Përpunimi përmbarues (përfundimtar-final)-INXHINIERIA EKONOMIKE

1,175 views
1,017 views

Published on

0 Comments
0 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

No Downloads
Views
Total views
1,175
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
0
Actions
Shares
0
Downloads
48
Comments
0
Likes
0
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Përpunimi përmbarues (përfundimtar-final)-INXHINIERIA EKONOMIKE

  1. 1.  PËRPUNIMI PËRMBARUES (FINAL) ME PRERJE -Përpunimi me retifikim (rektifikim) -Metodat tjera të përpunimit përmbarues (final) Retifikimi Polirimi
  2. 2. -Retikimi(rektifikimi) është proces i përpunimit të metaleve me prerje me vegla prerëse abrazive, elementet prerese të të cilave janë kokrrizat e materialit abraziv me granulacion (madhësi të kokrrizave) të ndryshëm. -Retifikimi është një ndër mënyrat kryesore të përpunimit final (të pastër-përfundimtarpërmbarues) të detaleve.
  3. 3. Guri (disku) retifikues në të cilin janë vendosur kokrrizat abrazive luan rolin e veglës prerëse me shumë thika, ku çdo grimcë e materialit abraziv luan rolin e “mikrothikës” duke prerë(hequr) shtresa materiali shumë të vogla. Prandaj saktësia është shumë e madhe.
  4. 4. Si veçori dalluese të procesit të retifikimit në raport me proceset tjera te përpunimit me prerje mund të përmenden: -shpejtësia e madhe e prerjes ( deri në 70m/s), -grimcimi shumë i madh i ashklës, -gjeometria e çrregullt ( e padefinuar) e grimcave abrazive, -krijimi i nxehtësisë së lartë në sipërfaqen që përpunohet dhe në ashkël (1000-1500 oC, -retifikimi është më tepër një proces gërvishtjeje sepse në vendin e kontaktit me pjesën punuese nuk vepron teh i plotë prerës si te proceset tjera të prerjes.
  5. 5. Procesi i prerjes(retifikimit) realizohet në saje të grimcave(kokrrizave) të materialit abraziv, të cilat duke qenë në takim me metalin që përpunohet, gjatë rrotullimit të gurit(diskut) retifikues me shpejtësi të madhe presin (heqin) një shtresë metali në formën e ashklave shumë të vogla. Sasia shumë e madhe e ashklave (disa qindra milion në minute), të cilat kanë përmasa të vogla (disa mikron), pritet (hiqet) nga grimcat prereëse abrazive, të cilat marrin pjesë njëkohësisht në procesin e prerjes.
  6. 6. Gjatë përpunimit me retifikim (rektifikim) sigurohet: -precizitet i lartë përmasor (dimensional) i sipërfaqes së përpunuar, -vrazhdësi minimale e sipërfaqes së përpunuar, -tolerancë e ngushtë, -eliminim i defekteve të shkaktuara gjatë përpunimit paraprak.
  7. 7. Shtesat për përpunim gjatë retifikimit: -δ-shtesa e tërsishme për përpunim me rektifikim (retifikim), -δv-shtesa për retifikim të vrazhdë (0.020.03mm)-afro 80% e shtesës së tërsishme, δf-shtesa për retifikim final (0.002-0.003mm)afro 20% e shtesës së tërsishme.
  8. 8. Gjatë procesit të retifikimit, shtresa e përpunimit hiqet me anë të veglës abrazive (ngrënëse), që është guri (disku) retifikues. Guri(disku) retifikues është një trup poroz i përbërë nga një sasi e madhe grimcash (kokrrizash) abrazive me fortësi të madhe, të cilët lidhen ndërmjet tyre me një lëndë lidhëse e cila krijon kohezion të lartë.
  9. 9. Lëvizja kryesore gjatë përpunimit me retifikim është rrotulluese dhe e bën guri(disku) abraziv-vegla prerëse që shprehet në rrot/min ose rrot/s. Lëvizjen e hapit (ushqimit) e bën pjesa që përpunohet dhe mund të jetë e ndryshme, varësisht nga lloji i retifikimit.
