Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim


Falënderuar qoftë Allahu! Vetëm Atë lavdërojmë, Atij i kërkojmë ndihmë, falje të gjymaheve
t...
Të drejtuarit nga Kibla

Kur të ngrihesh për t’u falur, o ti musliman, drejtohu nga Kibla kudo që të jesh, për faljen e
na...
Nijeti

Ai që falet duhet patjetër që të bëjë nijetin për namazin që ngrihet të falë, duke e përcaktuar atë
me zemrën e ti...
Vendi ku vendosen duart

Duart vendosen vetëm mbi gjoks, si për burrat edhe për gratë




Nuk lejohet që dorën e djathtë t...
Leximi nga Kurani në namaz

Pastaj i kërkon mbrojtje Allahut nga shejtani i mallkuar, gjë e cila është vaxhib dhe në lënie...
Të lexuarit e Kuranit ngadalë

Suneti është që Kurani të lexohet ngadalë, as shpejt dhe as lodhshëm, por me lexim të qartë...
Të drejtuarit pas rukusë

Pastaj ngre kurrizin nga rukuja duke u drejtuar dhe kjo vepër është prej rukneve të namazit.

Gj...
Duart i vendos paralel me supet.

Dhe ndonjëherë paralel me veshët.

Bërrylat duhet t'i ngresh nga toka detyrimisht (vaxhi...
Gishtat e këmbës së djathtë i përthyen me drejtim nga Kibla.
Lejohet që ndonjëherë të ulesh mbi thembra dhe mbi kurrizin e...
Vetëm se në këtë rekat nuk lexon më duanë e hapjes së namazit.

El-Fatiha
1. Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim
2. Elhamdulil-lah...
Lëvizja e gishit dhe të vështruarit te ai

Gishtat e dorës së djathtë i mbledh të gjitha duke e vendosur gishtin e madh mb...
Teshehudi i fundit dhe mënyra e uljes në të

Pastaj ulesh për teshehudin e fundit dhe që të dy ata (teshehudet) janë vaxhi...
Dhënia e selamit

Pastaj jep selam nga ana e djathtë, gjë e cila është rukn në namaz, deri sa të duket e bardha e
nofullës...
ABDESI

                    Shkëputur nga libri "Fikhu Sunneh"
                             Autor: Sejjid Sabik
          ...
ABDESI


Me abdes nënkuptojmë larjen e fytyrës, duarve, kokës dhe këmbëve me ujë. Më poshtë jepen
hollësitë e mëtejshme:

...
Përmendja e emrit të Allahut në fillim të abdesit

Në fillim themi “Bismilahi Rrahmani Rrahim”. Në lidhje me këtë transmet...
Larja e fytyrës

Ky veprim përfshin larjen e fytyrës një herë nga pjesa e sipërme e ballit deri në pjesën e poshtme
të nof...
Fshirja e veshëve

Sunet është fërkimi i pjesës së brendshme të veshëve me gishtërinjtë tregues dhe i pjesës së
jashtme me...
Ta mësojm..
Ta mësojm..
Upcoming SlideShare
Loading in …5
×

Ta mësojm..

1,627 views

Published on

Published in: Education
0 Comments
2 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total views
1,627
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
3
Actions
Shares
0
Downloads
43
Comments
0
Likes
2
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Ta mësojm..

