Kosova nje veper kapitale historiografike shkruan ramadan musliu

  • 791 views
Uploaded on

KOSOVA Nje veper kapitale historiografike - shkruan Ramadan Musliu

KOSOVA Nje veper kapitale historiografike - shkruan Ramadan Musliu

  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Be the first to comment
    Be the first to like this
No Downloads

Views

Total Views
791
On Slideshare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
0

Actions

Shares
Downloads
11
Comments
0
Likes
0

Embeds 0

No embeds

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
    No notes for slide

Transcript

  • 1. KOSOVA Një vepër kapitale historiografike Shkruan: Ramadan MUSLIU Jusuf Buxhovi, “Kosova,1,2.3”, botoi Shtëpia botuese “Faik Konica”, Prishtinë – “Jalifat Publishing”, Houston, 2012. … Historia e Kosovës e Jusuf Buxhovit , që këto ditë doli nga shtypi, në tri vellime prej me shume se 2.300, e përbëre nga tri pjesë: “Kosova-Antika, Mesjeta” , “Kosova – Perandoria osmane”dhe “Nga Konferenca e Londrës deri te protektorati ndërkombëtar”, paraqet një botim kapital brenda llojit të vet në studimet Ramadan MUSLIU historiografike shqiptare.Historia e Kosovës e Buxhovit vjen në një moment delikat, pikërisht në kohën kurhapen horizonte të reja, jo vetëm në studimin e trashëgëmisë nacionale pas njëperiudhe të shkencës që imponoi interpretimin e historisë dhe proceseve historikepërmes një klisheu strikt ideologjik apo interpretim të historisë përmes“dokumenteve në dispozicion”, për shkakun se kishte embargo në qasjen në arkiva,veçanërisht kur ishin në pyetje disa periudha të ndjeshme historike. Historitë ederitashme, që janë projekte kolektive, të cilat zakonisht janë projekte shtetnore, qëshprehin një interes konjuktural politik të një periudhe kur realizohet ai projekt.Historia e Kosovës e Buxhovit, si antipod i këtij modeli në interpretimin e historisënacionale, bën një kovertim metodologjik, sjell një pikëvështrim ndryshe ndajprocesit të kauzalitetit, ku interpretimi I shkak-pasojës është jashtë klisheut të njohurideologjik, të shumtën e herëve marksist, po edhe një interpretim të ri të procesithistorik dhe faktografisë historike, dhe më shumë se kaq, hap procesin edefalsifikimit të historisë, karakteristikë kjo jo vetëm e historiografisë së shkencë qëmë shumë shërbente jo vetëm për restaurimin e një shteti hipotetik, por që tëriprodhonte falsifikatin historik të dokumentit por edhe objektit për të cilin falsifikohejai konglomerat dokumentar. Jusuf Buxhovi nuk anon vetëm nga deideologjizimi Ishkencës, klishetë të cilës jo që janë aktivë në shkrimin e sotëm të historisë, porshtron kërkesën edhe për verifikimin e dokumentit dhe të vetë faktografisë historike.Më një qasje të re metodologjike, më një prirje rezultative edhe për shtyrjen ekufijve kronologjikë të procesit historik në shqyrtim, më aftësinë për interpretim dheriinterpretim të faktografisë historike dhe, aq më shumë për kapacitetin sintetizuestë rezultateve të faktografisë shkencore dhe rezultateve shkencore pararendëse,Buxhovi dëshmon imperativin e domosdoshëm shkencor: ndërtimin e principevedhe premisave të filozofisë së historisë. Pikërisht kjo është optika autoriale nën tëcilën vështrohet procesi historik, vështrohen faktografia dhe dokumentariteti si dhezhvillohet akti i interpretimit dhe riinterpretimit, vlerësimit dhe rivlerësimit të historisëmund të themi edhe shtetnore, sepse autori rrënjët e shtetësisë së Kosovës së ( 1 nga 14 )
  • 2. tashme, e cila është objekt i trajtimit shkencor, i identifikon në antikitet dhe endjekur praninë e këtij formacioni nëpër periudha të ndryshme të historisë, poredhe të vetë njësisë etnike, çfarë janë sot shqiptarët e Kosovës, duke ardhur ngaantikiteti së pari si Dardan, por edhe përmes degëzimeve, përkatësisht filiacionevetribalo-rasian, dardano- romako- bizantin, për të kaluar nëpër stadin arbëror e deritë identiteti i sotëm. Në këtë pikëpamje autori është i pa kompromis, por edhe imbështetur në aspektin argumentues, i qëndrueshëm në konstatimet dhevlerësimet, sikundër edhe në ndërtimin e një sistemi vlerash që e ndërtojnëstrukturën e procesit historik. Koha kur u hartua kjo “Kosova” dhe konteksti më i gjerësocial, kulturor, shkencor, por edhe politik këtij projekti kapital të realizuar me njëinvestim të pashoq intelektual e shkencor, e bën gjithnjë e më aktual, veprues nëndërgjegjen shkencore. Historia e Kosovës e Buxhovit bën edhe ridefinimin moderntë identitetit etnik dhe nacional.Dardanet brenda kompleksit pellazgDetyra e parë praktike që i shtrohet një historian, që për objekt të vetin të shqyrtimite ka historinë e kombit apo të shtetit, është problem i periodizimit, përkatësishtndarjen nëpër periudha historike dhe mundësinë e puqjes me kufijtë që zakonishtpraktikohen nga historiografia në radhë të parë europiane.Vëllimi i parë i “Kosovës” ka për objekt trajtimi dy periudhat historike, Antikën dheMesjetën, dy periudha shumë delikate, sepse e para fillon me parahistorinë, ku kufirindarës mes periudhave të vetë antikitetit mbetët i paqartë. Ndërkaq po kaqndjeshmëri shfaq edhe kufiri mes antikës dhe Mesjetës. Kur është fjala për kufirininicial kronologjik duhet kujtuar faktin se Jusuf Buxhovi është ndër historianët e parëtanë që mëton, madje me shumë sukses, të bëjë një lëvizje të kufijve kronologjikë tëshfaqjes së kontinuitetit shqiptaro-arbëror-ilir, duke e inkuadruar idenë e përkatësisëpellazge të shqiptarëve aktual, që dalin se janë një rudiment i drejtpërdrejtë, sëpaku gjuhësor, i Pellazgëve hyjnorë.Motivin inicial për ta përqafuar këtë tezë autori e gjen në studimet e Johan Georgvon Han-it, dhe librit të tij “Albanesische Studien” (1854) dhe të përqafuar ngarilindasit tanë të shquar dhe pastaj të harruar nga studiuesit e mëvonshëm. Duke unisur nga kjo pikëpamje, cila gjatë periudhës së fundit, sidomos në bote e më paknë historiografinë shqiptare, fillon të riaktualizohet, duke nxjerrë në shesh idenë epolicentrizmit kulturor dhe