0
KAPITULLI 5                                        EKSPERIMENTIMIM.Sc. Sokol Luzi   Lënda: Metoda Kërkimi Shkencor
Përmbatja    1   Natyra e eksperimentimit    2   Çështjet kryesore në modelet eksperimentale    3   Karakteristikat e eksp...
1. Natyra e eksperimentimit  Me anë të eksperimentimit, variablat e pavarura, të cilat kontrollohen nga kërkuesi shkencor ...
2. Çështjet kryesore në modelet eksperimentale  Manipulimi i variablit të pavarur  Përzgjedhja dhe matja e variablit të va...
2.1. Modelet eksperimentale - Manipulimi i variablit të pavarur   Grupi eksperimental dhe grupi i kontrollit: Grupi eksper...
2.2. Modelet eksperimentale - Përzgjedhja dhe matja e variablit të varur   Nëse variablat e varura nuk janë të duhurat dhe...
2.3. Modelet eksperimentale - Përzgjedhja e subjekteve pjesëmarrëse   Njësitë e testimit janë subjektet apo njësitë, përgj...
2.4. Modelet eksperimentale - Përzgjedhja e subjekteve pjesëmarrëse b. Kontrolli mbi variablat e jashtëm   Elementi tjetër...
3. Karakteristikat e eksperimentit  Ky term u referoehet elementëve të hartimit të projektit të eksperimentimit që në mëny...
3. Karakteristikat e eksperimentit  Ky term u referoehet elementëve të hartimit të projektit të eksperimentimit që në mëny...
3.1. Karakteristikat e eksperimentit - Ndikimi i eksperimentuesit   Në qoftë se pjesëmarrësit janë në djeni për kërkesat a...
3.2. Karakteristikat e eksperimentit - Efekti Hauthorne   Efekti Hauthorne thekson që njerëzit do të performojnë ndryshe k...
3.3. Karakteristikat e eksperimentit - Reduktimi i specifikimeve të eksperimentit   Edhe pse është praktikisht e pamundur ...
3.3. Karakteristikat e eksperimentit - Reduktimi i specifikimeve të eksperimentit   1. Përdorimi i maskimeve eksperimental...
4. Administrimi i kontrollit të eksperimentit   Dallimi kryesor midis kërkimit shkencor eksperimental dhe kërkimi shkencor...
5. Çështjet themelore të eksperimentimit 1. Projektimi eksperimental bazë dhe projektimi faktorial: Në modelin eksperiment...
6. Klasifikimi i projektimeve të eksperimenteve 1. Simbolika e kërkimit eksperimental 2. Kërkimet me projektim pothuajse e...
6.1. Simbolika e kërkimit eksperimental X - ekspozim i një grupi ndaj një trajtimi eksperimental O - vëzhgimi apo matja e ...
6.2. Kërkimet me projektim pothuajse eksperimentale a. Projektimi me një goditje: X O1, në fillim bëhet promocioni (X=traj...
6.3. Eksperimentet me projektime alternative a. Eksperimenti para dhe pas testit me grup kontrolli:                Grupi e...
6.4. Eksperimentet e projektuara me seri kohore Projektet e eksperimenteve me seri kohore janë pothuajse eksperimentale, s...
Faleminderit
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×

Metoda Kerkimi - Kapitulli 5 - Eksperimentimi

1,914

Published on

Published in: Education
0 Comments
1 Like
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total Views
1,914
On Slideshare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
1
Actions
Shares
0
Downloads
40
Comments
0
Likes
1
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Transcript of "Metoda Kerkimi - Kapitulli 5 - Eksperimentimi"