  1. 1. Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim Falënderuar qoftë Allahu! Vetëm Atë lavdërojmë, Atij i kërkojmë ndihmë, falje të gjymaheve tona dhe tek Ai pendohemi! Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të keqes së veteve dhe punëve tona! Atë të cilin e udhëzon Allahu nuk ka kush ta humbë dhe atë të cilin e humb Allahu, nuk ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër (me të drejtë) përveç Allahut, Një e të Pashoq dhe dëshmoj se Muhamedi është robi dhe i Dërguari i Tij. I shkëputur nga libri: Përmbledhje e formës së namazit të Muhamedit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) që nga Tekbiri fillestar deri në dhënien e Selamit, sikur ta shohësh atë Autor: Muhamed Nasirudin el Albani (Allahu e mëshiroftë!) Përktheu: Bledar Albani Renditja kompjuterike: Bedri Berisha Foto: Janë marrë nga interneti dhe disa nga i rendituri www.rrugetepaqes.net
  2. 2. Të drejtuarit nga Kibla Kur të ngrihesh për t’u falur, o ti musliman, drejtohu nga Kibla kudo që të jesh, për faljen e namazit farz apo sunet. Kjo gjë është prej shtyllave të namazit pa të cilat namazi nuk është i vlefshëm. Është obligim për çdokënd që e sheh Kaben të drejtohet nga ajo në namaz, ndërsa ai i cili nuk e sheh atë dhe ndodhet larg saj, ai duhet të drejtohet në drejtim të saj. Obligueshmëria e të falurit para Sutras dhe të afruarit nga ajo - Lartësia e Sutras Është obligim që të falesh para Sutras, pa pasur dallim nëse falesh në xhami apo jashtë saj, qoftë për të madhin apo për të voglin, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotë: "Mos u fal veçse para një Sutra dhe mos lër askënd që të kalojë para teje (në namaz), e nëse ai ngul këmbë që të kalojë, atëherë sulmoje, sepse me të është karini." D.m.th. shejtani. Distanca nga sutra e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem) dhe vendi ku ai bënte sexhden ishte aq sa kalonte delja, dhe kush vepron kështu, ai është afruar aq sa është obligim Sutra duhet të jetë rreth një apo dy pëllëmbë e ngritur nga toka, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: "Nëse dikush nga ju vendos para vetes një send sa lartësia e shkopi që vendoset pas bishtit të kafshës (që mban samarin), atëherë të falet dhe të mos e e ketë problem se kush kalon pas saj." Lejohet që të falesh drejt një shkopi të ngulur në tokë apo ngjashëm me këtë, drejt pemës, shtyllës, ose drejt një gruaje të shtrirë në krevat e cila është nën mbulesë, ose drejt kafshës edhe nëse është deve. Çfarë e ndërpret namazin Nga rëndësia e vendosjes së Sutras në namaz është se ajo bëhet pengesë mes atij që falet dhe prishjes së namazit të tij: me kalimin para tij, ndryshe nga ai i cili nuk vendos Sutra, namazin e të cilit e pret (prish) kalimi i gruas së rritur, gomari dhe qeni i zi. 1
  3. 3. Nijeti Ai që falet duhet patjetër që të bëjë nijetin për namazin që ngrihet të falë, duke e përcaktuar atë me zemrën e tij, si p.sh. për namazin farz të drekës apo të ikindisë, apo për faljen e suneteve të tyre për shembull. Nijeti është kusht ose shtyllë e namazit, ndërsa të shprehurit e tij me gjuhë është bidat në kundërshtim me sunetin, dhe askush prej bidatçinjve imitues të Imamëve të mëdhenj nuk e kanë thënë këtë gjë (se nijeti shprehet me gojë). Tekbiri fillestar - Ngritja e duarve dhe mënyra e saj Pastaj e hap namazin duke thënë "Allahu Ekber", dhe kjo është shtyllë e namazit, sepse Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: "Çelësi i namazit është pastrami, ndalimi i tij është tekbiri dhe lejimi i tij është selami." Me marrjen e tekbirit ngrihen edhe duart përnjëherë me të, ose para tij ose pas tij. Që të gjitha këto kanë ardhur në sunet. Duart ngrihen duke