• Share
• Email
• Embed
• Like
• Save
• Private Content
Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimet

Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimet

on

• 17,578 views

Statistics

Views

Total Views
17,578
Views on SlideShare
17,578
Embed Views
0

Actions

Likes
7
Downloads
481
Comments
0

0 Embeds 0

No embeds

Accessibility

Categories

Upload Details

Uploaded via as Microsoft Word

Usage Rights

© All Rights Reserved

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
• Full Name Full Name Comment goes here.
Are you sure you want to
Your message goes here
Processing…
Post Comment
Edit your comment

Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimet Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimet Document Transcript

• UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK – PRISHTINË STUDIMET POSTDIPLOMIKE-MASTER
1552575142240
PUNIM SEMINARIK
LËNDA: MENAXHIMI I RISKUT DHE SIGURIMET
TEMA: SIGURIMI I JETËS
Studenti : Profesori i lëndës:
Muhamet Sopa Prof.Dr. Fatos UKAJ
Prishtinë 2010
Përmbajtja

• Hyrja ..........................................................................................3
• Llojet e sigurimit ........................................................................4
• Sigurimi i jetës............................................................................5
• Format e sigurimit të jetës..........................................................6
• Kontrata mbi sigurimin e jetës ...................................................8
• Baza teknike e sigurimit të jetës ................................................8
• Disa praktika në parandalimin e humbjes së jetës në aksidente....................................................................................9
• Literatura .................................................................................12
Hyrja
Nga aspekti terminologjik sigurimet janë veprimtari që si produkt kan sigurimin kundër rreziqeve të ndodhjes së ngjarjeve të papritura që bartin humbje/dëm jetësor dhe /ose pasuror për një individ apo subjekt biznesi.1
Në mënyrë që ky rrezik të mos bartet nga njerëzit dhe individët,atëhere jan krijuar institucione apo kompani të sigurimit të cilat marin premin nga i siguruari por me këtë rast bartin rrezikun mbi vete,ku në rast të realizimit të rrezikut pala siguruese duhet ta bej kompenzimin pales pales së siguruar në baz të marrveshjes ose kontratës së bërë në mës tyrë.
Pra sigurimi është transformim i rrezikut të pësimit të një humbje nga pala që sigurohet tek pala që siguron apo siguruese.2
Njëra ndër sigurimet më të rëndësishme është edhe sigurimi i jëtës ku i siguruari në baz të kontratës me siguruesin arrin marrveshje që të paguaj premi në mënyr që të jet i dobishëm edhe pas vdekjes duke ja siguruar nje shumë të caktuar shfrytëzuesit të atij sigurimi.

1 dhe 2 Ilir Hoti – Industria e sigurimeve dhe menaxhimi i rrezikut Tiranë 2008
Llojet e sigurimit
Qdo lloj sigurimi është i përcaktuar nga një grumbull i rreziqeve me veqori të vet sendeve,me vendin e shfrytëzimit dhe përdorimit të sendeve që sigurohen,prandaj me konceptin llojet e sigurimit nënkuptojm nje grumbull rreziqesh nga te cilat sigurohen disa sende te caktuara. Varësisht nga zhvillimi ekonomik,zhvillimi i kulturave të ndryshme,shkalla e hapjes së ekonomis nacionale etj jan zhvilluar edhe lloje të sigurimeve dhe krahaj zhvillimit ekonomik si tërsi jan zhvilluar edhe një numer mjaft i mad hi sigurimeve ndërsa kjo gjendje na shpie kah ajo se nuk ka ndonjë sistem unik sipas të cilit do të definoheshin llojet e sigurimeve.3
Kjo do të thot se egzistojn ndarje të ndryshme sipas kritereve të ndryshme. Ne do të mundohemi të bëjm një ndarje të sigurimeve më kryesore në grupacione si vijon:

