Kapitulli i diabeti
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×
 

Kapitulli i diabeti

on

  • 6,339 views

 

Statistics

Views

Total Views
6,339
Views on SlideShare
6,335
Embed Views
4

Actions

Likes
4
Downloads
76
Comments
0

1 Embed 4

https://www.facebook.com 4

Accessibility

Categories

Upload Details

Uploaded via as Microsoft Word

Usage Rights

© All Rights Reserved

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Processing…
Post Comment
Edit your comment

Kapitulli i diabeti Kapitulli i diabeti Document Transcript

  • PËRMBAJTJAKAPITULLI I Faqe1. Diabeti Mellitus Tip 1…………………………………………...…………………31.1. Histori …………………..……….………………………………….……………………….41.2. Përkufizime ……………..…………...……………………………………………………..51.3. Klasifikimi …………………….…………………………………………………………....61.4. Klasifikimi I diabetit tip 1…………………………………………………………………..1.5. Kuptimi……………………………………………………………………………………71.6. Epidemiologjia ……………………………….……………………………………….….71.7. Etiologjia …………………………….…………………………………………...................81.8. Fiziopatologjia……………………………………………………………………………..1.9. Shwnjat klinike ……………………………………………………………………………1.10. Pasojat klinike …………………………….…………………………………...................91.11. Ekzaminimet klinike……………………………………………………………………….1.12. Diagnoza ………………….……………………………………………………………...101.13. Format klinike………………………………………………………………………………1.14. Mjekimi…………………….…………………………………….……………....................11.15. Problemet qw mund tw hasen…………………………………………………………...121.16. Komplikacionet ……………………………………………...……………...……………13
  • KAPITULLI II2. Ndërhyrja infermierore…………...……………………………………………...142.1. Kujdesi infermieror…………………………………………………………………………2.2. Kujsdesi pwr lwkurwn dhe mukozat…………………………………………………2.3. Kujdesi pwr gojwn…………………………………………………………………………2.4. Kujdesi pwe sytw…………………………………………………………………………….2.5. Kujdesi pwe sistemin kardio-vaskular……………………………………………………..2.6. Kujdesi pwe sistemin urinar……………………………………………………………2.7. Kujdesi pwe sistemin neuromuscular…………………………………………………2.8. Kujdesi pwe sistemin gastrointestinal………………………………………………….2.9. Observimi pwe problem seksuale……………………………………………………..2.10. Këshilla ………………………...…………………………………………………………15KAPITULLI III3. Pjesa studimore3.1. Të dhënat e mbledhura …………………………………….……………………………...343.2. Rezultatet e studimit………………………………….…………………………................353.3. Diskutimet …………………………………….……………………………………………37Referencat ………………………….………….……………………………………………38
  • Thuhet por nuk degjohet Degjohet por nuk kuptohet Kuptohet por nuk pranohet Pranohrt por nuk zbatohet Zbatohet por per sa kohe….?Kjo thenie e Konard Lorenz permbledh qarte sfidat me te cilat duhet te perballet personeli mjeksor dhe diabetiket, per nje trajtim sa me te mire te diabetit.
  • Kapitulli I1.Diabeti Melitus Tip 11.1. HISTORIDiabeti njihet që në kohë të lashta nga simptomat e përshkruara në një tekst mjekësor egjiptjan,Ebers Papyrus, në vitin 1500 Para Krishtit.Emri Diabetes Mellitus përbëhet nga dy fjalë, një greke, “diabetes” dhe nje fjalë latine“mellitus”. Në shekullin e dytë A.D mjeku grek Aretaus I dha sëmundjës emrin grek diabetes, qëdo të thotë “ kalim nëpërmjet” duke ju referuar sasisë së shtuar të urinimit në diabetin e pakontrolluar. Ndërsa fjala latine mellitus, që u shfaq më vonë, do të thotë “e ëmbël si mjalti” upërdor për të përshkruar shijen e embel të urinës.Në 1775 anglezi Mattheë Dobson provoi se shija e ëmbël e urinës ishte nga sheqeri që ajopërmbante.Në 1860 në Berlin, Paul Langerhansi duke punuar kishte vrejtur disa grumbuj të qelizavepankreatike të diferencuara nga njëra- tjetra dhe që mund të ndahen nga indet përreth.Në 1889 austriaku Oskar Minskoëski dhe Jozef von Mering tentuan të gjenin nëse pankreasiishte i nevojshëm për jetën, pankreatizuan një qen. Pas operacionit studiuesit gjetën se qenishfaqi të gjitha simptomat e një diabeti të ashpër me polyuri dhe hyperfagi. Qelizat eLangerhasit i ka përshkruar në vitin 1893, datë në të cilën një mjek Belg Edouard Laguessesygjeroi që këta grumbuj të qelizave që i kishte quajtur “Ishujt e Langerhansit” përbëninpankreasin ekzokrin. Idet e tij ishin vazhdueshmëri nga Jean de Meyer i cili e quajti insulinënsubstancë nga ishulli ( ishull- latinisht insulinë) që duhet të ketë pasur një efekt hyperglicemikpor që është ende hipotetike.Në 1910 Edëard Albert Sharpey nga Edimburgu sygjeroi që personat e prekur nga DiabetiMellitus në të vërtetë përmbanin një substancë të veçantë të prodhuar nga pankreasi. Ai epagëzoi me emrin “Insulinë” sepse më vonë u zbulua që ato prodhoheshin në ishujt eLangrehansit të cilët gjenden në pankreas.Në 1921 Kanadezët Frederik Grant Banting dhe Charles Herbert Best izoluan insulinën dukebërë të vërtetohej që diabeti ishtë sëmundje endokrinologjike që i detyrohej deficencës sëinsulinës. Bantig dhe Best shpëtuan jetën e miliona pacientëve që vuanin nga diabeti delitus.Pacienti i parë u trajtua nga ata dhe stafi i tyre nga 1921 deri 1923 duke i dhënë insulinë ngaishujt e Langrehansit të një qeni të shëndetshëm dhe morën çmimin Nobel.