qenë me gishta të shtrira. Pëllëmbët e duarve i ngre deri në lartësinë e supeve, dhe ndonjëherë i ngre edhe më shumë deri në lartësinë e të butave të veshëve. Ndërsa prekja e të butave të veshëve me gishtin e madh nuk ka bazë në sunet, por për mendimin tim kjo gjë është nga shtytësit e vesveseve. Vendosja e duarve dhe mënyra e saj Pastaj vendos dorën e djathtë mbi të majtën pas marrjes së tekbirit, gjë e cila është prej suneneve të pejgamberëve (alejhimu selam), dhe me këtë ka urdhëruar Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) shokët e tij, dhe nuk lejohet shtrirja e tyre. Dorën e djathtë e vendos mbi shpinën e dorës së majtë, mbi kyçin e saj dhe mbi parakrah. Ndonjëherë e kap dorën e majtë me të djathtën 2
  4. 4. Vendi ku vendosen duart Duart vendosen vetëm mbi gjoks, si për burrat edhe për gratë Nuk lejohet që dorën e djathtë ta vendosësh mbi ijë (në namaz). Frikërespekti dhe shikimi në vendin e sexhdes Kur je në këmbë duhet të shohësh në vendin ku vendos kokën në sexhde. Nuk duhet të kthehesh djathtas e majtas në namaz, sepse kthimi është vjedhje që shejtani i vjedh robit nga namazi i tij. Nuk lejohet që ta ngresh shikimin në qiell (gjatë namazit). Lutja e hapjes së namazit Pastaj e fillon leximin me disa lutje të përcjella nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), dhe ato janë të shumta. Prej tyre është: Subhaneke Allahume ue bihamdike, ---- I Pastër je Ti, O Zoti im nga çdo e metë. ue tebareke ismuke, ------------------------- U shenjtëroftë Emri Yt! ue teala xhedduke, --------------------------- U lartësoftë Krenaria Jote! ue la ilahe gajruke" ------------------------- Nuk ka të adhuruar tjetër (me të drejtë) përveç Teje. Duaja për fillimin e namazit është urdhëruar nga Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) kështu që ajo duhet të bëhet. 3
  5. 5. Leximi nga Kurani në namaz Pastaj i kërkon mbrojtje Allahut nga shejtani i mallkuar, gjë e cila është vaxhib dhe në lënien e saj ka gjynah. Suneti është që herë të thuash: "Eudhu bilahi mine shejtani rraxhim, min hemzihi ue nefkhihi ue nefthihi" I kërkon mbrojtje Allahun nga shejtani i mallkuar, nga nxitja e tij, fryrja e tij dhe nefthi i tij! – Nefthi në këtë rast është poezia e dënuar, negative. Pastaj thua nën zë (pa zë), si në namazet ku Kurani lexohet me zë edhe në ato ku lexohet pa zë: "Bismilahi rrahmani rrahim". Leximi i sures Fatiha Pastaj lexon suren Fatiha plotësisht –ku përfshihet edhe Bismila-ja- dhe leximi i saj (Fatihasë) është rukn (shtyllë) e namazit pa të cilën namazi nuk vlen. Kështu që të huajt (joarabët) e kanë vaxhib që ta mësojnë atë. El-Fatiha 1. Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim 2 Elhamdulil-lahi Rabbil A’lemin 3. Er-Rahmanir-Rahim 4. Maliki jewmid-din 5. Ijjake nea’budu we ijjake neste’in 6. Ih-dinas-siratal mustekim 7. Siratal-ledhine en a’mte a’lejhim, gajril magdubi a’lejhim we led-dal-lin. Suneti është që Fatihaja të lexohet me ndërprerje pas çdo ajeti, duke vepruar kështu: Të thuash: "Bismilahi rrahmani rrahim", pastaj të pushosh, pastaj të thuash: "Elhamdu lilahi rabil alemin", pastaj të pushosh, pastaj të thuash: "Er rrahmani rrahim", e kështu deri në fund të sures. Të lexuarit nga Kurani pas leximti të Fatihasë Është sunet që pas leximti të Fatihasë të lexohet edhe një sure tjetër, ose të disa ajeteve në dy rekatet e para të namazit, madje edhe në namazin e xhenazes. Sure El-Bekare (pesë ajetet e para) Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim 1. Elif-Lam-Mim 2. Dhalikel kitabu la rajbe fihi hudel-lil mut-tekin 3. El-ledhine ju’minune bil gajbi we jukimunes-salate we mim-ma rezaknahum junfikun 4. Wel-ledhine ju’minune bima unzile ilejke we ma unzile min kablike we bil ahireti hum jukinun 5. Ulaike ala hudem-mir-rabbihim, we ulaike humul muflihun. Suneti është që leximi në rekatin e parë të jetë më i gjatë se në rekatin e dytë. (Suret i kam vendosur unë për ti ja lehtesuar lexuesve - shënim nga i rendituri) 4