• Sipas objektit përkatësisht subjektit sigurimet ndahen :sigurimin e pasuris,sigurimin e transportit dhe kredis,dhe në sigurimin e personave.
• Sipas ngjshmeris së rrezikut :
• Grupacioni i sigurimit të pasuris:
• Grupi i sigurimit civil
• Grupi i sigurimit të kafshëve
• Grupi i sigurimit të të mbjellave
• Grupi i sigurimit të industrive
• Grupacioni i sigurimit të automjeteve motorike:
• Grupi i sigurimit kasko
• Grupi i sigurimit të përgjithsis automobilistike
• Grupi i sigurimit të transportit dhe kredisë;
• Grupi i sigurimit kargo,
• Grupi i sigurimit kasko,
• Grupi i sigurimit të kredive.
• Grupi i sigurimit të personave:
• Grupi i sigurimit të fatkeqsive,
• Grupi i sigurimit të jetës.
• Sipas vendit që paraqiten :
• Sigurim tokësor,
• Sigurim detar.
• Sipas kritereve kush është kontraktues i sigurimit :
• Sigurimi i personave fizik
• Sigurimi i personave juridikë.4

3 dhe 4 Xhevat Bakraçi – Menaxhmenti i rrezikut dhe sigurimet Prishtinë 2007
Siq e dim të gjithë ne njëra ndër sigurimet më të rëndësishme është sigurimi i jetës kështu që ne do të mundohemi në pika të shkurtëra ta spjegoj se qka do të thot sigurim i jetës,qka përfshin ky lloj i sigurimit,cilat janë detyrimet dhe përfitimet e personit të siguruar,cilat janë format e sigurimit të jetës,si lidhe kontrata në këtë lloj të sigurimit etj.
Sigurimi i jetës
Sigurimi i jetës është kombinim i kursimit dhe sigurimit.Themi i kursimit sepse paraqet kursim afatgjatë,andaj edhe për këtë arsye dallohet nga sigurimet tjera.Sigurimi i jetës,në qdo rast vihet në obligim të sigurusit për të bër pagesën e shumës së siguruar edhe atë pas skadimit të afatit të kontraktuar të kohzgjatjes së sigurimit ose pas vdekjes së personittë siguruar.
Ky lloj i sigurimit ofron mbrojtjen dhe krijon sigurin financiare të individit,familjes së tij ose afarizmit të tij.
Sigurimi i jetës,mbulon këto rreziqe :

• Vdekja e mbajtësit të familjes,
• Shkollimi i fëmijëve,
• Borxhet hipotekare,
• Mbrojtjen e partneritetit,
• Mbrojtjen e afarizmit.
• Ky lloj i sigurimit(sigurimi i jetës) lidhet në baz të ofertës individuale me shkrim nga ana e ofertuesit,ndërsa lartësin e shumës së siguruar dhe premisë e përcaktojn me marrveshje,kontraktuesi dhe siguruesi në baz të tarifës, viteve të moshës të të siguruarve dhe kohzgjatjes së kontraktuar të sigurimit. Meqë te sigurimi i jetës kombinohen kursimi dhe sigurimi,gjatë kohzgjatjes së tij ndahet pjesa e premisë (premia kusimore) e cila së bashku me kamatën formon rezervën matematikore dhe sërben për pagesën e shumave të siguruara. Kursimi i premisë ka cilësi afatgjate dhe me shfrytëzim racional mundet me siguru shuma të mëdha të parave dhe të planifikohet si burim i stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik, që do të thot se është një factor shumë i rëndësishem për ekonomin nacionale.Shuma e siguruar duhet të jet e përcaktuar nga ana e palëve kontraktuese,në të kundërtën kontrata mbi sigurimin e personave nuk është e plotfuqishme,dhe kjo njëherit është edhe një veqori dalluese në mes të sigurimit të jetës dhe sigurimit pronësor.Te sigurimi i jetës tham që kontrata nuk vlen nëse nuk caktohet shuma e siguruar ndërsa te sigurimi pronësor edhe pse shuma e siguruar është mjaft e rëndësishme,prapseprap kontratavlen.5 ________________________________________
• 5 Xhevat Bakraçi – Menaxhmenti i rrezikut dhe sigurimet Prishtinë 2007
Me lidhjen e kontratës për sigurim krijohet polisa e sigurimit që në këtë rast quhet ,polisa e sigurimit të jetës,përveq elementeve të tjera obliguese që duhet ti ket një polisë,duhet të përfshijë emrin dhe mbiemrin e personit me jetën e të cilit ka të bëj sigurimi,datëlindjen, afatin nga i cili varet krijimi is ë drejtës për tu kërkuar shuma e siguruar.
Karakteristikat e sigurimit të jetës janë:

