Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×
 

Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3

on

  • 942 views

 

Statistics

Views

Total Views
942
Views on SlideShare
942
Embed Views
0

Actions

Likes
1
Downloads
1
Comments
0

0 Embeds 0

No embeds

Accessibility

Categories

Upload Details

Uploaded via as Adobe PDF

Usage Rights

© All Rights Reserved

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Processing…
Post Comment
Edit your comment

Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3 Librat e shpërndara nga tarikatet sufite në trojet shqipta…3 Document Transcript

  • Librat e shpërndara nga tarikatet sufite nëtrojet shqiptare, nga shtëpia botuese“Hakikat”Prizren, 1429 h/2008
  • 1Falenderimi i takon All-llahut. Atij i bëjmë hamd dhe prej tij kërkojmë ndihmë dhe falje. Kërkojmë mbrojtje ngaAll-llahu prej të këqijave të vetvetës dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu, s’ka kush e lajthit dhe kë elargon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut, i ciliështë Një dhe dëshmoj se Muhammedi është Rob dhe i Dërguari i Tij.1Thënia më e vërtetë është Thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat ështëlajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr...Dhe më pastaj...Kohëve të fundit në trojet shqiptare është shpërndarë një literaturë e re për këtë vend. Literaturë kjo e ardhur ngaTurqia, të përkthyera në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese e quajtur “Hakikat”. Libra të cilët janë përkthyer ngapo kjo shtëpi botuese janë:1. Libri Namazit,2. Besimi dhe Islami.3. Prefimet e Agjentit Anglez,Libra këto të shpërndara falas në tërë trojet shqiptare e veçanërisht në Prizren, ku kanë gjetur terren tëpërshtatshëm për të vepruar.Pasiqë i lexova këto libra, pashë shumë gjëra që ishin në drejtim të kundërt me medhhebin e ehli sunnetit-edhepse ata pretendojnë se e pasojnë njërin prej katër medhhebeve-atë të Ebu Hanifes rahmetullahi alejh, ja që evërteta është shumë larg prej tyre.Vëllezër dhe motra në Islam, “Hakikat” shtëpi botuese kjo e cila po udhëheq, një fushatë të ashpër në luftimin epasuesve të sunnetit me anë të këtyre librave. Popullata injorante është duke u ndikuar nga dija ezhubrosur(njollosur) dhe elokuente e cila gjendet në to.Lusim Allahun azze ve xhel-le që ta ruaj popullatën tonë nga dyshimet që mund të sjellin këto libra në zemrattona, Amin.Në vazhdim do të mundohemi t’u sjellim disa nga thëniet e tyre të cilat janë në kundërshtim të plotë me rrugën eehli sunnetit dhe xhematit, rrugë kjo që u ndoq nga të parët tanë të mirë-selefu salih.Dukuri mjaft shqetësuese është ajo se këto libra janë të mbushura me hadithe të dobëta, pasi dihet se sufinjëvenuk u intereson grada e hadithit dhe punojnë me hadithe të dobëta, e themi këtë me argument të qartë duke ubazuar ne fjalë të njërit prej sufive, Ismail Hakki Bursevi në “tefsirin” e tij të ashtuquajtur ”Ruhul Bejan” i cili ekishte mbushur me transmetime të shpifura edhe pse këto transmetime u vlerësuan si të shpifura-ai për vlerën esureve duke mos u turpëruar, tha: ”Kjo përshtatje(shpikje) nuk është kundër të Dërguarit të All-llahut,mirëpoështë përshtatur(shpikur)për ta ndihmuar sheriatin.” [Bursevi Ruhul Beyan(3/548)] , porse këta nuk e dijnë seata me këtë sikur thone se Allahu nuk e ka plotësuar fenë, apo pejgamberi yne nuk e ka quar ne vendmisionin e tij, nëse e thonë këtë atëher padyshim që kanë bërë kufër, pasi Allahu azze ve xhel-le ne Kur’anine Tij Fisnik thotë:1Dobi:Imam Albani rahimehullah,në parathënien e botimit të parë të ri 1421 h,të librit”Sahihut-Targib vet-Terhib”vëll.i parë fq.3-Mektebul-Mearif,Rijad;tregon se:leximi i tri ajeteve të njohura nga suret ’Ali Imran’ ,’Nisa’ dhe ‘Ahzab’,bëhet ndonjëher,e jogjithmonë,qoftë nëpër hutbe apo nëpër derse të ndryshme.Lidhur me këtë shiko një libërth të posaçëm të Albanit me emër “Hutbetul-Haxheh”,botuar nga “Mektebul-Islami”-Bejrut.
  • 2“Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë fejajuaj...”[el-Maide, 3]Imam Shatibiu,të mbështeturit në hadithe të dobëta e cilëson si metodë të Risimtarëve-shpikësve në fe,ai thotë nëlibrin e tij”el-I’tisam”(1/229):”Prej metodologjisë së Risimtarëve është të mbështeturit në hadithe të dobëta,(prejtyre): të mbështeturit në hadithe vahije(daife) dhe ato të shpifura mbi Pejgamberin alejhi selam,të cilët nuk ipranojnë dijetarët e hadithit,për të punuar me to...Dhe kush e bën këtë,atëherë ai është injorant,gabues në bartjen edijes.Kurse nga ata të cilët mbështetemi në dije dhe fe,nuk na është transmetuar se duhet të veprojmë kështu...”2Ka thënë Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem:”Dine se gënjeshtra ndaj meje nuk është sikur gënjeshtrandaj dikujt tjetër,kështu që kushdo që gënjen për mua me qëllim,le ta pregadit karrikën e tij prej zjarrit tëxhehennemit.”[Buhariu,Muslimi dhe të tjerët]Transmetohet nga Semur se Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë:”Ai që transmeton nga unë njëhadith,duke e ditur se është i rrejshm,atëherë ai është prej gënjeshtarëve”[Muslimi në parathënien e Sahihut tëtij;Sahihul Edhkar fq.15-17]1.Vahdetul Vuxhudi[Panteizmi]Pjesë e akidesë së brishtë sufite është vahdetul vuxhudi [panteizmi] thënie kjo sipas të cilës Allahu ështëgjithandej [në çdo vend], fjalë kjo që dëshmon lajthitjen e tyre[deri në këtë masë]. Besim ky që bie ndesh mafjalët e Allahut si dhe të Dërguarit të Tij. Vahdetul Vuxhudi[panteizmi] është ndër bidatet më të rrezikshmekufërsjellëse tek sufitë. Ata e shohin All-llahun tek të gjitha krijesat dhe veprat e Tij. Kosmosi tek ata ështëpasqyrë e Emrave dhe Cilësive të Tij. Sipas sufijve vahdet-i vuxhudi paraqet trajtën më të përsosur të tevhidit.Kjo teori është e pranishme në thëniet e sufijve të caktuar që prej ditëve të para të aktiviteteve mistike brendashoqërisë islame.Në librin “Libri Namazit”3në faqen 162:“Të thuash se Allahu na shikon ne nga Arshi apo nga qielli, është kufër.”Faqe 168:4“Nëse dikush thotë, Allahu në qiell është dëshmitari im, bëhet qafir, Sepse i cakton vend Allahut, Allahu nuk kavend të caktuar, ai është gjithkund”Në librin “Besimi dhe Islami”5ne faqen 26 thuhet:“Ai nuk ka vend dhe nuk ndodhet në një vend të caktuar”Ndërsa, Allahu azze ve xhel-le thote: “Apo ndjeheni të sigurt se Ai i Cili është mbi qiell...” [Mulk,16],“Rrahmani (i Gjithëmëshirshmi) u ngrit lart dhe qëndroi (ashtu siç i shkon për shtat Madhështisë sëTij) mbi Arsh.” [Ta-Ha, 5].Dhe Ai, më i larti ka thënë: “Pastaj Ai u ngrit lart dhe qëndroi mbi Arsh (ashtusiç i takon Madhështisë së Tij.” [Sexhde, 4].Dhe Ai, më i larti ka thënë: “Tek Ai ngjiten të gjitha fjalët emira dhe punët e drejta e lartësojnë atë (fjalën e drejtë).” [Fatir, 10].Dhe Ai, më i larti thotë në lidhje meçështjen e Isait: “Unë do të marr ty dhe do të të ngre lart pranë Meje.” [Ali-Imran, 55]Hadithet që aludojnë në qëndrimin e Allahut mbi qiej janë këto: Në Sahihun e Imam Muslimit ka ardhur ngatransmetimi i Muavije bin Hakem es-Sulemi, Allahu qoftë i kënaqur ndaj tij, i cili ka thënë:"Unë kisha një2Shih Hadithet e dobëta në”Rijadus Salihin” të Imam Neveviut..Zejd Haziri fq.27-283Ky libër është i autorit Hasan Javash i botuar nga shtëpia botuese “Hakikat Kitabevi” Nr.2.4Ibid5Autori i këtij libri eshte Meulana Khalid Bagdadi, Botimet e hakikat kitabevi nr.1
