1. BURIMET TË TJERA TË DETYRIMEVEBurimet tjera të detyrimeve janë   1.   Fitimi i pa bazë;   2.   Pagimi pa pasur borxh;  ...
Nënkuptohet ai veprim kur dikush i pagua dikujt një shumë të caktuar pa ia     pasur borxh;     Borxhi në këtë raport nuk ...
Kryerja e punëve të huaja dallon nga fitimi i pa bazë pasi këtu elementi i      vetëdijes dhe interesit është i qartë;    ...
Dikush kryen punë në llogari të huaj;     Konsiderohet si përzierje në punët e huaja;     Nganjëherë kjo në praktikë edhe ...
LETRAT ME VLERË  1. Kuptimi i letrave me vlerë;     Me lëshuarën e tyre në qarkullim krijojnë detyrime me shprehjen e     ...
Roli i letrave më vlerë në të drejtën biznesore dhe biznesin në përgjithësiështë shumë i madh;Letrat me vlerë janë dokumen...
Një letër me vlerë për të shërbyer si dokument i bazuar      me ligjin duhet t’i plotësojë disa karakteristika të      dom...
2. LLOJET E LETRAVE ME VLERË      Ndarjen e letrave me vlerë zakonisht ndahet sipas kriterit të bartësve të tyre;      Të ...
= Letrat me vlerë sipas urdhrit janë ato letra ku;      Krijojnë lehtësira në sferën e qarkullimit ekonomik – juridik;    ...
- Shenja legjitimuese mund të jenë p.sh:= shenjat e gardërobave;= shenjat e mallrave;= shenja të caktuara – numra etj;    ...
Gjithashtu edhe kreditori e ka të drejtën që nga debitori të kërkojë    përmbushjen e obligimit civil – juridik;    Nëse k...
Dënimi kontraktor parashihet në tekstin e kontratës si klauzolë e veçantë ose    si aneks i kontratës;    Dënimi kontrakto...
Në shumicën e rasteve kreditori i ndërmerr masat që ta detyrojë debitorin që     t’i përbush detyrimet e caktuara ligjore ...
   Kur detyrimi i debitorit përbëhet nga ndonjë veprim i                        caktuar;                       Kryerja e...
Cesioni është punë juridike që kryrehet me pajtimin e kreditorit të ri me  kreditorin e vjetër;  Për këtë pajtim duhet të ...
Kreditori nuk ka interes që të pranojë debitorë të cilët nuk kanë aftësi  financiare që t’i përmbushin detyrimet;  Marrësi...
Asignacioni ka rëndësi të madhe në punët e biznesit sepse është instrumentshumë i rëndësishëm të transaksionet e pagesave ...
përmbusha e detyrimeve është mënyra më e natyrshme e realizimit të      premtimeve nga ana e debitorit;      Numri më i ma...
Rastet e depozitimit të sendit ose objektit të detyrimit me anë të gjyqit       zakonisht bëhen në këto raste;  1.   Kur k...
3. Të ekzistojë marrëdhënia që, edhe kreditore e edhe debitori të kenë borxhe e      edhe kërkesa për pagimin e borxhit re...
Kjo punë juridike behët me anë të kontratës në mes të kreditorit dhe të     debitorit;     Në vend të ndonjë detyrimi ekzi...
2.6. Shuarja e detyrimeve në bazë të skadimit të kohës;      Të gjitha punët juridike janë të lidhura për një afat të cakt...
Parashkrimi do të thotë humbje e mundësisë juridike qe me anë të padisë të       realizohen kërkesat;       Parashkrimi fi...
Natyrisht, me shkaktimin e dëmit cenohet pasuria e dikujt;     Edhe dispozitat ligjore e parashohin detyrimin që askush të...
Përgjegjësia deliktore – jashtkontraktuese paraqet:   o   Veprim të pa lejuar i cili i ka shkaktuar dëm dikuj tjerër;   o ...
o   Të përgjegjësia deliktore – jashtkontraktuese nuk lejohet kufizimi i       veprimeve me marrëveshje dhe përjashtimi ng...
Përgjegjësia e disa subjekteve për përgjegjësinë e personit të tretë i cili ju kashkaktuar dëm personave të tjerë;        ...
PËRGJEGJËSIA PËR TJETRINNë drejtësi në parim secili është përgjegjës për veprimet e veta lidhur medëmin e shkaktuar;Mirëpo...
   Që të ekzistojë përgjegjësia e prindërve duhet që të                    plotësohen këto kushte:Që dëmin ta ketë shkakt...
PËRGJEGJËSIA PËR DËMIN QË I SHKAKTON SENDI I RRËZIKSHËM            APO VEPRIMTARIA E RREZIKSHME    Jeta e përditshme ka sh...
Si përgjegjësi të tilla njihen:   o   Përgjegjësia që mund të ndodhë nga fatkeqësia automobilistike;   o   Përgjegjësia pë...
Zakonisht manifestimet i organizojnë organizatat e caktuara;Këta mund të jenë grupet e ndryshme muzikore, kulturore, sport...
PËRGJEGJËSIA E MË SHUMË PËRSONAVE PËR TË NJËJTIN DËMË           o   Është rregull që vetëm subjekti i caktuar të marr përg...
