Your SlideShare is downloading. ×
Uji doc,, peci
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×

Thanks for flagging this SlideShare!

Oops! An error has occurred.

×
Saving this for later? Get the SlideShare app to save on your phone or tablet. Read anywhere, anytime – even offline.
Text the download link to your phone
Standard text messaging rates apply

Uji doc,, peci

1,603
views

Published on


0 Comments
0 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

No Downloads
Views
Total Views
1,603
On Slideshare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
2
Actions
Shares
0
Downloads
24
Comments
0
Likes
0
Embeds 0
No embeds

Report content
Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
No notes for slide

Transcript

  • 1. Uji Mbi Dy të tretat e sipërfaqes Së lëmshit tokësor janë të mbuluara Me ujë, 97,2% e të cilit ndodhet në pesë oqeane. Shtresa e akullt në Antarktik Përmban 90% të të gjithë ujit të embel të planetit. Uji avullues atmosferik mund të shihet në forme rreshje e cila shkakton bardhësinë e tokës. Uji në formën e tij të pastër, është lëng pa shije dhe pa erë. Ai është i domosdoshëm për të gjitha format e jetës dhe njihet edhe si tretësi më i gjithanshëm. Pa të, jeta siç e njohim ne, do të ishte e pamundur. Duket i pangjyrë në sasi të vogla për syrin tonë, megjithëkëtë mund të shihet si i kaltër në sasi të mëdha ose me vegla shkencore. Uji është një lëngu më i përhapur në tokë. Formula kimike e tij është H2O. Gjendet më tepër në oqeane dhe kësulat e akullta polare, por edhe në re, lumenj. Në planetintonë, uji është në lëvizje të vazhdueshme qarkulluese duke përfshirë avullimin, reshjet dhe derdhjen në det. Uji i përshtatshëm për t´u pirë nga njeriu quhet ujë i pijshëm. Uji që nuk është i përshtatshëm për t´u pirë, por që nuk është i rrezikshëm për njerëzit dhe quhet ujë i sigurt. Ky burim natyror po bëhet gjithnjë e me tepër më i pakët në disa vende, dhe sigurimi i tij është shqetësim i madh shoqëror dhe ekonomik. Uji ka formulën kimike H2O që domethënë se një molekulë uji përbëhet nga 2 atome hidrogjen dhe një oksigjen. Mund të përshkruhet jonikisht si HOH, me jonin hidrogjen (H+ ) i lidhur me grupin hidroksid (OH− ). Uji është në ekuilibër dinamik midis gjendjes së gaztë dhe asaj të lëngët në temperaturë dhe trysni standarde. Uji në vetvete është pa shije dhe pa ngjyrë por në kontakt të gjatë me ajrin lidhet me dyoksidin e karbonit (CO2) dhe merr një shije të athët acidi karbonik që nuk është i mirë për shëndetin.
  • 2. Në shkenca uji quhet ndryshe edhe tretësi universal dhe është e vetmja substance e pastër qe gjendet ne natyre ne te tria gjendjet e lendes. Vetitë tretëse Uji është një tretës shume i mire dhe tret shume lloje substancash. Substancat qe treten mire ne ujë quhen hidrofilike, mund të themi janë mike të ujit.Substancat qe nuk treten mire ne ujë quhet hidrofibike mund të themi se kanë frikë nga uji. Anomalia e ujit Uji gjatë ftohjes tkurret në mënyrë lineare deri rreth temperaturës + 4 °C. Pastaj në mënyrë jolineare fillon tkurrjen dhe në temperaturën + 4 °C arrin densitetin më të madh prej 1kg/L. Me ftohjen e mëtejshme densiteti i tij nuk zvogëlohet, por për habi zmadhohet gradualisht dhe në pikën e shkrirjes uji ka densitet më të madh se në temperaturën + 4 °C. Kjo dukuri quhet anomalia e ujit. Fjala anomali do të thotë sjellje jashtë parimeve. Veçoritë termale 1- Siç dihet të gjitha lëndët kur humbasin nxehtësi, tkurren. Edhe lëngjet që njihen, me rënien e temperaturës