  6. 6. Të lexuarit e Kuranit ngadalë Suneti është që Kurani të lexohet ngadalë, as shpejt dhe as lodhshëm, por me lexim të qartë gërmë për gërmë dhe duke e zbukuruar leximin me zërin tënd. Mund ta këndosh Kuranin brenda kufijve të rregullave të njohura në texhvid, por nuk lejohet ta këndosh atë sipas melodive të shpikura dhe as sipas rregullave të muzikës. Rukuja –përkulja e kurrizit Pasi mbaron së lexuari, pushon pak sa të marrësh frymë. Pastaj ngre duart si në formën e përmendur më parë në tekbirin fillestar. Thua "Allahu Ekber", gjë e cila është vaxhib të thuhet. Pastaj përkulesh në ruku deri sa gjymtyrët të zenë vend dhe secila prej tyre të qetësohet, dhe kjo është rukn (shtyllë në namaz). Forma e rukusë Duart i vendos mbi gjunjë dhe i mbështet mirë mbi to me gishtat e duarve të hapura sikur shtrëngon gjurin, dhe e gjitha kjo është vaxhib në namaz. Shpinën e shtrin dhe e drejton sa që sikur të hidhej ujë mbi shpinë, të qëndronte mbi të. Kjo është vaxhib në namaz. Koka nuk ulet dhe as nuk ngrihet por mbahet në një nivel me trupin. Bërrylat i largon nga ijet. Dhe duke qenë në ruku thua: "Subhane rabiel adhim", tre ose më shumë herë Nuk lejohet që në ruku apo në sexhde të lexohet nga Kurani. 5
  7. 7. Të drejtuarit pas rukusë Pastaj ngre kurrizin nga rukuja duke u drejtuar dhe kjo vepër është prej rukneve të namazit. Gjatë të drejtuarit thua: "SemiAllahu limen hamideh" –Allahu e dëgjon atë që e falënderon Atë. Kjo vepër është nga vaxhibet e namazit. Gjatë të drejtuarit ngre duart në formën e përshkruar më parë. Pastaj qëndron drejt i qetë deri sa çdo pjesë e trupit të shkojë në vendin e vet, dhe kjo është rukn në namaz. Në këtë drejtqëndrim thua: "Rabbena ue lekel hamd" – O Zoti ynë! Ty të takon lavdërimi. Kjo gjë është vaxhib për çdokënd që falet, qoftë edhe për imamin sepse ky dhikër është trëndafili i drejtqëndrimit, ndërsa thënia "SemiAllahu limen hamideh" është trëndafili i ngritjes nga rukuja. Sexhdja - Rënia në sexhde Pastaj thua: "Allahu ekber", gjë e cila është vaxhib. Pastaj bie në sexhde mbi duar duke i vendosur ato para gjunjëve, gjë me të cilën ka urdhëruar Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem), është vërtetuar nga vepra e tij dhe ai ka ndaluar nga të ngjasuarit me uljen e devesë, e cila ulet mbi gjunjët e përparme. Kur bën sexhden, gjë e cila është rukën në namaz, mbështetesh mbi pëllëmbët e duarve dhe i hap ato. Në sexhde thua: "Subhane rabiel eala" –I Lartëmadhëruar është Zoti im, më i Larti, tre ose më shumë herë Ndërsa gishtat e duarve i bashkon me njëri-tjetrin. Duke i drejtuar nga Kibla. 6
  8. 8. Duart i vendos paralel me supet. Dhe ndonjëherë paralel me veshët. Bërrylat duhet t'i ngresh nga toka detyrimisht (vaxhib) dhe nuk duhet t'i mbështesësh në tokë ashtu siç bën qeni Hundën dhe ballin i mbështet mirë në tokë, dhe kjo është rukn në namaz. Po kështu edhe gjunjtë i mbështet mirë në tokë. Po kështu edhe majat e gishtave të këmbëve. Këmbët i mban drejt (mbi majat e gishtave), dhe të gjitha këto janë vaxhib në namaz. Majat e gishtave të këmbëve i përthyen me drejtim nga Kibla. Thembrat e këmbëve i bashkon me njëra-tjetrën. Është e pëlqyeshme që gjatë të qenurit në sexhde të bësh sa më shumë lutje, pasi që ajo është vend i përgjigjes së lutjes. Sexhden e zgjat afërsisht sa zgjatja e rukusë, siç e thamë më sipër. Lejohet që sexhdja të bëhet në tokë, ose mbi ndonjë mbulesë mes tokës dhe ballit qoftë rrobë, sixhade, hasir e ngjashëm me këto. Nuk lejohet që në sexhde të lexosh Kuran. Mënyrat e të qëndruarit ulur mes dy sexhdeve Pastaj ngre kokën duke thënë "Allahu Ekber", gjë e cila është vaxhib. Ndonjëherë ngre edhe duart gjatë ngritjes (nga sexhdja). Pastaj ulesh i qetë deri sa të gjitha eshtrat e trupit të zënë vend, gjë e cila është rukn në namaz. Këmbën e majtë e shtrin mbi shpinën e saj dhe ulesh mbi të. Kjo është vaxhib. Ndërsa këmbën e djathtë e mban të drejtuar. 7
