Dituri 5 Liber mesuesi

4,273 views

Published on

0 Comments
2 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total views
4,273
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
11
Actions
Shares
0
Downloads
23
Comments
0
Likes
2
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Dituri 5 Liber mesuesi

  1. 1. Valbona IMERAJ Libër mësuesi DITURIA 5
  2. 2. Miratuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës Maj, 2011 Arti grafik dhe kopertina: Eldion NEVRUZI Shtypi: shtypshkronja “PEGI” Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © Pegi 2011 Të gjitha të drejtat lidhur me këtë botim janë ekskluzivisht të zotëruara nga shtëpia botuese “Pegi” sh.p.k. Ndalohet çdo riprodhim, fotokopjim, përshtatje, shfrytëzim ose çdo formë tjetër qarkullimi tregtar pjesërisht ose tërësisht pa miratimin paraprak nga botuesi. Shtëpia botuese: Tel: 042 374 947 cel: 069 40 075 02 pegi@icc-al.org Sektori i shpërndarjes: Tel/Fax: 048 810 177 Cel: 069 20 267 73 Shtypshkronja: Tel: 048 810 179 Cel: 069 40 075 01 shtypshkronjapegi@yahoo.com
  3. 3. PËRMBAJTJA KAPITULLI 1: SJELLJE TË LËNDËVE Tema 1.1: Uji në natyrë Tema 1.2: Burimet e ujit dhe llojet e ndryshme të tij Tema 1.3: Uji dhe disa veti të tij Tema 1.4: Përdorimi i ujit Tema 1.5: Ajri Tema 1.6: Ngrohja globale 19 21 23 25 26 27 KAPITULLI 2: NDRYSHIME TË LËNDËVE Tema 2.1: Ndotja e ujit 30 Tema 2.2: Oksigjeni ndihmon djegien (punë praktike) 31 Tema 2.3: Ozoni 33 KAPITULLI 3: NDARJA E LËNDËVE Tema 3.1: Distilimi, filtrimi dhe shkripëzimi i ujit (punë praktike) Tema 3.2: Ndotja e ajrit Tema 3.3: Uji i pijshëm 35 36 38 KAPITULLI 4: SISTEMI DIELLOR Tema 4.1: Sistemi diellor 40 Tema 4.2: Modelimi i sistemit diellor (punë praktike) 43 Tema 4.3: Yjësitë 44 Tema 4.4: Dielli dhe ne 45 Tema 4.5: Toka si planet 47 Tema 4.6: Dita dhe nata 48 Tema 4.7: Stinët 50 Tema 4.8: Hëna 52 Tema 4.9: Fazat e Hënës 54 Tema 4.10: Eklipsi 55 Tema 4.11: Tërmetet 57 Tema 4.12: Dëmet dhe mbrojtja nga tërmetet 58 Tema 4.13: Vullkanet 60
  4. 4. KAPITULLI 5: TINGULLI Tema 5.1: Në botën e tingujve Tema 5.2: Përhapja e tingullit Tema 5.3: Vetitë e tingullit Tema 5.4: Jehona Tema 5.5: Tingujt muzikorë Tema 5.6: Ritme me tinguj të ndryshëm Tema 5.7: Lëndët veçuese dhe përçuese të tingullit Tema 5.8: Ndotja akustike 62 64 65 67 69 70 71 72 KAPITULLI 6: TË NJOHIM DHE TË STUDIOJME TË GJALLËN Tema 6.1: E gjalla dhe jo e gjalla 74 Tema 6.2: Ndërtimi i qelizës 75 Tema 6.3: Të njihemi me mikroskopin 77 Tema 6.4: Punë praktike: Si të shohim me mikroskop 78 Tema 6.5: Si është i ndërtuar një organizëm? 79 Tema 6.6: Përsëritje 81 KAPITULLI 7: BIMËT DHE MJEDISI I TYRE Tema 7.1: Llojet e bimëve 82 Tema 7.2: Kërkesat që kanë bimët 84 Tema 7.3: Faktorët e mjedisit që ndikojnë në rritjen e bimës 85 KAPITULLI 8: NDËRTIMI DHE FUNKSIONI I BIMËVE Tema 8.1: Si është e ndërtuar një bimë? 87 Tema 8.2: Rrënja 88 Tema 8.3: Kërcelli 90 Tema 8.4: Llojet e kërcejve 91 Tema 8.5: Ndërtimi i gjethes dhe llojet e tyre 92 Tema 8.6: Funksionet e gjethes 94 Tema 8.7: Formimi i niseshtesë dhe çlirimi i oksigjenit te bimët (punë praktike) 95 Tema 8.8: Bimët pa lule 97 Tema 8.9: Bimët me lule 98 Tema 8.10: Pjalmimi te bimët dhe llojet e tij 100 Tema 8.11: Bimët farëzhveshura dhe bimët farëveshura 102 Tema 8.12: Shumimi vegjetativ te bimët 103 Tema 8.13: Nga fara, te lulja dhe fruti 105 KAPITULLI 9: BIMËT DHE NJERIU Tema 9.1: Marrëdhëniet midis kafshëve, bimëve dhe njeriut Tema 9.2: Bimët në jetën e njeriut Tema 9.3: Të kujdesemi për mjedisin 107 109 110
  5. 5. Libër mësuesi: Dituria 5 Plani mësimor analitik për lëndën Dituri natyre 5 35 javë x 2 orë mësimi në javë = 70 orë Nr. Linja Orë Nënlinjat Orë 1 Lëndët dhe vetitë e tyre 12 Sjellje të lëndëve 6 Ndryshime të lëndës 3 Ndarja e lëndëve 3 Sistemi diellor 13 Tingulli 9 Të njohim dhe të studiojmë të gjallën 6 Bimët dhe mjedisi i tyre 3 Ndërtimi dhe funksioni i bimëve 13 Bimët dhe njeriu 4 2 3 4 Mjedisi fizik Gjallesat dhe proceset e jetës 22 26 Orë të lira 10 10 Gjithsej 70 70 5
  6. 6. 6 Përdorimi i ujit Ajri 1.3 1.4 1.5 3 4 5 Të përkufizojnë konceptin e ajrit. Të emërtojnë elementet përbërës te ajrit. Të emërtojnë shtresat përbërëse te ajrit. Të shpjegojnë rëndësinë e ajrit për jetën në Tokë. Të listojnë përdorimet e ujit. Të japin shembuj të përdorimeve të ujit nga njeriu. Të klasifikojnë përdorimet e ujit sipas qëllimeve për të cilat ai përdoret Të tregojnë gjendjet e ujit në natyrë. Të emërtojnë llojet e ujërave në natyrë. Të tregojnë cilësitë e llojeve te ujerave që gjenden në natyrë. Uji dhe disa veti të tij 1.2 2 libri i nxënësit, enciklopedi për fëmijë, foto me burime të ndryshme ujore tenxhere, bombol gazi e vogël, ujë, libri i nxënësit, pikatore, sheqer, uthulla, kafe, çaj, pluhur apo lëng larës i rrobave, kripë. libri i nxënësit, fotografi që tregojnë përdorimet e ujit, ngjitës, karton për poster, foto të përdorimit shtëpiak, bujqësor, industrial te ujit. libri i nxënësit, materiale nga interneti, enciklopedia për fëmijë. Të shpjegojnë kuptimin e fjalës burim. Të emërtojnë lloje të ndryshme te burimeve. Të përshkruajnë formimin e burimeve. Burimet e ujit dhe llojet e ndryshme të tij 1 enciklopedia për fëmijë, libri i nxënësit. Uji në natyrë 1.1 Sjellje të lëndëve Lëndët dhe vetitë e tyre Të tregojnë karakteristikat e ujit. Të klasifikojnë ujërat sipas vendit ku gjenden të Tokë. Të shpjegojnë rëndësinë e ujit për planetin Tokë. Tema Mjetet Ora Objektivat Nënlinja Linja Nr Biblioteka e klasës Interneti, revista, dosja e mjeteve personale të nxënësit Kabineti i diturisë Biblioteka e klasës Biblioteka e klasës Burimet Libër mësuesi: Dituria 5
  7. 7. Ndryshime të lëndës Nënlinja Tema Ngrohja globale Ora 1.6 Ndotja e ujit Linja 10 3.1 Filtrimi distilimi dhe shkripëzimi i ujit P.P 2.3 9 Ndarja e lëndëve Ozoni 2.2 8 7 Oksigjeni ndihmon djegjen P.P. 2.1 6 Nr Laboratori i diturisë Biblioteka e klasës Kabineti i diturisë Interneti , revista libri i nxënësit, enciklopedi për fëmijë fotografi që tregojnë ndotjen e ujit. Të listojnë faktorët që e ndotin ujin. Të tregojnë mënyra me të cilat mund te kryhet pastrimi i ujit. Të tregojnë pasojat që sjell ndotja e ujit. Të kryejnë eksperimentin sipas hapave të përshkruara në libër. qiri, enë qelqi Të përshkruajnë dukurinë që ndodhi gjatë (kavanoz), eksperimentit. shkrepëse, letër të Të nxjerrin një konkluzion prej lagur me ujë. eksperimentit që bëri. Të përshkruajnë përbërjen e shtresës së ozonit. libri i nxënësit, Të tregojnë funksionin e shtresës së ozonit. enciklopedi për Të shpjegojnë si ndodh dëmtimi i shtresës fëmijë së ozonit. Të bëjnë distilimin e ujit. distilator, llambë Të bëjnë filtrimin e ujit. me alkool, ujë i Të shpjegojnë ç’do të thotë shkripëzim i ujit. përzier me pak Të përshkruajnë shkripëzimin e ujit të detit dhe, letër filtër, me anë të avullimit. hinkë,2 enë kimike Biblioteka e klasës libri i nxënësit, enciklopedi për fëmijë Të shpjegojnë kuptimin e ngrohjes globale. Të emërtojnë faktorët që shkaktojnë ngrohjen globale. Të tregojnë pasojat e ngrohjes globale. Burimet Mjetet Objektivat Libër mësuesi: Dituria 5 7
  8. 8. 8 Sistemi diellor Modelimi i sistemit diellor P.P. Yjësitë Dielli dhe ne 4.2 4.3 4.4 14 15 16 13 4.1 Sistemi diellor Uji i pijshëm 3.3 12 Mjedisi fizik Ndotja e ajrit 3.2 11 Nënlinja Tema Linja Ora Nr Të modelojnë me mjete të thjeshta sistemin diellor. Të emërtojnë pjesët përbërëse të sistemit diellor. Të tregojnë përse përdoret teleskopi. Të përkufizojnë konceptin e yjësisë. Të emërtojnë shkencën që merret me studimin e yjeve. Të tregojnë emrat e disa yjësive. Të përshkruajnë cilësitë fizike të Diellit. Të shpjegojnë nga prodhohet nxehtësia që çliron Dielli. Të argumentojnë rëndësinë që ka Dielli për Tokën Të përkufizojnë konceptin e sistemit diellor. Të emërtojnë trupat që përfshin sistemi diellor. Të emërtojë planetët e sistemit diellor. Të tregojnë faktorët që shkaktojnë ndotjen e ajrit. Të tregojnë pasojat që sjell ndotja e ajrit. Të tregojnë si mund të mbrohet ajri nga ndotja. Të tregojnë karakteristikat e ujit të pijshëm. Të listojnë fazat nëpërmjet të cilave bëhet pastrimi i ujit te ëmbël. Të tregojnë disa mënyra për të kursyer ujin e pijshëm. Objektivat Laboratori i diturisë Burimet Kabineti i diturisë Biblioteka e klasës Mjetet e nxënësit Biblioteka e klasës Mjetet e nxënësit Gjilpëra me kokë, pe (ose spango), karton, vizore, laps, letër. Interneti , revista, libri i nxënësit, fotografi , fletore, lapsa. enciklopedia për fëmijë, libri i nxënësit, fotografi me trupa te sistemit diellor. Interneti , revista, mjetet e punës së nxënësit Libri i nxënësit, foto me ndotës të ajrit. Mjetet libri i nxënësit, enciklopedia për fëmijë, fletë A4 libri i nxënësit, enciklopedia për fëmijë Libër mësuesi: Dituria 5
  9. 9. 27 Tingulli 5.2 5.1 Vullkanet 4.13 25 26 Dëmet dhe mbrojtja nga tërmetet 4.12 24 Përhapja e tingullit Dridhjet dhe tingulli Tërmetet 4.11 23 Nënlinja Tema Linja Ora Nr Të përkufizojnë konceptin e tingullit Të prodhojnë tinguj me mënyra të ndryshme. Të shpjegojnë si formohet zëri i njeriut. Të tregojnë si kryhet përhapja e tingullit në ajër. Të shpjegojnë si përhapet tingulli në trupat e ngurtë dhe në trupat e lëngët. Të argumentojnë rëndësinë e ajrit në përhapjen e tingullit. Të tregojnë se çfarë është vullkani. Të emërtojnë elementet përbërëse të vullkanit. Të tregojnë faktorët që shkaktojnë shpërthimin e vullkanit Të tregojnë se çfarë është tërmeti. Të përshkruajnë procesin e shkaktimit të tërmetit. Të emërtojnë elementet përbërëse të tërmetit. Të emërtojnë zonat me aktivitetin me të lartë sizmik në botë dhe në Shqipëri. Të tregojnë pasojat që shkaktojnë tërmetet. Të listojnë masat mbrojtëse që mund te merren ndaj tërmeteve. Objektivat Burimet kuti konservash dhe një fije teli, libri i nxënësit shishe, një vizore, kopsa, tavolinë, çekiç, tenxhere. enciklopedi për fëmijë, libri i nxënësit, fotografi me shpërthime vullkanike. Kabineti i diturisë Mjetet e nxënësit Kabineti i diturisë Mjetet e nxënësit Biblioteka e klasës Mjetet e nxënësit Revista, interneti libri i nxënësit, fotografi me pamje Biblioteka e klasës të pasojave të Mjetet e nxënësit tërmeteve Revista, interneti libri i nxënësit, Biblioteka e klasës pamje me pasojat e Mjetet e nxënësit tërmetit. Revista, interneti Mjetet Libër mësuesi: Dituria 5 9
  10. 10. Burimet 10 Kabineti i diturisë Mjetet e nxënësit enë për të mbajtur ujin, guralecë, libri i nxënësit. kasetë e edukimit muzikor me melodi nga vegla të ndryshme muzikore, libri i nxënësit kuti këpucësh, pineska, llastiqe të hollë, gozhdë , tub metali, llastiqe Të dallojnë tingujt nga njëri-tjetri. Të shpjegojnë përse tingujt nuk janë të njëjtë me njëri- tjetrin. Të emërtojnë karakteristikat e tingullit. Të shpjegojnë dukurinë e jehonës. Të ilustrojnë me shembuj dukurinë e jehonës. Të japin shembuj të shfrytëzimit të dukurisë së jehonës nga njeriu. Të dallojnë tingujt muzikore nga zhurmat. Të tregojnë si formohet muzika. Të tregojnë cila pjesë e veglës muzikore e krijon tingullin Të përshkruajnë prodhimin e tingullit nga disa vegla muzikore. Të skicojnë pajisje që prodhojnë tinguj të ndryshëm. Të prodhojnë pajisje që prodhojnë tinguj Vetitë (karakteristikat) e tingullit Jehona Tingujt muzikorë Ritme me tinguj të ndryshëm Të dallojnë materialet që e përçojnë tingullin nga ato që nuk e përçojnë atë. Të emërtojnë materialet që e përçojnë Lëndët veçuese dhe tingullin dhe materialet që nuk e përçojnë përçuese të tingullit atë. Të klasifikojnë materialet sipas cilësisë të përçimit të tingullit. 5.3 5.4 5.5 5.6 5.7 28 29 30 31 32 polisterol (bukë peshku), leckë, pambuk, materiale me vrima dhe materiale metalike dhe druri). Kabineti i diturisë Mjetet e nxënësit burime tingujsh të ndryshëm, libri i nxënësit, kasetë me regjistrime tingujsh, zërash, zhurmash të ndryshme Kabineti i diturisë Mjetet e nxënësit Kabineti i diturisë Mjetet e nxënësit Kabineti i diturisë Mjetet e nxënësit Mjetet Objektivat Nënlinja Tema Linja Ora Nr Libër mësuesi: Dituria 5
