• Share
  • Email
  • Embed
  • Like
  • Save
  • Private Content
E drejta e punes   komplet
 

E drejta e punes komplet

on

  • 6,294 views

 

Statistics

Views

Total Views
6,294
Views on SlideShare
6,294
Embed Views
0

Actions

Likes
1
Downloads
139
Comments
0

0 Embeds 0

No embeds

Accessibility

Categories

Upload Details

Uploaded via as Microsoft Word

Usage Rights

© All Rights Reserved

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Processing…
Post Comment
Edit your comment

    E drejta e punes   komplet E drejta e punes komplet Document Transcript

    • Ligjerata e 1,2 Nxjerr dhe përpiluar nga St:Gentian R.Krasniqi1.Çka është Puna?- Puna eshte veprimtari e ndergjegjshme dhe e vullnetshme, e natyrshme por e mundimshme , perfaktin se ajo permban perpjekje, per krijimin ose perpunimin e nje veprimtarie te dobishme,materiale ose jo materiale (intelektuale).2.Për nga natyra e saj, çfare mund te jete puna?- Per nga natyra e saj puna mund te jete:1.Materiale ose2.Intelektuale, kjo ndarje behet ne baze te elementit nderkombetare te saj fizik ose intelektual.3.Çka eshte e Drejta e Punes?- E Drejta e punes, eshte shkence e cila merret me studimin teorik dhe praktik te ligjeve dhedispozitave te tjera nga kjo fushe, si dhe studimin e praktikes se subjekteve dhe faktoreve te tjere– punetore , punedhenes , subjekteve shteterore, gjykatave etj, marre brenda shtetit ne nivelnderkombetare, duke i keqyrur edhe aspektet e gjitheperfshirese shoqerore. Paraqitja dhe zhvillimi i te drejtes se punes4.Kur u paraqit e drejta e punes?- E drejta e punes eshte paraqiture ne fund te shek XIX dhe ne fillim te shek XX.- E Drejta e punes u paraqit atehere kur u be evidente se subjektet e marrdhenieve te punes duhetti kene te drejtat e tyre, sepse zhvillimi dhe qeshtjet qe u lajmeruan gjate ketij zhvillimi , nuk kanemundur te zgjidhen ne kuader te ndonje dege tjeter te se drejtes.5.Si u be zhvillimi i te drejtes se punes?- Zhvillimi i te drejtes se punes u be ne 4 periudha:1.Periudha e pare – perfshine pjesen e pare te shek XIX, ku vjen deri te formimi i shoqatave tepara te punetoreve.Keto shaqata I inicuan disa levizje me qellim te mbrojtjes te te drejtave meelementrare te punetoreve..Qellimi kryesore I luftes se punetoreve ishte permiresimi I kushtevetejet te veshtira te punes dhe te jetes se tyre.2.Periudha e dyte – fillon ne fund te shek XIX dhe ne fillim te shek XX dhe zgjate deri nembarim te luftes se pare boterore.- Ne kete periudhe shenohet nje intervenim shume me I madh I shtetit ne fushen e rregullimit temarrdhenieve te punes.Nxirren po ashtu shume ligje me te cilat rregullohen disa qeshtje nga fushae marrdhenieve te punes,ndersa numri I ketyre qeshtjeve gjithnje e me shume rritet.Keshtu perveqkohes se punes, mbrojtes se grave dhe femijeve, sigurimit social me ligj rregullohet edhe qeshtjae pushimit javor,punes se nates,pagave minimale, ndihmes per te pa punet etj.
    • 3.Periudha e trete – perfaqeson periudhen ne mes te dy lufterave boterore (1919-1939),karakteristike e kesaj periudhe eshte intenziteti I madh i legjislacionit te mbrojtjes se punetoreve ,ne kete periudhe vazhdohet ne mase te madhe me kodifikimin e te drejtes se punes, keshtupsh:nxirren ligjet e veqanta ne Holand , Belgjike,Itali, Austri, Gjermani, Shba etj.4.Periudha e katert – perfaqeson periudhen nga perfundimi I luftes se dyte boterore.E drejta epunes jo vetem ne vendet e zhvilluara industrialisht por pothuajse ne te gjitha vendet e botes qofteme te zhvilluara apo me pak te zhvilluara eshte dege e te drejtes nacionale kombetare.Dispozitat emehershme te kesaj dege modifikohen zgjerohen apo nxirren ligjet krejtesisht te reja. E Drejta bashkekohore e punes – karakteristikat e saj6.Cilat jane karakteristikat e te drejtes bashkekohore te punes?