  10. 10. Vlen të theksohet se retifikimi përdoret jo vetëm për përpunime të sakta përfundimtare, por edhe për përpunime paraprake të vrazhda (zgrosimi) të pjesëve të derdhura apo te stampuara që kanë shtesa të vogla përpunimi, duke zëvendesuar kështu proceset tjera të prerjes si: tornimin,frezimin etj. Me retifikim mund të përpunohen sipërfaqe të jashtme dhe të brendshme te rrafsheta, cilindrike, konike, të profiluara, dhëmbëzorë, fileta, unaza, gypa(tuba) të gjatë, vidha, rrota, të mprehen vegla prerëse etj.etj.
  11. 11. Makinat retifikuese(rektifikuese) dhe klasifikimi i tyre Në industrinë e përpunimit mekanik, makinat e retifikimit kanë gjetur përdorim jashtëzakonisht të madh. Vlen te theksohet se makinat retifikuese në parkun e përgjithshem të makinave metalprerese në vendet me industri të zhvilluar zënë afo 30% të numrit të përgjithshëm.
  12. 12. Makinat retifikuese në varësi të formës dhe pozitës së sipërfaqeve që përpunohen ndahen në: -makina për retifikim rrethor të jashtëm, -makina për retifikim rrethor te brendshëm, -makina për retifikim të rrafshët(planar), -makina për retifikim rrethor pa qendra, -makina për retifikim special, -makina për retifikim përfundimtar.
  13. 13. Karakteristikat teknologjike të makinave për retifikim rrethor të jashtëm Karakteristikat tekniko-teknologjike të këtyre makinave, ngjashëm si edhe të makinave tjera metalprerëse jane: -hapësira punuese, -parametrat e realizimit të lëvizjeve themelore, -fuqia e instaluar e elektromotorit etj.
  14. 14. Këto makina përdoren për retifikimin e sipërfaqeve të jashtme cilindrike dhe konike, të sipërfaqeve ballore (shkallëzimeve) si dhe të sipërfaqeve fasonale. Këto makina mund të jenë universale dhe speciale.
  15. 15. Operacione retifikimi
  16. 16. Retifikimi rrethor i jashtëm
  17. 17. Karakteristikat teknologjike të makinave për retifikim rrethor të brendshëm Këto makina përdoren për retifikimin e vrimave cilindrike dhe konike, të tejpërtejshme ose qorre si dhe pjesët ballore të tyre. Si karakteristikë teknikoteknologjike, përveç tjerash te këto makina është edhe diametri i vrimave që mund të retifikohen dhe gjatësia e tyre.
  18. 18. Retifikimi i brendshëm
  19. 19. Karakteristikat teknologjike të makinave për retifikim rrethor pa qendra Retifikimi i jashtëm rrethor pa qendra realizohet pa shtrëngim ndërmjet majave qendërzuese të pjesës që përpunohet, në mandrino ose në ndonjë mënyrë tjetër.
  20. 20. Dallohen dy mënyra të retifikimit rrethor pa qendra: -retifikim rrethor me çvendosje aksiale të pjesës që përpunohet, respektivisht retifikim rrethor- gjatësor pa qendra, -retifikim rrethor pa çvendosje aksiale te pjesës që përpunohet, respektivisht retifikim rrethor- tërthor pa qendra.
  21. 21. Disku retifikues Pjesa që retifikohet Disku retifikues
  22. 22. Karakteristikat teknologjike të makinave për retifikim të rrafshët-sheshtë Retifikimi i rrafshët-sheshtë mund të realizohet me periferinë e veglës retifikuese(diskut) ose me ballin e saj.
  23. 23. Karakteristikat teknologjike të makinave për retifikim special Në praktikën prodhuese paraqitet nevoja e retifikimit të sipërfaqeve me konfiguracion të nderlikuar (filetave, dhëmbëzorëve, mprehja e veglave prerëse, etj.). Kryesisht përdoren këto metoda të retifikimit special: -metoda e kopjimit ku profili i veglës prerëse është identik me profilin e sipërfaqes që retifikohet, -metoda e rrokullisjes relative ku me lëvizjen e ndërsjellë të veglës prerëse dhe pjesës që përpunohet formohet sipërfaqja e profiluar.
