libri i autorit Gjon KEKA ”Vetëplotësimi i Kombit”

  • 519 views
Uploaded on

... libri i autorit Gjon KEKA, ”Vetëplotësimi i Kombit”

... libri i autorit Gjon KEKA, ”Vetëplotësimi i Kombit”

  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Be the first to comment
    Be the first to like this
No Downloads

Views

Total Views
519
On Slideshare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
0

Actions

Shares
Downloads
2
Comments
0
Likes
0

Embeds 0

No embeds

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
    No notes for slide

Transcript

  • 1. Nga Gjon KEKASapo ka dal nga shtëpia botuese “Botart” libri i autorit Gjon KEKA, ”Vetëplotësimi iKombit”. Libri do të shpërndahet si në Shqipëri dhe trojet tjera shqiptare ashtu edhenë vendet europiane dhe kontinentin amerikan.Shfaqja e ndjenjave kombëtare është një pasqyrë, e cila vihet në dukje gjithnjë kurkombet duan ti shohin shkaqet patologjike të rrezikut të ekzistencës së tyre gjatëhistorisë nga ana e pushtuesve barbarë dhe mbështjellja e tij me ideologji të errëta,vese, sindromë dhe humbje të vizionit të qartë drejt të ardhmes. Po ashtu këtondjenja të vërteta kombëtare janë aq të fuqishme për kushtet dhe rrethanat në tëcilat shfaqen, sa që nxjerrin në dritë tek të gjithë domosdoshmërinë e ruajtjes sëidentitetit, kulturës rrënjësore të tij, mbrojtjes të së drejtës historike dhe qeniesshpirtërore e kombëtare të tij, të vetëdijes kombëtare si dhe të zgjimit të ndërgjegjëssë përgjithshme kombëtare. Është për tu nënvizuar një gjë e rëndësishme këtu, senga pesha morale e kombeve kanë dalë në sipërfaqe edhe aftësitë e brendshme të tijpër të lëvizur krahët e historisë në drejtim të duhur dhe të drejtë historik si dhe për tëkëputur lidhjet e dëmshme të politikës, ideologjisë dhe barbarizmave që kanë lënëpushtuesit tek ta, kjo jo vetëm që i ka ndihmuar këtyre kombeve që të gjejnë rrugën etyre të vërtetë të nisur që nga zanafilla e tij, por edhe të zbulojnë në tërësi qëllimin eardhmërisë së sigurtë dhe të mirë jo vetëm për ta, por edhe për brezat e ardhshëm. 1 nga 5
  • 2. Karakteri universal i një kombi të lashtë dhe historik gjendet gjithmonë përballëdallimeve, shumëllojshmërisë së zakoneve, petkut të huaj ideologjik, kulturor, lidhjevepolitike artificiale të gabuara dhe ideologjike etj., etj., të gjitha këto jo vetëm që ibëjnë dëm natyrës dhe qenësisë së tij si komb, por edhe e fusin atë në kontraste tëmëdha në mes realitetit të tij të natyrshëm historik dhe dyndjeve të popujveardhacakë së bashku me barbarizmat dhe bojën e tyre ideologjike rrënuese dhemohuese të drejtësisë dhe autoktonisë së kombeve, ku ata kanë vërë këmbët e tyrepushtuese.Duke mos rënë në krahët e pasioneve, lakmisë dhe interesave të shkurtra ideologjikedemoniake, pastaj të humbjes së vlefshmërisë dhe rëndësisë së kohës dhe të vërtetëssë historisë së kombeve është pikërisht pesha morale dhe ndërgjegjja kombëtare, ajoqë rëndon fuqishëm dhe përcakton hapat historikë të kombeve drejt daljes nga këtoteprime të huaja ideologjike dhe nga rreziku i mohimit dhe mosaftësisë për të ngriturçështjet e drejta në tryezat e kohës dhe vendimeve ndërkombëtare si dhe për tëpërcaktuar me saktësi rrugëtimin historik dhe vizionin e qartë drejt të ardhmes sësigurtë të tyre. Sidoqoftë, ringjallja e ndjenjave kombëtare në kohën tonë, të cilatpothuajse janë dyfishuar, është një përgjigje uniforme e qytetërimit dhe rivendosjessë gjërave në vend të vet, si dhe të anulimit të të gjitha çmendurive të së kaluarësnëpërmjet traktateve si mëkate politiko-diplomatike të kohës që iu bënë kombitshqiptar gjatë historisëDallimi mes kërkesave të natyrshme të një kombi autokton dhe atyre tëpanatyrshme të një populli ardhacak është i madh sa lindja me perëndimin, sepsekërkesat e natyrshme të një kombi janë jo vetëm të përligjura dhe të drejta, poredhe themeltare dhe të padiskutueshme, ndërsa ato të panatyrshme apo kërkesatabsurde të popujve