Krizat ek. kriza ne shqiperi ligj.9

  • 646 views
Uploaded on

 

  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Be the first to comment
    Be the first to like this
No Downloads

Views

Total Views
646
On Slideshare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
0

Actions

Shares
Downloads
19
Comments
0
Likes
0

Embeds 0

No embeds

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
    No notes for slide

Transcript

  • 1. Prof.dr. Myrvete Badivuku-Pantina Lenda: KRIZAT EKONOMIKE Ligj. 9
  • 2. Kriza financiare në Shqipëri – piramidat financiare shqiptare Në vitin 1997 ekonomia, financat, por edhe gjithë shteti e shoqëria shqiptare njohën një nga krizat më të renda të historisë së tyre.  Disa qindra mijëra njërez që humbën tërësisht paratë e tyre, miliarda dollarë të përpirë nga një sistem firmash rentiere të tipit Ponzi, një shtet i tërë i paralizuar dhe pjesa dërmuese e popullsisë në revoltë,  ushtri dhe polici totalisht e shkatërruar dhe miliona armë në duart e popullsisë 
  • 3. me mijëra të vrarë e të plagosur, pa qenë asnjëherë e qartë se kush ishte realisht ‘armiku’,  dhjetëra mijëra shqiptarë u larguan si refugjatë drejt Italisë, Greqisë, etj.  U desh nderhyrja e trupave të huaja ushtarake, kryesisht italiane, që vendi ‘të qëtësohej’ dhe të rifillonte jetën dhe aktivitetin normal.  Gjatë periudhës 1992-96, Shqipëria arriti të kontrollonte inflacionin e saj galopant të fillimit të periudhës post – socialiste, rriti në mënyre konstante PBB, zvogëloi papunësinë, përmirësoi deficitin buxhetor, 
  • 4. adaptoi regjimin e këmbimit të lirë të monedhës, ndërtoi një sistem bankar më dy nivele duke garantuar funksionimin e një Banke Qëndrore të pavarur, liberalizoi tregtinë dhe cmimet  Falimentimi i firmave piramidale financiare në fillim të 1997 e ‘hodhi në erë’ këtë situatë pozitive.  Argumenti themelor që tentonte të shpjegonte arsyen e përhapjes kaq të madhe të skemës Ponzi në Shqipëri ishte ‘kombinimi i efekteve të politikave monetare restriktive, 
  • 5.  mungesës se instrumenteve e institucioneve të rregullimit të tregut, hyrjes masive të kapitaleve dhe dobësive të qeverisjes’
  • 6. Cilat janë arsyet kryesore që përgaditën terrenin për lulëzimin e skemave piramidale Ponzi në Shqipëri? Regjimet financiare të tipit Ponzi gjejnë terren të përshtatshëm falë kombinimit të disa faktorëve:  politikave: monetare të shtërnguara,  hyrjes masive të kapitaleve kryesisht në formën e investimeve dhe transfertave të emigracionit,  dobësitë e bankave publike dhe tregjeve financiare të cilat ju lënë shumë hapesire e lehtësi ndërmjetësve financiarë informalë 
  • 7. Në mënyre që të realizonte objektivat themelore të reformimit të sistemit financiar në bazë të marrëveshjes më FMN-ën, Banka e Shqipërise dhe Ministria e Financave vepruan: në drejtim të shtërngimit të politikes monetare dhe buxhetore duke bëre që gjatë periudhës 1992-95 të kishte një ulje të konsiderueshme të ekspansionit të kredisë,  të shpenzimeve publike,  një zvogëlim të agregatit monetar në raport më PBB si dhe  vështëresi në licencimin dhe fillimin e aktiviteteve bankare tregtare private. 