  • Në 1935 u bë dallimi midis diabetve që tani njihen si diabeti tip 1 dhe diabeti tip 2 nga HaroldPercival Himsëorth dhe u publikua në janar të 1936.Diabeti melitus është përcaktuar nga OBSH si një sëmundje kronike që shfaqet atëherë kurpankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, ose si alternativë kur trupi nuk mund të përdori nëmënyrë efektive prodhimin e insulinës. Sëmundja karakterizohet nga niveli në rritje i glukozës(një lloj sheqeri) në gjak. Diabeti Melitus është një sëmundje që paraqet një paqëndrueshmëri të vazhduehme të nivelit tësheqerit në gjak. Diabeti Tip 1 është një formë e diabetit melitus. Është një sëmundje autoimuneqë rezluton me shkatërrimin e insulinës që prodhoet nga qelizat Beta të pankreasit. Mungesa einsulinës shkakton një rritje të glukozës në gjak para ngrënies (rreth 70-120 mgdl në njerëzitjodiabetik). Fillon të shfaqet në urinë mbi pragun real ( rreth 190- 200mgdl). Glukozuria ose glukoza nëurinë shkakton te pacientët polyuri (urinim të shpeshtë), polydipsi (etje të shtuar), polyphagi(uria të shtuar) dhe humbje ne peshë. Këto janë simptoma karakteristike klasike që bëjnëzbulimin e sëmundjes.Diabeti tip 1 është vdekjeprurës nëse nuk trajtohet me insulinë. Injeksioni është metoda më ezakonshme tradicionale për administrimin einsulinës.Diabeti Mellitus tip 1 ( i njohur më parë sidiabeti i “fëmijërisë” ose i “mitur” ose“insulina vartës” ) nuk është vetëm njëproblem i fëmijërisë, incidenca e rritur eDiabeti tipit 1 është shumë e rëndësishme përtrajtimin e tij në të ardhmen. Shumica enjerëzve që kanë diabet tip 1, të cilët janë tëshëndoshë dhe me një mbipeshë në fillim,por të cilët mund të humbasin peshën shpejte cila është e rrezikshme nëse nukdiagnostikohet shpejt. Dëmtimi i sistemit imun është karakteristikë e diabetit tip 1 edhe pseshkaktarët e diabeti tip 1 nuk janë zbuluar plotësisht. Për të dalluar Diabetin tip 1 nga Diabeit tip2 bëhet një test në laborator që është shqyrtim i peptidit C i cili është një masë për prodhimin einsulinës endogjene. Testimi për 65 antitrupa të Gadit është propozuar si një test i përmirësuarpër të diferencuar diabetin tip 1 nga diabeti tip 2 për arsye të mosfunksionimit të sistemit imunqë është lidhur me praninë e tyre.1.2. PËRKUFIZIMIDiabeti është një çrregullim I metabolizmit, mënyrës se si organizmi përdor ushqimet përenergji. Më I dukshëm është çrregullimi I metabolizmit të karbohidrateve, që në mënyrë klasikekarakterizohet nga rritja e sheqerit ( glukozës ) në gjakë dhe eleminimi I saj me urinë.
  • Diabeti është një gjëndje që shkaktohet nga mosprodhimi I insulinës nga pankreasi osemospërdorimi I insulinës nga organizmi, nga prania e faktorëve që kundërshtojnë veprimin e saj.“Diabeti përkufizohet si një gjëndje hiperglicemie kronike që vjen si pasojë e bashkëpunimit tëfaktorëve ambjental dhe gjenetikë. Gjithashtu është nje sindrom metabolic kronikë me bazëgjenetike që karakterizohet me insuficiencë relative apo apsolute te insulines dhe manifestohetme hiperglicemi, glukozuri ,crregullim të metabolizmit të proteinave, të yndyrnave, ujit,elektrolitëve dhe jep nderlikime vaskulare dhe nervore që mund të jënë acute ose kronike. Ështesindrom sepse ndahet në tipe dhe nentipe .”1.3. KLASIFIKIMIKemi katër tipe diabeti të kundërt me njëri-tjetrin: 1. Diabeti Mellitus tip 1 ( insulinovartës ) 2. Diabeti Mellitus tip2 ( joinsulinovartës) 3. Diabeti në shtatzani ( Gestational Diabetes ) 4. Lloje të tjera specifike të diabetit Diabeti tip 1 dhe diabeti tip 2 janë dy sëmundje të ndryshme si nga ana fiziopatologjike dhe klinike. Ato kanë të përbashkët simptomay klinike (hiperglicemike) dhe komplikacionet. Tab. Karakteristikat e diabetit melitus Tipi Diabetit Diabeti Melitus tip1 Diabeti Melitus tip2 Frekuenca 15 % 85 % Mosha e fillimit < 30 >40 Faktori hereditar I dobet I forte Evolucioni akut Evolucion drejt Jo acido-ketozes Obeziteti Jo Po Shenjat autoimune Po Jo Tipi HLA B8,B15,B18,DR3,DR4 Asnje gje e vecant Sekretimi insulines Munges absolute Munges relative Rezistenca insulines Nuk ka Ka Komplikacionet Po Po
  • Dibeti Tip 1 Diabeti Tip 2Mosha e fillimit Zakonisht nën 30 vjeç Zakonisht mbi 40 vjeçPasha Zakonisht normale ose Zakonisht mbi peshë, por mund të nën peshë, diagnoza paraprihet nga jetë dhe normalë rënje në peshëMjekimi Për të parandaluar vdekjen, është I Objektivi I parë është rënja në peshë. domosdoshëm injektimi I insulinës Është e dobishme të reduktohet sheqeri dhe yndyrnat dhe të rritet përdorimi I fibrave (të tretshme). Për normalizimin e sheqerit në gjak mund të nevojiten hipoglicemiantët oralë, ose insulin, ose të dyja.Qelizat beta β Mungojne totalisht (nuk prodhohen Zakonisht prodhimi I shtuar I(prodhuese të insulinës) në insulin) insulinës (hiperinsulinemi),por sipasoje e insulinorezistencës në nivel qelizor,kemi mungesë relative të insulinës. Prodhimi I insulinës mund të jetë gjithashtu normal ose I ulur.Diabeti në shtatzani: Insulina është e pranishme por nuk arrin të funksionojë mirë, shfaqet gjatështatzanisë, në subjekte që janë të predispozuar , kthehet në normë pas lindjes. Diabeti ishtatzanisë (Gestational Diabetes) në përgjithësi është i butë, dhe zakonisht shtrohet me dietë tëpërshtatshme dhe ushtrime.Llojet e tjera specifike të diabetit: Janë një përmbledhje e disa shkaqe individuale. Gjithashtudiabeti shfaqet dhe nga ilaçet, difekte gjenetike të që pengojnë veprimin e qëlizës beta, sëmundjetë pankreasit (ezokrine) dhe sëmundje endokrine.1.4. KLASIFIKIMI I DIABETIT TIP 1Shkatërrimi I qelizave beta zakonisht çonë në mangësi absolute të insulinës nëpërmjet proçesit: a. Imunologjik b. IdiopatikDiabeti tip 1 përmban vetëm 5-10% të të gjitha formave. Njerzit më diabet tip 1 kërkojnë trajtimtë përditshëm me insulin për të mbështëtur jetën.Në diabetin tip 1 proçesi I sëmundjes është më I rëndë se në diabetin tip 2 dhe fillimi ështëzakonisht në fëmijëri. Qelizat beta të pankreasit që prodhoin insulinën janë shkatërruargradualisht. Pa insulin, për të lëvizur glukozën në qeliza, nivelet e glukozës në gjak bëhen tepërtë larta dhe jep një gjëndje të njohur si hyperglicemi, sepse trupi nuk mund të përdor sheqer, ajopërhapet në urin dhe humbet. Diabeti tip 1 është I lidhur me pranin e HLA-ve të gjeneve tëkromozomit1. Diabeti mellitus tip 1 autoimun: Shkatërrimin autoimun të qelizave beta, munges absolute e insulinës. Ky llojë diabeti lidhet me insulinën të quajtur ish-diabeti I varur ose diabeti I të
