Dr. sc. Kole KRASNIQI - Terrorizmi Nderkombetar - 2010.pdf

14,270 views
14,049 views

Published on

Dr. sc. Kole KRASNIQI - Terrorizmi Nderkombetar - 2010.pdf

Published in: Education
0 Comments
7 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total views
14,270
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
3
Actions
Shares
0
Downloads
291
Comments
0
Likes
7
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Dr. sc. Kole KRASNIQI - Terrorizmi Nderkombetar - 2010.pdf

  1. 1. Dr. sc. Kolë KRASNIQI TERRORIZMINDËRKOMBËTAR Botim i dytë Prishtinë 2010
  2. 2. Dr. sc. Kolë KRASNIQITERRORIZMI NDËRKOMBËTAR Botim i dytë
  3. 3. Studim i lejuar nga Fakulteti Juridik i Universitetit të VjenësVersion i zgjeruar i temës së doktoraturës “Terrorizmi ndërkombëtar me vështrim tëposaçëm të sulmeve terroriste në Austri dhe masave efikase për zbulimin dhe luftimin eterrorizmit ndërkombëtar”, të mbrojtur në korrik të vitit 1998 në Fakultetin Juridik tëUniversitetit të VjenësMentorë:Prof. Dr. Franz CSÀSZÁRProf Dr. Frank HÖPFELTerrorizmi NdërkombëtarBotim i dytëRecensentë:Uni. Prof. Dr. Franz CSÀSZÁRFakulteti Juridik i Universitetit të VjenësProf. Dr. Ismet SALIHUFakulteti Juridik i Universitetit të PrishtinësUni. Prof. Dr. James F. ALBRECHTSt. John’s University (NYC), USALektorë:Dr. Ragip MULAKUInstituti Albanologjik i PrishtinësDr. Shukrie RAMAUniversiteti për Paqe dhe Zhvillim i Kombeve të BashkuaraDizajni:Hekuran Rexhepi Të drejtat e autorit mbrohen. Nuk është e lejuar rishtypja ose fotokopjimi i librit, në tërësi ose pjesërisht, pa lejen e autorit.
  4. 4. Dr. sc. Kolë KRASNIQI TERRORIZMINDËRKOMBËTAR Botim i dytë Prishtinë 2010
  5. 5. .: 4 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR Aprovimet e kërkesave për kryerjen e punës kërkimore - shkencore
  6. 6. FALËNDERIM 5 :. FALËNDERIM Falënderoj të gjithë ata, që në çfarëdo mënyre kontribuuan në për-fundimin e këtij studimi. Për ndihmën dhe këshillat e ofruara profesionale, falënderoj profesorët eFakultetit Juridik të Universitetit të Vjenës, Prof. Dr. Franz Császár dhe Prof. Dr.Frank Höpfel. Ndërkaq, për përkrahjen e ofruar morale, falënderoj profesorin eFakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Ismet Salihun dhe Prof.Dr. James F. Albrecht nga St. Johns University të Nju Jorkut. Gjithashtu, çmoj lart edhe vendimet e Prokurorisë Austriake dhe ato tëkryetarit të Gjykatës Penale të Vjenës për lejimin e studimit të lëndëve dhe akteve tëndryshme zyrtare, që ishin objekt i këtij studimi. Me një falënderim të posaçëm i drejtohem Kryetarit të Senatit të Gjykatëssë Lartë Civile të Vjenës Dr. Herald Krammer, i cili, edhe pse isha shtetas i huaj,më punësoi në cilësinë e praktikantit gjyqësor në Gjykatën e Lartë të Vjenës, dhekështu ndikoi në zgjidhjen përfundimtare të problemeve të qëndrimit dhe financim-it të studimeve të mia të doktoraturës në Austri. Për mirëkuptimin e treguar, falënderoj bashkëshorten time dhe fëmijët e mi. Dr. Kolë KRASNIQI
  7. 7. .: 6 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
  8. 8. PËRMBAJTJA 7 :. PËRMBAJTJAPARATHËNIE ............................................................................................................... 14HYRJE ............................................................................................................................ 15KRIMINALITETI POLITIK ....................................................................................... 18 1. Kuptimi .............................................................................................................. 18 2. Format e manifestimit të kriminalitetit politik .................................................. 19 3. Terrorizmi si formë e kriminalitet politik .......................................................... 20TERRORI DHE TERRORIZMI ................................................................................. 22 1. Kuptimet historike ............................................................................................. 22 2. Kufijtë e dallimit të terrorit nga terrorizmi ......................................................... 23 2.1. Kuptimi i terrorit ............................................................................................. 24 2.2. Kuptimi i terrorizmit ....................................................................................... 25 3. Faktorët e shfaqjes së terrorizmit ....................................................................... 28 3.1. Shkaqet sulmeve bashkëkohore terroriste ....................................................... 31 4. Përpjekjet për përkufizimin e terrorizmit .......................................................... 32 5. Tipologjia e dhunës terroriste ............................................................................. 34 5.1. Terrorizmi nacionalist ..................................................................................... 36 5.2. Lëvizjet terroriste si metodë e luftës nacionalçlirimtare ................................. 37 5.3. Lëvizjet terroriste në shtetet demokratike .................................................... 38 6. Dallimi në mes të terrorizmit dhe luftës guerile ............................................... 38 7. Dallimi i terrorizmit dhe luftës guerile sipas të drejtës ndërkombëtare ............. 41 7.1. Ushtria Çlirimtare e Kosovës sipas të drejtës ndërkombëtare ......................... 42 8. Terrorizmi si alternativë e luftës së armatosur .................................................. 43TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR NË VËSHTRIM TË PËRGJITHSHËM ....... 45KUPTIMI I TERRORIZMIT NDËRKOMBËTAR ................................................... 45 1. Kuptimi i përgjithshëm ...................................................................................... 45 1.1. Kuptimi sipas objektit të veprimit ................................................................... 46 1.2. Kuptimi sipas viktimës, vendit të ngjarjes, kryesit të veprës dhe qëllimit të veprimit .................................................................................... 46 2. Qëllimet e veprimeve terroriste ndërkombëtare ................................................ 47 3. Perkufizi.mi i terrorizmit ndërkombëtar ............................................................ 48 4. Karakteri transnacional i terrorizmit ndërkombëtar ........................................... 50 4.1. Elementet karakteristike të terrorizmit transnacional ......................................52
  9. 9. .: 8 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR 5. Terrorizmi ndërkombëtar si problem i paqes dhe sigurisë botërore ................... 53 5.1. Kuptimi dhe përmbajtja e sigurisë shoqërore .................................................. 54 5.2. Siguria nacionale dhe ndërkombëtare ............................................................. 55TERRORIZMI BASHKËKOHOR NDËRKOMBËTAR .......................................... 57 1. Rrymat terroriste ndërkombëtare ....................................................................... 59 2. Bashkëpunimi terrorist ndërkombëtar ................................................................ 60 3. Bashkëpunimi mes grupeve terroriste në Evropë (Euroterrorizmi) ................... 62 3.1. Ideologjia e Euroterrorizmit ............................................................................ 64 3.2. Koordinimi i dhunës terroriste në Evropë ....................................................... 65 4. Terrorizmi postmodern ndërkombëtar ............................................................... 67LËVIZJET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE .................................................... 69EUROTERRORISTËT .................................................................................................... 69 1. Euroterroristët gjermanë .................................................................................... 69 1.1. Fraksioni i Armatës së Kuqe ........................................................................... 71 1.2. Celulat Revolucionare dhe Zora e Kuqe ......................................................... 77 1.3. Kronikë e sulmeve terroriste të grupeve majtiste gjermane ............................ 80 2. Euroterroristët francezë ...................................................................................... 83 2.1. Aksioni Direkt (AD) ....................................................................................... 84 3. Belgjikë .............................................................................................................. 86 3.1. Celulat Komuniste Luftarake .......................................................................... 86 4. Itali ..................................................................................................................... 88 4.1. Brigadat e Kuqe .............................................................................................. 89TERRORIZMI NACIONALIST .................................................................................. 94 1. Irlanda Veriore ................................................................................................... 95 1.1. Armata Republikane Irlandeze ........................................................................ 97 1.2. Kronikë e sulmeve terroriste të IRA-s .......................................................... 102 2. Spanjë .............................................................................................................. 105 2.1. Euskadi Ta Askatasuna .................................................................................. 107 2.2. Sulmet kryesore terroriste të Euskadi Ta Askatasuna .................................... 112TERRORIZMI PALESTINEZ ................................................................................... 117 1. Rrënjët historike ............................................................................................... 117 1.1. Lëvizja cioniste dhe palestinezët ................................................................... 117 1.2. Themelimi i shtetit izraelit ............................................................................ 118 1.3. Lindja e Organizatave Çlirimtare Palestineze ............................................... 120 2. Organizata për Çlirimin e Palestinës ................................................................ 121 3. Levizja për Çlirimin e Palestinës ..................................................................... 125 4. Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP) ............................................ 127
  10. 10. PËRMBAJTJA 9 :. 4.1. Sulmet terroriste ndërkombëtare të „FPÇP“ ................................................ 131 5. Vetëtima (Al - Saika) ....................................................................................... 134 6. Shtatori i Zi ...................................................................................................... 135 6.1. Sulmet terroriste ndërkombëtare të „Shtatorit të Zi“ ................................... 137 7. NAYLP „Rinia Kombëtare Arabe për Çlirimin e Palestinës“ ......................... 139 8. Brigadat e Martirëve Al - Aqsa ........................................................................ 140 8.1. Kronikë e sulmeve të Brigadave të Martirëve Al - Aqsa ...............................143 9. Grupi i Abu Nidalit .......................................................................................... 145 9.1. Sulmet kryesore terroriste ndërkombëtare të grupit të Abu Nidalit ............. 150 10. Grupet aktuale politike dhe formacionet e armatosura palestineze .............. 153 11. Strategjia e operacioneve terroriste ndërkombëtare palestineze .................... 154 12. Sulmet e grupeve tjera terroriste ndërkombëtare palestineze ......................... 156 13. Bilanci i konfiktit izraelito – palestinez ......................................................... 157TERRORIZMI ARMEN ............................................................................................. 159 1. Grupet terroriste armene .................................................................................. 162 2. Strategjia e sulmeve terroriste armene ............................................................ 165 3. Metoda dhe taktika e sulmeve terroriste .......................................................... 167 4. Sulmet gjakmarrëse të grupeve terroriste armene ............................................ 168TERRORIZMI ISLAMIK .......................................................................................... 173 1. Kontestet mbi ekzistimin e terrorizmit islamik ............................................... 173 2. Rrënjët e terrorizmit islamik ............................................................................ 175 3. Nocionet e ndryshme fetare në kontekst të terrorizmit islamik ........................ 178 4. Karakteristikat themelore të terrorizmit islamik .............................................. 180 5. Taktika e sulmeve vetëvrasëse ......................................................................... 181 5.1. Aktorët e sulmeve vetëvrasëse ...................................................................... 183 5.2. Taktikat e tjera të veprimit të terroristëve islamikë ........................................185 6. Shfaqja e terrorizmit bashkëkohor islamik ....................................................... 188 7. Irani dhe terrorizmi islamik .............................................................................. 189ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE .......................................................... 193 1. Afwaj al-muqawama al-lubananiya (Al - Amal) .............................................. 193 2. Hezb-Allah (Partia e Allahut) .......................................................................... 194 2.1. Kronikë e raporteve ndërmjet organizatave Al - Amal dhe Hezb-Allah ..........200 2.2. Kronikë e sulmeve terroriste të organizatave Al - Amal dhe Hezb-Allah ........ 201 3. Harakat Al - Muquawama Al - Islamiya .......................................................... 203 3.1. Kronikë e zgjedhur e sulmeve terrotiste të Hamasit ...................................... 209 4. Xhihadi Islamik Palestinez .............................................................................. 215 4.1. Kronikë e sulmeve terrotiste të Xhihadit Islamik Palestinez ...................... 218 5. Al - Qa´ida ........................................................................................................ 221
