PERMBAJTJA
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•
•

Gjeografia
Historia
Popullsia
Gjuha
Besimi fetar
Klima
Ekonomia, bujqesia
Buri...
Sipërfaqja:
28.748 km2
Kryeqyteti:
Tirana
Popullsia:
3,150,886 banorë
Gjuha:
Shqip
Monedha:
Lekë
Regjimi:
Demokraci parlam...
GJEOGRAFIA
• Republika e Shqipërisë ka një sipërfaqe prej 28,748 km2. Ajo shtrihet në
Gadishullin Ballkanik, duke u pozici...
• Territoret e Shqipërisë së sotme kanë qenë të
populluara para 100.000 vjetësh. Në fillimet e
mijëvjeçarit të tretë para ...
• Tre perandorët e parë bizantinë (Anastasius i
Parë, Justin dhe Justiniani i Parë) ishin me
origjinë Ilire. Sulmet nga po...
• Këta të fundit u thyen gjatë tre rrethimeve të Krujes dhe vetëm 10 vjet pas
vdekjes së Skënderbeut, në 1478, ata arritën...
• Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore solli në fuqi regjimin stalinist të
Enver Hoxhës. Përreth 50 vjet, regjimi totalitar a...
• Popullsia e Shqipërisë është afro 3.2 milion
banorë, me një densitet prej 113 banorë
për metër katrorë. Pjesa më e madhe...
Gjuha

• Gjuha zyrtare është ajo shqipe.Dy
dialektet kryesore të gjuhës shqipe janë
Gegë në veri e Toskë në jug.Ajo përbën...
Besimi Fetar
• Krishtërimi në Shqipëri u fut për herë të
parë rreth vitit 59 pas Krishtit. Feja
ortodokse depërtoi në vise...
KLIMA
• Shqipëria ka një klimë Mesdhetare, e cila karakterizohet
nga një verë e thatë dhe e nxehtë si dhe një dimër
relati...
EKONOMIA , BUJQESIA
• Ekonomia
• Ekonomia shqiptare bazohet ne sektoret e
ndertimit, sherbimeve, bujqesie dhe transportit ...
Burimet natyrore, strukturat politike
• Burimet natyrore
• Shqipëria, për sipërfaqen e saj të vogël, ka pasuri minerare
të...
PIKA TURISTIKE
•
•

•
•

Bregdeti Adriatik
Deti Adriatik fillon nga dalja e lumit të Bunës
në rrethin e Shkodrës dhe përfu...
FLORA & FAUNA
• Flora
• Flora e Shqipërisë është
shumë e pasur,duke filluar
nga bimësia Mesdhetare dhe
duke mbaruar me ahe...
PARQET KOMBËTARE
• Parku Kombëtar i Dajtit
• Ky park ndodhet në lindje të Tiranës dhe shtrihet në sipërfaqen
3,300 hektarë...
• Parku Kombëtar i luginës së Valbonës
• Parku, me një shtrirje 8,000 hektarë,ndodhet në
veriperëndim të Bajram Currit. Bi...
• Parku Kombëtar i Butrintit
• Parku shtrihet 25 km në jug të qytetit të Sarandës. Parku ka
vlera të larta arkeologjike, s...
• Folklori
• Shqipëria ka një traditë të gjatë në folklorin muzikor, i cili i
ka rrënjët në lashtësi. Folklori shqiptar ës...
KULTURA
• Letërsia dhe Arti
• Libri i parë shqip është ”Meshari” i Gjon Buzukut (1555). Letërsia e
hershme përfaqësohet ng...
•
•

Kinematografia
Kinematografia shqiptare është krijuar
pasluftës së dytë botërore rreth viteve
1947. Filmi i parë shqi...
• Monumentet e Kulturës
• Shqipëria është një vend me një
civilizim të hershëm. Për këtë
flasin vendbanimet
prehistorike, ...
shqiperia
shqiperia
shqiperia
shqiperia
shqiperia
shqiperia
shqiperia
shqiperia
shqiperia
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×

shqiperia

5,728

Published on

2 Comments
9 Likes
Statistics
Notes
No Downloads
Views
Total Views
5,728
On Slideshare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
1
Actions
Shares
0
Downloads
1
Comments
2
Likes
9
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

