Your SlideShare is downloading. ×
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×

Thanks for flagging this SlideShare!

Oops! An error has occurred.

×
Saving this for later? Get the SlideShare app to save on your phone or tablet. Read anywhere, anytime – even offline.
Text the download link to your phone
Standard text messaging rates apply

Letersi,+shpjeguesi+i+programit+orientues+2011

5,002

Published on

0 Comments
1 Like
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total Views
5,002
On Slideshare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
0
Actions
Shares
0
Downloads
32
Comments
0
Likes
1
Embeds 0
No embeds

Report content
Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
No notes for slide

Transcript

  • 1. REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËSAGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TËNXËNËSVEShpjegues i Programit të Orientuar të Provimeve me Zgjedhje të Maturës Shtetërore Letërsi dhe Gjuhë shqipe Tiranë, Janar 2011
  • 2. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipeSynimi:Me anë të këtij shpjeguesi synojmë t’u vijmë në ndihmë maturantëve, të cilët do t’i nënshtrohen testit tëMaturës Shtetërore 2011, në lëndën Letërsi dhe Gjuhë shqipe.Shënim referimi:a) Ky shpjegues iu drejtohet të gjithë maturantëve të shkollave të mesme si: • gjimnazit (drejtimi shoqëror, natyror dhe i përgjithshëm); • shkollës së mesme të gjuhëve të huaja • shkollës e mesme pedagogjike • shkollës profesionale 3+2 dhe 5 vjeçare • shkollës social- kulturore (artistike, sportive, koreografike) • shkollës me kohë të shkurtuarb) Maturantët mund të ushtrohen me modelet e pyetjeve në përgjithësi apo shembuj pyetjesh e testesh, qëjanë ndërtuar mbi fragmentet ose poezitë e veprave që janë në Programin Orientues.Përmbajtja e shpjeguesit • Si do të jetë testi i Letërsisë dhe i Gjuhë shqipe? • Shembuj të ndryshëm pyetjesh dhe testesh.Si do të jetë testi i Letërsisë dhe i Gjuhës shqipe? Testi i gjuhës shqipe ka si qëllim vlerësimin e njohurive dhe aftësive të nxënësve që mbarojnëshkollën e mesme, formimin letrar dhe gjuhësor të tyre.Ai do të ndërtohet duke u mbështetur në linjat e përmbajtjes, të përshkruara në Programin e Orientuar tëLetërsisë dhe të Gjuhës shqipe si dhe pasqyron peshën përkatëse, që secila prej tyre ka, paraqiturhollësisht në këtë Program, që është në duart e çdo nxënësi maturant.Më poshtë jepet në mënyrë të përmbledhur tabelën e specifikimeve, e cila përmban tri nivelet e arritjes sëtestit, bashkë me përqindjet përkatëse.Tabela e specifikimeveFushat e Niveli I/40% Niveli II/40% Niveli III/20% TotalivlerësimitNjohja dhe të 20 pikë 20 pikëkuptuaritInterpretimi 20 pikë 20 pikëkritikGjykimi dhe 10 pikë 20 pikëpërgjigjjapersonaleTotali 50 pikë© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 2
  • 3. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipe Testi i letërsisë dhe i Gjuhës shqipe përbëhet nga dy pjesë. Secila prej tyre ndërtohet mbi njëfragment.Ai përmban 25 pyetje. Nga këto 13 janë me alternativa dhe 12 me zhvillim. Njëra nga pyetjet me zhvillimështë ese.Testi ka 50 pikëKohëzgjatja e provimit është 2 orë e 30 minuta.Testi përshtatet me drejtimin e gjimnazit ose llojin e shkollës së mesme. Pyetjet e testit lidhen mefragmente veprash nga autorë të përcaktuar në Programin e Orientuar. Në të njëjtën kohë, konceptet mbitë cilat ndërtohen pyetjet janë ato që dominojnë në Programin e Orientuar si dhe në të gjitha llojet eteksteve me të cilat punohet në shkollën e mesme.Secila pjesë e testit përmban: • fragmente veprash ose pjesë letrare të periudhave ose gjinive të ndryshme letrare; • pyetje bazuar në një pjesë te tekstit; • pyetje që kërkojnë shpjegime, zëvendësime, komente, krahasime, analiza, interpretime, parifrazime, etj; • pyetje që kërkojnë nxitjen e imagjinatës dhe fantazisë së nxënësit; • pyetje që kërkojnë përgjigje krijuese.Secila pjesë fillon me fragmentin. Kështu të dyja pjesët kanë secila nga një fragment, sipas ndarjeve mëposhtë:Pjesa I: Fragment (autor shqiptar)Pjesa II: Fragment (autor i huaj) ose (anasjelltas)Fragmentet zgjidhen nga vepra e plotë ( e dhënë në Programin e Orientuar)Shumica e pyetjeve ndërtohen mbi fragmentin e dhënë në test. Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve nxënësitduhet: - të lexojnë fragmentin; - të kuptojnë, të shpjegojnë, të komentojnë dhe të interpretojnë thënie, detaje, shembuj dhe ide nga fragmenti.Në test ka edhe pyetje që i referohen veprës së plotë nga është shkëputur fragmenti, të tilla si: - pyetje për rrymën letrare; - pyetje për veçoritë e veprës, të stilit të autorit etj.Për këto lloje pyetjesh, autorët e pyetjeve mbështeten në njohuritë teorike të dhëna mbi autorin, veprëndhe analizën e paraqitur apo shtjelluar në tekstet mësimorë përkatës.© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 3
  • 4. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipeLlojet e pyetjeve në testNë testin e Letërsisë dhe të Gjuhës shqipe do të përdoren tipat e mëposhtëm të pyetjeve:A. Pyetje me alternativa, ku nxënësi duhet të rrethojë vetëm alternativën e saktë.B. Pyetje me përgjigje të shkurtërNxënësve u kërkohet të shkruajnë përgjigjen e tyre me fjalë, shprehje ose një fjaliKujdes! Nëse kërkohet të gjendet detaji, përgjigjja nuk mund të jetë me një paragraf, por me një shprehjeose fjalë.C. Pyetje me zhvillim ( ese )Ka dy variante pyetjesh që kërkojnë përgjigje të shtjelluar: 1. Pyetje të natyrës shpjeguese, komentuese, analizuese, interpretuese, të cilat lidhen direkt me fragmentin. 2. Ese, të cilat mund të jenë përshkruese, krahasuese ose argumentuese.© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 4
  • 5. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipe Shembuj të llojeve të pyetjeve në test I. Pyetje për periudhën historiko-letrare, gjininë dhe llojin ku nxënësi: • të përcaktojë se cilës periudhe, gjinie, dhe lloji i përket vepra në fjalë • të veçojë tipare të periudhës, gjinisë apo llojit të veprës.Shembuj: 1. Cikli i kreshnikëve bën pjesë në: A) epikën legjendare B) lirikën popullore C) epikën historike D) kanunin e Lekë Dukagjinit (Folklor) 2. Poezia “Mbarim vjeshte” bën pjesë në lirikën: A) e peizazhit B) dashurisë C) filozofike D) shoqërore (L.Poradeci) 3. Cili nga tiparet e romantizmit shqiptar spikat në ciklin “Bukuria”? A) Evokimi i së kaluarës B) Kulti i natyrës C) Kulti i ndjenjës D) Heroi i jashtëzakonshëm. (N.Frashëri) 4. Petro Marko, me krijimtarinë e tij afron me shkrimtarët: A) e realizmit magjik B) ekzistencialistë C) e brezit të humbur D) romantikë (Nata e Ustikës) 5. Subjektin për tragjedinë Medea, Euripidi e mori nga: A) Iliada e Homerit B) galeria eskiliane C) jeta e përditshme athinase D) mitologjia greke (Medea) 6. Natyra e kësaj vepre të shpie në llojin e romanit: A) fantastik B) historik C) psikologjik D) publicistik (Flober) 7. Vepra e Floberit shërben si fillesë e letërsisë:© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 5
  • 6. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipe A) natyraliste B) simboliste C) romantike D) klasiciste ( Flober) 8. Tematikën e këtij tregimi Koliqi e mori nga jeta e: A) fshatit B) qytetit C) fisit D) familjes (Koliqi) 9. Me tregimet e tij, Koliqi bëhet themelues i prozës: A) për fëmijë B) didaktike C) së traditës D) moderne shqiptare (Koliqi) 10. Ky krijim i Lasgushit klasifikohet në llojin: A) epik B) lirik C) dramatik D) epiko - lirik (L. Poradeci) 11. Martesa e Halilit bën pjesë në: A) Epikën historike B) Epikën legjendare C) Këngët e dashurisë D) Këngët e riteve të motmotit. (Cikli i Kreshnikëve) 12. Me vepra të natyrës Evgjeni Grande, Balzak konsiderohet shkrimtar: A) klasicist B) realist C) modern D) romantik 13. Si shfaqet Mjeda në këtë këngë: si realist apo si romantik? Pse?© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 6