shtetnor, kryesisht të nxitur nga hulumtimet rreth kulkuravetë lindjes, ne veçanti të asaj sumero-akade, hetite, hure, fenikase etj, për të hetuardallimet dhe kongruencat e modeleve gjuhësore, kulturore, arkeologjike dhedeshmi edhe të shumë natyrave të tjera. Jusuf Buxhovi nis hulumtimin e vet tëinterpretimeve, por edhe të dokumentimit të nën shtratit të madh pellazg, sibërthamë të kulturës së mëvonshme europiane dhe lidhshmërive që ekzistojnë meetnitetin dhe kulturën ilire, dardane, por edhe dako-mize, trake etj. Autori, pra, sipikënisje e ka civilizimin pellazg dhe procesin e mbulesës me harresë, e aq më keqedhe të procesit të falsifikimit dhe tjetërsimit të kësaj kulture. Duke shqyrtuar këtëproblem, Jusuf Buxhovi duket se bën një shmangie të qëllimshme nga disa teza tëngulitura nga historiografia vendore, por edhe ajo ish jugosllave(serbe, kroate dheboshnjake) rreth restriksionit të hapësirës së shtrirjes së ilirëve, që ishin edhe nëkundërshtim me konstatimet e shume ilirologëve botëror ( G. Schuchardt, H.Krahe,J.Pokorni), që pretendojnë një hapësirë pothuajse jo vetëm paneuropiane. ( 2 nga 14 )
  • 3. Gjatë hartimit të historisë Kosovës Jusuf Buxhovi ballafaqohet me një konglomeratidesh, konceptesh, pikëpamjesh që janë shndërruar në klishe, qoftë kur ështëproblem kohor i shtrirjes së Pellazgëve, për të cilin ka qëndrime të kundërta, siçështë qëndrimi i Schuchard-it, cili kulturën e Vinçës, jo vetëm se e konsideron siprotoilre, por edhe kufirin kohor e shtyn deri në neolit, që është në kundërshtim metezat politike të historianëve serbë, të cilët qëllimisht i ikin problemit pellazg, dukesynuar që filiacionin pellazgo – ilir – dardan ta heqin komponentin gjenetikepellazge dhe dardanët t’i lidhin me derivacionin trak, dako mize etj. Po ashtu nëshqyrtimin historiografik të Buxhovit gjejmë një zgjidhje edhe për klasifikimet që ijanë bërë fiseve ilire, herë duke i definuar si bashkësi kulturore, dukuri kulturore,grupime kulturore, duke iu ikur në mënyrë tendencioze konceptimeve etnike dhe tëbashkimeve fisnore që shkojnë deri te organizmat shtetnore antike. Ne “Kosova,1” eJusuf Buxhovit kemi synimin që fenomeni dardan të shihet si një filiacion parallelpellazg, bashke me njësitë maqedone, epirote, ilire dhe më të largëtat, siç ishintrakët, dako-mizët, kurse të gjitha këto shkallëzime deri te formimi etnik t’i shpie derite etnia pellazge, e cila që në antikitetin e hershëm, krahasimisht me sumero-akadët, mund të ketë pasur organizime shtetnore me një shtrirje të gjerë qëparaqet shtratin e kulturës ariane të konsoliduar.a) Argumenti historikJusuf Buxhovi tezat e veta, që në mënyrë radikale ndryshojnë nga ato tëhistoriografisë pararendëse, i argumenton nëpër katër nivele: historik, arkeologjik,gjuhësor dhe mitologjik.Kur është fjala te argumenti historik Buxhovi gjurmon dëshmitë e dijetareve antikë,veçmas të dhënat e Herodotit, Tukidit, por edhe te pjesa “letrare” që ofrojnë veprate Homerit dhe Hesiodit, por edhe të atyre latin. Duke u mbështetur në këto dëshmipohon kohën e ekspansionit pellazg si vala e pare ariane nga thellësia e Azisë dhesi valë e pare invazive që daton nga mileniumi i gjashte.Të gjitha valët disperzive ariane, si ato drejt Indisë dhe Persisë, por edhe tëterritoreve të Anatolisë janë më të vonshme, për ç’arsye civilizimi pellazg del më ilashti dhe më gjithpërfshirësi, duke ngërthyer brenda vetës edhe shumë etnitete tëhershme, si atë hitite (apo hete), por edhe konglomeratin fenikas, hur, etj, që ishinnë ndëshje të drejtpërdrejt e shpesh edhe asimiluese me popujt semitë, sumerët,akadët,kanaanët, babilonasit, asirasit, arameasit, sobareasit, etj. Në këtë gjurmimtë origjinës dhe madhështisë pellazge autori ndalet të modelimi civilizues, dukeidentifikuar strukturat e kulturës materiale dhe shpirtërore, po edhe shtetërore,madje edhe monarkike, që shtriheshin nëpër gjithë Gadishullin Ilirik. Dukeidentifikuar elementin hyjnor të tyre autori veçon dy aspekte, atë të derviacionitetnik mbi baza mitologjike: dardanët hyjnor dhe ilirët tokësor. Ky moment mbaseduket se shfaqet si iniciues mbi fliacionin paralel iliro-dardan, por edhe maqedonas,trakas e dako-miz. Po kaq me rëndësi është të themi se zbardhja fakti se ekzistencae mbretërisë pellazge, përkufizimet siç ishin ato rreth identitetit të një grupacionietnik, si bashkësi kulturore, dukuri kulturore, grupime kulturore e deri te bashkësifisesh shkrihen nga organizmi shtetëror, madje monarkik. Nga ky organizim kanëderivuar pasardhësit, ilirët, dardanët, maqedonët, epirotet, të cilët shpeshcilësohen edhe si bashkësi fisesh, siç janë grupimi dardan meGalabrët,Thunatet,Daunët, sikundër edhethesprotët, kasopët, amfilohët, molosët ( 3 nga 14 )
  • 4. (fisit mbretëror Aiakidë i Pirros) dhe athamanët fise epirote…(Straboni), po edhepelagonët, peonet, pirejët, eodejet, almopët, botiejët ,Orestët. Linkestët që epopullonin Maqedoninë që në hershmëri quhej Emathia (Mati i sotëm), ndonëse qëtë gjitha shfaqen përmes organizimeve shtetnore. Po këtu autori e demaskonfalsifikatin e madh grek dhe jo vetëm grek mbi identitetin helen tëtrashëgimisë shtetnore, po edhe kulturore, gjuhësore dhe shpirtërore të pellazgëveNormalisht se kjo tezë mbi identitetin e rremë helen të një kulture të përvetësuar asështë e re e as e panjohur, porse prapa identitetit të vërtetë pellazg, si parësorit,qëndron rudimenti i sotëm i gjallë shqiptar në Ballkanin e tanishëm.b) Argumenti mitologjikNë procesin e objektivizmit të tezave mbi origjinalitetin e kulturës pellazge dhefiliacionit iliro – dardan J, Buxhovi shfrytëzon edhe empirinë mitologjike, e cilaparaqet segment tejet të rëndësishëm të trashëgimisë shpirtërore pellazge, dukenxjerrë në shesh mitet mbi lindjen e popojve themeltarë, çfarë është ai mbi të bijtëe Polifemit dhe Gallateas : Ilirit, Galit dhe Keltit. Ndërkaq Ilirit, gjithnjë sipas Strabonit,i lindën fëmijët Enkeleu. Autarieu, Dardani, Medi, Taulanti dhe Perebi, nersa ngavajzat : Partha. Daortha dhe Dasara. Po