Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×
 

Like this? Share it with your network

Share

Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI

on

  • 898 views

Vështrim për librin e Mentor Thaqit Nga Arif Molliqi, date 14. Mai 2011 n`ora 20:48 dhe shkrimit i ka vuar titullin: POETIKA E RRÊNJËS DHE E NDJENJËS (zgjodhi dhe postoi m.d)

Vështrim për librin e Mentor Thaqit Nga Arif Molliqi, date 14. Mai 2011 n`ora 20:48 dhe shkrimit i ka vuar titullin: POETIKA E RRÊNJËS DHE E NDJENJËS (zgjodhi dhe postoi m.d)

Statistics

Views

Total Views
898
Views on SlideShare
896
Embed Views
2

Actions

Likes
0
Downloads
2
Comments
0

1 Embed 2

http://www.slashdocs.com 2

Accessibility

Categories

Upload Details

Uploaded via as Adobe PDF

Usage Rights

© All Rights Reserved

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Processing…
Post Comment
Edit your comment

Arif MOLLIQI - Veshtrim per librin RRENJET te poetit Mentor THAQI Document Transcript

  • 1. ( Faqe 1 nga 5 ) Zgjodhi: marjandodaj@msn.com
  • 2. ( Faqe 2 nga 5 ) Zgjodhi: marjandodaj@msn.com
  • 3. Vështrim për librin e Mentor Thaqit Nga Arif Molliqi, date 14. Mai 2011 n`ora 20:48 POETIKA E RRËNJËS DHE E NDJENJËSArif Molliqi-Hamburg("Rrënjët” e ka titulluar autori Mentor Thaqi, librin e tij të parë me përmbledhje poetike.Ky libër dritën e botimit e pa nga shtëpia botuese "Ada” Tiranë, redaktuar nga VullnetMato).Edhe pse Thaqi, poezinë e ka lëvruar herët, ose thënë ndryshe përplasjen me artinletrar e ka përjetuar qysh herët, vetëm tani ai mori guximin i mblodhi ato poezi dhe ibotoi më shumë kujdes në një libër. Ndoshta paksa si më droje. S´di pse me droje, kurpoezia e Thaqit qëndron në një nivel të kënaqshëm artistikisht, estetikisht dhe mbi tëgjitha, janë poezi të gdhendura më përkushtim dhe mjeshtri poetike. Mirëpo, tani kur ekemi librin e tij të parë dhe pasi ta kemi lexuar me një përqendrim të dyfishtë; edhe silexues, edhe si vështrues kritik, mund të nxjerrim mendimin për këto poezi në përgjithësidhe, për librin në veçanti.Që në fillim më duhet ta them se nga Mentor Thaqi kam lexuar disa herë poezi shumëtë mira, të goditura dhe me një materie poetike tejet të përpunuar, por që në ketëpërmbledhje ato poezi nuk i gjeta. Mirë, kjo është çështje e autorit apo edhe eredaktorit pse nuk gjenden ato poezi në këtë libër(?!)Dhe, posa takohesh me librin e parë poetik të Mentorit, gjithsesi e kupton se strehëza emërgimit e ka përplasë së brendshmi duke ia zgjuar një ndjenjë të veçantë përvendlindjen, për të kaluarën e sidomos për prindërit; nënë, babai si dhe shokët emiqtë. Ky përjetim shihet që nga filli i librit më poezinë “Nëna Li” dhe kujtimin përbabanë që së bashku formojnë kredon e librit. Pra, magjia e kujtimeve dhe dashurisëpër të kaluarën, për rrënjët, e ka rrëmbye autorin por, e rrëmben edhe lexuesin çka ebën që ta ndjejë veten personazh brenda atyre poezive. Kështu më ndodhi tek i lexojavargjet lirike dhe herë-herë ironizuese, me fabula tronditëse dhe emocionale tëMentor Thaqit në librin poetik “Rrënjët”.Siç është bërë zakon, librat poetik ndahen në cikle, çka kjo s´është e domosdoshme,edhe