  • 7. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipe II. Pyetjet për të kuptuarit e veprës, tematikës, mesazhit dhe ideve Këto lloj pyetjesh kërkojnë: • të identifikohen elemente të përmbajtjes; • të veçohen apo shtjellohen idetë, motivet si dhe imazhet e krijuara në vepër ose fragmentin e dhënë për studim. Shembuj: 1. Cila nga alternativat e mëposhtme përmbledh më mirë idenë e paragrafit III? (Vjeshta e Xheladin beut) A) Asgjë nuk e shpëton dot beun nga plakja. B) Beu është zot mbi njerëz dhe toka. C) Vjeshta i ka shkaktuar beut një rënie morale dhe fizike. D) Beu ndihet keq fizikisht dhe moralisht. 2. Imazhi më i fortë në këtë skenë është: (Makbeth) A) duart me gjak. B) fytyrat me gjak të shambellanëve. C) kamat me gjak. D) uji që lan gjakun. 3. Medea vendos t’i vrasë djemtë, sepse: A) do të hakmerret kundër Jasonit. B) ndien urrejtje për nusen e re. C) urren për vdekje mbretin Kreon. D) do t’i flijojë për perënditë. 4. Në fund të tragjedisë Andromaka: (Andromaka) A) vret veten B) martohet me Pirron C) dorëzohet te grekët D) shpallet mbretëreshë e Epirit 5. Fabula mbi të cilën ndërtohet romani Procesi është universale sepse: A) shumë njerëz në botë kanë fatin e Jozef K. B) Jozef K. bindet ngaqë ishte fajtor. C) Jozef K. kundërshton me forcë realitetin që i ofrohet. D) Jozef K. pëlqen realitetin në të cilin ndodhet. (Kafka) 6. Komenti më i përshtatshëm për konstatimin: Ishte një bashkësi, që mund ta formojnë vetëm gjërat e pashpirt, është: A) tashmë gjëja më me vlerë ishte të njihej fajtori i vërtetë. B) njerëzit i vështronin nga larg dhe nuk dallonin asnjë ndryshim midis tyre. C) mekanizmi i bindjes edhe pse i ndryshëm funksiononte njësoj te të tre. D) ata ngjanin së bashku më shumë nga mënyra se si buzëqeshnin. (Kafka)© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 7
  • 8. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipe 7. Sipas Evgjenisë dhimbja më e shenjtë për njeriun është ajo që buron nga: A) kalimi i viteve B) humbja e prindit C) dështimi në biznes D) humbja e një miku (Balzak) 8. Fjalia “Xha Grandeja shikoi me radhë të shoqen, Evgjeninë dhe kutinë e sheqerit.” tregon tiparin e: A) kopracisë B) indiferencës C) agresivitetit D) mikpritjes (Balzak) 9. Tema kryesore e romanit Evgjeni Grande është e lidhur ngushtë me konceptin e: A) bukurisë B) triumfit C) tradhtisë D) parasë (Balzak) 10. Motivi kryesor i poezisë Vallja e Yjeve është: A) mirësia B) bukuria C) dashuria D) liria (L. Poradeci) 11. Personazhet në këtë tregim i përkasin dy: A) botkuptimeve të kundërta B) vendbanimeve të ndryshme C) breznive të ndryshme D) botkuptimeve të ngjashme (Koliqi) 12. Yjet si konvencion artistik janë: A) simboli i inferioritetit B) pika dalluese me dashurinë C) bartësit e dashurisë D) D) simboli i humbjes (L. Poradeci) 13. Figura e Zogës në këtë këngë simbolizon: A) vdekjen dhe dhimbjen e saj B) dhimbjen përmes plagëve fizike C) trishtimin universal njerëzor D) jetën dhe vazhdimësinë e saj (Mjeda)© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 8
  • 9. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipe 14. Pse Halili nuk pranon të martohet me asnjë nga vajzat e krahinës? (Martesa e Halilit) 15. Cili është më praktik pas vrasjes së mbretit Dunkan, Makbethi apo Zonja Makbeth? Zbuloni në fragmentin e dhënë dy momente ku duket kjo. (Makbethi) 16. Lexoni vargun: “Vron pasqyrën e jetës vet”. Çfarë sheh ajo dhe si e motivon ky moment veprimin e saj të mëpasëm? (Andrra e jetës) 17. Gjendja shpirtërore e Orestit, deri në kryerjen e vrasjes, shfaqet e dyzuar. Cilat mendoni se janë arsyet e këtij dyzimi? (Koeforet) 18. Gjeni një nga motivet kryesore të tragjedisë në këtë pjesë. (Koeforet)© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 9
  • 10. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipe III. Pyetjet që lidhen me detajet. Këto pyetje kërkojnë: • gjetjen e detajeve dhe funksionin e tyre; • interpretimin e një pjese ose të detajit të fragmentit të dhënë në test. Shembuj 1. Detaji i krizantemës në strofën e parë të fragmentit, nënkupton: (Andrra e jetës) A. të ardhmen e personazheve. B. se fati i njeriut është ndryshe nga ai i natyrës. C. parapërgatitje për afrimin e vdekjes. D. peizazhin e një dimri të ftohtë. 2. Cili nga detajet e mëposhtme nënkupton përafrimin e vdekjes? (Makbeth) A) kukuvajka. B) halucinacionet e Makbethit. C) shambellanët e fjetur. D) trokitja në derë 3. Detajet në subjektin e kësaj vepre, tregojnë më shumë: A) veprime B) gjendje C) ngjarje D) ide (Flober) 3. Gjatë gjithë këtij fragmenti autori thekson sytë e të dy grave. Çfarë komunikon secila përmes tyre? (Kush e solli Doruntinën) 4. Identifikoni të paktën 3 detaje që tregojnë lidhjen e Faustit me sfondin e Mesjetës? (Fausti) 5. Argumentoni përmes detajeve (të paktën tre), të përdorur në vargjet ku përshkruhet portreti i Tanushës (Vetulla e saj...), se bukuria e saj është dhënë jo e ngrirë, por në lëvizje dhe tepër e gjallë. (Folklor) 6. Gjeni dy karakteristika të figurës së Gregorit tipike për figurat kafkiane. (Metamorfoza 7. Sfondi i kësaj kënge është autentik shqiptar. Zbuloni të paktën dy veçori të jetës malësore. (Andrra e jetës)© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 10
  • 11. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipe 8. Lexoni me vëmendje paragrafin e fundit. Ema mahnitet. Gjeni dy detaje në këtë paragraf që tregojnë mahnitjen e Emës dhe interpretoni lidhjen midis tyre dhe natyrës së Emës. ( Flober) 9. Detajet e fillimit të fragmentit janë tregues i një tipari të stilit të Kafkës. Veçoni një shembull detajizimi të tillë. Thoni dhe analizoni tiparin që rrjedh nga përdorimi i detajeve të tilla. (Kafka) 10. Cili është detaji, që ia mbush mendjen Emës për të shkuar të kalërojë? (Flober) 11. Ndaluni në paragrafin e dytë. Tregoni tri fjalë kyçe që na japin gjendjen e Grandesë dhe natyrën e tij tipike. (Balzak)© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 11
  • 12. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipe IV. Pyetjet të karakterit përgjithësues (analitike) Këto ndoshta janë tipi më i vështirë i pyetjeve, sepse përgjigjet nuk janë të dhëna drejtpërdrejtë në fragment. Nxënësit i duhet të përmbledhë faktet dhe të japë përgjithësime. Pjesa më e madhe e këtyre pyetjeve përmbajnë fjalë të tilla çelës si: mendo, parashiko, trego, ndoshta, sugjero, përmblidh, nënkupto, ndoshta. Shembuj 1. Doruntina ndodhet në këtë gjendje, sepse: (Kush e solli Doruntinën) A) askush në fshat nuk e beson më atë. B) mëson një të vërtetë të frikshme. C) nëna e saj nuk e pranon të vërtetën që ajo i rrëfen. A) e gjeti shtëpinë të rrënuar nga fatkeqësitë. 4. Në vargun: “Vdekja dhe natyra po përleshen” nënkuptohet: (Makbeth) A) lufta midis jetës dhe vdekjes. B) lufta midis së mirës dhe së keqes. C) lufta midis të kundërtave në natyrë. D) lufta për të zotëruar mbretërinë. 5. Si do ta interpretonit mbylljen e këtij fragmenti: “Pas pleqërie efnm? Ti e di: varri...” ? (Vjeshta e Xheladin Beut) 6. Duke vënë ballë për ballë dhe në antitezë, nga njëra anë dhomën (brenda), ku Fausti studion dhe natyrën (jashtë), objektin e studimeve të tij, trego në ç’përfundim arrin ai. A ndikon ky (përfundimi) për të krijuar një gjendje të re shpirtërore te Fausti? Nëse po, cili është vargu që mbart tërë peshën emocionale të krijuar? (Fausti)© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 12
