110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×
 

110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti

on

  • 913 views

110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI - AT DONAT KURTI / Nga Fritz RADOVANI

110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI - AT DONAT KURTI / Nga Fritz RADOVANI

Statistics

Views

Total Views
913
Views on SlideShare
913
Embed Views
0

Actions

Likes
1
Downloads
3
Comments
0

0 Embeds 0

No embeds

Accessibility

Categories

Upload Details

Uploaded via as Adobe PDF

Usage Rights

© All Rights Reserved

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Processing…
Post Comment
Edit your comment

110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti 110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti Document Transcript

  • Nga Fritz RADOVANI: 110 VJET MA PARE KA LÉ DIJETARI AT DONAT KURTI O.F.M. Në 45 vjetorin e “Revolucionit Kultural…” At Donat KURTI O.F.M. (3 Shtator 1902 – 10 Nandor 1983) "Gjaja ma e bukur që më ka mbetë në mendje prej kohës së fëmijnisë, ishte festa e 28Nandorit, kur dera e shtëpisë atnore dhe të tjerat përreth zbukuroheshin me shërmashek e luleshëmshiri, ndërsa banorët e lagjes, tue mbajtë në ballë Flamurin kombëtar, delshin me kandila tëndezun e brohoritshin për festën e Pavarësisë", shenon në kujtimet e veta At Donati. Ai ishte klerik katolik shqiptar, doktor i shkencave, etnolog, folklorist, albanolog, poet,gjuhëtar, piktor, muzikant dhe nen drejtimin e Kolë Idromenos punoi dhe arkitekt. Ka lé, rritë në Shkoder, studjoi, punoi dhe vdiq tue ecë i zbathun mbi gurt’ e Zallit Kirit! Në ndihmë të Historisë së vertetë të zhvillimit arsimit dhe kultures Shqiptare, po Ju risjellikëte punim të Këtij Dijetari të Shkencës sonë, në këte pervjetor të 110 që ka lé: VEPRA KULTURALE E ELEMENTIT KATOLIK NË SHQIPNI●Vëprimi i katolikëve në Shqipni kje i vijueshëm ç’prej fillimit të kristjanizmit e deri ndër ditët tona;por, prej pushtimit otoman fati i vendit tonë kje në mënyrë të jashtzakonshme i kobëshëm, mbasi nandau ndërmjet vedit, na dha rrugat e mërgimit, na dërmoi, na çfarosi gati krejt, kështu, edhe vëprimi ielementit katolik për kah kultura mund të ndahët dyshë:●1) Veprimi i katolikëve sa kombi qindroi në besimin e krishtenë, e●2) Veprimi i katolikëve gjatë pesë shekujsh robni, errësinet e ligështijet.●Një qi shikon ndër ledhët e kaklopve të hershëm bloqet e shkamijve të rënduem njeni mbi tjetringjatë korrizit të kalave, mund të sajojë njëfarë ideje për fuqi të jashtzakonshme e për trup të lidhun, qikanë pasë njerëzit motit. Prap edhe një që kalon nëpër Athinë a nëpër Romë, i vëren me kujdestepricat e tempujve, të skulpturës e të artit e mund ta çojë mendën tek madhnia, te përparimi, te luksi,te kultura e atyne kryeqytetëve të fuqishme. Kështu na bije rasa edhe né me mendue për veprim tëkatoliçizmit gjatë 14 shekujve të parë.Aty-këtu ndeshim ndër rrënime të kishave, të ledhëve, të qytetzave e t urave të herëshme. Gojdhanana i shumon përgjithëvend e për çdo katund. Ato pak viza arkitekture na diftojnë madhninë e atynembeturinave të shenjta; do copa afreskësh me ngjyemje të gjalla na tregojnë dorën e mësueme tëpiktorëve, qi u rritën në vendin tonë.Ndonjë kumbonë piramidale me mbishkrim të thjeshtë e me kumbim të tingllueshëm na kallxonpërparimin e mjeshtrive edhe në Shqipni. Ndonjë mërmer zgavrruem prej dalte do t’ na flasë për kohëtë herëshme; por asht thërmue prej mizorisë sanmikut e të motëve e, s na ep kurrfarë drejtimit. Tjetërnuk gjejmë përveç lavdeve e nderimëve, me të cillat të tonët e të huejt përshëndesin ndër shkrime tëveta kulturën e katolikëve Shqiptarë.●Marin Barleti tue na kallxue jetën e Skanderbegut, ma të madhit fatos të kristjanizmit, ban aty-këtupërshkrime të gjalla e poetike qytetesh, ndërtesash e monumentesh, sidomos në Durrës, në Krujë e në - 1 -
  • Lezhë; përmendë njerëz të mëdhaj e të përpjekuna diplomatike; kisha, prelatë, dhanti të çmueshmeetj., sende të gjitha, që nënkuptojnë një përparim e një kulturë vertetë të lulëzueme.● Prof. Giuseppe Gelcich, një ndër studjuesit ma të njohunit e ma me autoritet të vjetërsive shqiptare,tue folë përmbi zhvillim tonë kultural, para të XV shekull, thotë: "Shqiptari i pajisun prej natyre mekuptim të fortë e me një shijim të bukur, kishte stolisë qytetet e veta me përmendore (monumenta)artistike fort të çmueshme e, deri qi këta qytete ranë rrafsh përtokë prej zjarmit e pezmit t anmikut,spranë tue dërgue me shumicë materiale argjanti, fildishi, kureli, kriri (zadefi), si edhe shkallme,armë e enë remi të punueme me mjeshtri e hollim të madh, gjithkah nëpër Ballkan e ndër vise, këndeje andej detit. Petkat mandej të qëndisuna n ar për bukuri, që u përdornin në Ballkan për stoli shtati eshtëpije, vinin edhe këto prej andej.Arti rromanesk në Dalmaci pat shkasin ma të madhin e të parët apostuj prej Shqipnie.”Këta ndodhën sa mbretnonte paqa në vendin tonë, pse, si nisën m u dyndë shqiptarët katolikë, gjithëpërparimin, kulturën e influksin e tyne kah Dalmacia, Gelcich e përmbledhë me këto fjalë:"Sa familje, që sot thirrën dalmate, rrjedhin prej të ikunve t atyne kohve! Sa sende, që sot shumica imban për arte e vepra dalmate, nuk janë tjetër veç krijime e vepra të daluna prej mjeshtrisë e zhenisëshqiptare!".Prap Prof.Gelcich, tue ra në bisedë me P. Gjergj Fishtën, përmbi artët e herëshme në Shqipni,dëshmoi, se, veç mbrenda një shekullit të vetëm, tue nisë gjatë Bregut të Bunës e deri në qytet tëDjoklesë, afër Podgoricës, njihëshin 82 piktorë në za, të cillëve u dihej edhe emni.