  11. 11. .: 10 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR 5.1. Degët e Al-Qa´idës ........................................................................................ 232 5.2. Kush është Osama bin Laden? .......................................................................236 5.3. Sulmet terroriste që mund t’i përshkruhen Al - Qa’idas ............................... 243 6. Vëllazërimi Mysliman ..................................................................................... 247 7. Al-Gama’a al-Islamiyya ................................................................................... 251 7.1. Kronikë e sulmeve terroriste të Grupit Islamik ............................................. 256 8. Al-Jihad Al Islami ............................................................................................ 258 8.1. Kronikë e zgjedhur e sulmeve terroriste të Al-Xhihad Al Islami ................ 261 9. Procesi gjyqësor kundër „të dëbuarve nga Shqipëria” .................................... 262 10. Front Islamique du Salut (FIS) ....................................................................... 264 11. Mujahedeen-e Khalq (MEK) ........................................................................ 268 12. Muxhahedinët arabë ....................................................................................... 270 13. Grupet terroriste islamike pakistaneze .......................................................... 272 14. Jemaah Islamiyah (JI) .................................................................................... 273 15. Grupi Abu Sayyaf .......................................................................................... 276 16. Ushtria Islamike nga Adeni ............................................................................ 279 17. Sulmet e grupeve tjera terroriste islamike ...................................................... 280TERRORIZMI DJATHTIST ...................................................................................... 290 1. Kuptimi i ekstremizmit djathtist ...................................................................... 290 2. Elementet ideologjike të ekstremizmit djathtist ............................................... 291 3. Terrorizmi djathtist në Evropë ......................................................................... 292 4. Eurofashizmi .................................................................................................... 294SULMET E GRUPEVE TË TJERA TERRORISTE ................................................ 296SULMET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE NË AUSTRI ............................... 317SULMET TERRORISTE PALESTINEZE NË AUSTRI ......................................... 319 1. Rrëmbimi në Marchegg ................................................................................... 319 2. Sulmi kundër selisë së OPEC-ut në Vjenë ....................................................... 320 3. Sulmi kundër një sinagoge në Vjenë ................................................................ 325 4. Atentati kundër Heinz Nittel ............................................................................ 325 5. Sulmi i dytë kundër një sinagoge në Vjenë ...................................................... 325 6. Sulmi terrorist në aeroportin e Vjenës ............................................................. 326 7. Taktika e sulmeve terroriste palestineze në Austri .......................................... 327SULMET TERRORISTE ARMENE NË AUSTRI ................................................... 328 1. Vrasja e ambasadorit Tunligyl .......................................................................... 328 2. Sulmi kundër Erdogan Özen ........................................................................... 329 3. Atentati kundër Enver Ergun ........................................................................... 330
  12. 12. PËRMBAJTJA 11 :.SULMET TERRORISTE ISLAMIKE NË AUSTRI ................................................ 332 1. Sulmi kundër përfaqësive franceze në Vjenë .................................................. 332 2. Një sulm i pasqaruar terrorist .......................................................................... 332 3. Rrëmbimi i një aeroplani të kompanisë Air France .......................................... 333 4. Vrasja e te kurdëve në Vjenë ........................................................................... 333SULMET E TERRORISTËVE MAJTISTË NË AUSTRI ...................................... 335 1. Plaçkitja në Landek .......................................................................................... 335 2. Plaçkitja e një banke në Vjenë ........................................................................ 335 3. Sulmi kundër Drejtorisë së Policisë Federale të Vjenës ................................... 336 4. Rrëmbimi i Palmersit ....................................................................................... 336SULMET E TERRORISTËVE DJATHTISTË NË AUSTRI .................................. 339 1. Montimi i bombës në shtëpinë e Simon Wiesenthalit ..................................... 339 2. Montimi i një bombe në shtëpinë e prof. Alexander Giese ..............................339 3. Sulmi kundër firmës Schöps në Salzburg ......................................................... 340 4. Sulmi kundër firmës Schöps në Vjenë ............................................................. 340 5. Sulmi kundër Qendrës Dokumentare Izraelite ................................................. 340SULMET TJERA TERRORISTE NË AUSTRI ........................................................ 342 1. Sulmi kundër përfaqësisë spanjolle të fluturimeve Iberia ................................ 342 2. Vëna e zjarrit në Ambasadën e Afrikës Jugore ................................................. 342 3. Sulmi kundër përfaqësive irakiane në Vjenë ................................................... 343 4. Përpjekja për kryerjen e një sulmi terrorist në Vjenë ...................................... 343 5. Sulmi kundër Ambasadës Angleze dhe përfaqësisë izraelite EL - AL ............ 345 6. Përpjekja e parë për vrasjen e Al Ghadansit ..................................................... 346 7. Bombardimi i një institucioni financiar hungarez në Vjenë ............................. 347 8. Sulmi kundër Saudi-Arabien Airlinies në Vjenë ............................................ 347 9. Ardhja e një letre të Allahut në Vjenë ............................................................... 348 10. Përpjekja e dytë për vrasjen e Al Ghadansi .................................................... 348 11. Sulmi terrorist kundër Ambasadës së Perusë në Vjenë .................................. 349 12. Vendosja e zjarrit në përfaqësinë e një zyre turke të fluturimeve ................... 349 13. Vrasja e Umar Israilov në Vjenë .................................................................... 350ANALIZË E PËRGJITHSHME E SULMEVE TË HUAJATERRORRISTE NË AUSTRI ................................................................................... 351 1. Koha e kryerjes ................................................................................................ 351 2. Bartja e konflikteve nacionale në arenën ndërkombëtare ................................ 352 3. Rekrutimi i terroristëve ndërkombëtarë ........................................................... 352 4. Zgjedhja e objektit të sulmit terrorist ............................................................... 353 5. Vrasjet .............................................................................................................. 353
  13. 13. .: 12 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR 6. Rrëmbimet e personave ................................................................................... 353 7. Vënia e mjeteve eksplozive .............................................................................. 354 8. Bilanci i sulmeve terroriste .............................................................................. 354 9. Motivet e sulmeve terroriste ............................................................................ 355 10. Sqarimi dhe reagimi ....................................................................................... 356PERSONALITETI I TERRORISTIT NDËRKOMBËTAR .................................... 358 1. Elementet subjektive ........................................................................................ 358 2. Formimi i organizatave terroriste ..................................................................... 360 2.1. Numri i anëtarëve të organizatave terroriste ................................................ 361 2.2. Elementet kriminale në organizatat terroriste ............................................... 362 2.3. Ndarja e organizatave terroriste .................................................................... 362 3. Komandimi i organizatës terroriste .................................................................. 363 4. Planifikimi i operacioneve terroriste ndërkombëtare ....................................... 364 5. Burimet financiare të terroristëve ndërkombëtarë ............................................ 365 6. Armatimi i terroristëve ndërkombëtarë ............................................................ 367PËRKRAHJA E TERRORIZMIT NDËRKOMBËTAR ......................................... 370 1. Irani .................................................................................................................. 371 2. Kuba ................................................................................................................. 373 3. Sudani .............................................................................................................. 374 4. Siria .................................................................................................................. 375 5. Libia ................................................................................................................. 377 6. Iraku ................................................................................................................. 381GRUPET TERRORISTE NDËRKOMBËTARE ..................................................... 384RESUME ...................................................................................................................... 387SHKURTESAT ............................................................................................................ 392LITERATURA ............................................................................................................. 396
  14. 14. VORWORT 13 :. VORWORT „Internationaler Terrorismus“, also weltumspannend auftretende, ofttödliche Gewalt zum Erreichen überindividueller politischer Ziele ist zumAlltagsereignis geworden. Auf den unterschiedlichsten Ursachen beruhend undin vielfältigen Formen auftretend, weist der Internationale Terrorismus allzu oftein durchgängiges Charakteristikum auf: Der hohe Blutzoll, den Unbeteiligte zuentrichten haben, sei es, dass sie gezielt als Mittel zum Zweck missbraucht wer-den, sei es, dass sie zufällig einem Anschlag zum Opfer fallen. Die vorliegende Arbeit von Professor Dr. Kolë Krasniqi beruht auf seinervor zehn Jahren in Wien verfassten Dissertation. Zwar entzieht sich letztlich dasPhänomen des Internationalen Terrorismus einer vollständigen und kategorialklaren Erfassung nach eindeutigen Kriterien. Dr. Krasniqi ist aber eine wis-senschaftlich fundierte, lebensnahe und anschauliche Darstellung gelungen vonGeschichte und Erscheinungsformen dieses universellen Krieges ohne Militär,ohne Kriegsrecht und ohne Völkerrecht, der heute jeden von uns an jedem Platzder Welt erreichen kann. In der Vielfalt der konkreten Vorfälle treten die zuGrunde liegenden allgemeinen Kriterien hervor. Die weltweiten Bemühungenzur Eindämmung des Internationalen Terrorismus werden dargestellt. In diesem letzteren Zusammenhang darf allerdings nicht verschwiegen wer-den, dass viele der heute aktuellen oder diskutierten Bekämpfungsmaßnahmenzugleich ein beträchtliches Gefahrenpotential für die Privatsphäre des Staatsbürgersbergen. Dieses Risiko nimmt in dem Ausmaß zu, in dem der InternationaleTerrorismus seine Angriffe ausweitet und intensiviert. Staatliche Maßnahmen gegenTerrorismus können so gerade jenes demokratisch-rechtsstaatliche Zusammenlebenschädigen, das sie schützen sollen. Sie dürfen daher stets nur nach kritischer, ver-antwortungsbewusster Abwägung und äußerst maßhaltend eingesetzt werden. Ich freue mich, dass Dr. Krasniqi seine wissenschaftliche Karriere auf einemtheoretisch anspruchsvollen und praktisch sehr bedeutsamen Gebiet fortgesetzt hat.Für seine akademische Lehrtätigkeit wird die Arbeit über den InternationalenTerrorismus eine wertvolle Hilfe sein. Ich wünsche dem Buch viel Erfolg! Dr. Franz Császár Professor i. R. für Kriminologie Universität Wien, Rechtswissenschaftliche Fakultät
