Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit

1,632 views

Published on

Është paradoksal, absurditeti i mohimit të figurës më të shquar të letërsisë së vjetër shqiptare, sa për faktin e vlerës që e ngërthen në vete kjo figurë poliedrike, po aq edhe për nivelin me të cilin, Avni Avdiu provon ta mohojë .

Published in: Education
0 Comments
2 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total views
1,632
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
2
Actions
Shares
0
Downloads
18
Comments
0
Likes
2
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit

  1. 1. qwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmq Të pavërtetat dhe faktet rreth Pjetër Bogdanitwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyui “Iliria News Agency”opasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfg 2/8/2011hjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxc Autor: Nuredin Misinivbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmrtyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopasdfghjklzxcvbnmqwertyuiopas
  2. 2. Të pavërtetat dhe faktet rreth PjetërBogdanit - Nuredin MisiniËshtë paradoksal, absurditeti i mohimit të figurës më të shquar tëletërsisë së vjetër shqiptare, sa për faktin e vlerës që e ngërthen në vetekjo figurë poliedrike, po aq edhe për nivelin me të cilin, Avni Avdiuprovon ta mohojë .Lexova një shkrim të tijin, i cili titullohej “Pse kundër Bogdanit?!”, përmestë cilit përpiqej të na rrëfente ’’arsyet’’pse ishte kundër vendosjes sëpërmendores së Bogdanit në Shkup, e të cilin shkrim e kishte filluarkështu:”Pjetër Bogdani nuk është figurë që i bën nderë kulturës sonë.Vepra e tij kryekëput fetare nuk ka kurrfarë rëndësie për letërsinëshqipe, sepse thjesht është blasfemi.” Konstatim prej një të marri ,sepsefjala është ,në këtë rast, për veprën e parë origjinale të letërsisë sonë,madje një vepër tejet origjinale ,Çeta e profetëve , e cila mekompleksitetin e vet përmbajtësorë , është shumë e rëndësishme përletërsinë shqiptare, sepse ajo nuk është thjesht një tekst për shërbesatfetare, as për mësimin e fesë ,siç ishin veprat e Buzukut e Budit më parë,por ajo është një vepër teologjiko-filozofike, me elemente të shumta 2|Faqe
  3. 3. enciklopedike ,ndërsa në të gërshetohen edhe tema nga filozofia,astronomia ,historia ,psikologjia, fizika ,gjeografia ,estetika e teoria eletërsisë. Për më tepër ,në këtë varg vlerash ,më takon të shtoj edhe njëfakt se këtë vepër ,Bogdanit ,me kërkesë të Vatikanit, iu desht që tapërkthente në gjuhën italiane dhe në këtë mënyrë shqipja e pasurballafaqohet me një gjuhë evropiane të zhvilluar për kohën ,ndërsaveprës së Bogdanit i takon fati që të jetë vepra e parë e përkthyer ngashqipja në një gjuhë tjetër, kurse autorit merita që të jetë i paripërkthyes i letërsisë shqiptare në gjuhë të huaj.Megjithatë nuk u mjaftua me kaq ky far Avniu ,por në një tekst të dytëme titull ’’Pjetro Bogdano Macedono’’ , ai i referohet vepres djallëzishtdhe me shumë tendencë dhe shkruan: “P. Bogdani parathënien “lexuesit të nderuar “ e përfundoi sikur ta anticiponte me fjalët :”Ta keshme dije se une shkrova për njerëz të padijshëm ……” ,dhe vazhdon takomentoj këtë duke e nxjerr komplet nga konteksti , thjesht për t’ia ulurvlerën veprës dhe autorit të saj.Më lejoni lexues i nderuar ,që tëshprehem përmes gjuhës së veprës dhe këtë far Avniun ta demantojpërmes saj .Në parathënien e përmendur Bogdani provon tëarsyetohet para lexuesit ,në qoftë se ai gjatë leximit do të vërentendonjë gabim ,sepse qëllim parësor i tij nuk ishte lartësimi i vetvetes,porndikimi që do të bënte vepra e tij te populli ,prandaj aty thuhet:”Takesh me dije se unë shkrova për njerëz të padijshëm, pra për dobi tëshenjtës fe , e jo për lavdin tim.” ( Çeta e profetëve ,Rilindja ,Prishtinë1990,fq.97) Se cili ishte qëllimi i vërtetë i kësaj vepre dhe se si ndjehejBogdani pas botimit mund ta mësojmë nga parathënia me titull’’ Tëprimit përpara letrarit ’’ në të cilën shkruan ’’….ashtu që, kur tëkthehem në atdheun tim, të kesh një qiri të ndezur në dorë për tëndriçuar atë vend të vobekët të Arbërit e të Serbisë ,i cili në një pjesë tëmadhe flet shqip, duke qenë dalur nga dheu i Arbërit e duke përhapurshenjtën fe në vendin e Despotit, kështu që shqetë për antonomasi fesëkatolike i thonë arbanashka vera.”