● Këto e sa të mbetuna të shkëlqyeshme të historisë sonë na paraqesin, veç sa me thanë, veprimin ekatolikve për përparim të vendit; veprim, i cilli vijoi edhe mbasi humbi lirija, kur përendoi Hylli iShqipnisë, d.m.th edhe mbas të XV shekull.Jeta në robni, që po marrim me përshkrue, do të thirret për katolikë kohë heroizmi, pse, jo veç, u lypheroizmën me shpetue ndiesitë kombëtare në mes të një trathëtisë e të një robnisë kombëtare, por, nëmes të një trathëtisë e të një robnisë së poshtër.● Kundra rrymës së kohve e të rrëthanave, katoliku shqiptar me urti e me dashtni zhvilloi nji programpërparimtar, që kje thëmeli i kulturës së sotme në vendin tonë.● Me ato pak mjete që pat përdorësh, u mundue me shpirt me mbajtë:● Shkollat:Të parat shkolla, mbas humbjes s autonomisë në Shqipni, kjenë përsa dimë na, tri: Shkolla e Pëllanës, e Blinishtit dhe e Shkodrës. Në vj. 1638 P. Hiacinti a Sospitello O.F.M., italjanme fis, por shqiptar me zemër, pat guxim me iu përveshë për të mirë të vendit një punës në vështrimtë plotë kulturor, tue çilë shkollën fillore në Pëllanë, asokohe vend mjaft i banuem. Kje ndjekë me zellprej vendasve e i mërrijti zani deri ndër katunde të largëta të Zadrimës, qi memzi pritshin me i çuefëmijët e vet.Numuri i nxanësve të jashtëm pat mërrijtë deri në 25 e, këta na japin shkas me nënkuptue, se do tëkenë pasë edhe ndonjë konvikt. Dijmë prej dokumentave, se përveç uratëve mësonin edhe mësimeletrare d.m.th. mbahët deri diku një shkollë e mesme pa përjashtue gjuhën e vendit. Përparimi kje aqi madh, sa i terboi Turqit, të cillët mbas 9 vjetësh e rrënuen fare.Në vj. 1697 kje çilë rishtas. Se deri kur vijoi, nuk dihët; dokumenti mbaron, tue thanë për te, se: "kagjasë se gjindët edhe sot" (1702?).●Një vjetë mbas thëmelimit të shkollës së Pëllanës, d.m.th. në 1639, kje çilë prej fretënve të kuvendittë Troshanit një shkollë në Blinisht, drejtori i së cillës kje P. Karl MirandulanusO.F.M.Me shka dukët, kje një shkollë mjaft e plotësueme. Ndiqej prej ma se 50 nxanësash e posë këndimit eshkrimit mësonin edhe landë të tjera; edhe gjuha latine prej atyne që donin m u ba priftën mësohej nat shkollë; por anmiqtë ishin të panumur e në vj. 1640, drejtorin e kësaje shkollë e gjejmë në burg tuepësue mundime të mëdha.●Në vj. 1698 a aty pranë, gjejmë se P. Filipi O.F.M. prej Shkodrët, çilë pikërisht në Shkodër njëshkollë private e mëson fëmijët e tregëtarëve e të pasanikve. - 2 -
  • Një që i ka përparasyshë pështjellimet e atyne kohve, mëninë posaçe kundra katolikve e kundra çdoshejit kulturor, mund të marrin me mend, se ç v1erë patën keto shkolla për shpirt të shqiptarit, kjoftëedhe vetëm porsi hap kah qytetnimi.Por kush mundët mandej me dyshue, se në këto shkolla nuk flitej shqip?Në ç’mënyre katundari i padishëm i ndiqte me zell, në kje se smerrte gja vesh?Veprat, që na kanë mbetë prej atyne punëtorve të palodhun, prej atyne mësuesve të kujdesëshëm, nadëshmojnë kjartë, se ato shkolla nuk kjenë mjete të hueja për me influencue në shpirt të popullitshqiptar simpati e parti; por patën për qellim drejtpërdrejtë të naltuemit e moralit e shkasin ka kultura,e këta gadi tash 300 vjet.●Këta mësues kjenë, qi me 20 Prill 1711, të ndimuem e të nxitun prej Papës Shqiptar, Klementit Xl,ngritën në Romë, në kuvend të S. Pietro Montorio, një katedër për gjuhë shqipe, për me i ba gatimisjonarët e huej me mujtë ma lehtas me i vijtë vendit t onë; e atëherë, kur s’ mendonte kush përgjuhë shqipe e për zhvillimin e sajë, këta janë ata, qi përpilojnë ma të parat gramatika, fjalorë epërkëthime.●Në vj. 1716 P. Françesk M. da Lecce O. F. M. shkruen e shtypë ma të parën gramatikë shqip, qi karandësi edhe sot: "Osservazioni grammaticali nella lingua albanese" Roma.●Në vj. 1848 P. Luka da Monte Giove O. F. M. na ka lanë një fjalor shqyp-italisht.●Në vj. 1858 P. Dario Bucciarelli O. F. M. la një dorëshkrim "Grammatica della lingua albanese", qëruhët në Bibliotekën Françeskane të Gjuhadolit në Shkodër.●Në vj. 1881 P. Leonard de Martino O. F. M. që kje një ndër ma të parët, që punoi vjerrsha në gjuhëshqipe mbas metrikës moderne, nxori librin "LArpa" di un Italo-Albanese" Venezia 1881.S do harrue, se ndër Misionarë, ky kje ma i pari që ua lëshoi kushtrimin njerëzve të mëdhaj, enëpërmjet tyne Evropës, për indipendencë të Shqipnisë.Mbas gjithë këtij vëprimi kultura katolike nisë me marrë zhvillim të haptë në vendin tonë.Balli i përulun i shqiptarit në robni xen me njohtë e me kujtue kunorën që dikur e rrëthonte, nxitët,kërkon me punue, me përparue e me u mëkambë.Civila e kler dora -doras duen me e përtri popullin e me të përtrimë të popullit, përtrijnë kombin. Kyentuzjazëm vërehët posaçe në shekullin e 19-të.