  • 13. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipe V. Pyetjet përkufizuese përcaktuese Këto janë pyetje që lidhen me disa fjalë të marra nga fragmenti dhe që janë përdorur në kuptime të caktuara. Duhet lexuar me shumë kujdes fjalia ku ndodhet fjala dhe duhet parë kuptimi me të cilin ajo është përdorur në kontekstin e dhënë. Nga ana tjetër duhen lexuar edhe fjalitë e tjera që ndodhen pranë saj, për të krijuar kështu një ide sa më të plotë në lidhje me fjalën, kuptimi i së cilës kërkohet të sqarohet në përgjigje. Shembull 8. Në fjalinë “... nga fmia i vet duhet me bamë një njeri anakronik” fjala anakronik ka kuptimin: A) i paditur B) i vjetruar C) i vrazhdë D) i shtirur (Migeni) 9. Cili nga çiftet e mëposhtme krijon antonimi të kontekstit poetik? (Poema e mjerimit) A) e neveritshme - e turpshme B) i pamëshirshëm- i pangishëm C) të jeshilta – e mpita D) të zbeta – të shumngjyrta 10. Kur Jasoni i drejtohet Medeas me fjalët: “një grue barbare“ ai i referohet asaj si një grua: A) misterioze B) të nënshtruar C) të paqytetëruar D) fisnike (Medea) 11. Në fjalinë: Në zemër ndjeu një sëmbim fjala sëmbim ka kuptimin: (Kush e solli Doruntinën) A) angështi B) dhembje C) hidhërim D) shqetësim 5. Kritika e autorit në këtë roman drejtohet drejt: A) zakoneve të provincës B) zakoneve të individit në familje C) zakoneve të grupeve shoqërore D) shtetit dhe rolit të tij (Flober) 6. Karakteri filozofik i kësaj poeme apo i këtij fragmenti është i lidhur me motivet e: A) dashurisë dhe jetës. B) luftës dhe paqes C) individit dhe zotit D) mërisë dhe hakmarrjes (Mjeda)© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 13
  • 14. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipe 7. Përjetimet e personazhit kryesor, si pjesë e stilit të veçantë të Koliqit shfaqen nëpërmjet: A) personazheve të tjerë B) figuracionit C) unit të shqetësuar D) mjedisit (Koliqi) 8. Cili është kuptimi i dyfishtë që përmban fjala dritë në shprehjen “ Pak dritë!”? (Pak dritë) 9. Interpretoni nëntekstin ironik që mbartin fjalët e fundit që Grande i thotë Evgjenisë pak para se të vdesë: “Do të më japësh hesap atje lart”. (Evgjeni Grande) 10. Balzaku shpesh përdor shprehje që kanë vlerën e një proverbi. Gjeni dhe komentoni me fjalët tuaja kuptimin e njërit prej tryre në këtë fragment. (Balzak) 11. Shpjegoni natyrën e Evgjenisë në paragrafin e fundit. Si paraqitet ajo? Ç’tipare të saj ( të paktën dy) dalin në pah? (Balzak) 12. Shpjegoni në ç’raport me natyrën e të atit është natyra e Evgjenisë? (Balzak) 13. Në cilin moment të ngjarjes jemi në këtë fragment? (Balzak) 14. Mbi bazën e kujt kodi dënohen njerëzit në Ferr, sipas Dantes? Ilustrojeni këtë me një shembull nga fragmenti (Dante) 15. Kush janë ata të dy që kalojnë para syve të poetit? (Dante 16. Ku duket shpërfillja e Gaspër Tragaçit për artin? Çfarë gjëje tjetër shpërfill ai te Hilushi? Pse tregtari reagon në këtë mënyrë? Në ç’raport i vendos kjo shpërfillje të dy personazhet? (Koliqi) 17. Tregoni si e quan Koliqi ndryshe Gaspër Tragaçin, duke shpjeguar më pas efektin e këtij emërtimi. (Koliqi) 18. Cilat janë fjalët kyçe (dy të tilla) të këtij fragmenti? Interpretoni rolin e tyre në funksion të atmosferës së poezisë. (Poradeci) 19. Cilin moment të jetës së Zogës këndon autori në këtë fragment? Rendisni disa fjalë kyçe (të paktën tre), që japin këtë moment. (Mjeda) 20. Përshkruani atmosferën e strofës së dytë. Mbështeteni me një fakt ose me një shembull mendimin tuaj mbi këtë atmosferë. (Mjeda) 21. Gjeni në këtë fragment paralelizmin midis njeriut dhe natyrës. Ku qëndron forca e këtij paralelizmi? (Mjeda)© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 14
  • 15. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipe Pyetjet rreth tonit dhe qëllimit Këto pyetje kërkojnë interpretimin e këndvështrimit të autorit dhe të efekteve që krijohen te lexuesi. Toni pasqyron qëndrimin e shkrimtarit kundrejt përmbajtjes dhe auditorit. Qëllimi përcakton efektet që shkrimtari kërkon të arrijë te lexuesi. Shkrimtarët i arrijnë këto qëllime përmes përzgjedhjes së fjalëve dhe përshtypjeve që këto fjalë krijojnë. Disa tone të mundshme janë: admirim, adhurim, optimizëm, përbuzje, krenari, objektivitet, zhgënjim, respekt, habi, zemërim, keqardhje, ironi, indinjatë, dyshim, pesimizëm dhe kënaqësi. Shembuj 1. E gjithë atmosfera e këtij fragmenti krijon një ndjesi: (I huaji) A) qetësie B) ankthi C) mërzie D) nervozizmi 2. Në këtë fragment autori përpiqet të përçojë ndjenjën e: (Katedralja e Parisit) A) përçmimit B) humanizmit C) përulësisë D) urrejtjes 3. Dialogu mes dy grave përcjell: (Medea) A) ankth B) zemërim C) indiferencë D) urrejtje 4. Vargu; N’Kaina raftë ai që na la pa jetë!, shpreh: (Dante) A) dëshirë B) urdhër C) nxitje D) mallkim 5. Fjalia pyetëse; Në cilin teatër luani? ka tone: A) kundërshtimi B) ironie C) konstatimi D) pasiviteti (Kafka) 6. Ç’efekt krijon, nga pikëpamja psikologjike, trokitja në derë në vargun: “Kush po troket në derë?/ Qysh u bëra?”? (Makbeth) 7. Ç’ndjesi ju krijon juve si lexues imazhi i vjeshtës sipas përshkrimit të autorit? (Mall) 8. Me ç’tone përshkruhet atmosfera? Pse?© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 15
  • 16. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipe 9. Cila është arsyeja që autori përdor shumësin qiej? Çfarë imazhi dhe ndjesie kërkon të nxisë te lexuesi përmes këtij përdorimi? (Mall) 10. Pse poeti e ngre dashurinë në qiell? Çfarë tipari i jep kjo poezisë së tij? (L. Poradeci) 11. Floberin e konsiderojnë si themelues të romanit modern. Evidentoni dhe shpjegoni si dalin në këtë fragment dy tipare të këtij moderniteti. (Flober) 12. Veçoni nga gjuha shprehëse e Floberit në këtë fragment një shprehje të ironisë së tij. 13. Pse është përdorur ajo (ironia)? (Flober)© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 16
  • 17. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipe Pyetjet për formën dhe figuracionin Këto pyetje lidhen me figurshmërinë, elementet e organizimit metrik: ritmit, rimës, skemës, numrit të rrokjeve, numrit të vargjeve dhe strofave. Në rastin e prozës pyetjet përfshijnë elemente të subjektit e të kompozicionit, të përbashkëtat dhe dallimet, shkaqet dhe pasojat, rrjedhën logjike të ngjarjeve etj.Shembuj 1. Figura e metaforës është përdorur në alternativën: A) Befas e çau erën një zë i çjerrë B) Dëgjoi çape kuajsh që afroheshin C) E kuqe me njërën anë si të ngrënë D) Beut iu duk sikur e kish zënë dikush për gryke. 2. Mjeti stilistikor që paralajmëron lindjen e dashurisë te Zoga (katër strofat e fundit në fragment) është: A) metafora B) epiteti C) paralelizmi figurativ D) krahasimi 3. Vargu i ciklit të kreshnikëve është: A) 8-rrokësh B) 9-rrokësh C) 10- rrokësh D) 12-rrokësh 4. Vargjet e poezisë “Vallja e yjeve” janë shkruar me rimë: A) të brendshme B) të kryqëzuar C) të puthur D) të alternuar 5. Nëpërmjet renditjes në vargun; E kandshme asht hana, përftohet figura e: A) enumeracionit B) inversionit C) shkallëzimit zbritës D) shkallëzimit ngjitës (Mjeda) 6. Figura letrare në vargjet; Dridhet gjithë hapësira, është: A) inversion B) simbol C) alegori D) hiperbolë (L. Poradeci)© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 17