- Karakteristikat e te drejtes bashkekohore te punes jane:1.Tendenca per zgjerimin e vazhdueshem,2.Organizimi I punetoreve ne sindikata,3.Kontraktimi kolektiv, dhe4.Integriteti.1.Tendenca per zgjerim te vazhdueshem – si karakterisite e te drejtes bashkekohore te punes,rrjedh nga fakti se me nuk trajtohet vetem puna , krijimi , sherbimet publike , organizimi, portrajtohen edhe dukurite te tjera te cilat jane te lidhura me te drejten e punes.- Zgjerimi I vazhdueshm I te drejtes se punes ne kushtet bashkekohore mund te provohet edhe meate se e drejta e punes nuk ka te beje vetem me punetoret te cilet punojne per paga, por iureferohen edhe kategorive te tjera,perosnave te cilet mirren me ushtrimin e veprimtarive te tjerapersonale psh:e drejta ne greve, e drejta ne organizim sindikal, sigurim social etj.2.Organizimi I punetoreve ne sindikata – Sindikata si asociacion i punetoreve ne shumevende , e sidomos ne shtetet me sisteme juridike bashkekohore eshte bere faktore Ipazevendesueshem ne realizimin e shume te drejtave per punetoret si:sigurimin social, kushtet mete mira te punes, paga me te larta dhe me te sigurta, orarin me te shkurter te punes, mbrojtjen nepune, mbrojtjen nga nderpreja e paarsyeshme e marrdhenie se punes dhe te ngjashme.3.Kontraktimi kolektiv – per shkak te kompleksitetit te marrdhenieve te punes dhe tepamundesise qe qdo gje qe ka te beje me to te percaktohet me ligj, kontratat kolektive gjithnje eme shume po behen instrument i rendesishem per rregullimin e kushteve te punes, te drejtave dheobligimeve ne mes te punedhenesve dhe te punemarresve krahas dispozitave shteterore te cilatpercaktojne bazen e ketye marrdhenieve.- Rendesia e kontraktimit kolektiv qendron edhe ne ate se ne te drejten bashkekohore te punes katendenca per krijimin e nje te drejte te re “E Drejta Kolektive” ose legjislacioni autonom I punesne kuptim te gjere.4.Integriteti – paraqitet si rrjedhoje e cilesise se veqante te punes, e ajo eshte fuqia e madheintegrative e saj.Puna eshte ajo qe me se tepermi I bashkon njerezit si dhe ata te racave tendryshme ne nje fis, te cilet duke ushtruar veprimtari te ndryshme racionale dhe te leverdishme Isigurojne vetes ekzistencen.
    • E Drejta e krahasuar e punes7.Çka është e drejta e krahasuar e punes?- E Drejta e krahasuar e punes eshte rezultat I normave juridike nderkombetare, sidomoskonventave te Organizates Nderkombetare te punes dhe ne kohet e fundit akteve te unionitEvropian duke u bazuare ne faktin se shumica e vendeve kane miratuare konventa me terendesishme ( per kohen e punes, mbrojtjen e nenave te rinjeve , femijeve, per pushimin epaguare vjetore , mbrojtjen e veqante, xehtarine , ndertimtarine dhe nje numer te konventave ngafusha sociale , kjo nxiti interesim per incizimin, krahasimin dhe trajtimin e legjislacionit te punesdhe atij social e njekohesish edhe dallimet ne vendet e Evropes. Perkufuzimi (DEFINIMI) i te drejtes se punes8.Si e perkufizojne definojne te drejten e punes autoret?- Për disa autore e drejta e punes eshte:1.Dege e se drejtes qe rregullon dhe administron marrdheniet qe lindin nga kryerja e nje pune tevarur,kryerja e nje pune per llogari te tjetrit, pra behet fjale per pune te varur , te kryere ne dobi tepunedhenesit , zakonishte pronare I mjeteve, pajisjeve dhe vegaleve te punes (P.Durant).2.Dege e se drejtes e cila permbane norma qe rregullojne marrdheniet kontraktuese dhe punen esubordinuare (Barassi),3.Dege e se drejtes qe trajton dhe studion legjislacionin e punes , respektivishte legjislacioninintervecional mbrojtes ne dobi te punetoreve (Paul Pic),4.E drejte qe perfshine teresine e normave juridike te cilat aplikohen ne marrdheniet individualedhe kolektive te punes qe lindin ne mes te punedhenesit privat dhe te atyreve te cilet punojne nenmbikqyerjen e tij (Jean Rivero dhe Jean Sevattier).