  1. 1. KAPITULLI 5 EKSPERIMENTIMIM.Sc. Sokol Luzi Lënda: Metoda Kërkimi Shkencor
  2. 2. Përmbatja 1 Natyra e eksperimentimit 2 Çështjet kryesore në modelet eksperimentale 3 Karakteristikat e eksperimentimit 4 Administrimi i kontrollit të eksperimentit 5 Çështjet themelore të eksperimentimit 6 Klasifikimi i projekteve të eksperimenteve
  3. 3. 1. Natyra e eksperimentimit Me anë të eksperimentimit, variablat e pavarura, të cilat kontrollohen nga kërkuesi shkencor përmes manipulimit, pritet që të përcaktojnë rezultatet e dobishme. Gjatë eksperimentimit, qëllimi i kërkuesit shkencor është të përcaktojë nëse ndryshimi në variablin e pavarur shkakton ndryshime në një prej variablave të rëndësishëm të varur.
  4. 4. 2. Çështjet kryesore në modelet eksperimentale Manipulimi i variablit të pavarur Përzgjedhja dhe matja e variablit të varur Përzgjedhja dhe caktimi i subjekteve pjesëmarrës në eksperiment Kontrolli mbi variablat e jashtme
  5. 5. 2.1. Modelet eksperimentale - Manipulimi i variablit të pavarur Grupi eksperimental dhe grupi i kontrollit: Grupi eksperimental është ai mbi të cilin administrohet një trajtim eksperimental, ndërsa mbi atë të kontrollit nuk administrohet një trajtim i tillë. Nivele të trajtimit eksperimental: Duke analizuar më shumë grupe, secili me një nivel të ndryshëm trajtimi, mund të përftohen rezultate më të sakta sesa nga një eksperiment i thjeshtë (me një grup kontrolli dhe një grup eksperimental) Më tepër se një variabël i pavarur: Eksperimentet mund të ndërlikohen më tepër duke përfshirë ndikimin e një variabli tjetër eksperimental.
  6. 6. 2.2. Modelet eksperimentale - Përzgjedhja dhe matja e variablit të varur Nëse variablat e varura nuk janë të duhurat dhe nëse nuk përfaqësojnë rezultatet që ne kërkojmë të nxjerrim, atëherë eksperimentimi nuk është i vlefshëm. Një sjellje blerëse e përsëritur mund të jetë e rëndësishme, pasi disa konsumatorë mund ta provojnë njëherë produktin, por mund të mos vazhdojnë ta blejnë më atë.
  7. 7. 2.3. Modelet eksperimentale - Përzgjedhja e subjekteve pjesëmarrëse Njësitë e testimit janë subjektet apo njësitë, përgjigjet e të cilave maten ose vëzhgohen në eksperimentim. Konsumatorë individualë, të punësuar, njësitë e organizatave, territoret e shitjeve, segmentet e tregut, markat, pikat e shitjes, apo entitete të tjera mund të jenë njësi testimi. a. Përcaktimi i zgjedhjes dhe gabimet rastësore në zgjedhje Ekperimentet ndonjëherë mund të mos jenë të suksesshme edhe kur zona gjeografike e zgjedhur posaçërisht për një kërkim, nuk është e duhura. Gabimet sistematike mund të ndodhin nëse njësitë e zgjedhjes në një qelizë eksperimentale janë disi të ndryshme nga njësitë e zgjedhjes në një qelizë tjetër dhe ky ndryshim ndikon te variabli i varur.
  8. 8. 2.4. Modelet eksperimentale - Përzgjedhja e subjekteve pjesëmarrëse b. Kontrolli mbi variablat e jashtëm Elementi tjetër në hartimin e projetit të një eksperiment ka të bëjë me kontrollin mbi variablat e jashtëm. Kjo ka të bëjë me llojet e ndryshme të gabimeve eksperimentale. c. Variablat e jashtëm Pjesa dërrmuese e kërkuesve e dinë se variablat e marketingut miks, çmimi, produkti, promocioni dhe shpërndarja ndërveprojnë me forcat e jashtme të tregut, si konkurrenca apo prirjet konsumatore.