kaq me rëndësi është përmendja edhe epasardhësit e Autarieut : Panoni dhe Pajoni dhe nipat e tij, të bijtë ePajonit, Skordisku dhe Tribali.Normalisht se vëmendje më të madhe do t’i kushtohet Dardanit, paraardhësithyjnor, emrin e të cilit e bart fisi i tij, themeluesi i Trojës dhe dinastisë që do tapushtojë Europën me ‘lozën’ e tyre sunduese.Dardani është i biri i Zeusit dhe të bijessë Atlantit, Elektrës dhe baba i Eriktonit, Idit dhe Ilit, kurse Eriktoni pati të birin Troin,në bazë të të cilit merr emrin edhe Troja. Pra, sikundër mund të shuhet, në qëndërtë vëmendjes është Dardani themeluesi i Trojës, e cila bëhet edhe qendra mitike eantikitetit, e përjetësuar në epin e njohur homerik, Iliada. Mirëpo ky mit e ka edhenjë themel real, ngase Dardani lidhet edhe me Tirenët apo Etruskët, duke u bërëkështu hallkë lidhëse e një areali më të gjerë pellazg.c) Argumenti arkeologjikKrahas dëshmive shpirtërore e kulturore, çfarë ishin mitet, religjioni, doket e zakonet,autori teorinë e vet mbi lidhjet pellazgo-iliro-dradane i mbështet edhe nëargumentimin arkeologjik, duke identifikuar deri edhe ndërtimet e njohura ciklopike,(mbetjet të të cilave i kemi deri në kohën tone edhe në Kosovë), që në Troja(identifikimi i Trojës nga Shlimani), Kretë , Mikenë, së pari si vendbanime e pastajedhe si mbetje të formave të tjera, Të kujtojmë vetëm të ashtuquajturën “kulturëne Vinçës” dhe arsenalin e tërë të figurave zoomorfe dhe antropomorfe si dhepllakave ku dëshmohet alfabeti i lashtë pellazg ende i pa deshifruar që daton ngaperiudha e neolitit dhe që thyen mitin mbi huazimin e alfabetit fenikas nga Kadmi.Këto gjetje, bashkë me të tjerat të periudhës së broncit, dëshmojnë procesin eformimit të identiteteve parahistorike e që, siç thotë autori, do t’u prijnë atyrehistorike. Në këtë plan edhe gjetjet në Kosovë nuk janë të parëndësishme, veçmasfigurat zoomorfe që verifikojnë tezën mbi vjetërsinë e padiskutueshme të pranisëpellazge më të gjitha derivatet në këto troje. ( 4 nga 14 )
  • 5. Ç) Argumenti gjuhësorPa dyshim se argument më i fuqishëm për lidhjet e drejtpërdrejta pellazge -ilire dhepellazge-dardane është ai gjuhësor. Këto lidhje, po qe se duam t’i kthehemihistorisë së problemit, duhet marrë parasysh pohimin e këtyre lidhjeve që i gjenJohan Georg von Han-i mes gjuhës shqipe dhe mbetjeve të gjuhës pellazge, e cilanuk është asgjë tjetër, pos gjuha e vjetër e quajtur gabimisht “greqishtja” e vjetër.Po edhe enigma e dëshmive gjuhësore të Linearit A dhe të Linearit B që shpie ngashqipja si i vetmi çelës për zbërthimin e kësaj enigme.Po një argument të ngjashëm mund ta gjejmë edhe në përpjekjet e vetëshqiptarëve për ta rikrijuar një alfabet të vetin në bazë të trashëgimisë së vjetër,çfarë ishte, fjala vjen, alfabeti i “Anonimit” të shekullit XVII, me 56 grafema, qëndiqet edhe nga alfabeti I Dhaskal Thodrit. Autori i bën retrospektivë problemit,duke qartësuar rrugën e identifikimit të gjuhës shqipe me burimësi indoeuropiane(Lajnbnici, Franc Boop, Gustav Mayer, Holger Pedersen, etj.). Po kaq vëmendjeautori i ka kushtuar edhe zgjidhjes së problemit të dallimit mes ilirishtes dhe shqipes,ku para i takonte grupit centum të gjuhëve, kurse shqipja atij satem, me ç’rastthërret në ndihme filologun e njohur serb me reputacion botëror, Milan Budimir, i cilikishte dhënë kahe këtij problemi, duke identifikuar te shqipja ekzistencën eguturaleve të dyfishta, me të cilën bëhet pajtimi dhe ruhet kontinuiteti pellazg-ilir –dardan – shqip.Iliada – historia shpirtërore e pellazgëve dhe e pasardhësve të tyreJusuf Buxhovi duket se është ithtar i pohimit mbi ekzistencën e një modeli të lashtëcivilizues pellazg, çfarë do të dëshmojë policentrizmin e lashtë kulturor. Ai prandajkërkon shenjat identifikuese të këtij civilizimi, si në planin material (ndërtimetciklopeike që shtrihen ane e mbanë Gadishullit Ilirik e veçmas në territorin e sotëmgrek. Po kaq rëndësi i kushton edhe aspekteve shpirtërore dhe kulturore, kur hetonmbetjet deri në kohët e sotme të tyre, qofshin ato doke dhe zakone, siç mund tëjetë besimi l lashtë i ruajtur në forma rudimentare në besimet e trashëguesve të këtijetniteti, qoftë ai fosil gjuhësore, prapë të ruajtura te rudimenti etnik, siç janëshqiptarët, sikundër edhe në eposet e njohura si Iliada dhe Odisea, sikurse edhe nedramat e antikitetit “grek”. Madje epi homerik, Iliadashërben si fundament përrikonstruktimin e një kulture pellazge dhe të pasardhësve të tyre. Dihet botërishtse Iliada është një ep që e këndon Luftën e Trojës, një luftë mes fiseve pellazge menjë motiv pothuajse tipik shqiptar, lufta që ka si shkas rrëmbimin e një femre,Helenës së bukur nga Parisi, (Aleksandri) dhe i biri i mallkuar i Priamit. Kjo luftë nëthelb është lufta e dardanëve kundër fiseve pellazge kontinentale. Kështu, jo vetëmlufta, por edhe rrënimi i Trojës, është hallka e një zinxhiri të gjatë të ngjarjeve që dotë ndikojnë në konfigurimin edhe politik dhe etnik të Ilirikut, Apenineve, por edhe teGadishillit Iberik, madje edhe ishujve britanikë (themelimi legjendar i Londrës nganipi i Eneut. Bruti, në viti 1103 para erës sonë). Në këtë epos gjinden shenjat e njëjetë, një filozofie, etnopsikologjie, morali dhe mënyre jetese, që mund të jetëkarakteristike për fiset e lashta pellazge, por që rudimentet e saj mund të gjindenedhe në kohën tonë. Se është një epos pellazg shihet edhe nga praniaminimale, Iliadë vetëm në një rast, të përmendet etnonimi “Helen”, gjë që na bëntë besojmë së është futur më rastin e përkthimit nga frigishtja nga një këshillapostafat të formuar me urdhrin e tiranit Pizistrat, në vitin 560 para epokës sonë. ( 5 nga 14 )