  11. 11. 36 35 Gjallesat dhe proceset e jetës Të njohim dhe TË studiojmë të gjallën E gjalla dhe jo e gjalla Ndërtimi i qelizës 6.1 6.2 Biblioteka e klasës Mjetet e nxënësit Revista, interneti libri i nxënësit, enciklopedi për fëmijë, fotografi me pamje të botës së gjallë dhe jo të gjallë. libri i nxënësit, figura e qelizës. Të emërtojnë karakteristikat e së gjallës. Të emërtojnë karakteristikat e jo të gjallës. Të japin shembuj të botës së gjallë e jo të gjallë. Të përkufizojnë konceptin e qelizës. Të tregojnë karakteristikat e qelizës. Të klasifikojnë organizmat në një qelizore dhe në shumë qelizore. Të emërtojnë pjesët përbërëse të qelizës. Të vizatojnë një qelizë. Biblioteka e klasës Mjetet e nxënësit Revista, interneti Biblioteka e klasës Mjetet e nxënësit Revista, interneti Mbrojtja nga ndotja akustike 5.9 34 Burimet libri i nxënësit, Biblioteka e klasës foto me ndotës të Mjetet e nxënësit ndryshëm akustike. Revista, interneti Mjetet libri i nxënësit, foto që tregojnë masat që mund të merren ndaj ndotjes akustike Të tregojnë disa masa që mund të merren për zvogëlimin e mbrojtjes akustike. Të tregojnë si mund të mbrohet nga ndotja akustike. Ndotja akustike 5.8 33 Objektivat Të dallojnë tingujt nga zëri dhe zhurma në një mjedis (për shembull, zërin e njeriut nga buria e makinës). Të diskutojnë mbi problemet e ndotjes akustike të mjedisit. Të diskutojnë mbi pasojat e tingujve të lartë dhe zhurmave mbi dëgjimin. Nënlinja Tema Linja Ora Nr Libër mësuesi: Dituria 5 11
  12. 12. Burimet 12 Kabineti i diturisë Mjetet e nxënësit Mikroskop, doreza, objektivi, tryeza, diafragma, vida e madhe rrotulluese, vida e vogël rrotulluese, diafragma, bazamenti, pincetë, xham mbulues, xhama objektivi, pikatore, një qepë, kruajtëse dhëmbësh. Mikroskop, doreza, objektivi, tryeza, diafragma, vida e madhe rrotulluese, vida e vogël rrotulluese, diafragma, bazamenti, pincetë, xham mbulues, xhama objektivi, pikatore, një qepë, kruajtëse dhëmbësh. libri i nxënësit, figura e qelizës , indeve, sistemeve, organeve, organizmave libri i nxënësit Të emërtojnë pjesët e mikroskopit. Të tregojnë përse përdoret mikroskopi. Të listojnë disa rregulla të përdorimit të mikroskopit. Të përdorin mikroskopin për të parë një qelizë bimore. Të përshkruajnë qelizën bimore duke u bazuar në vëzhgimin e saj në mikroskop. Të vizatojnë qelizën e parë në mikroskop. Të përkufizojnë konceptin e indit. Te shpjegojnë rolin e indeve në formimin e organeve të trupit. Të shpjegojnë si formohen sistemet e trupit të njeriut. Të shpjegojnë si formohet një organizëm . Të tregojnë kushtet që i duhen një gjallese për të jetuar. Të shpjegojnë funksionin e qelizës në organizmat e gjalla. Të klasifikojnë objektet si natyrë e gjallë dhe jo e gjallë. Të njihemi me mikroskopin P.P Si të shohim me mikroskop P. P Si është i ndërtuar një organizëm Përsëritje 6.3 6.4 6.5 6.6 37 38 39 40 Mjetet e nxënësit Revista, interneti Mjetet e nxënësit Revista, interneti Kabineti i diturisë Mjetet e nxënësit Mjetet Objektivat Nënlinja Tema Linja Ora Nr Libër mësuesi: Dituria 5
  13. 13. 45 44 Si është e ndërtuar një bimë Përsëritje 7.3 43 Rrënja 8.1 Faktorët e mjedisit ndikojnë në rritjen e bimëve P.P 7.2 42 Ndërtimi dhe funksioni i bimëve Llojet e bimëve 7.1 Bimët dhe mjedisi i tyre 41 Tema Ora Linja Nënlinja Nr 8.2 Të tregojnë funksionin e rrënjës. Të emërtojnë pjesët përbërëse të rrënjës. Të identifikojnë në figurë llojet e ndryshme të rrënjëve. T emërtojnë pjesët e bimës. Të përshkruajnë funksionin e pjesëve të bimës. Të tregojnë faktorët që marrin pjesë në procesin e fotosintezës libri i nxënësit, fotografi që tregojnë bimësi dhe habitate të ndryshme. libri i nxënësit, foto me pamje të bimëve të shëndetshme dhe të thara. Të listojnë faktorët që ndikojnë në llojin e bimësisë së një vendi. Të përkufizojnë konceptin e habitatit. Të tregojnë vendet që shërbejnë si habitat për bimët. Të listojnë nevojat e bimës për tu rritur. Të tregojnë rëndësinë e dritës në procesin e rritjes së bimës. Të argumentojnë rëndësinë e faktorëve që ndikojnë në rritjen e bimës. Të emërtojnë disa lloje bimësh që rriten në vendin tonë. Të listojnë faktorët që ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin e bimëve. Të përshkruajnë katet e bimëve që shohin në foto. një bimë që përmban të gjitha pjesët e saj, fotografi me një bimë me të gjitha pjesët përbërëse, libri i nxënësit, fletë A4. libri i nxënësit, figura me ndërtimin e rrënjës, figura me llojet e ndryshme të rrënjëve Libri i nxënësit Mjetet Objektivat Mjetet e nxënësit Revista, interneti Biblioteka e klasës Kabineti i diturisë Mjetet e nxënësit Kabineti i diturisë Mjetet e nxënësit Mjetet e nxënësit Revista, interneti Mjetet e nxënësit Revista, interneti Burimet Libër mësuesi: Dituria 5 13
  14. 14. 14 Mjetet e nxënësit Revista, interneti Biblioteka e klasës Kabineti i diturisë Mjetet e nxënësit libri i nxënësit, pamje të procesit të fotosintezës Një shishe me jod, një pikatore, dhe disa produkte ushqimore si patate, mollë, karota, grurë, oriz, qumësht, makarona, niseshte. Të emërtojnë pjesët përbërëse të gjethes. Të përshkruajnë ndërtimin e nervurave. Të klasifikojnë gjethet sipas ndërtimit të tyre. Të përshkruajnë me fjalët e tekstit rolin e klorofilit. Të përkufizojnë procesin e fotosintezës. Të përshkruajnë procesin e fotosintezës. Lloje të kërcenjve Ndërtimi i gjethes dhe llojet e saj Funksionet e gjethes 8.4 8.5 8.6 48 49 Mjetet e nxënësit Revista, interneti Biblioteka e klasës Libri i nxënësit, figura që tregojnë lloje të ndryshme kërcejsh. Të emërtojnë llojet e shndërrimeve nëntokësore dhe mbitokësore të kërcejve. Të dallojnë llojet e ndryshme kërcejve. Të klasifikojnë kërcejtë duke u bazuar karakteristikat e tyre . 47 Mjetet e nxënësit Revista, interneti Biblioteka e klasës Kërcelli Të përshkruajnë me fjalët e tekstit funksionin e kërcellit Të emërtojnë pjesët përbërëse të kërcellit. Të dallojnë pjesët e kërcellit. 8.3 Libri i nxënësit, figura me pamje të kërcellit dhe pjesëve përbërëse të tij, kërcej të bimëve të ndryshme. 46 Burimet Mjetet Objektivat Nënlinja Tema Linja Ora Nr Libër mësuesi: Dituria 5
  15. 15. 54 53 52 51 50 Nr Linja Nënlinja Tema Objektivat Mjetet Burimet bimë me gjethe mëllage, letër, gota qelqi, pincete, alkool, tretësirë Të vërtetojnë praninë e niseshtesë në gjethe Jodi. nëpërmjet eksperimentit. Kabineti i diturisë 8.7 Punë eksperimentale pjesë të një bime Të vërtetojnë çlirimin e oksigjenit nga Mjetet e nxënësit ujore, enë qelqi e gjethja nëpërmjet eksperimentit. madhe, provëza në formë hinkë, ujë, shkrepëse, burim drite. Libri i nxënësit, Të emërtojnë disa bimë pa lule. figura që tregojnë Kabineti i diturisë 8.8 Bimët pa lule Të tregojnë si behët pllenimi te bimë pa lule. pjesët e ndryshme Mjetet e nxënësit të lules, lule. Të emërtojnë pjesët e lules. libri i nxënësit, Të përshkruajnë shkurt procesin e pjalmimit fotografi që Mjetet e nxënësit 8.9 Bimët me lule tek bimët. tregojnë mënyra Revista, interneti Të klasifikojnë frytet e bimëve sipas te ndryshme te Biblioteka e klasës karakteristikave të tyre. pjalmimit Të tregojnë mënyrat e pjalmimit tek bimët me lule. Libri i nxënësit, Mjetet e nxënësit Pjalmimi dhe llojet Të tregojnë llojet e pjalmimit tek bimët me 8.10 foto të llojeve të Revista, interneti e tij lule. frutave. Biblioteka e klasës Të përshkruajnë procesin e pjalmimit te bimët me lule. Të emërtojnë farat sipas llojit te tyre. fara groshe, libri Bimët farëzhveshura Të tregojnë karakteristikat e dy grupeve të i nxënësit, figura Kabineti i diturisë 8.11 dhe bimët farave. që tregojnë fazat e Mjetet e nxënësit farëveshura Të përshkruajnë shumimin e dy grupeve të mbirjes së farës. farave Ora Libër mësuesi: Dituria 5 15
  16. 16. 16 Tema Mjetet Burimet libri i nxënësit, fotografi të Mjetet e nxënësit ndryshme që Revista, interneti tregojnë mjedise të Biblioteka e klasës ndryshme. Të tregojnë disa mënyra me të cilat njeriu ndot mjedisin. Të tregojnë përse ka rëndësi mjedisi për njeriun. Të shpjegojnë si duhet ta ruajë njeriu mjedisin. Të kujdesemi për mjedisin 9.3 59 Mjetet e nxënësit Revista, interneti Biblioteka e klasës 58 57 Bimët në jetën e njeriut Mjetet e nxënësit Revista, interneti Biblioteka e klasës Të tregojnë rëndësinë që kanë bimët për enciklopedia për kafshët dhe njerëzit. fëmijë, libri i Të tregojnë rolin që luajnë njeriu dhe kafshët nxënësit, fotografi tek bime. me pamje nga Të shpjegojnë ndërvarësinë që kanë mes habitate të llojeve njëra tjetrës bota bimore me atë shtazore të ndryshme. 9.2 Kabineti i diturisë Mjetet e nxënësit fara bimësh të ndryshme, libri i nxënësit, fotografi me pamje të farave Të shpjegojnë kuptimin e embrionit të bimës. Të përshkruajnë zhvillimin e bimës sipas fazave të saj rritjes. Të emërtojnë mënyrat e shumimit vegjetativ. libri i nxënësit, Mjetet e nxënësit Të përshkruajnë mënyrat e shumimit foto me pamje nga Revista, interneti vegjetativ. llojet e shumimit Biblioteka e klasës Të përkufizojnë procesin e shartimit. vegjetativ. Objektivat libri i nxënësit, fotografi të ndryshme që tregojnë rolin e bimëve tek njeriu. 8.13 Nga fara, te lulja dhe fryti Shumimi vegjetativ i 8.12 bimëve Ora Të tregojnë rolin që kanë bimët për jetën e njeriut. Të japin shembuj të rolit të bimëve në jetën e njeriut. Të listojnë vlerat ushqimore që kanë bimët për njeriun. Bimët dhe njeriu Nënlinja Marrëdhëniet midis kafshëve, bimëve dhe njeriut Linja 9.1 56 55 Nr Libër mësuesi: Dituria 5
  17. 17. Përsëritje 9.4 3 4 5 6 7 8 9 10 64 65 66 67 68 69 70 1 Tema Ora 63 Nënlinja 2 Orë të lira Linja 62 61 60 Nr Mjetet Të gjejnë në cilin habitat rriten kafshët e paraqitura në figurë. Libri i nxënësit, Të shpjegojnë rëndësinë që kanë për njeriun fletë dhe figura për bimët dhe kafshët. postera. Të shprehin qëndrimin e vet për mjedisin nëpërmjet hartimit të posterave. Objektivat Burimet Libër mësuesi: Dituria 5 17
  18. 18. Libër mësuesi: Dituria 5 KAPITULLI 1: SJELLJE TË LËNDËVE Tema 1.1: Uji në natyrë Objektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësit duhet të jenë të aftë: -- të tregojnë karakteristikat e ujit; -- të klasifikojnë ujërat sipas vendit ku gjenden në Tokë; -- të shpjegojnë rëndësinë e ujit për planetin tonë. Fjalë kyç: ujë, ujëra sipërfaqësore, ujëra nëntokësore, përrenj nëntokësorë, lumenj nëntokësorë. Mjete: “Enciklopedia për fëmijë”, libri i nxënësit. Struktura e mësimit: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësit Parashikimi (nxitja për të nxënë) Stuhi mendimesh Ndërtimi i njohurive (përpunimi i përmbajtjes) Lexim me kodim Përforcimi (konsolidimi i të nxënit) Poezia pesëvargëshe Organizimi i nxënësit Diskutim i ideve Paraqitje grafike e ideve Paraqitje grafike e informacionit Nxitje e diskutimit Ndërtim i shprehive studimore Punë me gjithë klasën. Punë me gjithë klasën Punë në dyshe, punë individuale Përsosje e shkrimit Punë individuale Zhvillimi i mësimit Parashikimi: stuhi mendimesh Nxënësit njihen me temën, e cila shkruhet në tabelë. U kërkohet atyre të thonë sa më shumë karakteristika që dinë për ujin. Idetë e tyre paraqiten në mënyrë grafike në tabelë si më poshtë: deti breshëri shiu liqeni lëng pa erë UJI i kripur burimi oqeani i ëmbël bora lëng pa ngjyrë lumi 19
  19. 19. Libër mësuesi: Dituria 5 Ndërtimi i njohurive: lexim me kodim Nxënësit udhëzohen të lexojnë materialin në libër, i cili shpjegon rëndësinë e ujit, duke përdorur këto shenja kodimi: •• Me NJ do të shënohet rëndësia e ujit për njeriun. •• Me M do të shënohen ujërat mbitokësore •• Me N do të shënohen ujërat nëntokësore. •• Me K do të shënohet rëndësia e ujit për kafshët. •• Me B do të shënohet rëndësia e ujit për bimët. Pasi të lexohet dhe të kodohet materiali do të hidhet në tabelën me kodime, të kësaj forme: NJ Uji 20 K B M N 70% e trupit të njeriut është ujë. Mungesa për disa ditë e ujit te njeriu, shkakton vdekjen e tij. Uji termal kuron njerëz që vuajnë nga sëmundje të ndryshme. Uji shërben si rrugë për transportin e mallrave dhe njerëzve. Nëpërmjet ujit njeriu merr kripëra minerale që gjenden të tretura në të. Ujërat e lumenjve të mëdhenj kanë shërbyer si vatra për lindjen e qytetërimeve të lashta. Bregdetet, lumenjtë, liqenet përdoren për çlodhje dhe turizëm. Një përqindje e madhe e trupit te kafshës është e përbërë nga uji. Mungesa e ujit te kafshët për disa ditë shkakton ngordhjen e tyre. Shumë kafshë zhyten në ujërat e pellgjeve, lumenjve apo liqene për të hequr nga lëkura e tyre parazitë që shkaktojnë sëmundje të rrezikshme. Shumë kafshë e gjejnë ushqimin e tyre në ujërat e deteve, liqeneve, lumenjve. Ujërat shërbejnë për shumë kafshë si habitati i tyre. Aty depozitojnë vezët, lindin, rriten, ushqehen. Një përqindje e madhe e trupit të bimës është e përbërë nga uji. Mungesa e ujit te bimët për disa kohë (në varësi të llojit të bimës) shkakton tharjen e tyre. Deti, liqeni dhe pellgjet shërbejnë si habitat për bimët. Oqeanet, detet, lumenjtë, liqenet, burimet, përrenjtë. Lumenj nëntokësorë, përrenj nëntokësorë.
