• Share
  • Email
  • Embed
  • Like
  • Save
  • Private Content
300 keshilla mjekesore per te gjitha semundjet
 

300 keshilla mjekesore per te gjitha semundjet

on

  • 4,701 views

300 keshilla mjekesore per te gjitha semundjet (Postuar nga: MD)

300 keshilla mjekesore per te gjitha semundjet (Postuar nga: MD)

Statistics

Views

Total Views
4,701
Views on SlideShare
4,700
Embed Views
1

Actions

Likes
6
Downloads
108
Comments
0

1 Embed 1

http://www.docseek.net 1

Accessibility

Categories

Upload Details

Uploaded via as Adobe PDF

Usage Rights

© All Rights Reserved

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Processing…
Post Comment
Edit your comment

    300 keshilla mjekesore per te gjitha semundjet 300 keshilla mjekesore per te gjitha semundjet Document Transcript

    • 300 këshillamjekësore për të gjitha sëmundjet (M.D @ 2011/XII) 1
    • 300 këshilla mjekësore për të gjitha sëmundjet"Të kemi shëndetin" themi shpeshherë kur përballemi me probleme të vogla a të mëdhanë jetën e përditshme. Se shëndeti fizik e mendor janë ato çka e bëjnë të plotë trupin enjeriut e vetë jetën. Sigurisht, sëmundjet mund të kurohen në spitale e klinika mjekësore,por, nëse do ishte e mundur, parandalimi është rruga më e sigurt për një jetë të gjatë e tëshëndetshme. Por dhe në ato raste kur dikush është prekur nga një sëmundje e caktuar,ekzistojnë procedura të thjeshta që mund të ndiqen në kushtet e shtëpisë, të cilatndihmojnë në mos përkeqësimin e gjendjes.Çelësi është gjithnjë tek informacioni.Specialistët e shëndetësisë kanë deklaruar se 35 përqind e sëmundjeve në trupin e njeriut shfaqen nga mungesa e njohurive. Jo pak herëështë vërtetuar se janë vetë njerëzit ata që e dëmtojnë kolesterolin, që krijojnë problememe mushkëritë, që acarojnë funksionimin e mëlçisë apo që nuk kujdesen aq sa duhet përmirëqenien organike. Në shumë raste këshillat vlejnë për të evituar shfaqjen e njësëmundjeje të caktuar dhe në raste të tjera për ta kuruar atë.Kështu ju mund të lexoni më poshtë rekomandime të mjekëve për sëmundjet kardiake,ato të veshkave, mëlçisë, stomakut, barkut, pankreasit, infeksionet e syve, të veshëve, tëlëkurës, obezitetin, variçet, këshilla për kancerin dhe evitimin e tij. Nuk mungojnë askëshillat për nënat që lindin fëmijë prematurë, si ti ushqejnë të vegjlit ë tyre me qumështgjiri, për menopauzën, një ndër problemet më të shqetësuese të grave, e shumë të tjera sikëto. Këshillat e përmbledhura në numrin e sotëm lidhen kryesisht me mënyrën tonë tëtë ushqyerit, si duhet të jetë ajo, si dhe me zakonet e përditshmërisë që një njeri nukduhet ti harrojë asnjëherë.ZEMRASi të luftoni sëmundjet kardiake1-Pakësoni ushqimet me yndyrë, shtoni perimet dhe frutat e freskëta në dietën tuaj.2-Bëni çdo ditë të paktën 30 minuta ecje.3-Bëni çdo ditë të paktën 15 minuta ushtrime.4-Konsumoni një gotë verë të kuqe në ditë.5-Evitoni, alkoolin, duhanin.KOLESTEROLIKëshilla për të ulur kolesterolin6-Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini cigare dhe nëse pini,mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtësisht.7-Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Mbani një peshë ideale (pesha idealeështë ajo që keni pasur kur keni qenë 25 vjeç).8- Favorizoni më tepër konsumin e peshkut se sa të mishit.9-Përdorni më shumë vajin e ullirit se sa gjalpin në përgatitjen e vakteve.10-Kujdes me ëmbëlsirat e ndryshme, sepse bëhen gjithnjë me shumë vezë, po ashtuduhet të largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin, sallamet e ndryshme. 2
