Strategjia Sektoriale e Turizmit 2007 - 2013

4,596 views
4,421 views

Published on

Published in: Design
0 Comments
1 Like
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total views
4,596
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
0
Actions
Shares
0
Downloads
94
Comments
0
Likes
1
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Strategjia Sektoriale e Turizmit 2007 - 2013

  1. 1. REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E TURIZMIT, KULTURES, RINISE DHE SPORTEVEStrategjia Sektoriale e Turizmit 2007 - 2013 1
  2. 2. KAPITULLI I 1.1 KONTEKSTI STRATEGJIKGjatë vitit 2005-2006, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, përgatiti dhemiratoi me VKM nr. 395, datë 21.6.2006, Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Zhvillimin eTurizmit Natyror dhe Mjedisor. Ky dokument u përgatit me mbështetjen e Programit tëKombeve të Bashkuara për Zhvillim, Zyra e Shqipërisë.Dokumenti i Strategjisë Sektoriale të Turizmit, përgatitet në kuadrin e procesit të iniciuar ngaQeveria Shqiptare, për koordinimin e strategjive të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, kuështë priorizuar nevoja për rishikimin e Strategjisë së Zhvillimit të Turizmit 2002-2012 dhendërthurja e saj me Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Zhvillimin e Turizmit Natyror dheMjedisor.Ky dokumet bazohet edhe në parimet e dala nga deklaratat e Forumeve të TurizmitEvropian të Maltës dhe Qipros mbi: a) zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm b) Rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të tregut të turizmit kulturor, si dhe ndërrmarrjen e hapave pozitiv, me plane afatgjata me qëllim shtimin e numrit të turistëve c) Nevoja për njohje dhe investim të hapsirave të turizmit kulturorGjithashtu Strategjia është në përputhje të plotë me Ligjin e ri “Për turizmin”, Nr.9734, datë14.5.2007 dhe ka për qëllim përcaktimin e parimeve dhe rregullave që veprojnë në fushën eturizmit, si dhe vendosjen dhe zhvillimin e standardeve të shërbimeve turistike dhe tëshërbimeve të tjera të lidhura me to. 1.2 KU JEMINë vitin 2003, kur Strategjia për Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri u miratua, Shqipëriaprezantonte një vend me potenciale, të cilat mund të përdoreshin në interes të zhvillimit tëturizmit, duke zhvilluar imazhin si destinacion turistik me slloganin:“ Shqipëria juaja për t’u zbuluar”Strategjia u dizenjua për rritjen dhe forcimin e sektorit, me fokus të vecantë në parimin ezhvillimit te qëndrueshëm dhe identifikimin e sfidave për të maksimizuar kontributin nësektor.Megjithëse kanë kaluar 4 vjet, aspekte të rëndësishme të strategjisë dhe planit të veprimeve,që mbeten ende të parealizuara, lidhen me: zhvillimin e qëndrueshëm të produktit dhe zbatimin e parimit të qëndrueshmërisë në të gjitha nivelet, krijimin e strukturave institucionale në nivel qëndror dhe lokal, te cilat garantojnë zbatimin e planeve dhe objektivave strategjikë, hartimin apo rishikimin e planeve urbanistike të zonave me prioritet turizmin mbështetur në analiza të plota ekonomike, sociale-kulturore, mjedisore, 2
  3. 3. krijimi i një sistemi sipas standarteve ndërkombëtare për grumbullimin dhe shpërndarjen e të dhënave statistikore mbi zhvillimin e kërkesës dhe ofertës, zhvillimi i elementëve infrastrukturorë, përmirësimi i situacioneve informale të zhvilluara në zonat bregdetare dhe zgjidhja e problematikës së krijuar nga zbatimi i skemave “ndërto e shit”, zhvillimi me prioritet i strukturave akomoduese me kapacitet mesatar 60-70 dhoma në zonat bregdetare dhe kategori në rritje, qartësimi i titullit të pronësisë, arsimimi dhe trajnimi i burimeve njerëzore në shërbim të turizmit, rritja e financimeve dhe gjetja e skemave rregullatore, në funksion të krijimit të mjediseve tërheqëse, rritja e financimeve për mbrojtjen dhe rruajtjen e vendeve me rëndësi natyrore dhe kulturore, angazhimi i sektorit publik/privat, marketingu dhe promovimi i turizmit brenda dhe jashtë vendit promovimi i praktikave më të mira, investimi në burime të ndryshme kritike njerëzore në mënyrë që sektori i turizmit të zhvillohet efektivisht Telekomunikacioni dhe interneti janë një komponent i rëndësishëm dhe domosdoshmërisht në rritje për promovimin e sektorit të turizmit dhe komunikimin.Përgjatë kësaj kohe, numri i turistëve ka qënë në rritje, duke ruajtur pothuajse një numërkonstant të turistëve etnikë: Numri i vizitorëve të huaj nga 309 mijë për vitin 2003, ka arritur në afro 1.100.000 për vitin 2007 1 ; E ardhura e turizmit në GDP, llogaritet në 3.8 - 4% ose rreth 45 miliardë lekë 2 Kontributi i turizmit në ekonominë shqiptare ështe rreth 11% 3 Numri i të punësuarve në industrinë e turizmit është rreth 138 000 4 Në tregun turistik të Europës Qëndrore dhe Lindore Shqipëria zë rreth 0.6% të kërkesës totale për turizëm 5 Eksporti i vizitorëve zë rreth 50% të eksporteve shqiptare 6 Numri i agjencive turistike të udhëtimit ka arritur në 116 në vitin 2007, nga 60 që ishin në vitin 2004 7 Të ardhurat bruto nga turizmi tre vitet e fundit janë 8 : Viti 2004 592 milion Euro Viti 2005 692 milion Euro Viti 2006 805 milion Euro Fondet e buxhetit të shtetit për investime në fushën e turizmit nga MTKRS tre vitet e fundit kanë qenë si më poshtë: 2006 --- 10 milionë lekë 2007---- 25 milionë lekë 2008---- 37 milionë lekë (parashikuar në PBA 2008 – 2010)1 Drejtoria e Policisë së Kufirit, Ministria e Brendshme, 20062 Keshilli Boteror i Turizmit dhe Udhetimeve (KBUT), 20073 Keshilli Boteror i Turizmit dhe Udhetimeve, 20074 Keshilli Boteror i Turizmit dhe Udhetimeve (WTTC), 20065 Keshilli Boteror i Turizmit dhe Udhetimeve, 20076 Keshilli Boteror i Turizmit dhe Udhetimeve, 20077 Agjencia Kombetare e Turizmit, 20078 Banka e Shqiperise, 2007 3
  4. 4. 1.3 Njësitë akomoduese turistikeNr. i hoteleve Nr. i shtreterve Nr. i NJAT Nr. i shtreterve ne Nr. i Nr. i ne hotele NJAT hoteleve te hoteleve te licencuar klasifikuara627 22743 908 33943 36 2880 % e hoteleve jane me 1-20 dhoma,13 % me 20-40 dhoma7% me me shume se 40 dhoma14.29% te klasifikuar me 1 yll25% te klasifikuar me 2yje35.71% te klasifikuar me 3 yje14.29% te klasifikuar me 4 yje10.71% te klasifikuar me 5 yje Tabela 2. Shpërndarja e njësive akomoduese në Shqipëri1 Elbasan Kruje Shkoder Gjirokaster Fier Kukes Diber Shengjin Velipoja Berat Korca Saranda Vlore Golem Durres tirane 0 20 40 60 80 100 1209 Burimi nga Agjencia Kombëtare e Turizmit 4
  5. 5. 1.4 Problematika e titujve Person i Stimuluar Referuar gjendjes ekzistuese te zhvillimit te turizmit, mund te themi se deri me sot jane stimuluar 96 struktura, kryesisht ne zone bregdetare. Nga keto 51 jane ndertuar ne troje shteterore jo-publike dhe 45 ne troje pronesi private. Marreveshjet e lidhura me subjektet, paraqitën problematika në aspekte zhvilluese dhe ekonomike financiare duke sjellë: - Zhvillim të destinacionit te ndryshem nga ai turistik; - Ndikim të ulët në punësim, aftesim professional turistik dhe përdorim të kufizuar të produkteve lokalë; - okupim te shesheve te ndertimit (tokë-truall, burim i kufizuar)), me prioritet per zhvillimin e strukturave turistike, me objekte kryesisht rezidenciale, të cilat kufizojnë gjenerimin e të ardhura nga turizmi; - përfitimi i insentivave për struktura jo turistike. Tabela 3: Titujt PS me marreveshje qiraje Tituj Llojet e strukturave Siperfaqe te Zona PS me Fsht.Turi Komplex.Turi Porte Hotele dhena me qira MQ s. s. tur. 586254 m2 Golem 40 13 16 11 58,6 ha Durres 59100 m2 3 2 1Shkembi i Kavajes 5,9 ha 3 202 130 m2 Sarande-Ksamil 5 2 2 320 ha 127 400 m2 Orikum 2 1 1 12,7 ha 120 000 m2 Gjiri i Lalzit 1 1 12 ha TOTALI 10 51 16 18 14 2 401 ha Në raportin e Forumit Ekonomik Botëror (FEB), të vitit 2007, bazuar në të dhënat e vitit 2005, i cili vlerëson dhe rradhit konkurrueshmërinë e vendeve, Shqipëria zinte vendin e 90 nga 124 vende të botës, duke dalë përpara vendeve të cilat kanë një sektor të suksesshëm dhe të stabilizuar prej kohësh të turizmit, sic janë: Kenia, Ekuadori dhe Nepali. Kjo tregon që Shqipëria e ka potencialin për të konkurruar me sukses. Analiza është kryer mbi anët e forta dhe të dobëta, lidhur me dimensionet: asetet kulturore dhe natyrore, sofistikimi i sektorit dhe burimet njerëzore dhe roli i institucioneve në ndërtimin dhe mbështetjen e suksesshme të sektorit të turizmit për periudhë afatgjatë. Rradhitja e Shqipërisë tregon se ka potenciale të shumta në turizëm, njerëz të mikpritshëm e të hapur ndaj vizitorit, siguri dhe stabilitet, por paraqet dobësi, të cilat dëmtojnë konkurrueshmërinë dhe lidhen me: mungesën e vullnetit politik për veprime konkrete, sistem 10 Statistika nga MTKRS, 2007 5
  6. 6. i dobët për mbrojtjen dhe menaxhimin e mjedisit, përfshirjen e aseteve natyrore dhekulturore në turizëm, klimë të vështirë investimi, të drejta të pazgjidhura të pronësisë,infrastruktura dhe përpjekje jo efektive të promovimit.11 RAPORTI I FEB, SHQIPËRIA NË RAPORT ME VENDET FQINJË nënindekset Indeksi i Kuadri Ambienti i Burimet Pergjith. Rregullues biznesit dhe njerozore, infrastruktura kulturore dhe natyroreVendet Rradhitja Rradhitja Rradhitja RradhitjaShqipëria 90 94 114 43Maqedonia 83 114 82 44Serbi-Mali i Zi 61 79 80 13Kroacia 38 58 40 11Strategjia e Zhvillimit të Turizmit e shpallur në vitin 2003, ka qënë një instrument i cili sollirealizime në: Hartimin e ligjit të ri “Për turizmin”: Ne muajin Maj të vitit 2007 u miratua Ligji i ri per turizmin në Shqipëri, i cili ka për qëllim krijimin e një sektori me standarte ndërkombëtare dhe per te ndihmuar konkretisht zhvillimin e industrise turistike në përputhje me drejtimet strategjike të zhvillimit të turizmit, duke priorizuar dhe lidhur burimet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore me zhvillimin e turizmit. Nëpërmjet këtij ligji krijohen struktura të reja institucionale për monitorimin, manaxhimin dhe promovimin e drejtëpërdrejtë të destinacioneve turistike në nivel lokal, të cilat deri tani kanë qenë inekzistente në Shqipëri. Ky ligj u përgatit edhe me konsulencën e ekspertëve të huaj nga Organizata Botërore e Turizmit, UNDP , si dhe me grupet e interesit. Miratimi i ligjit të ri “Për portet turistike”. Zhvillimin infrastrukturor: Aeroporti kryesor nderkombetar i Rinasit prane Tiranes dhe Durresit, tashmë prezanton standarte nderkombetare. Reabilitimi i disa akseve rrugore dhe projekte për investime në rrugë dytësore (6000 km). Projekte në zhvillim për rehabilitimin e porteve detare. Projekte per zhvillimin e elementëve infrastrukturor në zona të ndryshme të vendit. Projekti i Bankës Botërore dhe qeverisë shqiptare për Hartimin e Planit të Integruar për Zhvillimin e Turizmit në Bregdetin e Jugut, drafti i të cilit përfundon në fillim të vitit 2008. Ky masterplan do të shërbejë si platformë mbështetëse për studimet e tjera zonale që do të ndërmerren për zonat turistike bregdetare, sepse do të përcaktojë kriteret kryesore të zhvillimit të zonës, duke mbrojtur parqet natyrore, zonat e mbrojtura, fshatrat e jugut me vlera kulturore dhe historike, peisazhet natyrore etj.11 Burimi nga FEB, 2007 6
