• Share
  • Email
  • Embed
  • Like
  • Save
  • Private Content
Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLI
 

Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLI

on

  • 1,122 views

Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLI

Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLI

Statistics

Views

Total Views
1,122
Views on SlideShare
1,122
Embed Views
0

Actions

Likes
0
Downloads
4
Comments
0

0 Embeds 0

No embeds

Accessibility

Categories

Upload Details

Uploaded via as Adobe PDF

Usage Rights

© All Rights Reserved

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Processing…
Post Comment
Edit your comment

    Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLI Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLI Document Transcript

    • Daniel Gàzulli “… fatosat që desin nuk kanë ç’ të bajnë në njivend që i harron e i përbuzë”. At Gjon ShllakuMartiri i Atdheut dom Gjon Gàzulli - Në 85 vjetorin e varjes -Një hymje e deturueme.Historianë e politikanë, pikërisht me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, po flasin përnevojen e rishikimit të figurës së “mbretit”.Për t’u ardhë në “ndihmë”, para shkrimit për një prej veprave të tij “të lavdishme”,mendova ta ilustroj me këte faqosje: “LAVDIA” E MBRETIT AHMET ZOGU I –rë… Dom Gjon Gàzulli Ahmet Zogolli 05.03.1927NIPI SI DAJA…Esat Toptani Pallati mbretnor Beograd Pashiç Zogu&Ceno Bej Kryeziu Faqe 1 nga 6
    • MARRËVESHJA Nikolla Pashiç - Ahmet Zogu; Gusht, 1924...(Nga libri Sh.Hysit)"1. Shqipëria impenjohet ti bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.2. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njoh dinastinë Karagjorgjeviq.3. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njoh Ahmet Zogun si kryetarshteti . . . dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anulohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.5. Shqipëria do të mbajë një xhandarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për tëndaluar e shfarosur çdo lëvizje të ngritur kundër Ahmet Zogut dhe kundër regjimit të vendosur prej tij.6. Në këtë xhandarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficerë rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashtindodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë xhandarmëri me mjete financiare dhe armë.7. Në xhandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerët jugosllavë dhe të tjerë që qeveriaJugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganor në bazë të së cilësakordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transitinëpërmes kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve. 9. Përfaqësuesit e jashtëmJugosllavë do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyradiplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheqpretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit eKelmendit që mbeten në zotërimin e Jugosllavisë.11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopojes dhe të bashkohetHierarkisë Ortodokse të Beogradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare do të varet nga ajoJugosllave.12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësisht kombëtare dhe nuk do tëinteresohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranojë nëtokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare tëpolitikës jugosllave.13. Për çdo koncesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera, ajo është e detyruar të marrë pëlqiminnga Jugosllavia.14. Në qoftë se Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë tëdrejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontinbullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllavedo të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për ti siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e sajnga invadimi eventual italian ose grek.15. Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy palëve". Faqe 2 nga 6
