PASHKO VASA  E vërteta     për Shqipërinëdhe shqiptarët(Një studim kritik historik)E përkthyer nga gjermanishtja     Skënd...
Botohet i plote per here te pare ne shqip ne130 vjetorin e botimit te pare dhe 185 vjetorittë lindjes së Pashko Vases   Pë...
në Tiranë dhe kurorëzimin e Pavarësisë së Kosovës ia ngriti edhe njëherë më lart emrin dhe nderin Shqipërisë.  Përkulemi m...
e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Me këtë vepër, ai renditet ndër ideologët e mëdhenjtë çështjes shqiptare, bashkë me Rilind...
     «Alfabeti latin i zbatuar në gjuhën shqipe» («L’alphabet latin appliqué àla langue albanaise», Constaninopole 1878)....
As që e çojmë nëpër mend, që të duam t’i japim këtyre pyetjeve një përgjigjepërfundimtare; as që e çojmë nëpër mend që të ...
cilëve humbet te legjenda. Meqenëse ai nuk mund të rrinte në Argos, sepse sikursepamë, Argosi ishte i pushtuar nga Danausi...
epokën e Perikliut, periudhë në të cilën fama e Greqisë shkëlqente më shumë sekurdoherë, shikojmë një mbret maqedon, Perdi...
II  Në periudhën që i paraprin Aleksandrit të     Madh nuk gjejmë, ndër mbretërit e Epirit, ndonjë personalitet veçanërish...
Për t’i ofruar filologjisë një pikë të sigurt referimi, për ta kuptuar më mirë rëndësinëe këtij paragrafi, ne duam të bëjm...
Dëshmi për këtë është historia. Gjithashtu edhe Plutarku rrëfen si Aleksandri utregon shokëve historinë se si e vrau ai Kl...
IV     Pellazgët, të cilët dyndën të parët kontinentin grek, sollën me vete zakonetdhe kultin e një feje fare primitive. H...
Zeus lidhet me Metis Μήτις, inteligjencën, mendimin. Ment do të thotë shqip:inteligjenca, mendimi. Grekët i kanë hequr kës...
V  Përveç riteve të shumta fetare, që kanë lidhje me kultin e vjetër të pellazgëve, qëas Krishti, as Muhameti nuk arritën ...
Këto forma të betimit, të cilat vijnë nga thellësitë e lashtësisë, kanë mbetur tëpandryshuara, si në vetëdijen e popullit,...
VI   Duke u kthyer prapë te historia, në vitin 274 p.e.s. Pirro, mbreti i Epirit, mundiAntigonin dhe u bë mbret i Maqedoni...
Pastaj pasuan kryqëzatat, të cilat e copëtuan vendin, sipas sistemit të vjetërfeudal në ngastra, dhe po aq keq edhe shtypn...
Nga këto ngjarje del një fakt i ri për tezën tonë. Gjatë kësaj kohe, udhëheqësit,dhe fiset shqiptare të gjithë tërësisht, ...
vogla, ishin pothuajse njëlloj me ato të bashkëkombësve të tyre myslimanë.Pashallarët e Shqipërisë kanë qenë gjithmonë të ...
veprim, nuk është e mundur të ketë influencë te kombësia e bashkëkombësve tëtyre.   Përveç kësaj, ia vlen të përmendet se ...
Duke patur parasysh këto fakte, njeriu është i detyruar të pranojë qëpërcaktimi Perandori Greke, nuk ka absolutisht kuptim...
Sot po bëhen përpjekje duke pasur parasysh, pasionet dhe lakmitë e ditëve tona,për të futur në qorrsokak, nuk po them shke...
Epirin, që flisnin një gjuhë gjysmë-pellazgjike dhe gjysmë-greke, po ashtu edheepirotët, që jetonin në kufi me Greqinë, na...
VIII  Ne vërtetuam në ekspozenë tonë qartë dhe            pa lënë asnjë fije dyshimi se populli i parë që e shkeli në kohë...
nga historia. Herodoti dëshmon që helenët kanë pasur një gjuhë të tyren dhe se këtëgjuhë e flisnin vetëm anëtarët e fisit ...
Që ta përfundojmë, duam edhe njëherë të përsërisim, që ka patur burra tëshoqërisë së lartë që i përkisnin fisit pellazg, q...
Poshtme. Shqipëria e Sipërme fillon me Tivarin, përfshin të gjitha fiset katolike tëveriut, rrethet e: Pejës, Prishtinës, ...
Myslimanët përbëjnë gjysmën e popullsisë dhe gjysma tjetër ndahet në ortodoksedhe katolike. Myslimanët së bashku me katoli...
dhe i nënshtrohen të njëjtave ligje: Një prijës që vret, do të vritet, dhe me këtë janëthënë të gjitha.   Pa iu futur holl...
kryeplakut, dhe këtij i rrinë në dispozicion. Ai ka nën kontroll gjithçka dhe të gjithë ibinden pa asnjëfarëlloj kundërsht...
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Pashko Vasa  - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×

Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret

4,256

Published on

Pashko VASA - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret

Botohet i plote per here te pare ne shqip ne 130 vjetorin e botimit te pare dhe 185 vjetorit të lindjes së Pashko Vases

1 Comment
5 Likes
Statistics
Notes
No Downloads
Views
Total Views
4,256
On Slideshare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
1
Actions
Shares
0
Downloads
107
Comments
1
Likes
5
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Pashko Vasa - E verteta mbi Shqiperine dhe Shqiptaret

  1. 1. PASHKO VASA E vërteta për Shqipërinëdhe shqiptarët(Një studim kritik historik)E përkthyer nga gjermanishtja Skënder Maçi Faqe|1
  2. 2. Botohet i plote per here te pare ne shqip ne130 vjetorin e botimit te pare dhe 185 vjetorittë lindjes së Pashko Vases Përkthimin dhe botimin e kësaj vepre ia dedikojmë në shenjëmirënjohje dhe respekti të thellë të gjithë popullit amerikan, dhe nëveçanti, ish-presidentit amerikan Bill Clinton, ish-kryeministrit anglezToni Blair, ish-ministres së jashtme të Amerikes zonjës Medlin Ollbrait,dhe diplomatit Richard Holbrooke, nën udhëheqjen dhe me aktivitetin etë cilëve u bë i mundur shkatërrimi i një prej bastioneve të fundit kolonialtë Europës, në mes të Europës, ndërprerja e spastrimit etnik dhegenocidit europian të rradhës ndaj popullit më të vjetër të Europës, ndajpopullit më të persekutuar të Europës, ndaj popullit më të privuar tëEuropës, ndaj popullit shqiptar. Gjithashtu dëshirojmë t’i shprehim mirënjohjen dhe respektin më tëmadh edhe ish-presidentit amerikan George Bush i cili me ardhjen e tij Faqe|2
  3. 3. në Tiranë dhe kurorëzimin e Pavarësisë së Kosovës ia ngriti edhe njëherë më lart emrin dhe nderin Shqipërisë. Përkulemi me respekt dhe mirënjohje të thellë dhe iu urojmë ngazemra: “Mos pafshi keq me sy! As ju, as familjet tuaja dhe as të dashurite zemrave tuaja. Bekuar qofshi përjetë!” Përkthyesi Pashko Vasa, ose Vaso Pasha lindi në Shkodër në vitin 1825. Pasi kreumësimet e para në vendlindje, shërbeu si sekretar i konsullatës britanike. Më 1847vajti në Itali dhe mori pjesë në luftën çlirimtare të popullit të këtij vendi kundërzgjedhës së huaj. Për t’u shpëtuar përndjekjeve u shtrëngua të hidhej në Stamboll,ku më pas zuri vende me rëndësi në administratën osmane. Pashko Vasa hyri qëherët në lëvizjen patriotike, por veprimtari të dendur për çështjen kombëtare zhvilloinë vitet 70, kur bashkë me Kostandin Kristoforidhin, u përpoq për krijimin e njëshoqërie për përhapjen e shkrimit shqip dhe ngjalljen e ndërgjegjes kombëtare. Nëvitet 1878-1882 krahas Abdyl Frashërit u shqua si një nga figurat kryesore tëKomitetit të Stambollit për mbrojtjen e Shqipërisë. Më 1879 ishte ndër veprimtarëtmë aktivë të «Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqip». Pashko Vasa është autor injë vargu veprash me karakter politik e historik, në të cilat mbrojti çështjen e popullitshqiptar, të drejtën e tij për të rrojtur i lirë dhe i pavarur. Botoi «Skicë historike mbiMalin e Zi sipas traditave të Shqipërisë («Esquisse historique sur le Monténégrod’après les traditions de l’Albanie», Constantinopole, 1872), ku përshkroipashallëkun e Shkodrës nën Bushatasit. Më 1878 Pashko Vasën e gjejmë ndër nxitësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare tëPrizrenit. Ai u afirmua si ideolog, poet, publicist dhe organizator duke shënuar njëaktivizim të madh për çështjen shqiptare. Në atë kohë shërbente si këshilltar pranëValiut të Kosovës. Ngjarjet politike përshpejtohen. Pashko Vasa forcon lidhjet mebashkëluftëtarët atdhetarë në Stamboll dhe në Korçë. Ai paraqet një kërkesëambasadës britanike në Stamboll, ku vihet në dukje fakti se çështja shqiptare, që kalindur, nuk duhet nënvleftësuar po duhet zgjidhur drejt dhe përkrahur. Si personalitet i njohur politik, Pashko Vasa merr nisma dhe bën përçapje tëndryshme ndaj opinionit publik të huaj që ky të kuptonte dhe të përkrahte të drejtat eligjshme kombëtare të shqiptarëve. Më 20 tetor 1878, Vasa i bëri një vizitëambasadorit të Austro-Hungarisë në Stamboll për t’i treguar shkurtimisht historinëdhe gjendjen e popullit shqiptar. Ambasadori ia kërkoi me shkrim në formën epërkujtesës. Vasa ia dorëzoi fill pastaj «E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët»(«La vérité sur l’Albanie et les Albanais», Paris 1879), që njohu disa përkthime nëgjuhë të tjera, në të cilën, krahas të dhënave historike mbi popullin shqiptar dheqëllimet e luftës së tij, kritikoi administratën burokratike osmane dhe paraqiti kërkesat Faqe|3
  4. 4. e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Me këtë vepër, ai renditet ndër ideologët e mëdhenjtë çështjes shqiptare, bashkë me Rilindësit e tjerë. Është dashur të shkruhet shpeshmbi atë të vërtetë jetësore, sidomos nga vetë shqiptarët, se çdo periudhë historikeka njohur falsifikues të shumtë të saj, profesionistë. Janë hartuar plane gjenocide, qëjanë vënë edhe në jetë, duke u nisur nga falsifikimet. Vepra e P.Vasës nuk ka vetëmnjë titull përherë aktual. E shkruar në frymën e atdhetarizmit të zjarrtë, ajo ruan mirëargumentet-bazë të së vërtetës që mbron kundër shovinistëve, pavarësishtkufizimeve që sillte koha dhe ndonjë tepri romantike të vetëkuptueshme. Penës sëPashko Vasës i përket edhe vepra «Bosnja dhe Hercegovina gjatë misionit tëXhevdet Efendiut» («Bosnie et Hercegovine pendant la mission de Djevdet Effendi»,Constantinopole 1865). Pashko Vasa shkroi një varg veprash të cilat i shërbenin zgjidhjes së çështjes sëshkrimit dhe mësimit të shqipes; «Alfabeti latin i zbatuar në gjuhën shqipe»(«L’alphabet latin appliqué à la langue albanaise», Constantinopole 1878,«Gramatika shqipe për t’u përdorur nga ata që dëshirojnë ta nxënë këtë gjuhë pandihmën e një mësuesi» («Grammaire albanaise à l’usage de ceux qui désirentapprendre cette langue sans l’aide d’un maître», London 1887). Pashko Vasa zuri një vend edhe në historinë e letërsisë shqiptare që po krijohej;ai është autor i vjershës së njohur «Mori Shqypni!» (1880), e cila u botua si fletëfluturuese, në vitet sa heroike dhe tragjike të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, atëPashkoja e shkroi në pranverë 1880, qe para poemë e pavdekshme për nënënShqipëri, e shkruar në frymën e përgjithshme të romantizmit ballkanas me notasentimentaliste. Me dashurinë e flaktë për atdheun që dergjej nën thundrën e tëhuajit, me notën e dhimbjes për të, me grishjen drejtuar bashkatdhetarëve për tëkapërcyer dasitë fetare dhe për t’u bashkuar në emër të çlirimit të vendit, vjershaluajti rol për zgjimin kombëtar të shqiptarëve. E vënë në muzikë, ajo u këndua sihimn patriotik. Është koha kur Europa dhe sulltani, me dhunë të egër diplomatikedhe ushtarake, bënin që t’u rrëmbeheshin shqiptarëve trojet stërgjyshore, që lëvizjajonë kombëtare i mbrojti me çdo sakrificë. Vepër tjetër e Pashko Vasës në lëmin eletërsisë është «Bardha e Temalit» («Barda de Témal», Paris 1890), një ngaromanet e para në letërsinë shqiptare. Aty përshkruhet mjedisi shqiptar në Shkodërnë vitet 40 të shek. XIX me doket dhe zakonet karakteristike. Botoi edhe njëpërmbledhje me vjersha italisht “Trëndafila e gjemba” «Rose e spine»,(1873). Që nga viti 1883 e derisa ndërroi jetë, Pashko Vasa shërbeu si guvernator ipërgjithshëm i Libanit, ku edhe vdiq. Eshtrat e tij u sollën në atdhe pas Luftës sëDytë Botërore, në qershor 1978.  “Bardha e Temali” («Barda de Témal», Paris 1890.  “O moj Shqypni!”, 1880.  «Skicë historike mbi Malin e Zi sipas traditave tëShqipërisë («Esquisse historique sur le Monténégro d’après les traditions del’Albanie», Constantinopole, 1872).  «E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët» («La vérité sur l’Albanie etles Albanais», Paris 1879).  «Bosnja dhe Hercegovina gjatë misionit të Xhevdet Efendiut»(«Bosnie et Hercegovine pendant la mission de Djevdet Effendi», Constantinopole1865. Faqe|4