- Perfundimishte mund te thuhet se e drejta e punes si dege e sistemit pozitiv – juridikperfshine normat shteterore, kontratat kolektive , dhe dispozitat autonome qe I referohenmarrdhenieve te punes ne ndermarrje institucionale, tek punedhenesit dhe subjektet te tjera. Emërtimet per Lëndën e te Drejtes se Punes9.Cilat jane Emertimet per te drejten e punes?- Emertimet per te drejten e punes jane:1.E Drejta e fabrikes (legjislacion industrial),2.E Drejta e legjislacionit te punetoreve,3.E Drejta sociale,4.E Drejta sindikale, dhe5.E Drejta e punes.1.E Drejta e fabrikes – respektivishte legjislacioni industrial , si emertim ne periudhen fillestarete zhvillimit te se drejtes se punes iu ka pergjigje objektit qe rregullonte kjo dege, sepse ne ketefaze normat juridike te kesaj dege kufizoheshin ne organizimin e punes ne fabrika ose neindustri.
    • 2.E Drejta e legjislacionit te punetoreve – ky emertim eshte perdorur nga shkaku se dispozitat epara mbrojtese iu kane referuar punetoreve (psh:dispozita mbi kufiziin e kohes se punes, per gradhe femij ), por per nje kohe te gjate vetem per te punesuarit ne industri.3.E Drejta Sociale – emertimi “E Drejt Sociale” ka lindure nen ndikimin e zhvillimit te sigurimitsocial te punetoreve, dhe nuk e shpreh sakte objektin e kesaj dege te se drejtes sepse qdodispozite juridike , qdo e drejte ne thelb eshte sociale , ne kuptimin qe buron nga shoqeria, shteti.4.E Drejta Sindikale – si emertim eshte lajmeruar nen ndikimin e rritjes se rolit dhe te rendesisese sindikates ne fushen e marrdhenieve te punes dhe perfshine:organizimin sindikal,regjistrimin,mbrojtjen, respektivishte perfaqesimin e te drejtave te punetoreve , raportet meorganizatat e punedhenesve , organet shteterore etj.5.E Drejta e Punes – ne emertimin e kesaj dege akceptohet puna edhe pse objekt qendrore Ikesaj dege juridike jane marrdheniet e punes si dhe institucioneve dhe situatave te cilat direkt apoindirect jane te lidhura me te. Raporti i te drejtes se punes me dege te tjera Juridike10.Me cilat dege te se drejtes eshte ne raport e drejta e Punes?1.Raporti I te drejtes se punes me te drejten kushtetuese- E drejta e punes eshte ne raport te drejtperdrejt me te drejten kushtetuese.Kushtetuta siinstrument apo akt juridike me I larte, permbane parimet dhe normat e pergjithshme mbirregullimin e sistemit ekonomik – shoqerore te nje vendi.- Me dispozitat kushtetuese zakonishte institucionalizohen keto parime:e drejta per pune, liria epunes, (ndalimi I punes se dhuneshme ap ote detyruare), liria sindikale, barazia e personave nemarrdhenie te punes, e drejta ne sigurim social etj.2.Raporti I te drejtes se punes me te drejten civile- E Drejta e punes ne fillim ishte nen ndikimin e te drejtes civile, por me vone e drejta e punesdalngadal eshte ndare nga e drejta civile dhe ne shume shtete eshte formuare si dege e pavarur esistemit juridik.Edhe sot e drejta e punes eshte ne raport me te drejten civile me rastin e zgjdhjesese disa problemeve.- E drejta e punes ende sherbehet me disa institucione te se drejtes civile (psh:vleresimi Ivlefshmerise se punes juridike , vlefshmeria e kontrates mbi vepren , parashkrimi I afateve perkerkesa, parimi I kompenzimit te demit per demin e shkaktuare material.3.Raporti I te drejtes se punes me te drejten administrative- Objekt I te drejtes se punes kryesishte jane marrdheniet juridike te punes te cilat paraqiten nemes te punetoreve dhe punedhenesve.Objekt I te drejtes administrative eshte organizimi dhefunksionimi I administrates edhe ne fushen e punes dhe marrdheniet e punes , mbrojtjes dheinspektimit te punes, si dhe disa procedurave te veqanta administrative lidhure me to.4.Raporti I te drejtes se punes me te drejten ekonomike- E Drejta e punes ka nje raport te ngushte edhe me te drejten ekonomike.