SKENA E JETES DHE PRAPASKENAT E POLITIKES. SHENIME ANALITIKE TE NJE REGJISORI
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×

Like this? Share it with your network

Share

SKENA E JETES DHE PRAPASKENAT E POLITIKES. SHENIME ANALITIKE TE NJE REGJISORI

  • 1,618 views
Uploaded on

 

  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Be the first to comment
No Downloads

Views

Total Views
1,618
On Slideshare
1,618
From Embeds
0
Number of Embeds
0

Actions

Shares
Downloads
9
Comments
0
Likes
1

Embeds 0

No embeds

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
    No notes for slide

Transcript

  • 1. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Shënime analitike të një regjisori PUBLICISTIKE Triptik, 2010 1
  • 2. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Shënime analitike të një regjisori Redaktor Miho Gjini © Të gjitha të drejtat janë të autorit. Ndalohet riprodhimi në pjesë të veçanta a tërësor të këtij libri. Kundravajtësit ndëshkohen sipas ligjeve në fuqi. ISBN 978-99956-828-3-5 Botim i parë, 2010 Triptik 2010 L. “28 Nëntori”, rr. “Dëshmorët”, Vlorë. Tel. +355 33 224 963 2
  • 3. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon KAPITULLI I Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon 3
  • 4. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës 4
  • 5. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon E dua këtë vend (Në vend të parathënies) P ër ashpërsinë e tij, e dua. Për fisnikërinë, bujarinë, përsëri e dua. Për trimërinë, ca më tepër, e dua. Edhe të përçarë, edhe pse të vuajtur, e dua. E dua për atë që më ka dhënë: një shpirt të brishtë, të mbushur plot ndjenjë dhe emocion. E dua për guximin dhe urtësinë. Edhe pse jo rrallë, i mashtruar, por kurrë i nënshtruar, e dua. Edhe kur nuk e gjen dot mirëkuptimin me vetveten nga historia dhe politika e mbrapshtë, përsëri e dua, edhe pse grindet, përsëri e dua. Edhe pse të copëtuar në pjesëza, unë e dua, e dua… Për vitalitetin dhe energjinë e pa shterur. E dua për lavdinë e dikurshme. E dua për Skënderbeun, Nënë Terezën, Naimin, Fishtën, Nolin, Moisiun, Ismail Qemalin tim, Kadarenë, Agollin, Roshin, Vaçen dhe Naimin, që tronditën skenat tona. Oh, jo! Nuk e meriton ky popull që pas shekujsh robërie, ta mashtrojnë edhe më tej; qofshin ndërkombëtarët, qofshin edhe bijtë e tij. Ata politikanë çaprazë, që s’bëjnë dot pa pakëz pushtet. Por, unë, përsëri e dua dhe nuk i mbaj mëri. Një dashuri kjo që arrin të lulëzojë me çiltërsinë e saj lozonjare dhe ëmbëlsinë e nënave shamizeza. E dua se është vendi im, ku kam parë si çelin lulet, pranverat, si vallëzojnë acaret e dimrit. E dua për besnikërinë… edhe pse ndonjëherë harron, përsëri e dua; edhe pse zgjohet vonë, 5
  • 6. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës përsëri e dua. Sepse beson shumë dhe besën e shenjtëron me burrërinë e fjalës së vet. E dua këtë vend plot virtyte e plot kontradiksione…, e dua, sepse nuk prodhon urrejtje për mikun, shokun, gjitonin. Edhe pse drama e tij është luajtur makabër për shekuj me radhë, por ai ka luftuar, ka luftuar i vetëm e pa përkrahje, i harruar dhe përsëri hordhitë nuk e mposhtën. Prandaj e dua. Mbeti në këmbë duke luftuar për jetën dhe jetës i këndoi me aq zjarr. E dua për meloditë që kanë buruar aq hareshëm, për fisnikërinë që rrjedh si krojet e kristalta, për ndjenjat e pastra që ruan për mikun, për bujarinë. E dua. Një popull i madh, me një zemër aq të madhe, që ka vend për aq shumë dashuri. E dua se më deshi, kur të tjerët më flakën. Më ruajti dhe më mbajti, kur çdokush do ishte përkulur nga drobitja, nga përbuzja e neveritshme. E dua për kthjelltësinë që ka, për dlirësinë e shpirtit, burrërinë, besën, trimërinë, e dua. Ndonëse, me kohë diçka nuk është më si më parë, unë përsëri e dua, sepse genet janë ato, të pandryshuara, shekullore. Prandaj e dua këtë popull fisnik, që rrezaton mirësinë në mbarë rruzullin e dheut. Dhe e meriton të jetë përkrah popujve më të ndritur. Ja, për këto e dua dhe do ta dua, në jetë të jetëve. 2009 6
  • 7. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Nostalgjia ime dhe e ardhmja e teatrit vlonjat T eatri “Petro Marko” dhe komuniteti vlonjat po përgatiten të kremtojë 50-vjetorin e krijimit të estradës, që do të shoqërohet me veprimtari të shumta kulturore. Në këtë kuadër u organizua edhe java e humorit shqiptar, duke e finalizuar me pjesën “Përsëri shtatzënë” të dramaturgut Ferdinand Hysi. Për Estradën e Vlorës, që u mbijetoi dy epokave, intervistuam regjisorin Luftar Veshi, i cili ka pranuar të flasë dje ekskluzivisht për gazetën “Ballkan”. - Kur e ka zanafillën Estrada e Vlorës dhe cilët janë protagonistët e saj? Nëse do flasim për zanafillën e Estradës së Vlorës, do të na duhej të kthehemi mbrapa në kohë. Ishin vitet ‘30, kur në rrethet shoqërore, në shfaqjet amatore dhe në ambiente intelektuale, u shfaq për herë të parë Gaq Vishi, aktori dhe interpreti i ardhshëm i humor­t vlonjat. Ne e shohim atë të i interpretojë krijimet filmike të aktorit të madh botëror, Çarli Çaplinit. Gaq Vishi është pionieri i humorit tonë. Pas tij vijuan aktorë të tjerë si Vangjel Panozaqi, Lek Kruta etj. Por ishte Gaq Vishi, ai, që nga një hokatar popullor, arriti ta kthente shakanë në art, humorin ta kultivonte si një domosdoshmëri shoqërore, duke e kaluar cakun e spontanitetit të një gaztori të thjeshtë. Por këto talente përsëri ishin sporadikë, veprimtaria e tyre nuk ishte e organizuar. Veprimtaria e mirëfilltë e estradës pak a shumë në atë formë, që siç e kemi edhe sot, e ka zanafìllën në shfaqjet partizane dhe më vonë, pas çlirimit të vendit, në 7
  • 8. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës shfaqjet që jepeshin në shtëpinë e kulturës dhe ish-klubin “Halim Xhelo”. Në këto shfaqje kanë luajtur aktorët që më vonë i dhanë emër Estradës së Vlorës. Ata janë: Gaq Vishi, Leka Kruta, Myqerem Fer­ a, Minella Mina, Vangjel Panozaqi, r Liza Laska, Pirro Sava, Qiriako Sava etj. Regjisor ka qenë Shefqet Resuli. Në vitin 1955 formohet trupa profesioniste, ku përveç aktorëve që përmendëm më sipër marrin pjesë edhe muzikantët Dola Sorela, Koraq Islami, Dule Celo, Skënder Budja. Ndërsa këngëtarët që u ngjitën për herë të parë në skenën e estradës ishin: Meliha Doda, Kostandin Thana, Reshat Osmani, Piro Cakrani, si dhe kompozitori i këngës vlonjate Themistokli Mone. Shfaqjet e dhëna në fìllimet e saj mbajtën vulën e një koloriti tërësisht vlonjat për nga mënyra e konceptimit dhe nivelit artistik të skeçeve, këngëve me trion vlonjate, parodive dhe gjithçkaje tjetër. Mund të përmendim shfaqjet si: “Në rrugë”me regji të Nazmi Bonjakut dhe“Shokët” me regji të Myqerem Ferrës dhe libret të Flamur Laros. - Cila është rruga që ka ndjekur estrada në gjithë këto vite dhe arritjet e saj? Është një rrugë e vështirë, plot mund e sakrifica, plot arritje, por edhe zig-zake, gjithnjë në kërkim të formave të përshtatshme dhe mjeteve shprehëse. E rëndësishme është që ajo arriti të krijonte portretin e saj. U bë e njohur në të gjithë vendin, u bë e dashur për spektatorin. Premierat kanë përbërë kurdoherë eveniment në jetën e qytetit. Shfaqje pas shfaqje u kristalizua një letërsi artistike si nga forma, ashtu dhe nga përmbajtja, ku kontribuonin në harmoni mjaft individualitete artistësh që spikasnin me talentin e tyre. Skeçet që janë shkruar nga Flamur Laro, Gafur Shameti, Vangjel Pici etj., mbeten edhe sot model për nga kompozicioni artistik, gërshetimi i ngjarjes, situatave, karaktereve dhe tipave të goditur. Loja e aktorëve e organizuar rigorozisht mbi baza shkencore ka mbërritur deri në ditët tona si një model i papërsëritshëm artistik. Tipat 8
  • 9. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon e spikatur me aq mjeshtëri nga Gaq Vishi, loja mjeshtërore plot intuitë e Myqer­ m Ferrës... Plastika dhe ekspresiviteti i e Leka Krutës, temperamenti i gërshetuar me elegancën e tij, duke mos lëne pa përmendur edhe kontributin e aktorëve të talentuar Evgjeni Shtrepi, Meliha Ferra, Qirjako Sava, si dhe punën e Petraq Gegës dhe Drita Mersinit, plotësojnë atë galeri të pafund krijimesh plot vlerë. Es­rada e Vlorës, duke thyer t barri­erat e kornizave ideologjike te kohës, ka operuar me guxim qytetar në vijën e parë të frontit për emancipimin e shoqërisë drejt përsosmërisë dhe virtytit. Ata ish­n pionierët e kurajës i dhe dallëndyshet e hershme të lirisë së munguar. Në fushën e muzikës, në qoftë se trioja vlonjate e bëri këngën vlonjate të njohur dhe të dashur anë e mbanë vendit dhe Meliha Doda i dha këngës shpirtin e saj, Kleopatra Skarço i dha melodisë parfumin e livadheve dhe erën e trëndelinës. - Kontributi i regjisorëve në sukseset e estradës. Cilat kanë qenë tiparet e kësaj regjie? Regjia është komponenti thelbësor në artin skenik. Kush e nënvleftëson këtë, e bën pa dyshim nga padija. E theksojmë këtë sepse kohët e fundit të përfshirë nga ethet e komercializmit, është vënë re që ka tendencë, sidomos në spektaklet televizive, por edhe në shfaqje të tjera që regjia thuajse të mungojë fare. Në të vërtetë është regjia në përgjithësi ajo që i jep jetë një ideje, një vizioni apo mesazhi të caktuar. Me kulturën dhe intuitën e tij regjisori materializon diçka që ekziston vetëm në fantazi. Ai rikrijon personazhet e autorit duke iu dhënë atyre trajta të qenësishme. Gjithçka që merr formë është vepër në radhë të parë e regjisorit, pastaj e aktorit. Në estradën e Vlorës, Nazmi Bonjaku ka mbetur regjisori që diti të krijonte një ansambël ku e veçanta shkrihej në shërbim të së tërës. Në këtë periudhë spikat edhe puna regjisoriale e Myqerem Ferrës. Ai ka vënë në skenë një numër spektaklesh, të cilët falë intuitës së tij sollën disa elemente të veçanta, ose më 9
  • 10. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës qartë një mozaik artistik, ku përfshihen disa zhanre, si: skeçi, pantonima, monologu, teatri i hijeve, kënga, parodia, vallja, xhongleri etj. Por problemi gjithnjë mbetet te gjetja e formës, për të ngjizur këto në një vepër arti të mirëfilltë. Në fillimet e saj, Estrada e Vlorës ia servirte “menunë” spektatorit me anë të spikerit, i cili dinte të lidhte shfaqjen dhe t’ia prezantonte spektatorit. Këtë detyrë në Estradën e Vlorës e ka luajtur Qirjako Sava dhe duhet thënë se e ka realizuar me sukses. Ai dinte të vendoste një lidhje të mirë­ lltë ndërmjet skenës fi dhe spek­ atorit. Kjo nuk është një punë e lehtë, sepse kërkon t elokuencë, shkathtësi dhe intuitë për ta bëre spektatorin për vete. Por shabllonet që u shfaqën më vonë e zbehën rolin e konferencierit. Për ta kapërcyer këtë pengesë, u eksperimentua një koncept tjetër nga ana e regjisorëve për ndërtimin e shfaqjes. Regjisori Myqerem Ferra e ka materializuar me sukses këtë ide, së bashku me Nazmi Bonjakun ndërtuan të ashtuquajturën shfaqje me bosht. “Boshti” është një subjekt i thjeshtë që ngërthen rreth vetes gjithë materialin artistik. Lindën kështu shfaqjet me personazhe që lëvizin në mozaikun artistik të estradës. Një formë tjetër është aplikuar nga regjisori Luftar Veshi në fillim të viteve ‘70, pa spiker, pa fabul dhe bosht, por organizimi i lëndës artistike rreth një ideje apo mesazhi të caktuar. Sipas këtij vizioni regjisorial, ky mesazh që godet si “gong” herë pas here, pa prezencën e askujt, lidh gjithë lëndën artistike të spektaklit dhe harmonizon natyrshëm gjithë komponentët përbërës të tij. Shfaqje të ndërtuara në këtë koncept regjisorial sollën një freski në skenën e estradës. Ato dallohen veçanërisht nga kultura në lojën e aktorëve dhe në tërësinë e spektaklit nga krijimi i mjaft tipave dhe karaktereve, duke e vënë artin e estradës në shtratin e saj të natyrshëm me vlera të mirëfillta artistike interpretuese dhe lojën e aktorit drejt një organizimi të ri specifik. Shfaqja “Koha ecën, koha s’ndalet” në vitin 1975, me regji të Luftar Veshit dhe libret të Flamur Laros e Gafur Shametit, ka qenë një sukses i trupës së Vlorës në ato vite. 10
  • 11. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon - Cili është evoluimi që ka pësuar Estrada e Vlorës? Sot shohim spektakle që kanë pak art. Tendenca jonë si përfaqësues të një arti që ka ditur të mbijetojë në dy epoka diametralisht të kundërta, ka qenë të ruajmë vlerat e një tradite që po shuhet duke iu imponuar shijeve të kohës. - Pra, si e shihni ju të ardhmen e Estradës së Vlorës? Evoluimi i formave dhe stileve është një proces i natyrshëm. Megjithatë, forma mbetet formë dhe si e tillë është pjesë e vlerës, por jo gjithçka. Por kur arti qëndron pranë jetës dhe e pasqyron atë, mbetet vital. Përvoja e Estradës së Vlorës e mishëron më së miri këtë të vërtetë universale. Kjo është arsyeja e kësaj mbijetese te gjate të gjithë trupës sonë në kushtet e diktaturës dhe sot. Bisedoi: Zenepe Luka Gazeta “Ballkan”, 22 nentor 2005 11
  • 12. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Si kthehej diktatura në humor dhe si bëhet humori në demokraci J anë të paktë ata shqiptarë që nuk kanë qeshur me parodistët vlonjatë. Por nuk janë edhe të shumtë ata që e dinë se pas tyre është regjisori Luftar Veshi, që si një usta i vërtetë, i përgatit ata drejt suksesit. Ka mbi 15 vjet që ata nuk janë ndarë nga njëri-tjetri dhe duartrokitjeve të spektatorëve në gjithë Shqipërinë, u gëzohen së bashku. Ndonëse pas skene, Luftar Veshi jeton emocionet e njëllojta me ata që përballen me spektatorët dhe nuk e ndjen veten aspak në hije. Respekti i vlonjatëve në vite atij i mjafton të ndjehet komod në arritjet e deritanishme, por vitet që po ikin, jo për faj të tij, pa bërë art të plotë dhe pa nxjerrë talente të tjerë, i duken të pakuptimtë dhe ai nuk e ndjen të tepërt të ngrejë zërin për këtë. Respekton bashkëkolegun Shameti dhe drejtorin e tanishëm Skrami, por është i pakënaqur me ritmet e punës që kanë rënë për efekt të problemeve që nuk varen prej tyre. Regjisori i shumë shfaqjeve që kanë hyrë në historikun e shquar të humorit shqiptar kërkon të merret me politikë, vetëm e vetëm që ato që thuhen nëpër kafenera t’i thotë nga tri­ una b e parlamentit. Kur e pyet për më të dashurat e jetës, të përgjigjet menjëherë se skena është binjakja e tij. - Kur LuftarVeshi vendosi të bëhej regjisor estrade? Në të vërtetë nuk ka një datë fikse kur u mor ky vendim. Prej disa vitesh kam qenë aktor i teatrit të Vlorës. Realizova në këtë teatër disa role. Më së shumti në gjininë e humorit. Spikata në interpretimin e disa roleve në komeditë që luajtëm në atë 12
  • 13. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon kohë dhe disa tipe e karaktere të atëhershëm mbetën gjatë në mendjen e spektatorëve vlonjatë sa disa prej tyre m’i kujtojnë edhe sot. Për shembull figurën e skalitur të Shero Neranxit tek komedia “Dasem pa nuse”, por edhe në disa vepra të tjera. Ishin pikërisht këto prirje ndaj humorit që e nxitën mikun tim, Miho Gjini, atëherë inspektor në Ministrinë e Kulturës, për të më përzgjedhur në një kurs regjisure, që zhvillohej në Tiranë. Ishte viti 1972 dhe këtu fillon bashkëpunimi im me humorin vlonjat. -Si ishin hapat e parë të ballafaqimit tuaj me rolin e ri të regjisorit? Padyshim, qe e vështire. Por dua të të them se ashtu si jeta, edhe puna ime regjisoriale ësh­ ë e ndarë në dy pjesë. Përballja t e parë pas mbarimit të kursit në vitet 70 pati vështirësitë e veta sepse në këtë trupë që unë vija të punoja kishte aktorë kalibri dhe virtuozë si Gaqi Vishi, Leka Kruta, Evgjeni Shtrepi (të gjithë artistë të merituar), Myqerem Ferra, Qirjako Sava etj, talenti dhe prestigji i të cilëve të donte të ishe në lartësi edhe ti si drejtues i tyre. Në këtë llogjikë po të them që edhe dy premierat e para që unë vura në skene nuk kishin atë nivel që pretendonim dhe nuk patën ndonjë sukses të dukshëm. Por ato që pasuan pas vitit 1973 qenë një sukses i vërtetë. Jo vetëm për spektatorët e Vlorës, por për gati të gjithë Shqipërisë sepse po dalloheshim në takimet konkuruese që u zhvilluan më së shumti në Tiranë, por edhe nëpër turnetë e ndryshme që zhvillonim atëherë. Filloi të shkruante edhe shtypi i kohës dhe gazeta letrare “Drita” e atëhershme i quajtì ato si “arritje te rëndësishme jo vetëm të trupës sonë, por të hu­ orit shqiptar m në përgjithësi”. Por kjo deri në vitin 1977 se pa dashjen time, pata një shmangie totale nga arti. Deri në fillimet e demokracisë emri im gati u harrua, ashtu siç dinte të bënte diktatura që shuante vlerat e vërteta që guxonin të flisnin me zërin e tyre dhe që dilnin nga kornizat e atyre kohërave. Rikthimi më 1990 në krye të es­ radës së Vlorës përbën edhe impenjimin tim më t 13
  • 14. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës të madh dhe serioz në fushën e regjisurës. -Ju keni nxjerrë një numër të madh premierash, ai mbani mend të gjitha ato? Jo, jo, nuk mbahen mend të gjitha. Ato janë shumë, rreth pesëdhjetë dhe për shkak të shtrirjes së gjatë në kohë, nuk është e lehtë të mbahen mend të gjitha. Çdo premierë në vetvete është një proces i ndërlikuar artistik. Është sikur të lindësh dhe të krijosh diçka nga një frymë thuajse hyjnore, që në thelb përbën atë që quhet frymëzim. Kur artisti nuk rresht së pasqyruari jetën në krijimtarinë e tij, ajo nuk shteron kurrë, mbetet gjithnjë vitale dhe e shëndoshe dhe arti buron si një nevojë për t’u shprehur me spektatorin, për t’i komunikuar atij atë që ndjen, me mjetet që vetë arti disponon. Për të mos u larguar shumë në kohë, si më interesante do përmendja disa nga premierat që kanë pasur me tepër jehonë, si fjala vjen, “Dhëndërri me proteza”, dhënë 35 herë përpara spektatorit në vitin 1991; “No koment” në vitin 1994; Komedia “Një nuse për afendikonë” më 1995; “Horra dhe qorra” më 2003; “Shtyje ta shtyjmë”; “Një hajdut në zarf”, etj të cilat kanë ngjallur një interes tek spektatori vlonjat dhe një jehonë edhe në gjithë Shqipërinë. -Shumë artëdashës vlonjatë dhe më gjerë janë kënaqur me parodistët tashmë të talentuar vlonjatë dhe nuk e dinë se pas tyre është dora e usta Luftar Veshit. A ju mërzit ky fakt? Absolutisht që jo. Artëdashësit vlonjatë dine ta shprehin mirënjohjen dhe respektin ndaj meje në çdo rast. Edhe kur unë dal të përshëndes bashkë me trupën pas çdo shfaqjeje, duartrokitjet e tyre janë vlerësimi më i vyer për mua dhe sadisfaksioni më i madh që unë ndiej pas një pune të lodhshme, të gjatë dhe gati rraskapitëse. Por mirënjohjen e tyre unë e ndjej edhe në rrugë, në kafene, kur më urojnë për atë që kemi arritur. Unë e ndiej gjithandej dashurinë e tyre dhe kjo me shlodh e 14
  • 15. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon njëkohësisht me frymëzon për të qenë gjithmonë kërkues ndaj vetes dhe kolegëve të tjerë. Dihet se regjisori “flet” përmes aktorëve, nëpërmjet figurave që ata krijojnë, në kompozimin e spektaklit, nëpërmjet harmonizimit të komponentëve të tij përbërës, që ato të marrin fizionominë e një vepre si dekori, muzika etj. Natyrisht që kjo që thoni ju nuk më mërzit aspak. Edhe trajnerët e mëdhenj mbeten ndonjëherë anonimë, por dihet nga të gjìthë se pas golit që shënon çdo lojtar, qëndrojnë skemat, puna, mundi dhe djersa e derdhur nga një trajner. Pastaj në prapaskenë nuk është vetëm regjisori. Në suksesin e arritur të aktorëve dhe të trupës në tërësi qëndron një staf i tërë artistik. Përkrah regjisorit qëndron përherë edhe autori i libretit, që më së shumti ka qenë Gafur Shameti, piktori ynë i njohur Agron Jakupi dhe veçanërisht sektori i muzikës që duhet lavdëruar për harmonimim e tërë shfaqjes dhe që drejtohet nga i talentuari Artur Dhamo. Dhe padyshim edhe drejtoria e institucionit, pa aspektin organizativ të së cilës as që bëhet fjalë për sukses të shfaqjes. Pra, janë shumë njerëz që derdhin me bujari kontributin e tyre në sukseset e vazhdueshme të estradës së Vlorës. -Ju jeni regjisor i dy epokave. Kur ishte më lehtë për të punuar? Edhe në kohën e diktaturës bëhej humor. Kjo është e vërtetë dhe nuk duhet ta mohojë kush. Ata të linin hapësira të fshikulloje të metat dhe dobësitë e sistemit deri në ato caqe që nuk iu prekej pushteti, ndryshe nuk do kishte si të lulëzonte arti dhe ne s’do kishim aq shume artistë të talentuar. Pastaj në kushtet e diktaturës qeshet më lehtë sepse humori, pra kritika, përbënte një lloj kurajoje apo dukej si një cope lirie e vjedhur tinëzisht. Në kushtet e liberalizimit që sjell demokracia, ndonëse duket se ke hapësira të pafundme për të krijuar, ato shpesh konfondohen me vulgaritete dhe komercializmin banal të një arti pa vlerë. Për fat të keq, duhet theksuar gjithashtu se në kushtet e reja artistët nuk janë vlerësuar ashtu siç duhet 15
  • 16. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës dhe arti i vërtetë duket se pak nga pak po shuhet. Edhe në kushtet e diktaturës, shteti investonte shuma të mëdha për artin, sepse vlerësonte rëndësinë e tij dhe ndikimin që kishte në masat e njerëzve, si një ushqim i nevojshëm shpirtëror. Edhe në shtetet fqinjë apo tek ato të zhvilluara e me një kapitalizëm shekullor, shteti përsëri financon shuma të mëdha, sepse arti tek e fundit është pjesa më integrale e identitetit të një kombi. Kurse qeveritë tona e kanë parë artin me syrin e njerkës, si hiç e që nuk sjell asgjë. Ndry­ he, nuk ka si shpjegohen ato gjoja s investime qesharake që jepen sa për të mbajtur frymën gjallë. Rrogat 20.000 lekëshe të artisteve janë një tallje përballë rrogave milionëshe të zyrtarëve shtetërorë. Kështu, arti ka për të mbetur viktimë e tregut dhe do të jetë një surugatë merkatoje. - Prej vitesh janë betonuar vetëm parodistët. A nuk do të ketë shpërthim tjetër vlonjat në këtë fushë? Parodistët janë padyshim vlerat e papërsëritshme të hu­morit të qytetit tonë dhe me gjërë. Por rinovimi i trupës me talente të reja është aktualisht një punë përtej cakut të një regjisori. Edhe një projekt që bëmë për të financuar një shfaqje rinore, duket se nuk gjeti mbështetje nga ana e bashkisë dhe nuk ka për t’u realizuar. Talentet e reja nuk lindin vetvetiu. Ato janë produkt i përvetësimit të përvojës së kri­uar në breza të tërë j artistësh dhe që mua me dhemb kur e pohoj, por realisht sot nuk po ndodh një gjë e tillë. - Kush janë bashkëpunëtorët më të afërt në vite të Luftar Veshit? Bashkëpunëtori më i afërt mbetet autori i sa e sa parodive dhe skeçeve e libretisti i sa e sa premierave, Gafur Shameti. Me të ndajmë problemet, shqetësimet. Me të ideojmë dhe konkretizojmë skeçet, paroditë, spektaklet e reja. Por edhe zoti Kristaq Skrami, aktualisht drejtori i teatrit “Petro Marko” të qytetit mbetet një koleg dhe artist me të cilin punon dhe 16
  • 17. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon gjen një mirëkuptim të plotë për problemet që sot shqetësojnë humorin tek ne. - A është vështire sot të bësh art të vërtetë në Vlorë? Vlora ka qenë dhe mbetet qytet artdashës dhe humori këtu buron nga të gjitha qelizat e tij. Ka një spektator të mrekullueshëm që e nxit krijimtarinë në skene dhe e do artin e vërtetë. Ka një përvojë që rrallëkush e ka. Pengesa e vërtetë për të bërë tamam art mbeten burimet financiare dhe sponsorizimet. - A ka rrugëzgjidhje në këtë drejtim? Padyshim që po. Mendoj se me pak më shumë përpjekje nga ana e bashkisë së qytetit mund të rregulloheshin shumë gjëra. Në qoftë se drejtuesit do ta donin me të vërtetë lulëzimin e artit në qytetin e tyre, atëherë do të dinin të këmbëngulnin më shumë deri në ministrinë përkatëse për të siguruar financat e duhura për të bërë përpara në këtë drejtim. Por mund të bënin më shumë edhe për të sensibilizuar edhe botën e madhe të biznesit të qytetit. Ligji i sponsorizimeve ka vite që është miratuar, por nuk gjen përkrahjen e duhur nga organet kompetente. Arti ka nevojë te merret nën mbrojtjen financiare, për të mos mbetur bonjak. Nëse e pate nga afër edhe fushatën elektorale që sapo u mbyll, asnjë nga partitë politike nuk kishte një program të qartë dhe te detajuar në drejtim të mbështetjes që duhet t’i jepet artit. - Në të vërtetë, nuk kisha ndërmend të futja politikën në mes nesh, por meqë ma prure në shteg, edhe ju më duket se kandiduat për deputet? Po, kandidova, dhe për të mos e zgjatur shumë, po të them vetëm se qëllimi imediat imi ishte që të kisha mundësi që ato gjëra që gjerësisht i diskutojmë nëpër klube e kafenera, të 17
  • 18. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës mund t’i beja publike në tempullin e parlamenti, nëse do të më jepej mundësia. Vetëm kaq. -Cilat janë planet më të afërta të krijimtarisë tuaj? Përpara, estrada e qytetit tonë ka një eveniment që nuk mund të kalohet në heshtje. Ajo mbush 50 vjet që kur dha shfaqjen e parë të saj. Që atë­ erë kanë kaluar aq e aq pre­ iera h m të suksesshme dhe janë ngjitur në skenë aq e aq artistë të shkëlqyer të humorit vlon­at. Një pjesë e mirë e tyre nuk janë j më midis nesh, ndaj ne do të përulemi me respekt përpara veprës që ata lanë në historikun e estradës. Një pjesë e tyre gëzojnë pensionin e pleqërisë, por në këto ditë përkujtimore ne do të mundohemi t’i kemi midis nesh për të ndarë së bashku gëzimin e këtij përvjetori historik. Ne do të dimë dhe do të gjejmë mbështetjen e duhur për të bërë të mundur festimin ashtu siç e meriton një përvjetor i tillë. Premiera e këtìj festimi besoj se do të jetë kurora më e bukur e humorit vlonjat në vite. Të shpresojmë. Botuar në gazetën “Sot”, gusht 2005 18
  • 19. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Agonia që po provon arti N dërtohen spektakle madhështore ku yjet që nuk mungojnë vërshojnë si lumë. Tam-tamet dhe jehona e tyre përhapen si rrufe në vatrat tona mjerane që edhe ashtu jetojnë dimrat e acartë në zbrazësinë e vet. Derdhen miliona për të krijuar idenë e një arti “madhështor” ku “modernizma”, si zhgarravinë, po e vret artin e vërtetë. Daullet e zhurmshme të çajnë timpanin (në fakt janë zhdukur prej kohësh!). Drita verbuese, tymnaja, femra thuajse lakuriq, dridhen e përdridhen gjithandej. E po ky është zhvillimi, ky është progresi, kjo ësh­ të Europa. Do të arrijmë kohën e humbur, jemi vonë? Treni i fundìt po ikën dhe bota do të na lërë përsëri në vetminë tonë të përjetshme. Në këtë art të madh që ka mbushur skenat dhe podiumet tona, flitet çdo gjë ...veç njeriu është harruar. Këto janë spektaklet show që na kujtojnë ne shqiptarëve se edhe arti si çdo gjë tjetër është biznes, pavarësisht nga vlerat që bart. Është lojë për të fìtuar disa miliona dhe për të harruar atë që baballarët tanë na patën lënë si trashëgim. Spektatorët, edhe ashtu, i mbushin sallat me shpresë se kushedi mund të harrojnë diçka nga ajo që jetojnë në realitetin absurd që e kemi gatuar po vetë. Po ku është arti, ku janë institucionet që dikur aq të shumtë në numër, na bënin që ta ndjenim veten NJERËZ në mjerimin që na kish pllakosur? Ku janë artistët e vërtetë që me talentin e tyre thyen muret e izolimit, duke krijuar premisat e mbijetesës?! Çdo gjë po shkon drejt komercializmit. Ar­istët, t këta gjeni të shpirtit njer­ zor, përsëri mbeten pishtarë të jetës. ë Ndërsa krimi në familje po bën kërdinë, roli dhe funksioni 19
  • 20. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës i artistit qëndron më poshtë se ai që shet banane në anë të rrugës. Familja është tronditur frikshëm. Terri shpirtëror na ka pllakosur të gjithëve, kudo, në të gjithë qenien tonë; urrejtja e mbjellë; diku do të shpërthejë, varfëria që i shtrin përditë kthetrat e saj, ka këtë fytyrë mjerane. Perspektiva e humbur të afron pranë humnerës; streset që mbillen përditë dhe që na bombardojnë nga të gjitha anët, nuk kurohen me manaferra. Kur shpirti shteron, jeta është një amulli e vrarë. Për çdo komb, ky është ndoshta momenti më i vështirë. Është e vështirë të mendosh se shpirtin njerëzor do ta fisnikërojnë, në vend të artit, skenat kllouneske që shohim përnatë në parlament. Ato veç e lodhin atë. Atë nuk e lartësojnë as gërmadhat e së kaluarës që ruajmë si relike. Ato e zbehin atë. Shpirtin e një kombi nuk e lartëson varfëria. Ajo e vret atë. Ngrehinën e shpirtit njerëzor e lartësojnë artistët me artin e tyre, me magjinë e tyre, me fisnikërinë dhe talentin e tyre... Si mund të lulëzojë një shoqëri pa art?! Ësh­ ë e vështirë të gjykosh se qeveritarët tanë, pushtetarët, t poli­ikanët e çdo lloji apo kallëpi, e kanë vrarë ndonjëherë t mendjen si si ta shërojnë njeriun në këtë tranzicion të gjatë e të gjatë... Si ta rigjenerojmë këtë konsum të madh energjish në këto”beteja” shterpe që nuk prodhojnë asgjë , vec urrejtje dhe sherre pa fund? Si ta përgatitim këtë njeri, i cili duke qenë i lidhur akoma me vargonjtë e së kaluarës, prapambetjes etj, kërkon të kapërcejë në kohët moderne? Në zallamahinë e madhe që quhet poli­tikë, nuk ka vend për këtë luks. Arti rrjedh, shpirti varfërohet, krimi rritet, familja shkon drejt shpërbërjes. Arti, ndoshta do të na shëronte nga sëmundjet e trashëguara nga e kaluara siç është psikoza e sherrit. Gjetkë gjen edhe shtëpi kulture me jetë të gjallë artistike! Ne i patëm dhe i zhdukëm ato. Por më shqetësuese është jeta artistike dhe kulturore edhe në qytetet e mëdha si Durrësi, Shkodra, Korça, Elbasani, Gjirokastra etj. Pabet, dancingjet, diskot nuk e plotësojnë kurresesi boshllëkun e institucioneve profesioniste ku jeta artistike gëlon si në moçal! Edhe ajo 20
  • 21. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon shtojcë e ligjit në fjalë favorizon vetëm institucionet e Tiranës, duke diskriminuar hapur ato të qyteteve të tjera. Por financimet, përveç shtetit janë të mundshme edhe nga donatorë dhe ndërmjetës ndërmjet palëve. Në këtë agoni që ka përfshirë jetën tonë artistike në të gjitha sferat dhe nivelet, është e vështirë të mendosh se qeveritarët tanë, pushtetarët, politikanët (që për të rrëmbyer pushtetin s’lënë gurë pa lëvizur) në gjithë këto vite kur në pushtet ka qene e majta, ta kenë vrarë mendjen ndonjëherë se si ta shërojnë njeriun në këtë tranzicion të gjatë. Si ta rigjenerojmë këtë konsum të madh energjish në këto luftëra shterpë që nuk prodhojnë veç urrejtje, sherre dhe mëri. Kjo, padyshim përbën një temë madhore ku ka vend të japin opinionet e tyre sociologët, analistët, psikologët, politikanët, juristët etj, por arti ka forcën dhe magjinë të bëjë përmbysje të mëdha në mentalitetìn shoqëror në rrethana të caktuara social-ekonomike dhe historike. Është për të ardhur keq që arti në mënyrë të çuditshme iu shmanget problemeve që preokupojnë sot shoqërinë. Temat e dìtës janë një lloj tabuje. Nëpër festivalet e teatrove mungon krejtësisht drama shqiptare. Tendenca e një arti “extra vergine” është e theksuar sikur shoqëria jonë të ketë arritur “standartet” e nevojshme të emancipimit dhe evoluimit social-kulturor dhe nuk ka më asgjë për të thënë. Misioni i artit, me sa duket po reduktohet vetëm në një lloj argëtimi jashtë realitetit, duke lënë pas dore detyrat e tij utilitare dhe edukative. Estrada, një zhanër që në të kaluarën ka patur një audi­ nce aq të madhe, e po fiket dhe është duke u zëvendësuar me një art të mbushur me zhargone rrugësh, që nuk ka asgjë të përbashkët me krijimtarinë e mirëfilltë. Është e kuptueshme, se me evoluimin e shijeve të spektatorëve, pësojnë ndryshime nga for­ a e stili edhe gjinitë m e artit tradicional, por këto nuk vijnë vetëm duke imituar forma të huaja në mënyrë shabllone. Ash­ u si po shuhet estrada po t shkon drejt degradimit edhe muzika e mirëfìlltë popullore. Ato që me të drejtë janë konsideruar si perla të folklorit, po bien 21
  • 22. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës pre e eksperimentimeve pseudo-vulgare që nuk kanë asgjë të përbashkët me zhvillimin e vërtete progresiv të artit muzikor. E gjithë kjo është pjesë e një çoroditje të përgjithshme që na ka përfshirë pa mëshirë për të coptuar dhe shkatërruar çdo vlerë të trashëguar dhe të ruajtur në breza. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për krijimtarinë në fushat e tjera, ku vihet re e njëjta amulli, si në pikturë, poezi, roman etj. Varfëria edhe këtu është e madhe; sundojnë botime mediokre, pa vlerë dhe nivel artistik; çdo gjë shitet, çdo gjë blihet. Mekanizmat rregulluese për ta mbrojtur publikun nga mediokriteti nuk ekzistojnë. Njeriu gëlltit lloj-lloj çorbash të gatuara dosido, viktimë e antivlerave të një morali çoroditës. Madje edhe shtypi prodhon antivlera; vetëm ngjarje të kobshme që të rrënqethin, duke i lënë pak hapësirë (ose aspak) qëmtimit të së bukurës, fìsnikes, njerëzores, humanes. Traumat tronditëse që po shoqërojnë të ashtuquajturin tranzicion, janë jo vetëm shpirtërore, por edhe morale, e sidomos psiqike; vetëdija e errësuar nuk kursen jo vetëm shokun, por edhe vëllane, nënën, babanë. E çfarë mbetet më për njeriun, në qoftë se shkatërrimi moral mbërriti deri këtu? Tronditja që ka pësuar themeli i shoqërisë - familja, do të zgjerohet përditë e më shumë, dukë vënë në pikëpyetje gjërat më thelbësore të vetë ekzistencës! Lodhja shpirtërore që ka ardhur si rezultat i politikave sociale të ndjekura deri më sot nga e majta në pushtet, ka sjellë në mënyrë të pashmangshme shpërbërjen e virtytit, të etikës dhe kultivimin e një psikologjie vrastare që godet çdo vlerë. E djathta që po vjen në pushtet ka përpara një shkretëtirë shpirtërore që po e lë trashëgim e majta progresiste. Dhe kjo ndoshta do të përbëjë një ndër prioritetet e saj për ta nxjerrë shoqërinë nga kolapsi moral që e ka përfshirë. Përkrah reformave të tjera që ajo do të ndërmarrë për të luftuar varfërinë, krimin korrupsionin etj, padyshim vënia e artit në vendin dhe rolin që i takon, do të përbënte atë hap vendimtar që në gjithë këto vite është lënë pas dore. Këtu fjala nuk është që t’u kthehemi si qëmoti, megjithëse edhe 22
  • 23. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon ato duhen. Këtu nuk është fjala që ekranet e televizioneve t’i mbushin emisionet me programe folklorike, por është për të ardhur keq që brezi i ri nuk e njeh thuajse fare këngën popullore. Ne nuk mund të shkojmë në Evropë të zhveshur nga vlerat tona, nga identiteti ynë, sepse vërtetë nuk kemi akoma infrastrukturën e duhur nëpër qytetet tona, ato nuk ofrojnë atë pamje magjepsëse që të tjerët i kanë me bollëk, sepse kanë punuar me shekuj; por ne disponojmë një thesar të paçmuar me të cilin mund dhe duhet të tërheqim të huajt, t’i joshim ata me vlerat tona që janë thuajse të pakrahasueshme, qoftë përsa i përket folklorit tonë, ashtu edhe bukurive të natyrës që janë të rralla dhe të mahnitshme. Ne nuk kemi arritje të teknologjisë moderne, por kemi zbulimet tona arkeologjike, kalatë tona që të lënë pa mend me madhështinë, dhe që dëshmojnë për heroizmin e një populli martir. Amfìteatrot tona të lashtësisë, siç dëshmojnë edhe zbulimet e fundit arkeologjike të bëra në Butrint e gjetkë, flasin për një art të kultivuar mjaft herët, kur shumë popuj të tjerë gjendeshin akoma në shpërgenjtë e primitivizmit. Kjo flet për një popull artdashës që ka ditur të luftojë, ka ditur të këndojë dhe lulëzoje dhe, duke qenë i vetëm, ka mundur të ruajë identitetin e vet. Në rast se sot arti dhe kultura do të marrin përsipër rolin që u takon, atëherë urrejtja e kultivuar do të zbutet, njerëzit do të jenë më njerëzorë, humanizmi do të zbresë në tokë. Do të ketë më pak krime e vrasje; ligjet e së bukurës do të mbushin me jetë shpirtrat tanë. Atëherë arti nuk do të mbetet jetim dhe vlera e tij do të rritet si buka, si drita dhe ajri që marrim përditë. Gazeta “55”, 15 gusht 2005 23
  • 24. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës A është televizioni shqiptar, simbol i unitetit kombëtar? T elevizioni shtetëror si një mjet i fuqishëm komunikimi me të gjitha shtresat e popullsisë, mbart mbi vete një përgjegjësi të madhe të cilat i kalojnë kufìjtë e një institucioni thjesht informativ. Aq më tepër né një vend si Shqipëria ku mungojnë ose janë në embrion stacionet private té komunikimit masiv. Por dhe sikur këto stacione rajonale te jenë në efiçencë të plote, rëndësia e televizionit shtetëror është mbarë kombëtare dhe e pa zëvendësueshme. Përveç faktorëve të tjerë, ne shqiptarët, për vetë kushtet e izolimit total për 50 vjet me radhë, tek ekrani i televizionit jemi mësuar jo vetëm thjesht të ndjekim një lajm për të shuar kureshtjen, por bëjmë edhe prognoza. Dimë më mirë se çdo popull tjetër të nënkuptojmë dhe atë që thuhet, dimë më mirë se çdo popull tjetër të nënkuptojmë edhe atë që s’thuhet. Kjo ndodh sepse ne të gjithë merremi me politikë. Jemi mësuar të merremi me politikë që kurse nga ekrani dikur merrnim “Direktivat e Partisë” për të korrat, për të mbjellat, për kohën, për armiqtë. Sytë, gjithë këto vite na mbetën te ekrani. Prandaj jemi shumë të ndjeshëm ndaj asaj ç’ka thuhet në televizion. Madje nuk janë të paket ata që pakënaqësitë apo hallet e tyre i zbrazin në formë monologu “përballë spikerit të televizionit”. Është e tepërt të flasim për atë ç’ka ndodhi me televizionin shtetëror gjatë fillimeve të qeverisjes së PD- së. Jo vetëm që iu mohua dhe ajo pak frymëmarrje që pati në nisjen e demokratizimit të vendit, 24
  • 25. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon por mund të themi me bindje televizioni u bë sindromë e qëndrimeve më të indoktrinuara. Kjo u pasqyrua jo vetëm në deformimin e informacionit të përditshëm, por edhe në deformimin e trashëgimisë tonë kombëtare. Në vend të një vlerësimi me kritere shkencore të të gjitha periudhave kyçe të historisë së popullit tonë, larg ngjyrave partiake, duke filluar ndoshta qysh nga periudha e mbretit Zog, të luftës nacionalçlirimtare, të periudhës së diktaturës dhe deri në ditët tona, me programet që transmetonte televizioni, krijoi një mjedis tronditës të një kaosi të vërtetë. Pa hyrë në hollësi të gjithçkaje, që u përjetua nga ne, në këto vite gjithsecili e kishte të vështirë të gjente vetveten. Në mjegullën që lëshonte përditë televizioni, veterani që dikur kishte luftuar kundër fashizmit, i inspiruar nga ideale të shenjta, padashur pyeste veten; po unë kujt i përkas? Mos vallë jam tradhëtar? Në të vërtetë tradhëtarët ishin ata që i braktisën idealet e luftës antifashiste nacional çlirimtare dhe jo ata që derdhën gjakun për çlirimin e vendit nga okupatorët fashistë. Në qoftë se do të vijmë në ditët tona, është flagrant deformimi që iu bë revoltës popullore të fìllimit te vitit të kaluar në qytetin e Vlorës nga ana e televizionit. Aq i madh ishte ky dizinformim saqë njerëzit kur shkonin në qytete të tjera të pyesnin “More, ç’po bëhet në Vlorë se s’po merret vesh”? Pra, duhej një sqarim i gjatë suplementar për të nxjerrë të vërtetën e asaj çka ndodhi, e cila ishte deformuar nga mjetet e informacionit. Ndërkohë që njerëzve u kishte vajtur thika në palcë, televizioni e paraqiste popullin e revoltuar si një turmë që “bën xhiron e zakonshme për në Skelë”. Është e natyrshme dhe e paevitueshme tensionimin që i bëri situatës një lajm i tillë. E pra, këto qëndrime, këto te ashtuquajtura lajme, mund t’i shërbenin kujtdo, por jo unitetit kombëtar. Televizioni ka për detyrë që edhe pse ndërrohen sistemet, lëvizin partitë, bëhen qeveri, ai duhet të qëndrojë, si të thuash, përmbi ngjarjet, dhe pse jo, si një arbitër i paanshëm i tyre. Me gjithë përmirësimet që televizioni ka bërë në këto muajt e fundit, përsëri ka shumë 25
  • 26. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës për të bërë që të arrijë standartet që kërkon emancipimi kombëtar. Dy janë pikat kyçe që do ta bënte televizionin të dilte përfundimisht nga amullia; Në kushtet e krizës së rëndë që kalon vendi ynë, televizioni mund dhe duhet të bëhet si një faktor i shpresës (jo i gënjeshtrës), si një rreze drite në këtë terr të gjatë që po jetojmë. Është jo normale që akoma emisionet e lajmeve që emeton televizioni, nuk mund të dalin dot nga klishetë e stampave të trashëguara nga e kaluara. Dihet tashmë se sapo të përfundojë sigla muzikore e lajmeve do të dalë në ekran udhëheqësi kryesor, i pasuar nga udhëheqës të tjerë sipas rangut që mbajnë në oligarkinë shtetërore, do të pasohen nga mbledhja e jashtëzakonshme e qeverisë, e cila ka aprovuar dekretin kaq e aq për pyjet. Me vonë do të maresh vesh me hollësi se çfarë kanë bërë gjithë ministrat gjatë 24 orëve dhe do të përfundojë me të dhënat e shërbimit sinoptik...! Asnjë udhëheqës apo burrë shteti në botë, nuk bëhet i dashur për popullin e vet, sepse del para televizorit! Përkundrazi, ata servilë që projektojnë një paraqitje të tillë, ndoshta e dinë se kështu në popull bëjnë efekt të kundërt. Kjo bëhej në qeverisjen e mëparshme. Kjo bëhet dhe tani. Por popullit çfarë i intereson? Populli do të dijë se si do t’i jepet fund krizës që e pruri vendin në këtë gjendje. Do të dijë ç’punë bëhet konkretisht për kontrollin e firmave piramidale. Ekziston ndonjë shpresë për kthimin e parave të vjedhura apo do të luhet përsëri në kurriz të tij...Nuk ka pse puna që bëhet në këtë drejtim të mos informohet, apo, më keq akoma, të mbulohet me një mjegull misterioze. Sepse kështu iu lë shteg hamendjeve, dyshimeve, supozimeve, thashethemeve, keqinformimeve vesh më vesh, dhe pse jo të gjitha këto përgatitje e çojnë vendin përsëri në prag të kaosit të ri. Është detyrë e gazetarëve të televizionit ta ushqejnë popullin rregullisht me këtë informacion aq të domosdoshëm. Një problem tjetër që ka rëndësi të jashtëzakonshme për forcimin 26
  • 27. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon e unitetit kombëtar, ka të bëjë me hapësirën e nevojshme që i duhet krijuar opozitës në mjetet elektronike të informimit. Jo vetëm që është një nga elementët bazë të demokracisë, respektimi i opozitës, por edhe në traditën e shqiptarit gjithmonë të mundurin e kanë respektuar. Por, të indoktrinuar siç jemi nga konceptet unitariste mbi shtetin dhe shoqërinë, nuk jemi mësuar që opozitën ta shohim si forcë lëvizëse. E djathta, kur ishte ne pushtet preferonte te përmendte vazhdimisht sloganin “Opozitarë, por vëllezër”, por në fakt e shikonte opozitën si “Armikun e klasës” që kërkon të marrë pushtetin dhe të cilit i duhet shtypur koka sa s’është vonë. Mospasqyrimi sa duhet i opozitës në mjetet e informacionit, mbart “me vete gjithmonë tensione politike, të cilat kurrsesi nuk i shërbejnë unitetit kombëtar. Të mos harrojmë se pas çdo force opozitare qëndrojnë me mijëra a qindra simpatizantë, të apasionuar, të hipnotizuar, të cilët dashur pa dashur i vendos në “llogore lufte”. Kundërshtarin politik e kthen në një armik. Një nismë interesante e televizionit kohët e fundit ka qenë dialogu “E Diela Debat”. Është ndoshta i vetmi rast që politikanët tanë ndodhen përballë njëri-tjetrit. Ky është një hap emancipues që do t’i afrojë ata më shumë me njëri-tjetrin. Në qoftë se flasim për unitetin mbarë kombëtar ne shqiptarët nuk duhet të nënvleftësojmë faktin se jemi një komb jo vetëm i gjymtuar, por dhe i shpërndarë thuajse në gjithë botën. Mire do të ishte që televizioni të shkonte tek këta bashkëkombas kudo që janë që nga Arbëreshët e Italisë që kanë emigruar 500 vjet përpara, tek ata të Amerikës në fillimet e këtij shekulli, e deri tek emigrantët e sotëm të cilët përditë po marrin rrugët e botës. Jeta e tyre ashtë e rënde, e trazuar me dhimbje me mall. Shpesh ata durojnë dhe diskriminimin. Por pse të mos pasqyrohet kjo jetë në televizionin shqiptar!? Kjo luftë ndonjëherë shkon deri në vetesakrifìkim!! Duke pare këto vuajtje dhe sakrifica, atje në dhe të huaj, të vëllezërve tanë për të mbijetuar, kjo ndoshta do të na bëjë edhe ne këtu ku jemi në atdheun tonë, që ta duam 27
  • 28. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës më shumë njëri-tjetrin.” Valët e emigracionit që i kanë detyruar shqiptarët të largohen nga vendi i tyre, siç thamë, janë të ndryshme. Por, ç’lidhje ata kanë me atdheun, si i ruajnë traditat, zakonet, çfarë kontributi kanë dhënë si një detyrim moral për atdheun e tyre? Pra, gama e problemeve që mund të trajtohen në emisione të veçanta është e madhe dhe e larmishme. Por të mos harrojmë se përveç emigrantit, kemi dhe diasporë. Dihet që, nga historia jemi një vend me kufìj të sakatosur, ku më shume se gjysma e kombit jeton jashtë kufijve shtetërorë. Detyrimet që ne, si trungu mëmë, kemi ndaj kësaj di­ spore, janë të mëdha, gjë së a cilës televizioni duhet t’i kushtojë më tepër interes. Ne, jemi një popull vital, i etur për progres që ka ditur t’i bëjë ballë tallazeve të historisë, që me aq mençuri i hapi rrugë proceseve demokratike, që diti të shmangë luftën civile në pragun e të cilës e çuan ngjarjet tragjike të vitit të kaluar. Ky popull ka ditur të nxjerrë figura të shquara në momente kyçe të historisë. A nuk tingëllon sot më aktuale se kurrë thirrja e rilindësit të madh se “Feja e shqiptarit është shqiptaria”? Atëherë s’do të jetë nevoja të vijnë përsëri të huajt të pajtojnë shqiptarët! Në gjithë këtë temperature të lartë në kokat tona, televizioni duhet të jetë i kthjellët, i paanshëm, simbol i unitetit kombëtar. Një rol të tillë duhet që ta bëjë televizioni shqiptar, por nuk duhet lënë pas dhe media e shkruar, e cila më tepër se kurrë po tregohet mjaft e ashpër në informacionet dhe komentet që nxjerr në faqet e të përditshmeve të “pavarura” (!) dhe partiake. Një ligj i tillë për shtypin, sigurisht që ka nevojë për rinovim!.. Botuar në gazetën “Vlora News”, 5 janar 1998 28
  • 29. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon “Portokalli” nën trysninë e komercializmit N jë“art i ri”?! As që bëhet fjalë. Ne dimë vetëm të kopjojmë të tjerët. Variete? Vështirë të thuash. Një show? Ndërsa humori rrjedh nga “copëza jete”, rrëfimesh të rastit, nga tipa të kthyer në prototipa që provokojnë të qeshurën prej batutave (herë me kripë, por edhe bajate), nga gjestikulacionet që në ndonjë rast arrijnë në ekstreme që të kujtojnë karikaturat apo bufonatat… Ne shohim në ekran spektatorë që gajasen! Dhe në skenë dalin tipa idiotesh defiçentë, që parakalojnë si në paradë. Batuta banale që të lënë një shije të hidhur. Qëndrojmë para ekranit në ambientin familjar dhe presim këtë show të dëshiruar. Por gati po ato gjëra, po ato trajtime e tipa përsëriten e përsëriten me një lloj kokefortësie sikur kërkojnë të na kujtojnë që ne vetë jetojmë në në mes të banalitetit dhe absurdit të përditshëm. Aktorët vihen në garë për të “prodhuar humor”, me çdo kusht humor, sikur botës i ka ardhur fundi dhe duhet që patjetër të jemi të qeshur. Pra, në këtë fillimshekulli, humori qenka i nevojshëm, si buka, si ajri, si drita. Pjesë e një biznesi që prodhon të mira materiale… Madje njeriu, ku të shkojë, ç’të bëjë, ka nevojë të qeshë, të harrojë. Në torrovitjen e përditshme të trurit, e qeshura shërben si një lavazh. Atëherë të qeshim, të qeshim pafundësisht të qeshim. Po si? Të rrëmbyer nga efekte “gasprodhues” harrojmë që e qeshura e fisnikëron njeriun, e tjetërson atë kur buron nga 29
  • 30. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës ndjesi estetikisht të virtytshme. E qeshura na bën ta duam më shumë jetën kur ajo vetë është pjesë e saj. E thënë më hapur, e qeshura si qëllim në vetvete, e zhveshur nga forma e duke lënë krejt pas dore përmbajtjen, e mbështetur në batuta, bëhet vështirësisht e perceptueshme, ndonëse aty për aty “prodhohet” një lloj humori që duket sikur na dëfren, por që s’lë thuajse asnjë gjurmë më pas. Petku komercial e vret artin e mirëfilltë, e asfikson krijimtarinë artistike, i shteron shpejt burimet e krijimtarisë aktoriale dhe artistike. Madje e tjetërson atë. Urojmë që në sezonin tjetër,“Portokalli”, e cila ka në gjirin e vet një staf të talentuar artistësh të rinj, të na japë shfaqje të një niveli cilësor gjithnjë në rritje. Ndoshta spektatori s’ka nevojë vetëm të qeshë, por diku edhe të shlodhet. Pra, të marrë kënaqësi të tjera estetike me vlera artistike të patjetërsueshme. Kështu, ndoshta, mund t’i shmangemi humorit të sforcuar dhe vulgariteteve! 2006 30
  • 31. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon “Marinando” në Ostuni të Italisë Në festivalin teatror të vendeve mesdhetare për të rinjtë me pjesëmarrjen e grupit rinor të Qendrës Kulturore Vlorë. (Reportazh) J emi mësuar prej vitesh që drejt brigjeve të Italisë të nisen karvanët e pafund të refugjatëve. Deti është bërë dëshmitar i sa e sa tragjedive të jetëve të humbura në netët pa hënë, me erë e stuhi, ndërmjet brigjeve që lidhin Pulian me brigjet tona. Por Shqipëria tanimë ndodhet në një proces të vazhdueshëm transformimi social-ekonomik e kulturor. Shoqëria po zhvillohet. Vendi po i afrohet përditë e më shumë standarteve evropiane në drejtim të artit, kulturës dhe zhvillimit të traditave tona. Ndonëse lëvizjet kulturore akoma nuk kanë arritur atë zhvillim që do të dëshironim, megjithatë diçka lëviz. Janë zhvilluar festivale të këngës popullore të polifonisë labe, të valleve popullore për trevat e Labërisë. Pranë Qendrës Kulturore të Pallatit “Labëria” funksionojnë grupet e teatrit për të rinj, ansambli i këngëve dhe valleve, ansambli i cirkut, teatri i kukullave… Pikërisht grupi teatror i të rinjve ndërmorri këto ditë një turne në qytetin Ostuni të Italisë për të marrë pjesë në Festivalin Teatror të të rinjve ndërmjet vendeve që lagen nga ujërat mesdhetare, i cili zhvillohet nën patronazhin e Presidentit të Italisë. Vetëm ky fakt flet për rëndësinë që shteti italian i jep aktiviteteve të këtij lloji, ku marrin pjesë një numër i konsiderueshëm të rinjsh nga të gjitha krahinat e vendit (rreth 31
  • 32. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës 450 vetë) si dhe të ftuar nga vendet e Mesdheut si: Shqipëria, Spanja, Egjipti dhe Kroacia. Ç’përfaqëson “Marinando”? Tematika dhe thelbi i përmbajtjes së “Marinandos” është deti; si burim ushqimi, shlodhjeje, argëtimi. Me detin është e lidhur jeta e brezave të tërë. Anës detit ndodhen plazhet e magjishme që na japin kënaqësi dhe jetë. Me detin janë të lidhura histori tronditëse për jetën dhe punën e peshkatarëve, balada, legjenda për trimëritë e tyre në dallgë e stuhi, në luftën për të siguruar jetesën, kështu ka qenë në të kaluarën, por edhe sot deti mbetet burim i pashteruar të mirash materiale. Synimi i autorëve të festivalit mbetet që të mbajnë gjallë tek të rinjtë këtë dashuri për detin, për ta ruajtur këtë pasuri të paprekshme nga brezi në brez. Deti ka nevojë për ne, ashtu si edhe ne kemi nevojë për detin. Kjo simbiozë përshkonte si një pe i kuq të gjithë festivalin. Spektaklet e paraqitura nga të rinjtë me një larmi formash e gjetjesh artistike, përcollën emocione të jashtëzakonshme te spektatorët e Ostunit që i ndiqte këto shfaqje me interes të veçantë, me duartrokitje të vazhdueshme, gjë që flet për nivelin e lartë cilësor dhe mesazhet që ata përcollën në sallë gjatë gjithë ditëve të festivalit. Në këto spektakle ndërthureshin harmonishëm elementet e dramaturgjisë (fjalës), me ato të lëvizjeve plastike të aktorëve, të gërshetuara me kërcimet, dhe muzikës që padyshim luante një rol parësor në kompozimin artistik. Njëri pas tjetrit, për tetë ditë me radhë, u dhanë shfaqje nga pesëmbëdhjetë shkolla nga krahina dhe qytete të ndryshme të Italisë të përzgjedhura nga një numër i madh projektesh nga një juri selektive. 32
  • 33. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Shfaqja jonë Ishim të gjithë në ankth se si do të pritej? Çfarë përshtypjesh do të krijonte te spektatori, si do të priteshin të rinjtë tanë në këtë ballafaqim kulturash, traditash, vlerash. Regjisori i shfaqjes, Halim Halimi, ishte i merakosur se shfaqja jonë “Shokë të një klase” nga ana kompozicionale, por edhe tematike ndryshonte nga të tjerat. Ne nuk flisnim për detin, ndonëse vinim nga një qytet bregdetar. Por edhe forma artistike ishte tjetër. Një teatër klasik me interpretim realist, ashtu si gjithë shkolla jonë teatrale, e cila bazohet në principet e Stanisllavskit. Por pikërisht pse sillte diçka tjetër, kjo me sa duket ngjalli një interes të veçantë. Të gjithë ishim në pritje të asaj që do të ndodhte në skenë. Dhe çasti i shumëpritur erdhi. Sapo trupa jonë doli në skenë, u thanë batutat e para, atmosfera sikur u elektrizua. Mbi shpatullat e njoma të këtyre artistëve të rinj ndihej një barrë e rëndë, një përgjegjësi e lartë. Ata përfaqësonin Shqipërinë. Aty në shesh ishte ngritur flamuri ynë krahas atyre të Italisë, Egjiptit, Spanjës dhe Kroacisë. Duhet thënë që në fillim se këta të rinj të talentuar e kaluan me sukses këtë provë të vështirë. Nga interpretimi plot temperament i lojës së aktorëve salla shpërtheu disa herë në duartrokitje. Për t’u kuptuar më mirë mesazhi i pjesës, disa momente të veçanta të saj ishin përkthyer në italisht, duke u alternuar bukur nga shqipja në italisht dhe anasjelltas. Kjo krijoi emocione te spektatori, i cili vlerësoi ato momente ku shqipja shpërthente bukur, lirshëm. Ishte një pritje e ngrohtë për artistët tane që na bëri të ndiheshim mirë. Pas shfaqjes erdhën urime të ngrohta dhe të sinqerta. Ditën tjetër nisën të na shikonin me një farë admirimi, sepse jo vetëm loja, por edhe mesazhi i pjesës ishte njerëzor, per dashurinë dhe miqësinë e pastër midis të rinjve. Papritur Shqipëria u bë pjesë e bisedave të pjesëmarrësve. 33
  • 34. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Ndoshta s’e prisnin, ndoshta na njihnin pak, shumë pak… Në shfaqjen përshëndetëse në mbyllje të festivalit të rinjtë tanë u vendosën në qendër të spektaklit. Kjo shfaqje e ndërtuar si një formë e teatrit antik me korin dhe personazhe të mitologjisë, pati në epiqendër vajzat dhe djemtë e trupës sonë, së bashku me ata italianë. Dhe ajo që na bëri më shumë përshtypje ishte fakti se aty frazat thuheshin italisht dhe shqip apo shqip dhe italisht dhe tingëllonin çuditërisht bukur. Shqipja jonë e bukur tingëlloi madhërishëm në “Sheshin della liberta” s’ka si të mos ishim krenarë për atë ç’ka bëmë për veten tonë, por sidomos për vendin e shqipeve. Qyteti Ostunit Ostuni, qyteti ku u zhvillua ky aktivitet kishte një histori të lashtë. I themeluar qysh në shekullin II pas Erës së Re quhej edhe “Qyteti i bardhë”. Muret e tij ishin ngritur mbi një kodër dhe zbardhnin qysh së largu, në trajtën e një përkrenareje zhytur në luginën plot ullinj. Kur e vizituam qytetin në pjesën historike pamë nga afër muret e kalasë që rrethonin kodrën si kurorë. Shtëpitë e ndërtuara me gurë mbështeteshin te njëra-tjetra si një masë vigane, prej nga dukeshin vetëm disa dritare të vogla, të cilat lejonin të shikoje luginën me ullinj gjatë luftërave që banorët e Ostunit patën bërë. Nga bedenat e mureve e mbronin fortesën duke derdhur prej mureve vaj ulliri të nxehtë. Qyteti i mbushur me vepra historike dhe ndërtesa monumentale, të linte të shtangur me madhështinë e tyre, me harqet, gdhendjet në gurë dhe veprat e artit, të cilat i ndeshje kudo: në katedralen e qytetit, në Sheshin e Lirisë, te shtëpi e murgjve, te monumenti i shenjtit; në gjithçka ishte vula e një populli të paepur që e do jetën, i cili me gjenine e vet të bind se ke të bësh me një popull artist. I gjithë qyteti i ngjan një vepre arti të skalitur nga një dorë anonime, deri në përsosmëri. Gjatë 34
  • 35. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon ditëve të qëndrimit në Ostun vizituam gjithashtu shpellat e Alberobellos, si dhe qytetin Truli di Alberobello, që dallohej për ndërtesat krejt të veçanta nga arkitektura e tyre. Shtëpi të rrumbullakta si kasolle prej guri që përfundonin në një majë të mprehtë. E veçanta e këtyre qyteteve të lashtë ishte se ndonëse shumë të vjetra, ato banoheshin; asnjë nuk ishte e braktisur; Brenda tyre gëlonte jeta si dikur në lashtësi, duke qenë kështu objekte vazhdimisht tërheqëse për turistët. Kthimi Erdhi dita e largimit. Lamë pas një “det” miqësish, takimesh, njohjesh, ëndrrash, mbresash të pashlyera mikpritjeje dhe bujarie fisnike. Arti i bashkon popujt në një gjuhë universale. Lamë pas copa autografesh, lotë, përqafime, numra telefonash, adresa, fjalë që mbetën pa thënë. Ne morëm me vete një mesazh të veçantë që ndoshta s’e ka pasur fatin asnjë grup tjetër artistik: dashurinë për detin, për ta ruajtur atë të pastër, siç e ka krijuar natyra, si një burim mirëqënieje dhe jete. I hodhëm këto mbresa teksa anija po i afrohej Vlorës sonë, në mëngjesin e lagësht të shtatorit, ndërsa s’më linte të qetë mendimi se sa shumë kemi për të bërë ne shqiptarët që deti të mbetet miku ynë i përjetshëm për ne dhe brezat që do të vijnë. Vlorë, 2007 35
  • 36. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Mediat, sa larg njeriut B umi mediatik që pasoi fillimin e mijëvjeçarit të ri është impresionues. Të mos harrojmë se dhjetë vjet më parë të gjithë i mbanim sytë te televizioni shqiptar (TVSH-ja); të prirur për të thithur çdo gjë që ai jepte. Aty ishin sukseset, arritjet dhe po aty bëhej manipulimi i opinionit, fallsifikoheshin zgjedhjet, jepeshin rezultate fiktive dhe ne i besonim. Aty argëtoheshim, shlodheshim. Dhe gënjeshtrat i merrnim për të vërteta; na dukeshin të ëmbla si mjalti!... pranonim çdo gjë, gëlltisnim gjithçka. Kjo ishte jeta jonë e varfër, por dhe e pasur njëkohësisht. Natyrshëm, krijimi i menjëhershëm i shumë kanaleve televizive ku, përveç arritjeve të padiskutueshme, do të sillte edhe problemet e veta. Fizionomia Mediat tona, sidomos ato televizive, qe kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në opinionin publik, vuajnë nga një lloj varfërie në konceptimin e tyre strukturor. Janë thuajse të njëtrajtshme me programe gati uniforme. Mjafton të hapësh televizorin në orët e mbrëmjes dhe do të shohësh se njëri pas tjetrit të gjitha stacionet japin vetëm lajme, të njëjtat lajme, të njëjtat ngjarje, të njëjtat kronika. Lajme në mëngjes, sa hap sytë pastaj vijnë titujt e gazetave, pastaj përsëri lajme në orën 8, 10, 13, 15, 17, 21, 23. lajme edhe në turnin e natës. Lajme që zgjasin deri 45 minuta. Po të kërkosh të shpëtosh prej tyre s’ke nga të shkosh; je i rrethuar nga lajmet natë e ditë, pa pushim. Në orët 36
  • 37. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon e mbrëmjes, kur pritet të fillojë ndonjë program shlodhës apo argëtues, menjëherë nisin bisedat me të ftuarit në studio, të cilat, të gjitha stacionet, i nisin thuajse në të njëjtën orë. Janë po ata të ftuar që kanë qenë edhe një natë më parë, vetëm kanë ndryshuar studiot, që thone të njëjtat gjëra, që gjykojnë të njëjtat probleme. E gjithë kjo, merr trajtën e një paravolie të padurueshme. Asgjë nuk zgjidhet, asgjë nuk sqarohet. Është bërë e lodhshme kjo përsëritje e pafund. Po ata, të njëjtët, …dhe vetëm ata kritizerë, llafollogë, që marrin poza gjenish për të nxjerrë prej goje “margaritarët e vyer”! S’paska të tjerë kjo tokë e shtrenjtë? Nuk gjenden dot forma të tjera, konceptime të ndryshme, mënyra më të mira për të tërhequr realisht mendimin e teleshikuesit, qytetarit të thjeshtë?! Ecim më tej, në vijim të programeve të mbrëmjes. Epo, më në fund, do të ndahemi nga lajmomania. Teleshikuesi përgatitet të shohë diçka argëtuese. Por, nuk është e mundur. Programi në vijim “Kafazi i artë”. Në qoftë se një televizion do të japë “kafazin e artë”, tjetri ka gati “kafazin e argjendtë”, “kafazin prej alumini” e kështu me radhë, derisa ky program detyrimisht të bëhet i mërzitshëm. Sapo diku sajohen “ethet” e së premtes, menjëherë ethet marrin dhenë, duke u përsëritur, identikë, pa asnjë ndryshim, nëpër stacione të tjera. Kjo flet për varfëri idesh, formash, larmi gjetjesh artistike. Ne jemi larguar nga vetvetja, duke kopjuar vetëm programet e huazuara të televizioneve të huaja më në zë. Ku është këtu origjinaliteti, ku është krijimtaria artistike e stafeve drejtuese, regjisorëve, skenaristëve, piktorëve, dhe ajo që është më kryesorja iu mungon një platformë mbi të cilin të konceptohet dhe mbështetet e gjithë krijimtaria artistike dhe do të përcaktohet fizionomia e mirëfilltë. Ajo që është e papërsëritshme, unikale, e veçantë. Pa pasur vizione të qarta, gjithçka do t’i mbetet spontanitetit dhe uniformiteti do të jetë i pranishëm. Produkti që “prodhon” televizioni, ndonëse është i destinuar për tregun “mediatik”, më tepër se mall, është vlerë shpirtërore që tenton të përgatisë njeriun të përballet me jetën, 37
  • 38. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës ta ndihmojë atë në rrugën e vet drejt së ardhmes dhe këtu gjendet dhe krijohet profili i çdo televizioni. Krijohet portreti dhe gjenden mjetet për ta ngjizur atë drejt mishërimit. Qytetari dhe televizioni Nuk mund të jetë ndryshe. Vlerat e televizionit zbehen në qoftë se nuk vendoset në qendër qytetari (shikuesi). Ai të jetë edhe protagonist, dhe interpret i programeve. Kjo nuk realizohet thjesht nëpërmjet disa intervistave që merren në rrugë nga kalimtarët, ku atyre iu kërkohet të shprehin mendimin e tyre të lirë. Temat sociale ku janë? Ato që trondisin sot shoqërinë shqiptare nuk i sheh të trajtuara asgjëkundi. Sa me interes do të ishte të trajtohej p.sh tema e gjakmarrjes, çfarë e nxit sot, protagonistin e gjakmarrjes, të ndërmarrë aktin mesjetar të vetegjyqësisë. Një akt barbar dhe i pamëshirshëm, që e ka mbajtur shqiptarin për shekuj me radhë të kërcënuar, për ta çuar drejt shfarosjes?! Ky lloj debati, që nis në television, zbret nëpër familje; vetëdija nis të kthjellohet dhe nis diçka të lëvizë drejt transformimit dhe opinioni që e dënon këtë fenomen bëhet më aktiv dhe pengesë në vend që ta ushqejë atë dhe ta mbajë gjallë. Po kështu temat për rininë jo vetëm janë lënë krejtësisht në harresë nga shoqëria dhe ato nuk trajtohen as nga televizionet tona. “Droga që vret” pse të mos trajtohet sikur të ishte tabu… Si e gjykojnë të rinjtë këtë traumë të rëndë me pasoja katastrofike për të ardhmen e vetë shoqërisë, e cila ndihet e kërcënuar si asnjëherë tjetër më parë. Ka aq shumë probleme që mund të trajtohen sa do të nevojiteshin vite e ndoshta dekada të tëra që do të ezauroheshin. Marrëdhëniet ndërmjet të rinjve, krijimi i familjes në kushtet e reja shoqërore ku po bëhet zotëruese bashkëjetesa dhe poligamia janë në rend të ditës. Ç’po ndodh me familjen tonë? Tronditja e saj është e madhe. Kush do ta trajtojë këtë problem në qoftë 38
  • 39. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon se nuk e bëjnë televizionet? Përballja e opinioneve dhe e filozofive nga shtresa të ndryshme do të nxirrte në shesh të vërtetat që i ndeshim përditë në “kronikat e zeza”, që mbushin faqet e shtypit me tituj ogurzinj. Po lidhjet ndërmjet brezave dhe kundërshtitë ndërmjet tyre? Si mund të trajtohet krimi në familje? Një dukuri e shfaqur frikshëm dhe që kërcënon dhe vendos në pikëpyetje ekzistencën e një prej kollonave të shoqërisë, siç është familja. Këtu estetët, psikologët, opinionistët, analistët, filozofët e të gjitha kategorive kanë se ç’të flasin në vend që të merren natë e ditë vetëm me politikë. Familja për shqiptarin ka qenë dhe mbetet e shenjtë dhe ato që ndodhin nuk kanë të bëjnë aspak as me traditat, as me zakonet e nderit, të dinjitetit dhe të moralit tonë. Atëherë ç’po ndodh? Ku vemi? Këtu ka shumë të thuhet, ndërsa shoqëria hesht. Mediat japin vetëm ngjarjet makabre, gjëmat që ndodhin dhe kaq! Po si mund të heshtësh kur babai vret djalin dhe ai, o Zot, kërkon të iki, të shpëtojë, pasi ka lënë pa jetë birin e vet, apo gjëra të tjera të kobshme që s’mundesh dot kurrë jo, nuk mundesh t’i përmendësh… Këto nuk janë krime brenda familjes, por është thjesht shkatërrimi i saj. Ne kemi kanale televizive, të cilat janë bërë krenari kombëtare, me të cilat sot mburremi para botës, por emancipimi i shoqërisë sonë, për t’iu afruar vlerave evropiane, nuk mund të kufizohet vetëm me përpjekjet që bëhen për të ç’rrënjosur korrupsionin. Ky transformim është kompleks dhe mjaft i ndërlikuar. Atë s’mund ta bëjnë partitë sepse ato merren me luftën për pushtet; sepse s’kanë forcën dhe mjetet e duhura. Nuk duhet të presim të bëhet vetiu, sepse kërcënimi që na kanoset është i madh… Që televizionet të jenë më kombëtare Dikur flisnim për fizionomi kombëtare si një kërkesë e një doktrine filozofike, që me kalimin e kohës u kthye në një dogmë. 39
  • 40. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Ne e kemi kuptuar keq lirinë dhe jemi turrur, siç e kemi zakon, në skajin tjetër. Nga patetizmi patriotik, kaluam në apatizëm patriotik; nga diktatura, kaluam në një liri të shfrenuar; nga metoda e realizmit socialist në krijimtari vulgare, pa vlerë. Prej fizionimisë kombëtare kaluam në antikombëtarizëm. Të flasësh sot për pak fizionomi kombëtare shumëkush do të te shohë me çudi. Madje mund të të marrin edhe për të marrë sepse revani ynë është i papërmbajtur. Të mos shkojmë larg, por të shohim televizionet e fqinjëve tanë. Stacionet italiane dhe greke të televizionit kanë në themel kulturën dhe traditën e atij populli, këngët kanë veçoritë e tyre specifike të papërsëritshme. Edhe me sllavët ndodh e njëjta gjë. Televizionet tona, me përjashtime të vogla, duket janë zhveshur nga çdo gjë shqiptare. Po të ndjekësh stacionet tona televizive nuk do të dëgjosh kurrekund një melodi me lahutë. E pra, kjo është shqiptare. Ato janë pjesë e vlerave tona që na bën të shquar prej popujve të tjerë, përndryshe mund të jesh më mirë majmun! Kjo është një çështje thelbësore sepse televizioni është një mjet i fuqishëm i komunikimit masiv prej nga do të formohen brezat që do të vijnë. Por është edhe një dritare që na prezanton para botës. Ekranet e programeve të filmave që shfaqin janë mbushur me tmerre që e ka të vështirë t’i perceptojë mendja njerëzore e aq më tepër e brezit që është në formimin e vet. Krime, vrasje, grabitje, “horror”, janë temat e filmave që ndjekim përnatë. Kjo lloj “lirie”, pa asnjë kriter nuk aplikohet edhe në vende shumë më të qytetëruara, siç në rastin e Italisë. Ndiqni me kujdes dhe do të konstatoni se çdo gjë është brenda kufijve të edukimit dhe etikës qytetare, përndryshe bota rrezikon që një ditë të gjendet para një marrëzie masive. Filmat shqiptarë ndonëse të prodhuar në një kohë tjetër, tek-tuk bartin vlera të mirëfillta dhe që ndiqen jo pa kureshtje nga brezi i ri. Ata kanë të drejtë që ta njohin atë jetë në të cilën punuan dhe jetuan prindërit e tyre. Dhjetor 2007 40