  5. 5.  «Alfabeti latin i zbatuar në gjuhën shqipe» («L’alphabet latin appliqué àla langue albanaise», Constaninopole 1878).  Gramatika shqipe për t’u përdorur nga ata që dëshirojnë ta nxënëkëtë gjuhë pa ndihmën e një mësuesi» («Grammaire albanaise à l’usage de ceuxqui désirent apprendre cette langue sans l’aide d’un maître», London 1887).  “Trëndafila e gjemba” («Rose e spine», 1873, – italisht). ____________ 1. Arkivi i Institutit të Historisë së Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë,Dosja, Filmi A 739, 1878-1890. I Ashtu si jeta e individëve të veçantë, po ashtu edhe jeta e kombeve i është nën-shtruar ndryshimeve të mahnitshme.Koha – kjo barazuese e madhe e të gjitha gjërave dhe qenieve, ia nënshtrongjithçka, çfarë jeton dhe merr frymë, të njëjtave ligje. Ne shohim kudo të njëjtin ligj tërritjes, të venitjes, - ligjin e transformimit. Të gjithë popujt duhet të kalojnë të njëjtën rrugë zhvillimi; të gjithë i paguajnëfuqisë së kohës tributin e tyre. Te të gjithë, shikojmë ne ngritje dhe rënie. Ekzistojnë popuj, që pas periudhave të bumit dhe pasurisë, të fuqisë, janëshkatërruar, megjithatë në histori, - brezat e ardhshëm, kujtimin për ekzisten-cën etyre dhe për rangun e tyre të dikurshëm e mbajnë gjallë, - jetojnë akoma me të; tëtjerë janë më të trishtuar, megjithëse ndoshta janë përpjekur shumë fort përekzistencën e tyre, nga historia ata janë fshirë dhe vetëm gjurmë të zbehta na japinsugjerime ndaj tyre, vetëm legjenda kujtohet për ta! Përveç këtyre dy klasave - nga të cilat njëra përfshin popujt, të cilët e kanëhumbur ekzistencën e tyre dhe kanë rilindur dhe janë ngritur lart brenda popujve tëtjerë dhe tjetra përfshin në vetvete ata popuj, që janë zhdukur krejtësisht nga skenabotërore, që janë shuar pa lënë mbrapa as edhe një gjurmë të ekzistencës së tyre –ka edhe një grup të tretë, dhe këtij i përkasin ata popuj, fillesa e të cilëve humbet nëerrësirën e lashtësisë, dhe megjithëse në mes të vështirësive shumë të mëdha,rrethuar nga armiq, megjithatë e kanë kuptuar se si të ruajnë një ekzistencë tëpavarur, dhe historia e tyre na ofron ne një problem të mrekullueshëm. Në kategorinë e fundit bën pjesë populli i shqiptarëve. Nga vjen? Çfarë është? Si jeton? Këto janë pyetje të vështira, që nuk kanë marrë deri tani akoma përgjigje tëmjaftueshme. Faqe|5
  6. 6. As që e çojmë nëpër mend, që të duam t’i japim këtyre pyetjeve një përgjigjepërfundimtare; as që e çojmë nëpër mend që të duam t’i detyrojmë forcat tona tëdobta, të mposhtin vështirësitë, që ofron studimi abstrakt i prejardhjes dhe kushtevetë jetës së një populli që nuk ka historianët e tij, që të mund të na kishin transmetuar,qoftë historinë e organizimit shoqëror dhe politik të tij, ose luftërat fitimtare të vetatndaj rreziqeve kërcënuese të ekzistencës së tij. Në faqet që vijojnë ne duam të përshkruajmë objektivisht vetëm përshtypjet, qëkemi përfituar nga doket dhe zakonet, nga gjuha dhe karakteri i këtij populli dhepastaj duam të heqim një paralele midis këtij populli dhe popujve të antikitetit. Do zoti, të tjerë studiues, që janë më të aftë dhe më të mësuar, se ne t’i përdorinmë me sukses vrojtimet dhe deduktimet tona, se sa ç’kemi kuptuar ne ta bëjmë! Po ta kthejmë vështrimin nga koha e lashtë do të përballemi me legjendën epopujve të panumërt, që përmbytën Greqinë duke ardhur nga Azia; ndërmjet tyre,kështu tregon legjenda më tej, ishin të parët dhe më të shumtit pellazgët. Në shekullin e 19-të para erës sonë duhet të ketë qenë Pellazgu I “biri i tokës”, qëështë vendosur në Arkadi, të cilin e pasuan PellazguII, sundimtar i Etolisëdhe Phaetoni sundimtari i molosëve, një grupim popujsh te Epirit. Më tej shikojmë,sipas legjendës, në shekullin e 16 para erës sonë, një egjiptian me emrin Danaus, qëpasi u prit si mik shtëpie, nga Pelasgu, ose Gelanori, e vrau këtë të fundit tinëzishtdhe i grabiti Skeptrin e Argos. Të gjitha informacionet përputhen, që në kohën legjendare të historisë së Greqisë,ku ne llogarisim kohën deri në shekullin e 9-të para erës sonë, kanë qenë pellazgëttë parët që kanë zënë Greqinë, dhe pastaj kanë filluar të shtyjnë popujt e tjerë qëjanë ngulur aty. Ka qenë një ikje dhe ardhje e pafund e popujve që kishin përmbyturkontinentin dhe në qoftë se nuk arrinin të shkriheshin me njëri-tjetrin, ktheheshin ngakishin ardhur, ose shkonin dhe vendoseshin aty ku s’kishte njeri dhe ishin të parët qëe zinin. Pellazgët që kanë prejardhjen nga Pellazgu I kanë qenë pa dyshim të parët dheata kishin, në krahasim me të ardhurit më vonë, karakterin e autoktonit. Përplasjevetë vazhdueshme me të ardhurit pas tyre, etolianët, jonianët, dorianët etj., me kalimine kohës, pellazgët nuk mundën t’i rezistonin, dhe në fund të fundit u ndjenë tëdetyruar ta lënë bregun e detit dhe ultësirën dhe të kërkonin strehim në brendësi tëvendit në zona të pakalueshme lehtë. Nuk ka dyshim, që Pellazgu I, II, ..., sundimtarë të Etolisë dhe Phaetoni, sundimtari molosëve, një grupim popujsh të Epirit, mund të kenë qenë vetëm udhëheqësit ekëtyre pellazgëve, të cilët kishin qenë të detyruar, nga sulmet e etolianëve, jonianëvedhe helenëve, të lëshonin Argosin dhe të gjitha territoret që kishin marrë në zotërimnë momentin e shfaqjes së tyre në kontinent. Një dëshmi më tepër për këtë arsyetimështë rasti i Danaus, që vizitoi Argosin në shekullin e 16-të para erës sonë dhe pasivret Gelanorin, që i ofroi atij mikpritje, i grabiti perandorinë dhe jetën. Në shekullin e 9-të para erës sonë, një periudhë kohe që i afrohet më shumëhistorisë së studiuar, gjejmë Karanusin, që largohet nga Argosi dhe vendoset nëEmatia dhe kështu krijon Perandorinë Maqedone. Ky Karanus ishte pasardhës iHerakliut dhe rridhte me gjasë shumë të madhe nga këta pellazgë, prejardhja e të Faqe|6
  7. 7. cilëve humbet te legjenda. Meqenëse ai nuk mund të rrinte në Argos, sepse sikursepamë, Argosi ishte i pushtuar nga Danausi dhe më vonë me siguri edhe nga të tjerët,ai kërkoi azil, më tej, në brendësi të vendit, dhe u vendos në Emathia. Përpara kësaj epoke, nocioni Maqedoni nuk ekzistonte akoma. Në atë kohë, nëpërputhje të plotë me të gjithë shkrimet antike, vendi në fjalë quhej Ematia, dheEmatia duhet parë si djep i perandorisë, e cila më vonë u bë aq e fuqishme dhefamëmadhe. Por Ematia quhej vendi midis maleve të Shqipërisë, midis Krujës, Dibrës dheMirditës të cilin njerëzit e quajnë akoma, edhe sot Mat, Matia. Ky emër, Matia, iështë dhënë vendit sipas lumit që mban emrin Mat, dhe që rrjedh midis Epidamnit(Durrësit) dhe Scodres (Shkodrës) dhe derdhet në detin Adriatik. Në rrethinat e Matit gjendet vërtet një fushë e madhe rrënojash, brenda së cilësduket një kullë e rrumbullakët e cila në gjuhën popullore quhet Pela. Pse nuk do të duhej ta pranonim, që Matia dhe Ematia janë i njëjti vend, dhe qëPela ka qenë kryeqyteti i këtij vendi? Ne dimë, që popujt e vjetër kur e braktisnin vendbanimin ku kishin banuar deriatëherë, për të kërkuar një të ri, vendbanimit të ri i jepnin emrin e vendbanimitfillestar dhe po ashtu, në qoftë se ndërtonin qytete në këto vendbanime, atëherëedhe këtyre i bashkëngjitnin emrat e qyteteve të tyre të vjetra, të braktisura. Ne dimë gjithashtu, që Karanusi, shoqëruesit dhe pasardhësit e tij jo vetëm që epushtuan Ematian, por edhe e zgjeruan hap pas hapi sundimin e tyre, nëpërmjetmençurisë dhe trimërisë, dhe sa të përmbajtur tregoheshin kur fitonin në beteja poashtu silleshin edhe me popujt apo fiset që nënshtronin, duke i trajtuar ata sivëllezër. Kështu, nuk e përjashton asgjë mundësinë e pohimit, që emri Ematia u bë ipërgjithshëm, në fund të fundit, për të gjitha territoret e pushtuara dhe Pela, të cilëngjeografët, e vendosin në afërsi të Selanikut, është një qytet, i cili është ndërtuar mëvonë, nga mbretërit maqedonë dhe emrin e mori nga ajo Pela, që ishte djepiprejardhës i fuqisë së tyre. Emri Maqedoni, që e bëri të famshëm Aleksandri i madhnëpërmjet gjenisë se tij ushtarake, iu dha vendit më vonë. Sigurisht, ne nuk duam të pretendojmë, që ndaj pikëpamjeve tona të përshkruaramë lart është e pamundur të bëhen vërejtje. Ne duam të paraqesim vetëm faktet,duam të numërojmë vrojtimet dhe të nxjerrim prej tyre konkluzionet, që na detyrojnëtë vëmë në dukje, koincidenca e emrit, e dokeve, e zakoneve e karakterit të popullitaktual të distriktit të Matit, me emrin, doket dhe zakonet e maqedonasve të vjetër. Ialëmë në dorë shkencës, të zbulojë të vërtetën nga vrojtimet tona, dhe të nxjerrëkonsekuencat që dalin prej saj. Në shekullin e 7-të para erës sonë, ne gjejmë një mbret të maqedonasve: Filipi I,që ndoshta është një pasardhës i drejtpërdrejtë i Karanusit dhe i pasardhësit tëdrejtëpërdrejtë të tij, Eropusit. Në fund të të njëjtit shekull ne takojmë një mbret tëepirotëve, Alkon, dhe në fillim të shekullit të gjashtë një mbret të maqedonasve,Aleksandër, djali i Amintës, që urdhëroi të vriteshin të dërguarit e persianëve, qëndodheshin tek ai, sepse kishin shkelur virtytin e grave. Në shekullin e pestë, në Faqe|7
  8. 8. epokën e Perikliut, periudhë në të cilën fama e Greqisë shkëlqente më shumë sekurdoherë, shikojmë një mbret maqedon, Perdikën, i cili po bënte luftë me Sitalkun,mbretin e Trakës. Në këtë periudhë Maqedonia ishte një mbretëri e fuqishme dheshumë e zgjeruar. Për t’u mbrojtur nga sulmi i persëve, që solli ky shekull me vete, të gjitha fisethelene u bashkuan në mbrojtje të nacionalitetit të tyre, të të drejtave të tyre, të nderittë tyre dhe të pavarësisë së tyre; Por, as maqedonasit, as epirotët nuk i gjejmë nëkrah të grekëve, që ndodheshin përpara hordhive të Kserksit. Herodoti na tregon qëvetëm fiset në jug të Tesprotisë, që banonin drejtpërdrejt afër kufirit grek, i ofruangrekëve ndihmën e tyre. Popullsitë e Epirit as nuk bënin gjëra të përbashkëta megrekët dhe as nuk ishin fare shokë të tyre. Në të kundërt i gjejmë ne trakët, epirotët,maqedonasit dhe galët, të cilët ndjekin si popuj ndihmës ushtrinë perse, të luftojnëkundër grekëve, të cilët u mbuluan me famë të pavdekshme, se si me fuqinë e tyretë vogël i mbajtën larg kufijve të saj dhe asgjësuan ushtritë më të fuqishme që kanjohur historia. Në shekullin e katërt ka ekzistuar një Perdika III., mbret i maqedonasve, i cili u vranë luftë me ilirët, dhe pak më larg, në të njëjtin shekull shfaqet Filipi, babai iAleksandrit të Madh, që mundi athinasit, nënshtroi foqidhasit dhe, në fund fare, dukehedhur vështrimin për të nënshtruar edhe Greqinë, i detyroi grekët, që të bëhejanëtar i Kuvendit të Amfiktionëve, duke i hapur kështu rrugën djalit të vet drejtveprimtarisë së tij të pavdekshme. Sigurisht, ata grekët, të cilët të gjithë popujt, që banonin jashtë kufijve tërepublikave të tyre i shikonin si barbar dhe i quanin të gjithë barbarë, bile edhe atapopuj që zotëronin si gjuhën greke ashtu edhe pellazge, dhe që jetonin nëmarrëdhënie shumë të ngushta fqinjësie ndaj tyre, nuk e pranuan Filipin ngadashuria vëllazërore dhe nga ndjenja e nacionalitetit të përbashkët në Kuvendin eAmfiktionëve. Filipi i kishte mundur ata, dhe i kërcënonte me nënshtrim total. Nëqoftë se ai u fut në Kuvendin e Amfiktionëve, u fut se kjo ishte për të një hap drejtpolitikës së madhe, në mënyrë që të shtronte rrugën për planet e tij ambicioze, kursetë tjerët, ata që i hapën atij portat e Kuvendit e bënë këtë gjë nga halli: Ata udetyruan nga pozicionimi i tij armiqësor, që të tregoheshin paqësorë; ata i dhanëgjoja sa për sy e faqe me hir atë që ai do të mund ta merrte me pahir. Ndoshta Filipi,që deri në atë kohë ishte trajtuar si barbar, e ndiente veten të përkëdhelur, që nëkëtë mënyrë u pranua në prehrin e qytetërimit. Faqe|8