  • 18. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipe 7. Figura e pezullimit (trepikëshi) në këtë fragment tregon: A) distancën, kohën, largësinë, paarritshmërinë, çudinë e dashurisë. B) arritjen e ndjenjës së dashurisë në mënyrë të njëanshme C) arritjen e ndjenjës së dashurisë në momentin kur e kërkon atë më tepër D) arritjen e dashurisë nëpërmjet besimit të vazhdueshëm (L. Poradeci) 8. Kuptimi i vargut; aq lehtë i sillka era e vështirë, është ndëtuar mbi bazën e: A) krahasimit B) kontrastit C) paralelizmit D) hiperbolizimit (Dante) 9. Forma mbizotëruese e ligjërimit në fragmentin më sipër është: A) monologu B) dialogu C) përshkrimi D) detajizimi (Dante) 10. Në këtë krijim të poetit Ndre Mjeda, kemi një strukturë treshe të elementëve: A) individi, shoqëria, zoti B) individi, familja, shoqëria C) natyra, personazhi, poeti D) nëna, babai, fëmija (Mjeda) 11. Cili është lloji i strofës së përdorur nga Dante? A) dyshe B) tercina C) katërshe D) tetëshe (Dante) 12. O shpirtna të ngashryem, na jep figurën e: A) metaforës B) enumeracionit C) pasthirrmës D) epitetit (Dante) 13. Gjeni figurën e stilistikës në vargun: “Makbethi vrau gjumin!”. Interpretoni nëntekstin e tij. 14. Rendisni tri tipare të stilit të Balzakut që shfaqen në këtë fragment. 15. Çfarë është karakteristike për stilin e Kafkës në këtë fragment? Çfarë mendon se shkakton te lexuesi një mënyrë e tillë e të rrëfyerit? 16. Shpjegoni ku qëndron në këtë fragment kundërshtia midis formës dhe përmbajtjes. 17. Cilat janë disa teknika të rrëfimit (të paktën dy) karakteristike për stilin e Petro Markos,që shfaqen në këtë fragment? 18. Ç’ lloj rime ka përdorur autori këtu? Cili është efekti i saj artistik? Ilustrojeni përgjigjen tuaj me një shembull nga fragmenti. (Mjeda)© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 18
  • 19. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipe VIII. Pyetjet rreth gjuhës shqipeKëto pyetje testojnë njohuritë e nxënësit në gramatikë, drejtshkrim dhe shenja pikësimi. Në të gjitha rastetkëto pyetje kërkojnë nga nxënësi të shikojë me kujdes se si gjuha materializon, mishëron dhe realizonpërmbajtjen e veprës.Shembuj: 1. Në cilën prej alternativave të mëposhtme mbiemri është përdorur në kuptim të drejtpërdrejtë? A) shami të grisur B) shpresës së thyer C) e gjyshërve të mundur A) karvanin e tretur 2. Përsëritja dy herë e foljes rri (strofa 4) tregon: (Andrra e jetës) A) përpjekje për t’u ngrohur. B) qetësi shpirtërore pas një lodhjeje të madhe. C) tronditje shpirtërore. D) vetmi të pangushëlluar. 3. Cila nga fjalitë e mëposhtme është urdhërore? (Nata e Ustikës) A) Po pres diellin! B) Çohu të them! C) Ç’bën këtu? D) Mirë ia the! 4. Në cilin nga vargjet e mëposhtme sintaksa poetike vjen me rend të ndryshuar? A) Ti ike udhës së pafundme B) Do shkoj të ulem përmbi pellgjet C) si stof i keq u zbeh blerimi, D) Lejlekët ikën. (Kadare) 5. Pjesa me të zeza në fjalinë: Por edhe nji fjalë due me t’a thanë e të lutem vire në vesh si at’ këshill qi më dhae par në dugajë, është: A) çift sinonimik B) çift antonimik C) shprehje frazeologjike D) fjalë e urtë (Koliqi) 6. Togfjalëshi era e vështirë, dëshmon: A) panoramën e vërtetë të Ferrit B) pamjen e dy personazheve C) pamjen e Dantes D) pamjen e rojtarit të ferrit (Dante)© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 19
  • 20. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipe 7. Shprehja U lshova za, mund të zëvendësohet më shumë me fjalën: A) bërtita B) mërmërita C) fola D) tregova (Dante) 8. Përdorimi i “a” si formë dialektore, shërben për të ndërtuar figurën tingullore të: A) aliteracionit B) asonancës C) onomatopesë D) anaforës (Mjeda) 9. Format dialektore në fragmentin më lart realizojnë: A) qartësinë e përmbajtjes B) ndërthurjen e dukurive të natyrës C) përshkrimin e personazhit D) bukurinë e shprehjes (Mjeda) 10. Folja ardhka është në mënyrën: A) dëshirore B) dëftore C) habitore D) lidhore (Balzak) 11. Në grupin emëror; Britmë fatkeqe, fjala fatkeqe është: A) emër B) mbiemër C) folje D) ndajfolje (Balzak) 12. Fjala madhore është: A) e përbërë B) e parme C) e prejardhur D) e përngjitur (Balzak) 13. Trepikëshi në ligjëratën e Rodolfit; Zonja po më fliste për shëndetin e saj… tregon që biseda: A) ishte ndërprerë prej kohësh B) ishte mbyllur tamam në këtë pikë C) nuk kishte të bënte me Emën D) nënkuptonte diçka përtej kësaj teme (Flober) 14. Ka raste kur Migjeni e nis fjalinë me një lidhëz bashkërenditëse shtuese. Gjeni dy raste të tilla në fragment dhe shpjegoni arsyen e këtij përdorimi. 15. Si është formuar fjala lotëri nga pikëpamja e ndërtimit? Cili është nënteksti me të cilën është përdorur ky neologjizëm i Kadaresë?© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 20
  • 21. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipe 16. Me ç’pjesë të ligjëratës janë formuar metaforat e mëposhtme? (Kënga pleqërishte) 17. Gjeni në paragrafin e parafundit dy raste te fjalive njëkryegjymtyrëshe. Emërtoni gjymtyrën e shprehur në njërën prej tyre. (Nata e Ustikës) 18. I gjithë ky fragment karakterizohet nga fjali të shkurtra dhe shpesh herë të papërfunduara. Cila është arsyeja e përdorimit të një teknike të tillë nga ana e autorit? (Lamtumirë armë) 19. Ku qëndron e veçanta në ndërtimin sintaksor të fjalisë: Zotëroi errësira? Cila mendoni se është arsyeja stilistike e këtij përdorimi? (Vjeshta e Xheladin Beut) 20. Përse shërben ndërthurja disa herë e fjalive pohore dhe mohore në fragmentin e mëposhtëm? Si do t’i interpretonit këto mendime të Andreas? “Nuk i vija re të sëmurët që prisnin. Nuk më bënte zemra t’i shikoja ato skelete! Nuk guxoja! Apo ç’më duhej mua! Aty kishte edhe gra. Ishte dhe një vajzë, që mbante për krahu një grua të sëmurë! Po s’më hynte në punë as vasha që mbante për krahu atë grua të sëmurë...” – (Nata e Ustikës) 21. Cili është sinonimi i fjalës, hareja? Shpjegoni efektin e përdorimit të saj më lart. Cilat janë në të vërtetë kohët e haresë? (Poradeci) 22. Ç’lloj ligjërate është përdorur nga autori në strofën e tretë? Cili është funksioni i kësaj ligjërate? Në plan më të gjerë, a përbën përdorimi i saj një tipar për stilin dantesk? Me ç’formë të ligjërimit është e lidhur ajo? ( Pyetje e përzier) (Dante) 23. Identifikoni në fragment dy folje që tregojnë lëvizje. Në funksion të kujt është ky përdorim? (Poradeci) 24. Shpjegoni se çfarë tregon grupi emëror etje të pashuar. (Poradeci) 25. Ku mbështetet gjuha poetike e Poradecit? Shpjegoni një tipar të kësaj gjuhe duke e ilustruar atë me një shembull nga fragmenti më lart. (Poradeci) 26. Gjeni në strofën e parë mbiemrin në shkallën sipërore dhe thoni çfarë shpreh ai. (Mjeda) 27. Gjeni dy nga shenjat e pikësimit dalluese të dialogut të përdorura në këtë fragment. (Koliqi) 28. Në fillim të fragmentit kemi përdorimin e klasës së numërorëve. Gjeni dy shembuj të përdorimit të tij. Shpjegoni efektin e këtij përdorimi. (Kafka)© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 21
  • 22. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipe IX. EseTesti Letërsisë dhe i Gjuhës Shqipe përmban edhe një ese. Kjo mund të jetë e tipit argumentues,përshkrues ose krahasues.Ese argumentuese 1. Mbyllja e veprës është po aq e rëndësishme për lexuesin sa edhe pjesët e tjera të saj. Argumentoni se si ju duket mënyra e mbylljes së këtij romani dhe çfarë kuptimi i jep veprës në tërësi. (Lamtumirë armë) 2. Shume lexues mendojnë se kjo “Zonja Bovari” është një roman shumë trishtues. Po ju a ndiheni kështu? Argumentoni mendimin tuaj në formën e një eseje argumentuese, duke u përqendruar veçanërisht në momentet më të rëndësishme që ju bëjnë të ndiheni të tillë ose jo. 3. Zgjedhjet e individit në jetë mund të shkaktojnë pasoja të pakthyeshme për të ardhmen. A jeni dakord me këtë pohim? Argumentoni mendimin tuaj për pro ose kundër në formën e një eseje. 4. Argumentoni në një ese pse kopracia është e dëmshme. Pse ajo prish raportet midis njerëzve, madje edhe brenda familjes? (Balzak) 5. Argumentoni me një ese mendimin e personazhit në fragment (Hilush Vilza), sipas të cilit vlera e një jete më të mirë nuk qëndron vetëm te paraja, por edhe te ruajtja e pastërtisë shpirtërore. (Koliqi)Ese krahasuese 1. Gjeni nga letërsia botërore një vepër artistike ku skena e vrasjes është e realizuar me thikë. Vendoseni në plan krahasues me skenën në këtë fragment të veprës së Kafkës dhe tregoni ç’të përbashkët dhe të veçantë kanë ato midis tyre duke zbuluar edhe qëllimin e autorit në zgjedhjen e mjetit të ekzekutimit. 2. Lexoni me kujdes fragmentin e dhënë më sipër, pastaj në një ese të organizuar mirë krahasoni Makbethin me zonjën Makbeth. Ku ndryshojnë ata të dy? Si ndikojnë detajet e përzgjedhura dhe imazhet e krijuara nga Shekspiri për të dhënë këtë ndryshim? 3. Krahasoni Makbethin dhe Bankon. Ku ngjajnë dhe ku ndryshojnë ata të dy? A mund të themi se Makbethi është figura negative e kësaj tragjedie dhe Bankoja është heroi i saj, apo është diçka më e thellë se kaq? 4. Krahasoni Mersoi me Marien. Çfarë i lidh dhe i ndan ata? Si ndryshojnë pikëpamjet e tyre në lidhje me marrëdhënien që kanë?© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 22