tkurren dhe humbasin vëllim. Me uljen e temperaturës rritet dendësia dhe kështu që ato pjesë që janë më të ftohta bëhen më të rënda. Për këtë arsye gjendjet e ngurta të lëngjeve janë më të rënda se gjendjet e tyre normale të lëngëta. Uji në të kundërt të të gjitha lëngjeve tkurret deri në një rënie të caktuar temperature (+4oC) dhe më pas menjëherë në mënyrë të papritur fillon të bymehet. Kur ngrin, bymehet edhe më tepër. Për këtë arsye gjendja e ngurtë e ujit është më e lehtë se gjendja e tij e lëngët. Pra, akulli në vend që të notojë në ujë sipas ligjeve faktikisht "normale" të fizikës duhet të fundoset në fund të tij. 2- Me shkrirjen e akullit apo me avullimin e ujit tërhiqet një sasi nxehtësie nga përreth. E kur ndodh e kundërta e kësaj, jepet nxehtësi jashtë. Ky veprim përfaqëson atë term fizik që ne e quajmë "nxehtësia e fshehur".Të gjitha lëngjet zotërojnë nxehtësi të fshehur. Vetëm se kjo nxehtësi e ujit konsiderohet si më e larta e të gjithave. Në temperatura normale vetëm amoniaku zotëron një energji të fshehtë ngrirjeje më të lartë se uji. Në nxehtësinë e fshehtë në avullim asnjë lëng nuk mund të matet me ujin. 3- "Kapaciteti termal" i ujit, pra, sasia e nxehtësisë (energjisë) së duhur për të rritur një gradë temperaturën e ujit është më e madhe në krahasim me të gjitha lëngjet. 4- Përcjellshmëria termale e ujit, pra, aftësia e përcjellshmërisë së nxehtësisë në krahasim me lëngjet e tjera është pothuajse 4 herë më e madhe. 5- Përcjellshmëria termale e gjendjes së ngurtë të ujit, pra, borës dhe akullit, është e ulët.
  • 3. Përmbajtja e ulët Minerale - Ujë i lehtë Uji duhet të jetë i lehtë dhe pak i mineralizuar. Sasia e mineraleve të tretura në ujë është një tregues bazë për ujin mineral natyral, paraqitur në etiketë në formën e parametrit “Mbetje e thatë në 180˚C në mg / l". Sa më e ulët të jetë kjo vlerë, aq më i mirë është uji. Ujërat me mbetje të thatë nën 150 mg/l konsiderohen ujëra të lehtë. Rëndësia e Mineraleve Uji duhet të jetë i pasur në minerale të dobishme për trupin e njeriut. Ndër mineralet e dobishme përmenden: Magnezi që mbron zemrën, veshkat, sistemin muskular dhe ndihmon tretjen, Kalciumi si element integrues i kockave dhe i rëndësishëm për sistemin dentar, Bikarbonatet në sasi të konsiderueshme ndihmojnë tretjen dhe janë pozitive për asimilimin e energjisë në formën e duhur, etj. Substancat që duhet të jenë prezente në sasi të limituara janë Natriumi i cili në sasi të mëdha pengon proçesin e qarkullimit të ujit në organizëm, Nitratet që janë substanca ndotëse dhe gjithashtu produkti nuk duhet të shfaqë asnjë prezencë Nitritesh.
  • 4. PESË GJËRAT QË NUK I KENI DITUR PËR UJIN Thonë që një mollë në ditë e mban mjekun larg, por çka mund të bëjnë për ju tetë gota ujë? Uji ka disa kontribute të veçanta për trupin. Gati çdo qelizë kërkon ujë për të funksionuar si duhet, sikurse edhe gati çdo proces metabolik. Përafërsisht 55 deri 75 për qind e trupit njerëzor përbëhet nga uji dhe meqenëse humbim rreth tetë orë në ditë përmes frymëmarrjes, djersitjes dhe urinës, e rëndësishme është që të kompensohet kjo humbje. Trupi juaj djersitet në përpjekje për t’u ftohur. Zëvendësimi i lëngjeve të humbura ka rëndësi vitale. E nevojshme është të pini ujë vazhdimisht. Mos u mbështetni në mekanizmin e etjes, sepse atëherë tashmë jeni të dehidruar. Shmangni pijet që përmbajnë kafeinë ose alkool, sepse në mënyrë të shtuar dehidrojnë trupin tuaj. Ju sjellim pesë gjëra të cilat nuk i keni ditur për ujin, e të cilat do t’ju