  • miturit. Ajo ndodhë kryesisht në individët e rinjë, por mund të ndodhë në çdo fazë të jetës dhe karakterizohet nga shkatërrimi autoimunë I qelizave β-beta të ishullit të Langreasit në pancreas të ndërmjetësuar nga limfocitet T. Ky lloj diabeti është diagnostikuar para moshës 30-vjeç. Diabeti tip 1 mund të ndodhë edhe në moshë të vjetër për shkakt të dëmtimit të pankreasit nga alkoli. Sëmundjeve apo heqjes së pankreasit me operacion.2. Diabeti tpi 1 idiopatik ( me shkaqe të njohura ): Shkatërrimi I qelizave β-beta për arsye të panjohura prek kryesisht të rinjet Afrikan dhe Aziatikët qe jetojnë në zona të mëdha urbane, më pak se format e tjera. Ky llojë diabeti zakonisht paraqitet me shënja tipike dhe simptoma të diabetit tip 2. Historia natyrore dhe patogjeneza e diabetit idiopatik tip 1 është e panjohur, për shkak se shumica e studimeve mbi këta pacient janë bër menjëher pas diagnozës. Edhe pse patogjeneza e kësaj sëmundje është e panjohur, ajo mund të jet e lidhur me lipotoxicitetin, toxiciteti I glukozës ose transkriptimi I faktorëve të perfshirë në energjinë e metabolizmit.1.5. KUPTIMIËshte sindromë autoimunë që shkatërron qelizat β-beta të pankreasit dhe që karakterizohet ngamungesa pothuajse e plotë e sekretimit të insulinës nga pankreasi endokrin. E cila ështëpërgjëgjëse për rritjen e pashmangshme të glicemis dhe ovulacionin fatal në munges të mjëkimit.1.6. EPIDEMIOLOGJIA1.7. ETIOLOGJIAShkaktarët: a. Autoimuniteti dhe idiopatik. Lidhet me praninë e autoantikorpeve gjatë vitit të parë të sëmundjes. Niveli i tyre ulet më pas spontanisht. Autoantikorpet që gjenden më shpesh janë ata antiqelz të ishujve të pankreasit. b. Betat gjenetike: Kjo lidhet me praninë e antigjeneve HLA të caktuara. c. Faktorët ambiental: Viruset të cilat nxisin një përgjigje imune nga ana e organizmit. Si rezultat i kësaj përgjigjeje dëmtohen qelizat beta të pankreasit, të cilat dalin jashtë funksionit. Kjo çon në mos prodhimit të insulinës dhe rritje të sheqerit në gjak. d. Faktorët ushqimor. e. Medikamentet: kortizonikët (kanë efekt direkt mbi bllokimin e sekretimit të insulinës). Kontraceptivët oral ( etilinestradidi shpërthejnë diabet të tipit 1 te format e predispozuara). Diuretikët (diatoksidi) ul nivelin e kaliumit. f. Traumat dhe stresi. g. Sëmundjet endokrine si hipertriodizmi, sindroma Gushin- intoleranc ndaj glukozës. h. Sëmundjet e pankreasit si pankreatiti akut shfaq Diabet tip1 si pasojë e shkatërrimit të qelizave Beta.
  • i. Kanceri i pankreasit.1.8. FIZIOPATOLOGJIA1.9. SHENJAT KLINIKE a) Rënia në peshë. b) Polyuria ( urinim I shpeshtë ). c) Polydipsi ( etje e rritur ). d) Polyfagia ( uria e rritur ). e) Dobësim të shikimit. f) Hiperglicemi g) Hypoglicemi h) Infeksionet urinare, dhe I organeve gjinore. i) Infeksion të lëkures j) Perqindja e lartë e chetoneve në urinë1.10. PASOJAT KLINIKE a. Mungesa e insulinës: Kur sëmundja fillon të shfaqet klinikisht mungesa e insulinës bëhet shumë shpejtë e plotë sidomos te diabetikët e rinjë në moshë (nën 20 vjeç). Në disa raste ekziston një rezervë e vogël me insulinë, por kjo është e pamjaftueshme për t’ju përgjigjur nevojave të organizmit për të. b. Hiperglicemia: Është pasojë e mungesës së insulinës. Glukoza nuk hyn dot në brendësi të qelizave të ( muskulit, indit dhjamor, mëlçis dhe veshkave) me përjashtim të trurit. Glicerina kap shpejt shifrat 3-4 gl dhe vazhdon të rritet në mungesë të mjekimit. c. Poliuria: Glukoza që nuk hyn dot në qelizë fillon të ushtrojë efekt osmotik. Kur kalohet pragu i reabsorbimit renal të glukozës shfaqet glukozuria + poliuria osmotike. d. Polidipsia: Meqë i sëmuri urinon shumë ai dehidratohet dhe kompeson këtë humbje të ujit me rritjen e marrjes së lëngjeve. e. Polifagia: Meqë kemi hiperglicemi qelizat përdoruese të glukozës janë në gjëndje esëll sepse glukoza nuk hyn brenda në qelizë. Kjo uri qelize shkakton rritje të oreksit. f. Dobësimi ( rënie nga pesha) mungesa qelizore e glukozës imponon përdorimin e substancave të tjera energjitike. Kjo shkakton lipolizën dhe katabolozmin e proteinave ku nga vjen dhe dobësimi që është në kontrast me politaginë. Kështu ndërtohet sindroma kryesore e diabetit që është poliuria, podidipsia, politagia + dobësim. + g. Acidota metabolike sasia e joneve H plazmatike shkakton acidozë metabolike. h. Ketoza: Është në raport me lipolizën e cila nga ana e saj shkaktohet nga mungesa e glukozës qelizore.
  • Shkaqet e shfaqjes: a) kur ka mungesë të glukozës. b) dy shkaqet e mungesës qelizore të glukozës janë: mungesa e insulinës dhe mosngrënia. c) tre trupat ketonik që prodhohen janë: acidet aceto-acetike, a beta hidroksi- butirike, acetoni.1.11. EKZAMINIMET KLINIKEEkzaminimet klinike e të sëmurit përfshin ekzaminimin subjektiv dhe atë objektiv: 1. Ekzaminimi subjektiv: nënkupton interrogacion ( të pyeturit ) ku përfshihen; a- Gjeneralitetet. b- Ankesat ( parësore e dytësore ) dhe pyetjet plotësuese. c- Anamnezis morbid ( historia e sëmundjes ). d- Anamneza vitae (historia e jetës personale ). e- Anamneza familjare ( trashgimia ). 2. Ekzaminimi objektiv ( gjendja prezente e pacientit ) ku përfshihen: a- Inspeksioni ( shikimi ) b- Palpacioni ( prekia ) c- Perkusioni (goditja ) d- Askultacioni (degjimi )1.12. DIAGNOZAPërcaktimi I diagnozës së diabetit mellitus tip 1 bëhetnë bazë të shenjave klinike, ekzaminimeve laboratorike sidhe përcaktimi i vlerës së glukozës në gjak.Një individ mund të diagnostikohet si diabetik nëseplotëson njërin nga kriteret e meposhtme: 1. Simptoma klinike të diabetit me një glicemi të rastit të paktën 200mg/dl 2. Glicemia esëll baraz ose mbi 126 mg/l 3. Glicemia 2 orë pas ngarkesës me glukozë mbi 200mg/dl .