  20. 20. Libër mësuesi: Dituria 5 Përforcimi: poezia pesëvargëshe Nxënësit do të bëjnë një poezi pesëvargëshe për ujin sipas këtij modeli UJI Jetik i shëndetshëm (2 mbiemra) Pastron hidraton shëron (3 folje) Uji është i rëndësishëm për jetën. (fjali me 4 fjalë) Lëngu i jetës (fjalë ose shprehje sinonimike) Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen me notë për përgjigjet e dhëna. Detyrë shtëpie Tema 1.2: Burimet e ujit dhe llojet e ndryshme të tij Objektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësit duhet të jenë të aftë: -- të shpjegojnë kuptimin e fjalës burim; -- të emërtojnë lloje të ndryshme burimesh; -- të përshkruajnë formimin e burimeve. Fjalë kyç: ujëra nëntokësore, burime, ujëra termale, pus. Mjete: teksti i nxënësit, “Enciklopedia për fëmijë”, foto me burime të ndryshme ujore. Struktura e mësimit: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësit Organizimi i nxënësit Parashikimi (nxitja për të nxënë) Harta e konceptit Diskutim i ideve Paraqitje grafike e ideve Punë me gjithë klasën Përvijim i të menduarit Të le Paraqitje grafike e informacionit Nxitje e diskutimit Ndërtim i shprehive studimore xuarit ndërveprues Punë me gjithë klasën Punë në dyshe, punë individuale Ndërtimi i njohurive (përpunimi i përmbajtjes) Zhvillimi i mësimit Parashikimi: harta e konceptit Nxënësit njihen me temën, e cila shkruhet në tabelë. Më pas pyeten se çfarë dinë për burimet natyrore, nëse kanë parë të tilla dhe ku. Pasi merren mendimet e tyre, mësuesja shkruan kuptimin e fjalës në tabelë. 21
  21. 21. Libër mësuesi: Dituria 5 BURIM Ujë që del nga thellësia e tokës. Ndërtimi i njohurive: përvijim i të menduarit Mësuesja shkruan këto pyetje në tabelë: -- Në cilat mjedise të tokës dalin burimet? -- Nga e kanë prejardhjen burimet? -- Sa lloje burimesh njohim në natyrë? -- Çfarë cilësish të veçanta kanë këto burime? -- Përse i përdor njeriu këto burime? Nxënësit lexojnë këto informacione në tekst dhe plotësojnë grafikun. në tokë të thatë lumenj nga reshjet e shiut liqene dete Dalin Prejardhja BURIMET Llojet burimet natyrore ujërat termale puset Përdorimet kurues për sëmundje të ndryshme për vaditje ujë i pijshëm Përforcimi: mendo - puno në dyshe - shkëmbe mendime Nxënësit do të punojnë në grupe dyshe për të plotësuar ushtrimet 1 dhe 2 në libër. Fillimisht do të punojnë në dyshe dhe më pas do të shkëmbejnë librat me njëri-tjetrin dhe do të bëjnë korrigjimet e duhura. Të dy do të bien dakord për përgjigjen më të mirë. Vlerësimi: Mësuesja vlerëson nxënësit për përvetësimin e koncepteve të reja me notë. Detyrë shtëpie: Vizatoni një burim natyror, një pus ose burime me ujëra termale sipas dëshirës. 22
  22. 22. Libër mësuesi: Dituria 5 Tema 1.3: Uji dhe disa veti të tij Objektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësit duhet të jenë të aftë: -- të tregojnë gjendjet e ujit në natyrë; -- të emërtojnë llojet e ujërave në natyrë; -- të tregojnë cilësitë e llojeve të ujërave që gjenden në natyrë. Fjalë kyç: ujëra të kripura, ujëra të ëmbla, ujë i fortë, ujë i butë, ujë i distiluar. Mjetet: tenxhere, bombol gazi e vogël, ujë, libri i nxënësit, pikatore, sheqer, uthull, kafe, çaj, detergjent rrobash pluhur apo lëng, kripë. Struktura e mësimit: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësit Organizimi i nxënësit Parashikimi (nxitja për të nxënë) Diskutim për njohuritë paraprake Diskutim i ideve Paraqitje grafike e ideve Punë me gjithë klasën Ndërtimi i njohurive (përpunimi i përmbajtjes) Punë praktike Ndërtim i shprehive studimore Nxitje e diskutimit Punë në grupe Përforcimi (konsolidimi i të nxënit) Harta semantike Nxitje e diskutimit Paraqitje grafike Punë individuale Punë me klasën Zhvillimi i mësimit Parashikimi: diskutim për njohuritë paraprake Shkruhet tema në tabelë. Mësuesja u kërkon nxënësve të rikujtojnë nga mësimet e mëparshme gjendjet në të cilat gjendet uji në natyrë. Mendimet e tyre shkruhen në tabelë. UJI i lëngët uji i gaztë avulli i ngurtë akulli Ndërtim njohurish: punë praktike Ndahet klasa në grupe. Çdo grup ka mjetet e veta të punës. Mësuesja u shpjegon provën që do të zhvillojnë me ujin. Provë 1: Nxënësit do të marrin një lugë kafeje me kripë, do ta hedhin në një gotë me ujë dhe do ta përziejnë. -- Çfarë vini re pasi e keni përzier ujin për disa sekonda? -- Çfarë ndodhi me lëndët që futen brenda në ujë? 23
  23. 23. Libër mësuesi: Dituria 5 Prova bëhet edhe me lëndë të tjera, si: sheqer, uthull, kafe, çaj, detergjent rrobash pluhur apo lëng etj. -- Çfarë vetie të ujit tregojnë këto prova? Provë 2: Në një tenxhere hidhet pak ujë me kripë dhe lihet të vlojë. Tenxheren e mbulojmë me kapak në mënyrë që të mbledhim avullin e ujit. Pasi kapaku ka mbledhur avull, e heqim nga tenxherja dhe nxënësit thithin me pikatore piklat që formohen nga kondensimi. Nxënësit provojnë shijen e ujit. Mësuesja pyet: -- A ka shije ky ujë? -- A është ai i kripur siç ishte uji në tenxhere? -- Pse uji nuk është më i kripur? Mësuesja sqaron nxënësit se ky ujë që u përftua nëpërmjet avullimit quhet ujë i distiluar. Provë 3: Në tenxhere hidhet përsëri ujë, por pa lëndë të tjera brenda. Lihet të avullojë i gjithi. Mësuesja pyet nxënësit: -- Çfarë vini re në fund të tenxheres? Mësuesja sqaron që kjo shtresë e bardhë përbëhet nga kripërat që janë të tretura në ujë. Sa më shumë kripëra të ketë uji aq më i fortë është, sa më pak kripëra aq më i butë. Mësuesja pyet nxënësit: -- Çfarë shije ka uji i detit? Si quhet ai? -- Po uji që ne pimë, përse quhet ujë i ëmbël? A ka vërtet shije të ëmbël? Përforcimi: harta semantike Pyeten nxënësit: -- Çfarë mësuam sot për ujin? Në sa gjendje e gjejmë atë në natyrë? Sa lloje të ujit njohim? Nxënësit paraqesin njohuritë që morën për ujin në hartën semantike, si më poshtë: UJI gjendjet e ujit llojet e ujit i lëngët i gaztë i ngurtë i kripur - i ëmbël i fortë – i butë i distiluar Vlerësimi: Mësuesja vlerëson nxënësit me notë për punën që bënë dhe për përfundimet që formuluan. Detyrë shtëpie 24
  24. 24. Libër mësuesi: Dituria 5 Tema 1.4: Përdorimi i ujit Objektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësit duhet të jenë të aftë: -- të listojnë përdorimet e ujit; -- të japin shembuj të përdorimeve të ujit nga njeriu; -- të klasifikojnë përdorimet e ujit sipas qëllimeve për të cilat përdoret. Fjalë kyç: bujqësi, industri, prodhim i energjisë elektrike. Mjete: libri i nxënësit, fotografi që tregojnë përdorimet e ujit, ngjitës, karton për poster, foto të përdorimit shtëpiak, bujqësor dhe industrial të ujit. Struktura e mësimit Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësit Organizimi i nxënësit Parashikimi (nxitja për të nxënë) Imagjinatë e drejtuar Të dëgjuarit aktiv dhe ndërveprues Simulim Punë me gjithë klasën Ndërtimi i njohurive (përpunimi i përmbajtjes) Punë praktike Ndërtim i shprehive studimore Nxitje e diskutimit Punë në grupe Përforcimi (konsolidimi i të nxënit) Turi i galerisë Paraqitje grafike Punë individuale Punë me gjithë klasën Zhvillimi i mësimit Parashikimi: imagjinatë e drejtuar Mësuesja shkruan temën në tabelë dhe i fton nxënësit të imagjinojnë të gjitha vendet ku përdoret uji nga njeriu. Ata mbyllin sytë dhe ajo i drejton në një udhëtim imagjinar: të shkojnë në det për t’u larë, në një hidrocentral për të parë digën, në një fabrikë ku prodhohen pije freskuese, në një fushë për të ujitur grurin që po rritet etj. Ky udhëtim duhet të zgjasë 2-3 minuta, në mënyrë që nxënësit të mos humbin interesin. Pasi udhëtimi imagjinar mbaron, nxënësit tregojnë të gjitha përdorimet e ujit që hasën gjatë udhëtimit të tyre imagjinar. për t’u pirë për të gatuar për t’u larë për të larë rrobat Përdorimi i ujit për të pastruar për t’u argëtuar për të ujitur Ndërtimi i njohurive: punë praktike Klasa do të ndahet në grupe. Grupi i parë do të bëjë një poster, në të cilin tregohen përdorimet e ujit në jetën e përditshme nga njeriu. 25
  25. 25. Libër mësuesi: Dituria 5 Grupi i dytë do të tregojë përdorimet e ujit në bujqësi dhe grupi i tretë do të bëjë një poster me përdorimet e ujit në industri. Përforcimi: turi i galerisë Nxënësit ekspozojnë posterat dhe prezantojnë atë që paraqet posteri që kanë bërë, duke emërtuar dhe duke shpjeguar si e përdor njeriu ujin për qëllime të ndryshme. Vlerësimi: Mësuesja vlerëson me notë nxënësit për punën që kryen dhe për njohuritë e përvetësuara. Detyrë shtëpie: Klasifikoni përdorimet e ujit sipas qëllimeve për të cilat përdoret. Tema 1.5: Ajri Objektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësit duhet të jenë të aftë: -- të përkufizojnë konceptin mbi ajrin; -- të emërtojnë elementet përbërëse të ajrit; -- të emërtojnë shtresat përbërëse të ajrit; -- të shpjegojnë rëndësinë e ajrit për jetën në Tokë. Fjalë kyç: atmosferë, oksigjen, azot, dioksid karboni, troposferë, stratosferë, mezosferë, jonosferë, ekzosferë. Mjete: libri i nxënësit, materiale nga interneti, “Enciklopedia për fëmijë”. Struktura e mësimit: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësit Organizimi i nxënësit Parashikimi (nxitja për të nxënë) Dil rrotull - fol rrotull Diskutim i ideve Punë me gjithë klasën Ndërtimi i njohurive (përpunimi i përmbajtjes) Mbajtja e strukturuar e shënimeve Paraqitje grafike e informacionit Nxitje e diskutimit Punë me gjithë klasën Punë në dyshe, punë individuale Përforcimi (konsolidimi i të nxënit) Dy të vërteta - një gënjeshtër Të nxënit në bashkëpunim Punë individuale dhe në dyshe Zhvillimi i mësimit Parashikimi: dil rrotull-fol rrotull Mësuesja i nxjerr nxënësit jashtë dhe u kërkon atyre të vrapojnë me fluger në duar. Pas disa sekondash, mësuesja përplas duart dhe nxënësit ndalojnë. Ajo i pyet nxënësit: -- Çfarë ndodhi me flugerin tuaj kur vrapuat? -- Kush e bëri flugerin të rrotullohet? A e shohim ne ajrin? Tregoni shembuj të tjerë që tregojnë praninë e ajrit. 26
  26. 26. Libër mësuesi: Dituria 5 Ndërtimi i njohurive: mbajtja e strukturuar e shënimeve Nxënësve lexojnë informacionin e librit, duke nënvizuar fjalët kyç. Mësuesja drejton diskutimin për sqarimin e kuptimit të koncepteve kryesore dhe në të njëjtën kohë plotësohet organizuesi grafik në tabelë. Pyetjet që i drejtohen nxënësit: -- Ç’është atmosfera?-- Cilat janë elementet që e përbëjnë atë? -- Si quhen shtresat përbërëse të atmosferës? Perse shërben atmosfera? dioksid karboni pluhur azot avuj uji ozoni oksigjen Element natyror i mjedisit Mbështjellje e gaztë me trashësi 1 500 km është elementet AJRI shtresat troposfera stratosfera mezosfera jonosfera ekzosfera shërben Përmban gazet e domosdoshme për zhvillimin e jetës Zhvillohen dukuritë atmosferike Mbron tokën nga rrezet e dëmshme të diellit Ruan ngrohtësinë e Tokës Përforcimi: dy të vërteta - një gënjeshtër Nxënësit shkruajnë në fletore dy pohime të vërteta dhe një të gënjeshtërt në lidhje me atmosferën dhe i lexojnë me zë ato. Të tjerët duhet të gjejnë cila fjali ishte e gënjeshtërt. Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen me notë për përgjigjet e dhëna, bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen. Detyrë shtëpie Tema 1.6: Ngrohja globale Objektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësit duhet të jenë të aftë: -- të shpjegojnë kuptimin e ngrohjes globale; -- të emërtojnë faktorët që shkaktojnë ngrohjen globale; -- të tregojnë pasojat e ngrohjes globale. 27