• Mbulimi i rrezikut të vdekjes,ku ky rrezik mbulohet nese vdekja ndodh gjatë afatit të kontraktuar të kohzgjatjes së sigurimit;
• Afatgjatësia, kontratat për sigurimin e jetës lidhen për shumë vite;
• Premia fikse;
• Kursimi,kun ë shumë forma të këtij sigurimi është përfshir edhe kursimi.
Format e sigurimit të jetës
Format kryesore të sigurimit të jetës janë:

• Sigurimi në rast vdekje me afat të caktuar të zgjatjes;
• Sigurimi deri ne fund të jetës;
• Sigurimi për raste të përjetimit;
• Sigurimi i përzier;
• Sigurimi rentor.
Sigurimi në rast vdekje me afat të caktuar të zgjatjes - është forma më e tjesht dhe më e vjetër e sigurimit të jetës.
Shume e siguruar paguhet vetëm nëse i siguruari vdes në periudhën kohore te kontraktuar,e nëse mbetet gjat premia e paguar i mbetet siguruesit,pra nuk ka pages nëse i siguruari vdes pas datës së caktuar.
Në këtë lloj të sigurimit premit janë relativisht të vogla duke mar parasysh shumën e kontraktuar të sigurimit. Në këtë rast premia është përllogaritur vetëm për rrezikun nga vdekja,e jo sit e sigurimi për jetë,që ka të bëjë me tër jetën e të siguruarit ,ose sit e sigurimi i përzier. Sigurimi deri ne fund të jetës - është sigurimi i jëtës në të cilin shuma e siguruar paguhet kur personi vdes,pa marr parasysh kur ndodh kjo. Sigurimi për raste të përjetimit – në këtë rast marrveshja për sigurim e obligon siguruesin të paguaj shumën e sigurimit vetëm nëse i siguruari e përjeton afatin e kontraktuar. Pra nëse i siguruari vdes para këtij afati,ateher pushon obligimi i siguruesit për pages të shumës së siguruar. Sigurimi i përzier i jetës – është ai sigurim për të cilin siguruesi paguan shumën e siguruar ose në rastin e vdekjes ose në rastin e përjetimit të të siguruarit.
Karakteristik e kësaj forme të sigurimit janë:

• Kohzgjatja e sigurimit bëhet për koh të caktuar;
• Në rast të vdekjes së më hershme,siguruesit i paguhet shuma e siguruar;
• Në rast të mbijetimit të afatit të kontraktuar,siguruesit i paguhet shuma e siguruar;
• Kushtet e kontraktuara në fillim të sigurimit nuk mund të ndryshohen gjat kohes së zgjatjes së sigurimit;
• Sigurimi mund të blehet ose të merret hua në polis deri në lartësin e vlerës blerëse;
• Polisa e sigurimit të jetës mund të jepet në hipotekë,etj .
Siq dihet edhe nga praktika e tanishme në sigurime,marrveshja për sigurim mund të lidhet vëtëm për sigurimin e personave të shëndosh pra të atyre personave nga mosha 14-65 vjeqë.si persona jo plotësisht të shëndosh llogariten personat mbi moshen 65 vjet dhe ata mund të sigurohen ne kushte të veqanta të sigurimit, si sigurim në rastin e reziqeve të shtuara (jashtstandarde ose jonormale ).Personat të cilët jan shpirtërisht të paaftë jan plotësisht të paaftë te sigurohen dhe në këtë rast përjashtohen nga sigurimi.Tek sigurimi i jetës, kushtet për sigurim vetëm kur është në pyetje vdekja atehere parashihet shtyerja e fillimit të obligimit siguruesit me së shpeshti në gjasht muajt e parë të kohzgjatjes së sigurimit. Këtu kemi të bejm me afat anulues ose afat në pritje ku obligimi i siguruesit zvogëlohet për 50 % nga shuma e siguruar. Sigurimi rentor – është lloj i sigurimit, ne të cilin i siguruari me pagesën e premis së njëhershme ose me këste dëshiron ta siguroj ardhmërin e tij ose të ardhmërin e familjes së tij.Kohzgjatja e rentës mund të jet :