Over mijArmand KrasniqiMijn volledige profiel weergeven
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×

Burimet të tjera të detyrimev1

2,377

Published on

Published in: Education
0 Comments
2 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total Views
2,377
On Slideshare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
0
Actions
Shares
0
Downloads
50
Comments
0
Likes
2
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Burimet të tjera të detyrimev1

  1. 1. 1. BURIMET TË TJERA TË DETYRIMEVEBurimet tjera të detyrimeve janë 1. Fitimi i pa bazë; 2. Pagimi pa pasur borxh; 3. Kryerja e punëve të huaja pa porosi – autorizim; 4. Shprehja e një anshme e dëshirës;3.1. FITIMI I PA BAZË Ekziston parimi se askush nuk duhet të pasurohet në dëm të tjetrit; Fitimi pa bazë juridike nënkuptohet transferimi i pasurisë i cili nuk ka asnjë bazë legale – juridike; Ky pasurim nënkupton transferimin e pasurisë sepse detyrimi inkasohet nga subjekti i varfër në llogari të te pasurit; Kjo nënkupton se nuk lejohet qe nga të personat e varfër të pasurohet dikush tjetër që është i pasur; Që të ekzistojë baza juridike për fitimit pa bazë duhet të ekzistojnë këto fakte: o Ekzistimi i begatimit i cili është i manifeshtueshëm; o Ekzistimi i varfërimit ; o Mungesa e bazës juridike;3.2. PAGIMI PA PASUR BORXH
  2. 2. Nënkuptohet ai veprim kur dikush i pagua dikujt një shumë të caktuar pa ia pasur borxh; Borxhi në këtë raport nuk ka ekzistuar; Që të krijohet një rast i këtillë në praktikë duhet që të plotësohen këto kushte: 1. Që të jetë kryer ndonjë veprim me qëllim të përmbushjes së ndonjë obligimi (që në realitet nuk ekziston); 2. Që ky veprim të jetë materializuar edhe në praktikë; dhe 3. Që personi i caktuar ta ketë bërë pagesën e borxhit (i cili fare nuk ka ekzistuar) sepse ka qenë i hutuar gjatë kryerjes së këtij veprimi. Pagesa e borxhit natyrisht se këtu behët pa u plotësuar kushtet bazike për pagesën e borxhit; Borxh i pa bazë llogaritet edhe nëse ai më parë ka qenë dashur të përmbushet por më vonë kanë pushuar arsyet që të përmbushët dhe për këtë nuk ka qenë në dijeni debitori. Ai ka të drejtë t’i kërkojë kthimin e mjeteve; Subjekti i cili e ka paguar borxhin ka të drejtë që t’i rikthejë mjetet e paguara gabimisht; I pasuruari ka detyrimin e kthimit të sendit ose të kompensimit të tij nëse vërtetohet se nuk ekziston baza juridike; Lloj i pasurimit pa bazë është edhe pasurimi me veprimin e personit të tretë: Kjo p.sh. nëse dikush me materialin e huaj në truallin e huaj ndërton objektin e caktuar. Ky është akt i kundërligjshëm; Pasurimi për shkak të ngjarjeve natyrore (p.sh. tërmeteve, lëvizjeve të dheut etj);3.3. KRYERJA E PUNËVE PA PORSI – AUTORIZIM Botërisht është i njohur parimi “ mos të përzihet askush i paftuar në kryerjen e punëve të huaja”; Në jetën e përditshme – praktikë ndodhë që shumë shpesh dikush kryen punë të huaja dhe në llogari të tij edhe pse për atë nuk ka qenë i porositur ose i autorizuar; Këtu behët fjalë për personi i cili ka kryer punë në llogari të subjektit tjetër e që nëse ai nuk do t’i ndërmerrte punët e caktuara pa autorizim do të vinte deri te dëmi ose lëshimi i ndonjë dobie tjetër;
  3. 3. Kryerja e punëve të huaja dallon nga fitimi i pa bazë pasi këtu elementi i vetëdijes dhe interesit është i qartë; Që dikush të konsiderohet si kryes i punëve pa porosi duhet të plotësohen këto kushte: o Kryerja e punëve duhet të jetë e lejueshme në pikëpamje juridike; o Puna duhet të jetë kryer nga punë – drejtuesi; o Puna e kryer duhet të jetë e huaja, pavarësisht se a e ka ditur personi këtë apo jo; o Puna duhet të ketë pasojë realizimin e ndonjë interesi të huaj e jo të vetin; o Puna duhet të jetë e kryer pa pëlqimin e të zotit të punës; Kryesi i punës pa porosi – autorizim i ka këto obligime: o Që të informojë se më parë të jetë e mundur të zotin e punës; o Ta vazhdojë punën e filluar dhe atë ta kryejë deri sa pala në llogari të së cilës e kryen punën nuk është në gjendje ta marr mbi vete; o Që pas kryerjes së punës t’i jap llogari të zotit të punës; o Të sillet si shtëpiak i mirë;  Kë të drejtë të kërkojë kompensimin për shpenzimet e bëra;= Rastet e lejuara të kryerjes së punëve pa autorizim zakonisht janë: 1. Gjenerimi i punëve pa autorizim në rast të nevojës ekstreme: 2. Gjenerimi i punëve në dobi të zotëriut të punës: = Gjenerimi i punëve pa autorizim në rast të nevojës ekstreme ekziston atëherë kur: o Është në pyetje nevoja ekstreme p.sh. rasti kur me punë mënjanohet rreziku; o Mënjanohet dëmi i sigurt; o P.sh. shpëtimi i njerëzve, sendeve, etj; = Gjenerimi i punëve në dobi të zotëriut të punës ekziston atëherë kur:
  4. 4. Dikush kryen punë në llogari të huaj; Konsiderohet si përzierje në punët e huaja; Nganjëherë kjo në praktikë edhe mund të jetë e justifikueshme; Vetëm përjashtimisht ka mundësi që të obligohet zotëriu i punës për të kompensuar këtë punë; Zakonisht kompensohen vetëm shpenzimet e nevojshme; Nuk i takon askujt asnjë kompensim nëse ati më parë i është bërë e ditur se e ka të ndaluar kryerën e ndonjë pune;3.4. SHPREHJA E NJËANSHME E DËSHIRËS Me rastin e shprehjes së një anshme të dëshirës mund të krijohen detyrime në mes të subjektesh; Edhe në teorinë e së drejtës është e njohur që shpreha e një anshme e vullnetit krijon detyrime; Raste të shpeshta në praktikë paraqitën: 1. Premtimi publik i dhuratës; 2. Lëshuara e letrave me vlerë: 1. Premtimi publik i dhuratës: 1. Ka efekt juridik dhe e detyron dhënësin e këtij premtimi; 2. Premtimi paraqet shprehjen e një anshme të vullnetit i cili është shpallur publikisht në mesin e caktuar të njerëzve; 3. Premtimi duhet të jetë i bërë publik; 4. Që të jetë premtuar ndonjë dhuratë; 5. Që ky premtim tu jetë drejtuar personave të caktuar;
  5. 5. LETRAT ME VLERË 1. Kuptimi i letrave me vlerë; Me lëshuarën e tyre në qarkullim krijojnë detyrime me shprehjen e njëanshme të vullnetit; Janë dokumente të shkruara me të cilat mund të përcaktohet ndonjë e drejtë pasurore e cila është inkorporuar në letër dhe është e patjetërsueshme pa ekzistimin e letrës me vlerë; Letra me vlerë është karakteristike se i takon atij që e mban që nënkupton se është e lidhur ngushtë me subjektin që e mban;
