Politikanët tanë, duhet të studiojnë historinë e Mesjetës   “REPUBLIKA” E SHATËRVANIT    ( Për besë, ne jemi kombi më jopa...
Pejë. (Lexoni në fund shtojcën e pashtriku.org) Në Mitrovicën Veriore po e marrinvetë, pa miratimin tonë dhe, kur ta bëjnë...
Në krejt këtë paradë dështimesh, paradë absurde dhe e turpshme për të gjithë ne,politikanët tanë, me ngiasë, mendojnë kësh...
Zemra e Qendrës Historike të Prizrenit    Do studiuar mënyra se si Patrikana Pravosllave arriti të mbijetojë në kohën ePer...
Krishtlindjevet, vijnë e bëjnë sikur luten në manastiret, që në fakt nuk janë tëtyret. Nuk janë të tyret, aq sa nuk janë t...
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×

“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj

561

Published on

“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj (Postuar nga:MD)

Published in: Education
0 Comments
0 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

No Downloads
Views
Total Views
561
On Slideshare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
0
Actions
Shares
0
Downloads
2
Comments
0
Likes
0
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT - nga Gjoke Dabaj

  1. 1. Politikanët tanë, duhet të studiojnë historinë e Mesjetës “REPUBLIKA” E SHATËRVANIT ( Për besë, ne jemi kombi më joparashikues në botë! ) Shkruan: Gjokë Dabaj Kam jetuar në Prizren dhe, kur shkoj në të, ndjehem si në vendrrënjën time,në Shestan. Le që, edhe po të mos kem jetuar aty, Prizreni është qytet i shenjtëpër të gjithë shqiptarët. Si Kruja e si Vlora. Edhe si Tirana e Prishtina, që janë sot2 kryeqytetet tanë, prej të cilëvet shpresojmë shumë. Bogosllovcat, në ata vite, i kishim në shpinë e nëpër këmbë. Na shihnin me sy efytyrë prej bishe dhe ndiqnin çdo lëvizje tonën. Donin edhe prej mimikës sonë tëzbulonin diçka. Tash na erdhi prapë rasti t’i kujtojmë bogosllovcat e Prizrenit. Në një kohë kur politikanët tanë po pranojnë që Kosova të mos quhetrepublikë në forumet ndërkombëtarë (kështu po thuhet), po këta politikanë poduan t’ia japin Qendrës së Prizrenit statusin sërb të “Republikës”. Ia kemi dhënëtashmë atë status Graçanicës, ia kemi dhënë Deçanit, Patrikanës Pravosllave në 1/5
  2. 2. Pejë. (Lexoni në fund shtojcën e pashtriku.org) Në Mitrovicën Veriore po e marrinvetë, pa miratimin tonë dhe, kur ta bëjnë përfundimisht fakt të kryer, do të nathonë: “Firmosni!” Dhëntë Zoti të mos u mbushet mendja ndërkombëtarëvet, sepër ne…i kanë marrë me kohë edhe Mitrovicën, edhe Shalën e Bajgorës. Qendra Historike e Prizrenit 2/5
  3. 3. Në krejt këtë paradë dështimesh, paradë absurde dhe e turpshme për të gjithë ne,politikanët tanë, me ngiasë, mendojnë kështu: “Po ua hedhim sërbëvet dukepranuar kësi gjërash të vogla. Sapo të njihemi prej të gjithë shtetevet të Evropësdhe sapo të pranohemi në OKB, është në dorën tonë dhe bëjmë ç’të duam edheme Shatërvanin, edhe me Zveçanin. Na doli mirë në Rambuje, mirë do të nadalë edhe këtë herë.” Mirëpo, kjo dëshmon që ne nuk i njohim, as diplomacinë, as historinë.Faktikisht, ne po shtiem në punë këtu një lloj dinakërie, që është cilësi e çdodiletanti inferior, dhe po zbatojmë vetëm atë çfarë po na këshillon burokraciandërkombëtare. (Po e theksoj fjalën burokracia. Gj.D.) Ne nuk e dimë, ose nukduam ta dimë që, si për çdo burokraci tjetër, edhe për burokracinëndërkombëtare, nuk ka fare rëndësi se çfarë do të ndodhë nesër. Për burokracinëndërkombëtare ka rëndësi si t’i kapërcejë sa më lehtë problemet që i dalin dhe mekaq ajo e quan të mbaruar punën e vet. “Mbas meje”, thotë burokrati, “tymi t’idalë. Tymi edhe flaka.” Nuk duhet të na gënjejë mendja që ai, sado skrupulent tëjetë, do të shqetësohet për çfarë mund të ndodhë në Kosovë mbas 50 vjetësh. Politikanët