( Po aty fq.91) Duke lexuar këtë pjesë,por edhe pjesë të tjera nëpër tekst mund të shohim se edhe pseBogdani ishte shqiptarë ,ndodhte shpesh që përdorte ,siç kërkohej nganjë prelat erudit, emërtimet gjeografike që kishte përvetësuaradministrata kishtare katolike ,e cila , për sa u përket trojeve shqiptarerespektonte ende emërtimet e trashëguara nga periudha paraosmane, konkretisht emërtimet e zyrtarizuara gjatë sundimit anzhuin(shek. XIII ).Kështu për shembull ,ai e quante Arbëri ashtu si dhe qarqet zyrtareperendimore , vetëm viset që kishin hyrë në Mbretërinë e Arbërisë ,tëkrijuar nga Karli I Anzhuin më 1272 ,kurse Kosovën , sado që banohej mepopullsi shqiptare , vazhdonin ta përfshinin ,ashtu si në shek. XIII ,nënemërtimin Serbi (Servia) ,ndonëse shteti serb ,ashtu si dhe mbretëria e 3|Faqe
  4. 4. Arbërisë, kishin tre shekuj që ishin përmbysur. Kjo ishte arsyeja që edetyronte Bogdanin të shprehej kështu në shkrimet e tija ,ndërsa ky farëAvniu ,pa hezitim ta shpallë tradhëtarë duke thënë:”……Pjetër Bogdanika mohuar se Kosova është pjesë e Shqipërisë dhe e shihte si pjesë tëSerbisë.”Se nuk është kështu ,më lejoni t’u sjell dhe fakte të tjera ngaveprimtaria politiko-shoqërore e Bogdanit ,që më së miri do tademantonin këtë marrëzi të llojit të vet.Sidoqoft, asnjë vepër letrare dhe asnjë veprimtari politiko-shoqërorenuk duhet vlerësuar ,asnjëherë dhe në asnjë mënyrë, jasht kontekstitkohorë në të cilin është krijuar ajo ,gjegjësisht ,është zhvilluar ajo,prandaj ,as Çeta e profetëve e Pjetër Bogdanit, por as edheveprimtaria e tij politiko-shoqërore , nuk mund të vlerësohen ashtuthjesht për teke të askujt ,sepse në rrethanat kohore në të cilat u krijuan– zhvilluan ato ,kishin dhe vazhdojnë të kenë peshën e tyre ,pavarsishtpërpjekjeve meskine për t’i përbaltur ato.Kështu ,lexues i nderuar, mëlejoni që shkurtimisht t’u shkruaj mbi rrethanat kohore kur u krijua kjovepër dhe kur u zhvillua kjo veprimtari ,të cilën Pjetër Bogdane ishtedetyruar ta zhvillonte në tre fronte edhe atë fronti i parë kishte të bënteme zgjedhën e huaj osmane ,fronti i dytë kishte të bënte me kishënortodokse serbe dhe fronti i tretë i luftës drejtohej kundër politikës qëndiqte vet kisha katolike në ballkan .Porta e lartë, pavarësisht se në këtë kohë po arrinte fitoret më tëmëdha dhe ishte në kulmin e suksesit ,nuk po ndalonte që popujt eshtypur ,ndër ta edhe shqiptarët të vazhdonte t’i mbante nën njërrethim të vazhdueshëm dhe nën presion të madh. Ajo nuk ishte çliruarnga frika e rifillimit të kryengritjeve në Shqipëri ,prandaj në aleancë mekishën ortodokse serbe dhe me presione të nduarndurshme poprovonte islamizimin e popullatës (me fjalë të tjera këtu përfshiheshindiskriminimi fiskal ,presioni politik dhe presioni ideologjik) ,duke shpresuarse me islamizimin e shqiptarëve ,ata do të hiqnin dorë nga kryengritjete armatosura dhe do të lidheshin ideologjikisht me Perandorinëosmane .Megjithatë, një pjesë e popullatës ,edhe pse u islamizuan nukshpëtuan nga mjerimi ekonomik dhe zgjedha politike ,prandaj shumëkrekrë musliman në atë kohë tregoheshin të gatshëm që të merrninpjesë në kryengritje të armatosura .Prandaj dhe më vonë ,Bogdani nëplatformën e tij politike kishte përfshirë dhe kishte arritur t’i bashkonteedhe shqiptarët muslimanë kundër pushtuesit turk.Fronti i dytë ,siç thamë ishte kisha serbe ,gjegjësisht Patriarkana e Pejës,e cila ishte themeluar nga car Stefan Dushani më 1346 dhe e cilakishte ,në atë kohë , rrjetën e saj prej 12 kryepeshkopatash ,30peshkopatash ,një varg manastiresh dhe shumë fshatra çifligje ,të cilat 4|Faqe