shqiperia

  1. 1. PERMBAJTJA • • • • • • • • • • • • • • • • Gjeografia Historia Popullsia Gjuha Besimi fetar Klima Ekonomia, bujqesia Burimet natyrore, strukturat politike Pika turistike Flora&fauna Parqet kombetare Folklori Kultura Letersia dhe arti Kinematografia dhe teatri Monumentet e kultures dhe artizanati
  2. 2. Sipërfaqja: 28.748 km2 Kryeqyteti: Tirana Popullsia: 3,150,886 banorë Gjuha: Shqip Monedha: Lekë Regjimi: Demokraci parlamentare Flamuri: Fushë e kuqe me shqiponjë të zezë dy-krenare
  3. 3. GJEOGRAFIA • Republika e Shqipërisë ka një sipërfaqe prej 28,748 km2. Ajo shtrihet në Gadishullin Ballkanik, duke u pozicionuar në pjesën juglindore të Evropës. Vendi kufizohet në veri me Malin e Zi, në verilindje me Kosovën, në lindje me Maqedoninë dhe në jug e juglindje me Greqinë. Në perëndim vendi laget nga ujërat e deteve Adriatik dhe Jon. Kanali i Otrantos, vetëm 72 km i gjërë e ndan nga Italia. Shqipëria ndahet në katër njësi fiziko-gjeografike, të cilat janë alpet, krahina malore qëndrore, krahina malore jugore dhe ultësira perëndimore. Pjesën më të madhe të vendit, prej 2/3 e zënë malet dhe kodrat. Pjesa tjetër prej 1/3 zihet nga ultësirat, të cilat shtrihen në pjesën perëndimore të vendit si dhe në fushë gropën e Korçës. Vendi është i pasur me liqene të mëdhenj e të vegjël. Liqeni i Shkodrës me 370 km2 është liqeni më i madh i krej gadishullit Ballkanik. Liqeni i Ohrit, me thellësi maksimale prej afro 300 metrash, përfaqëson liqenin mëtë thellë në Ballkan, ndërsa liqeni i Prespës,përfaqëson liqenin më të lartë tektonik të gadishullit të Ballkanit). Këto liqene gjenden në kufi me vendet fqinje. Shqipëria ka përafërsisht 450 km vijë bregdetare. Bregdeti Adriatik shquhet për plazhet ranore dhe të ceketa, këto të fundit shumë të përshtatshme për pushimet e familjarëve. Bregdeti i Jonit, i quajtur ndryshe “Riviera Shqiptare“, me shtrirje nga Vlora në Sarandë, shquhet për panoramat mjaft të bukura si dhe për cilësinë e lartë të ujrave detare. Ky bregdet është shkëmbor dhe kryesisht i ashpër me male të thepisur që bien me pjerrësi në det.
  4. 4. • Territoret e Shqipërisë së sotme kanë qenë të populluara para 100.000 vjetësh. Në fillimet e mijëvjeçarit të tretë para erës sonë, u vendos popullsia Indo-Evropiane. Si rezultat i kësaj përzierje, u krijua një popullsi që ruajti karakteristikat e veçanta kulturore dhe gjuhësore në Gadishullin Ballkanik (pellazgët). Të bazuar në këtë popullsi të vjetër, midis mijëvjeçarit të II-të dhe shekullit të I-rë para erës sonë, u krijua popullsia ilire. Pas rënies së saj, në vitin 30 para erës sonë, mbas zhvillimit të tre luftrave iliroromake, Iliria ra në kontrollin e kësaj të fundit. Me ndarjen e Perandorisë Romake (395 paserës sonë), Iliria u bë pjesë e Perandorisë Bizantine. Edhe pse nën sundimin romak, ilirët ruajtën gjuhën dhe traditat e tyre ndër shekuj. Rruga tregtare më e rëndësishme midis Romës dhe Konstandinopolit, rruga Egnatia, kalonte përmes portit të Durrësit. HISTORIA