●Prej vj. 1800 e deri në vj. 1861 çilën aty-ktu shkolla private me klasë fillore.Veç në Shkodër mbahën mend 12 shkolla fillestare: 8 për djelmë e 4 për vajza.Mjetët ishin të vogla e primitive, prandaj nuk asht për t u shikue gjithaq përparimi a dobija që nxirejprej tyne, sa inicjativa, hapi heroik, zelli për të hapun kulturën.Një mësues përfaqësonte një shkollë në vedi. Endè sot, si në shenj evarije, kujtohën me andje emnat etyne prej popullit katolik shqiptar.●Mësuesit e Gjuhës Shqipe: E përkohëshmja "Përparimi" i rreshton emnat e mësuesve ma tënjohtun, me këte renditje:Gegë Kodheli, Gjergj Benussi (1836), Gjon Shkrumi, Zef Kamsi, Jaku i Tushit të Mark Krajës(Speci), Shor Markja, Don Pepini, Don Engjëll Radoja, Don P. Babi.Prindët me andje pritnin me i çue fëmijët e vet në shkollë, madje, u zotnonin me pague edhemësuesin. Edhe jashta Shkodre çilën shkolla tjera katolike në gjuhë shqipe.●Në Prizren, në Pejë e në Gjakovë i gjejmë shkollat e çiluna për djelmë shumë para1840; por prejmungesës së datave e të njoftimeve ma të sakta, jemi të detyruem vetëm me i xanë në gojë.●Koha kishte mërrijtë me ia hi një veprës ma të madhe.●Në vj. 1861 françeskanët çilin ma të parën shkollë fillestare publike në Shkodër.Kje ndihmue e kje mbrojtë prej Episkopatit Shqiptar. U përshëndet me gëzim prej mbarë popullitkatolik, porsi ogur i mirë, porsi vatër kulturët, porsi shkëndi lirijet.●E përnjëmend kje vatër kulturët për 72 vjet, pse aty mësuen me mija fëmijësh.Mësimet erdhën tue u përmirësue përherë e ma shumë. Që ndër vjetët e para kje ngritë edhe një salonargëtimi e konferencash, ku, ndaheshin çmime, që ishte një rasë gëzimi e hareje, jo veç për fëmijë, - 3 -
  • por për mbarë katoliçizmin, pse aty ndiheshin vjerrsha të bukura, kangë të tingëllueshme e fjalë emësime t urta.●Në vj. 1880 me 24 Dhetuer P. Leonard de Martino, O. F.M. kje ma i pari që çfaqi mbrendë në Kishënë gjuhë shqipe, një dramë baritore.Kohë mbas kohe nxanësat e dikurshëm zunë vendin e mësuesave të vet: Shqiptari mërrinë me pasë aqkulturë, sa me drejtue e me organizue ai vetë vepra për të mirë e përparim të kombit.●Në vj. 1902 zgjidhët Drejtor i kësajë shkolle P. Gjergj Fishta O. F. M., i cilli patjetër vuni porsigjuhë mësimi ndër të gjitha landët gjuhën shqipe dhe, çon zanin e u thotë të gjithë shqiptarvet: Porsi kanga e zogut t verës, Qi vallzon n blerim të Prillit, Porsi i ambli fllad i erës, Qi lmon gjit e drandofillit, Porsi vala e bregut t detit, Porsi gjama e rrfes’ zhgjetare Porsi ushtima e nji termetit Njashtu asht gjuha e jonë shqiptare Pra, mallkue njaj bir Shqiptari Qi ket giuhë të Perendis’ Trashigim, qi na la i Pari, Trashigim s ia len ai fmis’; Edhe atij iu thaftë, po, goja, Qi e perbuzë ket gjuhë hyjnore; Qi n gjuhë t huej kur s asht nevoja, Flet’ e t vetën len mbas dore.***●Në vj. 1909 tri klasave të para fillore, që patën mërrijtë deri në të gjashtën plotore, u kjenë shtue triklasë qytetëse, me muze e kabinet fizike. Në salon, mandej vjetë për vjetë kjenë çfaqë drama mengjyra edukative e atdhetare si: Shqyptari i Qytetnuem, Odisea, Juda Makabe etj.●Me ndërrimin e kohve, për përparim të vendit, u ndërtue edhe sistemi shkollor, kështu,në vj. 1921 kje ngritë në vend të klasave qytetëse, Gjimnazi 8 klasësh e, ma vonë 7 klasësh,tue iu adaptue programit të Ministrisë s Arësimit.●Duhët pasë përparasyshë edhe, se, që në vj. 1882, françeskanët kanë pasë çilë një kolegjë për merritë e me mësue ata që dëshronin m u ba fretën. Mësimet ishin të rregullueme mbas programit tëgjimnazëve tAustrisë e në vj. 1905, shkolla u ba krejt në gjuhë shqipe.●Përpara se m u çilë kjo kolegjë, Ipeshkvijtë e Shqipnisë, tue dashtë me i dhanë popullit Shqiptarprijsa të mirë e të pregatitun në lame të besimit e të kulturës, thëmeluen që në vj. 1859, seminarin nëdorë Jezuitëve, të cillët, prej andej morën shkas me e diftue përherë e matepër aktivitetin e zotësinë evet, në përhapje të kulturës katolike.●Në vj. 1868 nisën me afrue prej vedit ndonjë nëxanës, e nandë vjet ma vonë, kur kjenë forcue memësuesa të nëvojshëm, çilën në vj. 1877 shkollën publike fillestare, që shkoi tue u përmirsue kohëmbas kohe e tue u naltue me klasë reale e tregtare.Që prej vjetës 1914, fillojnë me u ba hapat për të çilun të një gjimnazi për civila.●Në vj. 1890 Jezuitët ndreqën një salon të madh e të bukur, ku çfaqën drama të ndryshme, u ndanëçmime me ma të madhin lulëzim, mbajtën disa here konferenca për dobi shoqnore.●Librat.Megjithse kombësi e huej, Jezuitët u munduen edhe për lavrim të gjuhës shqipe.●Në vj. 1862 P. Giulio Buffili S. J. la nji fjalor italisht-shqip.●Në vj. 1880 P. Jak Jungg S. J., botoi në Shkodër librin "Regale grammaticali sulla lingua albanese",e një vjetë ma vonë "Elementi grammaticali della lingua albanese". - 4 -