  7. 7. Me qellimin e rritjes se promovimit te Shqiperise si destinacion turistik, marketingut te produktit turistik shqiptar dhe monitorimit dhe standartizimit te strukturave akomoduese u krijiua ne vitin 2005, Enti Kombëtar i Turizmit. Me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri “Për Turizmin”, kompetencat e këtij institucioni zgjerohen akoma më shumë, si psh: përgatitja e programeve të asistencës financiare për përkrahjen e investitorëve e sipërmarrjeve turistike që paraqesin projekte bashkohore, për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm, si dhe sigurimi i ndihmesë në sigurimin e shërbimeve e të lehtësive për biznesin privat të turizmit, nëpërmjet tarifave të miratuara për këto shërbime. Sipas ligjit, Institucioni emërtohet Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT).1.5 Parakushtet për zhvillimin e turizmit në Shqipëri mbeten: 1. Zbatimi i parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm nga të gjitha nivelet e planifikimit, vendimarrjes, menaxhimit, si në nivel publik qëndor dhe lokal, ashtu dhe në sektorin privat; 2. Plotësimi i kuadrit ligjor në turizëm; 3. Organizimi efektiv i sektoreve publik dhe privat në funksion të realizimit të vizionit dhe objektivave strategjikë; 4. Zhvillimi infrastrukturor: zhvillimi i transportit tokësor, ujor dhe ajror.Përmirësimi dhe krijimi i sistemeve eficente të menaxhimit dhe trajtimit të mbetjeve të ngurta, si dhe sistemeve të trajtimit te ujrave te zeza. 5. Telekomunikacioni dhe interneti. 6. Rishikimi dhe vendosja e standarteve për hartimin e planeve të përdorimit të tokës, për zonat me potenciale të zhvillimit turistik. 7. Pronësia: Një nga parakushtet për zhvillimin e turizmit dhe krijimit të qëndrueshmërisë në zhvillimin e investimeve turistike, është sqarimi sa më shpejt te jete e mundur i zgjidhjes ligjore të pronësisë mbi tokën dhe objekteve ndertimore. 8. Rritja e financimeve: në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e aseteve natyrore e kulturore përmirësimin e sistemeve të menaxhimit për zonat me interes kulturor dhe natyror, zhvillimin e burimeve njerëzore dhe përmirësimin e imazhit. Shqipëria duhet të investojë në burime të ndryshme kritike njerëzore në mënyrë që sektori i turizmit të zhvillohet efektivisht. 9. Sistemi i grumbullimit dhe përpunimit të të dhënave: Eshte i nevojshëm organizimi i mbledhjes dhe analizimit eficient të te dhenave sipas standarteve nderkombetare ne nivel kombetar, rajonal dhe lokal. Shqipëria do të duhet të bëjë investime të rëndësishme për grumbullimin e të dhënave në vend dhe sistemet e menaxhimit për të monitoruar dhe analizuar vizitat turistike, shpenzimet, sjelljen, profilet e turistëve dhe karakteristika të tjera. Planifikimi i turizmit pa këto të dhëna bëhet i pamundur.1.6 Produktet kryesore turistike dhe strategjitë për zhvillimin e tyreNga vëzhgimi dhe analiza e bërë potencialit turistik të vendit dhe faktorëve të tjerë mendikim në zhvillimin e turizmit në Shqipëri, produktet kryesore turistike të Shqipërise janëllojet e mëposhtëme të turizmit: 7
  8. 8. 1. Turizmi i diellit dhe Plazhit 2. Turizmi i interesit të vecantë 3. Turizmi i biznesit dhe konferencave Tregu turistik Turizmi Turizmi Turizmi Turizmi i Diellit dhe Biznesit dhe kulturor rural natyror shëndetit Plazhit konferencav ekoturizem Turizem i aventures- Turizmi i interesit të vecantë përfshin: turizmin natyror, ekoturizmin, turizmin e aventurës (shëtitje, eskursione në natyrë, hecje me kalë, vozitje me varkë në lumenj të rrëmbyer- river rafting, hedhje me parashutë sportive, bicikleta malore, zhytje me bombula, vozitje me kanoe, varka me vela), turizmin rural, turizmi kulturor (qytetet historike, qendrat arkeologjike, etj.)Produktet e specializuara të turizmit mund dhe duhet të zhvillohen në një umbrellë tëpërgjithëshme, duke hapur ndryshueshmërinë e produkteve të tregut qëndror të turizmit dhetë tregjeve të veçanta. Grafiku 1, paraqit një skemë të thjeshtë.Zonimi:Një nga objektivat e rëndësishme të strategjisë është arritja e një balanci gjeografik nëshpërndarjen e aktiviteteve turistike në të gjithë vendin. Sot edhe zona me potencialturistik janë përjashtuar nga statusi i zonave me prioritet zhvillimin e turizmit. Kjo 8
  9. 9. kërkon rregullim të kuadrit ligjor, si dhe ndërmarrjen e iniciativave zhvilluese në zonapak të zhvilluara dhe me potenciale të konsiderueshme.Zona bregdetare e detit Adriatik- duke konsideruar zhvillimet ekzistuese është enevojshme të kontrollohen në raport me kuadrin ligjor në fuqi. Zhvillimi i produktitduhet të ketë qëllim të ofrojë ndaj vizitorit kombinim të eksperiencave bazuar nëkombinim të produkteve atraktive, që bazohen në mjedisin natyror dhe kulturor dhe qëplotësojnë njëri tjetrin dhe janë në përputhje me kapacitetet e lejuara ambientale, socialedhe kulturore.Për shkak të terrenit të sheshtë, ndërtime resortesh me hotele apo fshatrash(3,4,5 yje),duhet të jenë të ulta, në përshtatje me peisazhin, në mbrojtje të brezave të gjelbërtbregdetar dhe të grupuara. Zhvillime të tjera mund të jenë vende kampingjesh aporulotesh. Duhet të krijohen parqe detare për ruajtje dhe sporte ujore.Duhet të konsiderohet balancimi në planifikim i faciliteteve për turizmin vendas, prabalancimi ndërmjet turizmit lokal dhe ndërkombëtar. Ndërtimet duhet të ruajnë stilinlokal arkitektonik (materiali, ngjyrat, detajet, etj). Dendësia e strukturave duhet të jetë100 turistë për ha.Zona bregdetare e detit Jon - Zhvillimi i produktit duhet të ketë qëllim të ofrojë ndajvizitorit kombinim të eksperiencave bazuar në kombinim të produkteve atraktive, qëbazohen në mjedisin natyror dhe kulturor dhe janë në përputhje me kapacitetet e lejuaraambientale, sociale, kulturore.Zona duhet të rezervohet për zhvillimin kryesisht te turizmit te nivelit të lartë, hoteledhe fshatra resort me lartësi të ulët, dendësi 100 turist/ha, të dizenjuara për të krijuarndryshime sa më të vogla të mundshme, në raport me mjedisin natyror dhe topografinëlokale.Zhvillimet e marinave dhe faciliteteve, duhet të shfrytëzojnë format fizike të bregdetit.Duhet të konsiderohen fshatrat ekzistues, përgjatë bregdetit dhe integrimi i tyre, jovetëm në mjedisin e ndërtuar por edhe në terma ekonomikë dhe socialë. Në këtë zonëduhet të zhvillohet edhe aksesi nëpërmjet lundrimit.Zonat malore - zhvillimet duhet të jenë kompakte, duke shfrytëzuar ndërtimeekzistuese, ose ndërtime të reja në formën e “fshatrave”, në përshtatje me sfondin egjelbërt dhe peisazhin. Dendësia e ndërtimit 150 turist/ha.Shqipëria do të kërkojë të pozicionojë veten e saj, si një destinacion tërheqës për turistët qëmundohen të gjejnë një eksperiencë unike, që karakterizohet nga destinacione me cilësi tëlartë të vendeve të kulturës dhe të natyrës, të prezantuara në një mënyrë vërtet “autentike”.Vendi yne ka 1350 fshatra ku jetojnë afro 1 milion njerez. Ky fakt përbën një oportunitet përzhvillimin e turizmit rural, vecanërisht (agroturizmit, ekoturizmit, turizmit natyror etj).Kjoështë përcaktuar edhe si një nga objektivat kryesore që synojnë politikat tona, duke nxiturdhe përkrahur krijimin e strukturave pritëse tradicionale në zonat rurale sidomos në zonat ethella malore dhe duke orientuar investimet drejt përmirësimit të infrastrukturës në këtozona. Qëllimi kryesor është diversifikimi i produktit turistik që ofron vendi ynë, bazuar nëburimet turistike, pasurimi i itinerareve turistikë sipas kërkesave të kategorive të ndryshme tëturistëve, si dhe përmirësimi i nivelit ekonomik të komuniteteve pritëse sidomos në atorurale është edhe zhvillimi ekonomik i komuniteteve rurale, në sajë të aktiviteteve dheshërbimeve turistike.Produkti qëndror i Shqipërisë do të jetë “zbulimi” i saj. Produkti është një prezantim dhenjë prerje tërthore e përgjithëshme e historisë, natyrës, arkeologjisë, kulturës së jetesës,kuzhinës dhe mikpritjes së Shqipërisë. Vizitorët, duke marrë pjesë në këtë zbulim, do tëlargohen me përshtypje të pashlyeshme të larmisë, kompleksitetit dhe të bukurisë së kulturësdhe të tokës. 9
  10. 10. Shqipëria do të specializohet në tërheqjen e udhëtarëve individualë e të arsimuar dhe tëgrupeve të specializuara të udhëtarëve. Objektivi kryesor i tregut, do të jenë individët me tëardhura mbi mesataren nga Europa (kryesisht nga Europa veriore dhe Britania eMadhe) dhe Amerika e Veriut. Ky segment përfaqëson një segment demografik me dëshirëtë madhe për të paguar për produktet unike të Shqipërisë dhe modelet sipas të cilaveshpenzojnë, do të kontribuojnë më shumë në përparimin e objektivave të zhvillimit.Pika e fortë e Shqipërisë, do të jetë krijimi i vlerave për turistët në një larmi të madhevendesh gjeografike. Kjo përqasje e hap më shumë vendin për t’u “zbuluar”, që: - të ofrojë një numër të madh produktesh, të forcojë gamën dhe larmitë e disponueshme për vizitorët. - të krijojë hapësira për kulturat e ndryshme lokale që të shprehin vetveten, në veçanti zakonet dhe traditat e rajoneve të ndryshme të vendit. - të lejojë që më shumë komunitete provinciale e rurale të marrin pjesë në vizitat dhe zhvillimet e turizmit dhe të përfitojnë prej tyre. - të krijojë baza për lidhjen gjeografike të turizmit me vendet fqinjë – duke rritur dukshmërinë dhe duke e lejuar turizmin të zhvillohet në zonat provinciale dhe rurale, duke sjellë mundësi zhvillimi për një seksion të gjerë të popullsisë. - të lejojë zhvillimin e tregjeve komplementare të specializuara për turizmin (të tilla si lëvizja me kafshë (trekking), alpinizëm, zhytje, bujqësi, gjueti dhe peshkim, arkeologji, kulinari, festivale, ndërmjet të tjerave), me infrastrukturën ekzistuese dhe me produktet qëndrore të propozuara të turizmit.Parqet pyjore në Shqipëri krijojnë një mikroklimë mjaft interesante dhe ngjallin interes përvizitorët që preferojnë natyrën. Disa nga parqet më të rëndësishëm në Shqipëri janë: Parkupyjor i Divjakës (Lushnjë), i Dajtit (Tiranë), i Lurës (Dibër), i Thethit (Shkodër), i Llogarasë(Vlorë), i Drenovës (Korcë), i Hotovës (Përmet) etj.Kohët e fundit është vënë re një fluks i madh i turistëve ose vizitorëve që vizitojnë parkunalpin të Thethit. Për këtë arsye, mund të themi se turizmi malor po shihet si një produkt mepotencial për t’u zhvilluar, nisur nga interesi që kanë shfaqur turistët e vendeve të europësperendimore.Turizmi shqiptar do të rritet në mënyrë “organike” si një destinacion autentik, i sigurt tekkultura e tij, historia dhe mjedisi natyror. Praktikat më të mira ndërkombëtare për natyrëndhe turizmin kulturor, mikpritjen dhe logjistikën do të studjohen dhe përshtaten për nevojatspecifike të Shqipërisë dhe kontekstin kulturor.Për të mbajtur konceptin e autenticitetit bujtja, darkimi dhe elementë të tjerë të mikpritjes dotë zhvillohen kudo ku është e mundur, në një shkallë të vogël deri mesatare, nga bizneseprivate lokale. Kjo përqasje forcon lidhjet e vizitorëve me qytetet dhe vendet dhe krijon njëgjenerim më të madh të ardhurash në komunitetet.Rritja e turizmit do të jetë e drejtuar dhe e mbështetur nga një marketing i ndërgjegjshëm,nga një plan krijues i produkteve, nga një infrastrukturë e përshtatëshme, nga burimenjerëzore të cilësisë së lartë dhe nga një “klimë biznesi” e turizmit me rregulla të qarta lojedhe me struktura të përshtatëshme për të siguruar qëndrueshmërinë afatgjatë të saj.