  • 3robëreshë e cila më ruante kopenë e bagëtive në drejtim të Uhudit dhe Xheuanijes, kur një ditë mora vesh se ujkukishte marrë një dele nga kopeja dhe, duke qenë se jam një nga bijtë e Ademit dhe gaboj ashtu siç gabojnë ata, eqëllova me pëllëmbë në fytyrë. Kështu që shkova tek i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i cili emori si një çështje shumë serioze. Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, a ta liroj atë?Ai tha: “Sille tek unë.”Ia çova atij dhe ai e pyeti: “Ku është Allahu?”Ajo u përgjigj: “Mbi qiej.”Ai tha: “Kush jam unë.”Ajo tha: “Ti je i Dërguari i Allahut.”Ai tha pastaj: “Liroje, sepse ajo është besimtare.”E them me vete dhe habitem se po ti pyesnim sufitë me pyetjen që i parashtroi i Dërguariynë robëreshës se ku gjendet Allahu vallë ç’përgjigjje do të merrnim prej tyre.Ne i pyesim vahdetul vuxhudët pse i Dërguari i Allahut nuk i tha robëreshës se ti ke rënë në kufër, ku jeni o ju tëmjerë a i shihni argumentet e qarta apo po veproni me kryeneqësi.Ebu Hanifeja rahimehull-llah thotë: "Ai i cili thotë se nuk e di, a thua vallë Zoti im është në qiell apo në tokë, kabërë kufër, gjithashtu edhe ai i cili thotë se All-llahu është mbi Arsh, mirëpo nuk e di se a është Arshi në qiell aponë tokë, ka bërë kufër (mosbesim)"6Vazhdon Ebu Hanifeja duke thënë: “Një gruas, e cila e ka pyetur se ku është Zoti yt, të cilin e adhuron, i ështëpërgjigjur: "All-llahu i Madhëruar është në qiell e jo në tokë. Pas kësaj një njeri i tha: "A thua vallë nuk thotë All-llahu xhel-leshanuhu, "Ai është me ju" (El-Hadid, 4), e i është përgjigjur: "Kjo është sikur t’i shkruash njeriut"Unë jam me ty" mirëpo ti nuk je pranë tij"7Ebu Jusufi8, rahimehullah, i ka ndëshkuar disa persona me rrahje për shkak se kanë thënë se “All-llahu është nëçdo vend”. Beshar ibn Musa el-Haffaf ka thënë: “Besher ibn Velid el-Kindij erdhi tek Kadiu Ebu Jusufi, dhe i tha:“Ti mua më ndalon që të flas, kurse Bishr el-Merisi dhe Alij el-Ahvel flasin”! Ai tha: “e çfarë thonë ata”? Ai tha:“Thonë se “All-llahu është në çdo vend”. Ebu Jusufi pastaj tha: “Mi sjellni ata”. I kishin ndalur ata, kurse Bishriveçse kishte ikur. E sollën Ali el-Ahvelin dhe një tjetër me të, plak. Atëherë Ebu Jusufi duke shikuar në plakuntha: “sikur të mos kishe qenë person që nderohesh (i vjetër), do të kisha ndëshkuar me rrahje”. Pastaj ai urdhëroiqë ai (plaku) të futet në burg, dhe urdhëroi që të rrahet el-Ahveli (dhe u rrah) dhe njerëzit janë siellur rreth tij (sinënçmim).9Ibn AbdulBerri, rahimehullah, në “Sherhu el-Muvata” thotë: “Dijetarët e Sahabëve dhe të Tabiinëve prej të cilëveështë bartur Te’vili-Tefsiri, kanë bërë Ixhma’(unanimisht) në komentimin e Fjalës së All-llahut të Lartësuar:“Nuk ka bisedë të fshehtë të tre vetave, veçse Ai është i katërti..”; se do të thotë: Ai qëndron mbi Arsh, kurseDija e Tij është e pranishme në çdo vend. Dhe askush që argumentohet me fjalën e tij nuk e ka kundërshtuarkëtë”.106El-Fikhul Ebsat, fq.46.7El-Esmau ve Sifat, fq.239, nëpërmjet “Besimi I katër Imamëve” të Muhammed Ibn Abdurahman el-Humejis8Nxënësi më i afërt i Imam Ebu Hanifes rahimehullah9Albani në Muhtesar fq.155 thotë: “Këtë e ka përmendur Musannefi nga rivajeti i Ibn Ebu Hatim,…nga Beshar ibn Musa el-Haffaf.Thash (Albani): E Beshari është daif me gabime të shumta”. nëpërmjet librit “Qëndrime Selefite në disa çështje metodologjike” Fq.181 -Zejd Enver Haziri, Prishtinë, 1426/200510Muhtesaru el-Uluv fq. 268 të Dhehebiut, me verifikim të Albanit, nëpërmjet librit “Qëndrime Selefite në disa çështje metodologjike”Fq.178 - Zejd Enver Haziri, Prishtinë, 1426/2005
  • 42.Keqkuptimet në komentimin e emrave dhe cilësive të AllahutLajthitja tjetër është ajo në komentimin e emrave dhe cilësive të Allahut azze ve xhel.Faqe 27:11“Në ajete fjala dorë mund të ketë kuptimin energji”Ndërsa Ebu Hanifeja e thotë të kundërtën e asaj që sufitë e thonë.Ebu Hanifeja rahmetullahi alejh thotë: "All-llahu posedon Dorë, Fytyrë dhe Qenie, ashtu siç e ka përmendur All-llahu në Kur’an, e atë që e ka përmendur All-llahu në Kur’an se posedon Dorë, Fytyrë dhe Qenie janë cilësi prejcilësive të Tia, duke mos pyetur "Si", e nuk bën të thuhet se, me "dorë" është për qëllim fuqia apo begatia e Tij,ngase me këtë mohohet një cilësi prej cilësive të All-llahut, siç kanë bërë Kaderitë dhe Mu’tezilët."123.Të besuarit kinse sufitë “komunikojnë me Allahun azze ve xhel-le”Lexoni në vijim besimin e kotë të tyre kinse “eulijatë” e tyre komunikojnë me Allahun me syrin e zemrës dhedallimin që e bëjnë ndërmjet “eulijave” dhe “besimtarëve të rëndomtë”.Faqe 27:13“Eulijatë, njerëzit më të besuar të Allahut, arrijnë të komunikojnë por jo ta shohin Atë. Kjo do të thotë se nukështë shikim apo një komunikim ballëpërballë por përpara tyre formohet “shuhud” që do të thotë se e shohin dhee ndjejnë me syrin e zemrës. Edhe nëse disa nga eulijatë kanë folur se e kanë parë Allahun e Madhëruar, është ajondjenjë që ata e ndiejnë praninë e Tij aq afër saqë nuk mundën të gjejnë fjalë për të treguar atë distancë.”