    • OBEZITETISi të mposhtini mbipeshën11- Duhet të lëvizni duke caktuar kohë për aktivitete çdo ditë.12- Zgjidhni ushqimin cilësor, duke i dhënë organizmit gjithçka për të cilën ai ka nevojë.13- Yndyrat dhe sheqernat kanë shije të mirë dhe ju nevojitet një masë e caktuar e tyreçdo ditë.14- Balanconi dietën tuaj, të gjitha ushqimet mund ti vendosim në dietë të shëndetshme.15- Planifikoni një meny të shumëllojshme gjatë ditës.16- Planifikoni të kaloni 5-10 minuta relaks çdo mëngjes.17- Mundohuni të jeni korrektë me ushqimin, hani nga të gjitha llojet, por me kufi.ANEMIAÇfarë duhet të konsumojnë anemikët18-Anemikët duhet të konsumojnë fruta me vitaminë C.19-Anemikët duhet të konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile.20-Fiku, shalqiu dhe luleshtrydhja, efikase për tu trajtuar.21-Anemikët duhet të pinë 150 gram lëng karotash në ditë.22-Çajin, kakaon dhe kafen duhet ti marrin tri orë përpara se të hani, pasi ndryshevështirësoni tretjen.23-Pacientët duhet të pinë çdo ditë 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke.24-Këshillohet të konsumohet sa më shpesh domatja.25-Të sëmurët duhet të marrin gjithashtu, çdo ditë 10 -15 fruta të mandarinës për njëkohë prej 20-25 ditë.REUMATIZMASi ta kurojmë reumatizmëm26-Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore të lehta.27-Merrni here pas herë (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë.28-Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta.29-Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhepasdites.30-Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile.31-Përdorni ujë mineral.32-Hani sa më shumë fruta me vitaminë C dhe A.33-Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol ose medikamente të tjera mepërmbajtje paracetamoli.SPONDILIATROZASi të evitojmë dhimbjet34-Çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për muskujt e qafës.35-Duhet të bëni në darkë dush me temperaturë mesatare.36-Duhet të evitoni stresin dhe dëgjimin e televizorit me zë të lartë.37-Pirja e çajrave të ndryshëm, veçanërisht me mente, bën mirë për sëmundjen.38- Ecja, shëtitjet pasditeve ndihmojnë për një gjumë më të mirë.39-Zgjedhja e dyshekut, e jastëkut duhet të jetë e kujdesshme, në mënyrë që ato të 3
    • përshtaten me masën e qafës.40-Kurimi i sëmundjes ka për bazë kortizonin.41-Për të hequr dhimbjen nuk duhet të pini asnjëherë paracetamol dhe aspirina.SINOZITIKëshilla për sëmundjen42-Evitoni diellin në pikun e vapës.43-Mbani gjithmonë syze edhe në dimër, edhe në verë44-Përdorni sa më shumë ushqime me fibra.45-Në rast se ju fillojnë dhimbje është mirë që të konsumoni menjëherë kafe.46-Evitoni zhurmat e larta, të magnetofonit, televizorit.47-Për tu qetësuar, qëndroni në qetësi të plotë dhe në një ambient të mbyllur, dhe nëerrësirë për të paktën 30 minuta.MIGRENAKëshilla për të evituar dhimbjen:48-Kontrolloni tensionin çdo ditë, pasi luhatjet e tij janë shkak për shfaqjen e krizave tëmigrenës.49-Kuroni dhimbjet e dhëmbëve, dhimbjet e syve, sinozitet apo bllokimin e hundëve,pasi ato bëhen shkak për migrenë kronike edhe pas këtyre sëmundjeve.50-Evitoni zemërimin, emocionet e forta, shokimet, çlironi tensionet, çlirohuni ngastreset.51-Evitoni mbilodhjen, ndryshimin e rutinës, çrregullimet e gjumit, çrregullimetseksuale.52-Mos qëndroni në vende me zhurmë të lartë, në ambiente me drita të zbehta si dheambiente me lagështirë.DIABETIUshqimet që duhet të konsumojnë pacientët:53-Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën.54- Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara.55- Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë.56- Yndyrat duhet të jenë vajra me një lidhje dyfishe.57- Duhet ti shtojnë dietës së tyre arra.58- Efikase edhe bajamet.PANKREASIKëshilla për të mos u dëmtuar pankreasi:59-Mospërdorimi i alkoolit është këshilla numër një e specialistëve të shëndetësisë për tëevituar pankreasin.60-Femrat dëmtohen më shpesh sesa meshkujt nga sëmundja, pasi stomaku i tyre e kamë të vështirë tretjen e ushqimeve, për këtë arsye atyre u këshillohet të përdorin sa mëpak kripë, yndyrna.61-Për të luftuar sëmundjen e pankreasit këshillohet një jetë sa më e qetë, pa strese dheçrregullime nervore. 4