  24. 24. -metoda e ekuidistancës ku lëvizja e veglës retifikuese bëhet sipas një ekuidistance të sipërfaqes që retifikohet.
  25. 25. Në vazhdim paraqitet skema e retifikimit të pjesëve të filetuara me vegla retifikuese të profiluara:
  26. 26. Retifikimi i dhëmbëzorëve poashtu mund të bëhet me vegla retifikuese të profiluara nga të dy anët (a) dhe/ose nga njena anë (b), figura në vazhdim.
  27. 27. Për retifikimin e dhëmbëzorëve sipas metodës së rrokullisjes relative ekzistojnë disa metoda, ndër të cilat më së shumti përdoren: -metoda Niles -metoda Mag -metoda Rajs-Hauer
  28. 28. Në kategorinë e retifikimit special përfshihet edhe retifikimi, respektivisht mprehja e veglave prerëse (thikave, puntove, frezave etj.).
  29. 29. Veglat për përpunim me retifikim Veglat për përpunim me retifikim definohen me këto elemente themelore: -materiali nga i cili prodhohen, -forma gjeometrike dhe përmasat, -madhësia e grimcave(kokrrizave), -elementet lidhëse, -struktura, -vetitë mekanike, etj.
  30. 30. Materiali Me material abraziv nënkuptohet çdo lloj materiali me prejardhje natyrore ose artificiale, kokrrizat e të cilit karakterizohen nga një fortësi e mjaftueshme dhe aftësi e lartë prerëse. Materialet abrazive klasifikohen në: A-materiale abrazive natyrore: -kuarci, -zmerili, -korundi, -diamanti.
  31. 31. Kuarci, korundi dhe zmerili përdoren më rrallë për shkak të vetive jo të mira që kanë. Diamanti është më i miri nga të gjithë, por për shkak të kostos përdoret në mënyrë të kufizuar, kryesisht për punime të rëndësishme. Vlen të theksohet se diamanti përdoret edhe për kalibrimin, përkatësisht rregullimin e fomës së gurëve retifikues, të cilët gjatë eksploatimit (shfrytëzimit) e humbin formën përkatëse dhe kështu paraqitet nevoja për kalibrimin e formës së tyre.
  32. 32. B-Materiale abrazive artificiale (konvencionale): -oksidi i aluminit-elektrokorundi (Al2O3), -karbidi i silicit (SiC), -karbidi i borit (CB), -nitridi i borit (BN), -diamanti artificial.
  33. 33. Forma gjeometrike dhe përmasat -disqet (rrotat) abrazive, -kokat abrazive, -segmentet abrazive, -blloqet abrazive, -shiritat abraziv, -pastat e ndryshme.
  34. 34. Madhësia e grimcave Materialet abrazive nuk mund të përdoren ashtu siç merren nga prodhimi. Ato ndahen sipas madhësisë së kokrrizës me anë të sitave me përmasa të ndryshme.