  9. 9. Gishtat e këmbës së djathtë i përthyen me drejtim nga Kibla. Lejohet që ndonjëherë të ulesh mbi thembra dhe mbi kurrizin e këmbëve. …mund të thuash: "Rabbi igfirli, rabbi igfirli". Këtë qëndrim e zgjat afërisht sa të qëndruarit në sexhde. Sexhdja e dytë Pastaj thua "Allahu ekber", gjë e cila është vaxhib. Pastaj bën sexhden e dytë e cila është gjithashtu rukn në namaz. Dhe vepron në të ashtu si në sexhden e parë. Ulja e pushimit Kur ngre kokën nga sexhdja e dytë dhe don të ngrihesh për rekatin e dytë, merr tekbir (thua "Allahu ekber"), gjë e cila është vazhib në namaz. Para se të ngrihesh në këmbë, pushon duke u ulur mbi këmbën e majtë deri sa çdo eshtër të zerë vend. Rekati i dytë Pastaj ngrihesh duke u mbështetur në tokë me duart të bëra grusht ashtu si i bën gatuesi i brumit, dhe kjo është rukn në namaz (ngritja në rekatin e dytë). 8
  10. 10. Vetëm se në këtë rekat nuk lexon më duanë e hapjes së namazit. El-Fatiha 1. Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim 2. Elhamdulil-lahi Rabbil A’lemin 3. Er-Rahmanir-Rahim 4. Maliki jewmid-din 5. Ijjake nea’budu we ijjake neste’in 6. Ih-dinas-siratal mustekim 7. Siratal-ledhine en a’mte a’lejhim, gajril magdubi a’lejhim we led-dal-lin. Sure Ihlas Bismil-lahir-Rahmanir-rahim 1. Kul Hu WAllahu ehad 2. All-llahus-samed 3. Lem jelid we lem juled 4. We lem jekul-lehu kufu wen ehad Pastaj vepron në të ashtu si në rekatin e parë. Rekatin e dytë e zgjat më pak se të parin. Të qëndruarit ulur për thënien e teshehudit Pas përfundimit të rekatit të dytë, qëndron ulur për të thënë teshehudin, i cili është vaxhib. Gjatë teshehudit qëndron ulur ashtu si e shpjeguam më sipër në qëndrimin mes dy sexhdeve. Por në këtë rast nuk lejohet të ulurit mbi thembra. Pëllëmbën e dorës së djathtë e vendos mbi kofshën dhe gjurin e djathtë dhe të, duke qenë se fundi i bërrylit të djathtë te vendoset mbi kofshë dhe mos ta largosh nga kofsha. Po kështu dorën e majtë e vendos mbi kofshën dhe gjurin e majtë. 9
  11. 11. Lëvizja e gishit dhe të vështruarit te ai Gishtat e dorës së djathtë i mbledh të gjitha duke e vendosur gishtin e madh mbi gishtin e mesëm. Dhe ndonjëherë formon rreth me ato dy. Me gishtin tregues bën shenjë nga Kibla. Dhe e hedh shikimin tek ai. E lëviz gishtin tregues dhe bën lutje gjatë lëvizjes së tij nga fillimi në fund të teshehudit. Ndërsa gishtin e dorës së majtë nuk e ngre. Këto i vepron në të gjitha teshehudet Shprehja e teshehudit dhe duaja pas tij Teshehudi është vaxhib dhe nëse e harron, duhet të bësh dy sexhdet e harresës. Teshehudin e thua nën zë. Shprehja e teshehudit është kështu: Et tehijatu lilthi, ues salavatu uet tajjibatu, es selamu alan nebiji ue rahmetullahi ue berekatuhu. Es selamu alejna ue ala ibadilahi es salihin. Esh hedu en la ilahe ilallah, ue esh hedu enne Muhammeden abduhu ue rasuluhu. Pastaj dërgon salavat mbi Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) duke thënë: Allahumme sali ala Muhamedin ue ala ali Muhamed kema salejte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahim, inneke hamidun mexhid. Allahumme barik ala Muhamedin ue ala ali Muhamed kema barekte ala Ibrahime ue ala ali Ibrahim, inneke hamidun mexhid. Pastaj