  • Glicemia e gjetur në gjëndje septike, traumatike, febrile, cirkulator ose strese të tjera e bëndiagnozën e diabetit të dyshimtë. Kur mungojnë shenjat klinike dhe gjendet një hiperglicemi ecastit së glukozës diagnoza është e dyshimtë. Në këto raste bëhet prova e ngarkesës nga goja.Kjo bëhet edhe tek personat e rrezikuar për diabet sic janë të afërmit e diabetikëve të gradës sëparë, obezët, gratë që lindin fëmijë të vdekur ose bejnë abortë pa shkak të njohur. Metodat përdiagnozën e diabetit tip 1: Në qoftë se vihet diagnoza e Diabetit të shëqerit, ajo nuk hiqet më,sepse nuk ka Diabet që të shërohet vetë. Nisur nga ky fakt një rëndësi të madhe ka zbulimi isëmundjes dhe fillimi i mjekimit të përshtatshëm me qëllim që të parandalohen ndërlikimet e tij. Procesi I diagnozës kalon në tre faza: 1. Faza Analitike: kjo fazë arriet me anë të observimit, ku vëzhgohet pacienit për të dalluar simptomat, me anë të anamnezea, ekzaminimi objektiv dhe subjektiv, kërkimet semiologjike, laboratorike. Gjatë kësaj faze takimi I parë me të sëmurin ka shum rëndësi pasi ai krijon besim te infermieri dhe lehtëson punën për procedurat në vazhdim . paraqitja fizike ka të bëj shum me anën psikologjike të pacientit. Prandaj ekzaminimi I të sëmurit është takimi me nje njeri dhe dialogu me të duhet bër me shum kujdes, duhet të njohim mirë pacientin, rrethanat familjare e shoqërore të tij, në mënyrë që pacienti të krijoj beim te infermieri. 2. Faza e venies në teori: të dhënat e mbledhura që nën kupton mbledhjen e shenjave dhe simptomave në kuadrin logjik dhe ballafaqimin e tij me nje patologjitë njohur. 3. Faza diagnostike: ku përfshihet diagnoza diferenciale dhe ajo definitive. Simptomi nenkupton cdo shenje subjective që jep I sëmuri. Shenja nënkupton cdo crregullim objektiv të manifestuar nga I sëmuri. Sindromi nënkupton nje kompleks shenjash dhe simptomash. Kritetet e diagnozës së Diabetit të sheqerit janë: 1. Anamneza familjare: Vlen të theksohet se Diabeti dhe vecanërisht Diabeti tip 2 ka një bazë të fortë trashëguese familjare, kështu që gjithëmonë ai duhet kërkuar tek familjarët dhe të afërmit e të sëmurit. 2. Infeksionet e ndryshme klinike: mund të shfaqen tek të sëmurët përpara deklarimit të Diabetit. Ndër to përmëndim infeksionet e lëkurës si Furunculat, Pyodermitë, Abseset, Infeksionet e vijave urinare të përsëritura janë shpesh pararëndes të Diabetit. Gjithashtu Diabeti duhet kërkuar edhe te gratë që bëjnë aborte spontane apo që lindin fëmijë me peshë të madhe. 3. Glicemia: Hiperglicemia ka rolin perfundimtar në vendosjen e diagnozës. Gjetja e një glicemie esëll mbi shifrat normale, e përsëritur konfirmon diagnozën e diabetit të sheqerit. Në qoftë se glicemia është midis 110-140 mg/dl, diagnoza është e dyshimtë. Në qoftë se shifra është e dyshimtë, por i sëmuri ka anamnexë familjare për diabet, atëherë për të saktësuar prezencën e diabetit melitus bëhen ekzaminimet e më poshtme: a- glicemia 2 ore pas buke. b- prova e ngarkeses me glukozë.
  • 1.13. FORMAT KLINIKE 1. Diabeti mellitus tip 1 te fëmijët ka këto vençori: Fillimi I sëmundjes është shum shpesh akut, fillon me çrregullime digjestive, dhimbje abdominal pseudo-apendikulare. Remisionet spontane: shërim spontan, me rishfaqje pak a shum pas nje kohe të shkurtër Vështirsia për të përshtatur mjekimin: për shkak të ndryshueshmëris së glicemis te fëmijët. 2. Diabeti mellitus tip 1 tek të moshuarit: Frekuenca e diabetit rritet rregullisht me rritjen e moshes. Ky diabet shfaqet zakonisht pas nje periudhe të gjatë të diabetit të mjekuar me hipoglicemiant oralë. Karakterizohet nga: a- Fillim pothuajse progresiv: zakonisht diabeti behet insulinovartës kur bashkimi I biguanide dhe sulfamideve hipoglicemiante edhe ne doza maksimale nuk lejon më kontrollin e diabetit. Fillimi është më akut kur diabeti I mjekuar pa insulin dekompesohet nga nje virozë, traum ose perdorimi I kortikoideve. b- Simptomatologjia është më pak e theksuar se në moshat e reja , sidomos poliuria dhe polidipsia është më pak e shprehur. c- Objektivat terapeutik: më shum rëndësi ka të pngohen aksidentet acute (acidoketoza,hipoglicemia). 3. Diabeti mellitus tip 1 te gratë shtatzanë: kur diabeti tip 1 është I njohur te gratë shtatzanë ose gruaja që dëshironë shtatzaninë ëhtë e domosdoshme të bëhet insulino terapia intensive. Qëllimi I insulin terapisë është të mbajë gliceminë në vlera normale që të shmangen komplikacionet e sëmundjes te nëna dhe te fëmija.1.14. MJEKIMIDiabeti mellitus tip 1 mjekohet me insulinë, pra kjo formë e diabetit është e varur nga insulinadhe që quhet ndryshe diabeti i fëmijëve dhe i të rinjve nën moshën 40 vjeç. Ky kontigjent përbnrreth 20% të djabetikëve. Duhet theksuar fakti se edhe në këtë formë insulina nuk është gjithcka,mjafton të marrë insulinë dhe u mjekua diabeti. Për këtë arsye edhe në diabetin insulinovartësmjekimi është kompleks, i gjithanshëm dhe që konsideron në katër drejtime 1. Djetë e përshtatshme . 2. Mjekim korrekt me insulinë. 3. Aktivitet fizik i përshtatshëm . 4. Autokontrroll, vetëkontrroll.