Është çudi se tek sufitë-eulija- është për qëllim personi që i ndodhin “keramete”14dhe se ky eulija ka nje shkallëtë veçantë tek Allahu subhanehu ve teala dhe sipas bindjes së tyre të gjithë besimtarët nuk janë evlija pasi për tëqenë eulija duhet te ndodhin gjëra të “jashtëzakonshme” sipas tyre.Ndërsa ajetet e Allahut aludojnë të kundërtën e asaj që ata besojnë.Thote Allahu azze ve xhel-le në Kur’anin e Tij Fisnik:“Pa dyshim, miqtë e Allahut nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar dhe as për t’u dëshpëruar”. [Junus, 62]Ja hodhëm një vështrim tefsirit të Ibn Kethirit në lidhje me këtë ajet dhe komentimi i këtij ajeti ishte kështu:“I Lartësuari thotë se evlijatë e Allahut janë ata që besojnë dhe parimisht kapen pas urdhërave të Allahut, ashtusiç Ai i ka shpjeguar. Dhe secili që i përmbahet këtyre dispozitave dhe ka frikërespekt[devotshmëri] do të jetëeulija i Allahut....Transmetohet nga el-Bezzari nga Ibn Abbasi, radiAllahu anhu se një njeri e kishte pyetur tëDërguarin e Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: Kush janë eulijat e Allahut?, i Dërguari i Allahut, sal-lAllahualejhi ve sel-lem i përgjigjet: Janë ata të cilët kur ti sheh tek njerëzit ia përkujtojnë Allahun. “15.Hadithin etransmeton Bezzari me rrugë mursel nga Saidi.16Poashtu Allahu azze ve xhel-le ne suren Tevbe besimtarët i ka quajtur evlija të njëri tjetrit:11“Besimi dhe Islami”- Meulana Khalid Bagdadi, Botimet e hakikat kitabevi nr.112Fikhul Ekber, fq.302, Kaderinjët dhe Mu’tezilet janë dy fraksione të cilët kanë devijuar nga rruga e Kur’anit dhe Sunnetit.13“Besimi dhe Islami”- Meulana Khalid Bagdadi, Botimet e hakikat kitabevi nr.114Edhepse i quajnë si keramete-ata nuk mund te kuptojne dot se ato jane nga mashtrimet e shejtanit që loz me njeriun. Kjo mos tëkeqkuptohet se ne nuk u besojm kerameteve, porse duhet ditur kur eshte keramet dhe kur eshte mashtrim nga shejtani i mallkuar.15Tefsir, Ibn Kethir (Version i shkurtër sipas Muhamed Nesib Errifai), Visoki Saudijski Komitet, Kulturni centar “Kral Fahd”, Sarajevë,2002.16Ibni Kesir, Çagri yayinlari,Çeviren:prof.dr.Bekir Karliga, prof.dr. Bedriddin Çetiner
  • 5“Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur[evlija] për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë ngae keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do timëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhënjyes, i urtë.”[Tevbe, 71]“Me të vërtetë eulija të Tij janë vetëm ata që ruhen[që janë të devotshëm], por shumica e njerëzve nukdinë” [Enfal, 34]Allahu na shpjegon se kriteri për “eulija” është imani dhe takuaja dhe këto gjenden tek çdo besimtar i vërtetë.17Për njerëzit injorantë kriteri për të qenë eulija është kryerja e mrekullive që zakonisht quhen Keramete për t’idalluar ato nga mrekullitë (muxhizat) e Resulit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.Te ata që kanë këtë besim, besimi dhepraktikat e atij që bën “mrekullira” janë pa rëndësi. Disa që quheshin “eulija” kishin besime dhe veprime kufri edisa të tjerë dihej se kishin braktisur ritualet fetare, kurse një pjesë tjetër ishin zhytur në shthurje dhe sjelljevulgare.Shejhul Islam Ibn Tejmije rahimehullah, thotë: “...nëse një njeri e kujton Allahu ditë e natë, përpiqet maksimalishtme adhurime dhe asketizëm, por këtë gjë e bën pa ndjekur përkujtimin e Allahut-Kuranin-ai është mik i shejtanit,edhe pse mund të fluturojë në ajër apo të ec mbi ujë. Ai që e mban në ajër është shejtani...”18Poashtu thotë shejhul Islami: “Shumë njerëz ngatërrohen duke menduar për ndokënd se është mik i Allahut, dhenë këtë mënyrë pranojnë çdo gjë që thotë apo vepron ai, pa pyetur nëse ato thënie dhe vepra përputhen apo jo meKur’anin dhe Sunnetin”19Asgjëkundi Allahu nuk e ka bërë kusht bërjen e mrekullive për të qenë miku (ueli) i Tij. Prandaj, siç thamë edhemë sipër të gjithë besimtarët që kanë iman dhe tak’ua janë miqtë e Allahut e Ai është miku (ueli) i tyre. NëKur’an thuhet: “Allahu është ueli (mbrojtësi, miku, aleati) i atyre që besuan …” (Bekare,257)Pra, për muslimanët nuk lejohet që të quajnë disa besimtarë si eulija dhe besimtarët e tjerë të mos i quajnë kështu.Në kundërshtim me këtë qëndrim të qartë të Islamit, një hierarki e të ashtuquajturve evlija muslimanë është bërëkarakteristikë dalluese e qarqeve sufi (tarikateve) dhe njerëzve që i pasojnë ata verbërisht.Sipas radhës nga ata që kanë më pak meritë te ata që kanë më shumë, ata janë: Ahjaar (i zgjedhur) që numërohen300 (persona); Abdaal (zëvendësuesit) rreth 40 (persona); 7 (persona) Abraar (të devotshëm); 4 (persona) Autaad(pyka(t)); 3 Nukabaa (rojet); Kutb (skaji) që është konsideruar eulijaja më i madh i kohës së tij; dhe maja e listësështë Gauth (ndihmues), “eulijaja” më i madh për të cilin besohet në disa qarqe se është i aftë të marrë mbishpatullat e tij një pjesë të gjynafeve të besimtarëve. Sipas misticizmit “eulijatë” e tre klasave më të larta janëprezentë në mënyrë të padukshme në Mekkë gjatë kohës së faljeve. Kur Gauthi vdes Kutbi e zëvendëson atë ekështu me radhë “shpirti i pastër” i secilës shkallë ngrihet në gradën më të lartë.20Ky trup mitologjik ështëhuazuar nga kristianizmi ashtu siç u adoptuan Tespijet nga rruazat kristiane dhe mevludi nga festimi ikrishtëlindjeve te kaurrët.Tespihët kanë qenë (dhe janë) prej mjeteve më të përdorura për adhurim tek Budistët, pastaj Berahimët në Indi, epastaj është bartur edhe në krishterizëm21tek priftërit dhe murgjit, e nga India është bartur në Azinë perëndimore.Në librin “Musahemetu el-Hind” fq. 94, thuhet: “Numërimi i dhikrit me tespihë ëshë prej shpifjeve të (popullit) tëIndisë(hindusëve), të cilën e ka shpikur feja Berahime dhe nga aty pastaj ëshë bartur edhe në vende dhe fetjera”.2217Akide Tahavije, fq.35818“Dallimi mes miqve të Allahut dhe miqve të shejtanit”-Ibn Tejmije, fq.22-23,Shtëpia botuese “Nektari”, Tiranë, mars 200519“Dallimi mes miqve të Allahut dhe miqve të shejtanit”-Ibn Tejmije,fq.67, Shtëpia botuese “Nektari”, Tiranë, mars 200520Enciklopedia e Islamit f.629 shiko dhe Ali ibn Uthman Huxhuiri, Kash’f el-Mahxhuub f.21421Në “El-Mevsua el-Arabijeh el-Alemije”(23/157) thuhet: “Tespihet të cilat i përdorin katolikët, përbëhen nga pesëdhjetë kokrra tëvogla të ndara në katërr kokra të mëdha me ndarje të barabartë…”-të gjitha këto i kam marrë nga libri “E vërteta rreth: -ngritjes sëduarve...” nga Zejd Haziri, fq.69 dhe tek fusnota numer 106, Prishtinë,1426h/2005.22Et-Tas’hih fq.159 nëpërmjet librit “E vërteta rreth: -ngritjes së duarve...” nga Zejd Haziri, fq.70, Prishtinë,1426h/2005