Çelësi për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm do të jetë duke siguruar vizita të përsërituradhe duke arritur rekomandime “gojore”. Kjo do të varet në fund të fundit nga cilësiaafatgjatë e destinacioneve të vendeve kulturore dhe të natyrës dhe nga eksperienca epërgjithëshme e vizitorëve, e bazuar në njohuritë dhe interpretimin e udhërëfyesve të tyre. 10
  11. 11. Për të krijuar një cikël të drejtë të zhvillimit të qëndrueshëm të bazuar tek turizmi Qeveria eShqipërisë, duhet të mbrojë dhe të rivlerësojë, së bashku me pushtetet vendore, operatorëtturistikë dhe OJF-të, vendet, parqet, qytetet dhe zonat e mbrojtura, që janë asetet qëndroretë sektorit të saj të turizmit.1.7 JustifikimiShqipëria ka një potencial të shkëlqyer për zhvillimin e turizmit. Shumë burime atraksionikulturor dhe natyror kanë një cilësi shumë të lartë dhe do të terhiqnin një numër të madhvizitash, nëse ato do të publikoheshin më gjerësisht brenda segmenteve të tregut të synuar.Shqipëria mund të pozicionojë vetveten, sipas përparësive krahasuese të rëndësishme tëvendeve me cilësi të lartë në një sipërfaqe të vogël gjeografike dhe duke krijuar një poziciontë identifikueshëm në tregjet ndërkombëtare bazuar në zbulimin e vendit.Megjithkëtë, për Shqipërinë, më të rëndësishme janë tendencat në preferencat e turizmit.Kultura, aventura dhe “ekoturizmi” 12 konsiderohet të jenë tregjet me rritje më të shpejtë tëturizmit në mbarë botën. Popullariteti i tyre tregon një ndryshim larg nga pushimet “pasive”të bazuara në fshatrat turistikë, që kanë karakterizuar zhvillimin e turizmit masiv pas viteve1970. Udhëtimet “me motiv” (theme) të fokusuara në aktivitetet me interes të veçantë, të tillasi zbulimi dhe aventura, sportet dhe edukimi kanë një popullaritet në rritje.Ekoturizmi duhet parë si prioritet duke patur parasysh potencialin dhe rolin e rëndësishemqë ai luan në funksion të zhvillimit të Turizmit-Kulturor. Aktivitete te tilla si:Çlodhja/argëtimi me jahte, dhe varka me vela janë aktivitete ideale që i përshtaten shtrirjesbregdetare në Shqipëri. Gjithashtu, investimet në pista skish që deri tani mungojnë nëShqipëri, do të pasuronin më tej produktin turistik në vend dhe do të rrisnin numrin eturistëve. Koordinim i punës me Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave,si Institucion përgjegjës për zhvillimin e zonave mjedisore të mbrojtura, burimeve natyroredhe impaktit të turizmit në mjedis.Turizmi tradicional “diell dhe rërë” (paketa në shkallë të gjerë, të padiferencuara) po humbetdisi terren ndaj ekoturizmit, turizmit kulturor dhe turizmit të aventurës. Ndërsa turizmi dielldhe rërë mbetet segmenti më i madh në turizmin ndërkombëtar, ai ka një normë rritje jo mëshumë se 2 deri 4 përqind në vit. 13 Ndërkohë besohet se tregjet për turizmin kulturorpërfaqësojnë më shumë se 60 milion turistë për vit, me një normë rritje vjetore të projektuarprej 15% deri më 2010. 14 Turizmi i aventurës është një segment tjetër i vogël me rritje tëshpejtë, me afërsisht 5 milion turistë vjetorë dhe me një normë rritje 20%. 15 Në vartësi tëpërkufizimit, gama e plotë e turizmit të orientuar në natyrë, do të përfaqësonte rreth gjysmëne të gjithë turizmit dhe ka treguar një normë rritje fantastike për më shumë se një dekadë.Vendet fqinje si Greqia, Turqia dhe Kroacia i kanë fokusuar përpjekjet e tyre në turizmin ediellit dhe rërës, duke rënduar më tej një treg turizmi tashmë tejet të ngarkuar (i cili përfshingjithashtu Afrikën Veriore, bregdetin e Spanjës, Karaibet, ishujt e oqeanit Indian dhe shumëtë tjerë). Shqipëria ka një mundësi unike për të diferencuar vehten nga fqinjët dhe për tëmënjanuar një treg të mbipopulluar me të ardhura dhe përfitime në rënie.Tashmë, turistët vlerësojnë një përgjegjësi mjedisore të vendit dhe përpjekjet për ruajtje(konservim). Konsumatorët nga vendet e zhvilluara, duhet të ndryshojnë vendimet e tyre12 Shoqata Ndërkombëtare e Ekoturizmit (TIES, në www.ecotourism.org) e përkufizon ekoturizmin si “udhëtim ipërgjegjshëm në zonat natyrore që ruan mjedisin dhe përmirëson mirëqënien e banorëve lokalë.”13 Organizata Botërore e Turizmit (WTO)14 WTO, Travel and Tourism Analyst, No. 4, 2001 by Travel and Tourism Intelligence15 Travel and Tourism Intelligence (TTI) 11
  12. 12. për blerje, duke u bazuar në perceptimin e impakteve apo të performancës mjedisorenegative.Turizmi i fokusuar në turistët individuale, që vizitojnë komunitetet lokale dhe marrin pjesëaktivisht në veprimtaritë në natyrë dhe kulturë, ka treguar të ketë një të ardhur 5 deri 10 herëmë shumë në përfitimet e zhvillimit për dollar, të shpenzuar nga turisti, se sa turizmi nëshkallë të gjerë i diellit dhe rërës. Studimet e drejtuara nga INCAE (Inman 1999) dhe të tjerë,kanë treguar që sektori i bazuar në natyrën e Kosta Rikas mban afërsisht 50% tëshpenzimeve totale të turistëve në vend (përjashto udhëtimin ajror), ndërkohë që sektori“diell dhe rërë” i Kankunit, Meksikë, (bazuar mbi fshatrat turistikë të përgjithshëm masivë)mban diçka më shumë se 10% të shpenzimeve të turistëve në vend. Për më tepër,shpenzimet e përgjithëshme dhe efekti i shumëfishtë i shpenzimeve (udhërëfyes, ture, pajisje,zeje) në Kosta Rika tentojnë të bëhen më të mëdha.Të dhënat mbi vizitat turistike në Amerikën Qëndrore, tregojnë se turistët që vijnë tëprovojnë një përzjerje atraksionesh natyrore dhe kulturore (përfshi plazhet) shpenzojnë 25%më shumë për qëndrimin se sa homologët e tyre me ekskluzivitet “diell dhe rërë”. 16Turistët me eksperiencë mundohen të gjejnë jo vetëm destinacione apo veprimtari me vleranë rritje, por edhe në përputhje me lehtësirat për bujtje dhe praktikat e menaxhimit meudhëzime mjedisore.Për fat të keq Shqipëria nuk ka alternativa për pozicione reale. Destinacionet individuale tësaj janë tërheqëse, por jo unike. Turistët ndërkombëtarë mund të gjejnë rrënoja antike të njëcilësie më të mirë në Greqi, Itali dhe Turqi. Turizmi “diell dhe rërë”, konkuron me njëshumicë vendesh dhe ka sfida lidhur me çmimet në rënie dhe me kontributin e pakët nëekonominë lokale. Natyra dhe kultura paraqesin pak destinacione alternative, por endekonkurojnë me një larmi të madhe destinacionesh. Ajo çka e bën unike Shqipërinë ështëafërsia e madhe e një larmie të madhe atraksionesh dhe afërsia relative e këtyreatraksioneve në një kontekst unik kulturor për një numër të madh turistësh vendasdhe ndërkombëtarë.Ndërsa pozicioni i një tregu unik ka lindur si një nevojë parësore, ai është një pozicion ifuqishëm në tregjet ndërkombëtare. Tendencat në vizitat turistike në mbarë botën,identifikojnë qartë turizmin natyror dhe kulturor si një segment me rritje shumë të shpejtëdhe me një numër të madh turistësh potencialë. Shqipëria duket se ndodhet në një situatëideale për të plotësuar kërkesat në ndryshim të një tregu turistik në rritje i orientuar nëturizmin natyror e kulturor.16 Deshazo, George. Ky ka qënë një deduksion i nxjerrë nga autori nga studime të ndryshme të kryera në AmerikënQëndrore të drejtuara nga Instituti Harvard për Zhvillimin Ndërkombëtar, 1997. 12
  13. 13. KAPITULLI II 2. VIZIONI , PRIORITETET STRATEGJIKEVizioni i mëposhtem formulon arritjet e dëshiruara të së ardhmes së turizmit në Shqipëri. Aiështë i orientuar në vitin 2013 për të sjellë në kohën e tashmë rezultatet e dëshiruara,shprehje të arritjes së objektivave të vëna në strategji.2.1 VIZIONI 2013“Shqipëria është një destinacion turistik i sigurt me vlerë të lartës që karakterizohetnga një larmi e pashoqe e atraksioneve natyrore e kulturore të klasit botëror në njësipërfaqe të vogël gjeografike, i menaxhuar në një mënyrë të përgjegjëshmemjedisore e sociale, lehtësisht e mbritëshme nga tregjet turistike europiane.” 17Principet udhërrëfyese për realizimin e strategjise dhe menaxhimin në të ardhmen tëzhvillimit të industrisë vlerësohen: Zhvillimi i qëndrueshëm Pranimi i këtij koncepti mbarëbotëror, është esencial për të gjithë zhvillimin e turizmit. Menaxhimi në të ardhmen i burimeve natyrore, kulturore dhe njerëzore, janë kritike dhe të rëndësishme për një qëndrueshmëri afatgjatë të industrisë turistike. Zhvillimet të cilat ndikojnë negativisht në mjedis dhe që janë me fitime afatshkurtra dhe me volume të mëdha, duhet të mënjanohen. Aspektet kyçe të një politike për një turizëm të qëndrueshëm, përfshin: përdorimin e tokës; menaxhimin e ambientit fizik; ruajtjen e vendeve me rëndësi natyrore dhe kulturore; zhvillimin e produkteve dhe investimi në burimet njerëzore. Tre nënprincipet kryesore janë: o qëndrueshmëria ekologjike – të sigurohet, që zhvillimi është në përputhje me mirëmbajtjen e proceseve esenciale ekologjike, biodiversitetin biologjik dhe burimet biologjike; o qëndrueshmëria sociale dhe kulturore – të sigurohet që zhvillimi rrit kontrollin e njerëzve për jetën e tyre, është në përputhje me kulturën dhe vlerat e njerëzve që efektohen nga ai, si dhe mirëmban dhe forcon identitetin e komunitetit; o qëndrueshmëria ekonomike – të sigurohet, që zhvillimi është efiçient ekonomikisht dhe burimet janë të menaxhuara për të krijuar hapësira për brezat e ardhshëm. Përfitimi i komuniteteve lokale Turizmi duhet të sjellë përfitime për komunitetet apo njerëzit që jetojnë në afërsi të zonave me interes natyror e kulturor, duke ndikuar në rritjen e nivelit të jetesës dhe në përdorimin e mekanizmave financiare dhe të insiativave për mbështetjen e aktiviteteve të ruajtjes dhe përmirësimeve në burimet e të ardhurave në zonat rurale.17 Marrë nga Strategjia dhe Plani i Veprimit për zhvillimin e Turizmit Kulturor dhe mjedisor në Shqipëri, 2006. 13