  5. 5. asaj i sillnin të ardhura të mëdha. Patriarkana e Pejës kishte pushtet tëfortë në viset perendimore të Ballkanit ,duke përfshirë edhe kishatortodokse të trevave shqiptare veriore .Prandaj në saje të privilegjeveqë i kishte dhënë Porta e Lartë më 1557, ajo kishte marrë përsipërdetyrën e shtetit ndaj popullsive ortodokse të juridiksionit të saj.Këtëautoritet asaj ia kishte dhënë veziri i madh i sulltanit ,Mehmet PashëSokolloviçi ,pra më 1557. Kundrejt këtyre privilegjeve , ajo ishte zotuar,sikur Patriarkana greke e Stambollit ,të mos lejonte shperthimin ekryengritjeve antiosmane në dioqezat e saj .Ajo ishte bërë kështuzjarrfikëse e kryengritjeve çlirimtare.Si përfitim nën mbulesën e këtij roliajo kishte evituar dhe po evitonte islamizimin e popullsisë serbe.Siç dotë vinte në dukje Matteo Gondola ,ambasador i Raguzës në Stamboll ,icili pasi kishte njohur nga afër viset boshnjake ,serbe e bullgare ,sepatriarku i Pejës dhe prelatët e tij e ushtronin hapur pushtetin e tyre tëndihmuar nga turqit në bazë të urdhërit të kohës .Ata ,theksonte ai,përdornin në kishat e tyre gjuhën sllave dhe priftërinjt serb ,kursefrymëzimin ideologjik e merrnin nga manastiret e shumta serbe ,të cilatnë atë kohë ishin bërë çerdhe e nacionalizmit serb .(Archivo .S.Congregazione ,SRC ,Servia ,vol.1. fol.25) Si rrjedhim ,kalimi i shqiptarëvenë ortodoksinë serbe ,çonte ashtu siç kishte çuar deri atëherë, nëserbizimin e tyre. Për këtë arsye, shqiptarët katolikë, kur e shihnin vetenngusht preferonin ,siç raporton Ndre Bogdani më 1670 , më tepër tëkalonin në fenë islame ,sepse me kalimin në ortodoksinë serbe ,atahumbnin kombësinë e tyre .(Rimska Kurija i južnosllovenske zemlje odXVI do XIX veka J.Radoniç (SAN) Beograd 1950)Kurse fronti i tretë po zhvillohej kundër politikës që ndiqte kisha katolikee Romës në Ballkan. Pikërisht në kohën kur Pjetër Bogdani e filloiveprimtarinë e vet si meshtar, Selinë e Shenjtë e kishte pushtuar aksioni iUNIA-s, përpjekja për ta lidhur kishën ortodokse me Papatin .Shpresat esaj për ta kthyer kishën serbe në rrugën e unitizmit ishin rritur në vitet 40të shek. XVII nga gjoja gatishmërija që tregonin disa nga patrikëtortodoks të Pejës ,të cilët shpresonin që nëpërmjet Papatit ,jo vetëm tësiguronin ndihmën e fuqive perendimore për t’u çliruar nga zgjedhaosmane ,por që të tërhiqnin me këtë rast ,në vathën e tyre ,popullsitëkatolike të Gadishullit Ballkanik .Pasioni për UNIA-n ishte aq i madh saKongregacioni zhvillonte në këtë periudhë ,në mënyrë sistematike ,njëpolitikë sllavofile në Ballkan. Në kuadrin e kësaj politike , Selia e Shenjtë,emëronte në krye të dioçezave të Shqipërisë ,prelat serb e bullgarë.Megjithatë ,në këtë periudhë ndërlikimesh , lexues i nderuar, PjetërBogdani kishte përpunuar idenë e guximshme për të krijuar njëinstitucion të lartë kishtar shqiptar , më të lartë se ai i kryepeshkopatës,që të ballafaqohej nga pozita të njejta me Patriarkanën e Pejës 5|Faqe
  6. 6. .Natyrisht nuk kërkonte një kishë shqiptare katolike autoqefale ,por njëPatriarkat të varur si dhe Patriarkati i Venedikut ,nga Papati ,veç me tëdretën e ligjëruar që të përfshinte në vartësinë e vet ,trikryepeshkopatat katolike shqiptare të asaj periudhe ,kryepeshkopatate Tivarit ,Durrësit dhe Shkupit. Qendra e patriarkatit do të ishte nëKelmend , kurse Bogdani nuk kishte zgjedhur rastësisht Kelmendin .Ai injihte kelmendasit ,sepse kishte jetuar në gjirin e tyre ,kur ishte peshkop iShkodrës dhe për të Kelmendi ishte një kështjellë natyrore me njëpopullsi monolite nga tri pikpamje : banorët e tij ishin të gjithë shqiptarë,të gjithë katolikë dhe të gjithë luftëtarë. Gjatë gjysmës së parë tëshek.XVII-të ,në saje të kryengritjeve të tyre të furishme ,këta luftëtarëtrima e kishin kthyer Kelmendin në kështjellë të rezistencës shqiptaredhe ishin bërë të njohur në opinionin evropian ,madje më të njohur sebanorët e çdo krahine tjetër të Shqipërisë .Në kushtet e krijuara ,gjatëgjysmës së dytë të shek. XVII-të kur shqiptarët ndodheshin nën presionine dyfisht ,të islamizimit osman dhe të ortodoksisë serbe ,Pjetër Bogdanimendonte që këtë kështjellë luftarake të rezistencës së armatosurantiturke ta kthente edhe në kështjellë të rezistencës antiserbe.Siç mund të kuptohet lehtë, Kongregacioni nuk e pranoi idenë e PjetërBogdanit për Patriarkatin Shqiptar të Kelmendit .Projekti u la menjëanë,por ideja mbeti ,madje filloi të fitonte dalngadalë të drejtën eqytetërisë ,aq sa Pjetër Bogdani filloi të mbiquhej “Patriarku i Kelmendit,ose edhe kryepeshkop i Shkupit” .