nxisin të pini tetë gota në ditë. 1. Përmirëson funksionet mendore Nëse nuk ju kujtohet se çfarë shkruan në hyrje të këtij artikulli, truri juaj ndoshta është i etur. Pasi që rreth 80 për qind e indit trunor përbëhet nga uji, e rëndësishme është që truri juaj të jetë i hidratuar. Testimet klinike kanë treguar që dehidrimi redukton kujtesën afatshkurtër dhe koncentrimin. Në tru uji u ndihmon proteinave, enzimave dhe materieve ushqyese për të arritur në destinacionin e tyre. Kur trupi është i dehidruar, lëngjet lëvizin më ngadalë. Uji po ashtu pastron trurin nga radikalet e lira të cilat dëmtojnë qelizat. 2. Mund të parandalojë sëmundjet kritike Artriti, madje edhe sëmundjet e zemrës janë sëmundje serioze të cilat ndikojnë në miliona njerëz, por mund të shmangni të bëheni pjesë e këtyre statistikave nëse pini mjaft ujë. Lëngu i kyçeve mundëson rrëshqitjen në skajet kërcore të eshtrave në zgavrën e kyçeve. Kur ka mjaft ujë, ka më pak fërkim rreth kyçeve dhe me këtë më pak probabilitet për artrit. Po kështu, kur ka mjaft ujë në sistemin tonë, trupi pastrohet nga toksinat. Reduktohet sasia e kohës të cilën ato toksina e kalojnë në kontakt me zorrën tonë të trashë dhe fshikëzën, me çka mund të reduktojmë shanset për zhvillim të kancerit. Uji e pastron trupin nga sasia e tepërt e kripës. Disa studime kanë lidhur nivelin e lartë të kripës, tensionin e lartë të gjakut dhe shumë çrregullime të zemrës. 3. Mund të ndihmojë të humbni peshë Jeni të uritur? Provoni të mbushni stomakun tuaj me një gotë ujë. Ai nuk përmban kalori ose yndyra, ndërsa një gotë uji mund të shpejtojë metabolizmin tuaj. Pasi që pothuajse çdo proces që zhvillohet në trup kërkon ujë, është e thjeshtë të kuptohet se si gjithçka ngadalësohet kur trupi është i uritur. Hulumtimet kanë treguar sesi pas pirjes së dy gotave me ujë, duhen 10 deri 40minuta që metabolizmi të fillojë të punojë. Një studim vlerëson që rritja e konsumit për gjashtë gota në ditë, rezulton me humbjen mesatare prej 5,3 kilogramë yndyra gjatë vitit. 4. Shpërlan zgavrën e gojës. Thonë që buzëqeshja vlen një milion dollarë dhe nuk kushton asgjë. Mbajtja e buzëqeshjes me dhëmbë të bardhë si margaritarë mund të realizohet thjesht dhe lirë. Kariesi i dhëmbëve vjen nga grumbullim i acideve të cilat ndikojnë në smaltin e dhëmbëve, por pështyma neutralizon acidet. Ajo përmban edhe minerale të veçanta të cilat ndihmojnë shëndetin e dhëmbëve. Derisa trupi është i hidratuar do të keni mjaft pështymë përmbajtjen e dhëmbëve të shëndetshëm. 5. Pirja e tepërt e ujit nuk është e shëndetshme E rëndësishme është të merrni dozën tuaj ditore, por nuk ka nevojë ta teproni. Personat humbin rreth dy deri tri gota ujë përmes frymëmarrjes dhe djersitjes. Mos harroni as urinimin. Mbidozimi ndodh kur pini më shumë ujë se sa keni nevojë. Kur ndodh kjo, nivelet e natriumit në trup bëhen të pabalancuara, çka mund të çojë deri te problemet tretëse, sulmet, madje edhe koma.
  • 5. Uji është jetë Pra 2 atome hidrogjen dhe 1 oksigjen… Kjo formulë, mbase është formula që njihet më shumë në botë… Dhe në të gjithë gjuhët ka të njëjtin kuptim: Ujë Jemi të sigurt se në të gjitha gjuhët dhe të gjitha kulturat ka një shprehje të ngjashme… Dimë që gjatë gjithë historisë njerëzore, në rajone të ndryshme të botës uji pranohet si i shenjtë dhe ai është bërë objekt i vjershave, poemave, legjendave dhe tregimeve. Gjithashtu për ujin janë bërë edhe luftëra… Dimë edhe atë që uji është një nga elementet bazë në zhvillimin e civilizimit dhe arritjes së