Ndermarresi — Presentation Transcript1. NDËRMARRËSI2. Temat: 1.1. Përkufizimi kuptimor i ndërmarrësit 1.2. Veçoritë e ndër...
rastit të volitshëm, Shpikeni një prodhim ose shërbim të ri, Shtojani vlerën prodhimit ekzistues,Hulumtoni tregjet tjera, ...
duhej të verifikonte: - A ka burime dhe mjete të mira? - Sa është e fortë ndërmarrja? - Çfarë janëmundësitë dhe afinitetet...
Upcoming SlideShare
Loading in …5
×

Ndermarrsi

1,694 views
1,529 views

Published on

Published in: Education
0 Comments
0 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

No Downloads
Views
Total views
1,694
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
4
Actions
Shares
0
Downloads
15
Comments
0
Likes
0
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Ndermarrsi

  1. 1. Ndermarresi — Presentation Transcript1. NDËRMARRËSI2. Temat: 1.1. Përkufizimi kuptimor i ndërmarrësit 1.2. Veçoritë e ndërmarrësit 1.3. Ideja endërmarrësit 1.4. Procesi i ndërmarrësisë3. 1.1. Përkufizimi kuptimor I ndërmarrësit Ndërmarrësi është person i cili është i gatshëm që merrezik të vetin, duke aplikuar ide të reja(prodhuese, tregtare, menaxhuese), të ndërmerr dherealizojë projekte të reja ekonomike me orientim fitimprurës. Ndërmarrësi për dallim nga pronari,është novator. Ai kërkon mënyra për zhvillimin dhe rritjen e veprimtarisë së vetë dhevazhdimishtë aplikon risi. Nga ana tjetër pronari që nuk ka afinitet dhe zotësi për ndërmarrësi,përpiqet që afarizmin e vetë ta mbajë në nivel aktual. Ndërmarrësi para së gjithash është iorientuar në realizimin e fitimit, ngase mungesa e fitimit e bënë atë të pasuksesshëm. Mirëpopërkundër kësaj, rolet e ndërmarrësit janë të shumëta: ai duhet të jetë planer(planifikues),udhëheqës, novator, organizator dhe kontrollor(kontrollues) i mirë.4. 1.2. Veçoritë e ndërmarrësit Çdo ndërmarrës, që të jetë i sukseshëm duhet të posedojë veçori tëcaktuara. Pothuajse sa herë që bëhet fjalë për veçoritë e ndërmarrësit, theksohen fjalët e PeterDruckerit i cili për ndërmarrësit thotë: disa janë ekscentrikë, të tjerët konformistë shembullorë,disa janë të trashë, të tjerët të dobët etj. Megjithatë, marrë në tërsi, ndërmarrësi i sukseshëm, pamarrë parasyshë sharmin dhe stilin e tijë jetësor, duhet të jetë novator, i gatshëm të merrë përsipërrrezikun, të ketë vetëbesim, të jetë këmbëngulës dhe përgjegjës për realizimin e projketit të vetë.5. 1.3. Ideja e ndërmarrësit Se nuk është e lëhtë të jeshë ndërmarrës cilësor dhe i suksesshëmdëshmon edhe fakti se shumë ide të ndërmarrësve cilësorë dështojnë. Për fat të keq, suksesin nuke garanton vetëm ideja e mirë ose fati i ndërmarrësit, por është e nevojshme edhe dijainterdisiplinare e menaxhimit me qëllim të hartimit të një stratexhie sa më të mirë të afarizmit ecila çon drejtë qëllimit të caktuar.6. Kuptimi i idesë së ndërmarrësit Është e vështirë që ideja e ndërmarrësit të përshkruhet dhedefinohet në mënyrë njëkuptimore. Nganjëherë ideja për një ndërmarrje të caktuar lindë ngadalëdhe i duhet një kohë e gjatë për të marrë formen e plotë. Për të vlerësuar se a është ideja jonënjëkohësishtë edhe rast i volitshëm afarist duhet t’i shtrojmë këto pyetje: - A e do tregu atë që nee ofrojmë ? - A është i gatshëm tregu për ofertën tonë ? - A do të na mundësojë ideja jonëkthimin e investimit brenda afatit të kënaqshëm? - A është ideja jonë novacion? Cilat elementepërbëjnë dallimin ndërmjet ofertës sonë dhe ofertës së konkurrencës sonë në treg? Nëse arrijmë tëjapim përgjigje adekuate në këto pyetje, do të kuptojmë se a është ideja jonë njëkohësishtë edherast i mirë.7. Burimet e ideve ndërmarrëse Burimet e ideve ndërmarrëse janë të shumta, kurse vijnë ngasfera të ndryshme – nga preferencat dhe preferencat dhe përvojat personale, informatat ngatregjet e jashtme dhe nga rrethanat makroekonomike sociale në sferën ose tregun e caktuar. Idetëdhe rastet e volitshme shfaqen në këtë mënyrë: Analizojini shkathtësitë tuaja lidhur me idetëafariste, Mbajeni hapin me ngjarjet e përditshme dhe jini i gatshëm ta shfrytëzoni përparësinë e