  6. 6. Roli i letrave më vlerë në të drejtën biznesore dhe biznesin në përgjithësiështë shumë i madh;Letrat me vlerë janë dokumente të cilat përpilohen me shkrim;Formaliteti (Forma) është njëra ndër karakteristikat kryesore të saj;Kjo nënkupton se ato prodhojnë efekt juridik dhe ekonomik vetëm nëse janëtë krijuara në formën të cilën shprehimisht e përcakton ligji;Letrat me vlerë i paraqesin dy vlera: 1. Vlerën e vet që kanë; dhe 2. Vlerën të cilën e mbajnë;Nga kjo del se letrat me vlerë mbanë dy lloje të drejtash: 1. Të drejtat në vet letrat me vlerë që t’i posedon ato; dhe 2. Të drejtat të cilat dalin nga letrat me vlerë (ajo se çfarë është shkruar në të);Letrat me vlerë mundësojnë zhvillim të shpejtë dhe të sigurt të biznesit;Lehtësojnë qarkullimin në biznes dhe rrisin sigurinë juridike;
  7. 7. Një letër me vlerë për të shërbyer si dokument i bazuar me ligjin duhet t’i plotësojë disa karakteristika të domosdoshme: 1. Duhet të cilësohet lloj i letrës me vlerë p.sh. sikurse që është fjala për kambialin, çekun, fletobligacionin, etj; 2. Firmën, respektivisht emërtimin dhe selinë e lëshuarësit të letrës me vlerë; 3. Firmën, respektivisht emrin e personit me urdhrin e të cilit lëshohet çeku ; 4. Caktimi i saktë i detyrimit i cili del nga letra me vlerë (elementet gjeografike, kalendarike etj) 5. Nënshkrimi i lëshuarit të letrës me vlerë ose faksimili i lëshuarit nëse kjo behët në seri; 6. Nënshkrimi Për disa lloje të letrave me vlerë mund të caktohen vetëm disa elemente të caktuara varësisht nga rëndësia;= SIPAS NATYRËS SË TË DREJTAVE QË MBAJNË NE VETE LETRAT ME VLERË MUND T’I NDAJMË NË =
  8. 8. 2. LLOJET E LETRAVE ME VLERË Ndarjen e letrave me vlerë zakonisht ndahet sipas kriterit të bartësve të tyre; Të këtilla janë:= Letrat me vlerë me emër janë ato letra ku:  Është i cekur emri i bartësit te të drejtave pronësore dhe juridike të cilat i përmban vet letra;  Vetëm personi i cili është i cekur në letër mund t’i realizojë këto të drejta;  Personi i cili e posedon letrën me vlerë ka mundësi që atë ta bartë në personin tjetër;  Letrat me vlerë me emër garantojnë siguri të madhe të qarkullimit;  Me humbjen e kësaj letre ka mundësi të behët amortizimi i tyre;
  9. 9. = Letrat me vlerë sipas urdhrit janë ato letra ku; Krijojnë lehtësira në sferën e qarkullimit ekonomik – juridik; Bartën shumë lehtë dhe në mënyrë të thjeshtë me emër të personit tjetër; Posedojnë klauzolën “paguaj sipas urdhrit”; Bartja e tillë e së drejtave quhet ndryshe “INDOSIM” Me rastin e humbjes së tyre ka mundësi të behët amortizimi i tyre;= Letrat me vlerë sipas prurësit; Janë letra me vlerë shumë më të avancuara se dy llojet e sipërme; Janë të liruara nga formalitetet e shumta; Bartja e të drejtave nga letra behët shumë shpejtë; Karakteristikë e këtyre letrave është se në to fare nuk ceket poseduesi i tyre; Si posedues legjitim i tyre konsiderohet çdo person i cili e disponon letrën me vlerë; Ky lloj i letrave me vlerë nuk siguron siguri të madhe; Mundësia e keqpërdorimit të tyre është shumë e madhe; Të këto letra me vlerë nuk ka mundësi të behët amortizimi pasi që kur humbet letra automatikisht humbet edhe e drejta që del nga ajo; LETRAT LEGJITIMUESE DHE SHENJTA Letrat legjitimuese janë dokumente (shkresa) sipas të cilave: = poseduesi i tyre është formalisht i autorizuar që nga lëshuari i tyre të kërkojë që të kryej ndonjë veprim i cili është i cekur në të; Letrat legjitimes konsiderohen letra me emër; Këto letra mund të konsiderohen edhe letra sipas prurësit;
  10. 10. - Shenja legjitimuese mund të jenë p.sh:= shenjat e gardërobave;= shenjat e mallrave;= shenja të caktuara – numra etj; VEPRIMI I DETYRIMEVE 1.1. TË DREJTAT E KREDITORIT DHE DETYRIMET E DEBITORIT Detyrimet janë marrëdhënie juridike; Që nga momenti i lidhjes së tyre ato veprojnë në mes të debitorit dhe të kreditorit; Debitori ka detyrimin e veprimit apo të mos veprimit të caktuar në dobi të kreditorit; Kreditori e ka të drejtën që të kërkojë ndonjë veprim, mosveprim ose durim për ndonjë marrëdhënie juridike; Debitori në cilësi të përmbushesit të detyrimit nuk detyrohet që t’i përmbush detyrimet të cilat varen nga ndonjë send tjetër përveç atij që e ka borxh; As kreditori nuk e ka të mundur të kërkojë diçka që nuk i ka borxh debitori;1.2. E DREJTA NË SHPËRBLIMIN E DËMIT Debitori ka detyrim që çdo herë dhe me kohë t’i përmbush obligimet ndaj kreditorit; o Këto detyrime duhet t’i përmbush brenda afatit të përcaktuar ligjor ose kontraktor; o T’i përmbush me ndërgjegje dhe korrektësi; o Në bazë të marrëveshjes;
  11. 11. Gjithashtu edhe kreditori e ka të drejtën që nga debitori të kërkojë përmbushjen e obligimit civil – juridik; Nëse kreditori nuk i realizon të drejtat ka të drejtë që të kërkojë dëmshpërblimin; Debitori përgjigjet dhe në rast se nuk e përmbush plotësisht detyrimin; Debitori nuk përgjigjet në rast se objekti i detyrimit është dëmtuar rastësisht dhe se ky i ka marrë të gjitha masat që ai të mos shkatërrohet; Lirimi nga përgjegjësia e debitorit kushtëzohet nga shkaqet: o Kur ky nuk ka mundur t’u shmanget, t’u mënjanohet ose t’u ikë rrethanave të caktuara (siç janë rastet e fuqisë madhore); Debitori ka detyrimin që të dëshmojë këtë çështjeje; Ka raste kur me kontratë mund të kufizohet ose të përjashtohet përgjegjësia e debitorit për dëmin e shkaktuar; Mirëpo, përgjegjësia e përjashtuar për dëmin e kontraktuar me kontratë nuk mund të vije në pyetje nëse dëmi i shkaktuar është bërë më qëllim, paramendim ose nga pakujdesia e caktuar; Në bazë të këtij parimi vlerësohet edhe dëmi i shkaktuar dhe përgjegjësit;1.3. DËNIMI KONTRAKTOR Dënimi kontraktor nuk duhet nënkuptohet vetëm si çështjeje e kompensimit respektivisht shpërblimit të dëmit; Dënimi kontraktor hynë në radhën e mjeteve për forcimin e kontratës qëllimi i së cilës është që t’i obligojë palët kontraktuese që t’i përmbushin detyrimet e tyre në mënyrë sa më korrekte dhe të përpiktë; Dënimi kontraktor paraqet njërin ndër mjetet më të shpeshta për sigurimin e kontratës; Si dënim kontraktor parashihet shuma e caktuar e të hollave ose ndonjë vlerë tjetër e cila është e përcaktuara paraprakisht në kontratë; Me kontratë mund të parashihet pagimi i dëmit kontraktor në këto raste: Nëse njëra palë kontraktuese nuk i përmbush detyrimet konkrete; Nëse njëra palë detyrimin e caktuar e përmbush në mënyrë jo të plotë dhe me vonesë;