  • 41. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Kaq shumë lajme J emi të vetmit në rruzullin e dheut që dëgjojmë vetëm lajme. E hap televizorin: lajme. Ndërron stacionin, lajme; kalo kanal tjetër: përsëri lajme.Vetëm lajme! Shqiptarët gëlltisin lajme. Mos vallë dikush kërkon të na indoktrionojë? Kjo kohë tashmë ka kaluar. Ka një trullosje totale, mpirje të qënies në ekzistencën e vet fatlume. Paradite, pasdite, në mbrëmje deri natën vonë, 24 orë. Një bombardim i paparë! Shqiptarët nuk mund të jetojnë dot pa “lajme”. Ato janë bërë një dozë, madje edhe overdozë, pa të cilën nuk mund të jetojmë. Ekzistenca e çdo stacioni televiziv apo gazete nuk varet nga ekonomia, nga prosperiteti i saj dhe i mbarë shoqërisë’ nuk varet nga bursa, nga zhvillimet sociale, nga lulëzimi i artit. Ato s’kanë atë vlerë që ta mbajnë teleshikuesin të gozhduar para ekranit. Pa ato (“lajmet”) asgjë nuk lëviz. Gjithçka mbetet në vend! Lajme… lajme… lajme gjithandej, lajme dhe shqiptarët janë të lumtur. Duket sikur “hanë” vetëm lajme! Atje gjejmë gëzimin, atje gjejmë humorin, argëtimin. A nuk ndeshen deputetët në parlament si gladiatorët dikur? Në lajme njeriu gjen gjithçka që i nevojitet. Madje ato janë edhe burim ushqimi (shpirtëror - të kuptohemi). Aty ndjekim betejat klanore midis gjigantëve dhe korifejve të politikës. Aty dalin në ekrane ata që e kullandrisin këtë vend dhe shikojmë të mahnitur si i kanë krehur flokët. Një krehje “ala kapricioze” do të thotë shpartallim i kundërshtarit, me shijen tonë të hollë nuhasim se cili pushtetmbajtës rrezikon postin. Vip-at e politikës sonë të rrethuar (përveç bodigardëve) 41
  • 42. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës edhe nga gazetarët, të cilët, të etur, turren të marrin vesh ndonjë frazë që padashur e lëshojnë për popullin. Dhe njeriu i thjeshtë qëndron i mahnitur para ekranit. E tha, e tha. Ai foli. Do kemi jetë (d.m.th. drita). Do kemi ajër (d.m.th. bukë). Ndërsa lumturia vazhdon. Pasi kalojnë lajmet për bëmat e politikanëve në dobi të Atdheut dhe të gjithë ndodhemi të mallëngjyer, menjëherë na shfaqen në ekran ngjarjet e zeza. Tregu i prostitutave zë një vend kryesor. Sa janë shitur, sa janë blerë, sa përdhunime janë kryer, sa vjehrra janë vrarë nga dhëndurët dhe sa baballarë (o Zot! Si mund të jepen gjëma të tilla!!)… kanë vrarë bijtë e tyre. Si mund të jetohet pa këto zullume që po e përçudnojnë shqiptarin anë e kënd botës...! Mbase për shkak të kërkesave të mëdha që ka për lajme ato shtohen dita-ditës. Një lajm brenda lajmit për shkak të profesionalizmit përsëritet tri herë. Fillon, mbaron dhe përsëri nis nga e para po ai lajm se mos dikush është shurdh dhe nuk e ka dëgjuar mirë. I njëjti lajm përsëritet pa mbarim deri sa të ngulitet mirë në kokë. Këtu arrihet kulmi i profesionalizmit gazetaresk. Të gjithë ndihen të kënaqur dhe në ekstazë shijojnë copëzën e kafshatës që mund t’ju kishte ngelur në fyt po të mos e degjonin të gjithë. Shqipëria jeton me lajme dhe, në saj të lajmeve. Ato na sjellin begatinë! Ato na lumturojnë dhe zemra gati sa nuk na pëlcet nga hareja. Ç’na duhen artistët në ekranet tona, ç’na duhen ngjarjet artistike! Ata janë ca parazitë të shoqërisë që kërkojnë të na mashtrojnë me artin e tyre. Ç’na duhen fabrikat e reja që ndërtohen me djersën e ballit, investimet e ndryshme që po i ndërrojnë faqen këtij vendi dhe po punësojnë të papunët kudo që janë! Kujt i shërbejnë emisionet sociale për emancipimin e marrëdhënieve në familje? Ato s’përbëjnë sensacion. Fansat e politikanëve, që e presin gojëhapur daljen e tyre para ekranit, do të mbeteshin të zhgënjyer. Ç’na duhen programet që civilizojnë qytetarin, debatet televizive për korrupsionin, drogën, krimin në familje që po bën kërdinë. Larg këtyre temave se mos kushedi na keqkupton dikushi. 42
  • 43. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Intervista me artistët tanë, por edhe ata që na nderojnë emrin e këtij vendi nëpër botë. Ç’na duhen emisionet për vlerat e kulturës tonë, për traditat, për bukuritë e trevave shqiptare, për turizmin dhe mundësitë që ofron Shqipëria në këtë fushë, këto nuk përbëjnë lajme tronditëse. Përkundrazi na ngrenë vlerat. Përse duhen të gjitha këto, kush na e sjell neve Evropën më pranë? Emisionet politike, që bota të shikojë se si ne bëjmë gërr-vërr me njëri-tjetrin! Aty shikohen trimat që fundosin bajlozët! Ne jetojmë në legjendë ! Ku ka përleshje, ka jetë. Spektakle monumentale për të argëtuar të madh e të vogël, që shqiptari të “notojë” në sherre; ndryshe ku vemi me kaq gëzim e hare, me kaq lumturi e mirëkuptim?! Dashuria është një nocion i kapërcyer! Pjellë e kohëve idilike. Sipas nocioneve moderne të ekzistencës, dashuria nuk të sjell në pushtet, nuk të jep para, begati e parajsë. Pasi dëgjojmë gjithë këto lajme të mbushura me lakuriqësinë e frikës, përçarjes dhe të dizarmonisë në familje, në politikë, në shoqëri e kudo, në mbrëmje ndihemi të lehtësuar dhe të kënaqur për përparimin që kemi bërë. Për të qenë më të sigurt se lajmet nuk do të na mungojnë gjatë 24 orëve… kemi edhe stacione (ekskluzive) që japin vetëm lajme…. Natë e ditë lajme se lajmet janë si jeta, uji, ajri. Cili vend në botë emeton kaq shumë lajme?! C.N.N.-i, e pamundur apo E.N.I.T.V-ja. Ato mbulojnë tërë botën dhe megjithatë nuk arrijnë të japin 24 orë lajme. Kjo ndodh vetëm në Shqipëri. Në këtë vend që për nga bukuria i ka të rralla shoqet në botë; për nga begatia, lajmin e kanë në vend të bukës! Shqiptarëve mund t’ju mungojë çdo gjë, drita, uji, buka, veç lajmin e duan. Pa atë nuk jetojnë dot! Ajo do të ishte mosekzistenca e një populli lajmexhi që jeton në euforinë e absurdes dhe qesharakes, ndërsa jetën e vlerëson pak ose shumë pak, sikur ajo të mos kishte asnjë vlerë. Ndërsa lajmi mbetet si mbreti i ekzistencës dhe universit. 10 nëntor 2007 43
  • 44. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Liri e shtypit apo liri e sherrit! Ç ’është kjo urrejtje e verbër që na ka errësuar vetëdijen?! Sa pak humanizëm na ka mbetur në shpirt. S’ka më vend për fisnikërinë njerëzore, për dashurinë. Shpirti ynë po vyshket nga thatësira e tejzgjatur politike. Gjithçka është zverdhur. Ka humbur idealizmi, atdhetaria, shpresa dhe besimi tek e ardhmja. Në këtë vorbull marramendëse, ku i ndershmi qëndron i strukur dhe i moralshmi është dizekuilibruar, ku hajdutëria është bërë dominuese dhe vesi e ka zhvlerësuar virtytin; në një realitet si ky, vështirë se mund të gjesh rrugëdalje për zgjidhje optimale. Nuk mund të ndërtohet e ardhmja duke nëmur e mallkuar vetveten, duke sharë e përçmuar. Nuk mund të luftohet vesi me virusin e vesit. Asnjë e ardhme s’mund të ngrihet e bazuar mbi urrejtjen. Vallë kaq të pazotë qenkemi ne shqiptarët për t’u shkëputur nga meskinitetet dhe për të dalë në kohët moderne bashkë me popujt e tjerë? Ne e dimë mirë që kemi patur boll armiq dhe kemi akoma pseudomiq që na duan të dobët, të varfër, të përçarë, që të mbesim përjetë çirakë të mjerë e lypsarë pa vlerë, shërbëtorë në çifligjet e tyre. Ç’bën shtypi, ç’bën media për të shpërndarë mjegullën që akoma kemi në kokat tona, për të na ndërgjegjësuar të gjithëve që jemi një kombi vogël, vlerat e të cilit duhet t’i mbrojmë të gjithë pa përjashtim, pavarësisht përkatësive partiake, dasive krahinore dhe aq më keq të baltosim veten tonë? Të shkojmë poshtë e lart nëpër Evropë e t’i nxjerrim sytë vetes duke sharë, nëmur e përgojuar njëri-tjetrin. Asnjëherë shqiptari s’e ka nxjerrë në 44
  • 45. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon treg nderin, dinjitetin e tij. Për fat të keq duhet të pranojmë se një pjesë e shtypit tonë e prirur ndoshta nga interesa imediate apo e nxitur nga partitizmi është bërë pjesë e këtij skenari rrënues i vlerave të shoqërisë shqiptare. Nuk gjen thuajse asnjë shkrim, rubrikë ose debat ku të thithet mendimi intelektual për të evidentuar gjithë këtë maskaradë vesesh që po na zënë frymën dhe që e kanë ngrirë jetën në kufijtë e vdekjes. Gazetat tona të përditshme periodike, partiake, pseudo-patriotike e qeveritare, si dhe ato që iu pëlqen ta quajnë veten “të pavarur” janë gllabëruar nga ethet fitimprurëse, duke e konvertuar gjithçka në mall. Edhe normat e moralit duhet të kenë vlerë malli, edhe dinjiteti s’mund të jetë veçse mall, edhe atdhetaria, e tashmja, e ardhmja, ëndrrat, shpresat, aspiratat duhet të pjellin para që të kenë vlerë. Ndryshe mund t’i shkelësh me këmbë. Është flagrant rasti i njoftimit sensacional që dhanë mediat tona, për gjoja ekzistencën në vendin tonë të bazave të stërvitjes dhe përgatitjes së terrorit. Kush e shpiku këtë thashethemnajë monstruoze, e cila për ditë të tëra u bë kryefjalë e titujve kapitalë të gazetave dhe mediave televizive? Askush s’u mor me origjinën e tij, me domethënien dhe vërtetësinë e tij. Veç të gjithë u futën në një garë se kush mund t’i bënte më shumë jehonë. Sikur ky të ishte shpëtimi i Shqipërisë, lajmi më i gëzuar që ishte dhënë ndonjëherë…?! Menjëherë u vunë në lëvizje mendjet keqdashëse, të gatshme për të njollosur çështjen tonë kombëtare. Kjo lloj “devotshmërie” antikombëtare që e cënon akoma më tej imazhin tonë në arenën e jashtme u ndërpre vetëm pas ndërhyrjes energjike të vetë faktorit ndërkombëtar. Kjo dëshirë e çuditshme për ta paraqitur hamendësinë për të vërtetë, buron prej ndjenjës së një megallomanie boshe. Por kjo ishte një farë naiviteti foshnjarak, me dëshirën për të bërë sensacion me çdo gjë dhe me këdo, veç që të nxjerrë prej saj përfitime materiale. Ky lloj konceptimi i lirisë së shtypit natyrshëm e shton edhe më tej pështjellimin që ekziston në 45
  • 46. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës shoqërinë e parcelizuar shqiptare. Ekzistojnë disa kufij etikë brenda caqeve të lirisë që e bëjnë shtypin të moralshëm dhe për pasojë të dobishëm. Në rast të kundërt, gjithçka kthehet në një bumerang në shërbim të antivlerave që e çojnë shoqërinë drejt shthurjes dhe dekompozimit . Në gazeta gjen tituj kapitalë që të bëjnë të mendosh se ne, pluralizmin e kemi konceptuar si një sherr i madh, ku secili në mënyrën e vet ka perfeksionuar në maksimum aftësinë e të grindurit. Zënka apo debati për njërin apo tjetrin problem paraqiten si përplasje gjigande për të shfarrosur njëri-tjetrin. Në një të përditshme, jo pa prestigj, me gërma kapitale mund të lexoje këtë titull bombastik: “Vlora rrëmben armët, qyteti në prag të trazirave”. Pyes veten, ç’ka ndodhur në qytet, që ishte shpallur gjithë ky alarm?! E vërteta ishte e thjeshtë. Pak ditë më parë ishin prishur ndërtimet e para anës detit pa leje. Megjithatë gjithandej mbretëronte qetësia. Atëherë lind pyetja: ç’ishte ky shkrim ogurzi? Ndoshta një dëshirë cinike për të hedhur në zjarr qytetin me të cilin është abuzuar aq shumë. Ose thjesht një dëshirë e neveritshme për të shitur gjithçka! Ngjarjet e fundit në P.S kanë tronditur jo vetëm opinionin e saj të brendshëm, por ato kanë rënë si një tërmet në mbarë shoqërinë shqiptare. Pavarësisht motove që e kanë vënë në lëvizje këtë debat, përbën një rast unikal në llojin e vet. Edhe pse në pamje të parë ajo ç’ka po ndodh i ngjan një mërie të madhe, një tendence grupimi apo rigrupimi forcash, s’ka si të mos i shërbejë progresit, shërimit të plagëve që po gërryejnë partitë nga brenda dhe gjithë shoqërinë në tërësi. A nuk është ky debat i munguar, transparenca e harruar, si dhe toleranca aq e dëshiruar? Qëndrimet për këtë ngjarje kanë qenë nga më të ndryshmet. Disa bëjnë kritika në adresë të atyre që e kanë inicuar sepse po “shahen” shokët e armëve. Disa të tjerë se po nxirren të palarat në shesh. Të tjerë, përkundrazi, e quajnë një hap drejt emancipimit të përgjithshëm. Sidoqoftë, të gjithë kemi nisur të meditojmë. Si në një monolog gjigand me veten tonë, gjë 46
  • 47. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon që s’ka si të mos sjellë zhvillime të reja pozitive. Për fat të keq shtypi edhe në këtë rast me ndonjë përjashtim të vogël u tregua komercial në trajtimin e problemit. Titujt, si me një gëzim foshnjarak njoftonin lexuesin për një përçarje të re që duhej të ndodhte patjetër. Si nuk u ngopëm vallë nga përçarjet?! Në këtë kohë instiktesh të shfrenuara ku erërat e pasioneve bëjnë kërdinë, ku lufta për ekzistencë po bëhet i vetmi “stil” i jetës, s’kërkon shumë mund për t’i hedhur njerëzit njërin kundër tjetrit. Zor se mund të gjesh lirinë e kulluar të shtypit të lirë. Më lehtë mund të gjesh moralin e shitur dhe të gjunjëzuar para pangopësisë. Liria e shtypit ka dalë në treg për t’u shitur. Ai që blen atë ka blerë edhe ndërgjegjen e çoroditur të kombit që s’di më kujt t’i besojë, kujt t’i qahet, ku të mbrohet. 47 2000
  • 48. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Enveromania e dytë…! N ë mediat e sotme, në emisionet televizive po zënë gjithnjë e më shumë vend fotografi të udhëheqësve të dikurshëm, komente, ngjarje, episode të ndryshme ku gjithçka po serviret me ngjyra rozë. Gjithë ato histori zhdukjesh dhe spastrimesh të elitës së atëhershme të zhveshura nga tragjizmi i kohës, ngjasojnë më tepër me romanet policeske dalëmode. Kjo gjë, megjithatë s’ka si të mos ndjellë te nostalgjikët e asaj kohe enveromaninë e dytë. Në këto shfaqje mediatike, nuk flitet për luftën e klasave që përpiu gjithë inteligjencën shqiptare, nuk flitet për genocidin ndaj një populli të tërë, nuk flitet për varfërinë që kishte pllakosur vendin, nuk flitet për izolimin 50- vjeçar nga bota mbarë! Nuk flitet as për modelin e “njeriut të ri”, krijesë sterile, pa ndjenja dhe emocione, e zhveshur nga mendimi dhe i shpërbërë nga personaliteti, nën peshën e dhunës ushtruar mbi të, pjellë e inkuizicionit të kuq. Mediat e sotme, në vend që t’i servirin publikut këto paçaure dalëboje, do bënte mirë të kujdesej për ngritjen lart të vlerave, të shpresës, të dinjitetit të nëpërkëmbur të shqiptarit, si brenda dhe jashtë vendit. Sepse duket sikur harmonia dhe mirëkuptimi njerëzor kanë marrë arratinë. Urtësinë proverbiale dhe mençurinë mund t’i gjesh vetëm në legjendat e lashta. Kush na solli këtu? Të gjithë do t’i përgjigjemi njëzëri: Politika! Natyrisht që politika ka përgjegjësinë e saj në këtë shpërbërje morale. Por të mos harrojmë se edhe mediat kanë rolin e vet në këtë drejtim. Ato, siç dihet janë pjesë e rëndësishme e formimit të ndërgjegjes kombëtare. Jemi ne ata që, pasi u dehëm në delirin 48
  • 49. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon e të qenit të lirë, shkretuam gjithçka që patëm ngritur me djersë e mund. Tani rrimë dhe pyesim njëri-tjetrin, duke belbëzuar fjalë pa kuptim: ç’bëri media për ta ndalur. Asgjë. Artificat politike, gjuetia e shtrigave ndërmjet pozitës dhe opozitës, apo edhe ndërmjet vetë klaneve rivale, Brenda vetë forcave politike, mbushin rëndom faqet e shtypit të sotëm. Gazetarët rendin pas yjeve të politikës sikur të ishin artistë hollivudianë. Ndërsa atyre iu ikën goja shtrembër nga shëndeti (sa shumë politikanë të shpërfytyruar nga grykësia e tepërt!). dhjetëra e dhjetëra mikrofonë mbushin tavolinat e konferencave, sikur ajo që do të dalë nga goja e tyre atë çast përbën nektarin e botës! Kjo servilosje e rëndomtë e medias pas politikës i bën ata të vuajnë nga “politico-mania”. Por zellin më të madh mediat tona e tregojnë për të njollosur veten në sy të opinionit të huaj. Pa na u dridhur qerpiku fare i nxjerrim vetes aq të palara sa do na kishin zili edhe ata që s’na duan. Dhe këtë mesa duket e bëjmë për t’u paraqitur sa më modernë, bashkëkohorë, të hapur. Ku liria e shtypit është një me lakuriqësinë para botës. Në vend që të harxhojmë aq energji duke u marrë me figura të cilat historia i ka konsumuar tashmë, duke ringjallur viktima të perënduara, do të ishte e udhës që gjithë atë zell, ta vëmë në shërbim të përmirësimit të imazhit të përbaltur të këtij populli që nuk e meriton. Në historinë e tij të lashtë dhe moderne, me luftërat që ka bërë ndaj hordhive të panumërta, me kontributin që ka dhënë në mbrojtje të vlerave të qytetërimit të sotëm perëndimor. Në vend të zhvishemi para botës, le të veshim petkun e vlerave dhe fisnikërisë që na karakterizon. Vlorë, 18.08.2004 49
  • 50. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Promemorja e një intelektuali E kzistojnë shumë lloj promemorjesh, për ngjarje të ndryshme të historisë, për figura të shquara, për heronj dhe trima legjendarë… Ne duam të bëjmë një promemorje për një intelektual që s’ka bërë asgjë për t’u kujtuar. Thjesht për një të vuajtur të këtij vendi të prapë që na mori shpirtin e na treti jetën. Ecën intelektuali i kërrusur, i lodhur, i përhumbur në mendime. I shfaqen copëza jete nga ditët e bukura të rinisë kur mendonte se do ta lëvizte botën me majë të gishtit. Ndërsa ecën me vetëdijen e topitur nga pesha e viteve. Por ai mbijetoi, luftoi për ekzistencë dhe vijoi rrugën të ecë, të ecë… Askush nuk u kujtua për të, sikur të ishte hije. Një krijesë pa formë e trajtë. Por megjithatë jetoi. Ngadalë, pa u ndier, zëri iu mek, iu fashitën ëndrrat, lodhja e mposhti, hapat iu bënë më të vogla. Ecën dhe mendon. E vret ndërgjegja. S’ka bërë sa duhet për ta merituar jetën. Dhe megjithatë është intelektual. Por përsëri ekziston… merr frymë. Sado ndihet i sfilitur, mendja i punon vrullshëm, hovet jetëdhënëse, i rikthehen për një çast. Diç kërkon të bëjë, të ndryshojë. Veç të mos rrijë kështu i mbështjellë me mantelin e heshtjes dhe frikës. Frikë, nga se. S’është e mundur? Të lëvize, të transformoje, çfarë? Si ta bëje? Çfarë më ka penguar në tërheqjen time?! Çfarë? Ekonomia, përherë ekonomia. Bota e qytetëruar e paguan mendjen, intelektin, madje e blen. Kurse ne e braktisëm atë në fatin e vet. I lënë mënjanë, varfëri, skamje, mjerim. Mendja ngec, truri nuk punon, mpihet, 50
  • 51. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon t’kurret. Ndjenjat vyshken. Frika. Një frikë e madhe i shfaqet si fantazmë që e ndjek nga pas. Pasiguri për jetën, veten. Ç’është ajo frikë. Kërkon ta mposhtë, por ajo e rrethon nga të gjitha anët. Nuk i lë asnjë shteg të lirë që të shfaqë mendimin, ta thotë atë. Ç’është ajo frikë, prej nga vjen. Jemi të lirë e mund të flasim. Por diçka e pengon intelektualin. Frika se mund ta heqin nga puna mbetet e përjetshme. Mjerimi i mundshëm i mpin gjymtyrët, mezi ecën. E si do të jetojë pas kësaj… frymëmarrje, nuk ka ajër… më vjen koka rrotull… do të vijë kriza… kriza e zemrës. Lëviz me kujdes se mos cik ndokënd. Frika se mos i marrin jetën, po u shfaq, po foli… xhungla të egra nëpër të cilat lundron politika. Politikanët! Ah, këta politikanë paskan qenë një lloj i veçantë specie, pushtetngrënës, të egër, mizorë. Ku t’i shprehë intelektuali mendimet dhe të mos ketë frikë nga persekutimi para shokëve të vet, para miqve? Ata gjenden të strukur nëpër skuta e titujt shkencorë i kanë varur nëpër garderoba si relike të braktisura. Kërkon të ngrihet, të shfaqet. Po, po, do ta thotë atë që mendon. Kërkon të nxjerrë zë. Një piskamë e tmerrshme i vjen nga jashtë si një kërcënim dhe struket përsëri në vetmi. Partitë nuk i duan se mençuria për çudinë e të gjithëve përbën sakrilegj. Partia, si një instrument pushtetmarrës është më e kompletuar dhe produktive e mbushur me ca gjysmë budallenj të cilët i kthen nga të duash, i ndersen, i bën të ulërasin. Si të duash. Mençuria iu prish punë, prandaj partitë i shmangen, bëjnë sikur nuk i dallojnë, i lënë mënjanë dhe i shtypin herë-herë. Intelektuali nuk ndihet as për problemet e mëdha që e preokupojnë vendin. Flitet dhe grindemi edhe për datën e çlirimit ndërsa mendimi intelektual hesht. Përdhosen dëshmorët që dhanë jetën për lirinë (pavarësisht krahut që i përket) dhe intelektuali hesht. Luhet me votën, intelektuali përsëri hesht. Zien debati për integrimet evropiane, përsëri hesht intelektuali sikur të ishte kjo çështje që i përket vetëm turmave të eksituara. Lozet me llafet, afrohemi, largohemi, grindemi. E kthejmë kuvendin në arenë cirku, perseri opinioni 51
  • 52. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës intelektual hesht. Kush janë këta zotërinj që i gatuajnë këto çorba “demokratike”? Do të thërrasë fort, të klithë, po s’ka forcë, mezi merr frymë… Nuk shikon më… Kujt i intereson të mos hyjmë në Evropë. Na lënë të endemi si lypsarë dyerve të botës. Kujt i intereson të mos forcohet shteti që drejtësia të jetë e padrejtë. Në shtetin që është edhe i imi, përse të mbes i huaj. Ku janë partitë, ku janë bijtë tanë që i kemi rritur vetë, i kemi selitur për këtë vend, që ta duan nënën dhe babanë?! Oh, ç’dhembje! Zemra po e lëshon. Përse presidenti hesht?! Kush i jep përgjigje kësaj pyetjeje, zbaton kushtetueshmërinë me heshtje, pret të vijnë të huajt të na zgjojnë nga letargjia. Apo mendon edhe ai si intelektual i lodhur nga hallet e popullit. Kur duhen zgjidhur mosmarrëveshjet dalin sherre të reja. Në cilat kuzhina përgatiten sherret tona që po çudisin botën. Duhet të presim vetëm gjëma të mëdha (si bëmat e Kosovës) që të bashkohemi. A nuk ka ardhur koha sot, kur ndodhemi përballë ngjarjeve të tilla që nuk i ka njohur më parë historia e popullit tonë, të lëmë mënjanë sherret, inatet, ligësitë, ndotjen e vetes dhe të bashkohemi rreth një ideali të vetëm?! Zëra… thirrje.. “dua votën time” ! Zotërinj! Më lini, do flas. Më tepër se votën time, dua popullin tim, atdheun tim. Mos më ndërprisni. E di, e vrava frikën… Në qoftë se këto fjalë nuk i dëgjon kush, le të shkruhen te varri si epitaf me mbishkrimin: “Promemorja e një intelektuali”. 2009 52
  • 53. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Sikur të ndodhte çudia! S ikur të ndodhte çudia dhe shqiptarët të bashkoheshin në një qëllim të vetëm, në një ideal! Oh, ç’mrekulli do të ishte! Njerëzit, të gëzuar do të punonin, do ta donin njëri-tjetrin si vëllanë e vet. Do të shkundnin nga supet pluhurin mesjetar, do të flaknin tej meskinitetin, shpirtvogëlsinë, atavizmat, hipokrizitë, urrejtjet, mëritë, grindjet. Do t’i flaknim pas krahëve dhe do të bëheshim një komb vital, ashtu siç e ka thënë Zoti; të urtë e krenarë, si kemi qenë dikur me dinjitet e burrëri të rrallë, të hekurt dhe besëdhënës, bujare dhe mikprites. Sikur të ndodhte përsëri një çudi tjetër dhe politikanët tanë të zënë rrugën e mbarë, ta donin një çikë më shumë Atdheun e tyre që e lëvdojnë ditën dhe e vrasin natën. Të ishin më të përkryer për vepra në dobi të kombit. Se ai i ka lindur, rritur dhe edukuar si qytetarë të vet. Të jetonin ca më shumë me vuajtjen e popullit se iu ka dhënë dritën tok me hallet, shqetësimet, gëzimet dhe t’i qëndronin pranë, se nga ai kanë dalë. O Zot! Sikur të mos ishin aq të panginjur, të etur për pasuri. Të ishin të besës, të mos tallen aq shumë me të paditurin. Të ishin të nderit e lezetit me të mjerin popull që iu shkon nga pas dhe i brohorasin duke i parë plot shpresë si perënditë në Olimp. Sikur… sikur të ishim ca më shumë tolerantë dhe kur Atdheu të na e kërkojë, të harrojmë grënjat shekullore me njëri-tjetrin dhe t’i përvishemi bëmave (jo gjëmave) të mëdha në dobi të atyre që na kanë lindur. Atëherë ky vend i bekuar më shpejt do të begatohej e lumturohej. 53
  • 54. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Çudia do të ndodhte më tej dhe do të ishte çudia e çudive, sikur të bënim qoftë edhe një herë zgjedhje të ndershme në këtë vend. Sikur opozita dhe pozita t’i pranonin ato, atëherë do të zbrisnin kuriozë nga e tërë bota, për të parë që në tokën e shqipeve, mrekullia më në fund kishte ndodhur. Dhe bota do ta kuptonte se jemi ku e ku edhe ne të qytetëruar, ndoshta edhe më shumë se të tjerët sepse jemi djep i qytetërimit. Sikur deputetët të mos e vrisnin kohën aq shumë në Rogner dhe të ishin më tepër të preokupuar ndaj intelektit se sa ndaj barkut, do t’i bënin vetes dhe neve që i kemi zgjedhur, goxha nder… Këta burra të shquar, gojëtarë të padëgjuar janë krenaria e kombit, nderi dhe lavdia e tij. Sytë tanë u tretën duke i parë e duke i parë, e përsëri duke i parë se na merr malli për djemtë tanë. Sikur populli që ka aq shumë halle, t’i kursente ca këpucët e të mos rendte pas idhujve, ndoshta do të dilnin edhe të tjerë burra të zotë që t’i çonin punët përpara. Sikur të ndërgjegjësohej ky popull dhe të kuptonte se demokracia nuk është nënshtrim dhe të dilte paqësisht në rrugë kur s’ka drita, ujë… Kur na flakin në rrugë. Kur çmimet ngrihen e nuk ulen më. Kur i pandershmi na merr nëpër këmbë dhe tallet me varfërinë, atëherë do të themi se filloi demokracia. Sikur intelektualit të mos i merrej goja dhe të mos strukej vrimave siç edhe është strukur, të mos kishte frikë për kafshatën e gojës, por të luftonte. Pra t’i dëgjohej zëri sepse kur flet mençuria, frenohet marria dhe e liga me siguri do tërhiqet. Sikur… Sikur… Oh, ç’u lodha me gjithë këto sikure. E pra rinia, e ardhmja që po vjen, ta kuptonte me të vërtetë se ç’është Skënderbeu për këtë popull, Naim Frashëri, Çerçiz Topulli, Asdreni, Migjeni, Fishta, Noli, Ismail Qemali që na dhuroi mëvetësinë, e të tjerë si këta burra të zgjuar e mëmëdhetarë, sa bukur do të ishte. Pranvera e përjetshme do të binte mbi këtë tokë e do të çelnin lule gjithandej. Ajo, rinia, do ta zhdukë krejtësisht varfërinë. Të mos mbesim plotësisht 54
  • 55. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon vendi i shpresës së plagosur. Sa bukur do të ishte sikur një ditë, vetëm një ditë, të ndodhte mrekullia dhe të gjitha këto të bëheshin realitet. O Zot, …mos po ëndërroj pak si shumë? A mund të jetë e vërtetë…?! 2004 55
  • 56. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Qorrsokaku kulturor K u po shkon kultura jonë kombëtare? Askush nuk e di. Kur pretendojmë të hyjmë në bashkësinë e popujve të qytetëruar (dhe kjo, një ditë do të ndodhë), të mos harrojmë që jemi një popull i lashtë dhe nuk do të na bënte hijeshi“kostumi i lakuriqësisë që kemi hedhur përsipër duke u endur nëpër botë. Të mos harrojmë që kemi një kulturë të pasur me tradita dhe origjinalitet të papërsëritshëm në fushën e folklorit. Ndërkohë që kënga labe shpallet “pronë e trashëgimisë botërore” , për fat të keq po degradon përditë e më shumë, para syve tanë, pa mëshirë dhe keqardhje nga ndokush. Në qoftë se do ta shohim sot artin, kulturën, institucionet, lëvizjet teatrore, festivalet që organizohen, mund të thuash se lënë mjaft për të dëshiruar. Lind pyetja: çfarë po ngjet me kulturën tonë, po zhvillohet, po transformohet, deformohet, degradon apo ecën në rrugën e saj të zhvillimeve të reja nëpërmjet pasurimit të vlerave ekzistuese. Kjo është një pyetje e vështirë. E keqja nis me digasterin që ka për detyrë ta formëzojë artin, që do t’i japë trajtë, do te çelë perspektivë, do të hartojë plane e strategji. Është fjala për Ministrinë e Kulturës. Kjo ministri, në të vërtetë nuk i përket vetëm artit dhe kulturës, por edhe sektorëve të tjerë që nuk kanë lidhje, siç është turizmi, sportet dhe rinia. Çfarë e bashkon artin me gjithë këtë konglomerat. Një ministri e tillë nuk do të jetë në gjendje t’i bëjë ballë turizmit, i cili në vetvete është një fushë e gjerë veprimtarie që kërkon një angazhim maksimal. Mandej vjen sporti. Çfarë e lidh këtë me artin. E njëta gjë mund të thuhet edhe për rininë. Kjo tregon se nomeklatura shtetërore, 56
  • 57. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon kur ka sajuar këtë digaster ka pasur parasysh që t’i heqë qafe. Për të mos thënë se arti dhe kultura është lënë në harresë. Për fat të keq, kjo gjë ka ngjarë. Dhe nuk mund të ndodhte ndryshe. Kjo ministri, si një çorbë e përzier gjërash, nuk arrin dot të merret me problemet që ka arti dhe kultura jonë. Ka ndodhur prej kohësh një shkëputje dramatike. Artistët tani e njohin atë vetëm nga ngjyrat e ndezura qe ka godina e ristrukturuar sepse ka vite që specialistët e saj, nuk e dinë, fjala vjen, se çfarë bëhet në Teatrin e qytetit të Vlorës, apo ajo e estradës, cila është ecuria e tyre, çfarë problemesh kanë, kush do t’i zgjidhë dhe si, në çfarë mënyre, mjetet financiare që iu nevojiten.. ç’ndodh me Pallatin e Kulturës apo edhe institucionet e tjera. Duke qenë se varen nga Bashkia, por kanë edhe varësi tjetër, të dyfishtë nga Ministria, kjo është larguar dhe as që interesohet ç’bëhet. Ligji për teatrin, i cili është hartuar qysh prej vitesh (në të vërtetë askush nuk i mban mend qyshkur), qëndron në sirtar. Drejtuesit e digasterit vijnë dhe shkojnë, ndërsa ligji në fjalë mbetet në harresë. Atëherë, lind pyetja: si do të funksionojnë këto institucione. Askush nuk do t’ia dijë. Kjo nuk përbën një gjendje normale. Artistët ndodhen në mëshirë të fatit. Presin me ankth që t’i trajtojë Bashkia, e cila nga ana e vet, ndonëse bën përpjekje në morinë e problemeve që ka, arti nuk mund të marrë domosdoshmërisht vendin që i takon. Artistët presin, presin, ç’do të ndodhë, do të ketë fonde?!... Pritja është kaq e madhe, saqë kur nis puna, duket sikur frymëzimi ka shterur nga ankthet e gjata që s’kanë të mbaruar. Gjendja e artit Jemi mësuar që ta vlerësojmë gjendjen e artit me ato çfarë shohim në ekranet televizive, të cilat, me mjetet e tyre përpiqen të bëhen prezent në tregun mediatik për të qenë atraktivë. Për këtë qëllim realizojnë një sërë programesh artistike të gjinive dhe llojeve të ndryshme. Duke parë këto, 57
  • 58. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës na duket vetja sikur notojmë në art, pavarësisht vizionit që ato kanë, nivelit, cilësisë, prurjeve artistike që jo në pak raste bien ndesh me shijet e shikuesve. Kjo mjegull televizive duket sikur ka lënë në harresë institucionet e specializuara që janë të destinuara për këtë qëllim. Kuptohet që niveli artistik i këtyre programeve lë mjaft për të dëshiruar. Nën trysninë e tregut dhe komercializmit gjen në to deformime të folklorit, duke iu dhënë melodive popullore trajta ritmike të rrokut, xhazit apo të muzikave të tjera të kohës. Ky mbetet një transplant vulgar i muzikës tonë folklorike, që nuk ka asgjë të përbashkët me krijimtarinë e mirëfilltë që bazohet mbi motivet e melodive dhe i zhvillon ato në përmbajtje e formë. Një masakër e vërtetë po i bëhet melodisë labe duke e zhveshur nga ngjyrimet. Struktura e saj unikale dhe e papërsëritshme po degradon në disa lloje kabash pa vendlindje dhe pa origjinë. I njëjti fat i pret edhe vallet popullore. Për çudi ato janë deformuar aq shumë sa nuk i dallon dot më se cilës krahinë i përkasin. Këto shkarravitje i ndesh jo vetëm në programet televizive, por edhe në festivalet e folklorit, të cilat zhvillohen akoma në Gjirokastër si dhe në zona të veçanta, në pjesë të ndryshme të vendit. Vallja labe kërcehet si “tuistet” e viteve 60-të kurse meloditë e veriut kanë humbur lidhjen burimore dhe tingëllojnë si “saze”, për të mos thënë që kanë humbur freskinë dhe çiftelia s’e ka më timbrin e saj… Të kënduarit që i ngjante thellësisë së honeve dhe lartësisë së bjeshkëve në male, nuk janë më të tilla. Kjo përzierje ka krijuar një kaos të paqartë krahine, vendi, lindje dhe origjine të melodive dhe folklorit tonë në përgjithësi. Zhvillimet teatrore Festivalet e ndryshme teatrore, të cilat nuk janë të pakta në numër, janë si një përpjekje për të nxjerrë teatrin nga amullia. Diku zhvillohet festivali i humorit për teatrot dhe nuk gjen asnjë jehonë. Televizionet japin aty-këtu ndonjë kronikë të 58
  • 59. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon thatë, por askush nuk arrin të kuptojë se cilat qenë rezultatet që ta pasqyrojnë atë si eveniment sepse kërkohen fonde dhe ato ose mungojnë, ose përvetësohen nga vetë organizatorët. Ministria e Kulturës dhe Artit diku qëndron në hije dhe nuk shfaqet askund. Ndonëse është ajo që me ekspertët e saj duhet ta menaxhojë deri në finalizimin përfundimtar nëpërmjet konferencave, kolegiumeve, debatit dhe analizave përkatëse. Para disa vjetësh, në një festival teatror kombëtar të shkollave të mesme të Italisë e organizuar nga Ministria e Kulturës nën patronazhin e Presidentit të Republikës kishte një prezencë të veçantë të autoriteteve të dikasterit, përfaqësues nga Presidenca, të ardhur nga kryeqyteti, të cilët kujdeseshin për çdo gjë. Aty kishte edhe kurse specializimi disa ditore për stafet artistike, për regjinë, për interpretimin. Përfaqësues të medias të atashuar pranë festivalit, jepnin vazhdimisht kronika për ecurinë, çdo ditë, në disa televizione deri në përfundimin e tij. Shkruajtën gazetat, komente, intervista. Ç’vlerë ka një festival. Mos vallë për të përgatitur një lloj surugato, vetëm për të nxjerrë ndonjë përfitim material dhe vetëm kaq?! Kjo do të ishte një kodoshllëk dhe asgjë më shumë. Organizohet një festival për aktrimin dhe nuk flitet asgjëkundi për lojën e aktorit ? Rrymat interpretative, stilet, vlerat qe sollen artistet me te spikatur, ku nuk behet ballafaqimi i metodave të krijimit artistik, realizimet e figurave artistike, arritjet dhe dobësitë, deklamacioni, recitimi, shtampat, loja emfatike, elementë thelbësorë të kësaj mjeshtërie të bukur dhe të vështirë dhe te vjeter njëkohësisht qysh në zanafillat e jetës së njeriut. Në qoftë se nuk bëhen këto analiza, çdo gjë e mbulon hija e asgjësë që na ndjek kudo. Mblidhen disa trupa, bëhen ca gjëra, thuhen disa llafe në rrugë e sipër dhe s’ka asnjë ballafaqim të vlerave të mirëfillta dhe arritjeve artistike të punës aktoriale. Në festivalin e monodramës që u organizua në teatrin e Vlorës, pati një interes të veçantë dhe tërhoqi vëmendjen e artëdashësve për kulturën e prezantimit e nivelin artistik të realizimeve skenike, për tematikën e zgjedhur dhe mesazhet 59
  • 60. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës që përcollën. Mund të konsiderohet një arritje në llojin e vet ku spikatin me interpretime aktorët Dhimitër Orgocka (Korçë), Ilirjan Ali (Vlorë) . Këtij festivali i bënë jehonë të veçantë mediat televizive, shtypi dhe opinioni artdashës që e ndoqi. Në debatet e organizuara gjatë ditëve të festivalit u evidentuan arritjet më të mira dhe problematikat që dolën në trajtimin e figurave të realizuara suksesshëm nga aktorët interpretë. Por, megjithëse festivalet kanë rëndësinë e vet në gjallërimin e jetës artistike dhe shkëmbimin e eksperiencës dhe përvojës së punës, ato, nuk mund të plotësojnë në vijueshmëri nevojat artistike të qyteteve tona. Në teatrin eVlorës p.sh, nuk mund të thuash se kanë munguar shfaqjet. Trupa ka punuar gjithmonë kryesisht me financimet e Bashkisë. Janë bërë përpjekje të vazhdueshme për rritjen e nivelit artistik. Dramaturgjia është përzgjedhur me kujdes, këshilli artistik pranë institucionit ka funksionuar vazhdimisht. Përkushtimi i trupës së aktorëve nuk ka munguar në asnjë rast. Megjithatë, spektatori për vite me radhë ka qenë i paktë. Po të mendosh mundin që derdhet nga krijuesit, regjisori, aktorët, skenografi, prapavija, shpenzimet që bëjnë të mundur realizimin e shfaqjes, të vjen keq që të ndodhë ky largim i spektatorit. Kjo nuk është një veçori vetem për teatrin e Vlorës, por një sëmundje e përgjithshme e teatrit të sotëm. Teatri është në krizë? Spektatori në të vërtetë ka vite që është larguar. Ndikon televizioni, hapja ndaj botës? Mundet. Misioni i teatrit është ta sjellë spektatorin në sallë. Për këtë ka vetëm një sekret: cilësia, niveli artistik i shfaqjeve që i servirim spektatorit. Loja e aktorit ka ardhur duke u“ftohur”, ndihet një lloj mekanicizmi në interpretim. Kanë zënë vend shtampat, të cilat i fashitin ndjenjat, emocionet. E lodhin shikuesin derisa pastaj ndodh “braktisja”. Ka nevojë në radhë të parë, por një lloj “rikthimi” në identitet ku të zëri vendin që i takon mjeshteria, teknikat aktoreske që bëjnë të mundur zgjimin e krijimtarisë, për të arritur deri te interpretimi. Jo në pak raste ndesh vulgaritete në lojë, zhargone dhe maniera të huazuara. Loja e thjeshtëzuar përbën një tjetër 60
  • 61. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon pengesë për të vajtur te spektatori. Batutat mbesin rrugës, mendimi humbet dhe nuk bëhet i perceptueshëm. Gjithçka që duket se bëhet natyrshëm, është e ftohtë, e largët, sikur dikushi flet për diçka që nuk ekziston realisht. Këta elementë të munguar artistikë, ose të anashkaluar, deformojnë natyrën njerëzore të lojës së aktorit dhe e kthejnë në një bufonatë. E shikon një interpretim të tillë dhe ndonëse në dukje aktori çdo gjë e bën në rregull, përsëri të lë të ftohtë. Flet, por nuk flet, sheh në skenë, por nuk shikon asgjë. Duket sikur e dëgjon partnerin, por nuk e dëgjon realisht . Vëri re një aktori që përpiqet me lojën e tij të na bëjë për vete, askush nuk e beson sepse duket sikur thotë: ”e shikoni sa bukur luaj unë!”. Në këtë rast interpretimi ka marrë fund. Kuptohet se ketu një pjesë të madhe të përgjegjësisë e ka regjisori, i cili nuk thellohet në punën e tij, por mjaftohet vetëm me disa skicime të përgjithshme që nuk thonë asgjë, me ca uljengritje intonative të zërit të aktorit dhe natyrisht, pak ose aspak krijimtari të mirëfilltë. Asnjë lloj pune individuale me aktorin. Çdo gjë i nënshtrohet rutinës dhe dalin ato shfaqje që ne shohim dhe që e mbajnë larg spektatorin. Aty ka gjithçka dhe s’ka asgjë. Më tepër ndesh në skelete artistike, por pa jetë brenda. Nga ana tjetër, ka ardhur koha që teatri të eksperimentojë edhe forma të tjera të artit bashkëkohor. Ne nuk kemi përse të qëndrojmë të privuar nga ky lloj arti. Për këtë nevojiten më tepër kontakte, por edhe forma të tjera informacioni nëpërmjet specializimeve, literaturës etj, për t’i rrëzuar muret izolues që na ndanë me botën për dekada të tëra. Strategjia Nuk mund të thuash se ekziston një strategji për ecurinë e kulturës dhe artit tonë, për ta orientuar për perspektivën, për të çelur horizonte. Për ta mbrojtur dhe zhvilluar më tej, për ruajtjen e origjinalitetit, autorësisë e vlerave. Sidomos në fusha 61
  • 62. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës si teatri, folklori, etnografia, të cilat aktualisht ndodhen më të ekspozuara nga ekspansioni komercialist. Kjo na rrezikon të mbesim krejt pa folklor, gradualisht, vit pas viti, ky i nënshtrohet asimilimit, veteasgjësimit, Si pasojë e “eksperimentimeve” për të shfrytëzuar këtë pasuri burimore për më shumë disqe, për më shumë të ardhura dhe fitime maksimale. Ashtu si zhduken statujat, gjetjet arkeologjike me rëndësi të madhe për të kaluarën tonë, e njëjta gjë ndodh edhe me folklorin. Secili sipas dëshirës po i jep ngjyrat vetjake, shpesh të paformuara sa duhet si penelata të hedhura dosido mbi beze. Për ta ruajtur këtë pasuri kombëtare, është detyrë e të gjithëve. Nuk mund të nxjerrësh akte ligjore. Mund t’i kërkosh kryetarit të komunës te ruajë si pyllin, por jo folklorin. Per te ruajtur folklorin nevojiten kritere te percaktuara, te detyrueshme per shtepite diskografike. Përsa i përket teatrit, shteti dhe Ministria e Artit ka më tepër mundësi që t’i ruajë vlerat kombëtare dhe t’i kultivojë ato si pjesë e identitetit tonë kulturor. Në këtë fushë ku operohet nëpërmjet institucioneve shtetërore të cilat janë të shpërndara thuajse në gjithë vendin, mund të bëhet një punë e programuar duke pasur si obligim vënien në skenë të paktën të një vepre në vit me autorë të vendit. Ky do të ishte edhe një mjet tjetër efikas për të afruar spektatorin me teatrin. Në qoftë se spektatori do të shohe në skenë të realizuar figurën e bashkëkohësit të sotëm me problemet që janë korente për shoqërinë, me tema qe jane të prekshme, të trajtuara artistikisht, është evidente që spektatori do t’i ndjekë me interes, në vend që të shohë vetëm pjesë të huaja të një kulture pak të njohur për shijet e tij, siç është vepruar deri më sot. Në projektet artistike mund të përcaktohet një buxhet i veçantë për dramaturgjinë e vendit, i cili të mos tjetërsohet për qëllim tjetër. Në të gjithë botën e qytetëruar ekziston përkujdesje e veçantë për t’i ruajtur traditat që janë krijuar gjatë shekujve. Në të kundërt do të humbasim në mjegullnajën çoroditëse të asimilimit shpirtëror. 62
  • 63. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Mjedisi ku jetojmë J o pak herë, në jetën tonë shoqërore, shfaqen ato dukuri, që i zbehin së tepërmi elementët e vetëdijes qytetare. Ku jetojmë?! Qytetet tona janë bërë të frikshme, jo vetëm nga ngjarjet e kobshme që ndodhin, por edhe për faktin e ndotjes mjedisore. Dyndja e madhe e popullatës nga zonat rurale, të cilat s’e kanë akoma kulturën e jetesës komunitare, e kanë bere gjendjen edhe më të komplikuar. Kultura qytetare nuk krijohet për një ditë e as për disa vjet. Ajo përbën në thelb një proces evolutiv që formohet gradualisht. Për këtë nevojiten breza të tërë ndërgjegjësimi. Lëvizja e popullatës në ato vende që sot i quajmë të zhvilluara, ka ndodhur disa shekuj më parë. Mirëpo, nga dita në ditë, kjo kategori që vjen nga një mënyrë tjetër jetese e me koncepte të kultivuara, me rregulla e zakone të tjera, duke ardhur në qytet, vihet përballë një hapësire më të gjerë veprimtarie, ku ndërvarja nga mënyra e jetesës së fqinjit bëhet thelbësore. Bie fjala, mbetjet nuk mund t’i hedhësh ku të mundesh. Blegërimat e bagëtive janë pjesë e një mënyre jetese tjetër. Britmat, thirrjet baritore stonojnë me jetesën e qytetit. Mandej hapësira përreth banesës ku jeton është e lidhur me gjitonin, ndaj mospastrimi i saj përbën rrezik për jetën e të tjerëve. Të gjitha këto nuk mësohen në një ditë. Ky do të jetë një proces i gjatë përshtatjeje, që të krijohet ajo vetëdije, e cila përbën të ashtuquajturën “bashkëjetesa komunitare”. Qytetari i ri ka nevojë ta dijë se çfarë ndodh me ambientet urbane, çfarë 63
  • 64. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës kërcënimi sjellin ato për jetën, çfarë rreziku përbëjnë mbetjet toksike që ato lëshojnë përditë, vazhdimisht për muaj e vite me radhë. Ujërat e zeza që dalin në sipërfaqe, fekalet e të gjitha llojeve, papastërtitë që na rrethojnë, gjithçka. Mund të themi që ne jetojmë në një gjendje të tejngopur me rreziqe kërcënuese për jetën. Po të shtojmë këtu edhe atë lloj ndotjeje që vjen nga automjetet që lëvizin rrugë e pa rrugë, në baltë e në llucë, gazrat toksike që ato lëshojnë, tregon që ne jetojmë të rrezikuar në këtë mjedis te ndotur. Dhe përsëri ndihemi “të lumtur”; ushqehemi, flemë, ngrihemi, punojmë, frekuentojmë lokalet luksoze, argëtohemi, gëzojmë nga gjithçka që na siguron jeta, duke harruar atë ç’ka na rrethon çdo ditë dhe na demton: shëndetin. Ndoshta presim, si për çdo gjë tjetër, që të na sensibilizojnë bashkitë ose partitë. Ashtu siç ndodhte dikur, kur për çdo gjë kujdesej Partia. Ajo bënte thirrje për higjenë dhe ne turreshim drejt llozhit. Bënte thirrje të dilnim të dielave për pastrim të mjediseve rreth pallateve dhe ne nuk nguronim. Një përvojë kjo, pa dyshim, e vyer, por e harruar tashmë. Presim të na thërrasin, po s’na thërret më askush sepse ajo mënyrë jetese tashmë është shpërbërë. Ne veç presim. Ndërkohë që mbetjet urbane rreth e qark pallateve sa vijnë e shtohen. Ndërsa ne jetojmë së bashku me to. E ndërsa ato shtohen, frymëmarrja jonë përditë vështirësohet, sëmundjet bëjnë kërdinë. Viruset kanë mbushur hapësirat ku ne jetojmë dhe po na marrin jetën. Vetëdija qytetare edhe në këtë situatë qëndron e mpirë. Presim, veç presim. Por çfarë presim, asnjë nuk e di. Heshtim dhe bëjmë sehir si po zhytemi pak e nga pak në vorbullën e një kazani të madh plehrash. I vetmi mjet informimi sot janë kanalet televizive. Ato përpiqen, mundohen, sensibilizojnë, por kërkush nuk reagon. Institucionet përgjegjëse bëjnë sehir në këtë vetegroposje të madhe. Ndërgjegjësimi i opinionit nuk bëhet vetëm me dy-tre njoftime televizive. Këtu ka shoqata mjedisore që nuk dihet çfarë presin për të dhënë alarmin. Në programet televizive, 64
  • 65. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon përveç atyre intervistave bajate që merren nëpër rrugë, ekziston nevoja e përgatitjes së programeve të veçanta, speciale, ku të marrin pjesë qytetarë, intelektualë (ah këta intelektualët, ku vajtën?!), punonjës të ndërmarrjeve të specializuara, ekspertë, të rinj, të reja, duke mos munguar, natyrisht, punonjësit e shëndetësisë dhe të flitet e të flitet... vetëm në këtë mënyrë vetëdija jonë, ndoshta do nisë të zgjohet gradualisht. Nëntor 2004 65
  • 66. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Identiteti Ë shtë vështirë ta përcaktosh. Shqiptari sot ka evoluar. Nuk është ai që ka qenë. Nuk është më vetja e tij. Një specie tjetër është duke u krijuar nga transplantet që ka prodhuar koha. Gjuha Mundohemi të shfaqemi ndryshe në shumë aspekte. Në marrëdhënie, jemi ftohur. Në biseda, në të folur përdorim “stile” mbresëlënëse. Gjuha po pëson një transformim përçudnues. Po mbushet me huazime; fjalë të huaja gjithefarëllojesh janë futur vend e pa vend. Snobizmi i të qenit evropian është dominues. Po të gjendesh ndonjë ditë kur vjen trageti për festat e fundvitit, do të të duket vetja sikur nuk ndodhesh në vendin tënd. Fëmijët e sapombërritur në tokën e tyre, nuk i dëgjon të flasin në gjuhën e amës, por ligjërojnë në tjetër gjuhë. Dhe kjo padyshim përbën një paradoks kur mendon se arbëreshët e kanë ruajtur me aq fanatizëm gjuhën amtare për shekuj me radhë. Në mes të këtij ambienti shqipfolës të lind pa dashje pyetja: kush jam? Mirëpo gjuha së fundmi ka nisur të modifikohet edhe në parlament. Deputetët si patriotë që janë, gati të përcëllohen për vatan, lëshojnë në fjalimet e tyre hartimore fjalë të huaja. Dhe këtë e bëjnë jo se nuk e dinë shqipen, por për të shpalosur para auditorit “kulturën” erudite që zotërojnë si njohës të mirë të Evropës. Sëmundja europianizuese ka përfshirë edhe mediat. Po të 66
  • 67. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon shikosh me kujdes, gjuha që përdoret është shqipja e “gatuar”. Edhe titujt e emisioneve kryesore janë në gjuhë të huaj: “Deja vu”,“Good morning Allbania”,“Grande Fratello” apo si i thonë anglisht...Big Brother. Të gjitha lokalet, kudo që janë, mbajnë tabela me emra të padeshifrueshëm. Evropës nuk i mbetet gjë tjetër veç të na marrë në gjirin e saj, kështu siç jemi, se identiteti na ka rënë rrugës. Madje, këtij evropianizimi të shqipes, nuk i ka shpëtuar as e folura e përditshme. Në këtë revan që kemi marrë do të na duhet një kohë e gjatë të rikthehemi në origjinë, në të folurën e të parëve tanë. Po atëherë, do të jetë vonë! Foklori A, këtu jemi në pararojë të një ecjeje galopante “drejt” civilizimit bashkëkohor! Ndërsa shohim popujt përreth që i ruajnë vlerat e tyre, ne kemi marrë revansh të paparë për të bërë të kundërtën. Nëpër emisionet televizive, thuajse është zhdukur krejt tradita popullore. Jepen gjithkund këngë moderne të të gjitha llojeve, nga çdo cep i botës, prej të gjithë popujve, përfshi edhe ato të fiseve gaga-bubu, por meloditë tona aq të dashura nuk i dëgjon në asnjë emision. Ku vajti folklori ynë? Na mori malli ta dëgjojmë. Çdo gjë ngjan e tjetërsuar dhe duket se nuk jetojmë në tokën tonë! Ku janë vallet tona? I gjen të deformuara. Vallet e veriut që na drithëronin shpirtin, këngët e jugut, meloditë e vallet labe, çiftelinë. Brezat e rinj kanë nisur t’i dëgjojnë me çudi këngët tona. Në qoftë se ne kemi disa vlera që na bëjnë të krenohemi dhe na dallojne nga popujt e tjerë, një prej tyre është pa dyshim folklori. Në folklor janë derdhur gjithë thesaret e shpirtit të popullit. Aty gjenden luftërat për liri, trimëria e bijve tanë që është skalitur në këto këngë e valle, të mishëruara me një gjenialitet të madhërishëm artistik. Aty jeton vetë historia e bëmave të 67
  • 68. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës mëdha të historisë sonë, luftërat, trimeritë, heroizmat. Në gjirin e ketij thesari gjenden vlera që mund të mahnitin botën përtej modernizmave të kohës. Aty mëson se kush është ky popull dhe cila ka qenë gjeneza jonë. Shqiptarin nuk e njeh kush nga rroku, kjo është pronë e popujve të tjerë. Ne nuk mund të përfaqësohemi në botë me hip-hop apo R&B. Këto janë rryma që vijnë dhe ikin pa lënë gjurmë. Identiteti ynë i ka rrënjët te folklori që është aq i larmishëm. Kjo, tek e fundit na dallon prej të tjerëve, na bën të veçantë e të papërsëritshëm. Ndaj s’mund t’i deformojmë këto vlera dhe t’ia përshtasim rrymave korente të huaja. Një popull që krijoi dhe kultivoi për shekuj thesare të tilla, në kushtet e shtypjes dhe pushtimeve të gjata, përbën argumentin thelbësor të mbijetesës. Në të kundërt, do të ishte zhdukur. Me çfarë të drejte, ne sot, e lëmë atë, e braktisim dhe më keq akoma, e deformojmë?! Kjo, për qëllime komerciale. Të ndërtosh një këngë mbi motivet e një muzike popullore, duke e deformuar atë, përbën në vetvete një banalitet artistik pa vlerë. Prej këtij lloj transplanti lind një hibrid i denatyruar që s’i njihet as nëna e as babai. Vallet tona, kostumet, mënyra e të kërcyerit janë pjesë e një bukurie sublime. Kur një popull arrin të shprehë gjendje emocionale me përmasa historike, atëherë arti arrin dimensione të përmasave epokale. Aty shpalosen tragjizmi, lirizmi, dramat e mëdha, triumfi, ngadhënjimi, heronjtë që u flijuan. Gjithçka që ka të bëjë me jetën, dasmat aty janë në ato këngë e valle. Madje edhe tradhtia aty pasqyrohet. Ndaj popullin tonë nuk arriti asnjë pushtues ta asimilonte dhe ta mposhtte, sepse jetën e pati derdhur në art dhe artin e pati bërë pjesë të shpirtit të vet. Duke jetuar tok me të në gëzime e hidhërime, bashkudhëtarë të përjetshëm, pjesë të vetë ekzistencës duke e kaluar brez pas brezi jo si gojëdhënë, por si pjesë e jetës së vet. Ky ndoshta ka qenë gjenialiteti i popullit dhe instrument i mbijetesës së gjatë. 68
  • 69. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Etnografia Ku gjen një vend tjetër me një larmi kaq të pafund kostumesh popullore?! Tek ne, jo vetëm çdo trevë apo krahinë, jo vetëm çdo fshat, por edhe çdo shtëpi ka ruajtur veçoritë e veta në stolisjen e kostumeve. Është çështje sedre, prestigji dhe pse jo, krenarie përballë gjitonit dhe fqinjit që kostumet të dallonin nga struktura, ornamentet, veçoritë specifike që kishin lidhje me të veçantën, të papërsëritshmen. Kjo shpjegon atë larmi të pafund stilesh, qëndismash, modelesh, xhaketash, fundesh, fustanesh. Bukuria e kostumeve të veriut është e rrallë. Aty gjen të derdhura harmoninë e luleve, të maleve tona. Pak nga eleganca dhe krenaria e malësorit. E, në qoftë se do t’i drejtohemi valleve të Shqipërisë së mesme, ato janë ngjyrë e ëmbëlsi. Një shpirt që çelet së bashku me pranverën, kurse në jug vallet bartin dramaticitetin e një bote të trazuar së toku me pamposhtmërinë. Si mund t’i ruajmë gjithë këto vlera, në qoftë se këtë harmoni dhe gërshetim kaq perfekt ndjesish dhe gjendjesh emocionale i shartojmë me forma të tjera jashtë natyrës që i lindi? Kultura vizive monumentale Dikush mund të pyesë: çdo të bëjmë me zhvillimet e reja që ofron koha, të cilat i pëlqen dhe preferon rinia në kushtet e ekonomisë së tregut? Këto janë në të vërtetë dy procese të ndryshme që zhvillohen paralel dhe ecin së bashku. Ashtu si gjithë këto vlera përbëjnë krijesën tonë të ngjizur në shekuj, edhe monumentet e kulturës janë pjesë e këtij universi. Në qoftë se popujt e tjerë, na mahnisin me trashëgiminë e vet kulturore, të cilën e ruajnë me fanatizëm: me pallatet e shndritshëm plot salla dhe aureola ku kanë jetuar mbretër e oborretarë, me sarajet e kështjellat ku është derdhur shija e tyre, 69
  • 70. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës finesa dhe gjithçka patën trashëguar. Në to lulëzuan kopshtijet, shatërvanet që të lënë pa mend dhe statujat madhështore, në vendin tonë, për shkak të rrethanave historike lulëzoi një formë tjetër e trashëgimisë së monumenteve të kulturës. Në cilin popull gjen kaq shumë vepra të tilla arkitekturore që flasin për pamposhtjen e një vendi të vogël, por edhe të madh njëkohësisht. E megjithatë duhet thënë se neve gjatë historisë na është dashur kryesisht të mbrohemi sesa të vallëzojmë nëpër salla luksoze. Na është dashur të luftojmë kundër hordhive të panumërta sesa të ndërtonim pallate te rrethuara nga shatervane e koshte sic i ka bota. Kjo është historia jonë dhe për këtë na janë dashur kalatë. Shqiptarët mund të mburren para botës me kalatë. Po, po, me kalatë. Në një sipërfaqe kaq të vogël ku jetojmë, ekzistojnë një numër i madh kalash që mund të mrekullojnë. Nga arkitektura jonë madhështore, nga pozicioni, mbështetur në shpatet e maleve, si për t’u shlodhur pas betejave, buzë shkëmbinjve që të imponojnë forcë dhe pavdekësi. Bota këto nuk i njeh, kurse ne pothuajse i kemi harruar. Nuk janë thjesht kala, por qytete kala ku ka jetuar një popull që dasmën e bënte në luftë dhe luftën e kishte pjesë të jetës së vet. Bota këto sigurisht që nuk i di. Ajo nuk e njeh fytyrën e vërtetë të popullit tonë. Për fat të keq, prej vitesh, nuk ekzistojnë politika që këto monumente të mirëmbahen. Restaurimi i tyre do të përbënte një kontribut të paçmuar për brezat që do të vijnë. Këto kështjella-kala janë dëshmia e gjallë e luftërave të popullit për të fituar lirinë. Ne nuk patëm kohë të krijonim kopshte e shatërvane. Krenaria jonë është e madhe për luftërat e Skënderbeut që mbrojtën qytetërimin evropian, të cilit i përkasim. Natyrisht, Skënderbeu i mbajti hordhitë osmane të gozhduara për 25 vjet në portat e Krujës dhe nuk avancuan drejt perëndimit. Krenaria jonë lartësohet edhe pse i kemi dhënë botës Nënë Terezën, kryeengjëllin mbrojtës së të varfërve. Janë, pra, dy personalitete që, si rrallëkush, nuk kanë synuar të mposhtin botën siç kanë bërë shumë figura të tjera 70
  • 71. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon në historinë e popujve, por e kanë mbrojtur atë. Këtu qëndron kuintesenca e identitetit tonë, si komb paqësor. Një komb që nuk ka sulmuar asnjë prej fqinjëve për t’i nënshtruar, edhe kur ka qenë i fuqishëm. Fisnik, sepse e ka respektuar lirinë e tjetrit sikur të ishte liria e vet. Bujar, sepse asnjë prej pakicave që kanë jetuar në këto troje nuk është përbuzur, por ka gëzuar dashuri dhe respekt të pakufishëm. Trim, sepse askush në betejë nuk ia pa shpinën. Ndonjëherë, pasi të kemi shfryrë dufet e mllefet e akumuluara ndaj vetes dhe të mendojmë për ta njohur botën me të vërtetat e identitetit tonë, me vlerat që sjellim para bashkësisë së popujve, fëmijët tanë s’do të mundohen të tjetërsohen dhe do ta flakin tej atë ndjenjë inferioriteti që na e vret aq shumë krenarinë. 71 2007
  • 72. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Misioni që ka qytetari në luftën politike për pushtet A mund të gënjehet populli? Të mashtrohet ose instrumentalizohet.Shumëkush mund të thotë ç’është kjo pyetje. Duket si një bllasfemi ndaj forcës dhe pathyeshmërisë. Mjaft t’i hedhim një sy historisë e do të shohim se ka, jo pak raste të kthesave vendimtare ku populli ka bërë të ndryshojnë rrjedhat e kohës. Është fjala për revolucionet apo kryengritjet e shumta, luftërat e pafundme që shoqëria, njerëzimi ka bërë gjatë rrugës së vet të ngritjes. Por këto revolucione në të shumtën e rasteve kanë degjeneruar në uzurpimin e pushtetit. Idealet janë shkelur, ngjarjet kanë degraduar dhe ajo çfare ka mbetur është shfrytëzuar nga një pakicë, e cila ka përfituar të mirat e pushtetit. Nuk janë të pakta rastet në historinë e popujve kur diktatura ka lulëzuar e fshehur prapa frazave, dogmave, fjalëve, kështu ka ngjarë rëndom. Një sindromë prej së cilës ka vuajtur edhe populli ynë. Popujt janë gjendur të gënjyer, jo në pak raste gjatë historisë. Lind pyetja: si realizohet një mashtrim i tillë kaq gjigand, me përmasa të paimagjinueshme, ku turma të mëdha janë të destinuara të përkunden për shekuj në një lumturi të stisur dhe të heshtin, të durojnë dhe pranojnë gjithçka që ndodh? Cilat jane mjetet, strategjitë që janë aplikuar, taktikat, filozofia, që e ka bërë qytetarin për vete! Për të vënë në lëvizje një masë gjigande njerëzore kërkohet energji e pallogaritshme që trondit gjithçka. Nuk është punë 72
  • 73. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon e lehtë, kërkon para së gjithash motivimin e turrmës drejt një qëllimi si dhe karizmen e njeriut që e mishëron këtë synim. Karizma dhe motivimi përbëjnë atë gjenerator të fuqishëm besimi dhe frymëzimi. Të mos shkojmë larg në histori, por të shohim atë ç’ka ndodhi me popullin gjerman gjatë luftës së dytë botërore. Po të ndjekësh dokumentarët e asaj kohe, mahnitesh, jo vetëm nga madhështia e tyre, por edhe nga entuziazmi popullor dhe i pjesëmarrësve të tij. Çfarë ndodhte në të vërtetë. Ajo që duket është se populli ndodhet në gjendje hipnoze. Jeton si në ekstazë dhe nuk ndien më se çfarë i thonë. Ndien madhështinë e interpretimit të fatalitetit që e pret. I ngritur peshë nga madhështia e paraqitjes së forcës, në të ndihet vullneti për të bërë realitet ëndrrën e Gjermanisë së madhe, forca e mbinjeriut që reklamohej gjithandej. Ajo që ndodhi më vonë dihet dhe s’ka nevojë për koment. Konkluzioni i atyre ngjarjeve që e tkurrën botën, ka vetëm një të vërtetë: populli gjerman u gjend i mashtruar. Me anë të propagandës, duke depërtuar thellë në skutat më të ndjeshme të ndërgjegjes së qytetarit të thjeshtë; u gjendën si instrumentet e përshtatshëm të mashtrimit dhe ekzaltimit te turmës. “Teoria e racës superiore dhe ajo e mbinjeriut”, vepruan si nxitës për t’i bërë turmat për vete si një e drejtë e natyrshme e popullit gjerman për të sunduar botën. Çdo gjë ka një shpjegim dhe një mjet specifik për ta bërë qytetarin popull për vete. Për çudi, elementë të kësaj platforme filozofike i gjen me tepri, po t’i shikojmë ngjarjet me gjakftohtësi edhe në propagandën e diktaturës komuniste. Përmbysjet klasore që sollën në fuqi rendin socialist, u shoqëruan me premtime për barazinë midis njerëzve, që në fakt nuk u realizua kurrë. U propagandua teza e ardhjes në fuqi të klasës punëtore, gjë që në realitetin e mirëfilltë nuk u realizua asnjëherë. Bollëku i tepruar nuk qe veçse parajsë e siguruar për një grusht njerëzish. U abuzua me nacionalizmin dhe ndjenjat e atdhedashurisë. Nëpërmjet amplifikimit të këtyre prirjeve natyrale për 73
  • 74. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës vetëflijim të qytetarit, u krijuan mitet, superheronjtë, pse jo edhe “Mbinjeriu” që mbetet i tillë në përjetësi. Dhe populli, qytetari, u turr shesheve i mahnitur dhe nën hipnozë duke brohoritur përsëri në ekstazë edhe me barkun bosh. Se si përfunduan “kështjellat” e pamposhtura tanimë dihet dhe s’ka nevojë për koment. Po në kushtet e sistemit të demokracisë, ekziston rreziku ! Mund të gjendet qytetari përsëri i gënjyer. Duhet thënë se ky sistem shoqëror është ngritur mbi parime të konsoliduara si pasojë e korrigjimeve të bëra dhe mësimeve të nxjerra nga gabimet e së kaluarës. E, natyrisht që sistemi i demokracive të sotme, përbën modelin më të avancuar të civilizimit qytetar të bazuar mbi themelet e përcaktuara drejt të zbatimit të ligjit, pa barrierat ideologjike dhe ndarjet klasore të së kaluarës . Një sistem që i mbron ose më saktë duhet t’i mbrojë të gjithë qytetarët duke iu dhënë siguri maksimale për jetën, për pronën, punën, familjen, nderin, dinjitetin, vlerat humane, nëpërmjet të drejtës themelore të zbatimit të ligjit. Përsa i përket anës materiale, përparimi i teknologjive e ka afruar qytetarin me ëndrrën e lashtë të njerëzimit, për barazi dhe prosperitet. Pikërisht në rrethanat e reja merr një rëndësi të veçantë nocioni popull. Duke rrëzuar barrierat klasore dhe ato ideologjike populli, tanimë është i lirë të zgjedhë modelet e partive për t’u përfaqësuar në qeverisje, duke mbetur njëkohësisht një qytetar i lirë për të kërkuar të drejtat e tij nëpërmjet grevave, protestave dhe grumbullimeve paqësore, sindikatave, shoqatave, organizatave të tjera qytetare, të destinuara për ta mbrojtur qytetarin. Ky është një dimension tjetër i lirisë të garantuar, që nuk ka ekzistuar kurrë më parë. Ndodhemi tashmë para një shoqërie që ka një forcë të madhe demaskuese ndaj shtetit të vet që e ka zgjedhur me votën e lirë. Kjo përvojë e madhe njerëzore, ka mbërritur deri në ditët tona jo pa luftë e sakrifica, por edhe nëpërmjet vlerave të kultivuara për breza të tërë në rrugën e civilizimit dhe tolerancës së mbarë shoqërisë ku jetojmë. Si rrjedhojë e 74
  • 75. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon kësaj, miliona njerëz jetojnë në harmoni të ndërsjelltë, edhe pse mund të jenë të kundërt në mendime dhe në pikëpamje të ndryshme në përvojën jetësore. Në rast se prishen këto raporte përgjithësisht delikate dhe të brishta, atëherë shfaqen në skenë monstrat e diktaturave dhe shtypjes, të cilat gjenden kudo dhe i kemi kurdoherë pranë. Mund të flasim për mbrojtje të demokracisë dhe të kërkojmë ta shkallmojmë atë. Të ulërasim për lirinë dhe njëkohësisht ta njollosim. Duke u çjerrë për të drejtat e nëpërkëmbura dhe të kërkojmë për ta kthyer çdo gjë përmbys! Ne si popull, kemi përvojë të hidhur në këtë drejtim. Jo pak herë jemi gjendur të gënjyer e të mashtruar njëkohësisht. Demokracia nuk është grua e përdalë që të luajmë me të sipas epsheve dhe pasioneve të çastit! 2004 75
  • 76. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës 76
  • 77. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Kapitulli ii Shteti, pushteti dhe shoqëria civile shqiptare në rrjedhën historike 77
  • 78. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës 78
  • 79. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Shteti dhe antishteti S hqiptari për shekuj me radhë ka jetuar mbi bazë të rregullave kanunore, të cilat nuk mund t’i thyente askush. Duke jetuar brenda suazave të një bote të ngushtë dhe duke mos ditur se ç’ndodhte përtej kufijve të fisit të tij, edhe mundësitë e manipulimit prej armiqve kanë qenë të mëdha. Instiktet e vetëmbrojtjes dhe të kundërvënies ndaj çdo gjëje që mund të dukej e huaj për të, u bënë tiparet bazë të vetëqenies sonë. Këtu duhet ta kenë burimin ato hakmarrje absurde dhe armiqësira që shpesh herë edhe sot lindin për gjëra krejt banale dhe që përfundojnë në tragjedi në vorbullën e të cilave përfshihen fise të tëra!... Këto karakteristika të veçanta të mënyrës së ekzistencës së popullit tonë përballë rrebesheve të historisë, i siguruan atij mbijetesën, por jo vetëdijen e shtetit dhe atributet që rrjedhin prej tij. Shteti për të mbeti një armik i përhershëm, ashtu si edhe pushtuesi i vet, të cilin përfaqësonte. Në mënyrë të habitshme në historinë gojore të ndërgjegjes sonë kombëtare do të ndeshen me paradokse ku krahas trimërisë, do gjesh pabesinë, krahas besës, tradhtinë. Mjafton të kujtojmë një nga legjendat me te njohura, siç është ajo e Kalasë së Rozafës, ku vëllai i vogël bie viktime e pabesisë së vëllezërve të tjerë... edhe pse kalaja ndërtohet, pra kombi nuk braktiset, pabesia është e pranishme. Ja se si në të njëjtën legjendë bashkëjetojnë së toku: jeta dhe vdekja, besa dhe pabesia. Paradokse të tilla e kanë burimin pikërisht tek ndjenja e kultivuar në shekuj nga 79
  • 80. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës armiqtë e kundërvënies ndaj njëri-tjetrit. Mendjet me të ndritura të kombit tonë e kanë shfaqur gjenialitetin e vet me së shumti larg atdheut. Kjo ka ndodhur sepse ndjenja instiktive që ne kemi për të asfiksuar njëritjetrin është mjaft e fortë. Figura të tilla të ndritura të kulturës tonë si Faik Konica, Gjergj Fishta, Fan Noli etj e kanë mbyllur aktivitetin politik thuajse në deziluzion të plote. Biles, mund të thuash se ata e kanë parë të ardhmen tonë si komb me një pesimizëm të thellë. Të keqen, si duket e kërkonin brenda vetëqenies dhe kjo i dëshpëronte pa masë. Pyetja që shtronin pak a shumë ishte kjo: “Përse ne, një nga popujt më të vjetër të Evropës prej nga kanë marrë rrugë shumë qytetërime të tjera, edhe sot në fund të shekullit XX-te gjendemi të copëtuar, të vrarë, të traumatizuar, me çështjen kombëtare të marrë nëpër këmbë? Ne jemi mësuar që për të gjitha të ligat që na kanë rënë mbi kokë të fajësojmë të tjerët, të huajt, armiqtë. Ata, sigurisht kanë pjesën e vet në fatin tonë tragjik. Por cilët kanë qenë ata faktorë të brendshëm që kanë ndikuar në fatin tonë ? Ka ardhur koha që ne të shohim brenda vetvetes që të mund të ndreqim atë çka shekujt na e kanë lënë zvarrë dhe që herëherë na duket sikur të ishte një ankth që qëndron pezull mbi kombin tonë. Krahas virtyteve të larta të bujarisë, mikpritjes, trimërisë, ndjenjës së krenarisë dhe papërkulshmërisë së karakterit, duke qenë gjithnjë të kërcënuar nga rreziku i asimilimit to­al në t luftën për ekzistencë dhe mbijetesë, duke u ndeshur gjithmonë me armiq të fuqishëm dhe të egër, është kultivuar edhe ndjenja e të jetuarit me vete dhe për vete. Edhe kur u krijuan kushtet historike për realizimin e aspiratës shekullore të popullit tonë për krijimin e të parit shtet shqiptar, tendencat dezintegruese të forcave apo grupimeve të ndryshme brenda vendit asfiksuan punën e tij qysh në embrion. Ndjenjat e kundërvënies ishin të pranishme. Lidhjet dhe kundërshtitë ndërfisnore e dobësuan atë qysh kur ishte foshnjë. Në periudhën diktatoriale, shteti u imponua si 80
  • 81. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon instrument i dhunës në emër gjoja të një demokracie të mbuluar me demagogji. Shqiptari përsëri mbeti në hasmëri me shtetin e vet, i cili e burgoste, e internonte, e shpërfytyronte deri në kufijtë e ekzistencës. Pas përmbysjes së diktaturës, shpresa për të ngritur një shtet modern që t’i përgjigjej standarteve bashkëkohore, një shtet që të kishte në themel të tij ligjin për drejtësinë, që të ishte i shkëputur një herë e përgjithmonë nga e kaluara e mjegullt, ishte e madhe. Dhe mundësitë për realizimin e kësaj aspirate ishin të mëdha. Tashmë Shqipëria nuk ishte më ajo e vitit 1912-të kur u ngrit flamuri, nuk ish­e ajo e vitit 1914-te kur na caktuan një princ t të huaj për të qeverisur vendin, as ajo e viteve ‘30-te ku 80% e popullsisë ishte akoma analfabete, Tani kishim plejada të tëra intelektualësh të përgatitur dhe të specializuar në të gjitha fushat e jetës. Me parti dhe pa parti, njerëz të devotshëm dhe të ndershëm, atdhetarë dhe të përgatitur, të gatshëm për të drejtuar shtetin dhe ekonominë. Por nuk ndodhi ajo që pritej. Në vend të kuadrove të nder­ hëm dhe të aftë profesionalisht s në vendet drejtuese u caktuan njerëz me një të kaluar të dyshimtë, me karakter të dobët, karrieristë të mbetur në harresë. Përzgjedhja e tyre nuk u bazua në asnjë lloj testimi. Kriteret qenë të bazuara kryesisht në lidhjet miqësore, në linja fisnore, në bazë tarafesh dhe nga kontributet apo militantizmi partiak. Një shtet i ngritur mbi këto baza, s’kishte si të mos humbte shumë shpejt besimin e njerëzve. Shqiptarët edhe një herë në këtë fundshekulli u gjendën të zhgënjyer nga “krijesa” e tyre sh­ et. E ç’shtet mund të jetë ai që t e ka institucionin e drejtësisë instrumentin kryesor të zbatimit të ligjit tërësisht të korruptuar? Në qoftë se shteti e le qytetarin e vet në mëshirë të fatit, të ekspozuar para rreziqeve dhe të papriturave, kur hajduti, krimineli, spekulanti, xhambazi, mashtruesi, luajnë mbi fatin e tij dhe me keq akoma, kur vetë shteti me anë të pushtetarëve të korruptuar, në vend që të vendose drejtësinë, i shtrin tentakulat për të përfituar në kurriz të qytetarit të pambrojtur. Kur korrupsioni bëhet 81