në këtë teshehud zgjedh çfarë të pëlqen prej duave të përcjella për këtë dhe i lutesh Allahut me to. Rekati i tretë dhe i katërt Pastaj merr tekbir, gjë e cila është vaxhib. Bashkë me tekbirin ngre edhe duart ndonjëherë. Pastaj ngrihesh për rekatin e tretë, i cili është rukn ashtu si edhe ai pas tij. Po kështu vepron edhe kur ngrihesh për rekatin e katërt. Por para se të ngrihesh në rekatin e katërt duhet të qëndrosh ulur mbi këmbën e majtë aq sa çdo gjymtyrë të zërë vendin e vet. Pastaj ngrishesh duke u mbështetur mbi duar, ashtu siç vepron kur ngrihesh për rekatin e dytë. 10
  12. 12. Teshehudi i fundit dhe mënyra e uljes në të Pastaj ulesh për teshehudin e fundit dhe që të dy ata (teshehudet) janë vaxhib në namaz. Vepron në të ashtu si në teshehudin e parë. Përveç se në këtë teshehud ulesh në atë mënyrë që kofsha dhe e ndenjura e majtë vendoset mbi tokë, ndërsa të dyja këmbët i nxjerrë nga njëra anë, duke e futur këmbën e majtë nën kërcirin e këmbës së djathtë. Ndërsa këmbën e djathtë e mban të drejtuar (të ngritur). Ndonjëherë lejohet që ta shtrish edhe atë me kurriz në tokë. Me dorën e majtë kap gjurin e majtë dhe mbështetesh mbi të. Obligueshmëria e të dërguarit salavat mbi Pejgamberin dhe të kërkuarit e mbrojtjes së Allahut për katër gjëra Në këtë teshehud është vaxhib që të dërgosh salavat mbi Pejgamberin (salallahu alejhi ue selem), disa prej shprehjeve të së cilit i përmendëm në teshehudin e parë. Si dhe t'i kërkosh mbrojtje Allahut nga katër gjëra: Allahume inni eudhu bike min adhabi xheheneme ue min adhabil kabr, ue min fitnetil mehja uel memati, ue min sherri fitneti el mesiti ed dexhal. O Zot! Të kërkoj mbrotje nga dënimi i xhehenemit, nga dënimi i varrit, nga sprova e jetës dhe e vdekjes dhe nga sprova e dexhalit! Lutjet para dhënies selam: Pastaj lutesh për veten tënde me çfarë të dëshirosh prej lutjeve të ardhura në Kuran dhe në Sunet, të cilat janë të shumta e të mira. Nëse nuk di asnjë prej atyre lutjeve, lutesh me çfarë ta kesh më lehtë për gjëra që të bëjnë dobi në dynja dhe në ahiret. 11
  13. 13. Dhënia e selamit Pastaj jep selam nga ana e djathtë, gjë e cila është rukn në namaz, deri sa të duket e bardha e nofullës së djathtë. Pastaj jep selam nga ana e majtë deri sa të duket e bardha e nofullës së majtë, qoftë edhe në namazin e xhenazes. Imami duhet ta ngrejë zërin me dhënien e selamit, me përjashtim të namazit të xhenazes. "Es selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu"; nga ana e djathtë, dhe "Es selamu alejkum ue rahmetullah"; nga ana e majtë. Vëlla mysliman! Kjo është ajo që m'u mundësua nga përmbledhja e formës së namazit të Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), duke u përpjekur që ta afroj dhe ta lehtësoj atë për ty, ,e qëllim që ta kesh të qartë dhe ta përfytyrosh në mendjen tënde njësoj sikur ta shohësh me sytë e tu. N.q.s ti falesh ashtu si ta përshkrova prej namazit të Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), unë shpresoj nga Allahu i Madhëruar që ta pranojë atë prej teje, sepse në këtë rast ti ke praktikuar me të vërtetë fjalën e Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem): "Faluni siç më shihni mua të falem." Pas kësaj, ti nuk duhet të harrosh përkujdesjen për prezentimin e zemrës dhe frikërespektit në namaz, gjë e cila është qëllimi më i madh nga të qëndruarit e robit para Allahut të Madhëruar në namaz. Në varësi të realizimit në veten tënde të këtyre që të përshkrova prej frikërespektit dhe imitimit të namazit të Pejgamberit (salallahu alejhi ue selem), do të korrësh frytet e shpresuara të cilat i ka përmendur Zoti ynë i Madhëruar në Fjalën e Tij: "Vërtet që namazi ndalon nga shthurja dhe e keqja." Në mbyllje: Lus Allahun e Madhëruar që ta pranojë prej nesh namazin tonë dhe të gjitha veprat e mira, dhe të na i rezervojë shpërblimet e tyre për në Ditën kur ta takojmë Atë: "Ditë në të cilën nuk bën dobi as pasuria dhe as fëmijët, përveç atij i cili shkon tek Allahu me zemër të pastër." Lavdëruar qoftë Allahu, Zoti i botëve! 12