  • ●Në vj. 1889 P. Dedë Pasi S. J. shkruen një "Libër për me u mësue shqyp".●Në vj. 1895 P. J. Jungg S.J. botoi një fjalor shqip- italisht.●Në vj. 1909 P. Anton M. Xanoni S.J. shtypi librin"Gramatika shqyp" e një rendlibrash tjerë edukativ.●Prej vjetës 1920 e këtej Jezuitët, botojnë gjithfarë librash për shkolla.Numri i librave shqip e në gjuhe të hueja kapet në 52.●Në vj. 1929 çilën në Tiranë një shkollë fillore e tri vjet mbrapa fillojnë gjimnazin.●Përveç këtyne shkollave shohim, se gjatë kësaj kohe livron nder dej e në zemër të katolikut shqiptarnjë të prirun kah përparimi e, anëkand Shqipnisë së Veriut çilën shkolla fillore.●Para vjetës 1880 Shkupi e Zumbi e pak ma vonë Ferizoviqi e Stubla, e kanë shkollën e vet në gjuhëshqipe për djelmë.●Në vj. 1874 xen fillë shkolla e Shirokës, prej D. Zef Ashtës, qi vijon deri në ditët e sotme.●Në vj. 1893 P. Joakin Serreqi O. F. M. ndreqë në Se1cë një shkollë me lokal për 50 nëxanësa.●Po këte vjetë edhe P. Basil Chiaroni, O. F. M. çilë një shkollë shqipe në Hot Traboinë.●Në vj. 1897 P. Pjeter Gjadri O. F. M. u ep mësim fëmijve në kuvend të Troshanit.●Në vj. 1898 D. Ndoc Mjedja çilë një shkollë në Pëdhanë, në 1904 me P. T. Bicaj O.F.M.●Në këte kohë edhe në kuvend të fretënve të Rrubigut hapët një shkollë katundi.●Në vj. 1901 edhe Biza ka shkollën e vet, ku mëson P. Severin Lushaj O. F. M.●Në vj. 1907 P. Shtjefën K. Gjeçov O. F. M. çilë shkollën në Gomsiqe.●Në vj. 1907 P. Gentil Biella O. F. M. mban n Iballe një shkollë në gjuhë shqipe.●Në vj. 1909 P. Engjëll Vjeshta O. F. M. fëmijët e Bazit i mëson me këndue e me shkrue.●Në vj. 1900 e ndonjë vjetë mbrapa, nëpër zellë e të nxitun të Shoqnisë "Bashkimi" e "Agimi”, çilënshkolla në shumë katunde. Kemi mërrijtë me ditë se ka pasë shkollën e vet Rrësheni, Oroshi, Miloti,Dajçi, Kallmeti, Spaçi, Kashnjeti e Nënshati.●Prej vj. 1916-1929 katolikët kanë pasë shkolla, të thuesh, ndër shumë katunde tëShqipnisë së Veriut. Mësojshin priftën, fretën e civila katolikë. U ndihmonin pjesërisht prej mbretnisëAustroHungare e ma vonë edhe prej Shtetit Shqiptar.●Në ketë përiudhë veç famullitarët françeskanë, kanë pasë 17 shkolla katundit.●Sot ajo çmohët ma fort prej nderimit e lirisë, qi i epet seksit femnuer, në kontrast me robni eposhtnim të pagajve e të popujve të paqytetnuem. Edhe në këte pikë katolikët kanë parapri.●Qyshë në fillim të shek. XIX e deri sa s kje çilë shkolla e Stigmatinëve, vemë re një të nxitun e njëzellë për me ngritë shkolla femnore. Varzat mblidheshin nëpër shtëpi private e aty u mësohej mekëndue e me shkrue si edhe punëdore. Këta vlejnë mjaft sa me i diftue rracës shqiptare, se këtoshkolla primitive ishin nji hap heroik kah kultura. Janë ngjarje 80-90 vjeçe e endè, mbahën mendemnat e atyne mësueseve të herëshme, ndër të cillat njihën:●Mësueset e Para Shqiptare (200 vjetë ma parë):●Kush Micja, Tone Radoja. Tereze Berdicja. Tina e Nikës.●Këto shkolla mund të thuhët, se poqën mendimin me thëmelue një shkollë publike femnore.●Në vj. 1879 Motrat Stigmatine çilin ma të parën shkollë fillore për varza e, ma të parën shkollëpunët. Aty u rritën me kujdes jo vetëm zonja shtëpijash; por edhe nana shqiptare.●Që në vitët ma të para çfaqëshin prej bijave shkodrane drame e argëtime, rrëthue prej dritës sëndritëshme të nderës e të njerëzisë. Simbas kohët edhe shkol1at femnore u përmirësuen.●Në vj. 1885 ase aty pranë, në Prizren, gjejmë një shkollë fillore shqipe për vajza.●N at kohë dihët e thëmelueme edhe ajo e Shkupit.●Në vj. 1890-1903 Motrat Stigmatine shkojnë në Durrës, e aty mbajnë për 13 vjet një shkollë fillorepër vajza e një shkollë për punëdore.●Në 1896 (?) në Kallmet Motrat e Mëshirës, kishin shkollë fillore për vajza e djelmë.●Në vj. 1907, Shiroka ka shkollën e vet për varza.●Në vj. 1925 çilin një shkollë në Dajç, për djelmë e për varza; kështu edhe në 1927, në Nënshat. - 5 -
  • ●Në vj. 1924 në vend të klasave plotore e qytetëse kje ngritë prej Motrave Stigmatine normalja. ●Nëvj. 1930 çilët një shkollë për vajza në Tiranë.●Prej këtyne vërejtjeve të shpejta mund të shihët se gjatë pushtimit otoman d.m.th deri në 1911,katolikët kanë hapë ndër kohë të ndryshme 47 shkolla shqipe, ndër ta 10 shkolla për varza.●Flija nideal të katolikut mërrinë deri në heroizëm. Për të mirë të vendit, simbas fuqive e mjetëve, su kursye asgja. Durimi e dashtnija, pasqyrohën fort bukur ndër fëmijë të njomë, të mledhun ndër azilea strehë foshnjore.●Në vj. 1898, me 3 Tetor, Motrat Servite hapin dyertë e kuvendit të vet në Shkodër për një azil; e kaqmirë e rregullojnë dhe e mbajnë, sa me u çuditë të huejtë për té. Edhe me 1920 Motrat Stigmatinenisin me i afrue fëmijët e lagjëve të largëta të qytetit në një azil, që e çilën në Rus.●Në vj. 1929, Motrat Servite shkojnë në Tiranë e hapin një azil të rinj.●Konviktet●Malësorët e largtë s mujshin me pasë shkolla, por edhe ata kishin të drejtë me kërkue zhvillim.Me ndihmë të Mbretnisë Austro-Hungareze kje mendue me u çilë një konvikt i madh për djelmë tëmalëve. Kjo u realizue në 1907 e, u kje lanë Vëllazënve (Schulbruder), që i çonin fëmijët në Shkollënfrançeskane. Shumë ndër oficerat, mësuesit e nëpunësit me fis prej malësh, do ti kujtojnë me andjeata vjetë, që kaluen n atë konvikt të rregulluem në çdo pikëpamje.●Në vj. 1921 Motrat Stigmatine hapën në Shkodër një konvikt për vajza me afër 72 vende.Kje levdue e çmue prej të gjitha anëve të Shqipnisë, deri prindët me besime të ndryshme çuen bijat eveta n at vend plot shpresë, madje, edhe me bursa të veta.SHTYPSHKRONJAT.●Mjafton me thanë, se qyshë ndër vjetët ma të para kjenë sjellë shtypshkronjat në Shqypni.Përmendët ajo e Obotit në vj.1493. Një mjegull aziatike na ndanë prej atyne kohve e gjatë robnisë kjeshue gjithshka. Me të mëkambun të shkollave u ndie edhe nëvoja e shtypit e, katolikët kjenë që iasollën të parat shtypshkronja vendit tonë.●Në vj. 1871 Jezuitët prunë në Shkodër ma të parën shtypshkronjë në këto ana.