  • 82. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës pjesë normale e jetës, kur kontrabanda lulëzon në mes të ditës, kur krimi bëhet dominues, atëherë vetë shteti kthehet në antishtet dhe pushon që ekzistuari. Ndërtimi me të vërtetë i një shoqërie të lirë dhe demokratike nuk është një punë e lehtë, aq me tepër kur mungon një traditë e tillë. Shumë lehtë liria mund të kuptohet si anarshi ku secili mund ta marre si një lojë zbavitëse. Ne nuk vuajmë nga mungesa e strukturave të nevojshme. Ato i kemi aq me shumicë, sa do të na i kishin zili edhe shtete shumë me të pasura se ne. Problemi thelbësor është mosfunksionimi i tyre për zbatimin e ligjeve. Tek ne ndodh një fenomen i veçantë në llojin e vet. Pushtetarët tanë, me të hipur në karriket e tyre, në vend që të nisin punët me detyrat funksionale iu futen transformimeve nga fasada e jashtme e zyrave duke ndërruar kolltukët, makinat, tapiceritë etj. Ndërsa vendi dergjet në agoni. Odisea e ndryshimeve pason me “ç’rrënjosjen” e kuadrit, të cilët flakën tej më të aftët, e të paaftët, të ndershëm e të pandershëm. Çdo gjë nis nga fillimi, sikur po hyjnë në një erë të re epokale. Natyrisht, që ndryshime të tilla drastike janë tronditëse për mbarëvajtjen e punëve dhe për fatet e vete shtetit, sepse kuadrot, të aftët, ata që mund t’i çojnë punët përpara, nuk përgatiten në inkubatorë. Kështu shteti i ngritur përherë nga zero mbetet gjithmonë i brishtë. Kur mori pushtetin grupimi i së majtës në qershor të vitit 1997-te, lideri i saj deklaroi se për emërimet e kuadrit do të zbatoheshin kriteret e meritokracisë. Disa nga lëvizjet e para të qeverisë së tij si fryma e moskonfrontimit, shpërndarja e pushtetit brenda koalicionit, u duk se do të sillnin atë frymë të re në politikën tonë që do ta nxirrte vendin nga agonia. Por ai gaboi në dy drejtime. Si një politikan tashmë me përvojë duhet ta kishte kuptuar, se që ta bënte të efektshme politikën e tij, duhej më parë të bënte realitet pajtimin kombëtar. Nga ana tjetër, në emërimin e kuadrit nuk mund të çrrënjoste si me magji një të keqe shekullore që i ka rrënjët thellë në mentalitetin e shqiptarit. Në qoftë se dorëheqja e tij si kryeministër ishte një xhest emancipues, tërheqja kohët e fundit nga drejtimi i PS82
  • 83. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon se përbën një Show, po të kemi parasysh momentin aspak të përshtatshëm pas ngjarjeve tronditëse që po përjeton Kosova dhe i gjithë kombi shqiptar. Kjo dorëheqje tingëllon si një sfidë ndaj tentativave që po bëhen për unifikimin e qëndrimeve të të gjitha forcave politike për Kosovën dhe më gjerë. Deklarata e fundit e Ministrisë së Jashtme si dhe ajo e Z. Sabri Godo në emër të Kuvendit Popullor dhe që është deklarata më burrërore e bërë në kohë, tregojnë qartë se më në fund shqiptarët kanë filluar të flasin me një gjuhë. Serbët i tmerron uniteti ynë. Serbët i tmerron bashkimi i shqiptarëve me një zë të vetëm për të mbrojtur fatet e tij. Ata i tmerron forca jonë e bashkuar. Vetëm të përçarë ata na kanë vrarë gjithnjë pabesisht. Na kanë vrarë jetën, na kanë vrarë ëndrrën, shtetin, për të mos pasur të ardhme. Prandaj takimet e të gjithë spektrit të partive politike shqiptare rreth një tryeze të përbashkët është një ogur i mire. Ulja në tryezën e bisedimeve në asnjë rast nuk i shmang institucionet shtetërore, përkundrazi, ato ndihmojnë në zbutjen e klimës politike në vend, gjë që i jep hapësirën e nevojshme konsolidimit të shtetit. Opozitat tek ne, në të kaluarën, por edhe sot kanë vepruar kurdoherë me moton “të mos i lëmë të marrin frymë, se s’i rrëzojmë dot më”. Ky lejtmotiv ka pjellë te ata që janë në pushtet mentalitetin e të qenit i përkohshëm, koncept ky që e ka mbajtur shtetin kurdoherë pezull, gati për te rënë nga çasti në çast. Në kushtet e reja historike, për t’u bërë ballë sfidave të kohës lind nevoja e një konceptimi të ri të shtetit dhe detyrave të tij. Duke qenë atribut i të gjithë popullit, shteti s’mund dhe s’duhet të jetë pronë e një partie. Një rëndësi të veçantë në kushtet e demokracisë marrin raportet e individit me shtetin dhe anasjelltas. Zbatimi i ligjit kurrsesi nuk është dhunë, por është ushtrim i së drejtës themelore të shtetit, pa të cilën shteti vete s’mund të ekzistojë. Por kur i njëjti ligj vepron për një grup shoqëror dhe për pjesën tjetër pushon së vepruari, atëherë këtu fillon padrejtësia, fillon humbja e besimit te shteti. Për pasojë nisin të aktivizohen në mënyrë irracionale pasionet 83
  • 84. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës dhe instiktet e vjetra antishtetet, të shfaqura në formën e hakmarrjes dhe të vetëgjyqësisë. Vetëgjyqësia, si një nga të këqijat më të mëdha që ka pjellë në shekuj mentaliteti i shqiptarit ka lindur në fillim si element i mbijetesës, por që më vonë ka degjeneruar në një lloj tendence vrastare. Kur ligji nuk e ndëshkon një akt dhune apo çdo lloj akti tjetër kriminal në vetëdijen tonë rishfaqen nga thellësia e shekujve komplekset e vetasgjësimit. Duke qenë me shtet dhe pa shtet që të na mbrojë mentaliteti kthehet përsëri në kufijtë e fisit, të ekzistencës dhe të mbijetesës. Koncepti i shtetit si një bashkësi klanesh gjithnjë në rivalitet dhe në luftë me njëri-tjetrin bën që edhe vetë nocioni i demokracisë të zbehet. Zgjedhjet duket se i ngjasojnë farsave elektorale që më tepër zëvendësojnë klanet rivale që luftojnë për pushtet. Për pasojë edhe të metat dhe dobësitë në qeverisje (pavarësisht se ndërrohen partitë), janë të njëjta. Tani në krye të qeverisë kemi një kryeministër të ri, më të riun që ka patur ndonjëherë shteti shqiptar. Dhe është e kuptueshme që të gjithë të shpresojmë. Edhe pse rendi lë shumë për të dëshiruar, edhe pse korrupsioni vazhdon i qetë rrjedhën e vet, edhe pse varfërimi i një pjese të konsiderueshme të popullsisë vazhdon dhe transparenca e firmave që i hodhi shqiptarët deri në buzë të humnerës është bëre enigmë e vërtetë, hapi që ka hedhur kryeministri i ri drejt afrimit me opozitën duhet përshëndetur. Qëndrimi i përbashkët për Kosovën, duket sikur më në fund e afroi pozitën me opozitën. Por fushat e konvertimit ndërmjet dy “pakteve” deri dje armiqësore janë të mëdha. Është për t’u çuditur se përse disa prej përfaqësuesve të koalicionit qeveritar e shikojnë me frikë këtë afrim. Propozimi i PD-së lidhur me“paktin” për vendosjen e rendit, ç’të keqe mund t’i sjellë vendit. Shqiptarët në këtë fund shekulli do të dinë të shkëputen nga atavizmat e së kaluarës, nga ajo mënxyrë që për shekuj na ka lënë pa shtet dhe që herë-herë duket sikur të ishte një mallkim. Do të dinë të ngrihen përmbi mentalitetit fisnor të 84
  • 85. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon egoizmave, përmbi grindjet, mëritë, përçarjet, përmbi kapriçiot shterpë, përmbi makutërinë e klaneve, të cilët si vemje i janë mveshur shtetit për t’i pirë, këtij vendi të mjerë, edhe pikën e fundit të gjakut. Këta vampirë primitivë s’do të asfiksojnë dot shtetin tonë, sepse shqiptarët do të dinë të ngrenë lart nderin dhe lavdinë e këtij kombi të lashtë dhe fisnik. Botuar në gazetën “Republika” 4 shkurt 1999 85
  • 86. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Vetëdija historike e popullit tonë H istoria, si pjesë e vetëdijes! Si ndodh ky fenomen dhe në ç’mënyrë ngjizen ato me njëra- tjetrën: ngjarjet që zakonisht ndodhin në jetën e vendit lënë gjurmë, ndjesi, emocione, kundërshti, revoltë. Mund të ndiesh protestë, indinjatë ose gëzim, triumf, kënaqësi. Varet nga pozicioni dhe këndvështrimi ndaj ngjarjeve. Si i shikon, në ç’mënyrë i percepton, gjithë kalvari i gjendjeve nëpër të cilat kalon vetëdija jonë, lë gjurmët e veta, ditë pas dite, episod pas episodi, kohë pas kohe në procesin e ngjarjeve dhe refleksioneve selektive që ajo bën si në një filtër të mirëfilltë, formohet ajo që quhet vetëdije individuale, e marrë kjo në konteksin e vlerësimit kolektiv të ngjarjeve dhe fenomeneve të veçanta formëzohet vetëdija kolektive, e cila qëndron si gjykatës për ngjarjet. Kjo ka ndodhur dhe vazhdon përsëri në të gjitha “kohët”, të mira ose të trishta qofshin, të dhembshme, në luftëra, tradhti, skamje, tragjedi, këto mbeten në vetëdije si një kujtesë që kalon brez pas brezi dhe ruhet si një “arkivë” sa herë që ato mund të rishfaqen në forma të ngjashme ose të përafërta. Këtu hyjnë luftërat, si ato të Skënderbeut, luftërat që vijuan më vonë për pavarësinë e vendit, për çlirimin e Atdheut nga pushtuesit, tragjeditë natyrore me përmasa katastrofike, tërmetet, përmbytjet. Ndodhi makabre, si ngjarjet e ’97-ës. Diktaturat, persekutimet, ndjekjet, burgosjet masive, përmbysjet shoqërore (revolucionet) etj. Në qoftë se do të thoshim pa dyshim e mëdyshje se ekziston një vetëdije e skalitur për lirinë në betejat, luftërat për ta fituar. 86
  • 87. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Kjo është një e vërtetë historike e pamohueshme. Por, përveç kësaj, kemi edhe një dobësi: kujtesa historike, ne, si popull, na mjegullohet dhe humbasim orientimin nëpër shtigje që jo gjithmonë të çojnë në bregun e duhur. E vërteta është se ashtu siç dimë të luftojmë, ashtu dimë të harrojmë. Periudha të tëra që përbalten, anatemohen deri sa harrojnë të zbehen e të largohen nga vetëdija sikur të mos kenë ekzistuar kurrë. Kjo përmban në vetvete një rrezik të madh: krijimin e hapësirave boshe porsa i përket vetëdijes historike që na lënë të ç’orientuar përballë ngjarjeve të mëdha në pritje, kurdoherë në pritje dhe për pasojë gjithmonë të fundit. Nuk është vënë kurrë në dyshim figura e Skënderbeut dhe luftërat që ai ka bërë për lirinë e popullit të tij. Ajo është e skalitur thellë në ndërgjegjen dhe vetëdijen tonë. Por lind pyetja: a kemi bërë aq sa duhet për lartësimin e kësaj figure? Nuk do të gaboja ta quaja të madhërishme. Në kohën e sotme, kam frikë se fëmijët tanë pak dinë ose aspak dhe kjo është e dhimbshme. Këtu nuk është fjala për atë patriotizëm patetik, por për një vlerësim të mirëfilltë shkencor dhe atdhetar. A bëhet sot aq sa duhet për personalitetin e Ismail Qemalit dhe të gjithë atyre që luftuan për pavarësinë e vendit? Për fat të keq duhet thënë se çalojmë së tepërmi. E njëjta gjë duhet thënë edhe për kohën kur në krye të shtetit qëndroi Mbreti Zog. Vazhdojmë akoma që këtë periudhë, që ka vlerat e veta, të shikohet me syrin dhe nën interpretimet klasore të së kaluarës. Beu, agai, qehajai, satrapi, shiti shtëpinë te italianët. Këto kanë mbetur në vetëdijen tonë nga ajo kohë, e deformuar, jo pa qëllim, lufta e nacional çlirimtare shikohet nga dy këndvështrime krejtësisht të ndryshme. Aq sa ata që e lexojnë sot historinë e atyre viteve, brezi i ri që nuk e ka përjetuar luftën, por edhe ne që kemi qenë të indoktrinuar,nuk dimë se çfarë të vërtete të marrim për bazë. Vetëdija historike edhe këtu përsëri mbetet e cunguar, e çorientuar, kurse për kohën e diktaturës mbajmë një heshtje totale sikur të mos ketë ekzistuar ajo kohë. Sikur të gjithë ne që u lindëm, u rritëm dhe 87
  • 88. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës jetuam në kushtet e diktaturës të mos kemi ekzistuar krejt. Ç’do të mësojë brezi i ri nga kjo heshtje, çfarë vetëdije do kristalizohet duke mos thënë asgjë. Duke mos bërë analiza shkencore çdo gjë i lihet rastësisë dhe kështu do të zhduken edhe gjurmët e dhunës që është ushtruar, qoftë kjo edhe klasore në kuadrin e një sistemi shoqëror apo personale në qoftë se ka qenë e tillë, apo e imponuar nga grupe ekstremiste etj. Sidoqoftë ka nevojë të hidhet dritë për të vërtetat e saj tani pas gati 20 vjetësh më vonë! Përndryshe harresa do të bjerë ngadalë, pa u kuptuar, mbi gjurmët e saj që po tjetërsohen. Kjo duhet të ndodhë jo për të shuar kuriozitetin, por që vetëdija historike e brezave qe do te vijnë të mësojnë të vërtetën e kësaj periudhe te ndërlikuar luftërash e përpjekjesh, tradhëtish, dramash e tragjedish, ashtu siç ka qenë në të vërtetë. Në të kundërt përsëri do të kemi një nonsens historik, heshtjeje, zbrazësire, deformim dhe çoroditje. Por ne nuk kemi bërë as analizën e ngjarjeve të ’97-ës. Po pse. Nga se kemi frikë. Mos na vrasin përsëri. Ne jemi një popull trim dhe s’kemi frike nga e vërteta. Si u krijuan firmat piramidale, pse u lejuan, ç’rrezik sollën ato, si u shfrytëzua ky rrezik për të krijuar një “revoltë” popullore që përfundoi në rënien e shtetit, të ushtrisë, policisë, hapjen e depove, çarmatosjen e përgjithshme, pasojat, lufta e bandave, vrasjet, grabitjet e bankave, të depove. Bëma e kësaj tragjedie ka përmasa politike që nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës gjatë gjithë historisë së njerëzimit. Çfarë t’u themi nipërve tanë, pas disa vjetësh për atë që ndodhi në atë vit ogurzi. Si t’ua shpjegojmë, ç’qëndrim të mbajmë. Ç’ka mbetur nga ajo tragjedi në vetëdijen tonë. Disa fishekzjarre që mbuluan qiellin, disa mijëra të vrarë që e dhanë jetën për çfarë? Heshtje. Asgjë. Gropa të zeza, vakume në historinë tonë, të cilat s’ka si të mos pasqyrohen edhe në vetëdijen tonë historike, edhe në kujtesën tonë si popull. Duket sikur kemi frikë nga historia. Në raste të tjera atë e bëjnë individët. Ata interpretojnë ngjarjet, i fokusojnë sipas interesave të veta, i retushojne ose i transformojnë krejtësisht 88
  • 89. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon sikur të mos kenë ekzistuar fare. Secili që hipën në krye të vendit dhe turmat e ndjekin pas, e brohorasin me çiltërsinë qe i karakterizon, na duket se po bëjmë historinë. Këtu nis kalvari i shtrembërimeve, i ditirambeve që i ngremë vetes, i ngjarjeve që “harrohen”. Ikën një prijës dhe vjen tjetri, shumë shpejt, përsëri nis të “hyjë” në histori, ose mundohet të zgjerojë hapësirat për “të zënë një vend”. Dhe këtë e bën me vetëdije të plotë, duke qenë i bindur se historia e ka pritur shfaqjen e tij. Kështu, këta prijës harrojnë problemet që ka populli, nevojat, preokupacionet, kërkesat sepse ato mund të njollosin “historinë” dhe preokupohen vetëm që të arrijnë majat e lavdisë për të qenë pjesë e historisë, madje, edhe duke iu kundërvënë rrjedhave të saj, zhvillimeve shoqërore në tërësi, këtu ka zanafillën antagonizmi që rrezikon të na përplasë nga çasti në çast me rrjedhat e kohës. Për pasojë, “historia” dhe vetëdija historike, pleksen, ngatërrohen, humbasin kuptimin, i mbulon harresa dhe zhvillimet shoqërore mbeten kaotike dhe spontane në vazhdimësi. 89
  • 90. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Nacionalzimi donkishotesk N ë qoftë se do të mundohemi sadopak të depërtojmë në rrënjët historike të popullit tonë, do të vëmë re një fenomen sa të ri aq dhe të vjetër, atë të përpjekjeve të vazhdueshme për krijimin dhe konsolidimin e shtetit Përveç faktorëve folklorikë, gjuhësorë, kulturorë etj, është pikërisht shteti ai që e bën të njihet një komb nga kombet e tjerë. Është shteti ai që organizon ushtrinë, e cila do të mbrojë tërësinë territoriale, do të organizojë administratën, ekonominë, kulturën, do të vendosë lidhjet me jashtë, do të luftojë për ekzistencën e vet. Pra do të bëjë atë që quhet histori e një kombi. Lind pyetja, po ne, një nga popujt me të lashtë të Ballkanit e ndoshta të Evropës, përse gjatë historisë shumëshekullore nuk kemi mundur në kuptimin klasik të fjalës të krijojmë një shtet?! Përse ne që kemi jetuar aq pranë qytetërimit Helen dhe Romak, të mos mund të hedhim atë hap aq të domosdoshëm drejt qytetërimit? Nga zbulimet arkeologjike të bëra gjithandej rezulton se zhvillimi kulturor i të parëve tanë, nuk binte me poshtë nga ata romakët dhe grekët. Armiqtë tanë në të kaluarën, por dhe sot e shpjegojnë këtë mangësi sipas interesave të tyre shoviniste, për të justifikuar dhe përvetësuar copëzimin e trojeve tona. Por arsyet e vërteta mendoj se duhen kërkuar më thellë. Në kohët e lashta, fiset Mire në brigjet e Adriatikut patën krijuar shtetet e tyre, ata patën dhe mbretërit, të cilët përmenden në histori. Pra shteti ka ekzistuar. Por këto shtete të vogla të ndërtuara në bazë fisi duke mos u bashkuar dot me 90
  • 91. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon një shtet të vetëm, nuk do të mund t’u bënin ballë rrebesheve të kohës. Për pasojë ato u shuan njëri pas tjetrit duke e ngushtuar së tepërmi dominimin Ilir në Ballkan. Po kështu në mesjetë në kohën e pushtimeve osmane ekzistonin principatat e ndryshme në Jug dhe në Veri të vendit, të cilat për nga organizimi nuk kishin asgjë mangët nga një shtet i vërtetë. U desh ardhja e Gjergj Kastriot Skënderbeut, i cili me personalitetin e vetë gjigand, me kulturën ushtarake që ai kishte marrë si strateg në akademinë e Stambollit, të bënte bashkimin e popullit në luftë kundër turqve. Është interesante të theksohet se dhe në kohën e lavdishme të betejave kundër turqve, princat shqiptarë të bashkuar në kuvendin e Lezhës asnjëherë nuk formuan një shtet unik. Kjo tregon veç të tjerash se vetëdija kombëtare ka ekzistuar, por ajo, në mjaft raste, është anashkaluar për t’ia lënë vendin klaneve egoiste të caktuara dhe interesave fisnore. Siç duket prijësit tanë të dikurshëm e kanë patur të vështirë t‘i hapin rrugën njëri-tjetrit për të pasur mbi krye një prijës që do të krijonte fizionominë e një shteti të përbashkët për gjithë shqiptarët. Këtë veti tonën e kanë shfrytëzuar armiqtë e popullit për të na mbajtur të përçarë e të na sundonin më lehtë. Por në kuptimin e vërtetë të fjalës, me gjithë luftërat e përgjakshme që populli ynë ka bërë për të mbijetuar, shteti nuk ka ekzistuar si tërësi territoriale kombëtare deri në fillimet e këtij shekulli. Ky fakt i dhimbshëm, ne shqiptarëve duhet të na bëjë të mendohemi thellë. Duhet të na bëjë të jemi më realistë dhe të kërkojmë të keqen tek vetja jonë.Vetëm duke vënë gishtin tamam në plagë, ne do të mund ta shërojmë atë, përndryshe do të vazhdojmë në përkëdheljet abstrakte të sedrës. Pa mohuar vlerat e vërteta kombëtare siç është aftësia për të mbijetuar dhe për të përshtatur dhe ruajtur të paprekura folklorin, gjuhën, kulturën, pra cilësitë e veta kombëtare, e bëjnë popullin tonë një nga popujt më vitalë në botë. Por, nga ana tjetër, ne duhet ta kuptojmë, pra, se nuk jemi epiqendra e botës, por një popull i vogël që gjatë historisë se tij të dhimbshme s’ka mundur dot 91
  • 92. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës të arrijë atë krahas popujve te tjerë. Këtë të vërtetë ne duhet ta shikojmë drejt e në sy. Në përpjekjet e veta shekullore populli ynë është ngritur, rrezuar, është përpjekur përsëri, dhe përsëri ka mbetur i vogël, i përçarë. Është në interes të konstatosh fushën e diktaturave komuniste, e cila vërtet arriti të krijojë një shtet pak a shume të konsoliduar, por ajo për qëllimet e veta ndërtoi një propagandë të shfrenuar, duke pompuar së tepërmi një nacionalizëm donkishotesk. Me qëllim që të ruante të pacënuar privilegjet e kastës së vet, klika komuniste e paraqiste Shqipërinë si mrekulli e botës e nga e cila duhej të mësonin të gjithë. Ky izolim fatal bëri që vendi ynë të bëhej një nga më të varfërit në botë. Por a ka gjë me cinike se kjo? Dhe ne, duke mos ditur se ç’bëhej rreth nesh, të izoluar siç ishim, përkundeshim të lumtur me varfërinë tonë të mjerë. Klasat e ndryshme politike që janë përpjekur të drejtojnë këtë vend, nuk kanë pasur sukses sepse në themel të punës së tyre ata kane vënë interesat e ngushta egoiste mbi ato kombëtare. Partitë politike shqiptare me lindjen e pluralizmit, kur ndodhen në opozitë, xhonglojnë bukur me kartën e Nacionalizmit, duke i fryre zërave të një Nacionalizmi abstrakt. Partitë politike në kohët moderne, duke ruajtur në vetvete një koncept mesjetar mbi shtetin, kanë zëvendësuar, si të thuash, princërit e dikurshëm, të cilët, siç thamë më lartë, për interesat e ngushta e mbajtën të copëtuar këtë vend për shekuj me radhë. “Prijësit” tanë të Partive, kur ndodhen në opozitë, vuajnë aq shumë për këtë vend, kërkojnë të bëhen të gjithë presidentë dhe, për të realizuar këtë dëshirë, ata janë gati jo ta copëtojnë, por ta shqyejnë këtë copë vend që i thonë Shqipëri. Ky mentalitet arkaik dhe primitiv i karakterit fìsnor, bën që rënien nga pushteti me anë të votës së lirë të mos e quajë si diçka të zakonshme dhe që duhet të nxjerrë mësime nga ato çka ka bërë, por ta quajë fatalitet, si një poshtërim moral që s’mund kurrsesi ta pranojë. “Princërve” tanë modernë pak iu intereson se vendi digjet dhe vritet, shkatërrohet, poshtërohet, 92
  • 93. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon mbytet, se shqiptarët venë për të nxjerrë bukën e gojës, por trajtohen si të botës së tretë. Biles ata s’kanë as moral, të bardhës i thonë e zezë dhe anasjelltas. Dhe ne shqiptarët, në këtë fund shekulli, ndodhemi çuditërisht pa shtet, pa dinjitet, pa ushtri dhe që kërkojmë të na e ngrenë të tjerët, pa administratë, pa kufij shtetërorë të cilët s’dimë kush na i ruan dhe ne përsëri flasim për cënim të sovranitetit shtetëror?!! Të mos harrojmë se janë shqiptarët që nëpër dyert e ambasadave të huaja po paguajnë qimet e kokës për të marrë një vizë për të ikur nga vendi i tyre, përsëri trajtohen jo si qënie njerëzore në mes të Evropës. Duke përjetuar të gjitha këto, pa dashur na kujtohet përsëri vargu legjendar i Nolit të madh, i cili duke i aluduar për gjendjen e mjerë të viteve 2030 shkruante: “Pranë sofrës i pangrënë, pranë dijes i panxënë, pranë detit i palarë, etj...”Ndërsa në Evropë po hiqen kufijtë, Shqipëria jeton tashmë jo vetëm e izoluar, por në zemër të saj e izoluar dyfish, për të drejtat elementare të lëvizjes së njerëzve, pa të drejta njerëzore atje ku duhet të punojë për të nxjerrë kafshatën e gojës. Atëherë për çfarë Nacionalizmi mund të flasim kur bota na lutet të gjejmë llafin me njëri-tjetrin, që ajo të na ndihmojë? Ne i fryjmë zjarrit të luftës dhe të përçarjes, të mohimit të vetvetes që vendi të shkasë përsëri në humnerë, dhe po këta politikanë “Princër” i hypin revanshit Nacionalist për të riardhur përsëri në pushtet. Kur dikur Faik Konica thoshte se “Shqiptarët mundin çdo të keqe, por vetëm të keqen e vetes nuk e shpëtojnë dot”. Si duket ai pa tjetër ka patur parasysh vetinë që ne kemi për t’u vetëvrarë për të mos hapur dot rrugë njëri-tjetrit. Gjatë sundimit komunist, sipas interesave të atyre që na drejtonin, ne jemi kurorëzuar dhe shkurorëzuar disa herë me “Miqësi” të përjetshme dhe asnjëherë këto të ashtuquajtura miqësi nuk cënonin sovranitetin, veç kur rrezikohej karrigia e pushtetmbajtësve. Atëherë dilnin në skenë lumenjtë e sloganeve Nacionaliste dhe çdo gjë kalonte për bukuri. Dhe të gjithëve na dukej si ata udhëheqësit e ndritur dhe që shpëtuan 93
  • 94. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës vendin dhe këtë herë. Karta e Nacionalizmit është përdorur gjithmonë në dëm të interesave kombëtare, dhe në shërbim të klaneve të pushtetarëve. Në këtë fundshekulli në qoftë se duam t’u bashkangjitemi tendencave integruese evropiane duhet që ne të zhvishemi nga ndryshku mesjetar që na ka mpirë trurin dhe të bashkohemi në rrjedhat bashkëkohore. Dorës së zgjatur të bashkësisë ndërkombëtare të mos i përgjigjemi me veprime antikombëtare. Në qoftë se para ngjarjeve të këtij viti, futja e vendit tonë në këto rrjedha dukej çështje kohe, tani hendeku që na ndan nga ëndrra evropiane është thelluar edhe më shumë. Ne, për hir të së vërtetës, duhet të pranojmë se me gjithë përparimet që janë bërë, fakti i armatosjes masive na bën një vend jo të sigurisë, por të pasigurisë së lartë, një vend me një ekonomi të shkatërruar plotësisht. Vënia në lëvizje e ekonomisë varet totalisht nga ndihmat që priten të na jepen. Por në rrethanat në të cilat ne ndodhemi është jo i nevojshëm, por i domosdoshëm një menaxhim nga jashtë. Ky menaxhim që mund të quhet ndryshe kujdestari, nuk ka të bëjë fare me atë që fanatikët mendjendryshkur i quajnë “Cënim të Sovranitetìt”. Të cilit sovranitet zotëri, të sovranitetit të kufijve që t’i ruajnë të tjerët, të sovranitetit të ushtrisë që s’ekziston, të sovranitetit që vazhdon të thërrasë për revansh kur populli është i gjithi i armatosur!? Cili është ai investitor i huaj që vjen të rrezikojë pasurinë dhe jetën e vet në kushtet tona? Cila bankë do të derdhë kapitalet e saj për rimëkëmbjen e vendit, kur rreziku i një shpërthimi të ri është evident. Pra, thirrjet Nacionaliste në kushtet në të cilat ne ndodhemi, përsëri kanë për qëllim përfitimin politik pa parë pasojat dhe rreziqet që vazhdojnë të kërcënojnë jetën dhe ekzistencën tonë si komb. Të mos harrojmë se ishin fizikisht fqinjët tanë: Italia dhe Greqia që ndonëse të kamur për vete, nuk na lanë në varfërinë tonë tronditëse, por na zgjaten dorën e miqësisë. Të mos harrojmë Operacionet PELIKAN dhe ALBA që kanë qenë jetëdhurues për vendin tonë në momentet më tragjike 94
  • 95. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon të historisë sonë. Është rrënqethëse kur operacioni Pelikan me ushtarë të paarmatosur i ka kaluar vendit tonë kryq e tërthor deri në skajin më të largët të vendit. Qeveria aktuale, në qoftë se është me të vërtetë e emancipuar siç pretendon, nuk duhet për asnjë çast të luajë me kapriçon e “votës plebishitare” sepse ai plebishit shumë shpejt mund të kthehet në të kundërtën e vet. Kriza e rëndë që i solli ata në fuqi, vazhdon. “Njerëzit, me shpresë, presin se çfarë do të bëhet, mundohen të shohin pritje, pritje-përcjellje protokollare në televizion që i jep përnatë. Në qoftë se nuk i jepet rruga për zgjidhje çështjes së problemit madhor të pajtimit kombëtar dhe bërjes së vendit në kushtet që bota i kërkon me insistim, kjo do të thotë se kriza është prezente. Ky kusht që bota na ka vënë, nuk është thjesht një kaprico e tyre. Ata si duket e njohin mirë historinë e popullit tonë si ne vetë dhe duan të na thonë se klaneve,“partive”, fiseve përmbi kapriçot dhe egoizmat mesjetare qëndrojnë interesat e larta të atdheut, prandaj shqiptar bashkohu me në fund! Opozita duke ditur kushtin e vënë, në vend që qoftë edhe një herë në historinë tonë t’i hapim rrugën konsolidimit si shtet, prosperitetit si komb, mundohet në dëm të interesave kombëtare të përfitojnë kapital partiak duke llogaritur ditët që mund të qëndrojë në fuqi kjo qeveri pa ndihma nga jashtë. Dhe që të bindë botën se këtu as që bëhet fjalë për pajtim kombëtar, organizon greva urie, incidente, mitingje dhe të gjitha këto veprime i vesh me një petk Nacionalizmit abstrakt. Kurse pozita e akomoduar mirë nëpër kolltukët e rinj ministerial, nuk lëshon pe gjëkundi nga pozitat klasorë të shumicës. Kush do të bëjë lëshim? Kur do të bëjnë lëshim? Koha nuk pret... Botuar në gazetën “Vlora” Dhjetor 1997 95
  • 96. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Si instalohen diktaturat... (Në vendin e largët firifistun) Ç ’është e vërteta, sapo dëgjojmë të flitet për diktaturë, madje, sapo përmendet kjo fjalë, kemi një ndjesi të veçantë. Përpara na shfaqet një tablo e dhimbshme shfarosjesh, dhune, ndëshkimesh, depersonalizim të njeriut. Por në këtë shkrim, nuk kemi ndërmend të flasim për këtë temë dhe as që bëhet fjalë për vendin tonë, i cili e ka kapërcyer tashmë këtë fazë të historisë së vet. Sepse një vend me demokraci të kulluar si jona, ku institucionet veprojnë të pavarura siç e kërkon ligji dhe nuk përplasen kurrë me njëri-tjetrin, ku siç e dimë të gjithë pushtetet janë të ndara si askund tjetër. Aq e vërtetë është kjo, sa kohët e fundit, kanë nisur të vijnë dërgata nga vendet e tjera, për të studiuar eksperiencën tonë dhe për të marrë prej saj një demokraci si e jona, ku gjithçka është perfekte, as që ekzistojnë rreziqe të tilla. Por, le ta mendojmë një çast se ndodhemi diku, në një vend tjetër, ta zëmë, në firifistun. Si mund të instalohet atje diktatura...? Është shumë e thjeshtë. Të mos mendojë askush se do të ketë revolucione, përmbysje, tanke, dhunë. Jo, aspak. Shumë thjesht: si fillim, kërcënohet shtypi. Jo me dhunë, ç’është ai llaf. Me këto mjete informimi që ka sot, gazeta, televizione, internet, gazetarë nga të katër anët që të nxjerrin zbuluar kur të duash... Pra, si fillim vihen nën kontroll ato mjete të propagandës, që i kundërvihen qeverisjes. Në qoftë se përsëri 96
  • 97. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon nuk do të binden, do të gjenden marifete të tjera nënshtrimi. Pjesa tjetër do të blihet. Format e kësaj manovre janë nga më të ndryshmet. Faza tjetër; shpallet opozita armiqësore në mënyrë që askush të mos guxojë t’i afrohet. Pa le pastaj të guxojë ta mbështesë. Opozita jashtë ligjit?! Kjo nuk mund të ndodhë as në Arabistan e jo më në firifistun. Jo! Opozita mënjanohet. Fillon harbutllëku. Njerëzit struken. Nis vetëkontrolli – autoçensura. Asgjë s’pipëtin. Poetët do të thurin lavde për shpëtimtarin e demokracisë. Kompozitorët do të nisin himnet. Lëvdatat do të vërshojnë lumë. Piktorët do të nisin përmendoret. Do te botohen libra... Të gjithë do të këndojnë të lumtur. Dhe ja, ka ardhur diktatura e ëmbël, gjumëndjellëse. Kështu pra, mund të ndodhë në vendin e largët firifistun! Ku ta dish. 2005 97
  • 98. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Absurditeti politik dhe realiteti shqiptar S hoqëria moderne qysh pas luftës së dytë botërore e deri sot, në kuadrin e përpjekjeve për më shumë liri, të drejta njerëzore, për më shumë mirëqënie ekonomike e hapësira veprimi, i ka zgjidhur konfliktet që lindin herë pas here nëpërmjet integrimit social. Kjo nënkupton, veç të tjerash, që shtresat e ndryshme shoqërore në momente të caktuara për hir të interesave të larta kombëtare, duke bërë lëshime reciproke, arrijnë t’u japin rrugë problemeve që lindin në rrugën e zhvillimit të pandërprerë. Në këtë rast mënyra e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve është kompromisi. Por ka edhe popuj të cilët i shprehin kundërshtitë e tyre për mënyrën e qeverisjes në formën e revoltave apo edhe të luftërave të armatosura. Kjo ndodh më tepër në ato vende me një ekonomi relativisht jo shumë të zhvilluar. Diku organizohen puçe shteti, të cilat vijnë si pasojë e pakënaqësisë së grumbulluar nga qeverisja e keqe, diku përmbyset një diktaturë e instaluar në kurriz të popullit. Pra shoqëria mundohet të ecë përpara në rrugë të ndryshme, e varur kjo nga shkalla e zhvillimit ekonomik dhe e civilizimit human. Në këtë ecje të madhe të popujve për zhvillim e progres duket se përpëlitet edhe Shqipëria. Po cila është rruga që kemi zgjedhur ne si komb për të arritur lulëzimin dhe mirëqënien aq të dëshiruar?! Por nga mënyra se si e kemi kërkuar dhe e kërkojmë ne këtë progres mund të themi me bindje se jemi më se origjinalë, jemi unikalë. Ne jemi një komb i ekstremeve. I ekstremeve në politikë, në ekonomi, në luftën e klasave. Pasi u vetëizoluam 98
  • 99. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon për 50 vjet, tani jemi gati të ikim të gjithë nga sytë këmbët. Pasi zbuluam komunizmin më absurd, duke bashkëjetuar për një kohë të gjatë me dogmat e obskurantizmit mesjetar, papritur u zgjuam dhe u bëmë vendi më antikomunist. Duke qenë vendi më fanatik në Evropën e civilizuar, u bëmë vendi me eksportin më të lartë të prostitucionit në Evropë. Duke qenë të ndrydhur në dorën e ligjeve, të mpirë nga vullneti, të trullosur nga damllaja komuniste, të etur për t’u pasuruar brenda një dite, ramë viktimë e mashtrimeve më të paskrupullta që ka njohur ndonjëherë njerëzimi në këto përmasa. Pasi jetuam 50 vjet, duke përgjuar njëri-tjetrin, tani, të armatosur deri në dhëmbë, jemi sulur për të zhdukur njëri-tjetrin. Dhe presim nga Evropa të na ç’armatosë, të na pajtojë, të na bëjë zgjedhjet, të na japë pushtetin, të na ruajë dhe kufijtë. Ç’po ndodh me ne shqiptarët?! Si duket ne nuk shpëtojmë dot nga murtaja e ekstremeve. A do të gjejmë vallë ndonjëherë ekuilibër??? Enver Hoxha, duke dashur të konsolidojë pozitat e tij nuk rreshti së shari regjimin e Ahmet Zogut. Edhe pse nuk mund të thuhet se gjatë qeverisjes së Mbretit Zog çdo gjë ishte perfekte, nuk duhet të mohojmë gjithçka. Ishte pikërisht kjo periudhë e historisë së popullit tonë kur u konsolidua në kuptimin e vërtetë të fjalës shteti i parë shqiptar. Jo vetëm nga ana juridike, por edhe financiare, legjislative, ushtarake. U krijua për herë të parë rrjeti shkollor (ndonëse i kufizuar në numër), u hapën rrugët e para automobilistike, u formua ushtria shqiptare, policia, u krijua rrjeti bankar. Pra u formua shteti. Duke transformuar këto të vërteta nga propaganda komuniste (e ndoshta dhe të tjera), ne pa dashur mohojmë historinë tonë. Të brumosur me ideologjinë e mbrapshtë të mohimit ne jemi gati që për t’iu servilosur “eprorëve” tanë të zhdukim nga faqja e dheut çdo gjë. Në të vërtetë, gjatë sundimit komunist, ishim dhe mbetëm vendi më i varfër i Evropës, por të mos harrojmë se vetëm intelektualë sot numërohen disa dhjetëra mijëra shkencëtarë dhe dijetarë në të gjitha fushat e jetës dhe kjo është një arritje. Shqipërinë e lanë mbrapa politikat e mbrapshta ekonomike 99
  • 100. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës dhe donkishotizmi në politikë kur na dukej vetja epiqendra e botës. Në rrugën e gabuar të mohimit të gjithçkaje të trashëguar nga e kaluara më tepër se çdo gjë neve na shtyjnë pasionet e forta politike. Del në skenën politike një parti dhe ajo duhet patjetër të jetë e përjetshme. Por që të jetë e tillë ajo duhet të jetë e pagabueshme. Atëherë fillon të hidhet baltë mbi gjithçka është trashëguar nga e kaluara. Udhëheqësit i vendosi në panteonin e kombeve historia. Ata nuk mund t’i vendosë në këtë piedestal të lartë turma e servilëve që ne, për fat të keq i kemi me bollëk. Partia Demokratike ka meritën e padiskutueshme të përmbysjes së komunizmit dhe të përpjekjeve të saj për ndërtimin e strukturave të para të shtetit demokratik dhe të ekonomisë së tregut. Iniciativa e lirë e njerëzve filloi të jepte frutet e veta, falë kjo edhe rivalitetit të popullit tonë, etjes së tij për progres dhe zhvillim. Po si ndodhi atëherë që ky shtet u shkri sikur të mos ishte fare? Natyrisht, analiza e këtij fenomeni kërkon refleksione të thella e të studiuara mirë. Historianët do ta bëjnë këtë në kohën e duhur. Por me një vështrim të shpejtë mund të themi se “zhdukja” e shtetit ishte pasojë e politikave ekstremiste të ndjekura nga drejtuesit e tij. Nuk mund të ndërtosh duke mohuar gjithçka, sepse atëherë themelet i hedh në një hapësirë boshe. Përzgjedhja e kuadrove, e drejtuesve, e specialistëve të fushave të ndryshme të jetës vetëm nga përkatësitë partiake, patjetër do të sillte këtë zbrazësirë, sepse vendin e njeriut të aftë e zë kështu servili, dallkauku, i korruptuari. Dhe i korruptuari të korrupton! Pa e kuptuar e gjen veten në një barkë me të dhe atëherë s’ke ç’bën, do të luftosh për të mos u mbytur. Ne ndoshta nuk jemi mësuar me hapësirat e demokracisë, ku çdo njeri, siç duket, ka të drejtë t’i thotë të bardhës të zezë. Por ç’ndodh?! Një ditë, papritur, ushtria u shkri dhe armët që ishin për të ruajtur kufijtë ranë në duart e turmës së verbër. Një popull i tërë u armatos me një arsenal të frikshëm armësh dhe viktima në këtë rast nuk është PD-ja, por populli që po vritet 100
  • 101. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon përditë. Flitet si nën zë për një puç ushtarak. Kush e organizoi? Rebelimin në jug të vendit e solli shembja e firmave piramidale, të cilat rrënuan ekonomikisht mijëra familje. Mënyra se si u trajtua ky problem i mprehtë solli revoltën e popullit. Është e natyrshme që në mishmashin që pasoi s’kishte si të mos përfitonin jo vetëm të kuqtë, por edhe të zinjtë. Po kush e ka përgjegjësinë për të gjitha këto?! Në vitin 1992 ne të gjithë ia dhamë votën PD-së për të çrrënjosur komunizmin me shpresën për një të ardhme më të mirë. Sot, shqiptarët, të çoroditur nga lufta politike, të tmerruar nga të shtënat që s’kanë të sosur, të lodhur, të zhgënjyer, shikojnë qiellin, sikur të presin prej andej shpëtimin dhe natën qëllojnë, qëllojnë... çfarë është kjo? Dhimbje për atë çka kanë humbur, frikë nga e panjohura që i pret të nesërmen, zhgënjim? Një gjë është e vërtetë” që këtë popull të vuajtur, të sfilitur e solli deri këtu absurditeti politik. Kjo ndodh kur vendin e humanes e zë çnjerëzorja, kur vendin e arsyes e zë irracionalja, kur interesat kombëtare i errëson etja për pushtet. Të dy partitë e mëdha që kanë dominuar jetën politike shqiptare në këta pesë vjet, të pozicionuara në ekstreme, kanë zhvilluar një luftë pa princip për realizimin e synimeve të tyre partiake. Kemi dëgjuar të thonë se opozita është pasqyrë e pozitës në pushtet. A ka qenë me të vërtetë kështu opozita jonë në gjithë këto vite? Mund të themi me bindje që jo. Të prirur siç jemi nga ekstremet dhe indokrinimi partiak, opozita jonë veç ka mohuar. Kjo gjë e ka futur politikën tonë në një rreth vicioz, pa gjetur dot asnjëherë rrugëdalje. Është tjetër gjë të kritikosh dhe tjetër gjë të mohosh. Duke kritikuar gjithnjë pohon atë që i shërben interesave kombëtare, ndërsa duke mohuar çdo gjë, i shërben vetëm interesave partiake, luftës pa princip për të ardhur me çdo çmim në pushtet. Qeveria e Pajtimit Kombëtar lindi më tepër jo si nevojë organike e një pajtimi të vërtetë mbarëkombëtar. Ajo ishte si një model që na u servir ne shqiptarëve se si duhet qeverisur vendi për të shmangur tensionet e skajshme, të shkaktuara nga 101
  • 102. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës politikat e dy partive të mëdha. Themi nuk mund të realizohej një pajtim i vërtetë sepse në revoltë nuk ishin ngritur partitë, por populli. Konflikti ishte në mes qeverisë dhe njerëzve të pakënaqur nga qeveria. Pra, ishte një konflikt social me përmasa shumë më të gjera. Partitë, do ishte mirë t’i thoshin Presidentit, kur ai iu paraqiti programin e pajtimit kombëtar, se ju, si drejtues aktual i këtij vendi, konfliktin e keni me popullin. Pranimi i aktit të pajtimit pa kushte iu jep të drejtë atyre që propozuan të kërkojnë shumë më tepër nga ç’u firmos në letër. Kjo është aq e vërtetë sa “Pajtimi” që u krye me aq bujë ditën e parë, u kthye në antipajtim që të nesërmen sapo u hoq çensura e shtypit. Vendin e pajtimit, aq të dëshiruar nga ne të gjithë, e zunë akuzat dhe kundërakuzat, sulmet dhe kundërsulmet. U harruan menjëherë, pa u tharë mirë boja e firmës, fjalët e bukura, u harrua atdheu, njerëzit që po gjakosen përditë, bandat që po bëjnë kërdinë mbi njerëzit e pafajshëm dhe vendin e tyre e zunë menjëherë pasionet, interesat e ngushta egoiste, lufta e tërbuar për pushtet. Përsa i përket partive të vogla, ato më tepër gëlojnë në shtratin e njërës apo tjetrës nga partitë e mëdha për përfitime të vogla. Ato janë kujdesur që reputacionin në popull ta sigurojnë duke bërë “luftë” nga lart se sa duke u afruar realisht me njerëzit nëpërmjet sqarimit të programeve të tyre politike, të alternativave, se në fund të fundit, ky vend nuk është pa pasuri, nuk është i shkretë. Alternativat e vënies në efiçencë të tyre janë të shumta. Rëndësi ka që gjërat t’u bëhen të qarta njerëzve, jo duke sharë njëri-tjetrin. Ky, veç të tjerash, është primitivizëm në politikë, është shterpësi për të ardhmen. Ata këtë e dinë; s’është ky një zbulim. Megjithatë iu pëlqen të luajnë të pozicionuar në “llogoret” e partive të mëdha. Qeveria e Pajtimit Kombëtar, edhe pse për arsyet që thamë më lart, nuk mund ta realizonte plotësisht misionin e saj, ajo u gjend si e vetmja shpresë në momentet fatale kur vendi po rrëshqiste drejt humnerës. Ajo, sidoqoftë, na tregoi ne 102
  • 103. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon shqiptarëve se për t’u shkëputur përfundimisht nga fantazma e komunizmit, ky vend ka nevojë për ekuilibër forcash. Kërkohet nga të gjithë ne të çlirohemi nga pasionet, nga ethet e luftës për pushtet dhe mendojmë më në fund për fatet e vendit, të mendojmë me gjakftohtësi. Në qoftë se për një moment, ne, të prirur siç jemi nga ekstremet dhe të lodhur nga tensionet politike, do të largohemi nga PD-ja dhe do të hidhemi me shumicë absolute në kampin e PS-së me shpresë se atje do të gjenim qetësi, pra, do të kalonim në ekstremin tjetër, pasojat do të ishin të njëjta; spastrime “etnike” të kampit kundërshtar (d.m.th të ithtarëve të PD-së) aprovime të ligjeve jo në shërbim të interesave kombëtar, por atyre partiake, përpjekje për mohimin e lirisë së shtypit. Pra, thjesht tendenca të një neodiktature të re e zbukuruar fillimisht me një dekor të ri. Por që vendi të shpëtojë më në fund nga një tmerr që po përjetojnë fëmijët tanë dhe për hir të së ardhmes së tyre, elektorati shqiptar, duke u shkëputur nga ekstremet do të shohë se në realitetin shqiptar ku sot edhe shumë parti të tjera, të cilat me programet e tyre plotësojnë kërkesat shpirtërore morale dhe ekonomike të mjaft shtresave të shoqërisë sonë, duke i dhënë kështu ngjyra të tjera jetës politike të parlamentit të ardhshëm shqiptar. Mendoj se ky është shpëtimi nga e keqja që na ka zënë. Një shembull i lavdërueshëm në këtë drejtim është orientimi i elektoratit drejt partive të qendrës si në rastin e Shkodrës në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar si një model i balancimit të forcave politike. Në qoftë se në vitin 1992, për t’u shkëputur nga kthetrat e komunizmit i thoshim njëri-tjetrit se votat duhet t’ia jepnim PD-së, sot për të shpëtuar nga humnera ku kemi shkarë, për të shpëtuar nga vetëvrasja, t’i themi vetes të largohemi nga ekstremet, t’i lëmë mënjanë indokrinimet partiake si shkaktarët kryesorë që na sollën deri këtu. Sa herë që në horizontin shqiptar dalin re të zeza, qarkullojnë 103
  • 104. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës zëra disfatiste se gjoja ne Shqiptarët jemi fatkeqë, se gjoja Zoti e ka mallkuar këtë vend etj. Por a mund ta quash pa fat apo të braktisur këtë vend me një natyrë kaq magjepsëse, me gjithë këtë pasuri, me këtë popull, tek i cili mishërohen disa nga virtytet më të larta të racës njerëzore, si bujaria e trimëria, ku s’kanë munguar kollosët e letrave dhe të mendimit? Zoti e ka bekuar këtë vend. Është në dorën tonë, që duke ecur në rrugën e Zotit, vëllait t’i themi vëlla dhe t’i shtrijmë njëri-tjetrit dorën e zemrës. Atëherë, me siguri do të vijë begatia dhe shqiptarët nuk do të kenë më nevojë të qëllojnë yjet për të vrarë fantazmat e natës. Gazeta Republika Qershor 1997 104
  • 105. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Dialogu, shpresë për ringjallje A jo që kishim frikë ndodhi. Shteti përsëri u lëkund, u trondit, gati ra përsëri. Dhe njerëzit nën peshën e fatalitetit irracional u tkurrën. Ai zgjati vetëm pak. Stacionet e huaja televizive, menjëherë transmetuan gjithçka, duke e shoqëruar me pyetjen enigmë, a do të ketë këtë herë luftë civile në Shqipëri?! Kush e lëshon këtë klithmë ogurzezë sa herë që ne jemi ndodhur në buzë të greminës! Kush është i merakosur kaq shumë për shkatërrimin e këtij vendi?! Shqiptarët sigurisht që jo, sepse asnjëherë në histori grindjet e tyre përçarëse që të huajt i kanë mbjellë si një mortajë, nuk kanë mar­ë trajtën e luftës civile. Më tepër se një realitet i r mundshëm, kjo thirrje është si një anatemë që lëshohet nga qarqet antishqiptare për ta kthyer këtë vend në një arenë të mundshme luftërash Donkishoteske, ku natyrisht s’mund të ketë fitimtarë. Instikti i popullit këtë e ka ndier qoftë në ngjarjet e vitit të kaluar, ashtu edhe këtë vit dhe është distancuar pikërisht atëherë kur dukej se gjithçka po shkonte në rrokullimë... O Zot! Po si mundet të fyhet aq rëndë kujtimi i figurës simbol të luftës për demokraci, duke shfrytëzuar në mënyrë makabër ritualin mortor për dhunë?! Këtë asnjë shqiptar s’mund ta bëjë, kurrë! Po kush na vret. Kush na fyen kaq rëndë, atje ku qënia njerëzore s’mund të durojë...? E vërteta është se të gjithë ne luhatemi si një det i trazuar midis demokracisë dhe antidemokracisë, mi­is lirisë dhe d 105
  • 106. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës diktaturës, midis rregullit dhe anarshisë, midis mentaliteteve fisnore dhe klaneve rivale. Qenka vështirë për ne shqiptarët të ngremë në këmbë demokracinë. Edhe pse kanë kaluar vite të tëra, akoma vazhdojmë të përpëlitemi në shpërgenjtë e foshnjërisë. Mundohemi, luftojmë, diçka bëjmë dhe papritur atë që kemi bëre e zhbëjmë përsëri, ashtu si vëllezërit e legjendës te Kalaja e Rozafës! Po të hedhësh sytë rrotull gjithandej do shohësh njerëz që ecin si somnambul, që diku përpiqen të punojnë si somnambul, që përsëri si somnambul ngrihen dhe pyesin përse, çdo të ndodhë nesër?!! Lëviz ndopak Politika për ta qetësuar këtë vend, përsëri krizë, gjëmim, shpërthime, ç’po bën Presidenti? A do ta gjejnë më në fund fjalën Partitë? Ç’do të bëhet me fëmijët tanë, ç’e ardhme i pret??! Për lekët e humbura që janë edhe zanafilla e krizës shqiptare s’pyet më njeri. Skenarët e shkatërrimit janë gati gjithandej. E gjithë kjo atmosferë ankthi e pasigurie e bën situatën konfuze dhe lehtësisht të manipulueshme nga ata që mezi presin të na zhysin në një zallamahi të re, e pse jo, edhe në ndonjë luftë civile, që sipas llogarive të tyre do të bënte hatanë mbi këtë komb të lodhur, të sfilitur, të vrarë gjithnjë pabesisht. Partitë politike, të cilave populli iu ka besuar jetën, me politikat e tyre i servirin vdekjen, përdhosjen, poshtërimin, nëpërkëmbjen e dinjitetit. Polarizimi per­ anent i qëndrimeve m ekstreme krijojnë premisat për lindjen e krizave të reja. Kriza lindin kudo në botë, por kriza si këto tonat janë unike dhe të papërsëritshme. Ndërsa në shoqëritë më të civilizuara ato zgjidhen nëpërmjet dialogut dhe tolerancës, krizat tona marrin trajtën e luftës për ekzistencë, ku nuk i lihet asnjë hapësirë komunikimit e jo me mirëkuptimit! Të pranosh debatin nuk është asnjëherë dobësi. Përkundrazi, tregon civilizim qytetar dhe maturi. Të debatosh sigurisht që nuk është një punë dhe aq e lehtë, sepse kërkon jo vetëm burrëri, por edhe një shkalle të lartë të emancipimit intelektual. Është argumenti ai që do të fitojë mbi antiargumentin dhe do të ketë zotësi të bëjë për vete 106
  • 107. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon auditorin që e ndjek. Edhe në ndonjë rast kur kemi parë të debatohet në ndonjë nga emisionet televizive, vendin e debatit bindës dhe konstruktiv e ka zënë cinizmi, urrejtja patologjike ndaj kundërshtarit. Sa mjeranë janë dukur ata politikanë, të cilët janë përpjekur të imponojnë boshllëkun e mendimit dhe të argumentit me fraza boshe ose qëndrime pompoze. Është për të ardhur keq që televizioni këtë lloj debati, me gjithë mangësitë e veta, e ka çuar më tej duke organizuar edhe tryeza të mirëfillta, ku të marrin pjesë të gjitha forcat politike në vend. Por ne, në vend të debatit, të sëmurë siç jemi nga një lloj ngërçi patologjik preferojmë më mirë të mbetemi të ngërthyer në shpinë të njëri-tjetrit me sytë të drejtuar nga bota. Sikur duam t’ju themi “he, a shikoni si jemi kapërthyer? Do të na ndani tani, apo të hamë njëri-tjetrin”? Dhe bota, duke buzëqeshur jo pa ironi, vjen të na marrë për dore shtigjeve të panjohura të demokracisë. Por sa do të zgjasë ky durim (Se edhe durimi ka një kufi)? Kuptohet, që këtu s’bëhet me fjalë për dinjitet apo si i thoshim dikur, krenari kombëtare! Ata na dëgjojnë dhe buzëqeshin edhe kur mbërthehemi keqas për të mos u shqitur më, por edhe kur shajmë prapa krahëve njëritjetrin... kushedi sa të vegjël iu dukemi ateherë... Nuk është rastësi që perëndimi e shikon dramën shqiptare me çudi, por edhe me keqardhje njëkohësisht. Ato jo me kot insistojnë në instalimin e mënyrave demokratike për kapërcimin e krizave. Ne duhet në fund të fundit të kuptojmë se rruga për në Evrope nuk kalon nga gryka e topit, por nëpërmjet dialogut. Edhe pse çmimi për vendosjen e këtij dialogu qenka i shtrenjtë për ne shqiptarët, ai është një domosdoshmëri e pakontestueshme. Të gjithë ata që kanë mar­ ë përsipër përgjegjësinë morale r ta quajnë veten politikanë duhet ta kuptojnë këtë si ABC-në e demokracisë. Kapriciot, komplekset e hakmarrjes (nga të cilat vuajmë të gjithë) mungesa e tolerancës, e respektit njerëzor i nxjerrin krizat nga rruga e zgjidhjes duke e futur jo vetëm politikën, por gjithë vendin në qorrsokak dhe haraçi që duhet të paguajmë 107
  • 108. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës tashmë dihet nga të gjithë. E si mund të quhet dhe politikan ai që s’pranon dialogun si mjetin universal të komunikimit njerëzor, që s’njeh tolerancën si argumentin kryesor të civilizimit, që s’respekton mendimin e tjetrit, si parakusht për t’u marrë vesh midis palëve? Duke i mbyllur rrugën dialogut në shoqërinë njerëzore është e kuptueshme që si gjuhë komunikimi mbeten mjetet e dhunës. Në mënyrën e konceptimit apo të zgjidhjes se mosmarrëveshjeve për mentalitetin tonë, përveç faktorëve tradicionalë, ndikojnë edhe ato mënyra të menduari dhe të vepruari që diktatura e gjatë na i ka lënë si trashëgim. Duke e konceptuar gjithç­ a që ndodh rrotull nesh vetëm “bardh” k e “zi”, duke i parë kundërshtarët vetëm në dy kategori “miq” ose “armiq”, duke i parë marrëdhëniet midis shtresave të ndryshme so­ iale si një luftë antago­ iste si dhe marrëdhëniet c n njerëzore “me ne” ose “kundër nesh” vetëkuptohet që nën këtë kënd vështrimi nuk mbetet as­ jë lloj hapësirë për komunikim n e jo më për mirëkuptim apo tolerancë reciproke. I gjithë spektri i politikanëve të rritur dhe formuar me kushtet e diktaturës, e ka të vështirë për të mos thënë të pamundur, të gjejë shtigjet drejt hapësirave që ofron me “armiqtë”, trilli­ i i armiqve edhe atje ku s’ka, urrejtja patologjike ndaj m kundërshtarëve. Tendencat e demagogjia, janë disa anë të ajsbergut anti-njeri me të cilën është gatuar ky brez. Për ta futur vendin në rrjedhat e progresit lind si kërkesë urgjente t’u hapet udhë politikave të reja. Dorëheqja e kryeministrit Nano dhe emërimi në vend të tij i një prej përfaqësuesve të brezit më të ri në politikën shqiptare, siç është Pandeli Majko, është një premisë në këtë drejtim, por nuk mund të thuash se me këtë lëvizje është realizuar gjithçka. Sidoqoftë, hapi i parë është hedhur. Një mit është thyer në politikën shqiptare... Kur flasim për një politikë të re ajo përfshin një spektër të gjerë të veprimtarisë ndërinstitucionale, ligjore si dhe të punës së vet qeverisë në fusha të ndryshme 108
  • 109. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon etj. Por në radhë të parë ajo ka të bëjë me një koncept të ri në marrëdhëniet pozitë-opozitë, në funksionimin permanent të dialogut ndërpartiak për problemet madhore që e shqetësojnë vendin dhe shoqërinë në tërësi. Ka të bëjë me përfshirjen në qeverisjen e vendit jo vetëm të “militantëve” të partisë, por edhe të intelektualëve të tjerë të shquar pa parti (që s’janë të pakët) dhe që presin të strukur t’ju shtrihet dora. Nuk është e thënë se opozita gjithçka që thotë dhe kërkon e bën për të rrëmbyer pushtetin. Ajo duhet parë si një koncept tjetër i zhvillimit, nga i cili edhe mund të mësohet, por edhe mund të korrigjosh diçka. Në qoftë se z. Nano do të kishte qenë po aq transparent, njerëzor dhe modest siç u paraqit herën e fundit para ekranit të televizorit dhe të kishte kërkuar sytë e elektoratit shumë muaj më parë, me siguri që qeverisja e tij do të kishte qenë më e qëndrueshme dhe më e drejtë... Të rrëmbyer nga vorbulla e megallomanisë, ne, për fat të keq, kujtohemi vonë për njeriun e thjeshtë. Për atë që qëndron gjithë ditën duke mbajtur fort lopatën në pritje që dikush ta mar­ ë në punë. Çoroditja në politikë e këtyre viteve r i ka bërë njerëzit amorfë, pa formë, duke u lëshuar rrugëve sa andej-këndej me një shpresë të mjegullt, se kështu diçka edhe mund të ndryshojë. Elektorati ynë, pothuajse asnjëherë, nuk ka ditur përse ka votuar, sepse nuk ka votuar për programet, po për simpatitë ose antipatitë e krijuara apriori për njërën nga dy partitë kryesore në vend, PD ose PS. Asnjëherë në fushatat që kanë drejtuar liderët e këtyre dy forcave politike nuk është folur për programe zhvillimi, progresi, mirëqënieje, papunësie etj, etj, siç ndodh në të gjithë botën. Këto fushata kanë qenë të mbushura rëndon me sharje ndaj njëra - tjetrës, me shpifje dhe kundërshpifje. Kush ka patur aftësinë të dijë të shajë më mirë e ka mposhtur edhe kundërshtarin e duke tërhequr me shumë simpatizantë pas vetes, duke marre natyrisht edhe pushtetin. Për fat të keq duhet të pranojmë se ne jemi një popull 109
  • 110. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës sa i zgjuar aq edhe naiv, duke qëndruar akoma në stadin e të gëlltiturit lehtë të çdo gjëje që na serviret. Një popull i qytetëruar nxjerr në krye politikanë të zote, të urtë e largpamës. Neve, nuk na mungon zgjuarsia e përvoja. Në qoftë se do t’i hedhim një sy spektrit politik shqiptar pranohet se ekzistenca e dy lloj opozitash; njëra që pretendon se përfaqëson të djathtën me në krye PD-në dhe tjetra ësh­ të DB Shqiptare. Por duke mos pasur ndryshime esenciale në programet ndërmjet PD-se dhe PS-se, ri­ aliteti i tyre nuk v qëndron në alternativat e programeve, por në luftën për pushtet. Në këtë mënyrë opozita e mirëfilltë është DBSH-ja. Zëri i kësaj opozite ka filluar të dëgjohet për herë e me shumë si një faktor stabiliteti dhe ekuilibri në politikën e trazuar shqiptare. Megjithëse tendencat e dy partive më të mëdha janë që të asimilojnë partitë më të vogla. Dhe ato që s’mund t’i fusin brenda suazave të veprimtarisë së tyre t’i injorojnë me anë te heshtjes ose mospërfilljes. DBSH e ka ngritur zërin e vet me forcë për problemet thelbësore që kanë shqetësuar politikën tonë. Tryeza politike shumëpartiake ka funksionuar vetëm atëherë kur na e kanë imponuar të huaj. Mendimi alternativ i partive të tjera në këtë mënyrë ngjan herë-herë si një zë në shkretëtirë. Kjo ka krijuar përshtypjen e gabuar qoftë ne opinionin brenda ven­ it, qoftë në atë ndërkombëtar se në Shqipëri ekzistojnë d vetëm “dy të mëdhenj” që hahen dhe grihen me njëri-tjetrin për t’ju imponuar me të gjitha mjetet njëri-tjetrit. Duke rënduar si për inerci pas të mëdhenjve, njerëzit harrojnë se ka edhe parti të tjera, ndoshta më të vogla, por që i thonë të vërtetat ashtu siç janë. Që kanë në programet e tyre ato gjëra që i nevojiten jetës tonë. Ka ardhur koha që ne t’i kthejmë sytë nga këto parti. Kjo do të kontribuojë së tepërmi që politika shqiptare të ulet me këmbë në tokë, që politikanët tanë të vështrojnë njëri-tjetrin në sy për t’ju dhënë udhë halleve që ka populli. Kjo varet nga ne. Nga të gjithë. Një popull i mençur di të 110
  • 111. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon shërojë një klasë politikanësh të sëmurë. Në qoftë se Perëndimi këmbëngul në dialogun ndërpartiak, kjo tregon se në këtë botë paskemi akoma miq që na dashkan, sepse ne shqiptarët gjatë gjithë historisë tonë vetëm me njëri-tjetrin nuk jemi marrë vesh, me përjashtim të periudhave kur mendimi i lirë ka qenë i censuruar! Fantazmat e diktaturës si hiena vijnë vërdallë në qiellin shqiptar! Dhëntë zoti të mos na rishfaqet më kurrë ajo mënxyrë... Botuar në gazetën “Republika” 4 tetor 1998 111
  • 112. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Toleranca, “përmendorja” e munguar e shqiptarëve P as shekuj të tërë robërie, vuajtjeje, luftëra, diktatura, deshi Zoti që edhe ne shqiptarët të ishim të lirë, ...të lirë. Të gjithë thërrisnim: “Erdhi liria!”. Brohoritjet s’patën të sosur. Aq sa dukej se kjo s’do të mbaronte kurrë. Shpresa se më në fund do ta gjenim njëri-tjetrin ishte e madhe. S’do të kishte më shtypje, ishte flakur tej dhuna; s’kishte më motive për dasira. Menduam se do të zotëronte mirëkuptimi që na pati munguar prej kohësh. Ishim të lirë. Po s’ishte e thënë. Shumë shpejt vendin e dashurisë njerëzore e zunë spinozat e përçarjes. Urrejtja klasore u zëvendësua nga patetizmi partiak. Patologjia e urrejtjes, e mbjellë me aq kujdes në shekuj, u rishfaq në trajta moderne si aksiomë e mosbesimit. Vendin e tolerancës e zunë ethet e pushtetit, kontradiktat pa kontradikta, sepse baza sociale e tyre tashmë ishte shuar, e zunë sherret. Teoria e dialektikës materialiste e pohimit nëpërmjet mohimit u bë e modës. S’ishte e thënë që edhe ne si gjithë popujt e tjerë të lindjes të shijonim frutet e lirisë. Veç përplasje të dhunshme, të egra, gati primitive. Mos vallë ishim dehur nga liria?! Apo nënshtrimi na pati hyrë në gjak. Gjithçka me dhimbje; vuajtjet morën trajta të tjera. Por qytetari, duke kaluar përmes këtyre sprovave të vështira ka evoluar, është transformuar, ka mësuar të ndëshkojë nëpërmjet votës. Po e kupton se pushteti nuk është një magji që vjen nga lart, por është produkt i pjekurisë së tij. Për pasojë pushteti nuk është 112
  • 113. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon më monopol vetëm i një apo dy forcave politike. Lindën parti të vogla që e nisën jetën e tyre si koperturë e demokracisë dhe zëri i tyre ka filluar të ndihet. Kjo përbën një zhvillim të mëtejshëm të demokracisë. Por me gjithë këto zhvillime, atmosfera politike në vend është e acaruar. Dialogu është gati i pamundur të instalohet. Konsensusi vuan akoma nga mendësitë klasore dhe antagoniste. Kjo tregon se politika nuk po i ndjek siç duhet zhvillimet shoqërore. Ndërsa shqiptarët kërkojnë pak qetësi, harmoni për të jetuar pranë njëri-tjetrit, në paqe e harmoni. Përplasjet lartë zhurmojnë frikshëm, ashtu si në fillimet e përmbysjes së madhe. Kur u bisedua, qoftë edhe një herë, në kuvendin tonë dhe është gjetur konsensusi? Vështirë se mund ta gjesh. Kur është gjetur llafi pa ndërhyrjen e të huajve? Ne i bëjmë kapriçio a karshillëk njëri-tjetrit dhe sytë i mbajmë jashtë. Presim të na ndajnë të tjerët! Ky është naivitet politik. Për asgjë nuk lëshojmë pe, sikur edhe bota të përmbyset. Dhe këtë e quajmë burrëri, disa e konsiderojnë, madje, edhe trimëri. Mentalitete këto të rrënjosura thellë nga ideologjitë moniste. Ky i shkreti “konsensus” mbeti një slogan që nuk u bë asnjëherë pjesë e zgjidhjes së problemit deri sa vijnë përsëri të huajt dhe na tregojnë se zgjidhja paska qenë kaq e thjeshtë, para syve tanë! Të verbuar nga urrejtja ne nuk e shohim! Konflikte,konflikte, pafundësisht konflikte. E sa mund të durojë njeriu me gjithë hallet e jetës që të mos pëllcasë duke parë këtë kazan bosh që zien e zien pa kuptim. Jeta, megjithatë ka ecur dhe shoqëria po i gjen mekanizmat për të transformuar politikën dhe ky është padyshim një zhvillim mjaft premtues. Bumi i madh meditativ që ka kapërcyer çdo parashikim, përfshi këtu edhe fqinjët tanë, po jep një kontribut të jashtëzakonshëm në emancipimin tonë drejt civilizimit dhe qytetërimit perëndimor, drejt një kulture që na ishte mohuar prej shekujsh. Në të vërtetë, disa vjet më parë u arrit konsensusi i parë kur u zgjodh një president konsensual. Ky u quajt një sukses i 113
  • 114. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës madh, madje edhe historik, por qysh të nesërmen, pa u tharë mirë boja e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, e cila u arrit, si gjithnjë, me ndërmjetësinë e të huajve, u anatemua. Njëherë u quajt i majtë, pastaj i djathtë. Më vonë përsëri i majtë e kështu me radhë, sipas vendimeve që ai ka marrë dhe që ia sugjeronte ligji. Por mungesa e konsensusit ndërmjet forcave të ndryshme politike s’do të thotë se nuk kemi asnjë formë dhe mënyrë komunikimi. Ne kemi shpikur një mënyrë krejt origjinale: atë në distancë. Po të ulemi në tryezë atëherë ai do të quhej dialog dhe simpatizantët do ta merrnin këtë akt si pajtim. Atëherë ku vajti lufta për të mposhtur njëri-tjetrin në “betejë” si dikur bajlozët që ndesheshin për jetë a vdekje? Por kemi edhe diçka tjetër përsëri, më se origjinale. Dialogun e bëjmë nëpërmjet sharjeve, nga më fyeset dhe të nesërmen përsëri puthemi. Ky është dialog modern. Elektorati shikon spekulime, ku duket se kundërshtarët do ta dërrmojnë njëri-tjetrin kurse në të vërtetë gjithçka është lojë. Mirëkuptimi është jashtë mode. Për nderin apo dinjitetin as që bëhet fjalë. Ajo pjesë e politikanëve mburren sikur të ishin vlera apo virtyte. Origjinaliteti vijon edhe nga mënyra se si ne nuk i zgjidhim problemet. Sapo duket një kontraditë, e cila kërkon zgjidhje qoftë për kodin zgjedhor apo për zgjedhjen e presidentit, palët menjëherë zënë pozicione ekstreme dhe aty kërkojnë argumente për t’u larguar sa më shumë nga zgjidhja e problemit në fjalë. Në vend t’i afrojmë pikëpamjet, presim të vijnë të huajt, miqtë tanë, të cilëve si nuk iu sos një herë durimi për të na pajtuar sepse sherret kanë ngritur në mes palëve malet e urrejtjes. Ka edhe një tjetër metodë (që edhe kjo është më se origjinale), për të arritur dialogun dhe konsensusin që buron prej tij. Duke qenë brenda një shteti kaq të vogël siç jemi ne, brenda një qyteti madje edhe zyrat për karshi, dialogojmë me anë të mediave, nëpërmjet deklaratave të mbarsura me urrejtje reciproke, me akuza të ndërsjellta që ndjekin njëra-tjetrën. 114
  • 115. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Pra, shikoni sa të veçantë dhe tepër të sofistikuar janë politikanët tanë për të mos i zgjidhur gjërat. Veç këta bijtë tanë politikanë një gjë s’duhet të harrojnë. Në qoftë se e duan me të vërtetë këtë vend, ashtu siç thërrasin e betohen para elektoratit kur kërkojnë votën, monumenti më me vlerë që duhet t’u lëmë brezave që do të vijnë do të ishte dialogu dhe jo hipokrizia, burrëria dhe jo tërheqja zvarrë, ndershmëria dhe palaçollëku politik. Të pranojmë vullnetarisht për t’u larguar nga e kaluara e trishtë, duke ngritur një përmendore në shenjë nderimi dhe respekti për ata që do të kenë këtë kurajo për këtë arritje të vonuar që do ta çojë vendin përpara pa humbur më kohën e çmuar. 115 1999
  • 116. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Shqiptarët dhe Evropa N e shqiptarët që i dhamë aq shumë Evropës sa asnjë popull tjetër, jemi ndodhur jo pak herë të braktisur, në kryqëzimin e udhëve që lidhin lindjen me perëndimin, në mes të dallgëve inondatave dhe dyndjeve barbare. Kemi kontribuar aq shumë për civilizimin dhe përsëri mbetëm në harresë. Një popull finok që iu kafshuan kufijtë qysh prej kohës së ilirëve, të cilët kanë qenë zotërues të asaj hapësire që më vonë Bismarkët do ta quanin “Një shprehje gjeografike”. Ne nuk ishim latinë, as romakë, nuk ishim as sllavë që erdhën më vonë dhe grabitën trojet tona. Nuk ishim as helenë, as barbarë, gotë apo visigotë. Nuk ishim as osmanë, por ishim dhe mbetëm shqiptarë. Jetuam në Ballkan dhe s’ka si të mos jemi veçse evropianë. Një popull paqësor. Ndoshta një prej racave më paqësore. Zoti harroi të na zgjidhte si popullin e vet. Atëherë paqja do të mbretëronte. Luftërat që e kanë sfilitur aq shumë njerëzimin do të ishin shuar përballë fisnikërisë së një populli paqedashës në tokën e vet. Etja për të robëruar të tjerët, për të dominuar botën nuk do të ekzistonte si koncept. Shqiptarët asnjëherë nuk zaptuan toka të tjera. Historia nuk njeh luftëra pushtuese të këtij populli, agresione, pushtime. Historia e pamëshirshme përplasi në trojet ilire dhe ato shqiptare më vonë dyndje pa fund hordhish të huaja vandalësh. Dyndjet nuk kaluan këtej pa lënë gjurmë. Por banorët autoktonë të kësaj toke mbetën dhe rilindën çdo herë, përsëri u rishfaqën nga mjegullnajat e kohëve. Kjo ndodhi më qartësisht pas pushtimeve osmane, të cilët 116
  • 117. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon kishin për synim të ç’kishëronin Evropën. Por kjo nuk ndodhi. Evropa dhe qytetërimi i saj u shpëtua në sajë të luftërave të shqiptarëve. Diku në histori thuhet se hordhitë osmane e ndalën marshimin mbi Evropë diku në Austri. Por kush, si u ndal ky pushtues gjakësor. Nuk thuhet asnjë fjalë. Shqiptarët u lanë përsëri në harresë. E vërteta qëndron ndryshe, qenë luftërat e Skënderbeut që i ndalën. Mposhti ushtrinë më të madhe të kohës me një grusht ushtarësh. Për 25 vjet, ushtritë osmane u gozhduan në trojet shqiptare, në brigjet e Ilirisë. Në këtë luftë, ashtu si dikur në Ilirinë e lashtë, shqiptarët luftuan vetëm, të izoluar, të harruar në vetminë evropiane. Po ashtu ndodhi edhe në luftërat që pasuan pas pushtimit turk. Evropa, ndërkohë ndërtoi qytetërimin e saj. Ngriti qytete, pallate, kopshtije dhe shatërvane. Shqiptarët ngritën kalatë e tyre të pamposhtshmërisë, të pavdekësisë dhe përjetësisë, në vetmi, larg qytetërimit që nuk e ndien kurrë pranë. Nuk mund të ndodhte ndryshe për një popull tolerant, ku jetojnë së toku në harmoni e paqe, myslimanë, ortodoksë, të krishterë e katolikë si dhe bektashinj. Por kontributet e shqiptarëve ndaj Evropës nuk përfundojnë këtu. Që në kohët e lashta Aleksandri i Madh thuhet se kishte si gjuhë të vetën ilirishten. Greqishten, atij ia mësoi Aristoteli. Më tej akoma, përkthyesi i parë i Biblës në latinisht ka qenë Ilirian Shën Hemirionim. Edhe himni kristian “Lavdamus” që përdoret edhe sot, është vepër e kompozitorit dardan, Niket Dardani. A nuk është ky një kontribut i mirëfilltë për qytetërimin evropian? Disa papë kanë qenë shqiptarë, si: Kelmenti XI (Kelmendi, krahinë në veriun tonë). Shqiptarët madje i kanë dhënë Greqisë heronj për pavarësinë e saj. Janë me dhjetëra Perandorët, që Iliria i dha Romës. Midis tyre mund të përmendet Kostandini i Madh që pati lindur në Kosovë, i cili shquhet për ndërtimin e shumë monumenteve kristiane. Ndërmjet tyre edhe Vatikanin. A nuk janë këto kontribute për kulturën evropiane? Edhe më 117