• Kohore
• E përjetshme
Kohore - nëse pagesa e rentës zgjat vetëm një periudh të caktuar kohore. E përjetshme – nëse pagesa e saj zgjat përjetësisht,pra derisa te zgjat jeta e personit të siguruar.
Renta e përjetshme përcaktohet sipas formulës :
R=A x p100
R – renta e përjetshme
A - vlera e tashme e rentës
P – kamata 6

6 Xhevat Bakraçi – Menaxhmenti i rrezikut dhe sigurimet Prishtinë 2007
Kontrata mbi sigurimin e jetës
Gjat lidhjes së kontratës për sigurimin e jetës duhet patjetër që të dhënat të jen të sakta, në të kundërtën kontrata mund të asgjesohet.
Ka disa raste kur kontrata mund të vazhdoj edhe pse nuk përmban të dhëna të sakta si p.sh nëse i siguruari ka më pak vite se ato të deklaruarat në kontrat por vitet e tij reale nuk e tejkalojn kufirin e përcaktuar deri te i cili siguruesi lidh marrveshjen e sigurimit të jetës,atëhere kontrata vlen nëse shuma e siguruar të zvogëlohet në proporcion me premin e kontraktuar.
Në rast se i siguruari nuk e paguan premin në afatin e kontraktuar atëhere siguruesi ka të drejt të ja dërgoj një letër rekomande me të cilën kërkon nga i siguruari të ja paguaj premin e kontraktuar,por kursesi nuk ka të drejt ta padis në gjyq të siguruarin për mos pages të premisë.
Kontratat për sigurimin e jetës ndahen sipas:

• Menyrës së pagesës së premis;
• Participimit të pronarit të polisës në fitim.7
Baza teknike e sigurimit të jetës
Në kuadër të kësaj baze më së shpeshti përpunohen këto qështje:

• Definimi i premis të njëhershme dhe të shumëhershme;
• Rezerva premisore, përkatësisht mateatikore e sigurimit të jetës;
• Metodat për përllogaritjen e rezervës së premis ;
• Rezervat për përllogaritjen e premive dhe rezervave premisore në kushtet e inflacionit.
Vlen të përmendet se aksidentet janë shpesh herë shkaktarë të vdekjeve të njërëzve , kështu që shumë vende jan munduar ti vedijsojn njërëzit për rrezikun që ju kanoset gjat vozijtjes së veturës duke ju vën mjete mbrojtëse si jastëkun e ajrit,rrypin e siguris, “kutin e zez” e cila regjistrojn qdo veprim të shoferit në mënyr që të zvogëlohet humbja e jetëve të njërëzve.8