  15. 15. .: 14 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR PARATHËNIE „Terrorizmi ndërkombëtar“ si dhunë vdekjeprurëse, e manifestuar kudo nëbotë me qëllim të realizimit së interesave jopersonale, është bërë dukuri e përdit-shme. Ky fenomen që bazohet për shkaqe të shumta dhe paraqitet në forma tëndryshme, ka një karakteristikë permanente: gjakderdhjen e njerëzve të pafajshëm,si në rastet kur ata keqpërdoren si mjet për realizimin e qëllimeve të caktuara,ashtu edhe në rastet kur ata bëhen viktima të rastësishme të një sulmi terrorist. Ky studim i profesor Dr. Kolë Krasniqit, është i bazuar në temën e tij tëdoktoraturës së shkruar para dhjetë vjetëve në Vjenë. Fenomeni i terrorizmitndërkombëtar kohëve të fundit është paraqitur me një kuptim më të plotë dhe menjë përmbajtje më të diferencuar. Kështu edhe Dr. Krasniqi përmes këtij studimitë thelluar shkencor, e ka përshkruar qartë dhe në mënyrë objektive zhvilliminhistorik dhe format e manifestimit të kësaj lufte globale, që zhvillohet pa ushtridhe pa respektuar të drejtën ndërkombëtare të luftës dhe rregullat tjera të sëdrejtës ndërkombëtare. Në këtë mënyrë terrorizmi ndërkombëtar mund të zbato-het në të gjitha pjesët e botës dhe kundër çdo personi. Në shumëllojshmërinë erasteve të studiuara, janë manifestuar edhe kriteret e përgjithshme të terrorizmitndërkombëtar. Në këtë drejtim vërehen edhe përpjekjet e shtuara në nivel globalpër pengimin e shfaqjes së terrorizmit ndërkombëtar. Në këtë aspekt nuk duhet heshtur përballë disa masave të kontestuara përluftimin e terrorizmit, të cilat mund të paraqesin edhe rrezik potencial për të drejtatdhe liritë private të qytetarit. Në realitet, këto masa mund të marrin përpjesëtime tëmëdha, vetëm atëherë kur terrorizmi ndërkombëtar i intensifikon dhe i zgjeron sul-met e veta terroriste. Mirëpo, masat e tilla shtetërore në qoftë se zbatohen pa kriteretë caktuara atëherë mund ta dëmtojnë shtetin ligjor dhe demokratik, në vend që tambrojnë atë. Për këto arsye, të gjitha masat shtetërore për luftimin e terrorizmit,duhet zbatuar vetëm pas vlerësimit kritik të arsyeshmërisë së tyre dhe gjithmonë nëmënyrë adekuate dhe proporcionale me nevojat e tyre. Më vjen mirë që Dr. Krasniqi e ka vazhduar karrierën e vet shkencore nëkëtë lëmi aq pretenduese teorike dhe aq kuptimore praktike. Padyshim se kystudim i terrorizmit ndërkombëtar, do të jetë një ndihmesë e madhe për punën etij akademike. Andaj këtij libri i dëshiroj shumë suksese. Dr. Franz Császár Profesor i Kriminologjisë Fakulteti Juridik, Universiteti i Vjenës
  16. 16. HYRJE 15 :. HYRJE Zbatimi i dhunës së motivuar politike kundër rendit juridik ndërkombëtar,nuk është dukuri e re. Gjatë të gjitha kohëve të kaluara historike janë evidentuarsulme të ndryshme terroriste, mirëpo për dallim nga sulmet e kohëve të mëparshme,këto të fundit, për shkak të formave dhe përmasave të reja, që manifestohen në çdoaksion terrorist, ndikojnë, jo vetëm në çorganizimin e jetës politike të një shteti, poredhe në shkaktimin e krizave dhe konflikteve të ndryshme ndërshtetërore me paso-ja të gjera ndërkombëtare. Kështu, për shembull, vrasja e Franc Ferdinandit nëSarajevë shkaktoi Luftën e Parë Botërore; vrasja e 241 ushtarëve amerikanë nëBejrut, solli tërheqjen e bazave ushtarake amerikane nga Libani; shpërthimi i njëbombe në Berlinin Perëndimor, provokoi sulmin ushtarak amerikan kundër Libisë;minimi i disa ndërtesave në Rusi ishte shfrytëzuar si pretekst për okupimin eÇeçenisë; sulmi i 11 shtatorit të vitit 2001, kundër ShBA-së, shkaktoi një recesionglobal ekonomik të përcjellë me kriza të shumta politike; vendosja e mjeteveshpërthyese në disa trena të udhëtarëve në Madrid, ndikoi në ndërrimin e forcavepolitike në Spanjë dhe tërheqjen e ushtarëve të tyre nga Iraku, etj. Ky fenomen, i cili pa dyshim që hyn në radhën e veprave më të rënda krim-inale, gjithmonë në të kaluarën historike është shfaqur atëherë, kur personatradikalë ose grupe të ndryshme terroriste, të pakënaqura me raportet ekzistuesenacionale ose ndërkombëtare, janë përpjekur për ndryshimin e tyre. Mirëpo, nëdrejtim të realizimit të këtij qëllimi të tyre revolucionar, terroristët ose grupet endryshme radikale politike, nacionale ose fetare, si dhe regjimet e shumta diktato-riale, duke mos zotëruar mundësi (reale) institucionale, kanë zbatuar forma tëndryshme të dhunës terroriste me qëllim të ndërrimit ose ruajtjes së raporteve tëcaktuara politike. Në këtë drejtim, për njërën palë, zbatimi i dhunës terroriste kon-siderohej si mjet i domosdoshëm dhe legjitim për fitimin e të drejtave të uzurpuarapolitike, ndërsa për palën tjetër, vijimi i një politike agresive ndërkombëtare, tëkarakterizuar edhe me mënjanimin fizik të kundërshtarëve politikë, kishte qëllimparësor ruajtjen e stabilitetit, respektivisht forcimin e pushtetit të tyre shtetëror. Vala e konflikteve politike, e cila e kishte kapluar njerëzimin gjatë viteve‘60 të shekullit XX, solli edhe kristalizimin e terrorizmit ndërkombëtar, duke idhënë atij një shkëlqim krejtësisht të ri. Posaçërisht shkalla e lartë e rreziksh-mërisë, e shoqëruar me elementin tejet dinamik të ndërkombëtarizimit, kishin
  17. 17. .: 16 TERRORIZMI NDËRKOMBËTARndikuar që fenomeni terrorist, në asnjë variant të manifestimit të vet, tashmë tëmos kuptohej ose trajtohej vetëm si problem nacional, por si proces i filluarndërkombëtar, gjegjësisht si dukuri kriminale ndërkombëtare, e cila nuk respektonrregulla të veprimit dhe kufij politikë. Kjo mund të kuptohet edhe nga fakti semjetet moderne të komunikimit dhe lidhjeve, me anën e të cilave, qytetarët bren-da disa orëve mund të lëvizin nga njëra pjesë në pjesën tjetër të botës, u mundëso-jnë edhe grupeve të ndryshme terroriste lëvizje maksimale dhe propagandë opti-male gjatë kryerjes së veprave të tyre gjakatare. Këtu, pra, kemi të bëjmë me njëfenomen unikat kriminal, në të cilin vendi i veprimit dhe ai i pasojës mund të jenëmijëra kilometra larg njëri-tjetrit. Numri gjithnjë e më i madh i grupeve terroriste, qëllimi dhe karakteri i tyrei komplikuar politik, viktimat e shumta, si dhe kuptimet e ndryshme të nocionit ter-rorist, e parashtrojnë kërkesën imperative për përkufizimin ekzakt të kuptimit tëterrorizmit në përgjithësi, dhe të atij ndërkombëtar, në veçanti. Pra, duhet flakurpraktikat e deritashme, kur i njëjti person, në të njëjtën kohë dhe për të njëjtënvepër në njërën bashkësi shoqërore, është trajtuar dhe gjykuar si kriminel, ndërsanë tjetrën është respektuar si hero dhe patriot. Një përkufizim universal i kuptimittë terrorizmit, pa dyshim që do të kishte ndikuar në gjykimin unik dhe luftiminefikas të këtij fenomeni kriminal ndërkombëtar. * * * Një studim i mirëfilltë i terrorizmit ndërkombëtar, për shkak të komplek-siteteve të ndryshme, që përmbante në vete, nuk ishte e mundur që të bëhej dukee vështruar këtë fenomen vetëm nga një kohë, pozicion ose aspekt i caktuar. Kyrealitet, e sidomos dëshira që të jap një kontribut modest shkencor, më detyruan qënga pozita e një studiuesi pragmatik, të konsultoj literaturën e autorëve me pikë-pamje dhe qëndrime të ndryshme ideologjike. Përveç shumë burimeve të tilla kra-hasimtare, janë shfrytëzuar edhe materiale të shërbimeve të ndryshme profesion-ale, si dhe raporte nga simpoziumet ndërkombëtare. Që në fillim të studimit të këtyre burimeve, ishte kuptuar mesazhi shqetë-sues i prezantuar në hipotezën e skicuar si në vijim: - terrorizmi me tërë kompleksitetin dhe format e manifestimit të vet, gjith- monë kishte qenë produkt i konflikteve të ndryshme nacionale, gjegjë- sisht brendashtetërore ose i atyre ndërshtetërore; - terrorizmi ndërkombëtar nuk është asgjë tjetër veçse reflektim i konflik- teve të ndryshme nacionale, gjegjësisht brendashtetërore në arenën ndërkombëtare; - terrorizmi në të gjitha kohët dhe format e manifestimit të vet, ishte shfry-
  18. 18. HYRJE 17 :. tëzuar si mjet i luftës ideologjike në mes sistemeve ose rrymave të ndryshme politike. * * * Nga aspekti metodik, varësisht nga tematika e shqyrtuar, është bërë edhendarja e këtij punimi në pjesë, kapituj dhe nënkapituj të ndryshëm. Këtu fillimishtdhe në mënyrë të detajuar është shqyrtuar kuptimi i përgjithshëm i fenomenit ter-rorist dhe kufijtë e ndarjes së tij nga të gjitha format e tjera të dhunës politike.Pastaj janë shtjelluar karakteristikat themelore të terrorizmit nacional, nëpërgjithësi, dhe atij ndërkombëtar, në veçanti, si dhe janë shpjeguar faktorët rele-vantë dhe favorizues, që kanë ndikuar në paraqitjen e grupeve dhe autorëve tëndryshëm terroristë. Me qëllim të kuptimit më të mirë të kësaj problematike, nënënkapituj dhe kapituj të ndryshëm, varësisht nga tipi i tyre, janë paraqitur edheorganizatat kryesore terroriste ndërkombëtare. Nisur nga fakti se kjo dukuri komplekse si temë e doktoraturës është studi-uar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Vjenës, me një vështrim të posaçëm,janë analizuar edhe sulmet e grupeve të huaja terroriste në Austri. Për studimin ekëtyre rasteve, si burime shkencore janë shfrytëzuar aktet zyrtare të gjykatave,prokurorive dhe organeve të tjera kompetente shtetërore si dhe materiali informa-tiv i shërbimit të sigurimit shtetëror austriak. Ishte kënaqësi e veçantë kur në këtoakte, krahas përshkrimeve të detajuara të rrjedhës së ngjarjeve, ishin gjetur tëprezantuara edhe informacionet kryesore të siguruara nga shërbimet e ndryshmeprofesionale nacionale dhe atyre ndërkombëtare, që kishin të bënin me organiz-imin, veprimin dhe financimin e grupeve ose organizatave të huaja terroriste, tëcilat kishin vepruar në territorin austriak ose kundër interesave austriake. Në aktetë tilla zyrtare, ishin depozituar edhe dekretet shtetërore ose ishin përshkruar nëmënyrë të autorizuar qëndrimet e kreut shtetëror austriak lidhur me zgjidhjen ekrizave të ndryshme politike, përkatësisht diplomatike, të shkaktuara nga kryerja esulmeve të ndryshme terroriste ndërkombëtare në Austri. Në të njëjtat akte zyrtare,në mënyrë tejet taksative, ishin paraqitur edhe autorizimet juridike në bazë të tëcilave, organet kompetente austriake i kishin ndërmarrë aksionet e tyre kompleksetaktiko-operative në drejtim të zbulimit ose burgosjes së personave dhe grupeve tëhuaja terroriste, që kishin operuar në territorin austriak.
  19. 19. .: 18 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR KRIMINALITETI POLITIK1. Kuptimi Termi ”kriminalitet politik“ për herë të parë është përdorur gjatëRevolucionit Borgjez - Francez në kuptimin e përshkrimit të agjitacionit politik, icili zhvillohej kundër Republikës se Re1. Kriminaliteti politik, si aktivitet i orientu-ar kundërshtetëror, pa dyshim që ka një motiv krejtësisht tjetër nga aktivitetet ezakonshme kriminale si, p.sh., nga veprat penale kundër jetës dhe trupit, vepratpenale kundër pasurisë, veprat penale kundër shëndetit të qytetarëve, veprat penalekundër sigurisë së personave dhe pasurisë së tyre, etj. Kjo do të thotë se vepratpenale politike, për dallim nga format e tjera të veprimit kriminal, janë të karakter-izuara me motivimin politik të kryesve të tyre2. Motivi i kryerjes së veprave penale politike, sado që të jetë i fshehur në vendine ngjarjes, para gjykatës paraqitet qartë ngase kriminelët e rëndomtë, për dallim ngakryesit e veprave penale politike, zakonisht me ndihmën e gënjeshtrave, korrupsionitose ndikimeve të ndryshme në dëshmitarë, përpiqen që t’i mohojnë veprat e tyre.Ndërkaq, kryesit e veprave penale politike parimisht qëndrojnë pas veprave të kryera.Këta, duke e mbrojtur publikisht doktrinën e tyre politike, pra edhe para trupit gjykues,përpiqen edhe në këtë mënyrë të ndikojnë si në drejtim të rritjes së simpatisë së tyrepolitike ashtu edhe në rekrutimin e anëtarëve të rinj. Në bazë të motivit të kryesve të veprave penale politike, mund të konkludo-jmë se kriminaliteti politik në thelbin e vet nuk ka karakter privat, por është i natyrëspublike. Kjo do të thotë se këtu kemi të bëjmë me “një formë specifike të reagimitndaj rrethanave konkrete të jetës shoqërore, respektivisht me një alternativë të cak-tuar politike“3. Përveç elementit specifik të motivit, kriminaliteti politik dallohetnga të gjitha format e tjera të veprimit kriminal edhe në bazë të përkufizimit të tij.Në shkencën bashkëkohore janë të njohura këto përkufizime të kriminalitetit politik:1 Polis; politikë; qytet - shtet në Greqinë e vjetër, Felchlin Peter, Das politische Delikt - Entwicklung, Band 3 der Zürcher Studien zum Strafrecht, Zürich 1979, f. 71; Krahaso: Dr. Wolf Middendorf, Der Fall Frankfurter, Zeitschrift für die gesamte Strafrechtswissenschaft, Nr. LXXXIX 1977, f. 571.2 Drik Blasius, Geschichte der politischen Kriminalität in Deutschland (1800 - 1980), Frankfurt am Main 1983, f. 12 - 13.3 Sven Papcke, Progressive Gewalt, Studien zum sozialen Widerstandsrecht, Frankfurt am Main 1973, f. 26.