(Annotationes und reflexiones, 1689(Patriarch von Kelmend ) fq. 36.a dhe 40.aPor nuk u mjaftua me kaq ky farë Avniu ,ai në dy shkrimet elartpërmendura nuk kishte lënë gurë pa lëvizur ,si duket ,për ta bindurveten më tepër se të tjerët ,që Pjetër Bogdani kishte luftuar krah përkrah forcave serbe dhe se së bashku me to kishte bërë kërdi e masakërndaj shqiptarëve të Kosovës e Maqedonisë.Po aty, ai duke dashur tëna bind se nuk ishte kundër shqiptarëve katolikë ,por kundër Bogdanit,do të shkruaj “Anton Çeta ishte ajo figurë emblematike e pajtimit dhebashkimit që do të fliste shumë për kohën nëpër të cilën po kalojmë.Aibashkoi hoxhën dhe priftin në një mision historik kombëtarë”.Dhe kjoështë kështu ,por vlen për kohën tonë ,kurse Bogdani në kohën e tijkishte luajtur po me aq mjeshtri ,nëse jo më mirë ,rolin e pajtimtarit dhegjejmë fakte të cilat flasin mbi këtë të vërtetë, të cilën, po ashtu, duhetçmuar e rrespektuar :”Simpatinë që gëzonte Pjetër Bogdani ndërshqiptarët muslimanë e deshmon suksesi që pati më 1680 ,kur pajtoibrënda tri orëve fiset e Krasniqit dhe Gashit të cilët ishin në konflikt për24 vrasje “(Arch. S. Congr.SRC;vol. I, fol.58). 6|Faqe
  7. 7. Frutet e punës politike të Pjetër Bogdanit për afrimin e shqiptarëvekatolikë dhe muslimanë në luftë kundër zgjedhës shekullore osmane ,udukën sapo në tetor 1689 ushtritë e gjeneral Pikolomint hynë në Kosovë, të cilën kronisti anonim austriak e quan pa asnjë ngurrim Shqipëri.Po në këtë përpjekje për të na bindur se nuk është kundër katolikëveshqiptarë ,Avniu krijon një gafë ,duke qenë kontradiktor vetëm njëparagraf ndërmjet ,ai njëherë thotë:”Shqiptarët mburren që janë populli rrallë me një harmoni ndërfetare shembullore .Kjo i bënë nderë kombitdhe atdheut.Shqiptari musliman shkon për krishtlindje në kishë mevëllaun katolik për t’u solidarizuar dhe anasjelltas shqiptari i krishtershkon për bajram në xhami me vëllaun musliman për t’u solidarizuar.Kjo është mrekullia vet dhe këtë duhet ta kultivojmë gjithmonë.” Dhenë një paragraf tjetër më poshtë në të njejtin tekst (Pse kundër PjetërBogdanit ?!) ai do të shkruaj:”Parimi islam është të mos thuhet as ekeqja më e vogël për të vdekurin, kushdo qoftë ai dhe ne nuk po themiasgjë për Pjetër Bogdanin, përpos se nuk është i denjë të madhërohetnë mesin e një popullate ku 100% janë muslimanë, sepse e ka përbalturdhe e ka përdhosur dinjitetin e tyre.”E gjithë kjo ,lexues i nderuar,mendoj se nuk do koment dhe flet më së miri për nivelin joserioz me tëcilin ky farë Avniu përpiqet të bindë veten e tij se Bogdani nuk është idenjë në Shkup.Faktet flasin ndryshe edhe atë se Pjetër Bogdani ishte i pari ,i cili arriti tëbashkonte shqiptarët katolikë dhe muslimanë në një front tëpërbashkët për lirin e atdheut dhe se nuk kishte luftuar krah për krahserbëve për të djegur fshatra shqiptare ,por me gjithë vështirësitë qëkishte përjetuar për më tepër se tri dekada ,të shkaktuara ngaarroganca e administratës perandorake osmane ,nga agresiviteti ikishës ortodokse serbe dhe nga dogmatizmi burokratik i aparatit tëKongregacionit ,nuk e kishin ligështuan Pjetër Bogdanin ,përkundraziato e kalitnin prirjën e tij të hershme për t’i shërbyer si një militant ,madjesi një udhëheqës i lëvizjes çlirimtare shqiptare .Vokacioni i tij patriotiknuk priste veç një rast që të merrte vrullë revulucionar .Fillimisht rastin edha lufta që sulltani i shpalli më 1683 Perandorisë Austriake ,pastajdisfata që pësuan po atë vit ushtritë osmane në dyert e Vjenës, më tejhyrja e Republikës së Venedikut ,më 1684 ,në luftë kundër Turqisë ,kursebeteja e vërtetë filloi në fund të viteve 80-ta, gjatë përparimit tëushtrive austriake nëpër Ballkan ,i cili arriti kulmin në kohën kur PjetërBogdani mbyllte sytë përgjithmonë.Si njohës i mirë i vendit ,Pjetër Bogdani e vazhdoi me këmbënguljepunën për tërheqjen e shqiptarëve muslimanë krah për krah meshqiptarët katolikë, në kryengritjen çlirimtare antiosmane që kishte 7|Faqe