qytetërimeve në ditët e sotme… Uji është burim i jetesës… Ky fakt është provuar edhe shkencërisht… Në fillim kishte ujë, më pas lindën në tokë gjallesat… Është e mundur që historia botërore të shpjegohet me lidhjen e të gjitha gjallesave, pra njerëzve, bimëve dhe kafshëve me ujin… Ne, në programin “Uji është jetë” do të mundohemi të shpjegojmë marrëdhënien e njeriut me ujin… Në këtë marrëdhënie nuk mund të mos përmendim dhe bimët e kafshët, prandaj do të ishte më e drejtë të thonim që do të përpiqemi që të shpjegojmë këtë marrëdhënie duke u “fokusuar tek njeriu”… Le t’ju përcjellim menjëherë një informacion të detajuar: A e dinit se për një litër qumësht në kuti kartoni që bleni harxhohen 1 mijë litra ujë? Nga kjo sasi, vetëm 4 litra uji harxhohen si ujë i pijshëm për lopën… Detajet mund ti vazhdojmë: qumështi që është i domosdoshëm për njeriun, uji që pin lopa që prodhon, uji që nevojitet për të prodhuar ushqimet që do të konsumojë lopa, uji që shpenzohet gjatë procesit të paketimit deri në fazën përfundimtare të gatshme për tu shitur, etj… Në vijim të programit do të japim shpesh detaje të tilla… Thamë që do të shpjegojmë lidhjet që kemi me ujin duke pasur “në fokus njeriun”, por duam të theksojmë se nuk do ti lemë pas dore këto detaje të rëndësishme. Në këtë pjesë të parë të programit, duam t’ju rikujtojmë disa informacione enciklopedike që i kemi mësuar gjatë arsimimit bazë, por që shumë prej nesh mund ti kenë harruar me kalimin e kohës: Më lart thamë se formula kimike e ujit është H2O… Molekula e ujit përbëhet nga 2 atome hidrogjeni dhe një atom oksigjeni… Dimë gjithashtu se uji është pa erë, pa ngjyrë, pa shije dhe pa ngjyrë… Uji mund të përmbajë brenda tij erën dhe shijen e substancave të tjera. Nëse nuk jemi të detyruar të pimë ujin që ka erë dhe shije që nuk na pëlqen atëherë mund edhe mos ta pimë… Mund të themi se njerëzit dhe kafshët përgjithësisht ujin e kripur të detit dhe ujin e moçaleve nuk e pëlqejnë… Për të pirë, ne preferojmë ujin që vjen nga mali apo ujin e pastër që vjen nga burimet nëntokësore… Shija e ujit të burimeve ose ujit mineral, faktikisht është shija e mineraleve të tretura në ujë. E themi edhe një herë; uji i distiluar (i mirëfilltë) nuk ka shije… Edhe ngjyra e ujit mund të ndryshojë në vartësi të substancave apo papastërtisë që ka brenda. Ndërkohë që gëlqerja i jep ujit një ngjyrë gurkali, hekuri dhe minerale të ngjashme e shndërron ujin në ngjyrë të kuqërremë dhe kafe, kurse bakri i jep një ngjyrë blu flake. Myshku (algat) brenda në ujë e tregojnë atë si me ngjyrë jeshile. Uji është një tretës shumë i mirë për shumë substanca të tretshme. Këto lloj substancash në terminologji quhen “hidrofilike” (hydrophilic)… Kurse substancat që nuk treten në ujë ose nuk bashkohen me ujin si yndyra quhen “hidrofobike”… Në temperaturën 25 gradë celsius që pranohet si kusht normal uji gjendet në gjendje të lëngët… Po nga arsimimi bazë ju e dini që uji në 0 gradë celsius ngrin, kurse në 100 gradë celsius zien. Por avullimi i ujit mund të ndodhë në temperatura të