  9. 9. II Në periudhën që i paraprin Aleksandrit të Madh nuk gjejmë, ndër mbretërit e Epirit, ndonjë personalitet veçanërisht tëmadh; legjenda ka ruajtur shumë pak karakteristika nga të tillë njerëz, karakteristikatë cilat nuk ofrojnë bazë të mjaftueshme për studime të veçanta. Hijet e mëdha të mbretërve të Epirit fillojnë të dalin në pah në shekullin e katërt,shekull në të cilin ne takojmë një Aleksandër, mbret i Epirit, i cili marshon nëpër Italidhe në aleancë me romakët mposhti samnitët, ndërkohë që Aleksandri iMadh1 pushton Azinë. Ky fakt historik meriton një vrojtim serioz; sepse ky faktvërteton jo vetëm, që Epiri nuk ishte pjesë e Greqisë, të cilën Aleksandri e sundonte,por edhe se vetë ky Epir në vetvete nuk bënte pjesë tek aleatët politikë tëAleksandrit të Madh dhe nuk mori pjesë fare në sulmin, që maqedonasit ndërmorënkundër Greqisë dhe Azisë; Epiri qëndroi neutral dhe indiferent. _____________ 1 Aleksandër Molosi, daja i Aleksandrit të Madh. Në vitin 376 para erës sonë Epiri iu dorëzua Kasandrit, mbretit të maqedonasve;por vetëm tre vjet më vonë epirotët bënë revoltë dhe u shkëputën prej tyre. Nëshekullin që vijon del në pah një personalitet i madh epirot, Pirroja, i cili përpara se tëshkonte në Itali, mundi si maqedonasit ashtu edhe fqinjët grekë. Asokohe, ushtarët etij, të magjepsur nga lëvizjet e tij të shpejta ushtarake, e krahasonin atë meshqiponjën dhe Pirroja u përgjigjej, se ata kishin të drejtë, dhe shtonte se ishinshigjetat e tyre që ai i përdorte si krahë në fluturimet e tij. Plutarku, që ka fiksuar këtë tipar karakteristik nga jeta e Pirros, as që e ka pasuridenë, që për shkak të kësaj rrethane epirotët dhe fiset që sot quhen albanë mbajnëemrin shqipëtar. Plutarku, i cili nuk e njihte gjuhën pellazge, e cila në kohën e Herodotitkonsiderohej si gjuhë barbare, dhe Epirin dhe fiset e tij, nuk i kishte parë nga ana etij, natyrisht nuk mund të na e transmetonte, shpjegimin që ne do ta japim më poshtësipas faktit të gjetur nga filologu dhe dijetari. Shqiponja quhet shqip Shqype. Shqypëri ose Shqypëni do të thotë: “Vendi ishqiponjës”. Shqipëtar është baraz me “bir i shqiponjës”. Ky fakt historik, që u ka shpëtuar, si historianëve të vjetër edhe filologëvemodernë dhe dijetarëve, meriton vëmendje të madhe; sepse ky fakt vërteton mesiguri absolute, që epirotët dhe populli helen kanë qenë trungje popujsh plotësisht tëndarë dhe se gjatë gjithë kohëve epirotët kanë pasur gjuhën e tyre; gjuhën epellazgëve të vjetër, që grekët nuk e njihnin dhe që sigurisht është e njëjta gjuhë, qëflitet sot akoma në Epir, në Maqedoni, në Iliri dhe në ishuj të veçantë të Arkipelagut,sikurse flitet edhe në malet e Atikës e njëjta gjuhë, që quhet gjuha shqipe, oseShqipëtare. Faqe|9
  10. 10. Për t’i ofruar filologjisë një pikë të sigurt referimi, për ta kuptuar më mirë rëndësinëe këtij paragrafi, ne duam të bëjmë me dije që përcaktimet “Epir”, “Maqedoni” dhe“Albani”, për vetë shqiptarët, janë krejtësisht të panjohura. Në gjuhën e tyre nukekzistojnë këto përcaktime. Ata e njohin njëri tjetrin vetëm me emrin epërbashkët Shqiptar, dhe ata nuk e dinë fare që jashtë vendit ekzistojnë emra të tjerëpër vendin e tyre, ndryshe nga Shqypëri, ose Shqypëni. Përcaktimet Epir dhe Maqedoni janë me prejardhje të huaj, me prejardhje greke,emërtimi Albani është modern dhe i është bashkëngjitur vendit të shqyptarëve nëshekullin e 14 ose 15. Por shqyptarët vetë nuk e dinë, se ç’kuptim duhet të ketë emriEpir, Maqedoni dhe Albani. Këta emra për ta janë krejtësisht të panjohur, janë emrapa kuptim në gjuhën e tyre. Për ata është i gjithë vendi, që përfshin, duke nisur ngaShkodra, rrethet Pejë, Prishtinë, Vranjë, Kaçanik, Shkup, Përlep, Manastir, Follorinë,Grebene, Kallarit, Janinë deri te gjiri i Prevezës dhe i gjithë vendi që kufizohet ngakëto pika gjeografike dhe detet, si “Shqipëri”, një vend që i përketracës shqyptaredhe që nuk ka asgjë të përbashkët me Greqinë.1 Në qoftë se do të pyesnim fshatarin e parë, më të mirë: kujt populli i përket ti? aido të përgjigjet shkurt dhe qartë: Unë jam Shqyptâr! Dhe këtë përgjigje do të të japintë gjithë në të gjithë vendin Albani, qoftë në male, qoftë në lugina, qoftë atamyslimanë, katolikë ose ortodoksë. Në qoftë se do t’u thonin atyre, që ju jeni epirotë ose albanezë, ata do tëndieheshin të lënduar, sepse do të kujtojnë, që duan t’i fyejnë në gjuhë të huaj. _______________ 1. Pjesërisht sot këto shpjegime nuk qëndrojnë. Emërtimi Albani-a haset që në shek. II tevepra e gjeografit aleksandrin, Klaud Ptolemeu, si emër i fisit albanoi që banonte në trevënmidis Durrësit e Krujës, kurse trajta Arbanon, përmendet më pas në shek. XI nga shkrimtarëtbizantinë Mihal Ataliati dhe Ana Komnena. Trajta mesjetare Arbëni, arbër, arbëresh, nukqenë krejt të panjohura në Shqipëri në shek. XI, ato janë përdorur në këngët popullore edhenga arbëreshët e Italisë. (shën. i red.) III Atë që kemi thënë për epirotët, vlen gjithashtu edhe për maqedonasit e vjetër.Historikisht është vërtetuar që ky popull, ashtu si epirotët, ka pasur gjuhën e tij, qëdallohej krejtësisht nga të gjithë dialektet e gjuhës greke. Gjithashtu edhe ata kishinkrejtësisht një tjetër kushtetutë shtetërore, edhe ata kishin ligje, zakone, doke dheorganizim ushtarak, që nuk kishte asgjë të përbashkët me atë të Heladës. F a q e | 10
  11. 11. Dëshmi për këtë është historia. Gjithashtu edhe Plutarku rrëfen si Aleksandri utregon shokëve historinë se si e vrau ai Klitin: “Aleksandri, i dehur nga vera dhetërbimi, doli me rrëmbim nga çadra dhe thirri në gjuhën maqedonase rojen dheshefin e stallës së tij”. Sipas pikëpamjes së të gjithë historianëve gjuha maqedonase ishte një gjuhëabsolutisht e ndryshme nga idiomat greke; si rrjedhim, Aleksandri nuk mund tëpërdorte gjuhën greke kur fliste me njerëzit e tij, sepse maqedonasit nuk do takuptonin atë, meqenëse ata nuk e njihnin gjuhën greke. Gjuha që njihnin dhe qëflisnin ushtarët e Filipit dhe të Aleksandrit, duhej të ishte vetëm gjuha e pellazgëve tëvjetër, e njëjta gjuhë, që fliste populli i Epirit e njëjta gjuhë që quhet shqypé, ajo qëquhet gjuha e shqiponjave, gjuhë e cila edhe sot e kësaj dite flitet kudo në Albani. Në shkrime të ndryshme të vjetra përmendet që fiset etoliane, që ishin në kufi meEpirin, flisnin një gjuhë të përzier greqisht-pellazgjisht, dhe me këtë, ata drejtpërdrejt,cilësoheshin si barbarë. Për shkak të pozitës së tyre gjeografike ata e krijuan këtëgjuhë, sepse në njërën anë kufizoheshin me Greqinë dhe nga ana tjetër me Epirin.Kjo hollësi që është theksuar së tepërmi e plotëson krejtësisht faktin, që gjuha eepirotëve ka qenë gjuha e pellazgëve, dhe kjo gjuhë, sikurse e pamë, ndryshonkrejtësisht nga idiomat dhe dialektet e Greqisë. Gjuha greke ka qenë e njohur vetëmte klasat e larta, që e studionin atë, njëlloj siç studiohet edhe sot në Shqipëri dhe bilemund të jetë e mundur, që oborri i Filipit dhe Pirros dhe njerëzit e oborrit të tyre,gjeneralë dhe burra shteti të kenë folur dhe shkruar greqisht. Gjuha e helenëve ishtegjithashtu e përhapur në Azi dhe në Afrikë, sikurse në Romë dhe Itali, sepse ajoishte gjuha më e kultivuar e kohës, dhe ishte më mirë nga të gjitha gjuhët në gjendjepër komunikim midis popujve, që përkujdeseshin të kishin ndërmjet tyre lidhjepolitike dhe tregtare. Atëherë studiohej greqishtja, sikurse sot, si me thënë, studiohetgjuha e kthyer në gjuhë të përgjithshme, gjuha frënge. Askush nuk do ta mohojë, që helenët nëpërmjet zhvillimit të qytetërimit të vet dhefamës së tyre u ngritën në majat më të larta të civilizimit të kohës, që ata me anë tëgjuhës së tyre, që ishte bërë gjuhë letrare e botës, nëpërmjet arteve, qoftë dhetregtisë, si dhe biznesit kanë zënë vendin e parë ndërmjet popujve të antikitetit, porkjo nuk na bën në asnjë mënyrë të besojmë, që të gjithë ata që kanë folur greqisht,kanë qenë grekë dhe i përkasin familjes helene. Ajo çfarë kemi thënë më sipër vërteton mjaftueshëm, që epirotët dhe maqedonasitkanë qenë dy trungje fisesh, prejardhja e të cilëve ndoshta e përbashkët, si edhe ajoe etolianëve dhe e joni-anëve etj., dhe që po këta që nga çasti i parë i shfaqjes nëkontinent, kanë qëndruar të ndarë nga grekët, dhe se ata në vetvete formonin njëkomunitet të veçantë, një nacionalitet të veçantë, dhe nuk kanë asgjë të përbashkëtme helenët. Ata ecnin në rrugën e tyre të ekzistencës, dhe as nuk kanë pasur kurrëmarrëdhënie me grekët dhe as janë simpatizuar me ta. E vetmja gjë e përbashkët ishin, ndoshta, perënditë pagane. Por, shumica e këtyre perëndive, ishin krijuar dhe përdorur nga pellazgët e vjetërdhe ishin grekët ata që e morën më vonë kultin e tyre. Ky fakt, për të cilin dëshmon historia, ndriçohet akoma më qartë, nëpërmjet emrittë këtyre zotave, të cilët kanë një emërim të qartë dhe racional në gjuhën shqipe. Nëlidhje me këtë më hollësisht në vijim. F a q e | 11
  12. 12. IV Pellazgët, të cilët dyndën të parët kontinentin grek, sollën me vete zakonetdhe kultin e një feje fare primitive. Historianët e vjetër me Herodotin në krye, tregojnëqë pellazgët i bënin zotave të tyre kurbane të llojeve të ndryshme, dhe që, për këtazota ata nuk kishin emërtime të veçanta. Ata nuk kishin shëmbëlltyra materialezotash, të bëra nga dora e njeriut. Ajo së cilës ata i luteshin, ishte natyra mefenomenet e saj bamirëse. Teogonia e tyre, e cila u pranua më vonë nga grekët dheu përsos prej tyre, ishte vetëm produkt i vrojtimit të lëvizjeve fizike të natyrës, endryshimit të stinëve, të qenies së elementeve. Ajo ishte, me fjalë të tjera, një serideduksionesh logjike, ose e thënë më mirë, shpjegimi primitiv i rregullit botëror,rezultat i veprës së parë të inteligjencës njerëzore në fushën e filozofisë. Kaosi, Chaos, Χαος quhet zbrazëtira, voluminozja, ajo që përpin, rrjedh ngafjalët pellazge: ha, hao, unë ha, dhe hàs, hâos, kullufitës, ai që përpin, ose ngafjalët haap, haapsî, haopsî, e hapura, zbrazëtia. Këto fjalë kanë akoma edhe sot tënjëjtin kuptim në gjuhën shqipe. Nga Chaos-i lindi Erebus, Ερεβος. Kjo fjalë ka prejardhjen: irh, Miem,irhem, ose irhësî hije, errësirë. Në shqip do të thotë u-érh:errësirë. Srhä: ështëerrësirë, me hije. Mient: vend i errët, me hije: Erebus ishte selia e hijes sëpavdekshme. Gea, Γεά ishte toka. Dorët ndryshonin γ në δ dhe shqiptonin: δã, dhâ. Nëgjuhën shqipe quhet toka: dhê. Uranos, ούραύός. Kjo fjalë me digamë shqiptohet oran-os. Mirëpo vran, vrant, ivrant do të thotë në shqip: me re. Në qoftë se fjalësvran i shtojmë pjesoren greke os,atëherë do të kemi fjalën vranos ose oύραυός, dhe ky është emri me të cilin pellazgëtdhe pasardhësit e tyre të drejtpërdrejtë, shqiptarët, quajnë qiellin si vendndodhja ereve. Bashkimi i Geas dhe Uranit, që do të thotë i Tokës dhe i Qiellit, kadhënë Rhea dhe Chronos. Rhea në gjuhën shqipe do të thotë:Reja, grumbuj resh. Chronos, χρόνος, ka rrjedhur nga fjala shqipe Kohë. Në disa vende tëShqipërisë transformohet k në r dhe, në vend që të shqiptohetkohë,shqiptohet rohë. Kohn dhe rohn do të thotë: Kohë; po t’i shtosh pjesorengreke os, atëherë marrim rohnos, χρόνος. Nga Rhea lindi Zeus Ζεύς (Jupiter), Zaa, Zëë në gjuhën shqipe do të thotë: Zëri.Rhea, Reja nuk mund të pillte veçse me anë të shkreptimës, shpërthimit; shpërthimidha një ton: kjo është bubullima dhe vetëtima, pikërisht Zaa-ni, Zëë-ri i pellazgëve.Ne e dimë që Jupiteri, orakullin e tij dodonian, e shfaqte me zhurmë, me anë të njëzëri, dhe prandaj zëri, Zëë, ishte Zoti i pellazgëve. Akoma edhe sot thuhet nëShqipëri: Zëë! Lirôna sot së kéq! Zot, na çliro sot nga e keqja! Këto fjalë Zaa, Zëë utransformuan më vonë në Zaan, Zoon dheZoot, dhe sot Zoti, që do të thotë Perëndi,dhe njerëzit betohen për Zoon për Zoot për Zotin. F a q e | 12