  14. 14. ABDESI Shkëputur nga libri "Fikhu Sunneh" Autor: Sejjid Sabik Përkthyer nga një grup përkthyesish Nxjerrja e Haditheve: Bledar Albani “O ju që keni besuar! Kur çoheni për të falur namazin, lani fytyrën dhe krahët tuaj deri në bërryla dhe fërkoni kokën dhe këmbët tuaja deri tek nyjet”. (El Maide: 6) 13
  15. 15. ABDESI Me abdes nënkuptojmë larjen e fytyrës, duarve, kokës dhe këmbëve me ujë. Më poshtë jepen hollësitë e mëtejshme: Abdesi është pjesë e ligjit islam. Kjo vërtetohet nga tre burimet kryesore të ligjit islam: (1) Kurani Allahu thotë në Kuran: “O ju që keni besuar! Kur çoheni për të falur namazin, lani fytyrën dhe krahët tuaj deri në bërryla dhe fërkoni kokën dhe këmbët tuaja deri tek nyjet”. (El Maide: 6) (2) Suneti Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Allahu nuk e pranon namazin e atij njeriu, cili e prish abdesin e tij, derisa të marrë përsëri”. Transmeton Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi dhe Tirmidhiu. (3) Konsensusi (vendimi unanim i të gjithë dijetarëve) Mbi ligjshmërinë e abdesit ekziston një qëndrim unanim mes muslimanëve që nga koha e Pejgamberit (a.s.) e deri në ditët tona. Me këtë hyn në kategorinë e çështjeve fetare, të cilat domosdoshmërisht janë të njohura. Vlerat e abdesit Shumë hadithe shprehin të mirat që përfshin në vetvete abdesi. Ne do të përmendim vetëm disa prej tyre: Abdullah Es-Sunabihij transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kur robi Allahut merr abdes dhe e lan gojën e tij, prej saj bien veprat e këqija. Kur ai e shpëlan hundën e tij, prej saj dalin mëkatet. Kur ai lan fytyrën, veprat e këqija bien prej saj, derisa dalin dhe nga nënvetullat e tij. Kur ai lan duart e tij, veprat e këqija bien prej tyre, derisa dalin nën thonjtë e tij. Kur ai e fërkon kokën, bien mëkatet nga koka e tij derisa dalin edhe nga veshët. Kur ai lan këmbët e tij, veprat e këqija bien prej tyre, derisa dalin edhe nga thonjtë e këmbëve. Pastaj e ecura për në xhami dhe namazi i tij do të jenë shpërblim shtesë për të (mbi shpërblimin e abdesit)”. Transmeton Maliku, Nesaiu, Ibën Maxhe dhe Hakimi. Qëllimi (Nijeti) Omeri transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Veprat shpërblehen sipas qëllimit (që qëndron pas tyre) dhe çdokush do ta marrë atë që ka synuar”. 1 E transmeton “Grupi”. Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesai, Ibën Maxheh, Ahmedi. 14
  16. 16. Përmendja e emrit të Allahut në fillim të abdesit Në fillim themi “Bismilahi Rrahmani Rrahim”. Në lidhje me këtë transmetohen disa hadithe të dobëta, të cilat kur tubohen së bashku e shtojnë besueshmërinë e tyre. Vetvetiu përmendja e emrit të Allahut në fillim është një çështje e mirë dhe përgjithësisht llogaritet e ligjshme. Fillimi i çdo veprimi me anën e djathtë Ebu Hurejra (r.a.) transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kur visheni apo merrni abdes, filloni me anën tuaj të djathtë”. Transmeton Ahmedi, Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu. Larja e duarve tre herë në fillim Një gjë e tillë bazohet në hadithin e Aus ibën Aus El Thekafiut, i cili ka thënë: “E pashë të Dërguarin e Allahut që po merrte abdes dhe ai i lau duart e tij tre herë”. Transmeton Ahmedi dhe Nesaiu. Shpëlarja e gojës tre herë Lakit ibën Sabra transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Kur të marrësh abdes, shpëlaje gojën!” Transmeton Ebu Daudi dhe Bejhakiu. Larja e hundës (tre herë) Ebu Hurejra transmeton se Profeti (a.s.) ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush merr abdes, ai duhet të thithë ujin nga vrimat e hundës së tij dhe pastaj ta shfryjë atë”. Transmeton Buhariu, Muslimi dhe Ebu Daudi. Po ashtu, është sunet futja e ujit në vrimat e hundës me dorën e djathtë dhe shfryrja e tij me të majtën. 15