  • 118. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës tej; perandori Justiniani i I ishte përsëri ilir, i cili la trashëgim veprën e tij monumentale “Kodi i Justinianit”. Për veprën dhe figurën historike të Skënderbeut në dobi të qytetërimit perëndimor, nderohet në të gjithë botën me përmendore: Tiranë, Shkup, Prishtinë, Romë, Bruksel, Gjenovë, Detroid, Buenos Aires, Londër, Varshavë e Melburn. Strategjia e izolimit ndaj popullit shqiptar vijon akoma në forma të tjera dhe një trashëgimi të tillë, midis kombeve të tjerë të popujve të Evropës e ka mbuluar pluhuri i harresës. Evropa ka një borxh historik ndaj kombit tonë, borxh të cilin ka ardhur koha të na e kthejë sot, duke njohur, pa asnjë hezitim, mëvetësinë e Kosovës dhe përqasjen e universit shqiptar me qytetërimin për të cilin ka luftuar dhe kontribuar aq shumë. 118 2007
  • 119. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Për të mbetur evropianë J etojmë në kryqëzimin e kulturave të njerëzimit, por ne jemi evropianë. I kemi rezistuar asimilimit të të huajve, përballuam hordhitë mesjetare dhe shpëtuam krishterimin dhe në vetminë tonë të frikshme na mbante në jetë shpresa se jemi evropianë. Morëm pjesë në aleancën e popujve kundër fashizmit sepse jemi evropianë. Paçka se Faik Konica në çaste dëshpërimi nga dhimbja ka klithur se “shqiptari bën punë vetëm në shërbim të të huajit” ne përsëri jemi evropianë, po aq sa jemi edhe shqiptarë. Atëherë kur një popull i varfër (më i varfri në Evropë), priti vëllezërit e vet të një gjaku, kjo bujari dhe fisnikëri e rrallë është atribut i një populli të civilizuar. Sepse kemi qenë dhe mbesim evropianë. Jemi të tillë sepse prej këtej ka dalë Nënë Tereza, pjesë e shenjtërisë së shpirtit tonë. Paçka se ndonjëherë për një plesht e djegim jorganin”, ne përsëri jemi evropianë sepse duam dijen e kulturën. E pra, jemi evropianë edhe pse rrugën drejt prosperitetit e kemi të mbushur me trauma e plot zigzage. E dimë tanimë të gjithë se e meritojmë Evropën më shumë se çdo popull tjetër sepse për fat të keq Evropa na pati lënë në harresë, në një harresë të gjatë shekullore dhe tani ka ardhur ora të çohemi në këmbë dhe të zëmë vendin që na takon krahas popujve të tjerë, si vëllezër evropianë, sepse jemi evropianë. 119 2009
  • 120. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Ndarja e pushteteve T eorikisht në një demokraci liberale të gjithë e dimë se pushtetet duhet të jenë të ndarë. Po, si mund të ndodhë kjo kur shteti është një? Ku shkon forca e pushtetit? Cilat janë balancat që harmonizojnë funksionimin e shtetit? Cilat janë kollonat e shtetit? Si mund të veprojnë ato të ndara dhe njëkohësisht si një e tërë unike?! Duket sikur ka disa gjëra që nuk përputhen, madje edhe i kundërvihen njëra-tjetrës. Në të vërtetë, nuk është kështu. Diktaturën e ndan nga demokracia pikërisht, mosndarja e pushteteve. Përqëndrimi i kësaj force që dikton, harton, programon, organizon, etj, etj në një dorë të vetme dhe që mund ta quash dikaturë, monarki, despotizëm, perandori dhe kanë të përbashkët makinën shtetërore që ndodhet nën diktatin e atij që sundon. Prokuroria do të ishte një vegël e verbër personale, pra të “njëshit” prej nga mund të dalin çfarëdolloj fantazmash dhe përbindëshash, të cilët ne i kemi përjetuar gjatë në jetën e shtetit tonë. E njëjta gjë mund të ndodhë me parlamentin, i cili në këtë rast, mund të kthehet lehtë në një instrument që shërben vetëm si fasadë. Qeveria do të pësonte të njëjtën gjë. Kësaj nuk do t’i shpëtonte as shtypi, i cili do të kthehej në një megafon për lavdinë e “tij”. Ky lloj centralizimi i pushteteve, të cilën ne e kemi përjetuar, është i freskët për ne shqiptarët. Në praktikën e republikës parlamentare, ekziston gjithnjë rreziku që nga të gjitha pushtetet që përbëjnë kolonat e shtetit, pushteti ekzekutiv ka tendencën dominuese ndaj pushteteve të tjerë, sepse duke pasur shumicën në parlament mendohet 120
  • 121. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon të tërheqë me vete edhe pushtetin tjetër, atë legjislativ. Të dy këto pushtete, nga pikëpamja e forcës e kane të lehtë t’i bëjnë karshillëk edhe pushtetit gjyqësor dhe në qoftë se i gjejmë ndonjë lloj marifeti për ta shtënë edhe atë në dorë, diktatura është pothuajse gati. Presidenti dhe mediat mbesin elementë dekorativë të një gjoja demokracie. Është kushtetuta çelësi që mrekullisht realizon ndarjen e pushteteve. Kushtetuta rrëzon kupolat, çrrënjos mentalitetet, krijon hapësira për veprime, nxit iniciativën, rrit dhe forcon kolonat e shtetit dhe i vendos ato në raport të drejtë pune dhe marrëdhënie reciproke me njëri-tjetrin, garanton pavarësinë e tyre. Rrit përgjegjësinë e institucioneve para ligjit dhe gjithë shoqërisë. I hap horizonte të papara progresit dhe zhvillimit. Ne s’kemi nevojë të shpikim forma të reja demokracie, sepse ato i ka provuar bota më parë. Është kushtetuta ajo që i ndan kufijtë ndërmjet pushteteve dhe i mban të bashkuar njëkohësisht nën emblemën e presidentit si garant i mbrojtjes së ligjeve dhe kushtetueshmërisë në veprim. Në praktiken tonë të ndarjes së pushteteve, herë pas here shfaqen tendenca dominuese, përplasje të habitshme, ngërçe deri edhe paralizë gati e plotë e veprimit të shtetit. Këto ndodhin sepse ndonëse e pranojmë në parim ndarjen e pushteteve ,në thellësi të vetëdijes së secilit, ekzistojnë tendencat e dominimit. Këto atavizma të së kaluarës diktatoriale, të cilat ngrenë krye, na pengojnë të veprojmë në harmoni dhe të ruajmë bashkëveprimin ndërmjet pushteteve dhe respektojmë ndarjen ndërmjet tyre. Kur presidenti harton një ligj apo projektligj, i cili duhet të kalojë në parlament për aprovim, ky i fundit shtanget sepse nuk është pyetur. Gjithçka ngrin, nisin ecejaket dhe debatet. Kush e ka të drejtën?! Ta hartojë, ta bëjë, a ta vendosë? Ka kundërvënie institucionale. Në vend të pavarësisë së pushteteve, kemi karshillëqe pushtetesh. Pushtetet nuk flasin. Heshtje. Shteti nuk flet. Mëri e madhe. Dikush kujtohet. Kushtetuta! Kemi kushtetutë. Por pushtetet “s’flasin”. Si do të merren vesh? Specialistët me toga të zeza më në fund mblidhen. Edhe ata qëndrojnë të strukur se nuk e dinë 121
  • 122. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës nga anon forca. Dikush thërret fort: ligji, ligji! Kushtetuta më në fund u lexua dhe kolonat e shtetit gradualisht qetësohen, ulin armët. Qytetarët marrin frymë lirisht. Shteti nisi të funksionojë përsëri. Veç pavarësia e pushteteve mbetet e kërcënuar. Pamjet që i shohim të interpretuara në ekranet televizive me një pompozitet arkaik tregojnë pjekurinë tonë politike për të ecur natyrshëm në hapësirat brilante që na siguron demokracia. 2004 122
  • 123. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Pushteti që vret A vret pushteti?! Është një nocion i frikshëm me të cilin përballen diktaturat. Shikoni çfarë ndodhi! Diktatura komuniste erdhi në pushtet për të rivendosur në botë ekuilibrin social, por kjo nuk ndodhi! Ata premtuan parajsën dhe mbollën skamjen, mjerimin dhe varfërinë. Kjo erdhi si rrjedhojë e teprisë së pushtetit që iu besua shenjtërisht një personi të vetëm. Dikush mundohet ta paraqesë rënien e komunizmit si fatalitet të figurës së dikujt: Stalinit, Leninit, Enverit apo kushdoqoftë. Por këtë s’mund ta besosh, sepse të gjithë ata që drejtuan vendet social-komuniste, s’mund të jenë pjellë e ligësisë. Ata ishin krijesa që në kushtet e një pushteti të përqëndruar në një dorë, në një mendje, krijuan një realitet të mbarsur me inceste ku perversiteti individual zhvishet nga morali. Pushteti i tepruar është vështirë të përballet me instinktet irracionale që gjenden me tepri në çdo qenie njerëzore. Ky pushtet deformon gjithçka. I bën paranojakë kur ndiejnë se mund t’iu ikë pushteti, i bën të frikshëm në vetminë e krimit që i rrethon. Ndjenja e krimit kthehet në prirje që absolutizon shtypjen, dhunën e terrorin. Duke dalë gjoja, në mbrojtje të shumicës, zhduk me lehtësinë më të madhe hapësirat e mendimit, duke përhapur një frikë ekstreme kudo që ka qenie të gjalla. Pushteti i tepërt e vret qenien në atë çka është më sublime, duke deformuar format e shfaqjes së ekzistencës së njeriut. Është e dhimbshme ta shtrish pushtetin gjer në skutat më të errëta të shpirtit, deri në pafundësi ku diktati kthehet në 123
  • 124. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës “bindje” dhe kjo në verbëri. Përreth, qeniet e vogla, të padukshmet, me frikën e tyre patën ngritur përmendore në vende ku duhej të qëndronin hyjnitë, por që s’janë më atje! E gjithë bota është lënduar nga tepria e pushtetit. Atëherë ç’na mbetet ne? Të biem e të rrëzohemi apo të besojmë në demokracinë. E kemi bërë zgjedhjen tonë. Pa dyshim që kjo formë e të ndërtuarit të shtetit është më e mira sepse i ka dhënë frutet e veta kudo ku ka hedhur rrënjë të mbara. Por ka një “sekret” të vogël; që të mbetet kurdoherë vital, nevojitet balanca e pushteteve. Në të kundërt, pelenat e dhunës ndodhen te dera dhe diktatura mund të shfaqet si një shtrigë e buzëqeshur. 2003 124
  • 125. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Administrata publike dhe depolitizimi i saj Ë shtë folur e flitet përditë për një administratë publike të depolitizuar, në shërbim të qytetarit, të aftë, të kualifikuar profesionalisht që të jetë në gjendje të zgjidhë problemet dhe të plotësojë standardet që kërkon anëtarësimi evropian. Nuk mjaftojnë vetëm militantët që të drejtojnë vendin. Ata përbëjnë një pengesë serioze me “devotshmërinë” që kanë, për bindjen e verbër dhe nënshtrimin ndaj eprorëve. Prirja që kanë për t’u përfshirë në afera korruptive, është elementi kryesor i mirëqënies që gëzojnë. Për pasojë mund të bëhen lehtazi pre e strukturave të krimit të organizuar. Tejpolitizimi i administratës publike, është, veç të tjerash, një filozofi e tejkaluar që e mban vendin forcërisht të përçarë dhe politikën të politizuar. Shikoni se çfarë ndodh: sapo emërohet një ministër i ri, puna e parë që bën, spastron të gjithë punonjësit e krahut tjetër politik. Këtu bëhet fjalë për specialistë që kanë studiuar jashtë vendit, te cilët flaken pa hezituar. Ashtu si nuk merakoset kush për vjetërsinë. Edhe ai gjendet në mes të rrugës. Nuk llogariten as punonjës me probleme shëndetësore apo familjare. Të gjithë, pa përjashtim, pa asnjë lloj mëshire apo etike njerëzore gjenden të pushuar. Kjo ka ndodhur edhe me nëpunësit e tjerë, të pushtetit tjetër, të cilët i flaken tej, pa asnjë shkak. Sikur të jemi dy shtete të kundërta brenda të njëjtit shtet. Sa herë që ndërrohet qeverisja nga një formacion në tjetrin, ndodh edhe ky lloj spastrimi gati “dezinfektues” sikur 125
  • 126. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës të kenë qenë zaptues në këtë vend dhe jo qytetarë të tij! Përse të ndodhë kështu? A është i drejtë ky spastrim? A nuk na e bën kjo jetën të pasigurt, a nuk nxit kjo tensionet, të cilat duken sikur i ngjajnë spastrimeve etnike?! Para së gjithash nevojitet të analizojmë shkaqet që na çojnë në këtë lloj gjenocidi. Përgjigja duket e thjeshtë: është përkatësia partiake. Por ekziston edhe një i ashtuquajtur kod i nëpunësit, i cili përbën të vetmin instrument që mund ta ndalë këtë luftë, e cila i ngjan në dukje përplasjeve klasore me të vetmin ndryshim se i deklasuari i dikurshëm, nuk kishte më shpresë, kurse nëpunësi i sotëm mund të rikthehet përsëri pasi te ndryshohet qeverisja. Nëpunësi që është larguar padrejtësisht, thjesht për bindjet e tij politike ka të gjitha premisat e një ekstremisti të ardhshëm që do të bëjë çdo gjë, me çdo mjet e formë për të rimarrë përsëri punën e tij, profesionin të cilit i ka kushtuar jetën. Në këtë përpjekje është jo vetëm mirëqënia e tij dhe familjes, por dhe dinjiteti, pasioni për punën, profesionin. Pse nuk vihet në zbatim kodi i nëpunësit?! Askush nuk e di. Përse nuk ndërhyn gjykatësi i popullit për ta zgjidhur këtë situatë antiligjore që gjeneron tension prej kaq e kaq vitesh. Përse nuk ndikon Presidenti i Republikës, një institucion, që, sipas ligjit, duhet të qëndrojë mbi palët. Në qoftë se do të presim nga partitë politike, ky problem nuk ka për t’u zgjidhur asnjëherë, sepse secila prej tyre ka pranë kontingjentet e vet të militantëve. Përveç kësaj, një administratë e politizuar,nuk mund të gjendet kurrë pranë qytetarit.Të gjithë e kemi ndier nga afër përçmimin e nëpunësit për qytetarin. Ky është ai tension që përjetojmë përditë kur përplasemi në zyrat e shtetit, të mbushura me nëpunës të paaftë, pa kulturë e dinjitet, fodullë dhe egoistë që i sheh jo vetëm të përkohshëm në funksionin që mbajnë, por dhe të panginjur njëkohësisht. Kodi i nëpunësit, ky instrument i vonuar, nuk mund të bëhet funksional. Për këtë mungon vullneti i partive politike, mbasi 126
  • 127. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon nuk janë ato të interesuarat. Kjo statukuo aktuale që aplikohet prej gati dy dekadash i shërben politizimit, politizimit të skajshëm, pasigurisë në radhët e administratës, që ajo të jetë dhe të mbetet shërbëtore e zellshme dhe e devotshme e politikës. Nga çdo nëpunës do të dalin aktivistët e bindur, të cilët me kapacitetet që kanë do të ndezin atmosferën, do të mobilizojnë bazën e partisë, militantët. Do të jenë manipuluesit e ardhshëm. Ata, me devocion, do të jenë kontingjent të korrupsionit, fijet e të cilit janë të shpërndara kryq e tërthor strukturave administrative. E, ç’mund të bëjë një parti me administratën të depolitizuar, ku t’i gjejë ajo kontingjentet e profilizuara për të mobilizuar partinë. Kjo situatë në të cilën gjendet aktualisht administrata e vështirëson akoma më shumë vënien në zbatim të kodit të famshëm të nëpunësit. Nëpër institucione ndeshesh jo rrallë me mungesë të profesionalizmit, mediokritetit, diletantizmit dhe militantizmit partiak. Në to sundon atmosfera krahinore, fisnore dhe klanore njëkohësisht, gjë që e bën situatën më komplekse dhe të ndërlikuar. Prandaj, me sa duket, situatat do vazhdojnë të jenë eksplozive, si pasojë e këtyre nëpunësve çirakbërës qe dominon apartin administrativ, partiak e thellësisht të politizuar. 2003 127
  • 128. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Shtetit t’i kthejmë dinjitetin dhe qytetarit, shpresën T ë flasësh sot për dashuri dhe atdhetari, mund të duket si diçka paradoksale e pse jo edhe anakronike, sepse sot, në kohët moderne, duket sikur detyrimet që gjithsecili prej nesh ka ndaj atdheut, janë zbehur. Sloganet dhe thirrjet partiake kanë zëvendësuar gjithçka. Ndjenjat, ëndrrat, dëshirat, instinktet, na shtyjnë drejt pushtetit me një vrull të paparë. Në këtë vorbull të kakofonisë pluraliste sikur kemi harruar gjënë më të shtrenjtë që mban në këmbë çdo komb, atdhetarinë. Kjo shfaqet dhe reflektohet në mënyrën e të bërit politikë. Atje ku nxiten epshet dhe pasionet irracionale, nuk mund të thuash se bëhet fjalë për atdhetari. Kjo na bën të reflektojmë thellë, përpara se të na përfshijnë ethet për pushtet dhe të na errësojnë vetëdijen. Nxitjet histerike që pjellin dhunë, tensione, natyrisht që nuk kanë të bëjnë aspak me atdhetarinë, janë pjella të Partisë So­ ialiste. Me gjithë zhvillimet që po ndodhin c sot në botë, dashuria për atdhe edhe për shumë kohë do të përbëjë vetë thelbin e ekzistencës njerëzore. Vetë shteti që del si rezultat i vorbullave kaotike, makinacioneve, intrigave, dhunës, frikës që ushtrohet mbi njeriun e thjeshtë, do të jetë një pjellë dështake e një shoqërie të traumatizuar. Për pasojë, shteti do të ndodhet i izoluar brenda vetes dhe i shkëputur nga qytetari. Ata që sot ndodhen në pushtet, nuk po e mbështetin fushatën e tyre të detyrimit që iu takon ndaj shoqërisë; te papunësia, varfëria, korrupsioni, etj., por revokojnë ngjarje të së kaluarës së dhimbshme, për 128
  • 129. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon të cilat duhet të përgjigjet Partia Socialiste. Edhe kjo nuk është atdhedashuri, sepse mbjell frikë, përçarje dhe terror psikologjik. Është historikisht e pranueshme që për shkak të prapambetjes së trashëguar nga e kaluara, në shumë fusha të ndodhemi larg standarteve që ka bota. Përveç ama, askush nuk do të na e fal­e faktin që ne të mos dimë të ngremë një t shtet të ndershëm, që të funksionojë në bazë të ligjeve dhe të jetë në dobi të njeriut E djathta e shikon këtë çështje si thelbin e zgjidhjes së shumë problemeve, si “thembrën e Akilit”, për transformimet e ardhshme pas ardhjes në pushtet. Një shtet që kërkon të administroje vetëm varfërinë, është pjesë e krizës morale që ka mbërthyer shoqërinë. Në qoftë se shteti nuk u jep zgjidhje problemeve sociale që preokupojnë shoqërinë, lind pyetja: Me çfarë merret ai? Vende pune nuk hap, hallet e njerëzve nuk i zgjidh, madje i rëndon ato vetë përditë e më shumë, varfërinë e “lufton” vetëm me fjalë. Në një shoqëri ku gjithçka lëviz “spontanisht”, arsimi i lënë në mëshirë të fatit, i kalbur dhe i korruptuar kokë e këmbë. Bëhen tendera të përvitshëm me tekstet mësimore, duke e kthyer përmbajtjen e tyre në një çorbë pa vlerë. Arti dhe kultura po degradojnë drejt deformimeve të pandreqshme, duke shkatërruar çdo traditë e vlerë të trashëguar. Pasuritë natyrore po shkretohen, pyjet po zhduken dhe lumenjtë po shkulen nga shtrati; bujqësia ndodhet e asfiksuar, infrastruktura rregullohet dhe prishet çdo vit (përjashto Tiranën). Pra, lind pyetja: Shtetarët, me çfarë merren në këtë jetë? Shoqëria përjeton aktualisht një nga krizat më të thella morale që nuk mund të krahasohet as me atë të ‘97-ës, gjë që manifestohet me vetëvrasjet e shumta, të cilat ndodhin çdo ditë. Kjo është më tepër se një dhimbje e thellë shpirtërore, që i ka rrënjët jo vetëm tek varfëria, por me tej akoma te ajo varfëri e shpirtit dhe rënie e moralit për të ndërtuar jetën. Kur ushtritë janë në luftë, këto shenja i çojnë ato patjetër në disfatë të pashmangshme. E djathta që do të vijë në pushtet, 129
  • 130. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës do t’i duhet të përballet me gjithë morinë e plagëve, shërimi i të cilave fillon nga krijimi i strukturave shtetërore efiçente, me njerëz të devotshëm, ku ndershmëria është thelbi, guri themeltar prej nga duhet rinisur gjithçka. Një kuadër i ndershëm në kushtet aktuale mund të bëjë shumë më tepër se sa një batakçi i aftë. Patriotizmi i politikanit nuk qëndron thjesht tek premtimet apo thirr­et ekzaltuese, j por tek veprat në dobi të njeriut, qytetarit, që ai të mos e ndiejë veten të braktisur, të përbuzur dhe aq më keq të flakur tej. Këtu rifillon një e ardhme ndryshe dhe rilind shpresa për një jetë më të mirë. Botuar në gazetën “Rilindja demokratike” 22 qershor 2005 130
  • 131. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Kur dehesh nga pushteti A ta ishin dehur nga deliri i madhështisë, ndjenja që të lind nga të qenurit në pushtet kur gjithçka të duket se vërtitet përreth teje. Ndërsa disa krijesa vijnë vërdallë e vërdalle sepse ... ja u do puna ... biznesi, interesi ... apo për diçka tjetër. Dhe ti pushtetar i famshëm joshesh. Ata ishin dehur dhe nga dehja prodhuan të keqija...! Kur erdhën në pushtet (8 vjet më parë) gati nuk e besuan. Si? Kaq shpejt ishte harruar lufta shfarosëse e njeriut ndaj njeriut! Ishte harruar gjëma që sakatoi një popull të tërë, burgjet, internimet, persekutimet, përndjekjet, përgjimet, gjithçka ishte harruar si me magji?! U gjendën përsëri atje lart në majë të pushtetit, ku buron forca, dhuna, paraja qe rrjedhin si lume. E morën pushtetin në fillim të urtë si shqerra, buzagaz dhe e ndanë me bujari mes aleatëve. Një zemërgjerësi e paparë e pati pushtuar atëherë lidershipin timonier. Babaxhanllëku u bë modë. Urtësia mori dhenë. –Oh, sa të mirë paskan qenë, - thërrisnin njerëzit nga hareja. Por ky ishte vetëm fillimi, pasi nuk zgjati shumë. Ashtu, urtë e butë e pa u ndier, u mboll fara e keqe. Këta janë specialistë, - pati thënë dikush. Dhe me të vërtetë këto fjalë të mençura nuk ishin pa gjë. Pasi e shtrënguan pushtetin dhe e ndien që ishte i tyre, kuptuan se mund të bënin disa gjëra për vete. Babaxhanllëkun e zëvendësoi arroganca, vetengopja, velja, dhjamosja, shpërfytyrimi dhe gjithçka përfundoi në një dehje të përgjithshme, totale, çoroditëse, mishngrënëse dhe tinëzore. Të ngazëllyer, këta “specialistë”, nisën t’i përshtateshin njëri-tjetrit; të hamë, të hamë... Të hamë dhe vetëm të hamë dhe asgjë tjetër. 131
  • 132. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës O Zot, po gojët, - pyesnin njerëzit, - pse iu rrinë kaq shtrembër, ç’i ka gjetur? Babëzia, babëzia, iu pati hyrë babëzia! Mbasi panë që s’kishin të ngopur nisën të hanë njëri-tjetrin. U shanë dhe u ndanë pastaj u lanë dhe u thanë, u puthën dhe prapë i çorrën maskën vet-vetes këta prijësa legjendarë. Populli shikonte këtë maskaradë i lodhur, i heshtur, i mposhtur nga varfëria, i neveritur nga turpi. I lënë në harresë, askush s’e kujtonte. Ata ishin dehur dhe nuk shikonin më se ç’bëhej përreth. Ndërsa bota priste të plotësonin standardet. Dehja nisi nga poshtë, në heshtje, pa u ndier. Pastaj u ngjit lart. Me radhë u dehën të tjerët, K.P.D-istët, kongresmenët, ministrat, këshilltarët, oborrtarët dhe titullarët me radhë. Dehja mori dhenë në radhët e pushtetarëve. “I madhi” nisi të thurte vargje për lavdinë që do t’i vinte nga pas. Por pas nuk i shkoi asgjë. Kur ndodhi gjëma që i rrëzoi nga pushteti pyesnin të çuditur njëri-tjetrin: ç’është, ç’ka ndodhur?! Kishin rënë në opozitë. Ata ishin të dehur nga deliri i madhështisë dhe koka iu vinte vërdallë! Botuar në gazetën “Vlora” 27 shkurt 2006 132
  • 133. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Paradokset shqiptare I. Shqipëria e vogël, bën çudinë e madhe N ë këtë fundshekulli, ne shqiptarët e kemi shtangur botën disa herë. Pasi hodhëm tutje diktaturën më të egër që kishte njohur ndonjëherë njerëzimi, u endëm si të dehur nga liria. U duk për një moment se pasionet e shfrenuara do ta mbysnin vetë lirinë. Përpëlitjet tona për të gjetur veten, mediat e huaja në vlerësimin më të mirë, i kanë paraqitur sikur në mes të Evropës ishte zbuluar një oaz i panjohur më parë. Të izoluar përsëri (pas pesëdhjetë vjet izolimi total), tanimë, me një mur të padukshëm, duhet të pranojmë se mbetëm qytetarët më të diskriminuar, pa të drejtën elementare të lëvizjes së lirë. Për të siguruar mbijetesën iu sulëm deteve dhe honeve. Jo për ta braktisur këtë vend tërësisht, siç kanë frikë ta thonë disa. Të ekspozuar para botës me ngjyrimet më të çuditshme, të lodhur, të mpirë, të çoroditur, papritur ndodhi ajo, tragjedia e Kosovës. Dhe për habinë e të gjithëve, shqiptarët nuk u kapën në befasi. Poshtëria serbe derdhi në kufijtë tanë lumin e pasosur njerëzor me shpresën e ligë se Shqipëria e dobët ekonomikisht, me një rend të brishtë që i mbante njerëzit nën një stres të vazhdueshëm, do të shpërthente dhe kaosi do të përfshinte çdo gjë. Llogaritë ishin bërë me kujdesin më të madh,por ata që i kishin bërë ato nuk kishin pasur parasysh një detaj të “vogël”, bujarinë shqiptare. Atë bujari që dikur, me aq pathos, i kishte kënduar Bajroni i madh, por që bota e kishte harruar 133
  • 134. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës me kohë. Pas asaj që ndodhi, miqtë tanë, por edhe ata që deri para pak kohësh na kishin përshkruar si “ Alienë” që rrezikojnë të ç’popullojnë qytetërimin, e kuptuan se barbaria dhe egërsia primitive bashkëjetonin jo me varfërinë, por me “qytetërimin” e stisur mesjetar. Dhe se fisnikëria ishte pjesë e civilizimit të shpirtit shqiptar që di të ngrihet përmbi varfërinë, përmbi tragjeditë. Një popull, që edhe pse për shkaqe që tashmë dihen, ka bërë short me varfërinë, e tronditi botën me bujarinë e vet, si në një legjendë... që vjen nga thellësia e shekujve... II. Shteti shqiptar i këputur, ngrihet në këmbë Ne, si popull, mund të thuash se pothuajse s’mund të jetojmë dot pa zhgënjime. Shpresuam shumë të ndërtonim një shoqëri civile të emancipuar, por ngecëm keq në llumin e së kaluarës. Ëndërruam që një ditë, pa punuar, edhe mund të gdhiheshim të kamur, por në vend të parave na ngecën në duar armët që i rrëmbyem depove (dhe tani s’dimë ç’të bëjmë me to)! Thamë përsëri, se më në fund, do të ndërtojmë shtet e do bëjmë drejtësi. Por korrupsioni mori dhenë dhe rendi mbeti në letër. Siguria e jetës u bë një ëndërr që zëvendësoi paratë e humbura. Por pikërisht këtu ndodhi ajo që s’e priste askush. Ky shtet aq i përfolur, që edhe ato pak energji vitale po i harxhonte në “beteja” shterpë llafesh, ky shtet që gati po rrëzohej dhe që opozita po bëhej gati të hidhte vallen frenetike të tam-tameve dhe fitoreve “plebishitare”, ky shtet, pra, u gjend papritur në këmbë. Shteti shqiptar në vend të panikut u gjend i qetë, në vend të pasigurisë mobilizoi të gjitha energjitë që i kishin mbetur dhe i bëri ballë zhvendosjes më të madhe të popullsisë që kishte njohur ndonjëherë njerëzimi. U duk për një moment sikur bota e gjithë kishte shtangur dhe me frymën pezull po priste ç’do të ndodhte! Jehona e 134
  • 135. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon kësaj ngjarjeje pushtoi thuajse tërësisht mediat botërore. Shqipëria përnjëherësh u gjend në qendër të vëmendjes së përgjithshme, si para një provimi të rrallë, të cilin e përballi me sukses. Asnjëherë shtetin tonë nuk e kanë vizituar kaq shumë personalitete të huaja sesa në këto pak muaj. Në këtë vorbull ngjarjesh të përmasave epokale, në mënyrë pothuaj të pakuptueshme, secili gjeti vendin e vet dhe mekanizmat e shtetit filluan të vepronin çuditërisht në harmoni të plotë. Sa meskinë na duken sot ata të cilët “fatin” e vet e kanë lidhur me udhëheqësit karizmatikë dhe ndezin sherr kudo. Atdheu u bë më i prekshëm, më konkret. Përballë gjëmave shqiptari kurdoherë ka qëndruar në këmbë dhe nuk është përgjunjur kurrë. Ky dinjitet i merituar s’mund të zhytet përsëri në baltën e primitiviteteve mesjetare. Bota më në fund i ka kthyer plotësisht sytë nga ne dhe shqiptarët nuk e meritojnë një zhgënjim të ri! Ky shtet që mbajti mbi shpinë një nga krizat më të mëdha humanitare të këtij fundshekulli, duhet, më në fund, t’u kthejë njerëzve qetësinë, të vendosë drejtësinë, t’i hapë popullit dritën jeshile të shpresës, ndryshe, ç’kuptim do të kishte gjithë kjo? III. Kosova rënkon... Një luftë e përjetshme zhvillohet prej shekujsh në këto troje që ka të bëjë me vetë ekzistencën tonë. Burrëria dhe pabesia, trimëria dhe vandalizmi primitiv s’mund të jetonin më bashkë. Ajo ishte një bashkëjetesë e shtirur, e imponuar që s’mund të zgjaste pafundësisht. Kjo luftë ka qenë herë e heshtur, herë e hapur, por asnjëherë s’ka pushuar, qëkurse dallgët e barbarisë sllave dyndën trojet tona shumë shekuj më parë. Të gjithe politikologët, filozofët, estetët, shkencëtarët dhe historianët serbë flasin për një lloj “Jeruzalemi” të tyre që i paska rrënjët në Kosovë. Por, pas këtyre “tezave” qëndron gjithmonë një boshllëk i madh shkencor sepse menjëherë lind 135
  • 136. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës pyetja: kur i paskan pushtuar shqiptarët këto vende të“shenjta” sllave, në ç’luftë, në ç’betejë? Në ç’shekull serbët janë thyer nga shqiptarët dhe janë pushtuar prej tyre?! (këtu s’duhen ngatërruar betejat që mund të kenë bërë ata me turqit). E vërteta është se kanë qenë shqiptarët ata që pas dyndjeve sllave janë “ndrydhur” vazhdimisht në trojet e tyre. Është hera e parë ndoshta që njerëzimi kupton se përtej koperturës sllave këtu jeton një popull me vlera të mëdha njerëzore. Tanimë kjo nuk është më një përplasje midis dy popujve, midis dy kulturave, por është një përplasje gjigande ndërmjet vlerave dhe antivlerave, ndërmjet progresit dhe regresit, ndërmjet barbarisë dhe civilizimit. Janë diktaturat ato që në thelb pjellin marrëzitë kolektive të veshura këto me petkun e delireve nacionaliste. Ndryshe nuk ka si shpjegohet ajo etje patologjike për të masakruar një popull të tërë, të cilin pa dyshim e kërcënonte shfarosja e plotë pa dëshmi dhe dëshmitarë. Një skenar qe s’kanë arritur ta realizojnë dot as diktaturat më monstruoze që njeh historia. Është ky verbim shoven që e bën një popull t’i thotë të bardhës të zezë, t’i thotë disfatës ngadhënjim dhe turpit t’i thotë nder... Populli ynë me intuitën e vetë i ndjeu momentet historike që po kalon i gjithë kombi dhe pa patur nevojë për thirrje patetike, për mbledhje e kongrese, e bëri detyrën e vet atdhetare. Është pa kuptim që në këto çaste sublime për fatet e gjithë kombit tonë, opozita, në vend që të shkojë në kuvend dhe atje të bashkojë zërin me atë të gjithë shqiptarëve, pret ta marrin prej dore e ta nxjerrin në tribunë. IV. As dhimbja e pafund s’i bashkon politikanët Është bërë zakon që ne shqiptarët të jetojmë, si të thuash prapa perdes serbe. Ata i kanë ngatërruar gjithmonë kartat e politikave tona në favor të interesave të tyre për të na mbajtur nën një lloj tutele prej tutori e pse jo edhe prej padroni. Ishin 136
  • 137. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon serbët ata që në 1913-ën nxitën dhe mbështetën Esat Pashën në luftëra përçarëse për të mos u konsoliduar si shtet. Më vonë ushtruan gjithë ndikimin e tyre për të rrëzuar qeverinë demokratike të Fan Nolit. Edhe gjatë luftës antifashiste dhe më vonë, pas çlirimit të vendit, nxitnin emërimin e atyre kuadrove, të cilët favorizonin aneksimin e Shqipërisë. Deri në ditët tona ndikimi i tyre ka qenë gjithmonë prezent, duke ushqyer rivalitetin e egër politik që çon në përplasje përçarëse midis forcave politike. Në opinionin ndërkombëtar ata janë hequr si ekspertë të çështjeve shqiptare, duke na ekspozuar nëpër botë si një popull që mund të jetojmë vetëm në oborrin e pasëm serb! Të verbuar siç janë nga ethet shovene, s’lënë rast pa helmuar atmosferën që çështja shqiptare të mbetet si një kompetencë e tyre ekskluzive. Këtij qëllimi i shërbejnë trillimet se gjoja “shqiptarët qenkan një popull që asnjëherë nuk janë çliruar vetë nga zgjedha e huaj”. Kështu ata kërkojnë të na “ vrasin” historinë, të njollosin ndërgjegjen tonë kombëtare. Një komb pa histori mbetet pa të ardhme. Si duket kalemxhijtë e Beogradit e lexojnë historinë sipas oreksit të tyre dhe harrojnë apo kërkojnë të injorojnë luftërat e popullit tonë për liri e pavarësi kombëtare. Harrojnë prijësin e shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skënderbeun që për çerekshekulli me radhë mbrojti krishterimin dhe qytetërimin perëndimor. Harrojnë brigadat shqiptare gjatë luftës antifashiste, të cilat, pasi çliruan Shqipërinë, u hodhën në trojet shqiptare të Kosovës që edhe aty të “trokiste” liria. Këto dhe insinuata të tjera kanë për qëllim të vazhdojnë të çorodisin opinionin ndërkombëtar, duke na paraqitur si një komb jovital, të pandërgjegjësuar. Në aspektin e brendshëm synojnë të na mbajnë të përçarë, të dobët moralisht, pa përkrahje dhe mbështetje nga jashtë. Të gjithë jemi dëshmitarë të ndikimit të menjëhershëm që pati në rrethet tona politike spektakli“show” i takimit të Rugovës me Milosheviçin. Nisur nga mënyra se si ne i gjykojmë ngjarjet, bazuar vetëm në spektrin bardh e zi, 137
  • 138. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës lëshuam menjëherë anatemat e mallkimit dhe ramë në grackën e përçarjes. Qëllimi i tyre, edhe këtë herë është llogaritur mirë për t’i thënë opinionit të jashtëm se shqiptarët i kemi mbajtur ne të bashkuar, përndryshe, ata, veç grinden pa pushim... U takon politikanëve tanë, në të dy anët e kufijve, që me qëndrimet e tyre tolerante dhe të matura, ta rrëzojnë si të pavlerë këtë provokim të rrezikshëm që në momentet aktuale kërcënon seriozisht çështjen tonë, duke e kompromentuar atë. Për të mos humbur rrugën nëpër labirintet e intrigave diabolike, është e nevojshme që Presidentin Rugova dhe taktikën e tij të rezistencës paqësore, së bashku me rezistencën e armatosur nga UÇK-ja, ta shohim si dy anë të së njëjtës medalje. Lind pyetja: a mund të mundej pa luftë një armik gjakësor, i pabesë dhe i paskrupull? Sigurisht që jo. Por, në kushtet e gjenocidit dhe aparteidit të egër që regjimi i Beogradit ushtronte prej vitesh në Kosovë, ku fanfarat gjakndjellëse të spastrimit etnik kishin kohë që binin, çdo lloj rezistence tjetër do të ishte shtypur pa mëshirë qysh në embrion. Nga kjo lloj rezistence e aplikuar nga Presidenti Rugova u bë i mundur ndërkombëtarizimi gradual i çështjes së Kosovës dhe kjo nuk është pak. Ndërgjegjësimi i opinionit ndërkombëtar për të mbërritur deri te Rambujeja është një proces i gjatë dhe aspak i lehtë. Duhej që e vërteta e fakteve, e asaj çka ndodhte realisht në Kosovë të depërtonte perden serbe të dezinformimit dhe të deformimit të gjërave. Ç’do të ndodhte në fillim të viteve ’90-të kur askush s’dinte asgjë për Kosovën, që një grup njerëzish të armatosur të merrte malin për të fituar lirinë? Pa dyshim që askush s’do t’i kuptonte dhe makina serbe e shfarosjes do t’i zhdukte në çast. Edhe pse UÇK-ja doli në skenën e rezistencës kosovare si një “protestë” ndaj lëvizjes paqësore të I. Rugovës, ajo është një kalim i natyrshëm në një etapë të re të luftës për liri në rrethana të reja kur, si opinioni i brendshëm ashtu edhe ai i jashtëm, ishin të ndërgjegjësuar tashmë. Ashtu si UÇK-ja që 138
  • 139. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon luftoi për pavarësinë e Kosovës, edhe Ibrahim Rugova gjatë gjithë këtyre viteve e ka kërkuar me insistim këtë pavarësi. Ai ka hedhur i pari idenë e një protektorati ndërkombëtar, gjë që sot po bëhet realitet. Nga ana tjetër, do të ishte amorale të mohosh gjakun e derdhur për lirinë e Kosovës nga bijtë e saj më të mirë. Ishte lufta e armatosur ajo që solli Rambujenë dhe afroi ditën e lirisë. Këto të vërteta duhet t’i shohim ashtu siç janë pastaj historia, me siguri, do të bëjë seleksionimin e saj. Politikanët shqiptarë duhet t’i kërkojnë pikat që i bashkojnë dhe ato janë shumë. Është Kosova e djegur, e rrënuar, e shkatërruar, është amaneti i atyre që u dogjën dhe u masakruan, janë varret masive që po zbulohen anë e mbanë nëpër Kosovë, janë vrasjet dhe poshtërimet që ata na kanë bërë, është amaneti i atyre që dhanë jetën për liri, janë fëmijët e mbetur jetimë. Është e ardhmja e Kosovës. Të gjitha këto e dhimbja e madhe që na i shtrëngoi shpirtin aq shumë në këto ditë, duhet të na bëjë të jemi të bashkuar, nga të dy anët e kufirit, përndryshe bota vështirë se do të na kuptojë përsëri! 1999 139
  • 140. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Presidenti, garant i të gjithë popullit C eremoniali që pagëzoi ardhjen në pushtet të presidentit të ri konsensual, pas marrëveshjes pozitë-opozitë, kishte për qëllim të na krijonte imazhin e madhështisë, pompozitetit dhe fanfarave festive të shoqëruara me buçima topash. Shqiptarëve iu kish munguar me kohë një ceremonial i tillë. Këto, me sa duket, përcjellin në popull fillimin e një ere të re në ndërrimin e pushteteve. Heqjen dorë prej metodave të vjetra të tipit ”allabolshevik” me përleshje klasore e luftëra të tipit donkishotesk. Tani, më në fund, do të kemi një president konsensual. Shqiptarët e gjetën konsensusin, që pati qenë aty afër; pak lëshim reciprok, pak mirëkuptim dhe pak, shumë pak vullnet të mirë për t’i kthyer vendit qetësinë dhe sigurinë. Kjo është një fitore e madhe e demokracisë tonë të brishtë. Një president konsensual nuk është gjë e vogël se është për të ardhur keq që pas afro dymbëdhjetë viteve në dyert e Evropës, gjendemi përsëri po aty, te dera, dhe nuk di pse më kujtohen gjithnjë vargjet e Nolit kur thoshte: “Pranë sofrës i pangrënë, pranë dijes i panxënë, pranë detit i palarë... rraskapitur e syrgjynosur...” të cilave mund t’iu shtosh edhe këtë varg: “I përbuzur,o shqiptar, ku vajti sedra, krenaria që për vite e shekuj na ka mbajtur gjallë!...” Virtytet tona të kahershme duket sikur flenë diku. Vendin e tyre e ka zënë egoizmi, një egoizëm i egër që sundon mbi çdo ndjesi tjetër. Sa pak vend ka mbetur për fisnikërinë njerëzore. Pse... vallë... Ndonëse tensionet politike duket se janë ulur nga zgjedhja e presidentit konsensual, përsëri problemet janë prezente. 140
  • 141. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Është folur për meritokracinë, por në vend të saj, në zyra e kudo “lulëzon” militantokracia. Ç’mund t’i bëjë presidenti konsensual kësaj metastaze të zezë. Mund ta kurojë?! Vështirë ta besosh. Përditë festojmë ndarjen e partive sikur të vuanim nga sindroma e përçarjes. Jeta e brendshme e partive tona, më së shumti i ngjan një xhungle ku normat e parimet mbesin veç një fasadë. Atdheu, veçanërisht nga ana e partive lihet në harresë që e kujtojmë vetëm nëpër fushata elektorale dhe pastaj braktiset dhe madje nëpërkëmbet për shkak të luftës që bëjmë me njëri-tjetrin. Për të rrëmbyer pushtetin me çdo kusht dhe çmim. Presidenti konsensual vështirë se mund t’i japë kësaj pamjeje të pashpresë që shfaqet si një fantazmë e frikshme në jetën tonë, ndonjë element kombëtar, atdhetar, patriotik, apo qoftë edhe pak human sepse nuk është veçse një konsensual. Partitë lozin e lozin, si t’ju teket, bëjnë çfarë të duan, na fyejnë, na lodhin, na shpërfillin dhe askush s’mund të bëjë asgjë që t’i nxjerrë nga këto lojëra kaq të padurueshme. As presidenti nuk ka çfarë t’u bëjë. Reformat që gjoja ndërmerren nga partitë në pushtet nuk bëjnë gjë tjetër veçse e thellojnë më tepër ndotjen. Ato janë më tepër spastrime, për zëvendësimin e klaneve sesa reforma për të sjellë të aftin, të ndershmin dhe njeriun e punës. Për këtë bëhet lufta, për këtë janë përplasjet, bërrylat. Ndaj lëvizin vazhdimisht dhe jo për të kryer reforma. Zbulohen banda që kanë grabitur tokat në bregdet dhe gjithçka përfundon në një flluskë sapuni. Zbulohet korrupsioni në sistemin juridik dhe asgjë nuk bëhet. Akuzohen ministra për afera te pista, ndërsa organet e specializuara bëjnë të paditurin. Ç’mund të bëjë presidenti që përfaqëson unitetin e të gjithë popullit. Asgjë, hesht, ose nuk sheh asgjë... Megjithatë sot e kemi një president konsensual. Edhe pse zgjedhja e tij mund të jetë një gjetje e goditur, pa vënë në dyshim aftësitë e tij, vështirë se do ta vere ndonjëherë në udhë të mbarë këtë shtet. Do ta ketë të vështirë gjithashtu të operojë sadopak për 141
  • 142. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës të lehtësuar plagët që po e gërryejnë shoqërinë tonë. A mundet një përfaqësues i një force të caktuar politike të jetë njëkohësisht zëdhënës i të gjitha shtresave të shoqërisë. Kjo është “pakëz” kontradiktore. Është një realitet i prekshëm që presidentët kanë bërë pak ose aspak për të vendosur urat e lidhjes ndërmjet pozitës dhe opozitës. Ndërsa ato i bien njëra gozhdës dhe tjetra patkoit, Presidenti hesht. Thotë ndonjë fjalë sa për t’u ndier që akoma është aty, në selinë e tij dhe jeton në paqe ditët më të bukura të jetës, pa halle, pa telashe, pa preokupacione. Në një parajsë të vërtetë. Del e flet vetëm në ndonjë rast fatlum kur preket sadopak kushtetuta. Si aktivitet kryesor, sipas hapësirave kushtetuese, i mbetet vetëm që herë pas here të shfaqet në publik e të varë ndonjë dekoratë për ta bërë të ndjeshme praninë e tij në jetën politike të vendit. Neutraliteti i tij është kuptuar si heshtje, zbatimi i ligjshmërisë dhe ruajtja apo mbrojtja e kushtetutës, është kuptuar tërheqje nga jeta politike. Të qenit garant i të gjithë popullit e bën presidentin edhe pa fizionomi dhe integritet që duket sikur “garanton” vetëm sigurinë e tij. Atëherë, t’i lëmë partitë të bëjnë çfarë të duan. Në sistemin aktual elektoral dhe parlamentar, partitë kanë në dorë një pushtet të konsiderueshëm. Ato propozojnë kryeprokurorin, zgjedhin presidentin, ato krijojnë qeverinë, miratojnë sistemin gjyqësor, komandojnë radio-televizionin publik, komisionin qeveritar të zgjedhjeve. Gjithë ky pushtet. Dhe kur nuk funksionon parimi i ndarjes së tyre, atëherë pushteti i tyre bëhet i pakufishëm ndërsa presidenti një figurë klouni që s’ka në dorë asgjë! Nuk na mbetet gjë tjetër veç të thërrasim: “Rroftë demokracio-diktatura parlamentare e partive...!” Ndërsa presidenti konsensual i zgjedhur me unanimitet si asnjëherë të vazhdojë të kryejë funksionet e veta mbarëpërfshirëse për të gjithë. 2002 142
  • 143. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Kanuni sfidon shtetin R ingjallja e mentaliteteve kanunore pas përmbysjes së diktaturës komuniste ka krijuar një atmosferë kobndjellëse në mjedisin e tronditur shqiptar. Njoftimet që jepen përditë flasin për ngjarje të rënda që përmbajnë brenda tyre një tragjizëm të thellë. Familje të tëra gjenden të ngujuara. Fëmijë të mbyllur brenda katër mureve të shtëpisë, të rinj që braktisin shkollën, prindër që jetojnë ditë e natë me ankthin e së panjohurës, burra që shfarosen nga faqja e dheut prej dorës mizore të hakmarrjes së pabesë. Sipas të drejtës kanunore, në themel të tij qëndron e drejta që njeriu i jepka vetvetes për vetgjyqësi (!?), duke anashkaluar shtetin, duke shpërfillur ligjin. Por kanuni që zbatohet sot është akoma më primitiv dhe më i zhburrëruar se i dikurshmi sepse nuk kursen as gratë dhe as fëmijët. E keqja në këtë mes qëndron te indiferentizmi që po tregon shteti në këtë zallamahi vetëvrasëse. Duket se është pajtuar me këtë realitet tronditës që na shpie diku më tej mesjetës. Mesa duket, gjallërimi dhe aktivizimi i zakoneve kanunore, shihet si pjesë e liridemokracisë që gëzojmë sot. Ndryshe nuk ka si shpjegohet ky qëndrim pasiv i shtetit, nuk ka si shpjegohet fakti që policia e shtetit arrin t’i kapë në shumë raste me një zhdërvjelltësi për t’u admiruar lloj-lloj kriminelësh. Madje, arrin të zbulojë dhe të arrestojë edhe kriminelë të regjur, vrasës profesionistë (ky është një realitet), dhe nuk është në gjendje të kapë dhe të vërë para drejtësisë vrasësit që kryejnë krime për shkak të gjakmarrjes, autorët e të cilave thuajse dihen që më parë. Kjo 143
  • 144. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës ngjan si një lloj bashkëjetese e shtetit me kanunin. Nuk mund të themi që shoqëria civile ka ndenjur krejtësisht indiferente ndaj fenomenit në fjalë. Mediat dhe sidomos TV-et kanë bërë një punë të admirueshme për sensibilizimin e opinionit publik për këtë situatë të rëndë që është krijuar. Madje edhe presidenti ka marrë nisma në këtë drejtim. Por ekziston gjithashtu një e vërtetë e padiskutueshme se: “kur hesht ligji, flet kanuni”. Kjo aksiomë ka brenda një të vërtetë të hidhur sepse vetë kanuni ka lindur si një nevojë historike. Në kushte dhe rrethana të caktuara të shoqërisë parafeudale dhe feudale, ka lindur si një sfidë ndaj ligjeve dhe rregullave të pushtuesve të huaj, të cilët kërkonin që të asimilonin popullin tonë. Pra, ka qenë një lloj shteti paralel dhe ka patur për qëllim, veç të tjerash, ruajtjen e identitetit kombëtar. Pra, më së shumti, drejtimi i kanunit në kahun e vet ka luajtur një rol progresiv. Por, aplikimi i zakonit të gjakmarrjes, përbën aspektin më të dukshëm me pasoja negative në ruajtjen e unitetit dhe në bashkimin e popullit në luftë ndaj pushtuesve. Ky zakon, qëllimisht është shfrytëzuar nga pushtuesit për të nxitur më tej vëlla-vrasjen. Por kanuni sot, nuk mund dhe nuk duhet t’i bëjë sfidë shtetit shqiptar. Zakoni i gjakmarrjes është goditur edhe në kohën e Mbretërisë, qysh para viteve ’30-të dhe ai u frenua nga përmasat shfarosëse që kishte në fillimet e shekullit të kaluar. U godit shumë ashpër edhe nga ligjet e shtetit të diktaturës komuniste dhe u arrit thuajse të frenohej. Riaktivizimi i tij në këto përmasa që e kemi sot, përbën një nga sfidat më të komplikuara, me të cilat duhet të përballet shteti shqiptar. Ne nuk mund të jetojmë një mesjetë të re brenda kohëve moderne. 26.8.2004 144
  • 145. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Megallomania politike dhe realiteti ekonomik P askemi qenë vendi më i zhvilluar në botë dhe nuk e dinim. Bollëku, mirëqënia paska mbushur vatrat tona dhe përsëri nuk e dinim. Thërrasim, brohorasim për lulëzim e begati, por realiteti, në të vërtetë, është i ndryshëm. Të gjithë e dimë se jemi një vend i vogël në zhvillimet e përgjithshme të shoqërisë njerëzore. Madje, kemi qenë edhe të papërfillur, të lënë në harresë. Ka rëndësi që ne të dimë të përcaktojmë pozitën tonë modeste në këtë botë të madhe. Kjo do të na bëjë më të kthjellët në marrëdhëniet me më të fuqishmit, me partnerët, me fqinjët e kështu me radhë. Në planin e brendshëm për arsye politike, elektorale dhe gjëra të tjera për konsum politik janë përpjekur të na paraqesin si epiqendrën e botës. Këtë e bënim dikur kur proklamonim me të madhe sikur të ishim i vetmi vend që ndërtonim socializmin e vërtetë, ku lumturia pati mbuluar dhenë. Nuk e dinim se çfarë ndodhte përtej kufijve tanë të klanuar me tela plot me gjemba. Kurse sot që e dimë, përsëri kemi preferenca të autosugjestionit. Thërrasim me të madhe se qenkemi të vetmit, që s’na ka prekur kriza botërore ekonomike. Përfitimi: nuk na dhanë asnjë kacidhe ndihma që u shpërndanë gjithkund në vende shumë më të zhvilluara dhe të begata se ne! Krizat le të shkojnë e të vijnë, se karvani ynë ecën përpara, kështu na thoshin atëherë... dikur, kur ishim të lumtur dhe ne me të vërtetë lumturoheshim (gjithnjë nën efektin e autosugjestionit masiv). Këto pa dashje na kujtojnë thirrjet e pamposhtmërisë 145
  • 146. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës dhe të fitoreve, të cilat e kishin lënë pa mend kapitalizmin “që po jepte shpirt”, kjo ishte një nga çuditë e Shqipërisë së vogël që “hidhte valle” në gojë të ujkut etj, etj. Reminishencat e asaj kohe të trishtë të një megallomanie absurde lipset t’ia zërë vendin modestia e një vendi të vogël dhe të pazhvilluar ekonomikisht, i cili, me gjithë përparimet që ka bërë e do të bëjë në të ardhmen, është përsëri në kufijtë e varfërisë, sepse prodhimi i brendshëm është shumë i pakët. Përderisa gjithçka importohet qysh nga trangujt, hudhrat (që vijnë nga Kina), mielli, domatet, frutat, prodhimet industriale, industria e ndërtimit, veshjet, tekstilet, makineritë etj, etj, atëherë dolëm te thënia e dikurshme se vendi ynë po sfidon përsëri superfuqitë. Kjo është gati absurde. Kush mund tani të pranojë euforizma të tilla groteske? Flitet shumë se ne kemi një arritje kolosale në zgjidhjen e krizës energjetike dhe diçka është bërë për të dalë nga kolapsi që na mori frymën për gati dy dekada me radhë, por të pretendosh se do të bëhemi superfuqi rajonale, për sa i përket prodhimit të energjisë elektrike, është një lloj megallomanie që bie ndesh me realitetin. Edhe këtu duket sikur mungon modestia. Të aspirosh, është një gjë, të ëndërrosh është gjithashtu diçka e bukur, por bësh t’i këto realitet nevojiten studime të detajuara, disavjeçare, të hartohen plane afatmesme e afatgjatë, të gjenden burimet financiare, firmat që do t’i bëjnë etj. Është një punë e madhe që nuk mund të realizohet sa hap e mbyll sytë. Sot, zgjohem në mëngjes dhe pasi shikojmë ëndrra me ullinj, deklarojmë se do të mbjellim aq e kaq rrënjë. Ditën tjetër shpallim se do të mbushim vendin me hidrocentrale dhe kështu notojmë në një realitet virtual. Këto fanepsje që na kapin herë pas here janë pjesë e megallomanisë politike, e një ndjenje madhështie, nga e cila kanë vuajtur vazhdimisht politikanët tanë! 2009 146
  • 147. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Që shteti të jetë shërbëtor i popullit S ikur kjo të ishte e vërtetë, atëherë nëpunësi që të vret me fodullëkun e tij, do të ishte më njerëzor, dallkaukët që e kanë mendjen te paraja do të fisnikëroheshin, korrupsioni që prodhon aq helm për shoqërinë, do të strukej diku në subkoshiencë. Por ata që janë zgjedhur si më të devotshmit për të shërbyer, zor se e kuptojnë se janë aty për t’i shërbyer (popullit) dhe jo për të rrëmbyer e për të zhvatur, që janë aty për të respektuar dhe jo për të përbuzur, që janë për të zgjidhur hallet, nevojat, problemet dhe jo për të shtypur dhe nënshtruar. Atëherë çdo gjë do të jetë ndryshe. Po si, në ç’mënyrë nëpunësi, zyrtari, gjyqtari, shefi apo ministri, do ta kuptojnë këtë të vërtetë universale? Kjo është pakëz e vështirë për t’u sqaruar. Zyrtarë të zgjedhur, pushtetarë, deputetë që gënjejnë e mashtrojnë djathtas e majtas pa të keq, korrupsioni që asfikson, është një tabllo e zymtë që e djathta po përpiqet ta ç’integrojë nga jeta e shoqërisë, veç kur shteti, vetë me dëshirë të papërmbajtur, zhytet në korrupsion, drejt tij turren sekserët, mashtruesit, taksidarët gjobvënës, grykësit, vampirët gjakpirës, grabitësit dhe hajdutët e paskrupullt. Ndërsa populli? Ai struket, tkurret deri në inekzistencë. Dhe kur mbi të hedh kthetrat krimi (i organizuar), nga pasiguria, njerëzit vrasin veten përditë... përditë sepse kështu ndihen më të qetë për të “ardhmen” që i pret. Një “ç’montim” mekanik i nomeklaturës si një lëvizje figurash, nuk e zhduk të keqen, vetëm e shtyn në kohë. Pa gjetur instrumentet e nevojshëm, efikasë, permanentë, gjithçka 147
  • 148. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës riciklohet si në një film horror... Shteti zhduket. Në rastin më të mirë transformohet në një karikaturë groteske, siç pati ndodhur para zgjedhjeve të korrikut të kaluar. Njeriu zyrtar, me sa duket, e ka të vështirë ta kuptojë se kujt duhet t’i shërbejë, popullit që e ka zgjedhur apo qeses që e ka aq pranë, diku, aty pranë zemrës. Kjo është një dilemë hamletiane për të gjithë ata që marrin sadopak pushtet. E para, është diçka e largët, e huaj, gati-gati ireale; kurse e dyta është joshëse, mishngrënëse, grykësi e pafund, bollëk. Me një fjalë, parajsa që të deformon dhe denatyralizon qenien, të tjetërson vetëdijen, humbet vlerat, dashurinë për njeriun e afërt, shpërfytyrohesh nga drekërat, darkërat, vera që rrjedh si lumë. E kush mund t’i rezistojë këtij sulmi demoniak dhe të mbetet “shërbëtor”? Paraja që vret, ryshfeti, dallaveri, korrupsioni, trafiqet, hajdutëritë e prishin pushtetarin e molepsin shtetin. Dhe i mjeri punëtor që vocërrakët e presin në shtëpi. Presin... presin. Por atij i duhet të punojë në të zezë, refugjat në vendin e tij. Pa kontratë, i kërcënuar në çdo moment. Mund ta flakin përsëri në rrugë. I pambrojtur nga askush. Sindikatat? Janë veç një formë që i shërbejnë shpërbërjes. Nëpunësi i zyrës së punësimit? Ai të shikon nga duart, në gjykatë përsëri nga duart, më lart s’të dëgjon askush. Atëherë, si, ku është shërbëtori i popullit? E ka përpirë kënaqësia në detin e rehatisë apo është blerë nga vetë punëdhënësi? Shteti që e respekton qytetarin dhe vihet në shërbim të tij duhet ta mbroje atë nga shumë të këqija që i kanosen. Ta mbrojë nga krimineli, vrasësi, nga nëpunësi i korruptuar, trafikanti, nga mashtruesit e të gjitha llojeve. Shteti, nëse është sy e veshë para krijuesit të vet, popullit, nuk dhjamet, por tretet, net pa gjumë për një rrugë, për një hall, për këdo që vuan dhe është në nevojë. Sikur të ishte e vërtetë që shteti të bëhej qoftë edhe një ditë “shërbëtor”, kjo do të ishte parajsa e vërtetë, sepse do të zgjidheshin konfliktet dhe s’do të kishte mërira, zënie, sharje, rrahje, gjyqtarë të akullt që e shohin qënien jashtë ekzistencës dhe ligji, mbreti i gjithësisë, 148
  • 149. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon do të sundonte mbi gjithçka dhe shteti, shërbëtor i ligjit, do të ishte më pranë së vërtetës universale, duke e vendosur qytetarin në piedestalin që i takon. Dyert e hapura të Evropës janë qasje e vlerave, rizbulim të virtyteve, përpjekje gjigande për t’u ringritur krahas popujve të tjerë që e kanë nisur këtë rrugë shekuj më parë. 2000 149
  • 150. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Pse ka dështuar qeverisja K a nisur fushata elektorale. Tani, tam-tamet e saj ndihen zhurmshëm në të gjithë hapësirën e vendit dhe së bashku me të janë shfaqur simptomat e para të etheve. Ato, nisin ngadalë, si rastësisht. Thuhet diçka për keqqeverisjen, pastaj zhurma shtohet. Kasnecët shfaqen gjithkund dhe lëshojnë vrer, vetëm vrer. Asgjë tjetër. Shpërfillen punët. Njolloset gjendja (dikur thoshim: njolloset realiteti). Dramatizohet situata. Kasnecët shtohen. Hidhen hije dyshimi. Situata merr formën e një alarmi, sikur diçka do të ndodhë. Si një prag gjëmë. Njerëzit, që zakonisht shkojnë e vijnë, përpëliten për jetën, për të fituar diçka, kalojnë indiferentë para kasnecëve që mundohen t’i zgjojnë nga rutina e përditshme dhe t’i tërheqin në vorbullën e pushtetmarrjes. Një llaf këtu për keq-qeverisjen. Tjetri kasnec i qan hallin qytetarit që po varfërohet, - “kosto jetese”, - thërret tjetri. Diçka do të ndodhë, ta flakim tutje këtë qeveri të dështuar, - thërret kryekasneci. Kështu ndodh. Përpara do njollosim, e përsëri njollosje, deri në katranosje. Në horizont është shfaqur pushteti e së bashku me të paraja, bollëku, deliri, madhështia, vëmendja e të gjithëve. Prandaj, ca baltë s’prish punë. Qeverisje e dështuar. Po pse e dështuar zotërinj? Meqenëse presim anëtarësimin në NATO, që t’u themi miqve tanë që nuk e meritojnë? Me duart tona t’i nxjerrim sytë vetes. Pse kjo qeverisje na qenka e dështuar apo pse kemi nënshkruar MSA-në dhe pothuaj gjithë vendet anëtare të BE-se e kanë nënshkruar atë dhe pritet të ratifikohet edhe nga parlamenti Evropian. Kjo është “dhurata” 150
  • 151. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon që i bëjmë popullit për të na sjellë në pushtet, duke i hedhur ca baltë përsipër. Nuk ka rrugë tjetër, nuk ka formë tjetër, për të bërë elektoratin për vete. Ajo çka është arritur, është arritur dhe është sukses i të gjithëve. Por në këtë qeveri u bë më e afërt dhe më e prekshme sepse prej saj u ndërmorën reforma të cilat janë të domosdoshme për të realizuar standartet. E, natyrshëm, këto reforma kanë edhe një kosto sociale sepse rruga për në BE dhe NATO nuk është e shtruar me dafina. Shqiptarët këtë e kuptojnë dhe po mundohen ta përballojnë. Qeveria e djathtë e kupton se të luftosh korrupsionin do të thotë në radhë të parë të kritikosh apo mënjanosh, apo edhe të dënosh njerëzit e tu që të kanë mbështetur, por që kanë gabuar dhe kjo nuk është e lehtë sepse mund të kushtojë dhe të përkthehet në humbje të elektoratit. Veç reformat duhen ndërmarrë dhe kjo përbën një sakrificë. Edhe të ndërtosh një vepër gjigande siç është “Udha e Arbërit” nuk është punë e lehtë. Kjo përsëri kërkon diçka të sakrifikojmë. Nga reformat e ndërmarra në dogana e tatime janë rritur të ardhurat dhe kjo nuk është qeverisje e dështuar. Reformat që po ndërmerren në sistemin e drejtësisë për ta bërë atë më efiçente dhe te pavarur nga politika përbëjnë gjithashtu një arritje të kësaj qeverisjeje. Po kështu, reformat ne administratën shtetërore dhe në ushtri për t’i afruar me standartet e NATO-s janë arritje të tjera të qeverisjes së djathtë. Është e kuptueshme se të meritosh ftesën për t’u bërë anëtar i NATO-s, kanë meritë të gjitha forcat politike te vendit, qofte nga spektri djathte ashtu dhe nga i majti. Ky nuk është një akt i çastit, por ecuri, vazhdimësi dhe kontributi që kanë dhënë forcat tona të armatosura në luftën kundër terrorizmit prej disa vitesh me radhë, kur në pushtet ka qenë e majta. E djathta ka meritën se reformat e filluara e çoi më tej me një vendosmëri të admirueshme, pa u lëkundur, pa u tërhequr nga asnjë përballje apo vështirësi. Kuptohet që punë ka ende shumë për të bërë. Si p.sh: reformat fiskale në ndihmë të biznesit, ulja e taksave dhe lehtësirat proceduriale te cilat e 151
  • 152. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës kanë përmirësuar së tepërmi klimën. Reformat e ndërmarra në arsim, ndonëse jo plotësisht rezultative. Të gjitha këto nuk mund t’i quash “dështim” të qeverisjes. Të mos harrojmë se qeveritë e kaluara për vite me radhë nuk kanë ndërmarrë asnjëherë reforme, as si koncept e jo më në praktikën e punës së tyre. Gjatë qeverisjes së djathtë, për herë të parë, vendi ka qenë plotësisht i elektrifikuar, kjo është, pa dyshim, një arritje e madhe. Për vite me radhë jetonim në një terr të tmerrshëm të paparë ndonjëherë. E djathta, nuk ka dështuar sepse ritmet e zhvillimit janë nga më të lartat në rajon. Është më se e vërtetë se punë ka akoma shumë për të bërë. Ky është një proces në rritje të vazhdueshme drejt përsosjes që mbetet një pafundësi. Korrupsioni dhe krimi i organizuar janë plagë që i kanë rrënjët në varfërinë e trashëguar dhe mentalitetet e së kaluarës prandaj nuk mund të kurohen lehtë. Masat që ka ndërmarrë qeveria në fillimet e saj për t’i goditur këto fenomene, mbeten për t’u përsosur. Dhe në këtë fushë, qeverisja e djathtë nuk mund të thuash se ka dështuar sepse të gjithë e dimë se kjo është një luftë e gjatë, e vështirë dhe e ndërlikuar. Problemi mbetet i hapur. Forcat e djathta kanë dy rrugë. Të heshtin dhe të grumbullojnë energjitë për zgjedhjet lokale që kanë trokitur në derë, apo të luftojnë pa hezitim si në fillim të qeverisjes dhe të mos reshtin për asnjë çast. Më e udhës dhe në interes të vendit do të ishte lufta pa kompromis, madje e ngritur në një shkallë më të lartë. Kjo mund të përbëjë edhe një prelude për të fituar zgjedhjet e ardhshme, si një rrugë e hapur drejt së ardhmes. 152 2006
  • 153. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Sa shumë politikë jashtë politikës N e shqiptarët jemi të gjithë politikanë, pa përjashtim, pa dallim feje, race, krahine apo ideje/ të përfshirë në një vorbull marramendëse që do ta kishte zili dhe bota. Nëpër ekranet televizive sheh përditë ideologë, teoricienë, estetë, moralistë, analistë të paanshëm, të gatshëm për të bërë prognoza për çdo gjë që lëviz mbi dhè, për taktikat, strategjitë. Jemi shfaqur në arenën botërore si mjeshtëra për krizat, për luftën, për paqen në botë, kur nuk jemi në gjende të ndreqim punët tona. Njohim huqet e çdo lideri kudo qoftë. I dimë aftësitë, të mirat e dobësitë, por për vete mbytemi me një pikë ujë. Dimë me hollësi grupet armiqësore, puçet që do të ndodhin, parashikojmë rëniet, ngritjet, humbësit, fitimtarët. Tradhëtarët i damkosim pa mëshirë, përsëri, prognoza veç për vete, s’dimë të bëjmë, ngecim, gati... Mund të ndodhë që ta kemi barkun bosh, por dimë ku drekoi filan vip, burrë i ndritur i këtij kombi legjendar. Dimë ç’gjëra të mençura dolën prej kokës së tij të trashur e dhjamosur...! Çfarë gjërash i pëlqejnë, çfarë shijesh ka. Dimë gjithçka. Shkoni në një dasmë dhe menjëherë biseda pas gotës së parë ose të dytë, do të shkasë drejt politikës. Secilit i duket vetja politikan aq shumë sa ndihet i fyer po të mos e përfillësh. Po të gjendesh në ndonjë vaki, pasi bëhet pyetja e rëndomtë “po si ndodhi?” dhe si të thuhen dy-tri fjalë të mira për të ndjerin, biseda më vonë do të shkasë drejt politikës. Analizohet, diskutohet, debatohet, hidhen ide pro dhe kundër. Lajkatohet idhulli i zemrës, 153
  • 154. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës shkohet deri atje sa mund të ngrihen edhe dolli e mirësira për liderët tanë të shquar. Gjendja elektrizohet aq shumë, sa mund të nxisë edhe ndonjë këngë, ndërsa meiti vijon ta ndjekë këtë paravoli prej arkivolit nëpërmjet heshtjes së përjetshme. Dhe kështu, si politikanë realë, ecim të gjithë me barkun bosh drejt këtij politizimi të skajshëm. Përse e kemi këtë mani autosugjestionuese, për të harruar dhimbjen, vuajtjen ! Është një shenjë proteste për paudhësitë e politikbërësve? Jemi ende të indoktrinuar nga e kaluara dhe duam që këtë gjë të trashëguar ta kalojmë në brezat e ardhshëm!? Apo thjesht shpalosim egon ne një botë absurde që kërkon të na mbysë? Ose mund të jetë thjesht asgjë. Një kapriçio për t’u dukur të ditur në detin e padijes. Veç një rrezik ekziston. Politizimi i skajshëm i jetës shoqërore krijon militantizmin si fenomen eruptiv që ciklon shpërthimet e veta në momentet kyçe të zhvillimeve politike, duke e vendosur “konfliktin” dramatik në një shtrat antagonist. 2009 154
  • 155. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Kush thotë se shqiptari s’paska ndryshuar? K a zëra që thonë: “ka ndryshuar!”. Po, po! Mos u çudisni! Ai shqiptari i vjetër e i hollë si kosore, ballëlartë sypetrit, i bindur, i ëmbël, i butë, i besës e bujar që qëndronte ballëlartë në rrebeshet e stuhisë, trim dhe i mençur, nuk është më.“I kanë bërë transplant, i kanë hequr trurin”, thonë zërat e këqinj. E keni parë se ç’bën nëpër mitingje? Shitet për dhjetë aspra, sa te njëri, te tjetri, ku t’i dalë kafshata e gojës. Mos e dhëntë Zoti. “Shqiptari ka mbetur ai i mençuri”, - thonë zëra të tjerë, burrërori dhe i moçmi sa vetë koha. Vërtet që është trashur ca si shumë po kjo vjen nga bollëku. I uritur i gjori, i pa nginjur asnjëherë, u lëshua në mish! Ha e ha, e ha derisa ka marrë një pamje që s’e dallon më. Është grua apo burrë?! Me barkun deri te goja, me nofulla të shpërndara në të gjithë fytyrën sikur shqyen mish gjithë kohën, me vithe allaevropiane. Besën e ka besë se na morët erzin me këto gjëra që shpifni. Llafin e ka llaf. Kush thotë se ka ndryshuar dhe qenka transformuar kështu? Tani një çikë gënjeshtër edhe duhet, se kjo botë që erdhi qenka allasoj! Nuk thonë kot që politika është kurvë? Pse e thonë këtë, kot e thonë? Atëherë lind pyetja: ç’duhet bërë me këtë “mender” kurvë? Ç’ti bëjë shqiptari kurvës, thoni ju, ta mbajë apo ta ndajë? Kjo është çështja! Ta mbajmë, ta mbajmë se na duhet, - thanë të gjithë. Po kurva polli këlyshë dhe ata u bënë zuzarë. Fara e zuzarëve u përhap gjithandej dhe zbriti në popull. Sëmundja e të lehurit u përhap te të gjithë. Gam e gam, gam lartë e gam poshtë; gam 155
  • 156. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës në punë e gam në parlament; gam në kafene e gam në shtëpi; gam e gam...! Ai që leh më shumë ngjitet më lart, i urti shtypet. Ç’të bëjmë, si ta qetësojmë këtë popull? – pyetën ca të mençur. Atëherë doli kodoshllëku. I kini parë që ata, kodoshët, i vënë në krye të qoshes. Si?! Mentaliteti i shqiptarit paska ndryshuar, s’është më ai i pari, është qerratallepsur, është rafinuar duke ia hedhur njëri-tjetrit. O burra të gjejmë qorrat! Ku janë qorrat, po qorra s’ka më. Atëherë t’ia veshim njëri-tjetrit... kështu shqiptari iu afrua Evropës. Thonë se disa burra kanë dalë nëpër botë dhe kërkojnë burrërinë. Pastaj u ngjitën në male. Atje lart në bjeshkë u gjetën disa krijesa të harruara që vazhdonin të ishin si kosore: të hollë e të thatë, të hequr, të fortë si shkëmbi. “Këta qenkan shqiptarë”, thanë ata dhe i morën me vete për t’i çuar në muze që t’i shikonte Evropa dhe gjithë bota mbarë. Prandaj mos thoni, zotërinj, se shqiptarët kanë ndryshuar. S’është e vërtetë! Elbasan, Llixha Qershor 2008 156
  • 157. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Transparenca A h, transparenca! Sikur me të vërtetë të ekzistonte! Sa gjëra do të ishin bërë. Sa shumë do të kishte përfituar demokracia. Do të ishte më e hapur, më e bukur, me më tepër dinjitet e fisnikëri. Ashtu, si motrat e saj, kudo që janë. Sa punë do të ishin bërë më mirë. Sa qytetarë do të ndienin veten më të denjë për vlerat e këtij kombi. Se transparenca prandaj nevojitet, për të shpërndarë mjegullën. Por, ashtu si funksionon te ne, duket formale, e gati banale. Mendja, ndonjëherë ngjan edhe si lojë ku mund të luash kukamfshehti. Ja se çfarë ndodh zakonisht; shpallet një tender, bëhen gjoja tri zarfa, gjenden gjoja tri klientë të cilët përsëri gjoja do të garojnë. Këto të gjitha janë me “gjoja” sepse fituesi dihet qysh në fillim. Gjithçka është gjoja transparente për të zbatuar gjoja ligjin dhe për t’i hedhur hi syve opinionit. Për të mbyllur gojët e liga, shtypin, mediat që s’lënë gjë pa thënë në këtë demokraci të kulluar. Pas tenderit, janë një armatë e tërë që presin me padurim të çukisin ndonjë gjë nga kjo aferë. Nisur që nga drejtori, sekseri, menaxheri, shoferi, përgjegjësi, eprori, zbatuesi, inspektori, kontrollori, mbikqyrësi, supervizori?!! Prandaj të gjithë këta bëjnë atë gjoja transparencë, nëpër xhepat e tyre... E shikoni sa janë. Si mund të ketë cilësi kur të mbarojnë punët. Është e pamundur që të arrihet kjo gjë. Prandaj faktori “gjoja” 157
  • 158. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës mbetet thelbësori. Prandaj dhe punët na venë kaq mirë sepse të gjithë mendojmë dhe punojmë për transparencën. Përveç transparencës në punët e ekonomisë, kemi edhe atë tjetrën: transparencën në politikë. E keni parë sa transparente është ajo? Llamburit në dritë të diellit. Asnjë punë nuk bëhet pa e vënë më parë në dijeni qytetarin, asnjë vendim nuk merret pa e ditur ai. Se kështu funksionon demokracia, në të kundërt do të ndodhnin shkëputje të interesave ndërmjet palëve ose mund të shfaqen kundërvënie, të cilat janë gjithnjë me pasoja për të ardhmen e jetës institucionale. Po të marrim transparencën në vendimet e gjyqësorit janë me të vërtetë për t’u entuziazmuar. Nuk ka asnjë ndërhyrje, asnjë shitje të vendimeve, asnjë blerje, gjithçka funksionon në harmoni të plotë. Përveç rasteve të rralla, shumë të rralla, kur palët, pasi mbaron gjyqi, vriten pak më tej... për të rivendosur drejtësinë. Por më e dukshme është transparenca në komisionet e “transparencës” që ngre kuvendi popullor. T’i zëmë me radhë. U ngrit më 1997-en komisioni “Ngjela” (të na fali Z. Ngjela, por kështu u titullua). Ky komision kishte për qëllim t’u bënte analizën atyre ngjarjeve që tronditën vendin dhe në fakt u bënë gjoja analiza, u studiuan gjoja fakte madje edhe të thënat e të pathënat deri dhe gojëdhënat e legjendat. Këto ishin të nevojshme se ngjarjet patën ndodhur mijëra vjet më parë dhe mungonin dëshmitarët okularë. Në fund, komisioni, në unanimitet të plotë doli me dy raporte. Njëri fajësonte të majtën, tjetri të djathtën. Fitorja ishte e plotë. Faji mbeti jetim. Pas këtij, u ngrit komisioni që do të bënte transparencën e firmave piramidale. Gjithë populli e mbajti frymën pezull se do të dilnin më në fund fajtorët e asaj që ndodhi. Përsëri komisioni, pas debatesh të zjarrta, arriti në konkluzionin se për ta paraqitur situatën më mirë nevojiteshin dy raporte. Njëri fajësonte të majtën, tjetri të djathtën. Të dy raportet në “unanimitet” të plotë u miratuan në kuvend. 158