  20. 20. KRIMINALITETI POLITIK 19 :. - Përkufizimi juridiko-ligjor. Sipas këtij përcaktimi me nocionin krimi- nalitet politik, nënkuptohen të gjitha deliktet dhe veprat penale politike të cilat, si të tilla, shprehimisht janë të parapara me ligjin penal të një shteti. - Përkufizimi psikologjik. Në bazë të këtij përcaktimi, për karakterizimin e një vepre penale është me rëndësi vendimtare motivi i kryesit. Pra, pavarësisht nga vepra e kryer, në qoftë se autori i saj ka motiv politik, atëherë edhe vepra e tij duhet cilësuar si vepër penale politike. - Përkufizimi realist. Ky përcaktim, i quajtur edhe si psiko-sociald- inamik, e cilëson një vepër penale si politike në të gjitha rastet kur autori, viktima ose ndonjë institucion i strukturuar shoqëror e cilëson atë si vepër penale politike. Që nga çasti i cilësimit të parë të veprës së cak- tuar penale si politike, ajo duhet trajtuar si e tillë edhe nga pjesëmarrësit e tjerë në procedurë. Çdo shoqëri, kohë dhe shtet, e ka kriminalitetin e vet politik. Kjo formë eveprimit kriminal është paraqitur gjithmonë kur forcat e caktuara politike me mjetetë ndryshme kriminale, janë përpjekur për ndërrimin ose ruajtjen e rendit ekzistuesshoqëroro-politik. Pra, në të gjitha kohët dhe shtetet ka ekzistuar një strukturëalternative politike, manifestimet kriminale të së cilës, në dallim nga format e tjeratë aktivitetit kriminal, janë emërtuar si “kriminalitet politik“4. Thjesht, me nocioninkriminalitet politik kuptohen të gjitha “aktivitetet kriminale të drejtuara kundër njësistemi shtetëror, regjimeve politike, përfaqësuesve shtetërorë, vendimeve si dheorientimeve të ndryshme politike“5. Në shumë aspekte të jetës shoqërore, krimi-naliteti politik është pasqyrë reale e sistemit politik.2. Format e manifestimit të kriminalitetit politik Në dallim nga veprat e tjera penale, kriminaliteti politik zakonisht mani-festohet në mënyrë kolektive. Kjo do të thotë se, shumë rrallë kryhen vepra penalepolitike në mënyrë individuale. Pra, veprat penale politike, kryhen nga organizataose grupe të ndryshme personash, të cilët veprojnë jo me qëllim të zgjidhjes sëproblemeve të tyre individuale, por për ndërrimin e raporteve të caktuarashoqërore6.4 Politische Kriminalität, Mayers Enzyklopädisches Lexikon, Band 14, Wien 1987, f. 24.5 Në literaturën bashkëkohore janë shqyrtuar shumë pak veprat penale politike të kryera nga përfaqësuesit e regjimeve demokratike. Krahaso: Uwe Backes, Politischer Extremismus in demokratischen Verfassungsstaaten, Opladen 1989, f. 110.6 Cituar sipas L. J. Macfarlane, Political Disobedienze, London 1971, f. 12; Shiqo edhe Klaus von Beyme, Terrorismus Contra Rechtsstaat, f. 48.
  21. 21. .: 20 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR Veprat penale politike kryesisht janë të karakterizuara me shkallë të lartë tëplanifikimit, përgatitjes dhe ekzekutimit brutal të tyre. Zakonisht, ekzekutimi iveprave penale, është i karakterizuar me një stil të pazakonshëm aksional tëshoqëruar me agresivitet, brutalitet dhe rrezikshmëri të lartë shoqërore. Pikërisht,në bazë të këtyre elementeve jonormale, synohet edhe ndikimi në rritjen e sim-patisë dhe përkrahjes së dëshiruar shoqërore. Në praktikën bashkëkohore, janë të njohura këto forma të manifestimit tëkriminalitetit politik: - Veprat penale politike, të kryera nga pushtetet demokratike ose në kuadër të tyre. Këto vepra zakonisht janë të drejtuara kundër qytetarëve ose sistemit shtetëror të një shteti demokratik, kundër qytetarëve të huaj ose shteteve të huaja. Karakteristikë kryesore e këtyre veprave penale është keqpërdorimi i aparatit shtetëror për interesa të ndryshme egoiste politike7. Këtu është fjala për korrupsionin dhe keqpërdorimet e shër- bimeve të ndryshme shtetërore në drejtim të spiunimit, dëmtimit dhe komprometimit të kundërshtarëve politikë. - Veprat penale politike, të drejtuara kundër aparatit shtetëror ose për- faqësuesve të tij. Këto vepra penale, zakonisht, kryhen nga grupe të ndryshme të rebeluara politike dhe, si të tilla, janë të parapara në mënyrë të qartë dhe taksative edhe me ligjin penal të një shteti. Këtu kemi të bëjmë me veprat klasike penale politike si, p.sh., atentatet, sabotimet, spiunimet, rrëmbimet, etj. Në bazë të elementit të dhunës së zbatuar politike, këto vepra penale quhen ndryshe edhe vepra terroriste. - Veprat penale politike të kryera nga aparati shtetëror i një shteti dik- tatorial kundër shtetasve të vet. Këtu është fjala për terrorin e ushtruar shtetëror, i cili zakonisht ushtrohet me qëllim të ruajtjes së pushtetit të caktuar politik8. Në shtetet e ndryshme totalitare shkelen në mënyra bru- tale të drejtat kushtetuese dhe ato elementare qytetare. Madje, nuk janë të rralla as rastet e improvizimit të kryerjes së veprave të ndryshme penale me qëllim të dënimit të kundërshtarëve politikë ose të krijimit të preteksteve për mënjanimin e tyre.3. Terrorizmi si formë e kriminalitet politik Në përgjithësi, kuptimi i veprave penale politike varet nga sistemi politik injë shteti. Në një shtet, një vepër penale mund të cilësohet si vepër terroriste, ndër-7 Mbi format e kriminalitetit politik: Hans J. Schneider, Kriminologie, Berlin 1987, f. 867 - 868.8 I. Fetscher u. a. , BMI. Analysen zum Terrorismus 1, Ideologien und Strategien, Opladen 1981, f. 17.
  22. 22. KRIMINALITETI POLITIK 21 :.sa në të njëjtën kohë, në një shtet tjetër, vepra e njëjtë, mund të vlerësohet si aktheroik ose anasjelltas. Ky rivalitet, në kuptimin ose karakterizimin e kriminalitetpolitik, nuk ka ekzistuar vetëm në shtetet me sisteme të ndryshme shoqërore-poli-tike. Ekzistojnë edhe rastet kur në të njëjtin shtet, një vepër e cilësuar si terroriste,pas një kohe të caktuar është trajtuar dhe vlerësuar si heroike ose anasjelltas. Kjo vihet re sidomos kohëve të fundit kur kuptimi i veprave penale politikedhe ai i terrorizmit gjithnjë e më tepër po merr kahje të njëanshme. Në realitet,kuptimi i terrorizmit është shqyrtuar dhe analizuar në mënyra të ndryshme, mirëposhumë pak vërehen diskutimet kritike lidhur me veprat penale politike, të kryeranë kuadër ose nga përfaqësuesit e ndryshëm shtetërorë të sistemeve demokratike.Në këtë drejtim vërehet edhe përpjekja e autorëve të ndryshëm për unifikimin ekuptimit të kriminalitetit politik me terrorizmin dhe terrorizmit me lëvizjet revolu-cionare, përkatësisht me luftërat çlirimtare. Këta autorë, në punimet e tyre të shum-ta, nuk e kanë shqyrtuar terrorin shtetëror, por kryesisht janë orientuar në studimindhe gjykimin e veprave të ndryshme penale politike të drejtuara kundër shtetit.Këtë mangësi shkencore, ata e argumentojnë me tezën se shumica e shteteve e zba-tojnë terrorin shtetëror si përgjigje ose reagim natyror ndaj terrorizmit. Nga shumë aspekte, qëndrimet e tilla paraqesin vetëm njëanshmëri të qartëpolitike. Këtu nuk synoj të kontestoj të drejtën e ndonjë autori për studimin edukurive të ndryshme kriminale dhe përgjithësisht shoqërore, nga aspekti idëshiruar, por të theksoj se në mes formave të ndryshme të veprimit terrorist, nukekziston ndonjë dallim cilësor. Dallimi i vetëm që ekziston në mes terrorit shtetërordhe terrorizmit, ka të bëjë me organizimin dhe qëllimin e dhunës së ushtruar poli-tike. Së paku dy elemente duhet të plotësohen në mënyrë që një vepër penalepolitike të cilësohet ose të trajtohet në kontekst të veprës terroriste. Elementi i parëka të bëjë me shkallën, përkatësisht, nivelin e organizimit të kryerësit, ndërsa i dytika të bëjë më strukturën dhe përmasat e reagimit shoqëror, respektivisht shtetërorndaj veprës së kryer. Pra, vetëm atëherë kur „aktiviteti i dhunshëm politik avanco-het në qendër të vëmendjes, reagimit dhe të frikës shoqërore, flasim për aktivitetterroriste“9. Të gjitha aktivitetet terroriste, duhet t’i nënshtrohen gjykimit të drejtëdhe dënimit të merituar nga e tërë bashkësia ndërkombëtare.9 Fritz Sack, BMI. Analysen zum Terrorismus 4/2, Protest und Reaktion, Opladen 1884, f. 27.