  14. 14. Partneritetet Në kushtet e ndryshimeve të shpejta të tregut, partneritetet në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare janë të nevojshme të jenë të suksesshme me synimin për të qenë konkurrues (“bashkëpuno për të konkuruar”). Këto partneritete rezultojnë me përfitim për të gjithë pjesëmarrësit e përfshirë. Partneritetet e sektorit publikprivat. Në të gjithë eksperiencat ndërkombëtare, destinacionet e suksesshme janë ato që kanë ndërtuar partneritete ndërmjet sektorit publik dhe privat. Ky partneritet duhet të shtrihet në cështje të planifikimit, zhvillimit, marketingut e promocionit. Në ligjin e ri “Për turizmin parashikohet ngritja e Komitetit Këshillimor të Sektorit Privat në Turizëm i cili do të trajtojë dhe shqyrtojë çështje që kanë lidhje me veprimtarinë turistike të sektorit privat ose që mund të dalin gjatë ushtrimit të kësaj veprimtarie, do të sigurojë bashkëpunim ndërmjet sektorit privat dhe ministrisë përgjegjëse për turizmin për çështje që mund të lindin gjatë zhvillimit të turizmit, zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Turizmit dhe Planit të Veprimit etj. Cilësia Përmirësimi i standarteve të shërbimit, pra cilësia e fuqisë punëtore në industrinë turistike, si dhe duke ofruar në mënyre të vazhdueshme produktet e duhura të vlerës dhe cilësisë së kërkuar për të plotësuar kërkesat e grupeve të synuar, Shqipëria mund të konkurojë në mënyrë të sukseseshme në tregjet ndërkombëtare.Qëllimi i zhvillimit të turizmit për Shqipërinë, është të rrisë cilësinë e jetesës, të njënumri të konsiderueshëm shqiptarësh. Zhvillimi i turizmit do të duhet të matet dhe tëvlerësohet në një periudhë afatmesme e afatgjatë, lidhur me aftësinë e tij për të përmirësuarmirëqënien e shqiptarëve. Në këtë aspekt, ai mundet (dhe do të duhet të jetë) një pjesë estrategjisë së vendit për arritjen e prioriteteve të zhvillimit, të tilla si angazhimet e vendit përSynimet e Zhvillimit të Mijëvjeçarit.Më shumë turistë nuk do të thotë më shumë zhvillim apo të ardhura për shqiptarët. Tipi iturizmit që një vend zgjedh për ta zhvilluar, përcaktohet kryesisht nga kontributi për begatinëe banorëve të tij.Theksimi i turizmit natyror dhe kulturor në Shqipëri, do të mbajë në fokus përfitimin ngakomunitetet lokale që sot ballafaqohen me mundësi të kufizuara ekonomike.Përfitimet e prekshme të dëshiruara nga një strategji e suksesshme turizmi do të jenë rritja epunësimit, të ardhura shtesë për ekonomitë (kryesore apo shtesë), infrastruktura epërmirësuar dhe rritje e të ardhurave nga taksat për të kontribuar në përmirësimin e kujdesitshëndetësor, arsim dhe në zhvillime të tjera shoqërore.Përfitime më pak të prekshme përfshijnë konfirmimin e kulturës lokale dhe të traditave,mundësia për të mbajtur brezin e ri të interesuar për të qëndruar në vend (apo për t’u kthyer)në qytetet e tyre dhe kontaktet e shkëmbimet me njerëz nga kultura të tjera2.2 Prioritetet strategjike • Zhvillimi Strukturimi dhe zhvillimi i turizmit dhe produkteve të tij janë prioritete afatshurtra dhe afatmesme. Potenciali i zhvillimit do të bëhet i arritshëm nëpërmjet kombimit të turizmit të interesit të veçantë dhe biznesit dhe konferenave për periudhën afatshurtër dhe afat 14
  15. 15. mesme, duke zhvilluar paralelisht turizmin e diellit dhe të plazhit sipas standarteve ndërkombëtare.Masat: 1. për periudhën afatshkurtër ndërtimet e pakontrolluara të shikohen në raport me ligjin dhe rregulloret perkatëse. 2. fokusimi për periudhën afatshkurter në përmirësiminin e produktit ekzistues të lokalizuar në rajone me potencial të madh zhvillimi dhe specifikisht rritjen e cilësisë së njësive akomoduese 3. përfshirja e aseteve natyrore dhe kulturore në zhvillimin e turizmit 4. identifikimi dhe analiza e produktit turistik ekzistues dhe promovimi i tij 5. rishikimi dhe analiza e zhvillimit të deritanishëm të zonave turistike përmirësimi i planeve të miratuara të përdorimit të tokës në zonat turistike, në raport me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, krijimi i peisazheve tërheqëse natyrore kulturore. 6. zhvillimi i elementëve infrastrukturorë, kryesisht manaxhimi i ujrave të zeza dhe mbetjeve të ngurta inerte 7. hartimi i planeve të përdorimit të tokës për zonat me potencial për zhvilliminin e turizmit rural. • Ngritja e kapaciteteve dhe strukturave institucionale Krijimi i strukturave institucionale në nivel lokal dhe qëndror për një periudhë afatshkurtër, e cila do të garantojë implementimin e strategjisë dhe kuadrit ligjor në fushën e turizmit. Masat: Trajnimi i burimeve njerëzore në sektorin publik dhe atë privat. 1. Krijimi i programeve të trajnimit 2. Hartimi i kurrikulave të vecanta për zonat turistike 3. Krahasimet dhe vlerësimet e programeve arsimore perendimore 4. Cështjet e turizmit të bëhen pjesë e programeve arsimore në shkollat fillore 5. Zhvillimi i ekspertizave manaxheriale dhe profesionale 6. Ngritja e Zyrave të Shërbimit Turistik, sipas Ligjit të ri “Për turizmin” Nr. 9734, datë 14.05.2007 nëpër qarqe dhe Zyrat e Informacionit Turistik në destinacionet turistike të vendit, për promovimin e zonave turistike, tashmë edhe në nivel vendor 7. Ristrukturimi i Entit të Turizmit në Agjenci Kombëtare të Turizmit, sipas ligjit të lartpërmendur • Financimi dhe krijimi i mekanizmave afatgjatë për zonat natyrore dhe kulturore, me synim ruajtjen dhe zhvillimin e tyre. • Krijimi i sistemit të grumbullimit dhe përpunimit të të dhënave statistikore, si dhe kërkimeve mbi tregun turistik. 15
  16. 16. KAPITULLI III 3. POLITIKATShqipëria është një vend i bukur dhe magjepsës. Ajo ka një gamë të gjerë atraksioneshhistorike, kulturore dhe natyrore, që përbëjnë një interes të madh për turistët ndërkombëtarë.Vendi është i sigurte dhe njerëzit janë mikpritës dhe miqësorë. Ajo që është më erëndësishme, vendi është ende “autentik.”. Ai mbetet në një shkallë të madhe i paprekur ngandikimi i huaj, njerëzit jetojnë dhe punojnë në mënyrat tradicionale në shumicën e venditdhe kultura lokale shprehet në mënyra nga më të ndryshmet në bazë rajonale, madje ngaqyteti në qytet. 18 Kombinimi i këtyre faktorëve e bën vendin të jetë i veçantë dhe vlerapotenciale e tij për tregjet e turizmit ndërkombëtar është shumë e lartë.Shqipëria nuk është një destinacion turistik i lehtë për t’u kuptuar nga tregjet ndërkombëtare.Vendi ofron potenciale për dhjetra aktivitete të ndryshme turizmi në dhjetra destinacione.Në formë individuale, të gjitha janë interesante, por pak prej tyre janë të veçanta apo qëngjallin mjaft admirim në vetvete për të tërhequr turistë ndërkombëtarë. Eshtë kombinimi isaktë i aktiviteteve dhe destinacioneve brenda vendit ajo që ofron mundësitë më të mira përndërtimin e një sektori të suksesshëm turizmi.Vendi është kompleks. Kultura, historia, gjeografia dhe arkeologjia e tij janë magjepsëse, portë komplikuara dhe jo lehtësisht të mbritëshme, madje edhe nga turistë të edukuar. Për njëtë huaj është virtualisht e pamundur të kuptojë dhe të çmojë plotësisht vendin pa njëasistencë të rëndësishme. Megjithkëtë, është ky kuptim dhe vlerësim – nëpërmjet “zbulimit”të Shqipërisë – që vendi të realizojë potencialin e vet maksimal për turizmin. Eksperiencatqë hapin zbulime të reja për vizitorët, janë ato që vlerësohen më shumë si produkte tëturizmit në botë, për shkak te faktit se kë tërheqin dhe se si i shpenzojnë ata të hollat nëvend.Zbulimi i Shqipërisë nëpërmjet atraksioneve të saja natyrore e kulturore është me intereskryesisht për turistët ndërkombëtarë të arsimuar, relativisht të pasur 19 . Ky segmentdemografik shpenzon dukshëm më shumë, për produktet e turizmit që përfshijnëeksperienca të reja të tilla si, edukimi, aventura dhe kultura. Për më tepër, modelet eshpenzimeve të tyre janë tepër të favorshme për zhvillim, sepse ata preferojnë tëndërveprojnë direkt në komunitetet që vizitojnë (dyqane, restorante dhe biznese të tjeralokale) dhe tentojnë të blejnë shume nga prodhimet dhe shërbimet që sigurohen në mënyrëlokale, në veçanti ekskursionet, udhëtimet (tours) e drejtuara për kulturën dhe natyrën,eksperiencat e aventurës dhe artizanati.Ky segment nuk bën një dallim të qartë midis produkteve të turizmit kulturor, natyror dheprodukteve të tjera të turizmit. Vizitorët e këtij segmenti tentojnë të kombinojnë shumëaktivitete të ndryshme gjatë vizitës së tyre dhe zakonisht i shohin aktivitetet e ndryshmenatyrore e kulturore si pjesë e procesit të zbulimit të destinacionit.Periudhat tipike të pushimeve për këtë segment janë nga 8 në 14 ditë. Gjatë kësaj periudhevizitorët preferojnë të vizitojnë destinacione të ndryshme, zakonisht në blloqe 2 deri 3 ditorepër rreth një qendre lokale. Gjeografia dhe kultura e Shqipërisë janë ideale për përshtatjen ekësaj metode. Ekzistojnw një numër i madh qytetesh të gatëshme për zhvillimin e18 Për shëmbull verërat, djathi i bardhë, ullinjtë dhe mishi i qingjit kanë shije të dallueshme nga fshati në fshat. Sjellja,historia, etnografia dhe traditat kulturore ndryshojnë në mënyrë të dukëshme rreth zonave shumë të vogla gjeografike.19 Në shumicën e vendeve, por sidomos në vendet e pasura perëndimore dhe në Japoni ka një korelacion direkt midisnivelit arsimor dh të ardhurave. 16