  • 6. ndryshme… Vetëm 1% e atmosferës përbëhet nga avulli i ujit. Në varësi të kushteve klimatike, ky avull gjendet i shpërndarë në zona të ndryshme të botës… A e dini se gjendja e ngurtë e ujit, pra kur është i ngrirë, është më e lehtë se gjendja e lëngët e tij? Vëllimet e të gjitha lëngjeve që dihen zvogëlohen me uljen e temperaturës… Me pakësimin e vëllimit rriten dendësitë e lëngjeve dhe pjesët e ftohta bëhen më të rënda… Por vëllimi i ujit në kundërshtim me të tërë lëngjet që dihen, zvogëlohet deri sa temperatura bie në një nivel të caktuar, pra në 4 gradë celsius… dhe më vonë vëllimi fillon të rritet përsëri… Kurse kur uji ngrin, vëllimi i tij është më i madh se sa kur është i lëngshëm, si rrjedhim, gjendja e ngurtë e ujit është më e lehtë se sa gjendja e lëngshme. Kjo është arsyeja që akulli nuk fundoset në ujë, por mbetet në sipërfaqe. Kjo veçori e ujit jep mundësinë që të vazhdojë jeta në ujë në muajt e dimrit ose në zonat që janë gjithmonë të ftohta. Sipërfaqja e detit, lumit dhe liqenit ngrin, por ngaqë akulli qëndron në pjesën e sipërme, gjallesat që jetojnë brenda në ujë mund të vazhdojnë të jetojnë… Aftësia e ujit për të përcjellë nxehtësinë është 4 herë më e madhe se ajo e lëngjeve të tjera që dihen. Kurse përcjellja e nxehtësisë prej akullit apo borës është e pakët. Akulli ia përcjell shumë pak ftohtësinë e ajrit shtresës së ujit që gjendet nën të. Kështu që edhe nëse atmosfera është nën 50 gradë celsius, akulli mbi det nuk e kalon trashësinë 1-2 metra… Falë kësaj fokat, pinguinët dhe kafshët e tjera të polit mund të çajnë akullin dhe të arrijnë ujin poshtë akullit. Duke thënë “Uji është jetë” ne pohojmë të vërtetën më të thjeshtë… Uji është burimi natyror më i rëndësishëm i të gjitha gjallesave… Sot, në shumë fusha si përdorimi i ujit nga njeriu, zhvillimi ekonomik, prodhimi i energjisë, siguria kombëtare etj ka diskutime në lidhje me ujin… Me rritjen e kërkesës për ujë si pasojë e shtimit të popullsisë, janë përhapur dhe kanë arritur dimensione serioze përpjekjet dhe konfliktet në ekonomi, dhe në temat e mjedisit … Burimet e ujit përballen me probleme shumë të rëndësishme… Në serialin e programit “Uji është jetë”, do përpiqemi të vlerësojmë të tëra këto diskutime. Gjithashtu do të flasim edhe për marrëdhëniet e Turqisë dhe shoqërisë turke me ujin. Uji është jetë… Kjo e vërtetë na del përpara gjatë gjithë jetës dhe në mënyrë të dukshme… Por shumë herë vazhdojmë jetën pa e vënë re këtë gjë… Në përpjekjet që bëjmë për të kuptuar dhe shpjeguar realitetin se uji është burimi i jetës, sot rëndësinë e ujit, do të mundohemi t’ua sqarojmë duke ju përcjellë të dhëna që kanë të bëjnë kryesisht me shëndetin e njeriut… Uji është komponenti më i rëndësishëm në organet, indet dhe nyjet e trupit të njeriut… 75% e një trupi të shëndetshëm përbëhet nga uji… Shpërndarja e ujit në trup tregon më qartë rëndësinë e tij jetësore. 85% e trurit, 90% e gjakut, 75% të muskujve, 82% të veshkave dhe 22% të kockave përbëhen nga uji… Një person i rritur, humb 2.5 litra ujë në ditë nëpërmjet rrugës së djersitjes, urinimit dhe të frymëmarrjes… Specialistët bëjnë të ditur se një njeri normal duhet të konsumojë 6-8 gota ujë në ditë për të marrë sasinë e nevojshme të ujit që humbet trupi… Nëse trupi nuk merr sasinë e duhur të lëngjeve atëherë qelizat fillojnë të marrin lëngje nga sistemi i qarkullimit, pra i gjakut; dhe kjo shkakton sforcim të zemrës… Veshkat e një trupi që ka nevojë për lëngje nuk punojnë rregullisht… Në një situatë të tillë, funksionin e veshkave e sipërmarrin mëlçia dhe organet e tjera… Në një trup që nuk merr sasinë e duhur të lëngjeve, krahas problemeve që përmendëm edhe pak më lart, shfaqen edhe probleme të tjera shëndetësore si kapsllëku, tharja dhe kruarja e lëkurës, puçrrat, gjakderdhja nga hundët, infeksion në rrugët urinare, kolla, rrufa, sinoziti dhe dhimbja e kokës…
