të partive të mbushura me numra. A nuk është demokraci edhe kjo, ja një drejtues ka kaluar me një parti tjetër!Dëgjoj me shumë premtime se herët e tjera, shikoj më shumë buzëqeshje, por shikoj edhe frike... Të njëjtët njerëz i dëgjoj tek ua japin fjalën dhjetëra kandidateve se do tu japin votën.Dëgjoj tek tuk edhe ndonjë thashë e them se ndonjë kandidat mund të ofroje para për votat qe i japin. Larg qofte them ky thashë e them, se pastaj ku shkoi demokracia qe ngriti në këmbë kombet me emër?! Për pak momente, kujtohem se edhe në shkollën ku mësoj kam disa te drejta. Aty zgjedh se cilin tekst të studioj, të zgjedh shokun apo të zgjidhem për në senat, të organizojmë bashkërisht aktivitete, apo të ngremë pa droje zërin për ndonjë shqetësim apo padrejtësi që mund të na bëhet nga mësuesit. Afër shtëpisë time, tek lagjja 6-të, kam Drejtorinë e Policisë. Në podrumin e kësaj ndërtese qëndrojnë të burgosurit. Ka plot të burgosur, por asnjë nuk është dënuar pse ka folur kundër Qeverisë. Nuk dëgjoj të bërtitura nga rrahjet e tyre, pasi ata nuk mund te preken me thotë babi, sepse ndryshe polici hiqet nga puna. Ou thashë me vete, edhe hajduti dhe krimineli paska te drejta ne demokraci! Pak me tutje është ndërtesa e Gjykatës. Njerëzit e qytetit tim kurrë nuk e quajnë pallati i drejtësisë, por i thonë se është ndërtesa e ish-komitetit te Partisë. Para viteve '90, prindërit me kanë treguar se këtu kanë qenë zyrat e drejtuesve të Partisë Punës, vend nga kishin dalë urdhrat e arrestimeve dhe dënimeve me vdekje. Nuk dua të besoj atë çfarë thonë disa njerëz se ky pallat nuk mund të quhet kurrë pallat drejtësie, as nuk dua ta besoj se njerëzit humbasin vite kohe dhe shpenzojnë shumë para për të zgjidhur një ankesë që ato bëjnë. Ndryshe ku vajti drejtësia. E pyes, a ka lidhje drejtësia me Demokracinë? Janë si dy motra them, qe nuk mund te jetojnë pa njëra tjetrën. Televizioni më përcjell për në dhomën e gjumit, ndërkohe që nëpër lajmet e gazetave shajnë pa pushim Qeverinë dhe Kryeministrin. Njëherë nuk mu duk normale, sepse mendoja se në momentin kur fiton një qeveri, duhet te respektohet dhe të mos shahet. Por më vonë e kuptova se njerëzve që bëjnë qeverinë dhe pushtetin duhet tu tërhiqet veshi sa here që ato shkelin të drejtat e njerëzve apo nuk mbajnë premtimet. A nuk është edhe kjo demokraci?! Qyteti im në vitet e fundit është afruar shume me Tiranën, për shkak të rrugës së kombit. Çdo fundjave vjen ne shtëpi vëllai im që është student ne Tiranë. Ai mërzitet që Kukësi, vendlindja e vet mes ujërave, nuk ka ujë të pijshëm me shumë se 3 herë në ditë nga një orë. Ai thotë se nuk ka shoqëri civile, sepse ndryshe, njerëzit duhet te ngriheshin e te protestojnë për mungesën e ujit të pijshëm. Nj ditë e pyeta xhaxhi Jonuzin, se pse nuk i organizojnë njerëzit, në një proteste për ujin e pijshëm. Ai me tha se kanë frikë se mos i heqin nga puna. Mua më erdhi keq që edhe në demokraci njerëzit mund te kenë frikë për të protestuar. Me date 28 qershor të këtij muaji, do të më vijë xhaxhi Gëzimi nga Amerika. Ai ka 15 vite që