Mentori apo redaktori i librit poetik “Rrënjët” e ka sistemuar në pesë nëncikle.Këto ndarje i janë referua temës dhe mesazheve që e përcjellin brendësinë, të cilatnatyrshëm japin vazhdimësinë e forcës së mendimit, por me një specifike karaktereshqë ndërthuren shumë harmonishëm dhe plotësojnë njëra tjetrën. Histori, vende-toponime, ngjarje, kujtime, mall, revoltë pa bujë, vuajtje, përplasje mentalitetesh,ëndrra të lëna përgjysmë, reflektime, të gjitha këto i gjen të përmbledhura me aq artnë këtë kolazh emocionesh.“Sa Gegënishte,/ aq Toskërishte ,Gjuha Shqipe,/ e jona, Ilirishte.” ( Faqe 3 nga 5 ) Zgjodhi: marjandodaj@msn.com
  • 4. Ose,“Gjuhë e kthjelltë,/ e pastër si loti,thonë, në Qiell,/ e flet vet Zoti!”(Gjuha shqipe, faqe,10)Këto vargje i përkasin nënciklit të parë " Kërkoj rrënjët”, me të cilat fillon kërkimi tekrrënjët më anë të vargjeve, çka Thaqi, duke vazhduar që nga “Ara m´i shpi”, “ Të Blini iThaqve” e deri të arat e Zefit, Vorri i Qosit, Ura e Haxhive e kërkime tjera, më lojën emendimit e figurave artistike më tej, shoqëruar nga një ritëm i brendshëm poetik, herë-herë folklorik që nuk prish asgjë, tregohet se autori është profilizua si krijues për ketë llojpoezie. Këmbëngulja e tij në tema nga e djeshmja, në rrënjët tona, ai kërkim si nëItakën, Thaqi i bën duke përdor figura metaforike brenda botës për të treguaqëndresën shqiptare.Nëncikli në vazhdim "Trashëgimia flet vet”, gjithsesi gjen diçka dalluese të thellë, atëqë e bën të veçantë çdo poet, ku nëpërmjet vargjeve, arrin të shohësh e depërtoshnë një kohë të ikur“Për gështenja, shkonime mblidhnim,libra dhe zarzavate shkolle,…”(Për gështenja”, faqe,31)Më pak fjalë tregohet një gjendje tunduese. Një varg sa i thjeshtë po aq madhështorëqë në momente të caktuara të trondit deri në asht e herë -herë të zbut me finesënpoetike. Ketë poezi e lexova disa herë sepse; “Dhe, pikël pas pikle,/ deri të Rrasa eÇelisë/ e Guri me bythë n´ujë,/ Huni i Maxhupit, pikësynim!” Këtu përveç këtyreemërtimeve dhe atyre që i hasim aq shpesh në poezinë e Mentorit, tregon se nuk kemiveç poezi por kemi edhe një pasqyrim të toponimisë së trevës. Nuk kemi veç klithjepoetike, por dëshmi të kohës, vendit. Sado që autori e pëlqen kthimin e vazhdueshëmtek shtëpia e vet, të mulliri i vet, tek arat e veta, të gjithçka që e ka lidhur më fëmijërinëe tij plot tallaze dhe përplasje, ai ketë nuk e bën me retorikë por më një shpërthim qëdel nga shpirti. Ky moskthim aq lehtë të fëmijëria atë e trazon edhe kur i kujtohetgjithçka e bukur nga vendlindja.Në nënciklin e dytë janë disa poezi që mund të merren si proverb popullor ngase kanëporosi universale: “ mendja peshon, dukat,/ sa një barrë-kali!”, ose; “Na nëmni edhenjëherë,/për të mirë!”, “Iriqët në asfalt nuk rrinë,/ therrat kanë synim”, etjera. Shikoni sesi është portretizua në mënyrë poetike “nëma”: Na nëmni edhe njëherë për të mirë!“Dikur e diku”, është titulluar nëncikli i tretë. Në këto poezitë që pasqyrohet mjaftdukshëm realiteti shqiptar e në veçanti ai i Kosovës, ku si çdo krijues nga Kosova nukmund të anashkalojë të kaluarën e brishtë dhe peshën e madhe të dhimbjes, përshkak të rrethanave politike dhe ekonomike të krijuara nga pushtuesit, gjaku i tërënëve dhe amaneti i tyre, skenarët politikë pambarim që çdo herë venë në lojë fatine popullit e vendlindjes së tij. Mirëpo edhe këtu janë disa vargje që brenda tyre ka njëshpërthim, por një shpërthim më një satirë të mprehtë që godet;“Nga harbimi i natës,/ciasin këlyshët,/e djallit!” ( Faqe 4 nga 5 ) Zgjodhi: marjandodaj@msn.com