●Pesë vjet mbrapa botohët me te libri shqip i Don Engjëll Radojës "Dotrina e Kerscten";në vj. 1881 "Gramatika për gjuhë shqype" e P. J. Jungg S. J., e në vj. 1892, "Vakinat e ligs herscme et ligs ree", të Don Pashko Babit. Ç’prej asaj kohë e deri me sot kjo shtypshkronjë ka botue ma shumëse 320 vepra të ndryshme, shqip e në gjuhë të hueja.●Në vj. 1909 Don Ndoc Nikaj, pruni në Shkodër me shpenzime të veta një shtypshkronjë të re"Nikaj", që botoi deri në vj. 1922 afër 52 vepra në gjuhë shqipe. Po me këte të Shkodrës me makinama moderne çili një tjetër në Tiranë (që asht edhe sot në vj. 2012 F.R).●Në vj. 1913 Dr. Terenc Tocci, pat sjellë në Shkodër shtypshkronjën Taraboshi".●Në vj. 1916 Françeskanët sollën në Shkodër një shtypshkronjë, me të cillën u botuen afer112 vepra të ndryshme të gjitha në gjuhë shqipe, me ndonjë përjashtim.SHKRlMTARËT E LIBRAT●Për me e paraqitë në një mënyrë ma të gjallë shkakun, që i dha zhvillimit të gjuhës e të kulturës, tëshikohën librat e shkrimët e botueme e dorëshkrimet e ruejtuna nëpër biblioteka.Në ketë katalog të madh, që edhe ne na vjen mërzi me e lexue, gjejmë libra: Besimi, Morali,Gramatologjije, Letërature, Historie, Socjologjie, Didaktike, Filozofije,Shkencash positive, etj.Shkrimtarët katolikë shqiptarë, përveç se ndahën në shenjë për zotësi, janë edhe të lodhëshëm, pse,për me ia mërrijtë idealit, që kanë pasë synim, të kulturës e tAtdheut, përdorin edhe shtypin e jashtëme gjuhët e hueja; kështu, që, asht punë e vështirë me e paraqitë në mënyrë të saktë e të plotësuemvëprimin e tyne. Megjithkëte kemi mërrijtë, për kurjozitet, me i numërue veprat ma të njohtuna e mecaktue simbas shekujsh numurin e tyne aproksimativ. - 6 -
  • ●Prej vj. 1555 deri në vj. 1700 njohim 12 vepra, e 9 autorë, Buzuku, Bardhi, Budi, Bogdani, Barleti,Tivarasi etj.●Prej vj. 1700 deri në vj. 1800, kemi 11 vepra, 9 autorë e 6 dorëshkrime, ndër këta P. Francesk M. deLecce O. F. M., Kuvendi i Arbnit, D. Gjon Kazazi etj.●Prej vj. 1800 deri në vj. 1900, kemi numërue 81 vepra, 34 autorë e 4 dorëshkrime.Ndahën në shenjë në këte kohë: P. Leonardo de Martino OFM, që, i pari nisë e lëmon vjerrshat shqipembas metrikës moderne e, mundohët me shpirtë me interesue botën e qytetnueme për çeshtjeshqiptare.●Zef Jubani (i Ndok Hilës ), i cilli n anë të Veriut kje i pari që mblodhi kangë shqipe e i përkëtheiitalisht.●Pashko Vasa, i cilli mësimet fillore i bani në shkollën françeskane në Shkodër, filloi me shkrue qëndër vjetët e para e botoi 6 vepra në gjuhë të ndryshme për pavarësi shqiptare. Kaq me urti e dijepunoi, sa, mërrijti me ia mbushë mendën Abdull Hamidit ti epte lejën me ngritë në vj. 1879, njëshoqni letrare shqiptarësh mbrendë në Stambollë. Në këte rasë Pashko Vasa, në bashkëpunim me tëtjerë, trajtoi një alfabet të përgjithshëm për shqiptarë e që, atëherë, ai ka parasyshë unitetin e kombit,dashtninë ndaj të cillit e shprehi plot ndijesi në kangën, që këndojmë edhe sot: O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush të ka qitun me krye në hi? Ti ke pasë kenë nji zojë e randë Burrat e dheut të thirrshin nanë.●Mandej, janë për tu përmendë: D. Engjëll Radoja, D. Pjetër Zarishi, P. Françesk Rossi da MontaltoO. F. M., P. Jak Jungg S. J., D. Ndue Bytyci, P. Tomë Marcozzi O. F. M., D. Pashko Junki, D. PashkoBabi e tjerë shkrimtarë të rinjë, të cillëve u del zani në shekullin e XX.●Duhët pasë parasyshë, se edhe andej detit, nItali, katolikët italo-shqiptarë tregojnë një dashni tëposaçme për Atdhe të lanun, zhvillojnë një literaturë fort të haptë e i apin nxitje të madhe kulturës eidesë kombëtare. Dallohën në shenjë ndër ata të herëshmit: Lukë Matranga, Nikoll Filia, JulVariboba, Nil Catalani etj; ndër ata ma të vonët: Jeronim de Rada, i cilli, përveç shkrimësh tëpanumur e propagandët, shkroi edhe 13 vepra me randësi për gjuhë e çashtje kombëtare; P. AntonSantori O.F.M. që shkroi tri vepra shqip e shumë vjerrsha satirike;Zef Serembe; Zef Schiro, që shkroi 9 vepra me randësi e shumë shkrime rasët; Zef Camarda etj.●Prej vj. 1900 deri në vj. 1912, pra, mbrenda 12 vjetëve, gjejmë 59 vepra e 16 autorë.Dallohën, sidomos: P. Gjergj Fishta O. F. M., që në ketë kohë shkruen:"Lahuta e MaIcis" 1905;"Anxat e Parnasit" 1907; "Pika voeset" 1909 etj. deri në ditë të sotme gjithsejtë 17 vepra, të gjithashqip e plot ndjesi kombëtare.●Luigi Gurakuqi, i cilli, gjithë dashni për Atdhe e kaloi rininë e vet në mërgim, s’le të përkohëshmepa e mbushë me artikuj të vet, s len shoqëni shqiptarësh pa marrë pjesë edheai vetë. Shkruen 6 vepra të ndryshme.●D. Ndoc Nikaj, i cilli filloi që në vj. 1888 me i dhanë kombit libra shqip.Shkroi shumë ndër të përkohëshme e fletore; deri sot ka shkrue 12 vepra.●P. Anton M. Xanoni S. J. i cilli, si punëtor i palodhun i gjuhës shqipe,shkroi mase 14 vepra e la shumë dorëshkrime.●P. Shtjefën K. Gjeçov O. F. M. i cilli, që në rini të vet u vu me mbledhë prej gojës së popullit shkaasht ma e bukur në gjuhë e ndër doke tona; shkroi shumë në të përkohëshmën "Albania" e, na la 7vepra të ndryshme, ndër të cillat edhe "Kanuni i Lekë Dukagjinit".●Përveç këtyne, dallohën në shenjë si shkrimtarë të mirë në të përkohëshme e fletore:P. Pashk Bardhi, Hilë Mosi, Filip Shiroka, Mati Logoreci, Gaspër Merturi, Kolë Thaçi etj.●Prej vj. 1912 deri në vj. 1933 shkrimtarët shtohën e punojnë përherë e ma me zell.Kemi mërrijtë me numërue 304 vepra të ndryshme e 69 autorë. Kanë një randësi të posaçme:Dr. Terenc Tocci për artikuj, që shkruen e për 8 vepra që boton; - 7 -