  • 8. Kështu psh. gjatë 1992-93 subvencionet për ndërmarrjet publike u zvogëluan nga 16% në 2% në raport më PBB,  rritja e masës monetare u reduktua ndjeshëm, pagat reale u zvogëluan me 26%,  sektori publik u reduktua në 2/3 e efekteve të tij, etj.  Edhe bursa e Tiranës që mund të ishte një element i rëndësishëm në qarkullimin formal të kapitaleve u hap zyrtarisht në maj të vitit 1996, por u tregua mjaft e dobët në tërheqjen dhe qarkullimin e kapitaleve në funksion të zhvillimit 
  • 9. Këto ‘shtërngime’ si dhe mungesa e lindjes dhe zgjerimit të ndërmjetësuesëve financiarë normal për tregjet financiare, bëri që të lindte një sektor financiar jo formal shumë i madh.  Kërkesa dhe orientimi masiv drejt këtij tregu joformal erdhi nga tre burime kryesore: 1. gjatë periudhës 1991-96 mbi 400.000 shqiptare ose rreth 12% e popullsise emigroi në masë në Greqi dhe Itali, duke derguar në vend në formë në remitancave shuma kolosale parash që arrinin deri në 15-20% të PBB. Vlerësohet se gjatë kësaj periudhe hynë në Shqipëri mbi 1 miliard dollarë në këtë rrugë 
  • 10. 2. efekti i madh financiar dhe i sasive të konsiderueshme të dollarëve apo markave gjermane që hynë në Shqipëri si pasojë e kontrabandës se kurbaranteve që shumë shqiptarë bënin me vendet e ish – Jugosllavise të cilat në këtë përiudhe lufte midis ish – republikave jugosllave i nënshtroheshin regjimit të embargos ndërkombëtare për karburantët.  Shuma e tyre llogaritet në rreth 500-600 milionë dollarë.
  • 11. 3.Në këto vite Shqipëria përfitoi sasi të mëdha parash në formë të ndihmës se huaj duke u renditur si vendi i parë për sasinë e ndihmave financiare për banor në raport më të gjithe vendet e Evropes qëndrore dhe lindore. E gjithe kjo pati një efekt të dukshëm tek niveli i të ardhurave dhe kursimeve të shumë shqiptarëve duke krijuar teprica të cilat mund të përdoreshin kollaj në tregun informal.
  • 12.  Në kushtet kur tregu formal i kredisë dhe mundësitë legale për investime ishin pothuajse të ‘tharë’, ndërkohë që tregu informal ishte ‘plot me para’, fillimisht pronarët e bizneseve të ndryshme dhe më vonë qytetarët e thjeshtë ju drejtuan këtij tregu për plotësimin e nevojave dhe deshirës se tyre për investime apo fitime
  • 13. Në ‘ndihmë’ të kesaj kërkese erdhën mënjëherë disa ‘fondacione bëmirëse’ apo ‘kompani investuese’ të cilat pranonin depozita, jepnin kredi si dhe ofronin interesa marramëndese për depozitat të cilat shkonin nga 10-50% në muaj. Emra  si ‘Sudija’, ‘Vefa’, ‘Xhaferi’, Populli’, ‘Kamberi’, Gjallica’, etj, u bën menjëherë emrat më familjarë për shqiptarët.  Gjatë 4-5 viteve të ekzistencës se tij ky sektor financiar informal u tolerua dukshëm nga autoritetet financiare shqiptare dhe ndërkombëtare 
  • 14. Kompania ‘Vefa’ u angazhua në sferën e tregtisë, turizmit, transportit dhe industrisë agro-ushqimore; ‘Gjallica’ në tregti, infrastrukturë, mjekësi dhe turizëm;’Kamberi’ në industrinë agroushqimore dhe turizëm, etj.  Fondacionet ‘bëmirëse’ realizuan gjithashtu investime në turizem, pasuri patundshmerish, ndërtim, qendra tregtare, karburantë, komplekse zyrash, etj 
  • 15.  Megjithëse disa prej kompanive financiare vepronin si banka, aktiviteti i tyre financiar nuk i nënshtrohej ligjit dhe supervizionit bankar apo detyrimeve për licencë zyrtare, por konsiderohej thjesht si ‘marrëveshje e përbashkët ndërmjet një huadhënësi dhe një huamarrësi’ ashtu siç parashikohej nga Kodi Civil i Shqipërisë.