jeton atje me familjen dhe ushtron profesionin e mësuesit. Ai gjithmonë me thoshte : Ledi - Amerika është toke e shanseve te barabarta, por nuk të bën të pasur pa punuar. Kështu duhet të bëhet edhe Shqipëria. Vetëm atëherë, demokracia do të ketë vlerën e vet universale. …………Unë jam një nga ata mijëra të rinj në Shqipëri, që synoj të bëj vendin tim, tokë të shanseve të barabarta. A mos duhet ta përsëris edhe njëherë nga fillimi këtë thënie?! Asgjë nuk ndryshon. Demokracia ka vlere në vendin tim, atëherë kur ajo të kthehet në tokë të shanseve të barabarta. Jam i sigurt, se një ditë do të bëhet dhe unë do ta arrij atë ditë. KRIJIME LETRARE Fëmijët e rrugës Shpesh në jetën e përditshme, të gjithë hasim në rrugë një kategori familjesh që jetojnë në rrugë. Ajo që na bën të ndihemi keq është pamundësia për ta ndryshuar këtë fakt. Shohim çdo ditë fëmijë të moshave të ndryshme që dalin në rrugë duke lypur e duke bërë shitësin ambulant për të fituar bukën e gojës. të gjithëve ne na ka rastisur tu japim lek të vogla këtyre fëmijëve dhe jemi ndjerë disa herë të qetë, por ajo që nuk kuptojmë është se ne vetëm se zgjatim akoma më shumë këto vuajtje me gjestet tonë të ashtuquajtura të bamirësisë. Apo akoma më keq, kur shohim, si për ironi të fatit, makina luksoze që kalojnë para tyre dhe brenda janë vipat e shtetit, që lajmërojnë të mos u preket makina sepse u bëhet pis, nga këto duar që kërkojnë pak bukë. Padashur të shkon mendja tek Migjeni, shkrimtari që i shkroi aq dhimbshëm varfërisë në një poezi që pamjet e sotme e sjellin trishtueshëm, por dhe të fuqishme në ditët tona. Kafshatë që s'kapërdihet është or vëlla mjerimi Kafshatë që mbete në fyt dhe të zë trishtimi Rudina Mazreku, kl VIII, shkolla 9-vjeçare Vranisht, Has 2 Nuk dua lëmoshë Nuk mund të eci mos mi hidh sytë ashtu Nuk mund të flas mos më shiko ashtu Nuk mund të shikoj mos më vështro ashtu Nëse më shikon në rrugë unë nuk kërkoj lëmoshë Kërkoj pak shoqëri Mos më vështro ashtu nuk dua lëmoshë Dua veç dashuri... Anila Beqiraj, kl X, shkolla e mesme “Bajram Avdiu”, bicaj
  3. 3. Shkurt 2014_______________________________________________Jemi edhe ne... KRIJIME LETRARE Pa titull Mos rri ashtu duke mejtuar mëkat nuk është as ndonjë faj por zemra jote engjëllore diku gjetkë kërkon një shpresë Nënë Tereza Një copë bukë në dorë mori botën në sy kjo tokë të ka lindur si mua, si ty Bukën e kësaj toke e ndave në një mijë pjesë si ndahet rrezja e diellit si lulja plot vesë Bota në gojë të ujkut bota në gjumë të ariut në skenë Nënë Tereza Gonxhe Bojaxhiu Ajo nuk është më veç një njeriu është e të gjithëve siç është dhe dielli Leonida Çuni, shkolla 9vjeçare Letaj, Has Mos rri ashtu ti duke pritur se të presësh, do të shkojë shumë vonë por mu në majë ti shko e ngjitu në shtigjet e jetës diç kërkon Ëndrra ime Mister për ty janë ëndrrat e fshehura frikë, zemërim, hidhërim, lutje shpresë..., por përsëri ëndrra mbeten dhe ja atje lart shikon një zog të bukur krahëshkruar e mu në mes të zemrës tënde për të ngrihet një fole...,por sa keq që nuk qëndron gjatë në