  • 6Muhammed Reshid Rida thotë: “Këto tesbih i shihnim në duart e priftërve, murgjëve dhe murgëreshave krishtere,dhe dëgjonim se burimi i tyre ishte nga Berahimët. Kur unë vizitova Indinë në këtë vit(1912), aty pashë disasufistë(dervish) të berahimëve dhe të muslimanëve të cilët bartnin tespihë dhe i varnin ato në qafat e tyre. Dhe siduket muslimanët së pari i kanë marrur nga të krishterët e jo nga Berahimët, ngase ata nuk i kanë njohurBerahimët-siç na duket neve-vetëm se pas çlirimit të Indisë, kurse të krishterët kanë jetuar brenda vendeve islamekur është paraqitur ai, dhe në afërsi të tij si: Shami dhe Egjipti. Andaj patjetër duhet të jetë se tespihët i kanëmarrur nga ata (krishterët), prej atyre rrobave dhe zakoneve të tyre...”23Ndërsa sa i përket mevludit, shejh Ibn Bazi rahimehullah, thotë: “...kjo[mevludi] është nga risitë e shpikura dhepërgjasim me të krishterët dhe çifutët në festat që kanë ata. Nga kjo duhet tu bëhet e qartë atyre që sado paklogjikojnë dhe kanë etje për ndjekjen e së vërtetës, se kremtimi i mevludit nuk është prej fesë Islame, por ngarisitë prej të cilave All-llahu dhe Muhammedi alejhi selam na kanë urdhëruar të largohemi. Nuk mjafton përndonjë i cili mendon që të pasojë shumicën e njerëzve në veprim në të gjitha aspektet, përveç Pejgamberin alejhiselam, sepse e vërteta nuk është nëse një gjë e pason shumica, por e vërteta qartësohet me argumente të qarta ngaligji i All-llahut, siç thotë All-llahu për të krishterët dhe çifutët:“Ata thanë: Kurrsesi nuk ka për të hyrë askush në xhennet, përveç atij që është jehudi ose krishterë! Atojanë fantazi të tyre! Thuaju sillni argumentet tuaja (për çka pretendoni) po që se jeni të drejtë?”"Ne qoftë se u bindesh shumicës (mohuesve që janë) në tokë, ata do të të largojnë nga rruga e All-llahut.”(En’am: 116)”24Tani të ndalemi pak rreth shikimit të Allahut në këtë botë-ka raste që kemi dëgjuar dhe lexuar se disa nga sufitëthonë se e kanë parë Allahun e Madhëruar-mirëpo realiteti është krejt ndryshe. Nuk ka dyshim se shumë sufistëqë thonë se e kanë parë Allahun kanë parë diçka. Ata shpesh përshkruajnë vegime spektakulare prej drite dhendoshta edhe qenie jashtokësore. Fakti që shumë sufistë shpesh pasi shikojnë gjëra të tilla lënë praktikat bazë tëIslamit tregon qartë se me çfarë ata janë ngatërruar, pra kanë parë një vegim që është prej shejtanit dhe nuk ështëhyjnor. Ata që deklarojnë se kanë parë Allahun shpesh thonë se ata nuk kanë më nevojë të falen dhe të argjërojnërregullisht siç bëjnë muslimanët e zakonshëm, sepse janë ngritur shpirtërisht mbi nivelin e masave, bile këtambështeten tek ajeti 99 i sures Hixhr duke e keqkomentuar:ْ ُْ ‫َا‬‫و‬ َ ‫َﺏ‬‫ر‬ َ َ َِ‫ﺕ‬َْ ُ َِْ‫”ا‬Thotë i Lartësuari: “...Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja”. Buhariu thotë: “Salimi ka thënë:‘Fjala el-jekin është për qëllim vdekja’. Kështu kanë thënë Muxhahidi, El-Hasani, Katade dhe të tjerët...Ky ajetna tregon se ibadeti, adhurimi si namazi dhe të ngjajshme jane detyrime për çdo njeri që është i shëndoshmendërisht ta kryej namazin..Me këtë na tregohet se gabimet heretike të disa[njerëzve]se kinse fjala ‘jekin’ do tëthotë njohje, dhe disa prej tyre që e kanë arritur këtë njohje, mendojnë se kanë përfunduar detyrimet për të, ndërsakjo është pabesim, humbje dhe injorancë.25 26Abdul Kadir Xhilani (1077-1116), sipas të cilit quhet dhe sekti sufi Kadiri, përshkruan një ndodhi që i ndodhi njëherë. Kjo ndodhi përmban një shpjegim se çfarë është ai vegim që shikojnë ata që thonë se kanë parë Allahun dhepër arsyen që i bën ata të lënë praktikat bazë të Islamit, pas asaj që shohin. “Një ditë - tha ai - unë isha zhytur23Ahkamu el-Mebani fq.91, nëpërmjet librit “E vërteta rreth: -ngritjes së duarve...” nga Zejd Haziri, fq.71, Prishtinë,1426h/200524Shkoqitur nga broshura "Kujdes nga Risitë!" të Shejh Abdul-Aziz bin Baz25Tefsir, Ibn Kethir (Version i shkurtër sipas Muhamed Nesib Errifai), Visoki Saudijski Komitet, Kulturni centar “Kral Fahd”, Sarajevë,2002.26Këta janë pasues të panteizmit që është kulmi i thelbit të shkencës së tesavufit[misticizmit-sufizmit]. Grada e fundit e esencës[hakika]tek ata është shkalla e arritjes[vusul], dhe kur të arrihet kjo shkallë besojnë se e kanë arritur të vërtetën[hakika]!!!.Ky është besimi i tyrese Krijuesi në realitet është krijesë, pamarparasysh sa ka dhe çfarë forme ka, e gjitha është një, dhe ajo është Allahu!!! Dhe nëse robishpallet krijues, kë duhet adhuruar? A ta adhuroj veten e vet? Në këtë rast bien detyrimet, kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej mosbesimitdhe humbjes, kurthave të shejtanit dhe përfundimit të ligë.[Burimi: Nga referenca e Tefsir, Ibn Kethir (Version i shkurtër sipasMuhamed Nesib Errifai), Visoki Saudijski Komitet, Kulturni centar “Kral Fahd”, Sarajevë, 2002.]
  • 7thellë në adhurim kur papritur pashë para meje një fron të madh me një dritë që shkëlqente me shkëlqim vezulluesdhe që e rrethonte atë. Pastaj një zë shurdhues goditi veshët e mi: “O Abdul Kadir, unë jam Zoti yt! Për ty e kambërë të ligjshme atë që e kam bërë të ndaluar për të tjerët.” Abdul Kadir pyeti: “A je ti Allahu përveç të cilit nukka Zot?” Kur nuk mori përgjigje ai tha: “Largohu o armik i Allahut.” Dhe me këtë drita u zhduk dhe errësira embuloi atë. Zëri pastaj tha: “O Abdul Kadir ti fitove mbi strategjinë time për shkak të dijes dhe kuptimit tënd përfenë. Unë i kam drejtuar në rrugë të shtrembur mbi 70 adhurues “shenjtorë” me ngjarje të tilla.” Pastaj njerëzit epyetën Abdul Kadirin se si e kuptoi se ai ishte shejtani. Ai u përgjigj: “Unë e kuptova se ishte shejtani nga thëniae tij se Allahu kishte bërë të ligjshme për mua atë që të tjerëve ua kishte ndaluar, sepse unë e dija se ligji hyjnorqë iu shpall resulit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. nuk mund të ndryshohet ose pezullohet. Gjithashtu e kuptovakush ishte ai kur shejtani tha se ishte Zoti im, por ishte i pa aftë të konfirmonte se ai ishte Allahu i cili nuk kashok.”27Aishja, gruaja e resulit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, u pyet nga një Tabiin i quajtur Mesruk se a e kishte parëresuli sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Allahun, ajo u përgjigj: “Flokët e mi janë akoma të ngritur përpjet për shkaktë asaj që më pyete. Kushdo që thotë se Muhamedi pa Zotin e tij ka gënjyer!” 