  12. 12. Dënimi kontraktor parashihet në tekstin e kontratës si klauzolë e veçantë ose si aneks i kontratës; Dënimi kontraktor nuk mund të ekzistojë nëse më parë nuk është kontraktuar;1.4. KUSHTI PENAL Me kushtin penal e nënkuptojmë shumën e të hollave të cilat është i obliguar t’i paguaj (në rastet e parapara me ligj) ajo palë kontraktuese e cila nuk e përmbushë ose e përmbush pjesërisht në mënyrë jo të rregullt detyrimin e caktuar kontraktues; Kushti penal pra është një lloj i sanksionit pronësor – juridik që është i paraparë më ligj ndërsa që dënimi kontraktor është i përcaktuar me vullnetin e palëve kontraktuese; Kushti penal zbatohet vetëm në ato raste kur kjo parashihet me ligj siç është rasti me disa punë bankare; Debitori lirohet nga kushti penal nëse konstatohet se ai nuk ka qenë përgjegjës për dëmin të cilin e ka shkaktuar; Kushti penal shërben për sigurimin e detyrimeve jo në të holla (kryesisht natyrale);1.5. KAMATA VONUESE Kamata vonese është instrument i cili shërben që t’i sigurojë detyrimet e kryerjes në të holla; Debitori i cili vonohet në përmbushjen e detyrimeve në të holla ka obligimin e pagesë së dëmit nëpërmjet kamatave vonuese; Në ekonomi kamatat vonuese caktohen sipas kamatave të cilat i cakton ligji i vendit;1.6. KUNDËRSHTIMI I PUNËVE JURIDIKE TË DEBITORIT
  13. 13. Në shumicën e rasteve kreditori i ndërmerr masat që ta detyrojë debitorin që t’i përbush detyrimet e caktuara ligjore ose kontraktore; Mirëpo, ka raste kur kreditori ndërmerr veprime juridike që kanë të bëjnë me kundërshtimin e veprimeve apo akteve të cilat i ndërmerr debitori; Këto veprime kreditori i ndërmerr me bindje se në këtë mënyrë është duke i mbrojtur interesat e tij që konsideron se i janë rrezikuar seriozisht; Në parim kreditori nuk ka të drejtë t’i përzihet debitorit në kryerjen e punëve të veta; Mirëpo, në disa raste kjo e drejtë e përzierjes – ndërhyrje i njihet; Kjo ka të bëjë kur veprimet e debitorit shkojnë në dëm të kërkesave dhe të drejtave të kreditorit; Kundërshtimi i punëve juridike të debitorit zakonisht bëhet me padi në gjykatën kompetente; Që padia të ushtrohet me sukses duhet që të plotësohen këto kushte: 1. Që kreditori më të vërtetë të jetë dëmtuar; 2. Që debitori të ketë pasur qëllim ta dëmtojë kreditorin; dhe 3. Që personi i tretë të ketë pasur njohuri për qëllimin e debitorit;1.7. E DREJTA E NDORËSISË Po ashtu është një instrument juridik për sigurimin e detyrimeve në mes të palëve të cilat kanë hyrë në marrëdhënie civile – juridike; Këtu kemi të bëjmë me sende të cila i mban kreditori deri sa të përmbushën detyrimet të cilat i ka për obligim debitori; 2. TË DREJTAT E KREDITORIT NË RASTE TË VEÇANTA Përveç rasteve të rëndomta te të drejtave të cilat i ka kreditori ndaj debitorit, ligji mbi marrëdhëniet detyrimore kreditorit ia njeh edhe disa të drejta por vetëm në raste të veçanta; Këto janë:  Dhënia e sendeve të caktuara sipas gjinisë;
  14. 14.  Kur detyrimi i debitorit përbëhet nga ndonjë veprim i caktuar;  Kryerja e detyrimit me mos – veprim;  Kërkimi i kompensimit. 3. NDËRRIMI I KREDITORIT APO I DEBITORIT Zakonisht marrëdhëniet detyrimore lidhen ndryshohen por edhe shuhen nga palët e njëjta; Mirëpo, nga momenti i lidhjes e deri të momenti i shuarjes së tyre kanë mundësi që të ndodhin ndryshime dhe modifikime të caktuara; Kjo nënkupton se si kreditori ashtu edhe debitori kanë mundësi që të ndërrohen nën kushtet e caktuara ligjore ose kontraktore; Ndërrimi ka për qëllim bartjen e kërkesave nga pala e caktuar në palën tjetër; Kjo pasqyrohet me bartjen e kërkesave nga pronari në personin tjetër dhe me bartjen e borxhit nga debitori i caktuar në debitorin tjetër; Kur behët ndërrimi i kreditorit ky proces quhet CEDIM (bartja e kërkesës). Kur kryhet ndërrimi i debitorit ky proces quhet MARRJA E BORXHIT; Ekziston edhe mundësia e tretë e cila quhet dërgimi i borxhit ose ASIGNACION; 1. BARTJA KONTRAKTORE E KËRKESËS Bartja e kërkesës (cesioni) është punë juridike me anë të së cilës kreditori kërkesën e tij për një detyrim të caktuar që ka ndaj ndonjë debitori ia bartë një personi tjetër; Ky person tani hynë në marrëdhënie detyrimore dhe quhet kreditori i ri; Këto raste janë shumë të shpeshta në praktikë e në veçanti kur janë në pyetje punët financiare; Kjo punë juridike nënkupton bartjen e kërkesave dhe këtu ekzistojnë tre persona:1. personi i cili e bartë kërkesën dhe quhet cedenti – kreditori i vjetër;2. personi i cili e pranon kërkesën dhe quhet cesionari – kreditori i ri; dhe3. debitori i cili quhet Cesusi;
  15. 15. Cesioni është punë juridike që kryrehet me pajtimin e kreditorit të ri me kreditorin e vjetër; Për këtë pajtim duhet të informohet edhe debitori në mënyrë që të dijë se kujt duhet t’i përmbushet detyrimi; Në këtë punë juridike nuk është e duhur që të merret pëlqimi i debitorit sepse pozita e tij nuk ndryshon në pikëpamje përmbajtësore; Me punën juridike të cesionit nuk mund të ndryshohet as përmbajtja e detyrimeve të palëve; Forma e se si duhet të cedohen kërkesat zakonisht kryhen me shkrim – kontratë; Pasi që në këtë punë juridike marrin pjesë tri palë automatikisht krijohen edhe tri lloj marrëdhëniesh civile – juridike të ndërsjella; 1. Marrëdhëniet ne mes të kreditorit të vjetër me kreditorin e ri; 2. Marrëdhëniet në mes të kreditorit të vjetër dhe debitorit; dhe 3. Marrëdhëniet në mes të kreditorit të ri dhe debitorit; 2. NDËRRIMI I DEBITORIT Ndërrimi i debitorit mund të behët në raste të caktuara dhe atë nëpërmjet të tri mënyrave:  Marrje të borxhit;  Të bashkuarit apo solidarizimi për larje të borxhit; dhe  Marrje e përmbushjes së borxhit;1. Marrje e borxhit: Nënkuptohet ajo punë juridike ku personi i tretë e merr mbi vete borxhin e debitorit aktual; Kjo punë juridike zakonisht realizohet në bazë të kontratës; Kjo kontratë lidhet me pëlqimin paraprak të kreditorit pasi që ai ka interes juridik;
  16. 16. Kreditori nuk ka interes që të pranojë debitorë të cilët nuk kanë aftësi financiare që t’i përmbushin detyrimet; Marrësi i ri i borxhit ka të drejtë t’i shfaqë të gjitha kundërshtimet të cila pretendon se ka të drejtë t’i shfaqë dhe të cilat i ka shfaqë edhe debitori i vjetër; Që nga momenti i marrjes së borxhit automatikisht pushojnë të gjitha garancat dhe dorëzanitë e dhënë për debitorin e mëparshëm;2. Të bashkuarit apo solidarizimi për larje të borxhit: Është një punë juridike kur personi i tretë ose disa persona të tretë bashkohen me debitorin me qëllim që të përmbushin detyrimin ndaj kreditorit; Kjo punë juridike konkretizohet me kontratë të veçantë:3. Marrja e përmbushjes: Është një situatë kur personi i tretë lidh një marrëveshje ose kontratë me debitorin që të marr përsipër përmbushjen e detyrimeve ndaj kreditorit; Kjo situatë konsiderohet specifike pasi që kreditori nuk është në gjendje të ndikojë sepse gjendja është në favor të tij; 3. DËRGIMI – ASIGNACIONI Asignacioni është një formë e ndërrimit të debitorit lidhur me marrëdhënie të caktuara detyrimore; Asignacioni nënkuptohet si punë juridike kur një person deklaron dhe e autorizin peronin e tretë që ta pranojë ndonjë veprim të caktuar.