    • VESHKATSi të evitoni sëmundjet e veshkave:62-Evitoni kripën e tepërt.62-Pini sa më shumë lëngje.64-Konsumoni çaj nga trëndafili i egër.65-Konsumoni lëng kumbulle.66-Pini më shumë se 1 litër e gjysmë ujë mineral në ditë.MUSHKËRITËSi të ndihmoni mushkëritë:67-Përdorni sa më shumë produkte me mish.68-Shëtisni të paktën 1 orë në ditë në një pyll të mbushur me pemë dhe në ajër të pastër.69-Mos përdorni duhan.70-Mos jetoni apo flini në një dhomë me duhanpirës.71-Përdorni sa më shumë lëngje dhe supëra.72-Çdo ditë duhet të konsumoni një gotë verë, preferohet e kuqe.73-Peshku dhe nënproduktet e tij janë shumë efikase për "mirëqenien" e mëlçive.GURËT NË TËMTHSi të luftoni shfaqjen e gurëve në tëmth:74- Duhet të konsumoni çaj rigoni.75- Për kurimin e sëmundjes, përveç bimës shërbejnë edhe gjethet e thara në hije.76- Përdoreni erëza në ushqime. Përveç shijes së mirë, parandalojnë sëmundjet.77- Përdorni sa më pak ushqime të skuqura dhe kripë.78- Pini sa më shumë lëngje dhe ujë natyral.KRIZAT E BARKUTEvitoni dhimbjet e barkut me:79-Përdorni ushqime të pasura me hekur.80-Mish, peshk, shpretkë.81-Vezë, perime, fruta.82-Fruta që përmbajnë vitaminë C etj.83-Kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet ti marrin dy orëpara ose pas ushqimit.84-Hurmat janë tepër efikase për të trajtuar dhimbjet e barkut.MËLÇIAUshqimet që kurojnë dhe dëmtojnë mëlçinë:85-Përdorimi i 20-40 gramëve alkool në ditë dëmton mëlçinë.86-Mosha është një ndër faktorët kryesorë të dëmtimit të mëlçisë, pasi sa më e vogël që tëjetë mosha e konsumatorëve të alkoolit aq më të rënda janë dëmtimet.87-Predispozicioni gjenetik është një ndër faktorët kryesorë të shfaqjes së sëmundjes.88-Këshillohet konsumimi i produkteve të mishit.89-Këshillohet përdorimi i rrepave të kuq, lakrës së kuqe dhe broklës. 5
    • 90-Këshillohet të mos pihen shumë kafe gjatë ditës, të mos konsumohet birra dhe lëngjetme gaz.DIETA DHE SHËNDETISi të mbash oreksin nën kontroll:91- Edhe pse frutat e thata nuk përmbajnë yndyrë dhe kalori, është mirë ti konsumosh.92- Buka bën pjesë tek karbohidratet të cilat janë një burim shumë i rëndësishëm energjiepër organizmin.93- Gjatë ditës duhet të konsumohen tre vaktet kryesore: Mëngjesi, dreka dhe darka, dhedy deri në tre vakte të ndërmjetme: Paradite, pasdite.94- Dietat e shpejta nuk janë zgjidhja e duhur për tu dobësuar.95- Është e shëndetshme të përzihen karbohidratet me proteinat.HIPERTENSIONIRregulla për të mos nxitur sëmundjen:96-Stresi krijon një dominante në sistemin nervor, e cila shton prodhimin e adesteronit nëveshka, e për pasojë çon në ngushtimin e enëve të gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit.97-Personat me hipertension duhet të kenë kujdes gjatë dimrit, për shkak të të ftohtit, pordhe luhatjeve të theksuara të temperaturave.98-I ftohti ngushton enët e gjakut dhe rrit tensionin.99-Prandaj këtyre pacientëve u rekomandohet të jenë korrekt në marrjen e ilaçeve dhe tëkenë kujdes me menynë dhe stilin e jetës.100-Të sëmurët duhet të eliminojnë daljet në ditët shumë të ftohta, të dalin vetëm gjatëorëve të ngrohta dhe të vishen mirë.BRONKITI KRONIKSi të mbani larg vetes sëmundjen:101-Evitoni jetesën në ambiente të lagështa.102-Evitoni jetesën në ambiente me duhanpirës.103-Evitoni jetesën në qytete të ndotura.104-Mos qëndroni për shumë kohë në dush, as në dimër e as në verë.105-Bëni masazhe me vaj ulliri dhe raki në të gjithë trupin.106-Frekuentoni sa më shumë plazhin dhe ambientet me diell.TIROIDJAUshqimet që i bëjnë keq tiroides:107-Personat me tiroide nuk duhet të konsumojnë lakrën e bardhë. 108-Nuk duhet tëkonsumojnë fasulet.109-Nuk duhet të konsumojnë gështenjat.110-Në rast se personat kanë mungesë jodi, në këtë rast kripa duhet të ruhet ngalagështira dhe kontakti me dritën.111-Në rast se personat e kanë me tepri jodin, atëherë duhen zbatuar konsultat e mjekëvenë mënyrë që sëmundja të mos kthehet kronike. 6