  • P. Vinçenc Prennushi O. F. M. për artikuj të panumur e për 20 vepra të ndryshme.P. Fulvio Cordignano S. J. që shkruen mbi shumë çashtje të ndryshme e dy libra.P. Ndoc Saraçi S. J. i cilli, boton 13 libra shkolle.Karl Koliqi, që shkruen në shumë të përkohëshme e fletore, përkëthen mirë 8 vepra.Ernest Koliqi, i cilli tue bashkëpunue ndër shumë të përkohëshme, mërrinë me fitue një stil tërrjedhëshëm e elegant, shkruen vetë e perkëthei gjithësejtë tri vepra.●Ma shumë dallohën gjatë kësaj kohë për botime të ndryshme e artikuj me randësi:P. Ambroz Marlaskaj O.F.M., Gaspër Mikeli, P. Anton Harapi O.F.M., Gaspër Beltoja, D. LazërShantoja, P. Marin Sirdani O.F.M., Zef M. Harapi, P. Justin Rrota O.F.M., Kolë Kamsi,D. Gaspër Gurakuqi, D. Lekë Sirdani etj.●Prej këtej mund të shihët se, para vjetës 1800 gjuha e jonë s kishte me pasë asnjë shqipe, po tuhiqëshin shkrimtarët katolikë deri n atë kohë d.m.th. D.Gjon Buzuku 1555, D. Fran Bardhi 1635, D.Pjetër Budi 1664, Emz. Pjetër Bogdani 1685, Autorët Fran Geskaj, qi kemi përmendë, tue folë mbishkolla, Kuvendi i Arbënit 1706, Kazazi 1743, dhe po tu hiqëshin edhe autorët jashta Shqipnijed.m.th. Lukë Matranga 1592, Nil Catalani 1694, Nikoll Filia 1736, D. Jul Variboba 1762, TeodorCavallioti 1770 etj. të cillët i ngritën një monument të pamort gjuhës sonë.●Leteratura e jonë mandej, s kishte me e pasë as të katërtën pjesë, për mos me thanë krejt pa gja, tëmaterialit e të përparimit që ka sot, po t u hiqëshin 460 vepra të numërueme deri tashti,pa marrë parasyshë të përkohëshmet, e po tu përjashtonin 136 shkrimtarë katolikë, prej të cillëvekjenë që morën pjesë në Kongres të Manastirit e në Komisjonin letrar të vj. 1916.●Të Përkohëshmët e Fletorët:●Një mjet tjetër për me botue e me e përhapë kulturën shqiptare e sidomos, për me edukue popullindhe me e ba t aftë për indipëndencë, kjenë të përkohëshmët e fletorët e asaj kohe.●Në vj. 1891 nisi me u botue në shtypshkronjën e “Zojës së Papërlyeme” prej Jezuitëve epërkohëshmja fetare "Elçia e Zemërs së Krishtit", që njihët ma e vjetra.●Në vj. 1908 i kje shtue edhe pjesa letrare, në të cillën punoi ma shumë P. Anton M. Xanoni S. J.●Në vj. 1912 xu fillë ndër Françeskanë një e përkohëshme tjetër fetare "Zani i Shna Ndout", qëpërmban edhe shumë shkrime të bukura letrare.●Në vj. 1913, nën drejtim të P. Gjergj Fishtës O. F. M. fillon me u botue e përkohëshmja letrare--kulturore "Hylli i Dritës", që mbas sa vuejtjesh ende vijon i pelqyem e i çmuem prej mbarë popullitshqiptar si edhe prej të huejsh. Nëpër te ju lëshue kushtrimi gjithë shqiptarëve për lavrim të gjuhës epër kërkim të drejtave të veta.●Në vj 1917, nën drejtim të D. Ndre Zadejës doli në Shkodër, për tri vjet e përkohëshmja fetare "Zojae Shkodrës".●Ne vj. 1921 nën drejtim të Z. Gaspër Mikelit doli në Shkodër e përkohëshmja arësimore "Shkolla ere", që ma vonë nën tjerë emna, kje ba gati si organ i Ministrisë s Arsimit.●Në vj. 1929, si organ i Shoqnisë L. E. K. A. të drejtueme prej Jezuitësh doli e përkohëshmja letrare-kulturore "L. E. K. A.", fort e çmueme prej popullit.●Katolikët s kjenë kursye me e çue zanin edhe jashta Shqipnije.Janë për tu përmendë kryesisht Italo-Shqiptarët, si edhe shkrimtarët tonë ma të mirë, që bashpunuennë "Albania" të Bruxellës.●Në vj. 1887, drejtue prej Jeronimde Radës, doli e përkohëshmja "Fiamuri i Arbërit", 4 vjetë.●Në vj. 1887, drejtue prej Franc. Stassi Petta e Zef Schiro, kje botue e përkohëshmja mujore "Arbëri irii".Në vj. 1896, nën drejtim t Antonio Argondizzo doli fletoria "YIli i Arbëreshëvet".●Në vj. 1907 në Trieste, u botue e përkohëshmja “Dashamiri", nën drejtim të Mati Logorecit.●Përveç të përkohëshmëve janë edhe fletorët, që në mënyrë ma të shpejtë e ma popullore influencojnëme fuqi magnetike n opinjonin publik. - 8 -
  • Në vj. 1910, doli në Shkodër fletorja "Bashkimi", kje thirrë edhe "Koha " , deri në vj. 1913; mandejndërroi emën e kje quejtë "Besa shqiptare", deri në vj. 1924, nën drejtim të Don Ndoc Nikaj. Patkundërshtime të mëdha kjo fletore edhe prej shqiptarëve, por trimnisht luftoi për indipëndencën tonë.Në vj. 1913 Dr. Terenc Tocci, botoi fletorën “Taraboshi" në dy periudhatë ndryshme. Kah mbarimi i vj. 1916, nën drejtim të P. Gjergj Fishtës O. F. M. doli fletoria"Posta e Shqypnis", përveç pjesës politike, ka shumë pjesë të bukura leterature shqipe.●Në vj. 1923 del fletorja "Ora e Maleve" nën drejtim të grupit me atë emën.●Shoqënitë:●Idealistët e kombit, katolikët e njëmendtë, kuptonin mirëfillit, se asnjë hap i organizuem smund tëbahëj, se asnjë program s mund të zbatohej pa dashni e pa lidhni me njani-tjetrin, prandej nisën me ubashkue si civila, si kler, përrreth ndonjë njeriut ma në shenj e ma me autoritet, kështu, dora-dorës, uformuen edhe shoqënitë në vendin tonë.Tue kenë se kultura merr zhvillim e s mund të përshihët veçme një program, shoqënitë kjenë formue me programe të ndryshme për një qellim të vetëm, që kjekultura e përparimi i vendit.