7 dhe 8 Xhevat Bakraçi – Menaxhmenti i rrezikut dhe sigurimet Prishtinë 2007
Disa praktika për parandalimin e humbjes së jetës në aksidente
Ja disa praktika të shteteve me sistem të siguris shumë të zhvilluar ,
Jastëku mbrojtës
Kur para dy dekadave jo të plota, filluan hulumtimet për përmirësimin e mbrojtes së udhëtarëve në automjete, askush nuk besonte se aq shpejtë do të zhvillohen ato, kështu që sot, gati se nuk ka automjet, në të cilin, në mënyrë serike, nuk vendosen pajisjet mbrojtëse. Qysh në hulumtimet e para është vërtetuar se, po të ishin të gjitha automjete e pajisura me jastëkët ajror mbrojtës, numri i rasteve të vdekjes në fatkeqësitë e komunikacionit, do të zvogëlohej në mënyrë drastike, - është shënuar në raportin e Institutit amerikan për siguri në rrugë. Hulumtimet kanë treguar se në vitin 1990, numri i rasteve të vdekjes së vozitësve, ka mundur të jetë më i vogël për 19 %, respektivish po të kishin qenë të instaluar jastëkët ajrorë në vetura, ka pasur mundësi të shpëtohen më shumë se katër mijë jetë. Atë vit, në SHBA, në fatkeqësitë e komunikacionit, e kishin humbur jetën më shumë se 22.000 vozitës dhe 7.500 udhëtarë pranë vozitësit. Atëherë, vetëm katër përqind të automjeteve i kanë pasur të instaluara këto sisteme. Hulumtimet e mëvonshme, kur veç filloi instalimi masovik i jastëkëve ajrorë dhe kur ata u bënë ndër adutët kryesosë në kampanjat e prodhuesve, kanë treguar se këta janë mbrojtje shumë më efikase në automjetet e mëdha se në automjetet e vogla të tipit sportiv të cilat në princip kanë shpejtësi më të madhe dhe pësojnë goditje më të fuqishme në rastet e ndeshjeve ballë për ballë. Kështu, jastëkët ajrorë për 49 përqind i zvogëlojnë pasojat fatale ke vozitësit e automjeteve të mëdha, për 19 përqind ke automjetet e madhësisë mesatare ndërsa për 14 përqind ke automjetet e vogla. Me kalimin e kohës, jastëkët ajrorë aq shumë u përsosën sa që u vendosën edhe në ulësen pranë vozitësit dhe në ato prapa vozitësit. U instaluan në mbështetëset e ulëseve të parme, pastaj vazhdoi instalimi i jastëkëve anësorë, e që në fund, disa nga prodhuesit e mëdhenjë, në veturat e veta më luksoze montuan një dyzinë jastëkësh të cilët “fluturonin” prej kulmit dhe i mbulonin xhamat e dyerve. Krahas këtyre “jastëkëve perde”, së voni është patentuar edhe jastëku për mbrojtjen e shputave dhe gjunjëve. Së shpejti pritet të fillojë edhe instalimi serik i tyre. Kështu udhëtarët do të jenë të mbështjellur nga të gjitha anët – dhe më të sigurtë.
Rrypi i siguris
Është i vetmi inovacion i cili ka kontribuar në shpëtimin e jetës së njerëzve dhe që është rradhitur në mesin e tetë zbulimeve botërore.Të lidhemi apo jo – është dilemë e miliona njerëzve, e cila paraqitet gjithnjë kur ulemi në veturë. Dilemë që vazhdon që katër dekada, saktësisht që nga ai moment kur i pari rryp sigurues është vendosur në “Volvo P 120” më i njohur si “amazon”. Shumë paragjykime kanë qenë të lidhura me shfrytëzimin e këtyre rrypave, por gjatë dekadave janë thyer.Sot i shfrytëzojnë më shumë se dy të tretat e udhëtarëve në automjete, kamiona, autobusë. Garuesit, automobilistët, nuk i ndezin makinat e tyre të fuqishme deri sa të mos “lidhen”.Njeriu i cili në vitin 1958 i pari e ka patentuar rrypin e sigurisë në tri pika, quhet Nils Bohlin, Suedez, i lindur në vitin 1920. Në moshën njëzetedy vjeçare u punësua në SAAB-a, në sektorin e aviacionit. Për pesëmbëdhjetë vite me rradhë i ka studiuar fatkeqësitë e aeroplanëve, duke kërkuar mënyra për shpëtimin e pilotëve. I ka studiuar parashutistët, rrypat e atëhershëm, i ka katapultuar njerëzit nga aeroplani së bashku me ulësen e pilotit… Dhe pastaj, në vitin 1955, kalon në Volvo, sepse bordi i drejtorëve i atëhershëm, konsideronte se ata, si prodhues të automjeteve, janë të obligueshëm të gjejnë një mënyrë, e cila nëse nuk do të mund ta pengonte vdekjen e njerëzve në komunikacion, atëherë barem do të mundësojnte që lëndimet të jenë sa më të vogla.Në vitin 1958 është patentuar rrypi i parë i cili përforcohet në tri pika. Ky rryp nuk dallon shumë prej