  • 159. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Përsëri Ngjela (të na fale Z. Ngjela), për kryetarin e SHISHit, prapë dy raporte. Edhe në komisionin “Olldashi” që do të zbulonte aferat korruptive të Bashkisë së Tiranës. Dy raporte ku secila palë nxjerr të larë veten e saj. Komisioni për Arapin. Me dy raporte. Kush e mori vesh transparencën e vërtetë. Ne kemi atë“gjoja” transparencë dhe me këtë ndihemi të qetë... Si gjithnjë! 2009 159
  • 160. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës A ekziston shoqëria civile? D ikujt kjo pyetje mund t’i duket absurde. Në të vërtetë shoqëria civile si nocion ekziston. Ka mijëra qytetarë, intelektualë, artistë, shkencëtarë, punëtorë me mëditje, zanatçinj, fermerë, të cilët nuk bëjnë pjesë në asnjë parti politike. Ata janë si të thuash, të paangazhuar në politikë. Ky kontigjent duhet të përbëjë atë që quhet “Shoqëria civile”. Përfaqësuesit e saj pretendojnë të jenë një numër jo i vogël shoqatash të ndryshme, ekzistojnë formalisht, madje ka edhe sindikata të ndryshme, të cilat mund të bëjnë çdo gjë, vetëm interesat e punonjësve nuk përfaqësojnë; janë fiktive, formale dhe në ortakëri me pushtetet që vijojnë. Atëherë, lind pyetja: në një shtet demokratik kush i mbron punonjësit nga abuzimet e pushtetarëve, apo nga nëpërkëmbja e punëdhënësit? Në gjithë këta 20 vjet asnjë organizatë apo shoqatë civile nuk e ndërgjegjësoi opinionin publik për të kërkuar të drejtat e tyre në rrugë paqësore dhe me metoda demokratike. Në gjithë këta vite asnjëherë qytetarët nuk protestuan, fjala vjen, për mungesën e pafund të dritave, të ujit të pijshëm në qytetet tona, për ndotjen e qendrave urbane deri në kufijtë e asfiksimit total. Askund nuk ndihet zëri i protestës për papunësinë, për “punën e zezë” që bëjnë punëtorët tanë, jo vetëm në ndërtim, por edhe në sektorë të tjerë të aktiviteteve të ndryshme ekonomike. Jemi, ndoshta, i vetmi vend ku qytetarët janë refugjatë në vendin e tyre kur punojnë pa kontratë, pa sigurim jete, kur kushdo mund t’i flakë në rrugë, pa pasur asnjë mbrojtje ligjore. Ç’bëjnë sindikatat? Çfarë mbrojnë ato? Çfarë 160
  • 161. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon përfaqësojnë ato? Të mos harrojmë se edhe nën pushtetin e diktaturës ekzistonin Bashkimet Profesionale dhe sado të politizuara që ishin, megjithatë, vendimet që ato merrnin ishin të përfillshme për t’u zbatuar. Çfarë ka bërë shoqëria civile për të sensibilizuar opinionin në luftën ndaj korrupsionit, si një fenomen që po i zë frymën gjithë shoqërisë. Këtë dukuri kaq negative s’mund ta luftojë vetëm qeveria, nuk mund ta zhdukin dekretet, apo qoftë edhe ligjet, në qoftë se nuk ngrihet në këmbë opinioni qytetar. Prandaj ne zvarritemi dhe lëngojmë nën kthetrat e partive politike, të cilat e ndiejnë veten si Zeusi, sepse shoqëria civile fle nën letargjinë e një gjumi pafund. Tek ne, miting mund të bëjnë vetëm partitë politike, por partitë luftojnë për të marrë pushtetin. Të gjitha strategjitë që ato aplikojnë, kanë këtë qëllim, edhe kur akuzojnë njëratjetrën loja bëhet për pushtetin e jo për të lehtësuar problemet e njerëzve. Ballancën në kushtet e demokracisë e vendos shoqëria civile; zëri i saj është produkt i ndërgjegjes qytetare që ngrihet përmbi interesat e ngushta të partive. Shembulli i Shoqatës së Qytetarëve Vlonjatë për të mbrojtur gjirin e Vlorës nga ndotësit helm-prodhues përbën një shembull të shkëlqyer. Kur opinioni publik dhe ai intelektual ngrihen në këmbë, mund të detyrojnë institucionet vendimmarrëse të rishikojnë qëndrimet e veta, të cilat bien ndesh me interesat qytetare. Ky shembull flet për forcën e madhe që ruan në vetvete shoqëria civile në mbrojtje të të drejtave të veta. Ekziston edhe lëvizja “Mjaft”, e cila si një iniciativë e një grupi të rinjsh ka dhënë një ndihmë të vlefshme për të zgjuar vetëdijen e njerëzve, ndjenjën e protestës qytetare, si një e drejtë civile dhe si element thelbësor i funksionimit të demokracisë. Por këto janë shumë pak në një shoqëri që ka aq shumë probleme për të zgjidhur, që ka një prapambetje të madhe të trashëguar nga e kaluara, e cila në zona të ndryshme funksionon akoma në bazë të rregullave të lashta kanunore. Tek ne po kristalizohet një vetëdije qytetare që e shohin demokracinë si grevë urie me anë të të cilave mund të zgjidhim 161
  • 162. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës të gjitha problemet. Ndërkohë që pjesa tjetër e shoqërisë hesht, sepse mendon se nuk i ka shkuar ende “gozhda” në palcë. Kjo lloj proteste, për fat të keq ka mbetur si forma më e preferuar e vetëflijimit qytetar. Ndërsa belbëzojmë në biseda kafenesh ku shfryjmë mllefin, lodhemi së protestuari dhe ikim, për të ardhur përsëri dhe ankohemi për politikën, për ujin që na mungon në çezma, për dritat, çmimet e larta e varfërinë. Këto mërmëritje askush nuk i dëgjon. Na mungon vetëdija e një qëllimi të përbashkët që do të na bëjë të ndërgjegjshëm për një akt social. Më tepër, shoqëria jonë shfaqet si një masë njerëzish që lëvizin, ecin, hapësira boshe..., interesa vetjake, copëza jete në kërkim të ekzistencës. Tablo surealiste ku paralliu “vuan” pse s’i mungon asgjë, i varfëri rënkon se i mungon gjithçka! Të gjithë thërrasim: harmonia, ...mungon harmonia? Jo, thonë të tjerë, na mungon lëngu i jetës; ekuilibri i brendshëm i shoqërisë. Ndërgjegjja qytetare?! Thirrje, britma të mekura, të mbytura brenda vetvetes, që nuk i dëgjon askush. Integrimi në rrezik! Pse nuk krijohet shoqata e integrimit dhe të mblidhen studentë, të rinj, të reja, qytetarë të thjeshtë. Por kjo nuk ndodh. Prandaj, me të drejtë shtrohet pyetja: nëse ekziston potencialisht në shoqërinë tonë vetëdija qytetare?; Apo ajo lëviz si një masë amorfe e heshtur, e frikësuar, e tulatur. 30 mars 2004 162
  • 163. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Ndërgjegjësimi M e gjithë dëshirën e madhe të shqiptarëve për t’iu bashkuar zhvillimeve evropiane, vendi, me sa duket, po rrëshqet drejt veteizolimit të ri. Në kushtet e demokracisë, kur aspiratat tona gjithnjë e më shumë synojnë kapërcimin e barrierave, ato sikur bëhen më të vështira, edhe pse në dukje janë lehtësisht të realizueshme. Sipas opozitës, fajtori për gjithçka është forca politike në pushtet. Ndërsa për pushtetarët, përgjegjësinë e vërtetë e ka opozita, e cila s’lë gur pa lëvizur për ta rrëzuar nga pushteti. Por, ta lëmë politikën. Jemi mësuar tashmë me këtë stil loje, ku faji gjithmonë mbetet jetim. Jemi marrë kaq vite me politikanët dhe me prapësitë e tyre. Emrat e tyre janë lakuar mbarë e prapë. Kritikat kanë qenë të pamëshirshme. Por ata, si për dreq, nuk i ka gjetur asgjë, veç janë trashur edhe më. Në këtë shkrim nuk duam të merremi me politikanët. Le t’i lëmë ata ne “hallet” e tyre dhe t’i kthejmë sytë nga shoqëria civile.Tek e fundit politikanët janë pjella jonë. Ata përfaqësojnë, në një masë të konsiderueshme, një nivel të caktuar të vetë shoqërisë, janë produkt i shkallës së emancipimit, i kulturës që ajo reflekton, i pjekurisë dhe traditave që ka trashëguar. Në këtë kuptim, vetë shoqëria është një konglomerat idesh, bindjesh politike, shijesh, dëshirash. Aty, niveli kulturor është mjaft i ndryshëm. Por gjithsesi atë e bashkojnë në tërësi aspiratat e njëjta kombëtare. Ngjarjet politike nëpër të cilat kalon vendi, precipitojnë në vetëdijen e gjithsecilit dhe ngjarje pas ngjarjeje, zhvillim pas zhvillimi krijojnë atë shtresëzim, që quhet ndërgjegjja shoqërore. Një proces ky i ngadaltë, por që 163
  • 164. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës ndodhet në evolucion të vazhdueshëm. Te ne ky zhvillim, do të thoshim ndërgjegjësues, po ecën me hapa të ngadaltë. Ndesh shpesh jo pak qytetarë, që në pamje të parë duket se kanë arritur shkallën e pjekurisë, të kulturës demokratike, për të qenë pjesëtarë të denjë të një shoqërie të emancipuar. Këta kritikojnë gabimet e të metat që vihen re përditë në jetën politike. Por sapo dëgjojmë tam-tamet e fushatave elektorale, tjetërsohen, marrin një pamje agresive, sikur elektrizohen nga një forcë e padukshme. Humbasin papritur aftësinë e të dëgjuarit dhe atë të perceptimit. Vetëm klithin dhe ulërijnë. Ecin kuturu, shikimi iu është turbulluar. Nuk janë më ata të zakonshmit. Ç’ka ndodhur. Askush nuk e di. Ndoshta propaganda e shfrenuar e fushatave elektorale i disfazon. Zhurmat, muzika marramendëse bën të vetën. Se ne fakt, në mitingjet moderne të kohëve të fundit nuk arrin të dëgjosh asgjë. Premtimet janë tashmë steriotipe, vetëm është amplifikuar ekzaltimi turmëndjellës me efekte speciale si në filmat hollivudianë. Njeriu, i gjendur qoftë edhe rastësisht në një mitingmontazh, ndihet i befasuar, sikur të jetë në një hapësirë dhe kohë tjetër. Kjo zgjat derisa te lëshojnë votën. Pastaj dalëngadalë ftohen, kthjellohen. Kur vijnë në vete, çdo gjë ka mbaruar. Po t’i pyesësh se për cilin kanë votuar, nuk dinë të japin asnjë përgjigje. Ka edhe të tjerë të cilët iu shmangen fare votimeve në shenjë “hakmarrjeje” për pakënaqësitë që kanë. Të dyja këto prirje, lënë shteg të lirë, shfaqjeve spektakolare të seancave parlamentare që do shohim më vonë në televizor, duke i hapur udhë “kongresmenëve” që do të marrin ne dorë fatet tona. Shoqëria jonë, e dalldisur sa andej-këndej, nën presionin e rrymave regresive, që veprojnë brenda saj, nuk ka arritur ende ta kristalizoje vetëdijen për të vepruar si një masë homogjene. Do të vijë një ditë që intelektuali të mos qëndrojë i strukur dhe ta thotë mendimin e vet, rinia, qytetari vetë, të dalë të protestojë paqësisht. Sepse tek e fundit, kjo është demokracia dhe në këto 164
  • 165. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon forma vritet frika që na qëndron ende nëpër këmbë. Sa më e largët të jetë kjo ditë, aq më e gjatë do të jetë përpëlitja jonë dhe arroganca e politikës do të bëhet gjithnjë e më agresive. Kurse ditët tona do t’i shoqërojë monotonia e përhershme e jetës së përditshme. 2001 165
  • 166. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Shtresëzimi i shoqërisë D ikur kishim vetëm dy shtresa shoqërore: klasën punëtore dhe fshatarësinë kooperativiste, të cilat, në harmoni të plotë, lulëzonin dhe begatonin vendin. Mirëpo, ato u shpërbënë si në një shpërthim te papërmbajtur. Çdo gjë u shemb si të mos kishte ekzistuar kurrë. Aleancat u prishën, baza ekonomike u tjetërsua. Nisi një shtresëzim i ri i shoqërisë. Pas rrëzimit të shtetit diktatorial u duk një fenomen: shtresa më e privilegjuar u bë ajo e politikanëve, e cila shtiu në dorë gjithë burimet ekonomike të vendit. Politika u bë i vetmi burim i pasurimit të shpejtë, pa mund e djersë e pa shpenzuar asgjë. Kjo e bëri atë të lakmuar. Të gjithë u sulën drejt politikës për të fituar diçka, për t’u kapur diku, përndryshe varfëria qëndron te pragu. Kjo shtresë, duke i vënë pasuritë në rrugë të paligjshme mbeti anonime pasi gjendet e fshehur pas emrave të tjerë. Për hir të opinionit, por edhe të ligjit, kjo shtresë është gjithnjë agresive dhe e gatshme të mbrojë atë çka ka fituar duke ruajtur prezencën permanente në politikë. Ajo, e etur për fitim, në përpjekje për të konsoliduar vazhdimisht pozitat e veta, është e gatshme të rrëzojë gjithçka që i del përpara; shpërbën shtetin, zhvleftëson institucionet. Tentakulat e saj shtrihen gjithandej në çdo skaj të vendit. Ngërçet e mëdha dhe krizat e vazhdueshme, përplasjet e egra primitive që kemi përjetuar në gjithë këto vite, e kanë burimin në këtë etje të pashuar për fitime të pasosura. Në qoftë se do t’i bënim një analizë reale stabilitetit makroekonomik që ekziston te ne, nuk duhet harruar kurrsesi 166
  • 167. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon se një kontribut të madh ka në këtë drejtim emigracioni. Në qoftë se bëhen ndërtime në fshat, të ardhurat vijnë nga emigrantët. Në qoftë se shumë probleme sociale janë të zbutura, kjo nuk ndodh për meritë të politikës, por sepse mijëra e mijëra familje jetojnë në sajë të ndihmave që vijnë nga emigracioni. Të mos harrojmë se sasia e parave që vijnë prej andej është shumë e madhe. Një pjesë e tyre kanë nisur të investojnë kursimet e tyre brenda vendit, duke dhënë një kontribut të madh për progresin tonë evropian. Ekziston gjithashtu dhe inteligjenca si një shtresë shoqërore, por ajo përgjithësisht e ka humbur identitetin e vet, i ka zbehur vlerat për shkak të pozicionit të saj aspak të sigurt. Për fat të keq, inteligjenca ka mbetur e pavlerësuar, si në kohët e së shkuarës kur shikohej si burim infeksioni apo molepsjeje ideore. Sot ajo përsëri s’ka forcë. Ka mbetur pa jetë, e asfiksuar brenda një shoqërie që mezi merr frymë. Pa u bërë udhërrëfyese, pa qenë e devotshme për misionin e saj, pa qenë e vetëdijshme se mund të bëjë diçka. Ia ka zënë frymën politika dhe ajo belbëzon brenda guaskës së vet. Kjo shtresë, që do të përbënte elitën e shoqërisë, bën një jetë të mefshët, pa kërkesa intelektuale. Prandaj shoqëria ka mbetur pa udhërrëfyes, që do të përbënte modelin e jetës, të përpjekjeve dhe sakrificave njerëzore, siç ndodh në momentet e mëdha të kthesave historike të popujve të tjerë. Është e kuptueshme se borgjezia e re si shtrese shoqërore tashmë ka marrë trajtë. Atë qe ne zakonisht e quajmë biznes, përbën forcën kryesore transformuese të vendit. Ndonëse kjo borgjezi gjendet akoma në një periudhë ku përcaktohen prioritetet në investime që kanë për qëllim të përmbushin nevojat ekonomike të vendit. Bizneset tona, me prodhimet e veta, e kanë akoma të vështirë të dalin në tregjet evropiane, kjo për shkak të mentalitetit izolionist të trashëguar nga e kaluara; prodhimet e industrisë së re të ngritur pas viteve ’90-të nuk e kanë aftësinë depërtuese drejt tregjeve të huaja qoftë edhe ndaj fqinjëve tanë, të cilët, gjithsesi, zotërojnë teknologjinë e duhur, 167
  • 168. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës për të prodhuar mallra me cilësi. Zotërojnë elementët e traditës, për sa i përket amballazhimit, reklamës etj. Prodhimet tona, të destinuara kryesisht për tregun e brendshëm, lënë mjaft për të dëshiruar, pasi edhe konkurenca mbetet përgjithësisht e ulët. Klima e re që po i krijohet biznesit padyshim do ta fuqizojë më tepër dhe do t’i japë shtysë kësaj shtrese të shoqërisë, nga e cila varen shumë faktorë që kanë lidhje me rritjen e standarteve të jetës, mirëqënies dhe gjithçka tjetër që e bën një vend tërheqës dhe të dëshiruar për të jetuar. Borgjezia e re është ende e brishtë. Zëri i saj pak ndihet në jetën e vendit. Ajo i ruhet, me sa duket, përplasjeve me klanet e politikës, të cilat kanë treguar prova se, për nga egërsia me të cilën i godet kundërshtarët, është për të patur zili. Përfaqësuesit e borgjezisë, që ngadalë po konfigurohet si e tillë, mbeten nën trysninë e politikës. Shtresat e tjera të shoqërisë ekzistojnë në lëvizje. Fermeri që ka dalë në treg për të shitur krahun e punës, punon i pasiguruar sikurse të ishte informal, në një jetë të paqartë. Ky fermer nuk i ka shkëputur lidhjet me fshatin, duke e mbajtur njërën këmbë në qytet dhe tjetrën në fshat, ai nuk mund të jetë as punëtor dhe as fermer. Kësaj shtrese të shoqërisë sonë do t’i nevojitet një kohë relativisht e gjatë për t’u integruar dhe të përcaktojë profilin e vet qytetar, qoftë përsa i përket integrimit komunitar, kulturës, mënyrës së jetesës, arsimimit etj. Në qoftë se flasim për nëpunës, ata janë kryesisht ushtarë të partive që i kanë vendosur diku me qëllim që t’i shpërblejë për devotshmërinë që ka treguar në “betejat” partiake. Vështirë të gjesh në administratën tonë specialistë të mirëfilltë, të cilët do të ishin të aftë për ta çuar zhvillimin e vendit përpara me ide të reja, me koncepte novatore, me projekte të guximshme, sepse i rrafshon pa mëshirë “fshesa” e ndërrimit të pushteteve. Në këto rrethana, kjo kategori shoqërore, nuk ka asnjë aspiratë tjetër, vetëm të zhvasë sa më tepër dhe të përfitojë të mira materiale për sa kohë gjendet i mbrojtur nga partia së cilës i shërben dhe i bindet verbërisht. Këta punonjës janë pa formë e pa 168
  • 169. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon trajtë. Ekzistojnë së bashku me partinë dhe zhduken në mëshirë të fatit kur pushtetin e marrin të tjerët. Lufta për mbijetesë është e egër dhe në disa raste merr trajta të përçudnuara, duke i dhënë shtetit një fizionomi aspak dinjitoze. Marrëdhëniet ndërmjet shtresave të ndryshme të shoqërisë shpesh kalojnë nëpërmjet politikës. Është ajo që përcakton pritjen, përcjelljen, trajtimin, gëzimin, varfërinë, harmoninë, urrejtjen. Të gjithë vijmë nga skamja e përbashkët, ku dhe u gatuam. Lidhjet me politikën janë të kahershme, të inspiruara jo aq nga bindjet sesa nga padija që na ka dominuar prej kohësh. Kjo ndërvarje e shtresave të shoqërisë tonë nga politika e bën këtë të fundit faktor dominant në jetën e gjithsecilit, gjë që nuk ndodh në popujt e tjerë. Jo vetëm të perëndimit, por edhe të ish-lindjes komuniste. Kudo ekziston dinjiteti qytetar që arrin të imponohet në jetën e vendit. Kurse një prej tipareve që spikat sot tek ne, nuk është trimëria, siç mund të mendohet, por dinakëria dhe servilizmi. Një servilizëm i neveritshëm që e tjetërson qënien. Këtu, edhe rinia, që në çdo vend dhe në secilën epokë përbën promotorin e progresit, është inerte, pa forcën e duhur transformuese në zhvillimet shoqërore. Ndoshta mendohet se hapja e disa pub-eve, diskove, apo emisioneve argëtuese nëpër televizione e zgjidh problemin e rinisë. Ndërsa kjo kategori e shoqërisë tonë, që përbën embrionin gjenetik të zhvillimit, është e lënë pas dore. Politikës nuk i intereson rinia. Letargjia e saj e konformizmit ia bën jetën më të rehatshme dhe komode. Po të flasim për gruan, e cila përbën rreth 50% të shoqërisë, ajo e ka të vështirë të orientohet në labirinthet e pazbuluara të një shoqërie, e cila historikisht e ka parë të nënshtruar. Ç’mund të bëjë gruaja në një shoqëri që sundohet nga maskiliteti?! Po të varfërit? Ata ekzistojnë, janë shtresa më e dhimbshme e kësaj shoqërie që përmbysi idhujt për të ngritur mjerimin që e patëm harruar. E gjithë bota demokratike ka gjetur mekanizmat e duhur socialë për të siguruar jetesën e kësaj kategorie shoqërore. Mund të lihet pa ndërtuar një rrugë, një projekt, por uria duhet 169
  • 170. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës shuar, përndryshe ajo bën kërdinë, dhe është e pamëshirshme dhe e verbër kur ndihet e braktisur. Këtë e bën e gjithë bota, e bëjnë vendet e pasura, por është e vetmja zgjidhje për t’i thënë stop mjerimit! Nëntor 2004 170
  • 171. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Degradimi!! M os mendoni që është fjala për shoqërinë tonë… Mos e dhëntë Zoti!!! Ajo begatohet, përparon, lulëzon, zhvillohet. Gjithandej sundon fukarallëku. Pluhuri depërton në të gjitha poret e qënies. Ato, qëniet, lëvizin diku, ecin diku, venë diku të rrethuar nga hareja, “rehatia dhe komoditeti”. As që bëhet fjalë për shoqërinë tonë... Bota e shikon si ajo “lulëzon”, virtyti të verbon sytë. Asgjëkundi nuk shikon zyrtarë të pamoralshëm, se po të kishte, shoqëria do të ngrihej e indinjuar e t’i demaskonte, …të paktën të protestonte. Patjetër që do ta kishte bërë këtë me kohë, pa pritur që të vijnë të tjerë të na marrin për dore e të na tregojnë se hidhen hapat për të vajtur në kopsht! Nuk do ta lejonte shoqëria jonë e “civilizuar dhe e emancipuar” që politikanët të tallen me mjerimin tonë? Në asnjë mënyrë. Kjo do të ishte fund i botës për një qytetërim si ky i yni, për një popull me tradita (por që e zë gjumi shpejt!), për një popull që mendohet të jetë gjeneza e… por që dikush e pati lënë në harresë të përjetshme, në vetmi (dhe në vetmi çdo qënie ha vetveten). Jo, kjo s’ka si ndodh me shoqërinë tonë ku lakuriqësia e vajzave i bën karshillëk varfërisë, që thonë se ekzistoka aty-këtu nëpër skuta. Nuk ka të bëjë me shoqërinë tonë që ka aq shumë intelektualë të shquar, por që heshtin dhe presin t’i ftojnë diku për ndonjë post e të paraqesin pastaj me tërë elokuencën e vet ,dënglat e tyre, pozat, karshillëkun e zbrazëtinë. Një shoqëri mund të kalbet kur ajo vuan sindromat e amoralitetit. Kjo s’ka të bëjë kurrsesi me shoqërinë tonë ku normat e moralit i ka të shenjta, të trashëguara qysh në 171
  • 172. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës lashtësi, brez pas brezi dhe që virtytin e ka busull të orientimit. Ku i ndershmi nuk përbuzet dhe te flaket tej si një zhele, por vihet në ballë të sofrës dhe të respektit, kur dallkauku, horri dhe kopuku janë flakur tej me kohë… Jo, shoqëria jonë ecën e brishtë, e pastër, e shëndetshme, ku i vuajturi gjen strehë e mburojë nga të gjithë, përndryshe ku vemi?! Ku miku mbahet mik siç e ka zakon shqiptari dhe shoku nuk flaket tej, siç kemi dëgjuar se ndodh rëndom nëpër botë; ku intriga, hipokrizia e kanë vendin në muzeun e lashtësisë si relike të vjetëruara. Krimbi i mollës së urrejtjes është për ne i huaj. Dashuria, ky univers që Zoti e zbriti në tokë nëpërmjet birit të tij, tek ne begaton e mbush shpirtërat tanë sepse lakmia dhe paraja nuk na kanë tunduar aspak, shoqëria jonë e ka flakur tej lakminë për paranë që ka shembur perandori e mbretër. Shoqëria jonë ecën kryelartë për traditat e saj, për të kaluarën e lavdishme, ku mijëra e mijëra patriotë janë flijuar që të vijë kjo ditë që të ndiheshim të lirë, pa shtypje e shfrytëzim për të qenë vërtet të lumtur në ekzistencën tonë të vuajtur...! Shoqëria jonë është e lumtur sepse asnjë nuk është në gjendje të ndërsejë vëllanë të vrasë vëllanë. Jo, kjo do të ishte nëmë e madhe që do të na ndiqte pas në shekuj. Apo të kundërvejë djalin me babanë që e ka lindur dhe e ka rritur me halle e përkushtim hyjnor. Do të ishte e rëndë sa dheu që babai të përdhunojë të bijën. O Zot! Kjo s’mund të ndodhë kurrë se kemi nder e pa të s’jeton dot. Këto s’kanë ndodhur e s’kanë për të ndodhur kurrë sepse një popull i lashtë e plot virtyte nuk mposhtet lehtë. Shoqëri të tjera në këtë botë do të kalben dhe i prêt dekompozimi sepse janë dhënë pas vesit, orgjisë, shpërbërjes morale, drogës, prostitucionit, mohimit të vlerave, por jo, kjo s’do të ndodhë kurrë në shoqërinë tonë që po del në dritën e diellit e shëndetshme dhe plot vitalitet, ashtu si na e lanë të parët tanë! Mars 2005 172
  • 173. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Ku është ligji?! D isa nga ne e shohin ligjin si një pengesë drejt “lirisë” absolute, anarshisë për të zgjidhur çdo gjë pa ndërhyrjen e elementëve të tjerë. Të prirur për të vërtetuar jashtë ligjit dhe ekzistencës së tij. E injorojmë, e shkelim. Ligji i mjerë pëson lloj-lloj mutacionesh me të vetmin qëllim që të zbutet, të tjetërsohet, të anashkalohet dhe pastaj të flaket si diçka pa vlerë. Këtu e ka burimin ai fakt unikal në llojin e vet që bëjmë ligje dhe ato flenë. Dikush thotë nuk veprojnë. Në të vërtetë ato flenë në sirtarët e zyrave, dikastereve, institucioneve, gjyqësorëve, ndoshta edhe në zyrat e parlamentit e të presidencës. Flenë një gjumë të rrallë dhe presin t’u vijë dita të hyjnë në veprim. Ligjvënësit u rropatën për shtatëmbëdhjetë vjet me radhë duke hartuar ligje, por ato nuk gjenden gjëkundi. Hartuesit e ligjeve ngrenë kartona, ulin kartona, proklamohen, ngecin, heshtin. Shoqëria që përpëlitet kërkon të dijë ku janë se na mbytën spekulantët… Jemi i vetmi vend në botë që çmimet vetëm rriten. Ligjet ekzistojnë, se bota ka shekuj që është ndërtuar, ka shekuj që ka krijuar shoqërinë e tregut. Tregu asgjëkundi nuk e mbyt qytetarin se ka ligje që e mbrojnë atë. Njerëz që ecin lart e poshtë zyrave, trokasin në kërkim të ligjit. Asgjëkundi s’duket… lekë… lekë! Mbushje xhepash, sekserë, tellallë që flasin për shtet e ligje. Të tjerët heshtin. Ku është ligji, ku?! Ekziston? Po, është aprovuar në parlament. Deputetë të lodhur nga hallet që iu kanë rënë mbi kokë, e kanë ngritur dorën. Po ku është 173
  • 174. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës atëherë ligji?! E kemi ne, thërrasin nëpunësit, dhe po e shesim, e kemi nxjerrë në treg. Ta shesim, ta shqyejmë, ta flakim? Po pse? Të vemi në Strasburg për të gjetur të drejtën e pronës! Vetëm atje. Pse vetëm në Strasburg, ku është ligji? E kemi ne…; poshtë korrupsioni, na pinë gjakun! Shqipëria lëviz në drejtim të ligjit që e vranë… u ekzekutua. Krimineli jo, jeton. Ligji, ligji u gjend i përdhosur. O Zot, ku vemi?! U bënë shtatëmbëdhjetë vjet. Gjyqtarë fodullë, të dhjamosur, të rrethuar nga ari, ngjeshur, nginjur nga hallet e të tjerëve. Halli shitet e blihet me lekë. Nuk gjykohet. “Shteti ligjor!” se kush u kujtua. Kemi shtetin ligjor. Evropa, Evropa na kërkon ligjet. T’i gjejmë ku janë. I gjetëm, i gjetëm! Këtu janë, por s’veprojnë. Po, a mundet të ndërtohet shteti ligjor pa ligj, pa drejtësi. A mundet të vihet në vend nderi pa drejtësi, e drejta pa drejtësi, prona, ekzistenca e qënies njerëzore, a mundet të funksionojë pa drejtësi? Vëllai vihet kundër vëllait për pronën… kuje, gjëmat s’kanë të sosur se nuk u çua në vend drejtësia. U fajësua i ndershmi dhe u la i lirë kodoshi. Dikush thirri: “O poshtërsi, që ke emrin drejtësi!” Paraja, paraja, e gëlltiti paraja. Nuk ekziston më. Dhe dikush akoma kërkon drejtësi. Ligji ka vdekur. T’i sulemi, të shqyejmë njëri-tjetrin se kjo është moderne, bashkëkohore. “Ligji!” dikush thirri përsëri andej nga fundi, - të zhdukim gjyqtarët!” Të tjerë kërkuan të flaken tej ligjet e të jetojmë si qëmoti me kanunet e Lekës! Një zë u dëgjua si buçimë: reformat në drejtësi. Të gjithë u sulën nga reformat. Ligji u gjend. Paskej qenë aty. E morën, e pastruan, e lanë dhe ligji mori ndriçimin që kish pasur në fillim, gjithë nur e lezet. Një zë doli nga turma: atij, ligjit, t’i ngrihet monumenti më i madh në këtë vend dhe të gjithë të përkulen me nderim të thellë. 174 2008
  • 175. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Hilera presidenciale A sgjë s’është e rastit. Këta burra të ndritur, atdhetarë të përkushtuar që s’i zë gjumi natën për integrimin e vendit, për zhvillimin dhe përparimin, për mirëqënien dhe lumturinë, për ngritjen e shtetit ligjor, u mblodhën për të dhënë verdiktin në emër të popullit që i ka zgjedhur, që iu ka besuar ardhmërinë, u mblodhën ashtu hijerëndë, siç e kërkon momenti solemn për zgjedhjen e presidentit konsensual. Pse konsensual? Sepse populli Sovran, pak nga pak u ka hequr ekskluzivitetin e totalitarizmit. Pra kërkohet bashkëpunim, kërkohet konsensus dhe natyrisht edhe tolerancë. Po ku t’i gjejë shqiptari gjithë këto “takëme” që kërkon demokracia, ku duron ai t’i bjerë kaq gjatë, kur e pret rrapin me një sëpatë! Atëherë nisin hiletë. Në vend të mirëkuptimit instalohet mosbesimi. Në vend të konsensusit u modifikuan forma të tilla abstrakte ku s’ka asgjë njerëzore, vëllazërore e lëre pastaj atdhetare. Veç hilera të sofistikuara, të cilat vunë në lëvizje gjithë mendimin intelektual, por pakuptueshmëria e situatave ishte sublime, e arrirë deri në detaje. E përkryer! Hilerat dhe prapaskenat nëpër raunde, tryeza, bisedime, karshillëqe, ecejake emisarësh për të qetësuar të mëdhenjtë e politikës që t’i thërrasin arsyes, të mosarsyes së arsyes, ka qenë aq e madhe sa asnjëherë tjetër. Të huajt kanë heshtur, asnjë ndërhyrje, asnjë sugjerim, asgjë nga ato që kanë ndodhur herët e tjera. Shqiptarët janë para provës së madhe. Një heshtje që flet, e cila ose na afron me Evropën si kurrë ndonjëherë ose e kalon çështjen tonë 175
  • 176. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës në kalandrat greke. Një heshtje që vret, si një ndëshkim për papjekurinë e klasës politike të shqiptarëve. Por, kur më në fund këta burra të ndritur, atdhetarë e patriotë, do të kuptojnë se me fatet e kombit s’mund të tallen, s’mund të lozin poker?! Kur ekziston dëshira e mirë, gjithçka funksionon. Krijohen hapësirat. Në rast të kundërt grotesku paranojak i kapriçiove që s’ngopen kurrë apo mania e dëshirave të panginjura pushtetthithëse, do të varrosin përfundimisht ëndrrën tonë në rrënojat mesjetare të feudo-komunizmit. Dhe të gjithë pastaj të brohorasim “të na rrojnë partitë që e kanë ngritur kaq lart nderin, besën dhe burrërinë e shqiptarit”. Atje ku nuk funksionoi konsensusi dhe toleranca, triumfoi hileja, ndërsa vendi shpëtoi nga makthi i tmerrshëm i zgjedhjeve të parakohshme, kurse shteti u bë me president. Kur është brenda kornizave, ligjore gjithçka është e pranueshme. Le të thërrasim atëherë Rroftë Presidenti. Shqipëria megjithatë kaloi një provim të vështirë. Më të vështirin, ndoshta, në gjithë këta vite. 2006 176
  • 177. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Që presidenti të ngrihet mbi palët D o të ishte një mrekulli po të ndodhte një gjë e tillë. Kjo do të thoshte: fund i maktheve për shqiptarët. Një president mbi palët do të thotë më pak tensione, mllefe, më pak energji të shpenzuara kot. Urrejtje, gjithashtu, më pak. Do nisë të zbresë “nga qielli” dashuria! Perdja, që për vite me radhë (për të mos thënë shekuj) na ka zënë sytë, do të ikte. Do të shihnim se paskemi qenë vëllezër të një gjaku, të një bese dhe të një qëllimi… të vetëm. Energjitë e derdhura në sherre e kapriçio do të vërshojnë për ta bërë jetën më të mirë në të ardhmen e fëmijëve tanë. Një president mbi palët. Dikujt mund t’i duket utopi sepse jemi mësuar të na harrojnë pushtetarët e nginjur e të dhjamosur që shkelin mbi hijen e tyre për t’u tjetërsuar në bufon të heshtur me sytë nga përfitimi. Burra të tillë kemi parë plot në këto vite. Ashtu siç kemi pare hipokritë me bollëk, servilë me lopatë që shesin nder e dinjitet për një copë karrige. Dallkaukë e mashtrues që nderin e kanë bezdi, ndërsa burrërinë e ngatërrojnë me pabesinë. Nga këta kemi parë me shumicë e pakicë. Madje na kanë ardhur në majë të hundës. Kur janë në pushtet maten me diellin. Ndërsa kur largohen (ose i largojnë) iu ikën ndriçimi, marrin pamje mjerane prej çapaçuli, sytë iu veniten. Jeta, në qënien e tyre, nis pluskon si në moçal. Ku vajti shkëlqimi i ditëve të ndritura që i bën të rrezatojnë “babaxhanllëk”. Pra, mund të ketë një president te zgjedhur me mirëkuptim, por që ngrihet mbi llumin që na rrethon. Edhe pse kemi hequr e vuajtur shumë, nuk ka si të 177
  • 178. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës mos shpresojmë te një president mbi palët. Po “palët”, mund ta pranojnë një president mbi palët? Mbi cilën palë, sepse ka gjithnjë një palë që mendon se është kryepalë. Pastaj ka një palë që s’pranon të jetë palë. Secila do të kërkojë ta bëjë për vete. Këtu është çështja, këtu çdo gjë ngec…, mendimi nis të turbullohet, kthjelltësia humb vlerë. Një rrugë e nisur konsultimesh për reformat, është një premisë e nisur për së mbari. Një dialog i hapur sheshon pengesat, mosmarrëveshjet, zbut kapriçiot, i afron ata që ta shohin njëri-tjetrin për së afërmi, pa perde, zhbllokon bunkerizimin dhe komunikimin intervistor nëpërmjet dialogut. Dhe pastaj ligji. Oh, ç’është ligji. Një president përmbi palët që mbron ligjin. Hiq atë dhe do të shohësh universin të thërrmohet copë e çikë. Shtetet të bien, qytetërimet të sheshohen sa hap e mbyll sytë. Rrëmuja dhe anarshia do të sundojë anë e mbanë. Pra ligji. Të gjithë e dimë dhe e pranojmë, por vetëm me fjalë. Kur na cënon, kërcejmë përpjetë dhe harrojmë çdo gjë për ta shmangur, për ta denigruar edhe atë që e mbron; Presidentin, drejtësinë, instancat ligjore. Sulemi për të shkallmuar, për të deligjitimuar, për të degjeneruar dhe blerë. Këtu mbaron. S’ka më civilizim. Aparati i drejtësisë bëhet inekzistent. Presidenti ka mbaruar, nuk vepron dot. Ligji pak nga pak vdes. Pavarësia e ashtuquajtur e patjetërsueshme është prekur rëndë. Pushtetet i bëjnë karshillëk njëri-tjetrit për të fituar hegjemoni. Shteti asfiksohet. Shoqëria nis rrugën e dekompozimit, zhytet në llumin e ndotjes. Një president mbi palët duket se ka ardhur. Ai ka nisur të konfigurohet si një dritë që zoti na e dha pas një lëmshi të gjatë pështjellimi që donte të na largonte nga rruga e qenësishme e virtytit, nderit dhe lartësimit tonë si komb. Shtator 2007 178
  • 179. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Shqiptarët e njohin kompromisin? D ikush mund të thotë: ç’është kjo pyetje?! Bëhet fjalë për një popull të lashtë me histori të lavdishme, me luftëra e përpjekje titanike për liri e pavarësi. Në luftë me dyndje të vazhdueshme hordhish gjithfarëllojëshe që synonin të na asimilonin, ose edhe të na zhduknin nga faqja e dheut. Përjetësisht të vetëm. Pa mbështetje, pa përkrahje… Në përplasjen gjigante mes kulturave, ne mbijetuam gjithsesi. Ja ku jemi, me gjuhë e zakone, me rite e kulturë nga më origjinalet që mund të kenë ekzistuar ndonjëherë. Na shtypën e kërkuan të na thyenin shpirtin, duke na përçarë për t’u vrarë vëllai me vëllanë, por përsëri jemi në këmbë, vitalë e plot energji për të krijuar pafundësisht ciklin e jetës. Por megjithatë kompromisin e kemi të kursyer. Qysh nga Lidhja e Lezhës e deri te Lidhja e Prizrenit, vështirë të gjesh pika të tjera referimi në këtë drejtim. Edhe luftërat krahinore që në të kaluarën s’kanë qenë të pakta, edhe gjakmarrja fisnore si një fenomen i kodifikuar kanë qenë pjesë e këtij “non sensusi” për të bërë lëshimet e nevojshme mes palëve konfliktuese, që çojnë në atë kompromis për t’i çelur rrugën tolerancës e mirëkuptimit. Në diktaturë nuk bëhet fjalë për tolerancë dhe as për kompromis. Gjërat janë të diktuara dhe çdo “debat” bëhet nën diktat. Ato janë veç një fasadë për t’i dhënë vendimeve një petk autentik dhe gjoja demokratik. Por, në kushtet e pluripartitizmit (të shumë partive), në qoftë se kryefjalë e të gjithë debateve, polemikave, përpjekjeve politike nuk është kompromisi, atëherë në ç’rrugë do të zgjidhen problemet që 179
  • 180. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës lindin? Kur mungon mirëkuptimi, kur mungon dëshira e mirë për kapërcimin e vështirësive, atëherë mbetet përplasja. Në qoftë se nuk pranohet tolerance atëherë rrezikon të krijohen dy kampe antagoniste që kërcënojnë vetëkzistencën. Kemi gati dy dekada demokraci dhe për të zgjidhur hallet tona e mbajmë kokën jashtë, duke pritur të tjerët të vijnë të na mbajnë e të na zgjidhin problemet konfliktuese, përndryshe mund të rrimë të kapërthyer pazgjidhshmërisht me njëritjetrin, edhe për gjithë jetën. Këtu, përveç mungesës së traditës për të ndërtuar një jetë demokratike në hapësirat që krijon liria, përveç mungesës së kulturës së mirëfilltë politike, përveç gjëmave dhe hijeve që na kanë lënë diktaturat, pushtimet, jeta e mëvetuar e shqiptarëve nëpër kulla e frëngji, një rol jo të paktë luan edhe dominimi i kapriçios përmbi arsyen dhe dijen. Çdo tërheqje quhet turp në zakon, çdo lëshim konsiderohet poshtërim. Ndërsa ideologjia e diktaturës i konsideronte këto vlera si tradhëti. Prandaj, në përplasjet qe ndodhin dominojnë klithmat histerike, fyerjet, kacafytjet ndërsa irracionalizmin e konsiderojmë trimëri. Për sa kohë që do të sundohemi nga këto mentalitete të sëmura, shpresat për kompromise do jenë të pamundura dhe rruga drejt një sistemi demokratik që ka në themel tolerancën, do të jetë e vështirë, me zik-zake dhe kacafytje të pakuptimta për ata që na shohin dhe na gjykojnë nga jashtë. Mos ndoshta këto janë pasojat e vetëizolimit tonë 50-vjeçar që dikur na ndau nga bota e qytetëruar me perde të hekurt? 2004 180
  • 181. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Sovrani N ë fjalimet bombastike që shoqërojnë rëndom fushatat elektorale nuk gjen qoftë edhe një frazë ku të analizohen plagët sociale. Fjalët që burojnë si nga tragjeditë shekspiriane bëjnë që të harrohet gjithçka…! Ata që kanë gënjyer në të kaluarën do të bëhen të“virtytshëm”, ata që janë korruptuar do të “çkorruptohen” dhe parajsa do të zbresë në tokë! E ndiejnë se përsëri gënjejnë, por ndjenja që i kap është kaq ekzaltuese saqë harrojnë të ndalen diku, të qëndrojnë. Ç’po bëjnë? Çfarë po thonë? Veç gënjeshtra (dikur i quanin “premtime”). Vrulli që kane marrë kthehet në ortek që rrëmben gjithçka që gjen përpara. Gënjeshtra në këtë demokraci qorre u kthye në modë! I lodhur dhe i sfilitur, sovrani nis vallen. Në fillim iu drejtohet qiejve: ku është e vërteta, ku?! Një klithmë del nga gjoksi i turmës. Ata që vijnë në pushtet të karrocuar me aureolën e madhështisë, shfaqen të velur, të mbarsur me mirëqënie dhe fodullëkun primitiv, të mbështjellë me arrogancë mospërfillëse, qeshin dhe qeshin pa mbarim, deri në ekstazë, duke tundur djathtas e majtas votën e sovranit. Entuziazmi i sovranit dalëngadalë fashitet. I gjendur para forcës brutale nis të stepet. Flamujt, banderolat, flaken tej. Ka nisur epoka e re e zhgënjimeve. Njerëzit, të çuditur, pyesin: ku vajtën ata që na i valëvitën në erë premtimet? Ç’u bënë? Asnjë nuk duket; të gjithë janë zhdukur pas kolltuqeve të zinj “tip presidencial”. Fanfarat e fitores ia lënë shpejt vendin pëshpëritjes. Një pëshpëritje e gjatë, monotone, vesh më vesh, e heshtur, e 181
  • 182. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës shurdhët. Pëshpërima kthehet në një ngërç; dhembja në torturë. Na kanë vrarë shpresën. Zhgënjimi kthehet në një agoni, që si një makth nis të mpijë arteriet. Sovrani nis të kërcejë vallen duke belbëzuar fjalë,… fjalë,… vetëm fjalë. Jeton në një hapësirë, në një hapësirë të zbrazët, duke ekzistuar njëkohësisht ndërmjet dy kohëve. Është prerë në besë, truri tashmë është mpirë përjetësisht duke u kacafytur me veten. Është një autosugjestion masiv që i mpin sovranit në fillim trurin, pastaj trupin, ndjenjat, gjithçka, për të rënë në letargji… Jo në atë letargjinë 50-vjeçare. Ekziston një marifet tjetër që sovrani të qëndrojë zgjuar, por të mos shohë asgjë; për t’u zgjuar përsëri kur të nisin tam-tamet e radhës, për të rizgjedhur me plot vullnet e dëshirë përsëri po ata gojëtarë gënjeshtrash, fytyrërrëzëllitur, që lypin votën me aq përulësi, si në përrallën e “ujkut me kecat”, mendjendritur e kordhëtarë që ne, të fillojmë përsëri, akoma më të ngazëllyer, të brohorasim e të ulërasim pa mbarim. Këtë valle tashmë sovrani e ka mësuar dhe di ta kërcejë bukur. 2003 182
  • 183. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon NATO dhe shqiptarët P yetje, intervista, konferenca, debate… Shqipëria në NATO. Si po e presim këtë ngjarje? A do të bëhemi më të pasur? Ç’do të fitojmë? Apo mos vallë do të paguajmë? Ç’do të ndodhë, pasi...?! Pyetje pa fund. Më tepër se njerëzit e thjeshtë, këto pyetje preokupojnë analistët. Por, një gjë është e sigurt. Pas futjes në NATO Shqipëria dhe shqiptarët s’do të jenë më si më parë. diçka ka ndryshuar, diçka e madhe, epokale. Ndoshta kapërcyem kohën dhe mbërritëm në kufijtë e progresit. Shqiptarët s’janë më si më parë. Ç’do të ndodhë në të vërtetë? Do të paqëtohemi me veten dhe me njëri-tjetrin, sepse tani jemi një popull i madh, shumë i madh. Jemi një popull gjigand dhe gjendemi të rrethuar nga miqtë. A nuk kemi jetuar gjithë kohët të vetëm, të harruar ?! Do të kemi më shumë vlerë (jo se s’kemi pasur dikur), por kjo është aleancë e vlerave dhe qëndron mbi të vërteta të pamohueshme të respektit, dinjitetit dhe humanizmit. Ne shqiptarët e dimë mirë ç’do të thotë liri sepse gjithëkohët na e mohuan; e dimë ç’do të thotë bashkim sepse tërë jetën na përçanë dhe u përçamë më vonë edhe vetë me një zell të paparë. Edhe ata që na tundën flamujt e internacionalizmit, thikën na e mbajtën në shpinë. A s’jemi krenarë për çka kemi arritur; falë punës tonë, përkushtimit, sakrificave, por edhe me ndihmën e miqve tanë. Paskemi pasur miq me të vërtetë dhe endeshim kot nëpër shkretëtirat e lindjes. E ndiejmë veten të pakërcënuar dhe kjo vlen sa liria, vlen më shumë se të gjitha pasuritë e 183
  • 184. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës botës. Pra, shqiptari ka rigjetur vetveten në një botë të madhe përtej maleve, përtej kullave, përtej deteve. Si mund të mos lumturohet një popull që edhe flamurin e ka kuq e zi. Kuq si gjaku i derdhur për liri dhe zi si shamitë e nënave që prisnin me pikëllim bijtë t’u ktheheshin nga betejat. Gjithë jetën, brez pas brezi, pafundësisht. Por ndihemi edhe krenarë sepse asnjë prej nesh s’do të jetë i detyruar të ndërrojë emër e fe për të fituar kafshatën e gojës. Dikur, të indoktrinuar si ç’ ishim, mendonim se qemë “qendra e botës”. Por nuk ishim veçse një produkt i fantazisë së sëmurë që gati na transformoi vetëdijen. Natyrshëm, sot, duke qenë pjesë e aleancës së NATOs, ndihemi të respektuar ndërmjet të respektuarëve, të fortë ndërmjet të fortëve, të barabartë ndërmjet të barabartëve. A mund të pyesim përsëri akoma ç’fitojmë ne shqiptarët? Ndihemi të rilindur. Ç’mund të dëshirojmë më tjetër?! Mars 2009 184
  • 185. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Ku e ka burimin konfliktualiteti ynë? S ë pari lind pyetja: a merremi dot vesh ne me njëri-tjetrin? A kemi vullnetin e mirë të respektojmë mendimin e tjetrit, a dimë të jemi konsensualë apo tolerantë, siç thuhet më së shumti? Po t’i marrim e t’i zbërthejmë këto pyetje me radhë, do të shohim se mbesim në klasë. Problemin ta shohim si njerëz, si qytetarë, por edhe si atdhetarë; sepse ky është shtrati prej të cilit ushqehet edhe politika. E vërteta është e hidhur, por në qoftë se duam t’i ndreqim punët tona pa ndërhyrjen e të tjerëve, duhet ta pranojmë se e kemi të vështirë ta gjejmë llafin mes nesh. Dikush mund të thotë: pa dale, ku vajti mençuria me të cilën jemi krenuar, urtësia ku humbi? Duket ato i gjen vetëm në librat idilikë të kohëve që nuk ekzistojnë më. Etja për pushtet, ethet për fitime, frika nga varfëria na kanë tjetërsuar. Për çdo problem që lind në politikë, për çfarëdo mosmarrëveshje apo konflikt kemi prirjen e çuditshme për të mos dëgjuar fare çfarë thotë tjetri, sidomos kur na preket sadopak interesi. Nga rrëmbimi dhe gjaknxehtësia gati humbim aftësinë perceptuese. Shtigjet e arsyes mbyllen dhe del së brendshmi një egërsi primitive. Konflikti në këtë rrugë ku arsyeja është mënjanuar, bëhet kërcënues, i rrezikshëm dhe me pasoja. Të kujtojmë skenat e sulmeve muaj më parë në parlament. Ku ishte arsyeja, ku vajti mençuria, ku u arratis burrëria? Ato ishin të denja për arena gladiatorësh e jo për një tempull të fjalës së lirë. Këto ndodhin në politikë, por kështu ndodh edhe në jetë. Nuk është e qartë: është politika që na ka tërbuar apo 185
  • 186. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës jemi ne që e ushqejmë atë? Motivet mund të jenë banale, siç thuhet rëndom, ndërsa pasojat fatale. Këto sjellin krime të pamotivuara në shoqëri, siç i shohim përditë nëpër kronikat e zeza në TV. Të gjitha këto e kanë në thelb një fakt të thjeshtë që na ndjek gjatë gjithë jetës tonë: ne kemi aftësinë që të mos e respektojmë mendimin e tjetrit. Vëreni me kujdes bisedat jo vetëm në mes të politikanëve, por edhe në jetën e përditshme; në çdo lloj ballafaqimi dimë vetëm të karocohemi rreth “argumenteve” që gjithsecili mbron dhe s’e njohim mirëkuptimin. Të gjithë hiqemi politikanë të mëdhenj, qysh tek i madhi e deri tek i vogli dhe mund të “debatojmë” apo të shigjetojmë njëri-tjetrin për një problem që mund të përfundojë pa merak në një sherr. Mirë politikanët që zihen e grinden për ofiqe e për thela, po ne poshtë përse duhet të përleshemi e ta shohim njëri-tjetrin vëngër? Pa le pastaj po të vinte puna te konsensusi, as që bëhet fjalë. Qëndrojmë nëpër istikame dhe nuk lëshojmë pe sikur bota të përmbyset. Atëherë ç’ndodh? Grindemi për një copë tokë dhe duke mos toleruar, vritemi me gjitonin. Politikani, për interesat e veta apo thjesht prej kapriçios tërheq gjithë vendin zvarrë në një proces krizash, tensionesh, moskuptimesh. Dhe përse? Sepse nuk kuptojnë ose nuk duan të kuptojnë që toleranca s’është nënshtrim dhe as poshtërim, por instrument i njerëzve me kulturë për të bërë lëshime reciproke. Përndryshe, ku jemi; asgjëkundi, veçse në përplasje që mund të rezultojë edhe fatale, si në rastin e fshatarit, për hurin e gardhit. A ia vlen të vritesh për një hu?!! Por është kapriçoja ajo dhe zinxhiri i moskuptimeve që i çon përplasjet në fatalitet. Politikanët në vetvete janë produkt dhe pjellë e një realiteti të një shoqërie të sëmurë që noton në mes të kontradiktave, sherreve, mërive, konflikteve. Në të kundërtën pjesa e shoqërisë civile, përfshi këtu edhe anëtarët e partisë, intelektualët, por edhe shtresat e tjera të shoqërisë, si rinia, studentët, fshatari, punëtori, i papuni etj, do t’i thoshin “Ndal!” maskaradave që politika luan mbi kurrizin tonë prej gati dy 186
  • 187. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon dekadash. Ne jemi pajtuar, madje na pëlqen dhe mendojmë se në këtë botë nuk ka zgjidhje veç nëpërmjet konflikteve dhe pjellim edhe vetë konfliktet. Këtu nuk ka rëndësi kush e ka fajin: pozita apo opozita, .... fshatari apo huri!... Të gjithë jemi konfliktualë, sepse, nuk dimë të merremi vesh, nuk respektojmë mendimin e tjetrit dhe në mënyrë të pakorrigjueshme, kapriçioja sundon arsyen. Duke flakur tej tolerancën, çelësin e artë të qytetarisë njerëzore, ne, pa dashje, kemi vrarë veten tonë. 2001 187
  • 188. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Kjo mëri e madhe T ë gjithë i kemi vënë re dallgët e mërisë dhe të urrejtjes. Disa i përcaktojnë ato si“politikë e polarizuar”, e ngarkuar me tensione. Politikë e ashpër, brutale, politikë e “mërisë” së madhe! Prej vitesh e mbarsur me ngarkesa të tejskajshme emocionale, jo të denja për një vend të qytetëruar, pjesë e Evropës, së cilës i përkasim. Ajo që të bën të mendohesh, është fakti se nga buron kjo urrejtje. Këtë gjë asnjë nuk mund ta përcaktojë qartazi. Janë marrë politikologë, analistë, studiues, filozofë, estetë, njerëz të dijes dhe shkencave shoqërore, madje edhe të huajt janë përpjekur të zbulojnë këtë “enigmë”, por ajo ka mbetur mister. Ndokush mund të pëshpërisë (se kanë nisur përsëri pëshpëritjet), se kjo është vetëm një taktikë apo një strategji e mirëfilltë. Meqenëse populli është mësuar me armiq të rremë apo të vërtetë, kjo pak rëndësi ka. Atëherë, ca “përleshje”, sikur edhe me gjoja, na bën mirë. Sepse gjithçka kthehet në një tifozllëk. E meqenëse mileti prej vitesh ka braktisur stadiumet dhe s’ka me çfarë të merret, pak tifozllëk politik bën mirë. Pak tension i mobilizon masat grushtbashkuar rreth partisë. Përndryshe, nis mërzia, nisin llafet, kërkesat. Atëherë: O burra! Pasi të shtrëngojmë radhët në çdo kohë e kudo që të jetë pa pushim, kemi se si të shpenzojmë energjitë e njëkohësisht të argëtohemi pakëz. Pasi edhe arti është ca defiçitar në këtë drejtim. Kështu supozohet të jetë. Sidoqoftë, kjo rrokopujë, ca i ka lodhur dhe i ka bërë indiferente. Se, më kujtohet ai llafi i popullit, që thotë se: indiferenti është më i rrezikshëm se armiku! Sipas kësaj 188
  • 189. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon strategjie, besnikët provohen në luftë. Kush bërtet më shumë i ka të gjitha shanset të ngjisë shkallët e karrierës politike. Ndërsa kush është gati ta zhuritë kundërshtarin e pret një e ardhme e ndritur, rrethuar me badigardë e sekretare, sekserë e menaxherë të dukshëm e të padukshëm. Aq e vërtetë është kjo, saqë kur ndodhi të ciken pa dashje dy prej liderëve të partive të dyta, u ngazëllye i gjithë shtypi, mediat fluturuan nga gëzimi, duke përhapur anë e mbanë sihariqin se “Ata”, u cikën (u prekën). Pa le pastaj, nëse dëgjojmë fjalimet e tyre. Gëzimi merr dhenë! Bëhen kryefjale të të gjithëve, nëpër gostira e bankete, biles dhe në vaki do flitet për këtë ngjarje, sikur të ishte kjo ndodhi e shekullit. Ndërsa shtrëngimi i duarve pa dyshim do të përbënte një akt historik që e meriton të komentohet nga analistët tanë të famshëm. I madh e i vogël janë të shtangur. Njerëzit meken, mbesin pa zë. S’ka për këtë asnjë koment. Gjithçka flet vetë. Pamjet fluturojnë në eter. Ato shfaqen e shfaqen pafundësisht në ekrane. Pa folur, pa koment, pa thënë asgjë. Studiuesit nisin të zbardhin detajet, ndërsa njerëzit të nemitur shikojnë njëri-tjetrin. Duan diç të thonë, po s’munden. Vallë është arritur pajtimi? Nuk dihet. Pas shtangies së parë dikush përmendet dhe bërtet: Tradhëti! Mos i besoni, na kanë shitur, kjo është tradhëti, na kanë prerë në besë! Është në rrezik ardhmëria! Të gjithë shtangen. Derisa të sqarohet kjo, mëria do të vazhdojë, do të shpaloset para të gjithëve si një akt sublim në “shërbim të progresit” dhe si një gjest i madhërishëm i atdhetarisë. Dhjetor 2002 189
  • 190. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Klanet K lanet janë kudo, në çdo qoshe të jetës sonë. Pa klanet nuk funksionon asgjë. Mentaliteti “klan” është zotërues. Filozofia klanore dominon intelektin tonë, pavarësisht nga kultura, qoftë edhe nga gradat shkencore. Fryma e mentalitetit “klan” vjen së largmi, thellë nga e kaluara; është mbajtur gjallë nga kushtet historike, u mpi për disa kohë nën efektin e totalitarizmit dhe po lulëzon përsëri, e mveshur me petkun “demokratik” të përparimit. Por, në të vërtetë, atë e gjen kudo: në familje, ku dominimi i burrit është akoma i dhunshëm dhe kjo sjell brenda saj ato konflikte tragjike që përfundojnë me vrasje, vetëvrasje etj. Efektet kanunore janë vepruese në punë, sidomos atje ku ndahen tenderat. Edhe pse përpilohen ligje të modeleve perëndimore për këtë qëllim, ato zbehen. Shfuqizohen përballë fenomenit klan. Në dukje zbatohen të gjitha rregullat, kuptohet, kjo nga ana formale, por në të vërtetë fiton gjithmonë ai që ka vendosur. Jeta merr frymë nëpërmjet konceptit klan. Jashtë je i kërcënuar, i goditur, i rrëzuar. Nuk mund të bësh asgjë. Ne i qasemi Evropës me ca kanune të së kaluarës. Aq e vërtetë është kjo, sa dhe marrëdhëniet me firmat që iu besohen investime të mëdha, ndërtohen ndërmjet “besës”, me anë të llafit të dhënë sesa me kontrata të rregullta, të cilat s’do të guxonin kurrë t’i shkelnin, siç bëjnë pa të keq. Madje, edhe partitë veprojnë mbi baza klanore. Filozofia e klanit përshkon tejembanë jetën e tyre të brendshme. Grupe e grupazhe ngrihen e bien, hipin e zbresin klane pas klanesh, derisa më 190
  • 191. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon i forti prej klaneve, pasi janë kacafytur për një kohë të gjatë, do të marrë në dorë drejtimin. Pastaj bëhen ca zgjedhje, zbatohen disa norma në dukje demokratike, kurse rezultati tashmë dihet, atë e kanë vendosur krerët e klaneve. Pas kësaj vendoset“Paqja”, e cila është e përkohshme, e paqëndrueshme. Humbësit brenda klaneve përbërëse të partisë, lëvizin në heshtje, pa zë, organizohen, grupohen e rigrupohen. (Ndonëse edhe spiunazhi i fshehtë ekziston dhe nuk fle!). Befasisht, pa kuptuar jepet goditja për të rimarrë kreun. Nisin grindjet, mëritë, përplasjet, presionet, kërcënimet. Gjithçka i ngjan një kazani që zien dhe është gati të pëllcasë. Dikush këtë e quan demokraci. Por jo! Aq thellë është rrënjosur kjo filozofi e ekzistencës klanore sa kur guxon një individ të ngrejë probleme publikisht, duke bërë kritika etj, menjëherë i sulen gazetarët dhe e pyesin, nëse është vetëm, apo ka grup. Kur do të dalë grupi, sa vetë janë, do të shkëputen apo jo?! Kjo luftë klanore e vazhdueshme brenda partive bën që ato të mbesin të përçare; demokracia e brendshme është e paqartë nëse ekziston apo jo. Idetë alternative konsiderohen si insuata ndaj “vijës” dhe goditen pa mëshirë. Nga këto përplasje shterpë, herë pas here, nga partia mëmë lindin partiza të reja që në fakt janë copëza klanore, që përsëri do të përçahen nën efektin klan e përsëri do përpiqen të krijojnë partiza të vogla, të cilat si preokupim themelor kanë merakun për ta çuar përpara Shqipërinë drejt lulëzimit “klanor” dhe begatisë. Në një shoqëri ku ligji ndihet akoma i zbehtë, ku rregullat dhe normat që rregullojnë marrëdhënien ndërmjet shtetit dhe individit janë përgjithësisht të dobëta, atëherë shteti shihet me mosbesim dhe e vetmja shpresë për t’u përballur me egërsinë e ekzistencës mbetet “integrimi” klanor brenda çfarëdolloj strukture qoftë. Klani të ngre edhe kur të jesh i paaftë. Të ul në qoftë se nuk i shërben siç duhet. Të flak tej në qoftë se nuk i bindesh. Kështu funksionon shteti që kujton se ka shumë në dorë, por që në fakt s’ka asgjë përderisa veprimi i ligjit është i fshehtë dhe nuk ndihet sa duhet forca e ligjit. 191
  • 192. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Me gjithë fanfarat dhe “brilantesën” e shfaqjeve televizive, jetës tonë diçka i mungon, që ka të bëjë me thelbin e saj filozofik të ekzistencës, jo në bazë të normave, rregullave dhe ligjeve. Ndoshta janë klanet ato dhe mentaliteti që përfaqësojnë prandaj ne akoma ndodhemi të përçarë, të copëtuar dhe të ndarë nëpër “partijëza” të vogla e të shumta. Jemi i vetmi vend në botë që ka numrin më të madh të partive e të mikropartizave klanore, edhe pse, ndoshta jemi shteti me sipërfaqe e numër popullsie të vogël. A nuk është kjo diçka groteske?! 2007 192
  • 193. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Korrupsioni, kjo fantazmë e shoqërive moderne N ë kohët moderne, teksa na është hapur shtegu për të ecur përpara, shoqëria shqiptare ka përballë një fantazmë. E quajnë korrupsion. Kush na i solli këtë mënxyrë, askush s’e di. Kush e mbolli dhe po i korr frutet e saj, asnjë nuk po i gjen. Njerëzit thërrasin, çirren e ulërasin, por kur vjen puna për të shpjeguar ç’formë ka, edhe këtë asnjë nuk e di... Nga dhimbja që na ka pushtuar të gjithëve, shajmë e mallkojmë njëri-tjetrin dhe këtë e bëjmë se jemi patriotë të vërtetë dhe na dhimbset vatani. Na mbyti nihilizmi dhe thërrasim me zë të lartë se“ky vend nuk bëhet”. Bëjmë be e rrufe se do t’i kapim këta qafira që s’ngopen së ngrëni, sikur të ishin kuçedra e do t’i damkosim. Po ku janë? Asnjë s’po i zbulon dot. Në vrull e sipër, kur na kujtohet Atdheu që po vuan, hartojmë ligje e komisione, supervizione, çirremi e betohemi se do ta sjellim nderin e nëpërkëmbur. Dikur i thoshin burrëri, por s’po duket asnjë “kodosh” që ta damkosim me vulën e turpit. Atëherë na kap mërzia. Mllefi na mblidhet lëmsh në grykë që na zë frymën. Por ata zuzarë, si kameleoni, ndërrojnë ngjyrën, flakin teserën dhe besën, ndryshojnë pamje. Presin viktimën e radhës. Të heshtur, të regjur, si gjahtari në pritë. Se fantazma s’mund të asgjësohet aq lehtë me ndërrimin e pushteteve. E teksa presim të lodhur, i kthehemi përsëri patriotizmit... Veç harrojmë se patriotizmi nuk është një nocion abstrakt. Ai përbën në thelb kuintesencën e vetëdijes kombëtare të kultivuar në shekuj me përpjekje dhe sakrifica te brezave te 193
  • 194. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës tere. Por, kur vlerat zhbëhen dhe gjithçka mjegullohet, rënia morale e shoqërisë është e pashmangshme dhe thirrjet për patriotizëm që dalin nga dëshpërimi nuk e kurojnë askënd. Prandaj, kjo rënie, shoqërohet me trauma që materializohen me krime monstruoze në gjirin e familjes, gjësë më të shtrenjtë që ka krijuar Zoti! Kjo është pasojë e një dhimbjeje të thellë që shfaqet së jashtmi, në trajtat e një tragjizmi irracional. Ligji, që në shoqëritë moderne është një forcë lëvizëse, në rastin tonë humbet dhe tretet pjesë-pjesë nëpër labirintet e pafundme të kësaj fantazme. Nuk ka formë e trajtë të përcaktuar se rrëshqet, struket, zhduket. Rikthehet përsëri në copa gjërash që shpërbën gjithçka. Me sy të etur që kërkojnë atë... parajsën qiellore të zbresë në tokë. Fantazma jemi ne: unë, ti, ai... që e ushqejmë përditë. Doganieri që shkel ligjin dhe tregtari që përfiton. Qytetari që sorollatet deri në rraskapitje për një firmë që pastaj e blen me lekë. Është qytetari që jep ryshfet në heshtje, tinëzisht, mbaron punë dhe largohet. Gjyqtari që shet nderin, tregtari që shkel ligjin, kontrolli që mbyll sytë. Vërtitemi në një kazan të madh dallaveresh, ku gjithkush diçka përfiton. Në qoftë se do të ndërgjegjësohemi ndonjë ditë për dëmin që i shkaktojmë vetes tonë dhe shteti do ta ketë më të lehtë që ta asgjësojë këtë fantazmë që e turbullon kaq shumë imazhin tonë. 194 2009
  • 195. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Vetëgjyqësia N uk mund të shkohet në Evropë duke notuar në një det grindjesh, të cilat thuajse pa shkak dhe për asgjë mund të marrin jetë njerëzore. Kronikat, të ashtuquajtura të “zeza”, janë të mbushura çdo ditë me krime. Në to, vendin kryesor e zë vetëgjyqësia. Një fenomen ky që shpesh përzihet me gjakmarrjen, duke krijuar së bashku një tablo aspak të këndshme, një tablo të mbushur me gjakderdhje. Ky është një tregues i qartë i dobësisë së ligjit, i forcës së shtetit dhe degradimit të sistemit gjyqësor, tani frikshëm dolën në sipërfaqe jo vetëm hasmëritë e vjetra, të cilat shumëkush i gjykonte të mbuluara nga harresa e kohës, por edhe ato të reja, të cilat u shfaqën në trajtën e vetëgjyqësive. Shumë probleme të vogla, të cilat rëndom lindin spontanisht në jetën e përditshme, duke mos pasur instrumentet e nevojshëm të zbutjes së konflikteve dhe grindjeve, marrin vetë rrugën e krimit. Dy të rinj grinden për diçka, për asgjë, ose thjesht për kapriçio, për një fjalë, për një shikim, për një gjest. Duket sikur lozet me jetën. Fyerje, fjalë, përplasje, arma.... krimi është gati, pa pritur, pa gjykuar. Gjakrat e nxehur dhe arsyeja e errësuar. Kush do t’i ndihmojë, kush i ndal, pse nuk frenohen. Këtu hyn drejtësia. Nisin ecejaket pafund. Miq e para vihen në lëvizje. Është marrë jeta e njeriut. Megjithatë luhet pisët... me jetën. Është e tmerrshme edhe ta mendosh. Zvarritje pa fund. Gjykime e stërgjykime. Avokati i mbrojtjes që kthehet sekser! Ç’mund të bëhet, ç’do të ndodhë. 195
  • 196. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Shteti është gjunjëzuar. Strukturat e tij: gjykata, prokuroria, hetuesia, shikojnë të nxjerrin përfitime, sa më shumë, pa mëshirë, pa skrupull... Drejtësia! Ka ndodhur krim, është vrarë një njeri, një djalë në lulen e rinisë. A ka gjë më makabër se kjo lojë ogurzezë e cila i hap shtegun krimeve të tjera. Gjakmarrja, vetëgjyqësia, del nga mesjeta kur s’kishte shtet, por vetëm pushtues dhe sulet për të rivendosur drejtësinë, të cilën drejtësia ia mohoi, zvarritje, përsëri, zvarritje... heshtje, dhimbje, lot, mallkime, nëna që qajnë, derdhin lot, natën, në heshtje. Kuja merr dhenë, kukuvajkat shfaqen në qiell si shenjë kobe për ngjarjet që do të vijnë...! Vetëgjyqësia. Vetëgjyqësia, zemra nuk duron më! Këta gjyqtarë në vend të drejtësisë mbjellin vdekjen. T’i zhdukim. Përse i duam. Përse?! Që të mbushin gushën me rrathë të tjerë floriri. Flakini... Një nënë që rënkon dhe lutet. Të ruhet jeta... mos e vrisni jetën. Njerëz, mbrojeni jetën. Mediat, mediat... ç’thonë... e përshkruajnë ngjarjen si një piknik të bukur... kronika të zeza... shkaqet, banale. Si banale... u muar jeta, u ndërpre jeta! Si banale. “Ekzekutoi, në mes të ditës”. Ekzekutim! Nuk paska qenë vrasje, krim, pabesi, paburrëri, në pritë si kodosh e burracak. Çfarë? Sensacion, të shitet gazeta. Po jeta e njeriut. Opinioni! Po, ai ka vdekur, nuk ekziston më. Fle gjumin e përjetshëm të heshtjes, shteti, krimi. Të ngrihemi në këmbë. Jeta është e shenjtë... Oo njerëz, pse!! Ta mbrojmë jetën!!... ta mbrojmë. 196 2007
  • 197. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Përsëri për korrupsionin N jë lajm jo fort i këndshëm u bë i ditur ditët e fundit në lidhje me “gogolin” e korrupsionit. Në renditjen e përgjithshme të organizmave ndërkombëtare që monitorojnë ecurinë tonë, u mor vesh se Shqipëria pati rënë disa shkallë në renditjen e përgjithshme! Ky lajm u përcoll nga të gjitha mediat dhe kaq. Asnjë koment, asnjë debat, asnjë analizë për të kuptuar çfarë ka ndodhur. Lihet të nënkuptohet se qeveria i paska lënë njerëzit të lirë të bëjnë më shumë korrupsion! veç, asnjë nuk na thotë ç’duhet bërë që gjyqtari të mos marrë më ryshfet, por që edhe qytetari të mos e përhapë me kaq zell këtë “kolerë”, duke dhënë bakshish kudo ku hyn e del. Cilat janë mekanizmat që e luftojnë atë, asnjë nuk e thotë. Vetëm fërgëllojmë nga kënaqësia (një kënaqësi e hidhur kjo që po na vret të gjithëve)! Cilat janë obsesionet për të goditur me efikasitet këtë fenomen, përsëri asnjë nuk e di. Veç një gjë është e sigurt: që me korrupsion, nga pak, merremi që të gjithë. Secili prej qytetarëve të devotshëm të këtij vendi fatlum, u takon të korruptojnë disa nëpunës dhe këtë e bëjnë me kënaqësi të jashtëzakonshme, madje me një këmbëngulje thuajse “heroike”. Nuk bëhet asnjë përpjekje për ta kundërshtuar. Nuk ka asnjë denoncim qytetar, asnjë kundërvënie civile. Madje kur e ke të njohur të vjen rëndë të ikësh pa i dhënë nëpunësit bakshish. Cili shtet do ta zbulojë këtë lloj korrupsioni në qoftë se nuk do të ndërgjegjësohemi të gjithë për dëmin që i sjell jo vetëm xhepit, por edhe shoqërisë për aktin e kryer? Kjo e vërtetë humbet në pafundësinë e heshtjes dhe askush nuk 197
  • 198. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës mund të hedhë dritë mbi të. Ne duhet ta pranojmë me keqardhje të thellë se dhënia e bakshishit apo mitmarrja, siç i thonë, është kthyer tashmë në një psikozë kolektive. Kuptohet se përgjegjësia dhe në këtë rast si një “qyrk pa zot” do t’i mvishet shtetit, por të pyesim: çfarë bën shoqëria civile, shtypi, media televizive (që hera-herës preokupohet si i ka krehur cullufet filan politikan, në vend që të ketë emisione të posaçme për problemin e korrupsionit, me anë të rubrikave të veçanta, me anë të denoncimeve direkte në faqet e shtypit, në televizion, ku të shprehen opinionet e qytetarëve)? Format dhe mundësitë janë pa fund në qoftë se ekziston vullneti dhe kur fjalët shoqërohen gjithnjë me vepra konkrete. Nevojitet një stad i ri ndërgjegjësimi mbarëshoqëror për t’u shkëputur nga ky lloj mentaliteti sa poshtërues aq edhe i dëmshëm për ardhmërinë tonë. 2008 198
  • 199. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Ku t’i kërkoj rrënjët e tua korrupsion?! S i një rrap madhështor, ke mbirë mbi këtë tokë të lashtë”! Duke medituar për fenomenin korrupsion nuk e di pse m’u kujtuan fjalët e poetit që flisnin për pavdekësinë, për “stuhitë” dhe shqotat që s’e shkulnin dot partinë e dikurshme. Por “rrapi” u “shemb” dhe “rrënjët” e thella kanë bërë që të lulëzojë një korrupsion i thellë, pa anë e fund, gjithandej, në çdo qelizë të jetës dhe të shoqërisë. Për ta shkulur janë ngritur struktura e superstruktura, komisione e ndërkomisione parlamentare dhe qeveritare. Është krijuar madje edhe një digaster i emërtuar si antikorrupsion, por që veç në gjithë këto vite nuk ka mundur të zbulojë qoftë edhe një të korruptuar dhe ta ndëshkojë atë. Në të vërtetë standartet financiare pasojnë njëra-tjetrën, aq sa opinioni publik ka mbetur i shastisur prej tyre. Zhurma që ngrihet është aq e madhe sa duket se do të përmbyset çdo gjë dhe fenomeni në fjalë do të shkulet me themel. Por s’bëhet asgjë. Përmenden emra, emra autorësh, bëhen madje edhe “arrestime”, pastaj dalëngadalë bie heshtja. Skandalin e parë e pason një tjetër, ndërsa gjurmët (lexo “rrënjët”) zhduken për t’u futur thellë e më thellë, si metastaza në trupin tonë. Bashkë me gjurmët zhduken edhe autorët, të cilët nisen për “specializime” të reja në perëndimin e lulëzuar ose “sëmuren”. Ka ndodhur që edhe të ngrihen në përgjegjësi, pasi kanë marrë “pafajësinë” dhe është shuar jehona e bëmave të para. Kështu, ne i kemi shpallur një luftë të “pamëshirshme” këtij korrupsioni të mbrapshtë që na është ngatërruar keqas nëpër këmbë! 199
  • 200. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Ekspozimi më spektakolar i korrupsionit ndodh me tenderat, ku ai del, si të thuash, lakuriq. Edhe për një profan tani është më e qartë se ku shkojnë paratë e projekteve të papërfunduara, ose të punuara shkel e shko. Të gjithë e dinë lojën e faturave fiktive për shpenzime, të pakryera dhe të përvetësuara. Kaq e vështirë qenka për t’i zbuluar të gjitha këto mekanzima që ligjërojnë veprimet antiligjore? Ku është supervizori, komisioni apo këshilltarët që kanë firmosur projektin në fjalë? Këtu çdo gjë është e qartë dhe e kupton dhe qytetari më i thjeshtë. Del në skenë skandali i bujshëm i pasaportave që u reklamua me të madhe se firma që u përzgjodh për prodhimin e tyre i plotësonte të gjitha parametrat cilësorë dhe ekonomikë dhe se së shpejti, të gjithë qytetarët do të pajiseshin me dokumentet aq të kërkuar të identitetit. Por s’ndodhi kështu. E njëjta dukuri u shfaq edhe me prokurimet e drejtpërdrejta në energjitikë, ku rezultonin të humbur miliona dollarë nga loja me çmimet e blerjes, por s’u bë asgjë. Kështu u luajt me thesarin e zhdukur ku “fajtor” u shpall një fshatar dhe gomari i tij, që kishte kullotur aty pranë dhe, pa dashje, hapën një “vrimë”. E njëjta gjë rishfaqet edhe me tenderat e librave në këtë fillimviti shkollor, ku nxënësit, për t’iu afruar sa më shumë Evropës i nisin mësimet pa libra. Diku gjetkë zhduken dokumentet e tenderit, përvetësohen lekët e prodhimit të kartmonedhave etj, etj, veç asnjë prej fajtorëve nuk ka dalë para drejtësisë në bangën e të akuzuarëve. Atëherë, çfarë “lufte” është kjo? Ç’bëjnë pushtetet gjyqësore dhe organet e specializuara? Ç’bën kontrolli i lartë i shtetit? Ç’bën komisioni parlamentar i ngritur për këtë qëllim dhe ministri i antikorrupsionit? Shteti lëviz si një mekanizëm amorf që vazhdon të gërryejë brenda vetveten. Në qoftë se qenka me të vërtetë kaq e vështirë për të zbuluar fantazmën e korrupsionit dhe për ta goditur objektivisht atë, le t’i drejtohemi popullit, viktimës së përjetshme që me anën e një anketimi të na ndihmojë të shpëtojmë nga kjo e keqe e madhe që po e asfikson të gjithë shoqërinë. 200