  8. 8. projektuar vite më parë. Në të njejtën kohë ai vazhdoi me po aqkëmbëngulje punën për të krijuar një front të përbashkët kundërzgjedhës osmane ,dhe me qarqet kishtare serbe ,të cilat ,edhe pse edëshironin çlirimin nga zgjedha e gjysmëhënës ,nuk pranonin kurrsesi tëluftonin në një llogore me renegatët ,siç i quanin ata banorët muslimantë Ballkanit .Veç kësaj ,qarqet klerikale ortodokse serbe ashtu si dheqarqet kishtare greke fanariote, nuk dëshironin që çlirimi t’u vinte mendihmën e ushtrive katolike ,të cilat sillnin me vehte politikën e UNIA-sqë ndiqte perandori Austriak ,Leopald .Për këtë arsye qarqet klerikaleserbe ,dëshironin që shpëtimi t’u vinte nga Rusia Ortodokse. Gjatevizitës që Pjetër Bogdani bëri më 1680 në kryepeshkopatën e Pejës ,zëvëndësi i Patriarkut Maksim i tha kryepeshkopit shqiptar se edhekatolikët duhej të tregonin rrespektin e duhur ndaj perandorit tëMoskës. Pjetër Bogdani i përgjigjet në një dozë ironie se mbreti iMoskovit (për prelatin shqiptar nuk ishte ende perandor) “nuk ishteende shpëtimtari ynë për të cilin ia vlente të derdhej gjak “( che il e diMoscovia non eva nostra salvatore per il quale si doveva spangersangue)( J.Radoniç ,Po aty fq.375)Megjithatë as krijimi i frontit të përbashkët nuk ishte punë e lehtë .Atë evështirësonte fakti se të dyja palët ndërluftuese ,si perandoria osmaneashtu edhe armiqt e saj (Austria ,Polonia dhe Venediku ) i kishin dhënëqë në fillim luftës së tyre veshje fetare ,si një luftë mes islamizmit dhekatolicizmit .Si kisha perendimore ashtu edhe kisha lindore ,i shikoninshqiptarët muslimanë si armiq ,madje ato as e pranonin mundësinë etërheqjes së tyre në kryengritjen antiosmane .Vetëm në qarqet politikeaustriake filloi të dukej një e qarë në këtët çështje ,ndërsa përfaqësueskryesor ushtark të kësaj rryme ishin konti Ludvig Baden ,gjenerali J .Veterani dhe në mënyrë të veqant ,gjenerali Silvio Enea Piccolomini.Historiani çek F .Wagner na njofton se patriarku i Kelmendit ,PjetërBogdani ,kishte lidhur marrveshje me gjeneral Pikolominin ,në lidhje mepjesmarrjen e shqiptarëve kryengritës krahas ushtrive austriake ,në luftëkundër Perandorisë Osmane .( J. Raduniç, Po aty fq.402) Puna e do qëkjo marrëveshje duhet të jet lidhur të paktën në formë preliminare ,përpara se ushtritë austriake të shpërthenin ofensivën në drejtim tëKosovës dhe jo siç pohohet aty-këtu ,më 6 nëntorë 1689 ,kur Kosovatashmë ishte çliruar .( H. Gerbs, Die Kaiserlichen in Albanian 1689 ,në“Mitteilungen des K.K.Kriegs-Archiv”Wien 1888 ,fq 148)Sipas marrëveshjes ,e cila mbase është stipuluar me shkrim në javën eparë të nëntorit, shqiptarët katolikë e muslimanë do të rrëmbenin armëtkundër pushtetit osman ,sapo ushtritë austriake do të hynin në Kosovë,pastaj do të inkuadroheshin në një formacion ushtarak të rregullt që dotë quhej ’’Milicia Shqiptare’’(Albanese Miliz) me oficerë dhe nënoficerë 8|Faqe
  9. 9. gjithashtu shqiptarë. Gjenerali austriak u premtonte shqiptarëve ,nëemër të perandorit Leopold, çlirim nga zgjedha osmane ,uljen etaksave për popullsinë dhe ushtrimin e lirë të të gjitha feve .(J. Radoniç,Po aty ,fq.402) Sipas historianit F.Wagner ,marrëveshjen Pjetër Bogdanie nënshkroi me titullin Patriarku i Kelmendit dhe Kryepeshkop i Shkupit .(J. Radoniç, Po aty ,fq.402)Frutet e punës politike të Pjetër Bogdanit për afrimin e shqiptarëvekatolikë dhe muslimanë në luft kundër zgjedhës shekullore osmane ,udukën sapo në tetor 1689 ushtritë e gjeneral Pikolominit hynë nëKosovë, të cilën kronisti anonim austriak e quan pa asnjë ngurrimShqipëri.(Annotationes und reflexiones etj, fq.36.a.) Kur aty nga mesi itetorit ,Pikolomini arriti në Prishtinë (Prishtina qytet ne Shqipëri(Annotationes und reflexiones etj, fq.36.a.))me të u bashkuan rreth5.000 luftëtarë ,të cilët kronisti austriak që shoqronte ushtritë eperandorit i cilëson si “albanesen “,por edhe të tjerë që quheshin“arnautë”domethënë shqiptarë muslimanë dhe jo ’’shqiptarë e serbë ’’siç pohojnë disa historian serbë .