  5. 5. • Tre perandorët e parë bizantinë (Anastasius i Parë, Justin dhe Justiniani i Parë) ishin me origjinë Ilire. Sulmet nga popullsi barbare migruese (visigotët, hunët, ostrogotët dhe sllavët), vazhduan gjatë shekullit të 5-të dhe 6-të. Në 1344 Shqipëria ishte nën sundimin e Mbretërisë Serbe. Pas rënies së saj në luftë me Turqinë në vitin 1389, lindën principatat arbëreshe, më e rëndësishmja ajo e Balshajve. Rajoni ishte i hapur ndaj sulmeve Otomane te cilët dalëngadalë arritën të vinin nën sundim Arbërinë. Kulmi i rezistencës antiosmane arriti gjatë viteve 1443 -1468, kur heroi kombëtar Skënderbeu (Gjergj Kastrioti) udhëhoqi përpjeket e shqiptarëve kundër otomanëve. Në këtë periudhë Arbëria u kthye në një faktor të rëndësishëm për gjithë Europën. Mbas formimit të koalicionit të feudalëve arbër në Kuvendin Historik të Lezhës së mbajtur në 2 Mars 1444 Heroi Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu udhëhoqi për 25 vjet rezistencën kundë rrrezikut otoman.
  6. 6. • Këta të fundit u thyen gjatë tre rrethimeve të Krujes dhe vetëm 10 vjet pas vdekjes së Skënderbeut, në 1478, ata arritën të merrnin atë. Për më shumë se 400 vjet Shqipëria ka qenë nën regjimin Otoman. Rezistenca shqiptare vazhdoi gjatë periudhave të mëpasme duke u frymëzuar sidomos nga lëvizja iluministe e Rilindjes Kombëtare Shqiptare e cila lindi në shekullin e XIX. Përpjekjet dhe revoltat e njëpasnjëshme arritën pikën kulminante me shpalljen e Pavarësisë Kombëtare në 28 Nëntor 1912. Kuvendi i atjeshëm i Vlorës solli në fuqi qeverinë e parë shqiptare të udhëhequr nga Ismail Qemali. Gjatë Luftës së Parë Botërore e cila shpërtheu në 1914 Shqipëria u kthye në shesh pushtimi të trupave të ndryshme si Austro-Hungaria, Italia dhe Franca. Në vitin 1920 u mbajt Kongresi i Lushnjës i cili pati për qëllim ruajtjen e tërësisë tokësore territoriale të Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore. Ky Kongres shpalli Tiranën kryeqytet të vendit. Po në këtë vit Shqipëria u pranua në “Lidhjen e Kombeve”. Mbas një periudhë trazirash politike në vitin 1924 vendi kaloi revolucionin demokaratiko-borgjez dhe pas tij vendi u udhëhoq nga qeveria e Fan Nolit. Në vitin 1928, vendi u shpall monarki nën sundimin e mbretit Zogu I. Ky i fundit, ndoqi politikën e afrimit me Italinë dhe Britaninë e Madhe, por pa mundur të evitojë pushtimin ushtarak të Shqipërisë nga Italia fashiste. Në 7 Prill1939, vendi u pushtua nga trupat e Musolinit duke i dhënë fund regjimit të Monarkisë, që zgjati prej 11 vitesh. Në 1943 vendi u pushtua nga forcat naziste të Hitlerit. Rezistenca ndaj sulmeve të huaja njihet si fronti Antifashist Nacional Çlirimtar.
  7. 7. • Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore solli në fuqi regjimin stalinist të Enver Hoxhës. Përreth 50 vjet, regjimi totalitar aplikoi politikën e vetizolimit, duke lënë vendin në varfëri ekonomike dhe krejtësisht të izoluar nga komuniteti ndërkombëtar. Politika ekonomike e tij u bazua në parimin e “mbështetjes në forcat e veta” duke ndaluar marrjen e huave dhe kredive nga jashtë. Kjo situatë vazhdoi deri më 1991, kur Shqipëria si pasojë e erës së re qe fryu ne Europen lindore, doli përfundimisht nga izolimi. Nga viti 1991 deri në 1997 vendi u udhëhoq nga Partia Demokratike. Pas trazirave të vitit 1997, si pasojë e falimentimeve të skemave piramidale, koalicioni i partisë Socialiste mori pushtetin deri në 2005. Po në këtë vit koalicioni i partisë demokratike mori përsëri pushtetin. Politika Shqiptare tashmë ka mundësuar anëtarësimin e vendit në forcat aleate të NATO-s dhe ka aplikuar për hyrjen e vendit në Bashkimin Evropian.