  23. 23. .: 22 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR TERRORI DHE TERRORIZMI1. Kuptimet historike Terrori dhe terrorizmi janë nocione, kuptimi i plotë i të cilave në literaturënshkencore ende nuk është sqaruar. Shikuar historikisht, fjala “terreur”, frikë,panik, për herë të parë është përdorur gjatë Revolucionit Borgjez - Francez10, nëkuptim të dënimeve drakonike të shqiptuara nga gjykatat revolucionare, kundërarmiqve të Republikës së Re11. Që nga ajo kohë e deri në ditët e sotme, fjala “ter-ror”, shërben si sinonim i gjendjes shpirtërore të frikës individuale, si pasojë e pre-sionit të caktuar politik, si dhe për shpjegimin e pozicionit kolektiv përballë njërreziku të caktuar (terreur panique)12. Tradicionalisht me fjalën “terror”, është kuptuar zbatimi i dhunës politikeme qëllim të mbrojtjes së interesave shtetërore gjatë fazave të ndryshme revolu-cionare të karakterizuara me kërcënime dhe zbatime të ndryshme të dhunës poli-tike. Këtu terrori, si dhunë e instrumentalizuar, zakonisht propagandohet nëmënyrë të stilizuar, si mjet i domosdoshëm për mënjanimin e konflikteve tëndryshme politike, rivendosjen e rendit, qetësisë publike ose harmonisëshoqërore“13. Ndërkaq, me fjalën “terrorizëm”, kuptohen veprat e ndryshme penale tëdrejtuara kundër shtetit, të kryera nga individët ose grupet e ndryshme të person-ave në shtetin e vet ose në shtetin e huaj, me qëllim të ndikimit në realizimin e qël-limit të caktuar politik14.10 „Terreur“ do të thotë tmerr i shkaktuar nga frika. Gjendja shpirtërore dhe fizike e personit të frikësuar duhet të jetë në nivel të dridhjes së tij trupore. Më gjerësisht: Mario Wandruszka, Was weiß die Sprache von der Angst? Botuar në librin: Wilhelm Bitter, Angst und Schrecken in theologischer und psychotherapeutischer Sicht, Stuttgart 1959, f. 19.11 Nga tetori i vitit 1793 e deri në korrik të vitit 1794, nën udhëheqjen e Robespierres, pushteti Jakobin kishte likuiduar rreth 16,500 persona. Ushtrimi i egër i terrorit shtetëror kundër kundërshtarëve politikë, kishte ndikuar në humbjen e simpatisë popullore ndaj Roberspierre. Me 28.07.1794, Roberspierre ishte rrëzuar nga pushteti dhe, në të njëjtën ditë ishte pushkatuar. Më gjerësisht: Iring Fetscher, Analysen zum Terrorismus 1, Ideologien und Strategien, Opladen 1981, f. 17.12 Handbuch politisch - sozialer Grundbegriffe in Frankreich 1680 - 1820, München 1985, f. 89 - 90.13 Peter Waldmann, Terrorizmus, Provokation der Macht, München 1998, f. 13 - 18.14 Kurt Rebmann, Probleme und Möglichkeiten der Bekämpfung des internationalen Terrorismus, Neue juristische Wochenschrift, Heft Nr. 30/1985, f. 1736.
  24. 24. TERRORI DHE TERRORIZMI 23 :.2. Kufijtë e dallimit të terrorit nga terrorizmi Nga aspekti shkencor, është më se i domosdoshëm shpjegimi dhe analizimii kuptimit dhe i raporteve që ekzistojnë në mes të këtyre dy termave të ngjashëmgjuhësorë. Terrori dhe terrorizmi nuk kanë kuptim dhe nuk janë dukuri identike.Dallimi që ekziston në mes të këtyre dy nocioneve, respektivisht në mes të këtyredy dukurive, ka të bëjë me faktin se terrori është dhunë shtetërore, e cila zbatohetme qëllim të ruajtjes ose të rivendosjes së pushtetit shtetëror, ndërsa terrorizmiështë zbatimi i dhunës politike nga aktorët e ndryshëm jashtështetërorë me qëllimtë ndërrimit ose marrjes së pushtetit15. Këto dy dukuri, nga aspekti i dhunës së zbat-uar dhe agresionit politik, qëndrojnë në raporte dialektike. Terrori dhe terrorizmi, i fillojnë operacionet e tyre luftarake, jo me qëllim tëluftimit të armikut të caktuar, por kundër qytetarëve të pafajshëm dhe të pambrojtur.Këtu, konfrontimi që ekziston në mes terrorit dhe terrorizmit nuk ka për qëllim mar-rjen ose sigurimin e pushtetit, por duke e zbatuar dhunën e pakufizuar kundër njëri-tjetrit, synohet arritja vizionare e qëllimit të lartë politik. Në këtë drejtim, terrori,ndonëse nuk është qëllim parësor, ai e praktikon zhdukjen sistematike të qytetarëve. Ndërkaq, terrorizmi shfrytëzohet si instrument për përgatitjen e një situaterevolucionare me qëllim të përmbysjes së pushtetit shtetëror. Në rast suksesi, ngaregjimi i ri zakonisht zbatohet terrori me qëllim të konstituimit të pushtetit tësapokrijuar shtetëror. Pra terrori është mjet për mbajtjen e një pushteti totalitar, respektivisht„është zbatim i dhunës politike nga institucionet e ndryshme shtetërore me qëllimtë ruajtjes ose të rivendosjes së pushtetit shtetëror, ndërsa terrorizmi është veprimi organizuar i dhunës politike nga aktorë të ndryshëm jashtështetërorë, me qëllimtë ndërrimit të raporteve të caktuara shoqërore në drejtim të sigurimit të dinjitetittë dëshiruar politik ose njerëzor“16. Kështu mund të konkludohet se terrori dhe terrorizmi, në format e shfaqjesdhe në ndikimet e tyre psiko-politike, shpeshherë nuk dallojnë nga njëri-tjetri. Kjoshihet sidomos atëherë, kur terrori përpiqet që të manifestohet si terrorizëm. Njëpaqartësi e tillë mund të mënjanohet vetëm atëherë, kur, argumentohet qëllimi iveprimit të dhunshëm politik. Në këtë drejtim, duhet pasur parasysh faktin se ter-rorizmi gjithmonë vepron në drejtim të destabilizimit të pushtetit të caktuarshtetëror, ndërsa terrori, vepron në drejtim të kundërt17. Nga kjo, mund të thuhet se15 Frank Besneler, Vorgesehene Lektionen zur Geschichte des Terrorismus, në: Rudolf Wasserman, Terrorismus contra Rechtsstaat, Darmstadt 1976, f. 15.16 Friedrich Hacker, Terror, Mythos - Realität - Analyse, Zürich 1973, f. 21.17 Ulrike Pesch, Aspekte des Internationalen Terrorismus, Doktorarbeit, Bonn 1977, f. 35.
  25. 25. .: 24 TERRORIZMI NDËRKOMBËTARterrori dallon nga kuptimi i terrorizmit dhe se dallimi themelor në mes këtyre dydukurive, qëndron në faktin se terrori ushtrohet nga lart, pra nga aparati shtetëror,ndërsa terrorizmi zbatohet nga poshtë, respektivisht nga individët ose grupet endryshme politike jashtështetërore, të cilët e orientojnë dhunën e tyre politikekundër sistemit politik ose, kundër pushtetit shtetëror të një shteti të caktuar.2.1. Kuptimi i terrorit Fjala “terror”, është internacionalizim i drejtpërdrejtë i fjalës latine me tënjëjtin emër, me të cilën nuk nënkuptohet vetëm gjendja shpirtërore e frikës osepanikut shoqëror, por, para së gjithash, e ka kuptimin e veprimeve të ndërmarrame qëllim të shkaktimit të ndjenjave të tilla. Pra, terrori si formë e frikës individ-uale ose panikut shoqëror, nuk do të thotë vetëm frikë e individit ose e disa indi-vidëve të caktuar, por ndjenjë e frikës dhe e panikut kolektiv, të shkaktuara ngakërcënimi i një rreziku konkret. Këtu duhet pasur parasysh faktin se edhe krizatekonomike ose katastrofat e ndryshme natyrore, mund të shkaktojnë frikë osepanik shoqërore, mirëpo ato nuk ushtrojnë terror, ngaqë terrori është veprimnjerëzor i orientuar në drejtim të shkaktimit të ndjenjave (të tilla) të frikësshoqërore18. Me këtë kuptim, terrori paraqitet si proces i caktuar shoqëroro-politik, në tëcilin përfshihen tri palë pjesëmarrëse: organet e ndjekjes, të ndjekurit politikë dhe,pjesa tjetër e popullsisë, e cila nuk i takon asnjërës nga këto dy kategori. Në realitet, terrori nuk është vetëm raport në mes të të ndjekurit dhendjekësit, por pasojat e ushtrimit të tij, reflektohen fuqishëm në opinionin e gjerëshoqëror. Një dukuri e tillë njëherësh është edhe strategji politike e regjimevetotalitare. Me zbatimin e terrorit, regjimet totalitare nuk dëshirojnë vetëm përhap-jen e frikës dhe panikut në masat e gjera popullore. Pra, e keqja e këtyreregjimeve nuk qëndron vetëm në sadizmin e tyre. Regjimet diktatoriale shumë mëtepër e zbatojnë terrorin si instrument për realizimin brutal të interesave të tyrepolitike. Në këtë drejtim duhet kuptuar edhe motivin për zbatimin e terrorit. Njëmotiv i tillë ka të bëjë edhe me dobësinë politike të regjimit. Regjimet diktatori-ale e kanë të qartë faktin se, kundërshtari i tyre politik nuk mund të mënjanohetvetëm me mjete demokratike. Gjithashtu, ato janë të bindura se në rast të konfron-timit eventual publik me kundërshtarin e tyre politik, mund të shkaktohen edherevolta masive me pasoja të padëshirueshme. Nga këto arsye, regjimet diktatori-ale, i autorizojnë mekanizmat e tyre të dhunës për ushtrimin e lirë të terrorit mbi18 Daniel Suter, Rechtsauslösung durch Angst und Schrecken, Berlin 1983, f. 22.
  26. 26. TERRORI DHE TERRORIZMI 25 :.popull, me bindjen se vetëm me dhunë, mund të arrihen qëllimet ose efektet edëshiruara politike19. Terrori, si instrument i dhunës politike, zakonisht praktikohet gjatë dyfazave të zhvillimeve politike: - Në fazën e konstituimit të regjimeve totalitare. - Gjatë kësaj faze, terrori shtetëror zbatohet si mjet për dalje nga krizat e ndryshme politike. Në këtë fazë të zhvillimeve shoqërore, respektivisht gjatë ose pas krizave serioze politike, shtetet e ndryshme totalitare e zbatojnë terrorin shtetëror, si mjet të reagimit (ashtu si propagandohet), ndaj terrorizmit të palës tjetër20. - Pas fazës së konsolidimit të regjimeve diktatoriale. - Gjatë kësaj faze, ter- rori shtetëror zbatohet si mjet i rivendosjes së stabilitetit të brendshëm politik. Për dallim nga situata e parë, e cila është kaotike (kryengritjet, rev- olucionet, grushtshtetet), dhe si e tillë as nga aspekti juridik e as nga ai politik, nuk është e mundur të kontrollohet ose të dirigjohet, në situatën e dytë, shtetet e ndryshme totalitare e zbatojnë terrorin shtetëror, si preven- tivë të përgjithshme duke i eliminuar kundërshtarët e ndryshëm politikë në emër të ligjit. Pra, në këtë fazë të pasigurisë politike, dhunën shtetërore e karakterizon brutaliteti dhe masiviteti i viktimave. Këtu procesi i mënja- nimit të kundërshtarëve politikë, merr përmasa shumë më dramatike sesa gjatë luftërave qytetare21. Kjo mund të kuptohet vetëm nëse i hedhim një vështrim praktikave të diktaturave të kaluara fashiste ose komuniste në Serbi, Irak, Iran, Afganistan, Turqi, Algjeri, Shqipëri, etj. Shumë regjime totalitare, në forma të ndryshme dhe mënyra tëkundërligjshme, i kanë torturuar dhe mënjanuar kundërshtarët e tyre politikë. Në këtëmënyrë, regjimet e ndryshme totalitare e kishin zbatuar terrorin shtetëror si mjet tëfrenimit të proceseve të filluara natyrore demokratike, gjegjësisht si mjet të detyrim-it të popullsisë për besnikëri të caktuar politike. Në këtë mënyrë, terrori, duke e man-ifestuar dhunën shtetërore të regjimeve totalitare, i argumenton ato edhe si regjimedestabilizuese.2. 2. Kuptimi i terrorizmit Në kuptimin aktual, fjala “terrorizëm”, për herë të parë është përdorur në19 Terrori shtetëror duhet dalluar nga shteti policor dhe represioni shtetëror. Shteti policor (shteti + policia) nënkupton një formë të qeverisjes në të cilën udhëheqja shtetërore përmes organeve të veta ekzekutive e kontrollon dhe e mbikqyrë jetën private dhe publike të qytetarëve. Ndërsa represioni shtetëror ushtrohet atëherë kur shërbimet e ndryshme sekrete e mbikëqyrin jetën private dhe publike të qytetarëve, i ndjekin, i dënojnë dhe i torturojnë kundërshtarët e tyre politikë, etj.20 Franz Wöderman, Terrorismus, München 1977, f. 27.21 Daniel Suter, Rechtsauslösung durch Angst und Schrecken, Berlin 1983, f. 46.