  17. 17. Asignacioni ka rëndësi të madhe në punët e biznesit sepse është instrumentshumë i rëndësishëm të transaksionet e pagesave pa pjesëmarrjen e tëhollave të gatshme;Personi i cili e jep deklaratën dhe e autorizon personin tjetër quhetasignanti;Personi i cili autorizohet që të kryej veprimin e caktuar juridik – biznesorequhet asignat;Të puna juridike e asignacionit, asignanti është debitori i vjetër ndërsaasiganti është debitori i ri;Kreditori quhet asignatori; 1. SHUARJA (PUSHIMI) I DETYRIMEVEDetyrimi si lidhje respektivisht marrëdhënie ne mes të palëve duhet tëshuhen në një moment të caktuar;Ndër mënyrat e natyrshme të shuarjes – pushimit të detyrimeve ështëpërmbushja e detyrimeve sipas kushteve dhe afateve të parapara;Kjo nënkuptohet kur debitori i ka përmbushur në tërësi detyrimet e veta dhekur kreditori i ka realizuar në tërësi kërkesat e drejta të vetat;Përveç rastit të përmbushjes së detyrimeve ekzistojnë edhe mënyra të tjera tëcilat e pushojnë marrëdhënien detyrimore në mes palëve;Rastet më të shpeshta që mund të hasen në praktikë janë:  Kompensimi;  Falja e borxhit;  Bartja e borxhit;  Bashkimi i kërkesave;  Pamundësia e përmbushjes;  Skadimi i kohës,  Vdekja; dhe  Parashkrimi i kërkesave. 1. . Shuarja e detyrimit me përmbushje
  18. 18. përmbusha e detyrimeve është mënyra më e natyrshme e realizimit të premtimeve nga ana e debitorit; Numri më i madh i detyrimeve në realitet shuhen në këtë mënyrë; Përmbushja e detyrimeve në realitet do të thotë realizimi i prestimeve; Detyrimi duhet të përmbushte në tërësi; Debitori ka mundësi që ta përmbush detyrimin vet ose nëpërmjet të autorizuarit të tij; Detyrimin mund të përmbush edhe personi i tretë edhe pse përndryshe fare nuk e ka pasur për obligim; Objekt i përmbushjes së detyrimit mund të jenë edhe sendet e caktuara sipas llojit apo gjinisë; Në mungesë të rregullave vlen parimi se debitori është i detyruar që të dorëzojë sendin e cilësisë mesatare;1.2. Shuarja e detyrimit për shkak të rënies në vonesë Vonesa e përmbushjes së detyrimit konsiderohet si cenim i detyrimit; Ky cenim ka të bejë me atë se debitori nuk ka arritur që t’i përmbush në tërësi detyrimet e veta në afatin e caktuar kohor; Ka raste edhe kur vet kreditori pa arsye e refuzon pranimin e përmbushjes së detyrimit; Pra vonesa mund të jetë e dy llojshme: 1. Vonesa e debitorit; dhe 2. Vonesa e kreditorit1.3. Deponimi dhe shitja e sendit që është borxh Ekzistojnë raste kur debitori nuk ka mundësi tjetër që të përbush detyrimin vetëm këtë ta bëjë nëpërmjet depozitimit të sendit në gjykatë ose shitjes dhe deponimit të mjeteve po ashtu në gjykatë;
  19. 19. Rastet e depozitimit të sendit ose objektit të detyrimit me anë të gjyqit zakonisht bëhen në këto raste; 1. Kur kreditori ka rënë në vonesë, 2. Kur kreditori është i pa njohur; 3. Kur nuk dihet se ku gjendet kreditori; 4. Kur shkaktohet pa aftësia për të vepruar e kreditorit dhe ai nuk e ka përfaqësuesin e tij;2. MËNYRAT TJERA TË SHUARJES SË DETYRIMEVE2.1. Shurja me detyrimin e kompensimit Me anë të kompensimit ka mundësi që të shlyhen detyrimet në një punë të caktuar juridike; Në mënyrë që të realizohen kompensimi i kërkesave (borxheve) të cilat debitori i ka ndaj kreditorit është e nevojshme që të ekzistojnë disa kushte; 1. Që të dy detyrimet e ndërsjella të mund të shprehen në të holla apo edhe në sende të tjera të këmbyeshme të cilat duhet të jenë të llojit të njëjte dhe të cilësisë së njëjtë; 2. Që këto kërkesa të kenë arritur;
  20. 20. 3. Të ekzistojë marrëdhënia që, edhe kreditore e edhe debitori të kenë borxhe e edhe kërkesa për pagimin e borxhit reciprok në mes veti; 4. Që kërkesa të ketë mundësi të realizohet në gjyq. Mënyra e këtillë e përmbushjes realizohet në atë mënyrë që kërkesat e ndërsjella në mes kreditorit dhe debitorit kompensohen deri në ndonjë detyrim të vogël ku pastaj debitori e paguan me para; o Në praktikë paraqiten tri mënyra të shuarjes së detyrimeve me anë të kompensimeve: 1. Kompensimi ligjor kur ligji e lejon kompensimin në mënyrë automatike; 2. Kompensimin kontraktor kur krijohet dhe mundësohet me vullnetin e palëve. Secila palë i përcakton kushtet e kompensimit sipas vullnetit; 3. Kompensimi i një anshëm që zakonisht e lejon ligji dhe i jep të drejtë njërës palë që ajo të kompensojë detyrimin;2.2. Shuarja e detyrimit me faljen e borxhit: Shuarja e detyrimeve në bazë të faljes së borxhit trajtohet si formë e shuarjes së detyrimeve pa përmbushjen e tij; Këtu kreditori e liron debitorin nga përmbushja e detyrimeve – respektivisht ia fal borxhin; Nuk mjafton vetëm deklarata e kreditorit por njëkohësisht duhet që të prezantohet edhe deklarata e debitorit; Borxhin mund ta falin vetëm personat të cilët kanë aftësi për të vepruar; Falja e borxhit hapur duhet të shpreh qëllimin e mirë; Borxhi mund të falet pjesërisht apo tërësisht; Nëse falet borxhi kryesor automatikisht shuhen edhe detyrimet aksesore; Nëse borxhi falet pjesërisht atëherë mbetet vetëm pjesa e cila nuk është falur;2.3. Shuarja e detyrimeve me përtëritje Edhe me përtëritje detyrimet kanë mundësi të shuhen në një mënyrë detyrimi;