ardhacakë vijnë si rezultat i pretendimeve, i instiktevegllabëruese dhe i thurjes së miteve dhe ngjitjes pas iluzioneve.Pikërisht këtu qëndron edhe momenti i madh i pushtetit të padiskutueshëm të sëdrejtës së historisë së kombit shqiptar europian për të realizuar të gjitha aspiratate tij dhe për të rivendosur kombin me dinjitet në mesin e kombeve të civilizuaradhe demokratike dhe kështu për tu bërë faktor i rëndësishëm i zhvillimevepozitive në botë. Në përputhje me mësimet e shëndosha për kombet të cilatnxjerrin jashtë elementet dhe interpretimet e konfuzionalitetit dhe të mbjelljes sëideologjive dhe miteve absurde, kombi ynë ka jo vetëm natyrën e fiseve Ilirie tëmishëruar brenda tij në realitetin historik, por është edhe një komb që ka si levë tëfuqishme kulturën e lashtë të tij europiane, gjuhën, shpirtin e tij europian si dheështë pjesa kryesore e kurorës së civilizimit të familjes së lashtë europiane. 2 nga 5
  • 3. Ngatërrimi i gjuhës historike të kombit me atë të gjuhës politike të shtetit është nënjërën anë një gabim që vjen si rezultat i mungesës së kuptimit të idesë dhedoktrinës bazë të kombit dhe në anën tjetër atë të historisë politike të formimit tështetit mbi vullnetin e atij kombi për të qeverisur veten mbi bazën e idesë dhedoktrinës origjinale të tij. Në lidhje me kët, historiani i urtë gjerman i ligjit dhe sëdrejtës Karl Salomo Zachariae shkruan në veprat e tij mbi shtetin se “kombi dheshteti nuk janë identikë në vetvete. Kombi quhet mishërim i të gjitha fiseve të tij,p.sh. një komb mund të jetë i ndarë në disa shtete. Ndërsa të dy termat kanëpërdorime identike, por është rëndësia e kombit mbi atë të shtetit ajo që i jepkuptim atij”.Ndërkaq, duhet vënë re një gjë tepër të rëndësishme për kohën e tanishme, parase lidershipi politik dhe elita në përgjithësi intelektuale-akademike e politike ekombi shqiptar të bëjë lëvizjet për bashkimin e tërë trupit të tij kombëtar historikme urtësinë dhe bashkëpunimin e ngushtë me miqtë e saj ndërkombëtarë dhefaktorët vendimmarrës, ajo duhet se pari të realizojë në vetvete unitetin emendimit dhe rilindjen e plotë, pra të brendshme kombëtare e shpirtërore.Megjithëkëtë, duhet elaboruar edhe një gjë këtu se lëvizjet, energjitë dhepërpjekjet e ndryshme që po bëhen në këtë shekull brenda qenies shqiptare nëdrejtim të realizimit të aspiratës së përgjithshme kombëtare të tij duhet shikuar nëdy aspekte: E para si energji që rrjedh nga koha dhe nevoja e realizimi të këtij akti,pra të bashkimit të qenies kombëtare në një, dhe e dyta si një ndezje e pasionevetë fjalëve dhe testimeve të ndryshme të kohës dhe botës politike kombëtare endërkombëtare. Ajo që është e rëndësishme në këtë kohë, është që këto impulsedhe ky entuziazëm i madh i këtyre përpjekjeve të mos jetë vetëm një pasion indezur i fjalëve të pushtetit gjuhësor, por të shtrihet deri në kufirin e ndikimit nëproces të rivendosjes së kombit shqiptar në kurorën e kombeve të plota,demokratike dhe të bashkuar në familjen e lashtë të saj europiane. Asnjë shtet nukmund të ketë mbështetje të ekzistencës së tij diku tjetër përveç atij të të qenitgjithnjë i lidhur dhe harmonik me vullnetin e kombit dhe vizionin e tij, nëmomentin që kjo ekzistencë vihet në dilemë apo tentohet të punohet mbrapsht nëdrejtim të të bërit distancë mes tij dhe vullnetit të kombit, atëhere shteti del jashtëdoktrinës së tij themeltare historike, jashtë arsyes praktike, jashtë kohës dhehapësirës së tij si organizëm, si institucion dhe jashtë ligjit moral si bazë eqëndrueshmërisë së themeleve të politikës së tij. 3 nga 5