  • 201. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Nga cila dere, zotërinj, do të hyjmë në Evropë? Mos e dhëntë Zoti e na kanë mbjellë këtu sëmundje të tjera më të pashërueshme, se atëherë do të kemi me të vërtetë përse të “mburremi” para brezave që do të vijnë. Ndërsa ne do të vazhdojmë të pyesim njëri-tjetrin të çoroditur përditë e më shumë: “ku t’i kërkoj rrënjët e tua korrupsion?!” kur atë e kemi para syve tanë dhe e shohim që po na mbyt, gjendja bëhet akoma më kritike; kur mendon se me këtë revan që kemi marrë, të përfshirë nga “ethet e arit”, edhe ndërrimi i pushteteve vështirë se do të na e heqë perden nga sytë për të parë interesat kombëtare, të errësuara në gjithë këta vjet. Do të dalin në skenë vampirë të rinj që do të vijnë në pushtet me sloganet e njohura tashmë, se do të na shpëtojnë nga korrupsioni, por që do të gëlltiten menjëherë nga ndjenja e rehatisë, e zhvatjes dhe gllabërimit të asaj çka ka mbetur nga ai që vazhdojmë, herë pas here, ta quajmë atdhe. Në të vërtetë këta do të jenë më të etur, edhe më të pamëshirshëm sepse shtrati që e mban gjallë këtë kuçedër dhe që quhet varfëri do të vazhdojë të ekzistojë në një formë tjetër, me një kostum të ri. Klasat e reja, që po strukturohen në gjirin e shoqërisë dhe që tashmë i kanë marrë në dorë jo vetëm frenat e jetës politike, por edhe ato të ekonomisë, janë pak (ose aspak) të interesuara për të luftuar këtë korrupsion. Nga njëra anë qëndron biznesi që ushqehet nga ky korrupsion, duke mos paguar taksat, tatimet apo edhe doganat, nga ana tjetër qëndron zyrtari që majmet me ryshfetet që merr për të shkelur ligjin. Të dyja palët nuk janë të interesuara që shteti të forcohet. Prandaj ai, për një kohë të gjatë, do të mbetet i brishtë, i kërcënuar deri në inekzistencë, i dobët dhe i pafuqishëm për të vepruar. Siç del nga kronikat, edhe ambasadorët, këta skifterë të shpërndarë nëpër botë, në vend që të ngrenë lart emrin e vendit të tyre, e njollosin më tej atë, duke u përfshirë në afera të dyshimta. Madje, në përfundim të mandatit të vet, këta patriotë të vërtetë nuk kthehen në atdhe, duke kërkuar strehim politik. Në gjithë këtë vorbull zhvatjesh, vjedhjesh, grabitjesh që ka 201
  • 202. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës përfshirë jo vetëm shtetin, por edhe shoqërinë në tërësi, vështirë të mendohet se reformat strukturore të reklamuara me aq bujë mund të sjellin ndonjë ndryshim. Filozofia ekzistencialiste që pati lulëzuar në Evropë, shekuj më parë, për të jetuar çastin, pa menduar se ç’do të ndodhë më tej, është bërë mënyrë jetese për pjesën dërrmuese të një shoqërie të vonuar në kohë. Le të mos kemi frikë dhe të hapim një polemikë, një debat ku të përfshihen të gjitha shtresat e shoqërisë, ku të debatojmë për fatin tonë të përbashkët, pa rezonanca politike... 202 2002
  • 203. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Monopolet D ikur, në fillimet e viteve ’90-të na u shfaq në ekranet televizive të asaj kohe një farë Hajdin Sejdia që punonte diku në Zvicër, i cili mori përsipër të “transformonte” Shqipërinë. Ai do të modernizonte minierat, do të hapte autostrada, do të modernizonte industrinë mekanike, do të bënte sa e sa mrekullira dhe këto do t’i realizonte një njeri i vetëm. Ishte koha kur komunizmit i pati ardhur fundi. Në fuqi ishte akoma diktatura, e cila përjetonte agoninë e saj. Strategët që ajo kishte nuk donin që pushteti t’u rrëshqiste nga duart e tyre. Sidomos, nuk duhej të binte në duart e ish-klasave të përmbysura. Komunistët i trembeshin revanshit të këtyre shtresave, të cilat i ishin nënshtruar zhveshjes ekonomike, dhunës politike dhe shfarosjes fizike për shumë vite me radhë. Pushteti, sidomos ai ekonomik, do të mbetej përsëri në duart e atyre që e kishin. Kjo përbënte një strategji të përgjithshme të mbarë komunizmit në të gjitha vendet e lindjes. Në këtë kuadër u gjend ky Hajdin Sejdia që merrte përsipër modernizimin e të gjitha degëve të ekonomisë së vendit. Dihet se çfarë mbeti nga ky mashtrues: vetëm gropa famëkeqe në qendër të Tiranës me emrin e tij. U zhduk pasi grabiti një sasi lekësh të grumbulluara me fajde për të ndërtuar “veprat” e tij. Në atë kohë (edhe më vonë) ne ishim akoma naivë. Askush nuk e kuptonte ç’po ndodhte realisht. Nga indoktrinimi i madh që patëm pësuar për 50 vjet, nuk e besonim akoma që komunizmi do të kishte rënë me të vërtetë. Çdo mashtrues mund të bënte ç’të donte me 203
  • 204. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës padijen tonë, me varfërinë që na kishte pllakosur. Ky, sidoqoftë, përbën përpjekjen e parë të ish-nomeklaturës komuniste për të krijuar monopolet e para. Qëllimi ishte që në mungesë të burimeve financiare, të cilat patën shteruar, të krijohej përshtypja në popull, por edhe në perëndim se ja, Shqipëria po transformohet duke u bërë pjesë e ekonomisë së tregut, por duke ruajtur gjithnjë monopolin nga shteti nëpërmjet një fantazme si Hajdin Sejdia. Dështimi i tij nuk do të thotë se ideatorët e kësaj “strategjie” hoqën dorë nga synimet e veta monopoliste në ekonomi. Ekziston një kupolë që i “dirixhon” këto procese, jo vetëm atëherë, por që ndoshta vazhdon edhe sot në mënyrë permanente, për ta tërhequr zvarrë shoqërinë në xhunglat e urrejtjes dhe mërive të pafundme. Monopolet, pra, një lloj kapitalizimi shtetëror, prej të cilit bota ka hequr dorë prej kohësh, sidomos pas shpërbërjes së lindjes komuniste, pasi dështoi forma shoqërore e organizimit ekonomik ku shteti luante rolin thelbësor. Pra, hoqi dorë nga monopolet, sidomos nga ekonomia shtetërore. Edhe në perëndimin e zhvilluar çdo gjë iu nënshtrua privatizimit, sepse përbënte një formë më vitale dhe më produktive të zhvillimit të ekonomisë. Ajo që kërkonin të bënin liderët tanë majtistë qëndronte në faktin e ristrukturimit të ekonomisë sipas modelit kinez ku komunizmi ka vetëm shtetin dhe veprojnë të gjitha ligjet ekonomike të kapitalizmit: konkurenca e lirë, tregu i punës, liberalizimi i çmimeve etj. Ndonëse sistemi njëpartiak nuk mund të funksiononte në kushtet e vendit tonë; loja partiake (të cilën vetë e kanë pranuar tani së fundmi) e konflikteve dhe e “kontradiktave” të stisura, e luftës së ashpër për pushtet, gjeti një terren të gatshëm. Ekonomia e tregut, me anë të së ashtuquajturës “terapi e shokut” justifikoi shkatërrimin total të asaj që patëm trashëguar nga e kaluara, sipas teorisë së tokës së djegur dhe krijimin më vonë të monopoleve të mëdha që do t’i drejtonin specialistë të ekonomisë së planifikuar. Një ekonomi tregu e komanduar me çmime të përcaktuara ku populli do 204
  • 205. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon të mbetet instrumenti kryesor i shfrytëzimit dhe skamjes së përgjithshme, mbi të cilin do të binin barrat fiskale, defiçitet buxhetore, inflacionet, krizat ekonomike. Ky lloj kapitalizimi tashmë është instaluar. E majta, së bashku me ekspertët e saj krijuan hibridin e nevojshëm pseudo-kapitalist që kishte për qëllim sundimin e tregut me anën e monopoleve dhe zhveshjen e shtetit nga të gjitha përgjegjësitë. Këtë lloj kapitalizimi do ta kishin zili edhe mbretërit dhe sulltanët e dikurshëm sepse edhe ata preokupoheshin në një farë mënyre për popullin e vet. Mbi bazat e kësaj strategjie u krijuan monopolet në tregun e hidrokarbureve. Gjithçka në këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë, tashmë është përqëndruar në një ose dy duar dhe një Zot e di se kush fshihet pas tyre. Si pasojë e këtij përqëndrimi u zhduk çdo lloj konkurence e lirë në fushën e çmimeve. Ajo është e përqëndruar. Aq e vërtetë është kjo saqë kur çmimet në bursat ndërkombëtare rriten, atëherë menjëherë rriten edhe këtu. Ndërsa kur çmimet ulen në bursat e huaja, këtu vazhdojnë akoma të rriten, veç rriten për vite me radhë. Një rritje e pamëshirshme që do të na i kishte zili edhe kapitalizmi më i egër i shekullit të kaluar. E njëjta gjë po ndodh edhe me monopolin e miellit dhe çmimet e tij, vlera e të cilit në një moment thatësire (gjatë verës së kaluar) pësoi rritje; ndërsa këtu vazhdon të rritet pafundësisht në një garë të shfrenuar, pa iu nënshtruar asnjë lloj kontrolli me tregun e huaj apo rregulli financiar. Konkurrenca e lirë, në fakt është shuar. Ka mbetur vetëm vullneti i manjatëve dhe bosëve të pangopur, të cilët diktojnë jo vetëm tregun, por edhe shtetin. U krijuan monopolet në fushën e barnave medicinale. Liçensat për futjen e tyre i kanë në dorë një, dy ose tre subjekte, të cilat gjithsesi mbesin mister. Ato jo vetëm diktojnë vlerën e çmimit, pavarësisht nga tregu, bursat etj, por realizojnë një fitim të dyfishtë, duke abuzuar edhe me cilësinë. Të gjithë jemi dëshmitarë se sa pa vlerë janë në kualitet barnat që shesin farmacitë tona. Ato mund t’i pish e të mos ndiesh asnjë përmirësim për shkak të përbërjes së 205
  • 206. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës tyre. Këtë të vërtetë e pëshpërisin të gjithë qytetarët, por asnjë nuk ndihet të ngrejë zërin. Kjo është një lojë makabre që luhet me jetën e njerëzve dhe përsëri si pasojë e një tregu të sunduar nga monopolet ku mungon konkurrenca, një nga elementët thelbësorë të zhvillimit të kapitalit. Në të gjithë këta vite, për disa lloj sëmundjesh, vijnë të njëjtat barna, pa asnjë ndryshim. Vit pas viti, sikur disa fabrika diku janë të porositura të prodhojnë barna pa cilësi, pa përbërësit kryesorë të nevojshëm që një njeri të shërohet. Kjo, zotërinj, është kriminale. Kështu mund të përmendim monopole edhe në fusha të tjera, si në ato të pjesëve të këmbimit të automjeteve të prodhuara diku për botën e shtatë (të tretën ku ta gjesh) dhe ne i konsumojmë të njëjtët mallra, me të njëjtat etiketa false, me të njëjtën cilësi duke rrezikuar edhe jetën e njerëzve përveç xhepit të tyre. E njëjta gjë ndodh edhe me industrinë e vajit për konsum qytetar (që vetëm vaj nuk është). Atë e sjell dikush prej nga diku, duke i bërë pastaj një lloj ambalazhi, reklame dhe më vonë pason rritja e çmimit pafundësisht. Në qoftë se loja e tregut nuk do të ishte e dominuar nga këta lloj monopolesh dhe të lihej i lirë e të liberalizohej importi i tyre, pa dyshim do të kishin edhe cilësi tjetër e do të shijonim edhe ne uljen e çmimeve siç ndodh në të gjithë botën. Vetëm te ne telefonitë celulare janë jo vetëm më te shtrenjta në rajon, por edhe në mbarë botën sepse monopoli që ka vendosur Vodafon dhe AMC na e kanë zënë frymën prej vitesh. Madje, ato, nga fitimet përrallore që realizojnë në një vend të varfër si Shqipëria, janë bërë sponsorët kryesorë të shumë veprimtarive artistike, sportive apo televizive si dikur “Vefa” dhe “Gjallica”. Ky është një kapitalizëm i egër, që tashmë është instaluar, i kapërcyer në kohë, që pasuron një grusht njerëzish dhe varfëron pjesën tjetër të shoqërisë. 206 2003
  • 207. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Sherromania P a sherr... pa kriza? A mund të jetohet pa sherr në këtë tokë të shtrenjtë që e duam kaq shumë. Sherr dhe kriza… Kriza dhe sherr. Asgjë të mos na çudisë. Sherret i kemi brenda qenies sonë. Është bërë modë që opozita për të rimarrë pushtetin, ta mbështesë strategjinë e saj në konflikte të stisura, ku nuk ka debate, por sherre. Ku nuk hidhen ide, po vetëm nxijmë e njollosim çdo punë të nisur, me të vetmin qëllim për të tensionuar atmosferën! Po si fillon një krizë? Mjafton një shkëndijë dhe gjithçka mund të kthehet në një uragan. Madje, mund të merret shkas edhe nga asgjëja…, e cila rritet, zmadhohet, maiset dhe transformohet në një reaksion të dhunshëm, të frikshëm që trondit themelet. Jemi të sëmurë nga krizomania. Kjo është e qartë. Zakonisht nis në parlament. Në tempullin e mençurisë dhe urtësisë. Aty mbillet fara. Të majtët nxjerrin skalionin e parë të “cubave”, të cilët bëjnë karshillëk për të irrituar kundërshtarët. Në qoftë se kjo nuk e ndez sherrin, nisin sharjet. Provokimet vazhdojnë valë-valë deri sa të nisë dhuna, shkatërrimet. Këto “mjete” demokratike janë preludi i asaj që do të ndodhë më vonë. Përgatiten shpërthime të tjera (jo të mençurisë, ajo vihet në gjumë). Shteti në alarm. Gjithçka qëndron pezull, në fije të perit. Ç’bëhet? – pyesin njerëzit. Ka plasur sherri i madh (jo dimri i madh). Dëgjohen britma: “do t’i shkojmë deri në fund”. Janë pamje groteske, të padenja për një parlament. Të gjithë në ankth të mbërthyer para ekraneve të televizorit presim ç’do të ndodhë. Por s’ndodh asgjë. Papritur 207
  • 208. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës shfaqen të huajt, që, si me magji, ulin tensionet. Gjenden zgjidhjet. Ato paskan qenë aty. Të thjeshta, të kapshme, por askush s’i ka parë. Nuk është hera e parë që interesat opozitare anashkalojnë interesat e Atdheut. Por s’prish punë. Mjafton ta njollosim edhe ca në sytë e botës, siç kemi bërë edhe më parë. Veç njerëzit këto s’i mendojnë. Ata, të lehtësuar, brohorasin… u zgjidhën …u zgjidhën… lëmshi u zgjidh! Bashkë me nxehtësinë marramendëse të kësaj vere të nxehtë u ulën dhe tensionet politike. S’na mbetet veç të thërrasim: “Rroftë demokracia e sherrit!” E djathta ndodhet në pushtet e angazhuar në reforma të rëndësishme si ato në administratë, drejtësi, arsim, art, kulturë. Ajo është e impenjuar si asnjëherë më parë në goditjen ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe atij ekonomik, në transformimet e tjera social-ekonomike për të përgatitur futjen e vendit në BE. Por, krahas punëve të një rëndësie të madhe, i bie përgjegjësia t’u japë zgjidhje situatave konfliktuale që ato të mos degjenerojnë në kriza, të cilat mund të kthehen kundër vetes dhe interesave të vendit. Dikush mund të pyesë: si mund të bëhet kjo gjë kur për çdo angazhim të së djathtës, për çdo vendim apo ndryshim të mundshëm në procesin e reformave, ndesh në murin mosbesues të opozitës. Çfarëdo iniciative i vihet një pengesë, çdo gjë që bën qeveria trajtohet sikur të ishte armiqësore, që bie ndesh me interesat e tyre. Ky qëndrim, padyshim që e vështirëson dialogun, por ai bëhet pengesë edhe në qeverisjen e vendit. Thirrja: “Do ta çojmë deri në fund” ka për qëllim në mos rrëzimin e qeverisë, të realizojë paralajmërimet ogurzeza. Natyrisht, ky s’ka si të jetë misioni i opozitës as në vendet më të prapambetura, ku parlamentarizmi është veçse një fasadë. Të kritikosh është tjetër gjë dhe të shkatërrosh qeverisjen është gjë tjetër. Le ta lëmë qeverinë të punojë, të vërë në zbatim programin e saj, të kryejë misionin që i ka vënë vetes, të mbajë premtimet e bëra para elektoratit. Janë votat e popullit ato që e largojnë atë nga pushteti, jo thirrjet histerike të opozitës. 208
  • 209. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Të shpresojmë që s’do të na duhet më të na marrin prej dore, duke na ulur në bisedime për të diskutuar hallet tona, ky do të ishte mesazhi i paqes, i mirëkuptimit dhe i tolerancës, për hir të së ardhmes tonë evropiane. Kjo merr një rëndësi të veçantë, sidomos tani që ndodhemi në fazën më të rëndësishme të procesit të asocimit në BE, atë të ratifikimit të marrëveshjes nga parlamentet e 24 vendeve anëtare. Siç thotë legjenda, kurbanin në themelet e demokracisë shqiptarët e kanë bërë; Të mos harrojmë ’97-ën. 2007 209
  • 210. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Kush thotë që jemi të përçarë?! S i mund të ekzistojë një mendim si ky sikur ne qenkemi të përçarë? Kur, si, pse, mund të ndodhë një e tillë gjëmë? Thuhet që përçarja është shfaqur qysh në kohë të lashta, atëherë kur na patën pushtuar. Thonë madje që paskemi qenë trima dhe se ia patëm futur tmerrin armikut. Për të na mashtruar më lehtë na ndanë në fe të kundërta, por përsëri nuk na përçanë dot. Atëherë u pa e udhës të na provonin mbi shpinë gjëra të paprovuara kurrë më parë. Menduan të na vinin përsipër një diktaturë që s’e kishte parë dheu. Por ishte e pamundur të na përçanin… të gjithë të bashkuar (d.m.th nënshtruar) brohoritëm derisa u ngjirëm dhe s’kishim më forca të thërrisnim. Por përsëri asnjë nuk mund të thoshte që ishim të përçarë. Dhimbja, vuajtja, na mbajtën më fort të lidhur me njëritjetrin. Atëherë u pa e udhës të na vinin në provë duke bërë eksperimente të papara. Deri ku mund të durojë specia njerëzore me tortura, skamje e mjerim? Edhe kjo nuk na përçau. Sa më shumë shtrëngoheshin vargonjtë, aq më tepër ne përgjëroheshim për njëri-tjetrin. Një dashuri e paparë në historinë e njerëzimit, e një lloji tjetër, që i pati lënë gojëhapur të gjithë. Viktimat adhuronin vrasësin si të ishte perëndi. Po, po, perëndi! Kjo është e vërtetë. Të dy jetonin të lumtur në boshllëkun që i bashkonte. Nuk dihet kush ka pas qenë më i lumtur: ai që torturonte apo ai që torturohej. Një ngazëllim dhe hare e përhapur gjithkund nuk linte shteg për asnjë lloj përçarjeje. Si mund të ketë përçarje në lumturi?! Kjo gjë, ky lloj 210
  • 211. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon uniteti nuk është parë kurrë, te asnjë popull tjetër. Të gjitha nuk dhanë asnjë rezultat. Një popull solid, i pamposhtur që s’është parë ndonjëherë. Ne po i afroheshim botës së qytetëruar dhe uniteti do të vihej në rrezik. Gjithë ajo demokraci, plot liri! Nga të gjitha anët veç liri. U gjykua të gatuhet një lloj demokracie e veçantë, pa ligje, pa shtet, pa moral, pa asgjë. Vetëm kështu do të ruhej uniteti. Se shqiptari pa unitet nuk ecën dot përpara. Një ekstra demokraci e mbushur me parti. Gjithandej parti... lloj-lloj. Në çdo formë e trajtë. Parti dhe urrejtje e mbjellë anë e kënd, për këdo e për çdo gjë. Urrejtje dhe parti, parti dhe urrejtje dhe pak demokraci, shumë pak! Aq sa për të marrë frymë. Urrejtja, si murtajë, u përhap kudo, në çdo qoshe, në çdo skutë, në çdo vatër. Një urrejtje e madhe uturin në veshët e miletit. Kush thotë që qenkemi të përçarë? Partitë, të na rrojnë partitë! O burra të mbrojmë partitë nga kodoshët! Bjeri t’i biem, ca djathtas, ca majtas. Si në një kasaphanë! Është demokraci, prandaj o burra, t’i biem njëri-tjetrit! Fara e urrejtjes ka lëshuar metastazat malinj... Turma që urrehen, parti që shahen, lider që ndërsejnë. Kush thotë se qenkemi të përçarë?atë që s’e bënë dot shekujt, robëritë, diktaturat, që s’e bënë dot, luftërat me strategët e tyre, hordhitë e pafund të zaptuesve, e bëri.... Mos e dhëntë Zoti! Kush na thotë që jemi të përçarë. Thjesht urrehemi. Një urrejtje që na ka hyrë deri në palcë dhe përsëri jemi... Kush tha që qenkemi të përçarë?! 211 Tetor 2007
  • 212. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Fatkeqësia e të qenurit i ndershëm N deri për shqiptarin është virtyti më i lartë. Aty përmblidhet esenca e karakterit, e vlerave për të cilat ndihemi krenarë. Është pjesë e bukurisë së shpirtit sepse mbajtja e llafit është burrëri. Të mos prekësh atë që i përket tjetrit është virtyt, kështu ka qenë në shekuj. Por sot, për fat të keq ndershmëria është kthyer në fatkeqësi, nëpërkëmbje, gati përbuzje. Mungesë zotësie dhe aftësie për të jetuar. Duket si ndëshkim apo mallkim. Quaje si të duash. Atë që ka mbetur i ndershëm, në ditët tona, e trajtojnë si një qënie që jeton jashtë kohës, në një realitet që nuk i përket më atij. Mund të duket absurde, por ja që kështu është. E keni vënë re, kur kalon rrugës ky i ndershëm, njerëzia rreth e rrotull nisin të pëshpërisin, sikur të ishte ai fajtor për varfërinë që e ka pllakosur. Është i ndershëm i gjori. Shiko si ka mbetur, copë e zhele dhe largohen më tej, kanë plotësisht të drejtë. Në këto kohë “të ndershme” kur shikon se si rrëmbehet në mes të ditës prona e tjetrit, e hera-herës njerëzia rreth e rrotull e marrin për trimëri dhe i thurin lavde të pandershmit. Kur zyrtari që ka bërë pakt me djallin, shkel dhe nëpërkëmb të drejtin, kur pushtetari majmet duke grabitur në emër të ligjit, kur politikani tallet e luan me fjalët e tua dhe të gjithë heshtin, ose më keq akoma, brohorasin e ulërasin në kupë të qiellit. Kur punëdhënësi, i pandëshkuar nga ligjet, kërkon të na pijë edhe pikën e fundit të gjakut dhe për këtë e ndien veten krenar, kur hajduti dhe mafiozi ndihen të nderuar dhe të respektuar, duke i vendosur solemnisht në qoshe të vendit dhe drogmeni 212
  • 213. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon që helmon të ardhmen e jetës, rininë, dhe për këtë s’e dënon askush, kur trafikanti shet motrën në dhè të huaj dhe vjen e ndërton hotele me ato para dhe përsëri është i respektuar. Atëherë, cili mbetet të jetë vend i të ndershmëve realë?! Veç te listat mjerane të ushqimeve që s’do t’i lajë dot kurrë. Apo ndoshta i vetmi ngushëllim i tij do të ishte ky epitaf: “këtu dergjet njeriu i ndershëm, i cili jetoi me nder, por vdiq i varfër”… Virtytin që dikur e mbanim në ballë të tryezës e kemi braktisur në mëshirë të fatit?! Ai që dikur ishte shembëlltyrë, sot ndihet i rrënuar dhe i përbuzur sepse “faji” i tij i vetëm është se nuk bëhet dot i pandershëm! Oh, ç’tmerr! A nuk është, atëherë, me të vërtetë fatkeq ai që paska mbetur i ndershëm? Po të jetë me të vërtetë kështu, ky nuk mund të jetë një paradoks, por një fatkeqësi që rëndon dhimbshëm në ndërgjegjen e kombit. 2007 213
  • 214. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Standartet e dyfishta Ë shtë një strategji e përdorur prej kohësh nga politikanët tanë. Në fillim të viteve 90-të, kur ekzistonte vetëm një burim informacioni për të gjithë,TVSH-ja,deklaratat e emisarëve të Evropës që vizitonin vendin tonë, transformoheshin në përmbajtjen e tyre në mënyrë të çuditshme. Këto ndryshime ishin aq të mëdha, sa, kur rastësisht i dëgjonin edhe ata vetë, nuk e besonin që të ishte e thënë prej tyre. Kjo nuk ndodhte rastësisht. Çdo deklaratë, para se të jepej në TVSH, merrej, studiohej imtësisht se ku prishej imazhi i shtetit dhe pastaj bëhej retushimi i nevojshëm: hiqeshin fraza të tëra ose pësonin disa ndryshime, zbutje, retushe, gjersa të dilte e kundërta e atyre që autori kishte dashur të thoshte. Ndodhte edhe ndryshe: nga deklarata përmendeshin vetëm fjalët e mira që mund të ishin dhe, gjithë pjesa tjetër (me vërejtje e kritika) kalonte në heshtje. Teleshikuesi merrte vetëm lëvdatat dhe kjo ishte gjëja më “thelbësore” që ai duhej të dinte. Edhe ngjarjet që ndodhnin brenda vendit janë dhënë gjithmonë në dy versione diametralisht të kundërta. Atë që njëri krah i politikës e ka paraqitur të bardhë (sepse ashtu i interesonte), krahu tjetër e ka paraqitur tërësisht të zezë!). duke qenë vetëm një televizion për vite me radhë, e vërteta ka qenë gjithnjë e mjegulluar dhe qytetari është gjendur i çoroditur. Kë të besonte; çfarë të besonte? Sot gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht sepse ekziston një treg mediatik i fuqishëm që mund të na e kenë zili edhe vende shumë më të zhvilluara. Bumi meditativ që përjetoi Shqipëria në 214
  • 215. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon prag dhe shekullin e ri është ndoshta mekanizmi më efikas që një pjesë e inteligjencës e vuri në shërbim të emancipimit tonë civil dhe politik. Pa këto media, pa këtë zhvillim dhe hov që ata kanë marrë, politika do të lozte gjithmonë lojën e kungulleshave në shpinë të një populli që beson shumë dhe harron shpejt... Përballë konkurrencës është rritur edhe cilësia mediatike e informacionit. Sot është vështirë që të bëhen deklarata në Bruksel dhe ato të deformohen apo të anashkalohen. Tani jemi të mirinformuar nga të gjitha krahët e politikës njëherësh, pa ekuivoke dhe me vërtetësi. Ky mund të quhet një revolucion i vërtetë në procesin tonë transformues drejt familjes së madhe evropiane... Çdo lloj qeverie, në kushtet e reja që janë krijuar, ka nevojë të jetë sa më shumë transparente, përndryshe do të bëhet e pabesueshme për opinionin dhe do të humbiste shumë shpejt kredibilitetin. Asnjë lloj kritike apo vërejtje nuk mund ta prishë imazhin e çdo qeverisjeje sesa përpjekja për të fshehur të vërtetën. Kjo do t’i ngjante lojës së strucit që mundohet të fshihet i ndodhur përballë lakuriqësisë gjigante të trupit të tij. Nëntor 2007 215
  • 216. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Zhvillimi kalon nëpërmjet mendimit intelektual P olitikanët tanë intelektualë janë kujdesur më së shumti për te copëtuar e përçarë çdo gjë që gjendet mbi këtë tokë: organizatat e veteranëve, sindikatat e punonjësve, të shkrimtarëve, artistëve, dhe gazetarëve, të të rinjve, të familjeve në kopsht e në çerdhe. Në hapësirat e jetës tonë nuk pipëtin asgjë. Asnjë figurë tjetër nuk është aq prezente sa ato të politikanëve. Shqipëria “fle” me politikanët në zemër e në mendje, ngrihet me ta, ngryset po me ata. Aureola e tyre rrethon çdo gjë. Po ku gjendet inteligjenca tjetër që punon e krijon në heshtje, pa zhurmë e bujë, që jeton pa luks e salltanete, që shtyjnë përpara shkencën e teknikën, artin e letërsinë që u jep jetë projekteve të zhvillimit, që nuk është e lidhur me formacionet politike?! Zëri i tyre është inekzistent në jetën e vendit. Xhelozia partiake i ka fshirë ata nga harta e ekzistencës. Por, edhe po u zhdukën fare, për të gjetur lumturinë jashtë vendit, më mirë akoma, sepse me kapacitetet e tyre intelektuale përbëjnë “kërcënim” për fatet e pushtetit! Skuadronet partiake kanë zëvendësuar specialistët e dikurshëm që “dinin” çdo gjë. Të gjendur përballë kësaj trysnie të vazhdueshme partiake, herë e dukshme dhe herë e padukshme, herë direkte dhe herë indirekte, zëri i kësaj inteligjence, gradualisht është tulatur. Ajo jeton e tërhequr në nevojat e përditshme të ekzistencës së vështirë, në përballjen me jetën. 216
  • 217. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Në të vërtetë, tek ne, në realitetin e prapambetur shqiptar, ka ekzistuar një sindromë e përjetshme ndërmjet intelektualit dhe shtetit, që në shumë raste e ka transformuar vlerën e mendimit dhe intelektit në përgjithësi në diçka konsumative si mall tregu dhe asgjë tjetër. Në të gjithë botën intelektuali është i vlerësuar. Kjo shtresë ka përbërë kurdoherë elitën e shoqërisë ndërsa tek ne ekziston një elitë politike dhe asgjë tjetër... ndërsa kudo ka një vëmendje të veçantë për artistin, shkrimtarin, shkencëtarin e të gjitha fushave të jetës, ka një kujdesje ekonomike të veçantë që kjo elitë e shoqërisë të krijojë. Përkundrazi, tek ne denigrohet. Në qoftë se në perëndim një kuadër i specializuar paguhet me 3, 4 ose 5 mijë euro në muaj, në “vendin e çudive” , inxhinieri, artisti, mësuesi etj paguhen vetëm 200 euro. Rruga për në Evropë kalon në radhë të parë nëpërmjet asaj që bën dhe krijon inteligjenca. Zhvillimin dhe progresin nuk e sjell vetëm kazma dhe lopata. Pallatet përpara projektohen dhe pastaj zbatohen. Rrugët gjithashtu, autostradat, fabrikat etj, etj. Gjithçka kalon nëpërmjet punës së mendjes intelektuale. Ky mosvlerësim ndaj njeriut të dijes ka ekzistuar edhe në të kaluarën. Historia e inteligjencës shqiptare është e mbushur me akte të dhunshme deri në shfarosje, që e kanë sakatuar atë sistematikisht. Të tilla kanë qenë përndjekjet politike që janë përplasur mbi shpinën e saj në vitet ’20, pas disfatës së revolucionit demokratiko-borgjez të vitit 1924 që flaku jashtë vendit mendje erudite të intelektualëve të shquar, si Fan Noli, Luigj Gurakuqi etj, të cilët morën rrugën e mërgimit. Pjesa tjetër e inteligjencës që mbeti pas viteve ’30 i shfarosi revolucioni komunist, ku një pjesë e madhe e kësaj inteligjence u ekzekutua, pjesa tjetër u arratis jashtë vendit për t’i shpëtuar vdekjes. Ndërsa ajo që mbeti u persekutua për vite me radhë. Por, çuditërisht, të njëjtin fat pësoi edhe inteligjenca që u formua në vitet e diktaturës. Një numër shumë i madh ekspertësh dhe specialistësh të fushave nga më të ndryshmet, përsëri iu nënshtruan persekutimeve. 217
  • 218. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Për të ardhur më vonë, kur pas fitores së demokracisë, ndodhi largimi më fatal i inteligjencës në emigrimin masiv drejt perëndimit. Edhe sot, janë të shumtë intelektualët që ndodhen të shpërndarë anë e kënd botës, pothuajse në të gjitha fushat, të cilët japin kontributin e tyre jo për vendin e vet. Vallë, kaq me tepri e paska trurin ky popull, sa ta flakë atë tej. Apo edhe ata që kanë guxuar të qëndrojnë, meritojnë të trajtohen si “mbetje” te gostive partiake. 218 2001
  • 219. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Sindikatat si “levat” e Partisë N ë zhvillimet e sotme kapitaliste në vendin tonë kemi edhe deformime në elementët thelbësorë të ekonomisë së tregut ku nuk mungojnë edhe organizime jashtëkohore të formacioneve të tjera shoqërore. Kemi një konglomerat përzierjesh, të cilat, duke ndërvepruar me njëra-tjetrën, bëhen pengesë në prirjet progresiste të zhvillimit të shoqërisë. Të marrim dhe të analizojmë një nga dukuritë më tipike të së kaluarës, atë që ka të bëjë me marrëdhëniet e individit me shtetin, dhe do të shikojmë se ka shumë gjëra për të korrigjuar. Në vendet me demokraci të përparuar këto marrëdhënie i rregullojnë sindikatat. Dihet se sindikatat kanë ekzistuar edhe në kushtet e regjimeve të diktaturës (së proletariatit), por atje ato ishin “leva në duar të Partisë”. Nuk ndodhte kurrë të mendonin ndryshe, të merrnin vendime që binin ndesh me interesat e partisë, me politikën e saj. Punëtori, në këtë rast, ka qenë faktikisht i pambrojtur. Megjithatë, sindikatat ekzistonin, zgjidheshin nga “masa” dhe, në raste të veçanta, ato edhe vepronin. Kurse sot, në kushtet e kapitalizmit “alla shqiptar”, ndonëse kanë kaluar thuajse dy dekada, sindikatat janë fiktive, pa asnjë rol në jetën e shoqërisë, duke i lënë punonjësit të ekspozuar para punëdhënësit (pronarit), shtetit, por edhe ligjit (kur ato zbatohen të deformuara ose keqfunksionojnë nën presionin e elementëve korruptivë ose të politikës). Konkretisht, po të vërejmë nga afër punën dhe veprimtarinë e këtyre sindikatave, disa veprime 219
  • 220. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës sporadike ato i kanë kryer, si në rastin e arsimit që e detyruan më në fund shtetin të ngrinte pagat e punonjësve të tij, gjë që tregon se roli i tyre është i pazëvendësueshëm në kushtet e ekonomisë së tregut. Por, kategori të tjera punonjësish, si ato të minatorëve, të ndërtimit, nëpunësit e shumëllojshëm të administratës, të vetë dikastereve, institucioneve shkencore, artistike, të gazetarisë, mediave vizive etj, janë krejt të zbuluara dhe të pambrojtura përballë lakmisë së punëdhënësve dhe kapriçiove të tyre. Në vende të zhvilluara, si Italia e Franca, sindikatat janë të organizuara në një shkallë shumë të lartë. Ato kanë një solidaritet të madh dhe mbështesin njëra-tjetrën në shkallë kombëtare. Ç’ndodh te ne? Të ashtuquajturat sindikata apo konfederata janë më tepër si leva të partive politike. Ato, së shumti, mbrojnë interesat e borgjezisë së re. Daljet e herëpashershme në publik të drejtuesve të këtyre sindikatave, janë formale, për të krijuar idenë e rreme të një mbrojtjeje që faktikisht nuk ekziston. Absurditeti i kësaj situate kulmon me faktin se shumica e punonjësve të të gjitha kategorive punojnë në të zezë, punëtorë pa kontrata. Punëdhënësit e tyre nuk iu paguajnë as sigurimet shoqërore, duke i lënë pa pension në të ardhmen. Në të vërtetë ata gjenden refugjatë në shtëpinë e tyre, brenda në vendin e vet. Asnjë nuk ndihet për këtë padrejtësi. Punëtori flaket nga puna. Sindikata hesht sepse dikush i “sponsorizon” për këtë. Shteti, i cili ka organet e veta të specializuara, bën një sy qorr. E njëjta gjendje është, madje, edhe në institucione që janë të mbushura me intelektualë, si televizionet dhe jo vetëm atje, por edhe në tregti e turizëm apo gjetkë. Kontratat e punës mungojnë edhe në mjaft kategori të ndërmarrjeve shtetërore. Shumë punonjës nuk janë në dijeni të faktit se në ekonominë e tregut punëtorët, nëpunësit, intelektualët në shtet apo te privati, në qoftë se nuk janë të organizuar nëpër sindikata, e ardhmja e tyre është gjithnjë e kërcënuar nga konjukturat ekonomike e politike, po edhe nga kapriçiot e punëdhënësit, qoftë ky drejtor i shtetit apo sipërmarrës privat. Te sindikata ai 220
  • 221. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon do të gjejë atë strehë që nuk ia siguron dot ekonomia e tregut dhe as shteti. Aty ai do të luftojë të rrisë pagën, të përmirësojë kushtet e punës, të sigurimit të jetës, sigurimit teknik etj. Pak rëndësi ka se cila forcë politike është në pushtet: e majta apo e djathta. Partitë lëvizin, vijnë e ikin, punonjësit janë të përhershëm. Ata përbëjnë forcën realizuese dhe transformuese të shoqërisë. Partitë bëjnë lojëra për të marrë pushtetin kurse streha e të gjithëve janë sindikatat. Janë vetë punonjësit, punëtorët që të rikrijojnë grupime të reja për të bërë një përmbysje rrënjësore të situatës në të cilën ndodhet lëvizja sindikale, duke u organizuar fillimisht në grupe të vogla dhe duke u zgjeruar pjesëmarrja do të krijojnë konfederatat e reja. Këtë gjë nuk mund të presim te na e bëjnë partitë, as shteti dhe aq më tepër OSBE-ja. Kjo është një nevojë e njerëzve për të jetuar. Në rast të kundërt, do të kemi rrugëve më shumë punonjës të aksidentuar, invalidë, të flakur nga puna. Rrogat do të mbeten në jetë të jetëve nën nivelin edhe të vendeve të botës së tretë, si Somalia apo Zambia! Shoqëria do të jetë në pasiguri të vazhdueshme. Traumat familjare, do të jenë prezente për një kohë të gjatë në faqet e shtypit. Por edhe punonjësit e administratës shtetërore, në qoftë se nuk do të jenë të organizuar në sindikata,kush do t’i mbrojë nga tekat dhe fodullëku i eprorëve dhe kapriçiot që luan politika. Mungesa e kontratave me punëdhënësin shtet e bën më kritike situatën në këtë sektor. Aq më tepër kur ndërrohen pushtetet, nëpërmjet kontratave individuale, punonjësit do të jenë të mbrojtur nga ligji dhe ndërrimin s’do ta përjetojnë si një tmerr e frikë. Përvoja e vendeve më të zhvilluara ka treguar se ekonomia e tregut ecën përpara shëndetshëm kur është e mirëorganizuar dhe sindikatat kryejnë deri në fund misionin që kanë. 221 Tetor 2007
  • 222. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Bujqësia P o të lëvizësh përgjatë hapësirave fushore të vendit, do të shohësh toka të tëra bujqësore që janë lënë djerrë. Aq sa të krijohet përshtypja se ato janë thuajse pa zot. Sheh, aty-këtu, ngastra të vogla, të cilat edhe mund të jenë punuar, por kulturat që janë kultivuar në to janë të pazhvilluara dhe të pashëndetshme. Në këtë drejtim mund të thuash se bujqësia, në gjithë këto vite, ka bërë hapa mbrapa. Në qoftë se dikur flitej për një bujqësi të organizuar tërësisht në formacione kolektive, shpërbërja e kooperativave (të trumbetuara dikur si një nga arritjet më të mëdha të atij sistemi), solli copëzimin e tokës. Bujku, (që tani na pëlqen t’i thërrasim “fermer”) duke qenë në pjesën dërrmuese një pronar fiktiv i një toke, që sipas ligjeve elementare të së drejtës,nuk i përket atij, e ndien veten të pazote të merret me të. Së pari, ky fermer duke menduar se, një ditë, prona patjetër do të shkojë te i zoti, i konsideron investimet si para të hedhura në erë, fermeri që nuk e ka të vetën tokën, qëndron indiferent dhe bën sehir se si kjo pasuri kombëtare dëmtohet përditë e më shumë; gërryhet, degradon nën veprimin e agjentëve atmosferikë derisa një ditë të shkatërrohet plotësisht. Është për të ardhur keq gjithashtu që, në gjithë këtë ecejake qeverish mungon një strategji e institucioneve përkatëse për ruajtjen e kësaj pasurie për zhvillimin e saj në kushtet e reja social-ekonomike. Gjithçka i është lënë spontanitetit e rastësisë. Po të pyesësh në zyrat e dikasterit në fjalë, se ç’do të bëhet me bujqësinë, cila është e ardhmja që do të ketë, orientimet e mirëfillta, të 222
  • 223. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon mbështetura në studime shkencore, politikat që do të ndiqen për të nxitur dhe stimuluar sektorët e veçantë në të cilat ne kemi traditë, me siguri nuk do të marrësh asnjë përgjigje. Përveç të tjerave fshatari në ngastrën e vet të tokës gjendet i pafuqishëm përballë një tregu gjithnjë e më agresiv. Është i pambrojtur nga hapja dhe zgjerimi i kufijve tregtarë. Si mundet ai të përballojë konkurrencën e madhe? Ku do t’i gjejë burimet e nevojshme financiare për të punuar, për t’u plehëruar, për të kultivuar ato kultura që do të mund t’i japin rendimente të larta dhe me një kosto që atij t’i leverdisë? I vetëm, gjendet në mëshirë të fatit dhe në këtë rast, i duket se zgjidhja më e mirë për të është ta lërë pa punuar ose ta braktisë fare dhe të zbresë në qytet për të filluar një jetë të re. Duke mos përballuar dot kostot e makinerive bujqësore, traktorëve, kombajnave dhe çmimet e karburantit, është i detyruar ose të rrëmbejë përsëri parmendën si në mesjetë ose të dorëzohet. Së dyti, është e dhimbshme zënia me banesa e tokës bujqësore, e cila plotësonte me prodhime të nevojshme gjithë kërkesat e vendit. Këtu nuk është fjala t’u kthehemi sloganeve të vjetra, por kjo nuk do të thotë që sipërfaqe të tëra tokë pjellore të zhduken përfundimisht nga harta. Këtë nuk do të na e falin brezat që do të vijnë. Hapësira të tëra toke bujqësore që dikur kanë qenë ferma janë transformuar në vila dy e trekatëshe. Nuk e dallon dot se ku ka qenë fusha e ku fshati. Në çdo anë sheh ngrehina pa fund që popullojnë dhe mbizotërojnë çdo gjë. Etja për ndërtime që na ka zaptuar të gjithëve na bën ta zhdukim edhe atë pak tokë që “shekujt na kanë lënë”. Këtë s’e ka bërë asnjë vend nga ata që dolën nga diktatura në Evropën lindore. Nuk e ka bërë Bullgaria, që ka shumë më tepër fusha se ne. Po ashtu edhe Maqedonia fqinje që na furnizon prej vitesh me aq shumë prodhime bujqësore. A nuk mund të ketë në legjislacionin tonë një ligj që të rregullojë raportin ndërmjet asaj që është pronë private, por që njëkohësisht i shërben edhe i nevojitet edhe gjithë kombit, pra, me një fjalë, është pronë 223
  • 224. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës mbarëkombëtare? Së treti, mungon në vend tregu i tokës. Duhet të jemi më të rrallët në botë, ku asnjë nuk është i interesuar të shesë apo të blejë tokë. Dhe kjo ka arsyet e veta. Pengesa kryesore është ligji 7501, i cili ndonëse formalisht e ka bërë fshatarin pronar, ai përsëri nuk e ndien veten të tillë. Kjo pasiguri legjislative e bën tokën një “plaçkë tregu”, të cilën nuk e lakmon askush, duke i ulur asaj vlerën deri në zhvleftësim total. Të mos harrojmë; është krijuar një shtresë shoqërore, e cila i ka resurset e nevojshme për të investuar në sektorë të tjerë të ekonomisë, siç është edhe ai i bujqësisë. Por duke qenë ky treg i bllokuar, askush nuk kërkon të rriskojë. Aq më tepër këtë do ta bëjnë investitorët e huaj. Këta investitorë do të bënin të mundur të bashkojnë copëzat dhe arëzat e fermerëve aktualë dhe të krijojnë prej tyre ferma me të vërtetë moderne, duke krijuar kështu kushtet e prodhimit të madh, i cili do te jetë në gjendje të përballet me sukses edhe në tregun e huaj. Ndoshta kjo është e ardhmja e bujqësisë. Përveç drithërave, si: gruri, misri etj, janë zhdukur nga prodhimi edhe shumë kultura të tjera, si duhani, për kultivimin e të cilit fshatari ynë ka tradita të lashta. Po kështu edhe pambuku. Ne, vërtet i shkretuam kombinatet tona të tekstileve, por bota e kërkon atë për ta përpunuar. Ka edhe mjaft kultura të tjera për të cilat ne kemi pasur tradita në të kaluarën. Në Evropë, ne, veç të tjerash, nuk mund të shkojmë me lugë në brez. 2004 224
  • 225. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Dy fjalë për racizmin e bardhë N ë Evropën e sotme është shfaqur një lloj i ri racizmi, i ashtuquajturi “racizmi i bardhë!”. Shumëkush do të çuditet se ç’është ky lloj racizmi dhe kundër kujt aplikohet. Po të ndjekësh stacionet televizive më në zë të Evropës, ata janë të përfshirë nga kjo lloj “murtaje”, për t’i share shqiptarët, për t’i denigruar dhe amplifikuar ngjarjet e ndryshme që nuk mungojnë kurrë në kronikat e tyre. Të tëra mediat janë vënë si në një garë, te kthyer në ethe për t’i paraqitur shqiptaret me ngjyra sa më të përçudnuara. Dhe kjo tanimë është kthyer në një psikozë për t’i sharë ata, për t’i shpërfytyruar sa më shumë. Për fat të keq, në kontinentin e “kulturës”, të dijes dhe civilizimit, po shfaqet fantazma e një racizmi të ri, që s’mund të emërtohet ndryshe, veçse “racizmi i bardhë”. Sipas kronikave që shfaqen nëpër televizionet e tyre do të kuptohet se në fillim të viteve ’90-të qytetari evropian ishte befasuar nga shfaqja në kontinent e një “specieje” të panjohur më parë. Nisën studimet dhe nga hulumtimet e bëra doli se kjo specie na paskësh jetuar në zemër të Evropës. Paskan dhe një emër: u quajtkan shqiptarë. Shumëkush u çudit se si duhej të kishin jetuar shqiptarët kaq afër. Dikush thoshte që kanë qenë të izoluar, dikush që kanë jetuar të burgosur. U realizua, madje, edhe një film, “L’Amerika”, ku specia në fjalë paraqitej si një qenie “Aliene” që vinte nga një vend i shkatërruar, të cilin e kishte mbytur mjerimi e skamja. Si mund të lejohet të futet kjo qenie në botën moderne. Si mund të orientohet 225
  • 226. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës ajo në labirintet e saj? Atëherë lindi ideja se kjo qenie duhet të izolohet. Izolim?! Po, po, të izolohet, brenda mureve të mjerimit që vetë i ka ngritur! Se mund të na prishë parametrat e civilizimit. Por izolimi nuk u arrit plotësisht sepse ata çanë detet drejt qytetërimit, drejt ëndrrës së amshuar, për një jetë më të mirë. Atëherë të përçudnohen shqiptarët kudo që janë, për të mos i qasur njeri. U lëshuan në veprim mediat për t’i damkosur, për t’i sterrosur. U amplifikuan gjërat në mënyrë të habitshme. Edhe për një zënkë të rëndomtë,“lajmi” menjëherë merr dhenë, fryhet, transformohet, amplifikohet si gojëdhënat e legjendave deri sa shqiptari shfaqet së fundi i ngarkuar me topa e murtaja, duke shkulur edhe raketa, i deformuar dhe i transformuar me pamjen e një përbindëshi, i gatshëm të “përmbysë” Evropën. Për fat të keq askush nuk i del në mbrojtje dhe ndonjë zë i dobët që pëshpërit aty-këtu se “ç’kemi që merremi kaq shumë me shqiptarët, ç’e keqe na ka ardhur prej tyre”, shuhet në detin e madh të euforisë kobndjellëse që shkakton lajmi. Kështu opinioni mbarset me urrejtje ndaj shqiptareve ne vend qe ata te konsiderohen si djep i qytetërimit. Po udhëtoja para disa vitesh me një mikun tim, jashtë shtetit. Kur kontrolli kufitar na pyeti për shtetësinë, të gjithë ata që kishim rrotull u larguan. Shikonim të çuditur njëri-tjetrin. U larguan sepse morën vesh që ishim shqiptarë. Çfarë kishim bërë? Asgjë. Mirëpo ata u larguan sikur ne të ishim lebrozë! Kjo nuk ka emër tjetër, veç racizëm. Dhe ky na qenka qytetërimi?! Ky përçmim endet ndaj një populli me tradita e lavdi, me besë e karakter! Aq larg ka shkuar kjo përbuzje, kjo fobi antishqiptare saqë edhe në një film që jepte para disa kohe një stacion italian (edhe që paraqiste përplasjen midis dy bandave kriminale, njëra e përbërë nga italianë dhe tjetra me shqiptarë); Italianët paraqiteshin kriminelë të mirë ndërsa shqiptarët jepeshin si katila, të pamëshirshëm, gati kanibalë! Pra, edhe këtu zotëron thirrja: “ruhuni nga shqiptarët!”. 226
  • 227. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Të mos harrojmë se ndërmjet shqiptarëve që punojnë larg familjeve, ka me mijëra që i bëjnë nder vetes dhe vendit të tyre, ka edhe nga ata që ia ngrenë lart lavdinë. Ata janë këngëtarë, muzikantë me emër, balerinë, sportistë, shkrimtarë, piktorë etj, etj zëri i të cilëve po ndihet përditë e më shumë,a në e kënd Evropës. Dhe do të vijë një ditë që ata, me talentin e tyre, të begatojnë vendin e vet dhe do të kthehen pranë vatrave familjare, pranë gruas, prindit, fëmijës dhe do të jenë krenarë për atë ç’kanë bërë në jetë, pa qenë nevoja të jetojnë të diskriminuar. Grekët janë një popull i mrekullueshëm, por edhe atje ka njerëz që nuk i duan shqiptarët. Po t’i pyesësh se përse, heshtin. Të shohin drejt në sy dhe heshtin të befasuar. S’dinë ç’të thonë. Ky qëndrim është rrjedhojë e këtij presioni mediatik, duke krijuar këtë lloj racizmi të pakuptimtë në zemër të Evropës. 28.08. 2004 227
  • 228. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Reforma në arsim përballë integrimit evropian Ç ështja e integrimit evropian përbën ndoshta sfidën më të madhe që ka kaluar ndonjëherë shoqëria shqiptare. Në këtë përballje janë vënë, si kurrë ndonjëherë më parë, në përplasje me njëra-tjetrën, progresi dhe regresi, e vjetra dhe e reja, e prapambetura, konservatorja dhe zhvillimi, atdhedashuria dhe donkishotizmi partiak. Si kurrë më parë, kanë dalë në plan të parë interesat madhore të një vendi të sfilitur dhe të munduar. Kjo është një sfidë, veç të tjerash që kërkon përkushtim dhe kurajë për të çuar reformat gjer në fund sepse mostrat që kanë pjellë vitet e qeverisjeve të mëparshme janë gjallë dhe ata zor se do t’i nënshtrohen transformimeve që po ndodhin. Kjo është një luftë e ndërlikuar dhe e vështirë. Dikush i quan reformat e ndërmarra “revanshizëm”, tjetri i cilëson si “kthim te ’97-a”. E vërteta është se këto reforma që kanë për qëllim të godasin krimin e organizuar, krimin ekonomik, korrupsionin etj, kanë kostot e veta politike. Edhe kjo është një sfidë që e djathta po përballet, ndonëse me vështirësi. Në fushën e arsimit MASH përpiqet të bëjë atë shkundje që për vite e vite me radhë e ka lënë arsimin në gjendje të rrënuar; një transformim tërësor të organizimit dhe funksionimit të këtij dikasteri kaq jetik për ardhmërinë e vendit. Gjumi letargjik që ka sunduar prej vitesh është shkundur. Kapacitetet intelektuale janë vënë në lëvizje dhe stafet shkencore dhe ato akademike po gjejnë forma dhe rrugë për ta afruar arsimin 228
  • 229. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon tonë me atë evropian. Kemi vite që flasim për reforma në arsim, por në të kaluarën ato kanë mbetur vetëm në letër. Ajo qe ka përfituar shkolla jonë nga këto të ashtuquajtura reforma, ka qenë krijimi i monopoleve në fushën e përgatitjes dhe botimit të teksteve. Rënia drastike e cilësisë së mësimdhënies, rënia e autoritetit të mësuesit dhe, mbi të gjitha, korrupsioni, një korrupsion i pamëshirshëm që e ka zhytur shkollën në dorën e xhambazëve të paskrupull, të zhveshur nga çdo lloj humanizmi qytetar dhe njerëzor. Në gjithë këta vjet, ndonëse është folur për reforma, ato në fakt shkatërruan thuajse tërësisht bazat e mësimdhënies. Kurset private ose pirate që lulëzuan anë e mbanë, i detyruan nxënësit, që dijen, të cilën shoqëria ua garanton falas, ta paguanin në tregun e zi. Pikërisht në këto fusha, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ndërmarrë reforma për t’i çliruar këta sektorë nga kthetrat monopolizuese, duke i dhënë hapësirën e nevojshme konkurrencës së lirë. Në përgatitjen e teksteve në të ardhmen është hedhur ideja për pjesëmarrjen direkt të vetë mësuesve në përgatitjen e tyre. Ashtu siç është rënë dakord edhe për njehsimin e abetares në hapësirën mbarëshqiptare. Përsa i përket programeve mësimore po merren masa që ato të pësojnë ndryshime substanciale për t’i shkarkuar nga lëndët e panevojshme, të cilat e bëjnë nxënësin të painteresuar për procesin mësimor, duke i rënduar përtej aftësive intelektuale të moshës. Këto lloj ngarkesash të panevojshme e tejlodhin nxënësin, por mund të bëhen shkak për humbje të vullnetit, gjë që reflektohet në një vetëbraktisje të dëshirës për të mësuar. Problemi i nivelit të mësimdhënies është një tjetër drejtim i reformave që kërkojnë ndryshime thelbësore. Arsimi, papritur, u gjend në vijën e parë të mitmarrjes. Në mungesën e çfarëdolloj kontrolli dhe kërkese nga shteti u zhyt në korrupsion. Mësues të molepsur, mësues të blerë. Shitblerja zotëroi tregun e nivelit të cilësisë së mësimdhënies. Provime të shitura qysh më parë. Sekserë, menaxherë, xhambazër të të gjitha llojeve që vijnë vërdallë korridoreve të shkollave tona. 229
  • 230. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Këtu nuk mund të bëhet fjalë për cilësi, për nivel. Gjendja në të cilën u gjend shkolla kur e djathta erdhi në pushtet afro një vit më parë, përbënte, pa dyshim, një fatalitet dhe nuk është e lehtë që gjërat të përmirësohen menjëherë. Por masat e marra për të frenuar këtë shthurje të përgjithshme po japin frytet e veta. Ndonëse duhet thënë që në këtë drejtim nevojiten veprime më energjike dhe efikase. Kuçedra e korrupsionit i ka kthetrat futur thellë në skutat e veta të gjithsecilit. S’është e lehtë të zbulosh nxënësin që i jep lekë dhe mësuesin që i merr ato. Këtu faji është i ndërsjelltë dhe fajtori rrezikon të mbetet jetim. Një tjetër reformë që ka ndërmarrë Ministria për të frenuar fenomenet korruptive ka të bëjë me procesin e provimeve të pranimit në universitet. Masat e marra për t’i bërë provimet pranë shkollave të mesme i dha rezultatet e para qysh këtë vit. Jo vetëm u arrit të goditej shitblerja e tezave dhe testeve, por i dha mundësi secilit student të zgjedhë profilin që meriton. Është ndaluar tashmë shitja e diturisë në shkollat publike me anë të kurseve për pedagogët e lëndës. Gjithashtu pjesë e reformës në arsim është edhe rishikimi i kuadrit të mësimdhënies sipas profilit përkatës, nivelit dhe aftësive profesionale. Por akoma mbetet për t’u bërë pasi shkollat tona publike janë të zhveshura nga shumë norma të etikës. Kanë humbur lidhjet ndërmjet shkollës dhe familjes; shthurjet në disiplinë të nxënësve janë probleme që ia vlen jo vetëm të trajtohen në shtyp, por ato përbëjnë shqetësime për mbarë shoqërinë. Pak trajtohen në emisionet televizive marrëdhëniet ndërmjet të rinjve, ato mësues-nxënës dhe prind-fëmijë. Organizatat e Rinisë së dikurshme janë zëvendësuar me disa senate dhe OJQ-ëra që nxisin përdorimin e ekstravagancave. A nuk do të ishte me vend që nëpër shkolla të vihen veshjet standarde të uniformave që i përdorin sot edhe shumë shtete të përparuara. Kjo do t’i vinte nxënësit në një kornizë sjelljeje brenda caqeve të normave shoqërore. Përballë integrimit evropian një rëndësi të veçantë merr aplikimi i kartës së Bolonjës që do të ngrejë nivelin e 230
  • 231. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon mësimdhënies në universitetet tona në standartet e kërkuara. Që kjo nismë të hyjë në fushën e mësimdhënies ka nevojë për kualifikimin e stafeve të pedagogëve, ashtu siç ka nevojë për pajisjet e kabineteve shkencore me laboratorët e nevojshëm. Këto reforma që ka ndërmarrë qeveria e sotme dhe Ministria e Arsimit qëndrojnë mbi politikat, përmbi partitë. Ato do ta bëjnë shkollën promotor të emancipimit dhe progresit shoqëror evropian të së ardhmes. 231 2006
  • 232. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Të pathënat e rinisë E kziston një fjalë e mençur që thotë: “Ai që ka rininë me vete e ka të ardhmen të sigurt”. Sa mirë do të ishte. Por e ardhmja jonë s’dihet se nga vjen dhe nga ikën! Si diçka konfuze, e paqartë dhe e pasigurt. Kjo është e keqja më e madhe. Gjërat lëvizin nga impulse të çastit. Atë që bëjmë, përsëri e zhbëjmë. Në këtë kuadër gjendet dhe rinia. Lëviz diku për inerci, pa e ditur çfarë e ardhme e pret. Zëri i saj ndihet pak ose aspak në jetën e vendit. Ajo, e zhytur në hapësirat boshe që ka krijuar shoqëria, e lë veten të bjerë viktimë e ngacmimeve joshëse të një jete të lehtë që fitohet pa mund. Është më tepër si një pjesë inerte e tregut të lirë dhe, në pamundësi integrimi, merr rrugët e botës. Në fakt, të rinjtë, studentë të lëvizjes“Mjaft”, janë shembulli që flet për forcën transformuese të rinisë, për integrimet e ardhshme. Kjo lëvizje derdh energjitë e veta në dobi të një çështjeje të madhe, sjell frymën e re për jetën. Bëhet promotor për ndryshime të reja rrënjësore, jo vetëm për politikën tonë, por për gjithë shoqërinë shqiptare. Nuk ka pasur deri më sot një model më të mirë për nga forma dhe nga përmbajtja se kjo lëvizje, me të vërtetë progresiste në radhët e rinisë së vendit tonë. Kush do ta transformojë jetën, në qofte se nuk e bën këtë rinia? Si do të emancipohet shoqëria, e cila bart mbi shpinë copëza fragmentare të sistemeve shoqërore të së kaluarës qysh prej feudalizmit, kanunet, monarkitë, diktaturat që lamë pas? Tek e fundit, atë që nuk e bën dot shoqëria e lodhur nga traumat sociale dhe tranzicionet e tejzgjatura; atë që nuk e bën dot politika që përkundet ndërmjet ligjit dhe tarafit, atë patjetër do ta bëjë rinia, e cila rritet në një kohë tjetër. Zëri i 232
  • 233. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon saj nuk ka se si të mos ndihet fuqishëm në evolucionin që po kalon sot vendi. “Mjaft”, ndonëse me një kontribut të çmuar në rikonceptimin e traditave dhe vlerave të moralit e dinjitetit qytetar, nuk arriti të tërhiqte rreth vetes atë masë që do ta ngrinte në nivelin e një lëvizjeje të vërtetë qytetare. Ndonëse veprimet e saj mbeten sporadike, përsëri kjo kontribuoi për ta bërë politikën tonë më qytetare, duke thyer tabutë e së kaluarës që i shikonte politikanët si krijesa të paarritshme, si superyje të mbinatyrshëm. “Mjaft” riktheu mes njerëzve besimin se jeta mund të ndryshohet, sepse politika nuk është pronë e një kaste të privilegjuarish që mund të shkelin parimet, normat, të marrin nëpër këmbë dinjitetin e të shpërfillin interesat (të mos themi idealet) e larta, për të cilat ia vlen të sakrifikosh, siç është integrimi evropian. Qytetarët nisën të kuptojnë se, përveç kritikës paralele që zakonisht konsiderohet si atribut vetëm i opozitës, ekziston edhe një forcë tjetër lëvizëse që vjen nga poshtë. Ky është një proces ndërgjegjësimi që kryhet natyrshëm për zbutjen dhe zgjidhjen e kontradiktave në një shoqëri demokratike. Lëvizja “Mjaft”nuk i ka thënë të gjitha. Ajo vetë do ta vazhdojë dialogun e saj. Lëvizje të tjera do të dalin nga radhët e rinisë. Problemet me të cilat përballet sot shoqëria shqiptare janë të shumta dhe komplekse. Ato kërkojnë një vetëgjykim të vazhdueshëm qytetar. Për atë çka ndodh në jetën e vendit. Rinia do të çelë kështu shtigje të reja, jo vetëm për të ardhmen e vendit, por përgatit njëkohësisht edhe ardhmërinë e vet evropiane. Edhe politika ka nevojë për t’u rigjeneruar me energji të reja, me ide të reja, me vizione bashkëkohore. Ata që deri dje i konsideronim të rinj, i zunë thinjat e tranzicionit. Lind pyetja: brezin e ri kush do ta angazhojë në politikë? Brezi i vjetër! Përvoja e deritanishme, por dhe e së kaluarës vështirë se mund t’i hapë udhën të resë. Shoqëria civile vazhdon përgjumjen e saj tradicionale. Mbetet që të rinjtë vetë të krijojnë një parti të re. Do të ishte ndoshta zgjidhja më e mirë. Nëntor 2007 233
  • 234. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Ish të përndjekurit Ë shtë folur aq shumë për ta, saqë u duk sikur më në fund, drejtësia do të rikuperonte plagët e tyre. U duk sikur do të bitisnin vuajtjet e dhembjet që s’patën të sosur për vite me radhë. Po s’ishte e thënë. U fol akoma se do t’i ndihmonin të rigjenin jetën që ua patën mohuar. Por edhe këto shpresa u shuan. Edhe midis tyre, si kudo në këtë vend, u mboll përsëri fara e përçarjes. Mëria e veshur me një petk të tjetërsuar flinte në skutat e errëta të vetëdijes klasore. Të përndjekurve iu premtua që diçka do të rikuperonin nga ajo që s’kthehej më. Nuk është e thënë që shqiptarët të dinë të falin, sepse iu mungon burrëria. Po kush duhej të falte në të vërtetë, viktimat apo persekutorët?! Askush nuk e mori përsipër këtë akt fisnikërie. Asnjëherë nuk u mor vesh kush ishte fajtori. Sepse kohët janë tinëzare dhe bartin mbi vete kurthe të reja, luftëra të reja për të shtypur vetëdijen, në forma të tjera më djallëzore dhe të sofistikuara! Përtej premtimeve qëndronte një hapësirë e madhe, një zbrazësi që s’mund të mbushej vetëm me fjalë. Premtime dhe fjalë, fjalë dhe premtime që nuk do të përmbushen kurrë. Jemi duke ndërtuar demokracinë, o miq dhe këtë nuk mund ta bësh duke shkelur mbi dhimbjen. U krijuan edhe institute për rehabilitimin e tyre, por edhe kjo mbeti një fasadë dhe vetëm kaq. Asgjë më tepër se një maskë për të zbukuruar demokracinë që të na e pranojë bota. U vendos aty edhe ndonjë prej këtyre “të mjerëve”, por edhe kjo shërbeu vetëm për fasadë. Kur e kreu rolin dekorativ përsëri i flakën tej. 234
  • 235. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Ndërkohë që demokracia “lulëzon”, ata vuajnë përsëri të braktisur! Dikush iu skërmiti dhëmbët kur guxuan të kërkonin diçka nga humbëtira prej nga vinin. Shtëpitë s’i morën, tokën s’e gjetën, djersën s’ua ktheu kush. Kjo është demokracia?! Se kush pyeti. U fol një kohë se këta “mjeranë” i pati dënuar Gorbaçovi që kur shpalli programin e mbijetesës. Kushedi, edhe kjo mund të ketë ndodhur. Ndër profecitë e tij më të vyera që ai la në testamentin e tij, është një e vërtetë e frikshme për t’i quajtur ata akoma edhe sot pas gati dy dekadash, ish të përndjekur (sikur të qenë ish-njerëz).Prandaj do të vazhdojnë të enden nëpër shkretëtira sa në një derë në tjetrën, për të mos marrë asgjë nga ato që u takojnë, deri sa një ditë të ndërrojnë jetë”. Mund të jetë kjo e vërteta, kushedi! Dhjetor 2007 235
  • 236. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Çfarë i largon investitorët e huaj? K alojnë vitet dhe duket se Shqipërinë do ta bëjmë vete! Përse qëndrojnë larg investitorët potencialë? Çfarë i bën të mos e ndiejnë veten mirë në vendin e shqiponjave? Ky vend tërheqës, plot resurse natyrore, me një fuqi punëtore plot vitalitet dhe të lirë si në asnjë vend tjetër të Evropës! Ne kujtuam, kur u përmbys diktatura dhe ranë pengesat institucionale se do të kishte një dyndje. U hartuan ligje, u bënë një numër i madh reformash, po përsëri ata qëndrojnë larg. Kaluan vite dhe ekonomia jonë përpëlitet në mes të agonisë dhe zhvillimit. “Terapia e shokut” shkatërroi dhe atë që ishte ndërtuar në të kaluarën! Zhvillimet politike që pasuan me tronditjet e mëdha sociale e bënë më të largët këtë shpresë. Çdo investitor që do të guxonte t’i afrohej Shqipërisë, gjente këtu një terren të ashpër, me ligje dosido, plot korrupsion, me infrastrukturë të dëmtuar , me krizat energjetike që s’reshtin, një tokë pa zot që asnjë nuk e di akoma se kush është pronari i vërtetë. Një altruizëm i paparë iu dhuroi fshatarëve tokat që nuk i kishin të tyre. Pronarët legjitimë, ashtu siç parashikonte profecia gorbaçoviane, u plakën e iu shterën forcat për të gjetur të vërtetën e mohuar, si një e drejtë që ka ekzistuar, në të gjitha epokat e zhvillimit të historisë njerëzore. Thithja e investimeve të huaja që do t’i jepte zhvillimit ekonomik “bumin” e nevojshëm për të nxjerrë vendin nga prapambetja e trashëguar dhe që e thelluam edhe më shumë vetë kur shkatërruam gjithçka, Nuk është çështje reklame. Ato 236
  • 237. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon janë një element anësor. Kushdo që kërkon të bëjë investime shikon klimën politike që për fat të keq në realitetin tonë nuk ka qenë aq tërheqëse. Politikat dhe strategjitë për thithjen e investitorëve të mëdhenj, sado të mira të jenë, ato nuk mund të gjejnë zbatim vetëm me fjalë. Të mos harrojmë se komunizmi gjënë e parë që goditi kur erdhi në pushtet ishte prona dhe jo vetëm këtu, por në gjithë lindjen. Si u zgjidh ky problem në vendet e tjera që morën rrugën e ekonomisë së tregut? Zhvillimi ekonomik për të kapur standardet evropiane nuk mund të arrihet në qoftë se vendi mbetet peng i një ligji, sado përfitime të ketë politika prej tij dhe që të kujton Leninin “e madh” i cili thoshte: “Toka është e atyre që e punojnë” (jo e të zotit). Edhe në qoftë se një ditë do të ngremë tece apo hidrocentrale dhe do të zgjidhim problemin e krizave energjetike dhe infrastruktura të bëhet sipas të gjitha standardeve. Sikur një ditë të flakim tej plagën e korrupsionit dhe zyrtarët me tufa me lule të dalin në breg të detit dhe të presin investitorët, përsëri ata do të largohen sapo të mësojnë të vërtetën e pronësisë që mbetet një problem i pazgjidhur. E djathta, me reformat qe ka ndërmarrë kohet e fundit, pas ardhjes ne pushtet, i ka krijuar hapësirat e nevojshme biznesit dhe investimeve te huaja te cilat po e rrisin dukshëm prezencën e tyre në ekonominë e vendit, gjë që e tregojnë ritmet e zhvillimit ekonomik gjithnjë ne rritje. 2006-2007 237
  • 238. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Kur mohojmë veten tonë Ç farë ndodh kur e mohojmë veten. Asnjë nuk na vlerëson, na konsiderojnë të pavlerë e dinjitet. Pse duhet t’ia bëjmë vetes këtë poshtërim. Kush na detyron, çfarë përcjellim tek të tjerët me këtë? Përdhosje. Duke ulur tjetrin mos vallë kështu lartësojmë veten. Kurrsesi! Është një lloj ligësie që shpaloset përtej të buzëqeshurës, hipokrizisë, lajkosjes, joshjes... Dhe përsëri buzëqeshje, shtirje. Si mund të transformohet kaq thekshëm natyra e njeriut?! Politikanë që shkojnë në Strasburg dhe hedhin baltë mbi veten, mbi popullin e vet. Shajnë, vetëm shajnë, fjalë të liga për njëri-tjetrin sikur e kemi nxjerrë nderin në Pazar. Baltë mbi veten, shan kolegun, vëllain e vet. Atje tej, në dhè të huaj është më keq se pabesia. Kështu është. Përtej nderit dhe burrërisë. Ç’do të mendojë ai, i huaji, kur nis e flet keq për vendin tënd. Më e vogla, do t’i vijë krupë, por mund të ndiejë edhe mëshirë e keqardhje për vogëlsinë që prezanton me një gjest të tillë. Kur ulesh në kafene e nis të thuash fjalë të ndritura për vendin tënd, që jemi ashtu e kështu e s’bëjmë për asgjë... që nuk meritojmë fat më të mirë sepse të tillë qenkemi?! Çfarë është kjo. Mohim i vetes. Kujt do t’i vijë mire të dëgjojë broçkulla si këto. Vetëm hasmi gëzohet. Por edhe ai do të na shikojë me përçmim. Se kur nuk do veten tënde, për çfarë vlen në këtë botë. Kjo sëmundje e përhapur jo pak, në trajtën e një lloj nihilizmi abstrakt, të gjithëve na bën me njollë. Ka edhe nga ata që kur shkojnë jashtë vendit për turizëm apo punë, për t’u dukur “origjinalë” e shajnë vendin e tyre. 238
  • 239. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Mos na duket se kështu do të na duan më shumë. Apo do t’ju vijë keq e ndjellin mëshirë në këtë mënyrë. Ç’është kjo shfaqje thuajse e pashpjegueshme. Shqiptari kudo ku ka qenë ka luftuar për nderin e vet dhe të vendit të tij. Ç’është kjo ndjenjë që na tundon drejt mohimit të vetes. Të jetë një lajthitje e përkohshme që do të kalojë? Veçse është tepër poshtëruese. 239 2008
  • 240. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Emigrantët A ta janë shumë, përhapur anë e mbanë rruzullit tokësor. Të shpërndarë si zogjtë e qyqes! Askush nuk kujtohet për jetën që bëjnë, për vështirësitë me të cilat ndeshen në luftën për ekzistencë. Pak flitet, askush nuk kujdeset..., asnjë nuk interesohet. I kemi lënë në fatin e vet duke i harruar. Në asnjë vend të botës nuk ndodh një gjë e tillë. Ambasadorët, këta gushëkuq që dhjamen me djersën tonë janë sehirxhinj të rrethuar nga një indiferentizëm emblematik. Veç bëjnë sehir. Përse?! Dhe megjithatë emigrantët vijnë përvit, pavarësisht privacioneve që i ndjekin kudo, radhëve të gjata nëpër kufijtë tanë kur kompjuterat prishen çdo herë që ata kërkojnë të festojnë pranë vatrave të tyre. Në shi, në dëborë, me fëmijë të vegjël, të sëmurë, në zhegun e vapës... i merr malli për mëmëdhenë dhe ky është një mall i rrallë që nuk e shuan dot asgjë. Këtej heshtje, asnjë kujdesje. Edhe kur ndodh që i marrin nëpër këmbë, i keqtrajtojnë, i përbuzin, i fyejnë, madje edhe kur i flakin pa mëshirë rrugëve të botës, s’e kanë pranë një dorë që të kujdeset për ta. Atëherë përse lipset dheu i nënës? Gjëkundi nuk del një zë që t’i mbrojë! Politika jonë e servilizmit nuk na i rrit vlerat. Përkundrazi. Përherë e më tepër na shohin me dyshim. Kur vëllai nuk kujdeset për vëllanë, askujt nuk i duhet ky servilizëm. Janë emigrantët që në të vërtetë mbajnë mbi supe një pjesë të konsiderueshme të varfërisë sonë. Problemet sociale do të ishin kërcënuese në qoftë se nuk do të derdheshin vazhdimisht në buxhetet e shumë familjeve ndihma e tyre, paratë që ata 240
  • 241. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon dërgojnë. Edhe bankat do të ishin në kolaps në qoftë se nuk do të depozitoheshin atje kursimet e tyre. Shumë gjëra në jetën tonë do të ishin të paimagjinueshme në qoftë se do të mungonte përpjekja që bëjnë mijëra e qindra mijëra emigrantë nëpër vende të huaja, të afërta e të largëta kudo në botë për të qëndruar në këmbë me dinjitet e krenari për atdheun e vet. Ka shumë për të bërë, sidomos përsa i përket anës morale, shpirtërore që të qëndrojnë të lidhur me vatanin, me gjuhën, artin, kulturën. Kuptohet se integrimi i tyre në kulturën, traditat dhe zakonet e një vendi tjetër, përveç anëve të mira s’ka si të mos kalojë pa pasoja. Janë të pakta përpjekjet në këtë drejtim. Në qoftë se nuk do të ishte edhe një kanal i fuqishëm si Top Channel që emeton programe të larmishme duke shkurtuar distancat, njëkohësisht arrin të njehsojë hapësirën dhe kohën, gjendja e tyre do të ishte edhe më kritike. Sidoqoftë Ministria e Kulturës në programet e saj s’ka si të mos ketë parasysh lidhjen e këtyre emigrantëve me atdheun. Nëpërmjet turneve të trupave artistike, po edhe duke ngritur atje ku jetojnë ata qendra kulturore. Sidomos në ato vende ku përqëndrimi i bashkatdhetarëve tanë është më i madh si në Itali, Greqi, Angli, Amerikë, Kanada etj. Kjo do t’i bëjë akoma edhe më të njohura vlerat kulturore të vendit tonë, që për fat të keq është njohur më tepër nga kronikat e zeza dhe nga bëmat tona brenda e jashtë vendit. Ky rrebesh i autonjollosjes bie mbi të gjithë, por më tepër rëndon mbi vëllezërit tanë emigrantë që përçmohen hera-herës edhe nga vendasit e atjeshëm, duke mos e merituar një gjë të tillë. Imazhi që krijuan bandat e kriminelëve që u lëshuan nga burgjet në fillim të viteve ’90-të u bënë kontigjente famëkeqe të prezantimit tonë në botë. A nuk qëndron kjo akoma si një njollë e zezë ngado që të shkosh? Të gjitha rëndojnë mbi atë opinion të krijuar dhe të shumëfishuar nga mediat e huaja, por edhe mediat tona s’kanë dhënë pak kontribut në këtë drejtim. Ajo hije e keqe i ndjek si fantazmë shqiptarët kudo që të ndodhen. Megjithatë vëllezërit tanë kanë ditur të imponohen me punën e tyre 241
  • 242. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës këmbëngulëse deri në vetëmohim. Tanimë ata jo vetëm në Itali dhe Greqi, por edhe në Angli e Amerikë kanë bizneset e tyre të suksesshme. Janë bërë sipërmarrës në vepra të rëndësishme dhe kontribuojnë me vitalitet për transformimin e jetës në vendet ku punojnë. Kjo është një fitore për të gjithë ne si komb sepse të ngrihesh përmbi paragjykimet, keqtrajtimet, përbuzjen, nuk është gjë e lehtë. Kërkohen përpjekje titanike që të triumfosh dhe vëllezërit tanë ia kanë dalë në krye me sukses. Këto arritje s’kanë pse të mos evidentohen. Emigracioni ynë tani ka marrë dimensione të reja. Janë të rrallë dokumentarët tanë mbi këtë temë. Emisionet televizive të kanaleve prestigjioze si “Top Channel”, “Klan”, apo Televizioni Publik Shqiptar etj që emetojnë në valë satelitore nuk kanë programe të veçanta mbi temën “Emigranti” ku të pasqyrohen aspekte nga jeta e tyre, arritjet, sukseset, por edhe problemet që ata kanë. Kjo do t’i afronte më tepër me atdheun. Ndërsa ata, emigrantët, venë e vijnë e shkojnë përsëri në dheun amë plot mall e dashuri të pashuar, edhe pse të harruar. 242 Dhjetor 2007