    • Faqosja punue prej Fritz RADOVANI (2012) Mbas vrasjes së atdhetarit opozitar, demokratit të madh Luigj Gurakuqi, tëidhullit të rinisë shqiptare e liridashësit të zjarrtë Avni Rrustemi, të Plakut të Maleve,Lisit të paepun të Kosovës, Bajram Curri, nga mbeturinat antikombtare osmane,rradha e eleminimit fizik i kishte ardhë deputetit të Opozitës, atdhetarit Dom GjonGàzulli, të cilit anadollaku Ahmet Zogolli i zgjodhi, si prift katolik që ishte, mënyrënma “spaciale” dhe ma çnjerëzore: “varjen”. Kujtuen shqiptarët se mbas Ditës së Madhe të 28 Nandorit 1912 nuk do tëprovonin ma shëmtime e masakrime si ato të turqëve. Po jo, çibanët që la mbrapaotomani, feudalët e agallarët atavikë, shartue shpirtin me urrejtje aziatike ndaj tëkrishtenëve, edhe pse bashkatdhetarë të tyne, shikonin po të njejtat andërra tëkobshme: “Me ambasadorin anglez Ahmet Zogu në 1927 u ankue për klerikët katolikë:“Ah sa shumë do të dëshroja t’i varja ashtu siç e meritojnë”…E që të kënaqtekërkesen e mbrendshme për t’i varë, ai çoi në trekambësh një klerik…( Dom GjonGàzullin). ” (Bernd Fischer - Re Zog e la lotta per stabilità in Albania, Monographsdell’Europa orientale, Boulder, 1984.) Ky ishte Ahmet Zogolli i Matit, që dënonte me tre vjet burg atentatorin e tijBeqir Valteri, ndërsa çonte në litar meshtarin dom Gjon Gàzulli, pa i provue asnjë faj,nëse faj nuk do të konsiderohen: - Të duesh Atdheun deri në flijim për të; - Të flijohesh për liri e drejtësi të popullit tand; - Të shkrihesh për përparimin e tij; - Të kesh miq toskë e gegë, të krishtenë e muslimanë, e me të gjithë tok tëluftojsh për një Shqipni Etnike. Ndoshta këto vepra për disa janë faje edhe sot, pse, ndërsa dom Gjoni nëmostjetër e ka një varr, i vëllaj, gjuhëtari i shquem dom Nikollë Gàzulli, pushkatue pagjyq me 02 shkurt 1946, nuk dihet as ku i ka eshtnat, ashtu si nuk dihet ku kanëeshtnat shumë e shumë klerikë e atdhetarë të mirëfilltë masakrue prej bandës serbo-komuniste në vitet 1944-1946. Varja e dom Gjon Gàzullit erdhi mbas marrëveshejs famëkeqe Pashiq/AhmetZogolli, kurse vrasja e gjuhëtarit dom Nikollë Gàzulli mbas marrëveshjes Tito/EnverHoxha për ta kthye Shqipninë në republikë të shtatë të Jugosllavisë. Dy vëllazen, dyviktima të asit tradhëtar Tiranë/Beograd.(Në foto: Gjuhëtari dom Nikollë Gàzulli me atdhetarin legjendar Prekë Cali, të dy tëpushkatuem nga diktatura komuniste).Ahmet Zogolli nuk e ndërpreu asnjëherë luftën kundër Klerit Katolik. Jo rastësishtipeshkvijtë i drejtoheshin më 1933 (kur i patën zanë “dritën” shkollat katolike)se, “Na jemi këtu prej dymijë vjetësh; katolikë atëherë edhe sot, shqiptarëatëherë shqiptarë edhe sot”. Faqe 3 nga 6