  27. 27. .: 26 TERRORIZMI NDËRKOMBËTARRusi gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX. Që nga ajo kohë e deri në ditët esotme, format e ndryshme të dhunës politike të drejtuara kundër shtetit, kishin fil-luar të emërtohen si „veprime terroriste“. Këtë kuptim „terrorizmi“ e ka ruajturderi në ditët e sotme. Në realitet, në kuptimin politiko-historik, me nocionin ter-rorizëm, fillimisht janë kuptuar të gjitha format e dhunës politike të drejtuarakundër shtetit22. Gjithashtu, edhe në kuptimin juridik dhe politik, me fjalën terror-izëm, kuptohet zbatimi i formave të ndryshme të dhunës ilegale, me qëllim tëshkaktimit të ndjenjave të frikës dhe panikut shoqëror, si mjet të detyrimit për real-izimin e qëllimit të caktuar poilitik23. Dallimi thelbësor në mes të veprave penaleterroriste dhe atyre klasike kriminale (vrasjet, rrëmbimet e personave, plaçkitjet,etj.) ka të bëjë me qëllimin e tyre. Dhuna terroriste është e drejtuar zakonishtkundër aparatit (të caktuar) shtetëror ose përfaqësuesve të tij me qëllim të ndikim-it në realizimin e interesave të caktuara politike. Kjo do të thotë se, dhuna terror-iste parimisht nuk është e drejtuar kundër qytetarëve të rëndomtë ose grupeve tëndryshme shoqërore, por kundër shtetit dhe përfaqësuesve të tij24. Zbatimi i dhunës terroriste, zakonisht paraqitet në varësi dialektike mefushatën politike, me kryengritjen e armatosur ose, me ndonjë përpjekje përgrushtshtet. Mirëpo, nuk janë të rralla as rastet kur terrorizmi paraqitet edhe në for-mën e vet të pastër25. Në këto raste, aksionet terroriste dallohen nga kryengritjet earmatosura dhe aksionet e tjera eruptive për marrjen e pushtetit (grushtshteteve),në bazë të qëllimit të veprimit strategjik. Terrorizmi është veprim afatgjatë strategjik që ka një qëllim krejtësishttjetër nga luftërat ndërshtetërore, kryengritjet e armatosura, grushtshtetet oseluftërat qytetare26. Qëllimi i terrorizmit nuk është okupimi, përkatësisht çlirimi iterritorit ose shkatërrimi i bazës materiale të armikut27. Terrorizmi nuk synon as22 Franklin Ford, Reflexionen über den politischen Mord in Europa im 19. und 20. Jahrhundert, në: Mommsen/Hirschfeld, Stuttgard 1982, f. 226.23 Iring Fetscher u. a., Analysen zum Terrorismus 1, Opladen 1981, f. 21.24 Autorë të veprave penale terroriste mund të jenë: - autorët individualë.- Këta veprojnë në mënyrë të veçantë dhe të pavarur nga të tjerët; nuk ekziston ndonjë raport konkret ose formë e bashkëpunimit në mes autorëve të veprës terroriste; - autorët e përbashkët.- (bashkëkryesit e veprës).- Edhe pse vepra terroriste është kryer në bashkëveprim, nuk ekziston identiteti i përbashkët grupor ose qëllimi për veprim të përbashkët dhe sistematik në mes aktorëve; - grupet terroriste.- Në mes anëtarëve te grupit, krijohen raporte të caktuara organizative me qëllim të veprimit të përbashkët terrorist. Anëtarët e këtyre grupeve, në raport me të tjerët, veprojnë me ndjenjën „ne“ respektivisht me identitetin e tyre grupor; - organizatat terroriste.- Këtu kemi të bëjmë me bashkimin e dy e më shumë grupeve të strukturuara në mënyrë organizative dhe hiearkike me qëllim të veprimit të përbashkët terrorist.25 Krahaso: Walter Laquer, Terrorismus, 1987, f. 95; Franz Wörderman, Terrorismus, 1977, f. 28 - 30; Iring Fetscher, Analysen zum Terrorismus 1/1981, f. 21 - 23.26 Carl Friedrich, Pathologie der Politik, në librin: Manfred Funke, Terrorismus, Athenäum 1977, f. 14.27 Wolfgang de Boor, Terrorismus, Der „Wahn“ der Gesunden, në librin: Ursachen des Terrorismus in der Bundesrepublik Deutschland, Berlin 1978, f. 123.
  28. 28. TERRORI DHE TERRORIZMI 27 :.dobësimin e pushtetit, ashtu si thuhet nganjëherë. Me sulmet e ndryshme terroriste,shumë më tepër dëshirohet reagimi pozitiv i opinionit të caktuar publik ndajaksioneve të tilla28. Se cili është qëllimi i aksioneve terroriste, tregon edhe shem-bulli i organizatës terroriste ruse „Narodnaja Volja“: „qëllimi i aksioneve tonaështë komprometimi i aparatit shtetëror, argumentimi i mundësisë për organizimine një kryengritjeje të armatosur, ngritja e frymës revolucionare, forcimi i besimittë popullit, si dhe krijimi i një kuadri luftarak“29. Ndërkaq, kuptimin dhe përmbajtjen e „terrorizmit“ në mënyrë bindëse e shp-jegon eksperti i shquar anglez, prof. dr. Paul Willikson. Sipas tij, terrorizmi është: - armë e të pafuqishmit; - armë plotësuese (dhe jo e vetme) e një lëvizjeje revolucionare; - armë e përdorur në mënyrë konspirative nga grupe relativisht të vogla; - armë, e cila mund të ketë efekt të paparashikuar; dhuna terroriste mund të dalë jashtë kontrollit dhe të shndërrohet në forma të tjera të konflik- teve politike30. Nga ana tjetër, eksperti i njohur gjerman, Kreis, i përshkruan këto veçorikarakteristike të terrorizmit: - terrorizmi nuk është vetëm përpjekje për realizimin e ndryshimeve, respektivisht qëllimeve të caktuara politike, por është kërcënim ose zba- tim i drejtpërdrejtë i dhunës fizike; - është veprim i organizuar i personave. Kjo do të thotë se aktet e ndryshme terroriste zakonisht nuk kryhen nga autorë individualë por nga grupe të ndryshme të personave; - terrorizmi gjithmonë ka qëllim të caktuar politik, pavarësisht nga vlerësimi i tij si i drejtë dhe legjitim ose jo31. Nga kjo, mund të konkludohet se terrorizmi si dhunë e motivuar politike,kryesisht është i drejtuar kundër organeve dhe institucioneve të ndryshmeshtetërore ose atyre ndërkombëtare. Vrasjet e përfaqësuesve shtetërorë ishin dhembeten qëllim parësor i shumë lëvizjeve terroriste. Mirëpo, ekzistojnë edhe rastekur „në kontekst të theksuar revolucionar”, vriten edhe qytetarët e thjeshtë oserivalët politikë. Vrasje të tilla shpeshherë e ngatërrojnë edhe kuptimin e terrorit meterrorizmin32.28 Iring Fetscher u. a., Analysen zum Terrorismus 1, Opladen 1982, f. 21.29 Narodnaja Volja, 1880. Cituar sipas: Roland Gaucher, Saboteure und Attentäter, Köln 1967, f. 24; Krahaso: M. Funke, Terrorismus, Athenäum 1977, f. 15.30 Paul Willikson, Political Terrorism. London 1974, f. 126.31 Karl Markus Kreis, Der Internationale Terrorismus, Sicherheitspolitik vor neuen Ausgaben, Schriften des Forschungsinstitutes der Deutschen Gesellschaft für auswärtige Politik, Bonn 1979, f. 390.32 Giessmann, Hans J. , Terrorismus - Globales Problem und Herausforderung, në: Globalisierung und nationale Souverenität, Festschrift für Wilfried Röhricht, Dieter Lutz (Botues), Baden - Baden: Nomos 2000, f. 22 - 29.
  29. 29. .: 28 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR Konkretisht, me fjalën „terrorizëm“ kuptohet kërcënimi ose përdorimi idhunës fizike kundër personave ose kundër pasurisë së tyre, të kryera nga indi-vidët ose grupe të ndryshme terroriste me qëllim të arritjes së efekteve të dëshiru-ara politike. Në të shumtën e rasteve, aktet e ndryshme terroriste kryhen mekërkesë të aparateve të ndryshme shtetërore ose kundër tyre. Kjo do të thotë seaktorë terroristë nuk janë vetëm individët ose grupet e ndryshme aventuriere, mer-cenare ose revolucionare, por edhe shtetet e caktuara, të cilat në forma tëndryshme zbatojnë terrorizmin jo vetëm kundër popullit të tyre por edhe kundërshteteve dhe popujve të tjerë33. Motivi i një shteti për zbatimin e terrorit shtetëror, është fakti se ai e ndienveten të dobët për konfrontim politik me kundërshtarin. Nga kjo arsye, terrorizmipraktikohet si strategji e përshtatshme e influencës së tërthortë34. Karakteristikë krye-sore e kësaj forme të terrorizmit është organizimi dhe ekzekutimi i aksioneve terror-iste me një precizion të lartë ushtarak, gjë që dëshmon edhe për nivelin profesional tëautorëve të tyre. Në të gjitha rastet, kur aktorët terroristë kontrollohen, ndihmohen osenë mënyra të ndryshme influencohen nga një shtet i caktuar, kemi të bëjmë me dukur-inë e terrorizmit shtetëror, përkatësisht, me përkrahjen shtetërore të terrorizmit35.3. Faktorët e shfaqjes së terrorizmit Që nga fillimi i përdorimit praktik të termit „terrorizëm“, kishin filluar edhepërpjekjet për studimin e faktorëve që kishin ndikuar në shfaqjen e tij. Mirëpo, përshumë kohë me radhë, këto studime ishin zhvilluar nga pozita të njëanshme shken-core, duke u bazuar kryesisht në vështrime të ndryshme individuale ose në atoshoqërore, pa vërejtur faktin se terrorizmi shfaqet vetëm si kompleks i ndikimevedialektike të këtyre dy rrethanave. Në këtë pikëpamje, edhe Cesar Lombrozo kishte menduar se ekziston njëraport kushtëzues në mes bombahedhësve dhe sëmundjeve të ndryshme (të shkaktu-ara nga mungesat e vitaminave), që ishin të përhapura kryesisht te popujt e viseve tëndryshme të Evropës Jugore36. Në mënyrë të ngjashme kishin menduar edhe disashkencëtarë të tjerë, të cilët e kishin përshkruar terrorizmin si një të keqe absolute, si33 Hans Joachim Schneider, Kriminologie, Berlin 1987, f. 873.34 Tilmann Chladek, Die westlichen Demokraten im Kampf gegen den i. T. , Europa Archiv 1987, f. 577.35 Krahaso: Buchs, Thierry; Girardin, Luc und Hervé Sanglard, 2001 „Visuelle Konfliktanalyse - Ein Visualisierungswerkzeug für multidimensionale Konfliktanalyse“ ASMZ, Vol. 11, f. 17 - 2136 Sipas C. Meves, kryesisht dy elemente ndikojnë në krijimin e terroristit. Elementi i parë ka të bëjë me zhvillimet e deformuara neuro-psikologjike që nga fëmijëria, ndërsa i dyti me ndikimet e fuqishme të ambientit jetësor në kohën e pubertetit dhe adoleshencës. Krahaso: Christa Meves, Psychologische Voraussetzungen des Terrorismus, në: Wolfgang de Boor u. a. Ursachen des Terrorismus in der Bundesrepublik Deutschland, Berlin 1978, f. 73.