  13. 13. Zeus lidhet me Metis Μήτις, inteligjencën, mendimin. Ment do të thotë shqip:inteligjenca, mendimi. Grekët i kanë hequr kësaj fjalen-në, dhe duke i shtuarpjesoren e tyre is kanë bërë prej saj Metis. Në këtë lidhje është Zeus Jupiteri, nga icili lind Athena Αθηυã(Minerva). Por akti i lindjes krijohet në kokën e Jupiterit, nëselinë e inteligjencës, dhe na nxjerr Athena-në ose Athene-në (Minervën). Grekët, qënuk ruajtën asnjëfarëlloj kujtimi nga gjuha pellazge, nuk kanë mundur kurrë t’i japinfjalës Athena ndonjë kuptim racional dhe prandaj qenë të detyruar të kufizoheshin nëhipoteza të thjeshta. Nga ana tjetër, një shpjegim shumë të qartë dhe shumëracional na ofron ne gjuha shqipe. Thanë dhe thënë do të thotë shqip: Me fol; ethana dhe e thëna është të folurit, fjala Athena, Aθηνã është pra, fjala e zotit, ajo fjalëqë gjendet në të gjitha fetë, si në të vjetrat, ashtu edhe në modernet. Fjala e Zotit tëpellazgëve, rrjedh nga lidhja e Zeus, - forcës, fuqisë dhe Metis, - inteligjencës,mendimit. Hera, Ηρα, Junona e grekëve është ajri: êrë, êra do të thotë në gjuhën shqipe:Ajri, era. Nemesis, Νέμεςις, në gjuhën shqipe do të thotë nëmë, nëmës: mallkim, njëgjë, e cila shkakton të keqen, e cila të bën të vuash dhe ndjell keq. Sipas mendimittonë, atributet e Nemesis, ndodhen në kuptimin e fjalës shqipe nëmë, nëmës. Erinët, Εριvvϋες. Kjo fjalë buron nga èrr, errni. Hije, errësirë, ose nga rrënëe,rrënime, rrënoja, dekompozim. Muse, Moϋςαι, shqip, mësoj dhe musoj, do të thotë: unë mësoj, unë japmësim. Musois është ai i cili jep mësim, i cili na frymëzon dijen, që lindi shkencën.Këto janë atributet e Muzave, Musois, mësuese, inspiruese. Thetî, θέτις. Dihet, që Theti prejardhjen e saj ia dedikon detit. Në shqipquhet Déti: deti. Afërdita, - Αφροδίτη, Venus: Venusi është perëndia e dashurisë, e bukurisë, egjithashtu edhe e Yllit të Mëngjesit. Afërditë do të thotë shqip: afër ditës, Yllit tëMëngjesit. Delos është një ishull që i është dedikuar Dielit. Diel quhet shqip dielli. Në qoftëse i shtohet pjesorja greke os, na del diélos. Latona lindi Dianën (Σελήνη,Selene). Hân dhe Hâna është emri shqip i hënës, dhe Diana është simboli i saj. Selenë. Lénë do të thotë shqip: me lind, lindja. Ne pamë, tashmë, që Zaa,Zëë është Zoti; kështu është pra Zaa ose Zëë selene Zoti, ose perëndia e të lindurit.Ne dimë që Selenë thërritej gjithmonë për të mbrojtur lindjet. Ne po ndalemi këtu, me shembujt tanë, që të mos e lodhim më shumë seç’duhet lexuesin, sepse ne jemi të bindur që shembujt tanë janë më shumë se tëmjaftueshëm për të mbajtur në këmbë pohimin tonë dhe për të ngritur këtupërfundimisht të drejtën e të qenit fëmija i parë, për kombin dhe gjuhën shqipe,kundrejt të gjithë gjuhëve dhe kombësive të tjera që janë të njohura në Europë. Sido që të jetë, ne entuziazmohemi, që i kemi hapur dijetarëve dhe filologëvenjë fushë të re, për zhvillimin e mëtejshëm të tezës sonë, të ngritur nga ne. F a q e | 13
  14. 14. V Përveç riteve të shumta fetare, që kanë lidhje me kultin e vjetër të pellazgëve, qëas Krishti, as Muhameti nuk arritën t’i zhduknin nga shpirti i popullit shqiptar, ekzistonbetimi për gurin, që akoma edhe sot përdoret në malet e Shqipërisë. Ky betim kagjithashtu të njëjtën peshë dhe shoqërohet me të njëjtat rite, si në lashtësi. Të gjithë historianët pohojnë të njëjtën gjë dhe Zh.-Zh.Amperi tregon për faktin nëvijim me të gjitha hollësitë. Përpara se Sula të largohej nga Roma, për të luftuarkundër Mitridatit, kërkoi nga Cina, drejtuesi i partisë së Mariusit, një betim solemn,nëpërmjet të cilit ai të zotohej solemnisht se nuk do të ndryshonte qeverisjen nëRomë, gjatë mungesës së tij. Sula dëshironte që këtë betim, Cina, të mos ta bëntepër perënditë romake, por sipas ritit të vjetër etrusk, të cilët e kishin trashëguar, këtërit, nga pellazgët, dhe që bëhej mbi gurin e shenjtë. Cina e kreu betimin, duke vënënjë gur, në fillim, mbi shpatullat e tij, e duke e hedhur pastaj menjëherë prapa dhenjëkohësisht duke mallkuar veten, nëse ai do të shkelte betimin. Në raste të rëndësishme, kur ishte fjala për të bërë një betim të një rëndësie tëmadhe, u kërkohej pleqve të klaneve shqiptare, pa dallim myslimanë apo katolikë, qëtë bënin betimin te guri. Ky betim ekziston akoma, madje, edhe në kohët tona, në lartësitë dhe në vendet eulëta të Shqipërisë. Ai shoqërohet nga të njëjtat formalitete dhe nga të njëjtat rite dhebetime që përmbajnë shkrimet e vjetra. Ne vetë kemi qenë të pranishëm në malet eShqipërisë, kur ishte fjala për të zgjidhur një sherr, që kishte lindur për punë kufijshtokash midis dy fiseve. Më të moshuarit e dy fiseve fqinj, qenë zgjedhur ngaKuvendi1; për të vendosur për sherrin, ata do të duhej që në fillim të bënin betiminmbi gur. Midis personave që ndanin kanun kishte myslimanë dhe katolikë. Banorët e malësisë së Epirit, Maqedonisë, Ilirisë, domethënë banorët e trungutpellazg ose shqiptar, e kanë edhe sot e kësaj dite zakon të betohen për gurin,sikurse të tjerët betohen për Zotin, për Krishtin, për nderin. Gjithashtu banorët emaleve të Shqipërisë, kanë traditë që kur janë të mbledhur për të kuvenduar –marrin një gur, ose tregojnë në drejtim të një guri – dhe përdorin shprehjen: për këtpeshëdhe banorët e luginave të Shqipërisë, ose Epirit shprehen kështu: për të randëttë këtij guri!. Ne nuk besojmë dhe nuk kemi asnjë shenjë për këtë, që ky rit dhe kjo formëbetimi të jetë futur ndonjëherë në ritet fetare të Greqisë. Ky është një rit primitiv, tëcilin e kanë ruajtur dhe marrë me vete, gjatë shtegtimeve të tyre, vetëm pasardhësite pellazgëve, të cilët e përdornin në vendet, që ata popullojnë sot. Pellazgët, që nukdalloheshin për artet e bukura, dhe që nuk kishin ndonjë arsimim veçanërisht tëshkëlqyer, nderonin thjesht natyrën në shfaqjet e saj në forma të dukshme, nëparaqitjen e saj më të thjeshtë bamirëse. Zotat e tyre ishin: toka, qielli, fusha, mali,uji, guri, dielli, hëna, yjet etj. Populli shqiptar, dhe në mënyrë të veçantë banorët emaleve, betohen edhe sot akoma për tokë e për qiell e për dhé: për qiell e përdhé; për zjarrin dhe për ujin: për kët zjarr e për kët ujë; për malin e për fushën: përmal e për fushë; për hënën e për diellin: për kët diell e për kët hanë, në vend që tëbetohen për Zotin dhe shenjtorët e tij. ___________ 1. tërësia e pleqve të fiseve. F a q e | 14
  15. 15. Këto forma të betimit, të cilat vijnë nga thellësitë e lashtësisë, kanë mbetur tëpandryshuara, si në vetëdijen e popullit, po ashtu edhe nga shprehja e tyre. Tëngulur në një vend në këto 40 shekuj, që kanë kaluar mbi ta, shqiptarët nuk kanëmundur të gjejnë, as fjalë, dhe as sende të tjera, ku të mund të dëshmoninadhurimin, dhe as ide të tjera, për t’i paraqitur prekshëm perënditë. Gjuha, zakonet,besimi, u ka ngelur i njëjtë pellazgjik nga njëra anë e kufirit shqiptar në tjetrën, pa undryshuar nga ndikimi i civilizimit, pa u shndërruar nën ndikimin e shekujve dhendikimi i oportunizmit njerëzor. Është me të vërtetë një fenomen i çuditshëm, se si kjo gjuhë e lashtë, më e vjetrae të gjitha gjuhëve të njohura të Europës, që flitet vetëm nga një popullsi 2milionëshe, ka mundur, megjithatë, të ruhet në origjinalitetin e saj, pa pasur as edhenjë letërsi të njohur. Gjuha, dhe ata që e flasin atë, kanë mundur t’i rezistojnëgjithçkaje, dhe shqiptari ka ngelur gjatë të gjitha periudhave kohore pellazg. Ky fakt ipashpjegueshëm shfaqet jo vetëm në Epir, në Maqedoni dhe në Iliri, domethënë nëzonën që quhet sot në të vërtetë Shqipëri, ku popullsia është kompakte, homogjenedhe e shumtë në numër, por edhe në shumë ishuj të ndryshëm të Arkipelagut, nëmalet e Atikës, në kolonitë shqiptare të Italisë dhe të Dalmacisë, shkurt kudo, ku kytrung populli ka banuar, qoftë kjo në kohët e vjetra, qoftë në kohët e reja. Megjithëseshqiptarët kanë ndërruar fenë e tyre, edhe se janë integruar në shtete të tjerë, kujtimipër besimin fillestar, u ka ngelur atyre i paprekur, gjuha e tyre është ruajtur nëvazhdimësi e pandryshuar nga kontakti me gjuhët e tjera. Këtë fenomen, të konstatuar nga historianët grekë, e shikojmë gjithashtu edhe sotte popujt shqiptarë dhe meriton, vërtet, vëmendjen e plotë të filologëve dhedijetarëve dhe shkenca do të fitonte vërtet shumë, në qoftë se ajo do t’i përkushtohejme zell dhe pasion studimit më të hollësishëm të këtij fenomeni. Pavarësisht nga gjithçka çfarë kemi përmendur deri tani, për të vërtetuarlashtësinë e popullit shqiptar dhe ekzistencën e tij të pavarur në vetvete, jashtëfamiljes helenike, ekzistojnë edhe fakte të tjera, që ndihmojnë, për përforcimingjithmonë e më shumë të mendimit tonë. Në Shqipëri ekziston besimi tek embinatyrshmja në masë të gjerë. Shikohet e nxirret horoskopi nga të brendshmet,ose nga kocka të veçanta të kafshëve, nga krahët e zogjve, nga ulërima e ujkut, ngaëndrrat etj. Këto bestytni janë rrënjosur thellë në shpirtin e popullit dhe asgjë nuk kamundur t’i bëjë ato të zbehen. Festat për të vdekurit, pastrimet në ujë dhe shumëzakone të tjera bestytnish, që lidhen me kultin primitiv të pellazgëve, të cilat janëakoma të gjalla, vërtetojnë që shqiptarët, edhe pse janë bërë të krishterë osemyslimanë, në brendësi të tyre, ashtu siç flasin gjuhën e të parëve të tyre, po ashtukanë ruajtur besimin e të parëve të tyre. Kështu perceptohet gjithashtu edhe hakmarrja, gjaku (gjakmarrja), respektivisht, sinjë detyrim i shenjtë, duke presupozuar që shpirti i një njeriu, që është vrarë nga njëtjetër, nuk gjen dot as qetësi dhe as lumturi në botën tjetër, në qoftë se të afërmit e tijnuk vrasin vrasësin ose një nga familja apo fisi i tij. _____________ 1. Qëllimi i Pashko Vasës ishte të tregonte autencitetin e shqiptarëve si pellazgë tëmirëfilltë. (shën. i red. F a q e | 15
  16. 16. VI Duke u kthyer prapë te historia, në vitin 274 p.e.s. Pirro, mbreti i Epirit, mundiAntigonin dhe u bë mbret i Maqedonisë. Kështu Maqedonia dhe Epiri u bashkuannën një sovran të vetëm; por, pas vdekjes së Pirros, maqedonasit bënë revoltë dheAleksandrit, djalit të Pirros, pasi u bë mbret, iu desh që të luftonte me ta. Që nga kjo periudhë kohe, deri në kohën e Perseut, mbretit të fundit tëmaqedonasve, do të shikojmë, se si Maqedonia dhe Epiri, herë ishin të bashkuardhe herë, në periudha të mëdha ose të vogla, shkëputeshin, herë të sunduar ngambretërit e njërës anë dhe herë nga mbretërit e pjesës tjetër; por, asnjëherë nuk iudrejtuan ata grekëve, kur kishin sherr me njëri-tjetrin, as për t’u kërkuar ndihmë, dheas për të bërë aleanca me ta. Kur romakët të provokuar nga Perseu i shpallën atij luftë, republikat greke nuk iofruan atij asnjë ndihmë, sepse lidhja politike e grekëve me Maqedoninë, rezultat isë cilës kishte qenë pranimi i Filipit në “Kuvendin e Amfiktionëve”1, kishte qenë edetyruar nga rrethanat dhe menjëherë sapo ishin hequr arësyet që e mbanin në jetëkëtë lidhje, ishte shpërbërë dhe që prej shumë kohësh nuk ekzistonte më. Pasvdekjes së Aleksandrit të Madh, si maqedonasit ashtu edhe epirotët, si pasojë erivalitetit të gjeneralëve të tij, u kthyen në pozicionin fillestar, kjo do të thotë qëmeqenëse ata nuk kishin asnjëfarëlloj ndjenje bashkësie me racën greke, edheafrimi që ishte bërë ndërmjet dy popujve, i cili ishte bërë nën epërsinë e armëvemaqedonase, nuk mundi të mbahej në këmbë. Në kontrast me grekët, epirotët dhe ilirët, të cilët gjithashtu, janë pasardhës tëpellazgëve, me të njëjtën gjuhë, me të njëjtat zakone me maqedonasit, nxituan përt’iu bashkuar si një trup i vetëm, për t’i ndihmuar, për ta mbajtur së bashku peshën eluftës dhe patën fatin e keq, sepse më pas erdhi beteja e Pidnës2 Maqedonia u ndanë katër provinca të Perandorisë Romake, të gjitha qytetet e Epirit u bënë rrafsh metokën dhe popullsia e tij u skllavërua, ndërsa në të njëjtën kohë, Iliria gjithashtu u bëprovincë romake, mbreti i fundit i saj, Genti, u çua rob në Romë, për të kurorëzuartriumfin e fitimtarit. I njëjti fat i ishte rezervuar edhe Greqisë, pak më vonë, kur romakët e asgjësuanedhe pavarësinë e saj dhe nënshtruan vendin. Ata grabitën dhe shkatërruan jo vetëmpasuritë e Greqisë, por përvetësuan edhe thesarin e saj artistik, tek i cili edhe sot duketshkëlqimi i moçëm i famës së vjetër, dhe e gjenisë së pakrahasueshme greke, që do tëvazhdojë të mahnisë edhe kohët e mëvonshme. Nga tronditja e kësaj kohe, Greqia nuk ka mundur të marrë më veten kurrë.Rizgjimi i shkurtër i Greqisë në kohën e Perandorisë Bizantine, ku u integrua, nuk iështë afruar kurrë shkëlqimit të saj të vjetër. E ndarë në dy provinca, Akaia dhePeloponezi, është shkretuar shumë shpesh nga gotët e bullgarët dhe u rrënua sëbashku me Perandorinë Bizantine. _______________1 “Liga e Fqinjëve”.2 “Beteja e Pydnas” 168 p.l.K. ndërmjet romakëve dhe maqedonasve F a q e | 16