  27. 27. Libër mësuesi: Dituria 5 Fjalë kyç: ngrohje globale, efekti serrë. Mjete: libri i nxënësit, “Enciklopedia për fëmijë”. Struktura e mësimit: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësit Organizimi i nxënësit Parashikimi (nxitja për të nxënë) Harta e konceptit Diskutim i ideve Punë me gjithë klasën Ndërtimi i njohurive (përpunimi i përmbajtjes) Çfarë - e çfarë - po tani çfarë? Paraqitje grafike e informacionit Nxitje e diskutimit Punë me gjithë klasën Punë në dyshe, punë individuale Përforcimi (konsolidimi i të nxënit) Rrjeti i diskutimit Nxitje e diskutimit Diskutim i ideve Punë me gjithë klasën Zhvillimi i mësimit Parashikimi: harta e konceptit Shkruhet tema dhe pyeten nxënësit nëse kanë dëgjuar për ngrohjen globale, ku kanë dëgjuar të flitet për të dhe çfarë kanë dëgjuar. Mësuesja përmbledh mendimet që dhanë nxënësit në një formulim të plotë dhe e paraqet atë në tabelë. NGROHJA GLOBALE Rritja e temperaturave, ngrohja në përgjithësi e klimës së Tokës si pasojë e shtimit të gazit karbonik dhe metanit në atmosferë. Ndërtimi i njohurive: çfarë - e çfarë - po tani çfarë? Shtrohen për diskutim pyetjet: -- Çfarë po ndodh në atmosferën e Tokës? -- Çfarë pasojash po sjell kjo dukuri për Tokën? -- Çfarë masash duhen marrë që të ndërpritet dukuria e ngrohjes globale? Nxënësit studiojnë në dyshe materialin e tekstit dhe shkruajnë përgjigjet në tabelë: 28
  28. 28. Libër mësuesi: Dituria 5 Çfarë? Çfarë po ndodh në atmosferën e Tokës? Çfarë pasojash po sjell kjo dukuri për Tokën? Çfarë masash duhen marrë që të ndërpritet dukuria e ngrohjes globale? E çfarë ? Po tani çfarë? 1. Gaze të tilla si: dioksidi i karbonit, metani etj. që prodhohen nga djegia e lëndëve djegëse, nga tymi që nxjerrin makinat etj. ndikojnë në rritjen e temperaturës së ajrit, e cila shkakton ngrohjen globale. 2. Nga fundi i shekullit XIX, temperaturat e sipërfaqes së Tokës janë rritur me 0,4 deri në 0,6◦C. Temperaturat e larta bëjnë të mundur përhapjen e mushkonjave, të cilat përhapin sëmundje ngjitëse. Gjithashtu, temperaturat e larta rrezikojnë njerëzit me sëmundje të zemrës. Ndryshimet e temperaturave, reshjeve apo thatësira sjellin ndryshime të klimës. Përmbytjet e shumta apo thatësira e gjatë krijojnë probleme në prodhimet bujqësore. Gaze, si dioksidi i karbonit, që çlirohen nga veprimtaritë e ndryshme të njeriut, qëndrojnë në ajër duke i penguar rrezet e diellit të kthehen dhe kështu temperature e ajrit rritet,  duke shkaktuar efektin serrë. 3. Duhet të pakësohet prodhimi i gazit karbonik dhe i metanit. Në rast se nuk merren masa për ndërprerjen e ngrohjes globale, në fund të shekullit XXI, Toka do të pësojë ndryshime shumë të mëdha klimatike. Pasi plotësohet tabela, nxënës të ndryshëm lexojnë përgjigjet që kanë shkruar. Përforcimi: rrjeti i diskutimit Çështja që do të shtrohet për diskutim është: Ngrohja globale mund të ndalet. Nxënësit japin argumente pro ose kundër. PO PSE? JO Vlerësimi: Mësuesja vlerëson nxënësit me notë për përgjigjet e dhëna. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 3 në libër. 29
  29. 29. Libër mësuesi: Dituria 5 KAPITULLI 2: NDRYSHIME TË LËNDËVE Tema 2.1: Ndotja e ujit Objektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësit duhet të jenë të aftë: -- të listojnë faktorët që e ndotin ujin; -- të tregojnë kushtet në të cilat uji cilësohet si i ndotur; -- të tregojnë mënyra me të cilat mund të kryhet pastrimi i ujit; -- të shpjegojnë përse duhet kursyer uji. Fjalë kyç: ndotje, shpërdorim, pastrim, filtrim, kursim. Mjetet: teksti i nxënësit, fotografi që tregojnë ndotjen e ujit. Struktura e mësimit: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Parashikimi (nxitja për të nxënë) Stuhi mendimesh Ndërtimi i njohurive (përpunimi i përmbajtjes) Të nxënit me këmbime Përforcimi (konsolidimi i të nxënit) Shkrim i shpejtë Veprimtaritë e nxënësit Diskutim i ideve Paraqitja grafike e ideve Paraqitje grafike e informacionit Nxitje e diskutimit Organizimi i nxënësit Punë me gjithë klasën Përsosje e shkrimit Punë individuale Punë me gjithë klasën Punë në dyshe Punë individuale Zhvillimi i mësimit Parashikimi: stuhi mendimesh Nxënësit njihen me temën dhe u kërkohet të japin sa më shumë mendime për lëndët që shkaktojnë ndotjen e ujit. mbeturina nga djegiet kimikate jashtëqitje mbeturina plastike naftë Ndotja e ujit mbeturina baktere mbetje helmuese të fabrikave Ndërtimi i njohurive: të nxënit me këmbime Ndahet klasa në grupe me nga 4 nxënës. Secili nxënës brenda grupit do të këtë numrin e tij. Jepet pyetja për nxënësit me numrin 1: -- Cilët janë ndotësit e ujërave? 30
  30. 30. Libër mësuesi: Dituria 5 Pyetja për nxënësit me numrin 2: -- Si mund të mbrohet nga ndotja uji i burimeve, i lumenjve, i deteve? Pyetja për nxënësit me numër 3: -- Si mund të pastrohet uji i ndotur? Pyetja për nxënësit me nr 4: -- Çfarë masash mund të merrni për të kursyer ujin? Nxënësit përgatisin me shkrim përgjigjen për pyetjen që kanë. Më pas do të mblidhen nxënësit në grupe sipas numrave që kanë, duke formuar grupin e ekspertëve. Përgjigjja e duhur formulohet në grup. Grupi i ekspertëve nr. 1 Grupi i ekspertëve nr. 2 Ndotësit kryesorë të ujërave janë: ujërat e zeza, plehrat kimike, mbetjet e fabrikave, derdhjet e centraleve elektrike dhe bërthamore, bakteret, mbeturina plastike, mbeturina nga djegiet etj. Mbeturinat nuk duhen të derdhen në këto ujëra ose, në rast se duhet patjetër të derdhen aty, duhet të jenë të pastruara më parë nga impiantet e pastrimit të ujërave. Grupi i ekspertëve nr. 3 Grupi i ekspertëve nr. 4 Ujërat e ndotura me prejardhje urbane dhe industriale mund të pastrohen me impiante të posaçme për të shpërbërë substancat helmuese dhe ndotëse. Kur lajmë duart ose dhëmbët nuk duhet ta mbajmë çezmën gjatë gjithë kohës hapur. Duhet të blejmë makina larëse që kursejnë ujin. Duhet të mbushim makinën larëse me gjithë kapacitetin e saj. Nuk duhet të ujisim kopshtin me ujin e pijshëm. Përforcimi: shkrim i shpejtë Nxënësit do të shkruajnë disa rregulla, të cilat do t’i zbatojnë për të mbrojtur ujin nga ndotja. Pas shkrimit, nxënësit lexojnë rregullat që kanë shkruar. Vlerësimi: Mësuesja vlerëson nxënësit për përgjigjet me notë. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 2 në librin e nxënësit. Tema 2.2: Oksigjeni ndihmon djegien (punë praktike) Objektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësit duhet të jenë të aftë: -- të kryejnë eksperimentin sipas hapave të përshkruar në libër; -- të përshkruajnë dukurinë që ndodhi gjatë eksperimentit; -- të nxjerrin një konkluzion nga eksperimenti që kryen. 31
  31. 31. Libër mësuesi: Dituria 5 Fjalë kyç: oksigjen, djegie Mjete: qiri, enë qelqi (kavanoz), shkrepëse, letër të lagur me ujë. Struktura e mësimit: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësit Organizimi i nxënësit Parashikimi (nxitja për të nxënë) Diskutim për njohuritë paraprake Diskutim i ideve Punë me gjithë klasën Ndërtimi i njohurive (përpunimi i përmbajtjes) Punë praktike Ndërtim i shprehive studimore Nxitja e diskutimit Punë me gjithë klasën Punë në grupe Përforcimi (konsolidimi i të nxënit) Shkrim i shpejtë Përsosje e të shkruarit Punë individuale Zhvillimi i mësimit Parashikimi: diskutim për njohuritë paraprake Nxënësit njihen me temën, e cila shkruhet në tabelë. Shtrohen pyetjet: -- Ku keni dëgjuar të flitet për oksigjenin? -- Çfarë është oksigjeni? -- Për çfarë është i rëndësishëm ai? -- A do të kishte jetë në tokë pa oksigjen? Ndërtimi i njohurive: punë praktike Mësuesja u shpjegon nxënësve se nëpërmjet punës praktike që do të zhvillojnë në klasë, do tëvënë re një veti tjetër të oksigjenit. Këtë veti do ta vini re në fund të provës. Klasa ndahet në grupe pune dhe kryhet eksperimenti duke ndjekur këta hapa: Hapi 1 Në një enë qelqi (kavanoz), nxënësit vendosin brenda një qiri. Marrin disa letra të lagura me ujë dhe i bashkojnë duke formuar me to një kapak për enën e qelqit, ose e lënë enën apo kavanozin hapur. Hapi 2 Nxënësit i vënë flakën qiriut dhe mësuesja i pyet se ç’po ndodh me qiriun. Ata përgjigjen se qiriu po digjet. Hapi 3 U kërkohet nxënësve të vënë mbi enën e qelqit (kavanoz) një kapak dhe pyeten sërish se ç’ndodh me qiriun. Ata do të vënë re se flaka e qiriut sa vjen e bëhet më e zbehtë, derisa fiket fare (kjo ndodh për më pak se një minutë). Hapi 4 Nxënësit hapin kapakun e enës së qelqit ( kavanozit) për të vëzhguar substancat e formuara në enë, që janë tymi dhe avuj uji të kondensuar. Lihen nxënësit të vëzhgojnë fitilin e qiriut. Pas kësaj pune, mësuesja pyet: -- Çfarë shikoni ose ndjeni ju se është prodhuar nga djegia e qiriut? -- Çfarë ndodhi me qiriun? Përse u fik ? -- Çfarë u përdor në qiriun që nuk u fik, që ndihmoi në mbajtjen e flakës ndezur? 32
  32. 32. Libër mësuesi: Dituria 5 Qiriu shpenzoi të gjithë sasinë e oksigjeni që ishte brenda në kavanoz për t’u djegur dhe kështu flaka u fik. Përforcimi: shkrim i shpejtë Nxënësit shkruajnë konkluzionin që nxorën nga prova e kryer. Që të digjet, një trup kërkon oksigjen. Pa oksigjen nuk do të kishte zjarr. Vlerësimi: Mësuesja vlerëson nxënësit për ndjekjen me korrektësi të hapave të eksperimentit dhe konkluzionin e nxjerrë. Tema 2.3 : Ozoni Objektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësit duhet të jenë të aftë: -- të përkufizojnë konceptin mbi ozonin; -- të përshkruajnë përbërjen e shtresës së ozonit; -- të tregojnë funksionin e shtresës së ozonit; -- të shpjegojnë si ndodh dëmtimi i shtresës së ozonit; -- të listojnë disa masa që duhen marrë për mbrojtjen e shtresës së ozonit. Fjalë kyç: ozoni, çarje e ozonit. Mjete: libri i nxënësit, “Enciklopedia për fëmijë”. Struktura e mësimit: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësit Organizimi i nxënësit Parashikimi (nxitja për të nxënë) Harta e konceptit Diskutim i ideve Punë me gjithë klasën Ndërtimi i njohurive (përpunimi i përmbajtjes) Pyetja sjell pyetjen Punë me gjithë klasën Punë në dyshe, punë individuale Përforcimi (konsolidimi i të nxënit) Rrjeti i diskutimit Paraqitje grafike e informacionit, nxitje e diskutimit. Nxitja e diskutimit Diskutimi i ideve Punë me gjithë klasën Zhvillimi i mësimit Parashikimi: harta e konceptit Shkruhet tema në tabelë dhe pyeten nxënësit nëse kanë dëgjuar për ozonin, ku kanë dëgjuar të flitet për të dhe çfarë kanë dëgjuar. Mësuesja përmbledh mendimet që dhanë nxënësit në një formulim të plotë të konceptit dhe e paraqet në tabelë. OZONI Ozoni është një shtresë e ngjashme me oksigjenin, në shtresat e larta të atmosferës, 20-40 km mbi sipërfaqen e Tokës. 33