    • ALERGJIASi të evitojmë alergjitë112-Alergjikët duhet të mos konsumojnë kikirikët, qumështin, vezët, grurin, sojën.113-Nuk duhet të konsumojnë ato ushqime me përbërje vajore si arrat dhe bajamet.114 - Edhe në rastet kur bëhet fjalë për puthje, këshillohet që partnerët të lajnë dhëmbëtdhe fytyrën nëse ata kanë ngrënë një ushqim që shkakton alergji tek partnerët.115-Mos përdorni në rroba detergjentë aromatikë.116-Qëndroni larg vendeve të lulëzuara gjatë stinës së pranverës dhe vjeshtës.117- Mos përdorni facoletë, letra higjienike apo letra duarsh me përmbajte aromatike.TUBERKULOZIKëshilla për parandalimin e tuberkulozit118-Është e këshillueshme një ajrosje e vazhdueshme si dhe filtrim i ajrit.119- Është mirë që të dilet vazhdimisht për të marrë ajër të pastër në zonat që nuk kanëndotje të ajrit.120-Po ashtu edhe në shtëpinë tuaj nuk duhet të hyjë ajër i papastër, ndaj duhet të merrnimasa për ta filtruar atë.121-Nëse një person mendohet se ka qenë në kontakt me një person tjetër që është metuberkuloz, duhet ti jepet menjëherë antibiotiku parandalues.122-Po ashtu personat e infektuar duhet të qëndrojnë në vende të izoluara dhe të marrinkurë të menjëhershme.123-Secili duhet ti kushtojë rëndësi mbrojtjes personale. Nëse e dini që do të jeni nëkontakt me një person që është i infektuar me tuberkuloz, duhet të vishni një respiratorpersonal, si dhe duhet të jeni sa më shumë higjienikë.MAJASELLIKëshilla për personat që kanë probleme në zorrë124-Në të gjitha rastet me majasëll këshillohet që të përdoren krundet e grurit në supëapo në gjellë, tri herë në ditë.125-Krundet nuk duhet të përvëlohen, por të hidhen atëherë kur serviret ushqimi nëtryezën e ngrënies.126-Krundet e grurit duhet të zëvendësojnë mëlmesat e tjera që janë shumë të dëmshmepër hemorroidet. Mëlmesa me përbërje të barishteve natyrore që përgatitet e bluar, kahekur dhe e përmirëson shëndetin e të sëmurëve.127-Përdorimi i kësaj mëlmese krijon lirimin e kapsllëkut.128-Mëlmesa e tillë nuk duhet të përvëlohet, por të qitet në supë apo në gjellë ashtu e"gjallë" të përzihet dhe të hahet.129-Ngrënia e një molle të ëmbël para ushqimit liron zbrazjen e zorrëve.130-Ata që kanë probleme në zorrë duhet të pinë rregullisht tri herë në ditë nga një gotëlëng molle para ushqimit.131-Kundër mbylljes kronike të zorrës së trashë (për rregullimin e jashtëqitjes),ndihmojnë gjethet e pelinit.132-Ndihmues janë edhe lëvoret e dardhës si dhe kamomili, i cili mund të pihet në vendtë ujit. 7
    • KANCERI I GJIRITKëshilla për të shmangur kancerin në gji134- Bëni vizita mjekësore sa herë ndjeni shqetësime, por edhe kur e ndjeni veten mirë.135- Bëni një jetë të shëndetshme, bini në peshë, nëse jenimbipeshë.136-Përpiquni të minimizoni stresin.137-Mundohuni të keni një aktivitet seksual të rregullt.138-Ushqehuni duke ndjekur një dietë të caktuar.139- Hani ushqime që janë të pasura me vitaminë A, E dhe C, p.sh., karota, spinaq, kajsidhe agrume.140-Mos harroni se lindja e fëmijës dhe ushqimi me gjijanë shumë të rëndësishme për shëndetin e gjirit tuaj.KANCERI I PROSTATESKëshilla për dietën që parandalon kancerin e prostatës141- Hudhrat janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori.142- Qepët, merita e është e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë.143- Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit.144- Peshku, vitaminat e tij kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit.145- Arrat, sipas specialistëve, kanë vitaminë D.146- Domatet janë tepër të rëndësishme për konsum të përditshëm, parandalojnëkancerin e prostatës.147- Drithërat e ndryshme, të cilat kanë në përbërjen e tyre selen.148- Mishi, edhe në të gjendet seleni, por është e rekomandueshme të mos ekzagjerohetme përdorimin e tij.KANCERI NË STOMAKSi të evitoni kancerin në stomak149- Përdorni sa më shumë fruta dhe perime150-Evitoni nitratin dhe potasiumin. Këta përbërës nitrogjen njihen se janë shumë tëdëmshëm dhe japin më shumë mundësi zhvillimit