  • 23. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipeEse përshkruese 1. Përshkruani marrëdhënien midis Mersoit dhe nënës së tij. Në përgjigjen tuaj përqendrohuni në detaje që përdor Kamy në dhënien e elementeve të veçantë të kësaj marrëdhënieje. (I huaji) 2. Përshkruani se si e përfytyroni skenën e vrasjes së mbretit Dunkan në tragjedinë “Makbeth”. Në përgjigjen tuaj përqendrohuni në teknikat, gjuhën figurative dhe imazhet e përdorura nga Shekspiri për ta bërë sa më të gjallë këtë skenë. (Makbeth) 3. Përshkruani me një ese të shkurtër figurën e Emës nisur nga rrethana e fragmentit më sipër. (Balzak) 4. Përshkruani përmasën e lumturisë njerëzore të dhënë nga Mjeda në këtë fragment. (Shikojeni këtë veçanërisht në strofën e fundit, duke e lidhur me elementët e natyrës dhe parimin e koncizitetit). (Mjeda)© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 23
  • 24. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipe SHEMBUJ TESTESHIsmail Kadare Kush e solli Doruntinën (fragment) Duke ecur me kujdes për të mos bërë zhurmë, Stresi iu afrua krevatit ku ishte shtrirë plaka. Koka esaj ishte mbështjellë me një kapuç të bardhë.- Zonjë, - i foli me zë të ulët, - Zonja Mëmë,- (kështu e thërrisnin zakonisht qysh nga vdekja e djemve). -Jam Stresi, më njihni? Ajo hapi sytë. Ata dukeshin të ftohtë nga tmerri e nga zia. Një copë herë ai e duroi vështrimin esaj, pastaj, duke afruar kokën edhe më te nënkresa e bardhë, pëshpëriti:- Si jeni Zonja Mëmë? Shenja që bëri ajo me sy ishte e pakuptueshme.- Doruntina ka ardhur mbrëmë?- pyeti Stresi. E shtrira bëri “po” me sy. Pastaj sytë e saj vazhduan ta vështronin drejt Stresin, sikur kërkonindiçka prej tij. Stresi qëndroi ca çaste në mëdyshje.- Po si ndodhi?- pyeti ai fare ultazi.- Kush e solli? Plaka mbuloi sytë me njërën dorë dhe nga një lëvizje e kokës u kuptua se humbi ndjenjat. Stresi ikapi dorën dhe me vështirësi i gjeti pulsin. Ai punonte.- Thirre njërën nga gratë, - i tha Stresi me zë fare të ulët ndihmësit. Tjetri doli dhe u kthye pas pak bashkëme një grua. Stresi e la dorën e plakës dhe me po ata hapa të kujdesshëm iu afrua krevatit ku ishte shtrirëDoruntina. Tani i dalloi flokët e saj të verdhë mbi nënkresë. Në zemër ndjeu një sëmbim, por ai rrinte disimënjanë, i papërzier me ngjarjen që posa kishte ndodhur. Ishte një sëmbim i vjetër, që kishte lidhje medasmën e saj, tre vjet më parë, atëherë kur ai, Stresi, në çastin që ajo po largohej hipur mbi kalin e bardhëtë nusërisë, midis karvanit të krushqve, kishte ndier një pikëllim të tillë në zemër, saqë gati kishte pyeturveten me zë: po ç’kam kështu? Ishin të gjithë disi të pikëlluar dhe jo vetëm nëna e vëllezërit, por krejtgjindja, sepse ajo ishte e para vajzë që martohej kaq larg, mirëpo pikëllimi i Stresit ishte i një natyre tëveçantë. Dhe në ato çaste që ajo po ikte, ai befas e kishte kuptuar se ajo ndjenjë e ëmbël, që e kishtepushtuar kohët e fundit për të, s’kishte qenë veçse dashuri. Por ajo kishte qenë një dashuri tjetër lloj, eholluar si mjegulla mbi një hapësirë të pamatë, e padendësuar asnjëherë, e frenuar prej tij qetësisht. Ishtesi vesa e mëngjesit, kishte rënë vetëm minutat e para të zgjimit dhe pastaj, në orët e tjera të ditës dhe tënatës qe tërhequr përgjithmonë. Dhe i vetmi çast kur ajo mjegull kaltëroshe qe përpjekur të dendësohej etë krijonte një re, ishte çasti i ikjes së saj. Por ai kishte qenë çast i shkurtër, që ishte harruar shpejt. Në këmbë para shtratit të saj, Stresi vështroi një copë herë fytyrën e Doruntinës. Ishte po aq ebukur si atëherë, në mos më tepër, me atë vijën e buzëve që ia bënte ato të rënda dhe të lehta njëkohësisht.- Doruntinë, - i foli ai me zë fare të ulët,- ti ke mbërritur mbrëmë pas mesnate, apo jo? Ajo bëri një “po” me sy. Stresi deshi ta shtynte edhe pak pyetjen që e mundonte, por ajo i dolivetvetiu:- Po kush të solli? Sytë e saj mbetën të palëvizshëm nën vështrimin e tij.- Kush të solli, Doruntinë?- përsëriti ai. Ajo nuk ia hiqte sytë, me atë boshësi të pashpresë në mes.- Ti i the nënës se të solli yt vëlla, Kostandini, apo jo? Ajo bëri prapë “po” me sy. Stresi u përpoq të gjente shenjat e çmendurisë në sytë e saj, por ata, siedhe më parë, ishin të zbrazur nga gjithçka.- Po ti ndërkaq besoj se e ke marrë vesh që yt vëlla ka tre vjet që s’është më,- tha Stresi me po atë zë tëshuar. Lotët, para se t’i shihte te ajo, i ndjeu brenda vetes. Ishin ca lot tjetër lloj, gjysmë të dukshëm,gjysmë të prekshëm. Nën atë lotëri fytyra e saj u bë edhe më e largët. Ç’më gjeti kështu, dukej sikurthoshin tani sytë e saj. Pse s’më besoni...Stresi ktheu kokën ngadalë nga ndihmësi i tij dhe nga gruaja tjetër që po rrinin pranë shtratit të zonjësplakë dhe u bëri me shenjë të dilnin. Ai u përkul prapë mbi gruan e re dhe i lëmoi dorën.- Po si erdhe Doruntinë? Si e bëre gjithë këtë udhë të gjatë?Sytë e saj, të zmadhuar jashtë mase, diçka përpiqej t’i mbushte.© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 24
  • 25. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipe Për pyetjet 1-7 rrethoni vetëm shkronjën që i përgjigjet alternativës së saktë. 1. Në fjalinë: Në zemër ndjeu një sëmbim fjala sëmbim ka kuptimin: 1 pikë A) angështi B) dhembje C) hidhërim D) shqetësim 2. Gjithë peshën e këtij fragmenti e mbart fjalia: 1 pikë A) Ti ke mbërritur mbrëmë pas mesnate, apo jo? B) Doruntina ka ardhur mbrëmë? C) Kush të solli, Doruntinë? D) Po ti ndërkaq besoj se e ke marrë vesh që yt vëlla ka tre vjet që s’është më. 3. Cili nga mbiemrat e mëposhtëm është përdorur me kuptim të drejtpërdrejtë? 1 pikë A) Mjegull kaltëroshe. B) Dashuri e holluar C) Sëmbim i vjetër D) Sy të zmadhuar. 4. Stresi në këtë fragment shfaqet: 1 pikë A) serioz dhe i ashpër. B) i tensionuar dhe i frikësuar. C) i ndjeshëm dhe i kujdesshëm. D) i ftohtë dhe indiferent. 5. Detaji më kuptimplotë dhe që krijon efekt tronditës në këtë fragment është ai: 1 pikë A) i syve të dy grave B) i duarve të ftohta të të dy grave. C) i flokëve të verdhë të Doruntinës. D) i buzëve të lehta dhe të rënda të Doruntinës. 6. Doruntina ndodhet në këtë gjendje, sepse: 1 pikë D) askush në fshat nuk e beson më. E) mëson një të vërtetë të frikshme. F) nëna e saj nuk e pranon të vërtetën që ajo i rrëfen. G) e gjeti shtëpinë të rrënuar nga fatkeqësitë.© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 25