  21. 21. Kjo punë juridike behët me anë të kontratës në mes të kreditorit dhe të debitorit; Në vend të ndonjë detyrimi ekzistues krijohet një marrëdhënie e re – detyrim i ri; Në këtë mënyrë kreditori i humb të drejtat e vjetra dhe i fiton të drejtat e reja; Ndërsa, debitorit i shuhen detyrimet e vjetra dhe i merr mbi vete detyrimet e reja; o Për tu krijuar përtëritja e detyrimeve është e nevojshme që të ndryshojë baza juridike apo objekti i detyrimeve; o Kjo nënkupton se duhet të ekzistojnë dhe të plotësohen disa kushte: 1. Të ekzistojë paraprakisht detyrimi i plotfuqishëm juridikisht; 2. Të krijohet tani detyrimi i ri; 3. Të ekzistojë dallimi në mes të detyrimit të ri dhe ati të vjetër; 4. Të ekzistojë qëllimi i palëve kontraktuese për krijimin e detyrimit të përtëritur;2.4. Shuarja e detyrimeve me konfidim: Në jetën praktike ndodhin raste kur detyrimet mund të shuhen edhe pa vullnetin e palëve; Kjo situatë në të drejtën quhet konfidim; Me shuarjen e detyrimeve sipas konfidimit nënkuptojmë rastin kur debitori bashkohen me kreditorin; Kjo më së shpeshti ndodh në rastet e trashëgimisë;2.5. Pamundësia e përmbushjes së detyrimit Ekzistojnë raste kur detyrimi shuhet pikërisht për shkak të mos mundësisë që ai të përmbushet; Ekzistojë rastet e pa mundësisë momentale dhe absolute të përmbushjes; Nëse kemi raste të pamundësisë momentale atëherë detyrimi nuk do të shuhet; Ndërsa, pamundësia absolute – si pamundësi objektive, konsiderohet ajo rrethanë që e ka sjellë debitorin në një situatë i cili fare nuk ka mundësi t’i përmbush detyrimet;
  22. 22. 2.6. Shuarja e detyrimeve në bazë të skadimit të kohës; Të gjitha punët juridike janë të lidhura për një afat të caktuar që e përcakton rrjedhën dhe përfundimin e punëve; Mirëpo, ka raste kur këto punë juridike nuk janë të përcaktueshme me afat; Andaj, ato ndërkrehen me denoncim; Denoncimi është shprehje e një anshme e vullnetit me anë të së cilës njëra palë kontraktuese mund të ndërpres faktin qe detyrimi të vlejë edhe më tutje; Që të prodhojë efekte juridike denoncimi duhet që t’i drejtohet palës tjetër; Palët kanë mundësi që me kontratë ta parashohin mundësin e denoncimit;2.7. Shuarja e detyrimeve për shkak të vdekjes së njërës palë kontraktuese Vdekja e njërës palë, qoftë e kreditorit qoftë e debitorit, sipas rregullit nuk e shuan detyrimin ekzistues; Detyrimet kalojnë në pas ardhës – trashëgimtarë; Mirëpo, në disa raste me vdekjen e ndonjë subjekti edhe detyrimi shuhet; Këto kanë të bëjnë vetëm me detyrimet të cilat janë të lidhura me jetën e personit; P.sh. nëse piktori është i detyruar në cilësi të debitorit tërë jetën të pikturojë për ndonjë atele atëherë pas vdekjes ky detyrim shuhet.3. PARASHKRIMI Subjektet e së drejtës duhet të kujdesën që t’i njohin të drejtat e tyre subjektive të cilat ua njeh e drejta pozitive; Këto të drejta ata kanë mundësi që t’i shfrytëzojnë në bazë të vëllimit dhe kohës së përcaktuar me ligj; Nuk janë të rralla rastet kur këto të drejta palët nuk i shfrytëzojnë gjatë periudhës së caktuar kohore – ligjore; Pas kalimit të këtij afati merret se titullari i këtyre të drejtave ka hequr dorë nga përmbushja e tyre; Kjo merret sikurse ai nuk ka interesimin që të merret me këtë çështjeje; Qëndrimi pasiv i kreditorit për t’i realizuar kërkesat e veta brenda afatit të caktuar ligjor quhet PARASHKRIM i kërkesave; Parashkrimi – vjetërsimi është pra një mënyrë e shuarjes së detyrimeve që shkaktohet nga fakti se kreditori nuk e ka kërkuar përmbushjen e detyrimit për një kohë nga debitori; Me parashkrim nënkuptojmë kalimin e afatit për shkak të së cilit humbet mundësia e kërkesës;
  23. 23. Parashkrimi do të thotë humbje e mundësisë juridike qe me anë të padisë të realizohen kërkesat; Parashkrimi fillon të rrjedh (numërohet) që ditën e parë kur kreditori kishte të drejtë të kërkonte realizimin e kërkesës; P.sh. ne afatin tre vjeçar parashkruhen: Kërkesat nga kontrata mbi qiranë; Kërkesat mbi kompensimin e dëmit Etj. Në praktikë parashkrimi mund të ndalet por edhe të ndërprite;1Geplaatst door Armand Krasniqi op 05:360 reactiesE drejta biznesorePrezentimi nr. 5Dr.sc. Armand Krasniqi SHKAKTIMI I DËMIT Duhet dalluar detyrimin i cili krijohet nga kontrata nga detyrimi i cili shkaktohet nga një subjekt tjetër i cili ka shkaktuar dëm; Pra, shkaktimi i dëmit është detyrim i cili duhet të kompensohet; Detyrimi në bazë të kontratës – krijohet me pajtimin e vullnetit të palëve; Detyrimi në bazë të shkaktimit të dëmit nuk buron nga vullneti i palëve por nga ndonje veprim i caktuar; Shkaktimi i dëmit e lind përgjegjësinë civile – juridike; Përgjegjësia civile – juridike fillimisht ka për qëllim mbrojtjen e subjektit dhe pasurisë së tij nga pasojat eventuale – veprimeve të dëmshme;
  24. 24. Natyrisht, me shkaktimin e dëmit cenohet pasuria e dikujt; Edhe dispozitat ligjore e parashohin detyrimin që askush të mos i shkaktojë dëm dikujt tjetër dhe nëse e shkakton këtë dëm parashihet detyrimi i kompensimit të dëmit; Dispozitat ligjore nisen nga parimi se“askush askujt të mos i shkaktojë dëm, e që nëse shkaktohet ai dëm duhet gjithsesi të kompensohet” Me përgjegjësi civile nënkuptojmë: o Se kjo përgjegjësi është e përcaktohet nën kushtet e parapara ligjore; o Detyrimin qe ta kompensoni dëmin e shkaktuar; LLOJET E PËRGJEGJËSISË PËR DËMIN E SHKKATUAR MUND TË JENË: o Përgjegjësia për dëmin të cilin shkaktohet; o Përgjegjësia në bazë të fajit; o Përgjegjësia për tjetrin; o Përgjegjësia e ndërmarrjes dhe e personave të tjerë juridikë ndajë personave të tretë; o Përgjegjësia për sendet e rrezikshme apo veprimtari të rrezikshme; o Rastet e veçanta të përgjegjësisë; o Përgjegjësia e shumë personave për dëmin e njëjtë. LOJET E PËRGJEGJËSISË DELIKTORE DHE KONTRAKTUESE