  • 6. Iliada, jo vetëm se është një vepër komplementare në korpusin letrar të kulturëspellazge, bashke me eposin tjetër, “Odisenë”, por edhe me dramaturgjinë e pashëmbëlltë të klasikëve, si Eskili, Euripidi. Sofokli dhe Aristofani.Shteti dardan dhe roli i tij në perandorinë romakeNjë pjesë të konsiderueshme të vëllimit të parë të historisë së Kosovës ikushtohet identitetit dardan dhe dallimit të specifikave që e veçojnë ngadegëzimet e tjera pellazge, ilirët, epirotët dhe maqedonët, por gjithnjë me njëpërpjekje për t’i gjetur edhe përkimet, qofshin ato të karakterit etnik apo edhegjuhësor. Është i njohur fakti historik se Dardanët janë një etnitet idhnak sa qëshpesh cilësohen si të egër (Straboni), si pronar të masavë të tëra robërish (Diodori),sikundër edhe ngjashmëritë që kanë mes veti, qoftë me maqedonët e Aleksandrittë Madh, epirotët, veçmas me mollosët e Pirros legjendar, por edhe lidhjet emundshme me Tyrenet (Etruskët), që konsideroheshin aristokracia drejtuese eperandorisë së mëvonshme romake. Mirëpo Dardanët në antikitet dëshmohen sinjë popull i organizuar që kanë lënë gjurmë të thella në historinë e njerëzimit. Kurflitet për organizimin shtetëror, politik dhe ekonomiko – shoqëror gjithnjë duhet nisurnga dëshmia homerike, ku kemi të dhëna mbi formën monarkike të organizimitshtetëror dhe bartjen e këtij modeli nëpër vendet nga shtegtuan dardanët. Poedhe në shekujt pasues Dardanët, gjykuar sipas të dhënave të tërthorta, qoftë kurflitet për historinë e popujve të tjerë dhe fërkimet e tyre me fqinjët, kryesisht memaqedonët (simbas Justinit, EpitomaHistoriarum Philippicum Pompei Trogi, Libri IVIII.6), por edhe nga burime të tjera, në radhë të parë romake (Straboni, Ptolemeu)ata kanë paraqitur shtetin rival me maqedonët apo me romakëve, më vonë. E çkaështë më karakteristike në këto rivalitete dardanët zakonisht ishin aleatë tëromakëve kundër maqedonëve. Mbase në këtë moment duhet kërkuar arsyen nëlidhjet e hershme dardano romake, që nga Eneu, traditë nderimi (M.Budimir) qëështë kultivuar edhe nga Cezari, Oktavian Augusti, Kaludi dhe shumë të tjerë. Këtolidhje të hershme janë arsye pse Dardanët integrohen brenda kësaj perandorisëdhe në një periudhë prej disa shekujve, që nga Diokleciani, Konstandini Madh ederi te Justiniani që njihen si restuarues të Perandorisë Romake. Pikërisht ata shekujte errët, të cilët historianët i gjejnë në kontinuitetin ilir përgjithësisht duhet gjetur nëintegrimin e ilirëve në strukturat e larta të Perandorisë Romake sa ajo shpeshcilësohej edhe si Perandori Iliro-Romake. Brenda shekujve të përmendur pikërishtDardanët janë ata që i japin kahe zhvillimit dhe ruajtjes së konceptit të perandorisëbotërore. Kështu, gjatë kësaj periudhe edhe në planin politik, po edhe në atëkulturor dhe legjislativ perandoria romake-bizantine shfaqet si e restauruar.Dardanët në MesjetëPeriudha e Mesjetës, meqë është etapa e dytë e trajtimit të historisë së Kosovës,kërkon mbase edhe një shpjegim të vogël, në pajtim me konceptin e periodizimit.Termi Mesjetë është në përdorim vetëm nga fillimi i shekullit XIX. Ndarjen ngaperiudha e Antikës e ka bërë, si duket, historiani dhe humanisti Italian Plavio Biondo,(në veprën e tij “Historiarum ab inclinatione Romanorum decades”) , më 1453.Data më e shpeshtë për fillimin e Mesjetës është rënia e Perandorisë Romake, e vitit476, por edhe themelimi i Kostandinopojës, viti 330, apo edhe ndarja që i bëriperandori Teodosi, në pjesën lindore dhe perëndimore,(395). Por, sa I përket ( 6 nga 14 )
  • 7. historisë sonë nacionale kufiri më i besueshëm është ai i kalimit te fronit perandoraknga Roma në Kostandinopojë. Arsyeja e pranimit të këtij kufiri është se faktoriDardan brenda Perandorisë Romake fuqizohet deri në atë masë sa bëhet etni edrejtimit perandorak, veçmas duke pasur parasysh se Dardanët, që nga antikiteti ihershëm kanë kultivuar aristokracinë ushtarake. Është kjo periudhë kur në skenënbotërore për herë të dytë Iliriku bëhet qendër e zhvillimeve botërore. Nuk është erastit pse në këtë periudhë ndodhin ngjarjet kyçe për civilizimin botëror: shndërrimi i“Bizantit ilir” (term i Milan Budimirit, me gjase i huazuar nga Malten ( L. Malten,Archiv f. Religionsëissensch. 29, 57 i St. Casson, Macedonia, Thrace and Illyria 325,-),i cili zbardh lidhjet e lashta Dardano – Romake. Kësaj ngjarje të madhe i kanëparaprirë edhe Edikti I Milanos, (313), ku feja e krishterë bëhet një ndër besimet ebarabarta në perandori, sikundër edhe organizmi i Koncilit të Nikesë, viti 325), me tëcilat perandoria jo vetëm se fiton themelet e forta në Ilirik, por edhe rimodifikonmodelin civilizues që ka zanafillën në atë pellazgjike.Vulë gjithë këtij procesi të ridefinimit të trashëgimisë pellazge është periudha eBizantit, kur drejtohet nga perandori më i madh, pothuajse në gjithë historinëromako-bizantine, Jusitiniani nga Taurisiumi iliro-dardan. Derisa Diokleciani arrin qëtë ndryshojë politikat e qeverisjes, duke sjellë në krye një formë të administrimit ngaaristokracia ushtarake, ku mekanizmat e tjerë qeverisëse si senati, etjmargjinalizohet, kurse Kostandini i Madh bën ridefinimin e perandorisë në planinshpirtëror dhe administrativ, Justiniani është ai që do t’i japë formë perandorisë nëplanin legjislativ, sepse është koha kur ai tubon dhe kryeson punët rreth përpunimitdhe risistemimit të ligjeve të vjetra, por edhe të krijimit të një legjislacioni bazik tështetit të rigjeneruar. Janë të njohura vëllime e vëllime ligjesh të punuara nëperiudha të ndryshme, të cilat perandorisë së Justinianit i japin pamjen eshkëlqyeshme në planin legjislativ. Duhet kujtuar kësaj radhe kodet e njohura si“Corpus iuris civilis”, që sot njihent si “E drejta romake”. Po kaq rëdësi kanë edheaktet jurdike të mbetura nga baza legjislative e peridhave të përparshme, qërisistemohen dhe rifunksionalizohen që njihen si “Digeste”. Mirëpo puna legjislativee Justinianit do të vazhdojë më tej, duke arritur që zhvillimin e perandorisë tapërcjellë edhe me një legjislacion përkatës. Kjo ishte edhe arsyeja e hartimit të“Novelave” (vitet 534 – 535).Jusitniani njihet edhe si zgjerues i kufijve të perandorisë, për shkak se me njëudhëheqje dhe riorganizim ushtarak ai arriti t’ua ulë kokën popujve agresivë, çfarëishin perstët, vandalët dhe gotët. Biografi i tij më i njohur, Prokopi i Cezaresë, i cilime