    • Gjoni leu në Dajç të Sapës (Zadrimë) me 26 Mars 1893. Mësimet e para i baninë shkollën e fshatit, që e kishte çelë dom Ndre Mjeda. Si vijoi të mesmën në Shkodër, studimet e matejshme i ndoq në Itali dheAustri, ku ishte edhe vëllaj tjetër, Nikolla. Ai u Shugurue Meshtar me 4 Gusht 1919 në vendlindje, në Dajç. Mbas njëshërbimi të shkurtë në Gjadër të Lezhës, e çuen në Qelëz të Pukës. Tue pa trazimet e Atdheut, ai u angazhue përkrah Luigj Gurakuqit, AvniRrustemit, Fan Nolit, Bajram Currit, At Gjergj Fishtës, At Anton Harapit, HasanPrishtinës, në atë krah që asht quejtë në histori “opozita”, pse i ishte kundërvu“popullores” së Ahmet Zogut, dhe në zgjedhjet politike të vitit 1923 dom Gjoni uzgjodh deputet. Kurse “Popullorja” ishte e përbame prej mbetjeve ma të përçudnueme tëStambollit, ashtu si i ka pikturue At Fishta, “Ky babën gjaks, gjyshin katil, stërgjyshinmizuer … hasëm të kulturës …”; ata nuk përfaqësonin asnjë interes të popullitshqiptar, po një interes të ngushtë bejlerësh që donin me ruejtë ato previlegje që ikishin sigurue tue i shërbue pushtuesit otoman, kryesisht në një rreth nepotik: AhmetZogu, nipi i Esat Pashë Toptanit, dhandrri i Shefqet Verlacit, kunati i Ceno bejKryeziut, një qerthull mehmurësh anadollakë, të shitun te serbi deri në ditën evdekjes. Ndërkohë, tue qenë meshtar në Qelëz, meshtari-deputet Dom Gjon Gazulli kreuatë akt që për kohën ishte një veprim revolucionar i pashembullt: Hapi në qelë(shtëpinë ku banonte vetë, ashtu si banë edhe shumë klerikë të tjerë) shkollën e parëmikse në botë. Po po, në botë. Asht diçka e vështirë për brezin e ri me kuptue disagjana, por edhe në Europën e përparueme shkollat mikse (djelm e vajza bashkë) janëçelë për herë të parë mbas Luftës së Dytë Botnore, në Francë më 1948, kurse në Italikatër vjet ma vonë, më 1952. Kurse ai, prift, hapi në qelë shkollë mikse me djelm evajza bashkë, të krishtenë e muslimanë bashkë. Jo rastësisht një ndër votuesit e tij kryesorë, pse zgjedhjet në atë kohëbaheshin me përfaqësim, ka qenë Myftiu i Hasit. Kur Musa Juka iu drejtue Myftiut: “Poti, si nuk pate turp e votove për priftin?!”, Myftiu, pa prishë terezinë, iu gjegj iqetë: “Nuk votova për priftin, po për atë që po na mëson përditë çka do me thanëShqipni, çka do me thanë Atdhe”. Vrasja e Avni Rrustemit çoi në trazimet e qershorit 1924 dhe ramjen e“popullores”. Zogolli u strehue në Beograd. Diçka duhet t’u thotë kjo atyne që kanëvesh me dëgjue e sy me pa: Mjaft të lexoni marrëveshjen ma sipër në mes Pashiçitdhe Zogollit. Dhe prej atje, me paret e Serbisë dhe ruset e bardhë të Wrangelit“rimori” Tiranën”. Vallë as këto fakte historike që i ka në dorë një Europë mbarë mbitradhëtinë e Zogollit historianët tanë nuk i dinë?! Dom Gjoni nuk u largue kur në Shqipni u rikthye Zogu me hordhitë serbe e bjellogardistët. Nuk iku as atëherë kur Zogu i vrau miqtë e tij ma të mirë, Luigj Gurakuqin e Bajram Currin. Atë, mbasi iu desht të përballej në krye të pukjanëve të Qelzës me boshibozukët e Pëllumb Lleshit, që shkonin tue gjuejtë kudo ndeshnin Kryqat e tue vra edhe pukjanët e pafaj tek ktheheshin me bagëti a prej mullinit, në shkurt 1926 e transferuen dhe e çuen në Koman. E puna e parë që bani sa u vendue atje ishte me hapë edhe aty një shkollë. Ahmet Zogu, para se me i shprehë dëshiren e zjarrë ambasadorit anglez me varë klerin katolik, po zbatontepolitikën e tokës së djegun ndër krahinat e krishtena të Mirditës, Pukës, Zadrimës,Dukagjinit, Malësisë së Madhe me andërren e fshehtë që të ishte jo sundimtar iShqipnisë, po i Arnautistanit anadollak. E për të realizue këte, duheshin zhdukë, osema e pakta, të mundoheshin, sa t’i detyronin me lëshue vendin, katolikët e maleve, Faqe 4 nga 6
