Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Duhani,droga,alkooli

27,783 views

Published on

Published in: Engineering
  • Sex in your area is here: ❶❶❶ http://bit.ly/39sFWPG ❶❶❶
       Reply 
    Are you sure you want to  Yes  No
    Your message goes here
  • Dating direct: ❶❶❶ http://bit.ly/39sFWPG ❶❶❶
       Reply 
    Are you sure you want to  Yes  No
    Your message goes here

Duhani,droga,alkooli

  1. 1. Projekt:
  2. 2. Duhani Duhani është bërë pjesëtar pothuajse i përhershëm dhe i pranishëm, një shok i keq, i bezdisshëm por mbi të gjitha i rrezikshëm. Jo rrallë ndodh me ata që shkojnë në punë, ta fillojnë ditën me kafe, cigare dhe një teke apo dopio pijesh alkoolike. Njerëz, të punësuar apo jo, të vjetër ose të rinj mbushin lokalet ndërkohë që duhani është shoqëruesi i përhershëm, dhe në më të shumtën e rasteve edhe alkooli ku pija e preferuar është sipas fuqisë së xhepit, raki, konjak, kampari ose uiski. Dhe ç`është më e keqe deri dje këto dy vese ishin përgjithësisht pronë e meshkujve por që pas viteve ‘90, përdorimi i alkoolit dhe duhanit nga femrat filloi të rritej në mënyrë të frikshme, sa sot në Shqipëri ashtu si edhe në botë statistikat flasin për një barazim të përdorimit midis dy gjinive.
  3. 3. Demet qe shkakton Duhani! Duhani gjatë djegies çliron 4.000 lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit dhe deri te katranet, substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkërive. Në qoftë se do të bëjmë një listë të dëmeve që shkaktohen drejtpërdrejt nga duhani, influencohen apo rëndohen prej tij ajo do të jetë tepër e gjatë, por le të përqëndrohemi mbi dëmet kryesore. Duhani është përgjegjës për të ashtuquajturën epidemi të kancerit të mushkërisë sidomos në gjysmën e dytë të shekullit 20-të, duke çuar këtë kancer në numrin një të vdekshmërisë së kancerit te meshkujt. Edhe i ashtuquajturi bronshit azmatik shpeshherë e ka pikënisjen nga duhani. Te personat që nuk pijnë duhan mushkëria me anë të sistemit ciliar , vetëpastrohet gjatë të gjithë ditës, gjë që duhanpirësit nuk munden ta bëjnë kur sistemi i tyre ciliar ka dalë jashtë funksionit dhe mushkëria nuk është në gjendje ta nxjerri gëlbazën.Por dëmet më të mëdha duhani i shkakton në sistemin kardiovaskular të gjakut.Pirja e duhanit i shkakton dëme edhe aparatit tretës. Kështu duhani jep rrezik të lartë për Karcinomën e ezofagut. Kur kombinohet me pirjen e alkoolit ky rrezik rritet ndjeshëm në raport me popullsinë jo-duhanpirëse. Duhani, duke kontribuar në vazokonstruksionin (ngushtimin) e enëve të gjakut të stomakut rrit përqindjen për ulçerën e stomakut, ndërkohë që rritet 2.7 herë rreziku për Kancer stomaku.
  4. 4. Alkooli Përveç duhanit një ves tjetër i dëmshëm është edhe alkooli. Edhe ky ves është shkaktar i një vargu të gjerë sëmundjesh duke filluar që nga aparati tretës, mëlçia, pankreasi e deri në dëmtime të pakthyeshme të Sistemit Nervor Qendror . Në mëlçi alkooli i konsumuar shkakton dëmtime të qelizave hepatike, dëmtim që progreson në kohë dhe që varet nga doza e konsumuar për ditë dhe nga veçoritë fiziologjike të individit. Kështu është vërtetuar se sasi e rrezikshme alkooli është ajo prej 20-40 gr alkooli etilik (alkooli që përmbajnë pijet dehëse), ndërsa përdorimi i 100-150 gr alkool në ditë, çon brenda një periudhe 10-vjeçare në cerozë.
  5. 5. Femrat dhe Alkooli Është e vërtetuar shkencërisht se për shkak të fiziologjisë së tyre femrat dëmtohen shumë më shpejt se meshkujt për të njëjtën sasi alkooli të konsumuar. Njerëz që pinë prej vitesh alkool, që nuk ndjejnë asgjë papritur një ditë gjenden para një fakti të hidhur, mëlçia e tyre ka marrë fund, është kthyer në një mëlçi cerotike, ose kanë shqetësime të lehta që nuk ja vënë veshin, por fort mirë ato bëjnë puthjen e parë me vdekjen. Edhe pankreasi pëson dëmtime nga alkooli. Përdorimi i zgjatur i alkoolit e dëmton në mënyrë kronike pankreasin deri në atë shkallë sa ai nuk arrin të sekretojë sasinë e duhur të enzimave për të kryer të plotë procesin e tretjes së ushqimeve. Është vërtetuar se konsumimi i 20-50 gr alkool etilik (rreth 100 ml raki) në ditë predispozon për dëmtime të sigurta të pankreas
  6. 6. Disa nga arsyet që të shtyjnë drejt duhanit dhe alkoolit: -për shkak të nervozitetit - për shkak të relaksimit - për shkak të vetmisë - për shkak të dietës - për fitimin e vetëbesimit - për rritjen e kënaqësisë - për zbutjen e moskënaqësisë - nga shprehia - si një mjet për pagjumësi etj