( S. Rizaj ,Kosova gjatë shek. XV,XVI dheXVII-të ,Prishtinë 1982 fq.509) Duke vazhduar marshimin drejt Jugut ,kaloinëpër Kaçanik më 25 tetor dhe pa ndonjë vështirësi arriti në Shkup ,tëcilin e dogji më 27 tetor 1689 ,përshkak se qytetin e kishte molepsurmurtaja .Në Shkup ,Pikolomini e ndërpreu marrshimin e mëtejshëm drejtJugut ,dhe u kthye përsëri në Kosovë ,mbasi synimi i tij kryesor ishte tëdilte nëpërmjet Prizrenit ,Kukësit dhe Shkodrës në Adriatik për tëshkëputur Bosnjën dhe Hercegovinën nga trupi i Perandorisë Osmane.Pasi arriti përsëri në Prishtinë ,Pikolomini mori rrugën nga perendimi nëdrejtim të Shqipërisë .Në kohën kur 3.000 kryengritës të tjerë shqiptarëmorën Pejën(S.Rizaj ,Po aty fq.511 ;S.Rizaj mbështetet te kronisti turkSilahdar Findikli Mehmed Aga (Silahtar Tarihi ,2 Cilt, fq. 425-430) ,i cili kamarrë pjesë në këto luftime.),forcat austriake arritën më 6 nëntor 1689në Prizren ,në “kryeqytetin e Shqipërisë”, thotë kronisti anonim.(Annotationes und reflexiones,etj,fq.36.a.)Pikërisht këtu në kryeqytetin eShqipërisë ndodhi takimi i Pjetër Bogdanit me gjeneral Pikolominin .Sipasnjoftimit që mban letra e Gjon Bogdanit ,nipi i Pjetrit ,drejtuarKongregacionit ,ungji i tij, kryepeshkopi i Shkupit dhe Patriarku iKelmendit ,e priti gjeneralin diku jasht Prizrenit dhe hyri bashk me të nëqytet .(Archiva .S. Congr.SRCG,vol.508,nr.13) Takimin e tyre në Prizren epërmendin pothuajse të gjitha burimet e cituara deri tani ,por njoftimetmë të hollësishme na i jep kronisti austriak anonim . Sipas tij , PjetërBogdani e priti gjeneralin Pikolomini duke patur me vete rreth 6.000luftëtarë të cilësuar prej tij ’’albanesen ’’dhe ’’arnauten’’domethënëshqiptarë katolikë dhe muslimanë .Në lidhje me këtë moment ,kronistishënon tekstualisht: ”Më 6 nëntor (Pikolomini) arriti sikundër kam njoftuar 9|Faqe
  10. 10. tashmë në Prizren ,në kryeqytetin e Shqipërisë ku u mirëprit prejkryepeshkopit të atij vendi dhe Patriarkut të Kelmendit .’’Dhe më tej’’Jasht Prizrenit ndodheshin më tepër se 6.000 shqiptarë(albanesen),por edhe të tjerë që quheshin arnautë.Këta gjatëparakalimit të gjermanëve zbrazën tri batare pushkësh , pastaj , sipaszakonit të tyre ,duke u betuar i dhanë perandorit besën. ’’(Annotationes und reflexiones etj,fq. 36.a.) Në këtë klimë entuziazmi, ustipulua në letër ,marrveshja e përmendur midis Pjetër Bogdanit dhegjeneral Pikolominit, tekstin e të cilit nuk e njohim, por që nënshkrimi i tijvërtetohet nga një shënim që ndodhet në njërin prej protokoleve tëKëshillit të luftës të asaj kohe dhe që ruhet në Vjenë në ArkivinUshtarak.(Kriegsarchiv,Wien,Hofkriegsrath.Indice Protocoll ,nr.378,1689,622,665)Fakti është se numri i luftëtarëve shqiptarë katolikë e muslimanë, qërrëmbyen armët si aleat të austriakëve kundër zgjedhës osmane ,ishteshumë më i madh nga se parashihej në Vjenë, Sipas njoftimeve zyrtaretë Vjenës ,krahas 8.000 ushtarëve austriakë që kishte nën urdhërgjeneral Pikolomini ,tani qenë grumbulluar rreth 20.000 luftëtarëshqiptarë të të dyja besimeve. ( J. Radoniç, Po aty ,fq.402)Por pikërishtkur pas Kosovës do të fillonte çlirimi i Shqipërisë Veriore ,gjeneralPikolomini vdiq nga murtaja në Prizren ,më 12 nëntor 1689 ,në duart ePjetër Bogdanit , i cili si prelat ia dha sakramentet e fundit .Me vdekjene tij punët morën një drejtim tjetër .Në vendin e Pikolominit ,perandoriemëroi gjeneral Veteranin , por deri sa ky të vinte në Kosovë ,drejtimin eveprimeve në front e mori Albert Kristian (Christian) duka i Holshtejnit,një nga kundërshtarët më të rrept të bashkpunimit me forcat earmatosura shqiptare .Duka i Holshtejnit nuk e rrespektoi marrëveshjenmidis Pikolominit dhe Bogdanit .Në kundërshtim me të ,ai e rëndoipopullsinë shqiptare të Kosovës me taksa dhe detyrime të rënda. Dhaurdhër që shqiptarët të dorzonin armët dhe i ngarkuan me taksën ekontribucionit të luftës gjë që është ,sipas shprehjes së kronistit anonimaustriak, një akt i padurueshëm për shqiptarët. Puna arriti deri atje saduka i Holshtejnit dhe oficerët e tij ,filluan t’i përbuznin , madje edhe t’irrihnin ushtarakët e ’’Milicisë Shqiptare’’(Annotationes und reflexionesetj, 37.a.)fq.Filloi kështu ftohja midis shqiptarëve dhe austriakëve ,e cila shkaktoitronditjen e aleancës ,të cilën e përgatiti me aq pasion Pjetër Bogdani.Marrëdhëniet shqiptaro-austriake u keqësuan ,sidomos aty nga fillimi imuajit dhjetor .Duka i Holshtejnit u nis nga Prizreni në Lumë më 2 dhjetor1689 ,sipas planit që kishte hartuar Pikolomini , me qëllim që pasi tëshpartallonte forcat e Mahmud Pashë Begollit ,të vazhdonte marrshiminpër të dalë në Shkodër dhe për t’u takuar me ushtritë 10 | F a q e