  17. 17. produkteve të turizmit, me strategji të ndryshme dhe plane për itinerare shumë ditore tëbazuara në kulturën, historinë dhe natyrën e tyre. 20Zbulimi i Shqipërisë do të varet nga shpjegimet dhe interpretimet e detajuara që hapinkulturën dhe historinë dhe e bëjnë të kuptueshme nga të huajt.Shqipëria, duhet të shitet në tregjet ndërkombëtarë, si Shqipëri. Shqipëria ka asete mjaft tëforta për pozicionin e saj të marketingut qëndror, qoftë për të qënë e bazuar gjeografikisht(jugu ndaj veriut ndaj bregdetit) qoftë e bazuar vetëm në tematikë (eko-turizmi, monumentetkulturore, etj.).Produkti qëndror (parësor) i turizmit duhet të jetë i përgjithshëm që i inkurajonvizitorët të zbulojnë faqet e kulturës dhe natyrës së Shqipërisë. 3.1 SfidatZhvillimi i sektorit të turizmit në Shqipëri ndeshet me një numër sfidash. Këto janë sfida përzhvillimin e përgjithshëm të turizmit, me të cilat ndeshen të gjitha vendet që hyjnë në tregjetndërkombëtare, si dhe sfida specifike të lidhura me krijimin e turizmit të suksesshëm, medestinacione te bazuara tek natyra dhe kultura.3.1.1 Sfidat e përgjithshme për zhvillimin e turizmit në Shqipëri • Krijimi i një pozicioni të qartë tregu në një treg të mbipopulluar. Ka shumë produkte dhe vende që konkurojnë për tërheqjen e vëmendjes së udhëtarëve, agjensi udhëtimi dhe publikime. • Kapërcimi i koncepteve të mëparëshme dhe lidhja me Shqipërinë. Pika fillestare e kërkimit si “pa imazh” ndërmjet turistëve profesionistë. Ka interesim për destinacione të reja dhe interes në rritje në tipin e eksperiencës që ofron Shqipëria, por kjo do të kërkojë një përpjekje të koordinuar. Në disa tregje të synuar, perceptimi i përgjithshëm i Shqipërisë, renditet nga neutrale në negative për shkak të ngjarjeve historike të periudhes se tranzicionit. • Investimet duhet të planifikohen për periudha afatshkurta, afatmesme dhe afatgjata. Në këtë angazhim nuk mund të hyjë me lehtësi krejt vendi. Suksesi në tregjet ndërkombëtare kërkon vijueshmëri në mesazhe dhe prani në tregje vit pas viti. Kjo kërkon investim të kapitalit politik, nëpër degët qeveritare dhe ndërmjet sektorëve privatë, publikë dhe shoqërisë civile. Për më tepër, suksesi kërkon gjithashtu një numër mekanizmash të reja apo të përshtatura për të siguruar vijueshmërinë dhe koordinimin, por gjithashtu edhe për të mënjanuar konfliktet dhe për të siguruar besueshmërinë në investime dhe në vendim-marrje. • Infrastruktura. Një nga përparësitë e dukshme të turizmit natyror e kulturor është se kërkesat për infrastrukturë të specializuar janë minimale. Megjithkëtë, kapacitetet bazë për lëvizjen e sigurtë të turistëve (në vetura, minibuze, autobuza dhe aeroplanë) janë një kusht i domosdoshëm. Telekomunikacioni dhe interneti përbëjnë një komponent të rëndësishëm, përherë e më të nevojshëm, për promovimin e sektorit20 Rajonet e Tiranës, Sarandës, Gjirokastrës, Beratit, Vlorës, Shkodrës, Korçës dhe Krujës janë gati me itinerareinteresante. Psh në rajonin e Vlorës, projekti Medëet ka botuar një udhëzues të veçantë të detajuar për monumentet ekulturës e të natyrës, ndërsa organizata AULEDA po punon me komunitetet lokale për bujtjen shtrat dhe mëngjes (bedand breakfast) të folusuar në qendrat e vogla me natyrë dhe kulturë interesante. Me përpjekje shtesë minimale mund tëhartohet një numër itineraresh për t’i ofruar në turet e udhëhequra turistike të kombinimeve të shumta. 17
  18. 18. të turizmit dhe për komunikim (nga operatorët lokalë dhe nga zyrat e turizmit) dhe për vizitorët. Shqipëria përballet me sfida të rëndësishme në të gjitha këto fusha. • Koordinimi midis një numri të madh institucionesh qeveritare. Një sektor i suksesshëm turizmi do të kërkojë përpjekje të një numri ministrish, të pushtetit vendor, të instituteve, si dhe të OJF-ve, Akademisë së Shkencave, agjensive ndërkombëtare dhe programeve të asistencës dypalëshe. • Inteligjenca e tregut. Pa njohjen e detajuar të tregjeve të turizmit dhe të parashikimit të pritjes dhe dëshirave të segmenteve të synuar, Shqipëria rrezikon të humbasë investime të rëndësishme dhe kohë të çmuar. Vendi do të duhet të investojë në informimin e tregut dhe në njohuritë për të përcaktuar me saktësi mundësitë dhe për të sintonizuar produktet dhe shërbimet. • Të dhënat e brendëshme. Shqipëria do të duhet të bëjë investime të rëndësishme për grumbullimin e të dhënave në vend dhe sistemet e menaxhimit për të monitoruar dhe analizuar vizitat turistike, shpenzimet, sjelljen, profilet e turistëve dhe karakteristika të tjera. Planifikimi i turizmit pa këto të dhëna eshte vërtet i pamundur dhe burimet e pakta do të humbasin.3.1.2 Sfidat specifike për turizmin e natyrës dhe të kulturësNjë strategji e fokusuar në turizmin e natyrës dhe të kulturës paraqet një larmi të madhesfidash shtesë, përtej sfidave të përgjithshme. • Koncepti i qëndrueshmërisë, ndërtohet mbi pozicionin strategjik sipas nevojës. Shqipëria nuk mund të presë me të drejtë, që të mbajë gjallë një pozicion tregu të aftë për të tërhequr turistë ndërkombëtarë pa përpjekje agresive për të siguruar qëndrueshmërinë e burimeve e burimeve natyrore e kulturore. Pa përfshirjen e komuniteteve lokale dhe pa ju siguruar mundësi reale për të marrë pjesë në procesin e zhvillimit dhe të përfitojnë prej tij, atraksionet do të vazhdojnë të degradohen apo do të konvertohen në përdorime të tjera ekonomike – gati të gjitha prej tyre ofrojnë shumë më pak potencial afatgjatë zhvillimi se sa turizmi. • Zhvillimi i një sektori të suksesshëm kërkon nivele të rëndësishme investimi në infrastrukturë, në marketing, në burime njerëzore, menaxhimin e zonave natyrore, ruajtjen e vendeve historike dhe të kulturës së jetesës. Vendi nuk do të jetë i suksesshëm pa një angazhim serioz për investimet. • Nuk ka “receta”. Produkti i turizmit në Shqipëri duhet të jetë autentik, ndërsa plotëson parashikimet e përgjithëshme të turistëve ndërkombëtarë. Përvoja ndërkombëtare, njohuritë dhe praktikat më të mira do të duhet të kërkohen në mënyrë agresive për të informuar vendimet dhe planet për vendin. Megjithkëtë, vetë produktet duhet të përfaqësojnë, sa më shumë të jetë e mundur, një përqasje autentike shqiptare. Rezultati përfundimtar më i pëlqyeshëm do të ishte zgjedhja dhe përshtatja e strategjive dhe mekanizmave nga një numër vendesh me praktikat më të mira nga rajone të ndryshme të botës. • Çështjet lokale-kombëtare. Turizmi i natyrës dhe kulturës kërkon përfshirjen konkrete të pushtetit lokal ndërmjet të tjerave në planifikimin e turizmit, planifikimin urban, zhvillimin e infrastrukturës, ruajtjen e kulturës, mbrojtjen e mjedisit. Ndërsa në qytetet e mëdha dhe në qëndrat kulturore të identifikuara ka kapacitete lokale të 18
  19. 19. konsiderueshme, shumë qytete e qendra të banuara do të kërkojnë shuma të konsiderueshme për mbështetje shtesë nga pushteti qëndror, institucionet e vendosura në Tiranë dhe nga ekspertët ndërkombëtarë.• Segmenti i turizmit të natyrës dhe kulturës varet shumë nga burimet njerëzore tepër të specializuara. Udhërrëfyes tepër cilësorë janë ndoshta faktori më kritik për sukses për turizmin shqiptar dhe do të duhet që të rekrutohen dhe të trajnohen në mënyrë agresive. Vendi do të ketë nevojë për menaxherë të kualifikuar për vendet natyrore e kulturore. Përveç kësaj është konstatuar një mungesë e personelit të kualifikuar për mikpritjen në të gjitha nivelet dhe në të gjitha rajonet. Aftësitë e kufizuara për gjuhët (në veçanti anglishtja) nëpër këto kategori dhe në mënyrë të veçantë në zonat provinciale gjithashtu është një sfidë.• Është provuar se një numër strategjish të turizmit alternativ, nuk kanë qënë komplementare dhe potencialisht dëmprurëse për ndërtimin e turizmit me vlerë të lartë. Turizmi në shkallë të gjerë “diell dhe rërë” i pranishëm në të gjitha paketat e përgjithëshme në komplekset e izoluara turistike, do të sillte një dëm të madh në përpjekjet e vendit për të ndërtuar një sektor me vlerë të lartë, të bazuar në natyrë dhe kulturë. Turizmi masiv “diell dhe rërë” është një segment tepër konkurrues, që tërheq kryesisht udhëtarë të orientuar nga ulja e çmimeve. Mbritja e një numri të madh të këtij segmenti turistësh, i bën shumë pak atraktive destinacionet për turistët “higher-end”. Një efekt i ngjashëm, është vërejtur me mbritjen e anijeve të mëdha turistike.• Në vitet e para rritja e turizmit mund të jetë e ngadalëshme. Nëse është i suksesshëm, sektori fillon i vogël, por rritet me shpejtësi sapo fiton një reputacion ndërkombëtar pozitiv. Ndërsa do të jetë e mundur të vrojtohet progresi dhe matja e përparimit me indikatorë kuptimplotë, përfitimet e prekshme kritike për mbështetjen dhe angazhimin politik aktual do të vrojtohen në periudhën afatmesme. 19
  20. 20. KAPITULLI IV 4. PLANI I VEPRIMIT DHE BURIMETKy seksion paraqet një plan për vendin për të avancuar sektorin e tij të turizmit dhe për tëtrajtuar sfidat kryesore të tij brenda kontekstit të strategjisë të prezantuar më lart dhe tëstrukturës së politikës, të kuadrit ligjor dhe atij institucional. Gjithashtu, ai shprehpërputhshmërinë e objektivave dhe veprimeve me Projekt Buxhetin Afatmesëm të MTKRS-së, sipas politikave dhe projekteve konkrete të paraqitura në PBA.Në terma operative vendi është i gatshëm të lëvizë përpara me turizmin e sektorit të tij. Vendi sot ka kapacitete për të pritur shumë më tepër turistë ndërkombëtarë me fjetje për një natë (overnight) se sa ka pritur deri më sot. Megjithëse vendi nuk është i gatshëm për një marketing agresiv ndaj tregjeve të gjera ndërkombëtare, ai është absolutisht i gatshëm për të pritur dhjetra turistë aventurash shtesë, turistë “pionierë”, të cilët do të donin të ishin fleksibël dhe “zemërbutë” në shkëmbim të të qënit ndërmjet të parëve për eksperiencën e një destinacioni të ri unik.Sfidat e shumta me të cilat po përballet Shqipëria duhet të adresohen, por shumica nuk do tëzgjidhen para se të fillojë promovimi i turizmit. Megjithkëtë, për shkak të natyrës sëndërvarur të sfidave të identifikuara, vendi duhet të fillojë punën menjëherë në një numërfushash, për t’u rritur në mënyrë efektive.Elementët specifikë të Planit të Veprimit, prezantohen në prioritetet e nëntë fushave tëndryshme. • Ndërgjegjësimi dhe Marketingu • Zhvillimi i produktit • Investimet në zonat natyrore për të forcuar sektorin e turizmit • Investimet në kulturë për të forcuar sektorin e turizmit • Burimet njerëzore • Infrastruktura • Klima e biznesit • Rivlerësimi i eksperiencës së turistëve • Të dhënat dhe menaxhimi i informacionit 4.1 Ndërgjegjësimi dhe MarketinguShqipëria duhet të punojë në nivele të shumëfishta për: rritjen e vetëdijes në vend, rritjen ebashkëshoqërimit pozitiv me Shqipërinë, konsolidimin e një teme të unifikuar për të lidhurproduktin e turizmit të vendit me tregjet ndërkombëtare, të bindë drejtuesit e opinionit tëtregut që vendi ka vlera për t’u vizituar, rritja e kontakteve midis kompanive të specializuaratë udhëtimit që dërgojnë udhëtarë nga tregjet që synohen dhe kompanive lokale të turizmit(operatorë që presin udhëtarë, shitës pajisjesh, hotele, etj.), krijimi i një pranie të besueshmetë bazuar në internet dhe krijimi i një strukture të qëndrueshme për vazhdimin e përpjekjevetë marketingut. 20