28Kur Ebu Dherr e pyeti resulin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem se a e pa ai Allahun, Resuli sal-lAllahu alejhi ve sel-lem u përgjigj: “Atje kishte vetëmdritë, si mund t’a shihja unë Atë.” 294.Të besuarit se mos pështatja në një nga katër imamët është dalje nga rruga e drejtëFaqe 3030:“Ai që nuk përshtatet me njërën nga katër imamë, është në rrezik të madh. Domethënë ka lëshuar rrugën e drejtë”Thënia se “ka lëshuar rrugën e drejtë” është një perceptim bindshëm i gabuar pasi islami nuk eshte kufizuar vetemtek këta katër imam, porse ka pasur edhe dijetar të tjerë që u merret fjala, andaj kufizimi tek vetëm këta katërdijetar dhe argumentimi me një dijetar tjetër jashta këtyre dijetarëve të thuhet se është devijim kjo është një gabimtrashanik që s’do koment.Kur është pyetur shejh Albani rahimehullah në lidhje me medhhebet, ka thënë: “Duhet ta dijë çdo musliman semedhhebet nuk janë prej fesë, por këta janë formuar vonë. Themeluesit e këtyre medhhebeve si Ebu Hanifeja,Malik, Shafiu dhe Hanbeli, këta nuk e thirrnin popullin duke u thënë: Na pasoni neve në çdo gjë, por thërrisninduke u thënë: Ne kështu kemi marrë vesh nga Kur’ani dhe Sunneti. Nëse e kemi marrë vesh mirë, atëher ecni mene; nëse një dijetar tjetër ka marë vesh më mirë, atëher na lini neve dhe pasojeni atë dijetar. Muslimani e kaobligim ta dijë çfarë ka thënë Allahu dhe çfarë ka thënë Profeti, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, dhe sduhet të kapetpas një imami dhe ti lere dijetert tjere, por ai duhet te thote: Me cilin dijetar eshte hakku, une eci me ate...Duhet tëdijmë se Islami ska pasur vetëm nje dijetar apo kater dijetar, por me mijëra dijetar.31Ndërsa Muhammed Sulltan el-Measumi el-Huxhendij në librin e tij “A është muslimani i obliguar që të ndjeknjë medhheb të caktuar prej katër medhhebeve?”, thotë: “Sa i përket medh’hebeve, ato janë mendime tëdijetarëve, kuptimet e tyre për disa çështje dhe ixhtihadet e tyre. Por All-llahu i Lartësuar dhe i Dërguari i Tij askënga ndjekësitë e këtyre mendimeve, ixhtihadeve dhe kuptimeve nuk i ka obliguar me to, sepse në to ka të qëlluardhe anasjelltas, kurse nuk ka të vërtetë të përkryer veçse ajo që është bartur saktësishtë nga i Dërguari i All-llahut[sal-lAlahu alejhi ve sel-lem]. Dhe në shumicën e rasteve imamët janë kthyer nga disa qëndrime që kishin pasurmë herët, pasiqë u është bërë e qartë e vërteta në qëndrimet tjera.”3227Ibn Tejmie, Et-Teuasul uel-Uasilah f.2828Sahih Muslim eng-trans v.1 f.111 n.337-338.29Sahih Muslim eng-trans v.1 f.113 n.341.30“Libri Namazit” i autorit Hasan Javash i botuar nga shtëpia botuese “Hakikat Kitabevi” Nr.2.31“Fetva nga shejh Albani rahimehullah”, Boton: Shtepia botuese Hajtja, Tetor 2005, Tiranë, Fq.9432Shih: “A është muslimani i obliguar që të ndjek një medhheb të caktuar prej katër medhhebeve?”, të autorit Muhammed Sulltan el-Measumi el-Huxhendij, fq:75, përgatitur nga Zejd Haziri, Botimi i parë, Amman-Jordani, 1428h/2007
  • 85.Kush thotë se kijasi i Ebu Hanifes nuk është i drejtë sipas këtyre ka bërë kufërFaqe 16333:“Të thuash që kiasi[gjykimi, dispozita] i Imam Adham Ebu Hanife nuk është i drejtë, është kufër.”La havle ve la kuvvete il-la bilah, në ixhtihad ,kijas si dhe mendime të dijetarëve ekziston mundësia që tëgabohet, pasi që të gjithë robërit e Allahut teala mund të gabojnë, ashtu siç ka thënë i Dërguari ynë sal-lAllahualejhi ve sel-lem ne nje hadith:”Të gjithë bijtë e Ademit [alejhis selam] gabojnë, dhe më të mirët nga ata që gabojnë janë ata që pendohen."34Unë nuk e kuptoj dot se për çfarë kufri kanë për qëllim këta, nëse në një çështje të caktuar kijasi i Ebu Hanifes kaqenë i gabuar dhe është marrë kijasi i një dijetari tjetër-atëher për çfarë kufri bëhet fjalë këtu. Mu kjo ështëfanatizmi medhhebor dhe shenjtërimi i imamëve, duke ia atribuar pagabueshmërin imamëve.35Lexone se çka thotë vetë Ebu Hanifeja rahmetullahi alejh:“Mjerë për ty, o Jakub! Mos shkruaj çdo gjë që dëgjon prej meje, se ndodh që të përvetësoj një mendim sot e t’ahedh poshtë të nesërmen, ose ta mbaj një mendim nesër e t’a hedh poshtë pasnesër”3633“Libri Namazit” i autorit Hasan Javash i botuar nga shtëpia botuese “Hakikat Kitabevi” Nr.2.34Kjo është pjesë e një hadithi hasen që është transmetuar nga et-Tirmidhi [nr.2501], Ibn Maxheh [nr.4251], ed-Darimi [2/303], dheAhmed [3/198] nga Enes Ibn Malik [radiallahu anhu]; është vërtetuar nga shejh Muhamed Nasirud-Din el-Albani në Sahihul-Xhami[nr.4515]35Medhhebistët kanë shkuar edhe më larg duke shpifur hadithe të rrejshme vetëm për ta ndihmuar medhhebin e tyre, p.sh disa fanatikëHanefi për imam Shafiun rahimehullah kanë thënë: Na ka rrëfyer Ahmed ibn Abdilah nga Abdullah ibën Mi’adani nga Enesi, e ky ngaPejgamebri sal-lAllahu alejhi ve sel-lem se ka thënë: “Në ummetin tim do të jetë një burrë i quajtur Muhammed ibën Idris[Shafiu], i ciliështë i dëmshëm për ummetin tim më shumë se Iblisi. Kurse do të jetë një burrë tjetër i quajtur Ebu Hanife, ai do të jetë pishtari iummetit tim”.Shiko:”Lisanul Mizan” të Ibën Haxherit(5/7-8) dhe Tedribu Ravi të Sujutiut(1/277/278), dhe “Tenzihu Sheriah” të IbënIrrak(2/30) dhe “Tarihu Bagdad”(5/309) të Hatib Bagdatit dhe transmeton nga Ebu Abdullah el-Hakim se Muhammed ibnu Seid el-Buriki ishte akuzuar si trillues.[Këto thënie i kam bartur nga fusnotat e librit “A është muslimani i obliguar që të ndjek një medhheb tëcaktuar prej katër medhhebeve?” të autorit Muhammed Sulltan el-Measumi el-Huxhendij të përgatitur nga Zejd Haziri, Botimi i parë,Amman-Jordani, 1428h/2007.]36Ka thënë shejh Albani tek Libri i tij “Forma e Namazit”:Kjo ishte ngase Imami[fjala është për Ebu Hanifen] shpesh i bazontepikëpamjet e veta në Kijas (Analogji), pas së cilës do t’i shfaqej një analogji më e fortë, ose ndonjë hadith i të Dërguarit [sal-lall-llahualejhi ve sel-lem] do t’i mbërrinte atij, kështu që ai do ta pranonte atë dhe do ta hidhte poshtë mendimin e dhënë më parë. Fjalët eSha’ranit në “El-Mizan” (1/62) janë përmbledhur kështu: “Është bindje jona, si dhe e çdo hulumtuesi për Imam Ebu Hanifen[rahimehullah], se sikur të kishte jetuar ai deri në regjistrimin e Sheriatit dhe në udhëtimet e Ruajtësve të Hadithit nëpër qytete dhe skajetë ndryshme me qëllim të përmbledhjes dhe të përvetësimit të tij, ai do ta kishte pranuar atë dhe do t’i kishte shpërfillur analogjitë e bëramë parë. Sasia e Kijasit në medhhebin e tij do të kishte qenë e pakët, sikur në medhhebet e tjera, por pasi që argumentet e Sheriatit qenëshpërndarë nga Trashëgimtarët dhe pasardhësit e tyre dhe nuk qenë përmbledhur gjatë jetës së tij, qe e pashmangshme që të këtë shumëkijas në medhhebin e tij, në krahasim më të imamëve të tjerë. Dijetarët e mëvonshëm ndërmorën udhëtime për të gjetur dhe për tëpërmbledhur hadithe në qytete të ndryshme dhe i shënuan ato; kështu, disa hadithe të Sheriatit shpjegojnë të tjerat. Kjo është pra arsyejapër sasinë e madhe të kijasit në këtë medhheb, derisa në medhhebet e tjera është më e paktë.”Ebul-Hasenat Al-Laknevi ka cituar fjalët e tij në tërësi në “En-Nafi’ El-Kebir” (f.135), duke e shqyrtuar dhe duke u zgjeruar më shumërreth kësaj në fusnotat e tij, prandaj kush dëshiron të konsulltohet le ta bëjë aty.Pasi kjo është arsyeja pse Ebu Hanifja nganjëherë paqëllim ka kundërshtuar hadithin autentik - dhe kjo është plotësisht arsye e pranueshme, sepse All-llahu nuk e ngarkon askë përtejmundësive të tij - nuk është e lejuar ta fyejmë për këtë, siç kanë vepruar disa injorantë. Në të vërtetë është e obligueshme që tarespektojmë, sepse ai është njëri nga imamët e muslimanëve, nëpërmjet të të cilëve ky Din është ruajtur dhe na është dorëzuar neve, metë gjitha degët e tij; po ashtu, sepse ai është i shpërblyer në cilindo rast: gaboftë apo jo. Dhe as që u është e lejuar ithtarëve të tij tëvazhdojnë ndjekjen e deklaratave të tij që kundërshtojnë hadithet autentike, ngase ato deklarata përfundimisht nuk i përkasin medhhebittë tij, siç tregon thënia e mësipërme. Sepse këto janë dy ekstreme dhe e vërteta qëndron në mes. “Zoti ynë! Falna ne dhe vëllezërit tanëqë besuan para nesh; dhe mos lë në zemrat tona urrejtje kundër atyre që besuan. Zoti ynë! Ti, me të vërtetë, je plot mirësi,Mëshirues.” (El-Hashr, 59: 10)