  •  Mjekimi medikamentozë I diabetit tip 1:Diabeti i insulovartës kërkon medomos insulinë sepse ka mungesën e saj. Insulinat janë disallojesh: 1. Insulina me veprim të shpejtë Ordinere: Është një insulinë me veprimë të shpejtë.Ajo mund të jepet sc, im, iv veprimi i saj fillon 10-15 minuta pas injeksionit arrin maksimumin pas një orë dhe efekti zgjat 4-8 orë . 2. Insulina me veprim të mesëm (SEMILENTE): Kjo insulinë fillon veprimin pas 45 minutash, arrin maksimumin pas 2 orësh dhe veprimi i saj vazhdon 8-12 orë. 3. Insulina me veprim të vonuar (LENTE, ULTRA LENTE, PROTAMIN ZINK): Veprimi i këyre insulinave është i vonuar, efekti fillon pas 2 orësh arrin maksimumin pas 12 orësh dhe efekti i tyre zgjat rreth 24-32 orë, kurse insulinat ultra lenta kanë një efekt më të vonuar 1 mililitër = 40UI Insuline dhe 1 mililitër = 100UI InsulinëPerferohen më shumë Insulinat me veprim më të shpejtë sepse bejnë një kontrroll më të mirë tëglicemisë por duhet patur parasysh efekti i shkurtër i tyre dhe për këtë lind nevoja që ato tëkombinohen me Insiulinë më veprim të mesëm.Sipas vakteve të bërjës së insulinës këshillohet si me poshtë: 1. Mengjes-Insulinë ordinere. 2. Drekë-Isulinë ordinere. 3. Darke-Insulinë semilenteGjatë bërjes së insulinës te të sëmurët me diabet insulinovartës duhe të kihen parasysh dhe tëzbatohen me korrektësi elmentët e mëposhtëm : a. Dozat e mëngjesit duhet të jeneë më të larta se të tjerat sepse edhe hormonet si Somatrotropi dhe Cortizoli janë më të larta në mëngjes . b. Doza e darkës duhet të jetë më e vogël për të parandaluar Hipoglicemit gjatë natës . c. Shtimi ose ulja e dozës së insulinës duhet të bëhet me 2UI. d. Insulina bëhet subcutan dhe nuk lejohet bërja në të njëjtin vënd disa herë sepse jep Liporistofi të dhimshme nga njëra anë dhe pengon thithjen e insulinës nga ana tjetër. Prandaj dhe këshillohet që injeksionet të bëhen në vende të ndryshme në mënyrë të njëpasnjëshme si nen lekurën e barkut, kofshëve dhe krahëve. e. Kujdes Hipoglicemitë nga insulina. Hipoglicemitë nga insulina ndodhin në rastet e mëposhtme : a. Dozimi jo i mirë i insulinës. b. Mosmarrja e plotë e ushqimit (mungesa e oreksit ). c. I sëmuri e bënë vëtë insulinën . f. Faktorët që nisin nevojën për insulinë janë : a. Infeksionet e ndryshme . b. Vatrat e ndryshme infeksioze (dentale dhe orale) c. Barra
  • d. Ndërhyrjet e ndryshme kirurgjikale e. Chushingu dhe Acromegalia. Preparatet e insulinave Tipet e insulinave Efekti në orë Fillimi Piku Zgjatja E shpejt Humalog 0.25 1-2 3-4 Pronto 0.25-1 2-6 4-12 Semilente 0.23-1 3-6 8-16 E ndërmjetme NPH 1.5-4 6-16 12-24 Lente 1-4 6-16 12-28 E zgjatur Ultralente 3-8 14-24 24-48 Protamin Zn 3-8 14-24 24-48 Ekujlibri glicemikNormalizimi I glicemisë me anë të insulinterapisë. Qëllimi I insulinoterapisë është, pra të harrietekujlibri më I mirë I mundshëm duke zgjedhur insulinoterapin më të përshtatshme, dukepërshtatur sa më mirë insulinoterapinë me ndryshimet fiziologjike të glicemisë së provokuar ngaushqyerja dhe ushtrimet fizike. InsulinoterapiaPergatitja e insulinave. Deri para dhjetvjecarit të fundit dy tipe të insulinës së përdorur ishin meorigjinë nha lopa dhe dërri. Ato ndryshonin nga insulin humane vetëm nga 2 ose 3 aminoacide.M.gj.th se këto ndryshime shkaktonin shfaqjen e natitrupave anti-insulin. Prej disa vitesh, kafilluar që krahas insulinave animale të përdoren insulinat me strukturë indetike me insulinathumane. Ato sintetizohen ose nga insulinat e derrit në të cilën zëvendësohet aminoaciti specificpër derrin (alanina) me ekujvalentin e tij human (treonina). Kjo insulin ka të njëjtin strukturkimike si insulin humane dhe pikërisht nuk shkakton shfaqjen e antikorpeve.
  • Përshtatja e terapis me insulin Glicemi Insulina pronto (unike) Shoqëruar me insulin të ndërmjetme Mmol mg/dl Mengjesi Darka 2.8 - 5.5 51 – 100 8 4 5.6 - 8.3 101 – 150 10 5 8.4 - 11.1 151 – 200 12 6 11.2 - 13.9 201 – 250 14 7 14.0 - 16.6 251 – 300 16 8 > 16.6 >300 20 10 Konservimi I insulinaveInsulinat janë hormone që duhen ruajtur mirë. Faktorët që duhen patur parasysh në ruajtjen einsulinave janë: a. Drita inaktivizon hormonin. b. Temperatura, flakoni duhet të ruajtur në temperature ambjentale, ndërsa insulin rezerv duhet ruajtur në frigorifer. c. Tundja fovarizon formimin e agregateve. d. Fërkimet e murëve të flakonit mund të preceptojnë insulinën. e. pH, aciditeti rrit stabilitetin e insulinës. Përzierja e insulinavePërzierja e insulinave lejon të përmirësohet konforti I të sëmurëve duke zvogëluar numrin einjeksioneve. Përzierjet mund të realizohen nga I sëmuri ose të jenë të parapërgatitura. Masat qëduhen marë kur përzihet insulin bëhen vetë, si: a. Është më mirë të përdoren insulinat e të njëjtës mark, por kjo nuk është e detyrueshme. b. Të merret në fillim insulina me veprim të shpejt, pastaj insulin me veprim të vonuar. c. Të injektohet përzierja menjëher pas përgatitjes. d. Mos të përzihen insulinat me zink me ato me proxaminë.
  •  Teknikat e injektimit të insulinës. 1. Shiringat dhe majat: Për injeksionet e insulinës përdoren shiringa të posaçme të montuara me maja shum të holla. 2. Injector në formën e stilolapsit: Janë shiringa në formë stilolapsi ( Novapen 3 ). Ato përbëhen nga rezervuari I insulinës piston dhe sistemi matës I dozës që injektohet dhe një gjilpër e hollë. 3. Injeksioni I insulinës: të gjitha format e insulinës kanë të njëjtin efekt hipoglicemiant. Doza totale për cdo individ ndryshon nga 0.7 – 0.9 U/kg në ditë. Disa individ sidomos në fillim të sëmundjes kanë nevoja më të vogla doze ( 0.4U/kg ditë ), kjo sepse ato kanë akoma rezerva insulin pankreatike. Shpërndarja ditore e insulinës ka si funksion të arrihet maksimumi I ekujlibrit për të marrë efikasitetin maksimal. Shpërndarja e insulinoterapisë duhet të studiohet jo vetëm në funksion të nevojave teorike totale por edhe në funksion të aktivitetit fizik dhe të ushqyerjes së të sëmurit. InsulinorezistencaFlitet për insulinorezistenc kur nevojat për insulin tejkalojnë 1.5 – 2 U/kg në ditë. Kjo është nëraport me antikorpet antiinsulin dhe kërkon përdorimin e insulinës humane në vënd të asajanimale si dhe bërjen e shume injeksioneve me insulin të shpejt në ditë dhe ndonjëher mjekimme kortikoid ose me imunosuspresor. Mjekimi dietik I diabetit mellitus tip 1: Ushqimet dhe diabeti. Zgjedhja e ushqimeve Ne diabetin mellito një ushqim I saktë është themelor dhe I rëndësishëm. Një dietë e crregullt bën të pamundur ekuilibrin e përshtatshëm metaboli. Në fakt ekzistojnë tre tipe ushqimesh: 1. Karbohidratet ku futet sheqeri I thjeshtë dhe sheqeri I përbërë 2. Proteinat shtazore (mish, peshk) dhe bimore (perimet). 3. Yndyrnat shtazore (gjalpi ,dhjami I derrit) dhe bimore (vaj udhiri, misri, etj). Zgjedhja e ushqimeveQumështi dhe produktet e tij: këshillohet përdorimi I qumështit të skremuar dhe e kosit payndyrë.