- Para luftes se dyte boterore ne disa vende evropiane , pas ndarjes nga e drjta civile e drejta epunes eshte studiuare ne kuader te se drejtes ekonomike , dhe studiohet si lende e perbashket edrejta ekonomike dhe e drejta e punes.- Nje gje e tille rrjedhe nga shkaku se ekzistojne nje mori institucionesh , apo qeshtjesh per tecilat jane te instrumentuara qe te 2 keto disciplina (organizimi i ndermarrjes , subjektivitetijuridik, organet e udheheqjes e te ngjashme , aftesia afariste dhe e punes, kontratat afariste ) tecilat kane edhe elemente te marrdhenieve te punes por edhe te qeshtjeve te tjera te cilat shpeshjane ngushte te nderlidhura.
    • Vendi I te drejtes se punes ne sistemet juridike- Me zhvillimin e te drejtes se punes , e veqanerishte me zgjerimin e objektit dhe permbajtjes sesaj ne teorine juridike, gjithnje e me shume u shfaqen dilema rreth vendit te se drejtes se punes nesistemet juridike.Dilemat kryesishte ishin te orientuara ne ate se e drejta e punes a hyne ne tedrejten private apo ne ate publike.- Sipas pikepamjeve te disa autoreve e drejta e punes hyne edhe ne te drejten private por edhe neate publike. Burimet e te drejtes se punes11.Cilat jane burimet e te drejtes se punes?- Ne sistemet juridike ne te cilat vlene parimi I kushtetutshmerise dhe I ligjshmerise,e drejta epunes nuk ka burimet e veta autontike burimore, perveq kontratave kolektive, per kete arsyemund te thuhet se si burime te se drejtes se punes te ne mund te konsiderohen, te gjitha aktetjuridike te karakterit te pergjithshem te cilat trajtohen si burime juridike ne sistemin e tanishem teadministruare nga nderkombetaret.12.Si ndahen burimet e te drejtes se punes?- Burimet e te drejtes se punes mund te ndahen:1.Dispozitat shteterore,2.Aktet e pergjithshme te ndermarrjes,institucioneve,organizatave te tjera dhe punedhenesve(burime autonome),3.Interpretimi i obliguare,4.E Drejta zakonore,5.Praktika Gjyqesore,6.Kontratat kolektive ( te cilat do te trajtohen ne kuader te se drejtes kolektive te punes,7.Burimet nderkombetare te te drejtes se punes.13.Çka jane Aktet shteterore?- Aktet shteterore , respektivishte aktet juridike shteterore jane te vetmet akte juridike perveqkushtetutes te cilat permbajne sanksione klasike.Nga sistemet kushtetuese ose te shumices sevendeve del se aktet shteterore mund te ndahen ne 3 grupe:1.Kushtetuta, 2.Ligji dhe 3.Aktetnenligjore.14.Kushtetuta?- Me Kushtetute kryesishte percaktohen parimet themelore per deget e nderyshme juridike.Siparime themelore per te drejten e punes ne kushtetutat e shumices se shteteve jane:e drejta perpune, liria sindikale, dhe negociatat kolektive ,liria e punes (ndalimi I punes sedhuneshme),barazia ne mes te femrave dhe meshkujeve , parimi I mbrojtjes se punetoreve nepune, pergjegjesia e punetoreve ne pune , humanizmi ne pune etj.15.Ligjet?- Pas kushtetutes, ligji eshte burim me I rendesishem I te drejtes se punes.Ai eshte akte juridik qepermbane rregulla te pergjithshme juridike me fuqi me te larte juridike pas Kushtetutes.
    • 16.Aktet nenligjore?- Aktet nenligjore I bejne organet ekzekutive dhe ato administrative, keto akta mund ti nxjerrinedhe organet ligjedhenese , por jo sipas procedures se parapare ligjore.- Si akte nenligjore te organeve shteterore ekzekutive mund te jene:Urdheresat,direktivat dhevendimet.- Organet ekzekutive te bashkesive lokale mund te bien:rregullore,urdheresa, udhezime , dhedirektiva.- Organet administrative mund te bien:aktet nenligjore si rregullore, urdheresa dhe udhezime. Burimet autonome te te drejtes se punes17.Çka quajme e drejte Autonome?