historinë e tij tetevëllimshe “Historia e luftërave (De bellis)” ka përjetësuarfitoret e tij nën drejtimin e ushtarakut të shquar poashtu ilir, Belizari. Në vëllimin eparë dhe të dytë pasqyrohen luftërat kundër persëve (Bellum Persicum),ndërkaq nëvëllimi e tretë dhe të katërtë, “Lufta kundër Vandalëve”, (Bellum vandalicum).Vëllimi I pestë, gjashtë dhe shtatë Lufta kundër Gotëve (Bellum Gothicum) (551),jepet mundja e gotëve të rrebeluar. Libri i tetë,apo i quajtur “laraman”, ështëplotësues i të përpashmëve.Justininani njihet si ndër perandorët më të shquar ndërtues. Në kohën e tij janërindërtuar dhe ndërtuar shumë qytete, kala dhe kisha, veçanërisht në teritorin eDardanisë. Këto ndërtime janë pasqyruar në libri e quajtur edhe “një llojpenegjiriku”, “Mbi ndërtimet”(De aedificiis”, libër bazik për identifikimin e aspektevearkitektonike të Dardanisë, po ashtu të Prokopit të Cezaresë. ( 7 nga 14 )
  • 8. Kontributi pamohueshëm i Justinianit është i madh edhe në përpjekjen e forcimin eperandorisë në planin shpirtëror. Pos ndryshimeve që ka bërë në doktrinënteologjike, ai ndërtoi një kompleks të tërë kishtar nëpër Dardani, madje duke etransferuar edhe qendrën episkopale nga Ohri në Justiniana Prima, për t’i dhënëhov rimbëkemëbjes shpirtërore të Dardanëve. Pikërisht ky kompleks kishtar ishpërndarë nëpër qytetet dhe vendbanimet e Dardanisë do të jetë ai që do tëpërvetësohet në shekujt e mëvonshëm nga historiografia spekulative serbo-rusedhe sot paraqet krimin më të madh që po vazhdon në Kosovë më përvetësiminarbitrar të serbëve, edhe me pëlqimin e faktorin ndërkombëtar, pikërisht të kësajtrashëgimie justiniane. Këtu mbështet edhe argumenti i autorit, që bën ridefinimin estatusit të kompleksit kishtar në Kosovë, pronar të vëretët të të cilit janë pikërishtshqiptarët. Këtë të drejtë autori do ta dëshmojë edhe më periudhat e mëvonshme,përmes popullatës shqiptare ortodokse të paasimiluar deri ne vitet e ’60-ta tëshekullit të kaluar.Identitetin dardan brenda perandorisë bizantine autori e sheh në tri forma:q) identiteti vetëqeverisës, b) identiteti administrative, dhe, c) identiteti kishtar. Këtotri identitete argumentojnë praninë dardan-ilire në “errësirën” spekulative tëhistoriografisë së njëanshme.Po aq sa kanë rëndësi këta perandorë, po aq duhet kushtuar rëndësi edhedinastive të mëvonshme bizantine që bartin identitetin ilir-dardan.Në “Kosova-1” Buxhovit vëmendje të duhur i kushton edhe periudhave të krizës sëPeradorisë bizantine dhe përpjekjeve dispersive dhe homogjenizuese, njëkohësishttë popujve për vetorganizim, veçmas përpjekjet e vetorganizmit të dardanëvegjatë periudhave të vërshimit të masave slave. Një përpjekje e tillë ishte edhe krijimii identitetit tribal, që është pjesë e bashkësisë dardane. Pikërisht këtu buron aiproblemi i një mosmarrëveshjeje të madhe mes historiografisë sllave dhe asajshqiptare mbi identitetin etnik të Rashës mesjetare. Pikërisht identiteti dardan,shpesh i pranuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, por edhe të tërthortë të shumëhistorianeve serbë të periudhave të ndryshme, është ai që e aktualizon Buxhovi.Këtu autori pikas edhe gabimet e një pjese të historiografisë sonë, e cila Dardaninëmesjetare, që njihet si principatë rasiane, e trajtojnë me identitet të falsifikuar serb,kur dihet se dokument dhe gjurmë të këtij identiteti nuk ekziston në asnjëdokument. Të gjitha dokumentet bizantine, qoftë “zhupaninë” apo edhe dinastine“nemanjide” e identifikojnë si tribalë, madje këtë identitet e njohin edhe vetëhistorianët sllavë, por duke ia tjetërsuar bazën etnike se kinse tribalët janë sllavë. SiJoan Kantakuzeni, po aq edhe dëshmitë e Theodor Matohitit, (1270–1332), patrikuFiloteu, Gregor Palameu,etj.Në kuadër të krizës dhe dezintegrimit të Perandorisë bizantine, veçanërisht meshfaqjen e sllavëve dhe inkursionit të njohur në vitin 626, me lejen e perandoritHerakli, dhe kthimit të tyre në brigjet e Danubit e prej aty në pjesët kontinentale tëKroacisë dhe Bosnjës së sotme, por edhe vërshimit të forcave selxhuke të Osmanit,shfaqen edhe principatat e para arbërore, si Despotati I Epirit, mbretëria e Arbrit,etj, të cilat ia hapin rrugën edhe luftërave të Skënderbeut kundër perandorisëpothuajse të konsoliduar otomane në kufijtë bizantin, si vazhduese e Perandorisëbizantine. Me rënien e Bizantit, si një perandori me identitet iliro-dardan, Arbrit ( 8 nga 14 )
  • 9. fillojnë përpjekjet e tyre për ridefinimin e interesave të tyre vitale, duke u kthyer kahperëndimi dhe duke mbetur i vetmi grupim etnik properëndimor.Me ardhjen e turqve në Gadishullin Ilirik (termi Ballkan ka filluar të përdoret nga viti1810 nga një historian gjerman) dhe rënia e Kostandinopojës në vitin 1443, mbaronMesjeta, Këtu përputhet kufiri kronologjik i historiografisë botërore me ngjarjetkonkrete qe lidhen me fatin e ekzistencial të iliro-dardanëvë që shfaqen me iidentitetin e ri, atë arbëror.Faktori arbëror-shqiptar brenda peradorisë osmaneVëllimi i dytë i historisë së Kosovës ekspansionin osman, mbindërtimin e perandorisësë re mbi mbetjet e Perandorisë bizantine, me një element të ri, inkuadrimin eislamizmit si një lloj të ri të universalizmit, që e kishte humbur Bizanti, por edhe meintegrimin dhe faktorizimin e elementeve barbare sllave, avare dhe mognole. Edhevetë turqit ishin një fis mongol, por që arritën të transformohen pikërisht nga aftësiapër të përthithë përvojat perandorake të Bizantit. Ardhja e tyre në Ilirik, ballafaqimime mbetjet bizantine që e kishin sjellë vetën vetëm në suaza të një kryeqyteti, çfarëishte Kostandinopoja, ballafaqimi me principatat e dala pas shkapërderdhjes sëBizantit, duke shfrytëzuar armiqësitë e tyre të brendshme, bëri që ata të behën nënjëfarë mënyrë edhe trashëgimtar së paku i administratës së vjetruar, të cilës idhanë gjak të ri. Perandoria otomane fillimisht do të mbështet në aleancën mesllavët dhe në refuzimin e ashpër arbëror. Mirëpo dardano – abrërorët me kohë dotë diferencojnë dy prirjet: atë