  • Djathi: vetëm një hërë në javë ,këshillohet përdiorimi i djathërave me pak yndyrë, jo tëfermentuar.Vezët: përdorimi I tyre është shumë I rëndësishëm por nuk duhet ti kalojë 2 vezë nëjavë,mudësisht të gatuara surbull, të ziera , po të paraqitet nevoja edhe të skuqura .Sallami: vetëm një hërë në javë , mund të përdoren vetëm proshutë (pa pjesën e dhjamit) crudodhe bresaula.Peshku: të paktën 3 herë në javë. I freskët e frigoriferi është një ushqim I mirë I pasur meproteina. Këshillohet që të gatuhet në skarë, I zier ose në furrë. Përvec proteinave, peshkupërmban yndyrëra poliinsaturi që ndihmojnë në pakësimin e nivelit të kolesterolit në gjak.Mishi: jo me shumë se 2-3 herë në javë. Vici, pule, gjeldeti, lepur, derri pa dhjam etj. KeshillohetI zier, në sgarë, ose në furrë.Brumrat: orizi, makaronat, buka, patatet, janë ushqime të pasura me sheqer, përdorimi I tyreduhet të jetë I kontrolluar dhe nuk duhet të përdoren dy tipe në një vakt. Është e pranuar buka ezakonshme ose e zezë, jo fetat e thekura ose galetat. Patatet duhet të përdoren sa më pak të jetë emundur sepse nxisin rritjen e shpejtë të glicemisë.Zarzavatet; te gjitha perimet mund të konsumohen lirisht gjatë ditës.Perimet: perimet (groshët, thierrzat, bathët, qiqërrat) mund të përdoren në vend të bukës osemakaronave.Frutat: jo me shumë se 2 fruta në ditë. Lejohen të gjitha frutat e freskëta të stinës, nëse është emundur me lëkurë. Këshillohet që të shmangen bananet, hurmat, fiqt, rrushi, gështenjat si dhefrutat e thata ose me sherbet(kompostot).Ëmbëlsirat: mjalti, cokollatat, tortat, biskotat, akulloret nuk mund të përdoren. Për tëzëvëndësuar sheqerin mund të përdoret laspartame. Ne shtatëzani kjo nuk këshillohet.Pijet: nuk lejohen birra, pije alkolike, vera, lëngjet e frutave të paketuara, pijet freskuese. Ujinatyral mineral mund të pihet sipas dëshirës gjatë ditës.Vaji: këshillohet vaji I ullirit, me masë.Të ndryshme: lejohet përdorimi I aromave natyrale (borziloku, rozmarina, majdanozi etj). Nukduhet të përdoren mustardat e frutave, majonezi.
  •  Pema e ushqimeve që duhet të përdor një diabetik Rregullat dietetikeKaloritë përcaktohen në funksion të peshës. Regjimi duhet të jetë hipokalorik vetëm në rastet embipeshës. Shperndarja e vakteve ka për qëllim të shmangë ngarkesën e madhe me glucidemenjëherë mbas ngrënies dhe hipoglicemitë e mëvonshme.Këshillohen 3 vakte kryesore dhe 2 vakte të ndërmjetme: Mëngjes 20% Në orën 11(10%) Dreka 30% Në orën 17(10%) Darka 20%Dicka para gjumit mund të meret për të shmangur hipoglicemin gjatë natës. I sëmuri me diabetduhet të zbatojë disa rregulla si : Ndalimi I duhanit, alkolit dhe shmangia e jetës sedentare.
  • 1.15. PROBLEMET QE MUND TE HASENNëse pasi të jenë marë medikamentet hipoglicemiant dhe personi diabetik nuk ha vaktin, hapak,ha me vonë,bën një sforcim të madh fizik, pi alkol me stomak bosh , mund të ndodh qëzvogëlimi I sheqerit në gjak të jetë shumë më poshtë se vlerat normale (hipoglicemi me vlerë tëglicemisë <50 mg/dl). Në të kundërt, në qoftë se nuk bëhet një mjekim I përshtatshëm, nuk Ikushtohet vëmëndje ushqimit, një rritje e sheqerit në gjak , në rastë ngjarje të stërmundimshme ,si sëmundje,mund të shfaqet hiperglicemia. HypoglicemiaNiveli I ulët I sheqerit në gjakKujdes kur pacienti ka: Djersitje të shtuar Të dridhura Rrahje të shpejta te zemres Uri Debulesë Zbehtësi Vështirësi përqëndrimi dhe mendimi Errësim I shikimit Ndryshim I humorit Përgjumje dhe crregullime mendoreShkaqet: Bërja e një njësie të tepërt insuline Të ushqyerit e pakët Vonesë në ngrënien e vaktit Lodhje e madhe fizike Alkoli/ilacetCfarë duhet të bëjë pacienti.Personi diabetik duhet të hajë dhe të pijë ushqime që përmbajnë sheqer,për shembull;3 zoletësheqeri ose një limonatë të shoqëruar me një panine ose biskotë. HiperglicemiaNiveli I lartë I sheqerit ne gjakePacienti duhet te kete kujdes kur ka: Shtim të etjes Shtim I sasisë së urinës Lodhje Shqetësime Rënie në peshë
  • Përqindje e lartë e chetoneve në urineShkaqet: Dozë e pamjaftueshme insuline Nuk është bërë insulin Gabime në dietë Sëmundje Stërmundim Pak ushtrime fizike në krahasim me ato që bën zakonishtCfarë duhet të bëjë pacienti: Analizë glicemie në gjak Analizën e urinës për trupat ketonik1.16. KOMPLIKACIONETDiabeti I pamjekuar ose I mjekuar keq krijon në mënyrë të sigurt ndërlikime. Tre jane rreziqetmë të shpeshta e më të rënda : Infarkti I miokarditAi nuk vjen në mënyrë të papritur,por përkundrazi,ka dhënë gjatë një kohe relativisht të gjatë njësërë sinjalesh që I sëmuri nuk ka ditur ti dëshifrojë , ose nuk I ka marrë parasysh. Një nga këtoështë dhimbja e fortë shtrënguese që shfaqet në gjoks për pak minuta dhe kalon vetvetiu. Atëcastë I sëmuri ndjenë sikur I bllokohet frymëmarrja. Mund të këtë pak djersë , mpirjen të krahuttë majtë, e cila përsëritet prapë dhe zakonisht ndodh kur ngjit shkallët, kur vrapon, kur ecënkundër erës. I sëmuri qëndron , clodhet pak dhe ajo kalon. Ajo shfaqet kur flet gjatë , pasemocioneve. Më pas edhe në qetësi ,në gjumë, pas të ngrënit. Dhe sëmundja përparon. Në tëgjitha këto raste ajo ka dhene sinjale , por I sëmuri nuk I ka kuptuar dhe perfillur ato. Këto shenjapërbëjnë atë që quhet stenokardi. Sinjalet e mësipërme dëshmojnë se muskulit të zemrës nuk Ishkon gjak sa duhet , sepse tubi I arterieve është nga brenda prej pllakave arteriosklerotike. Arterioskleroza e arterieve koronareArterioskleroza e arterieve koronare , mund të zbulohet që nëfazat më të hershme. Elektrokardiogrami është një nga mënyratmë të thjeshta që mund të përdoret. Por e bërë vetëm një herëdhe sidomos në gjendje qetësie, kur I sëmuri nuk ka krizazemre, ajo mund të dale normale. Ddo diabetik, pavarësisht ngaforma e diabetit apo mjekimi që përdor, sidomos kur është mbi40 vjec, e ka të domosdoshme të bëjë përpara se të jenë shfaqurshenjat e stenokardisë një kntrolle me ane të një prove më tësaktë (prova ushtrimore e bicikletës). Qe behet për zbulimin e hershëm të ketij crregullimi.