  21. 21. 4.2 Ndërgjegjësimi dhe bashkëshoqërimi pozitivKjo duket të jetë një përpjekje diplomatike dhe politike. Mbulimi në shtypin ndërkombëtarvazhdon të jetë neutral deri në negativ. Shqipëria nuk e ka menaxhuar me shumë sukses këtëaspekt të imazhit publik të saj. Turizmi, natyra dhe kultura ofrojnë mundësi të shkëlqyera përzyrtarët e lartë për të dhenë mesazhe pozitive. Çdo herë që Kryeministri apo zyrtarë të tjerëtë lartë vizitojnë një vend të synuar si treg (sidomos Gjermaninë, Britaninë e Madhe, SHBAdhe Italinë e Veriut), ai apo ajo duhet rezervojë kohë për të promovuar turizmin nëaudiencat e zgjedhura dhe në media. Ata duhet të mbështeten nga tema kombëtare eunifikuar e paraqitur në pikën “b)” më poshtë.Aksioni 4.2.1 Zhvillimi i një koleksioni me materiale promocional për turizminndërkombëtar për t’ju shpërndarë shtypit (press kit) dhe i një stende, me materiale tëprintuara, video, shkrime dhe materiale të tjera që lejojnë një prezantim të lehtë të vendit nëçdo vend me priotitet.Aksioni 4.2.2 Rritja e mbulesës pozitive nga media në tregjet e synuara. Shqipëriaduhet të jetë më agresive në komunikimin e mesazheve pozitive në tregjet e synuara. Lajmetpozitive mbi çështjet natyrore dhe kulturore duhet të sigurojnë përfitime të rëndësishme.Atasheu tregëtar, atasheu kulturor, konsulli, madje edhe ambasadori duhet të instruktohenmbi përdorimin e materialeve të përgatitura dhe të furnizohen me lajme të reja për të krijuarmundësi për përparimit të imazhit pozitiv.Aksioni 4.2.3 Të punohet ngushtë me Diasporën Shqiptare. Është shumë erëndësishme që Shqiptarët jashtë vendit të ndjehen krenarë dhe të kenë dëshirë të vizitojnëShqipërinë me farefisin dhe miqtë. Ambasadat e Shqipërisë nëpër botë. Për shembull:Meksika ka zhvilluar një fushatë “Mirseardhe në shtëpi bashkëfshatar” (Welcome homePaisano).4.3 Konsolidimi i një teme të unifikuar për të lidhur produktin e turizmit të vendit metregjet ndërkombëtareSot Shqipëria po përdor një numër temash për të prezantuar veten – dy nga këto mund tëgjenden në website-in zyrtar të turizmit dhe të tjera në materiale të ndryshme promocionale.Këto e mbajnë larg fokusin dhe mund të krijojnë eventualisht konfuzion. Vendi ka nevojëpër një asistencë profesionale për zgjedhjen dhe projektimin e një teme që reflekton kulturënkombëtare dhe strategjinë e mjedisit dhe imazhin e vendit që dëshërohet të portretizohet nëbotë dhe lidhja e tyre me një mesazh që gjen një rezonancë të provuar brenda grupit të tregutqë synohet, që vendi po kërkon ta tërheqë.Aksioni 4.3.1 Pajtimi i një firme ndërkombëtare për marrëdhëniet publike meeksperiencë në pozicionimin strategjik të destinacioneve të turizmit. Kjo ështëimediate. Pas projektimit të pozicionimit të tregut ka dekada eksperience, njohurish, shkencedhe arti. Procesi përfshin procesin e vizatimit krijues, të analizës së potencialeve të hapura,testimi i konceptit në tregjet e ndryshme që synohen dhe hapa të tjerë për të garantuarforcimin dhe qartësimin e mesazhit.4.4 Bindja e drejtuesve të opinionit të tregut se vendi ka vlera për t’u vizituarProduktet e specializuara janë të suksesshme në tregun e turizmit vetëm nëse cilësitë e tyrejanë “vërtetuar” nga drejtuesit e respektuar të opinionit. Për një destinacion të tillë siShqipëria, drejtuesit më të rëndësishëm të opinionit janë shpesh shkrimtarët dhe publikuesit 21
  22. 22. e artikujve, gazetave dhe udhëzuesve të orientuara drejt natyrës, kulturës dhe udhëtimit.Rastësisht ato janë kompani udhëtimi të njohura për “zbulimin” e destinacioneve të tjera.Modeli i vërtetimit mund të paraqitet me rrathë (shih Grafikun 2), në të cilin në çdo rrethduket rrethi i brendshëm për këshilla dhe rekomandime.Grafiku 2: Rrathët koncentrikë për informacionin e marketingutAksioni 4.4.1 Angazhimi në një përpjekje agresive për të rritur praninë e Shqipërisënë publikimet e drejtuesve të opinionit. Nën-aksioni 4.4.1.1 Shqipëria duhet të drejtojë një studim, në mënyrë të bashkërenduar me firmën e marrëdhënieve publike të identifikuar më lart për të përcaktuar se cilat burime publikimi dhe informimi dëshëron dhe përdor tregu i synuar për të marrë vendim për udhëtimet drejt një destinacioni. Meqënëse në shumë nga fazat e hershme të zhvillimit të turizmit informimi është “gojor”, një objektiv i dytë do të ishte identifikimi i proceseve të vendimit të “vizitorëve pionierë.” Nën-aksioni 4.4.1.2 Rritja e mbulimit dhe e qarkullimit të Shqipërisë në guidat turistike të drejtuara nga udhëtarë të pavarur “aventurierë”. Në mënyrë të veçantë Shqipëria do të duhet të bindë: • Bradt Travel Guides Ltd (UK) për të zgjeruar dhe azhornuar guidën e tyre të shkëlqyer të udhëtimit; • Lonely Planet Guides (UK) për të prodhuar një guidë të dedikuar (në vend të asaj që shfaqet në një pjesë të guidës Eastern Europe); dhe • Rough Guides (UK) për të marrë në konsideratë përfshirjen e Shqipërisë në portofolin e tyre të guidave turistike.Aksioni 4.4.2 Investimi për prani në hapësirat e “paguara” të një reviste me cilësi tëlartë. Profesionistët e marketingut provojnë se një artikull i mirë rreth një produkti apodestinacioni në një publikim të besueshëm është 5 deri 10 herë më i vlefshëm se sa e njëjtashumë e paguar në hapësirën e reklamave të të njëjtit publikim. Disa publikime mebesueshmëri të lartë (në veçanti National Geographic dhe National Geographic Traveler)vendosin se sa nga përmbajtja e tyre editoriale bazohet në pagesën e hapësirës për reklamë(X faqe për hapësirën e reklamës “i jep të drejtë” blerësit të Y faqeve për përmbajtjeneditoriale nga personeli dhe fotografët e revistës gjeografike kombëtare). Ky seleksionimspecifik i publikimeve do të jetë baza për kërkimin e q+ do të drejtohet në 1.3.1 më lart. 22
  23. 23. 4.5 Rritja e kontakteve ndërmjet kompanive të specializuara të udhëtimit që sjellin udhëtarë në tregjet e synuara dhe kompanive lokale të turizmitAksioni 4.5.1 Rritja e pranisë në panairet kryesore që karakterizojnë destinacionet eturizmit të natyrës, kulturës, aventurës dhe atij “alternativ”. Panairet tregëtarekonsiderohen nga shumica e vendeve promotorë si një “djall i nevojshëm.” Rezultatetpozitive mund të jenë nga ndryshimi i cilësisë, por mungesa e pranisë në përgjithësi shihetkeq. Pjesëmarrja e Shqipërisë në këto panaire duhet të koordinohet nën një temë të unifikuarkombëtare për të ruajtur fokusin mbi mesazhin dhe me objektiva të qartë për t’i arritur sivend, jo vetëm si organizata individuale.Aksioni 4.5.2 Organizimi i një Panairi Ndërkombëtar Turizmi në Shqipëri. Vendi më imirë për të treguar Shqipërinë është vetë Shqipëria. Praktikat më të mira në planifikimsugjerojnë që Shqipëria të vlerësojë periudhat më të mira të kohës së disponueshme nëkalendarin botëror të panaireve dhe të shpenzojë afërsisht një vit për të siguruar organizimindhe komunikimin e duhur. Motivi (tema) e unifikuar kombëtare duhet të dominojëpozicionin e paraqitur në ekspozitë. Për organizimin e panairit të turizmit duhet të sigurohetekspertizë ndërkombëtare.4.6 Prani e besueshme e bazuar në internet.Aksioni 4.6.1 Forcimi i pranisë së Shqipërisë në internet. Website i AgjencisëKombëtare të Turizmit (http://www.albaniantourism.com) është një përpjekje fillestare emirë për të siguruar që vizitorët potencialë mund të gjejnë informacion bazë për vendin. Kywebsite dërgon mesazhin se vendi është “i hapur për biznes.”Hartimi i një strategjie për praninë e përgjithëshme në internet që përfshin: • Një gjeneratë të dytë të website-it të Agjencisë Kombëtare të Turizmit për të përfshirë shpjegime më të detajuara dhe informacion mbi rrugët si dhe kontaktet me kompanitë e liçensuara të turizmit dhe portalin e sektorit privat. • Një lidhje me portalin e sektorit privat për të siguruar një akses të lehtë të pjesëmarrësve të industrisë së turizmit të tillë si operatorët që presin vizitorët, hotelet, restorantet, furnizuesit e pajisjeve, etj. • Krijimi i forumit të turizmit të Shqipërisë, i atashuar në website-in kombëtar të turizmit, i lidhur me site të shumtë, që monitorohet dhe përgjigjet në bazë ditore nga një person i programit të promovimit të turizmit. • Vendosja e mjetit të kërkimit. Ekspertët e informacionit mund të ndihmojnë Ministrinë dhe sektorin privat në strategjitë për të siguruar që website kombëtar dhe site-et e tjera të renditet në krye të “Google searches.”4.7 Krijimi i një strukture të qëndrueshme për përpjekje të vazhdueshme marketinguAksioni 4.7.1 Krijimi i një strukture të përherëshme financiare që siguron një buxhet tëvazhdueshëm marketingu çdo vit dhe dhënia e fondeve për prioritetet kombëtare tëmarketingut sipas marrëveshjes. Shqipëria duhet të zbatojë një mekanizëm të përdorur nganjë numër vendesh. Një fond i dedikuar për marketingun e turizmit i financuar nga një taksëe veçantë për turizmin. Të gjitha fondet e grumbulluara nga një taksë e veçantë (që luhatetnga 2 në 5% e zbatuar në të gjitha bizneset e mikrpitjes) duhet të dedikohen drejtmarketingut të turizmit. Buxheti dhe shpenzimet vjetore miratohen nga një komitet (apoBord) i veçantë për promovimin e turizmit i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë dhe tësektorit të turizmit. Shqipëria do të ketë nevojë të identifikojë një kapital fillestar për këtë 23