të kancerit të stomakut. Gjenden mësë shumti në mish, sallam, salçiçe.151- Limitoni duhanin, ushqimet që përmbajnë djegës si dhe që janë shumë tëkripësuara.152-Në vendet që tymoset shumë dhe që preferojnë ushqimet më shumë kripë ështëvërtetuar se kanë një nivel më të lartë të prekurve nga kjo sëmundje.153- Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund të shkaktojë ndryshime në qelizatdhe mund të çojë drejt kancerit.154- Limitoni mishin e kuq. Konsumimi i sasive të mëdha të mishit të kuq, sidomos nëseështë i skuqur, rrit mundësinë për zhvillimin e kancerit të stomakut.155- Vizitohuni tek mjeku nëse keni simptoma të ulcerës, si dhimbja e stomakut, djegiaapo të vjellat. 8
    • KANCERI I LEKURËSKëshilla për të shmangur rrezikun156- Eliminoni sa më shumë ekspozimin e rrezeve ultra vjollcë, sidomos në orët më tënxehta të ditës.157- Evitoni djegiet nga dielli.158- Përdorini kapele për të mbrojtur fytyrën e cila është e ekspozuar si në verë edhe nëdimër nga dielli.159- Përdorni veshje dhe rroba mbrojtëse (mëngë të gjata, pantallona të gjata) kur e diniqë do të qëndroni shumë në diell.160- Përdorini aparatura që u ndihmojnë të nxiheni (rrezet artificiale) që bllokojnë sirrezet UVA dhe ato UVB.ASTMASi të luftoni astmën161-Këshillohet të pihen sa më shumë çajra me përzierje bimore, të nxehtë, pasi atondihmojnë në largimin e kollës.162-Duhet të shmanget pirja e cigares për sa kohë që të sëmurët kanë kollë, pirja epërkeqëson më tepër shëndetin.163-Këshillohet uji me mjaltë dhe limon, ndihmon në zbutjen e fytit.164-Këshillohet mbajtja pranë e 1 gote uji, lehtëson kollën, nëse kollitesh gjatë natës.165-Këshillohet të mos përdoren ushqime, si vezë, qumësht qëshkaktojnë astmë.KËMBËTKëshilla për infeksionet në këmbë167-Mos i mbani këmbët në këpucë më shumë se tri orë.168-Trajtoji çdo ditë me ujë të ngrohtë, brenda së cilës duhet të keni hedhur vaj bajameose rozmarinë.169- Gjatë verës është mirë që përdorni vetëm shapka ose sandale, në mënyrë që këmbëttë ajrosen sa më shumë.170-Burrat janë më problematikë në sëmundjet e gishtave të këmbëve.171-Morthi, është sëmundje që u krijohet zakonisht atyre njerëzve që i veshin çorapet elagura ose nuk u djersinë këmbët.PAGJUMËSIAKëshilla për të stimuluar gjumin:172. Ushtrimet ju ndihmojnë që të flini, por evitoni ushtrimet e shkurta para se të shkoninë shtrat.173. Një dush i ngrohtë para se të shkoni në shtrat do tu vinte shumë në ndihmë.174. Evitoni konsumimin e pijeve që përmbajnë kafeinë (kafe, kakao dhe koka kola),sidomos natën vonë.175. Seksi para se të jetë koha për gjumë mund të jetë një mënyrë për të përafruar gjumintuaj. Meshkujt mund të flenë pas seksit, ndërkohë që femrat mund të mbeten shumëenergjike.176. Lexoni një libër derisa të ndiheni të përgjumur. Nëse nuk jeni në gjendje të flini, 9
    • çohuni përsëri.177-Uluni dëgjoni pak muzikë ose vazhdoni të lexoni derisa të kalojë gjysmë ore. Atëherëgjumi me siguri që nuk do "tu bëjë naze".ZBOKTHIKëshilla për të luftuar zbokthin:178- Mos e hidh shampon drejtpërdrejtëtek flokët, por hidheni në pëllëmbën e dorës përpara se të lani flokët. Kështu nukacarohet tabani i flokëve.179-Përpiqu të mos përdorësh solucione që përmbajnë alkool për flokët pasi ai thanlëkurën.180-Përpiqu ti shmangesh stresit dhe të flesh gjumë të rregullt, pasi pagjumësia dhestresi shtojnë zbokthin.181-Në rastin kur zbokthi është në sasi të vogla, mund të përdorni rregullisht një shampotë zakonshme kundër zbokthit, sa herë që lani flokët.182-Kur zbokthi është në sasi mesatare, duhet përdorur çdo dy ditë një shampo e veçantëqë përmban lëndë që mbysin këpurdhat.184-Kur zbokthi është në sasi shqetësuese, është nevoja e përdorimit të një mjeti efektivsiç janë shampoja "Fungoral" apo trajtuesi i zbokthit "Gentinor".AKNETPër të luftuar puçrrat në fytyrë:185-Mos ndërhyni me duar në puçrra ose pika të zeza, sepse janë shenja inflamacioni.Shtypja është e