Universiteti shtetëror i tetovës

1,550 views
1,267 views

Published on

0 Comments
0 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

No Downloads
Views
Total views
1,550
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
0
Actions
Shares
0
Downloads
11
Comments
0
Likes
0
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Universiteti shtetëror i tetovës

  1. 1. Universiteti shtetËror i tetovËs-shkUp pUnim seminarik nga lËnda : e dreJta romake TEMA : E DREJTA STATUSOREKANDIDATET: SEMRAN BUCI MENTOR: Prof.Afet Mahmuti ELMEDINA VEJSELI Kaltrina Zekolli
  2. 2. Shkup-2012 PERMBAJTJAHyrje ………………………………………………………….......... 1Kuptimi i të drejtës statusore …………………………….. 2Zotësia juridike dhe e veprimit …………………………… 3Subjektet e drejtësis ………………………………………….. 4Mënyra se si fitohej statusi I qytetarit …………………….5Perfundimi……………………………………………………………..6Literatura e shfrytezuar……………………………………………7
  3. 3. hYrJe Në kuptimin e gjerë apo gjenerik, terma e drejt romake, përfshin kryesisht tri disiplina shkencore që ndryshojnë mjaftë: a) Institucionet e të drejtës romake ose shkencën që gjurmon thelbin e institucioneve juridike të së drejtës private në kohën e ekzistimit të Romës; b) Historinë e së drejtës romake ose shkencën që studion evoluimin e institucioneve juridike romake kryesisht në lëmin e organizimit të aparatit shtetëror dhe burimeve të drejtësisë; dhe Pandektet ose shkencën që gjurmon të ashtuquajturën e drejtë romake e recipuar, apo të drejtën romake që ishte marrë si rend pozitiv juridik në kohën e lindjes së rendit ekonomiko-shoqëror borgjez.Në programin e mësimit të së drejtës romake kombinohen me qëllim elementet estudimit historik dhe sistematik, apo elementet e historisë me elementet einstitucioneve të së drejtës romake. Shteti romak dhe e drejta romake ekzistuan dheu zhvilluan plot XIII shekuj – prej shek. të VIII të epokës së vjetër gjer në shek. e VI tëepokës së re.
  4. 4. Kuptimi i të drejtës statusore Nga ky aspekt edhe sot është bërë zakon që e tërë e drejta personale tëndahet në të drejtën statusore dhe në atë familjare.Prandaj,e drejta statusore e është nje përmbledhje rregullash juridikeme të cilat rregullohej pozita juridike (statusi) i personave të ndryshëm(persona,caput) ose e kategorive të tëra të banorëve të shtetit romak sipjesëmarrës në jetën publike dhe private të Romës. E drejta statusore paraqet një përmbledhje paraqet nje përmbledhje tërregullave juridike me të cilat rregullohen çështjet mbi zotësinë juridike dhetë veprimit të subjekteve të drejtësisë, me përjashtim të rregullave juridikeme të cilat rregullohej pozita juridike e personave të ndryshëm brendafamiljes romake.Shprehjet zotësi juridike dhe veprimi ( capacitas juridica dhe capacitasagendi ). Me fjalen zotësi juridike kuptonin cilësinë e një personi të caktuarqë të jetë titullar i të drejtave dhe detyrimeve, të caktuara që të marrin pjesënë jetën publike të shtetit romak si titullarë të së drejtës aktive dhe pasive tëvotimit (jus sufragji dhe jus honorum).Zotësia juridike në lëmën e të drejtës private (zotësia privato-juridike )përfshinte autorizimet e subjekteve të cajtuara që të jenë titullarë të tëdrejtave paraeiale ose të plota brenda shtetit romak dhe të përdorininstitucionet e të drejtës familjare (jus connubii), institucionet e të drejtëskontestuese (legitimatio aetiva et passiva ).Me këtë fjalë kuptonin zotësine juridike të njohur të subjektit të drejtësisëqë të dalë pavarësisht në komunikimin privato juridik dhe të përdorëpavarësisht të drejtat e njohura ,si dhe ti plotësojë pavarësisht të gjithadetyrimet e marra,pra që