  17. 17. Pastaj pasuan kryqëzatat, të cilat e copëtuan vendin, sipas sistemit të vjetërfeudal në ngastra, dhe po aq keq edhe shtypnin. Kështu hodhi themelet barbaria ePerëndimit mbi rrënojat e civilizimit të vjetër, asgjësimi i të cilit u vulos prej saj. Edhe Epiri, Maqedonia dhe Iliria, të cilat u degraduan në provinca të thjeshta, nukkishin fare marrëdhënie me Greqinë. Ndryshimi i racës, i botëkuptimit, i interesave,që nuk mund t’i linin ata të bashkoheshin në një ide kombësie, fshinë edhe gjurmët efundit të lidhjes së vjetër të përkohshme politike të tyre. Dyndjet e gotëve, bullgarëve dhe të barbarëve të tjerë i dhanë goditjenvdekjeprurëse Perandorisë së Lindjes, e cila nëpërmjet sistemit të saj despotik tëqeverisjes dhe administrimit të keq, e kishte humbur forcën e vet, dhe kështu u bëgjahu i Perëndimit, që e copëtoi përpara se të binte plotësisht pré e otomanëve. Në mes të kësaj fatkeqësie të pamasë, që peshonte shumë mbi shpatullat epopullit, po zbehej mendimi i të qenit një kombësi, gjithnjë e më shumë njerëzit nuk endienin më veten si qytetarë të të njëjtit atdhe. Gjithashtu fanatizmi fetar asgjësoiedhe gjurmën e fundit të dashurisë për atdheun, idenë e racës dhe të përkatësisë sëpërbashkët dhe, vendosi në vend të tyre, antagonizmin midis fitimtarëve dhe tëmundurve. Njëra palë shtypte, tjetra vuante, njëra palë shtyhej, tjetra rrinte pasive,njëra palë e ndiente veten të komunitetit mysliman, të tjerët gjetën një lidhje tëpërbashkët si të krishterë. Të krishterët e Greqisë asimiluan të krishterët e pjesës tjetër të perandorisë, dhepas përmbysjeve të para të shkaktuara nga pushtimi turk, u dhanë pas tregtisë,lundrimit dhe bregdetit. Në kontrast nga grekët, ata epirotët, ilirët dhe maqedonasit,domethënë fiset që ishin të racës së pastër pellazge, të cilëve të huajt, së fundi ukishin vënë emrin kolektiv, albanë, nën idenë e patriotizmit u bashkuan dhe nëshekullin e 15 i bënë sundimit otoman rezistencë shumë të fortë. Ne shikojmë në të vërtetë, se si, në këtë shekull e gjithë shqiptaria ka kapurarmët, për të mbrojtur pavarësinë e vendit. Gjergj Kastrioti, i quajtur nga turqitSkënderbe, u mori turqve, pasi kishte jetuar si peng te sulltani, Krujën dhe të gjithëzotërimet e stërgjyshërve të tij, që ata ia kishin përvetësuar me dhunë. Në emër tëshqiptarëve dhe me përkrahjen e tyre, ai i deklaroi luftë të dy sulltanëve më tëfuqishëm të Perandorisë Otomane, Muratit IV dhe djalit të tij Mehmetit, asgjësuesit tëPerandorisë Bizantine, pushtuesit të Kostandinopojës. Kjo ishte koha e bashkimit shqiptar, koka e të cilit ishte Skënderbeu. Ne nuk pojapim të dhëna biografike të hollësishme për këtë burrë të jashtëzakonshëm. Namjafton të konstatojmë, që në atë kohë kur askush dhe asgjë nuk mund t’i bënte dotrezistencë armëve turke, Skënderbeu ishte i vetmi, ai me shqiptarët e tij, që i tregoiballin atyreve dhe bëri 22 beteja me turqit. Këto fakte historike flasin vetë me zë tëlartë mjaft mirë dhe s’kanë nevojë për komente. ____________ 1. Lidhja e Lezhës (shën. i red.). F a q e | 17
  18. 18. Nga këto ngjarje del një fakt i ri për tezën tonë. Gjatë kësaj kohe, udhëheqësit,dhe fiset shqiptare të gjithë tërësisht, iu bashkuan Lidhjes1. Ndërkohë që Leka –princi i Dukagjinit, Arianiti – zoti i Kaninës dhe i Vlorës, Bozhdari – kreu i Artës dhe iJaninës, Moisiu – kreu i Dibrës, Topiajt, Stresët, Kukajt, Shpatët, Vranët, Engjëjt dhe njënumër princash të tjerë dhe udhëheqës fisesh shqiptare, ishin radhitur nën komandën e lartëtë Skënderbeut, popullsitë e Greqisë ndejtën krejt mënjanë dhe nuk bënë asgjë, për tëmbështetur lëvizjen kombëtare shqiptare. Ky indiferentizëm i hapur është një dëshmi më shumë, që tregon se grekët nuk usolidarizuan me pasardhësit e vërtetë të pellazgëve; ata nuk besonin as nëpërkatësinë e racës dhe as në të qenurit kushërinj, politikisht ose moralisht. Ndarja evjetër, ndarja e prejardhjes u shfaq për herë të tretë po aq shprehëse dhe popujtndenjën edhe në këtë çast poashtu të ndarë, qëndruan gjithashtu si të huaj ndajnjeri-tjetrit, si në kohën e sulmeve perse, si në kohën e pushtimeve romake. VII Pas vdekjes së Skënderbeut, i cili vdiq nga mesi i shekullit të 15, turqit pushtuanShqipërinë dhe e nënshtruan, nga fillimi deri në fund, cep më cep, ashtu siç kishinnënshtruar Greqinë më parë. Ngjarjet në Shqipëri u zhvilluan njëlloj si kishin ngjarëedhe në Greqi. Një pjesë e popullsisë iku në Itali, pjesa tjetër u konvertua nëmyslimane ndërkohë që pjesa më e mirë e popullsisë ndenjti në vend, duke iqëndruar besnike fesë së krishterë, qoftë ortodokses ose katolikes. Nënshtrimi i Shqipërisë, nuk qe në asnjë mënyrë në gjendje, të asgjësonte shpirtinluftarak të fiseve të saj. Banorët e maleve të pakalueshme dhe jopjellore nuk kishintokë të mjaftueshme për t‘iu përkushtuar bujqësisë dhe nuk kishin as qafë për t’upërkulur nën zgjedhën e veprimtarive të tjera si dhe për t’u hedhur në krahët etregëtisë dhe industrisë. Populli shqiptar e ruajti vazhdimisht karakterin e tij të lashtëdhe kujtimin e bëmave të vjetra. Ai mbeti një popull luftëtarësh, një popull i lindur përushtarë, ashtu siç kishin qenë dhe paraardhësit e tyre. Me këtë shpirt luftarak ngelënnjëlloj, si ata, që ishin bërë myslimanë dhe ata që ngelën katolikë. Të gjithë i mbajtënarmët dhe i gëzoheshin instinkteve të tyre luftarake. Ushtritë që merreshin nga Shqipëria, ishin të përziera dhe nuk kishte rëndësi nëseushtarët ishin myslimanë apo katolikë, ata ishin qytetarë të të njëjtit vend, pasardhëssë të njëjtës racë, dhe ata rrëmbyen armët e, pa dallim, luftuan me trimëri përçështjen e Perandorisë Osmane. Në distriktet malore të Shqipërisë, katolikët gëzonin në krahasim nga katolikët nëpjesë të tjera të Perandorisë Osmane, liri dhe privilegje, që me përjashtime shumë të F a q e | 18
  19. 19. vogla, ishin pothuajse njëlloj me ato të bashkëkombësve të tyre myslimanë.Pashallarët e Shqipërisë kanë qenë gjithmonë të rrethuar nga udhëheqës ushtarakë,që ishin, pjesërisht myslimanë dhe pjesërisht të krishterë, dhe mbështeteshin tebesnikëria e tyre, pa dallim feje. Të gjitha racat e tjera, që nuk i përkisnin racës shqiptare, i qëndruan largkomunitetit mysliman dhe nuk donin të kishin të bënin me myslimanët. Ata e kishinpranuar në heshtje fatin e të mundurve, dhe u treguan të gatshëm të jetonin në njëgjendje vasaliteti. Duke ndenjur në këtë pozicion ata e humbën zakonin e të mbajturittë armëve dhe kështu tërhoqën dyshimin dhe përçmimin e myslimanëve, të cilëtmbetën kasta luftarake. Gjithashtu të gjitha racat e popujt, që nuk ishin shqiptare,nuk e kanë njohur kurrë ndjenjën e detyrës, ndjenjën e të mbrojturit me armë tëatdheut të përbashkët dhe ata të gjithë ikën e përfunduan në punë si tregtia,industria, bujqësia, ashtu si skllevërit e mesjetës. Në fillim të periudhës sonë ne gjejmë Mustafa pashën e Shkodrës dhe AliTepelenën, pashain e Janinës, të cilët ishin bërë kaq të pavarur, saqë Portën e Lartëkishte filluar ta frikësonte pavarësia e tyre. Njëri sundonte pjesën e sipërme dhe tjetripjesën e poshtme të Shqipërisë dhe të dy e kishin kuptuar dhe i bashkuan si një trupi vetëm elementët myslimanë e të krishterë, në të njëjtin mendim patriotik, dhe ifrymëzuan të dyja palët, në të njëjtën mënyrë, me shpirtin e famës luftarake. Tëmbështetur edhe nga bejlerët myslimanë, kapedanët e katolikëve dhe shefat efiseve, që të dy e kishin kuptuar se si të ngriheshin në një lartësi tëpakrahasueshme. Por rivaliteti, që shpërtheu midis tyre, i shkatërroi ata. Filluan tëluftojnë me njëri-tjetrin, sjellja e tyre si tiranë, i largoi nga populli, i cili në fund fare ibraktisi dhe ata përfundimisht u shtruan me dhunë nga sulltani. Ishin kleftët dhe udhëheqësit shqiptarë, që i përkisnin ortodoksisë, që i dhanëGreqisë së re heronjtë më të mëdhenj në luftën çlirimtare. Boçari, Karaiskaqi,Xhavella, Miauli, Bulgari dhe shumë luftëtarë të tjerë ishin shqiptarë, që e bënë tëtyren kauzën e Greqisë, të udhëhequr nga shpirti i tyre luftarak, të etur për aventuradhe luftë, dhe përveç këtyre edhe nëpërmjet fesë, që e kishin të njëjtë me tëgrekëve. Lufta çlirimtare greke nuk është e mundur të jetë parë, si luftë kombëtareprej udhëheqësve të ashpër shqiptarë. Ata e kuptonin atë, si luftë fetare. Ata ishin tëkrishterë dhe luftonin kundër myslimanëve. Ishte lufta e kryqit kundër gjysmëhënës,kështu që edhe këtu doli në dritë, sikurse te të gjithë popujt europianë, që qytetarët etë njëjtit atdhe, ia marrin shpirtin njëri-tjetrit në emër të fesë dhe nuk i pranojnë farebesimet e tjera. Po, është e tmerrshme të shikosh, deri në çfarë grade mund t’irrëmbejë njerëzit verbëria, fanatizmi fetar dhe urrejtja klasore. Megjithëse jemi të detyruar të pranojmë, që pas pavarësisë së Greqisë,udhëheqësit shqiptarë, të dehur nga fitorja dhe nga pozicioni i tyre i shkëlqyer, tëcilin e kishte fituar heroizmi i tyre midis grekëve, e quajtën veten helenë dhe morënshtetësinë greke, ne kurrën e kurrës, në asnjë mënyrë, nuk mund të përfundojmë qëtë gjithë anëtarët e fisit të këtyre individëve ishin helenë. Gjëra të tilla të ngjashme kanë ndodhur vazhdimisht dhe do të ndodhin edhe në tëardhmen, do të dalin gjithmonë individë të veçantë të një kombi, që do të marrinkombësinë e një kombi tjetër dhe shikojmë, se si, në Francë, njerëz të fiseveangleze, irlandeze, greke, ose italiane, bëhen francezë, pasi kanë jetuar për njëfarëkohe të gjatë në Francë. E njëjta pamje na del përpara në Angli, në Rusi dhe kudogjetkë; por kjo e gjitha vërteton vetëm, që individë të veçuar mund ta ndryshojnëkombësinë e tyre, me dëshirë, ose të detyruar nga presionet e rrethanave, por ky F a q e | 19