  11. 11. venedikase.Forcat shqiptare të Mahmud Pashë Begollit ,tëpërqëndruara në Lumë ,refuzuan të luftonin kundër austriakëve.Refuzimi i forcave të tij e detyroi Mahmud Pashë Begollin ,të tërhiqej sëbashku me popullsinë e Lumës .Kështu ,duka i Holshtejnit e gjeti Lumënpa lumjanë ,prandaj dogji disa fshatra. Pikërisht në këto momente ,kurpopullsia shqiptare nuk po kuptonte përse po trajtohej keq nga ushtritëaustriake ,vdiq nga murtaja në Prishtinë ,më 6 dhjetor 1689 ,PjetërBogdani ,kryepehkopi i Shqipërisë dhe patriarku i Kelmendit.Vdekja e Pjetër Bogdanit shkaktoi një pikëllim të madh në vend.Humbja e tij shkaktoi trishtim të madh edhe jasht vendit ,në qarqet qëndiqnin me intreres rrjedhën e lëvizjes çlirimtare në Ballkan. Kronistianonim austriak, mund të thuhet se e vajtoi vdekjen e udhëheqësit tëshquar shqiptarë. Ja ç’thotë ’’Në mënyrë që çështjet tona të pësoninnjë goditje të rëndë ,perendia deshi që të vdiste kryepeshkopi iShqipërisë ,i cili kishte vënë nën urdhërat e tij dhe i mbante nëdevocion ndaj madhërisë së tij perandorake të gjithë popujt e vet (domethënë të krishterët katolikë) dhe pjesën më të madhe(nënvizojmë pjesën më të madhe) të arnautëve’’. Pastaj kronisti embyllë shënimin e vet se me vdekjen e Pjetër Bogdanit ’’iku për njëkohë edhe fati ynë në tokë.’’ (Annotationes und reflexiones etj,fq.40.a.)Me këtë shënim lakonik se ’’ me vdekjen e Pjetër Bogdanit iku dhe fatiynë në tokë ’’ kronisti do të thotë se me prishjen e aleancës shqiptaro-austriake ,të cilën e kishte farkuar kryepeshkopi i Shqipërisë dhepatriarku i Kelmendit ,ushtritë austriake filluan të pësonin disfata tëpërditshme .Duka i Holshtejnit e kuptoi vonë se me arrogancën e tijushtarake dhe me mospërfilljen e të drejtave të shqiptarëve kishterrënuar punën shumëvjeçare të Pjetër Bogdanit .Kështu ai ndrroiqëndrimin ndaj shqiptarëve dhe u kthye te platforma e Pikolominit dheBogdanit ,por tashmë ,thotë kronisti anonim ishte vonë ,sepse ’’zemra eshqiptarëve ishte pezmatuar jashtzakonisht nga kapadaillëku ioficerëve austriakë, të cilët duke i përbuzur ata ,sollën shkatrrimin etyre’’.(Po aty ,fq.40.b.) Nga 20.000 luftëtarë (fjalët janë të kronistitaustriak) që kishte me vete Pikolomini në fillim të dhjetorit 1689 ,një muajmë vonë ,në fillim të janarit 1690 ,dukës së Holshtejnit i kishin mbeturvetëm 3.000 vetë.’’ (Po aty ,fq.42.b.)Gjeneral Veterani ,komandant i ri i frontit ,i cili arriti në Kosovë në muajinjanar 1690 ,u rikthye te politika e Pikolomint dhe u orvat të përsëristetraktatin e aleancës mbi platformën e Pjetër Bogdanit .Diçka ai bëri mebashkpunëtorin e ngusht të Bogdanit , Toma Raspasarin dhe nipin eBogdanit ,Gjon Bogdanin, por tashmë besimi ishte tronditur . Veç kësaj ,kursi i ngjarjeve luftarake ndryshoi në favor të ushtrive osmane .Sipas 11 | F a q e
  12. 12. njoftimit që përmban letra e nipit tjetër të Pjetrit , Gjergj Bogdanit,drejtuar kongregacionit ,ushtritë osmane sapo hynë në Prishtinë nxorrënnga varri trupin e ungjit të tij dhe pasi i vunë mitrën në kokë e hodhënnë sheshin qendror të qytetit (il mio zio Pjetro Bogdano...covato dallasepoltura e dato a pasto e cibo de’cani in mezzo la piazza di Prischtinacon la mitra in testa ).