  9. 9. 3. Karakteristikat e eksperimentit Ky term u referoehet elementëve të hartimit të projektit të eksperimentimit që në mënyrë të paqëllimshme u lë subjekteve kërkimore disa sinjale në lidhje me hipotezën e kërkimit. Njohja e hipotezës së kërkimit shkencor krijon një lloj të veçantë paqartësie. Ky tip i veçantë paqartësie njihet me emrin “efekti i kërkesës” 1. Ndikimi i eksperimentuesit 2. Efekti Hauthorne 3. Reduktimi i specifikimeve të eksperimentit
  10. 10. 3. Karakteristikat e eksperimentit Ky term u referoehet elementëve të hartimit të projektit të eksperimentimit që në mënyrë të paqëllimshme u lë subjekteve kërkimore disa sinjale në lidhje me hipotezën e kërkimit. Njohja e hipotezës së kërkimit shkencor krijon një lloj të veçantë paqartësie. Ky tip i veçantë paqartësie njihet me emrin “efekti i kërkesës” 1. Ndikimi i eksperimentuesit 2. Efekti Hauthorne 3. Reduktimi i specifikimeve të eksperimentit
  11. 11. 3.1. Karakteristikat e eksperimentit - Ndikimi i eksperimentuesit Në qoftë se pjesëmarrësit janë në djeni për kërkesat apo pritshmëritë e kërkimit, ka shumë gjasa që ata të veprojnë në përputhje me trajtimin e eksperimentit.
  12. 12. 3.2. Karakteristikat e eksperimentit - Efekti Hauthorne Efekti Hauthorne thekson që njerëzit do të performojnë ndryshe kur e dinë se janë subjekte eksperientale.
  13. 13. 3.3. Karakteristikat e eksperimentit - Reduktimi i specifikimeve të eksperimentit Edhe pse është praktikisht e pamundur të mënjanohen specifikimet e kërkesës së eksperimentit, mund të merren disa masa për t’i reduktuar ato. Më poshtë jepen disa lloje që mund të përdoren: 1. Përdorimi i maskimeve eksperimentale 2. Veçimi i subjekteve pjesëmarrës në eksperiment 3. Përdorimi i një administratori eksperimental “të verbër” 4. Administrimi i vetëm një niveli trajtimi për çdo pjesëmarrës
  14. 14. 3.3. Karakteristikat e eksperimentit - Reduktimi i specifikimeve të eksperimentit 1. Përdorimi i maskimeve eksperimentale: Pjesmëarrësve në eksperiment mund t’u thuhet një qëllim tjetër nga qëllimi i vërtetë i eksperimentit. 2. Veçimi i subjekteve pjesëmarrës në eksperiment: Kërkuesit shkencorë duhet të minimizojnë përmasat në të cilat subjektet komunikojnë me njëri tjetrin mbi proçedurat eksperimentale. 3. Përdorimi i një adminsitratori eksperimental “të verbër”: Edhe personat që administrojnë eksperimentin është mirë që, mundësisht, të mos njihen me qëllimin e kërkimit. 4. Administrimi i vetëm një niveli trajtimi për çdo pjesëmarrës: Kur subjektet dinë më shumë se një situatë trajtimi eksperimentale, ka shumë të ngjarë që të zbulojnë hipotezën e kërkimit.
  15. 15. 4. Administrimi i kontrollit të eksperimentit Dallimi kryesor midis kërkimit shkencor eksperimental dhe kërkimi shkencor përshkrues ëshë aftësia e kërkuesit shkencor për të kontrolluar variablat, qoftë duke I mbajtur të pandryshueshëm, qoftë duke i manipuluar ato. Kur variablat e jashtme nuk mund të mënjanohen, duhet që kërkuesi të përpiqet për qëndrueshmërinë e kushteve të eksperimentimit. Nëse një metodë eksperimentale kërkon që të njëjtët subjekte të ekspozohen ndaj dy ose më shumë trajtimeve eksperimentale, atëherë mund të ndodhë një gabim për shkak të mënyrës së prezantimit. Kundërbalancimi përpiqet të shmangë efektet e renditjes së prezantimeve, duke bërë që një e katërta e subjekteve të ekspozohen fillimisht ndaj trajtimit A, dhe kështu me rradhë për trajtimin B, C dhe D.