●Në vj. 1899 Emzot Preng Doçi, Abat i Mirditës,thëmeloi Shoqëninë "Bashkimi", me program letrar.Në atë përfshihën njerëzit ma të zotët në lamën letrare e asajë do ti dihët alfabeti i sotëm. Botoishumë vepra shqip, si "Fjalori i ri". Entuzjazmoi e nxiti tjerët shqiptarë, me shprehë ndër shkrime tëndryshme dashninë për Atdhe e indipëndencë. Që prej vj. 1904, pat gati të thuesh si organ të vetin njëkalendar të përvjetëshëm fort të bukur, me emën "Shqyptari", për tri vjet.Kje çmue prej të gjithë atdhetarëve të vërtetë e kje përfaqësue në Kongres të Manastirit.●Në vj. 1901 shumica e Ipeshkvijve, në bashkëpunim me Don Ndre Mjedjën, ngritën Shoqëninë"Agimi", edhe kjo me program letrar. Ndoq nji alfabet në vedi e shtypi disa libra. U dha shkas shumëdikutimëve të çeshtjëve gjuhësore. Kje përfaqësue edhe kjo në Kongres të Manastirit.●Në vj. 1907 kje ngritë ndër Jezuit një shoqëni "Vepra Pijore", me gjetë mjetët për botim të libraveshqip. I vjefti shumë leteraturës shqipe me ma shumë se 40 vepra të ndryshme .●Në vj. 1911, me 22 Kallnor, kje formue një shoqëni letrare me emën "Klubi Gjuha Shqipe".●Në vj. 1924, për me shue sidomos analfabetizmin në vendin tonë kje formue shoqënija "Lidhja eMësuesave Katolikë". Në 1929 prej ish-nxanësve të Jezuitëve kje ngritë Shoqënia L. E. K. A.me program letrar-kulturor, që vijon në botim t organit të përmuejshëm "Leka".Të gjitha këto shoqëni kanë pasë për program ma shumë leteraturën e arësimin.Në vj. 1914 kur lëvizjet politike vinin tue u egërsue përherë e ma fortë e shumëkush dishronte me iangjitë thonjtë Shqipnisë, kje formue prej disa djelmoçave katolikë entuzjastë për Atdhe, shoqnija "Njitubë djelmoça shkodranë", që nxiti popullin me kërkue të drejtat e veta.●Në vj. 1918 thëmelohët në Shkodër shoqnija "Rozafat", me program muzikor-artistik; mërrijti metrajtue një orkestër e, në 1923, organizoi ma të parën ekspozitë pikturash kombëtare.●Në vj. 1919 prej disa djelmoçave idealistë kje thëmelue shoqënija "Bogdani", meprogram muzikor-dramatik. Formoi një ndër bandat muzikore ma të plotësuemët e Shkodrës e çfaqime zotësi të rrallë drama të ndryshme. Në salon të shoqënisë kjenë mbajtë edhe disa konferencaçeshtjësh shoqënore si edhe akademi.Mbasi ra rasa me folë përmbi shoqënitë, që u morën me muzikë, nuk asht jashta vendit me cekë, se kyart mori shkas në Shqipni të Veriut dhe u zhvillue vetëm prej elementit katolik.●P. Tomë Marcozzi de Rapino O.F.M. kje i pari që formoi në Shkodër një bandë Muzikore private.Në vj. 1882 noborr të Kishës Kathedrale ushtuan për të parën herë burijat, që kjenë lajmëtaret ekohve ma të mira, që do të vinin në Shqipni. Kush mundët me ia paraqitë vedit gëzimin, që ndjeu natrasë populli katolik, që ndrydhë nën robni, s kishte pse këndonte?Ajo bandë për çdo të dielë e për të gjitha të kremtët, filloi me kënaqë gjithkendin e, kje një fuqie re, qi e shtyni popullin kah lavrimi i artit të muzikës. Në vj. 1917 P. Martin Gjoka O.F.M. mërrijtime formue në Shkodër ma të plotësuemën orkestër e ma të mirin kor. - 9 -
  • Në vj. 1922, me nëxanësa të vogjël shkollët ngriti një bandë të kompletueme me 42 vegla e meuniformë, një punë kjo që mbrekulloi mbarë popullin e Shkodrës, që e shikonte me simpati.Kjo bandë vijoi deri në vj. 1924. Rishtas kje ngritë në vj. 1930, e në konkurs bandistik-teatral,që kje ba në Tiranë prej Ministrisë s Arësimit me 8 X-1930, fitoi çmimin e parë.VEPRA TJERA KULTURORE.●Të huejtë, sa herë kanë pasë rasë me ardhë në Shqipni, jo vetëm në kohë të pushtimit otoman, poredhe ndër ditët tona, kanë vu re me andje ndër katolikë ndërtesa e Kisha të ndërtueme mbasarkitekture. Të thuesh vetëm këto kanë tregue të prirunit kah bukuria e kah estetika dhe, i kanë lanënderë vendit. Mjeshtritë e ndryshme, prej të cillave, gjithkush e di se rrjedhë përparimi ekonomik ivendit, kjenë përftue e lavrue prej elementit katolik. Ndër ta ke gjetë farmacistë, rrobaqepës të mirë,këpuctarë, marangoza, farkëtarë, argjentarë, llastërtarë, tregëtarë e sa të tjera.●Ndër ne u mësue me çmue arkeologjinë e me ia ruejtë Atdheut vjetërsitë e mijra vjetëve.Jezuitët për zhvillimin e mësimëve që ndër vjetët e para të shkollave të veta patën formue një kabinetfizike e sidomos një muze, që për sasi të sendëve të mledhuna mund të njehët ende ma i bukri e ma irregulluemi në Shqipni. Françeskanët në tjetrën anë, përveç muzeut të vogël, në këto vjetët e funditmërrijtën me thëmelue njëfarë pinakoteke të bukur me disa piktura të vjetra.