  • 7. Specialistët e shëndetit kanë studiuar problemet shëndetësore që shkaktohen në trup nga humbja e lëngjeve dhe kanë nxjerrë një tablo në bazë të përqindjeve… Rezultatet e mundshme të humbjes së ujit në përpjesëtim me peshën e trupit janë si më poshtë; • Kur humbim 1 për qind ujë të peshës së trupit, ndjejmë etje, çrregullohet temperatura e trupit dhe na bie performanca. • Kur humbim 2 për qind ujë të peshës së trupit shkaktohet rritja e temperaturës së trupit dhe shtohet ndjesia e etjes. • Kur humbim 3 për qind ujë të peshës së trupit, shkaktohet prishja në shkallë më të gjerë të temperaturës së trupit dhe ndihet etje të tepruar. • në 4 për qind humbje, bie 20-30 për qind rezistenca fizike. • në 5 për qind humbje, ndjejmë dhimbje koke dhe lodhje, • në 6 për qind humbje, ndjejmë ligësi dhe të dridhura, • në 7 për qind humbje, bie vilani, • në 10 për qind humbje kemi humbje të koshiencës,, • në 11 për qind humbje kemi vdekje të mundëshme, • Kurse kur humbim 12% ujë të peshës së trupit, ekspertët bëjnë të ditur se njeriu përballet me vdekjen e sigurt … E përsërisim edhe një herë, informacionet e lartpërmendura nuk janë për të tëra gjallesat, por vetëm për njeriun… Psh, deveja, që është një kafshë shkretëtire, mund të vazhdojë të jetojë edhe kur humbja e ujit arrin në 40 %… Në këtë serial programesh, në fillim ju folëm për rëndësinë që ka uji për shëndetin e njeriut dhe lidhjen e ujit me trupin e njeriut… Kurse tani me qëllim që të tregojmë lidhjen e ujit me botën, po ju përcjellim disa shifra. 70% e rruzullit tokësor përbëhet nga oqeanet dhe detet… Shkrimtari i famshëm fantastiko-shkencor Arthur C. Clarke duke u bazuar tek kjo e vërtetë, mbron teorinë se kur bëhet fjalë për botën nuk duhet thënë “sipërfaqja tokësore” por oqean… Shkencëtarët kanë kërkuar përgjigje për pyetjen “Nga ka ardhur ky ujë?”… Ka diskutime dhe të dhëna shkencore plot detaje të ngatërruara dhe të gjata që kanë nisur që me procesin e krijimit të tokës e kanë vazhduar deri në ditët tona… Pa hyrë në diskutime mund të themi se 97% e ujit që gjendet në botë përbëhet nga uji i kripur i oqeaneve dhe deteve…3/4 e 3% të ujit të ëmbël përbëhet nga akujt në pole… kurse ¼ e përbëjnë ujërat nëntokësore, të lumenjve dhe liqeneve … Tani po ju bëjmë të ditur një realitet më tronditës: Nga 3% e ujit të ëmbël vetëm 1% ka cilësinë e ujit të pijshëm. Pra nga 3 mijë e 334 gota uji vetëm 1 gotë uji është i pijshëm… Le të vazhdojmë të japim informata që do të shqetësoheni kur ti dëgjoni ose të paktën nuk do tju pëlqejë që ti dëgjoni… Sigurisht që qëllimi ynë nuk është që tju shqetësojmë por duhet të sensibilizojmë opinionin që gjithkush të kuptojë rëndësinë e situatës pa qenë tepër vonë dhe të fillojë të bëjë diçka nëse ka mundësi… – Gjatë një viti, konsumi i ujit në botë për një person është mesatarisht 800 metra kub. – Në shekullin e fundit popullsia e botës është dyfishuar, kurse konsumi i ujit është gjashtëfishuar. – 40 për qind e popullsisë së botës, vuan nga mungesa e ujit … – Çdo vit Rreth 2 miliardë e 200 milionë njerëz dhe çdo 8 sekonda një fëmijë vdesin nga sëmundje të shkaktuara nga ujërat e ndotura. – Pjesa më e madhe e viktimave të ujit të ndotur janë në vendet në zhvillim. 1 miliardë e 200 milion njerëz nuk mund të gjejnë ujë të pastër për të pirë… – Një e treta e popullsisë botërore, nuk ka sistem për pastrimin e ujit. – Në vendet në zhvillim, 70% e mbeturinave industriale dhe 90% e ujërave të kanalizimeve përzien me ujrat e burimeve nëntokësore, pra uji i pastër ndotet me shpejtësi … Mesatarisht 2 milionë ton mbeturina çdo ditë derdhen në lumenj, liqene dhe përrenj. 1 litër ujë i pisët ndot 8 litra ujë të pastër. – 70% e tokës bujqësore në botë kërcënohet për tu bërë shkretëtirë. Burime të ndryshme japin të dhëna të ndryshme mbi shpërndarjen e konsumimit të ujit në botë sipas sektorëve… Por shifrat mesatare janë: 70% e konsumimit të ujit harxhohet në bujqësi për të vaditur, 22% në industri dhe rreth 8% si ujë i pijshëm dhe ujë që përdoret për nevojat e njeriut… Kurse në