në emer të vet dhe për llogari të vet personale tëndermarrë personalisht punë juridike që ti gëzojë të drejtat e veta dhe tëpërgjigjet personalisht për të gjitha detyrimet e marra dhe veprimet e bëraantiligjore.Subjektet e drejtësisëPra subjektet e drejtësisë ndaheshin në persona të caktuar individualisht osepersona fizikë (personae physicae) dhe në persona moralë ose juridikë9persona morales apo personae juridicae). Personat juridikë si subjekte tëdrejtësisë,ndaheshin në shoqata njerëzish(sodalitates,sollegia,univerzitates,personarum) dhe nE grumbuj sendesh apofondacione (universitares serum,causae piae). Tri kategoritë e përmendura tëpersonave prej të cilëve të parët gëzonin të gjitha të drejtat e garantuara merendin juridik,kurse të dytët vetëm të drejtë jete dhe lirie,ndërsa të tretëtnuk e kishin as këte të drejtë,në burmet e të drejtës romake quheshin shtresëe personave që gëzonin status civitatis ose të drejtën e statusit të qytetarit si
  5. 5. shtresë e personave që gëzonin status libertatis ose të drejtën e lirisë dhe si shtresë e personave që gjendeshin instatu servitutis,apo ne gjendje skllavërie. Zotësia juridike dhe e veprimit Me rastin e përcaktimit të statusit të subjekteve të drejtësisë juristët romakpërdornin shprehjet zotësi juridike dhe veprimi (capitas juridica dhe capitas agenti). Me zotësi juridike romakët kuptonin cilësinë e një personi të caktuar që të jetëtitullar i të drejtave dhe detyrimeve. Meqë të drejtat dhe detyrimet i përkitnin lëndëve të shumëllojshme, u bë zakon qëtë dallohen zotësia juridike në lëmin e të drejtës publike (jus publicum) dhe zotësiajuridike në lëmin e të drejtës private (jus privatum). Zotësia juridike në lëmin e të drejtës publike – përmblidhte autorizimet parciale osetë plota të subjekteve të caktuara që të marrin pjesë në jetën publike të shtetit romaksi titullar të së drejtës aktive dhe pasive të votimit (jus sufragi dhe jus honorum) siushtarë në legjionet romake, pjesëmarrës në solemnitetet religjioze dhe profaneromake dhe në përgjithësi si persona të cilëve u ishte lejuar të ndikonin në ritmin epunëve shtetërore. Zotësia juridike në lëmin e të drejtës private – përfshinte autorizimet e subjekteve tëcaktuara që të jenë titullarë të të drejtave parciale ose të plota brenda shtetit romakdhe të përdorin institucionet e të drejtës familjare (jus connubi), institucionet e tëdrejtës kontestuese (legitimatio activa et passiva). Me zotësi të veprimit romakët kuptonin zotësinë juridike të njohur të subjektit tëdrejtësisë që të dalë pavarësisht në komunikimin privato – juridik dhe të përdorëpavarësisht të drejtat e njohura, si dhe ti plotësojë pavarësisht të gjitha detyrimet emarra, pra që në emër të vet dhe llogari të vet personale të ndërmarrë personalishtpunë juridike me qëllim që t’i gëzojë të drejtat e veta dhe të përgjigjet personalishtpër të gjitha detyrimet e marra dhe veprimet e bëra antiligjore. Zotësia e veprimit është e ndarë në dy nënlloje: në zotësi veprimi në kuptim tëngushtë ose zotësi për ndërmarrjen e punëve juridike në emër të vet dhe llogari të vetdhe në të ashtuquajturën përgjegjësi për veprim antiligjor, të njohur si përgjegjësideliktore.