  25. 25. Përgjegjësia deliktore – jashtkontraktuese paraqet: o Veprim të pa lejuar i cili i ka shkaktuar dëm dikuj tjerër; o Ky detyrim duhet të kompensohet; o Kjo përgjegjësi buron nga detyrimi ligjor që askujt të mos i shkaktohet dëmi; o Në këto raste behët cenimi i të drejtave absolute; o Kundërligjshmeria është absolute;Përgjegjësia kontraktore - paraqet:Rastin kur nuk janë plotësuar detyrimet kontraktore;Kur debitori në bazë të kushteve të përcaktuara në kontratë nuk i respektonato;Kundërligjshmëria këtu buron nga mospërmbushja e kushteve kontraktuese;Kundërligjshmeria në këto raste është relative sepse cenohet vetëm interesirelativ në mes të palëve kontraktuese;Përgjegjësia deliktore dhe përgjegjësia kontraktuese kanë tëpërbashkët: o Ekzistimin e dëmit të shkaktuar; o Kompensimin e dëmit të shkaktuar;Përgjegjësia deliktore dhe kontraktuese kanë dallime të caktuar siçjanë:Përgjegjësia deliktore jashtkontrakuese dhe ajo kontraktuese sekarakterizohen për faktin që: o Detyrimi i kompensimit, të përgjegjësia deliktore, krijohet në momentin kur është shkaktuar dëmi; o Detyrimi i kompensimit të dëmit, të përgjegjësia kontraktuese, është i natyrës sekondare dhe krijohet vetëm atëherë kur nuk përmbushën detyrimet e kontraktuara; o Të përgjegjësia deliktore – jashtkontraktuese përgjegjën edhe personat të cilët nuk posedojnë aftësi që të veprojnë (p.sh. personat e mitur mbi 14 vjeç nëse konstatohet se kanë aftësi për të gjykuar); o Ndërsa kontratat sipas rregullit mund t’i lidhin vetëm personat që kanë aftësi të plotë për të vepruar;
  26. 26. o Të përgjegjësia deliktore – jashtkontraktuese nuk lejohet kufizimi i veprimeve me marrëveshje dhe përjashtimi nga përgjegjësia konsiderohet se është në kundërshtim me rendin publik; o Të përgjegjësia kontraktuese është i lejuar që në bazë të vullnetit të palëve të parashihet – në klauzola përjashtimi i përgjegjësisë; o Të përgjegjësia deliktore – jashtkontestimoreparashkrimi (pushimi i të drejtës për plotësimin e kërkesës që të realizohet në bazë të padisë), arrihet pas tri vitesh nga dita kur është marrë informata që është shkaktuar dëmi; o Parashkrimi të përgjegjësia kontraktuese fillon të rrjedhë nga dita kur është paraparë që të kryhet ndonjë detyrim e i cili nuk është kryer;Në teorinë e shkencës juridike kemi përgjegjësinë: o Pronësore – juridike; o Penale – juridike; o Adminsitrative – juridike;Përgjegjësia deliktore – jokontraktuese në të drejtën civile mund të jetë:Objektive;Quhet ndryshe përgjegjësi pa faj;Këtu merret në konsideratë vetëm dëmi i cili është shkaktuar në pikëpamjeobjektive;Subjektive; o Që ndërlidhet me fajin konkret të personit të caktuar;
  27. 27. Përgjegjësia e disa subjekteve për përgjegjësinë e personit të tretë i cili ju kashkaktuar dëm personave të tjerë; FAJI SI BAZË E PËRGJEGJËSISËTë gjitha rastet e shkaktimit të dëmit nuk ndodhin në mënyrë të njëjtë;Dëmet ndodhin në mënyra të ndryshme dhe atyre duhet qasur në mënyra tëndryshme;Detyrimi për kompensimin e dëmit të shkaktuar mund të lind atëherë vetëmkur vlerësohet se a janë të plotësuar kushtet e caktuara ligjore:Këto kushte janë: o Faji për dëmin e shkaktuar; o Që veprimi i cili është ndërmarrë të jetë i kundërligjshëm; o Të konstatohet se i është shkaktuar dëmi personit të dëmtuar; o Ekzistimi i lidhjes në mes të veprimit të dëmshëm dhe dëmit të shkaktuar – SHKAKU;Faji është element i përgjegjësisë subjektive – personale;Dëmi është pasojë e aktivitetit të personit të caktuar;Përgjegjësia në bazë të fajit nënkupton që secili duhet të përgjigjet përveprimet e veta;Faji për nga natyra mund të jetë i intensitetit të rëndë, mestar dhe i lehtë;Nga ky aspekt faji shkallëzohet në tri shkallë: o Faji i bërë më qëllim; o Faji i bërë nga pakujdesia absolute; o Faji i bërë nga pakujdesia relative;Lidhja kauzale;
  28. 28. PËRGJEGJËSIA PËR TJETRINNë drejtësi në parim secili është përgjegjës për veprimet e veta lidhur medëmin e shkaktuar;Mirëpo, e drejta ka edhe përjashtime;Parimi “përgjegjësia për tjetrin” ka për qëllim rritjen e mbrojtjes juridike përdëmin e shkaktuar eventualisht;Ky parim nënkupton se personi i cili e ka shkaktuar dëmin nuk përgjigjetpor për ta, në bazë të ligjit, përgjigjet dikush tjetër;Në të drejtën potencohet: o Përgjegjësia për persona të mitur;  Dëmi i cili shkaktohet nga të miturit i bënë përgjegjësi prindërit;  Përveç prindërve përgjigjen edhe personat të cilët e kanë mbikëqyrjen e të miturve;  Të miturit për dëmin e shkaktuar përgjigjen vetëm nëse janë të aftë për të gjykuar veprimet e veta;  Nëse ata nuk janë në gjendje të gjykojnë nuk trajtohen përgjegjës;  Sipas ligjit të miturit deri në moshën 14 – vjeçare janë absolutisht të pa aftë për të gjykuar;  Nga mosha 14 deri në moshën 18 konsiderohen me aftësi relative te të gjykuarit;
  29. 29.  Që të ekzistojë përgjegjësia e prindërve duhet që të plotësohen këto kushte:Që dëmin ta ketë shkaktuar fëmija i tyre i mitur;Që i mituri të jetojë përherë me prindër;Dhe që prindërit të ushtrojnë kontroll mbi të;Prindërit nuk përgjigjen nëse: o Ata i kanë marrë të gjitha masat dhe kujdesin e duhur ndaj të miturit; o Nëse i mituri jeton vetëm me njërin prind atëherë vetëm ai është përgjegjës; o Nëse dëmi është shkaktuar nga fuqia madhore; o Nëse i mituri ka qenë nën mbikëqyrje të ndonjë institucioni social;Nuk konsiderohen përgjegjës edhe personat që kanë të meta në zhvilliminpsikik. o Përgjegjësia e ndërmarrjeve për punëtorë të tyre; o Organizatat e ndryshme ekonomike janë përgjegjëse për dëmin që ua shkaktojnë punëtorët e saj personit të tretë në punë ose lidhur me veprimtarinë punuese; o Organizata përgjigjet sipas parimit të përgjegjësisë objektive; o Përgjegjësia e pronarit të punëtorisë për punëtorë të vet; o Përgjegjësia e personave juridikë për organe të tyre.