atij të sotmit të cilit i janë shtuar “shtrënguesit piroteknik” me qëllim që sa më shpejtë ta mbështesë trupin e vozitësit për ulëse. Përndryshe, rrypi i parë në botë është konstruktuar në vitin 1907, por vetëm pas Luftës së Dytë Botërore ka filluar të përdoret në aeroplanë. Këta kanë qenë rrypa të shtrënguar në dy pika. Shpeshherë i lëndonin njerëzit. Sepse, nuk duhet haruar se kur automjeti e godet pengesën, trupi i vozitësit vazhdon të lëvizë para, ndeshet me vollanin, merr hov kah gjami i përparmë, ose vozitësi e godet kulmin me kokë. Forca e goditjes që krijohet në atë moment është prej 3.000 deri në 5.000 kilogram. Edhe atë do të duhej ta pengonte rrypi. I sotmi këtë e bën. Analizat e 28.000 fatkeqësive të komunikacionit, në kohën kur kishte filluar një propagandë më e madhe për shfrytëzimin e rrypave të sigurisë, kanë treguar se, në më tepër se gjysmën e rasteve, rrypi sigurues e ka luajtur rolin e vet, ia ka shpëtuar jetën njeriut ose ia ka zvogluar lëndimet. Megjithatë, nuk duhet harruar se në atë kohë, rrypat e sigurisë ende nuk kanë qenë të përsosur si tani, se shumica as që kanë ditur t’I përdorin në mënyrë të drejtë. Një mjek francez në disertacionin e doktoraturës së tij, në atë kohë, e ka mbrojtur rrypin sigurues duke dëshmuar se vetëm nëse nuk ëshhtë i vendosur në mënyrë të duhur, mund të dëmtojë. Thënë më drejtë, shumica vetëm e kanë mbërthyer, nuk e kanë shtrënguar mjaftueshëm, duke konsideruar se ai i pengon. Rrypat e sotëm, vetvetiu adaptohen sipas vozitësit dhe udhëtarit, janë mjaft të shtrënguar ndërsa nga ana tjetër, nuk e kufizojnë lëvizshmërinë e trupit. Është e nevojshme vetëm të rregullohet lartësia e tyre, në mënyrë që rrypi diagonal të bie saktësisht në mesin e supeve, të kalojë në mes të krahërorit.
Spiuni i zi në automjet
Rrezultatet e gjertanishme tregojnë: vozitësit më me kujdes e drejtojnë automjetin e tyre, dëmet janë më të vogla, ndërsa për jetërat e shpëtuara le të mos flasim.Kutia e vogël e zezë, jo më e madhe se videokaseta, montohet në automjet dhe shënon me kujdes çdo reakcion të vozitësit. Diçka e ngjashme me atë “kutinë e zezë” famoze të aeroplanit, e cila hulumtuesve u ndihmon për ta gjetur shkakun e fatkeqësisë së ndonjë fluturakeje.
Konflikti ndodhi kur u publikuan rezultatet e para të hulumtimeve të Institutit për komunikacion dhe rrethinë të kontrollës së komunikacionit krahinor të Baden – Virtembergut, të cilat flasin çartë për zvogëlimin e numrit të fatkeqësive dhe dëmeve ke 800 vozitësve shfrytëzues të “kutisë së zezë”. Sepse këta vozitës ndjehen sikur të ishin nën kontrollë të vazhdueshme, prandaj edhe janë më pak agresivë gjatë drejtimit të automjetit.“Kutia e zezë” shënon çdo gjë që nga kyçja e automjetit: shpejtësinë, përdorimin e sinjalit tregues, aktivizimin e frerëve, ndezjen e dritave, humbjen e kontrollës, rrëshqitjen, ndryshimin e dretjimit të lëvizjes… Ashtu që të dihet nëse automjeti para ndeshjes ka humbur kontrollën apo ka rrëshqitur, apo nëse vozitësi ka tentuar që t’i shmanget ndeshjes, bile edhe faktin nëse vozitësi me rastin e ndeshjes së më shumë automjeteve, vetë e ka goditur automjetin që ka pasur para apo është shtyrë nga automjeti që ka pasur prapa tij. Të gjitha këto të dhëna të cilat grumbullohen në kuti, e këto shënohen edhe 15 sekonda pas rastit të ndodhur, shumë lehtë analizohen në PC llogaritësin.Pas një viti analizash të mënyrës së vozitjes dhe fatkeqësive, në Policinë e Berlinit, “kutia e zezë” është montuar në 380 vetura patrolluese dhe 37 vetura civile, numri i dëmeve është zvogëluar për 8,4 përqind në krahasim me vitin paraprak. Gjatë kësaj, fatkeqësitë kanë qenë me pasoja më të vogla. Duke i analizuar këto të dhëna, është vërtetuar se policia e Berlinit, pas heqjes së të gjitha shpenzimeve për instalimin e këtij aparati, ka arritur t’i kursejë një million marka.9

9 Literatur nga Interneti
Literatura

• Xhevat Bakraçi – Menaxhmenti i rrezikut dhe sigurimet Prishtinë 2007
• Ilir Hoti – Industria e sigurimeve dhe menaxhimi i rrezikut Tiranë 2008
• Literatur nga Interneti