  • 26. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipe 7. Është neologjizëm i Kadaresë fjala: 1 pikë A) boshësi B) sëmbim C) pikëllim D) gjindja 8. A) Si jepet gjendja e të dy grave? Çfarë e ka shkaktuar atë? 2 pikë ______________________________________________________________________ ______________________________________________________________________ B) Cila është arsyeja që autori e ka sjellë gjendjen e tyre të hiperbolizuar? 1 pikë ______________________________________________________________________ 9. Identifikoni në fragmentin e dhënë dy kontraste. 2 pikë a) ___________________________________________________________________ b) ___________________________________________________________________ 10. Pse “sëmbimi” që ndien Stresi është i mënjanuar? Çfarë tregon kjo për natyrën e tij? 2 pikë ______________________________________________________________________ ______________________________________________________________________ 11. Identifikoni të paktën dy figura stilistike që janë përdorur për përshkrimin e ndjenjës së dashurisë te Stresi bashkë me ilustrimet përkatëse. 2 pikë a) ___________________________________________________________________ b) ___________________________________________________________________ 12. Cilat janë të paktën dy arsye që autori, pikërisht në këtë moment, e përshkruan në mënyrë kaq figurative ndjenjën e përjetuar dikur nga Stresi për Doruntinën? 2 pikë a) ___________________________________________________________________ b) ___________________________________________________________________ 13. Si është formuar fjala lotëri nga pikëpamja e ndërtimit? Cili është nënteksti me të cilën është përdorur ky neologjizëm i Kadaresë? 2 pikë a) Formimi: _____________________________________ b) Nënteksti: __________________________________________________________© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 26
  • 27. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipeViktor Hygo Katedralja e Parisit (fragment) Koha po kalonte. Gungaçi ndodhej atje që prej një ore e gjysmë, të paktën, i torturuar, i sfilitur, ipërqeshur. Befas ai filloi prapë të përpëlitej në prangat e tija me aq rrëmbim, saqë u drodh e gjithë ndërtesambi të cilën qëndronte; dhe, duke thyer heshtjen e tij këmbëngulëse, sokëlliu me një zë të çjerrë e tëtërbuar, që i shëmbëllente më shumë lehjes së një qeni se sa britmës së një njeriu dhe që e mbuloizhurmën e talljeve: - Ujë! Pasi priti disa minuta, Kuazimodo i hodhi turmës një vështrim të dëshpëruar dhe përsëriti me një zëmë të thekshëm: - Ujë! - Na, pi nga kjo!- i thirri Robert Puspeni, duke i hedhur turirit një copë sfungjer të njomur në një pellg me llucë. – Merre, shurdh i përçmuar! Unë jam borxhliu yt! - Ujë! – përsëriti për të tretën herë Kuazimodo, duke gulçuar. Befas, në këtë çast ai pa se njerëzit që ishin përqark u hoqën mënjanë. Nga turma doli një vajzë eveshur me rroba të çuditshme. Atë e ndiqte pas një dhi e vogël, e bardhë, me brinjë ngjyrë ari. Vajzakishte në duar një dajre. Syri i Kuazimodos shkreptiu. Ishte ajo cigania, të cilën një natë më parë ai ishte munduar tagrabiste: për këtë faj, me sa kuptonte ai ashtu turbull, po e ndëshkonin tani, gjë që nuk ishte aspak evërtetë, sepse ai po ndëshkohej vetëm ngaqë kishte pasur fatkeqësinë të gjykohej prej një shurdhi, dukeqenë edhe vetë shurdh. Pandehu se vajza kishte ardhur për t’u hakmarrë dhe për ta goditur si gjithë tëtjerët. Dhe, vërtetë, Kuazimodo pa se ajo po ngjitej me të shpejtë përpjetë shkallëve. Dufi dhe zemërimipo i zinin frymën: ai do të donte ta përmbyste shtyllën e turpit; dhe sikur shkreptima të lëshonte syri i tijtë mund të digjte, cigania do të ishte bërë shkrumb e hi, përpara se të arrinte në platformë. Ajo iu qas në heshtje të dënuarit, që më kot po përdridhej në verigat e veta, për t’iu larguar asaj,dhe, pasi hoqi nga brezi një pagure, e afroi me ngadalë te buzët e zhuritura të fatziut. Atëherë ai sy i thatëe i buhavitur lëshoi një lot, i cili rrodhi ngadalë në atë fytyrë të shëmtuar dhe të çakërritur nga dëshpërimi.Ndoshta ishte i pari lot që po derdhte fatziu në jetën e tij. Ndërkaq ky dukej se po harronte të pinte. Ngapadurimi, cigania bëri ngërdheshjen e saj të zakonshme dhe duke buzëqeshur, e mbështeti paguren te gojame dhëmbë të dalë të Kuazimodos. Ai piu me gërrqe të mëdha. Ishte i djegur nga etja. Pasi u dend së piri,fatkeqi zgjati buzët e tija të nxira, sikur të desh ta puthte atë dorë të bukur, që i kishte bërë një mirësi tëtillë. Mirëpo vajza, që po shikonte me një farë mosbesimi, dhe që dukej se nuk e kishte harruar sulmin eegër të natës së mëparshme, e tërhoqi dorën tërë frikë, si ndonjë fëmijë që trembet se mos e kafshojë njështazë. Atëherë shurdhi i mjerë i hodhi asaj një vështrim që shprehte qortim dhe pikëllim të patreguar.Kushdo do të kishte mbetur i prekur nga një skenë e tillë: një vajzë e bukur, e freskët, e kulluar, tërheqësedhe njëkohësisht e brishtë i kishte ardhur në ndihmë nga dhembshuria një krijese aq të mjerë, aq tëshëmtuar dhe aq të vrazhdë. Por atje të shtylla e turpit, kjo skenë ishte vërtetë madhështore. Edhe turma ungashërye dhe zuri të duartrokiste, duke thirrur: “Rroftë! Rroftë!”© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 27
  • 28. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipe Për pyetjet 14-19 rrethoni vetëm shkronjën që i përgjigjet alternativës së saktë. 14. Katedralja e Parisit është një roman: 1 pikë A) psikologjik B) filozofik C) historik D) epope 15. Epitetet e shumta që gjenden në fragment zbulojnë: 1 pikë A) gjendjen emocionale të Kuazimodos. B) veçori të mjedisit ku ndodh ngjarja. C) sjelljen e turmës ndaj tij. D) reagimin e Esmeraldës ndaj tij. 16. Në cilin prej shembujve të mëposhtëm është përdorur figura e hiperbolës? 1 pikë A) …sikur shkrepëtima që lëshonte syri i tij të mund të digjte, cigania do të ishte bërë shkrumb e hi, përpara se të arrinte në platformë... B) Atëherë shurdhi i mjerë i hodhi asaj një vështrim që shprehte qortim dhe pikëllim të patreguar. C) Ajo iu qas në heshtje të dënuarit, që më kot po përdridhej në verigat e veta. D) Ai do të donte ta përmbyste shtyllën e turpit. 17. Në cilën prej alternativave të mëposhtme shprehet ideja e kësaj pjese? 1 pikë A) Bukuria mund t’i magjepsë edhe turmat më të egra. B) Është e lehtë të nënshtrosh të pambrojturit. C) Mirësia i bën njerëzit më të mirë. D) Qeniet e shëmtuara mbeten të përbuzura. 18. Situata që përshkruhet në këtë fragment është: 1 pikë A) absurde B) komike C) tragjike D) e jashtëzakonshme 19. E veçanta e stilit të autorit në paraqitjen e atmosferës në këtë fragment shfaqet në: 1 pikë A) kontrastin artistik. B) përshkrimin e mjedisit C) përshkrimin e personazheve. D) dialogun midis personazheve 20. A) Cila është gjendja e Kuzimodos në fillim të kësaj skene? Çfarë e ka shkatuar atë? 2 pikë ______________________________________________________________________ B) Pse Kuazimodo arrin kulmin e dëshpërimit kur mendon se Esmeralda ka ardhur për ta ndëshkuar? 1 pikë ______________________________________________________________________ ______________________________________________________________________ C) Çfarë e shkakton përlotjen e Kuzimodos? Ç’tregon kjo për natyrën e tij? 2 pikë ______________________________________________________________________ ______________________________________________________________________© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 28