  • 96.Akuzimi me kufër i atyre që besojnë se Ademi alejhi selam ishte nebij dhe jo resulFaqe 16537:“Të thuash u kam besuar pejgamberëve, ama nuk e di nëse është pejgamber38Ademi alejhi selam, është kufër”Çfarë injorance e vërtetë...Dihet se ka pasur kundërshtime ndërmjet dijetarëve në lidhje me këtë gjë se a thua kaqenë resuli39i parë Ademi apo Nuhu alejhi selam. Megjithatë, kanë rënë dakort dijetarët se i Dërguari i parë ështëNuhu alejhi selam. Allahu subhanehu ve teala ka thënë:“Ne të kemi shpallur ty, njëlloj siç i kemi shpallurNuhut dhe profetëve pas tij” [en-Nisa, 163] , “Por, edhe përpara tyre[kishin qenë disa njerëz që] i kishinmohuar[shenjat]:populli i Nuhut dhe grupe të tjerë[të së keqes] pas tij” [Gafir, 5]Ndërsa Ibn Abbasi radiAllahu anhu ka thënë: “Midis Ademit dhe Nuhut kanë qenë dhjetë shekuj. Në këta dhjetëshekuj është ndjekur sheriati i caktuar nga Allahu, por më pas njerëzit iu shmangën. Atëherë, Allahu dërgoiprofetët përgëzues dhe paralajmërues.[el-Bekare, 213]407.Tevesuli[afrimi] jo i ligjshëmFaqe 18141:“Për hatër të evlijave bëhet lutje për to”Faqe 11442:“...ai duke bërë tevekkul[mbështetje] tek Allahu xhel-leshanuhu dhe tevessul në shpirtin e shenjët të Muhammeditsal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe robërve të sinqertë filloi hizmetin e tij”Edhe kjo është një prej gabimeve më të rënda në akide që ata[sufitë] e posedojnë si besim të tyre, kur dihet faremirë se të gjithë të Dërguarit, Allahu i dërgoi në teuhidin uluhije-që ta adhurojnë Allahun, Një të Vetmin e tëpashoq, ndërsa këta sufi e kanë bërë të ligjshsëm tevesulin[afrimin]43e ndaluar në tarikatin e tyre.Thotë Allahu azze ve xhel-le në Kur’anin e Tij Fisnik:“Ata pos All-llahut adhurojnë çdo gjë që nuk bën as dobi, e thonë: "Këta janë ndërmjetësuesit tanë te All-llahu!".”(Junus,18)Shejh Muhammed Xhemil Zejno në librin e tij “Tevesul” thote se tevesuli ndahet ne dy lloje:1.Tevesuli i Ligjshëm dhe2.Tevesuli i ndaluar.37“Libri Namazit” i autorit Hasan Javash i botuar nga shtëpia botuese “Hakikat Kitabevi” Nr.2.38Këtu qëllimi i sufive është për resul e jo nebij.39Shejh Albani në shpjegimin e librit të Imam Tahaviut “Akideja e Tahaviut”, thotë: “Dije se çdo resul (i dërguar) është nebij(profet),por jo çdo nebij është resul. Dijetarët kanë dhënë vlerësime të ndryshme në lidhje me dallimin ndërmjet resulit dhe nebijit, vlerësime tëcilat i gjen në tefsirin e Alusit (5/449), por ndoshta vlerësimi më afër të vërtetës për dallimin ndërmjet tyre është ai që thotë se resulkonsiderohet ai që u dërgua me sheriat të ri, ndërsa nebij është ai që u dërgua për të miratuar sheriatin që ekzistonte para tij. Kjonatyrshmëri nënkupton se profeti ishte i urdhëruar t’ua komunikonte njerëzve atë sheriat, sepse siç dihet përderisa dijetarët janë tëurdhëruar me këtë, atëher siç kuptohet qartë kjo detyrë për profetët është edhe më parësore”[Akideja Tahavije-e Imam Tahaviut mekomente dhe shënime nga shejh Muhammed Nasiruddin Albani, faqe: 15, Boton:Shtëpia Botuese ‘Es-Sebil’, 2008.40“222 pyetje përgjigjje për besimin”-Hafidh ibn Ahmed el-Hakemi, Prishtinë, 2001, Fq.62.41“Libri Namazit” i autorit Hasan Javash i botuar nga shtëpia botuese “Hakikat Kitabevi” Nr.2.42“Iman i Islam” në gjuhën boshnjake nga autori Mevlana Halid-i Bagdadi, të botuar nga shtëpia botuese “Hakikat”- Fatih-ISTANBUL,Temmuz-200643Të tillët shpesh i shohim nëpër tyrbet dhe varret e njerezve që ata thone se jane prej evlijave të bëjnë tevesul-afrim të ndaluar. Ky llojtevesuli që këta sufi-dervish e praktikojnë është i ndaluar me islam dhe është larg rruges se ehli sunnetit dhe xhematit. Pasi tevesuli menjerez te vdekur nuk është i ligjshëm
  • 10Tevesuli i ligjshëm:a) Tevesuli me imaninb) Tevesuli me teuhidinc) Tevesuli me emrat e Allahut te Lartemadheruar,d) Tevesuli me cilësitë e Allahu,e) Tevesuli me veprat e mira,f) Tevesuli me lutjen e robërve të mirë kur ata janë gjallëTevesuli i ndaluar:a) Tevesuli me të vdekur,b) Tevesuli me hatrin e[pozitën] e të Dërguarit të Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,c) Tevesuli me hakun e të Dërguarit të Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe eulijave,d) Kërkimi i lutjes nga i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem, pas vdekjes së tij.Ja edhe vet fjalët e “imamit të tyre”(Ebu Hanifes) të cilët pretendojnë se e pasojnë këtë imam, ndërsaimami të cilin ata pretendojnë se e pasojnë bie në kundërshtim me ta, pasi Ebu Hanifeja kishte ndjekurrrugën e të parëve tanë-selefu salih, ndërsa këta ndjekën rrugën e halefëve të cilët kundërshtuan rrugën eselefit.Thotë Ebu Hanifeja rahimehullah: "Është e urrejtur që ndokush të lutet me këto fjalë dhe të ngjashmet me to: Tëlutem (o, All-llah) për hirë të filanit ose për hirë të të dërguarve, ose për hirë të Ka’bes apo Mesh’ari-l Haramit(vend në Mekke)".448.Etiketimi i pasuesve të sunnetit me fjalën “Vehabi”Në librin “Iman i islam”45autori i këtij libri i sulmon pasuesit e së vërtetës duke i etiketuar si vehabi, njerëzpamedhheb e shpifje të tjera.Thotë autori në faqen 104:“E theksojmë se në librat e dijetarëve të ehli sunnetit nuk ekziston asgjë që thirret si selefizëm apo medhheb iselefit. Këtë emërtim të mëvonshmit nga Vehabitë dhe jomedhhebistët e shpikën”Armiqët e islamit daven e pasuesve të sunnetit e kanë quajtur si vehabizëm-apo na quajtën si agjentë anglez-përkundrazi anglezët ishin të parët të cilët e etiketuan daven e Abdulvehabit me “Vehabizëm”- për shkak se kjothirrje mbërriti koloninë më të çmueshme nën kontrollin britanik, Indinë. Shumë dijetarë në Indi e përqafuan dhee përkrahën thirrjen e Imam ibn Abdul-Uehab. Gjatë asaj kohe, Britania, po ashtu, po kultivonte sektin Kadijanipër të zëvendësuar idealet islamike të rrymës qendrore.46Ndërsa fjala e tyre se nuk ekziston ne librat e dijetarëve “selefizëm”-kjo është si pasoj e dijes së cekët të tyre.Muslimi në hyrjen e Sahihut të tij fq.16, transmeton nga Muhammed ibnAbdullahu se ka thënë: e kam dëgjuar Aliibn Shekikun se ka thënë: e kam dëgjuar Abdullah ibn Mubarekun duke thënë në prani të shumë njerëzvë: “Lërenihadithin e Amër Ibn Thabitit, sepse ai i shante Selefitë”.4744Sherh Akideti-t Tahavijeh, fq.234, Sherh Fikhi-l Ekber, fq.19845Ky libër-“Iman i Islam” është përkthyet në gjuhën boshnjake nga shtëpia botuese “Hakikat” me autor Mevlana Halid-i Bagdadi,Fq.104, Fatih-ISTANBUL,Temmuz-200646Dr. Muhamed ibn Sad esh-Shuweiir, Teshih khata tarikhi heulel-uehabije/Korrigjim i gabimit historik rreth Uehabive [Rijad, Darul-Habib 2000 e.s.], f.55.47El-Xhemaat el-Islamije fq.419, nëpërmjet librit “Qëndrime Selefite në disa çështje metodologjike” Fq.16 - Zejd Enver Haziri,Prishtinë, 1426/2005