  35. 35. Gradacioni-Granulacioni
  36. 36. Në tabelën në vazhdim prezantohet klasifikimi i kokrrizave në varësi të madhësisë: Të ashpëra Mesatare Të imëta Pluhura 6 30 70 220 8 36 80 240 10 44 90 280 12 54 100 320 14 60 120 400 16 150 500 20 180 600 24 Plotësim: Numrat nuk shprehin madhësinë e kokrrizave, por numrat e vrimave në katrorin me brinjë 25.4x25.4mm (1x1inch)
  37. 37. Lëndët lidhëse Lëndët lidhëse janë pjesë përbërëse të veglave abrazive, të cilat lidhin kokrrizat e materialit abraziv me njëra tjetrën dhe krijojnë kështu formën e dëshiruar të veglës prerëse abrazive. -lidhësit qeramikë (kaolina zjarrëduruese), -lidhësit silikat (lëngu i xhamit, magneziti, kloruri i magnezit, etj.) -lidhësit elastik (bakeliti, kauçuku special, llaku special, rrëshira plastike speciale, fibrat e najlonit, etj)
  38. 38. Lidhja e grimcave abrazive
  39. 39. Struktura e veglave abrazive Me strukturë të veglës abrazive nënkuptohet raporti i sasisë së kokrrizave abrazive, materialit lidhës dhe poreve në njësinë e vëllimit. E dendur E mesme E rrallë
  40. 40. Vetitë mekanike Vetitë kryesore të materialeve abrazive: -fortësia, -shkrifja (shkoqitja-thyerja-shkatërrimidezintegrimi-engl.spalling) Përshtatshmëria e disqve të retifikimit ndaj kësaj kërkese i referohet fortësisë së disqeve retifikues. Aftësia për shkëputjen e shpejtë ose të ngadaltë të kokrrizave varet nga lënda-elementet lidhëse. Shkrifja, paraqet shkatërrimin e grimcave dhe kjo veti është e lidhur drejpërdrejt për nga materiali abraziv.
  41. 41. Kalibrimi (formësimi) i veglave retifikuese
  42. 42. Metodat tjera të përpunimit final (përmbarues) Përpunimi final (përmbarues) siguron cilësi të lartë të sipërfaqes dhe precizitet të lartë të përmasave. Për këtë qëllim përdoren eshe metoda tjera të përpunimit, të cilat në disa raste në literaturë quhen edhe metoda të veçanta të përpunimit: -honingimi, -lapimi, -superfinishi, -polirimi.
  43. 43. Honingimi është metodë e përpunimit final(përmbarues) e sipërfaqeve të brendshme dhe në mënyrë të veçantë e vrimave, pas alezimit dhe rektifikimit paraprak. Me anë të honingimit përpunohen cilindrat e motorëve me djegie të brendshme, cilindrat e kompresorëve, të pompave, të presave hidaulike etj. Procesi i honingimit realizohet në makinat përkatëse për këtë qëllim, ndërsa vegla prerëse quhet koka honinguese, që përbëhet nga një trup cilindrik, në sipërfaqen e jashtme të të cilit montohen blloqet (gurët) abrazive.
  44. 44. Avantazhet e procesit të honingimit: -sigurohet cilësi e lartë e sipërfaqes së përpunuar në pikëpamje të vrazhdësisë (ashpërsisë), -sigurohet precizitet i lartë përmasor (dimensional), -nuk ka dridhje të mëdha gjatë realizimit të procesit, -në fillim të punës procesi shoqërohet me një zhurmë karakteristike, e cila me kohë vjen duke u zhdukur që tregon edhe përfundimin e plotë të procesit. -ka prirje që procesi të gjejë zbatim edhe për sipërfaqe rrethore të jashtme, të sheshta dhe të profiluara.
  45. 45. Materiali abraziv është kryesisht nga karbidi i silicit (SiC) ose nga elektrokorundi i bardhë (Al2O3), me madhësi kokrrizash 100500, varësisht nga cilësia e sipërfaqes që duhet përpunuar. Koka honinguese zakonisht bën dy lëvizje: një lëvizje rrotulluese (rrethore) rreth aksit të vrimës dhe një lëvizje drejtvizore vajtje ardhje në drejtim të aksit të saj.
  46. 46. Koka honinguese përbëhet nga disa blloqe abrazive, që fiksohen mbi sipërfaqen anësore të trupit dhe që zhvendosen në drejtim radial me ndihmën e pajisjes përkatëse. Blloqe abrazive
  47. 47. Realizimi i procesit të honingimit mund të kryhet në makina të ndryshme honinguese të cilat mund të klasifikohen në grupe të ndryshme. Në varësi të boshtit të rrotullimit, makinat honinguse klasifikohen në: - makna honinguse vertikale, -makina honinguese horizontale. Në varësi të mënyrës së veprimit, makinat honinguese klasifikohen në: -makina honinguese me veprim mekanik, -makina honinguese me veprim hidraulik.