  • 29. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipe 21. Gjeni në fragmentin e dhënë dy mbiemra që theksojnë mjerimin shpirtëror dhe pamjen e jashtme. . 2 pikë a) Mjerimi shpirtëror: _____________________________ b) Pamja e jashtme: _____________________________ 22. A) Cili është roli që luan Esmeralda në këtë fragment? Çfarë nënkupton gjesti i saj? 2 pikë ______________________________________________________________________ ______________________________________________________________________ B) Çfarë e bën madhështore skenën përmbyllëse të këtij fragmenti? Përse turma ngashërehet? 2 pikë ______________________________________________________________________ ______________________________________________________________________ 23. Cila është figura e stilistikës në fjalinë: Syri i Kuazimodos shkreptiu.? Zbërtheni nëntekstin e këtij përdorimi. 2 pikë a) Figura e stilistikës: ____________________________ b) Nënteksti : ________________________________________________ 24. A) Një tipar i stilit të Hygoit është edhe ai i kthesave të befasishme të ngjarjes. Ilustrojeni këtë tipar me një shembull nga fragmenti. 1 pikë ______________________________________________________________________ ______________________________________________________________________ B) Cila ju duket skena më emocionuese e këtij fragmenti? Shpjegoni shkurt se çfarë e bën atë të tillë për ju. 2 pikë ______________________________________________________________________ ______________________________________________________________________ 25. Shpirti i ndjeshëm i njeriut jo domosdoshmërish kërkon një fytyrë të bukur. Argumentojeni këtë ide në formën e një eseje duke u mbështetur te figura e Kuazimodos. 8 pikë© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 29
  • 30. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipeFranc KAFKA Procesi (fragment)Darkën e tridhjetenjë vjetorit, në orën nëntë të mbrëmjes, në apartamentin e tij, erdhën dy zotërinj. Kishinveshur kostume shëtitjeje, ishin të zbehtë e të shëndoshë, me cilindrat rrasur në kokë. Te hyrja e shtëpisëu vonuan duke i lënë radhën njëri-tjetrit kush të hynte i pari. Kjo u përsërit edhe te dera e apartamentit tëK. Megjithëse nuk ishte njoftuar për atë vizitë, K. i veshur me të zeza si ata, rrinte ulur në karrike pranëderës, sikur priste ndonjë dhe po vishte një palë doreza të reja, duke i tërhequr fort. Brofi në këmbë dhe ikqyri me kureshtje të dy zotërinjtë.------------------------------------------------------------------------------------------------------------ Ju jeni caktuar për mua? - i pyeti.“Më sjellin aktorë të moshuar, të dorës së fundit” - tha K. me vete dhe i vështroi me kujdes.“Duan të kryejnë punë shpejt e pa shpenzime”, - shtoi dhe papritmas i pyeti:- Në cilin teatër luani?- Teatër?! – pyeti njeri prej tyre dhe pa i hutuar shokun, që nuk e hapi gojën, sikur ajo punë s’kishte tëbënte me të.“Nuk janë mësuar të japin përgjigje”- tha K. dhe shkoi të kërkojë kapelen. Te shkallët, ata donin ta kapninpër krahësh, po ai kundërshtoi:- Nuk jam i sëmurë!-------------------------------------------------------------------------------------------------------Sapo dolën në rrugë, i futën krahun në një mënyrë të çuditshme. I mbanin supet ngjitur me të tijat, krahët ipërdorën për të mbërthyer krahët e K., kurse duart ia kishin shtrënguar fort. Kjo tregonte se ishin tëstërvitur. K. ecte në mes të tyre drejt e i ngrirë; tani të tre formonin një tërësi sa, po të rrëzohej njëri, do tëbinin të tre. Ishte një bashkësi, që mund ta formojnë vetëm gjërat e pashpirt.---------------------------------------------------------------------------------------------------------Tani s’më mbetet gjë tjetër – thoshte, vetëm të zgjas aftësinë time për të menduar e gjykuar.Hapat e tij ishin simetrike me ata të dy burrave dhe sikur mbështetnin mendimet e tij.- Në jetën time kam dashur gjithmonë të kap shumë gjëra, pa pasur një qëllim të përcaktuar. Gabim imadh! A do të jap tani prova se një vit procesi nuk më ka shërbyer për asgjë? A do të lejoj që të mendojnëse në fillim doja që procesi të mbaronte, kurse tani dua që ai të nisë edhe një herë?Nuk dëshiroj që të thuhet kështu për mua. U jam mirënjohës këtyre dy burrave të heshtur, që nukkuptojnë gjë e më kanë lënë që të vendos vetë ç’duhet bërë.------------------------------------------------------------------------------------------------------------© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 30
  • 31. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipePër pyetjet 1- 6 rrethoni vetëm shkronjën që i përgjigjet alternativës së saktë.1. Fabula mbi të cilën ndërtohet romani Procesi është universale sepse: 1 pikëA) shumë njerëz në botë kanë fatin e Jozef K.B) Jozef K. bindet ngaqë ishte fajtorC) Jozef K. kundërshton me forcë realitetin që i ofrohetD) Jozef K. pëlqen realitetin në të cilin ndodhet2. Jozef K. shihet si modeli i njeriut: 1 pikëA) që e meriton dënimin që merrB) që e di me siguri fajin e tijC) që nuk përjeton si duhet situatën e dënimitD) të përndjekur, të kërcënuar, të dënuar pa e ditur pse3. Komenti më i përshtatshëm për konstatimin: Ishte një bashkësi, që mund ta formojnë vetëm gjërat epashpirt, është: 1 pikëA) tashmë gjëja më me vlerë ishte të njihej fajtori i vërtetëB) njerëzit i vështronin nga larg dhe nuk dallonin asnjë ndryshim midis tyreC) mekanizmi i bindjes edhe pse i ndryshëm funksiononte njësoj te të treD) ata ngjanin së bashku më shumë nga mënyra se si buzëqeshnin4. Fjalia pyetëse; Në cilin teatër luani? ka tone: 1 pikëA) kundërshtimiB) ironieC) konstatimiD) pasiviteti5. Absurdi në këtë vepër është i lidhur me faktin që personazhi kryesor: 1 pikëA) arrestohet duke mos ditur arsyen e vërtetëB) kupton çdo gjë që ndodh përreth tijC) vuan veprimin e arrestimit të tijD) kundërshton me forcë arrestimin e tij6. Ligjërata e drejtë në paragrafin e dytë ndihmon në: 1 pikëA) prezantimin e motiveve dytësore të këtij romaniB) përshkrimin e natyrës njerëzore dhe të konflikteve të saj të ashpraC) dhënien e drejtpërdrejtë e të detajuar të absurdit dhe realitetit të arrestit të K.D) analizën e fakteve mbi problemin kryesor të shtruar në roman7. Në cilën lloj drejtësie na fut rrëfimi i Kafkës? 1 pikë_______________________________________________________________________© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 31
  • 32. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipe8. Në fillim të fragmentit kemi përdorimin e klasës së numërorëve.Gjeni dy shembuj të përdorimit të tij. Shpjegoni efektin e këtij përdorimi.a) shembull 1: _____________________________________________ 1 pikëb) shembull 2: _____________________________________________ 1 pikëc) efekti: __________________________________________________________ 1 pikë9. Autori përdor gjatë rrëfimit të tij folje në kohë të ndryshme.Konstatoni dy nga kohët e foljeve më të përdorura në këtë fragment duke dhënë edhe nga një shembullpër secilin rast.Interpretoni efektin e përdorimit të tyre në fragment apo edhe në roman.a) koha 1 dhe shembulli përkatës: _______________ ______________________ 1 pikëb) koha 2 dhe shembulli përkatës: ______________ ________________________ 1 pikëc) interpretimi: 2 pikë_______________________________________________________________________10. Ç’ realitet na ofron autori nëpërmjet shprehjes; nuk janë mësuar të japin përgjigje?Shpjegoni më gjerë kuptimin e këtij realiteti.a) realiteti:__________________________________________________________ 1 pikëb) shpjegimi:________________________________________________________ 2 pikë11. Pse personazhi Jozef K. konsiderohet i pashpresë? Ku duket kjo në pjesën e zgjedhur më lart?a) _______________________________________________________________ 2 pikëb) _______________________________________________________________ 1 pikë12. Detajet e fillimit të fragmentit janë tregues i një tipari të stilit të Kafkës. Veçoni një shembulldetajizimi të tillë. Thoni dhe analizoni tiparin që rrjedh nga përdorimi i detajeve të tilla.a) detaji:__________________________________________________________ 1 pikëb) tipari dhe analiza e tij: 2 pikë________________________________________________________________________© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 32