  • 243. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Vlora e patriotizmit e lënë në harresë O h, sa më dhimbset Vlora! Qyteti i gazit dhe i haresë. Qyteti i shakave gjithë kripë, i romuzeve qesënditëse. Vlora e kaltërsisë dhe e bukurisë, qyteti i pavarësisë është lënë në harresë. Vlora e burrave kreshnikë, Vlora e lirisë dhe e trimërisë ka mbetur e shkretë. Politikanët djallëzorë kanë luajtur me krenarinë tënde. Ta “puthën” tokën dhe t’u betuan, por s’e mbajtën fjalën e dhënë. Sa herë të kanë thurur himne e lavde për nurin tënd, bukurinë tënde, por pasi kanë ikur, fjalët i ka marrë era. Ti u ke besuar, me besën tënde në xhep ata janë ngjitur lart. Me fjalën tënde si hajmali kanë bërë për vete mijëra të tjerë. Pastaj të kanë braktisur si një nënë që e harrojnë në vetmi. Dhe përsëri te ty kanë ardhur dhe ti i ke pritur siç pret nëna bijtë e saj të prapë. Ti je simbol i lirisë. Fjalët përsëri rrjedhin lumë, lot krokodili të kanë larë, për Atdhetari të janë betuar, për lavdinë e dikurshme të kanë folur. Dhe ti prapë ke besuar. A mundet djali të mohojë nënën e vet?! Ta braktisë atë?! A mundet vallë ta vrasë pas shpine atë që e ka lindur? Por jo. Asgjë s’ka mbetur: as nder e as burrëri. Pasi të shqyen, të gjakosën e të vranë dhe pasi emrin ta njollosën anë e mbanë, deshën të të njollosnin dhe flamurin. Por ti e ruajte atë në gji, si Marigoja dikur dhe u rilinde ngadalë si një sfinks. Sa keq më vjen, o qyteti im, që në jetë na dhe aq shumë kënaqësi, forcë dhe krenari. Por ti sot jeton e lodhur, me lagje që s’janë më të tilla, me rrugë që s’janë rrugë, lulishte të cunguara, copa mbetjesh, rrënoja, pallate, hapësira të munguara, pa 243
  • 244. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës frymëmarrje, pa parqe, copa qyteti, portret i vrarë, në mëshirë të fatit. Pamje e masakruar e bukurisë që të ka dhuruar natyra, kurorë e dhunuar, pa hijeshi. Monumenti i lirisë i braktisur përballë një gërmadhe që kërkon ta shfuqizojë Vlorën. Donin të të helmonin dhe ajrin, dhe detin ashtu si jetën. Do të vijë dita që ti do lulëzosh sepse je si Anteu. Do flakësh tej kotësinë e zbrazët e do të ngrihesh madhështore, qytet plot hijeshi, sepse Zoti të ka bërë të jesh hyjneshë mes shoqesh. Koha ka ardhur dhe shpresa ka rilindur. Pas agonisë, jeta ka nisur po lulëzon. Do të kthehet gëzimi dhe hareja si dikur kur qëndrove madhështore përballë historisë... E ndiej se kjo ditë ka ardhur. 244 2005
  • 245. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Të dehurit dhe të çmendurit shqiptari i hap udhën?! D uket paradoksale, por kështu ndodh. Ekziston, madje, edhe një shprehje, fjalë e urtë popullore që e ligjëron këtë gjë: “të dehurit dhe të çmendurit i hapet rruga!” Ç’të jetë: fisnikëri, keqardhje për këtë kategori njerëzish, mëshirë. Cili është në të vërtetë kuptimi i kësaj thënieje. A ka një bazë reale në jetën e përditshme. Mos vallë është një kërkesë për t’i hapur udhë me të vërtetë kësaj kategorie shoqërore që të “livadhisin” të patrazuar kur të duan dhe si t’u shkrepet. A thua të jetë kështu. Po rrezikshmëria që paraqesin, si do të përballohet.T’u hapet rruga?! Ku do të vejë i dehuri. Do të thyejë qafën ose do të rrezikojë shoqërinë me papërgjegjshmërinë e tij. Të çmendurit, t’i hapet rruga edhe ati?! Ai, padyshim që është akoma më kërcënues. - Ç’duhet bërë? T’i mbyllim brenda, - thirri dikush andej nga salla, se do na marrin jetën. - Si? Të izolohen, po rrugën t’ua lëmë të hapur. Është vërtet e çuditshme. Një filozofi përtej normales. Nuk e shikoni si janë përhapur të marrët, aq sa po i lidhim edhe me zinxhirrë nëpër kotecet e pulave. I keni parë në jetën e përditshme, i gjen ngado. Në çdo vend, në çdo mjedis, madje janë ngjitur edhe nëpër zyra. Për ta konsoliduar këtë filozofi, ekziston edhe një shprehje tjetër që e mbështet atë të parën, kur të thonë gjatë një përplasjeje të mundshme me një të tillë... me një të marrë... Po ti, s’të vjen rëndë, me atë merresh, nuk e shikon që është i lajthitur. Po ai më ka vënë thonjtë në fyt, zotëri. Ç’rrugë duhet t’i hap unë atij... të më mbysë, jo. Fjala e urtë dhe e mençur 245
  • 246. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës popullore s’të lejon. Sipas kësaj logjike mendjekrisja qenka gjë e mirë. Prandaj ndodh, që në jetën e përditshme ata, pra, të çmendurit, bëjnë karrierë. Sepse pikërisht iu hapet rruga. Duke bërtitur e duke sharë djathtas e majtas të krisurit bëjnë përpjetë. I keni parë politikanët që bëjnë si të çmendur në sallën e parlamentit dhe për çudi, të gjithë iu hapin rrugën. Dhe ata ngjiten lart... si? Mos ngjiten në tra? Jo, ngjiten në poste pikërisht nga kokëkrisja. Sa më shumë kokëkrisje dhe kollotumba që të bëjnë në parlament, aq më shumë do t’ju dëgjohet zëri dhe aq më lart do të ngjiten... Keni parë të marrë detyrë, qoftë edhe një ofiq të vogël, në qoftë se do të qëndrosh urtë. S’të hapet rruga se nuk je i krisur. Kështu ndodh që të krisurit bëjnë përpjete, të joshur edhe nga krisja e përgjithshme. Një sindromë nga e cila vuajmë të gjithë. - Këtu, - thanë disa të mençur, - është faji i arsyes që nuk guxon të përballet me mosarsyen. Një i huaj kur paska dëgjuar këtë thënie të çuditshme të tërheqjes para mosarsyes pati shprehur një indinjatë: “të dehurit dhe të çmendurit, - pati thënë i huaji, - ne nuk iu hapim rrugën, por i izolojmë dhe i kurojmë për të shpëtuar tërë shoqërinë”. Duke medituar rreth kësaj filozofie të çuditshme të hapjes së rrugës, arrin në konkluzionin se ne, duke i hapur rrugën të parit, të dytit, të tretit, kështu marrëzia ngjitet lart në sferat më delikate të intelektit të kombit dhe pa dashje të dalin para syve skenat e përçudnuara në faltoren e urtësisë, falë imunitetit që paskan në shoqëri edhe të çmendurit realë. Aq më tepër që atje ekziston edhe një ligj që flet për papërgjegjshmërinë që paskan këta djem asganë përpara ligjit “për ato që thonë e bëjnë”. Kjo, si duket, është nga tepri e mendjes që kanë, prandaj i lënë të bëjnë ç’të duan. Ja, pra, një fitore të demokracisë e paskemi arritur. Ata thyejnë, shkatërrojnë, përplasin, shajnë me papërgjegjshmëri se i mbron ligji në fjalë. Duket qartë tani, përse tërbimi, aq shumë i përhapur ndër 246
  • 247. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon ne, ndryshe nga popujt e tjerë, këtu e ka zanafillën. Vjen nga një fjalë e urtë. Ngjitet lart, atje merr trajtë ligjore dhe që andej kthehet sërish poshtë në vatrat tona, me një furi të shumëfishtë. Ja, pra, më në fund, e gjetëm shpjegimin edhe për gjithë këto moskuptime në politikë. Sepse, ndërsa të marrit i hapim rrugën, atë që nuk e konsiderojmë të tillë, nuk ia hapim. E lëmë në rrugë të ulërasë e bërtasë. Me atë s’kemi asnjë punë. Le të merren të tjerët, kush të dojë, por ne rrugën kurrsesi nuk ia hapim. Ne i hapim rrugën vetëm të marrit... Kështu, pra, u morëm vesh si funksionojnë forcat e subkoshiencës që na dominojnë. 247 2009
  • 248. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Loja me kungulleshka e prokurorisë A jo që po ndodh me prokurorinë s’është veç një lojë. Prokuroria, e cila tashmë është proklamuar e “pavarur” nuk ka si të jetë më e varur. Prandaj, o burra të nisim lojën e kungulleshkave! Dokumentet mblidhen, përgatiten, grumbullohen dhe diku ato dërgohen, por përsëri kthehen pasi nuk janë të plota. Pastaj nuk paraqitet personi, këta “supermenë”që s’duan t’ia dinë për askënd... mungon avokati... kërkoni të pandehurin! Ku gjendet? Nuk dihet ku është! Loja e kungulleshkave vijon sepse prokurorinë e kemi të pavarur. Kushtetueshmëria zbatohet pikë për pikë. Askush nuk mund të thotë gjysmë fjale. Puna vazhdon me intensitet të plotë, ecejaket s’kanë të sosur. Përgatiten volume të reja. Dhe koha ikën, rrjedh ditë pas dite, seancë pas seance. Nuk ka shkelje, mos e dhëntë zoti! Aparati punon ditë e natë. Hartohen dokumente, thirren dëshmitarë, por përsëri diçka mungon, ndërsa koha, sipas të gjithë ligjeve, kalon e kalon. Prokuroria është shpallur e pavarur dhe askush nuk“guxon” të ndërhyjë në punën e saj. Mijërat e faqeve kthehen në dhjetëra mijë. Njerëzit presin, janë kuriozë. Më në fund drejtësia po ekziston, punon... punon... faqet mbushen, dërgohen në gjykatë, por ajo i kthen përsëri. Si është e mundur? Çfarë nuk shkon? Prokuroria i rimerr dosjet voluminoze për t’i kopsitur siç e kërkon ligji, kushtetuta. Por, tashmë ka kaluar afati. Kushtetuta nuk e lejon ta gjykosh sepse koha ka mbaruar dhe nuk dihet a është “fajtori” fajtor apo çfarë është?! Loja e kungulleshkave funksionoi për mrekulli. Njerëzit pyesin: ç’po ndodh? Ku është 248
  • 249. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon drejtësia? Ajo “e pavarura”, çfarë bëri? Ku është fajtori? Është apo s’është me faj? Prokuroria tashmë merret me të paudhë të tjerë. Hartohen lista, gjenden dëshmitarë. Ka ndodhur gjëmë. Viktimat kërkojnë drejtësi. Ja, ja... po punohet. Prokuroria, siç e dimë të gjithë, është e pavarur. Plasin akuza, prokuroria është vënë në shërbim të djallit. Prokuroria nuk qenka e pavarur. Por nga kush varet, nga kush?! Askush s’e merr vesh të vërtetën. Sidoqoftë, loja e kungulleshkave vijon sa nga njëri institucion në tjetrin deri sa të... ngrihen të vdekurit dhe të gjykojnë të gjallët. Ndërsa prokuroria, si gjithnjë mbetet “e pavarur”. 249 Shkurt 2009
  • 250. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Të padukshmit I gjen kudo! Partitë ekzistojnë në saj të spiunëve. Institucionet janë pjesë e një organizimi agjenturor. Madje, edhe qeveritë nuk mund të qëndrojnë në këmbë pa këtë veprimtari inteligjente. Këtu nuk është fjala për një institucion legjitim siç është SHISH apo SHIK-u. Ai ekziston, funksionon dhe kryen detyrat që i takojnë, sipas ligjit. Janë të padukshmit ata që gëlojnë gjithandej, që shesin e blejnë për hiçgjë. Drejtori që sapo emërohet krijon rrjetin e vet agjenturor. Aty vendosen më të besuarit. Ata ekzistojnë si hije, kudo...Vëzhgojnë, dëgjojnë, survejojnë çdo veprim, çdo lëvizje. Do të thotë dikush se kjo nuk mund të ndodhë sepse jemi shtet demokratik që ka në themel të punës së tij ligjin. Kjo është e vërtetë, por këto janë organizma të vogla, ekstra, që veprojnë në heshtje si një mikroorganizëm i përsosur, për të informuar pastaj drejtuesin. Janë syri dhe veshi i tij, janë moduli i ekzistencës së tij, janë veshët e tij të zgjatur në çdo bisedë e çdo skutë. Qëllimi nuk është për të marrë informacion për punën, për mbarëvajtjen e saj, por thjesht të dinë ç’thuhet për eprorin... shefin, çfarë mendojnë për të, cilët janë miqtë dhe armiqtë e tij që pastaj t’i shpartallojë pa hezitim e mëshirë. Diku je shprehur pa të keq, ke shfaqur një mendim dhe papritur të vjen një goditje e beftë si rrufeja në qiellin pa re. Njeriu pyet veten: ç’kam bërë? Gjithçka: puna, jeta, veprimtaria, aftësitë profesionale kanë qenë konform rregullave, ligjeve. Por goditja ka ardhur dhe ti nuk e di që është “Ai”, i padukshmi, që ta ka bërë gjëmën. Jetojmë në demokraci or mik, - mund të thotë dikush, - njeriu cilësohet nga aftësitë profesionale, nga vlerat, ndershmëria. Të gjitha këto bëhen zero kur i padukshmi të ka goditur. 250 2004
  • 251. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Grevat e urisë P se grevë dhe pse pikërisht “urie”? Grevë urie! Kemi kaq vite që nuk dëgjojmë gjë tjetër përveç“grevës”famëkeqe të urisë. Në greva urie janë ngujuar studentët dikur kur duhej rrëzuar regjimi i komunizmit, ish të përndjekurit, minatorët, arsimtarët, nënat, pensionistët, ish-pronarët, paraplegjikët, të verbrit. Të gjithë në grevë urie! Aq sa mund të thuash që kjo është një demokraci që funksionon vetëm nëpërmjet grevës së urisë, përndryshe s’të dëgjon kush. Greva e urisë përbën në thelb një akt sublim, është një vetëvrasje, ose më mirë të themi: vetësakrifikim! Përse, për çfarë? Për të fituar një të drejtë që të takon me ligj. Po përse me grevë urie? Nga lindin gjithë këto greva? Nga dëshira për hobi, na është kthyer në një lloj manie. Apo mos ekziston ndonjë lloj kokëfortësie nga ana e shtetit që bën të shurdhrin, apo është e pavëmendshme para problemeve dhe halleve që kanë njerëzit. Sepse shteti, si i tillë, ka punë të mëdha dhe s’mund të merret me disa mendjelehtë që iu shkrepet të vetëflijohen?! Ata rrinë me ditë të tëra në këto greva makabre se nuk i dëgjon kush. Ata shkojnë atje pasi i kanë konsumuar të gjitha hallkat e oligarkisë shtetërore. Ata shkojnë sepse askush s’i përfill prandaj preferojnë të heqin dorë vullnetarisht nga jeta. Dhe askush s’ndihet. Këto greva janë bërë një rutinë kaq e zakonshme sa për asnjë nuk përbën më ndonjë çudi. Aq e vërtetë është kjo, sa edhe televizionet që i gjuajnë ngjarjet, grevat e urisë nuk përbëjnë më jo vetëm sensacion, por as lajm. Kush do t’i mbrojë këta njerëz? Kush do t’i dalë zot zgjidhjes së 251
  • 252. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës problemit që ata mund të kenë? Shteti luan “kapriçozin” dhe ndihet i fyer që po i përbaltin imazhin. Sindikatat, (në qoftë se ekzistojnë akoma) ndihen të bezdisura që po i shqetësojnë pas kaq vitesh letargjie në gjoja mbrojtje të punonjësve. Shoqëria civile duket aty-këtu sa për figurë. Avokati i Popullit! Ky nuk ka punë me popullin, ndonëse ka një titull goxha të madh!... Kalojnë ditët dhe duket ndonjë ambulancë, me përtesë shfaqet edhe ndonjë mjek, sepse nuk e di se nga do ta marrë honorarin (bakshishin). Kur, fap, shfaqet një TV. Spikeri njofton me përtesë se diku aty, në ndonjë guvë, gjenden disa qenie të shtrira... me ca shami të lidhura në kokë. Përsëri heshtje. Kalojnë dhe disa ditë dhe fakirët e ngujuar zhduken me gjithë përbetimet që kanë bërë se do të vdesin aty deri në zgjidhje të problemit. Dhe pas pak kohësh, përsëri fillon një grevë... dhe përsëri “urie”. Dhe akoma nuk dihet me saktësi është shteti që nuk zgjidh problemet e popullit apo janë njerëzit që nuk jetojnë dot pa këto greva urie?! Ky mister i pazgjidhur, sidomos në një shtet demokratik dhe në një shoqëri të qytetëruar, do të na mbetet të gjithëve merak se ku qëndron “enigma”. Mars 2008 252
  • 253. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Bodigardizmi J emi një shtet i bodigardizuar. Ata, bodigardët, janë pjesë e dukshme e anës vizuale të forcës dhe sigurisë. Pa prezencën e tyre vështirë se mund të ketë politikanë, që janë gati të japin çdo gjë për vatanë. Ndjesia e pushtetit rritet, begatohet dhe lulëzimi perhapet kudo... Është e natyrshme që drejtuesit e lartë të nomeklaturës shtetërore të mbrohen. Kjo është e ligjëruar me kushtetutë. Këtë e bën e gjithë bota. Truprojat janë pjesë e axhendës në çdo qeveri. Veç bodigardët e një vendi kaq të varfër siç jemi ne, që renditemi diku nga fundi për nivelin e mirëqënies së përgjithshme (ku mesatarja që shpenzon çdo familje në vit arrin të 1.600 dollarët), kjo i tejkalon të gjitha parashikimet dhe përbën një luks të paparë ndonjëherë. Mbajtja e një numri të konsiderueshëm bodigardësh nuk është vetëm pjesë e eskortave qeveritare. Kjo përbën një sëmundje që është përhapur shume. Gati çdo zyrtar i lartë ka një bodigard. Çdo drejtor mban pranë një “trim” që vëzhgon me vëmendje lëvizjet e dyshuara që mund ta vënë në rrezik jetën e tij. Kryetarët e komunave, për shkak të terrenit të vështirë ku operojnë, janë edhe ata të siguruar. Pa përmendur pastaj kryetarët e bashkive, të qarqeve. Numri i bodigardëve është aq i madh sa të impresionon. Posa del “udhëheqësi”, rrethohet nga të gjitha anët nga këta djem azganë që vigjëlojnë pa pushim. Gjithçka është nën kontroll. Askush nuk guxon t’i afrohet njeriut pushtet. Turma e bodigardëve lëviz sa paraprapa, anash, lart, poshtë. Hapësirat janë të mbyllura. Diku 253
  • 254. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës filmohet... ç’është kjo frikë?! Populli shtanget. Pret t’i afrohet njeriut që e ka zgjedhur vetë, ta prekë, ta ndiejë për së afërmi, ta shohë, të çmallet. E ka votuar dhe e dëshiron, e ka zgjedhur si krijesën e vet. Por çdo gjë ka ndryshuar. Politikani i djeshëm, i urtë, buzagaz, i thjeshtë, njerëzor, tani është burrëruar. Mezi sheh, mezi flet, diç belbëzon dhe shkon më tej i rrethuar gjithnjë nga bodigardët. Këta i shtojnë madhështinë. Një udhëheqës pati shkuar diku për të promovuar uljen e çmimeve të naftës për fermerët. U ul në një traktor, të cilin nisi ta ngiste dhe filloi së bashku me mjetin të lëvizte. Papritur u shfaq një skuadër bodigardësh, të cilët rrethuan traktorin dhe po vraponin të shqetësuar së bashku me të, kur rreth e qark nuk ndodhej thuajse askush. Me celular jepnin e merrnin për të mbrojtur atë që ishte mbi traktor. Traktori shpejtonte ecjen dhe ata pas tij. Kur ai ulte shpejtësinë edhe ata merrnin frymë më lehtë. Nuk kishte pamje më groteske. Ne pamë se si udhëheqësi i një vendi mik u takua me njerëz të thjeshtë. Ata, me një dhembshuri të veçantë, dikush i prekte supin, tjetri e ledhatonte, dikush i mori kokën dhe ia shtrëngoi fort. Nuk kishte gjë më njerëzore. Asgjëkundi nuk u panë bodigardë kryeneçë që të frenonin dashurinë e turmës që shpërthente. Asgjë nuk ndodhi sepse në mes të një populli siguria është e madhe. Në gjirin e popullit tënd je vetëm i mbrojtur. Dhjetor 2007 254
  • 255. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Zgjedhjet në Kosovë dhe shteti amë N a quajnë“Amë”se jemi trungu.Të malluar për dashurinë që u ka munguar. Ashtu siç iu ka munguar liria, fryma, ajri, jeta! Na thërrasin “amë”... e ku ka më bukur. S’ka si të mos ndihemi krenarë. Ata votuan. Qe një model që i tejkaloi parashikimet. Pati dyshime se mos incidentet do të ishin të pranishme. Nuk pati eksese, as gjatë fushatës zgjedhore, të cilat në shtetin amë janë bërë gjë e zakonshme. As sharje nuk pati, as fyerje. Nuk pati ithtarë të ekzaltuar (lexoje: të paguar) që valëvitin flamujt dhe brohorasin e thërrasin të grumbulluar dhe të organizuar, siç i kemi parë në mitingjet tona. Kaluan të qeta, me civilizim bashkëkohor, gjë që është treguesi thelbësor se Kosova ndodhet shumë pranë demokracisë dhe lirisë aq shumë të dëshiruar. Askush nuk manipuloi me listat zgjedhore, me çertifikatat e famshme të votimit, me të vdekurit që “ngrihen” nga varri për të votuar, siç ndodh zakonisht në zgjedhjet tona. Zgjedhjet në Kosovë nuk u shoqëruan nga banda bashibozukësh që terrorizojnë qytetarin e ushtrojnë presion mbi ta. Jo, asgjë të tillë nuk pati në këto zgjedhje. Ashtu siç nuk pati pushtetarë të fryrë e të nginjur nga pushteti e deputetë, ministra e të tjerë të cilët tek ne dalin si kukuvajkat në errësirë për të ushtruar ndikimin e tyre në rezultatin e zgjedhjeve. Nuk i ruajti kush kutitë e votimit gjatë transportimit për në qendër. Gjithçka funksionoi si në demokraci të zhvilluar. Nuk pati zënka e sherre të klaneve rivale. Çdo gjë kaloi për bukuri. Rregull, qetësi, respekt për kundërshtarin sepse ky 255
  • 256. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës është morali i shqiptarit dhe ashtu u bë. S’u hodh baltë mbi kërkënd, se ashtu e do nderi “kundërshtarin me e mujt në fushë të betejës si burrat” , sepse ky është shqiptari. Ndërkohë që politikanët e shtetit amë me siguri e kanë vënë re se nuk pati kontestime, ankimime e gjyqe pafund. E, po kjo është në burrërinë e shqiptarit, në krenarinë e tij që ta pranojë disfatën, përndryshe ku vajti dinjiteti në qoftë se e lypim fitoren derë më derë? Jo, kjo nuk është e jona. Askush nuk doli të thërriste për fitoren pa mbaruar akoma zgjedhjet. Jo, as kjo nuk ndodhi. U prit të dilnin rezultatet zyrtare me dinjitet dhe qytetari. Në të vërtetë, në këto zgjedhje, fitoi Kosova dhe kosovarët janë krenarë për këtë. Këto zgjedhje janë një mësim i madh për politikanët e shtetit amë që na kanë ulur jo pak vlera në sytë e botës. Mars 2007 256
  • 257. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon “Legjenda” e kodeve zgjedhore Ç do demokraci zhvillohet nëpërmjet vullnetit të mirë të atyre që në zhargonin gazetaresk i quajmë “aktorë politikë”. Në rast se këta nuk duan që vendi i tyre të përparojë, ata mund të bëjnë gjithfarë lojërash, të dukshme dhe të padukshme për ta penguar këtë proces. Madje, mund të klithin gjithë ditën për atdheun, të bërtasin e të lëshojnë lot se u dogjën për vatanin dhe nga ana tjetër t’i ngulin thikën pas shpine. Ne, vërtet në gjithë këto vite kemi hartuar kod pas kodi, por ato shkelen, anashkalohen, transformohen në të kundërtën e qëllimit për të cilin janë hartuar. Por ka një kod tjetër, ai moral, ku politikani, qytetari, gjithkush, vë besën, nderin, karakterin, vlerat morale dhe ato qytetare. Aq më tepër në një vend si yni, që para disa vitesh as që e dinte se ç’ishte demokracia. Ky lloj kodi merr një rëndësi të veçantë. Për fat të keq, në këto vite kemi një përvojë të çuditshme mashtrimesh, manipulimesh, deformimesh të proceseve zgjedhore, të cilat, pa dyshim na kanë krijuar edhe një imazh të deformuar para miqve tanë nëpër botë! Ata, ndoshta pyesin veten: ç’bëhet me këta njerëz, me këtë popull që është ndjekur kurdoherë nga një fat i keq? Mos vallë nuk e duan më lirinë?! Mos janë ambientuar me të keqen, me lojërat e aktorëve, të cilët, si xhonglerë, ia hedhin fajin njëri-tjetrit për grabitje, vjedhje votash e falsifikime? A e ka kuptuar ky popull, - pyesin miqtë tanë, - që vota e lirë është vetë liria. Qytetari vetëm ditën e votimit e ndien veten zot të fatit të tij. Por po të pyesim aktorët kryesorë të kësaj loje nëse e kanë me të vërtetë vullnetin e mirë 257
  • 258. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës për t’i dhënë qytetarit lirinë, ata mjaft të nënshkruajnë pakt me ndërgjegjen e tyre dhe s’do të ketë më nevojë për kode e stërkode zgjedhore. BE kërkon, kësaj here, jo thjesht të bëjmë një hap para (e dy prapa), por t’i kryejmë zgjedhjet në bazë të standardeve evropiane. Të shpresojmë që qoftë edhe një herë, urtësia të triumfojë. 2007 258
  • 259. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Kur votojmë ne!... S apo merret vesh lajmi se në vendin e shqipeve do të ketë zgjedhje, menjëherë të gjitha agjencitë e botës e shpërndajnë atë si një ngjarje të jashtëzakonshme. Ç’do të ndodhë?! Bëhen parashikime, hamendje, supozime. A do të respektohet verdikti i popullit apo do të ndodhin...? A do të jenë të lira dhe të ndershme? A, këtu ndryshon puna. Lidhur me ndershmërinë kohët kanë ndryshuar dhe është vështirë të gjesh të vërtetën. Ndershmërinë, në epokën e modernizimit të karakterit humanoid, kanë nisur ta quajnë si një abces. Thuhet madje se në spitalet janë hapur reparte ku kurohen ata që vazhdojnë ta quajnë veten të ndershëm. Po, nejse! Le të kthehemi te zgjedhjet. Emisarët nga të gjitha anët, venë e vijnë, japin porosi, këshilla, përcjellin mesazhe inkurajuese, sikur ta hedhim edhe këtë hap dhe do të jemi në Evropë! Mesazhe, ...mesazhe, përditë mesazhe. Miqtë tanë gati na luten..., për zgjedhje të lira, që të mos grabitet vota e qytetarit, që të mos i vidhet qytetarit liria, dinjiteti. Dhe, me të vërtetë, për çfarë demokracie mund të bëhet fjalë kur nuk respektohet e drejta themeltare për t’u shprehur? Në gjithë këto vite të tranzicionit kemi bërë aq shumë zgjedhje vendore e kuvendore sa do të tingëllonte si një çudi të përsëritet pafundësisht refreni i njohur tashmë për zgjedhje të lira. E megjithatë, emisarët venë e vijnë, lënë pas porosi e këshilla. E përsëri shkojnë e përsëri vijnë dhe, sot, më në fund, ata e kuptuan se: shqiptarët janë i vetmi popull në botë që nuk paskan “karta identiteti”. E keqja na vjen pikërisht prej tyre 259
  • 260. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës nëpërmjet lojës së certifikatave dhe regjistrave ku gjen për të votuar të gjallë e të vdekur bashkë. Por kësaj here zgjedhjet paskan qenë të qeta, madje edhe garuese, me alternativa e projekte si asnjëherë tjetër. Por duket sikur kanë qenë edhe të ndershme. Tensionet dhe emocionet janë prezente edhe në një garë sportive dhe nuk ia prishin asaj bukurinë nëse janë paqësore. Përkundrazi, janë pjesë e natyrës njerëzore dhe nuk mund të interpretohen si konflikte. Megjithatë, ne përsëri nuk i përmbushim standardet, sepse diku një komisionier paska teshtitur. As dhunë, as presion në ditën kur populli, me qetësi, iu drejtua kutive të votimit... Emisarët do të vijnë përsëri në këtë shtrat azilndjellës. Do të flitet përsëri për kode e për reforma, por standardet nuk dihet nëse do të përmbushen ndonjë ditë, sepse gjithmonë do të mbetet diçka mangët. Jemi, ndoshta i vetmi vend që nuk ka statistika të sakta për numrin e popullsisë. Nuk dimë të hartojmë listat e zgjedhjeve. Qytetarët tanë nuk kanë adresa, kur ato kanë ekzistuar që para shumë e shumë vjetësh në qytete si Shkodra, Berati, Gjirokastra, Elbasani etj. Në këtë “shtrat”, natyrisht që nuk mund të bëhen zgjedhje. Këta s’kanë nevojë për kode e reforma, por të krijohet nga shteti infrastruktura e nevojshme, ka nevojë, gjithashtu, të sanksionohet me ligj një afat kohor i detyrueshëm për numërimin e votave, që ky proces të mos degjenerojë në sherre e zënka banale;ka nevojë që politika të qëndrojë larg procesit zgjedhor, të mos përzihet e të ndezë gjakrat. Te procesi i numërimit fillojnë vonesat, largimet e komisionerëve, bllokimet e numërimit. Si mund të guxojë një komisioner çfarëdo të luajë me votën e qytetarit dhe të mos ketë asnjë pasojë. Si mund të ndodhë që një deputet apo ministër të përzihet në punët e komisionit dhe, falë imunitetit, mund të bëjë ç’të dojë?! Si mundet që një komisioner të largohet kur t’i teket dhe zvarrit procesin pa i hyrë asnjë gjemb në këmbë. Të gjitha këto, së bashku me kartat e identitetit, janë kaq të thjeshta për t’u konstatuar sa të vjen çudi se përse, ne gjithë këto vite reforma e kode zgjedhore që janë hartuar për vite me 260
  • 261. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon radhë, janë anashkaluar. Dhe, po të vazhdojmë kështu, sado reforma zgjedhore të bëhen, sado emisarë të shkojnë e të vijnë, nuk dihet nëse do të përmbushen ndonjë ditë standardet e kërkuara. Veç një gjë dihet tanimë qartë: “Gogoli” i zgjedhjeve, ne shqiptarëve, nuk do të na ndahet për një kohë të gjatë. Lajmi i zgjedhjeve në Shqipëri do të përbëjë përsëri një eveniment tepër kurioz, për vetë faktin se këtu ndodhin gjëra nga më të pabesuarat, që nuk i ndesh në asnjë vend tjetër. Në këtë atmosferë postzgjedhore të kujtohen fjalët e atij politikanit të largët, i cili në vitet ’30-të të shekullit të kaluar, shkruante: “Shqipëria lindi nga rastësia, u idealizua nga rilindësit dhe do të shkatërrohet nga politikanët”. Dhëntë Zoti që kjo profeci të mos jetë e vërtetë... 2007 261
  • 262. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Lërini njerëzit të votojnë të lirë D itët e fundit duket se politika po dridhet nën efektin e zgjedhjeve të reja. Mllefet janë shuar,frika ndaj njëritjetrit nuk ekziston më, besimi është kthyer dhe kundërshtari nuk është më armik. Vërtet është përhapur një lloj makthi dhe kudo që shkon, nuk dëgjon gjë tjetër veçse pëshpëritje të pakuptimta, njerëz që duket sikur flasin me vete dhe përsërisin pa pushim, lista... deformime, të gjallë, të vdekur. Oh, ç’ironi! Ç’na u qepën këta të vdekurit! Presione, tension, kandidatë të dyshuar..., ithtarë të kacafytur...?! Dhe të mendosh se jemi një popull i lirë. Lirinë e kemi në gjak. Thërrasin e brohorasin liderët gjithandej, djathtas e majtas, lart e poshtë, tutje-tëhu – slogane, premtime me bollëk e me shumicë. Po njeriu,pa dashur pyet: ç’kuptim ka fjala i lirë? A ekziston rreziku që të cenohet vota? Jo! Kurrë dhe kurrë, kjo s’mund të ndodhë! Këto janë përçartje të atyre që shohin ëndrra me sy hapur. Ne, kemi ndryshuar, jemi rritur, pjekur dhe bota na shohin tashmë me një sy tjetër... gjithçka që hamendësohet i përket së kaluarës plot turbullirë e përpëlitje për të gjetur rrugën që e kishim humbur për vite me radhë. Ne jemi një popull i lirë! Jo se para disa vitesh liria nuk ekzistonte. Ajo, në të vërtetë ekzistonte, por ishte fiktive, sepse na ngatërrohej me ca gjëra të tjera që s’i merrnin vesh se nga vinin. Ishte bota e vjetër që pati rënë me kërcëllim dhe kishte rrezik të na zinte nën vete. Ndoshta. Apo nuk qemë aq të përgatitur dhe lirinë e merrnim si një e drejtë që t’i suleshim njëri-tjetrit?! Po tani, 262
  • 263. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon sot, kur dielli (jo dielli i partisë, por i lirisë) vetëtin me rrezet e tij të ndritshme, liria e votës është e garantuar. Ekziston një aparat i tërë i një administrate të kompletuar. Nuk ka se si të tallen kompjuterat dhe të gjallët të vdesin e të vdekurit të ngjallen. Kjo do të krijonte një çoroditje fantazmagorike, pamje të përçudnuara do të mbushnin dynjanë. Pra, ç’mund të ndodhë? Lind pyetja: a është i lirë njeriu kur të cenohet vota? Kjo ka ndodhur në të kaluarën. Atëherë format e zhdukjes së votës, e kalimit të saj nga një kuti në tjetrën, e tjetërsimit, ka qenë diçka e modës. Thuhet se atëherë, kush nuk dinte të shkarraviste votën, nuk mund të quhej komisioner i ndershëm. Ndërsa sot kohët kanë ndryshuar sepse tashmë jemi një popull i lirë që vështron nga e ardhmja. Pastaj miqtë tanë ç’do të thoshin, ata që na ngritën nga humnera, që na dhanë besimin dhe na futën në NATO, ç’do të thoshin! Sot jemi një vend që kemi marrë në sy të botës përgjegjësi të mëdha dhe s’mund të merremi me çikërrima të tilla. Se ai djall pushteti aty është, s’ka ku të vejë. Askush të mos e mendojë që ne të japim një shembull jo të mirë, kjo do të ishte e papranueshme, e pakuptimtë, edhe ta mendosh këtë gjë. Dikush mund të rrëmbehet e të thotë ndonjë fjalë të tepërt, por kjo ndodh pa dashje. Jo se politika e konflikteve vazhdon. Është thjesht një lapsus dhe kurrsesi lajthitje. Përkundrazi, tensionet këtë radhë janë ulur sa s’ka ku të vejë, por zgjedhjet janë zgjedhje. Të hipësh në majë të pushtetit nuk i thonë shaka. Atje ka ca ofiqe të larta, ca ashtu, ca kështu... e të tjera si këto. Prandaj edhe po na shpëtoi ndonjë fjalë, edhe falet... Mëritë kanë marrë fund, armiqësitë gjithashtu. Se të gjithë; të djathtë e të majtë e kanë kuptuar se të ndarë në dy kampe, mbështetësit e dy forcave politike janë si gjymtyrët e një trupi dhe ky trup nuk mund të shkatërrojë pjesët e tij. Prandaj miqtë e mi, të gjitha i thamë sa për kujtesë sepse ne jemi një popull i lirë dhe votën nuk mund të na e prekë askush. Pastaj, veç të tjerash, dihet nga të gjithë se shqiptari besën e ka besë dhe llafin e 263
  • 264. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës mban, sepse, megjithëse na ngatërron një çikë, ai dreq pushteti, përsëri është burrëria në mes dhe s’ka si të jetë ndryshe. Vërtet, në të kaluarën janë bërë ca prapësira për të shtënë në dorë me marifete jo të ndershme pushtetin. Por kohët kanë ndryshuar. Vërtet në të kaluarën, sa herë që mbaheshin zgjedhjet viheshin në alarm gjithë kancelaritë e vinin gazetarë në pritje të blasfemive tona. Por ato i bënim edhe për qyfyre që bota të na njihte sepse na patën lënë në harresë dhe një çikë sensacion sikur ta rrit famën. Prandaj nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim zgjedhjet duke patur besim të plotë se njerëzit do të votojnë të lirë kësaj here, duke realizuar kështu një ëndërr të lashtë sa vetë njerëzimi... 264 2009
  • 265. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Strategjitë serbo-ruse për Kosovën Ç do gjë ka qenë e menduar mirë, deri në detaje nga diplomacia serbo-ruse, për ta kundërshtuar pavarësinë e Kosovës. Sapo plani i të dërguarit ndërkombëtar Ahtisari u nis drejt Kombeve të Bashkuara, kryeministri serb, i kthyer nga Moska, deklaroi me një vetësiguri të admirueshme se ky plan është i dështuar. Ai, jo vetëm nuk do të pranohet, deklaroi ky zyrtar i lartë, por as nuk do të shtrohet fare për diskutim. Dhe ashtu ndodhi. Rusia, për të fituar kohë, kërkoi të niste drejt Kosovës një komision faktmbledhës. Ky do te ishte çasti i parë i frenimit të procesit të pavarësisë për Kosovën. Paktit serbo-rus i nevojitej kohë për të matur pulsin. Mesa duket, gjithçka funksionoi për bukuri. Procesi u frenua. Aleanca nisi të veprojë. Shpresa më e madhe e Serbisë në këtë hapësirë të krijuar do të ishte lindja e mosmarrëveshjeve në krahun perëndimor dhe ato u shfaqën aty-këtu me shprehje të matura të një “preçendenti” që mund te bëhej shembull i keq për popujt e tjerë. Vendosmëria e SHBA-së i dha një shtytje të re procesit nëpërmjet grupit të kontaktit, ku Rusia nuk do te mund ta kundërshtonte me veto. Prej andej doli “Trojka”, brenda se cilës është edhe Rusia, për të nisur një cikël të ri bisedimesh ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Këtu nis faza e dyte. Diplomacia ruso-serbe i vari përsëri shpresat te koha. Të përfitojë kohë. Zvarritja e procesit për statusin e Kosovës hedh gjithnjë ujë në mullirin serb. Edhe pse, si Rusia dhe vetë Serbia janë të bindura se prej këtyre bisedimeve nuk do të 265
  • 266. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës dalë asgjë, ata janë të dëshiruar për të realizuar strategjinë e tyre të zvarritjes, për ta kaluar përfundimisht problemin në kalendarin e çështjeve të pazgjidhura botërore, si fjala vjen, Palestina. Kohët ndryshojnë, aleancat dobësohen, gjërat harrohen. Kur kjo strategji të funksionojë, atëherë avancohet më tej. Hidhet si rastësisht ideja e dërgimit të ushtrisë serbe. Në fillim me kujdes. Për të matur pulsin e aleancës perëndimore. Dhe përsëri testohet. Nëse perëndimi tregohet i pavendosur, këta zëra shtohen, forcohen. Ato bëhen pjesë permanente e axhendës së tyre diplomatike... Si rastësisht. Aty-këtu, gjersa t’i mësohet veshi diplomacisë botërore dhe një ditë të bukur ushtria serbe mund të nisë dislokimin e saj në kufijtë pranë Kosovës. Pra, konflikti është gati. Mjafton vetëm shkëndija. Kjo do t’i interesonte së tepërmi Rusisë. Një konflikt në Ballkan, në zemër të Evropës dhe aq më tepër në Kosovën e çliruar nga forcat e NATO-s, e cila u cilësua si një erë e re, e trumbetuar me aq bujë e triumf. 266
  • 267. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Dikush e ka harruar genocidin mbi popullin e Kosovës! K osova jo, por këtë s’e harron as Shqipëria. Ishte ajo që megjithëse e sapodalë nga trazirat e ’97-ës hapi zemrën e saj bujare dhe priti 800-mije vëllezër të përzënë nga vatrat e tyre me dhunë. Të masakruar, burra, gra, pleq dhe fëmijë të pambrojtur, të dhunuar me metodat më shfarosëse që kishte njohur historia. Një rast unikal në historinë e njerëzimit që një popull i tërë nxirret jashtë kufijve të vet etnikë, duke e kanosur me shfarosje!!! Këto nuk i harron edhe bota e qytetëruar. Por duket se i kanë harruar qarqet shoviniste në kabinetet e Serbisë dhe miqtë e tyre, Rusisë, kur kërcënojnë se janë të gatshëm të dërgojnë trupat e tyre. Përse? Për t’u “pajtuar” me kosovarët?! Çfarë përfiton Rusia? Rusia, e fuqizuar kohët e fundit nga pikëpamja ekonomike, rastin e Kosovës po e shfrytëzon me mjaft efikasitet për ta nxjerrë veten në plan të parë në axhendën ndërkombëtare. Asaj, me sa duket, i janë ngjallur ambicjet e vjetra hegjemoniste për rindarjen e botës. Diplomacia ruse kërkon të rikthejë kohët e arta kur fjala i zinte një peshë të madhe, duke ndier etje për revansh. Problemi i Kosovës është maja e ajsbergut e planeve të ardhshme për t’u rikthyer si një shtet me potenciale të mëdha ushtarake dhe me plane të reja strategjike, të cilat koha do t’i tregojë çfarë synimesh kanë (rikthimin e luftës së ftohtë, rigjetjen e prestigjit të humbur, apo çfarë?). Një gjë është e vërtetë. E kamufluar me frazeologjinë e ligjeve të së drejtës ndërkombëtare për kufijtë, aleanca ruso-serbe kërkon të çajë 267
  • 268. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës përpara. Por, ashtu siç ka të drejta ndërkombëtare për ruajtjen e pacenuar të kufijve, ka edhe të drejta universale të popujve për vetëvendosje dhe kjo e drejtë është e patjetërsueshme. Por duket se nacionalistët serbë kanë harruar këto gjëra kur thonë se janë të gatshëm të dërgojnë trupat e tyre në Kosovë pas asaj kasaphane që ato kryen jo më shumë se një dekadë më parë. Sot ata shtiren si viktima, kur e kanë viktimën aq pranë. Ndërkombëtarët Opinioni përparimtar e di se ajo që ndodhi në Kosovë në përfundim të një shekulli të mbarsur me luftëra të përgjakshme që tronditën themelet e njerëzimit nuk ishte thjesht një luftë. Më parë, gjatë periudhës nazifashiste ka pasur kampe të shfarosjes masive dhe ato ishin çnjerëzore. Ka patur beteja, përleshje, gjakderdhje. Ka patur edhe gjenocide, ku një racë përbuzej padrejtësisht nga raca tjetër, edhe kjo ishte e dhimbshme. Por të shkulet nga vatani një popull i tërë, kjo përmban në vetvete përmasa homerike. Të kërkosh të vrasësh një popull të tërë, vetëm pse kërkon të jetojë, ta hedhësh jashtë, ta flakësh pa mëshirë në humnerë, kjo i kalon kufijtë e genocidit. Ndërhyrja e forcave ndërkombëtare përbën aktin e parë në historinë e njerëzimit në mbrojtje të vlerave të civilizimit. Dhe përsëri ka njerëz që thonë se Kosova s’duhet të jetojë, duke vënë në pikëpyetje pavarësinë e saj. Por bota e di përse luftoi, përse e shpëtoi nga kthetrat gjakatare këtë popull të mohuar. Strategjitë ruso-serbe për ta trajtuar fatin e popullit të Kosovës gjoja si preçendent janë pa të ardhme. Ashtu siç janë pa të ardhme përpjekjet për ta futur problemin e pavarësisë në qorrsokakun e bisedimeve pa fund. Mos ndoshta këta zotërinj kërkojnë të krijojnë në zemër të Evropës një Palestinë të dytë?! Asnjë s’mund të bjerë në grackën e këtyre politikave dritëshkurtra, aq më tepër miqtë e Kosovës. Ndryshe ç’kuptim do të kishte lufta që u bë, në qoftë se e shpëton viktimën ta hedhësh përsëri në strofkën e bishës?! Tetor 2007 268
  • 269. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Kur Rusia do të njohë pavarësinë e Kosovës? F litet shumë për paralelizma ndërmjet Kosovës, Asetisë dhe Abkazisë. Diplomacia ruse çuditërisht i vendos ngjarjet në të njëjtën ballancë. Sikur të mos ekzistonte asnjë ndryshim. Ne te vërtetë nuk është kështu sepse nuk ekziston asnjë lloj paralelizmi ndërmjet këtyre dy ngjarjeve. Ndërsa, Kosova ishte e pushtuar nga ushtritë serbe, Abkazia, përkundrazi, nuk ishte e pushtuar nga askush. Ne Kosove ushtritë serbe kryen masakra të papara, në Abkazi nuk ndodhi asgjë. Ndërsa popullsinë e Kosovës e shpërngulën, popullin abkaz nuk e kërcënonte askush, por jetonte i qetë në vatrat e veta. Ne Kosove u masakruan gra, fëmijë, pleq, të rinj, të reja, abkazët përkundrazi, jetonin te qete. Si pasojë e këtyre rrethanave tragjike ku ishte ne rrezik të shfarosej një popull i tërë në mes të Evropës moderne u mor vendimi nga forcat aleate për ndërhyrje ushtarake. Kjo ngriti peshë opinionin botëror. I gjithë njerëzimi u bë i vetëdijshëm se ky monstruozitet duhej të ndalohej. E pra, kjo nuk ndodhi në Abkazi apo në Asetinë gjeorgjiane. Por mbi të gjitha, në mbrojtje të Kosovës nuk u ngrit vetëm shteti amë, Shqipëria, por shtete të tjerë, që nuk kishin, të themi, lidhje gjaku me shqiptarët, nuk kishin as interesa ekonomike ndaj një krahine të braktisur në mëshirë të fatit dhe që ishte më e varfra në të gjithë Jugosllavinë e vjetër dhe në atë çka mbeti prej saj. Njerëzimi përparimtar, për herë të parë në historinë e vet, i doli përkrah një populli të shtypur në shekuj, të përbuzur dhe të nëpërkëmbur deri në dhimbje dhe kjo ndoshta përbën një erë të re në historinë e njerëzimit, 269
  • 270. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës të mbushur me luftëra të padrejta, gjakderdhje, shtypje dhe mizori të pafund në dëm të popujve. Rusia në këtë përballje, mbajti një pozicion gjoja parimor dhe hodhi tezën e dialogut në mes të palëve. Ishte e natyrshme që të kishte një dialog,por fjalët kishin shterur. Ishte e kuptueshme që të vendosej harmonia, por ajo ishte shkallmuar që në themelet e veta. Në rastin e Kosovës ushtritë aleate sulmuan Serbinë për të shpëtuar Kosovën, kurse në rastin e Asetisë, ushtritë ruse sulmuan Gjeorgjinë për të aneksuar territoret e saj. Dallimi është i dukshëm ndërmjet Kosovës dhe Asetisë. Por çudia qëndron në faktin që ndërsa Kosovën Rusia ende nuk pranon ta njohë, në emër, gjoja, të së drejtës ndërkombëtare, Asetinë dhe Abkazinë i njohu menjëherë, pa asnjë lloj dialogu, pa përfillur aspak të drejtën ndërkombëtare. Shkuan sloganet gjoja parimore, u shkelën të drejtat më elementare të pacënueshmërisë së kufijve dhe u rivendos autoriteti i dikurshëm perandorak. Kemi të bëjmë, pra, me dy raste të kundërta që s’kanë asgjë të përbashkët përveç lakmisë sllavomadhe për t’u rishfaqur në arenën botërore si një kërcënuese për të shuar lirinë e popujve të vegjël dhe të pambrojtur. Ky shenjtërim i pansllavizmit dhe aleancat që lidhen me të, mund të përbëjnë ndoshta kërcënimin e së ardhmes. Rusia, si një fuqi perandorake që po rilind nga gërmadhat e komunizmit, e cila luftoi aq shumë për të penguar lirinë e popullit të Kosovës, sot është hedhur në sulm për të rishikuar kufijtë e vjetër me ata popuj që s’i binden diktatit të Moskës. Lotëve të krokodilit që rusët derdhën në mbrojtje, gjoja, të kufijve të Serbisë, tanimë iu humbi vlera. Pas ngjarjeve në fushëbetejat e Gjeorgjisë ku ajo doli hapur në mbrojtje të interesave të saj ekspansioniste, nuk i mbetet tjetër veçse njohja sa më parë e pavarësisë së Kosovës. 270 2009
  • 271. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Dhuna si fenomen shoqëror S hfaqet kudo. Mjafton një shkëndijë, një moskuptim, një përplasje apo prekje. Është prezente në familje në forma nga më tronditëset, rrënqethëse që të bën të mendosh se pasojat janë katastrofike, evidente dhe me tepri në ambiente ku sundon varfëria, por edhe atje ku lulëzon kultura e qytetërimi. Në fshat e qytet, kudo ndihesh i kërcënuar se mund të gjendesh kurdo viktimë e radhës. Jo në pak raste ndodh që arsyeja e mosarsyes të triumfojë mbi arsyen. Dhuna është verbale, që fillon në foltoren e kuvendit. Tempullit prej nga lipset të burojë urtësia, mençuria. Aty, madje, ka edhe një kombinim ndërmjet asaj që është verbale dhe fizike. Trimosha azganë, marrin në shënjestër objekte që i flakin si kërcënim. Ekziston edhe përplasja trup me trup. Janë fyerjet në distancë, kokë më kokë, insinuatat sherrprodhuese janë gjithashtu prezente. Kështu ndodh që kuvendi që duhet të jetë pasqyrë e virtytit, transformohet në arenë përleshjesh të dhunshme. Kryesia e kuvendit gjendet e rrethuar nga kordon bodigardësh gjigantë, të cilët shfaqen menjëherë në rastet e rrezikut ekstrem. Çfarë mesazhi përcjell e gjithë kjo atmosferë poshtë te qytetari. Këto episode, më tepër se të dirixhuara janë shfaqje të tipit show, nga persona të cilët kërkojnë të duken për trimërinë dhe devotshmërinë e tyre në luftën për nënshtrimin dhe mposhtjen e kundërshtarëve politikë. Mesazhi që përcjellin pamje të tilla në publik janë mjerane, për të ardhur keq. Në një vend me demokraci të konsoliduar, qytetarit kjo mund t’i duket një lojë e interpretuar si shaka. Kurse pamje të 271
  • 272. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës tilla para skalioneve tona të “demokracisë” kryengritëse, janë si thirrje për përmbysje. Këto lloj dhunimesh, janë pjellë e masakrimit të logjikës dhe dëshmi e varfërisë intelektuale dhe mungesë argumenti, përballë debatit civil që ndjek me vëmendje opinioni mbarë. Por pasojat në të vërtetë zbresin poshtë në trajtën e një lloj “marrie” kolektive, e cila rrezikon të përfshijë gjithë shoqërinë. Dikush mund të mendojë se vuajmë pasojat e mosveprimit të ligjit. Edhe kjo mund të jetë. Sepse në një vend ku ekzistojnë akoma skakjerat kanunore, kjo atmosferë s’ka si të na bëjë të ndihemi të mbrojtur. Thirrjet përmbysëse që lëshohen si karamelet në gosti, s’kanë si të mos krijojnë ngërçe të karakterit psikologjik, të cilat përsëriten vazhdimisht si një lloj truku për të zbukuruar demokracinë dhe për t’i treguar botës se te ne liria funksionon, prandaj mund të bëjmë ç’të duam. Këto gjëra në dukje anormale, bëhen pa dashur bashkudhëtare të jetës dhe shfaqen si një dukuri normale brenda normalitetit që ekziston. Ky kalvar i gjatë i pasigurive që na rrethon, prodhon një gjendje të përhershme nervozizmi që shoqërohet me mungesë të theksuar të ekuilibrave socialë në gjirin e shoqërisë, të cilat pastaj përplasen në gjirin e familjes. Në stadin ku ndodhemi për shkak të ndryshimeve sociale që ka pësuar shoqëria, ku varfëria, ekspozimi para botës, liria dhe antiliria, patriarkalizmi i trashëguar, mentalitetet e vjeteruara, ekspozimi para programeve televizive të pakontrolluara etj. Të gjitha këto përplasen ne muret e familjes, prandaj ajo do të ndihet e kërcënuar dhe e tronditur në themelet e saj. Motivet e dhunës në gjirin e familjes, edhe pse mund të jenë të shumta, por si dukuri shfaqen në trajtat më të egra si dhunë ndaj gruas, por edhe ndaj fëmijëve. Kjo s’ka si të mos ketë pasoja për të ardhmen e tyre sepse këtu dhuna akoma shfaqet në trajtën e vet më lakuriqe. Larg syve të opinionit, brenda mureve të shtëpisë, para syve të fëmijëve! Traumat lënë atë vazhdë që do të mbetet gjatë gjithë jetës. Janë kujtime që nuk shuhen, por e shoqërojnë njeriun kudo, pambarimisht. 272
  • 273. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Fëmijët që dalin nga këto drama rriten të trishtuar, të mbyllur, hakmarrës dhe inatçorë. Ai do të qëndrojë si një ishull i vogël, përballë një bote armiqësore. Do të jetë i dhunshëm, dhe do ta përcjelle atë në ambientet ku do të jetojë, në rrugë, në punë, në shkollë, pse jo edhe në familjen e ardhshme që do të krijojë. Në këtë mënyrë dhuna do të kalojë nga njëri brez te brezi tjetër, siç ka ndodhur rëndom edhe në të kaluarën. Në qoftë se nuk do të ndërhyhet nga ana e shoqërisë për ta frenuar këtë fenomen që ka ardhur në ditët tona nga thellësia e shekujve, fara e dhunës do të vazhdojë të përcillet pambarimisht. Një shoqëri që kultivon dhunën brenda vetes së saj, përmban një rrezik potencial që do të mbetet një kërcënim me pasoja për çdo kohë, si një rrebesh që do të na tjetërsojë vetëdijen. Prandaj janë ligjet, që t’i frenojnë këto dukuri. Në qoftë se do të vijojmë me kategoritë e dhunës, mund të përmendim edhe atë që quhet “dhunë psikologjike”. Në të kaluarën këtë e merrnim në trajtën e dozave të sheqerosura demagogjike të indoktrinimit, kurse sot ajo shfaqet dhunshëm, hapur, sheshit, me anë të politikës së mashtrimit, të pavërteta që paraqiten në dritë tjetër. Këto, kuptohet, janë pjesë e demokracisë dhe nuk mund t’i shmangim, por bëhen lodhëse kur bëhen një lumë i gjatë që godet përditë, në çdo kohë. Njeriu, nga ky rrebesh, ndihet i pambrojtur. Situata mbetet një makth stresues dhe i lodhshëm. Nuk di nga të mbrohesh, ku ta gjesh të vërtetën. Realiteti merr trajta të deformuara. Thërrasin kasnecët, ulërijnë mashtruesit, çirren kriminelët, ankohen vrasësit dhe e drejta humbet në mjegullnajë. Kjo e bën këtë lloj dhune psikologjike të verbër dhe tronditëse njëkohësisht. Në këtë atmosferë dhune, një vend “nderi” zë padyshim dhuna mediatike. Me këtë përhapje të gjerë që ka marrë sot shtypi ku botohen rreth 24 gazeta në ditë, pa përfshirë këtu shtypin rajonal. Bumi i mediave televizive, të cilat, megjithatë, përsa i përket cilësisë, disa prej tyre lënë akoma për të dëshiruar, pasi, të njëjtën ngjarje e përcjellin, thuajse të gjitha 273
  • 274. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës në të njëjtën kohë, s’ka si të mos ndihesh i bezdisur nga kjo varfëri e trajtimit dhe konceptimit të programeve. Kjo, në llojin e vet është një dhunë që të detyron të perceptosh të njëjtat gjëra në të njëjtën fizionomi dhe format të gatshëm. Kush do të na shërojë nga kjo larmi dhunash në të cilën gjendet e zhytur shoqëria? Me ndonjë traktat presidencial? Vështirë se mund të japë rezultat. Atëherë cili është instrumenti i duhur. Ligjet? Kur ato veprojnë, natyrisht krijojnë efekte terapie. Ajo që kërkohet, është një proces ndërgjegjësimi i shoqërisë. Një proces emancipues ku një rol vendimtar do të mund të luanin mediat, sidomos ato vizive. Kur në programet e televizioneve tona, në vend të emisioneve për të “vrarë” kohën,mund të zënë vend më shumë tema sociale, përtej komercializimit dhe politizimit të skajshëm që dominojnë aktualisht. Atëherë shoqëria mund të nisë të ndërgjegjësohet nëpërmjet debatit, forumeve civile. Jo vetëm duke evidentuar plagët që kemi, kjo nuk mjafton. Është e nevojshme që të shohim edhe dritën në fund të tunelit...! Nuk është parë në televizor një debat për kanunin. Cilat janë anët e mira dhe çfarë duhet flakur. Për gjakmarrjen, për familjen, për dashurinë, mbi ç’bazë ngrihet familja shqiptare, për marrëdhëniet prind-fëmijë. E këtu mund të rendisim një numër të gjatë temash që do t’i shërbenim të gjithë shoqërisë. Këtë mision mund ta kryejë më së miri televizioni shqiptar, i cili në vend të emisioneve kafebërës, të dalë përballë plagëve të shoqërisë që t’i kurojmë ato. Të mos harrojmë se në mjaft raste është televizioni vetë që nxit dhunën. Ajo shfaqet kryesisht nëpërmjet filmave, duke marrë trajta nga më makabret që mund të imagjinojë mendja njerëzore. Krime, gjak, pamje të përçudnuara, horror, gjak që rrjedh, rrjedh çdo natë, përditë, pa fund. Kjo ndodh sidomos në kanalet e platformës dixhitalb: krijesa që copëtojnë viktima e shpërbëjnë në pjesë. Skena që vështirë t’i ndjekësh, që nuk mund t’i përballojë as krimineli më i regjur, veç nëpërmjet drithërimave. Ndien 274
  • 275. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon zemrën që duket se do të dalë nga kraharori dhe skenat që vazhdojnë deri në tmerr, që përjetohet pambarim. Shfaqje të cilat ndjellin dhunë ndiqen pa frymë. Është e pamundur të mos mendosh që pamje monstruoze të mos nxisin, sidomos tek të rinjtë, të paformuar akoma, ndjenja të cilat pastaj, shpërfaqen në skenar të jetës së përditshme. Ato i ndeshim dhe i ndjekim në rrugët e qyteteve tona, në kafene, brenda familjes. Një dhunë që po përhapet si damllaja në të gjithë shoqërinë. Si mundet të priret për të vrarë një të panjohur diku në rrugë apo kafene vetëm sepse mendon se e ka parë shtrembër?! Ç’është kjo, një dukuri normale ? Si mundet që të mos ketë asnjë lloj kujdesi në përzgjedhjen e filmave dhe programeve televizive që shfaqen publikisht. Askush nuk i kushton vëmendje kësaj dukurie. Në të kundërt, duket se diçka na pëlqen në këto makabritete. Kjo lloj kulture që përcjellim te brezi i ri dhe në tërë shoqërinë është me pasoja të pakorrigjueshme për të ardhmen. Gjithë kjo dhunë në shfaqjet e saj të shumanshme, s’ka si të mos na rikthejë si një retrospektivë me xhiro të ngadalta ngjarje nga e kaluara dhe sidomos tmerret e....! Në qoftë se do të kemi parasysh edhe atë pjesë të dhunës së tepërt psikologjike, por edhe fizike qe ushtrohet nga ana e shtetit, me abuzimet që shpalosen në raste të veçanta nga organet e drejtësisë, policisë etj, do të mbesim përjetësisht viktima në detin e dhunës së gjithanshme që përjetojmë përditë në aspektet e aktivitetit jetësor. Një shoqëri e dhunshme, krijon edhe individë të dhunshëm! 2003 275
  • 276. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Tranzicioni S hteti i së drejtës, ligji... liri demokraci... Ku është ligji... rrokopujë. Tokë, kërkohet ligj, ...demokraci, rrëmujë, përplasje, urrejtje. Kush e mbolli, kush? Ta shtypim. Ligji, mjafton. Stop! Llafe – shtet... Duam shtet... Paret tona! Po vjen... ja, ja... Ati atje, zhduket. S’ka më. T’ia hedhim botës. Demokraci, demokraci. Rrëmujë, pam-pum. U vra, depoja! Miell, klithma, armë, ulërima, rënkime, vaje... lotë, trishtim. Ah, kush rënkon. Një nënë ka humbur djalin. Oh, ç’dhimbje. Pse, pse. Pushoni! Mjafton! Llafe, llafe... llafe... llafe... llafe. Stop! Kolaps sherri. Lumturi... një lumturi e madhe. Nga erdhi. Kë po vrasin? Një lumturi e re, shekullore, e përjetshme, e pamposhtur si malet tona. Ligji iku! Erdhi, s’është?! Turmat struken të nemitura. Lumturia, ku vajti. Troshitje, troshitje. Hapje vrimash në tru, përgjumje, lodhje. Na lini të flemë! Jemi të lumtur. Triumf. Moral. budallenj, të ndershmit, idiotët. Tranzicioni vazhdon... ka lindur, djalë, u rrit, gomone... emigrant... përsëri tranzicion. Përralla, kush tregon përralla. Kukuvajka lajkatare. Të zhvasim, të rrjepim. Ëndrra... ku vemi. Jemi në tranzicion... pa fund... Ai që lindi u plak... Turmat brohorasin. Në vendnumëro. Turmat u zgjuan. Trullosje, premtime... premtime. Urra... urra! Vdekje tradhtarëve, luftë armikut... domethënë kundërshtarit politik... mos e vri, është vëllai... Mos, ...e vrave! Pse, pse... pseeee? O kob i zi! Kush na e mbolli këtë farë... pervers, ...inçest... babai. Mos!... llum... 276
  • 277. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon ndotje..., përçarje... U var te lisi, u var… U mbyt… Vrau djalin. Jo... nuk mundet... Besa... nderi, ku jemi?... Po mbytemi?! Edhe pak, mbërritëm... Intelektualë ka...; A ka ky vend njerëz me mend?... Opinionistët udhëheqin... në ballë... Ndal, mos u zini! Ai pyet: kush do hyjë në histori? Kodoshi, kodoshi, horri. Ai le të hyjë! Shteti... akoma... ligji... ku është ligji? Ligjin e bën i pabesi... Reforma... u zgjuan. Nevojiten reforma... ku janë reformat? Pse s’i keni bërë? Do t’i bëjmë... do t’i bëjmë! Zhë, zhë... zhezhe... zhëëë. Në Evropë! Ku? ...Në Evropë... Hymë. Triumf... fitore... Pse, ku ishim? Asnjë s’e di. Evropa, Evropa. Rroftë demokracia! Kush do t’i marrë meritat... Kush?! Kush të dojë le t’i marrë. Janar-shkurt 2008 277
  • 278. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Dimensioni historik i personalitetit K a në mes tonë kritizerë, oratorë, filozofë, estetë të çdo kallëpi e ngjyrimi, të çdo krahine dhe ideje, të cilët kanë mbushur foltoret tona anë e kënd vendit, si brenda dhe jashtë trojeve tona amtare. Të gjithë janë të shqetësuar se kush nga njerëzit e ndritur, të këtij kombi do të mbetet në histori. Në histori nuk ka vend, - tha dikush, - madje kemi nisur të flakim jashtë edhe ata që kanë zënë vend atje. T’u zbulojmë cenet, biografia... biografia! Të gërmojmë në biografi. Ky mbetet një pasion i lashtë i yni për të gërmuar në vjetërsirat e kohës. Si mund të jemi të përjetshëm në mes tonë. Është me të vërtetë vështirë ta thuash. Mbetet një dilemë kjo, që na ka munguar prej vitesh. Kemi bërë edhe zullume, jo se jemi ziliqarë. Këtë nuk e thotë dot askush. Por ja, merremi nga pak me njollosje. Sidomos kemi shumë merak ato figura që na bëjnë karshillëk me veprën e tyre. Personalitete të larta, të shquara, që i vlerëson edhe bota, në mënyrë të habitshme, në vend t’i lartësojmë, se kështu nderojmë veten tonë, përpiqemi t’i rrëzojmë pak nga pak. Një fjalë këtu, një atje, ca hamendje, ca sajesa dhe, puna u bë... Ndërsa të tjerët nuk i kanë dhe përpiqen me çdo kusht t’i krijojnë këto personalitete thuajse nga hiçi, ne, duke i pasur, mundohemi që t’i rrëzojmë nga piedestali i tyre. Jemi ne, që me gjykimet tona, shpalosim mediokritetin provincial që shpesh na karakterizon, duke e paraqitur veprën e Kadaresë si pjellë e sterilitetit intelektual të kohës kur e shkruajti. Janë të rrallë shkrimtarët në botë që i kanë folur 278
  • 279. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon kohës së vet nëpërmjet paraqitjes së historisë së kombit. Kush lexon “Dimri i vetmisë së madhe” e ndien gjithë donkishotllëkun e kohës që na udhëhiqte drejt vetmisë së skajshme plot acar e dhimbje. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”. Cili nga këta kritirucër do të mund të shpallte me aq elokuencë trishtimin që la pas lufta, zbrazëtinë, dhimbjen. Të ashtuquajturit kritikë merren me analiza të disa vargjeve të shkëputura. Në veprën e Kadaresë ato janë veç një pikë ujë në oqean dhe shërbejnë si një lloj alibie për mbijetesë. Nuk mund të errësojnë kurrsesi trashëgiminë letrare të këtij shkrimtari të madh. Vepra e Kadaresë lartëson kombin. Ajo është përhapur në të gjithë botën dhe është një kundërvënie e mirëfilltë ndaj diktaturës. Natyrisht, jo të gjithë dinë të lexojnë atë çka fshihet poshtë rreshtave e midis tyre. Nuk është e lehtë të kapet ajo që qëndron e fshehur nga çensura e diktaturës. Nuk janë të paktë shkrimtarët në historinë botërore që i janë kundërvënë despotizmit dhe shtypjes, çensurës së egër nëpërmjet shfaqjeve alegorike, të dukurive, që në pamje të parë ngjajnë të pafajshme, por fshehin brenda të vërteta universale me përmbajtje filozofike, si Gogoli etj. Por ne dëshirojmë t’i rrëzojmë nga piedestali ata që na bëjnë nder. Në qoftë se do të vazhdojmë kështu, shpejt do të dëgjojmë nga fqinjët tanë të deklarohet se Ismail Kadare na qenka sllav, duke i shtuar vetëm një “viç” prapa dhe çdo gjë është për ata fare e lehte!! Kjo po ndodh me Skënderbeun. A ka nevojë kjo figurë të ç’mitizohet; Siç pretendohet në një emision televiziv ku flitej për një libër mbi “Fillimet e nacionalizmit shqiptar”. Kurrsesi! Skënderbeu nuk është legjendë, por një pjesë thelbësore e historisë tone. Për të kanë shkruar bashkëkohësit e tij, Marin Barleti. Për të flet jehona e veprës së tij, jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën. Janë jetëshkrimet, vepra artistike, historike, buste dhe përmendore deri në Meksikën e largët. Është shkruar aq sa mund të kapërcejë, fama e tij, edhe atë të Bonopartit. Atëherë çfarë nevoje ka të ç’mitizohet kjo figurë, ky personalitet me 279
  • 280. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës përmasa universale, që për veprën e tij mbetet legjendare. Kjo bëhet ndoshta për ta ç’ngjyrosur pak e nga pak deri sa të zhbëhet madhështia e tij dhe të kthehet në diçka të zakonshme. Përse u dashka kjo gjë, kujt i intereson?! Natyrisht, këto qëndrime aspak dashamirëse ndaj figurave dhe personaliteteve tona historike, motivojnë te fqinjët tanë dëshirën për ta deformuar origjinën shqiptare të Skënderbeut. Deri këtu venë punët, deri këtu mbërrin naiviteti, duke luajtur me atë më të shenjtën që ka çdo popull. Dhe këtu, pikërisht, na duket vetja origjinalë. Në qoftë se historia jonë ka nevojë të rishkruhet, nuk bëhet fjalë kurrsesi për epokën e Skënderbeut dhe trashëgimisë së tij historike, por për periudhën e luftës Nacionalçlirimtare, e cila në mjaft raste është deformuar apo politizuar. Ky rishikim nuk ka të bëjë me “njollosjen” e kësaj lufte, por me rivendosjen e saj në pozita më të drejta historike, duke i dhënë gjithë forcave pjesëmarrëse rolin e vet të patjetërsueshëm dhe të qenësishëm për atë çka kontribuoi. Një tjetër figurë, personaliteti i së cilës ka përmasa botërore dhe që nuk i kemi dhënë dimensionin e vet, është Nënë Tereza. Dikush e quan “Nënë të Botës”. E ku ka vlerësim më të madhërishem se ky. Cili popull nuk do t’i ngrinte asaj një përmendore gjigante që të dallohej përtej oqeaneve. Ajo i dhuroi botës dashuri, kësaj bote të mbushur me dhimbje dhe padrejtësi. Dhe ajo është shqiptare, në dejet e saj ka rrjedhur gjaku i Kastriotit. Lind pyetja: ku e gjeti Nënë Tereza dashurinë? – te populli i saj; bujarinë gjithashtu. A nuk është pjesë e shpirtit tonë fisnik? Zemra e saj e madhe, nuk mund të jetë veçse pjesë e jona, e popullit të saj, që në asnjë rrethanë nuk i ka bërë keq asnjë populli tjetër. Që ka pritur e strehuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe nuk i dorëzoi, por i mbrojti nga kërcënimi shfarosës i fashizmit. Cili popull do ta bënte këtë akt sublim, veç ai që ka një zemër të madhe dhe bujarinë e ka si medalje të fisnikërisë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore robërit italianë, të asaj ushtrie që erdhi dhe na pushtoi, që vrau e masakroi njerëz të pafajshëm, kur 280
  • 281. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon kapitulloi kjo ushtri, populli i strehoi robërit e saj dhe i mbrojti nga zemërimi gjerman. Kjo flet përsëri për një zemër të madhe si ajo e Nënë Terezës! Veç, na paska zëra se, meqë nuk ka jetuar në Shqipëri, kërkojnë ca fqinj t’i mohojnë kombësinë. Të na e marrin, ndërsa ne heshtim dhe kundrojmë pa të keq këtë paudhësi të fqinjëve tanë ziliqarë! Ne, vetë, japim ndihmesën tonë në këtë drejtim dhe këtë e bëjmë herë me një zell të tepruar, herë me heshtjen tonë para të vërtetave të historisë. Ndodh që të dalë edhe një rektor, i cili mendon se mund të lozë lehtësisht me personalitetin historik të Ismail Qemalit, duke i hequr emrin e tij universitetit të Vlorës. Është e pakuptimtë se si ky intelektual i çorientuar të veprojë me kaq naivitet për emrin e një prej figurave historike me përmasa mbarëkombëtare. Veçse në këtë rast mendimi intelektual dhe shkencor reagoi me indinjatë të thellë dhe ndali të realizohen ide të tilla që kërkojnë të na zhveshin nga përkatësia historike. Është për të ardhur keq që monumenti i pavarësisë në qendër të Vlorës ka mbetur i vetmuar, si i shkretë, me gërmadhën e një hoteli përballë që i bën karshillëk me zbrazëtinë që e rrethon këtë shesh, ku është shkruar një prej faqeve më të lavdishme të historisë së popullit dhe kombit tonë. Cili popull do të heshtte para fakteve të historisë siç bëjmë ne kur kërkojnë të na i shtrembërojnë ose duke i falsifikuar! Cili nuk do të na i kishte zili këta personalitete të shumtë në numër që kanë dalë nga një popull i vogël, por vigan për nga vlera dhe vitaliteti i vet. A nuk ka ardhur koha t’i ngremë të tillë personalitete me përmasa historike dhe të tjerë akoma që nuk përmenden në këto radhë, në piedestalet që vepra e tyre dhe koha ua ka ngritur duke lartësuar monumente, obelinske, vepra letrare, nëpërmjet skulpturave dhe pikturës, veprave kinematografike vetëm dhe në bashkëpunim, dokumentarëve historikë dhe autobiografikë, simpoziumeve e konferencave shkencore. Veçanërisht, në këtë atmosferë rilindjeje që aktualisht po përjeton kombi ynë nga të dy anët e kufijve është e rëndësishme 281
  • 282. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës që përvjetorët e këtyre ngjarjeve të mëdha historike të festohen me madhështinë që iu takon. Për këtë askush s’mund të na qortojë sepse e bën çdo komb për heronjtë e vet, për bijtë e saj. Në vend që të ekzaltohemi nga të pavërtetat që na i servirin si gjoja rishikim të historisë, është mirë të kapemi pas rrënjëve tona dhe t’i mbrojmë ato. 2009 282
  • 283. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Kapitulli III Shtigjeve të partive politike 283
  • 284. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës 284
  • 285. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon A do të pajtohen ndonjëherë politikat shqiptare P o të vëresh politikën shqiptare të këtyre viteve të ashtuquajtura të “demokratizimit të vendit”, do të konstatohet se ajo është e zhytur në një tunel të errët, nga i cili zor se mund të dalë lehtë. Më së shumti ajo ka qenë dhe mbetet politika e mungesës së perspektivës, qoftë në aspektin ekonomik, social, në aspe­ ktin e unitetit të kombit dhe të zgjidhjes së problemit kombëtar. Ka qenë dhe mbetet politikë e konfrontimit absurd me armiq imagjinarë, duke e çuar vendin disa herë në buzë të katastrofës. Është e natyrshme, që në këto situata të përfitojnë armiqtë e vërtetë, të cilët tek e fundit kërkojnë të realizojnë synimet e tyre shekullore të copëzimit dhe të asimilimit të truallit shqiptar. Në histori njihen dyndjet e sa e sa pushtuesve mbi tokën tonë, duke filluar që nga dyndjet bar­ are, romake, dyndjet sllave, b helene e deri te pushtimi i gjatë turk. Por asnjëherë nuk është dëgjuar të flitet ndonjëherë për dyndje të Ilirëve apo luftëra të shqiptarëve kundër fqinjëve. Kjo tregon natyrën paqedashëse të popullit tonë. Për fat të keq duhet të pranojmë se lakmive shoviniste të fqinjëve tanë iu kemi ardhur në ndihmë vete ne, me politikat e gabuara në dëm të çështjes kombëtare. Me tepër, politikat tona kanë qenë shtojca të politikave të huaja, të cilat kanë synuar gjithnjë ta mbajnë këtë vend të dobët dhe të përçarë. Duke i shterur energjitë në luftëra pa luftë për të vrarë njëri-tjetrin (siç, ndodhi edhe vitin e kaluar). Megjithatë, për çështjen ko­mbëtare shqiptarët shpesh herë janë gjendur të bashkuar si p.sh, në Kuvendin e Lezhës, ne Lidhjen e Prizrenit 285
  • 286. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës dhe atëherë, të bashkuar rreth një ideali të vetëm, trimëria e tyre ka qenë e pashoqe. Në ditët tona nevoja e thirrjes së një kuvendi, që do të quhej “Kuvend i pajtimit kombëtar”, do të përbënte një imperativ të kohës. Hendeku i madh që ka pas diktatura komuniste, duke i ndarë njerëzit në inkuizitorë dhe të persekutuar, si dhe ngjarjet tragjike të vitit të kaluar, e shtrojnë me forcë këtë kërkesë. Megjithëse thirrjet e herëpashershme nuk kanë munguar për një kuvend të tillë, ato kanë mbetur thjesht në planin propagandistik nga forcat e ndryshme politike. Në fillim të viteve ‘90 ishin komunistët ata që, duke qenë shkaktarë të atij genocidi klasor të pashembullt, u interesonte më së tepërmi të zbusnin sado pak plagët e shkaktuara nëpërmjet një pajti­ i të mundshëm. Dhe kur në zgjedhjet m e 22 marsit të vitit 1992 Partia Demokratike vulosi fitoren e vet, u duk se pajtimi kombëtar tashmë ishte një nocion që i përkiste të kaluarës. Por shumë shpejt parulla” bashkëvuajtës dhe bashkëfajtorë”, e përdorur me aq kujdes gjatë fushatës elektorale, u la në harresë. Siç duket ajo ishte një “shaka” që kishte për qëllim jo bashkimin e gjithë shqiptarëve, por vetëm marrjen e pushtetit. PD, për të mbajtur sa më gjatë pushtetin kishte nevojë për “armiq” dhe ata s’kishte ku t’i gjente po të realizohej pajtimi kombëtar. PD-ja e humbi kështu shansin historik për qëllime egoiste. U desh vetëm një shkëndijë që demonët e urrejtjes të suleshin rrugëve dhe shesheve për ta kthyer në gjendje inekzistente gjithçka deri edhe vet shtetin. Armiqësive të vjetra iu shtuan të reja. Në mungesë të shtetit për muaj me radhë, fenomeni i vetëgjyqësisë u bë dominues. E në këtë kuadër, edhe hasmëritë e vjetra u rigjallëruan. Të persekutuarit politikë, më të goditurit e diktaturës 50-vjeçare ishin dhe mbetën shtresa më e braktisur e jetës tonë shoqërore. Përpjekjet për rehabilitimin e tyre mbetën sporadike. Ata, më së shumti janë përdorur si dekor në luftën për pushtet të dy partive të mëdha, dhe pastaj janë flakur tutje. Në këto rrethana, 286