  •  TrombozaDiabetikët që pësojnë dëmtime në arteriet cerebrale (trombozë apo hemoragji të tyre), janë tërrezikuar për jetën. Këto dëmtime të rënda vënë në rrezik jetën e të sëmurit , pasi edhe në rastetkur kalojnë mirë, lënë prapëseprapë pasoja (paraliza), aponjë sërë defektesh të tjera. Edhe gjatë këtyre dëmtimeveprocesi zhvillohet njësoj si në arteriet e zemrës , me po atëngadalësi e fshehtësi. Megjithëatë , as këtu aksidenti nukndodh papritur , ai jep për shumë kohë shenja ,sinjale tëherëpashershme. Një vizitë e thjeshtë te okulisti mund tezbulojë në fundin e syrit shenja të sklerozës së arterieveretinal.Shenjat paralajmeruese Mpirje e lehtë në gjymtyrët e një ane Mpirje e buzës apo e gjuhes Marrje mëndësh për pak caste Ndjenjë boshllëku Vështirësi në të folur vetëm për pak caste Zhurmë në vesh e shoqëruar ose jo me përzierje të lehtë Humbje për një castë të shikimit Miza të shndritshme para syve Dhimbje koke e përqëndruar vetëm në një anë Pasiguri në ecjeSecila prej këtyre shenjave zbulon caste të mos furnizimit me gjak në zona të caktuara të trurit ,sipasojë e ndryshimeve arteriosklerotike të arterieve që cojnë në të. Prandaj, marrja e masave nëkëtë kohë është vendimtare për të shpëtuar jetën e të semurit. Gangrenat në këmbëEdhe në trombozën e arterieve të gjymtyrëve të poshtëm , që shkakton deri në gangrenizimin etyre , ngjarja zhvillohet në të njëjtën mënyrë. Këtë hërë dëmtimi ndodh në arteriet e këmbës.Këto arterie , ndryshe nga të parat mund të vrojtohen më lehtë. Gangrenat në gishtat e këmbëvetë diabetikëve janë ndërlikime të shpeshta, të rënda dhe invalidizuese, që I detyrojnë ata tëqëndrojne për muaj të tërë në spital. Mbyllja e arterieve dhe gangrena nuk zhvillohen papritur ,por për një kohë tëgjatë , duke dhënë shenja paralajmëruese.Shenjat paralajmëruese Dhimbja që shfaqet papritur në pulpat e këmbëve gjatë ecjes ,gjë që e detyron të sëmurin me pas të calojë. Ky sinjal zhduket vetvetiu , por ai përbën një nga shenjat
  • paralajmëruese më domethënëse për atë qe mund të ndodh më pas. Kjo shenjë tregon se qarkullimi në arteriet e këmbëve është penguar e nuk bëhet sic duhet. Këmbët e ftohta e që nuk ngrohen as me corape leshi e që e detyrojnë të sëmurin të vërë borsa me ujë të nxehtë . Shumë herë e paralelisht me mosqarkullimin e mirë të gjakut është I dëmtuar dhe rrjeti nervor e I sëmuri nuk ndjen nxehtësinë dhe mund të digjet, pa I dhimbur, nga borsa me ujë të nxehtë. Djegia mund të krijojë plagë jo vetëm që nuk mbyllen , por enjten dhe përparojnë duke shpejtuar gangrenën. Plagët në këmbë të një dibetiku të tillë dhe të diabetikëve në përgjithësi janë te rrezikshme. Ato mund të shkaktohen nga këpucët e ngushta, kallot, gërvishtjet e shpimet kur ecim zbathur, këpucët me majë, nga prerja pa kujdes e thonjëve etj. Dobësimi e më pas zhdukja e pulsacioneve në arteriet e këmbëve ështe një shenjë objective që paraprin këto ndryshime. Komplikacione të tjera janë: Retinopatia: është një term pergjithësues I te gjitha crregullimeve te retinës. Këto crregullime mund të shkaktojnë humbje të rëndë të shikimit ose të shkaktojnë verbim të plotë . Indivdet me diabet kane nje rrisk me te larte per komplikime ne sy. Pjesa me e madhe e diabetikëve paraqiten me retinopati por ka dhe raste me shqetësime të vogla në sy. Nefropatia: është semundja e veshkave, e cila ndodh kur veshkat nuk funksionojnë më. Semundja e veshkave nga diabeti zhvillohet shumë ngadalë,pas shumë vitesh dhe ndodh më shpesh tek njerëzit që vuajnë nga diabeti prej 20 vitesh. Neuropatia: ësht dëmtimi I nervave. Prekja e sistemit nervor mund të jetë shumë më e gjerë, në të njejtën kohë në nervat periferikë, ashtu dhe në nervat e organeve të brendshme. Neuropatia diabetike është komplikacioni më I shpeshtë ,I cili dëmton nervat duke përjetuar ndjesi si dhimbja. Hipertensioni: është rritja e presionit te gjakut. është një faktor rriskues I rëndësishem për zhvillimin dhe përkeqësimin e shumë prej komplikacioneve te diabetit,përfshirë crregullime te shikimit dhe të veshkave. Dislipidemia: është karakterizuar shpesh nga trigliceridet e rritura dhe LDL kolesterolin e ulet.Hipertriglicemia dhe kolesteroli I ulet përbëjnë së bashku një faktor rrisku.Pacientët me diabet të tipit 2 jane 2-4 herë më të rriskuar për të zhvilluar CDH sesa pacientët jodiabetike. Infeksionet: Diabeti mund të fshihet pas infeksioneve të përsëritura të tilla si infeksione qelbëzuese të lëkurës, infeksione urinare (me ose pa djegie gjatë urinimit), turbekuloz, infeksione në organet gjenitale, mukoza (që shfaqet me të kruara të “vetes”), infeksione të mishrave të dhëmbëve, të bajameve, sinuzite e sëmundje të gojës në përgjithësi, infeksione të mushkërive, bronkeve, rrugëve të tëmthit, të thonjve të këmbëve etj
  • Truri---------------------Iktus (hemoragji cerebrale) Sytë----------------------sëmundje e retinës (retinopatia)Zemra--------------------infarktveshkat-------------------funksiomim joi rregullt i veshkavesistemin------------------nervormosfunskionimi organit mashkullorgjymtyrët e---------------poshtëmesëmundje qëmbyll arteriet e këm