qiell të hapur ai do të ngrihet Në një ballkon të vogël ulem dhe mendoj të bëhem si dielli kështu ëndërroj Se e tillë qenka jeta një trëndafil i bukur por, plot me gjemba një rrugë plot me udhëkryqe rrëzohesh, bie, lutesh, qan ëndërron, por më e rëndësishme është të ngihesh përsëri e di, e vështirë është por jo e pamundur e di, e bukur është, por mbretëresha e vetes tënde je ti dhe vetëm ti... Të gjallërohet bota Të lulëzojë toka të mbizotërojë gjallëria kështu është historia Të jap ngrohtësi në këtë gjithësi që çdo gjë që u shua të lulëzojë përsëri Enisa Xhaferi, shkolla 9-vjeçare Vranisht, has Lorina Halilaj, shkolla e mesme “Bajram Abdiu”, Bicaj Bota e mjerë... Shkëlqimi i brishtë i agimit, tani mbi natyrën e fjetur, u rrëzua bute butë dhe përzuri natën duke hedhur ndriçimin e kaltër nëpër fusha. Ra dielli i bukur dhe rrezet mbi lëndinat i hodhi. Prej dritës së tij, një lule u zgjua dhe hapi petalet deri në magjepsje. Pastaj fryu era e ajo u shkund, ra dielli e ajo u ul e zvarritur, e lodhur nga jeta. Duke vështruar këtë moment prekës, lehtas u mbështolla. Dua të qaj me gjithë shpirt, si e çendur, por zemra ime si duron më lotët. Hej, ju, dëgjoni zërin e një fëmije me një shpirt të vrarë e të lënduar. Deri kur kështu vallë?! Gjithmonë mjerim, tmerr dhe zhgënjime...Sa ëndrra i thurëm, sa vargje dhe nuk na u plotësuan. Hedh vështrimin lart e shoh qiellin e vrenjtur. O Zot me ndihmo të dal nga kjo botë e mjerë. nga ju të rriturit ç'të presim?! Më thoni...? Nëse na doni aq shumë sa thoni, mos kërkoni të na ndërpritni ëndrrat, dëshirat, të cilat janë të lidhura me ju. Ato janë aq të bukura po të futeni brenda tyre. Pse unë paskam lindur të vuaj?! Duam të jetojmë në një botë të kurorëzuar nga dashuria.... Arselinda Shurbi, kl VII, shkolla 9-vjeçare Vranisht, Has 3
  4. 4. Shkurt 2014_______________________________________________Jemi edhe ne... KRIJIME LETRARE Melankoli vjeshte Zgjohet dita, bashkë më të edhe unë. Shikoj pemët, një gjethe më pak, edhe në mendjen time shtohet një melankoli më shumë. Vështroj zogjtë...kanë më pak cicërima, shikoj diellin i cili po më ftoh çdo ditë e më shumë. Hëna dhe yjet janë zënë rob nga nata dhe shfaqin pak buzëqeshje fshehurazi. Esencat e tyre ma kanë kapluar edhe mua dhe nuk më lëshojnë. Ndihem e brengosur në mes të universit vjeshtor, ndihem e pafuqishme në mes të erës... Ndoshta dielli ma vodhi guximin, ndoshta hëna ma mori lirinë e shpirtit, ndoshta ato janë brenda meje, por diku të strukur fort, nuk duan të shfaqen pa u larguar melankolia e vjeshtës. E rrethuar nga njerëz ndihem e vetmuar, në mes të gëzimit, ndihem e trishtuar, në pikun e ditës me diell ndihem si në mes të natës pa hënë. Në mes të vjeshtës jam si në shkretëtirën e etur. Labirinti ku kjo melankoli më ka zhytur mi përplas mendimet sa në një qoshe, tek tjetra....shpresoj që ato të mos dëmtohen.... Aurela Palushi, shkolla e mesme “Bajram Abdiu”, Bicaj Nëna dhe mësuesja Nëna ime Festën ka mësuesja festën kanë nënat tona Mijëra manushaqe unë për ta i mblodha Nënë e shtrenjta ime Të kam thesar