rrezikshme nëse ndërhyrja bëhet në mënyrë të gabuar. Kjo lloj traumenuk bën tjetër veçse përkeqëson gjendjen e lëkurës.186-Trajtoni fytyrën me produkte cilësore, me përbërës organikë si: Kamomil, kamfor,kalendula, etj.187-Përdorni fruta e ushqime të freskëta.188-Merrni vitamina A, C, E.189-Mos përdorni sapunë kundër yndyrës. Në këto raste gjëndrat reagojnë dukeprodhuar yndyrë në sasi.190-Përdorni drithëra, vaj ulliri, kos, fruta, perime, prodhime deti.191-Pini shumë ujë (pa gaz). Është mënyra më e mirë për të hidratuar lëkurën.192-Kujdes nga flokët e gjatë. Në kushtet e një higjiene të keqe ato mund të jenë bartësbakteriesh dhe në kontakt me lëkurën keqësojnë gjendjen e saj duke stimuluarinfeksionet.VESHETSi të luftoni infeksionin e veshëve:193-Trajtimi fillimisht i infeksionit konsiston në pastrimin apo bërjen lavazh të kanalit tëveshit dhe kjo ndihmon në heqjen dhe shpërndarjen e grumbullit të infeksionit tëmbledhur në zona të caktuara.194-Më pas nëpërmjet një fitili, deri në mesin e veshit, arrihet që të shpërndahet i gjithëpezmatimi i mbledhur.195-Njëkohësisht duhet bërë edhe trajtimi mjekësor në të cilin hidhen antibiotikët nëvesh për të trajtuar dhe kuruar zonën në të cilën më parë ishte mbledhur pezmatimi dhe 10
    • që kishin çuar në ënjtjen e veshit.196-Është e rëndësishme që të shmanget marrja e ilaçeve qetësuese vetë në farmaci, parekomandim, sepse ato nuk ndikojnë në përmirësimin e situatës, vetëm sa mund tarëndojnë dhe më shumë.AROMA E KEQEKëshilla për të ulur aromën e pakëndshme të frymëmarrjes:197-Përdorni gjatë ditës majdanoz të freskët.198-Përdorni shpëlarës antibakterial.199-Duhet të konsumoni të paktën dy herë në ditë kos të freskët.200-Duhet të shpëlani gojën me sodë.201- Duhet të përdorni vaj mesteje.201- Të konsumoni farat e koprës.202-Të konsumoni gjatë ditës çimçakiz me manjolia.SYTËSi të mos i dëmtojmë sytë kur jemi para kompjuterit:203-Sfondi përtej ekranit të mos jetë asnjëherë krejt i errët.204-Të mos ketë reflekse në ekran.205- Kontrasti dhe drita e ekranit të rregullohen në vlera mesatare.206- Ekrani duhet të jetë rreth 50-60 cm larg syve.207- Mundësisht të përdoret filtër për ekranin kundër reflekseve.208- Të shpluhuroset shpesh ekrani.209- Gjatë punës para kompjuterit është mirë që disa herë në orë të shkëputet shikiminga ekrani përreth një minutë.210- Të rrotullohen sytë në ambientin përreth ose të paktën çdo një orë të bëhet njëpushim prej 15 minutash.STRESIDisa teknika për të shmangur stresin e panevojshëm:211 - Menaxho kohën. Programimi dhe organizimi i kohës suaj mund tju bëjë më shumëproduktivë.212 - Strategjitë për të përballuar. Përpiqu të dallosh mënyrat e sjelljes që ndikojnë nëstres dhe gjej mënyrat për ti reduktuar.213 - Krijo një stil jete. Balanco detyrimet duke i dhuruar vetes kohën e mjaftueshme përtu qetësuar. Ushqehu mirë, mos pi duhan dhe limito sa të mundesh konsumin e alkoolit.214 - Mbaj afër miq të mirë: Njerëzit që kanë një rrjet të fortë shoqëror që i mbështet dheqë janë shumë të aftë të përballojnë ndryshimet e jetës.215 - Ndrysho mënyrën e të menduarit. Thuaju "stop" mendimeve që të shkaktojnë stres.216 - Zgjidhi problemet duke punuar dhe krijo intimitet me orenditë e zyrës aposhtëpisë, që të jenë sa më të këndshme për syrin. 11
    • LINDJET PARA KOHEDisa këshilla për kujdesin ndaj fëmijëve prematurë:217- Mbajtja e temperaturës së trupit në shifrat normale.218- Ushqyerja e kujdesshme sipas mundësive dhe nevojave të fëmijës.219- Ruajtja nga sëmundjet dhe infeksionet.220- Temperatura e fëmijës duhet ruajtur në limitin 36-37 gradë.221- Temperatura e ambientit ku qëndron fëmija duhet 23-25 gradë.222- Në stinët e nxehta temperatura nuk duhet ti kalojë 27 gradë.223- Dhoma e fëmijës duhet të ketë lagështirë të mjaftueshme.224- Ajri i dhomës ku rri fëmija duhet të ndërrohet vazhdimisht.225- Veshjet dhe mbulesat nuk duhet ta shtrëngojnë fëmijën.USHQIMI ME