  • 287. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon kur vendi po zhytej në një anarki totale dhe po rrëshqiste drejt humnerës, te djathtët u kujtuan se shqiptarët duhej të pajtoheshin! Ishte ky me të vërtetë një zbulim i tyre origjinal (të cilin e kishin lënë në harresë për 4 vjet), apo një truk i ri politik për të shpëtuar ç’mund të shpëtohej nga “anija” që po mbytej e PD-së. Koha vërtetoi këtë të fun­ it. d Hendeku që këto dy grupime politike kanë krijuar midis tyre është i frikshëm dhe thuajse i pariparueshëm. Janë pikërisht politikat e gabuara që ato ndjekin për marrjen e pushtetit, apo për rrëzimin me çdo çmim nga pushteti të njëra-tjetrës, që e mbajnë gjendjen të tensionuar. Dhe kjo ndodh sepse të dy Partitë zotërojnë pas vetes një masë të madhe njerëzish. Midis tyre mund të dallosh të “fandaksurit”, fanatikët, simpatizantët e thjeshtë, ata që iu shkojnë nga pas për iner­ i dhe të pavendosurit, të cilët sulen c sa nga e djathta në të majtë sipas interesave të çastit. Po të vëresh me vëmendje, secila Parti ka ‘’heronjtë” e vet, të cilët njëra palë i vendos në piedestal, tjetra i zhvendos! Secila ka datat e saj të “fitoreve” të cilat njëra i cakton, tjetra sapo vjen në pushtet, menjëherë i pastron...! Të njëjtin ligj elektoral, kur është në push­tet njëra e mbron, tjetra e sulmon (dhe anasjelltas). Edhe të përndjekurit politikë janë përçarë: njëri grupim quhet të përnd­ekurit politikë antikomunistë, kurse tjetri të përnd­ j jekurit politike.... komunistë! Përse të ndodhë kështu? Ne jemi një shtet, një komb dhe për gjërat kryesore, politikat duhet të konvertojnë, përndryshe do të mbesin të përçarë, në luftë të përjetshme me njëri-tjetrin. Porse shqiptaret duhet ta dinë tanimë dhe ta kenë të qartë se këto janë lodra politike,duke e trajtuar këtë vend si “çiflig” të tyre, të cilin mund ta grabisin, ta djegin, ta shkatërrojnë dhe të mos ndëshkohen asnjëherë duke ia hedhur fajin njëri-tjetrit. Ndërsa viktima, si gjithnjë, ka qenë dhe mbetet populli i çoroditur. Në qoftë se do të bënim një apologji të shkurtër të udhëheqjes së sotme të koalicionit të majtë, do të vërenim me lehtësi se ata kanë pësuar një metamorfoze pas zgjedhjeve. Vendin e 287
  • 288. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës “patriotizmit” parazgjedhor me premtime të bujshme e ka zënë kapadaillëku, vendin e “përvuajtjes” për hallet e popullit, e kanë zënë sloganet hermetike pushtet-mbajtëse. Sapo merret pushteti, menjëherë zhduken krizat. Gjithandej, duken shenjat e një qeverisjeje të sprovuar me të cilën bota “çuditet”. Ven­ i futet në d një “lulëzim” të paparë. Kështu ndodhi gjatë qeverisjes së PD-së kur cilësoheshim nga propaganda e saj si gjoja ven­ i me ritmet d me të larta të zhvillimit në Evropë. Kështu po ndodh edhe tani. Si u zhduk kriza, ajo krizë aq e rëndë që tronditi gjithë botën, kur armët, një arsenal i frikshëm janë akoma pa u mbledhur? Kur papunësia është e tmerrshme, kur çmimet po kapin qiellin, kur me problemin e fajdeve s’dihet se kur dhe si do zgjidhet. Në këtë mënyrë, në mu­ngese edhe të një kulture apo tradite të mirëfilltë demokratike, në mungese të sindikatave, të cilat janë rregullatori ndërmjet shtetit dhe individit, kontradiktat që lindin, transplantohen dhe shpërthejnë në forme krizash ciklike të karakterit vetasgjësues. Këto lloj krizash hedhin rrënjë në ndërgjegjen e kombit. Ato shndërrohen në një sëmundje të përgjithshme morale, se cilës zor se i gjendet ilaçi... Por nuk duhet të harrojmë se në jetën tonë politike ekzistojnë edhe forca të tjera, të cilave pa frikë mund t’iu besojmë të ardhmen tonë si P. Republikane, B. Ko­ bëtar, P.L. m Legalitetit dhe në përgjithësi grupimi i të Djathtës së Bash­kuar, të cilat duke mos qenë të implikuar në prapaskenat politike dhe të painfektuara nga ethet për pushtet, përpiqen të jenë faktor konstruktiv në jetën e vendit. Qëndrimet e pjekura dhe konstante të këtij grupimi për probleme të tilla madhore, si ai i çështjes kombëtare, për pronën, për politikën e jashtme, por sidomos pjekuria e treguar gjatë krizës së vitit të kaluar dhe përpjekjet që PR ka bërë për konvertimin e politikave shqiptare në një rrjedhe të vetme kanë të bëjnë në radhë të parë me traditën dhe kulturën që ato përfaqësojnë. Do të ishte mirë që njerëzit të zhgënjyer tashmë nga të gjitha anët, të mos bien me në kurthet e politikanëve intrigante, për të cilët atdheu fillon dhe mbaron te kolltuku i tyre. 288
  • 289. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Ajo ç’ka po ndodh sot në Kosovë është pasojë e politikave të gabuara të ndjekura tek ne dhe që e çuan vendin në asgjësimin e potencialeve mbrojtëse, në asfiksimin ekonomik dhe traumatizimin moral. Armiqtë tanë gjithmonë na kanë goditur mbasi na kanë përçarë dhe sidomos mbasi na kanë vrarë moralisht. Kështu ka ndodhur historikisht. Dhe sot ne, një nga popujt më të vjetër të Ballkanit, e pse jo edhe të Evropës, kërkojmë njëri-tjetrin nëpër botë.... Në kushtet e reja të krijuara edhe në lidhje me faktorin ndërkombëtar kërkohet një ndërgjegjësim më i madh për çështjen kombëtare. Ndoshta ka ardhur koha e një rizgjimi të ri, jo për t’i rënë tamburave të një nacionalizmi të verbër, po për t’u shkundur përfundimisht nga absurdi i politikave shterpë. Dhe të shohim se kemi një vend të bukur që na e kanë zili të gjithë, se kemi një popull që vërtet kur ta jep fjalën, s’të pret në besë, por që s’duhet mashtruar më, se jemi një komb i sakatosur, të cilit i mungojnë gjymtyrët. Është koha për të thirrur një kuvend të ri të burrave shqiptarë (dhe jo burrecëve), të cilët të mblidheshin bashkë dhe të qanin hallet me njëritjetrin për ta bërë Shqipërinë. Do të ishte fatkeqësi për të gjithë ne, në rast se edhe forcat politikë që sot janë në fuqi do të anashkalonin këtë problem kaq madhor. Institucioni i presidentit, i takon atij të ulë të gjithë shqiptarët në tryezën e bisedimeve që të gjejnë jo vetëm gjuhën, por edhe rrugët e mënyrat se si ta rregullojnë shtëpinë e tyre. Dhe këtu nuk është fjala vetëm për dy Partitë e mëdha, por për gjithë spektrin politik shqiptar, është fjala për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve shtetërorë, për diasporën, e cila përfaqësohet në shumë shtete të botës. Hapja rrugë e këtij dialogut të madh, tek e fundit do të jetë një erë e re drejt civilizimit të jetës shqiptare, drejt emancipimit të politikave tona dhe konvertimit të tyre drejt një qëllimi sublim. Botuar në gazetën “Republika” 21 qershor 1998 289
  • 290. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Shqiptarët, viktima të politikave ekstreme N uk është nevoja të jesh politikan “i madh” që të kuptosh se në Shqipëri, qysh prej dhjetë vjetësh, nga forcat kryesore politike aplikohet e njëjta taktikë, të njëjtët skenarë, të njëjtat forma dhe metoda: ajo e konfrontimeve frontale. Politikanët kanë përfituar nga kjo gjë pushtetin politik, si edhe “begatinë” e “komfortin” që buron prej tij, ndërsa vendi është zhytur nga një krizë në tjetrën, nga një kolaps në tjetrin, gjë që jo vetëm ka dëmtuar së tepërmi imazhin në botë, por ka penguar edhe zhvillimin harmonioz të shoqërisë dhe konsolidimin e demokracisë. Në vendet e zhvilluara, ku ekziston një civilizim i mirëfilltë, një kulturë dhe traditë demokratike, fushatat elektorale karakterizohen nga një debat publik, në epiqendër të të cilit janë të vendosura programet e zhvillimit. Aty debatohet, diskutohet, hidhen opsione për zhvillimet e pritshme dhe lihet që elektorati vetë të vendosë se kujt do t’ia japë votën . Po ndërsa atje shpalosen programet dhe axhendat e zhvillimit, tek ne përplasen individët me fyerje e sharje të një zhargoni të rëndomtë, ndizen instiktet dhe nxiten pasionet në ekstreme të qënies njerëzore nëpërmjet insinuative vulgare të tipit bulevardesk. Ndërsa atje, pas përfundimit të fushatës zgjedhore, “kundërshtarët” i japin dorën njëri-tjetrit, tek ne përbën thuajse sensacion kombëtar takimi ballë për ballë i liderëve kryesorë opozitarë. Ndërsa atje, pas përfundimit të zgjedhjeve nis konkretizimi i premtimeve të bëra, tek ne është bërë e modës të braktiset salla e parlamentit dhe fillon beteja për rrëzimin e pushtetit. Shoqëria vazhdon të përpëlitet në kaos nëpërmjet 290
  • 291. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon tensioneve artificiale, duke kaluar nga një preçendent në tjetrin, pa u qetësuar për asnjë çast. Njerëzit me të drejtë pyesin veten, se ku fillon demokracia dhe ku mbaron ajo? Opozita, e cila del nga zgjedhjet, në vend që të vëri në dukje anët negative të politikave qeverisëse, të evidentojë devijimet nga programet dhe premtimet e bëra në fushata, hedh slogane abstrakte, sajon tollombace zjarrndezëse, dhe këtë e bën, mesa duket, pikërisht për të mbuluar dobësitë e kësaj qeverisjeje. Në këtë mënyrë, atyre që kanë në dorë pushtetin, iu lihet dorë e lirë që të abuzojnë me pushtetin që iu është besuar. Kjo është një strategji sa djallëzore, aq dhe e rafinuar që në vend të zhvillimit, mbjell shkatërrimin, në vend të progresit “lulëzon” regresi. Ushqehet makutëria, grykësia, korrupsioni. Dekompozimi moral dhe ai shoqëror bëhen prioritarë në jetën e vendit. Zbatimi i kësaj strategjie konfliktuale shpesh bie ndesh edhe me interesat tona kombëtare, sepse ajo, e veshur me një petk gjoja demokratik shitet si një arritje e demokracisë së kulluar. Në rrafshin shoqëror tensionet e vazhdueshme e mbajnë elektoratin në gjendje amorfe të përçarë në dy kampe “armiqësore” që s’i bashkon më asgjë me njëri-tjetrin. Në këto konjuktura pikat e referimit për problemet kardinale që e preokupojnë shoqërinë qëndrojnë kurdoherë në pozicione diametralisht të kundërta, pa asnjë pikë takimi, asnjëherë dhe për asgjë. E si mund të ecë përpara një shoqëri e tillë e brejtur nga grindjet, mëritë dhe mosmarrëveshjet? Dhe s’ka si të ndodhë ndryshe, veçse, si në legjendën e Rozafës,ku atë që e ndërtojmë ditën e shkatërrojmë natën për ta ndërtuar përsëri dhe për ta shkatërruar prapë? Njerëzimi ka përjetuar shumë tiranë e gjakësorë, mbretër e perandorë, feudalë apo presidentër, të cilët e kanë ushtruar pushtetin e vet për të kënaqur instinktet dhe ambicjet egoiste duke lënë në harresë njeriun e thjeshtë. Këta pushtetarë të fuqishëm dhe lavdishumë, shpejt i ka mbuluar pluhuri i harresës. Ata kanë mbetur jashtë kujtesës kolektive të popujve. Në qoftë se do t’i pyesnim politikanët tanë se me çfarë mund 291
  • 292. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës të mbesin të skalitur në kujtesën e njerëzve në këta dhjetë vjet pluralizëm? Përgjigjja do të ishte një heshtje e gjatë. Sepse, me të vërtetë me se mund të krenohemi; me rrëzimin e komunizmit? Mos duhet të krenohemi me përçarjen që kemi mbjellë në popull, apo me shkatërrimin e ekonomisë dhe grabitjen e djersës 50-vjeçare të një populli të tërë? Cili shtetar apo politikan mund të mburret qoftë edhe për një vepër gjurmëlënëse?! Apo duhet të krenohemi me ngritjen e shtetit, të cilin Ismail Qemali e ngriti qysh më 1912-ën dhe qe ne e vëmë në pikëpyetje sipas orekseve personale. Përballë ekspansionit moral dhe trysnisë ku jeton sot shoqëria shqiptare, i ndershmi qëndron i strukur, intelektuali i tërhequr, punëtori rropatet me lopatë në dorë në pritje që dikush ta marrë në punë, rinia e ka gjetur ngushëllimin e vet te droga dhe prostitucioni që janë kthyer në një njollë turpi për të gjithë. Përballë elektoratit ekzistojnë dy alternativa: ose t’i nënshtrohet fatit që i kanë përgatitur “idhujt” e tij dhe të shkojë në zgjedhje si në një proçesion .., për të përmbushur një cikël rutinë, ose të kërkojë një alternativë tjetër. Kjo përbën një domosdoshmëri, një objektiv madhor, mosvlerësimi i të cilit do të kishte pasoja të pariparueshme për fatet e vendit. Ismail Kadare, në takimin e paradokohshëm me qytetarët dhe intelektualët e Vlorës u shpreh se: “Populli do të dijë ta emancipoje politikën shqiptare. Për këtë ai (populli), vetë do t’i gjejë mekanizmat e duhura dhe po s’e bëri këtë, mbi fatet e kombit qëndron një pikëpyetje e madhe”! Kjo sintezë filozofike nënkupton në radhë të parë emancipimin tonë, të vetë shoqërisë. Është e rëndësishme ta kuptojmë të gjithë se te ajo, “vota e vogël” fle ardhmëria ose regresi, fle ndershmëria ose korrupsioni. Ajo votë, e cila në esencë përbën të drejtën e qytetarëve, për të ushtruar pushtetin e vet është guri i themelit të shtetit të ardhshëm. Shqiptari s’mund të jetojë përjetësisht midis ekstremeve, të cilat pjellin vetë konflikte sepse e do jetën, e do punën,ka një shpirt vital dhe fisnik. Gjëra këto që s’kanë asgjë të përbashkët 292
  • 293. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon me ndotjen morale, qe po na e mbyt përditë atmosferën e jetës. Krimet e shëmtuara që ndeshim ngado, vjedhjet, grabitjet, përdhunimet monstruoze, prostitucioni etj, nuk janë në karakterin e shqiptarit. Ato janë më së shumti produkt i hapjes totale pa kufij e pa doganë. Janë pasojë e rendjes marramendëse drejt një bote, që për fat të keq, e kemi njohur shumë pak. Të zhgënjyer nga dështimet e njëpasnjëshme, bojkotimi i zgjedhjeve do të përbënte alternativen më të keqe dhe do të mbyllte çdo urë drejt së ardhmes. Orientimi i elektoratit në një kohë të re drejt një force të re, jo vetëm do të vendoste ekuilibrat aq të nevojshëm politikë, por do të hapte një kapitull të ri në historinë e demokracisë shqiptare. Në qoftë se nuk do ta kuptojmë këtë imperativ të kohës, atëherë me të drejtë historia ka për të na qeshur dhe për të na dënuar rëndë. Në gjithë këto vite, shumë forca politike, si: PR, PDNj, PAD etj, duke e ndier barrën e ekstremeve janë përpjekur të pozicionohen në qendër të politikës sonë, por shpejt ato janë gëlltitur nga dinosaurët e mëdhenj që i kanë kthyer ata në lakej të bindur. Kjo ka ndodhur sepse është ngatërruar kuptimi i koalicionit me atë të unisonit. Është tjetër gjë futja në një koalicion të caktuar për qëllime strategjike dhe tjetër gjë tjetërsimi i partisë në program e në fizionomi. 293 1999
  • 294. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Krijimi dhe përçarja e partive F ormacionet politike që janë krijuar në Shqipëri në kohët e ashtuquajtura moderne (postdiktatoriale), kanë një emërues të përbashkët: përçarjen, si element bazë të jetës së tyre. Është i gjatë vargani i përçarjeve, si rezultat i përplasjeve të brendshme. Prej Partisë Demokratike “rrodhi” Aleanca Demokratike, e cila, më vonë, u nda në dy pjesë. Përsëri prej Partisë Demokratike u shkëput PD-ja e rinovuar, e cila edhe kjo u nda qysh në çastin që u formua. Partia më e vjetër në vend, ajo e Ballit Kombëtar, duke qenë përfaqësuese e interesave nacionaliste, u përça dhe u nda në dy formacione të tjera. Njëra prej tyre u quajt Balli Kombëtar Demokrat e lidhur ngushtësisht me Partinë Demokratike ndërsa tjetra, duke pretenduar se është trungu i vjetër, vazhdon të quhet Balli Kombëtar. U përça Lëvizja e Legalitetit, edhe kjo një parti e vjetër që synon të jetë zëdhënëse e rretheve monarkike. Prej Partisë së të Drejtave të Njeriut, si rezultat i grindjeve të brendshme dhe luftërave për hegjemoni u shkëput një pjesë që s’u mor vesh se ku përfundoi... Në këtë vorbull grindjesh, luftërash klanore, egoizmash e ambicjesh për pushtet, i kishte shpëtuar copëzimit vetëm Partia Socialiste, e cila i pati amortizuar ato me sukses, jo se në gjirin e saj nuk ka pasur përplasje dhe kundërshti, veçse ato janë “trajtuar” me kujdes dhe maturi. Por shpejt edhe aty instrumentet zbutës nuk funksionuan më. Kështjella mëmë, u mposht dhe ajo. Nuk mundi t’i rezistonte dot më gjatë tundimit të përçarjes. Sherret nuk kursyen as Partinë Social Demokrate, 294
  • 295. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon e cilësuar si zëdhënëse e rretheve intelektuale. Në fillim ajo u nda në dy pjesë, por krimbi i ndarjes nuk është larguar prej saj dhe ajo bëhet gati të copëzohet përsëri. Pse e gjithë kjo shpërbërje. Është vështirë ta besosh që vjen si pasojë e lodhjes nga punët e mëdha sepse po të ishte kështu, respekti dhe mirënjohja do t’i rrethonte në përjetësi... Por e keqja e madhe qëndron në faktin se partitë formohen mbi baza klanore, njohjesh e tarafesh. Këto grupe e ruajnë strukturën edhe brenda partisë. Shpejt“normat”që rregullojnë jetën e partisë i nënshtrohen ligjit të xhunglës dhe presionit që ushtrohet nga përplasja e grupeve. Etja për pushtet bëhet ndjenja sunduese brenda radhëve të grupeve dhe klaneve, duke mbjellë qysh në embrion farën e përçarjes. Partitë e këtij lloji iu ngjajnë më shumë strofkave të ujqve të mbushura plot grindje, ku secili është gati të dominojë kundërshtarin për të siguruar mbijetesën. Në këtë rast, as që bëhet fjalë për norma, statute etj. Përdhosja e të tjerëve kthehet në normë. Ai që shan më shumë shpallet hero dhe ka siguruar të ardhmen. Dhe, kur në një çast të caktuar orekset e grupit nuk kënaqen, menjëherë deklarohet shkëputja dhe shpallja e një partie të re, e cila përkohësisht do të jetojë në paqe e harmoni, plot deklarata të bujshme që do t’i ndryshojnë dhe do të ndreqin gabimet e bëra. Por edhe aty shpejt rishfaqet krimbi i përçarjes sepse fara është e mbjellë. Grupet e reja që mbushin radhët e saj fillojnë të lëvizin, kërkojnë më shumë terren, më shumë hapësirë dhe hegjemoni. Përplasjet janë përsëri të pashmangshme, deri në shkëputje të reja, si hallka të një zinxhiri që s’kanë të sosur. Në këtë luftë shterpë,e cila rrëmben energji kolosale, as që mund të bëhet fjalë për alternativa të reja, për ide vitale që mund të transformojnë shoqërinë. Këto parti s’kanë forcë të kurojnë vetveten. I vetmi instikt që dominon jetën e tyre është hakmarrja, lufta ndaj kundërshtarit. Ato janë të mbarsura plot mëri e mllefe ndaj atyre që deri dje i patën shokë e miq. Intrigat, prapaskenat, shantazhet e deri kërcënimet, përbëjnë 295
  • 296. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës burimin e “progresit” dhe “zhvillimit” në gjirin e tyre. Skenat e përleshjeve trup me trup përbëjnë “argumentin” kryesor në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Kjo atmosferë përleshjesh me mullinjtë e erës, kalon pastaj në jetën parlamentare. Atje “trimat” përballen me kuçedra imagjinare. Vendin e arsyes e zënë sharjet, britmat. Të duket sikur prej tyre do të çahet qielli e do të përpijë gjithçka. Prej parlamentit atmosfera e zymtë që të lë pak vend për shpresë, qetësi e paqe, përhapet gjithandej: në rrugë, nëpër zyra, në treg, kafene e deri në familje. Të gjithëve, si një murtajë, na përfshin një mëri e zymtë ndaj gjithçkaje, deri edhe ndaj vetes dhe vazhdojmë të jetojmë në këtë “lumturi” të hidhët që e kemi gatuar vetë. Dhe kjo do të vazhdojë kështu për sa kohë gjithsecili prej nesh të ketë formuar partinë e tij. Ndryshe s’do të gjejmë qetësi e prehje. Kuçedra e përçarjes do të na qëndrojë mbi kokë derisa edhe këtej të fryjnë erërat e civilizimit që mbërrijnë gjithnjë me vonesë. Nëntor 2004 296
  • 297. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Pesha e partive të vogla P artitë që kanë dominuar jetën politike të vendit për një kohë të gjatë kanë qenë të gatshme, thuajse bujare, për ta ndarë pushtetin, me ato formacione të vogla, gati të papërfillshme, roli i të cilave ka qenë dytësor dhe ka mbetur i tillë. Pavarësisht pretendimeve, mbështetja e elektoratit për këto parti ka qenë e vogël. Kjo ka ardhur, së pari, si rrjedhojë e vasalitetit të tyre dhe flirteve të vazhdueshme me partitë “amë”. Këto partiza, nuk kanë mundur të krijojnë profilin e vet. Fizionomia ka mbetur e papërcaktuar. Duke qenë pa integritet dhe identitet politik nuk mund të pretendojnë të kenë një peshë më të madhe në vendimmarrjet e rëndësishme. Kjo është shfaqur më së miri, kur është folur për kodet zgjedhore dhe ato kanë mbetur kurdoherë jashtë bisedimeve dhe vendimet janë marrë nga komisionet “Bipartizane!”. Natyrisht, elektorati s’ka si të mos mbetet i ftohtë dhe mbështetja do të jetë e vogël. Është fakt se ato nuk janë krijuar si nevojë për të përfaqësuar një shtresë të caktuar të shoqërisë. Për rrjedhojë këto nuk kanë mbështetje në bazë. Edhe emrat e këtyre partizave janë gati identike. Kemi Partinë Social Demokrate, por kemi edhe Partinë Demokracia Sociale. Ku e gjen elektoratin njëra dhe ku e gjen atë tjera? Çfarë shtrese përfaqësojnë, ç’kategori shoqërore do të gjejë strehë te këto dy parti? Kuptohet që ato, për të jetuar, sidomos liderët e tyre që janë kthyer në udhëheqës të përjetshëm, do të kërkojnë mbështetjen e partive “amë” që kanë një elektorat 297
  • 298. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës stabël dhe të garantuar. Qysh prej këtej nis vasaliteti, humbja e identitetit. Këtë gjë mund ta thuash edhe për një numër të konsiderueshëm partish të tjera, si p.sh Partia Demokristiane apo tjetra, Kristiandemokrate. Dhe megjithatë, ato janë parti, kanë byro, udhëheqje, konferenca, bëjnë kongrese, veç elektorat nuk kanë. Edhe ato parti, si ajo Republikane, e Ballit apo Legalitetit që kanë pasur një farë tradite në jetën e tyre politike dhe kanë qenë përfaqësueset e mirëfillta të së djathtës shqiptare dhe mbështetëse të klasave, dikur të përmbysura, dalëngadalë e humbën identitetin. Nga të gjitha këto parti, të krijuara apo të ndara, të vjetra apo të reja, asnjë prej tyre nuk u rreshtua në qendër të politikës. Këtë rol dikur u përpoq ta luante e “djathta e bashkuar” me PR, BK etj, por, sapo ky grupim ndjeu erën e pushtetit, i braktisi pozicionet e veta. Këtë funksion, më vonë, u mundua ta luante PDR-ja e prezantuar në parlament si një forcë e qendrës, gjë që ngjalli mjaft shpresë në elektoratin e fillim-viteve 2000. Por ngjarjet që erdhën për hir të unifikimit të qëndrimeve të së djathtës për marrjen e pushtetit e sollën atë në pushtet dhe zëri i qendrës përsëri heshti. Aktualisht, këtë rol po mundohet ta luajë LSI-ja. Një forcë e majtë, por që për të tërhequr elektorat majtas dhe djathtas i pëlqen të pozicionohet në qendër. Kjo parti, duke qenë e majtë, sulmon të majtën, për t’i realizuar objektivat e veta. Por ajo është një forcë e majtë dhe do të mbetet e tillë, pavarësisht përpjekjeve të saj për t’u paraqitur si forcë e qendrës. Partitë e vogla, të tërhequra nga lakmia dhe pushteti, kanë hequr vullnetarisht dorë nga identiteti, duke u bërë një masë amorfe që lëviz sa majtas, djathtas ku e tërheq interesi, duke humbur kështu mbështetësit e vet natyralë. Në këtë amalgamë përbërjesh dhe shpërbërjesh të formës dhe përmbajtjes lind pyetja: përse iu duhen dy forcave të mëdha këta personazhe të bezdisshme të partizave të vogla? Padyshim, një strategji ka ekzistuar. Ndoshta për të shmangur një pamje jo fort të këndshme në qeverisjen e vendit. 298
  • 299. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Duke i dhënë pluralizmit tonë një shumëngjyrshmëri, do ta bënte më bindës për opinionin e brendshëm dhe atë të jashtëm. Kjo mbeti e pranueshme deri sa këta lakej të vegjël qenë të bindur. Po, kur oreksi i disa prej tyre nisi të rritej, dhe me manovrat e tyre të pakontrolluara vunë në vështirësi edhe vetë të mëdhenjtë, të cilët i patën lindur dhe krijuar, duke i ushqyer me elektorat, për gjithë këta vite u ndien të bezdisur. Për pasojë, të mëdhenjtë (si çdo i madh), menduan t’u tregojnë vendin duke i lënë të ecin vetë, por edhe për t’iu treguar se sa peshë kanë në të vërtetë. Nuk dihet ç’do ndodhë me fatin e tyre. Do të lihen në vetmi apo ka nisur përsëri odiseja e marrëveshjeve pas kuintave dhe do t’i shohim përsëri të bashkuar dorë për dore. Nuk dihet gjithashtu sa hapësira ligjore janë lënë në ligjin e ri elektoral. Por pas një zhurme marramendëse, të vegjlit s’po ndihen. Në kampin e tyre ka rënë heshtje, qetësi. Diçka ka ndodhur. Do të jetë e vështirë të mendohet që partitë “amë” do të braktisin krijesat e veta. Këto partiza të vogla që i kanë mbijetuar sa e sa tallazeve, do të flaken tej, sikur të mos kenë ekzistuar fare. 2009 299
  • 300. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Kritizerët O burra të shajmë! Të nxijmë, të sterrosim, të bardhën ta bëjmë të zezë. Të zezës t’i japim dukjen e djallit... Drita thuajse nuk hyn në errësirën që ka pllakosur mendjet e krijesave kobndjellëse... Opozita nuk është mohim. Por ajo e ka bërë këtë gjynah. Por veçse ky mohim, nuk është instrumenti me të cilin ajo do të operojë. Ky nuk ka se si të jetë misioni i opozitës ose demokracia është kuptuar keq dhe ka nevojë për një rikonceptim të saj. Përndryshe, ç’kuptim ka nocioni opozitë: të thyejmë, të prishim, të shpërbëjmë atë që është bërë?! Kurrsesi jo. Do të ishte çmenduri një koncept i tillë. Atëherë, përse opozitat tona nuk gëzohen për arritjet dhe më keq akoma vjellin vrer pa pushim. Kjo do t’i sjellë në pushtet, apo iu dhimbset me të vërtetë fati ynë i përbashkët dhe kështu leqendisen duke baltosur ç’u del përpara. Por nuk është vetëm opozita që nxin e sterros. Këtë e bëjnë edhe të tjerët. Janë kritizerët ata që i kanë shpallur luftë vetes së tyre. Mos vallë Roma u ngrit brenda një nate?! Apo Athina lulëzoi brenda një çasti. Është derdhur mund e djersë për disa qindravjeçarë. Kurse ne, një popull i ndrydhur, që kërkon të afirmohet para qytetërimeve të tjera, do te na duhet kohe e mund për te arritur objektivat tona. Shumë energji është vënë në lëvizje dhe transformimet po kryhen para syve tanë. Kush nuk i shikon, nuk do. Nuk i sheh dot apo nuk ka sy për t’i parë... O burra, se kjo na qenka demokracia, një lukuni turmash që ngrihet me fjalën e keqe në gojë e bie në darkë përsëri po me atë. Shikoni se ç’bëhet në kafene, vetëm shahet, përgojohet i madh e i vogël, pa nam e nishan, me një dëshirë plot ethe 300
  • 301. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon autodemaskimi, sikur të qenkemi një popull i pavlerë. Po pse? Se po kapërcejmë shekujt e prapambetjes, të vuajtjeve, shtypjes, skamjes, dhimbjeve dhe po realizojmë ëndrrën tonë. Atë ëndërr që ka mbërritur deri në ditët tona si një gojëdhënë brez pas brezi për t’u bërë edhe ne, pjesë e Evropës, e qytetërimit, emancipimit, kulturës, zhvillimit dhe civilizimit. Ky amanet apo ëndërr, ta quajmë si të duam, i ka rrënjët qysh në kohën e Skënderbeut, i cili ndau vendin nga Turqia dhe e afroi atë me Evropën. Rilindësit tanë i kënduan kësaj ëndrre evropiane. Për këtë na shajnë dhe kritikojnë vend e pa vend. Kjo është pjellë e kritizerëve që janë bërë pishman pse kanë lerë. Dikush hedh idenë për të mbjellë 20 milion rrënjë ullinj. Menjëherë plasin kritikat. Tjerrim e tjerrim llafe, pa fund llafe... vetëm llafe... si të mos gëzohemi se paska njerëz që ëndërrojnë. Duke ëndërruar do t’i kthejmë ato në realitet. Pjetri i Madh i Rusisë para se të ndërtonte Petërburgun e ëndërroi atë qytet, e krijoi në imagjinatën e tij, pastaj shkoi nëpër Evropë i maskuar, pa mësoi, gjeti specialistë dhe u kthye në vendin e vet duke e bërë ëndrrën realitet. Ne, veç kritikojmë. Kjo na bën të rrëmujshëm, aspak racionalë, të mbytur emocionalisht, gati për shpërthim dhe duke sharë të tjerët harrojmë hallet tona. Ku e ka burimin gjithë kjo ligësi. Mos ndoshta duhet ta kërkojmë te cinizmi që na ka hedhur rrënjë ne shpirt. Pezull, mbi kokë, na qëndron drama e transplantit, të cilën nuk arrijmë ta rrokim në kohë, por veç në hapësirë. Prandaj “koha” na qaset kurdoherë me vonesë dhe ne pas saj ecim... ecim, pa e arritur dot. Duke kritikuar, mendojmë se harrojmë kohën,por veç me fjalë. Ndërsa ajo ecën, ecën, ne e kritikojmë atë që s’e arrijmë dot. Ky mund të jetë ndoshta “mallkimi” që thamë se na ndjek nga pas. 2007 301
  • 302. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Prostitucioni politik Q ë politikanët gënjejnë, në pjesën më të madhe të tyre, këtë e dinë të gjithë. Që ata mashtrojnë, edhe kjo s’është ndonjë gjë e re. Mjeshtëria e tyre për t’u “transformuar” ka mahnitur botën anë e mbanë... herë të vuajtur e të përvuajtur nga hallet dhe nga pesha që e mbajnë mbi shpinë, të ëmbël e ledhatarë, herë atdhetarë e më vonë trima me pallë, servilë para të huajit (kushdo qoftë ai, mjaft që të jetë i huaj), prepotent e arrogant para viktimës! Oh, çfarë artistësh paskemi patur midis nesh! Jemi një popull me “talent” me të vërtetë të rrallë, që rrisim dhe kultivojmë këtë lloj specieje politikanësh pelivan. Aftësitë e politikanëve, të gatuara në shkollat e diktaturës, maten veç nga zotësia që kanë për të gënjyer. Ta bindësh viktimën të hidhet e përdridhet si lavire, nuk është punë e lehtë. Ta bësh për vete në një botë të trazuar, ku janë prezent skamja dhe varfëria, kërkon mund dhe djersë. Por mbi të gjitha kërkon talent. T’i heqësh aftësinë për të menduar atij që vuan, ta sugjestionosh dhe pastaj ta miklosh me asgjënë, kjo është padyshim një dhunti e rrallë. Bota ka ç’të mësojë nga kjo lloj demokracie e“sinqertë”që të depërton thellë, thellë deri në palcë. Edhe në qoftë se shfaqet ndonjë i krisur aty-këtu që të thotë të vërtetat ashtu siç janë, e mori lumi. Menjëherë do të etiketohet, ambalazhohet, për ta degdisur diku në ndonjë skëterrë. Po tek e fundit ç’vlerë do të kishte një politikan i ndershëm apo burrëror, siç thuhet se paskemi qenë dikur? Gënjeshtarët, vetëm këta fajkonj ecin përpara, bëjnë pasuri e prokopi. Por vjen një çast që viktima zgjohet, përmendet nga 302
  • 303. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon letargjia ku ka rënë. Vetëdija e çoroditur pësoi mutacione. U maturua dhe guxoi të hapë sytë. Kush? viktima? U mblodhën fajkonjtë kokë më kokë dhe u pa e udhës se duhej ndërruar taktikë. Asnjë s’i besonte, brohoritjet erdhën dhe u shuan. Gradualisht po binte qetësia. Një qetësi e frikshme. Dikush e quajti këtë gjendje “traumë” e tranzicionit, dikush e cilësoi si kolerë. Nisi braktisja. Pati rënë kolera. Atëherë doli një stil i ri, u shfaq prostitucioni. Politikanë që nisën të klonohen. Burra shteti që braktisën elektoratin për një copë karrike, për një thelë. Hallexhinj të braktisur, të tradhetuar. Burrat, së bashku me kostumet dhe kollarot laramane, ngjyra-ngjyra si ylberi, e shitën nderin dhe dinjitetin e nxorën në treg: “Hajde kush do politikanë me ble!, - thërriste tellalli. – Do formohet partia e prostitutave që do ta çojnë këtë vend në Evropë!”... Prostitucioni në politikë si një flamë u përhap në këtë vend asganësh! Njerëzit u shqetësuan, kërkonin deputetët për t’iu zgjidhur hallet, përfaqësuesit e tyre, që do çonte atje te kuvendi i burrave zërin e tyre se për këtë i patën zgjedhur. Por ata s’gjendeshin më, ishin klonuar në parti “zuska” që dolën trotuareve për t’u shitur. 2004 303
  • 304. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Bunkerizimi i partive (Njerëz, kujdes! Është jeta jonë) N ë vazhdën e përpjekjeve për të krijuar një të ashtuquajtur kod zgjedhor (sikur të ishte kodi i Da Vinçit) partitë, më në fund, kanë krijuar një kod të ri. Sipas të gjitha gjasave, ky kod, më në fund, do t’i afrojë zgjedhjet tona me ato evropiane. Mesa duket, do të jenë aq të ndershme dhe të lira, sa do çudisin botën. Dhe erdhi kodi i ri zgjedhor, i cili, ndonëse u konstatua nga partitë e vogla (bijëzat) apo si dikur (arëzat), u pranua më në fund. Sepse janë partitë mëmë që kanë dalë prej mëmës së mëmës, që pjellin “bijëza” kur ato u duhen, por nëse bëhen të bezdisshme, flaken tej me lezet demokratik. Por le të kthehemi te “Kodi i Da Vinçit” (alias, zgjedhor),... ku e ka enigmën, ku e ka të fshehtën? Sepse të gjithë kodet e shkruara, ndonëse në pamje të parë dukeshin të përsosur dhe hartuesit e tyre ishin të bindur se do të kishim zgjedhje të lira dhe të ndershme, mbanin të kyçur në brendësi kodin e deshifrimit dhe sekretin e manipulimit. Por një gjë bie në sy pa u futur thellë në të fshehtat e tij: hartimi i listave të kandidatëve për deputetë në këtë legjislacion, nuk do të dalin nga diskutimet e gjera në bazë, as nga kologjialiteti, por nga udhëheqësit kryesorë të dy partive të mëdha! U harruan normat demokratike të debatit që kanë ekzistuar qoftë edhe formalisht në Partinë e Punës. U harruan diskutimet e lira, debati me zgjedhësit, u braktis nisma aq shumë e trumbetuar “një anëtar një votë” dhe çdo gjë ka mbetur në 304
  • 305. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon dorën e njëshit të partive respektive. Ekziston rreziku që të shuhet brenda partive tona edhe ajo pak frymë demokratike që ka ekzistuar. Pra, partitë, që këtej e tutje, do të kthehen në “parti çiflig” ndërsa për udhëheqësit do të thuren ditirambe dhe do të këndohen këngë. Sheshet do të mbushen me pionierë të demokracisë që do kërcejnë e do hedhin valle. Do të hyjnë në legjenda, do të kujtohen ne gojëdhënat e popullit. Për demokraci të brendshme as që bëhet më fjalë. Të mos harrojmë “kongresmenët” e udhëheqësit që do t’u vinte nga pas historia. Të neveriteshin me injorancën e tyre, me megallomaninë që i pati kapluar dhe me euforinë me të cilën jetonin. Në themelet e demokracisë së brishtë shqiptare, me reformat e reja të kodit të ri zgjedhor, janë krijuar të gjitha premisat për nisma të reja, si p.sh.: në vend të nismës: ”një anëtar një votë” tani mund ta zëvendësojmë me nismën: “një bunker një turmë” e nënshtruar, dhe për pasojë një demokraci qorre! Ndërkombëtarët, të cilët miratojnë kodet tona zgjedhore, siç kanë bërë edhe në të kaluarën, vlerësojnë atë që shohin dhe nuk paragjykojnë atë çka fshihet e sofistikuar prapa frazave të bukura! Ajo që duket qartë është pa dyshim “bunkerizimi” i listave të deputetëve ku zgjedhësi që do të votojë nuk di as ç’fytyrë do të ketë deputeti i ardhshëm që do ta përfaqësojë në organin më të lartë legjislativ, nuk do t’i njohë virtytet e tij, vlerat intelektuale, kontributet, prejardhjen. Atëherë, për cilin voton?! Këtë askush nuk e di. Ne kemi dhënë prova se dimë të ndërtojmë djallëzira në perfeksion. Dhe pasi ia vëmë flakën vetes, pastaj s’dimë nga t’ia mbajmë. Njerëz, kujdes! …është jeta jonë! 305 2009
  • 306. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Opozita dhe kritika S hqiptarët dhe në veçanti pushtetarët, nuk e durojnë dot kritikën. E konsiderojnë sakrilegj, deklaratë lufte, shpallje armiqësie. Provo të kritikosh një mik, një shok, pa le pastaj një drejtues e mos e dhëntë zoti, ndonjë udhëheqës me poste e ofiqe të larta, s’ta harron kurrë. Me të nuk mund të jesh mik; gjithçka ka mbaruar dhe nuk ndreqet kurrë. Ç’të jetë kjo, filozofi e urrejtjes, e mosbesimit të ndërsjelltë, e mungesës së civilizimit, apo burrëria është ligështuar? Kemi prirjen që autorin e çfarëdolloj kritike ta shpartallojmë me çdo formë e mjet. Hapur, në mënyrë të dukshme dhe të padukshme. E kjo është, ndoshta, arsyeja që opozita, jo rrallë, konsiderohet si armiqësore. Atëherë, si do funksionojë demokracia. Opozita, për këtë punë është, që të kritikojë. Në të kaluarën, ka ekzistuar koncepti që në qoftë se ndihmojmë qeverisjen, atëherë kur do vijmë në pushtet? Prandaj, o burra të krijojmë pengesa, që dita e “mbretërisë” së pushtetit të vijë sa më parë. Të gjitha këto kanë pjellë atë politikbërje që na ka lënë pa gojë e pa mend ne që i vështrojmë gjërat nga poshtë. Nën trysninë e pasionit është vështirë të bindësh kënd se ke të drejtë. Është përgjegjësia, ndjenja e detyrës, mençuria dhe fisnikëria që e bën qytetarin e thjeshtë të besojë dhe për pasojë të të ndjekë në rrugën drejt marrjes së pushtetit. Jemi mësuar të dëgjojmë shprehje të tilla, se opozitë e parti (d.m.th. të përleshet dhëmbë për dhëmbë); opozitë shpartalluese (që ta lërë kundërshtarin pa mend në kokë deri 306
  • 307. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon sa ta rrëzojë përtokë), opozita luftarake (ku disa cuba i sulen aparaturave të kuvendit popullor për t’i shqyer). Në vend të rotacionit, kjo lloj opozite, synon ngecjen e qeverisjes së vendit dhe përmbysjen me çdo kusht të shtetit ligjor dhe kritiken konstruktive e ngatërron me shpartallimin total. Veç, kohët e fundit kemi parë për herë të parë në historinë e pluralizmit tonë një opozitë bashkëpunuese që kërkon të japë një ndihmesë konstruktive në luftën kundër keqqeverisjes (kur ekziston), po ashtu në përpjekjet për të kryer reformat madhore që ka vendi, duke paraqitur dhe projekte konkrete. Kjo është, pa dyshim, ajo që kanë pritur shqiptarët prej vitesh. Pa opozitën ose, me një opozitë që vetëm çirret shan, demokracia është e kërcënuar. Një opozitë me fytyrë njerëzore i ka munguar jetës sonë politike. Kur të ndodhë kjo mrekulli, elektorati do të rilindë. 2007 307
  • 308. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Strategjia e Partisë Socialiste në opozitë M ë në fund mrekullia ndodhi! Rrotacioni u krye, pushteti kaloi në mënyrë paqësore. Mazhoranca e re mund të marrë frymë lirisht dhe të konstituojë institucionet e veta ...Por, ndërsa pranon humbjen, kryeministri i “dorëhequr” nuk i njeh zgjedhjet. Kjo është një ndër çuditë e radhës që tek ne nuk mungojnë kurrë. Pasi u shfrytëzuan të gjitha hapësirat e mundshme ankesore dhe u gjykuan kaq e kaq raste në një hark kohor deri në kufijtë maksimalë që lejonte ligji, përsëri gjyq! Kësaj radhe në Kuvend. Një komision hetimor do t’i nxjerrë fundin të vërtetës. Filozofia për ta kërkuar humbjen tek kundërshtari nuk është e re. Gjithmonë në të kaluarën për dështimet apo disfatat në fusha të ndryshme, faji i hidhej armikut. Dhe po të mos ekzistonte një i tillë do të gjendej me çdo kusht. Ai do të lakohej pa fund derisa njerëzit të lodheshin; Kjo tregon mungesë kurajo për ta parë të vërtetën në sy. Është një përpjekje e dëshpëruar për të siguruar mbijetesën politike, që mbas humbjes të ruash kreun e drejtimit, duke e zënë,- siç thotë populli,“diellin me shoshë” ...Por ka edhe një arsye tjetër, që e majta socialiste e praktikon një taktikë të tillë. Në kushtet e reja, mbas evolucioneve që kanë ndodhur “armiku” është i gjetur. Është komode të luash rolin e viktimës, duke ndjellë keqardhje te të tjerët dhe justifikimin e një opozite aspak të këndshme. Pra e largon tej përgjegjësinë, shpërndan mjegull dhe çoroditje, bën që të lihen sadopak në harresë gjynahet qeverisëse. Në radhët e anëtarësisë, natyrshëm mbjell urrejtje armiqësore dhe krijon kështu bazën për të gjetur mbështetje 308
  • 309. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon edhe te faktori ndërkombëtar. Tek kjo filozofi mpleksen edhe tiparet që ne kemi si popull, siç janë pamposhtmëria, karshillëku, kapadaillëku etj. Çfarë do të humbte pozita në qoftë se do të ngecte në labirintet e kësaj rrjete të endur me kujdes? Ajo në fillim do të çorientohej, do lë humbasë durimin, do të përpëlitet sa andej këtej, por pa shprese dhe, se fundi, do të bjere viktimë e politikave sherrprodhuese. Inatçorët bëhen protagonistë, duke marrë situatën në dorë, ndërsa zemërimi shpërthen në të gjithë qelizat e shoqërisë; grupime e rigrupime, urrejtje e verbër, mërira dhe përsëri urrejtje. Dhe thuajse për asgjë; vorbulla e kësaj çorbe të gatuar mjeshtërisht mund të kthehet në një uragan që përfshin çdo gjë që i del përpara. E vërteta ka treguar se, kjo filozofi që e deformon jetën dhe e përçudnon politikën, përgjithësisht ka funksionuar në realitetin tonë ku sundojnë mentalitete gjithfarëllojësh që e favorizojnë këtë klimë. Ne jemi dëshmitarë të sa e sa tensioneve që kanë përshkruar shoqërinë anë e kënd, të sa e sa energjive që janë tretur në sherre banale. E gjithë kjo atmosferë që mundohet të përgatisë e majta opozitare mund t’i sjellë vendit, siç ka ndodhur në të kaluarën, dëme të pallogaritshme dhe ta lërë demokracinë një foshnjë të parritur duke mos dhënë shenjat e maturisë së duhur për t’u bashkuar me familjen evropiane. E vërteta është se demokracia është një gjë e mrekullueshme, por kur bie në duar të këqija bëhet diçka që të neverit nga fakti se si mund ta katandisë shoqërinë. Dhe në të vërtetë ne ndodhemi në kufijtë e kësaj ndjesie të pakëndshme!!? Partia Demokratike dhe koalicioni i djathtë i partive të qendrës tregoi në këto zgjedhje se asaj i kanë vlejtur tetë vjet të qëndrimit në opozitë. Kjo u reflektua nga ky bashkim forcash politike që realizoi fushatën elektorale. Nuk ra në grackat sherrndjellëse, në të cilat u mundua disa herë ta tërhiqte e majta. Ky do të ishte një kapital i vyer që e majta do ta përdorte për të manipuluar më lehtë elektoralin. Fyerjeve dhe thirrjeve provokuese kjo iu përgjigj me platforma dhe 309
  • 310. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës vizione për të transformuar gjërat në drejtimin e duhur. Kjo përbën një element të ri që shfaqet në jetën tonë politike. Por një përgjegjësi akoma më të madhe e djathta tregoi në periudhën pas-zgjedhore deri në dhënien e rezultateve. Partia Demokratike dhe aleatët e saj nuk ranë pre e situatave delikate që u krijuan, duke i përballuar ato me pjekuri dhe mençuri politike. E djathta, me siguri nuk do të bjerë as në grackat e reja që po i përgatit e majta me taktikat e saj të mosnjohjes së zgjedhjeve dhe as me faktin se ajo faktorin për humbjen mundohet ta gjejë në kampin kundërshtar. Bllofet e kësaj natyre tashmë nuk bindin më askënd, pasi vetë e majta, aktualisht, gjendet në një proces ndërgjegjësimi dhe reflektimi dhe natyrshëm do të shkojë tek fajtorët e vërtetë dhe te shkaqet e humbjes. Përndryshe nuk ka si shpjegohet që kjo e majtë socialiste, e cila pretendonte të ishte progresiste kur ishte pushteti në duart e saj dhe tani që e ka humbur atë shfaqet menjëherë me një agresivitet revanshist që s’ka asgjë të përbashkët me ngjyrat rozë të lules që mbajnë në flamur. Përpjekja për të mos njohur zgjedhjet dhe pozicionimi i saj si viktimë e radhës tregon se era e politikave grabitqare është ende e gjallë në radhët e saj. 2006 310
  • 311. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Orakujt në kërkim të alibisë K ërkohet një alibi! Orakujt u mblodhën dhe shpallën një “tender” për alibinë më të goditur që do të justifikojë humbjen. Të shpëtohet “nderi”, prestigji. Propozimet vërshuan lumë.“Orakulli i madh”(babamadhi), pasi u mendua mirë e mirë, bëri propozimin historik për ta kthyer humbjen në fitore. Dhe u shpall fitorja! Kasnecët shpërndanë anë e kënd lajmin se paskemi fituar, se armiku qenka shpartalluar. Progresistët s’mund të humbasin. Bota mund të përmbyset, por s’mund të humbasin. Orakujt e vegjël panë të çuditur njëri-tjetrin. Por orakulli i madh kaq tha dhe u zhduk duke i lënë të gjithë gojëhapur… atëherë orakujt e vegjël u mblodhën vetë që të gjenin nga do ta nxirrnin fitoren. Humbja duket ashiqare. Por, pasi u menduan mirë, e gjetën: të shpallin zgjedhjet të pavlefshme, por kjo nuk shkonte, pasi për dreq, ky popull votoi i qetë. Atëherë u gjet “zgjidhja”: të shpallim ankimimet. Të gjithë, pa përjashtim, të ankohen, madje, edhe ata që fituan të ankohen. Këtë të drejtë e jep ligji, prandaj, o burra, të sajohen çfarëdolloj marifetesh të qena e të paqena, çdo lloj preteksti, veç ankimet të vërshojnë si lumi. Duhet fituar kohë, vetëm kohë që të gatuhet “çorba” me çdo kusht, me çfarëdo çmimi. Humbja ra si rrufeja, në një ditë me diell dhe orakulli i madh, kur u zhduk, pati qenë i mërzitur… i mërzitur deri në dhimbje. Nga të katër anët plasën ankimet, gjithandej ankime, veç ankime, treqind, pesëqind, tremijë. Por ankimet mbaruan dhe ato patën qenë një flluskë sapuni. Orakulli i madh që nga vendi ku ishte futur çirrej, ulërinte, vajtonte në hidhërim të madh dhe pyeste nëse ishte gjetur alibia e humbjes. Orakujt u mblodhën përsëri pa orakullin e madh… Vetëm, si 311
  • 312. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës jetimë, pa atë që i pati bërë të fluturonin në detin e tenderave. Pasi panë pa shpresë njëri-tjetrin, një orakull andej nga fundi, me gjysmë zëri tha: “të heqim orakullin e madh”. Të gjithë shtangën të tmerruar nga ajo që po dëgjonin. Kush guxoi, si guxoi? A mundet ne të jetojmë pa atë, që na e shtroi parajsën në tokë, që na nxori nga mjerimi dhe na ktheu përsëri epokën e artë të lavdisë hyjnore? Një pjesë e orakujve bënë sikur nuk i dëgjuan ato fjalë, të tjerë, ithtarë të orakullit të madh, u tërbuan nga zemërimi. Të tjerë heshtën sikur s’pati ndodhur asgjë dhe i buzëqeshën njëri-tjetrit pa kuptim... Pa orakullin e madh, a mund të jetohej pa orakullin e madh? U vendos unanimisht se faji për humbjen nuk qëndron te Orakulli i Madh (mos e dhëntë Zoti) dhe as te orakujt e tjerë, që aq shumë sakrifikuan për lumturinë e të tjerëve, që shkrinë çdo gjë për punën, mundin, rehatinë, intelektin, deri edhe pasurinë për të tjerët. Fajtorët e vërtetë janë ato, qëniet e vogla, inferiore, atje poshtë ku të mbyt balta dhe uria bën kërdinë. Kasnecët shpërndanë anembanë sihariqin se alibia u gjet. Fajtorët janë atje poshtë te ata që s’dinë ç’është nderi dhe sakrifica për të tjerët. Por edhe kjo nuk zgjati shumë sepse dikush tha që nuk është parë e dëgjuar të qelbet peshku nga koka. Bishti, ai qelbet gjithnjë. Orakujt heshtën. Një heshtje e gjatë, e thellë, e frikshme... kuptimplote, kërcënuese, çfarë emri do t’i vihej humbjes; kërkohej alibia. Orakulli i madh në arrati ku jetonte, e kërkonte atë, e priste, e dëshironte, përndryshe do t’i linte mjeranë dhe jetimë. Dikush tha se humbja erdhi nga “tradhetia”. Orakujt u gjallëruan dhe thirrën njëzëri: tradhtarët, të poshtrit, bukëshkalët. Si nuk na kishte vajtur mendja që ata janë fajtorët e vërtetë. Pasi i damkosën dhe i njollosën tradhtarët me lloj-lloj epitetesh, panë se edhe kjo alibi nuk zuri vend, nuk bindi askënd. Duhen njollosur zgjedhjet, bojkot, bojkot, incidente!... Pak gjak..., fare pak... gjaku i tmerron ndërkombëtarët. Bojkoti ishte gati! Parregullsi, gjithandej parregullsi... “zgjedhjet pjesërisht të rregullta”. Vetëm pjesërisht, pjesa tjetër është bojkot. Kasnecët shpërndanë anë e kënd urdhërat sekrete që vinin nga Orakulli 312
  • 313. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon i Madh (që strehohej kushedi se ku për t’i dhënë gjithë skenarit një pamje indiferente dhe pafajësie hyjnore), të zhdukeshin gjurmët e bëmave dhe gjynaheve. Nuk dinin si t’i zhduknin. U shpall në kërkim orakulli i madh. Të gjithë prisnin, ndërsa ditët kalonin. Dikush thoshte se orakullin e madh e kishin parë të fluturonte në qiell, disa të tjerë jepnin shpjegime ogurzeza. Ata më optimistët thoshin se orakulli i madh argëtohet diku në parajsë... Por këto ishin supozime, askush nuk dinte në të vërtetë vendndodhjen e tij. Pa pritur, shfaqet vetë orakulli i madh, triumfator, si gjithnjë, i heshtur, enigmatik, me një buzëqeshje mikluese. Sa e panë, u përulën deri në tokë. Ja ku ishte, madhështor, si në legjendë. Orakulli i madh nuk foli. Ata prisnin në ankth të thoshte diçka. I pati marrë malli, por nuk foli. I pa të gjithë me radhë dhe iku. Iku??? Si iku, ku vajti, ç’kërkonte, askush s’e mori vesh. Ata, më të mençurit e kuptuan këtë heshtje si një kërcënim për të ardhmen, si një shantazh se mund edhe t’i braktiste. Të tjerë orakuj e morën këtë ikje si një sinjal për të shpallur fushatën e “tokës së djegur” që ata, ata... të mos kenë çfarë të qeverisin. Si në ’91-shin, ’92-shin, ’97-ën... Ta marrin vesh të gjithë ndërkombëtarët se kush di të qeverisë në këtë tokë. Orakujt u sulën si rrufe nëpër arka (jo të municioneve, po të parave), duke i boshatisur ato sa hap e mbyll sytë. Pastaj qëndruan, morën frymë thellë, u sulën përsëri. Qytetarët në ankth prisnin çdo të ndodhte. U shfaqën ca si banda në mes të ditës aty-këtu... si rastësisht, duke grabitur e vrarë, përditë e përditë nga pak. Fletushka e tyre nisi të vjellë një helm të zi që flet për një stinë të egër, të mbushur me acar. Orakulli i Madh ka humbur, nuk po dihet se ku është. Disa thonë se përgatitet të japë dorëheqjen, disa të tjerë thonë se përgatit në fshehtësi sulmin e madh, të tjerët aludojnë se do të përgatisë një parti të re...?! Po Atdheu ku mbeti? – tha dikush... Atë le ta hanë sorrat, u përgjigjën në kor orakujt e tjerë! 2005 313
  • 314. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Shtatë arsyet përse të majtët duhet të largohen nga pushteti 1. Korrupsioni, një plagë që po gërryen shoqërinë N ë të vërtetë, në drejtimin e vendit prej të majtës socialiste, shoqëria përjeton të njëjtin makth dhe pasiguri si atëherë në vitin e errët ’97-të, kur shteti pothuajse pushoi së ekzistuari. Ndonëse prej kohësh janë krijuar dhe rikrijuar një numër i madh institucionesh dhe strukturash policore, sa do të na e kishte zili çdo lloj superfuqie në botë, efikasiteti i tyre është i dobët, ose krejtësisht i dobët. Policitë e shumta, në vend të zbatimit të ligjit, më tepër bëjnë sehir ose karshillëk ndaj njëra-tjetrës. Kështu, Policia tatimore, duke qenë “pakëz” e korruptuar, shkel ligjet financiare për grumbullimin e të ardhurave tatimore, duke u hapur rrugë abuzimeve financiare. Korrupsioni e mban atë të gozhduar. Policia elektrike nuk dihet ekziston apo jo! Veprimtaria e saj për të ndëshkuar shkelësit e ligjit nuk duket gjëkundi dhe faturmbledhësit vetë bëhen faturvjedhës. Policia bashkiake është një instrument në shërbim të elitës bashkiake, në vend që të ndjekë dhe zbatojë ligjin dhe rregulloret që dalin prej tij. Kontrolli i lartë i shtetit, një institucion konstatues, apatik dhe formal. Shkelësit e ligjeve, abuzimet me vjedhjet që zbulohen, jo vetëm nuk ndëshkohen, por ngrihen në përgjegjësi fajtorët për këtë. Policia e shteti bëhet autore me përfitimet që vijnë nga lufta antiprostitucion. Ajo është pre e lloj-lloj bakshisheve të vogla korruptive. Policia ndërtimore është ndoshta i vetmi 314
  • 315. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon “institucion” që në zallamahinë e krijuar nga ndërtimet e bëra vend e pa vend, diçka përpiqet të bëjë. Por edhe ajo s’mund të jetë vërtet e “virgjër” në këtë garë korruptive që i ka përfshirë të gjithë. Por ekziston edhe një polici tjetër, nën kujdesin e së cilës, pyjet po shfarosen fare. Policia pyjore... Gjithë këto lloj policish do të ta kishin bërë zap Evropën, po të luftonin me të vërtetë për zbatimin e ligjit. Por tundimi për t’u korruptuar është aq i madh, saqë i ka bërë ligjet pa vlerë. Po të ngjitemi më lart do të shohim se dikasteret janë të përfshira në afera korruptive, kush e kush më shumë me tenderat. Kush i ka kontrolluar ata, cili shtet? Vetëm kaq di të bëjë pastaj ua lë stafetën të tjerëve. Pak nga pak mjegulla mbulon çdo gjë dhe heshtja, ky mbret i përdhosjes morale, bën që të harrohet çdo gjë. Ngado që të vërvitesh neper aparatin e shtetit, të del përballë fantazma e korrupsionit. Drejtorët e ndërmarrjeve, duke parë se ç’bëjnë më të mëdhenjtë, në aparatin e kontrollit dhe zbatimit të ligjit që është i asfiksuar, bëjnë pallë. Askush nuk kontrollon, frika ndaj ligjit nuk ekziston më në këtë det korrupsioni, në të cilin noton administrata. Këtu nuk ia vlen të flitet për korrupsionin e vogël, atë të nëpunësve ordinerë që, për çdo firmë kërkojnë veç... lekë? Lind pyetja: ku është shteti në gjithë këtë molepsje? 2. Papunësia, një shpresë e humbur Të gjitha formacionet ekonomiko-shoqërore, në të gjitha kohët, kanë patur si obligim moral dhe ligjor që të sigurojnë ekzistencën e individit, nëpërmjet sigurimit të jetesës, duke i garantuar të drejtën për të punuar. Qeveritë në vendet demokratike, për të ardhur në pushtet, u garantojnë punësim të përhershëm shtetasve të vetë. Dhe këto nuk janë farsa, siç i kemi quajtur dikur, por një realitet i prekshëm. Kujtojmë premtimet e laburistëve të Blerit në Angli etj. Politikanët e së majtës në fushatën e kaluar elektorale premtuan çeljen e 200000 315
  • 316. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës vendeve të reja të punës. Po kur dhe si dhe ku do të hapeshin këto vende pune, askush nuk e mori vesh kurrë. Askush nuk jep llogari përse nuk u hapën këto vende të reja pune. Askush nuk e di se sa është aktualisht sot numri i të papunëve dhe ç’do të bëhet me fatin e tyre... Shteti demokratik gjendet e paaftë t’i shërbejë qytetarit të vet dhe ne, brohorasim të lumtur (!). 3. Monopolet po i zënë frymën ekonomisë S’ka shumë kohë që ekonomia jonë doli nga izolimi dhe organizimi i centralizuar që, në vetvete, përbënte një lloj monopoli gjigand. Tani, kjo lloj ekonomie, pasi u copëzua dhe u shpërnda, duke mos ngelur prej saj asgjë, një centralizim i ri monopolist po sundon sot ekonominë tonë. Ky lloj përqëndrimi ul ndjeshëm rivalitetin në tregti dhe për pasojë, konkurrenca e lirë është në nivelet më të ulëta. Ruajtja e çmimeve në nivelet më të larta prej këtyre monopoleve, rëndon së tepërmi në xhepat e konsumatorëve. Ata po shkatërrojnë bizneset e vogla dhe të mesme, që do të sjellin në ta ardhmen e afërt, pasoja të rënda për ekonominë tonë. 4. Krimi i organizuar A ekziston me të vërtetë ky lloj krimi? Në pamje të parë, kjo duket e frikshme. Madje, shtypi dhe media e anashkalon këtë fenomen. Veç institucionet e huaja flasin për këtë. Thuhet se kjo qenka forma më e sofistikuar dhe e organizuar në shkallën më të lartë të grabitjes së ekonomisë. Në qoftë se kjo me të vërtetë ekziston, përbën një rrezik potencial për breza të tërë... 5. E majta është e lodhur, aktualisht Për shkak të përçarjeve të vazhdueshme që kanë shoqëruar qeverisjen e së majtës, ajo tani, pas tetë vjetësh, e sheh veten të lodhur, me energji të ezauruara për të qeverisur më tej. 316
  • 317. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Krizat brenda PS-së, por edhe brenda koalicionit, kanë sjellë dobësimin e saj, zbehjen e profilit dhe vitalitetit ku, energjitë e shpenzuara në përplasjet e klaneve, e kanë shportretizuar atë. Edhe në këtë fushatë, PS ndihet e vetmuar, e varfër në ide, në platforma dhe programe. Ajo, më tepër po shfrytëzon qenien në pushtet, duke u treguar pragmatiste në atë që i ofron elektoratit. Zgjidhjet e ofruara janë më tepër lëmoshë elektorale, se sa zgjidhje afatgjata. Rritjet e rrogave të arsimtarëve dhe ato të pensioneve, në prag fushate elektorale, flasin për një gjë të tillë. Premtimet që bëhen aty janë joshje të çastit për konsum elektoral. E majta e lodhur ka nevojë të pushojë që të mund të rikuperojë vetveten. 6. Varfëria vrastare Mungesa e politikave të diferencuara gjatë qeverisjes së majtë për zona dhe shtresa të caktuara, i bën këto fenomene, kërcënuese për shoqërinë. Vetëvrasjet e ndodhura dhe që kanë shoqëruar jetën e ditëve të fundit, tregojnë se kriza morale është e thellë. Ajo nuk shfaqet si një dukuri e rastit dhe ka lidhje të ndërsjelltë me varfërinë, por edhe me çoroditjen politike që sundon në vend. Sipas statistikave të organizatave të huaja, gati 60-65% e popullsisë jeton nën nivelin e minimumit jetik. Premtimet që po bëhen gjatë fushatës që ka nisur, asgjëkundi nuk bëjnë fjalë për varfërinë. Si ajo do të reduktohet, si do të rritet mirëqënia. Ç’lloj resursesh dot shërbejnë për ta nxjerrë vendin nga kjo lloj agonie ekonomike. Duket sikur sëmundja e vetëvrasjeve, ashtu si sëmundja e të qeshurit, po përhapet gjithandej. Prindër që lënë fëmijët dhe gruan në mjerim, të rinj që po humbasin busullën e jetës... E majta, me sa duket, e ka të vështirë të ngrihet mbi këtë fatalitet tragjik. 7. Integrimi evropian, një ëndërr në sirtar Thirrjet e atëhershme të fillimit të viteve ’90-të: “E duam 317
  • 318. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Shqipërinë si gjithë Evropa” tingëllojnë aktuale edhe sot. Por pas 15 vjet demokracie dhe tetë vjet qeverisjeje të së majtës, gjendemi po aq larg Evropës si dikur... Në mos jemi larguar edhe ca akoma. E majta ka dështuar në këtë drejtim. Ajo, me demagogjinë e saj për gjoja reforma, që nuk bëhen kurrë realitet, po na largon nga Evropa përditë e më shumë. Shteti ligjor është larg të qenit ligjor,institucionet notojnë në korrupsion. Trafiqet dhe aferat e paligjshme bëjnë kërdinë, administrata shtetërore akoma s’është efiçente në punën e vet... Fanatikët partiakë po e brejnë atë nga brenda etj, etj. Prandaj, e majta e ka të nevojshme t’ia lërë pushtetin forcave të djathta, që të nisë shërimi i plagëve të shumta që qëndrojnë të hapura në gjirin e shoqërisë. Këto janë arsye më se të mjaftueshme për t’u tërhequr me kokën lart, në dobi të së ardhmes së përbashkët. Botuar në gazetën “55”, 13 qershor 2005 318
  • 319. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon Bojkotet F jala “bojkot” ka hyrë në zhargonin tonë si diçka e zakonshme. Ajo thuhet ëmbël si buka, si uji, si drita, të cilat ndonjëherë edhe na mungojnë, kurse bojkotet jo. Ato i kemi me shumicë e me pakicë, si një mall tregu. Si fenomene politike ato janë bërë pjesë e jetës. Kjo ndodh sepse politikanët mendojnë se kanë gjetur “çelësin e artë” për të rimarrë sa më parë pushtetin. Jo vetëm kaq, por me anë të bojkotit merr një hov të paparë e gjithë shoqëria, ekonomia do të lulëzojë, vendi vetiu do begatohet! Harmonia dhe dashuria do të zbresë në mes të shqiptarëve. Do të zhduket varfëria, do të shuhet korrupsioni! Aq e vërtetë është kjo saqë shqiptari i sotëm e ka të vështirë ta kuptojë demokracinë pa bojkote. Madje, edhe grevat e urisë që organizohen herë pas here, ku njeriu ngujohet si në mesjetë, nuk mund të lulëzojnë pa bojkotet. Me anë të bojkoteve hapen vende të reja pune, çelen rrugë, ngrihen shkolla e spitale. Me fjalë të tjera, shqiptarët e kanë gjetur si ta forcojnë demokracinë: me anë të bojkoteve. Edhe shteti, me anë të bojkoteve bëhet më i fortë. Me anë të bojkoteve hartohen ligjet dhe po kështu goditet “krimi” i organizuar; që me sa duket na ka zënë nga koka. Nuk na mbetet gjë tjetër dhe ashtu siç jemi, të bashkuar grusht çeliku përreth partive tona të shtrenjta, të thërrasim të gjithë: “Rroftë bojkoti! Që do na çojë një sahat e më parë në Evropë.” 2009 319
  • 320. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës A do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme?! P ërsëri ndodhemi në fushatë elektorale. Nëpër kancelaritë e partive janë bërë gati parullat, sloganet, programet, premtimet, por edhe mashtrimet. Po, ...po mashtrimet. Prandaj, zgjedhësit, të bombarduar nga të gjitha anët, i nevojitet të reflektojë thellë për gjithçka që dëgjon. Oratorët, si orakujt dikur, predikatore të bollëkut dhe parajsës, kërkojnë të tërheqin zgjedhësit në krahun e vet... djathtas, majtas... majtas, djathtas. Deri këtu çdo gjë është e natyrshme për një vend demokratik, por dilema që shtrohet para zgjedhësve qëndron në faktin: vota e qytetarit që kërkon ndryshimin, do të shkojë atje ku e ka vendin? A realizohet vullneti i tij politik apo dhunohet? Në qoftë se kjo ndodh që vota të grabitet, kjo përbën cenim të integritetit njerëzor, është shkelje e rëndë e neneve themelore të Kushtetutës, por edhe një cenim flagrant i demokracisë. Për çfarë lirie të garantuar mund të bëhet fjalë ose cënohet kjo votë? Si mund të quhet e lirë një shoqëri e tillë? Pikërisht këtu mbaron liria si praktikë dhe si filozofi dhe mund të “ndërtohet” çfarëdolloj diktature e çfarëdo tipi apo ngjyre, por që në thelb mbetet diktaturë. Zgjedhjet tona, në të kaluarën, gjatë viteve të tranzicionit kanë kritikuar, jo se shqiptarët nuk dinë të votojnë, por se rezultatet e tyre janë tjetërsuar, duke u bërë kështu kurdoherë të kontestuara. Edhe këtu, si në shumë fusha të tjera jemi viktimë e politikës. Në qoftë se do t’u hedhim një vështrim qoftë edhe të përciptë zgjedhjeve të bëra, ato mbajnë vulën e paaftësisë, ose më saktë, të mungesës së vullnetit nga ana e PS-së për të bërë zgjedhje të drejta dhe të 320
  • 321. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon lira. Megjithatë, natyrshëm faji rëndon mbi gjithë shoqërinë. Manipulimet e herëpashershme nuk bëhen vetiu. Ato i bëjnë njerëzit qytetarë, partiakë ose jo. Është e qartë se forca politike që ndodhet në pushtet ka qenë dhe mbetet protagonistja grabitëse e votës qytetare. Ajo ka avantazhe të panumërta për të vënë në jetë synimet e veta të mbrapshta. Këtu qëndron edhe civilizimi e qytetaria, ruajtja e rregullave të lojës që janë pasqyre e progresit apo e regresit. Tek ne, ndoshta ndodhin gjëra që popujt e tjerë i kanë kapërcyer prej kohësh si pasojë e hapësirave civilizuese që ata vetë kanë krijuar në rrugën e progresit. Kështu, edhe pse kemi një kushtetutë që përmban ligjet themelore të funksionimit të shtetit dhe harmonizon rregullimin e marrëdhënieve shoqërore, përsëri na duhet të hartojmë kode zgjedhore, të cilat, edhe ato shkelen e deformohen. Atëherë, për të garantuar mbarëvajtjen e zgjedhjeve përpunohen dhe firmosen kodet dhe rregullat e etikës; të gjitha këto nuk vijnë nga padija apo mosnjohja e ligjeve në fuqi, por sepse etja për të mbajtur me çdo kusht pushtetin qëndron mbi gjithçka dhe sundon çdo normë apo ligj të shkruar. Kjo ka bërë të vihen në lëvizje institucionet më të rëndësishme ndërkombëtare: Këshilli i Evropës, Departamenti i Shtetit, OSBE e ndoshta ndonjë ditë do të na vijë rezolutë edhe nga OKB-ja. Dhe përsëri mjegulla e dyshimit qëndron pezull... A do të mundin vallë shqiptarët të bëjnë më në fund zgjedhje të lira dhe të ndershme? Të mos harrojmë se vendi ynë sot monitorohet nga një numër i konsiderueshëm shoqatash të huaja apo institucione ndërkombëtare të specializuara. Kanë kaluar kohët kur i patëm mbushur mendjen vetes se, brenda hermetizmit ku jetonim të izoluar, ishim qytetarët më të lumtur në botë. Nuk mjafton vetëm të hartojmë ligje, memorandume apo kode. E rëndësishme është vullneti për t’i zbatuar ato në praktikën e zgjedhjeve të ndershme dhe të lira. Botuar në gazetën “55”, 17 qershor 2005 321
  • 322. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës O njerëz, votoni! Heshtja është vetëvrasje M itingjet madhështore që po zhvillon e djathta dhe mesazhet paqësore që ajo po përcjell së bashku me programet e zhvillimit dhe transformimit shoqëror, flasin për një zgjerim të elektoratit shqiptar në favor të së djathtës. Është vrarë frika, topitja, heshtja që na ka shoqëruar në gjithë këto vite të tranzicionit pa tranzicion, pajisjet dixhitale që kontrollojnë mitingjet për të zbuluar të padëshiruarit, sikur nuk po trembin më askënd. Elektorati e ka vendosur tashmë për të shprehur vullnetin e lirë dhe për të qenë pjesë e së ardhmes. Të gjithë e kuptojnë tash­ ë se me një thes me miell, nuk m mund ta shtysh gjatë jetën. Një ndjenjë e re, nevoja për një ndryshim të domosdoshëm është prezent gjithkund. Heshtja është vrarë dhe kjo përben një risi në këto zgjedhje sa të vështira aq dhe të rëndësishme për të ardhmen e vendit. Të gjithë janë ndërgjegjësuar se pa rrotacionin e pushtetit demokracia është e çalë, i ngjason një kënete ku rritet dhe kultivohen veç barëra të këqia - kjo duket në fytyrat e njerëzve, në entuziazmin që shprehin, te shpresat që u janë zgjuar edhe njëherë. E presin ndryshimin si uji, si drita, si dielli. Shumat apo thërrimet që hidhen andej-këndej nga push­ tetarët për të ndrequr diçka, një copë rrugë, një copë kanal, etj, nuk bëjnë gjë tjetër veç i ndërgjegjësojnë njerëzit më shumë për nevojën e ndryshimit. Ata nuk mundin të ar­ ojnë atë çka nuk është bërë në gjithë n këta vjet. Njerëzit janë të vetëdijshëm tashmë se e ardhmja 322
  • 323. Kapitulli i parë Unë, artisti, përballë jetës që më rrethon nuk mund të shitet e blihet si mall tregu. Ajo ndërtohet si një investim i madh shoqëror për brezat që do të vijnë. Dihet se elektorati në përgjithësi është dy pjesësh (Nuk dua të përdor fjalën “i ndarë”). Një pjesë aspiron të majtën, kurse, pjesa tjetër të djathtën. Por ka edhe një pjesë të konsiderueshme që qëndron në mes. Politikat so­ iale që ka ndjekur e majta në c këto 8 vjet qeverisje, e kanë larguar atë edhe nga vetë elektorati i saj tradicional. Makina e madhe e oligarkisë shtetërore ka menduar dhe është kujdesur më shumë për vete, duke e harruar madje edhe elektoratin që e ka sjellë atë në pushtet, ata janë lëne në harresë, njëlloj janë përbuzur, njëlloj janë braktisur, njëlloj... prandaj për t’i mbajtur të bashkuar rreth vetes thirrën në ndihmë gogolët. Dihet se dikur shqiptarët trembeshin ca nga gogolët. Por ato kohë shkuan dhe vanë. Ata janë përdorur më tepër për të na trullosur, ishin si ‘’nina- nanat” para gjumit, për të mpirë trurin. Por mitet nuk ekzistojnë më. Elektorati i majtë po lëviz drejt së djathtës, në mënyrë graduale, me droje, por po lëviz. Kjo duket po të bisedosh me njerëzit shtruar, jashtë mitingjeve. Dhe ky pa dyshim përbën një zhvillim të ri në jetën shoqërore të shqiptarëve sot. Tek e djathta ata shohin shpresën e rilindur, kujdesin për njeriun e harruar, dashurinë për vëllain në vuajtje e në nevojë. Kjo ndjenjë që po rilind është e thellë, e madhe dhe sub­ ime. Ne nuk mund të ndërtojmë një kapitalizëm çnjerëzor l që bota ka shekuj që e ka lënë prapa. Njerëzit po lëvizin drejt së ardhmes në mënyrë progresive. Edhe pjesa e elektoratit e ashtuquajtur “indiferentë” që në zgjedhjet e fundit ka qenë në një përqindje jo të pakët (rreth 30 - 40%), po lëviz me shpejt nga ç’mendohej. Të gjithë kanë kuptuar se heshtja, mos paraqitja para kutisë së votimit, është një lloj vetëvrasje. Çdokush e kupton se, në qoftë se nuk voton, kujt do t’ia besosh të ardhmen, sigurinë, jetën. Demokracia funksionon si një mekanizëm gjigand ku gjithsecili ka pjesëzën e vet që e vë atë në lëvizje. Përndryshe nuk funksionon. 323
  • 324. Luftar Veshi Skena e jetës dhe prapaskenat e politikës Pjesët dalëngadalë ndryshken, prishen në rast se nuk rigjenerohen dhe zëvendësohen në procesin e transformimit dhe të përsosjes së pushtetit nëpërmjet rrotacionit. Në të kundërt mund të ndodhin edhe procese regresive me pasoja të paparashikueshme në qoftë se 30 - 40% e elektoratit nuk voton, hesht dhe me këtë shpreh pakënaqësinë apo protestën e vet ndaj keqqeverisjes, atëherë lind pyetja: Kujt do t’ia besojnë këta njerëz përfaqësimin e tyre politik në jetën shoqërore. Askujt?! Ata do të mbesnin jetimë dhe të pashpresë, nuk do të kishin të drejtë morale të trok