- Veprimtaria legjislative e organeve joshteteroe (ndermarrjeve, institucioneve si dheorganizatave dhe bashkesive te tjera), ne shumicen e vendeve me sisteme juridike bashkekohorenenkupton sistemin e normave, te cilat nuk I imponojne dhe nuk I krijojne ekskluzivishte organetshteterore, por subjektet tjera shoqerore.Nje sistem i ketille I normave juridike ndryshe quhet si“E Drejt Autonome”18.Cilat jane burimet autonome te te drejtes se punes?- Si burime autonome te te drejtes se punes jane:Statutet, vendimet,rregulloret, kontratat, si dheaktet e tjera autonome, me te cilat rregullohet marrdhenia e punetoreve dhe marrdhenietindustriale ne pergjithesi.
    • Ligjerata e 3 Gentian R.Krasniqi…19.Çka është Interpretimi I Obliguar?- Interpretimi i obliguar nuk eshte akt konkret i zhvillimit te dispozitave juridike por eshte njerregull juridike e cila orienton ne ate se si duhet kuptuar nje dispozite ekzistueseligjore.Interpretimi zakonishte behet ne rastet kur ne ndonje dispozite ligjore ka paqartezi.20.E Drejta Zakonore si burim i te drejtes se punes?- E Drejta zakonore permban normat shoqerore respektivisht zakonore te cilat nuk kane karaktershteterore, por lindin ne menyre spontane.- Qe nje zakon te konsiderohet norme shoqerore kerkohet ti plotesoje 3 kushte:1.aplikimi i gjate i zakonit,2.perseritja e shpeshte e tij, dhe3.te ekzistoje pajtimi i pergjithshem qe rregulla morale eshte e drejte dhe i pergjigjetbotkuptimeve te shumices se pjesetareve te nje shoqerie, per qka ata i nenshtrohen vullnetarishte.21.Praktika Gjyqesore si burim i te drejtes se punes?- Me Praktik Gjyqesore nenkuptojm aplikimin e te drejtes ne rastet konkrete qe jane objekt ikontestit.Ne kontekst gjyqesore nuk krijohen rregulla juridike, por ato aplikohen ne rastetkonkrete.- Praktika gjyqesore nuk mund te konsiderohet si burim juridik ne kuptimin formal – material ,por ajo indirekt paraqitet si burim i te drejtes ne rastet kur instancat me te larta gjyqesore, ne njeperiudhe kohore me te gjate ne raste e njejeta apo te ngjajshme bijne vendime te njejeta. Burimet e te drejtes se punes me origjine Nderkombetare22.Si ndahen burimet e te drejtes se punes me origjine nderkombetare?- Burimet e te drejtes se punes me origjine nderkombetare ndahen:1.Burime Universale,2.Burime Regjionale,3.Marreveshjet apo kontratat nderkombetare dhe4.Instrumentet apo aktet e miratuara nga organizatat e specializuara nderkombetare(per te drejten e punes rendesi te veqante kane konventat dhe rekomandimet e OrganizatesNderkombetare te Punes – ONP).
    • 16.Aktet nenligjore?- Aktet nenligjore I bejne organet ekzekutive dhe ato administrative, keto akta mund ti nxjerrinedhe organet ligjedhenese , por jo sipas procedures se parapare ligjore.- Si akte nenligjore te organeve shteterore ekzekutive mund te jene:Urdheresat,direktivat dhevendimet.- Organet ekzekutive te bashkesive lokale mund te bien:rregullore,urdheresa, udhezime , dhedirektiva.- Organet administrative mund te bien:aktet nenligjore si rregullore, urdheresa dhe udhezime. Burimet autonome te te drejtes se punes17.Çka quajme e drejte Autonome?- Veprimtaria legjislative e organeve joshteteroe (ndermarrjeve, institucioneve si dheorganizatave dhe bashkesive te tjera), ne shumicen e vendeve me sisteme juridike bashkekohorenenkupton sistemin e normave, te cilat nuk I imponojne dhe nuk I krijojne ekskluzivishte organetshteterore, por subjektet tjera shoqerore.Nje sistem i ketille I normave juridike ndryshe quhet si“E Drejt Autonome”18.Cilat jane burimet autonome te te drejtes se punes?- Si burime autonome te te drejtes se punes jane:Statutet, vendimet,rregulloret, kontratat, si dheaktet e tjera autonome, me te cilat rregullohet marrdhenia e punetoreve dhe marrdhenietindustriale ne pergjithesi.