  • Kapitulli II2.Nderhyrja infermierore2.1. KUJDESI INFERMIERORKujdesi infermjeristik në të sëmurët me diabet sheqeri përbën një nga halkat më të rëndësishmetë ndjekjes së këtyre të sëmurve ,qoftë për sa i përket djetës apo mjekimit medikamentoz përpakësimin e shqetësimeve në këta të sëmurë , ashtu edhe për parandalimin e ndërlikimeve tëafërta apo të largëta të djabetit. Duke qenë se diabeti është një sëmundje metabolike hereditarekronike që karakterizohet nga një Hiperglicemi e qëndrueshme dhe , duke ditur faktin qëhiperglicemia e qëndrushme jep dëmtime lineare pra në vazhdimsi. Sa më e lartë të jetë glicëmia,aq më të shprehura bëhen demtimet dhe sa më e ulët të jet ajo më shum minimizohen dëmtimet.Në këto kushte rëndësi parsore merr zbulimi i sëmundjes duke njohur më së miri shenjat kliniketë sëmundjes që jane poluria- polidipsai-polifagia të shoqëruara këto me Hiperglucemi dheglucozuri. Obeziteti dhe fëmijët e lindur mbi peshë përbëjnë subiekte ku duhet dyshuar përdiabet.Tek të sëmurët me diabet kujdesi kryesor qëndron në njohjen e shenjave të ndërlikimeve sidëmtime të lëkurës, zemrës, veshkave, në sy, në sistemin neuromuscular, në traktingastrointestinal.2.2. KUDESI PËR LËKURËN DHE MUKOZATJanë më të prekshme nga mikrobet. Këta të sëmurë mund të kenë inflamacion të lëkurës midisgishtave për praninë e infeksionit (flluska të enjtura, të skuqura me kufi të përcaktuar qartë), qëvjen si rezultat I lagështirës dhe nivelit të lartë të sheqerit që ndihmojnë në kultivimin e mykut.Kujdesi konsiston në higjenën personale, larja më e shpeshtë vecanërisht personat që djersitendhe pas larjes thahet lëkura me peshqirë të pastër. Infemieri këshillon pacientin dhe kontrollongjunjët dhe brrylat për grumbullimin e qelizave dhjamore (prania e njollave të verdha)kontrollon pjesën e lëkurës që është ngjitur me thonjtë për inflamacion apo nekrozë. Thonjtë janëtë trashë dhe të ashpër. Duhet të mësojmë pacientin të mos mbajë thonjë të gjatë, ti tregojëmënyrën e prerjes së tyre (thonjtë e këmbës priten drejt me qëllim që të mos futen cepat në mishsepse ata persona kanë humbur ndjesinë e ndjeshmërisë), dhe pas prerjes së tyre të dezinfektojëvendin.
  • 2.3. KUJDESI PËR GOJËNHigjena e gojës ka rëndësi të madhe. Këshillohen për larje të shpeshtë të dhëmbeve. Duhenkontrolluar mukozat e gojës dhe të gjuhës për praninë e stomatiteve, të dhëmbëve të prishur dhenëse kanë problem duhen drejtuar te stomatologu.2.4. KUJDESI PËR SYTËDiabetiku dërgohet periodikisht tek mjeku okulist për fundusokuli, për të kontrolluar qartësinë eshikimit, për praninë e njollave hemoragjike, si dhe infeksione të ndryshme dhe nëse ka tendencëpër infeksione, infermieri duhet të kujdeset për higjenën dhe mjekimin e syve duke I bërëkompresa dhe shpëlarje me solucion fiziologjik.2.5. KUJDESI PËR SISTEMIN KARDIOVASKULARDuhen vlerësuar shenjat dhe symptomat e sëmundjeve kardiovaskulare, vëzhgohet nëse I sëmuriankon dhimbje gjoksi, dispne, crregullime të ritmit. Duhen matur rregullisht shenjat vitale (pulsi,T.A ) pasi këta pacient janë të prirur për infarct akut të miokardit.2.6. KUJDESI PËR SISTEMIN URINARDëmtimi I veshkave vërehët sidomos tek pacientët që mjekohen me insulin dhe që vuajnë ngadiabeti për një kohë të gjatë. Duhet të kontrollohen rregullisht analizat e urinës 24 orëshe përproteiuri ( në faza të avancuara). Në këtë fazë të dëmtimit të veshkave kemi dhe rritje të tensionitarterial. Duhet observuar I sëmuri për edemë në këmbë, fytyrë ndoshta mund të jetë e përhapurnë të gjithë trupin.2.7.KUJDESI PËR SISTEMIN NEUROMUSKULARDuhet observuar I sëmuri për dëmtime të sistemit nervor si mpirje, dridhje, cpime të duarve,këmbëve.2.8. KUJDESI PËR SISTEMIN GASTROINTESTINALObservohet I sëmuri për crregullime të këtij sistemi si konstipacion, diarre etj.2.9. OBSERVIMI PËR PROBLEME SEKSUALETek femrat si ifeksione vaginale, crregullime menstruale, mosfunksionim I aparatit riprodhues,përkeqësim I ejakulacionit si dhe impotenca seksuale tek meshkujt. Në këtë rastë informohetmjeku. Duhet përgatitur I sëmuri dhe baza materiale për marrjen e analizave të ndryshme, sipassistemeve që preken, sidomos glicemi esëll dhe dy orë pas buke, glukozurinë e 24 orëve. Duhetmbledhur dhe verifikuar kryerja e analizave të caktuara nga mjeku si dhe të shoqerojë pacientinnë ekzaminimet dhe konsulta si grafi pulmonare, angiografi, urografi, fundusokuli, EKG,konsulta gjinekologjike, dermatologjike, stomatologjike. Duhet verifikuar nëse pacieti ka apo jokartën e identitetit dhe të kujdeset të paisë të sëmurin e diagnostikuar për herë të parë ( e cilanevojitet kur bie në komë për ti dhënë ndihmën e parë e shpejtë). Infermierja duhet të zbatojë mekorrektësi mjekimin e caktuar nga mjeku për sëmundjen bazë dhe komlikacionet.
  • Për të ruajtur ekulibrin diabetik ka rëndësi të vecantë dieta dhe kontrolli I peshës trupore që ështëbaza e kujdesit.2.10. KËSHILLA 1. Personat me diabet duhet te kontrollojnë vazhdimisht peshën 2. Nje diabetik nuk duhet ti harrojë asnjëhërë mjekimet 3. Nuk duhet të harrojë vaktet pa ngrënë (edhe kur është në kurën e rënies në peshë) 4. Të pijë ujë pa nguruar sa herë që I pihet 5. Duhet të kufizojë sheqernat e rafinuara 6. Duhet të rrisë sasinë e fibrave në dietë 7. Yndyrnat duhet të jenë vajra me nje lidhje dyfishe 8. Të marrë vetëm një tip karbohidrati në vakt 9. Zarzavate cdo ditë cdo vakt 10. Jo më shumë se dy kokrra frut në ditë 11. Të mos pijë kurrë alkol me stomak bosh 12. Të hajë disa vakte gjatë ditës (duke mos kaluar sasinë kalorike ditore) kjo gjë lejon që të paksohet uria e papritur dhe përmirëson glicemin 13. Është I rëndësishëm një aktivitet fizik ditor të paktën 30 minuta në ditë (një xhiro me bicikletë, një shëtitje) 14. Disa ilace si glinidet shkaktojne sekretim të shpejtë të insulinës, prandaj duhet të merren para buke dhe ndihmojnë kontrollin e glukozës pas ngrënies.