  17. 17. Larja e fytyrës Ky veprim përfshin larjen e fytyrës një herë nga pjesa e sipërme e ballit deri në pjesën e poshtme të nofullës, si dhe nga njëri vesh tek tjetri. Kalimi i gishtërinjve nëpër mjekër Othmani (r.a.) transmeton se i Dërguari i Allahut e krehte mjekrën me gishtërinjtë e tij. Transmeton Ibën Maxhe dhe Tirmidhiu, i cili e ka klasifikuar atë si hadith të vërtetë. Enesi (r.a.) ka thënë se kur i Dërguari i Allahut merrte abdes, ai merrte një grusht ujë, e hidhte atë poshtë nofullës dhe e kalonte nëpër mjekrën e tij. Për këtë ai thoshte: “Kështu më ka urdhëruar Zoti im i Lartmadhëruar”. Transmeton Ebu Daudi, Bejhakiu dhe Hakimi. Larja e krahëve deri tek bërrylat Bërrylat duhet të lahen, pasi Profeti (a.s.) e ka bërë një gjë të tillë, pra larjen e krahëve deri në bërryla. Edhe dy nyjat e bërrylave janë pjesë që duhet të lahen, ngase nuk transmetohet se ai nuk i ka larë. Fshirja e kokës (mes’hi) Kjo nënkupton fshirjen e kokës me dorë të lagur. Nuk është e mjaftueshme vetëm vendosja e dorës në kokë apo prekja e saj me gishta të lagur. Kuptimi i fjalëve kuranore, “...dhe fshini kokat tuaja...”, nuk do të thotë se e gjithë koka duhet të fshihet. Por nga ajeti kuranor kuptohet se, nëse një pjesë e kokës fshihet, kjo mjafton për t’u kryer detyrimi. Fshirja e gjithë kokës Abdullah ibën Zejdi transmeton se Profeti (a.s.) e fshinte të gjithë kokën me duart e tij të lagura. Ai fillonte me pjesën e përparme të kokës, pastaj me të pasmen dhe pastaj i kthente përsëri duart e tij tek pjesa e përparme ku filloi. E transmeton “Grupi”. Buhariu, Muslimi, Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesai, Ibën Maxheh. 16
  18. 18. Fshirja e veshëve Sunet është fërkimi i pjesës së brendshme të veshëve me gishtërinjtë tregues dhe i pjesës së jashtme me gishtërinjtë e mëdhenj të duarve. Uji i përdorur për mes’hin e kokës përdoret gjithashtu edhe për veshët, pasi veshët janë pjesë e kokës. El Mikdam ibën Madikerib transmeton se Profeti (a.s.), kur merrte abdes, e fërkonte kokën dhe veshët nga brenda dhe jashtë. Ai gjithashtu i vendoste gishtat e tij në pjesën e brendshme të veshit. Transmeton Ebu Daudi dhe Et- Tahaui. Larja e këmbëve, e thembrave dhe zogu i këmbës Ibn Umeri ka thënë: “Në një nga udhëtimet tona, Profeti (a.s.) mbeti pas nesh. Ne e vonuam namazin e iqindisë dhe më pas ai na arriti. Ne filluam të merrnim abdes dhe po merrnim mes’h mbi këmbët tona, kur Profeti (a.s.) thirri me zë të lartë: “Mjerë thembrat nga zjarri i xhehnemit (duke e përsëritur këtë gjë dy apo tre herë)”. E transmeton Buhariu dhe Muslimi. Abdurrahman ibën Ebi Lejla thotë: “Shokët e Pejgamberit (a.s.) janë të një mendimi përsa i përket domosdoshmërisë së larjes së thembrave”. Duája pas abdesit Omeri (r.a.) transmeton se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Nëse ndonjëri prej jush merr abdes dha pastaj thotë: “Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, Një, i Vetëm e i pa shok dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij”, do të hapen për të tetë dyert e xhenetit dhe ai mund të hyjë në të nga cila derë të dëshirojë”. Muslimi, Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesai, Ibën Maxheh, Ahmedi. 19 rabi' II 1431 4 prill 2010 Elhamdulil-lahi Rabbil Alemin 17

×