  48. 48. Shembuj të honingimit Honingim vertikal Honingim horizontal
  49. 49. Lapimi është metodë e përpunimit final të sipërfaqeve të detaleve, me qëllim të arritjës së cilësisë dhe precizitetit të lartë të sipërfaqes së përpunuar. Procesi i lapimit realizohet me ndihmën e dy disqeve rrotullues të cilët rrotullohen me kahje të kundërt dhe me këtë realizohet lëvizja kryesore rrethore. Pjesa që duhet të përpunohet vendoset në hapsirën midis disqeve rrotullues. Ndërmjet disqeve lapuese vendoset mjeti për lapim në formë pluhuri(oksidi i hekurit, oksidi i kromit karbid i volframit etj.), të cilët përzihen me mjete të lëngshme si p.sh.nafta, benzina, acidi stearik etj.
  50. 50. Procesi i lapimit mund të realizohet në tre mënyra: -Sipas metodës së parë, materiali abraziv për lapim vendoset ndërmjet veglës lapuese dhe sipërfaqes që lapohet (përpunohet).Vegla lapuese mund të përgatitet prej materialeve të buta, si: giza, çeliku i butë, bakri, bronza etj. Me këtë mënyre përpunohen instrumentet matëse dhe detale tjera makinash. Si material abraziv përdoret oksidi i hekurit dhe i kromit, ndërsa si mjet ftohës përdoret nafta, benzina ose acidi stearik.
  51. 51. -Sipas mënyrës së dytë, materiali abraziv është i presuar në instrumentin lapues, i cili është material i butë (bakër apo kallaj). Kjo mënyrë jep rezultate më të mira se mënyra e parë dhe përdoret çër lapimin e pjesëve të forta, si çelik i kalitutur dhe lidhje tjera të forta. -Sipas mënyrës së tretë, përdoret një pastë abrazive me një acid, i cili vepron mbi metalin dhe e oksidon atë. Pasta zakonisht mund të jetë oksid kromi përzier me acid stearik, e cila tretet në naftë para se të përdoret.
  52. 52. Sipas formës së detaleve që duhet të lapohen, makinat për lapim janë të shumëllojshme: -makina lapuese të brendshme, -makina lapuese të sheshta, -makina lapuese speciale. Makinat lapuese të brendshme janë të ngjashme me makinat shpuese vertikale. Makinat lapuese të sheshta janë makina lapuese plane me aks vertikal. Makinat lapuese speciale përdoren për lapimin e sipërfaqeve të profiluara.
  53. 53. Superfinishi (mikrofinishi) është metodë e përpunimit final(përmbarues) që bëhet me qëllim të arritjes së cilësisë së lartë të sipërfaqëve të pëpunuara. Gjatë realizimit të këtij procesi, pjesa që përpunohet bën lëvizje rrethore, ndërsa vegla prerëse abrazive bën levizje drejtvizore osciluese përgjate gjatësisë së sipërfaqes. Vegla prerëse krysisht është këndrejtë dhe e përbërë nga materiali abraziv i imët.
  54. 54. Krahasimi
  55. 55. Polirmi është metodë e përpunimit final(përmbarues) të sipërfaqeve, që përveç tjerash siguron shkëlqim të lartë. Për realizimin e këtij procesi përdoren makinat poliruese të cilat kryesisht përbëhen prej disqeve rrotullues mbi të cilët vendoset, pëlhura apo lëkura në të cilën vendosen mjetet poliruese (materiali abraziv, respektivisht suspensioni i pluhurit të oksidit të aluminit, kromit etj.). Në treg gjenden edhe pasta të ndryshme për polirim. Mund te përdoret edhe polirimi elektrokimik, që siguron shkëlqim të lartë të sipërfaqeve të përpunuara.
  56. 56. Polirimi me dorë
  57. 57. Polirimi mekanik
  58. 58. Polirimi elektrokimik
  59. 59. Mjete poliruese

×