  30. 30. TERRORI DHE TERRORIZMI 29 :.një formë të çmendurisë, që i ka rrënjët e veta kryesisht në sëmundjet e ndryshmepsikike. Sipas këtyre teorive, terroristët janë personalitete jonormalë, respektivishtpersona psikopatë dhe si argument të jetës së tyre jonormale, ishin përshkruar gjurmëtqë mbesin pas çdo aksioni terrorist, si: fanatizmi, urrejtja e shfrenuar, ndjenja e lartëe hakmarrjes, mungesa e mëshirës ose karakteri i ulët njerëzor37. Pos këtyre qëndrimeve, ekzistojnë edhe përpjekje shkencore për shpjegimine varfërisë, presionit të caktuar atmosferik, ndërrimin e fazave të hënës ose periud-have të ndryshme të thatësisë - si faktorë kriminogjenë që ndikojnë në mënyrë tëdrejtpërdrejtë në shfaqjen e terrorizmit. Në këtë drejtim ka edhe të tillë, si shkencë-tari i njohur anglez, Willikson, i cili, si shkaktare të drejtpërdrejtë të shfaqjes së ter-rorizmit e konsideron familjen e shkatërruar, ngaqë sipas tij „terroristët janë krye-sisht tipa të dështuar në jetë“38. Pranimi i tezave të lartshënuara, të cilat e shpjegojnë shfaqjen e terrorizmit sirezultat të çrregullimeve të ndryshme psiko-fizike ose të ndikimeve të ndryshmekozmike, përkatësisht atmosferike, është i paarsyeshëm. Në të vërtetë, nuk mund tëkontestohet fakti se një numër i caktuar i terroristëve kanë vuajtur nga epilepsia,tuberkulozi ose nga sëmundje të tjera. Në këto raste, terrorizmi mund të jetë manifes-tuar edhe si variant special i deformimeve, përkatësisht i zhvillimit të mangët neuro-psikik. Mirëpo, kjo nuk mund të përgjithësohet ngaqë analiza të shumta shkencorekanë dhënë rezultate krejtësisht të kundërta. Në realitet, janë të paqarta argumentetshkencore, të cilat i vënë në dyshim aftësitë dhe nivelin e lartë intelektual të terror-istëve. Kështu, psikologu që kishte studiuar terroristin japonez, Koso Okamoto (i cilinë maj të vitit 1972 kishte shkaktuar një masakër në aeroportin izraelit, Lod), e për-shkruante atë si personalitet absolutisht normal dhe racional psiko-fizik. Rezultate tëngjashme japin edhe shumë analiza të tjera, të bëra në Gjermani te pjesëtarët endryshëm të organizatës terroriste ”Fraksioni i Armatës së Kuqe”39. Gjithashtu edhe paraqitja e terrorizmit në kontinuitet të zhvillimit të ndjenjëssë individualizmit të tepruar, përhapjes së literaturës dekadente ose rrethanave të ten-sionuara shoqërore, është i pakompletuar. Në këtë kontekst, Emma Goldman shpje-gon se anarkistët terroristë nuk e kanë zbatuar dhunën politike vetëm nga indoktrin-imi i tyre me literaturë ose propagandë anarkiste40, por nga presioni i lartë i37 Wolfgang de Boor, Terrorismus: Der „Wahn“ der Gesunden, në librin: Ursachen des Terrorismus in der Bundesrepublik Deutschland, Berlin 1978, f. 123.38 Willikson Paul, Terrorism and the Liberal State, Houndmils/Basingstoke: Macmillan Education, Second Edition, 1987, f. 34.39 Friedrich Hacker, Terror, Mythos - Realität - Analyse, München 1973, f. 131.40 Anarkizëm (sipas Imanuel Kannt) do të thot “rend pa pushtet”, ndërtimi dhe funksionimi i pushtetit shtetëror pa mekanizëm të dhunës. Fjala Anarki është edhe sinonim i kaosit politik që mbretëron në një shtet, p.sh., „në Bagdad mbretëron anarkia“. Kjo nuk do të thotë se atje funsionon një pushtet pa mekanizëm të dhunës por për zbatimin e kundërligjëshëm të dhunës dhe mosfunksionimin e pushtetit shtetror. Ndërkaq fjala indoktrinim do të thotë manipulim me vetëdijen e qytetarëve përmes zgjedhjes dhe servimit të informacioneve të caktuara me qëllim të arritjes së efekteve të caktuara ideologjike.
  31. 31. .: 30 TERRORIZMI NDËRKOMBËTARrrethanave shoqërore, i cili ndikonte aq fuqishëm sa që për natyrën e ndjeshme të ter-roristëve, jeta shoqërore bëhej e padurueshme41. Në kuadër të këtij qëndrimi, fletedhe fakti se disa dukuri ose ngjarje politike, si dhuna brutale, gjegjësisht reprezal-jet e përjetuara madje edhe luftërat e zhvilluara në një vend krejtësisht tjetër(Vietnam, Lindje të Afërt, Çeçeni, Afganistan, Bosnje, Irak etj.) në disa raste kishinndikuar në identifikimin e elementeve të ndryshme sensibël me viktimën dhe i kishinnxitur ata në aksione të ndryshme hakmarrëse. Në realitet, identifikimet e tilla dhendjenjat e solidaritetit me viktimën, kishin ndikuar edhe në formimin e disa organi-zatave të fuqishme terroriste në pjesë të ndryshme të botës42. Sipas shembujve të ndryshëm historikë, përpjekjet e popujve të ndryshëmpër liri politike ose fetare, gjegjësisht për barazi ose pavarësi nacionale, në tëshumtën e rasteve kanë rezultuar me kryengritje të armatosur ose terrorizëm.Mirëpo, kjo dukuri nuk është një rregull. Ekzistojnë edhe raste, kur përpjekjet epopujve të ndryshëm për një kohë të gjatë ose edhe përgjithmonë kanë mbeturvetëm në kornizat e lejuara politike të diktatorit. Kjo do të thotë se, ekzistojnërrethana dhe faktorë të caktuar shoqërorë, të cilët ndikojnë në mënyrë të drejtpër-drejtë në manifestimin e formave të caktuara të dhunës së organizuar politike. Secilët janë ata faktorë, tregon më së miri shkencëtari i mirënjohur anglez, prof. dr.Walter Laqueur, i cili thotë: „terrorizmi gjithmonë i ka rrënjët atje ku ekzistojnëregjimet totalitare, ku shtypen pakicat nacionale ose ku sovraniteti i popujve dheliria e tyre është vënë në dyshim. Mirëpo, pikërisht atje, paraqitja e dhunës terror-iste është e kushtëzuar me ngritjen paralele të nacionalizmit dhe demokracisë”43. Si shembull konkret në këtë drejtim, prof. Laqueuri merr një studimndërkombëtar për efektet e zbatimit të dhunës politike në 84 shtete të botës. Nëkëtë studim është konstatuar se „represioni i kufizuar gjithmonë kishte sjellë desta-bilitet, ndërsa represioni i egër kishte sjellë efekte të kundërta“44. Ky konstatim nukështë befasues ngaqë në situata të okupimit efektiv dhe të diktaturës së egër në tëcilën policia ka në dispozicion autorizime të pakufizuara, mundësitë për organiz-imin e terrorizmit ose të një kryengritjeje të armatosur, janë minimale. Mëkonkretisht, atje ku policia ka mundësi ta mbajë nën kontroll të plotë lëvizjen,komunikimin, qarkullimin dhe aktivitetet politike të qytetarëve, lëvizjet politikekundër pushtetit janë të pasuksesshme. Shembuj konkretë në këtë drejtim ofrojnë41 Që nga Lombroso kishin filluar studimet e gjendjeve të ndryshme neuropsikologjike, si tërbimi, urrejtja dhe agresiviteti, si faktorë të mundshëm kriminogjenë që ndikojnë në shfaqjen e terrorizmit. Në këtë drejtim ishin vërejtur edhe studimet e rrethanave të ndryshme trashëguese. Sidomos matjet e kafkave të terroristëve kishin qenë të moderuara. Më gjerësisht: Walter Laqueur, Interpretationen des Terrorismus, Fakten, Fiktionen und politische Wissenschaft; M. Funke, Terrorismus 1977, f. 38.42 John Bunzl. Gewalt ohne Grenzen, ÖIIP, Wilhelm Braumüller 1992, f. 6.43 Walter Lauqeur, Terrorismus, Die globale Herausforderung, Ullstein 1987, f. 11 - 23.44 Walter Lauqeur, Terrorismus, Die globale Herausforderung, Ullstein 1987, f. 196.
  32. 32. TERRORI DHE TERRORIZMI 31 :.edhe diktaturat e kaluara fashiste ose komuniste, të cilat deklaronin me krenari senë territoret e tyre „nuk ka terrorizëm ose kriminalitet të organizuar“ (në Shqipëri,në Bashkimin Sovjetik, në Kinë, etj.) . Ngjashëm kishte deklaruar në Deyton edhekrimineli i luftës, Millosheviç për Kosovën. Mirëpo, si në Kosovë, ashtu edhe nëshumë vende të tjera të botës, në rrethanat e shfaqjes së mundësive të para, ishinshfaqur edhe mekanizmat për „mbrojte ose çlirim nacional“.3.1. Shkaqet e sulmeve bashkëkohore terroriste Sipas disa autorëve, njëri prej shkaqeve kryesore të sulmeve bashkëkohore ter-roriste, është edhe pozita dhe roli udhëheqës i ShBA-së në botë45. Sipas tyre, gjatë deka-dave të fundit, një numër shumë i madh i sulmeve terroriste, është i drejtuar kundërinteresave të ShBA-së. Këto sulme zakonisht “argumentohen” në lidhshmëri tëndryshme me “hegjemonizmin amerikan” dhe arsyetohen me faktin se ShBA-të kanërol dominues në konfliktin Arabo-Izraelit”; në vitin 1953, së bashku me Britaninë eMadhe e kishin udhëhequr „Operacionin Ajax“ në Iran, që kishte rezultuar me rrëzimine kryeministrit Mohammad Mossadegh dhe ardhjen në pushtet të Shahut MohammadReza Pahlavi; në vitin 1992, kishin pushtuar Irakun, në vitin 2001, kishin pushtuarAfganistanin dhe në vitin 2003, përsëri kishin pushtuar Irakun, etj.46 Kështu, sipas disa mendimtarëve nga shtetet e Lindjes dhe bota arabe, këto inter-venime të shpeshta ushtarake të ShBA-së dhe përkrahja e gjithanshme e Izraelit dhepushteteve të tjera “totalitare”, vlerësohen si shkaktarë kryesorë të sulmeve bashkëko-hore terroriste kundër interesave të ShBA-së dhe aleatëve të saj perëndimorë47. Përveç këtyre shkaqeve, disa terroristë bashkëkohorë sulmojnë interesat endryshme perëndimore edhe nga frustrimet e krijuara si për rolin gjithnjë e më tëfuqishëm dhe udhëheqës të ShBA-së në botë, ashtu edhe për bindjet e krijuara se,popujt e tyre janë të privuar nga përfitimet që sjell rendi i ri botëror dhe globaliz-mi48.45 Në fund të viteve ‚90 të shekullit të kaluar, ShBA-të për qëllime ushtarake, kishin investuar rreth 300 miliardë dollarë që do të thotë më shumë se 20 shtetet më të zhvilluara të botës, që kishin investuar si vijon: Britania e Madhe 37 miliardë, Franca 40 miliardë, Gjermania 33 miliardë, India 10 miliardë, Japonia 45 miliardë, Kina 12 miliardë $, etj. Më gjërësisht: Melanie Reddig, Analysen des transnationalen Terrorismus: soziologische Perspektiven, VS Verlag für Sozialwiesenschaften, Düseldorf 2007, f. 165.46 Melanie Reddig, Analysen des transnationalen Terrorismus: soziologische Perspektiven, VS Verlag für Sozialwiesenschaften, Düseldorf 2007, f, 5847 Që nga themelimi, shteti Izraelit ka pranuar ndihma të ndryshme amerikane, në vlerë 81.3 miliardë dollarë. Më gjërësisht: Melanie Reddig, Analysen des transnationalen Terrorismus: soziologische Perspektiven, VS Verlag für Sozialwiesenschaften, Düseldorf 2007, f. 10548 H.P. Kitschelt, Staatsversagen, Globalisierung und Regimekonflikt. Urspruenge des heutigen Internationalen Terrorismus im Nahe Osten, in Die Globale Frage. Empirische Befunde und ethische Herausforderungen, edited by Peter Koller (2006), Passagen Verlag, Wien 2006, f. 159