  • 11Dhehebiu në “Sijer” (13/380) thotë: “Ajo çka është e nevojshme për Havidhin (ai i cili din më shumë se 100 mijëhadithe) është, që të jetë i devotshëm, i zgjuar, të njeh mirë gramatikën dhe gjuhën, të jetë i shkathet dhe i gjallë,dhe të jetë Selefi..”.48Dhe ka thënë – kur ka folur për historikun e Ebu Tahir es-Selefij - (21/6): “Dhe kuptimi i(fjalës) ‘Selefij’ është nxjerrur nga (fjala) es-Selefi, me dy (vokale) ‘fet-ha’, e ai (selefiu) është, ai i cili ndjekdrejtimin e Selefit”. Kurse kur flet për historikun e Imam Darekutniut në “Sijer” poashtu (16/456) thotë: “Kyburrë, kurrë nuk është futur ne apologjetikë e as në polemikë (të kotë); e as nuk është zhytur në to, por ka qenëSelefi”.49Shejh Ibnu Uthejmin - Allahu e mëshiroftë- në komentimin e librit “el-Akidetul-Vasitijeh“ thotë: “Ehlu-Sunetijanë ata që e pasojnë selefin në çështje të akides, prandaj edhe i fundit deri në ditën e kijametit, nëse është nërrugën e të Dërguarit dhe sahabeve të tij, ai është SELEFI“.50Kur shejh Albani - Allahu e mëshiroftë - e kundërshtoi Aid el-Karnin, i cili po e refuzonte këtë emërtim (selefi), itha: “Nuk ka dyshim se nëse ky refuzim (nga ndokush) bëhet me qëllim, atëherë ai person duhet të distncohet ngaIslami i pastër, në të cilin ishin në të, të Parët tanë të Mirë (Selefu Salih) dhe në krye të tyre Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem; siç aludon në këtë hadithi mutevatir i cili gjendet në Sahihajn (të Buhariut dhe Muslimit)dhe tek të tjerët, “Njerëzit më të mirë janë shoqëruesit e mij, pastaj ata të cilët pasojnë shoqëruesit e mij, pastaj atatë cilët pasojnë pasuesit e shoqëruesve të mij”. Kështuqë nuk i lejohet muslimanit të distancohet nga të atribuarittek selefu salih, gjersa, sikur të distancohej nga ndonjë përkatësi tjetër, askush prej dijetarëve nuk do ta kishtegjykuar me kufër apo mëkat...Kurse ai i cili referohet tek selefu salih, ai në të vërtetë referohet tek el-‘Ismetu-mbrojtja nga gabimet në mënyrëtë përgjithshme; e Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem veçse e ka cekur se, prej shenjave të Grupit tëShpëtuar është se, ai ndjek atë që në të ka qenë Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem dhe shokët e tij. Kështuqë, ai i cili ndjek rrugën e tyre, padyshim që është i udhëzuar nga Zoti i tij...Dhe nuk ka dyshim se emërtimi i qartë, i hapur dhe dallues është, që të themi: Unë jam Musliman (që punoj) meKur’an dhe Sunnet sipas menhexhit të të Parëve Tanë të Mirë, e tërë këtë e themi shkurtimisht: “Unë jamSelefi”.[mbaroi fjala e shejh Albanit].51Pra, e kuptuam se të emërtuarit me këtë fjalë është gjë legjitime dhe nuk është turp assesi, e as nuk duhet tërefuzohet ky emërtim, përndryshe kjo do të ishte distancim nga Islami i pastër.Faqe 105:“Fjala Selef është për sahabet dhe tabiinët.Atyre poashtu u thuhet selefu salihin. Dijetarët e ehli sunnetit të cilët ipasuan këta quhen halef”Shejkh Salih Alu Shejkh ka thënë:Muslimanët janë të ndarë në dy grupe: Selefi dhe Khalefi. Sa i përketSelefive, ata janë pasues të Selefus-Salih (tri gjeneratat e para të Muslimanëve dhe kush e pason rrugën e tyre),ndërsa sa i përket Khalefive, ata janë pasues të mendimeve të Khalefit, ata janë prej grupacioneve, sepse kush nukështë i kënaqur me rrugën e Selefu-Salih (të parëve tanë të mirë) në dije dhe vepra apo në kuptime dhe fik`hatëherë, ai është khalefi dhe është prej pasuesve të epshit.5248Tahlisu el-Ibad fq.132, nëpërmjet librit “Qëndrime Selefite në disa çështje metodologjike” Fq.17 - Zejd Enver Haziri, Prishtinë,1426/200549Po aty50Sherhul-Akidetil-Vasitijeh (1/54).51Marrë nga revista “el-Esaletu“ nr. 9, f.90, më datën 15 Shaban, 1416 , nëpërmjet librit “Qëndrime Selefite në disa çështjemetodologjike” Fq.16 - Zejd Enver Haziri, Prishtinë, 1426/200552Hadhihi Mefahimuna, Kapitulli mbi të atribuarit Selefi.
  • 12Shejhu, Allahu e ruajtë na tregon se ata të cilët e kundërshtuan rrugën e selefu salih u quajtën halef dhe këta janënga pasuesit e bidatit, ndërsa ne jemi të obliguar që ti pasojmë rrugën e të parëve tanë selefu salih.Faqe 106:“Dijetarët e ehli sunnetit të cilët janë nga halefët[pasuesit e selefi salih], në librat e tyre që deri më sot janëshkruar dhe që ende vazhdojnë të shkruhen, e kanë ruajtur besimin e ehli sunnetit, në të cilën kanë qenë medhhebii selefu salih dhe na kanë informuar që Ibn Tejmija, Shevkani dhe të ngjajshmit kanë devijuar nga rruga e selefisalih dhe që muslimanët i dërgojnë në shkatërrim dhe xhehennem”Në faqen 104 autori thote: “nuk ekziston asgjë që thirret si selefizëm apo medhheb i selefit” ndërsa në faqen 106thotë: “e kanë ruajtur besimin e ehli sunnetit, në të cilën kanë qenë medhhebi i selefu salih”- çfarë kontradite ngafjalët e tyre, në të parën thotë se nuk ka diçka si medhheb i selefit ndërsa në të dytën thotë të kundërtën e saj.Ndërsa fjalët e tyre kundrejt shejhul islam Ibn Tejmijes dhe Imam Shevkanit gjoja se këta i dërguannjerëzit në shkatërrim dhe devijuan nga rruga e selefu salih janë të kota dhe te pabaza. Prej urtësisë sëehli sunneti vel xhemaah është se kur dëshiron dikë ta kritikosh duhet t’ia marrësh fjalët dhe mendimetnga librat e tyre dhe t’i kundërshtosh me argumente nga Kur’ani dhe Sunneti-ndërsa këta as që mund tabëjnë këtë.Shejhul islam Ibn Tejmije – rahimehullah – ka thënë: "Nuk bën të kritikohet ai i cili identifikohet me rrugën eSelefit, i cili mbahet për të dhe i referohet asaj. Më saktë, është obligim që kjo të pranohet prej tij sipas pajtimitunanim (ittifak) ngase rruga e Selefit sështë tjetër veçse e Vërteta (Hakk)." 