(Arch.S.Congr. SRCG ,vol.54,n.2.)Lexues i nderuar ,siç po e shihni ,Pjetër Bogdani vdiq në momentin mëkulmor të veprimtarisë së tij politike në shërbim të atdheut të vet .Pavarësisht se programi i tij për çlirimin e Shqipërisë ,sidomos të Kosovësnga zgjedha osmane nuk u realizua ,dhe kjo jo për faj të forcaveshqiptare ,por të disfatës së armatave austriake , ai e ruajti vlerën e vethistorike për të ardhmen .Aty u vunë bazat e bashkpunimit luftarakmidis shqiptarëve të feve të ndryshme në luftë për liri ,të cilat shërbyensi gur themeltar për historinë e ardhshme të Shqipërisë dhe shqiptarëve.Ky ishte një kapital i madh politik dhe ideologjik që Pjetër Bogdani u labrezave të ardhshëm ,kapital të cilin e përvetësoi që në hapat e parëRilindja Kombëtare Shqiptare ,aq sa mund të thuhet se Pjetër Bogdaniështë nga kjo pikpamje ,me tërë madhështinë e tij ,një pararendës ihershëm i lëvizjes rilindëse shqiptare.Unë , gjithsesi ,lexues i nderuar me këtë rast bëra përpjekje që në formësistematike të sjellë një mori faktesh historike ,përmes të cilave desha tëthurrë një shkrim argumentues mbrojtës ,kundër shkrimeve tendenciozedhe të cekta të Avni Avdiut kundrejt veprës dhe figurës së ndritur tëPjetër Bogdanit ,dhe jo të bëj një studim mbi të ,sepse në këtë rastshkrimi ,gjithsesi do të ishte shumë më voluminoz ,pasi që jeta eBogdanit ishte tejet e ngjeshur me veprimtari të nduarndryshme.Megjithatë ,të njejtat fakte historike i solla ashtu siç pretendonte sedinte të bënte ky farë Avni Avdiu ,i cili në shkrimin ’’Pjetro BogdanoMacedono ’’ na shkruan :’’Ata që shkruajnë punime shkencore,disertacione të doktoratës etj.,e dinë se si shkruhet me fakte:së pariautori ,pastaj emri , titulli i librit , vendi i botimit ,shtëpia botuese ,viti ibotimit , citati dhe në fund faqja e librit .’’Kurse në vazhdim të të njejtitshkrim gjoja na sjell fakte ,duke ’’cituar’’ nga tekste të ndryshme dhepasi ishte futur në debat me njerëz të ndryshëm, që po e mbroninfigurën e Bogdanit nga ky mediokër i pashoq ,ndër ta edhe ValonKurtishi ,të cilit duke dashur t’i përgjigjet ,Avniu në një shkrim të tretë dotë na arsyetohet se ne do të duhet të bëjmë dallimin në mes citatit dheparafrazimit ,sepse ai paska parafrazuar ,ndaj na thotë:’’Unë nukzbrapsem asnjë milimetër nga ato që kam parafrazuar në dy shkrimet epara.’’ Kurse në po të njejtin shkrim as dhjet rreshta më lart Avniu nathoshte se:’’Unë jam i interesuar për debat shkencor me fakte e joshtrembërim të tyre ,jo duke nxjerr në pah pasues që i pëlqejn dikujt e 12 | F a q e
  13. 13. duke hequr ato që nuk i pëlqejnë.’’. Merre vesh tani ,lexues i nderuar seçfarë në të vërtet dëshiron ky njeri , që jo rrallë herë i ndodh të vij nëkundërshtim me vetveten , sa që unë mendoj se duke iu drejtuar ValonKurtishit për të cilin thotë se: ’’Nuk i përmbahet titullit të reagimit të tijdhe synon të arrij ’’halo efekt’’ me sfondin e librave dhe kompjuterit.’’,Avniu duhet të ket menduar për vetveten sepse, pikërisht ai provondiçka të tillë.Sidoqoftë ,pavarësisht gjithë asaj që tha ky farë Avniu për Bogdanin,unë vazhdoj të këmbëngulë se Pjetër Bogdani ,si askush tjetër është idenjë për të qenë në qytetin e Shkupit përkrah Skënderbeut, sepse pastij ,ishte Bogdani ai që bëri përpjekjen më serioze për të çliruar popullinshqiptarë nga zgjedha osmane. Në letrën përshëndetëse që PjetërRikeiardi ,ia dërgon Bogdanit me rastin e botimit të veprës ,ai ndër tëtjera thotë:’’Të lumtur (mund të them! ) Arbërit janë sot :Për dySkendërbegë para botës Krenar! Njëri zulmtë me trimërinë e Marcenës,kurse tjetri ja tani me Virtytet shpirtërore, Gjergj Kastrioti dhe PjetërBogdani ......’’ ( Çeta e profetëve ,Rilindja ,Prishtinë1990,fq.111) Përveqluftës për liri nga zgjedha osmane,këta të dy kanë të përbashkët edhefatin postmortor ,sepse që të dy u nxorrën nga varri ;i pari ,Skënderbeuu nxorr nga varri ,për t’u coptuar më pas nga ushtarët turq ,të cilët mecopa të trupit të tij bënin hajmali ,ndërsa Bogdani ,siç e patë ,lexues tënderuar, u nxorr dhe u hodh në qendrën e Prishtinës me mitër në kokë!Lexues i nderuar ,do t’u lë që ju të vlersoni për gjithë çfarë u tha rrethBogdanit ,për të pavërtetat dhe faktet rreth tij .-----I. Vegeza ne internet: “Iliria News Agency”  http://ina-online.net/opinione/7240.htmlII. Vegeza te tjera ne internet: 1. http://www.scribd.com/doc/102344883/Te-pavertetat-dhe- faktet-rreth-Pjeter-Bogdanit 2. http://www.slideshare.net/madopol/te-pavertetat-dhe-faktet- rreth-pjeter-bogdanit 3. http://www.docstoc.com/docs/126205558/Te-pavertetat-dhe- faktet-rreth-Pjeter-Bogdanit  Mblodhi: marjandodaj@msn.com 13 | F a q e

×