  • 5. (Natë ballkanike, faqe, 49)Ose,“S´dihet kush,e mbolli, kush e polli,/po”( Bimë dreqi, faqe 52).Ndërsa te poezia “Qentë”, është një metaforë, do të thosha, metaforë plotë sarkazëm:“Lehjet,/këngë dite..” ose;“Nga frika e të bërave ditën, ulërijnë!” ( Qentë, faqe 55)Talenti poetik Mentorit spikatet dukshëm tek ato poezi ku ai i ka të caktuara tematkonkrete. Aty kur ai si personazh ka heroin kombëtar, një personalitet kombëtar, njëintelektuali dhe, sidomos kur shpreh klithjen e tij për ato vende-toka tona etnike qëkanë mbetur jashtë trungut sado të një rrënje. Si një njeri i ndjenjave të thella njerëzorenë poezinë me mjete të lojës estetike e stilistike Thaqi këtyre u ka shkruar një vargpoezish që me siguri do lerë gjurmë në opusin e tij letrar. Dëshmi mjaft bindëse janëpoezitë në gjithë librin, por më me shumicë tek nëncikli “…Mbeta pa u thënë” dhe,poezitë: “Në Çamëri, aty do vëmë!”, “Arbëreshëve të mi!”, pastaj poezitë për disafigura kombëtare dhe folklorike. Këto poezi janë të mbushura më mjaft simbolika dhejanë më shumicë. Si lexuese them se, autori është i vëmendshëm që thuaja asnjë ngafigurat dhe datat kombëtare të mos i shpëtojnë pa u përkujtua, çka ai këtë e bënemocionalisht përmes vargut.Andaj me të drejtë mund të konstatoj edhe ketë; Mentori është një kronist ivëmendshëm. Asnjëherë nuk harron të na i kujtoj datat kombëtare, trojet etnike tëmbetura jashtë trungut, figurat e Rilindjes sonë kombëtare, luftëtarë të te gjithaperiudhave. Kur shkruan poezi për këto figura, si duket ai e ka parasysh që poezia e tijedhe mund të bëhet tekst për këngë. Vargjet e tija mund të recitohen me lehtësi dhepasion nga të gjithë, sepse lirika që kanë ato vargje, janë të mbushura edhe mexhevahire melodik, më klithje dhe shpërthime si protestë që interpretuesit- recituesit ijap mundësi t´ia transmetoj publikut gjithë atë përjetimin që ka edhe vet.Sa i përket llojllojshmërisë se temave, Mentori mbetet një kërkues i vlerave, i ideve dhepasi i gjen, ai e ndërton vargun. Nga kjo shihet se ai padyshim ka bërë një lëvrim tëpoezisë, sidomos asaj lirike. Lirikën e Thaqit, e karakterizon tejdukshmëria dhe çiltërsiareale qoftë ky realitet edhe si motivues. Kurse mënyra e rrëfimit, përkatësisht poetika etij është e përpunuar, sado që herë-herë ritmika e shpeshtë e çon kah folklori, por kyështë një folklor i përpunuar mirë që nuk e dëmton poezinë. Tjetra, që e mendoj unë,kopertina e librit ka një fotografi ndryshe ngase i lexova unë poezitë e librit “Rrënjët”.Poezitë e Mentorit nuk janë pikturë romantike, fotografi dekorative, ato janë vargje qëdëshmojnë një stad pjekurie dhe estetike për poezinë nga ana e autorit.Arif Molliqi, Hamburg ( Faqe 5 nga 5 ) Zgjodhi: marjandodaj@msn.com