  33. 33. Libër mësuesi: Dituria 5 Ndërtimi i njohurive: pyetja sjell pyetjen Mësuesja u shtron nxënësve këto pyetje: -- Çfarë roli ka ozoni për planetin Tokë? -- Çfarë e prish shtresën e ozonit? -- Çfarë pasojash ka prishja e shtresës së ozonit? -- Çfarë mund të bëjmë për t’u ruajtur nga rrezet e dëmshme të diellit? Nxënësit studiojnë tekstin dhe shkruajnë përgjigjet në tabelën përkatëse. Çfarë po mësoj? Çfarë është shtresa e ozonit? Çfarë roli ka ozoni për planetin Toke? Çfarë e prish shtresën e ozonit? Çfarë pasojash ka prishja e shtresës së ozonit? Çfarë mund të bëjmë për t’u ruajtur nga rrezet e dëmshme të diellit? Çfarë di unë për këtë temë? Marrëdhënia shkakpasojë Ozoni është një shtresë e ngjashme me oksigjenin, në shtresat e larta të atmosferës, 20-40 km mbi sipërfaqen e Tokës. Kjo shtresë shërben si filtër, që pengon depërtimin e rrezeve të dëmshme të diellit. Tymi i fabrikave apo ajri ftohës i disa frigoriferëve, spraje të ndryshme aromatizues, spërkatësve me pesticide lëshojnë në ajër gaze të dëmshme, që njihen ndryshe si substancë CFC. Kjo sjell depërtimin e rrezeve ultravjollcë, të cilat janë të dëmshme për jetën e njeriut. Këto rreze shkaktojnë dëmtime në lëkurën e njeriut, duke shkaktuar sëmundje të pashërueshme, shkaktojnë dëmtim të syve, dëmtim të bimëve në bujqësi, dëmtime të kafshëve. Të kufizojmë daljen në diell në verë në orët e drekës, kur këto rreze janë shumë të dëmshme. Përdorimi i kapelës dhe i syzeve të diellit kur dalim në diell. Përdorimin e kremrave me filtër mbrojtës kur dalim në plazh. Shkaku/prishja e shtresës së ozonit pasoja/dëmtimi i jetës në tokë. Përforcimi: rrjeti i diskutimit Çështja që do të ngrejë mësuesja për diskutim është: Ne mund ta ruajmë shtresën e ozonit. Nxënësit do të thonë po ose jo, duke dhënë argumente, të cilat shkruhen në tabelë. PO PSE? Vlerësimi: Mësuesja vlerëson nxënësit me notë për përvetësimin e koncepteve të reja. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 2 i librit të nxënësit. 34 JO
  34. 34. Libër mësuesi: Dituria 5 KAPITULLI 3: NDARJA E LËNDËVE Tema 3.1: Distilimi, filtrimi dhe shkripëzimi i ujit (punë praktike) Objektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësit duhet të jenë të aftë: -- të shpjegojnë se ç’do të thotë me “ujë i distiluar”; -- të përshkruajnë procesin e distilimit; -- të bëjnë distilimin e ujit; -- të shpjegojnë se ç’do të thotë “filtrim i ujit”; -- të përshkruajnë procesin e filtrimit; -- të bëjnë filtrimin e ujit; -- të tregojnë ku bëhet filtrimi i ujit. Fjalë kyç: distilim, filtrim. Mjete: distilator, llambë me alkool, ujë i përzier me pak dhè, letër filtër, hinkë, 2 enë kimike. Struktura e mësimit: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësit Organizimi i nxënësit Parashikimi (nxitja për të nxënë) Diskutim për njohuritë paraprake Diskutim i ideve Paraqitje grafike e ideve Punë me gjithë klasën Ndërtimi i njohurive (përpunimi i përmbajtjes) Punë praktike Ndërtim i shprehive studimore Nxitje e diskutimit Punë në grupe Përforcimi (konsolidimi i të nxënit) Shkrim i shpejtë Përsosje e shkrimit Punë individuale Punë me klasën Zhvillimi i mësimit Parashikimi: parashikimi me terma paraprakë Shkruhet tema dhe fjalë kyç në tabelë: distilim, filtrim. Mësuesja pyet nxënësit: -- A ju kujtohet procesi i distilimit për të cilin folëm orën e kaluar? -- Çfarë është uji i distiluar? -- Si përftohet ai? -- Pse distilohet uji? -- Për çfarë e përdor njeriu ujin e distiluar? A keni dëgjuar ndonjëherë për filtrimin? Në çfarë rrethanash e keni dëgjuar? -- Për çfarë përdoret ai? -- Duke folur për këto terma: distilim, filtrim, si mendoni çfarë do të bëjmë në këtë orë mësimi? 35
  35. 35. Libër mësuesi: Dituria 5 Ndërtimi i njohurive: punë praktike Mësuesja i ndan nxënësit në grupe dhe u shpjegon punën që do të bëjnë, se si ata do të përftojnë vetë ujë të distiluar dhe ujë të filtruar. Provë 1 Distilimi i ujit Mjete: enë konike, tapë me një tub të gjatë të përthyer, enë kimike, ujë i zakonshëm, llambë me alkool. E mbushim enën konike me ujin e zakonshëm. I vendosim tapën me tubin e qelqit, në mënyrë që ana tjetër e tubit të futet tek ena kimike. Vendoset mbi llambën me alkool dhe nxehet. Kur uji avullon, avulli kalon nëpër tub ku lëngëzohet përsëri dhe derdhet në enën kimike. Uji i përftuar është i pastër nga kripërat minerale dhe quhet ujë i distiluar. Edhe uji i shiut është i distiluar. Provë 2 Filtrimi i ujit Me anë të filtrimit bëjmë ndarjen e ujit nga trupat e ngurtë nga uji. Mjete: ujë i përzier me pak dhè, letër filtër, hinkë, 2 enë kimike. -- Në një enë kimike përziejmë ujin me dheun. Marrim letrën filtruese dhe e palosim më katërsh. E hapim në mes dhe e vendosim në hinkë. Hinkën me gjithë filtrin e vendosim tek ena tjetër kimike. Ujin me përzierjen e dheut e derdhim me kujdes në hinkë. Çfarë do të shihni? Provë 3 Realizohet edhe prova e tretë dhe nxirren konkluzionet. Përforcimi: shkrim i shpejtë Nxënësit do të përshkruajnë shkurt në fletore punën që bënë mbi procesin e distilimit, si realizohet, për çfarë qëllimi bëhet; për procesin e filtrimit, si bëhet dhe për çfarë qëllimi bëhet. Vlerësimi: Mësuesja vlerëson nxënësit me notë për përvetësimin e njohurive të reja. Detyrë shtëpie Tema 3.2: Ndotja e ajrit Objektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësit duhet të jenë të aftë: -- të tregojnë faktorët që shkaktojnë ndotjen e ajrit; -- të emërtojnë dukuritë që ndodhin si pasojë e ndotjes së ajrit; -- të përshkruajnë dukuritë që ndodhin si pasojë e ndotjes së ajrit; -- të tregojnë disa masa që mund të marrë njeriu për të pakësuar ndotjen e ajrit. Fjalë kyç: ndotje e ajrit, smog, shi acid, ndotje e ajrit të brendshëm. Mjete: libri i nxënësit, “Enciklopedia për fëmijë”. 36
  36. 36. Libër mësuesi: Dituria 5 Struktura e mësimit: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësit Organizimi i nxënësit Parashikimi (nxitja për të nxënë) Stuhi mendimesh Diskutim i ideve Punë me gjithë klasën Ndërtimi i njohurive (përpunimi i përmbajtjes) Organizimi grafik i njohurive Përforcimi (konsolidimi i të nxënit) Paraqitje grafike e informacionit Nxitje e diskutimit Punë me gjithë klasën Punë në dyshe, punë individuale Shkrim i shpejtë Përsosje e shkrimit Punë individuale Zhvillimi i mësimit Parashikimi: stuhi mendimesh Shkruhet tema dhe nxënësve u kërkohet të japin mendime rreth ndotjes së ajrit: -- Çfarë është ndotja e ajrit dhe kush e shkakton atë? ajër me gaze të dëmshme për shëndetin ajër jo i pastër tymi i mbeturinave që digjen NDOTJA E AJRIT tymi i cigareve tymi i fabrikave tymi i makinave pluhuri Ndërtimi i njohurive: organizimi grafik i njohurive Mësuesja do t’u shtrojë këto pyetje nxënësve: -- Çfarë është ndotja e ajrit? Kush e shkaton atë? -- Cilat janë dukuritë e ndotjes së ajrit? Nxënësit studiojnë tekstin për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve. Puna bëhet në grupe dyshe. Cilët janë faktorët që e ndotin ajrin? Çfarë është ndotja e ajrit? Ndotja e ajrit është prania e konsiderueshme e elementeve që nuk janë pjesë përbërëse e ajrit ose e një sasie më të madhe se norma e elementeve përbërëse te tij. Qymyri, nafta, gazi natyror të cilat shkaktohen nga mjetet e transportit, nga industria, prodhimi i energjisë elektrike, djegia e plehrave etj . Ajri Çfarë dukurish shkakton ndotja e ajrit? Smogun shiun acid 37
  37. 37. Libër mësuesi: Dituria 5 Pasi plotësojnë grafikun, nxënësit lexojnë përgjigjet e tyre. Përforcimi: shkrim i shpejtë Mësuesja u kërkon nxënësve të listojnë disa masa që mund të merren për të pakësuar ndotjen e ajrit. Përgjigjet e tyre vlerësohen me notë. Detyrë shtëpie: Përshkruani shiun acid dhe smogun. Tema 3.3: Uji i pijshëm Objektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësit duhet të jenë të aftë: -- të shpjegojnë se çfarë është uji i pijshëm; -- të tregojnë karakteristikat e ujit të pijshëm. -- të listojnë fazat nëpërmjet të cilave bëhet pastrimi i ujit të ëmbël; -- të tregojnë disa mënyra për të kursyer ujin e pijshëm. Fjalë kyç: ujë i pijshëm, ujë i ëmbël, klorifikim. Mjetet: libri i nxënësit, fotografi, fletore, lapsa. Struktura e mësimit: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Parashikimi (nxitja për të nxënë) Stuhi mendimesh Ndërtimi i njohurive (përpunimi i përmbajtjes) Pyetja sjell pyetjen Përforcimi (konsolidimi i të nxënit) Veprimtaritë e nxënësit Diskutim i ideve, Paraqitja grafike e ideve Ndërtim i shprehive studimore. Të lexuarit ndërveprues Mendo - puno në dyshe - shkëmbe mendime Nxitja e diskutimit Diskutimi i ideve Organizimi i nxënësit Punë me gjithë klasën Punë në dyshe Punë individuale Punë në dyshe Zhvillimi i mësimit Parashikimi: stuhi mendimesh Shkruhet tema në tabelë dhe u kërkohet nxënësve të tregojnë cilësitë e ujit, që ata konsumojnë çdo ditë. Përgjigjet e nxënësve shkruhen në tabelë. pa shije i pastër UJI I PIJSHËM pa erë 38 i tejdukshëm
  38. 38. Libër mësuesi: Dituria 5 Ndërtimi i njohurive: pyetja sjell pyetjen Mësuesja shkruan në tabelë pyetjet: -- Çfarë është uji i pijshëm? -- Nga vjen ai? -- Çfarë karakteristikash ka uji i pijshëm? Si bëhet pastrimi i tij? -- Si duhet ta kursejmë ujin? Nxënësit gjejnë përgjigjen e këtyre pyetjeve në libër dhe shkruajnë përgjigjet në tabelë: Çfarë po mësoj Çfarë është uji i pijshëm? Nga vjen ai? Çfarë karakteristikash ka uji i pijshëm? Si bëhet pastrimi i ujit ? Si duhet ta kursejmë ujin? Çfarë di rreth kësaj teme Marrëdhënia shkakpasojë Uji që përdorim për të pirë, për të gatuar, për t’u larë, për të ujitur bimët, është uji i ëmbël i pastruar. Ai vjen nga lumenjtë, liqenet, burimet. Uji pijshëm duhet të jetë i tejdukshëm dhe pa aromë. Gjithashtu, shija e tij nuk duhet të jetë as e kripur, as e ëmbël Në fillim, ai grumbullohet në disa rezervuarë apo ujëmbledhës. Në dalje të rezervuarëve janë disa makineri, të cilat filtrojnë ujin nga papastërti të ndryshme. Pastaj, ai klorinohet në mënyrë të tillë që ta pastrojë ujin nga mikroorganizma të dëmshëm. Me anë të pompave të fuqishme dhe tubacioneve, uji i pastruar shpërndahet nëpër banesa. Nuk duhet ta mbajmë çezmën gjatë gjithë kohës të hapur kur lajmë duart ose dhëmbët. Duhet të blejmë makina larëse që kursejnë ujin. Duhet të mbushim makinën larëse me gjithë kapacitetin e saj. Nuk duhet të ujisim kopshtin me ujin e pijshëm. Shkaku /uji i pijshëm është në një sasi të kufizuar; pasoja/shpërdorimi i tij çon në mungesën e ujit të pijshëm. Pasi plotësojnë tabelën, nxënësit i lexojnë përgjigjet me zë. Përforcimi: mendo - puno në dyshe - shkëmbe mendime Mësuesja kërkon nga nxënësit të shkruajnë disa rregulla që duhet të ndjekin për të kursyer ujin e pijshëm Nxënësit punojnë në grupe dyshe, i lexojnë rregullat e tyre dhe japin mendimin për rregullat që kanë shkruar shokët. Mësuesja vlerëson nxënësit për përgjigjet e dhëna dhe punën e bërë. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 2 në libër. 39