  16. 16. 5. Çështjet themelore të eksperimentimit 1. Projektimi eksperimental bazë dhe projektimi faktorial: Në modelin eksperimental bazë manipulohet vetëm një variablë i pavarur për të parë ndikimin e tij në një variabël të vetëm të varur. Ndërsa në modelet eksperimentale faktoriale, kemi ndërveprim të dy ose më shumë variablave. 2. Eksperimentet në natyrë dhe eksperimentet laboratorike: Në shkencat shoqërore laboratori mund të jetë një kabinet sjelljeje i ngjashëm me një grup të fokusuar ose edhe thjesht një dhomë apo klasë. 3. Eksperimentet në terren: janë projekte kërkimore që përfshijnë manipulimin e eksperimentit të realizura në natyrë. Ata janë të dobishme në hartimin e strategjive të marketingut dhe në parashikimin e shitjeve për modele të ndryshme të marketingut miks.
  17. 17. 6. Klasifikimi i projektimeve të eksperimenteve 1. Simbolika e kërkimit eksperimental 2. Kërkimet me projektim pothuajse eksperimentale 3. Eksperimentet me projektime alternative 4. Eksperimentet e projektuara me seri kohore
  18. 18. 6.1. Simbolika e kërkimit eksperimental X - ekspozim i një grupi ndaj një trajtimi eksperimental O - vëzhgimi apo matja e variablit të varur, nëse kryhet më shumë se një vëzhgim apo matje, do kemi O1, O2 etj, që tregojnë një renditje të përkohshme ®- Caktim i rastësishëm i njësive të testimit, kjo simbolizon që individët si subjekteve për eksperiment caktohen rastësisht në grupet eksperimentale.
  19. 19. 6.2. Kërkimet me projektim pothuajse eksperimentale a. Projektimi me një goditje: X O1, në fillim bëhet promocioni (X=trajtimi eksperimental) dhe më pas maten shitjet (O1=matja e shitjeve pas administrimit të trajtimit) b. Projektimi me një grup para dhe pas testit: O1 X O2, në fillim bëhet promocioni (X=trajtimi eksperimental) dhe më pas maten shitjet (O1=matja e shitjeve pas administrimit të trajtimit) c. Projektimi me një grup statik: Grupi eksperimental: X O1 Grupi i kontrollit: O2 Rezultatet e kërkimeve shkencore eksperimentale me një grup statik llogariten duke zbritur rezultatet e vëzhguara në grupin e kontrollit nga ato të vëzhguara në grupin eksperimental (O1-O2)
  20. 20. 6.3. Eksperimentet me projektime alternative a. Eksperimenti para dhe pas testit me grup kontrolli: Grupi eksperimental: ® O1 X O2 Grupi i kontrollit: ® O3 O4 Efekti i trajtimi eksperimental pëshkruhet si: (O2 - O1) - (O3-O4) b. Eksperimenti pas-test me grup kontrolli: Grupi eksperimental: ® X O2 Grupi i kontrollit: ® O4 Efekti i trajtimi eksperimental pëshkruhet si: O2 - O1 c. Eksperimenti me kompromis: Kur caktimi rastësor i subjekteve është i pamundur të realizohet, opsioni i modelit me kompromis është që eksperimentimi të zhvillohet pa grup kontrolli.
  21. 21. 6.4. Eksperimentet e projektuara me seri kohore Projektet e eksperimenteve me seri kohore janë pothuajse eksperimentale, sepse në përgjithësi nuk i japin mundësi kërkuesit shkencor të kontrollojë plotësisht ekspozimin. O1 O2 O3 X O4 O5 O6 Janë bërë shumë vëzhgime, për të identifikuar prirjet përpara se të zbatohej trajtimi (X). Pas kryerjes së trajtimit, bëhen vëzhgime të tjera për të përcaktuar nëse rezultatet pas trajtimit janë të ngjashme me ato para trajtimit.
  22. 22. Faleminderit
  1. A particular slide catching your eye?

    Clipping is a handy way to collect important slides you want to go back to later.

×