  20. 20. veprim, nuk është e mundur të ketë influencë te kombësia e bashkëkombësve tëtyre. Përveç kësaj, ia vlen të përmendet se të gjithë shqiptarët që gjenden në Greqi dhejanë bërë nënshtetas grek, nuk kanë pushuar kurrë së foluri gjuhën e tyre dhekështu ata formojnë një familje të veçantë, midis të huajve, sepse nuk e kanë harruarprejardhjen e tyre as nuk i kanë harruar doket. Në qoftë se jemi të detyruar, të pranojmë, që ekzistojnë shqiptarë me nënshtetësigreke, nuk mundet të pranohet kurrë, që shqiptarët të jenë racë helene, dhe as qëkëta dy popuj të kenë të njëjtën kombësi si dhe as që ata të kenë të njëjtat prirje. Por edhe në qoftë se do të donim të pranonim që të krishterët e Shqipërisë (Epiritose Maqedonisë) do të mund t’i mbanim për grekë, sepse kanë të përbashkët mehelenët, fenë e njëjtë ortodokse, ose sepse në shkollat e tyre mësohet greqisht dhesepse individë të veçantë të tyre e flasin këtë gjuhë me kënaqësi, atëherë do të naduhej të pranonim, që katolikët e Shqipërisë janë italianë, sepse mësojnë e flasinitalisht dhe ushtrojnë të njëjtat rite fetare si italianët; por të pasurit të përbashkët tëkëtyre gjërave, nuk e ka bërë kurrë Italinë të mendojë që të kërkojë t’i shikojëkatolikët e Shqipërisë, që të kenë edhe gjënë më të vogël farefisnore të përbashkëtme fiset e Italisë dhe po ashtu, katolikët shqiptarë nuk e kanë çuar ndonjëherë ndërmend që të kenë afërsi farefisnore me popujt e Italisë për shkak të riteve fetare tëpërbashkëta. Siç i shikojmë gjërat, shqiptarët, qofshin mysli-manë, ortodoksë apo katolikë, kanëmbetur të njëjtët, kanë ngelur ata që kanë qenë gjatë 30 shekujve: Populli më i vjetëri Europës, raca më e pastër e të gjitha racave të tjera të njohura. Një racë, qënëpërmjet një fenomeni, që i afrohet mrekullisë, që ne nuk mund ta shpjegojmë dot, ika bërë ballë të gjitha stuhive të kohës, që normalisht e ndryshojnë dhe etransformojnë gjithshka, një racë që e ka kuptuar, se si ta mbajë gjallë gjuhën e saj,pa ndonjë letërsi të veçantë, pa ndonjë civilizim të gjerë, që e ka kuptuar, dhe kjo kakuptim akoma më të madh, ia ka dalë ta ruajë tipin e vet origjinal dhe karakteristik,pa u treguar e papajtueshme dhe pa kundërshtuar, në shfaqjet e veta të jashtme,besimin dhe ritet e atyre feve, që ishin përhapur si fitimtare gjatë ndërrimit tëshekujve. Por ekzistojnë edhe një varg idesh të tjera te të cilat ne duam të drejtojmëvëmendjen e dijetarëve dhe filologëve për të na mbështetur për të mbajtur në këmbëargumentet tona. Ne nuk e kemi të nevojshme, të tërheqim vëmen-djen në mënyrë të veçantë, qëishte Konstandini, perandori i romakëve, ai që e zhvendosi selinë e perandorisë nëBizant, as që më vonë, kjo perandori e pafundme u nda në dy pjesë, njëra pjesë e sëcilës, mori emrin Perandoria e Perëndimit dhe tjetra Perandoria e Lindjes, as që mëvonë, nëpërmjet një abuzimi, pjesa e fundit u quajt Perandoria Bizantine osePerandoria Greke. Këto janë gjëra elementare, që i njeh çdokush. Në këtë mënyrëështë e qartë, që nuk ishin grekët ata që themeluan Perandorinë Greke dhe qënënshtruan Perandorinë Bizantine; kjo ishte vepër e romakëve. Në qoftë se më vonëperandoria u quajt greke, kjo s’do të thotë në asnjë mënyrë, që ishte një krijim grek,por sepse, meqenëse perandorët, që pasonin njëri-tjetrin dhe shumica e popullataveqë ishin të varura prej tyre, u ndanë nga kisha romake dhe pranuan një rit fetar, që uquajt grek, për ta dalluar nga riti tjetër që quhej romak ose latin. F a q e | 20
  21. 21. Duke patur parasysh këto fakte, njeriu është i detyruar të pranojë qëpërcaktimi Perandori Greke, nuk ka absolutisht kuptim kombëtar, por vetëm njëkuptim fetar, dhe që vetëm nëpërmjet abuzimit me emrin, u arrit të vihej deri këtu, qëtë përcaktoheshin si grek, jo vetëm ata që i përkisnin racës dhe kombësisë greke,por gjithashtu edhe ata, të cilët i përkisnin racave të tjera, dhe që kishin pranuar ritine Kishës orientale greke. Akoma më me zell i mbahemi ne mendimit tonë, meqë, që nga ndarja e Fotiusittdhe akoma më vonë, Perandoria e Lindjes nuk quhej ndryshe, veçse PerandoriaRomake. Si perandorë romakë, perandorët e Bizantit mbanin deri vonë, emrinadministratorë të Ravenës1 dhe gjithashtu, një numër të madh vendesh të tjera qëndodhen në zemër të Italisë. Emri grek, që iu ngjit nënshtetasve të kësaj perandorie, ishte thjesht, romei,romakë, edhe sot i quajnë arabët banorët e Perandorisë Osmane, që nuk janë tëracës armene, me emrin rumî, romei, dhe gjithashtu përcaktojnë meemrat rumei dhe romei pushtuesit romakë, themeluesit e perandorisë, dhe në asnjëmënyrë burrat e racës greke. Arabët e ditëve tona, madje edhe kur është fjala përmyslimanët, zyrtarë të qeverisë turke, i përcaktojnë ata me emrinshpërfillës rumi, burrë romak i bardhë, sepse arabët i urrenin dhe i përçmoninromakët, ata ishin armiqtë e tyre për vdekje. E përbashkëta e të pasurit të njëjtën fenuk i ka ndryshuar dhe as i ka zbutur këto ndjenja. Kështu përcaktojnë, gjithashtu, bijtë e shkretëtirës edhe sot me emrin rumî atanjerëz, që morën sundimin e vendit të tyre në dorë pas romakëve. Vetëm pasi lulëzoi Perandoria Osmane mbi gërmadhat e Perandorisë Bizantinedhe kur pushtuesit e rinj kishin marrë emrinosmanllinj, atëherë filloi përdorimi ipërcaktimit romeî për banorët e perandorisë, që e quanin veten të fesëortodokse. Romeos u bë në gjuhën popullore sinonim me grek. Hapësira që iu dha kuptimit të këtij emri dhe abuzimi që u bë në vijim me të, ebënë atë, në fund të fundit, pak a shumë përgjithësues. Me të përcaktoheshin, nëfillim, romakët, themeluesit e perandorisë, pastaj të krishterët e riti ortodoks, dhe mëvonë, edhe njerëzit e racës dhe kombësisë greke, sikurse edhe ata që ndanin me tatë njëjtat dogma dhe parime fetare. Ndodhi njëlloj si me islamizmin: Me emrin turknuk kuptohej kombësia, por ky emër iu vu të gjithëve që kishin pranuar islamizmin,pa bërë asnjëfarëlloj dallimi. Në mungesë të një kombësie të vetme, ishte fejamyslimane, që e zuri këtë vend dhe që bashkoi myslimanët e të gjitha racave dhe etë gjitha kombësive, në një ide të vetme, fetare dhe politike, e cila nuk përbënte njëkombësi, por një fuqi të madhe, një perandori po aq të tmerrshme sa edhe ajo eromakëve të vjetër, paraardhësve të tyre. ____________ 1. Exarchat for Ravena – Ravena ishte kryeqyteti i Perandorisë Romake të Perëndimitpër kohën. F a q e | 21
  22. 22. Sot po bëhen përpjekje duke pasur parasysh, pasionet dhe lakmitë e ditëve tona,për të futur në qorrsokak, nuk po them shkencën, - e cila qëndron e patundur dhe epandikueshme ndaj interesave dhe epsheve të kombësive të ndryshme, - por,opinionin publik, të cilin ndonjëherë e gënjejnë, dhe çështjet që bazohen në principetë gabuara, ia paraqesin atij si të favorshme për të. Disa besojnë se të gjithë ata njerëz që kanë pranuar fenë greke dhe, për këtëarësye, kanë qenë të detyruar të mësojnë gjuhën greke, janë grekë nga raca dhenga prejardhja. Mbi këtë bazë qëndrojnë mbështetësit e panhelenizmit kurpretendojnë si të tyren një pjesë të popullsisë së Epirit dhe të Maqedonisë. Por, dukeu bazuar në shtjellimin tonë dhe te provat që ne sollëm në favor të argumentevetona, pretendime të tilla janë të palejueshme, ato nuk qëndrojnë dot në këmbë parahistorisë dhe përpara fakteve që dolën prej saj. Gjithashtu edhe kuptimi, qëmundohen t’i japin fjalëve dhe gjërave, është një punë falsifikimi, që ka shumë pakargumentim për t’u besuar nga njerëzit dhe për t’u sanksionuar nga shkenca. Në qoftë se islamizmi i bashkoi njerëzit në një njësi fetare, që ishte një bashkimfunksional, që favorizonte të gjitha dëshirat që sillnin triumfin e besimit, duke lënëmënjanë çështjen e kombësisë, ky fakt nuk mund të na shërbejë ne si premisë, përtë dalë në përfundimin, që të gjithë ata të cilët, në pjesën europiane të Turqisë,kishin pranuar fenë greke, janë të racës helene. Identiteti i besimit fetar e ka ushtruar këtë pushtet dhe te muhamedanët,themeluesit e Perandorisë Osmane, e ka nxjerrë në pah këtë fenomen. Por kjo gjënuk mund të deklarohet si një e drejtë dhe as si një provë e kombësisë helenike tëortodoksëve të Epirit, të Maqedonisë etj., etj. Në ditët e sotme dëgjojmë, që myslimanët e Epirit dhe të Maqedonisë etj., tëquhen shqiptarë dhe, nga ana tjetër, quhen të krishterët e të njëjtit vend, grekë,helenë. Broshurat dhe gazetat e kohëve të fundit, e kanë përsëritur papushim këtëpërcaktim, pa e vrarë mendjen njeri për saktësinë e saj. Por ata, që i lënë të kalojnëpa vënë re këto dallime, gabohen në një mënyrë shumë të trashë, sepse ata lënë pamarrë në konsideratë një nga vrojtimet më të thjeshta, d.m.th. lënë pa menduar, qëmyslimanët e Epirit dhe të krishterët e këtij vendi janë thjesht vëllezër, i përkasin tënjëjtës racë, dhe që në venat e tyre qarkullon i njëjti gjak, dhe se paraardhësit e tyrejanë të njëjtë. Para pushtimit otoman, ka pasur vetëm të krishterë ortodoksë, të cilët, sipasprirjeve dhe për shkak të interesave të tjera, pranuan islamizmin, sikurse edhemyslimanët e pjesës së sipërme të Shqipërisë kanë qenë vetëm katolikë dhe u bënëmuhamedanë, sikurse myslimanët e Greqisë që ishin grekë dhe pranuan islamizmin. Të thuash që vetëm myslimanët dhe katolikët, të cilët nuk i përkasin Kishës greke,janë shqiptarë, do të ishte njëlloj sikur të duash të pretendosh që ortodoksët e tënjëjtit vend janë helenë, vetëm sepse i përkasin Kishës ortodokse; kjo do të thotë qëbesimin fetar ta vendosësh përpara principit të kombësisë, si dhe ta zëvendësoshracën me dogmën, atdheun ta futësh poshtë riteve, gjë që s’bëhet. Në qoftë se popujt e Epirit, ata që janë më afër kufirit grek, e flasin pjesërishtgjuhën greke, as kjo nuk mund të përdoret për të folur, në favor të pretendimit tëturpshëm, që kemi përmendur më sipër. Gjeografikisht, etnologjikisht dhe historikishtne provuam që Epiri dhe Maqedonia kurrë s’kanë qenë pjesë e Greqisë: Raca ebanorëve, gjuha e tyre, zakonet, institucionet civile, politike e ushtarake, gjithçkaështë e ndryshme nga ato të grekëve. Ashtu si etolianët, të cilët banonin në kufi me F a q e | 22
  23. 23. Epirin, që flisnin një gjuhë gjysmë-pellazgjike dhe gjysmë-greke, po ashtu edheepirotët, që jetonin në kufi me Greqinë, natyrisht kanë mësuar shumë fjalë greke dhei kanë përzierë këto me gjuhën e tyre. Kjo nuk është ndonjë gjë për t’u habitur. Porvetëm epirotët që ndodheshin në kufirin më të afërt me Greqinë, kanë marrë fjalëgreke. Sa më tej nga kufiri të tërhiqemi, aq më e rrallë do të bëhet gjuha greke dhehumb plotësisht në rrethet e Filatit, Margëllëçit, Gjirokastrës, etj., ku populli, qoftëmysliman qoftë ortodoks, njeh vetëm gjuhën shqipe në të gjithë pastërtinë e saj. Përveç kësaj, nëqoftëse gjuha greke është pranuar dhe kultivuar në disa distriktetë Epirit, të cilat ndodhen në kufi me Greqinë, ky fakt shpjegohet, në radhë të parë,për shkak të afërsisë gjeografike, dhe pastaj për shkak të fesë ortodokse, besim i cililutjet ua mëson besimtarëve në gjuhën greke, dhe në fund fare, nga indiferentizmi iqeverisë otomane, e cila asnjëherë nuk ka menduar që arsimin ta kultivojë me bazëtë gjerë dhe të njëtrajtshme për të gjithë pa përjashtim. Duke munguar shkollat e organizuara nga autoriteti politik, mësimi i popullit ra nëduart e priftërinjve dhe të dhaskenjve helenë, dhe i shërben gjuhës greke, përshkak të mungesës së një letërsie shqipe ose pellazgjike, si për mësimin ashtu edhepër lutjet. Ky fakt është akoma më bindës, po të kemi parasysh që në pjesën e sipërme tëShqipërisë na shfaqet e njëjta tablo në lidhje me popullsinë katolike. Gjithashtu edheatje qeveria otomane nuk ka bërë asgjë për arsimin, dhe atje kisha, veçanërishtpriftërinjtë dhe murgjit françeskanë me prejardhje italiane, ishin ata që jepnin mësimfenë, që udhëhiqnin kishën, që hapnin shkolla, në të cilat mësohej njëkohësisht nëgjuhën shqipe dhe italiane. Megjithëse priftërinjtë italianë të Shqipërisë së Sipërmeas nuk e çonin nëpër mend për ta italianizuar popullin dhe për t’ia zhdukur kombë-sinë, prapë se prapë, vetvetiu, nëpërmjet afërsisë me Italinë, nëpërmjet lidhjevetregtare me të dhe gjithashtu, nga kujtimi i kohës së sundimit të Republikës sëVenedikut, gjuha italiane gjeti rrugë hyrjeje. Por megjithatë gjuha shqipe si gjuhë evendit nuk u përçmua, as nga lutjet, dhe as nga kisha. Ne i jemi mirënjohës, pikërishtklerit katolik, për ato pak libra, që janë shtypur në gjuhën shqipe dhe që ekzistojnëedhe sot, dhe do të jenë, ndoshta, këto libra, që do të mund të bëhen shtyllat e njëletërsie, që nuk ka ekzistuar deri më tani dhe që, ndoshta mund të jetë e thënë që, tëmarrë një vend të fuqishëm në civilizimin europian. Feja dhe studimi i gjuhëve, qoftë greqisht, italisht ose turqisht, janë vetëm mjetendihmëse për të zhvilluar inteligjencën dhe moralin e një populli; por ato nuk mundenkurrë ta ndikojnë racën, ato mund të transformojnë kombin – një komb, që ngelet njëdhe i pandarë për të gjithë albanezët, për të gjithë shqipëtarët, qofshin këtabesimtarë të Jezusit ose të Muhametit, qofshin këta adhurues të kultit latin ose tëkultit grek. F a q e | 23
