LIGJËRATË E FRYTSHME E PROFESORIT NGA KOSOVA - ENGJËLL KOLIQI NË FAKULTETIN JURIDIK TËUNIVERSITETIT FEDERAL TË MINAS GERAI...
Prof. Engjëll Koliqi gjatë ligjëratës së ilustruarZ. Koliqi ka bërë një shëti nëpër shekuj, madje edhe duke ilustruar buku...
Prof. Engjëll Koliqi pranë universitetit UFMGPasi ka mbaruar me periudhën shtatëshekullore të pushtimit romak, ligjëruesi ...
periudhë, Ai ka lartësuar figurën e Heroit Kombëtar, i cili plot 25 vjet ka qenëmbrojtës i krishterimit europian nga otoma...
Upcoming SlideShare
Loading in …5
×

DARDANIA - KOSOVA E VOGËL QË I KA DHURUAR BOTËS FIGURA DHE VLERA TË MËDHA HISTORIKE

866 views
780 views

Published on

DARDANIA - KOSOVA E VOGËL QË I KA DHURUAR BOTËS FIGURA DHE VLERA TË MËDHA HISTORIKE / ligjerate e Prof. Engjell Koliqi

Published in: Education
0 Comments
0 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

No Downloads
Views
Total views
866
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
0
Actions
Shares
0
Downloads
4
Comments
0
Likes
0
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