  39. 39. Libër mësuesi: Dituria 5 KAPITULLI 4: SISTEMI DIELLOR Tema 4.1: Sistemi diellor Objektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësit duhet të jenë të aftë: -- të përkufizojnë konceptin mbi sistemin diellor; -- të emërtojnë trupat që përfshihen në sistemin diellor; -- të përkufizojnë konceptin e planetit; -- të përkufizojnë konceptin e satelitit; -- të emërtojnë planetët e sistemit diellor. Fjalë kyç: sistem diellor, planetë, satelitë, kometa, asteroidë, planetë të brendshëm, planetë të jashtëm. Mjetet: “Enciklopedia për fëmijë”, teksti i nxënësit, fotografi me trupa të sistemit diellor. Struktura e mësimit: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësit Organizimi i nxënësit Parashikimi (nxitja për të nxënë) Grafiku i fjalorit Diskutim i ideve Paraqitje grafike Punë me gjithë klasën Punë individuale Ndërtimi i njohurive (përpunimi i përmbajtjes) Alfabeti i njëpasnjëshëm në tryezë të rrumbullakët Diskutim i ideve Ndërtim i shprehive studimore Punë në grupe Punë individuale Përforcimi (konsolidimi i të nxënit) Turi i galerisë Paraqitja grafike e informacionit Punë individuale Zhvillimi i mësimit Parashikimi: grafiku i fjalorit Nxënësit njihen me temën, e cila shkruhet në tabelë. Mësuesja u shpjegon atyre fjalën “sistem”. Për këtë bëhet kërkimi i fjalës në fjalor, gjendet sinonimi i fjalës dhe përdorimi i saj në fjali. SHPJEGIMI I FJALËS NË FJALOR Tërësia e përbërë nga elemente apo pjesë që kanë lidhje të ngushta me njëra- tjetrën dhe marrëdhënie të ndërsjella mes tyre. SISTEM PËRDORIMI NË FJALI Sistemi diellor përfshin Diellin dhe gjithçka tjetër që rrotullohet rreth tij, duke përfshirë planetët dhe satelitët e tyre; asteroidët dhe kometat; pluhurin dhe gazet ndërmjet planetëve. 40 SINONIMI tërësi elementesh
  40. 40. Libër mësuesi: Dituria 5 Nxënësit lexojnë me zë dhe përsërisin kuptimin e konceptit mbi sistemin dhe përdorimin e tij në fjali, gjë që shpjegon edhe kuptimin e konceptit “Sistem diellor”. Ndërtimi i njohurive: Alfabeti i njëpasnjëshëm në tryezë të rrumbullakët Nxënësit do të ndahen në grupe me nga 5 nxënës. Ata do të hapin enciklopeditë apo harta të sistemit diellor. Mësuesja do t’u kërkojë atyre të shohin dhe të lexojnë emrat e të gjithë trupave qiellorë që shohin në këto harta. Emrat e tyre do t’i vendosin në hartat alfabetike, duke u bazuar në shkronjën e parë me të cilën fillon emri i trupit, p.sh. Toka fillon me “T”, do të shënohet emri në kutinë e shkronjës T. Asteroidë Afërdita B C C Dielli DH E E F G GJ Hëna I Jupiteri Kometa L LL Marsi Merkuri Neptuni NJ O Plutoni Planetë Q R RR Saturni Satelite SH Toka TH Urani V X XH Ylli Z ZH Përforcimi: turi i galerisë Pasi nxënësit u njohën me trupat që përbëjnë sistemin diellor, ata e vizatojnë atë sipas modelit më poshtë, i cili bën dhe klasifikimin e llojeve të planetëve. Kjo skemë mund t’u jepet e gatshme dhe nxënësit bëjnë vetëm emërtimet e trupave. 41
  41. 41. Libër mësuesi: Dituria 5 SISTEMI DIELLOR TA ME KO id ë M HË DS EN re) o BRmb TEshkë Ë Toka ET ërje 1 satelit ANpërb L ( ro Jupiteri 16 satelitë Marsi P te Saturni 18 satelitë As Urani PL A (Pë NET rbë Ë T rje pre Ë JA j ga SH zi, a TË kul M li) Neptuni Afërdita DIELLI Merkuri Paraqitja grafike do të bëhet në tabelë nga mësuesja dhe në fletë A4 nga nxënësit. Punimet e nxënësve ekspozohen në ambientet e klasës dhe mësuesja vlerëson punën e nxënësve me notë dhe me shprehje motivuese. Detyrë shtëpie: Përkufizoni me shkrim sistemin diellor, planetët, yllin, satelitët, asteroidët, kometat. 42
  42. 42. Libër mësuesi: Dituria 5 Tema 4.2: Modelimi i sistemit diellor (punë praktike) Objektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësit duhet të jenë të aftë: -- të emërtojnë teleskopin; -- të tregojnë përse përdoret teleskopi; -- të modelojnë me mjete të thjeshta sistemin diellor. Fjalë kyç: sistem diellor, teleskop, Jupiteri, Saturni. Mjetet: gjilpëra me kokë, pe (ose spango), karton, vizore, laps, letër. Struktura e mësimit: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësit Organizimi i nxënësit Parashikimi (nxitja për të nxënë) Diskutim për njohuritë paraprake Diskutim i ideve Ndërtimi i njohurive (përpunimi i përmbajtjes) Punë praktike Përforcimi (konsolidimi i të nxënit) Diskutim i ideve Ndërtim i shprehive studimore. Punë me gjithë klasën Punë individuale Turi i galerisë Ekspozim i punimit Punë në grupe Punë individuale, punë në grupe Zhvillimi i mësimit Parashikimi: diskutim për njohuritë paraprake Nxënësit njihen me temën, e cila shkruhet në tabelë. Para se të nisin punën për modelimin e sistemit diellor, atyre u kërkohet të përsërisin njohuritë që kanë marrë për të. -- Çfarë është sistemi diellor? -- Cili është ylli i sistemit tonë diellor? Cilët janë planetët e sistemit diellor? -- Çfarë janë satelitët? -- Cilët janë planetët që kanë satelitë? -- Si quhet sateliti i Tokës? -- Çfarë mjeti përdorim për të parë trupat qiellorë? A mund ta identifikoni teleskopin në libër? Ndërtimi i njohurive: punë praktike Mësuesja vizaton në tabelë hartën e sistemit tonë diellor dhe bëhet emërtimi i trupave që janë aty. Më pas, nxënësit nisin modelimin e sistemit duke përdorur mjete dhe udhëzimet në libër. Përforcimi: turi i galerisë Nxënësit paraqesin punën që kryen dhe shpjegojnë hapat që kryen për realizimin e detyrës. Nxënësit vlerësojnë punën e grupeve të ndryshme në klasë dhe bëjnë vërejtje në rast se është e nevojshme, duke sugjeruar si mund të ishte kryer puna më saktë. Mësuesja vlerëson nxënësit me notë. 43
  43. 43. Libër mësuesi: Dituria 5 Tema 4.3: Yjësitë Objektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësit duhet të jenë të aftë: -- të përkufizojnë konceptin mbi yjësinë; -- të emërtojnë shkencën që merret me studimin e yjeve; -- të tregojnë emrat e disa yjësive; -- të shpjegojnë pse ndryshon pozicioni i yjeve në qiell. Fjalë kyç: yjësi, astronomi, Arusha e madhe, arusha e vogël, yjësia e Orionit. Mjete: enciklopedia për fëmijë, teksti i nxënësit, fletë A4. Struktura e mësimit: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësit Organizimi i nxënësit Parashikimi (nxitja për të nxënë) Imagjinatë e drejtuar Diskutim i ideve Punë me të gjithë klasën Ndërtimi i njohurive (përpunimi i përmbajtjes) Lexim dhe pyetje Diskutim i ideve Ndërtim i shprehive studimore Punë me të gjithë klasën Përforcimi (konsolidimi i të nxënit) Harta e konceptit Paraqitje grafike e konceptit Punë individuale Zhvillimi i mësimit Parashikimi: imagjinatë e drejtuar Nxënësit njihen me temën e cila shkruhet në tabelë. Ajo u kërkon atyre të mbyllin sytë dhe të imagjinojnë qiellin e natës plot me yje dhe të përshkruajnë pamjen: -- Si duken yjet natën? A kanë ngjyra të ndryshme apo janë me të njëjtën ngjyrë? -- Yjet janë larg apo afër Tokës? Larg apo afër njëri-tjetrit? -- Çdo natë në qiell, shohim të njëjtën pamje yjesh apo pamja ndryshon? Mësuesja nxit diskutimin e nxënësve dhe mirëpritet çdo përgjigje të tyre. Është e rëndësishme që nxënësit të shfaqin interes dhe dëshirë për të mësuar dhe për të folur për temën. Ndërtimi i njohurive: lexim dhe pyetje Mësuesja u kërkon nxënësve të hapin enciklopedinë, në të cilën tregohet harta e yjeve. Nxënësit shohin hartën e yjeve dhe u tërhiqet vëmendja mbi grupet e yjeve që janë të bashkuara me vija. Mësuesja pyet: -- A ekzistojnë me të vërtetë këto vija lidhëse midis këtyre yjeve? -- Përse mendoni se njerëzit i kanë lidhur yjet me vija? -- Për të krijuar grupe yjesh që përfaqësojnë figura simbolike dhe që i ndihmojnë për t’u orientuar. Këto grupe yjesh quhen yjësi. Mësuesja u kërkon nxënësve të shikojnë yjësinë e Orionit, Arushës së Madhe, Dragoit, Demit dhe të shpjegojnë përse njerëzit u kanë vënë këta emra këtyre yjësive. 44
  44. 44. Libër mësuesi: Dituria 5 Pas kësaj veprimtarie, nxënësit lexojnë informacionin e tekstit. Para se të fillojnë, mësuesja shkruan në tabelë dy pyetje, përgjigjet e të cilave nxënësit duhet t’i gjejnë gjatë leximit: -- Si quhet shkenca që merret me studimin e yjeve? Përse ndriçojnë yjet? Pas leximit, nxënësit nënvizojnë paragrafin ku ndodhet përgjigja dhe e lexojnë. Përforcimi: harta e konceptit Nxënësit do të përmbledhin njohuritë që morën në grafikun më poshtë. Yjësia Yjësia është një grupim imagjinar yjesh Yjësia e Demit Yjësia e Orionit Arusha e Madhe Arusha e Vogël Yjësia e Dashit Vlerësimi: Mësuesja vlerëson nxënësit me notë. Detyrë shtëpie: Vizatoni në fletore Arushën e Madhe dhe Arushën e Vogël. Tema 4.4: Dielli dhe ne Objektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësit duhet të jenë të aftë: -- të përshkruajnë cilësitë fizike të Diellit; -- të shpjegojnë nga prodhohet nxehtësia që çliron Dielli; -- të argumentojnë rëndësinë që ka Dielli për Tokën. Fjalë kyç: Diell, njollat e errëta të Diellit, burim i jetës. Struktura e mësimit: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësit Organizimi i nxënësit Parashikimi (nxitja për të nxënë) Di Diskutim i ideve. Punë me të gjithë klasën Ndërtimi i njohurive (përpunimi i përmbajtjes) Dua të di Diskutim i ideve. Ndërtim i shprehive studimore. Punë me të gjithë klasën Përforcimi (konsolidimi i të nxënit) Mësova Punë individuale Zhvillimi i mësimit Parashikimi: Di Pasi prezantohet tema e mësimit, nxënësit shprehin të gjitha njohuritë që kanë për Diellin. Këto informacione hidhen në tabelë. Pyetja është: -- Çfarë keni mësuar ju deri tani për Diellin? 45
  45. 45. Libër mësuesi: Dituria 5 Di Dua të di Mësova Dielli është një yll. Ai ka nxehtësi shumë të madhe. Ai është i madh. Ka formë sferike. Me dritën dhe ngrohtësinë e diellit bëhet e mundur jeta e gjallesave në Tokë. Ndërtimi i njohurive: dua të di Nxënësit formulojnë pyetje për të marrë më shumë informacion rreth Diellit. Këto pyetje, ata i shënojnë në kolonën e dytë të tabelës. Për të formuluar pyetjet, mësuesja i ndihmon duke i pyetur: -- Çfarë do t’ju interesonte të dinit më shumë rreth Diellit? Nxënësit përgjigjen duke formuluar pyetjet. Di Dua të di Dielli është një yll. Ai ka nxehtësi shumë të madhe. Ai është i madh. Ka formë sferike. Me dritën dhe ngrohtësinë e diellit bëhet e mundur jeta e gjallesave në Tokë. Mësova Pse ndriçon Dielli? Sa herë është Dielli më i madh se Toka? Pse shohim njolla të errëta në sipërfaqen e Diellit? Sa larg Tokës është Dielli? Përse Hëna dhe planetët e tjerë ndriçojnë natën? Pasi janë hedhur pyetjet në tabelë, nxënësit studiojnë tekstin dhe shënojnë me numra 1, 2 ... përgjigjen për çdo pyetje të bërë në libër. Përforcimi: mësova Nxënësit shkruajnë në tabelë përgjigjet që kanë gjetur për pyetjet e bëra. Në fund i lexojnë përgjigjet me zë. Di Dielli është një yll. Ai ka nxehtësi shumë të madhe. Ai është i madh. Ka formë sferike. Me dritën dhe ngrohtësinë e diellit bëhet e mundur jeta e gjallesave në Tokë. Dua të di Mësova Pse ndriçon Dielli? Sa herë është Dielli më i madh se Toka? Pse shohim njolla të errëta në sipërfaqen e Diellit? Sa larg Tokës është Dielli? Përse Hëna dhe planetët e tjerë ndriçojnë natën? Dielli ndriçon nga flakët e djegies së gazeve që e përbëjnë atë. Dielli është 1 300 000 herë më i madh se Toka. Njollat e errëta janë vendet me temperaturë më të ulët në sipërfaqen e Diellit. Dielli është 150 milionë kilometra larg Tokës. Hëna dhe planetët e tjerë ndriçojnë sepse pasqyrojnë dritën që marrin nga Dielli. Detyrë shtëpie: Përshkruani me shkrim situatën imagjinare “Një Tokë pa Diell”. 46