  24. 24. VIII Ne vërtetuam në ekspozenë tonë qartë dhe pa lënë asnjë fije dyshimi se populli i parë që e shkeli në kohët elegjendës kontinentin grek, ka qenë populli pellazg. Në këtë të vërtetë nuk ka mënjeri sot që të mund të ketë dyshime, sepse kjo e vërtetë është futur në faktethistorike që janë të fiksuara në mënyrë të pakundërshtueshme nga shkenca dhefilologjia. Gjithashtu u soll dëshmia që, më vonë, janë derdhur mbi Greqi popuj të tjerë tëdrejtuar nga udhëheqës të ndryshëm, që u vendosën në vendin e pellazgëve, të cilëti shtynë në territore që ndodheshin më lart dhe vetë u vendosën në pjesënbregdetare dhe në rrafshinat e Greqisë. Kjo tërheqje e racës pellazge ka ndodhur shkallë-shkallë, dhe ne shikojmë tëshfaqen, si nëpërmjet mjegullës së kohës, etolianët, jonianët dhe të tjerë, që shpeshjanë përmbledhur nën emrin helenë, një emër që, me të drejtë, mbahet vetëm nganjë fis që banonte në Tesali dhe ne shikojmë se si secili nga ata popuj, që kemipërmendur më lart, nën emrin kolektiv, helenë, vazhdimisht i shtynë pellazgët më tej. Më vonë na shfaqen dorianët në sipërfaqen e tokës, të cilët nga ana e tyre,përzënë etolianët dhe jonianët, dhe këta të fundit u tërhoqën tutje në Azinë e Vogël,dhe themeluan atje qytete etoliane dhe joniane duke transmetuar në Azi civilizimin etyre të përparuar. Ne nuk besojmë ta kemi të nevojshme të ndalemi te rivalitetet, te luftërat që uzhvilluan ndërmjet jonianëve dhe etolianëve, ndërmjet atyre jonianëve dheetolianëve që ngelën në Greqi dhe dorianëve, as te luftërat e tyre të brendshme qëvazhduan; sepse para nesh ka qenë Paparigopuli1 i cili në historitë e tij tëshkëlqyera, në mënyrë shumë tërheqëse, ka përshkruar shumëllojshmërinë e ideve,zakoneve, karakterit dhe të prirjeve, duke na treguar se si nëpër shekuj përçarjandërmjet tyre arriti deri në atë gradë, aq sa edhe ata vetë e shikonin njëri-tjetrin sifise të veçantë me prejardhje të ndryshme, saqë pretendonin, se nuk kishin asgjë tëpërbashkët midis tyre, përveç urrejtjes dhe armiqësisë reciproke. Pellazgët në qetësinë e tyre të sigurt, në Epir, Maqedoni dhe Iliri, nuk kishin dhenuk donin të kishin lidhje me racën fqinje të grekëve. Kështu jetonin ata në punë tëvet, duke u mbajtur fort tek institucionet e tyre, që ndryshonin nga ato të grekëve,nuk përziheshin kurrë me ata helenë, të cilët i kishin përzënë, nga vendbanimet etyre dhe, midis atyre dhe grekëve, u zhvillua një urrejtje për të drejtën etrashëgimisë. ––––––––––––– 1. Historian grek i shekullit të 19-të . Megjithatë mendohet akoma, që vetë grekët kanë qenë pellazgë dhe që, nëkohën e shfaqjes së tyre në Europë, do të kenë pas folur pellazgjisht, gjuha grekeose çorba greke u fut më vonë në përdorim, nëpërmjet ndikimit të këngëvehomerike. Ky parakuptim është i drejtë, kjo do të thotë, që është i drejtë deri nënjëfarë mase, d.m.th. është e vërtetë se popujt e parë që shkelën kontinentin grekflisnin vetëm gjuhën pellazge; por ky pohim thuhet vetem në lidhje me pellazgët dhejo me fiset e tjerë që u shtrinë më vonë në Greqi dhe që flisnin një gjuhë krejtësishttjetër. Supozimi grek që shtrohet sot nuk është i argumentuar as nga faktet dhe as F a q e | 24
  25. 25. nga historia. Herodoti dëshmon që helenët kanë pasur një gjuhë të tyren dhe se këtëgjuhë e flisnin vetëm anëtarët e fisit të tyre. Në qoftë se grekët në fillim do të kenëfolur gjuhën pellazge, si është e mundur që ata që erdhën të parët, pellazgët evërtetë, që kanë ngelur në vetvete të pastër në ishullin Hydra (Hidra) dhe në ishuj tëtjerë të Arkipelagut, sikurse po ashtu në malet e Atikës dhe në zona të veçanta tëSamosit, e kanë mbajtur të pastër gjuhën e paraardhësve të tyre, ndërsa banorëvetë tjerë të të njëjtave zona nuk u kujtohet fare kjo gjuhë? Në qoftë se raca dhe gjuha do të kishin qenë të njëjta vërtet për grekët dhepellazgët, atëherë nuk do të ekzistonte ky fenomen. Nëse do të kishin qenë nga enjëjta racë dhe do t’i përkisnin një kombësie, një populli të vetëm, si do të ishte emundur, që ata në mes të pjesës tjetër të gjithë u mbajtën të pastër, ashtu siç ishinkur u shfaqën në kontinent, ndërkohë që të tjerët u transformuan? Një fenomen i tillëdo të ishte i mundur vetëm nëpërmjet një rrëmuje të përgjithshme; por, në qoftë sedo të kishte ndodhur një kataklizmë e tillë, atëherë duhej të kishte nxjerrë në pah tënjëjtat efekte për të gjithë e jo vetëm për fise të veçantë dhe t’i linte të tjerët tëpaprekur. Meqë ra fjala, nuk kemi as edhe më të voglën pikë referimi që të mendojmë se njëkataklizmë e tillë të ketë ndodhur vërtet. Kështu, pellazgët janë raca e parë, që vuri këmbën në kontinentin grek dhe embushi atë nga njëri cep në tjetrin. Asokohe flitej në të gjithë Greqinë gjuhapellazgjike, sepse etolianët, jonianët, dorianët, helenët nuk ishin shfaqur akoma nëkontinent dhe, si rrjedhim, gjuha greke nuk mund të ishte folur akoma atje. Por nëçastin që u shfaqën etolianët, jonianët dhe dorianët, pellazgët tërhiqen, shpëtojnënga sulmi i të ardhurve të rinj, dhe marrin me vete gjatë tërheqjes, gjuhën e tyre,zakonet, besimin dhe hyjnitë e veta dhe kudo ku vendosen, larg nga Greqia, nëmajat më të larta të maleve apo në humnerat e detit, ata i ruajnë të gjitha këto gjëratë shenjta, si amanetin më të shenjtë të të parëve të tyre, i ruajnë këto thesare, nëgjendje funksionale, përmes të gjitha periudhave të kohës, pa u tronditur ngandryshimet politike dhe fetare të shekujve. Po ashtu edhe helenët, qofshin këta vetëm etolianët, jonianët ose dorianët, eruajtën gjuhën e tyre, ndoshta mund të jetë e njëjta gjuhë që ata flisnin në çastin qëu shfaqën në Greqi, ndoshta e kanë ndryshuar dhe përmirësuar më vonë, kjo nuk karëndësi, është e njëjta gjë. Por një gjë është e sigurt, që kjo gjuhë greke, këto gjuhë etoliane, joniane, dorianeme të gjitha kthesat dhe përjashtimet, kanë një gjë të përbashkët, që nuk kishin fareanalogji me gjuhën e pellazgëve, përveç atyre rrënjë-fjalësh, që e shfaqin të gjithagjuhët që e kanë prejardhjen nga i njëjti burim, nga rrënja e gjuhës ariane dhe esanskritishtes. Këtë gjuhë grekët e kanë ruajtur, madje, edhe në zonat ku banonin tëpërzier me pellazgët, të cilët gjithashtu, e kanë ruajtur gjuhën nga ana e tyre të plotë,siç e kanë patur të parët e tyre. Sigurisht njerëzit e fisit pellazg, që ruajtën gjuhën e tyre si të tillë, në raste tëveçanta e mësuan gjuhën greke, por nuk dimë që grekët, të kenë folur gjuhënpellazgjike, të kenë ruajtur ndonjë kujtim të saj. Në veprat e grekëve të vjetër, nukgjejmë asnjë citat, as edhe një udhëzim që të mund të na vërtetonte neve tëkundërtën. F a q e | 25
  26. 26. Që ta përfundojmë, duam edhe njëherë të përsërisim, që ka patur burra tëshoqërisë së lartë që i përkisnin fisit pellazg, që, ndërsa, njëkohësisht me ruajtjen egjuhës së tyre, të cilën grekët e konsideronin gjuhë barbare, duke kuptuaravantazhet që mund t’i sillte gjuha greke, e mësuan dhe e studiuan me dashuri këtëgjuhë; por populli, shpirti i kombit, nuk e njihte atë, nuk e fliste atë. IX Faktet e sjella nga ne, nuk ka gjë, që t’i trondisë. Pasi ne, duke u bazuar tehistoria dhe tek transmetimet, i vrojtuam të gjithë shekujt me radhë, depërtuam derinë kohën e hershme të shfaqjes së pellazgëve në kontinentin grek, ndaluam gjatëecjes në etapa të ndryshme dhe, me faktet në dorë, kemi treguar se shqiptarët janëpasardhësit e tyre të vërtetë. Nuk na ngelet gjë tjetër, veçse të skicojmë gjendjen në të cilën gjendet sot popullishqiptar. Për ta plotësuar studimin tonë, do të përshkruajmë ekzistencën e tijaktuale, organizimin e tij politik, nevojat e tij, shpresat dhe dëshirat e tij dhe,megjithëse nuk mendojmë t’i ofrojmë lexuesit një vepër të përfunduar plotësisht, iabëjmë qejfin vetes, se të paktën kemi qenë një nga të parët që ka bërë njëprojektide, me konture shumë të qarta për këtë temë. Politikanët dhe dijetarët do tëmundin t’i gjejnë edhe elementet me pluhur për t’i thelluar studimet e tyre dhe për t’idhënë punës sonë atë zhvillim, për të cilin ata janë të aftë. I ngelur në dorë të instinkteve të tij, përshkuar nga legjendat e tij të vjetra, të cilatzëvendësojnë për të historinë dhe legjislacionin pa literaturën e tij, që ia kishinvjedhur dhe i rrethuar nga mijëra vështirësi, të cilat kontribuan për ta frenuarzhvillimin e tij moral dhe material, populli shqiptar ka ngelur fatkeqësisht mbrapa, karuajtur të njëjtin këndvështrim, si në epokat e hershme të shpërnguljeve të tij. Me një karakter te theksuar krenar dhe i pajisur me një dashuri tëjashtëzakonshme, për vdekje, për racën dhe traditat e tij, nuk është përzier as meracat e tjera, dhe as nuk ka mundur të zhvillohet më lart në ekzistencën e vet, dhegjithashtu, nga pikëpamja e civilizimit dhe e zhvillimit, është parakaluar nga fqinjët etij, pa u mbytur nga ndjenjat e veta fisnike kombëtare, në ruajtjen e kombëtarisë sëtij, të gjuhës, dinjitetit dhe të të drejtave të tij. Pellazg nga prejardhja dhe pellazg ngazemra, i drejtoi të gjitha përpjekjet për të ruajtur ekzistencën e vet, dhe, pa e vrarëmendjen për një civilizim më të përparuar, avantazhet e të cilit ai nuk i njeh ende,është mjaftuar me atë që ai e konsideron si amanet të të parëve të tij. Trim deri nëskaj, inteligjent, i palodhur, që kënaqet me pak, as ambicioz në teprim, dhe as meprirje për padrejtësira, është kapur me forcë në shkëmbinjtë e tij me një dashuri, qënuk është në gjendje t’ia zbehë asgjë. I veshur me ndjenja kalorësiake, me ndjesi tëashpër për të nderuar të drejtën dhe ligjet e shenjta të mikpritjes si dhe të fjalës sëdhënë, ka përshkuar kaq shumë shekuj pa iu nënshtruar asnjë ndryshimi, ka ngelurpellazg, luftarak, i ndershëm dhe i varfër. Populli shqiptar ndahet në dy familje të mëdha: Guégeria (Gegëria)dhe Tosquerie (Toskëria); e para quhet Shqipëria e Sipërme, dhe tjera Shqipëria e F a q e | 26