  • 8. Evropë 33% e konsumimit të ujit përdoret në industri, 51% në bujqësi për të vaditur dhe rreth 16% si uji i pishëm dhe për nevojat e njeriut. Uji mbase për këtë moment është burimi më i vyer që kemi… Vlera të tilla që na vijnë menjëherë në mendje dhe që na duken të pazëvendësueshme si nafta dhe floriri nuk kanë asnjë kuptim po nuk pati ujë… Rendesia e ujit Uji ka rendësi te madhe për njerëzimin por edhe për kafshët. 3/4 e tokës është ujë. Uji gjendet kudo ne natyre, edhe ne trupin e njeriut edhe te trupi i kafshëve. 95 % e trupit te njeriut është ujë. uji ka rendësi edhe ne bujqësi e blegtori. Uji ka rendësi për bujqësinë sepse me ujë ujiten bimët e ndryshme pa te cilin bimët smund te jetojnë. Uji ka rendësi edhe ne blegtori te gjitha kafshët e kanë një pjesë te trupit me ujë, gjithashtu ka dobi edhe se te gjitha kafshët pin ujë. Jeta e njeriut nuk do te ishte e mundur pa ujë sepse : njeriu e shfrytëzon atë për shume gjera, për pastrim, pirje etj. Gjithashtu uji ka rendësi edhe ne tregti (biznes) sepse disa kompani e filtrojnë ujin dhe e shesin atë e kështu ato kompani kane te ardhura te larta. Dihet se njeriu mund të jetojë rreth një muaj pa ushqim, por vetëm 5 deri në 7 ditë pa ujë! Uji është lëng pa erë, pa shije dhe pa ngjyrë. Njeriu humb çdo ditë rreth 1.5 deri 2.5 litra ujë, gjë që duhet zëvendësuar me anë të pirjes së rregullt të ujit. Rreth 2/3 e peshës trupore përbëhet nga uji. Kjo sasi uji nuk është e njejtë tek të gjithë, varet nga mosha dhe gjinia. Nga mungesa e ujit rritet rreziku i sëmundjes së veshkëve, bllokimi dhe infeksioni i rrugëve të urinimit, tharja e lëkures dhe mukozes, që mundëson depërtimin më të lehtë të virusëve dhe bakterieve në mbrendi të trupit. Gjatë temperaturave të larta, aktiviteve të rënda fizike, diaresë dhe etheve, shtohet nevoja për ujë. Ata që djersiten shumë, ata që shpesh janë në lëvizje e udhëtim ose ata të cilët me kënaqësi shkojnë në saunë, duhet të llogarisin se duhet shtuar sasinë e ujit deri më tri herë! Etja shkaktohet kur trupi ynë ka humbur më shumë se 0.5 % të peshës në formë të ujit, d.m.th. një person që peshon 70 kg ndjen etje pas një humbje prej 350 ml te ujit. Shpesh ndodh që kjo ndjesi të mos përceptohet e sidomos në pleqëri, kur bie aktiviteti i qelizave dhe receptorëve që përceptojnë etjen. Në gjendje stresi fare pak mund të përceptojmë etjen, që ka për pasojë zvogëlimin e koncentrimit dhe shfaqjen e lodhjes. Shkaktarë i shpeshtë i kokëdhembjeve është uji i pakët në organizëm. Uji ndihmon të humbni në peshë, pa marrë parasysh se ç’lloj diete mbani. Uji nuk përmban kalori, por ndihmon në harxhimin e energjisë p.sh. ata që pinë 1.5 deri 2 litra ujë (edhe ata që vuajnë nga mbipesha) në ditë bëjnë djegien e 100 kilokalorive ( rreth 7000 kcal permban 1 kg ind djamor). Gjatë çdo ngrënie, shoqëroni ushqimit lëngje, e veçanërisht preferohet 0.5 l ujë (jo të ftohtë) para ushqimit, sepse mbush lukthin dhe stimulon metabolizmin. Varësisht nga mbingarkesat dhe aktivitetet fizike që kryejnë individë të caktuar, marrja e lëngjeve në sasi të madhe është e domosdoshme.