●Por, ai që e pat ma për zemër arkeologjinë e vendit tonë, kje padyshim P. Shtjefën K. Gjeçov O. F.M., i cilli, që ndër vjetët e para të zyrës se vet, kje mundue me kërkue vetë e me nxitë edhe tjerët, përme i ruejtë e me i mbledhë vjetërsitë e vendit. Shkroi sa herësh mbi këte subjekt e shtyni deri edhefunksjonarët e naltë të Shtetit, me formue komisjone të ndryshme për ketë qellim; punë kjo që tregonnjë ndjesi fort delikate për përparim të vendit.VEPRAT FILANTROPIKE●Ajo ndjesi e ambël, qi zhdukë egoizmin, tue na përkulë para mjerimëve të vëllazënve tonëpandryshim besimi, nuk asht thjeshtë prej natyrët, por prej besimit kristjan, që shprehët me fjalënCharitas. Ky virtyt na nalton para mbarë njerëzimit porsi idealista të vërtetë. Bota liberale e ndieninfluksin e kësaj vepre vigane, por sdo me e njohtë kavinë, prandej e pagëzon me f]alën filantropi.Katoliçizmi diti me përftue në mënyrë të ndryshme vepra filantropike.Në vj. 1885 Jezuitët për me u vjeftë edhe atyne qi smujshin me ndjekë shkollën, thëmeluen një"Oratorium", ku, përveç argëtimit kishin edhe mësim fetar. Në vj. 1889 kje thëmelue ndër Jezuitëshoqënia bamirëse "Rrethi i ShJozefit", e kishte për program me mbledhë lëmoshë per me u pagueqiranë e shtëpisë të vorfënve. Deri në 1916, u ndau lëmoshë afër 50.000 Krs.Në vj. 1890 (?) me ndihmë të Mbretnisë AustroHungareze, kje çilë në Shkodër një spital, ku shërbyenme durim e dashni të jashtzakonëshme Motrat Vinçencjane, ase Motrat e Mëshirës.Aty kje mjekue kushdo pa ndryshim besimi. Vazhdoi deri në vj. 1918.Në vj. 1898 ase ndonjë vjetë përpara, gjejmë në Kallmet një "Ambulatorium", të mbajtun prejMotrave të Mëshirës, ku, mjekohej katundarija e merrëshin ilaçët pa pare. Në vj. 1897, në kuvend tëfrançeskanëve kje thëmelue "Buka e Shna Ndout", një vepër bamirësije, që mund të thirrët ma efrytëshmja në vendin tonë. Për çdo të Marte u ndahët buka pa ndryshim besimi ma shumë se 200vetëve; u epet lëmoshë mujore sa familjëve të vorfna e thahën sa lot. Lëmosha, që shpërndahët çdovjetë, asht përnjëmend e bindëshme, pse mërrinë deri në 24-25.000 Krs.Jashta kësajë shume, prej vj. 1902 e deri në vj. 1912, u kje dhanë ndër shkolla të fretënve ma shumëse 60 të vorfënve bukë, supë e tesha. Në vj. 1905 (?) Motrat Salezjane i sollën sytë kah ma tëmjeruemit e popullit, me një durim e një dashni heroike, i mblodhën në një shtëpi, që kje thirrë"Streha e pleqëve".E mbajtën këtë deri në vj. 1916, kur për rrëthana politike ju desht me lanëShkodrën. E vijuen at vepër për tri vjet rresht Motrat Stigmatine.Në vj. 1907 Motrat Salezjane çilin me ndihmë t ItaIisë një orfanotrof për varza jetime, tue i edukuekah zemra, kah mendja e kah jeta. Ky orfanotrof vijoi deri me 24 Prill të kësaj vjetë. - 10 -
  • Këte vjetë (1907) edhe Schulbruder-t me ndihmë t Austro- Hungarisë, hapën një orfanotrof përdjelmë, të cillin e mbajtën fort mirë deri në vj. 1916. Në vj. 1914 Motrat Salezjane, i gjejmë seshërbejnë në spitalin "Iolanda", i hapun prej Italisë. Mbas një kohe e vijojnë këte në vj. 1928.Në vj. 1920 kje hapë prej Etënve Jezuit "Orfanotrofi i Zemrës së Krishtit" për djelmë, vepër qëvazhdoi deri në Prill të kësaj vjetë me afër 40 jetima.●Në vj. 1924 nisi një tjetër vepër bamirësije. N at vend ku mbretnon mjerimi e ankimi d.m.th.në burg të Shkodrës, kje një rreze drite, një shkas paqe e dashnije. Françeskanët e kanë marrë mbivedi me i sherbye atyne të shkretëve, e përveç kujdesit fetar, ndër të kremte ma të mëdha, nëpër tënxitun të tyne mblidhën lëmoshë, që shpesh kapën deri në 3.000 Krs. E, të burgosunve pa ndryshim besimi u bahët bukë, djathë, vezë, duhan, rroba etj.MISJONI●Gjithëshka u përmend deri këtu asht fruti i asajë detyrës shpirtnore, që i ven feja secillit katolik me eçpallë të vërtetën, me e ndjekë e me e mbrojtë; por populli shqiptar s kishte mujtë me qindrue në ketëdetyrë, as s ishte mbajtë i ndëruem, i thyeshëm e idealist, mos ti kishte ndejë gati meshtaria nëpërmisjone, tue i mësue e tue i drejtue.●Françeskani s ju nda popullit shqiptar për 700 vjetë. Kur mbas pushtimit otoman françeskanit ikjenë rrënue kuvendët, e Kishës ikjenë marrë mjetët e jetesës, e erdh tue u ligështue forcët d.m.th. iupakësue përsoneli, ajo kohë kje ma e tmershmja për vendin tonë.Në vj. 1634 vinë fretën prej Italije e bashkëpunojnë me ata pak fretën, që kishin mbetë në Shqipni.Këta e kërkojnë shqiptarin ndër male të thëpisuna e ndër fusha. Mësojnë, predikojnë, i mbajnë gjallëndjesitë bujare të rracës, shpëtojnë të prirunit kah kultura, gatuajnë zemrat për liri. Rrahën njëmend,burgosën e mbytën, por nuk ligështohën, nuk thehën.●Me dashni e tue ba mirë, mërrijnë me fitue deri simpatinë e anmiqëve, e tue shpetue besimin katolik,shpetojnë idealistin Shqiptar.***●Kjo çetë misjonarësh vijoi deri ndër ditët tona.●Prap meshtaria ndër predke, ndër shkrime e ndër mësime, kërkon me e ba popullin leal, mendërgjegje e me karakter e jo fanatik.●Në vj. 1883 e ma vonë në vj. 1888, edhe Jezuitët fillojnë me zhvillue një program të rinj për dobi tëpopullit. Sajojnë misjonët shetitëse, që shkojnë gjithkah tue ba mirë, tue i afrue zemrat, tue pajtuegjaqët, tue zhdukë poshtërsitë, tue çilë shtigje kah drita e vërtetë e kah kultura.●Në një studim kaq të vogël, tue mos mujtë me i paraqitë faktët ndër shpjegime imtime të veta, jemitë sigurtë se janë lanë jashtë shumë vepra, qi kishin me e ndritë ma shumë aktivitetin e elementitkatolik në Shqipni, për kah kultura; por kaq të mjaftojë.Nëpër rreshtim të datave, si në një film ka me u pa tëndenca e përherëshme e katolikëve kahpërparimi, vëprimi i tij i ndryshëm ndër kohë e ndër rrëthana fort të vështira e negative e, njëherit,dashnija e tij për Atdhe e për Pavarësi.●Shenim nga F.R.:●Materiali i plotë asht botue në vitin 1935, në revisten “Hylli i Dritës”. Kam pa të nevojshme disa shkurtime per me ndihmue lexuesit e sotem. Nenvizimet janë të mijat.●Falnderoj per punen e palodhun të Tij, Redaktorin e materialit, studjuesin z. Daniel Gazulli.Melbourne, Shtator 2012. - 11 -