tanë, sidomos ata të Kosovës, duhet të studiojnë me vëmendje tëposaçme historinë e Mesjetës. Unë nuk e di sa lexojnë politikanët e veçanërishtdiplomatët tanë, por nga veprimet e tyre duket sikur ata as që e kanë në “menynë”e jetës së tyre të përditshme të ushqyerit e trurit me sa më shumë dituri. Dostudiuar e njohur mirë politika e Nemanjiqëvet, sepse pikërisht me vazhdimin epo asaj politike kemi të bëjmë edhe sot. Do studiuar periudha e Brankoviqëvetnë Kosovë. Ashtu si arritën ta kthejnë në fitore betejën e humbur të 1389-s nëFushë-Kosovë, sërbët po përpiqen e do të përpiqen ta kthejnë në fitore edhebombardimin që u bëri NATO-ja më 1999-n. Sërbët, kur janë në ofensivë, vrasinfoshnja dhe fëmijë. Kur janë në tërheqje, ata luajnë viktimën e “keqtrajtuar”“padrejtësisht”. 3/5
  4. 4. Zemra e Qendrës Historike të Prizrenit Do studiuar mënyra se si Patrikana Pravosllave arriti të mbijetojë në kohën ePerandorisë Osmane, mu midis shqiptarëvet. Në kohën kur ne (Jo turqit, porne!), ia digjnim shtëpinë Imzot Pjetër Bogdanit, e rrihnim për vdekje Imzot PjetërBogdanin dhe e “shëtisnim” nëpër Prizren lakuriq e të lidhur, murgjit sërbë bëninjetë të “përvuajturish” dhe prisnin ditën. Arsen Çarnojeviqi iku bashkë meaustriakët, por murgjit mbetën këtu, duke u bërë karshillëk pashallarëvet tanë,ashtu siç po u bën edhe sot po ai lloj murgjësh karshillëk pushtetarëvet tanë.Kështu, ndërsa pashallarët tanë i shërbyen Turkut sa qe Turku dhe pas Turkut ushuan, murgjit sërbë mbijetuan dhe, kur u erdhi dita, i dinin një për një: Cilëtshqiptarë duhen vrarë, cilat shtëpi shqiptarësh duhen djegur dhe cilët shqiptarë dotë mund të përdoreshin si spiunë. Ndërsa ne, duke mos e njohur historinë, ose duke mos ia vënë veshin asaj, poua plotësojmë tekat, edhe peshkopëvet sërbë, edhe atyre që, në ditën e 4/5
  5. 5. Krishtlindjevet, vijnë e bëjnë sikur luten në manastiret, që në fakt nuk janë tëtyret. Nuk janë të tyret, aq sa nuk janë të arabëvet as xhamitë tona, sado qëshkronjat në to i kemi arabisht. Detyra kryesore e Akademisë së Shkencavet e Artevet të Kosovës, në këtëperiudhë decizive të historisë sonë, do të ishte: Të ndriçojë me sa më shumë faktee dokumente marrëdhëniet tona me sllavët nga shekulli VII e këndej.Akademikët tanë duhet të dalin ditë për ditë me shkrimet e tyre, të shkurtër ekoncizë, mbi veprimet e sërbëvet në Kosovë në të gjithë shekujt. E, nëse do të veprohej kështu, nuk do të ish aspak e vështirë të gjendej e tëpublikohej germë për germë, psh. letra që kryepeshkopi i Ohrit i dërgonkryepeshkopit sërb, Sava Nemanjiqit. Në atë letër kryepeshkopi i Ohrit e akuzonrëndë e ashpër Sava Nemanjiqin për faktin që i kish uzurpuar, midis tjerash, edhekishat e manastiret e Prizrenit. Pra, kishat e manastiret e Prizrenit nuk kanë qenënë duart e sërbëvet deri në gjysmën e parë të shekullit XIII. Këtë letër do të duhejta lexonin e ta studionin parlamentarët tanë, para se të merrnin vendimin për t’udhënë statusin e “republikës” manastirit, të quajtur sërb, dhe bogosllovisëpravosllave, mu në qendër të Prizrenit. Sërbët do të thonë: “Rroftë Republika e Shatërvanit!” Dhe nuk do të kënaqenme aq. Po ne, çfarë duhet të themi, mbasi ta kemi konstituuar?! Ata do tarindërtojnë monumentin e Car Dushanit mu aty ku e kanë pasur, kur ishinpushtues. Po ne çfarë do të duhet të bëjmë? Çfarë do të na mbetet të bëjmë?! EdheHitleri e pat pushtuar Poloninë. A do të lejonin polakët që të ngrihet një bust iHitlerit në Varshavë ose në cilindo prej qyteteve të Polonisë, madje mbasi ështëthyer e larguar ushtria hitleriane!? Për besë, ne jemi kombi më joparashikues nëbotë! Durrës, 31 janar 2012 © Pashtriku.org, Janar2011 http://www.beepworld.de/members/pashtriku/gjoke-dabaj.htm 5/5

×