  46. 46. Libër mësuesi: Dituria 5 Tema 4.5: Toka si planet Objektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësit duhet të jenë të aftë: -- të japin të dhëna mbi disa karakteristika të jashtme të planetit Tokë; -- të përshkruajnë formimin e brendshëm të planetit Tokë; -- të shpjegojnë formimin e kontinenteve. Fjalë kyç: planeti Tokë, korja e Tokës, manteli, bërthama, kontinentet. Mjete: enciklopedi për fëmijë, teksti i nxënësit. Struktura e mësimit: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësit Organizimi i nxënësit Parashikimi (nxitja për të nxënë) Diskutim për njohuritë paraprake Diskutim i ideve Paraqitje grafike Punë me gjithë klasën Ndërtimi i njohurive (përpunimi i përmbajtjes) Lexim me kodim, grupi i ekspertëve Diskutim i ideve Ndërtim i shprehive studimore Punë me grupe Punë individuale Përforcimi (konsolidimi i të nxënit) Paraqitja grafike e informacionit Diskutim i ideve Paraqitje grafike Punë individuale Zhvillimi i mësimit Parashikimi: diskutim i njohurive paraprake Shkruhet tema e mësimit dhe pyeten nxënësit: -- Çfarë dini ju për Tokën?. Përgjigjet e nxënësve shkruhen në tabelë: TOKA Ka jetë Ka ujë Rrotullohet rreth Diellit Ka satelitë Është planet Ndërtimi i njohurive: lexim me kodim, grupi i ekspertëve Nxënësit ndahen në grupe me nga 3 vetë. Secilit nga nxënësit e grupit i jepet një numër nga 1-3. Më pas, u thuhet që nxënësit me numrin 1 do të lexojnë informacionin që tregon për të dhënat e përgjithshme të planetit Tokë. Grupi i dytë do të lexojë informacionin që tregon përbërjen e Tokës, grupi i tretë do të lexojë informacionin për krijimin e kontinenteve. Nxënësit punojnë individualisht në grupe dhe shkruajnë informacionet që u kërkohen në fletore. Pasi mbarojnë, nxënësit bashkohen në grupe sipas numrave të punës dhe rishikojnë informacionin e shkruar, për të përcaktuar formulimin më të saktë të tij. Informacioni i shkruar lexohet nga një përfaqësues i secilit grup. 47
  47. 47. Libër mësuesi: Dituria 5 Përforcimi: paraqitja grafike e informacionit Nxënësit paraqesin grafikisht të tri informacionet që morën nëpërmjet studimit. Korja e Tokës përbëhet nga disa pllaka gjigante. Ato lëvizin rreth mantelit. Lëvizja e këtyre pllakave e ka ndarë Tokën në pjesë të mëdha që quhen kontinente. Pllakat, duke lëvizur, përplasen me njëra-tjetrën dhe formojnë malet apo luginat. TOKA Toka është një ndër 9 planetët që rrotullohen rreth Diellit. Ajo duket si një top me ngjyra: blu, i bardhë dhe i gjelbër. Rrotullohet me shpejtësi 107 000 km/orë. Ka ujë, ajër, temperaturë të përshtatshme. Është krijuar rreth 4.6 bilionë vjet më parë. Shtresa e sipërme e saj quhet kore e Tokës 70 % e kores së Tokës është e mbuluar nga uji i deteve dhe i oqeaneve. Shtresa poshtë kores, quhet mantel. Poshtë mantelit ndodhet bërthama. Vlerësimi: Mësuesja vlerëson përgjigjet e nxënësve me notë. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 1 në librin e nxënësit. Tema 4.6: Dita dhe nata Objektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësit duhet të jenë të aftë: -- të tregojnë kohën që i duhet Tokës për një rrotullim të plotë rreth vetes; -- të shpjegojnë formimin e ditës dhe të natës; -- të shpjegojnë përse jo në të gjitha vendet, dita dhe nata nuk janë 12-orëshe, Fjalë kyç: rrotullim i Tokës rreth vetes, dita, nata. Mjetet: një llambë ndriçuese, një top, teksti i nxënësit, enciklopedi për fëmijë. 48
  48. 48. Libër mësuesi: Dituria 5 Struktura e mësimit: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Parashikimi (nxitja për të nxënë) Punë praktike Ndërtimi i njohurive (përpunimi i përmbajtjes) DDM Përforcimi (konsolidimi i të nxënit) Veprimtaritë e nxënësit Ndërtim i shprehive studimore Diskutim i ideve Diskutim i ideve Nxitje për të përsosur të shkruarin Dy të vërteta - një gënjeshtër Diskutim i ideve Organizimi i nxënësit Punë me të gjithë klasën Punë me klasën Punë individuale Punë individuale Punë me klasën Zhvillimi i mësimit Parashikimi: punë praktike Nxënësit njihen me temën, e cila shkruhet në tabelë. Me marrëveshje, abazhuri i ndezur do të quhet “Dielli”. Ndërsa topi, me marrëveshje, do të luajë rolin e Tokës. Topi vendoset pranë Diellit. Nxënësit pyeten: -- A ndriçohet i gjithë topi nga drita? -- Cila pjesë është e ndriçuar dhe cila jo? -- Në rastin tonë, që e kemi quajtur topin Tokë, a do të ishte e gjithë Toka e ndriçuar njëkohësisht? -- Cila pjesë do të kishte ditën dhe cila do të kishte natën? Pas kësaj faze, mësuesja e rrotullon topin rreth vetes duke imituar rrotullimin e Tokës rreth vetes. U shtron nxënësve pyetjet: -- Përse e rrotullova topin rreth vetes? -- Çfarë ndodhi me pjesën që ishte në errësirë? Po me pjesën që ishte në dritë? Vazhdohet rrotullimi rreth vetes dhe rreth dritës, duke vazhduar imitimin e rrotullimit të Tokës rreth vetes dhe rreth Diellit. Mësuesja shton se Tokës i duhen 24 orë për të bërë një rrotullim të plotë rreth vetes. I pyet nxënësit: -- Dita dhe nata krijohen sepse Toka rrotullohet rreth vetes apo Dielli rreth Tokës? Ndërtimi i njohurive: DDM Pyeten nxënësit se çfarë dinë ani për formimin e ditës e të natës, dhe mënyrës së realizimit të tij. Pas kësaj, mësuesja pyet: -- Përse dita dhe nata nuk janë gjithmonë 12-orëshe? Nxënësit kërkojnë përgjigjen e kësaj pyetjeje në libër dhe pasi e gjejnë përgjigjen, e shkruajnë atë në tabelë. Di Dua të di Mësova Dita dhe nata formohen nga rrotullimi i Tokës rreth boshtit të vet. Përse dita dhe nata nuk janë gjithmonë 12-orëshe? Kjo ndodh për shkak të pjerrtësisë së boshtit të Tokës. 49
  49. 49. Libër mësuesi: Dituria 5 Përforcimi: dy të vërteta - një gënjeshtër Nxënësit përgatisin dy pohime të vërteta dhe një të gënjeshtërt mbi formimin e ditës dhe të natës. Ata i lexojnë pohimet e tyre me zë dhe shokët do të gjejnë cili është pohimi i vërtetë dhe do ta thonë atë. Vlerësimi: Mësuesja vlerëson nxënësit me notë. Detyrë shtëpie: Përshkruani shkurt formimin e ditës dhe të natës. Tema 4.7: Stinët Objektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësit duhet të jenë të aftë: -- të përkufizojnë konceptin e orbitës; -- të tregojnë sa kohë zgjat një rrotullim i plotë i Tokës rreth Diellit; -- të përshkruajnë formimin e stinëve; -- të shpjegojnë kuptimin e solsticit; -- të shpjegojnë kuptimin e ekuinoksit. Fjalë kyç: orbita, rrotullimi i plotë rreth Diellit, stinët, solstici, ekuinoksi. Mjetet: globi, llambë ndriçuese, libri i nxënësit, enciklopedi për fëmijë. Struktura e mësimit: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësit Organizimi i nxënësit Parashikimi (nxitja për të nxënë) Grafiku i fjalorit Ndërtim i shprehive studimore Paraqitje grafike Punë me të gjithë klasën Ndërtimi i njohurive (përpunimi i përmbajtjes) Punë praktike Ndërtim i shprehive studimore Diskutim i ideve Punë me të gjithë klasën Punë individuale Përforcimi (konsolidimi i të nxënit) Shkrim i shpejtë Përsosje e shkrimit Punë individuale Zhvillimi i mësimit Parashikimi: grafiku i fjalorit Nxënësit njihen me temën, e cila shkruhet në tabelë. Gjithashtu shkruhet në tabelë fjala orbitë. -- A e dini ju se çfarë është orbita? Le ta gjejmë shpjegimin e kësaj fjale në fjalor. (Hapet fjalori dhe shkruhet shpjegimi në tabelë.) 50
  50. 50. Libër mësuesi: Dituria 5 SHPJEGIMI I FJALËS NË FJALOR Rruga që përshkon një trup qiellor në hapësirë SISTEM SINONIMI ORBITË rrugë rrethore PËRDORIMI NË FJALI Rruga që Toka përshkon rreth Diellit quhet orbitë. Ndërtimi i njohurive: punë praktike Nxënës të ndryshëm përsërisin përkufizimin e konceptit të orbitës. Mësuesja pyet nxënësit: -- A e dini ju si formohen stinët?. Pret përgjigjet e nxënësve pa dhënë vlerësim mohues dhe vazhdon me eksperimentin. Ndizet llamba dhe vendoset globi pranë saj, në mënyrë që hemisfera veriore të jetë më pranë Diellit. Nxënësit shohin gjithë globin dhe tregojnë se cilat pjesë të tij janë më pranë dhe cilat më larg saj. Ata parashikojnë se çfarë temperaturash do të ketë në këto zona, duke qenë se nuk ndodhen të gjitha njësoj larg Diellit. Nxënësit gjejnë Shqipërinë dhe duke parë largësinë e saj nga Dielli, thonë se çfarë stine do të kishte në këtë moment vendi ynë. Më pas, shkohet në pozicionin tjetër, në të cilin të dyja hemisferat janë të ndriçuara njësoj nga Dielli e më tej në pozicionin kur hemisfera veriore është në një kënd të vogël të kthyer nga Dielli. Në fund, në pozicionin në të cilin të dyja hemisferat ndriçohen njësoj nga Dielli. Gjatë gjithë këtij udhëtimi, nxënësve u tërhiqet vëmendja në sasinë e ndriçimit që merr njëra apo tjetra hemisferë në një moment të caktuar. Ata përshkruajnë atë çka shohin në çdo fazë të rrotullimit. Gjatë kësaj pune, mësuesja shpjegon solsticin e dimrit dhe të verës, ekuinoksin e vjeshtës dhe të pranverës. Pas këtij eksperimenti, mësuesja e përsërit rrotullimin me një top, i cili qëndron drejt, pa pjerrësi. Pyeten nxënësit: -- Çfarë vini re? -- A ndriçohen gjithmonë njësoj të dy pjesët e tij? Pse ndodh kjo gjë me topin? Pse te globi, kjo dukuri ndodhte vetëm dy herë në vit? Çfarë ndryshimi ka globi nga topi? Nxënësit do të venë re pjerrësinë e boshtit të globit si faktorin që krijon stinët. Përforcimi: shkrim i shpejtë Nxënësit përshkruajnë shkurt formimin e stinëve dhe shpjegimin e fjalëve: solstici i dimrit dhe i verës, ekuinoksi i vjeshtës dhe i pranverës. Vlerësimi: Nxënësit vlerësohen me notë për përvetësimin e koncepteve. Detyrë shtëpie: Krahasoni katër stinët, nga: temperatura, bimësia, orët e ditës, gjatësia e hijes. 51
  51. 51. Libër mësuesi: Dituria 5 Tema 4.8: Hëna Objektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësit duhet të jenë të aftë: -- të rendisin disa karakteristika të Hënës; -- të shpjegojnë çfarë janë njollat e errëta të Hënës; -- të japin shembuj të përpjekjeve të njeriut për të njohur Hënën. Fjalë kyç: kratere, meteorë, astronaut. Mjete: “Enciklopedi për fëmijë”, teksti i nxënësit, pamje të Hënës. Struktura e mësimit: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësit Organizimi i nxënësit Parashikimi (nxitja për të nxënë) Diskutim për njohuritë paraprake Paraqitje grafike Diskutim i ideve Punë me të gjithë klasën Ndërtimi i njohurive (përpunimi i përmbajtjes) Mbajtja e strukturuar e shënimeve Ndërtim i shprehive Studimore Diskutim i ideve Paraqitje grafike Punë me të gjithë klasën Punë individuale Përforcimi (konsolidimi i të nxënit) Diagrami i Venit Përsosje e shkrimit Paraqitje grafike Punë individuale Zhvillimi i mësimit Parashikimi: diskutim i njohurive paraprake Nxënësit njihen me temën, e cila shkruhet në tabelë. U kërkohet të thonë gjithçka që dinë mbi Hënën. Informacionet e tyre shkruhen në tabelë. HËNA është më e ndriçon ka njolla ka formë Satelit i vogël se Toka të errëta sferike Tokës Ndërtimi i njohurive: mbajtja e strukturuar e shënimeve Mësuesja kërkon që, duke studiuar tekstin, nxënësit t’u përgjigjen këtyre kërkesave: karakteristikat e Hënës, njollat e errëta të Hënës, studimi i Hënës nga njeriu. 52
  52. 52. Libër mësuesi: Dituria 5 KARAKTERISTIKAT E HËNËS Hëna rrotullohet rreth Tokës dhe rreth Diellit. Një ditë-natë e saj është sa 27 ditë e Tokës. Nuk ka as ajër, as ujë, pra nuk ka as jetë. Forca tërheqëse e saj është shumë e vogël. Hëna ndriçon për shkak të pasqyrimit të rrezeve të Diellit NJOLLAT E ERRËTA TË HËNËS Shkëmbinjtë janë llavë e ngrirë, Ndërsa gropat janë kratere të vullkaneve, të shkaktuara edhe nga rënia e meteorëve. HËNA STUDIMI I HËNËS Në vitin 1600, shkencëtari italian Galileo Galilei vëzhgoi Hënën me teleskop. Njeriu zbriti në Hënë në vitin 1969, me anije kozmike. Nxënësit duhet të lexojnë tekstin dhe të shkruajnë informacionin sipas këtyre tri kërkesave. Punohet në dyshe. Përforcimi: diagrami i Venit Nxënësit do të gjejnë të përbashkëtat dhe ndryshimet mes Hënës dhe Tokës. TË PËRBASHKËTAT TOKA planet ka ujë, ajër, jetë trupa qiellorë rrotullohen rreth vetes dhe rreth Diellit HËNA satelit s’ka ajër, ujë, jetë Vlerësimi: Mësuesja vlerëson nxënësit me notë për gjetjen dhe nxënien e informacionit. Detyrë shtëpie: Ushtrimi 1 i librit të nxënësit. 53