integruese, si element shtetformues që përfaqësohejnga aristokracia e mbetur kalorësiake, dhe, prirjen e kundërt, orientiminproperëndimor, si një përpjekje të re për rrumbullakësimin e identitetit. E tillë, sipasautorit, është edhe rezistenca e Skënderbeut, i cili lë të gjitha pozitat e larta brendaPerandorisë otomane, për t’u lidhur me prirjet e reja nga Perëndimi, i cili kishte filluarprofilizmin civilizues në mbështetje të parimeve themelore që ishin formuluar që ngaDiokleciani, Konstandini dhe Justiniani. Megjithatë, Iliriku, më konkretisht territori iDardanisë antike prapë do të mbetet arena kryesore e zhvillimeve politike. Të gjithaluftërat dhe ballafaqimet civilizuese do të ndodhin në Dardani, dy beteja tënjëpasnjëshme, po kaq edhe kërkesa që këtë element ta integrojë brendastrukturave drejtuese do të jetë po aq i rëndësishëm. Këto dy prirje shpesh do tëbien ndesh, sepse njëkohësisht elementi arbëror do të jetë edhe shtylla kurrizore eadministratës otomane, edhe për shkak të superioritetit racor. Ky është edhe njëndër faktorët pse forca kryesore e Perandorisë Otomane qëndron në pjesëneuropiane, mu pse mbështetej në trashëgiminë e lashtë pellazgjike, bartës të tëcilës kanë qenë ilirët,dardanët po edhe dako mizët, trakët, etj. Më të drejtëkonstatohet edhe ndryshimi racor i popullatës mongole dhe shfaqja e tiparevedominuese të indigjenëve të Ilirikut. Duke qenë edhe faktori kryesor të të gjithazhvillimeve të rëndësishme brenda kësaj perandorie mbështeten mbi kurriz tëpopullatës arbërore. Mirëpo kthesë tejet e rëndësishme ndodh me shfaqjen e Rusisësi faktor i politikës europiane, veçmas gjate Krizës Lindore.Jusuf Buxhovi jo pak hapësirë i kushton edhe periudhës së zgjimit kombëtar dhepërpjekjeve për pavarësi. Edhe këtu Iliriku shfaqet si një skenë e zhvillimeve tëmëdha dhe të implikimeve edhe ta faktorit europian, po edhe rus, viktimë e të cilitdo të jenë pikërisht vetë shqiptarët. Rëndësi të veçantë ka prania e faktorit austro-hungarez dhe gjerman dhe ndihmesa e tyre për krijimin dhe profilizimin etnik të ( 9 nga 14 )
  • 10. shteteve nacionale, më së shpeshti në dëm të shqiptarëve. Roli austro-hungarezdhe gjerman do të jetë aktiv, veçanërisht duke u nisur nga fakti se implikimi rus nëBallkan duhej vënë një digë, po edhe inercionit sllav që të lidhen me popullin me tëcilin kanë afërsi gjaku, me Rusinë cariste. Edhe këto ndërhyrje, sidomos përpjekjetpër ndikim në profilimin e identiteteve nacionale, si në planin kulturor-gjuhësor, poaq edhe në stimulimin e prirjeve perëndimore do të shkojnë huq ngase investimi ityre , si në Greqi, e cila falë angazhimit europian, do të fitojë pavarësinë më 1821,në dëm të shumicës arvanitase. Po kështu do të ndodhë edhe me krijimin e shtetitserb në një territor ku ata ishin minoritet. Çdo konsultim i literaturës historiografike qëmerret me aspektet demografike të shekullit XIX do të ballafaqohen me faktin seserbët në këtë territor gjatë kohës kur u themelua principata serbe ishte I banuarmë pak se një të tretën me serbë. Krijimi i një shteti pa serbë, sepse atatradicionalisht ishin të vendosur në territorin e Kroacisë së sotme, Bosnjës dheHercegovinës, bëri që shteti i ri serb të kalojë nën tutorinë ruse, të cilët bëhen edhehartues të programeve nacionale, si “Naçertania”, (1844) , por edhe të“Megaliidesë” greke. Po pas kësaj ideja e krijimit të shtetit nacional dhe e zgjimitkombëtar i përfshiu edhe shqiptarët, të cilët që me 1836 me “Ençiklikën” e NaumPanajot Bredhit, shtrojne programin për një çlirim nacional, ide që propagandohejnjëkohësisht edhe nga arbëreshet e Italisë, të cilët kanë një kontribut tëpamohueshëm. Si Lidhja Shqiptare e Prizrenit, po ashtu edhe rezistenca e zhvilluarnë dekadën e parë e shekullit XX, gjeti truall në tokën e Dardanisë antike, duke ubërë arenë edhe ngjarjeve politike, në veçanti duhet dalluar rolin e ideologut tepavarësisë së Shqipërisë, Hasan Prishtina, por edhe kryengritjet e Kosovës.Jusuf Buxhovi në këtë vëllim normalisht se shtron probleme që prekin të gjithasegmentet e jetës, prej sferës politike, ekonomike, ushtarake, kulturore etj, duke espikatur edhe rolin e diplomacisë ndërkombëtare në zgjidhjen e problemeveballkanike. I vetmi popull europian, për të cilën gjë bënte përpjekje Perandoriaotomane ta bëjë pjesë të vetën etnitetin shqiptar, mbeti me një përkujdesjeminimale ndërkombëtare. Hyrja e shqiptarëve në një planimetri më të gjerëgjeostrategjike i gjeti ata jo të përgatitur sa duhet për profilizim identitar, po aq sa igjeti edhe një pjesë të tyre në strukturat e larta të shtetit, të kulturës dhe tëzhvillimeve shpirtërore sa elementi shqiptar llogaritej si I vetmi gjenerues të procesittë përtëritjes së Perandorisë Otomane. Kjo edhe ndodhi. Shqiptarët ishin ata që idhanë bazë moderne kulturës turke përmes Sami Frashërit, sikundër që ishin bartës ilëvizjes xhonturke, dhe formësues të pamjes proeuropiane të Turqisë bashkëkohore,duke ia ndërruar edhe alfabetin dhe duke e europianiazuar atë.Një hapësirë të madhe autori i kushton zhvillimeve që shpijnë në pavarësi, por edhekonflikteve të brendshme, që ishin rezultat i ndërhyrjeve nga jashtë.Me shpalljen e pavarësisë, ku Vilajeti i Kosovës mbetet jashtë kufijve të shtetit të rishqiptar, edhe pse ishte agjensi kryesor i Krizës Lindore në kohën e ridefinimit tëidentiteteve të reja shtetërore dhe nacionale në Ballkan, Kosova fillon rrjedhën evet bifurkative, që do të çojë në rifillimin e përpjekjeve të reja, por pa asnjëndihmesë nga “shteti amë”, duke luftuar herë për ekzistencë, ngase i nënshtrohejproceseve të vazhdueshme gjenocidale, katra me radhë, e herë duke fituarngapak subjektivitet, që varej nga ndryshimet në skenën politike të Ballkanit, dukekaluar nëpër një luftë ballkanike, dy luftëra botërore, për të arritur deri në periudhënkur Kosova lufton për subjektivitet të plotë shtetëror. ( 10 nga 14 )