DARDANIA - KOSOVA E VOGËL QË I KA DHURUAR BOTËS FIGURA DHE VLERA TË MËDHA HISTORIKE

  1. 1. LIGJËRATË E FRYTSHME E PROFESORIT NGA KOSOVA - ENGJËLL KOLIQI NË FAKULTETIN JURIDIK TËUNIVERSITETIT FEDERAL TË MINAS GERAIS-it: DARDANIA - KOSOVA E VOGËL QË I KA DHURUARBOTËS FIGURA DHE VLERA TË MËDHA HISTORIKE-- nga Caio WerneckStudentët e së drejtës ndërkombëtare të këtij fakulteti janë mahnitur me ligjëratën eilustruar të Prof Engjëll Koliqit, deri në derdhjen e lotëve. Ata kanë shfaqur interesimqë ta njohin nga afër realitetin e popullit shqiptar dhe Kosovën. Prof. Engjëll Koliqi me një grup studentësh e profesorësh, pas ligjëratësProfesori nga Kosova - Engjëll Koliqi, i cili çdo ditë e më shumë po bëhet i njohurdhe më i dashur në vendin tone, dje ka ligjëruar në Fakultetin Juridik tëUniversitetit Federal të Minas Gerais-it, në Belo Horizonte. Kjo ligjëratë e tij ështëvlerësuar shumë e frytshme dhe studentëve të katedrës së të drejtës ndërkombëtareu ka dhënë një impuls të ri në dëshirën e tyre vullnetmirë, për ta njohur nga afërrealitetin e popullit shqiptar dhe Kosovën dhe për ta ndihmuar aq sa munden mekompetencat dhe fuqitë e tyre, këtë shtet në linde, që së shpejti, me një "pagëzim" nëKS të OKB-së, do të njihet ndërkombëtarisht dhe - pas një periudhe shtyllash, do tëecë vetë dhe lirshëm, në historinë që i ka shumë borxhe. ( Faqe 1 )
  2. 2. Prof. Engjëll Koliqi gjatë ligjëratës së ilustruarZ. Koliqi ka bërë një shëti nëpër shekuj, madje edhe duke ilustruar bukur përmesprojektorit, duke konkretizuar çdo gjë me të dhëna të sakta historike dhe mefotografi, në programin kompjuterik "power point", përgatitur me një mjeshtri tërrallë profesionale. Ai ka dhënë mjaft fakte për ekzistimin e Dardanisë, së pakudhjetë shekuj para Krishtit. Ka përmendur Justinianin, Dioklecianin dhe perandorëttjerë që gjatë pushtimit shtatëshekullor, Iliria i ka dhënë Perandorisë Romake.Sidomos emocional ka qenë argumenti i Perandorit Konstantin, nga toka eDardanisë, i cili njerëzimit i ka dhuruar aktin e parë të demokracisë, me lirimin ebesimit fetar. Gjithashtu me argumente i ka bindur studentët për vargun eshenjtërve iliro-dardanë: Shën Flori, Shën Lauri, Shën Maksimiliani, Shën Prokupi,Shën Niketë Dardani, i cili është autori i Hymnit të Kishës Univerzale TE DEUM, qëedhe sot këndohet në mbarë botën, Shën Jeronimin etj. Gjithashtu ka sjellë edheargumentet për shtatë papët iliro-shqiptarë, në Selinë e Shenjtë - Papa Shën Eleuteri(171 - 185), nga Nikopoli (sot në Greqi - Çamëri) Papa Shën Urbani I (222 - 230),Papa Shën Kai (283 - 296), Papa Gjoni IV (640 - 642), Papa Pali IV (1555 - 1559),arbëresh nga Karafa e Katanxaros, Papa Sisti V (1585 - 1590), nga familja Pereti,emigruar në Itali nga Krusheva e Kotorrit - Mal i Zi, Papa Klementi XI (1700 - 1721),nga familja Laçi-Albani, emigruar nga Shqipëria në Urbino të Italisë në vitin 1464. ( Faqe 2 )
  3. 3. Prof. Engjëll Koliqi pranë universitetit UFMGPasi ka mbaruar me periudhën shtatëshekullore të pushtimit romak, ligjëruesi ngaKosova ka folur mbi dyndjet sllave, respektivisht mbi serbët, të cilët duke qenë simaxhypë e shërbëtorë (servi-serbi = shërbëtorë) të rusëve, duke mos e duruar mëgjendjen e shërbëtorit kishin ikur nga Karpatet dhe ishin shtrirë në jug, nëpër tokatdardane. Duke qenë një popull paqedashës dhe mikpritës, ilirët, respektivishtshqiptarët, duke iu shmangur problemeve, gjithnjë janë tërhequr në jug dhe serbëtkanë gllabëruar tokat tona, ka thënë ligjëruesi. Nga mbi 110 mijë km² sa ka pasurDardania, Kosova e sotme duhet të kënaqet me pranimin shtet mbi një territor më tëvogël se 11 mijë km².Pastaj ka vazhduar me pushtimin 535 vjeçar nga ana e Perandorisë Turko-Otomane,të cilët kanë shkatërruar, ku kanë mundur, çdo gjë shqiptare. Duke folur mbi këtë ( Faqe 3 )
  4. 4. periudhë, Ai ka lartësuar figurën e Heroit Kombëtar, i cili plot 25 vjet ka qenëmbrojtës i krishterimit europian nga otomanët, Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, ishpallur nga papa i atëhershëm, si atlet i Krishtit. Atë e ka krahasuar me HeroinKombëtar Brazilian - Tiradentes. Duke e përmbyllur periudhën e pushtimit turko-otoman, ligjëruesi ka thënë se marrëveshja e fshehtë ruso-turke, ishte legalizuar ngafuqitë e mëdha të kohës - në Kongresin e Berlinit të vitit 1878 dhe në Konferencën eAmbasadorëve në Londër, më 1912/1913, duke ia falur Serbisë dhe Greqisë mëshumë se gjysmën e tokave shqiptare. E njëjta gjë tha ai ka ndodhur edhe pasmbarimit të dy luftërave botërore. Shkak i fillimit të luftës së parë botërore - tha ai -ishte vrasja nga serbët e Princit Austro-Hungarez - Franc Ferdinandit, i cili kishtefotografuar argumentet mbi Manastirin e Graçanicës, të falsifikuar, nga njëkatedralë katolike në një manastir ortodoks. Duke folur për shekullin tonë të jetës,Profesor Engjëlli ka thënë se Kosova e Vogël ia fali botës Nënën e Madhe eShenjtëreshën e Dashurisë, Gonxhe Bojaxhiun - Nënën Tereze. Edhe sot, shqiptarët,që pamarrë parasysh besimin fetar, ndjehen bij të Nënës Tereze, të stimuluar ngamësimet dhe amaneti i Saj, nuk duan ta njohin urrejtjen, por duan që botën tandryshojnë me dashuri.Duke folur për luftën e fundit në Kosovë - Luftën Çlirimtare të viteve 1998-1999,Koliqi ka argumentuar edhe me foto tmerret e kriminelëve serbianë mbi popullatënshqiptare të Kosovës, deri në gjenocid, si dhe trimërinë e paparë dhe maturinë eprofesionalitetin e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke filluar që nga flijimii Familjes Jashari e deri në ditën e çlirimit, kur aleatët tanë të NATO-s, pasbombardimeve 78 ditëshe e detyruan kryekriminelin Milosheviq të dorëzohet dhetë nënshkruajë Marrëveshjen e Kumanovës (10 qershor 1999), për tërheqjen e forcateserbe nga Kosova dhe për lënien e Kosovës nën administrimin dhe protektotratinndërkombëtar të OKB-së. Kur ligjëruesi tha se ka edhe shumë foto të tjera tëtmerrshme, që dokumentojnë gjenocidin e Serbisë mbi popullin e Kosovës, por që tëmos i tmerrojë dhe që të mos nxis urrejtje ndaj një populli, nuk i publikon Ato këtu,disa nga studentët kanë qarë me lotë, duke pohuar se po shohin në vepër, edhe nëprofesorin, mësimet e shenjta të Nënës Tereze - Kosovare. Ai gjithashtu ka foluredhe për rolin vendimtar dhe të pakontestueshëm të Presidentit të Parë tëRepublikës së Kosovës - të urtakut dhe shkencëtarit të dëshmuar edhe në politikë enë aktet historike të shtetformimit - Dr. Ibrahim Rugova.Nga drejtuesit e Universitetit Fedral të Minas Gerais-it është shprehur gatishmëri emenjëhershme për bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës, në shkëmbimpërvojash, profesorësh e studentësh. Z. Koliqi ka premtuar se sapo të mbërrijë nëKosovë, në muajin e ardhshëm, do ti kërkojë një takim informativ rektorit tëUniversitetit të Prishtinës dhe do tia përcjellë porosinë vullnetmirë nga BeloHorizonte.Per me teper: www.shkoder.netMe respekt!M. D. ( Faqe 4 )

×