  53. 53. Libër mësuesi: Dituria 5 Tema 4.9: Fazat e Hënës Objektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësit duhet të jenë të aftë: -- të tregojnë se çfarë janë fazat e Hënës; -- të emërtojnë fazat e Hënës; -- të përshkruajnë formimin e fazave të Hënës. Fjalë kyç: fazat e Hënës, Hënë e plotë, Hënë e re, çerek hëne. Mjetet: dritë e fortë, që do të luajë rolin e Diellit; një top i madh në rolin e Hënës. Struktura e mësimit: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësit Organizimi i nxënësit Parashikimi (nxitja për të nxënë) Imagjinatë e drejtuar Diskutim i ideve Punë me të gjithë klasën Ndërtimi i njohurive (përpunimi i përmbajtjes) Punë praktike Ndërtim i shprehive studimore. Diskutim i ideve Punë me të gjithë klasën Punë individuale Përforcimi (konsolidimi i të nxënit) Turi i galerisë Përsosje e shkrimit Paraqitje grafike Punë individuale Zhvillimi i mësimit Parashikimi: imagjinatë e drejtuar Nxënësit njihen me temën, e cila shkruhet në tabelë. U kërkohet nxënësve të japin ndonjë informacion në lidhje me temën. Pasi kanë dhënë disa mendime, kërkohet që ata të rikujtojnë pamjet e Hënës. Nxënësit pyeten: -- A është Hëna gjithmonë në të njëjtën formë? -- Çfarë formash merr ajo në kohë të ndryshme? Mësuesja i përmbledh mendimet e nxënësve duke thënë se ndryshimi i vazhdueshëm i formës së Hënës përbën dhe fazat e saj. Ndërtimi i njohurive: punë praktike Nëpërmjet kësaj pune praktike, nxënësit do të shohin konkretisht se si formohen fazat e Hënës. Puna do të kryhet sipas këtyre hapave: 1. Hëna e plotë Një nxënës, i zgjedhur nga mësuesja, do të ulet midis elektrikut të dorës dhe topit. E gjithë faqja e topit, e cila ndodhet përballë nxënësit, do të jetë e ndriçuar, siç është Hëna e plotë. 2. Gjysmëhëna Një nxënës tjetër, do të lëvizë topin në të majtë të tij dhe do të kthehet me fytyrë nga topi. Të tjerët do të shohin se vetëm gjysma e topit do të jetë në dritë, siç është gjysmëhëna. 54
  54. 54. Libër mësuesi: Dituria 5 3. Hëna në rritje Një nxënës tjetër do të lëvizë topin pothuajse midis vetes dhe elektrikut të dorës. Pjesa më e madhe e topit do të jetë në hije. Të tjerët do të shohin vetëm një pjesë të vogël të topit, siç është Hëna në rritje. Nxënësit bëjnë një përmbledhje me të fazave nëpër të cilat kalon Hëna, duke i përshkruar ato. Përforcimi: turi i galerisë Nxënësit do të vizatojnë fazat e Hënës dhe do t’i emërtojnë ato. Punimet e tyre do të ekspozohen në ambientet e klasës dhe do të vlerësohen nga shokët dhe nga mësuesja. Tema 4.10: Eklipsi Objektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësit duhet të jenë të aftë: -- të përkufizojnë konceptin e eklipsit; -- të shpjegojnë si ndodh eklipsi i Hënës; -- të shpjegojnë si ndodh eklipsi i Diellit. Fjalë kyç: eklips, eklips i pjesshëm, eklips i plotë, eklips i Diellit, eklips i Hënës. Mjete: “Enciklopedia për fëmijë”, teksti i nxënësit, foto të llojeve të ndryshme të eklipseve, burim drite (projektor ose dritë e fortë), top tenisi, glob, shtizë. Struktura e mësimit: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësit Organizimi i nxënësit Parashikimi (nxitja për të nxënë) Grafiku i fjalorit Diskutim i ideve Punë me gjithë klasën Ndërtimi i njohurive (përpunimi i përmbajtjes) Grafiku linear kohor Ndërtim i shprehive studimore. Diskutim i ideve Punë me klasën Punë individuale Përforcimi (konsolidimi i të nxënit) Punë praktike Përsosje e shkrimit Paraqitje grafike Punë individuale Zhvillimi i mësimit Parashikimi: grafiku i fjalorit Mësuesja shkruan temën në tabelë dhe pyet nxënësit nëse e dinë kuptimin e fjalës “eklips”. Pasi merren mendimet e nxënësve bëhet studimi i fjalës në fjalor. 55
  55. 55. Libër mësuesi: Dituria 5 SHPJEGIMI I FJALËS NË FJALOR Errësimi i përkohshëm i një trupi qiellor prej një trupi tjetër qiellor. SINONIMI errësim EKLIPS PËRDORIMI NË FJALI Eklipset ndodhin kur Dielli, Toka dhe Hëna janë në vijë të drejtë. Nxënësit mund të japin shembuj të tjerë me përdorimin e fjalës “eklips”. Ndërtimi i njohurive: grafiku linear kohor Mësuesja shkruan në tabelë pyetjet: -- Si krijohet eklipsi i Hënës? -- Si krijohet eklipsi i Diellit? Nxënësit lexojnë në libër për të gjetur informacionin dhe pasi përgjigjen me zë, plotësojnë grafikët si më poshtë: Mësuesja vizaton në tabelë grafikët: Dielli Toka Hëna Eklipsi i Hënës Dielli Toka Hëna Eklipsi i Diellit Përforcimi: punë praktike Zhvillimi i punës: Topi i tenisit do të përfaqësojë Hënën; globi Tokën dhe burimi i dritës, Diellin. 1. Do të vendoset topi i tenisit (Hëna) në një shtizë. 2. Do të lëvizet topi i tenisit (Hëna) rreth globit. 3. Gjatë rrotullimit të topit të tenisit (Hënës) rreth globit, do të vihen re vendndodhjet e tyre, që krijojnë modelin e eklipsit të burimit të dritës (Diellit). 4. Të vendosen objektet në mënyrë të tillë që të realizohet eklipsi i Hënës. 5. Të emërtohen pozicionet e secilit. 6. Të përsëritet veprimtaria, duke treguar eklipset e pjesshme të Diellit dhe të Hënës. Vlerësimi: Mësuesja vlerëson nxënësit me notë për punën e kryer dhe nxënien e koncepteve të reja. Detyrë shtëpie: Përshkruani eklipsin e plotë të Diellit dhe të Hënës. 56
  56. 56. Libër mësuesi: Dituria 5 Tema 4.11: Tërmetet Objektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësit duhet të jenë të aftë: -- të tregojnë se çfarë është tërmeti; -- të tregojnë njësinë matëse me të cilën matet forca e tërmetit; -- të përshkruajnë procesin e shkaktimit të tërmetit; -- të emërtojnë elementet përbërëse të tërmetit. Fjalë kyç: tërmet, epiqendër, vatër e tërmetit, valet e tërmetit, sizmolog, sizmologji, sizmograf, shkalla Rihter. Mjetet: libri i nxënësit, pamje me pasojat e tërmetit. Struktura e mësimit: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësit Organizimi i nxënësit Parashikimi (nxitja për të nxënë) Diskutimi i drejtuar Diskutim i ideve Punë me gjithë klasën Ndërtimi i njohurive (përpunimi i përmbajtjes) Pyetja sjell pyetjen Ndërtim i shprehive studimore. Diskutim i ideve Punë me klasën Punë individuale Përsosje e shkrimit Paraqitje grafike Punë individuale Përforcimi (konsolidimi i të nxënit) Zhvillimi i mësimit Parashikimi: diskutim i drejtuar Shkruhet tema në tabelë. Nxënësve u kërkohet të shpjegojnë kuptimin e fjalës dhe të japin përvoja personale ose të para në TV të një tërmeti. Ndërtimi i njohurive: pyetja sjell pyetjen Mësuesja shkruan disa pyetje në tabelë: Çfarë po mësoj? Çfarë mësova rreth kësaj teme? Marrëdhënia shkak pasojë e mundshme Çfarë është tërmeti? Si shkaktohen tërmetet? Si quhen elementet studimore të një tërmeti? Me çfarë njësie matëse matet forca e tërmetit? Si quhet aparati që mat forcën e tërmetit? Si quhen personat që merren me studimin e tërmetit? Tërmetet janë dukuri natyrore që shkaktojnë lëkundje të një pjese të kores së Tokës, si rezultat i zhvendosjeve të masave të mëdha shkëmbore ose lëvizje vullkanike. Përplasja e pllakave tektonike, të cilat janë vazhdimisht në lëvizje, shkakton një presion të lartë i cili e dredh ose e çan tokën. Në një tërmet dallojmë vatrën, epiqendrën, valën e tërmetit. Tërmeti matet me shkallë Rihter. Aparati që mat forcën e tërmetit quhet sizmograf. Personat që merren me studimin e tërmetit quhen sizmologë. Shkaku/përplasja e pllakave tektonike; pasoja/tërmeti. 57
  57. 57. Libër mësuesi: Dituria 5 Nxënësit do të studiojnë tekstin për t’iu përgjigjur pyetjeve. Leximi bëhet individual, ndërsa plotësimi i përgjigjeve në dyshe. Përforcimi: rrjeti i diskutimit Çështja që do të shtrohet për diskutim është: A mund të mbrohet njeriu nga tërmeti? Po Pse? Jo Klasa do të ndahet në dy grupe: ata që do të thonë “Po, mund të mbrohet” dhe do ta argumentojnë atë dhe në grupin e atyre që do të thonë “Jo” dhe do ta argumentojnë përgjigjen e tyre. Vlerësimi: Mësuesja vlerëson me notë përgjigjet e nxënësve. Detyrë shtëpie: Vizato skicën e një tërmeti. Tema 4.12: Dëmet dhe mbrojtja nga tërmetet Objektivat: Në fund të orës së mësimit, nxënësi duhet të jenë të aftë: -- të emërtojnë zonat me aktivitetin më të lartë sizmik në botë dhe në Shqipëri; -- të tregojnë pasojat që shkaktojnë tërmetet; -- të listojnë masat mbrojtëse që mund të merren ndaj tërmeteve. Fjalë kyç: zona sizmike, tsunami. Mjetet: libri i nxënësit, fotografi me pamje të pasojave të tërmeteve. Struktura e mësimit: PNP Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësit Organizimi i nxënësit Parashikimi (nxitja për të nxënë) Di Diskutim i ideve Punë me të gjithë klasën Ndërtimi i njohurive (përpunimi i përmbajtjes) Dua të di Ndërtim i shprehive studimore. Diskutim i ideve Punë me të klasën Punë individuale Përforcimi (konsolidimi i të nxënit) Mësova Përsosje e shkrimit Punë individuale Zhvillimi i mësimit Parashikimi: Di Shkruhet tema e mësimit në tabelë. Mësuesja u rikujton nxënësve veprimtarinë që kryen orën më parë mbi temën nëse njerëzit mund të mbrohen nga tërmetet ose jo. Ajo i fton nxënësit të studiojnë informacionet e reja që do të marrin nga tema e ditës. 58
  58. 58. Libër mësuesi: Dituria 5 Mësuesja i fton nxënësit të plotësojnë kolonën e parë të tabelës DDM me informacionet që kanë mbi tërmetet. Di Dua të di Mësova Tërmetet janë fenomene natyrore që shkaktojnë lëkundje të një pjese të kores së Tokës, si rezultat i zhvendosjeve të masave të mëdha shkëmbore ose lëvizje vullkanike. Përplasja e pllakave tektonike të cilat janë vazhdimisht në lëvizje shkakton një presion të lartë i cili krijo dridhje ose çan tokën. Në një tërmet dallojmë vatrën, epiqendrën, valën e tërmetit. Tërmeti matet me shkallë Rihter. Aparati që mat forcën e tërmetit quhet sizmograf. Personat që merren me studimin e tërmetit quhen sizmologë. Ndërtimi i njohurive: Dua të di Mësuesja shkruan pyetjet për të cilat nxënësit kërkojnë përgjigje në tabelë dhe kërkon që nxënësit të lexojnë me qëllimin për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve. Përgjigjet nxënësit i thonë me zë dhe më pas i shkruajnë në tabelë në kolonën e tretë. Di Dua të di Tërmetet janë fenomene natyrore që shkaktojnë lëkundje të një pjese të kores së Tokës, si rezultat i zhvendosjeve të masave të mëdha shkëmbore ose lëvizje vullkanike. Përplasja e pllakave tektonike të cilat janë vazhdimisht në lëvizje shkakton një presion të lartë i cili krijo dridhje ose çan tokën. Në një tërmet dallojmë vatrën, epiqendrën, valën e tërmetit. Tërmeti matet me shkallë Rihter. Aparati që mat forcën e tërmetit quhet sizmograf. Personat që merren me studimin e tërmetit quhen sizmologë. Mësova Cilat janë zonat me aktivitet më të lartë sizmik në botë dhe në Shqipëri? Çfarë dëmesh shkakton tërmeti? Cilat janë masat që mund të marr për të pakësuar pasojat e tërmetit? Përforcimi: Mësova Nxënësit plotësojnë përgjigjet e pyetjeve të bëra në kolonën e fundit të tabelës. 59

×