  • 11. Kosova ne shekullin XXVëllimi i tretë i Historisë së Kosovës (“Kosova – Nga Konferenca e Londrës deri teprotektorati ndërkombëtar”), i Jusuf Buxhovit i kushtohet në plotëni shekullit XX,duke ndriçuar paralelisht faktorin e brendshëm kombëtar dhe përpjekjet e të gjithaformave për konsolidimin e shtetit shqiptar, por dhe interferencën e faktoritndërkombëtar me vendosjen e Princ Vidit në krye të shtetit të ri kaotik, sikundëredhe pozicioni i shtetit shqiptar në periudhën e ridefinimit të sferave të interesit, si nëKonferencën e Ambasadorëve, në dhjetor të 1912-tës, ku përcaktohej statusi ishtetit të ri nën suzerenitetin e Sulltanit dhe nën garancitë e të gjashte Fuqive tëmëdha, duke angazhuar Austro-Hungarinë dhe Italinë si hartuese të projektit përsovranitetin e shtetit. Po kaq hapësirë i kushtohet edhe vendimeve të Konferencëssë Londrës të 23 korrikut të vitit 1913, ku Shqipëria njihet përfundimisht si shtet nëndrejtimin e një princi nga jashtë.Siç shihet, autori kufirin periodizues e ka marrë nji datë historike tëpakontestueshme, çfarë është 1912-shi. viti i shpalljes së pavarësisë, më të cilintelashet e shtetit të ri vetëm sa modifikohen. Ky vit pason me ngjarjet si është LuftaBallkanike, por edhe Lufta e Parë Botërore dhe lidhja e fatit të Shqipërisë mealeancën humbësve dhe rolin e disa forcave që ishin në anën e koalicionit fitues.Autori më një përqendrim të mbështetur në faktografi të dorës së parë merret mengjarje relevante, siç është mbetja e Kosovës jashtë kufijve të shtetit, organizimi imekanizmave të ndryshëm që do të luftojnë për një integrim të mundshëm,sikundër edhe më qëndrimin pragmatik e më pak kombëtar të qeverive shqiptarenë raport me Kosovën, veçanërisht të Zogut si kryeministër, president e pastaj edhembret për një dekadë .Duke e parë se fati i Kosovës është i vulosur përfundimisht që të mbetet jashtëkufijve të shtetit shqiptar, autori i kthehet trajtimit të fatit të këtij etniteti dheqëndrimin e politikës serbo-jugosllave ndaj saj, duke u ndalë posaçërisht projektetgjenocidale për zbrazjen e Kosovës nga popullat shqiptare, (te kujtojmë kategjenocide me radhë ndaj popullsisë shqiptare nga shteti serb-jugosllav).J. Buxhovi vëmendje të posaçme vë periudhës së Luftës së Dytë botërore, duke efavorizuar, sipas një logjike normale të nji historiani të profilizuar, të çështja epërkatësisë së popullatës shqiptare koalicionit fitues të luftës, duke e fituar të drejtënsë paku të vazhdimësisë së ekzistencës në truallin e vet historik.Një pjesë të mirë të librit i kushtohet zhvillimeve gjatë luftës, ngjarjeve kapitale të saj,siç është Konferenca e Bujanit dhe vendimeve të saj, që paraqesin një bazë tëpamohueshme në shkallët nga realizmi i aspiratave të shqiptarëve të Kosovës përmvetësi, duke trajtuar edhe akterët kryesor të kësaj ngjarjeje. Po kaq vëmendje Ikushtohet edhe procesit të integrimit të Kosovës brenda federatës serbo-jugosllavepërmes futjes së gjendjes ushtarake dhe “legjitimimit” të aktit të aneksimi i Kosovësnë Kuvendit të Prizrenit.Po kështu edhe periudha e pasluftës, zhvillimet e brendshme, që nga format eorganizimit politik, duke filluar nga NDSH dhe trashëgimia e saj, që duhet marrëshfaqjen lëvizjes ilegale të krahut të Metush Krasniqit e deri të lëvizjet ilegale të ( 11 nga 14 )
  • 12. krahut të majtë, me të gjitha profilet e saj, paraqesin zhvillime që përfshin optikashkencore e historianit Buxhovi. Me kujdes dhe vëmendje trajtohet pozita eshqiptarëve të nënshtruar rishtas reprezaljeve qëllimi i të cilave është përndjekja eshqiptarëve nga Kosova dhe zëvendësimin e tyre me kolonizatorët serb, por edhezhvillimeve të tjera në skenën politike jugosllave qëë lidheshin edhe me statusin eKosovës.Po kështu autori, duke pas mundësi më të madhe të dokumentimit të procesithistorik, periudhën e pasluftës e sheh edhe si pjesë të luftës brenda institucioneve tësistemit, me ç’rast Kosova arrin të ridefinojë statusin e vet nga statuti si territor ingushtë administrative e deri tek kushtetuta e vitit 1974, me të cilën subjektiviteti i sajarrin të jetë si pjesë përbërëse e federatës jugosllave, fakt që do të merret parasyshedhe nga Komisioni Badinterit, por edhe nga Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisënë Hagë, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës (më 2008), ndonëse nga Komisioni iBadinterit nuk mori përgjigje pozitive, pos as iu mohua e drejta përvetëvendosje. Po kaq autori ndjek me vëmendje zhvillimet politike që shkojnëndesh subjektivitetit të Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, veçanërishthartimin e projektit për rrënimin e statusit kushtetues, nga i skicuar në tëashtuquajturin “Libri i kaltër”, (viti 1978). Këto zhvillime u forcuan posaçërisht në vitete tetëdhjeta, mbas vdekjes së J.B. Tito, dhe në fillim të të nëntëdhjetave, kur filloidezintegrimi i përgjakshëm i ish federatës jugosllave.Një pjesë të rëndësishme të librit zë trajtimi i organizmit të rezistencës institucionalenë fund të viteve të tetëdhjeta dhe fillim të nëntëdhjetave. Me krijimin e LDK-se dhefillimin e luftës institucionale për shtetin e Kosovës. Autori bën një riinterpretim nëdistancë edhe të bazës politiko juridike të embrionit të shtetit të Kosovës, duke sjellëvlerësime të qëndrueshme rreth funksionit të tyre në një fazë të shtetndërtimit.Po ashtu Buxhovi trajton edhe organizmin e rezistencës së armatosur që shpie derinë intervenimi i forcave të NATO-s.Po kaq objekt shqyrtimi në këtë libër bëhet edhe trajtimit të Kosovës në planinndërkombëtar, mospjesëmarrjes së Kosovës në Konferencën e Dejtonit për shkak tëparalajmërimit të një konference ndërkombëtare të veçantë vetëm për Kosovën,çfarë ishte ajo e Rambuje-së.Historinë e vet Buxhovi e shpie deri të fundi i kufirit kronologjik, deri të intervenimi Iforcave ushtarake të NATO-s dhe vendosjen e protektoratit ndërkombëtar nëKosovë, duke e lënë të hapur mundësinë për një vazhdim që do të përfshinteperiudhën deri të shpallja e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran (17. II. 2008).PërkufizimeHistoria trevëllimshe e Kosovës e Jusuf Buxhovit, pos një kronike të dokumentuar tëekzistencës së etnisë pellazge- ilire- dardane – abrore – shqiptare, është njëkohësishtedhe histori e shtetit të këtij etniteti që ka kaluar nëpër faza të ndryshme, që ngaMbretëria dardane e periudhës së hershme të hekurit, për të vijuar me formimin embretërisë Trojane, pas dyndjes së madhe të Egjeut, bashke me Brygët, që pasrrënimi të saj për t’u shpërndarë nëpër gjithë vendet auropiane , duke themeluardinasti të shumta mbretërore. Po kaq nuk duhet harruar rithemelimin e mbetjeve të ( 12 nga 14 )