  24. 24. fond, por duhet ta konceptojë atë si një fond të përsëritshëm në kohë relativisht të shkurtër –duke e rimbushur fondin me të ardhurat e dedikuara nga taksat.4.8 Zhvillimi i produktitStrategjia e përgjithshme e turizmit krijon kuadrin e përgjithshëm për turizmin tëpërqëndruar në zbulimin e Shqipërisë nëpërmjet natyrës dhe kulturës së saj. Zhvillimi iturizmit ka evoluar nga një fokus rajonal, i përqëndruar rreth qyteteve kryesore dhe zonavepër rreth tyre. Një vazhdim i këtij evolucioni është i dëshirueshëm.Ndërsa strategjia dhe planifikimi kombëtar është një funksion “nga lart-poshtë”, zhvillimi itipit të dëshiruar të sektorit të turizmit në Shqipëri “nga poshtë-lart” është mbizotërues.Turizmi i natyrës dhe kulturës, dhe i produktit qëndror të tij, varet nga aftësia e zonave lokalepër t’u organizuar në mënyrë efektive për të konvertuar asetet e tyre natyrore dhe kulturorenë produkte frutdhënëse turistike, të kompletuara me vendet dhe aktivitetet e rekomanduara,me informimin dhe interpretimin, bujtjen, ushqimin, shërbimin e guidave dhe me një larmi tëkarakteristikave të tjera që përcaktojnë cilësinë dhe vlerën e një destinacioni.Aksioni 4.8.1 Krijimi i mekanizmave për mbështetjen e përpjekjeve lokale për të sjellënë treg produktet e kulturës dhe natyrës. Hapi i parë i këtij procesi është identifikimi inevojave të sektorit të turizmit, i pushtetit vendor dhe i shoqërisë civile në çdo rajon.Hapi idytë do të jetë hartimi i një planim mbështetës për të asistuar aktorët lokalë në çfarëdomënyre që lejojnë burimet.Aksioni 4.8.2 Vendosja dhe publikimi për çdo qytet-rajon i rrugëve dhe aktiviteteve tërekomanduara për turizmin. Me asistencën e pushtetit qëndror, sektori privat dhe OJF-të,çdo qendër turistike duhet të artikulojnë itineraret e rekomanduara për turizmin e vizitorëve– të projektuara në blloqe gjysëm-ditore, ditore, dy-ditore, etj. Rrugët do të paraqiten meinformacionin e detajuar, fotografi dhe materiale të tjera në formë elektronike apo të printuardhe të shpërndarë nëpërmjet faqes së internetit dhe në format të printuar për vizitorët.Kompakt disku i publikuar kohët e fundit “Monumentet e Natyrës të Shqipërisë”, i prodhuarnga Ministria e Mjedisit me mbështetjen Fasiliteteve Globale të Mjedisit (GlobalEnvironmental Facility – GEF) / Programi i Granteve të Vogla është një kontribut i veçantëpër këtë përpjekje.Aksioni 4.8.3 Zhvillimi i bizneseve te vogla. Mekanizmi nga i cili shpenzimet e vizitorit,kontribuojnë në ekonominë lokale apo kombëtare, janë biznesi i vogël apo familjar.Nevojitet, që për krijimin e tij, të organizohen trainime, si dhe të krijohen grupime tëaktorëve që veprojnë në fushën e turizmit, të nxitura dhe të mbështetura nga pushtetetvendore.Nga pushtetet vendore, është e rëndësishme të ofrohet këshillim i vazhdueshëm përzhvillimin e produkteve. Stafet që do të ofrojnë këshillimin, duhet të trainohen. Është erëndësishme të kryhet publikimi i oportuniteteve të zhvillimit.Aksioni 4.8.4 Krijimi i zyrave të thjeshta turistike në çdo qytet kryesor turistik. Ndërsanë disa qytete këto zyra ekzistojnë në letër, ato nuk janë bërë ende një realitet. Me financimetë ndara dhe infrastrukturë në secilin nga qytetet aktuale me rëndësi turistike duhet të ketënjë zyrë (qoftë në një hapësirë të ndarë apo në një zyrë tjetër shtetërore) që të ketë minimuminjë person përgjegjës me një listë të azhornuar të atraksioneve, hoteleve, restoranteve,dyqaneve, fasiliteteve shëndetësore, guidave të tureve, kompanive të transportit dhe nëseështë praktike, një telefon për t’u lidhur në mënyrën e duhur me turistët. 24
  25. 25. Duhet të krijohet Sistemi i Menaxhimit të Informacionit, i cili do të konsistojë në:- identifikimin dhe mbledhjen e te dhënave ekzistuese mbi cfarë ofron zona,strukturimi i bazës së të dhënave, specifikimi i itinerareve në broshura, shoqëruarme fotografi, profilin e produktit, si dhe duke vendosur, sinjalet nacionale,simboletdhe logot sipas produktit lokal.4.9 Investimet në zonat natyrore për të forcuar sektorin e turizmitShqipëria ka një traditë të gjatë në menaxhimin e zonave të mbrojtura, me një legjislacion tëpasur dhe me ekspertizë teknike. Kufizimet e buxhetit kanë çuar në kufizime institucionaleqë kërcënojnë legjitimitetin e sistemit dhe ndoshta madje edhe funksionimin e tyre. Zonatnatyrore (në veçanti zonat e mbrojtura) janë një nga tre “xhevahirët e kurorës” të turizmitshqiptar. Vendi nuk do të jetë i suksesshëm në një periudhë afatgjatë pa investime tëkonsiderushme për përmirësimin dhe mirëmbajtjen e aseteve qëndrore natyrore që formojnështresën bazë për këtë sektor.Ndërsa ka shumë fusha dhe nevoja për financime, fushat prioritare që vijojnë janë ato merëndësi më të madhe kritike për të përfshirë efektivisht zonat e mbrojtura në zhvillimin eturizmit dhe për të gjeneruar kushtet e nevojshme për një sinergji efektive midis turizmit dhezonave të mbrojtura. Shqipëria duhet të fillojë të investojë tani, sepse kostot për riparimin edëmeve janë të larta dhe mund të marrin një kohë më të madhe se sa mund të presin tregjet eturizmit.Aksioni 4.9.1 Krijimi i mekanizmave financiarë afatgjatë. Mekanizma dhe struktura tëtjera duhet të krijohen për të siguruar rritjen e fondeve për mbrojtjen e zonave natyrore dhezhvillimin e turizmit. Nën-aksioni 4.9.1.1 Kërkim agresiv për financime të huaja shtesë. Shqipëria duhet të eksplorojë një larmi të madhe mekanizmash për financim (tradicionalë dhe jo- tradicionalë) që mund të drejtohen në zonat natyrore. Koha e nevojshme për propozimet e suksesshme është zakonisht një deri dy vjet, nga propozimi fillestar deri në miratimin e projektit. Nën-aksioni 4.9.1.2. Mbajtja dhe zgjerimi i mekanizmit financiar që përdoret aktualisht për të ardhurat nga pyjet dhe gjuetia, në të cilin mbahen në një llogari të veçantë 70% e të ardhurave të caktuara automatikisht për ri-investime në zonat natyrore. Nën-aksioni 4.9.1.3 Pagesa e shërbimeve të mjedisit. Ekosistemet (në veçanti pyjet dhe ligatinat) sigurojnë shërbime jashtëzakonisht të vlerësueshme për ekonominë, që nuk janë mallra tregu tradicionale (psh., ato nuk kanë çmim). Këto ekosisteme sigurojnë ndërmjet të tjerave: mbajtjen e ujit dhe filtrimin, kontrollin e klimës (globale dhe lokale) mbajtjen e faunës dhe të biodiversitetit, bukuritë natyrore, hapësirat për çlodhje. Shumë vende kanë filluar të krijojnë tregje të brendëshme për të njohur vlerën dhe për të korrektuar deformimet ekonomike që kanë çuar në përdorimi e tokës nën optimumin e saj. 21 Nën-aksioni 4.9.1.4 Krijimi i mekanizmave të rinj financiarë për të drejtuar fondet drejt zonave natyrore. Vendi ka nevojë për fonde të administruar në mirëbesim (Trust Funds) apo fondacione të afta për të vepruar jashtë Ministrisë së Financave për të dhënë burime komplementare. Mekanizmat më të zakonshëm që përdoren në nivel21 Për shëmbull, në shumë vende hidrocentralet u paguajnë pronarëve të tokës (përfshi zonat e mbrojtura) për tëmbajtur apo rritur mbulesën pyjore në basenin e tyre në mënyrë që të sigurojnë rrjedhjen e ujit, sidomos në stinën ethatë, kur uji është në sasi më të pakët (apo çmimi i blerjes së energjisë është më i lartë). Në teori, taksat për hyrje nëpark janë një tip i pagesës së shërbimit mjedisor, nëse fondet janë përdorur për mirëmbajtjen apo rivlerësuar parkun. 25
  26. 26. ndërkombëtar janë: a)“Fondacioni i Parqeve Kombëtarë” (National Parks Foundations)-zakonisht fondacione private (me sanksione dhe me përfaqësim shtetëror), që sigurojnë financime plotësuese të tilla si investime shtesë të dhëna nga kontribues privatë apo nga donatorë ndërkombëtarë; dhe b) “Trust Funds i Natyrës” fonde të specializuara të përdorura zakonisht për qëllime specifike të tilla si ruajtja e biodiversitetit dhe aktivitetet e pyllëzimit, që mund të menaxhohen më thjesht nga rregullat e përcaktuara të administruara nga një administrator.Aksioni 4.9.2 Përshpejtimi i zhvillimit dhe miratimi i planeve të zhvillimit te turizmitpër zonat natyrore. Mbarështrimi tradicional i zonave të mbrojtura ka nevojë përzhvillimin e planeve të mbarështrimit të përgjithshëm që përfshijnë si komponent edheplanet e turizmit. Ndërsa kjo teknikisht është një përqasje korrekte, planet e mbarështrimitkërkojnë një proces shumë kompleks që konsumon shuma të mëdhe të burimeve financiaredhe njerëzore dhe që mund të marrë vite. Shqipëria duhet të vendosë një proces tëpërshpejtuar për krijimin e planeve të turizmit në një numër zonash natyrore të identifikuarasi prioritare me rëndësi për turizmin (për shkak të atraksionit të tyre dhe afërsisë me qendratturistike). Planet duhet të jenë konservativë mjedisorë (të orientuar drejt mbrojtjes nëmungesë të planeve të plota të mbarështrimit), dhe të diskutohen zyrtarisht dhe në mënyrëjo-zyrtare me një grup të gjerë aktorësh për të arritur konsensusin “gjykimi më i mirëprofesional” mbi strategjinë e vizitorëve, kapacitetin mbajtës dhe nevojat për infrastrukturë.Këtu sugjerohen edhe studimet në terren (Field Studies), të cilat bëjnë të mundurpërcaktimin më të saktë dhe të studiuar të mundësive që ofrojnë zona të ndryshme mbizhvillimin e formave të reja të turizmit.Aksioni 4.9.3 Ngulitja e kulturës së “Parkut Kombëtar” mes shqiptarëve duke filluarme Dajtin. Kjo përpjekje do të fokusohet në tre aspekte kryesore të Dajtit për të filluaredukimin e shqiptarëve mbi rëndësinë e “kënaqësisë dhe përkujdesjes për parqet”.Çmilitarizimi, ri-investimi i taksës së hyrjes dhe programi për menaxhimin e mbeturinaveduhet të jenë programe prioritare.Aksioni 4.9.4 Standartet e sinjalistikës. Krijimi dhe zbatimi i standarteve kombëtare përsinjalet e ekoturizmit, në atraksionet dhe vendet me interes, duke u bazuar në simbolet dhengjyrat e njohura në nivel ndërkombëtar. Këto standarte duhet të bëhen pjesë e Planit tëZhvillimit nga pushtetet vendore.5. Investimet në kulturë për të rritur zhvillimin e turizmitShqipëria ka një traditë të gjatë në ruajtjen e kulturës, me një legjislacion të rëndësishëm dheme ekspertizë teknike. Nevojat për ruajtjen kulturore në një vend me një histori të tillë kaqtë pasur gjithmonë e kalon kapacitetin e tij për ta mbrojtur dhe restauruar. Megjithkëtë vendinuk mund të jetë i suksesshëm për një periudhë afatgjatë pa investime të konsiderushme përpërmirësimin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të aseteve qëndrore kulturore që formojnështresën bazë për pozicionin e saj në turizëm.Ndërsa ka shumë fusha dhe nevoja për financime, fushat prioritare që vijojnë janë ato merëndësi më të madhe kritike që gjenerojnë kushtet e nevojshme për një sinergji efektivemidis turizmit dhe zonave. Ashtu si dhe për burimet natyrore, Shqipëria duhet të rrisëinvestimet tani, sepse kostot për riparimin e dëmeve janë të larta dhe pasuria kulturoreshpesh është e pazëvendësueshme dhe përfaqëson një humbje të identitetit kombëtar. 26