  • 33. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipeNdre MJEDA Zoga (fragment)E kandshme asht hanaKur del me zana,E n’tokë me dritë përndaret.Hyjzit që shndrisinE që shëtisinNpër qiell, janë t’bukur faret.Kur del agimiE rruzullimiMe ‘j dritë kuqloshe mbëlohet,E përmbi kashtaShndrit pika lashta,Zemra për mall gazmohet.Asht i madh shendi,Kur ndihet shpendiNdër pyje tuj pingrue;E knaqshme a ‘j luleKur ju përkule,O fllad i let, me e lmue.Por s’i gjet qielli,Nuk i giet prilliAs fllad që shëtit luletE me erna veshet,Foshnjës që i qeshet,Nanës, kur mbi të përkulet.Fjalor:lashta - vesapingrue - duke kënduar© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 33
  • 34. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipePër pyetjet 13- 19 rrethoni vetëm shkronjën që i përgjigjet alternativës së saktë.13. Në këtë krijim të poetit Ndre Mjeda, kemi një strukturë treshe të elementëve: 1 pikëA) individi, shoqëria, zotiB) individi, familja, shoqëriaC) natyra, personazhi, poetiD) nëna, babai, fëmija14. Figura e Zogës në këtë këngë simbolizon: 1 pikëA) vdekjen dhe dhimbjen e sajB) dhimbjen përmes plagëve fizikeC) trishtimin universal njerëzorD) jetën dhe vazhdimësinë e saj15. Nëpërmjet renditjes në vargun; E kandshme asht hana, përftohet figura e: 1 pikëA) enumeracionitB) inversionitC) shkallëzimit zbritësD) shkallëzimit ngjitës16. Kuptimi i fjalës shend është: 1 pikëA) gëzimB) ndarjeC) jetëD) vdekje17. Përdorimi i “a” si formë dialektore, shërben për të ndërtuar figurën tingullore të: 1 pikëA) aliteracionitB) asonancësC) onomatopesëD) anaforës18. Format dialektore në fragmentin më lart realizojnë: 1 pikëA) qartësinë e përmbajtjesB) ndërthurjen e dukurive të natyrësC) përshkrimin e personazhitD) bukurinë e shprehjes19. Karakteri filozofik i kësaj poeme apo i këtij fragmenti është i lidhur me motivet e: 1 pikëA) dashurisë dhe jetës.B) luftës dhe paqesC) individit dhe zotitD) mërisë dhe hakmarrjes20. Cilin moment të jetës së Zogës këndon autori në këtë fragment? Rendisni disa fjalë kyçe (të paktëntre), që japin këtë moment.a) ______________________________________________________________ 1 pikë© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 34
  • 35. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipeb) ______________________________________________________________ 1 pikë21. Përshkruani atmosferën e strofës së dytë. Mbështeteni me një fakt ose me një shembull mendimin tuajmbi këtë atmosferë.a) atmosfera: 2 pikë______________________________________________________________________b) shembulli: ________________________________________________________ 1 pikë22. Gjeni në këtë fragment paralelizmin midis njeriut dhe natyrës. Ku qëndron forca e këtij paralelizmi?a) paralelizmi: ____________________________________________________ 1 pikëb) forca e paralelizmit: _______________________________________________ 1 pikë23. Ç’ lloj rime ka përdorur autori këtu? Cili është efekti i saj artistik? Ilustrojeni përgjigjen tuaj me njëshembull nga fragmenti.a) lloji i rimës: _______________________________________________________ 1 pikëb) efekti i rimës: ______________________________________________________ 1 pikëc) shembulli: _________________________________________________________ 1 pikë24. Gjeni në strofën e parë mbiemrin në shkallën sipërore dhe thoni çfarë shpreh ai.a) mbiemri: _______________________ 1 pikëb) mbiemri shpreh: __________________________________________________ 1 pikë25. Përshkruani përmasën e lumturisë njerëzore të dhënë nga Mjeda në këtë fragment.(Shiheni këtë veçanërisht në strofën e fundit, duke e lidhur me elementët e natyrës dhe parimin ekoncizitetit të zbatuar nga autori). 8 pikë© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 35
  • 36. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipeShkolla e mesme pedagogjike GJUHË SHQIPE Ai i përngjiste një vizioni. Kurrë nuk ishte dukur aq i bukur. Flokët e tij të zinj filluan tëvalëviteshin nga era. Asokohe nuk i pritnin flokët. Qafa e tij e bardhë të sillte ndërmend një grua, dhe syrii tij heroik dhe sovran të sillte ndërmend një kryeëngjëll. Ai qëndronte mbi skelën e gijotinës, ëndërrues.Edhe ky vend është një majë. Goveni rrinte më këmbë, i madhërishëm dhe i qetë. Dielli, duke embështjellë, e nxirrte në pah si ndonjë dritë lavdie. Megjithatë i dënuari duhej lidhur. Xhelati erdhi me litar në dorë. Në atë çast, kur panë kapitenin etyre të ri të shkonte me aq guxim nën thikë, ushtarët nuk duruan më; zemra e këtyre burrave të regjur nëluftë shpërtheu. Atëherë u dëgjua ajo gjë stërmadhe, dënesa e një ushtrie. Një britmë çau ajrin. Falje!Falje! Disa ranë më gjunjë; disa të tjerë flaknin pushkët dhe ngrinin krahët drejt platformës, ku ishteSimurdeni. Një granatier bërtiti duke treguar gijotinën: - A pranohen zëvendës në këtë punë? Ja ku më kini mua.- Të gjithë përsëritnin me zjarr: “Falje!Falje”! Sikur ta kishin dëgjuar këtë, edhe luanët do të ishin tronditur, sepse lotët e ushtarëve janë tëtmerrshëm. Xhelati qëndroi, duke mos ditur se ç’të bënte. Ahere një zë i prerë dhe i ulët, bërtiti nga maja e kullës:- Të zbatohet ligji!Ata e njohën theksin epapërkulshëm. Simurdeni kishte folur. Ushtria u rrëqeth. Xhelati nuk e bëri më fjalën dysh. U afrua duke mbajtur litarin. Për pyetjet 1 deri në 7 rrethoni vetëm shkronjën që i përgjigjet alternativës së saktë. 1. Gjeni cili grup fjalësh është njësi frazeologjike: 1 pikë A) i dënuari duhej lidhur B) erdhi me litar në dorë C) u dëgjua ajo gjë stërmadhe D) nuk e bëri më fjalën dysh 2. Fjala përsërit është: 1 pikë A) e prejardhur B) e përbërë C) e përngjitur D) e thjeshtë 3. Emri i nënvizuar në fjalinë Disa të tjerë flaknin pushkët dhe ngrinin krahët drejt platformës është në rasën: 1 pikë A) emërore B) rrjedhore C) kallëzore D) dhanore 4. Në cilën kohë është folja në fjalinë: “Ushtria u rrëqeth”? 1 pikë A) në kohën e kryer B) në kohën më se të kryer C) në kohën e kryer të thjeshtë D) në kohën a pakryer 5. Sipas llojit të kumtimit fjalia - Të zbatohet ligji! është: 1 pikë A) pyetëse B) nxitëse C) dëshirore D) dëftore 6. Në fjalinë e mëposhtme gjymtyra e nënvizuar është:© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 36
  • 37. Shpjegues i programit orientues Letërsi dhe Gjuhë shqipe Xhelati erdhi me litar në dorë 1 pikë A) rrethanor vendi B) përcaktor me drejtim C) kundrinor me parafjalë D) ndajshtim 7. Gjeni cili mbiemër është shkruar gabim. 1 pikë A) flokë të zeza B) male të larta C) ujëra të ngrohtë D) theksime të paqarta. 8. Përcaktoni klasën e fjalëve të nënvizuara në fjalinë: 3 pikë Ai i përngjiste një vizioni. Kurrë nuk ishte dukur aq i bukur. Flokët e tij të zinj valëviteshin në erë; asokohe nuk i pritnin flokët. a) një vizioni: ____________________________ b) kurrë: ____________________________ c) e tij: ____________________________ 9. Gjeni në ç’rasë dhe vetë është trajta e shkurtër në fjalinë e dhënë më poshtë. 2 pikë Ata e njohën theksin e papërkulshëm. a) rasa: ________________________ b) veta: ________________________ 10. Në fjalinë e mëposhtme gjeni kallëzuesin dhe llojin e tij. 2 pikë Flokët e tij të zinj zunë të valëviteshin nga era. a) kallëzuesi: ______________________________ b) lloji: ______________________________ 11. Në fjalinë Të gjithë përsëritnin me zjarr: “Falje! Falje”! 2 pikë a) gjeni kryefjalën: _____________________________ b) me se shprehet ajo: _____________________________ 12. Në fjalinë Zemra e këtyre burrave të regjur në luftë shpërtheu: a) gjeni funksionin e gjymtyrës së nënvizuar: _________________ 1 pikë b) me se është shprehur ajo: _________________ 1 pikë 13. Gjeni llojin e fjalive të nënrenditura në fjalinë e mëposhtme. Bëni skemën e fjalisë së përbërë. Sikur ta kishin dëgjuar këtë, edhe luanët do të ishin tronditur, sepse lotët e ushtarëve janë të tmerrshëm. a) lloji i fjalive të nënrenditura: 2 pikë ______________________________ ______________________________ b) skema e fjalisë së përbërë: 1 pikë© MASH, janar 2011 www.mash.gov.al 37

×