QUMESHTKëshilla për nënat që kanë fëmijën në gji:226- Jepini fëmijës sasinë e nevojshme të qumështit.227- Jepini fëmijës qumësht nga të dy gjiret.228- Të vegjlit duhet të pinë shpesh por pa e tepruar.229- Gjatë pirjes krijojini foshnjës mundësi të pushojë nga pak.230- Nëna që ka fëmijën në gji duhet të marrë sa më shumë lëngje.231- Ushqimi i nënës duhet të sigurojë elementet e nevojshme.232- Sa më shumë të pijë fëmija, aq më tepër qumësht prodhon gjiri.233- Fëmijës deri në gjashtë muaj nuk i jepen ushqime jo të lëngshme.234- Nëna që ka fëmijën në gji duhet të shmangë stresin, shqetësimet.GASTRITIKëshilla për të evituar:235-Mos përdorni alkool.236-Mos përdorni duhan.237-Mos përdorni në mënyrë sistematike aspirina, ibrufen , naporxen etj.238-Mos përdorni në mënyrë të sistematike kortizonë.RËNIA E FLOKËVEKujdesi që duhet të tregoni për të parandaluar fenomenin:239-Kontrolloni stresin.240-Mbani një dietë të shëndetshme.241-Pini të paktën 2 kilogramë ujë në ditë.242-Konsumoni fruta, perime, me anë të së cilave merrni vitaminat, proteinat dhemineralet e nevojshme.243-Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrnave shtazore duke i zëvendësuar me atovajore.244-Evitoni ushqimet e skuqura. 12
    • ULÇERAUshqimet që kurojnë sëmundjen:245-Banania jo e pjekur. Ajo favorizon shërimin e ulcerës gastroduodenale të lehtë.246-Duhet të ndiqet një ushqim i ekuilibruar, i pasur në zarzavate dhe fruta që të kenëvitamina C, e njohur kjo për mbrojtjen e mukozës së stomakut.247-Në të kundërtën duhen kufizuar proteinat shtazore, dhjamërat, kafenë dheçokollatat.248- Mishi, peshku ose veza duhen marre vetëm një herë në ditë.249-Duhet përdorur çaji nga bima e njohur e Bar-Bletës.CERMA /PërdhesiKëshilla për të lehtësuar dhimbjet e sëmundjes:250- Këshillohet pirja sa më shumë e ujit dhe lëngjeve të ndryshme për të lehtësuarnxjerrjen e acidit urik nga trupi.251-Duhet pasur parasysh se, nëse vuajmë nga sëmundjet e zemrës, duhet tëkëshillohemi me mjekun për sasinë e lëngjeve që konsumojmë.252-Rënia në peshë është e rëndësishme për të pakësuar rrezikun e shfaqjes sësëmundjes.253-Sasia e proteinave në ushqim ndikon në një farë mënyre në sasinë e acidit urik nëgjak.254-Por edhe një dietë koncize nuk mund të sjellë uljen e acidit urik në gjak në të njëjtënmënyrë si mjekimi.OSTEOPOROZAKëshilla për të luftuar sëmundjen që në fëmijëri:255-Për të luftuar shfaqjen e osteoporozës është e nevojshme ajo që hamë. Për këtë duhettë ndiqet një dietë ushqyese e balancuar me një përbërje kalorike, të përshtatshme menevojat fiziologjike të individit.256-Dieta duhet të përmbajë një gram proteinash për çdo kile të organizmit tonë.257-Duhet të përmbajë një përbërje të duhur yndyrash dhe karbohidratesh që nuk duhentë jenë më tepër se 55-60% të kalorive totale. Po që duhen marrë çdo ditë.258-Po ashtu rekomandohen sasi të larta kalciumi, potasi, magnezi dhe sasi të paktasode.259-Vitamina D është nga ana tjetër një përbërës i rëndësishëm për asimilimin ekalciumit dhe për këtë duhet marrë me dietë apo me tableta.260- Përveç kësaj vitaminat: A, C, E, K dhe minerale të tjera si fosfori, fluori, hekuri,zinku dhe bori janë të nevojshëm për një metabolizëm normal të kockave dhe mund tëmerren falë një ushqyerjeje të larmishme dhe korrekte.261-Së fundmi rekomandohet eliminimi i alkoolit, kafeinës dhe pijeve të gazuara. Këto tëfundit duket se e rrisin më shumë riskun për fraktura te gratë që i konsumojnë.LEMZAKëshilla për të ndaluar lemzën e shpeshtë:262-Duhet të pish ujë ose të hash një lugë sheqer sapo të zëre lemza.263-Faktori psikologjik arrin të ndalojë lemzën si p.sh me anë të tërheqjes së vëmendjes, 13