  27. 27. Aksioni 5.1 Krijimi i mekanizmave financiarë afatgjatë. Duhet të krijohen mekanizmadhe struktura të reja për të siguruar rritjen e financimeve për mbrojtjen e vendeve kulturoredhe zhvillimin e turizmit. Nën-aksioni 5.1.1 Kërkim agresiv për financime të huaja shtesë. Shqipëria duhet të eksplorojë një larmi të madhe mekanizmash për financim (tradicionalë dhe jo- tradicionalë) që mund të drejtohen në zonat kulturore. Koha e nevojshme për propozimet e suksesshme është zakonisht një deri dy vjet, nga propozimi fillestar deri në miratimin e projektit. Nën-aksioni 5.1.2. Ngarkimi modest deri në taksa substanciale të pranueshme nga vizitorët për të ndihmuar mbulimin e kostove për veprimtarinë e tyre. Shumë vende kryesore kulturore në shtete të tjera ngarkohen me 10 apo 20 US$ për pranimin e vizitorëve të tyre. Analiza ekonomike (modelimi i kostos së udhëtimit dhe vlerësimi i kontigjentit) mund të ndihmojë në përcaktimin e çmimeve korrekte për destinacionet kryesore. Nën-aksioni 5.1.3 Krijimi i mekanizmave të rinj financiarë për të drejtuar fondet drejt konservimit të zonave. Vendi ka nevojë për fonde të administruar në mirëbesim (Trust Funds) apo fondacione të afta për të vepruar jashtë Ministrisë së Financave për të dhënë burime komplementare. Ashtu si dhe për mekanizmat e zonave të mbrojtura (të diskutuara më lart), “fondacionet” dhe “trust funds” kanë provuar të jenë të suksesshme në shumë vende.Aksioni 5.2 Mekanizma ekonomike për të ngadalësuar shkatërrimin e ndërtesavehistorike dhe trevave. Kostoja e lartë e mirëmbajtjes së ndërtesave historike kombëtare nëpronësi private është tej mundësive të shumë (në mos të shumicës) pronarëve privatë.Zonimi i vendosur saktë dhe legjislacioni i planifikimit urban krijon rregullat dhe qëndrimet elejueshme. Megjithkëtë, pa një mbështetje financiare apo pa përdorimin e instrumentave tërinj ekonomikë, ndërtesat historike do të shkatërrohen zhvlerësohen (duke ndjekur ligjin)apo do të shkatërrohen (duke shkelur ligjin). Meqënëse turizmi vazhdon të shtrihet, do tëketë një presion në rritje nga pronarët që dëshërojnë të ndërtojnë struktura më të liranë vendqë të përtërijnë ndërtesat historike. Përfshirja e pasurisë kulturore brenda sektorit të turizmitduhet të jetë një strategji frytdhënëse. Nën-aksioni 5.2.1 Eksplorimi i suksesshëm (ose jo) i eksperiencave të vendeve të tjera në krijimin e mekanizmave ekonomike për ruajtjen e ndërtesave private historike (SHBA, Britania e Madhe, Zvicra, Austria, Franca dhe Spanja janë të njohura si pika orientimi në këtë fushë, Kuba ka filluar kohët e fundit një program në Havanën e vjetër). Nën-aksioni 5.2.2 Rritja e përpjestimit për ndarjen e shpenzimeve për rehabilitimin e ndërtesave historike për bujtina (hane) dhe për infrastruktura të tjera turistike. Sistemi aktual i përpjestimit të kostos për përtëritjen e ndërtesave të rëndësishme (sidomos i shtëpive) duket se funksionon në Gjirokastër dhe Berat. Në këto raste ku pronarët dëshërojnë që ndërtesat të bëhen pjesë e infrastrukturës së turizmit, shpenzimet e financimeve shtetërore shtesë mund të justifikohen pasi ndërtimi do të rritë numrin e vizitave, si dhe shpenzimet dhe të ardhurat në një periudhë afatmesme. Nën-aksioni 5.2.3 Spanja ka një sukses të veçantë me sistemin e saj të “Paradores”, duke promovuar përdorimin e “kështjellave, pallateve, manastireve dhe ndërtesave të tjera unike të pasurisë së Spanjës” në një rrjet hotelesh historikë dhe bujtinash (hanesh) “të cilësisë së lartë”. Në mënyrë të ngjashme Franca ka patur sukses në promovimin e një rrjeti kombëtar të me synime të njëjta të “Bujtinave (haneve)” (auberges) dhe të “Shtëpizave buzë detit” (chalets). 27
  28. 28. Aksioni 5.3 Përmirësimi i aksesit kulturor në muzeume. Pika e dobët më e zakonshmepër muzeumet e vendit, e cituar nga vizitorët shqiptarë dhe të huaj është mungesainformacionit shpjegues kuptimplotë (në shqip apo anglisht). Duhet të eksplorohen trestrategji komplementare. Materiale të printuara për galeritë individuale, ciceronë (guida) tëtrajnuara (pjesë e personelit të muzeumit apo marrja e guidave private të trajnuara dhe tëautorizuara), dhe sistemet e reja elektronike të guidës (informacioni i regjistruar nënkontrollin e vizitorit). Nën-aksioni 5.3.1 Fillimi i një projekti pilot në Muzeun Historik Kombëtar për të zbatuar një sistem elektronik të guidës.Aksioni 5.4 Mbështetja, rivlerësimi dhe publikimi i ngjarjeve kulturore dhe ifestivaleve folklorikë. Kultura e jetesës është një produkt turistik tepër i kërkur. Një numëri madh turistësh kërkojnë të planifikojnë udhëtimet e tyre që të përputhen me ngjarje tërëndësishme folklorike (konkurse të valleve dhe muzikës, ngjarje fetare, ditë festive, festimelokale të qyteteve, shfaqje të rëndësishme vallesh dhe muzike, etj.) Nën-aksioni 5.4.1 Publikimi i ngjarjeve ekzistuese. Shqipëria ka një numër të madh ngjarjesh të tilla që duhet të paktën të dokumentohen dhe të vendosen në një “kalendar kombëtar zyrtar të ngjarjeve kulturore”. Ky informacion do të duhet të publikohej në ëebsite-in kombëtar të turizmit dhe të përfshijë historinë e ngjarjes, përshkrimin e veprimtarive, fotografi dhe deklarata të shkurtra dhe lidhjet në internet (links) me kompanitë e turizmit të afta për të siguruar shërbimet. Nën-aksioni 5.4.2 Zhvillimi i një plani afatgjatë për të drejtuar mbështetjen e sektorit shtetëror dhe privat në ngjarjet prioritare kulturore me interes për vizitorët e huaj.5.5 Burimet njerëzoreShqipëria duhet të investojë në burime të ndryshme kritike njerëzore në mënyrë që sektori iturizmit të zhvillohet efektivisht. Nëse oferta e burimeve njerëzore në këto shërbime është emadhe, ajo ka mungesë cilësie, për shkak të mos njohjes se sektorit të shërbimeve nëturizëm, si dhe mungesës së trajnimeve, kurrikulave bashkohore për turizmin nëpër shkollate sistemit parauniversitar dhe atij universitar, si dhe nga negllizhenca e sipërmarrësve apo eadministratorëve për të mbajtur nivel të lartë shërbimesh, me qëllim kënaqjen e klientit dherritjen e vlerës së shërbimit.Aktualisht në Shqipëri ka katër universitete shtetërore të cilat kanë degë turizmi, si dhe njëshkollë e mesme Hoteleri – turizëm në Tiranë, përkatësisht :Universiteti i TiranësUniversiteti i VlorësUniversiteti i ShkodrësUniversiteti i KorcësNjerëzit (punonjësit dhe sipërmarrësit) realizojnë ndryshimin. Ata janë burimi më i vlefshëmme qëllim që të kënaqin kërkesat e miqve (turistëve). Vetëm sipërmarrësit e mirëtrajnuar tëcilët ngrejnë struktura atraktive dhe përgatisin personel të aftë që janë të orientuar drejtshërbimit dhe që dëshirojnë që të jenë përgjegjës për veprimet e tyre, do të jenë në gjendje tëkënaqin kërkesat në rritje të turistëve vendas dhe atyre ndërkombëtare.Në kushtet e një konkurrence të thellë nga vendet e rajonit, si në aspektin e larmisë sëshërbimeve, ashtu edhe në aspektin e cilësisë së tyre, industria e shërbimeve turistikeshqiptare vihet para një sfide e cila ka të bëjë me ngritjen e nivelit të potencialeve njerëzoreqë shërbejnë në turizëm. Kontaktet e drejtëpërdrejta njerëzore me turistin janë të njërëndësie vitale dhe kanë impakt direkt në formimin e imazhit cilësor apo jo cilësor përvendin që ata vizitojnë. 28
  29. 29. Aksioni 5.5.1 Krijimi i një trupe “Elitë” të udhërrëfyesve (guidave) turistikë. Kyçi përzhvillimin e qëndrueshëm të turizmit do të jetë sigurimi i vizitave të përsëriture dhe arritja erekomandimeve gojore. Për shkak të kompleksitetit të Shqipërisë njohuritë dhe shpjegimi idhënë nga guidat më të mirë të vendit do të ishte ndoshta faktori i vetëm më i mirë përzhvillimin me sukses të turizmit. Gadishmëria e turistëve të arsimuar për të paguar guida mecilësi të larta është shumë e madhe. Në shumë destinacione natyrore me cilësi të lartë guidatturistike janë mes të punësuarve të paguar më shumë në sektorin e turizmit. Një Trupë Elitëe Guidave do të bëhet marka (shenja) e turizmit shqiptar dhe do ta diferencojë atë nga cilësianë përgjithësi mikse e guidave turistike që gjenden kryq e tërthor Europës. Kjo do të sigurojëgjithashtu mundësi për gjenerim të ardhurash për të diplomuarit nga fushat respektive nëuniversitete aktualisht me punësim të përkohshëm.Aksioni 5.5.2 Trajnimi i menaxherëve të vendeve natyrore dhe kulturore. Rritja erëndësisë të vendeve natyrore e kulturore të vendit do të kërkojë ekspertizë menaxhimi më tësofistikuar. Sot, drejtorët e parqeve dhe vendeve kulturore tentojnë të kenë personel tekniktë trajnuar mirë (specialistë pyjesh, kuratorë arkitektë), të cilëve në përgjithësi i mungontrajnimi (apo interesi) për t’u bërë menaxherë efektivë. Aftësi të tilla si planifikimi, buxheti,financat, menaxhimi i projektit, planifikimi i burimeve njerëzore dhe të tjera janë sftësikritike. Në këtë fushë ka dy prioritete: 1) identifikimi i mekanizmave të përshtatshëm për tëtrajnuar menaxherët aktualë në drejtim të aftësive të kërkuara, dhe 2) të hetohen strategjitëpër rekrutimin dhe arsimimin e menaxherëve të ardhshëm për të marrë përsipër sfidat e reja.Aksioni 5.5.3 Trajnimi i profesionistëve dhe personelit të mikpritjes. Shqipëria do tëkërkojë shumë individë të trajnuar mirë në mënyrë që të përballojë nje sektor turizmindërkombëtar. Sektori i turizmit dhe një numër programesh mbështetëse e citojnë këtëaspekt si një nga anët e dobëta të Shqipërisë. Nën-aksioni 5.5.3.1 Të sigurohet informacioni në se fakultetet e turizmit në universitetet në mbarë vendin janë duke përgatitur menaxherë për tipin e turizmit që kërkon të zhvillojë Shqipëria.. Keta duhet të përfshijnë kurse për historinë dhe traditat shqiptare, ruajtjen e natyrës dhe të kulturës përveç hoteleve tradicionale dhe menaxhimit të trajnimit. Nën-aksioni 5.5.3.2 Trajnimi profesional për të rinjtë. Sektori i turizmit do të kërkojë individë të trajnuar, ndërmjet të tjerave, në mjeshtëri të tilla si hidraulikë, elektriçistë, karpentjerë, mirëmbajtës, guzhinierë, shërbim hotelerie, shoferë. Nën-aksioni 5.5.3.3 “Arsimimi i vazhduar”. Shumë të rritur aktualisht në sektor apo që duan të hyjnë në sektor kërkojnë dhe dëshirojnë të përmirësojnë mjeshtërinë apo të fitojnë mjeshtëri të reja.Aksioni 5.5.4 Ngritja e aftësive gjuhësore. Shqipëria dallohet si një shoqërishumëgjuhëshe. Përpjekje shtesë duhet të drejtohen për t’u siguruar që personeli i industrisësë turizmit, në veçanti ai në zonat provinciale dhe rurale të zotërojë aftësitë bazë të gjuhëvetë huaja që kërkohen për të kryer me efektivitet punët e tyre. Prioritetet kryesore janëanglishtja dhe gjermanishtja.5.6 InfrastrukturaNjë nga përparësitë që duhet vënë në dukje në turizmin natyror dhe kulturor është qëkërkesat për infrastrukturë të specializuar janë minimale. Megjithkëtë kapacitetet bazë për tëlëvizur në mënyrë të sigurt turistët (në vetura, minibuze, autobuze, aeroplanë) është një kushti nevojshëm. Telekomunikacioni dhe interneti janë një komponent i rëndësishëm dhe 29

×