  27. 27. Poshtme. Shqipëria e Sipërme fillon me Tivarin, përfshin të gjitha fiset katolike tëveriut, rrethet e: Pejës, Prishtinës, Vranjës, Kaçanikut, Shkupit, Përlipit, Manastirit,Ohrit, dhe mbaron në Elbasan. Shqipëria e Poshtme fillon me Elbasanin dheshtrihet deri në gjirin e Prevezës (Préveza). Shqipëria e poshtme ndahet në tre trungje familjare: Tosques (Toskët), Tchams(Çamët), Liapes (Labët), të cilët i përkasin tre popujve të lashtë, që popullonin nëkohët e hershme Epirin dhe këta janë: Kaonët, Tesprotët, Molosët, këto tri familjendahen përsëri në fise më të vogla, Farë, që na kujtojnë 14 fiset e vjetra qëpërmendin shkrimtarët klasikë, para të gjithëve Teopompi, i cili citon Strabonin.Shqipëria e Sipërme, nga ana tjetër, nuk ndahet në trungje familjare të mëdha,përkundrazi ajo është e banuar nga një numër fisesh, klanesh, të cilët, megjithësenuk përkojnë plotësisht me emrat e sotëm, por nga numri, ama, përputhen menumrin e fiseve që citojnë të vjetrit, dhe emërtimin e tyre të plotë e gjejmë te Plini.Kështu, korrespondojnë fiset e tanishme: Hot, Kelmend, Kastrat, Shkrel, Shalë,Shosh, Mirditë, Mërtur, Krasniq, Temal etj., me përcaktimet e vjetra: Ballaj, Mestë,Manli, Enkelej, Taulantë, Autariatë, Ardianë, etj. Për emrin Toskëri me të cilin emërohet zakonisht Shqipëria e Poshtme, ne nukgjejmë një përcaktim përkatës. Për emrin Gegëri gjejmë një përcaktim përkatës te Homeri: “Përtejmaleve Akrokeraune banojnë Gigat ()”, thotë Babai i Poezisë. Fjala , gigas do të thotë gjigant. Meqenëse banorët e maleve të Shqipërisësë Sipërme kanë një figurë që është shumë më tepër se mesatarja, të vjetrit ikonsideronin ata si gjigantë edhe i thërrisnin kështu. Gígas dhe Gegas është enjëjta fjalë dhe ka të njëjtin kuptim. Është e sigurt që të parët e fiseve të Shqipërisë së Sipërme në kohët e vjetra,kishin titullin Gegas  dhe ne na kujtohet, që kemi parë vetë një dokument mesytë tanë, të lëshuar nga Kadiu i parë, këta ishin gjykatës që u vendosën ngaqeveria otomane në rajonin e Dukagjinit rreth shekullit të 15, menjëherë pasvdekjes së Skënderbeut. Në këtë dokument thuhet që Gegë Lleshi, Gegë Doda,Gegë Tanushi dhe një tjetër Gegë, të cilit ia kam harruar emrin, po largohen ngamalet e Poshterikut, për t’u vendosur në Mirditë. Ky dokument, në të cilin tregohenparaardhësit e drejtuesve të Mirditës, ishte pronë e pashait Bib Doda, që tashmë kavdekur. Ai na e ka treguar atë, para se të vdiste; ne e lexuam vetë dhe jemi të sigurt,që djali i tij, Prengë pasha, do ta ketë akoma. Meqenëse kurrë në Shqipëri nuk janë bërë regjistrime popullsie tëherëpashershme, është e pamundur të dihet shifra e vërtetë e popullsisë. Sipasinformacioneve zyrtare dhe informacioneve private, mund të themi, pa pasur frikë segabohemi shumë, se numri i popullsisë lëviz ndërmjet 1.800.000 deri në 2.000.000frymë. Nga këta 1.200.000 i përkasin Shqipërisë së Ssipërme dhe pjesa tjetërShqipërisë së Poshtme. Kjo popullsi, e cila flet të njëjtën gjuhë, që ka të njëjtat zakone dhe që ruan tënjëjtat doke dhe tradita, ndahet në tri besime, myslimane, ortodokse dhe katolike. F a q e | 27
  28. 28. Myslimanët përbëjnë gjysmën e popullsisë dhe gjysma tjetër ndahet në ortodoksedhe katolike. Myslimanët së bashku me katolikët përbëjnë 2/3 e popullsisë, ndërsaortodoksët 1/3 e popullsisë. Vendi është në pjesën e tij më të madhe malor dhe i lehtë për t’u mbrojtur ngasulmet e huaja. Zonat që shtrihen në pjesën bregdetare janë shumë pjellore. Luginate Bunës, Matit, Shkumbinit, Erzenit, Vjosës, Drinit, Bistricës, Vardarit etj., përfshijnënjë numër të madh tokash shumë prodhuese; por mënyra e kultivimit ështëabsolutisht primitive dhe nuk arrihet ai rendiment, që do të mund të arrihej nga njëkultivim racional. Me një përkujdesje pak më të madhe, për bujqësinë do të ishte elehtë të arrihej një sukses, që jo vetëm do të përmbushte nevojat e konsumit tëbrendshëm, por gjithashtu edhe një pjesë të konsiderueshme të mbiprodhimit do taeksportonte, eksport i cili do të shërbente si bazë për tregtinë ndërkombëtarejashtëzakonisht fitimprurëse. Meqë jemi këtu, populli shqiptar merret më shumë me blegtori sesa me bujqësi.Blegtoria zhvillohet kudo dhe përbën burimin më të mirë të pasurisë së vendit. Në Shqipëri ka pyje të mëdha, lumenj dhe miniera të të gjitha llojeve, qëfatkeqësisht, qëndrojnë të pashfrytëzuara. Industria e vendit ndodhet në fazën efoshnjërisë, dhe të gjitha vështirësitë, që i dalin vazhdimisht përpara zhvillimit tëpasurisë kombëtare, të bashkuara këto, ndërmjet të tjerash, me rolin negativ që kaluajtur indiferentizmi ndaj gjithçkaje materiale, si dhe karakteri luftarak i popullit, ekanë lënë vendin në një gjendje të trishtuar varfërie, kështu që ka ngelur, më shumëse të gjithë të tjerët, prapa civilizimit modern. Kudo natyra është e mrekullueshme,peizazhi mahnitës, malet janë madhështore dhe mitologjia greke e vendosi me tëdrejtë aty selinë e zotave dhe të muzave. Lugina të qeshura, që përshkohen ngalumenj me ujë të bollshëm, në brigjet e të cilëve qëndrojnë pyje të virgjëra, tëfuqishëm. Është një vend që të frymëzon për këngë dhe për poezi, vend që nxjerrburra trima, inteligjentë dhe të fortë, dhe gra të bukura, të virtytshme dhe me shpirt tëpastër. Sikur të kishte patur pak më shumë civilizim, sikur të kishin qenë kushtet vetëmpak më të mira, jo vetëm që Shqipëria nuk do t’i linte gjë mangut Zvicrës, por,përkundrazi, Shqipëria do t‘ia kalonte shumë shpejt Zvicrës për nga bukuria, poeziadhe fuqia. X Jeta që bëhet në Shqipëri është krejtësishtprimitive dhe patriarkale. Çdo fis ka të parin dhe pleqtë e tij të cilët qeverisin sëbashku sipas zakoneve e dokeve të vjetra dhe japin vendime, që bazohen në tëdrejtën e hakmarrjes: sy për sy, dhëmb për dhëmb. I pari i fisit dhe më të vjetrit e tij efitojnë pozicionin nëpërmjet trashëgimisë. Por ky pozicion, kur është fjala për tëdrejtën, nuk ka absolutisht fare imunitet. Kryetari dhe pleqtë, kur është fjala përçështje të së drejtës publike dhe private, mund të dënohen si çdo njeri i zakonshëm F a q e | 28
  29. 29. dhe i nënshtrohen të njëjtave ligje: Një prijës që vret, do të vritet, dhe me këtë janëthënë të gjitha. Pa iu futur hollësirave që nuk janë në synimin e këtij libri, do të tregojmë ndonjëgjë të vogël, shkurtimisht, nga ligjet e zakonshme që rregullojnë marrëdhënietndërmjet popullsisë. Kush vret, do të vritet nga pasardhësit e të vrarit. Në qoftë se nuk mund të vritetdot vrasësi vetë, atëherë vritet babai, djali, vëllai ose kushëriri i tij. Madje, në qoftë sevrasësi dhe familja e tij arrijnë t’i shpëtojnë hakmarrjes, në njëfarë mënyre, atëherëvritet dikush tjetër nga pjesëtarët e fisit në fjalë. Kush vjedh, kush grabit, duhet ta zëvendësojë gjënë e vjedhur dyfish dhe, përveçkësaj, duhet të paguajë një gjobë, vlerësimin e së cilës e vendosin kryeplaku mepleqtë e tjerë. Burri që vritet duke vjedhur, vdes i çnderuar. Rrëmbimi i një gruaje të martuar dënohet me vdekje. Rrëmbyesi ose një nga fisi itij duhet të vritet nga bashkëshorti i ofenduar ose nga farefisi i tij. Një grua që shkon dhe martohet me një tjetër, i jep të drejtën burrit që ka lënë, qët’i vrasë asaj, babanë, vëllanë, xhaxhanë ose një nga fisi i saj. Tradhtia bashkëshortore dënohet me vdekje. Bashkëshorti ka të drejtë të vrasëdashnorin, po e gjeti te gruaja e tij, ose edhe në qoftë se tradhtia bashkëshortoreështë e padyshimtë. Borxhliu duhet t’i paguajë borxhet e tij, qoftë në natyrë ose me lekë. Prona është e shenjtë. Askush nuk ka të drejtë të kërkojë të marrë pronën e tjetrit.Të gjitha sherret për kufijtë e pronës zgjidhen nga pleqtë, të cilët, në varësi tërrethanave, duhet të bëjnë betimin te guri. Kundër vendimit të pleqve nuk ka apelim,vendimi ka formë të menjëhershme ekzekutive. Këto ligje janë të barabarta për të gjithë, pa dallim feje. Në qoftë se një myslimanvret një të krishterë, atëherë anasjelltas atë e vret një i krishterë. Në qoftë se njëmysliman vret një të krishterë, atëherë një i krishterë i fisit të të vrarit është idetyruar, si farefis i të vrarit, që të vrasë myslimanin që ka kryer vrasjen, dheanasjelltas e njëjta gjë, në qoftë se një i krishterë vret një myslyman. Miku është i shenjtë. Detyrimet ndaj mikut nuk duhet të shkelen për asnjëfarëllojarsye. Ai i cili plagos një mik ose e vret atë, është i çnderuar, fisi i tij e dëbon atë dheaskush nuk duhet të ketë të bëjë më kurrë me familjen e tij. Ky turp është ipërjetshëm, dhe as vetë gjaku nuk mund ta lajë. Ai i cili vret mikun e një tjetri, i kaborxh këtij 40 herë gjak, gjak, që fisi që ka bërë mikpritjen, ka të drejtë t’ia kërkojëfisit të atij që i shkeli mikpritjen. Ai burrë që vret një grua, është i çnderuar, dhe ky çnderim bie mbi të gjithëpjesëtarët e familjes së tij. Ata do të quhen vrasës grash. Sikurse çdo fis ka kryetarin e tij, kështu ka çdo familje kryetarin e vet, dhezakonisht ky është më i moshuari. Gruaja më e moshuar e familjes është e zonja eshtëpisë, dhe meqenëse jeta është shumë patriarkale, pjesëtarët e familjes janëshumë kokë; ka familje që numërojnë 100-120 pjesëtarë. Burrat zbatojnë urdhrat e F a q e | 29
  30. 30. kryeplakut, dhe këtij i rrinë në dispozicion. Ai ka nën kontroll gjithçka dhe të gjithë ibinden pa asnjëfarëlloj kundërshtimi. Atë e ndjekin me bindje të verbër; sepseprestigji i më të vjetrit është i pakufizuar. E zonja e shtëpisë ushtron të njëjtin pushtetndaj grave dhe vajzave. Kur ndonjë pjesëtar i familjes ka ankesa për një pjesëtartjetër, atëherë është kryeplaku i familjes që gjykon, dënon dhe pajton, sipasrrethanave. Të kundërshtosh vendimin e kryeplakut, është një veprim që të çnderon. Shqiptari është i përkorë dhe kënaqet me një ushqim modest. Bukë misri, djathëdhe qumësht, këto janë ushqimet e tij të zakonshme. Ai pi ujë dhe nuk e përdorverën e alkoolin vetëm në porcione të vogla. Veshja e tij është e lehtë. Të ftohtit dhetë nxehtin nuk e ndien fare. Lodhjet dhe mungesat i duron me një indiferentizëmstoik. Dashuria dhe urrejtja e tij nuk njeh kufi. As gëzimin dhe as dhimbjen ai nukmundohet t’i fshehë; qesh dhe qan me sinqeritet. Miqësia është për të e shenjtë, përbesnikërinë e tij ka dhënë prova. Ai ngazëllehet shumë shpejt, është i hapur për tëgjitha idetë e bukura, të mëdha, për të gjitha bëmat e shkëlqyera. Ai është poet. Po,madje malësori shqiptar, edhe kur është i dënuar me vdekje, shkon rrugës për nëvendin ku do të ekzekutohet, duke kënduar e duke qeshur këngën e tij, pa pikëmendjemadhësie, pa pikën e dobësisë, ndërsa nga pas e ndjekin e ëma dhe tëafërmit e tij, me zemër të thyer nga dhimbja. Pushka dhe jatagani janë armët më të dashura të shqiptarit, sidomos pushka,është shoku i tij, miku i tij i pandarë. Ai përkujdeset për të dhe e do atë me shumëpërkushtim dhe butësi, ai betohet për armët e tij, njëlloj siç betohet për Zotin ose përnderin e tij. Armët e bukura janë krenaria e tij, janë lavdia e tij. XI Deri në vitin 1831 Shqipëria qeverisej ngakrerë kombëtarë. Çdo qytet, që kishte njëfarë rëndësie, kishte pashanë e tij osebeun e vet, që pushtetin e tyre e trashëgonin nga të parët e tyre. Porta e Lartë erespektonte këtë zakon dhe vetëm sa jepte pëlqimin e saj formal për udhëheqësin eradhës. Shqipëria ishte e ndarë në dy qeveri të mëdha, kryeqytetet e të cilave ishinShkodra dhe Janina. Pashait të Shkodrës i rrinin në krah të gjithë pashallarët dhebejlerët e Shqipërisë së Sipërme, ashtu sikurse pashait të Janinës i rrinin në krah tëgjithë pashallarët dhe bejlerët e Shqipërisë së Poshtme. Këta dy pashallarë duhen parë, në njëfarë mënyre, si dy sundues feudalë, qëkishin nën sovranitet pashallarët, që vinin më poshtë dhe kryetarët e fiseve të tjerë,të cilët ua kishin pranuar epërsinë dhe u bindeshin urdhrave të tyre. Shpesh është bërë përpjekje për të thënë, sikur prej kohësh ka ekzistuar njëpërçarje ndërmjet toskëve dhe gegëve, njëlloj urrejtjeje e trashëguar. Nuk ekzistonnë botë konstatim më i gabuar. Në atë kohë kur kanë lindur diskutime, mosmarrë-veshje midis tyre, këto nuk kanë pasur të bëjnë fare me vetëdijen e popullit, sepsekëto mosmarrëveshje kanë dalë në dritë, pra janë shfaqur, nga rivalitetet e pashait tëShkodrës me pashain e Janinës, të cilat kishin si rrjedhim vetëm karakter personal,që diktohej vetëm nga ambiciet e familjeve në fjalë. Herë-herë njerëzit i mbështesninato, por në thellësi të zemrës së tyre ata nuk merrnin pjesë në këto sherre, sepsegjithmonë kur ishte fjala për të luftuar për Perandorinë, gegët dhe toskët qëndroninkrah për krah me njëri-tjetrin. Kurrë nuk ka ekzistuar konkurrencë midis tyre, përveç F a q e | 30

×