  • 4. Nga kjo mund të konkludojmë se liria e brendshme dhe bashkimi i trupit anatomiktë kombit shqiptar europian nuk mund të jetë në asnjë mënyrë dhuratë epushteteve politike apo edhe e politikës ndërkombëtare, por ajo duhet të vijë dherrjedhë ashtu natyrshëm nga kapilarët e përgjithshëm të çdo shteti dhe kombi nëpërgjithësi si dhe të pranohet nga bota politike ndërkombëtare si e drejtë enatyrshme historike. Duhet ditur gjithashtu se kombi është i vetmi subjekt ligjordhe bartës i origjinalitetit të tij në kohë, në kontinuitet historik dhe zhvillimor gjatëtërë proceseve historike dhe zhvillimeve politike kombëtare e ndërkombëtare.Meqë tani në këtë vit 2012 respektivisht më 28 nëntor të gjithë shqiptarëtshënojnë 100 vjetorin e deklarimit të pavarësisë më 28 nëntor 1912, por jo edhe tëpavarësisë së plotë të trojeve tona kombëtare më vitale, si dhe 570 vjetorin eflamurit kombëtar të ngritur në Kalanë shkëmb të Krujës nga strategu, diplomatidhe lideri vizionar Gjergj Kastrioti më 28 nëntor 1443 si dhe të çlirimit dhe tëpavarësisë së trojeve shqiptare nga hordhia dhe zinxhirët e perandorisë së errëtotomane, është e rëndësishme që të reflektojmë dhe të arrijmë të kuptojmëkohën e artë të vendimeve të rëndësishme dhe historike si dhe të transformimevetë domosdoshme, do të thoja rrënjësore të kombit tonë, por edhe të ringjalljes sëtij të plotë që të ecë i sigurtë drejtë të ardhmes dhe me vizion të qartë të tij si dhe ivetëplotësuar përgjithmonë si komb i lashtë europian dhe pjesë e kurorës sëcivilizimit të kësaj familje.Ndërsa tani në këtë shekull, kombit shqiptar i nevojitet rikthimi i shpirtit të GjergjKastriotit për dy arsye: Së pari, kjo do të thoshte ringjallje e vlerave dhe kulturëseuropiane të kombit shqiptar si dhe së dyti rikthimi i plotë i të drejtës (pjesëve)historike të anatomisë së kombit shqiptar europian në përgjithësi. Vetëm kështune do të shpalosnim në vetvete dhe botës se ne si komb i lashtë jemi jo vetëmrrënja qendrore, por edhe kurora e përbashkët e civilizimit të familjes europiane.Realisht, ne si komb i lashtë kemi nevojë për ringjallje të vërtetë shpirtërore-kombëtare, për transformime rrënjësor, për mësime të dobishme, përpjekjefisnike, për të ecur në ritmin e kohës moderne dhe zhvillimore si dhe për turikthyer në familjen e lashtë europiane me identitet dhe të vetëplotësuar, çdovonesë në këtë drejtim është vonesë në kohë dhe në qëllimin e saj historik.Nga e gjithë kjo mund pohojmë fuqishëm se ne i përkasim një kombi me talent tëmadh, me një pasuri të madhe të kulturës shpirtërore e materiale dhe tëtrashëgimisë brenda familjes sonë të lashtë europiane dhe kështu duke pasur këtëpasuri kolosale ne si komb i lashtë europian duhet të mbështetemi përgjithmonë 4 nga 5
  • 5. në shkëmbin e historisë sonë, në shtyllat si vlera të përjetshme të kombit tonë, nëfigurat sublime dhe të bekuara të kombit dhe në të vërtetën tonë rrënjësore dhegjenealogjike. Pikërisht madhështia shpirtërore, kulturore, politike etj., e një kombidhe një shteti qëndron në pozicionim e tij të natyrshëm historik, në përhapjen evlerave dhe prezantimit të figurave të tij mbikohore në gjithë botën e civilizuar, nëlargimin nga trupi i tij të mbeturinave ideologjike, në vizionin e palëkundur dhe nëçuarjen e kombit në sheshin kryesor të historisë së botës së zhvilluar demokratikedhe të civilizuar si vlera në përbashkësi të përjetshme të tyre. Vërtetë ne si komb ilashtë europian jemi një ndër racat gjigande dhe rrënja qendrore e familjes sonë tëlashtë evropiane; kjo vjen si rezultat i gjurmëve të pashlyera që kanë lënë figurattona mbikohore në jetën e kombit shqiptar evropian. Janë pikërisht këto figurasumblime dhe të bekuara që reflektojnë këtë madhështi të kombit tonë të lashtë.Me pak fjalë edhe përkundër tundimeve të vazhdueshme dhe tendencavesulltaniste për ta deformuar imazhin e kombit tonë europian, një gjë tanimë ështëe ditur se askush nuk do të mundë ta ndalë apo të mundohet ta pengojë frymën elirisë, të së vërtetës, demokracisë dhe të ardhmes së mirë të tij, që do të përshkojëtërë qenien e kombit tonë dhe kështu të fillojë agimi i një epoke të re të ringjalljesdhe rikthimit në familjen e lashtë europiane.3 Shkurt, 2012Web: http://www.tiranaobserver.al/2012/02/03/veteplotesimi-i-kombit/M.D 5 nga 5