  2. 2. rastit të volitshëm, Shpikeni një prodhim ose shërbim të ri, Shtojani vlerën prodhimit ekzistues,Hulumtoni tregjet tjera, Pasurojeni prodhimin ose shërbimin ekzistues, Bashkangjitjuni palësngadhënjimtare. Puna më e mirë është ajo që kënaq nevojat e tregut… Punët më të mira e gjejnënevojën dhe zbrazëtinë në treg dhe e plotësojnë atë.8. Analiza dhe realizimi i aksionit Me rastin e analizës së idesë dhe gjatë të menduarit përrealizimin e sajë është e nevojshme të përfshihen më shumë sfera të afarizmit. Sferat që duhetshqyrtohen dhe definohen janë: Presupozimet e përgjithshme : forma juridike e ndërmarrjes, emrii firmës, logotipi, hapat e nevojshëm për zbatimin e idesë,etj. Prodhimi dhe/ose shërbimi :madhësia e tregut total, cikli jetësor i prodhimit, vlera e shtuar etj. Menaxhimi : organizimi ipunës dhe skema organizative, ndarja e përgjegjësive dhe autorizimeve Të punësuarit : nevojatpër punonjës janë harmonizuar me përgatitjen profesionale të kërkuar, me përvojën e shkathtësitëe nevojshme për kryrjen e punës dhe kompensimet Tregu : definimi i qëllimeve të tregut, numri iblerësve të ardhshëm dhe shitja e mundshme, motivet për blerje, trendët në tregje, analiza ekonkurrences(e tanishme dhe e ardhshme), analiza e pozitës në raport me konkurrencënStratexhia e marketingut : pozita e synuar në treg, pozicionimi në lidhje me çmimet, strategjia edistribuimit, plani i aktiviteteve normative dhe shpenzimet e promovimit, Zinxhiri i furnizimit :lëndët e para të nevojshme dhe furnitorët, kërkesat teknike për kryerjen e punëve, procesi iprodhimit, shpenzimet e prodhimit, lokacioni dhe teknologjia Analiza financiare : burimet efinancimit, mjetet e nevojshme të përhershme dhe të xhiros, projektimi i të hyrave dhe të dalave,projektimi i raporteve financiare dhe vlerësimi i efektivitetit të projektit9. 1.4. Procesi i ndërmarrësisë Që të mundë të realizohet një ide është e nevojshme, para sëgjithash, të definohen qëllimet që dëshirojmë t’i arrijmë. Pastaj, është e nevojshme të definohetstratexhia, përkatësishtë mënyra sipas së cilës do ti realizojmë qëllimet e përcaktuara dhe vetëmpas kësaj do t’i qasemi zbatimit të kësaj strategjie. Njëherazi kjo është përmbajtja e procesit tëndërmarrësisë.10. Definimi i qëllimeve Definimi i qëllimeve nënkupton caktimin e gjendjes së ardhshme tësubjektit ekonomik. Kjo është pika e fundit drejt së cilës janë orientuar aktivitetet, e ato janërezultatet përfundimtare. Kjo do të thotë se ndërmarrësi ka qëllimin e vetë të cilin e synon.Ndërmarrja gjithherë ka më shumë qëllime, ndërkaq me rastin e definimit të tyre duhet pasurparasysh që të gjitha këto qëllime të jenë reciprocikishtë të harmonizuara. Qëllimet e definuaraduhet të jenë të shprehura me shkrim, duhen të jenë të arritshme, përkatësisht të realizueshme, tëshprehura në aspektin sasior dhe të kufizuara në aspektin kohor, përkatësishtë duhet ta kemiplanin kohor deri kur duhet të realizohet qëllimi.11. Përcaktimi i strategjisë Pasi të kemi përcaktuar se çka dëshirojmë të realizojmë, është enevojshme që të definojmë edhe mënyrën e realizimit të këtij qëllimi, përkatësisht duhet tapërcaktojmë strategjinë. Strategjia e definon mënyrën e realizimit të qëllimeve të ndërmarrësit,përkatësishtë tërësinë e synimeve për menaxhmentin nëpërmjet të cilave do të realizohen qëllimete parashtruara. Ajo duhet t’i definojë udhëzimet e sakta lidhur me ndërmarrjen, dhe duhet të jetëe kuptueshme për të punësuarit në ndërmarrje. Strategjia duhet të jetë e lidhur ngushtë meaktivitetin afarist të ndërmarrjes.12. Realizimi i strategjisë Në këtë fazë ndërmarrësi duhet t’i testojë mundësitë e veta dhe t’ikrahasojë ato me hapat e nevojshëm për realizimin e projektit. Në këtë fazë ndërmarrësi do të
  3. 3. duhej të verifikonte: - A ka burime dhe mjete të mira? - Sa është e fortë ndërmarrja? - Çfarë janëmundësitë dhe afinitetet e saj?

×