    • kurrë të shtruem nga pushtuesit e tiranët, pse si thotë Imzot Noli, “Vetëm Malësorëte Veriut mbetën Katholikë me armë në dorë…”. Kështu, në verën e vitit 1926, Zogu i kishte dhanë letër të bardhë një katili siIsmajl Osmani, që shkretoi fshatrat e Pukës me njerëz e me pasuni. E njejta gja pondodhte prej Fanit në Dukagjin. Ajo që asht quejtë Kryengritja e Veriut kundërZogollit, në të vërtetë nuk ka qenë tjetër veçse mbrojtje e lirisë e deri e egzistencësfizike nga masakrat mbi popullin e pambrojtun të barbarit diktator të Matit. Postkomandanti i Pukës Dedë Sadrija kishte marrë urdhnin drejtpërdrejt ngaZogolli: Të digjet Puka, sikur edhe për shtatë vjet atje të mos mbijë ma bar! Kështukishte ba dikur edhe Turqia! Ahmet Zogolli po u dëshmonte shqiptarëve si ishte nip “idejë” i Esat Pashë Toptanit! Dom Gjon Gàzulli, në pamundësi me ndejë ma në Koman, pse rrezikohej jeta etij, u strehue në Kalivare. I thanë të largohej nga Shqipnia, nëse donte të shpëtontekryet. Po jo: Ai nuk do ta linte kurrë truellin amtar! Ai, në luftë me Nënprefektinanadollak të Pukës për çashtje të shkollës që mbante në Koman, Ai, që ishte imbuluem me nder prej Hasit në Zadrimë, tashti ishte rrethue prej çakejsh e nukmund të kthehej ma as deri në famullì. E Zogolli nxitoi t’i thurte të gjitha kurthet: sëpari, një hoxhë fanatik, që rrejti një njeri qyqan e mendjeshterpë tue e nxitë t’i bantenjë padi; sekreatri i Prefekturës Ismaijl Axhemi (me origjinë turke), nënprefektiAbedin Sakiqi, komandanti i rajonit Rexhep Aliaj – të gjithë të angazhuem me provue“fajsinë” e tij. Dom Gjon Gàzulli, dom Nikollë Gàzulli, dom Lekë Dredha u arrestuen nëKalivare me 28 dhjetor 1926. Gjyqi, një ndër farsat ma të neveritëshme të Zogollit, akuzoi Dom Gjonin dheshokët e tij se: 1) kishte organizue kryengritjen; 2) kishte shpërnda armë ndër male;3) kishte pre telin e telefonit. Po po, e akuzuen se kishte pré telin e telefonit!Vendimi i gjyqit:Dom Gjon Gàzulli, dënim me vdekje, varje në litar.Dom Nikollë Gàzulli, me burg të përjetshëm …. (Mbas 4 vjetësh burg në Kala tëGjirokastres, me ndërhymjen e intelektualëve ma të shquem të kohës, e liruen. Saduel prej burgut, iu dogj qela (shtëpia e banimit) “aksidentalisht” bashkë medorëshkrimet. A nuk i ishte djegë 15 vjet ma parë biblioteka e pasun edhe të MadhitImzot Kaçorri?! Haxhi Qamilët, që dogjën shërbëtorin, qelën e bibliotekën e ImzotKaçorrit, nuk i kanë mungue kurrë Shqipnisë. Arsyeja e vërtetë: të masakroheshin priftënit, ashtu si ishin masakrue për pesëshekuj nga etnit e tij shpirtnorë, osmanët. Por jo si klerikë, pse atëherë do tëmbeteshin Martirë të fesë, por si politikanë. Ja pra: “Sa dëshirë do të kisha me i varë… “ Pjesa e pashkrueme e atij vendimi gjyqi kishte ma shumë randësi se dënimi mevarje i Dom Gjon Gàzullit. Me atë varje barbare Zogolli u thonte të gjithëve: Ose rriniurtë, ose të gjithë në litar si prifti! Ja një fragmente nga intervista dhanë të revistës gjermane “Korrespondez desPriestergebetsve” nga oficeri i ngarkuem me varjen e Dom Gjonit, Xhemal Dibra: “Ishte ora 11 para mesnate. Udhët e Shkodrës ishin ende të rrahuna prejnjerëzish, pse ishte Bajram. Dhash urdhën të thirrej famullitari Gàzulli n’oborr, psedonte me folë me të Ipeshkvi. Gazulli zbriti poshtë. E kuptoj çfarë do të ndodhte. Njëfrançeskan me Sakramend ndej para tij (At Martin Gjoka, shënim im). … Françeskanikishte mbetë pa gojë. Famullitarit Gàzulli nuk i ndrroi aspak ngjyra e fytyrës. …… Ai ikapi dorën Atit e i tha: “Pater Martin, tash ke me më rrëfye”. Ati iu lut ushtarëve tëmbledhun për rreth me u largue. Mbasi na nuk u larguem, Ati i tha: – “Dom Gjon,rrëfeju, pra, latinisht a italisht”. – “Jo, Pater, i përgjigjet Gàzulli, të mbramin rrëfimdue me e ba në gjuhë të Nanës”. E kështu ai u rrëfye në sy tanë. Na, Muhamedanët,pak marrim vesht kësi sendesh, por mëkat nuk dëgjuem prej gojës së tij. Faqe 5 nga 6