53Thotë shejhul-Islam Ibnu Tejmijeh - Allahu e mëshiroftë: “Nuk është turp që dikush të shfaq medh’hebin selefi,54të thirret në te dhe të krenohet me të, bile është obligim që një gjë e tillë të pranohet, sepse medhhebi i selefit nukështë gjë tjetër veçse e vërteta“.55Poashtu, kur Ibnu Tejmijeh – Allahu e mëshiroftë - flet kundër bidatçinjëve, thotë: “Sa më larg medhhebit tëselefit që janë, aq më të njohur me bidat do të jenë, prandaj shenja e bidatçinjëve është largimi nga medhhebi iselefit“.56Shejhul islam Ibn Tejmija ishte nga të parët që ringjallën pasimin e të parëve tanë të mirë pasi ummeti ishtembushur me pseudodijetar sufi57në kohën e tij të cilët e kundërshtuan rrugën e selefu salih.Ndërsa libri “Prefimet e agjentit anglez”58është i mbushur me gënjeshtra dhe shpifje ndaj dijetarit të njohurMuhammed AbdulVehab, dhe logjika e shëndosh do ta kuptojë librin në fjalë se është një gënjeshtër e sajuar ngaarmiqët e teuhidit qoftë nga vetë kafirët anglez apo nga munafikët që gjenden në mesin e muslimanëve.Në asnjë vend të këtij libri nuk është treguar burimi i fjalëve të Muhammed Abdulvehabit se ku ai e kakundërshtuar selefin dhe rrugën e tyre, ndërsa ne do t’ua tregojmë faqet dhe burimet nga librat e tyre se në çfarëdrejtimi ishin-dhe a ishin në drejtimin të cilët kishin qenë selefi.53Mexhmu el-Fetaua 4:149.54Nuk bëhet fjalë për medhhebin në jurisprudencë, por fjala medhheb këtu përfshin gjithë atë në çka ka qenë selefi yne i mirë.55Mexhmu’ul-Fetava (4/149).56Mexhmu’ul-Fetava (4/155).57Po e them pseudodijetar pasi në shumë çështje ata shejhat sufistë e kundershtuan rrugen e selefit, duke shpikur ibadete qe jane nekundershtim me fene e Allahut azze ve xhel-le. Nga ibadetet e tyre që shpiken ishin dhikret qe i benin me ze të lartë dhe disa të tjerëvetëm me zemër, pastaj ishte rabëta[nje ibadet i sufive], e kishin ligjeruar tevesulin e ndaluar-duke kerkuar ndihme nga te vdekurit dhegjera te tjera te ndaluara.58Nga autori M.Siddik Gumus të botuar nga shtepia botuese Hakikat, vepra No:3.
  • 13Faqe 76:“Pasi vizitova varrin e Imam Rabbanit dhe të evlijave të tjerë “Kadesill-llahu sirruh””Këtu shihet qartë se zemrat e tyre janë të lidhura me varret e “njerëzve të mirë” dhe dihet fare mirë se ImamRabbani ka qenë prej sufive të mëdhenjë i cili e ka shkruajtur librin “Mektubat” dhe siç dihet librat e tyre thuhetse janë frymëzim nga Allahu subhanuhu ve teala.Faqe 85:“Armiqët e fesë gjithashtu janë munduar të prishin teqet dhe rrugën e tasavufit[sufizmit], janë munduar të zhdukinsinqeritetin, që është pjesa e tretë e islamit.”Në këto teqe bëhen bidate dhe shirkijate, dhe janë të stërmbushura me fotografi të shejhëve të tyre, duke imadhëruar ata, e dihet fare mirë gjykimi islam rreth vendosjes së fotografive në mur, nga bidatet që ata sufitë ebëjnë është edhe dhikri, varësisht nga drejtimi i tyre në tarikat-ndryshon edhe dhikri.9.Lavdërimi i sufizmit dhe sufive[dervishëve]Faqe 86:“Shumica e njerëzve të mëdhenjë të tasavufit kanë qenë dijetarë të mëdhenjë dhe muxhthehid. Sepse tasavuf do tëthotë të ecësh në rrugën dhe në gjurmët e Muhammedit “alejhi selam” pra çdo fjalë dhe vepër e tyre ka qenë nëpërputhje të plotë me Islamin”Përkundrazi sufitë[dervishët] bazë të akides së tyre e kanë shirkun, pasi e lejojnë afrimin tek Allahu mendërmjetësues[me anë të të vdekurve], pastaj ibadeti i përligjur i tyre RABËTA59, dhe dhikret e tyre qënuk kanë bazë në islamin e pastër.Janë parë disa njerëz në Basra (Irak) që, kur e dëgjonin Kur’an, e humbnin vetëdijen dhe binin të vdekur në tokë,nga frika e All-llahut, azze ve xhel-le. E gjithë kjo ka qenë praktike e tyre dhe asgjë më shumë.Disa As-habë dhe Tabiinë i kanë kritikuar këto vepra te tyre dhe i kanë konsideruar prej risive në fe (bidateve), siEsma bint Ebi Bekr, Abdullah bin az-Zubejr dhe Muhammed bin Sirini (radijAllahu anhum).60Argument tjetër kundër gënjeshtarëve Sufi është se transmetohet prej Imâm et-Tannîsi (rahimahullah) i cili e pyetiShejhul-Islâm Imâm Dâr-il-Hixhrah Malik bin Enes (rahimahullah) për disa njerëz nga Nasijîbînët61, të cilët, pasngrënies, këndonin poezi dhe vallëzonin. Imami, i befasuar, e pyeti:”Mos janë të çmendur?”Ai u përgjigj:“Jo”.Maliku prapë e pyeti:“Mos janë fëmijë të vegjël”.“Jo. Janë të rritur dhe njerëz inteligjentë" – ia ktheu ai.Pastaj Imam Maliku (rahimehullah) tha:"Kurrë nga muslimanët nuk kam dëgjuar diçka të ngjashme në lidhje mekëtë”.6259Afrimin tek Allahu nëpërmjet shejhut e të tyre[disa e bëjnë me fotografi e disa jo].60Imâm Ibn Tejmijje, “Maxhmûl-Fatâwa” (11:6).61Qytet ndërmjet Mosulit në Irak dhe Sirisë, nëpër të cilin kalonin karvanët62Tartîb-ul-Madârik wa Taqrîb-ul-Masâlik od al-Kadhî Ijadh (rahimahullah).
  • 14Imam Malik bin Enesi i ka takuar gjeneratave të para [Selefu-Salih], ka jetuar në Medinë dhe, megjithatë, ai nuk ika njohur Sufitë.10.Dhikri i shpikurFaqe 86:“Dhikër, do të thotë të përmendësh Allahun. Kjo gjë bëhet me zemër. Kur bën dhikër zemra pastrohet. Pra del ngazemra dashuria për botën dhe krijesat dhe futet në zemër dashuria për Allahun.”Këtë dhikr që e praktikojnë me zemër nuk ka bazë në Kur’an e as në Sunnet. Prej Abdullah ibn Bisra’s radiAll-llahu anhu transmetohet se një njeri i tha:”O i Dërguari i All-llahut dispozitat e Islamit për mua janë të shumta.Mëtrego diçka që do të mbahen për te! Thotë:Le të jetë e lagur gjuha e jote nga dhikri” .»63Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem thotë:”Secili prej jush le ta ketë zemrën e falemnderuar,gjuhën që bëndhikër dhe gruaja besimtare e cila të ndihmon në fitimin e Ahiretit”[ Ibn Maxhe 1861, Et-Tirmidhi 3094, Ahmed5/278].Sufitë fjalën e All-llahut: ”mos e ngrit zërin”, e kanë interpretuar gabimisht, tefsiri i këtij ajeti sipas Taberiut:”Lutja All-llahut të bëhet me gjuhë në qetësi duke mos e ngritur zërin”. Prej këtij ajeti nuk kuptohet(siç thonëata),heshtja e gjuhës dhe bërja e dhikrit me zemër.Ajeti na tregon që dhikri të bëhet në mënyrë të qetë.Kjo do të ishte e tëra në lidhje me këtë shtëpi botuese, që njeriu me logjikë të shëndosh duhet ta kuptoj se këtajanë në një rrugë shumë të largët nga besimi i ehlu sunnetit dhe xhematit.Lusim Allahun teala që të na jep dituri të hajrit dhe të mos na ndaj nga rruga e Tij e drejtë deri në dorëzimin eshpirtit tonë, Krijuesit-Allahut teala.AminPërgatiti: Ebu UnejsRedaktura fetare: Zejd HaziriKontrollimi gjuhësor: Altin SezallariDhul-Kade 1429h/ Nëntor 2008Prizren/Kosovë63Hadithi është hasen; Et-Tirmidhi, 3372; Ahmed, 4/188; Ibn Hibbani thotë se është sahih, 2317; E!-Hakim, 1/495; Edh-Dhehebiu ështëi pajtuar sahih; Ibn Maxhe, 3838