në zemrën time Je dielli në ditët me shi Buzëqeshje, kur loti pikon nga sytë e mi Oh, sa shumë u gëzova mësuesen kur e pashë në krahët e saj u hodha dhe lulet ia dhashë Nëna dhe mësuesja janë forcë e madhe Lart ju sot qëndroni Si malet shqiptare Nëna më rriti me qumështin në gji Mësuesja më mësoi me shumë dashuri Rovina Meshi, shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida”, Krumë Gjuha Shqipe Gjak e fis kemi n'zemër Shqipërinë e kemi emër Gjuha jonë na krenoi Shqiptar emrin na dorëzoi nëpër lugje t'ngjohet zani gjuha shqipe u ba sovrani ABC gjuha jonë nga të parët e trashëgojmë Ilir, Arbër e Ardian janë paraardhësit tanë Shumë luftëtarë kanë luftue me gjak shkronjat i kanë shkruar mu mbajt mend e mos mu harrue çdo ditë t'vitit mu kujtue Shqipe Sheta, shkolla 9-vjeçare “Sejdi Dida”, Krumë 4 Më ke qëndruar pranë kur kam qenë fëmijë Shumë net pa gjumë të kam dhuruar Asnjëherë nuk je dorëzuar Unë dhe ti jemi një nuk na ndan asgjë Do të bëj gjithçka për ty Që në zemrën tënde Të kesh vetëm dashuri Ardita Peca, shkolla e mesme “Skëndërbeu”, Krumë
  5. 5. Shkurt 2014_______________________________________________Jemi edhe ne... KRIJIME LETRARE (ese) Barazia gjinore në Shqipëri Ne e dimë që barazia gjinore është pjesëmarrja e barabartë e femrave dhe meshkujve në të gjithë fushat e jetës. Pozita e barabartë e tyre për të përmbushur detyrimet në shoqëri duke përfituar njëlloj nga arritjet e zhvillimit të saj. Dhe situata e barazisë gjinore në Shqipëri nuk është shumë e mirë. Ligjet për barazinë gjinore ekzistojnë, por po zbatohen pjesërisht nga njerëzit. Megjithatë ajo nuk zbatohet sepse ndikohet nga disa faktorë siç mund të jenë: zakonet që kanë njerëzit, opinioni që kanë përgjithësisht meshkujt, të cilët mendojnë se janë më të zotë (të fuqishëm) se femrat, si nga na politike, sociale ashtu edhe ekonomike. Gjithashtu meshkujt në Shqipëri mendojnë se femrat edhe nga ana profesionale nuk duhet të vihen në krye të institucioneve drejtuese. Pra, përpara ligjit dhe kudo në jetë, nuk është se jemi të barabartë. Luina Sokoli, shkolla 9-vjeçare “Vehbi Shehu”, Bicaj Familja Nëse akoma nuk e ke gjetur një vend ku të mbështetesh, ta dish që vendi që kërkon është vendi ku dikush të mendon. Dashuria, mbështetja dhe familja janë terma herë me kuptim sinonim dhe herë kanë një autoritet të vetin. Ama, mbi këto triumfon termi “familje”. Një term me funksion infinit dhe me përkufizim pa mbarim. Familja mund të përkufizohet si një grup personash me lidhje gjaku që punojnë dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë për harmoninë psiko-fizike të njëri tjetrit. familja është skelet që na siguron mbështetje. E cilësuar si një kryevepër e natyrës familja mbetet gjëja më e shtrenjtë për një njeri, sepse pas çdo rrëzimi do të kesh një vend ku të përplasësh kokën dhe pas çdo zhgënjimi do të gjesh gjithmonë familjen që bëhet pjesë e dhimbjes. Sakrifica, besimi, ndershmëria dhe drejtësia janë me të vërtetë gjërat që admiroj tek institucioni i familjes. Në jetë njeriut i kanë mbetur pak gjëra. E ndërsa