  30. 30. PËRGJEGJËSIA PËR DËMIN QË I SHKAKTON SENDI I RRËZIKSHËM APO VEPRIMTARIA E RREZIKSHME Jeta e përditshme ka shumë raste kur veprohet me sende cilat janë të rrezikshme si për shëndetin e njerëzve ashtu edhe për pasurinë e tyre; Shoqëria, përveç rrezikut që kanë këto sende, ka dobi nga ato; Përparimi i teknikës dhe teknologjisë i ka afirmuar këto raste të përgjegjësisë;
  31. 31. Si përgjegjësi të tilla njihen: o Përgjegjësia që mund të ndodhë nga fatkeqësia automobilistike; o Përgjegjësia për dëmin që shkaktojnë sendet me të meta; o Përgjegjësia për dëmin që shkaktojnë kafshët; o Përgjegjësia për dëmin nga objekti ndërtimor; o Përgjegjësia për dëmin e shkaktuar me gjuajtën e sendit apo hedhjes së materieve të lëngëta nga banesa: RASTET E VEÇANTA TË PËRGJEGJËSISËRaste të veçanta të përgjegjësisë që kanë si rezultat shkaktimin e dëmit mësë shpeshti mundë të jenë: o Përgjegjësia për aktet terroriste dhe demonstrata;  Në këto raste përgjegjëse bëhen organet e shtetit që kanë përgjegjësi për mbrojtje të qytetarëve;  Dëmi mund të shkaktohet si pasojë e veprimeve të individëve dhe grupeve që kryejnë akte terroriste;  Dëmet e shkaktuara në demonstrata duhet të dallohet nga akti terrorist pasi që këtu kemi të bëjmë me shprehjen e pakënaqësisë;  Shteti ka përgjegjësi të bëjë kompensimin e dëmit për nëse ai është shkaktuar nga veprimet terroriste; o Përgjegjësia e organizuesit të manifestimeve;
  32. 32. Zakonisht manifestimet i organizojnë organizatat e caktuara;Këta mund të jenë grupet e ndryshme muzikore, kulturore, sportive – tifozët,etj,;Me ligj përcaktohet se ai i cili organizon manifestimin e ka përgjegjësinë qëtë kompensojë edhe dëmin e shkaktuar;Nga kjo del se dëmi duhet të jetë i shkaktuar si pasojë e manifestimit dhemasave të dobëta lidhur me evitimin e dëmeve eventuale; o Përgjegjësia për mosdhënien e ndihmës së nevojshme;Dhënia e ndihmës në raste të caktuara personit i cili është në rrezik apopasuria e tij është në rrezik konsiderohet së është obligim human dhe idomosdoshëm;Ky detyrim human në shumicën e shteteve e ndeshim edhe në kushtetutë;Përgjegjësia duhet të jetë e atij niveli deri sa të mos rrezikohet vetvetja epersonit që ka përgjegjësinë për ndihmën; o Përgjegjësia në lidhje me detyrat e lidhjes kontratës;Në disa raste ligji për qëllim të rregullimin e marrëdhënieve të caktuarakërkon shprehimisht të lidhet kontrata që e përcakton përgjegjësisë ndajdëmeve të shkaktuara;Rasti i tillë është kontrata mbi sigurimin e detyrueshëm;Rasti i përgjegjësisë për persona që ngasin mjete automobilistike; o Përgjegjësia për kryerjen e punëve me interes të përgjithshëm;
  33. 33. PËRGJEGJËSIA E MË SHUMË PËRSONAVE PËR TË NJËJTIN DËMË o Është rregull që vetëm subjekti i caktuar të marr përgjegjësinë për dëmin e shkaktuar; o Në jetën shoqërore nuk janë të pakta të rastet kur përgjegjësia për dëmin e shkaktuar bie mbi shumë persona; o Të tillë konsiderohen të gjitha ata të cilën kanë kontribuar që të shkaktohet dëmi; o Subjektet të cilët e shkaktojnë bashkë dëmin përgjigjen në mënyrë solidare; o Subjektet përgjigjen në mënyrë solidare edhe atëherë kur nuk mund të përcaktohet saktësisht masa e dëmit të shkaktuar individualisht; Dëmi i shkaktuar përcaktohet në gjykatë në bazë të dy fakteve: 1. peshës së fajit; dhe 2. peshës së pasojave të cilat kanë buruar apo kanë dalë nga veprimet e dëmtuesit;1Geplaatst door Armand Krasniqi op 05:350 reactiesOudere berichtenStartpaginaAbonneren op: Berichten (Atom)Blogarchief ▼ 2008 (8) o ▼ april (8)  E DREJTA BIZNESORE Dr.sc. Armand Krasniqi P...  E drejta biznesore Prezentimi nr. 5 Dr.sc. ...  E DREJTA BIZNESORE Prezentimi 4 Dr.sc. Armand...  E DREJTA BIZNESORE Prezentimi 2+3 Dr.sc. Armand...  PREZENTIMI 1 E DREJTA BIZNESORE Dr.sc. Armand Kr...  LEGJISLACIONI DHE POLTIKAT UE – Së Përmbajt...  Dokumenti i parë: TEST1  Fillimi
  34. 34. Over mijArmand KrasniqiMijn volledige profiel weergeven

×