  33. 33. .: 32 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR Është interesant të theksohet fakti se, për dallim nga sulmet e mëparshmeterroriste, këto të dekadave të fundit, zakonisht janë kryer nga terroristët e shtre-save të mesme shoqërore, të cilët kanë vepruar si nga ndikimet e shkaqeve tëndryshme subjektive ashtu edhe të faktorëve të ndryshëm objektivë, si p.sh.,rrethanat ekonomike, zhvillimet shoqërore, konfliktet e ndryshme politike, kon-fliktet kulturore, bindjet fetare, etj. Sipas mendimeve të paraqitura më lartë, mund të konstatohet fakti se zba-timi i dhunës terroriste shfaqet kryesisht në rrethana të caktuara të jetës shoqëroretë karakterizuara me polarizim tejet të theksuar politik, respektivisht terrorizmiështë pasojë e një gjendjeje të krijuar shoqërore, në të cilën aktorët nuk shohinmundësi të tjera për realizimin e qëllimeve të tyre politike. Kjo do të thotë se ter-rorizmi paraqitet, ekziston dhe mund të ekzistojë vetëm atje, ku janë rrethanat efavorshme për t’u shfaqur dhe ekzistuar.4. Përpjekjet për përkufizimin e terrorizmit Me gjithë faktin e njohur se terrorizmi është një fenomen, i cili shumë mëlehtë përshkruhet sesa përkufizohet, shumë mendimtarë dhe institucione profesion-ale janë përpjekur që të ofrojnë një përkufizim unik për kuptimin dhe përmbajtjene terrorizmit. Mirëpo, të gjitha këto përpjekje deri më tash kanë dështuar. Një studi-ues amerikan (Alex P. Schmid) shkruan se kishte lexuar 109 përkufizime për kup-timin dhe përmbajtjen e terrorizmit, të cilat nuk ishin identike49. Identike, në kupti-min dhe përmbajtjen e terrorizmit, nuk janë as përkufizimet „nacionale“, e as ato„ndërkombëtare“. Si shembull konkret në këtë drejtim ofrohen edhe përkufizimet eshumta të hartuara nga qeveritë e ndryshme amerikane ose ato të Organizatës sëKombeve të Bashkuara50. Është karakteristike të theksohet fakti se rezolutat e ofruara nëOrganizatën e Kombeve të Bashkuara gjithmonë ishin refuzuar ngaqë pozi-cionet politike të diplomatëve, respektivisht të shkencëtarëve të ndryshëm,kishin qenë krejtësisht të kundërta51. Kështu, për mendimtarët amerikanë dhepër ata nga Evropa, terrorizmi ishte „një veprim i koordinuar i dhunës politike49 Alex P. Schmid, Political Terrorism: A Research Guide to Concepts, Theories, Data Bases and Literature, Amsterdam 1983, f. 70 - 111.50 Në vitin 1934, pas vrasjes së ministrit të Punëve të Jashtme të Francës, Barthou dhe mbretit jugosllav, Aleksandër, Bashkësia Ndërkombëtare për herë të parë ishte ballafaquar me dukurinë e terrorizmit. Kjo ngjarje kishte ndikuar në har- timin e „Konventës së Gjenevës për Mbrojtjen dhe Luftimin e Terrorizmit“, e cila ishte nënshkruar nga 24 shtete, mirëpo ishte ratifikuar vetëm nga India.51 Dr. Wolf Middendorf, Die Persönlichkeiten des Terroristen in historischer und kriminologischer Sicht, në: Terrorismus und Freiheit, Heidelberg 1978, f. 9.
  34. 34. TERRORI DHE TERRORIZMI 33 :.kundër shtetit“52. Ndërkaq, shkencëtarët nga shtetet e ndryshme afrikane, terror-izmin e kishin interpretuar si „dhunë sistematike të shtetit kundër popullsisë“53.Në këtë drejtim, edhe pozicioni i mendimtarëve komunistë kishte qenë shumë ilargët. Komunistët e kishin trajtuar terrorizmin si „formë të luftës së armatosur“- nëse kurorëzohet me sukses, ndërsa në rast dështimi - si „përpjekje për grusht-shtet“54. Kështu, deri tash, nuk është ofruar, respektivisht nuk është aprovuar nëmënyrë unike ndonjë përkufizim i terrorizmit, ngaqë versionet e ofruara kishinqenë në kundërshtim me ideologjitë e ndryshme politike ose nuk i kishinngërthyer të gjitha elementet e dëshiruara. Me gjithë vështirësitë e paraqitura, nga institucionet e ndryshme ndërkom-bëtare deri tash janë ofruar disa përkufizime për kuptimin e terrorizmit. Këtu vlentë përmendet përkufizimi i përpiluar në vitin 1979 nga Konferenca Ndërkombëtarepër Terrorizmin, e mbajtur në Jerusalem. Në këtë konferencë, ku merrnin pjesëshkencëtarë dhe politikanë të shumtë perëndimorë, ofrohet një përkufizim rela-tivisht i përgjithshëm për kuptimin dhe përmbajtjen e terrorizmit. Sipas këtijpërkufizimi, terrorizmi definohet „si atakim, kërcënim ose vrasje e qëllimtë e per-sonave të pafajshëm me qëllim të shkaktimit të frikës publike, që do të ndikonte nërealizimin e qëllimeve të caktuara politike“55. Ndërkaq, në aspektin shkencor terrorizmi mund të përkufizohet si „kërcën-im ose zbatim i dhunës së motivuar politike kundër personave ose kundër të miravetë tyre materiale, nga individët ose grupet e ndryshme të personave, me synim tërealizimit të qëllimit të caktuar politik“. Një përkufizim i tillë, i përmbledh të gjithaelementet relevante, të cilat kanë të bëjnë me viktimën, përkatësisht objektin, for-mën e veprimit, autorin, motivin e mundshëm dhe qëllimin e tij. Këtu shpjegohetqartë se autorë të veprave penale terroriste mund të jenë jo vetëm individët dhegrupet e ndryshme qytetare, por edhe partitë politike dhe shtetet56. Në këto qëndrime shkencore, janë bazuar shumica e përkufizimevebashkëkohore. Në mënyrë të ngjashme është formuluar edhe përkufizimi anglezdhe ai gjerman për terrorizmin. Sipas këtyre përkufizimeve, terrorizmi është „zba-52 „Terrorizmi..., është çdo veprim i personit ose grupit të personave me qëllim të dëmtimit, respektivisht minimit të autoritetit të një shteti ose qeverisë së tij (pushteti)“, US Draft Convention for the International Terrorism; definicioni amerikan; ter- rorizmi është aplikim i formave të ndryshme të dhunës fizike me qëllim të shkaktimit të frikës masive që do të ndikonte edhe në vijimin e kursit të caktuar politik (cituar sipas Nettler, 1982, f. 226), në: Helmut Jansen, Sind „die Terroristen“ politisch motivierte Straftäter oder Terroristen? Kriminalistik, Nr. 1/84, f. 17.53 Terrorizmi është shkelje e të drejtave dhe lirive të njeriut nga ana e qeverive të ndryshme ose e pushteteve militante, Grupi i Pavarur i Shteteve Afrikane, në: Helmut Jansen, Kriminalistikë, Nr. 1/84, f. 17.54 Hans Josef Horchem, Terror in Europa, Beiträge zur Konfliktforschung, Nr. 1/1987, f. 31.55 Hans Josef Hoechen, Terror in Europa, Beiträge zur Konfliktforschung, Nr. 1/1987, f. 32, Benjamin Netanyahu, Terrorism. How the west can win, New York 1986, f. 6.56 Hans Joachim Schneider, Kriminologie, Berlin 1987, f. 873.
  35. 35. .: 34 TERRORIZMI NDËRKOMBËTARtim ose urdhërim për ushtrimin e presionit, gjegjësisht dhunës së caktuar fizikekundër shtetit, opinionit publik, personave ose pasurisë së tyre, me qëllim tëndikimit në realizimin e interesave të caktuara politike, fetare ose interesave tëtjera ideologjike“. Në bazë të të gjitha këtyre përkufizimeve, terrorizmi duhet tëkuptohet si metodë konkrete e shkaktimit të frikës shoqërore, e cila zbatohet ngaindividët, grupet e personave ose aktorët e ndryshëm shtetërorë, me qëllim tëndikimit në realizimin e interesit të caktuar politik.5. Tipologjia e dhunës terroriste Pa dyshim që një tipologji e diferencuar e dhunës terroriste do ta kishte lehtë-suar kuptimin e fenomenit terrorist. Në bazë të qëllimeve të ndryshme të dhunës poli-tike, janë orientuar edhe përpjekjet për përcaktimin e një tipologjie terroriste. Nga kyaspekt, shkencëtari anglez, Paul Willikson, ka bërë dallimin në mes lëvizjeve terror-iste revolucionare, lëvizjeve terroriste pseudorevolucionare dhe atyre represive57. Lëvizjet terroriste revolucionare kanë për qëllim ndërrimin revolucionar të njëpushteti shtetëror, ndërsa ato pseudorevolucionare nuk kanë për qëllim përmbysjen enjë sistemi politik, por përmes dhunës së zbatuar terroriste përpiqen ta detyrojnëaparatin shtetëror që të vazhdojë një politikë të caktuar. Në dallim nga këto lëvizje,terrorizmi represiv e zbaton dhunën politike kundër personave ose grupeve të caktu-ara shoqërore me qëllim të nënshtrimit të tyre. Këtu, aktor i dhunës represive terror-iste është aparati shtetëror, organizatat politike ose grupet e ndryshme shoqërore. Tabela 1 Tipologjia e lëvizjeve terroriste: Burimi: Mozaffari 1988, F.187, John Bunzl, 1992, F. 957 Krahaso: Paul Willikson, Political Terrorism, London 1974, f. 19, 31 - 33; Werner Hahlweg, Moderner Guerillakrieg und Terrorismus, në librin: Manfred Funke, Terrorismus, Athenäum 1977, f. 124.
  36. 36. TERRORI DHE TERRORIZMI 35 :. Gjatë përpjekjeve për klasifikimin tipologjik të dhunës terroriste, përkatë-sisht të terroristëve si vrasës, shkencëtari anglez, Paul Willikson, gjithashtu dallon: - terrorizmin kundër një pushteti autokratik; - terrorizmin pseudorevolucionar; - terrorizmin si mjet i luftës nacionalçlirimtare; - terrorizmin si mjet efektiv kundër një pushteti totalitar; - terrorizmin kundër sistemit liberal dhe demokratik; dhe - terrorizmin ndërkombëtar. Me gjithë këto tipologji të ofruara, B. Crozier në bazë të motivit dhe ide-ologjisë politike ka propozuar dallimin në mes: - grupeve terroriste etnike, fetare ose revolucionare; - grupeve terroriste marksiste - leniniste; - grupeve terroriste anarkiste; - individëve dhe grupeve terroriste patologjike; - individëve dhe grupeve terroriste neofashiste; dhe - mercenarëve të motivuar ideologjikë58. Ndërkaq, në bazë të studimeve ushtarake, dhuna terroriste zbatohet ngamotive, qëllime dhe aktorë të ndryshëm59. Në bazë të qëllimeve dhe aktorëve,mund të dallojmë këtë tipologji të dhunës terroriste: Tabela 2. Tabela 2 Burimi: Albert A. Stahel, 1987,F. 21 Varësisht nga qëllimi i dhunës së ushtruar terroriste (i cili ka të bëjë, që ngamënjanimi i një gjendjeje të caktuar politike, rrëzimi dhe marrja e pushtetit e deri58 Cituar sipas: John Bunzl, Gewalt ohne Grenzen, Nahostterror und Osterreich, Wien 1992, f. 8.59 Albert A. Stahel, Marxistisch - leninistische Konzeptionen des Terrorismus und der Revolution, Allgemeine Schweizerische Militärzeitschrift, Frauenfeld 1987, f. 21 - 23.

×