në jetë gjithçka ndryshon ajo që mbetet është familja. Dhe siç ka thënë Nënë Tereza: Çfarë mund të bësh që të promovosh paqe për të gjithë botën? Shko në shtëpi dhe duaje familjen tënde. Arbnora Dogjani, kl VIII, shkolla 9-vjeçare “Vehbi Shehu”, Bicaj Shqiptarët, popull me shumë emra, me një identitet Mitet, legjendat, historia e shumë të tjera, kanë mbushur jo vetëm faqet e historive të shkruara anekënd botës, por dhe lumenj me gjak dhe troje me varre. Pra lavdërimet kanë prodhuar me shume luftëra se sa paqe, më shumë tragjedi se sa lumturi, më shumë izolim se sa integrim. Populli shqiptar është ndër popujt prehistorik të Ballkanit. Pellazgët, ilirët, arbëreshët, shqiptarët, albanët, kaq shumë emra për një popull të vetëm. të rrallë janë popujt që kanë trashëguar kaq shumë emra gjatë historisë së tyre. Si një popull i lashtë, shqiptarët janë bërë objekt studimesh dhe studiuesish nga e gjithë bota dhe në çdo kohë. Shqiptarët jetojnë në një vend me vlera të mëdha, një vend shumë i bukur që quhet Shqipëri. Shqiptarët kanë kaluar shumë vështirësi, por ata nuk janë ndarë, kanë bërë çdo gjë që të jetojnë të bashkuar. Atdheun e tij çdokush e do dhe bën çdo gjë për të. Unë kam lindur në Shqipëri, por nuk e di ku do të vdes. Shqiptarë nuk ka vetëm në Shqipëri, ka në çdo vend të botës. Ata edhe pse janë larg atdheut e quajnë veten shqiptarë dhe ndjehen krenarë për këtë. Dashuria për atdheun është më e madhe se çdo gjë. Shqiptarët flasin dhe lexojnë shqip, gjuhën më të vjetër dhe më të bukurën. Por si kudo ekzistojnë disa njerëz që ndërtojnë mure ndarëse mes tyre, duke mos folur me njëri tjetrin, duke mos u takuar, vetëm për një keqkuptim i cili mund të zgjidhet lehtë. Për këto arsye dhe të tjera shumë shqiptarë nuk flasin me njëri tjetrin dhe jetojnë të ndarë. Ata nuk e dinë që këto gabime sjellin pasoja dhe krijojnë përçarje mes popullit. Për këto arsye shqiptarë emigrojnë dhe imigrojnë duke u larguar nga njëri tjetri. Prandaj mosmarrëveshjet duhet të shuhen mes nesh në mënyrë që të jetojmë me dashuri dhe të bashkuar. Ervina Koka, kl IX, shkolla “Hasan Bardhoshi”, Letaj, Has 5
  6. 6. Shkurt 2014_______________________________________________Jemi edhe ne... KRIJIME FIGURATIVE Mirjet Halilaj, shkolla e mesme “Bajram Abdiu”, Bicaj 6 Saramantella Ferizolli, shkolla 9-vjeçare Vranisht, Has
  7. 7. Shkurt 2014_______________________________________________Jemi edhe ne... KRIJIME FIGURATIVE Entela Shurbi, kl VIII, shkolla 9-vjeçare, Vranisht, Has Anila Beqiraj, kl X-të, shkolla “Bajram Abdiu”, Bicaj Klajdi Dogjani,kl VI, shkolla 9-vjeçare “Vehbi Shehu”, Bicaj Klejsi Dogjani,shkolla 9-vjeçare “Vehbi Shehu”, Bicaj Fatjona Shurbi, kl IX, shkolla Vranisht, Has 7
  8. 8. Shkurt 2014_______________________________________________Jemi edhe ne... KRIJIME FIGURATIVE Ela Dogjani,shkolla 9-vjeçare “Bajram Curri”, Kukes Entela Shurbi, kl VIII, shkolla 9-vjeçare, Vranisht, Has 8 Jonuz Kola drejtor; Gentian Palushi sekretar i redaksisë; Tel/Fax: +355 (0)24 24006; Mobil: +355 (0)682070905; E-mail: albaid@alb-aid.org

×