  7. 7. DrogaNë shoqerinë shqipëtare drogat dhe problemet që shkaktojnë ato janë bërë më shumë evidente sidomos pas viteve 90. Me hapjen e shoqërisë, lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave ,një produkt i ri deri diku edhe i panjohur për shoqërinë tonë të asaj kohe siç ishte droga u fut në vendin tonë. Droga ishte një produkt pak i njohur si për specialistët që merreshin me problemet shëndetësore ashtu dhe për masën e gjëre të popullsisë, sidomos për të rinjtë që shtyheshin edhe nga kurioziteti. Deri në fillim të viteve 90 kishte shumë pak ose aspak përdorues të drogave “të forta”, siç mund t’i quajmë. Drogat më të përdorshme deri në atë kohë ishin duhani, alkoli si dhe disa preparate farmaceutike. Pozicioni gjeografik i vendit tonë mes lindjes dhe perëndimit në të ashtuquajturën “Rruga ballkanike” ka kushtëzuar, në një farë mënyre, politikën shtetërore për t’u fokusuar kryesisht në fushën e marrjes së masave kundër trafikut ilegal të drogave. Rruga ballkanike përdoret kryesisht për trafikimin e një prej drogave më të dëmshme për shëndetin e qytetarëve - heroinës
  8. 8. Njerezit qe mund te perdorin drogat Për të ndryshuar mënyrën sesi ndjehen sepse duan që të ndjehen më mirë ose thjesh ndryshe.  Sepse besojne ne dobishmerine e tyre  Për t’u çlodhur  Për t’u argëtuar  Për t’u bërë pjesë e shoqërisë  Për shkak të kureshtjes  Për të lehtësuar apo minimizuar dhimbjen fizike dhe psikologjike
  9. 9. Si klasifikohen drogat?  Depresantet  Stimulantet  Halucinogjenet
  10. 10. Depresantet Jane droga qe ngadalsojne funksionin e trupit duke perfshire edhe mesazhet per dhe nga truri.Ne sasi te medha mund te shkatojne humbje te vetdijes,te vjella e deri ne vdekje. Llojet kryesore te depresanteve jane:  Alkooli  Marijuana  Benzodiazepina  Barbitudet  GBH  Opiate  Inhilantet Depresantet qe perdoren me shume nga te rinjte jane alkooli dhe marijuana.
  11. 11. Stimulantet Drogat stimuluese shpejtojnë funksionet e organizmit. Si rrjedhim personi që merr stimulantin ndjehet më i gjallë, i vëmendshëm dhe i sigurt tek vetja. Ato rritin rrahjet e zemrës, temperaturën e trupit dhe tensionin e gjakut. Stimulantët pakësojnë oreksin, zmadhojnë pupilat e syrit, sjellin pagjumësi dhe e bejnë përdoruesin që të flasë pa pushim apo të jetë pak nervoz. Marrja e sasive të mëdha të stimulatëve shkakton ankth, panik, kriza, dhimbje koke, dhimbje në stomak, agresivitet dhe paranojë. Stimultantët e fortë mund të maskojnë disa nga efektet e depresantëve si për shëmbull alkooli.
  12. 12. Llojet e Stimulanteve Stimulantët e lehte.  Kafeina(në çaj,kafe dhe pijet kola)  Nikotina(duhani)  Efedrina(përdoret në mjekimet për astëm dhe alergji) Stimultantët e lehtë që përdoren më shumë nga të rinjtë janë duhani dhe kafeja . Stimulantet e Forte  Amfitemina  Kokaina Ekstazi  Tabletat dobësuese (Duromoni,Tenuate Dospan,P onderaks) Stimultantët e fortë që përdoren më shumë nga të rinjtë janë ekstazi dhe kokaina.
  13. 13. Halucinogjenet Drogat haluçinogjene shndërrojnë mënyrën se si një person sheh ose imagjinon atë që e rrethon. Personat që marrin haluçinogjene mund të shohin apo dëgjojnë gjëra që nuk egzistojnë, ose mund të shohin gjëra të tjetërsuara. Llojet kryesore të haluçnogjenëve janë:  Datura(bimë)  Katemina  LCD(acid dietilmid )  Këpurdhat magjike  Meskalina  PCP  Marjuana  Ekstazi
  14. 14. Varesia nga Droga Një person krijon vartësi nga drogat pas përdorimit të vazhdueshëm dhe aftgjatë të saj. Personi i varur ka nevojë që të përdorë drogë që të ndihet normal ose që të mos ketë simptoma të pakëndshme të tërheqjes. Vartësia mund të jetë fizike, psikologjike ose të dyja bashkë. Një person i varur nga droga fizikisht është mësuar që të funksionojë me drogë. Një person që varet psikologjikisht nga droga, mendon se nuk mund të funksionojë siç duhet apo të arrijë kënaqësitë emocionale pa përdorur drogë.
  15. 15. Terheqja nga Droga Nëse një person që merr drogë e ndërpret atë ose e pakëson sasinë që merr, atëherë tek ai ose ajo mund të shfaqen simptoma fizike sepse trupi e ka të vështirë të funksionojë pa drogë. Simptomat e tërheqjes janë të ndryshme, sipas llojit të drogës dhe personit përdorues, por në përgjithesi ato përfshijnë depresionin, irritime, ngërçe, të përziera, djersitje dhe pagjumësi.
  16. 16. Mbidoza Ndodh kur merret një sasi e tepruar droge dhe trupi nuk është në gjëndje që t’a konsumojë, duke krijuar nivele të paabsorbueshme toksike në trup. Overdoza mund të çojë individin deri në vdekje. Në rastet kur nuk shkaktohet vdekje mund të mbeten dëmtime të trurit apo të organeve të trupit.

×