  • 13. dardanëve të shteti në Ilirik si rival të ashpër të maqedonëve, romakëve, por edhetë popujve të shumtë që lakmonin këtë gadishull.Më shumë se kjo, “Kosova” e Buxhovit është pikërisht histori shpirtërore e pellazgëvedhe shtratit gjenetik të Europës së mëvonshme. Duke u nisur nga pikëpamja mbipolicentrizmin kulturor bëhet i qëndrueshëm mendimi se dy janë qendrat botëroreqë i kanë dhënë botës këtë pamje që ka sot: njëra është Sumeria e vjetër,rudimentët kulturore dhe shpirtërore që shpjejnë nga pasardhësit hebrenj, pikërishtpse gjuha e tyre, (hebraishtja e vjetër), është edhe gjuhe sumero – akade.Si oponencë e kësaj vjen qendra civilizuese pellazgjike, e dokumentuar jo vetëmpërmes dy eposeve të mëdha homerike (“Iliada” dhe “Odisea”), të Heisiodit, poredhe përmes një dramaturgjie grandioz dhe mendimit filozofik antik. Trashëgimtar ikësaj kulture grandioze në planin gjuhësor, ashtu siç dalin hebrenjtë për kulturënsumere, janë shqiptarët si rudiment etnik i gjallë që trashëgon këtë kulturë. Libri iBuxhovit sa qartëson vijën kronologjike të substratit gjenetik pellazge – dardan, poaq edhe vijën e ndërtimit të një trungu gjenealogjik të kulturës europiane, qoftëpërmes ekspansionit të trojanëve nëpër Europë, apo edhe ndërtimit të modelitkulturor kristian përmes përkthimit të Biblës nga Shën Jeronimi, krijimit të himnit bazëkishtar, “Te Deum” të Niketë Dardanit, legalizimit të krishterimit nga Konstandini iMadh apo ndërtimit të një sistemi legjislativ që ka shërbyer si model i organizimitshtetëror me shekuj për gjithë Europën, që e beri Justiniani.Po kjo “Histori e Kosovës ofron edhe një pasqyrë tjetër, çështjen dardane,përndjekjen e një populli që me shfaqjen e sllavëve në Ilirik, por edhe të dominimittë Perandorisë Otomane, që herë përvetësonin një trashëgimi grandioze e here,duke u përpjekur ta fshijnë nga faqja e dheut këtë popull, siç e kanë quajtur tëgjithë autorët antik, si hyjnor. Katër gjenocide vetëm brenda një shekulli mbishqiptarët e Kosovës të zhvilluar para syve të gjithë botës dhe të mjegulluar ngapropaganda ruse – serbe me të vetmin qëllim, të bahen pronar të historisë së tyre.Derisa hebrenjtë duke iu përkushtuar librit, dijes dhe mësimit, aritën të ndërtojnemekanizma mbrojtës dhe njëherit i dhanë botës matricën religjioze, pellazgo –dardanët ia falën botës fytyrën europiane dhe përmbajtjen gjenetike.Historia e Jusuf Buxhovit, në momentin aktual shtron edhe çështje të tjera:1. Idenë për ridefinimin e trashëgimisë shpirtërore në radhe të parë dhe material,në radhë të parë kompleksin ekleziastik në Kosovë që është përvetësuar përmesfallsifikateve të ndryshme historike nga shteti serb që nga shekulli i XIX-të.2. Problemi i ridefinimit edhe të identiteteve politike greke dhe serbe, duke ezbardhur faktin se janë dy krijesa artificiale të sajuara në territoret ku ata ishinpopullatë pakicë dhe kanë mbijetuar përmes gjenocideve të njëpasnjëshme mbipopujt indigjenë,3. Ridefinimi edhe i politikave të bashkësisë ndërkombëtare që kanë përBallkanin sepse medefalsifikimin e del në shesh realiteti i ri historik dhe e drejta evërtetë historike ndaj Kosovës. ( 13 nga 14 )
  • 14. 4. Duke i ridefinuar këto identitete edhe politika të bashkësisë ndërkombëtarendaj Kosovës kërkon revidimet e duhura veçanërisht në Pakon e Ahtisarit,që krijonzona të eksteritorialiteti për kishën e rreme serbe në Kosovë, e cila duke përvetësuarkompleksin ekleziastik, është marrë më shumë me hartimin e projekteve gjenocidalese sa më përhapjene fjales së shenjtë, duke e ditur se janë objekte në pronësishqiptare.5. Nga ky libër shtrohet edhe nevoja për një ekspertizë ndërkombëtare rrethverifikimit të identitetit të gjithë një kompelski eklesiastik, që së paku duhet tëtrajtohet si objekte kulti serbe, por si objekte kulturore shqiptare.Duke u marrë me historinë e shtetësisë së Dardanisë –Kosovës libri I Buxhovit nxjerrnë shesh në planin e brendshëm mungesën e një vetëdije historike të klasës sonëpolitike, e cila që nga teksti Deklaratës së Pavarësisë, që niset nga viti zero, duhetta trajtojë Kosovën si një trashëgimi të vetën e jo si prone me shume pronarë, çfarëështë koncepti multietnikKy libër me të vërtet do të shkaktojë kokëçarje, por zbulimi i vonë i identiteteve,veçanërisht i identitetit të vërtetë europian, do të bëjë rivendikime, së paku nëndërgjegje, të kufijve të gabuar që bëhen përmes përdorimit të dhunës. çfarëndodhi në pranverë të vitit 1999.Analogjia mes realitetit historik që e kemi sot si trashëgimi nga politikat trivaledëshmon edhe një gjë: idetë liridashëse europiane dhe përpjekjet europiane përemancipimin e popujve të Ballkanit janë të manipuluara sa nga vetë ata popuj, nëradhe të parë grekët dhe serbët, si dy popuj që gjenerojnë destabilitet në Ballkandhe (Europë) po aq edhe nga Rusia, që dëshmon miopinë e diplomacisëeuropiane në raport me atë ruse që po ndodh edhe në ditët e sotme.Libri i Buxhovit, fare në fund, bën një katarzë në ndërgjegjen tonë, ia kthen dinjitetinshqiptarëve të Kosovës dhe i bën krenar me të kaluarën e tyre, me rrënjët dhekontributin e tyre që Europa falë tyre e ketë këtë fytyrë shembullore civilizuese.Ndërkaq historiografia shqiptare do të detyrohet të revidojë pikëpamjet e veta, tëndryshojë metodologjinë e vet dhe konceptet e veta në trajtimin e historisënacionale. Web: http://kosova.info/2012/02/nje-veper-kapitale-hitoriografike/ Solli n`këtë formë: www.facebook.com/marjan.dodaj ( 14 nga 14 )