  • 9. Lëngu i çmuar i jetës—Uji UJI është simbolik, në një kuptim të mirëfilltë uji është i domosdoshëm për jetën dhe për nga rëndësia vjen i dyti, menjëherë pas oksigjenit. Pa ngrënë mund të jetojmë edhe për disa javë, por pa ujë mund të mbijetojmë vetëm nja pesë ditë. Uji përbën tre të katërtat e trupit tonë. Për shembull, truri përmban 75 deri në 85 për qind ujë dhe muskujt kanë 70 për qind ujë. Përveç dobive të tjera, uji na ndihmon të tretim dhe të përvetësojmë ushqimin, sepse i çon lëndët ushqyese te qelizat. Ai largon lëndët helmuese dhe lëndët e tjera të panevojshme, lubrifikon kyçet dhe zorrën e trashë dhe rregullon temperaturën e trupit. Por a e dini se pirja e një sasie të mjaftueshme uji ndihmon edhe për të rënë në peshë? Që të bini në peshë, pini ujë Para së gjithash, uji nuk ka as kalori, as yndyrna dhe as kolesterol dhe ka pak natrium. Së dyti, ai të pret oreksin. Së treti, uji e ndihmon trupin të shpërbëjë yndyrnat e depozituara. Në ç’mënyrë? Po ja, kur veshkat nuk kanë sasinë e mjaftueshme të ujit, nuk punojnë dot siç duhet. Në këtë rast, për të kompensuar punën e veshkave ndërhyn mëlçia. Por kjo gjë e pengon atë të kryejë siç duhet shpërbërjen e yndyrnave. Për pasojë, yndyrnat mbeten të grumbulluara në trup dhe në këtë mënyrë ju shtoni në peshë. Prandaj, siç thotë dr. Donald Robertson i Southwest Bariatric Nutrition Center në Skotsdeil, Arizonë, SHBA, «pirja e sasisë së duhur të ujit është një faktor kyç për të rënë në peshë. Në qoftë se njerëzit që po përpiqen të bien në peshë nuk pinë ujë sa duhet, trupi nuk mund t’i shpërbëjë siç duhet yndyrnat». Është e vërtetë që shpesh shkaku i shtimit në peshë është se trupi mbledh ujë. Prandaj, shumë njerëz, trupi i të cilëve ka prirjen të mbledhë ujë, mendojnë se zgjidhja është të pinë më pak ujë. Por e vërteta është krejt ndryshe. Kur trupi nuk ka sasinë e mjaftueshme të ujit, përpiqet të ruajë çdo pikë ujë, duke e grumbulluar në vende të tilla si shputat e këmbëve, duart dhe këmbët. Kështu specialistët në fushën e të ushqyerit këshillojnë që t’i japim trupit atë që i nevojitet—ujë të mjaftueshëm. Dhe mos harroni, sa më shumë kripë të përdorni, aq më shumë ujë do të grumbullohet në trupin tuaj për ta holluar atë. Jepini ujë trupit Çdo ditë, trupi humbet mesatarisht rreth dy litra ujë nëpërmjet lëkurës, mushkërive, zorrëve dhe veshkave. Çdo ditë, vetëm me anë të frymëmarrjes ne humbim afërsisht gjysmë litër lëngje. Po të mos zëvendësohet ky ujë trupi ynë do të vuajë nga mungesa e ujit. Disa shenja që kanë njerëzit të cilët vuajnë nga humbja e lëngjeve janë dhembje koke,
  • 10. lodhje, dhembje muskujsh, urinë me ngjyrë të errët, nuk e durojnë dot nxehtësinë, e ndiejnë gojën dhe sytë të thatë. Pra, sa ujë këshillohet të pimë? Dr. Hauard Flaks, specialist për problemet e dhjamosjes thotë: «Sasia minimale për një njeri të shëndetshëm shkon nga tetë deri në dhjetë gota çereklitërshe në ditë. Keni nevojë për më shumë ujë po të bëni shumë ushtrime fizike ose po të jetoni në një vend me klimë të nxehtë. Përveç kësaj, njerëzit që janë mbi peshë duhet të pinë edhe një gotë më shumë për çdo 10 kilogramë që kanë mbi peshën ideale.» Megjithatë, disa thonë se mjafton të pish ujë kur je i etur, por në fakt po të jesh shumë i etur tashmë trupi po vuan disi nga humbja e lëngjeve. A mund të pihen lëngje të tjera në vend të ujit? Ndonëse lëngjet e holluara të frutave dhe të perimeve janë të mira, sepse janë lëngje, ato përmbajnë kalori. Gjithashtu, lëngjet me sheqer dhe qumështi e shtojnë nevojën e trupit për ujë, sepse për t’i tretur ato duhet ujë. Nga ana tjetër, pijet alkoolike dhe ato që përmbajnë kafeinë, si kafeja dhe çaji, nxitin paksa urinimin dhe kështu nevojitet të pimë më shumë ujë për të zëvendësuar lëngjet që dalin nga trupi. Pra, nuk ka asgjë që mund ta zëvendësojë këtë lëng të çmuar, ujin. Atëherë si thoni sikur të pinit një gotë ujë pikërisht tani? Këshilla që ndihmojnë për të pirë më shumë ujë ● Mbani një shishe me ujë. ● Shoqëroni çdo vakt me një gotë ujë. ● Pini para, gjatë dhe pas ushtrimeve fizike. ● Në vend se të pushoni gjatë punës për të pirë një kafe pushoni për të pirë një gotë ujë. ● Për ta bërë më të mirë shijen e ujit të çezmës, hidhni pak lëng limoni ose përdorni një filtër.

×