    • Mandej i dha Ati një bukë të hollë, të bardhë, e rrumbullakët, që e kapërdini menjë përshpirtnì të madhe. Ai u dukte se po shndritte krejt fytyret. Tash u çil dera eburgut, e u nisëm. Ushtarët ishin para, mbrapa e në të dy anët, ma shumë se kurrë.Në mjedis ishte Ai dhe Ati. Gjithë udhën u luten të dy me za të naltë, por unë muejtame vu ore se zani i Atit dridhej, nësa zani i famullitarit tingëllonte i qetë e i qartë. Njëtrimni kaq të madhe kurrë s’e pash në jetë time. Kishim arrijtë te vendi i vdekjes, në Fushë të Druve. Aty ishte shtylla e vdekjes. Magjypi ishte gati me litar në dorë. Një dritë elektrike e shndritte thektasfamullitarin në fytyrë. Ai nuk dridhej aspak. Edhe mue më kishte kapë frika. Mue mëishte dashtë me përcjellë edhe të tjerë te ky vend i mjerë, por tash ishte tjetër. Unëkisha gati si nji frikë para qetësisë së këtij prifti. Ai ishte me të këputme i pafaj. Këtee dijshim të gjithë. Por, urdhni! Unë, sikur asht zakoni, i lash fjalën e lirë. Por ma mirëmos ta kisha ba këte gja! Ai nisi me folë me një za aq të fortë, e me fjalë të drejta eqë të këputshin zemrën, sa që mue përnjimend më kapi frika. E ta kisha lanë meshkue gjatë me fjalë, kishte muejtë të gjithëve me na ba me u kthye prej vetit. Muemë duhej me mendue për përgjegjësinë teme. E i thash shkurt: Zotni, s’duem mendje predke! Foli fjalët e mbrame. Mjaft! Atëherë ai çoi zanin edhe ma e tha: Vetë povdes i pafaj. Rroftë Krishti, Mbreti ynë! Rrënoftë Shqipnia dhe Shqiptarët evërtetë”. Na ishim të gjithë të përmalluem fort. Lexova vendimin e dekës. I qe veshë njëkëmishë e bardhë. Magjypi ia vuni vjekcën e konopit në fyt e i hoq shkambin nënkambë. Ai ishte i vdekun! – Kështu foli kapiteni. Ishte dita e 5 marsit 1927.” Katër orë mbas varjes, Zogolli, kjo mbeturinë me djallëzi orientale, dërgoi një telegram ku gjoja i falte jetën. Nuk e di nëse ishte Shejt apo jo. Di po, se edhe sot mbas 85 vjetësh Varri i tij në “Rrëmaji” në Shkodër asht qendër pelegrinazhi e Shqiptarëve e se Ai ishte Atdhetar, aq sa në gjyq pat lanë atë thanjen e tij lapidare: “I vetmi faj që i njoh vetes, asht se e kam dashtë Atdheun deri në flijim për të”. Pat shkrue më 1942 At Gjon Shllaku për Bajram Currin, Luigj Gurakuqin dhe Dom Gjon Gàzullin: “Fatosa të vramë dy herë, nji herë kur i mbyten, dhe nji herë kur i lanë në harresë”. Po jo, nuk do të harrojë populli i Shkodrës, i krishten apo musliman qoftë. Do të jetë gjithmonë dikush që do të çojë lule tek ai varr, dikush që do të ndezë një qiri, dikush që do t’i drejtohet në heshtje: Dom Gjon, lutu për ne, se përsëri sot po vazhdojmë me ju vra. Nuk po dijmë çka bajmë, Dom Gjon, po rivrasim të vramët e po vritemi edhe mes të gjallëve !…Këshillime:At Gjergj Fishta – Trazimet e qershorit 1924 (Hylli i Dritës, Nr. 5, 6, 1924)At Gjon Shllaku – Të vramë dy herë …. (Hylli i Dritës, 1942)At Konrad Gjolaj –Çinarët, 1996Dom Nikollë Gazulli – Fjalori toponomastik (Gazullorët), Hylli i Dritës, 1941Fritz Radovani – Një monument në dhéLa Croix, 28.06.1933 Faqe 6 nga 6