  6. 6. Subjektet e drejtësisNë bazë të dispozitave të rendit juridik, vetëm njerëzit mund të jenë titullarë të tëdrejtave dhe detyrimeve apo subjekte të drejtësisë, pasi drejtësia ekziston mu përshkak të njerëzve (hominum omne jus constitutum est). Kjo nuk do të thotë se sisubjekte të drejtësisë në kohën e Romës merreshin vetëm individët. Subjektivitetijuridik u njihej edhe kolektiveve. Ai u njihej edhe masave të ndara të vlerave qëshërbenin për plotësimin e nevojave të një rrethi më të gjerë apo më të ngushtënjerëzish. Pra, subjektet e drejtësisë ndaheshin në: - Persona të caktuar individualisht ose persona fizik (personae physicae), dhe - Persona moralë ose juridik (personae morales apo personae juridicae). Personat juridik si subjekte të drejtësisë, ndaheshin në: - Shoqata njerëzish (sodalitates, collegia, universitates personarum), dhe - Grumbuj sendesh apo fondacione (universitates rerum, causae plae).
  7. 7. Mënyra se si fitohej statusi i qytetaritStatusi i qytetarit romak fitohej ose me të lindur (jus sanguis) ose me natyralizim(naturalisatio). Të drejtën e jetës dhe të statusit të qytetarit romak e fitonin bile në çastin e lindjesfëmijët e martesës së qytetarit romak me qytetaren romake, fëmijët jolegjitim tëqytetares romake, si dhe fëmijët e lindur të gruas, e cila në momentin e lindjesgjendej në skllavëri, dhe gjatë kohës sa ishte shtatzënë gëzonte të drejtat qytetarebile pak kohë (favor libertastis). Zotësia juridike e fëmijës së lindur niste në momentin e përfundimit të lindjes, aponë momentin kur fëmija ndahej nga zorra e kërthizës (partus perfectus). Që të gëzonte zotësi juridike të qytetarit romak, fëmija i ndarë nga zorra ekërthizës, duhej të ishte e gjallë. Në të drejtën klasike kishte mospajtime midissabianëve dhe prokuleanëve se a do të trajtohej si i gjallë fëmija që kishte dhënëçfarëdo shenje të jetës apo vetëm ai që pas lindjes kishte qarë. Dominoi mendimi i sabianëve se është e mjaftueshme çfarëdo shenje e jetës. Zotësinë juridike nuk mund ta kishte fëmija që s’kishte lindur. Për fëmijë epalindur që u kishte vdekur ati pasi kish zënë fëmija dhe para gjestacionit të kryer,rrallë herë merrej në konsiderim rregulla: infans conceptus pro jam nato habetur,quotiens de commodis ejus agitur. Në bazë të rregullës së përmendur, përtrashëgimtarët akoma të palidhur ruheshin sidomos të drejtat trashëgimore dhedisa të drejta të tjera pronësore dhe kjo nën dy kushte: trashëgimtari duhej të linde igjallë dhe së largu dhjetë muaj pas vdekjes së atit prezumptiv.Personat që nuk lindnin si qytetar romak, mund ta fitonin statusin e qytetaritromak nëpërmjet të të ashtuquajturit natyralizëm. Natyralizmi mund të ishte privat ose publik. Natyralizimi privat – i personave të lindur pa status qytetari i lejohej çdo paterfamiliasi apo shefit të familjes romak me adoptim të personave alieni juris osenëpërmjet të abrogimit të personave sui juris. Në të drejtën e lashtë, çdo skllav i liruar nga patroni me manumissio censu, metestamento ose me vindicta, fitonte statusin e qytetarit të Romës. Në periodën klasike të drejtën e statusit të qytetarit nuk e gëzonin të gjithëskllevërit e liruar, e bile as skllevërit e liruar në mënyrë formaliste: statusin eqytetarit e fitonin vetëm ata të liruar, me rastin e lirimit të të cilëve respektoheshindispozitat e ligjit Fufia Caninia dhe Aelia Sentia. Në të drejtën postklasike mbizotëroi pikëpamja që çdo skllavi të liruar nga patroni- qytetari, duhej t’i njihej e drejta qytetare, pavarësisht nga mënyra e lirimit. Natyralizimi publik ose natyralizimi me vendim të organeve shtetërore – mund tëishte ose i rregullt ose i jashtëzakonshëm.
  8. 8. Natyralizimi i rregullt – u lejohej personave që i plotësonin kushtet e parashikuara.Kushtet e parashikuara ishin më të buta për personat në pozita latinësh, dhe pak mëtë ashpra për personat në pozita peregrinësh. Natyralizimi i jashtëzakonshëm – u lejohej ose individëve që kishin merita tëjashtëzakonshme për Romën ose tërë qyteteve dhe disa popujve. Perfundim

×