    • bën që të ndalojë shtëllunga e ajrit.264- Ndalesa e frymëmarrjes, pirja e ujit të ftohtë me gllënka të vogla, vendosja në qafë enjë cope akulli, vendosja e një borse akulli në bark, gudulisja e hundës për të provokuarnjë teshtimë, marrja e frymës thellë, duke ndjekur një ritëm të rregullt janë disa ngamënyrat e ndalimit të lemzës.265- Lemza mund të zërë edhe një fëmijë të porsalindur dhe mund të ndalohet duke emarrë në krah, i mbështet kokën në shpatull dhe i bie lehtë në kurriz, në mënyrë që tianxjerrsh ajrin që ndoshta i ka dilatuar stomakun ose ezofagun.266-Një mënyrë tjetër është edhe frymëmarrja dhe nxjerrja në një qese letreje. Në këtëmënyrë rritet sasia e CO2 në organizëm.267-Mjekët kryesisht rekomandojnë ngrënien e një luge sheqer pa ujë.VARIÇETKëshilla për personat që vuajnë nga sëmundja:268- Përdorni xhel freskues për këmbët.269- Mos mbani këpucë me taka më shumë se 4 pond.270- Mos përdorni këpucë të sheshta plotësisht.271- Përdorni produkte bimësh jeshile me kërcell.272- Mos hiqni nga menyja orizin.273- Përdorni vazhdimisht grurin.274- Mos qëndroni ulur për më shumë se një orë në të njëjtën pozicion.275- Mos i mbani këmbët e kryqëzuara.276- Mos mbani pasha të rënda.277- Përdorni korse najloni në mbrëmje.DHËMBËTSi të shmangim kariesin dhe infeksionet278-Duhet të zgjidhni një pastë dhëmbësh cilësore. Pasi ajo lehtëson lëvizjen e pllakëzavebakteriale dhe ka substanca freskuese dhe kurative.279- Duhet të përdoret çdo ditë fija pastruese e dhëmbëve, duhet të kalohet rreth çdodhëmbi në mënyrë që të përshkojë sipërfaqen e tij.280- Ushqimi duhet të jetë i zgjedhur me kujdes.281-Duhet të konsumoni ushqime që kanë karbohidrate.282- Molla është një ndër frutat më të këshillueshme nga dentisti për dhëmbët, sipasrekomandimeve duhet të hahen jo më pak se dy të tilla në ditë.283-Karotat duhet të përdoren çdo ditë, sipas specialistëve ato bëjnë mirë për zmaltin edhëmbëve.KUJTESA/ALZAIMERDhjetë këshilla për të mbajtur në fortë kujtesës:284-Lexoni libra. Në këtë mënyrë jo vetën që do të vini trurin në lëvizje duke imagjinuarperiudha të ndryshme kohore dhe kultura, por do të keni histori interesante për tëtreguar.285-Luani lojëra. Lojërat janë mënyra më e mirë për të sfiduar trurin. Kështu fjalëkryqet.Lojërat elektronike përmirësojnë shpejtësinë dhe kujtesën e trurit, pasi të gjithambështeten tek matematika. 14
    • 286-Përdorini dorën e kundërt. Kalojeni ditën duke bërë gjëra me dorën që nuk epërdorni, si dhe mbajeni orën në dorën e kundërt të që kujtoheni për të.287-Mësoni numrat e telefonit.288-Hani edhe për trurin tuaj. Kjo do të thotë se duhet të përqendroheni tek vajrat epeshkut, salmoni, arrat, bajamet dhe vaji i ullirit.289-Ndahuni nga rutina. Ndryshoni dyqanin ku jeni klient, hani gjëra që si keni ngrënëmë parë, frekuentoni lokale që skeni qenë më parë, pasi kjo do ta bëjë trurin tuaj tëzgjohet nga zakoni dhe të jetë përsëri vigjilent.290-Kaloni nga një rrugë e ndryshme. Kaloni apo udhëtoni në rrugë të ndryshme, kjo endihmon trurin të stërvisë kujtesën.291-Mësoni një aftësi të re. Në këtë mënyrë kujtesa hyn më shumë në punë kur mësonigjëra të reja, që më parë si bënit dot.292-Bëni lista. Bërja e listave ju ndihmon që ti lidhni artikujt njëri me tjetrin. Në këtëmënyrë ju luani me kujtesën tuaj, sa herë që listoni ushqimet, fjalët, veprimtaritë e ditës.293-Zgjidh një mjeshtëri të re. Gjeni diçka që ju pëlqen dhe që nuk kushton shumë.Fotografitë me aparat dixhital, mësimi i pikturës, mësimi i një instrumenti muzikor,mësimi i stileve të ndryshme të gatimit, të kërcimit, e bëjnë trurin që të jetë në aktivitetgjatë gjithë kohës.MENOPAUZAUshqimet dhe dieta që duhet të ndiqet gjatë kësaj periudhe:294- Përdorimi larmi ushqimesh, por që gjithnjë të jenë sa më të freskëta .295- Përdorni sa më shumë fruta e zarzavate.296- Filloni vaktin me sallatë ose me supë me zarzavate.297- Pakësoni vaktet me mish (jo më shumë se 3 herë në javë) dhe zëvendësojini ato meushqime me zarzavate.298- Ulni përdorimin e yndyrnave gjatë përgatitjes së ushqimeve.299- Pakësoni sa më shumë që të jetë e mundur përdorimin e ëmbëlsirave.300- Hani fruta, por jo menjëherë pas ngrënies së vaktit. 15