  8. 8. • Popullsia e Shqipërisë është afro 3.2 milion banorë, me një densitet prej 113 banorë për metër katrorë. Pjesa më e madhe e popullsisë banon në fshatra. Jetëgjatësia mesatare arrin në 72 vjeç, specifikisht 75 vjeç për gratë dhe 69 vjeç për burrat. Minoritetet përfaqësojnë rreth 3 % të popullsisë dhe pjesa më e madhe janë grekë, (të vendosur në pjesën jugore të vendit ne krahinat e Dropullit, Pogonit dhe Vurgut) dhe maqedonas në zonën e Prespës. Popullsia në qytetet kryesore të vendit është si më poshtë: • Tirana 606 175 banorë • Durrës 189 592 banorë • Shkodër 150 000 banorë • Vlorë 147 128 banorë • Sarandë 35 089 banorë Popullsia
  9. 9. Gjuha • Gjuha zyrtare është ajo shqipe.Dy dialektet kryesore të gjuhës shqipe janë Gegë në veri e Toskë në jug.Ajo përbën një degë origjinale të veçantë të familjes Indo-Evropiane. Shqipja është një vazhdim i gjuhës Ilire dhe është pa dyshim njëra prej gjuhëve më të vjetra të cilat fliten në kontinentin Europian. Në leksikun e saj gjenden fjalë nga gjuhë të tjera si ajo turke, greke, latine dhe sllave, por ajo ka ruajtur origjinalitetin e saj si një gjuhë specifike. Gjuha e sotme zyrtare shqipe bazohet në dialektin Toskë. Alfabeti ka 36 shkronja, shqiptohen në të njëjtën mënyrë, gjë që e lehtëson dukshëm leximin e tyre.
  10. 10. Besimi Fetar • Krishtërimi në Shqipëri u fut për herë të parë rreth vitit 59 pas Krishtit. Feja ortodokse depërtoi në viset shqiptare gjatë periudhës bizantine rreth vitit 323 pas Krishtit e ajo myslimane hyri në Shqipëri në shekullin e XIV. Më 1967 u ndaluan të gjitha llojet e besimeve në Shqipëri duke u mbyllur kishat, xhamitë, teqetë dhe shkollat fetare. Për 23 vjet Shqipëria qe i vetmi vend ateist në botë. Me 1990, pas lëvizjes demokratike, besimi fetar u la i lirë dhe u rindërtuan të gjitha kishat e xhamitë dhe mjaft objekte të tjera të besimit fetar, si dhe u hapën shkolla të ndryshme fetare. Sot në Shqipëri praktikohen disa fe tradicionale, siç janë ato myslimane, ortodokse, katolike dhe bektashiane.
  11. 11. KLIMA • Shqipëria ka një klimë Mesdhetare, e cila karakterizohet nga një verë e thatë dhe e nxehtë si dhe një dimër relativisht i butë dhe i lagësht. Gjithsesi, si pasojë e thyerjes së madhe të relievit ka një mori mikroklimash dhe në zona të caktuara malore, reshjet e dëborës janë fenomen normal,ku shtresa e saj zgjat për muaj të tërë. Temperatura maksimale regjistrohet në 30 deri 35 gradë celsius, në jug të vendit në zonën bregdetare dhe në atë të Myzeqesë. Temperaturat mesatare minimale në brendësi të territorit arrijnë në -5 deri në -10 gradë celsius. Minimumi absolut ka arritur në -25,5 gradë celsius. Shqipëria ka rreth 270-300 ditë me diell në vit, gjë që bën të mundur që sezoni i plazhit të ketë një kohëzgjatje prej afro 5 muaj në vit.
  12. 12. EKONOMIA , BUJQESIA • Ekonomia • Ekonomia shqiptare bazohet ne sektoret e ndertimit, sherbimeve, bujqesie dhe transportit . Në këtë kuadër gjate viteve 2007-2008 kanë pësuar rritje aktivitete të tilla: si hoteleri, bar-restorante, qëndrat tregtare, transporti dhe ndërtime të ndryshme të infrastrukturës, shoqëruar këto me punësimin në rritje në zonat turistike. Zhvillimi i turizmit në vitet e fundit po luan një rol të rëndësishëm në ekonominë e Shqipërisë. • Bujqësia • Tregu bujqësor, që përbën më shumë se gjysmën e të ardhurave kombëtare të përgjithshme (GDP), po rritet edhe më shumë si rezultat i diversitetit të prodhimeve bujqësore.
  13. 13. Burimet natyrore, strukturat politike • Burimet natyrore • Shqipëria, për sipërfaqen e saj të vogël, ka pasuri minerare të dukshme, ku mund të përmendet kromi (për rezervat e të cilit ajo rradhitet në vendin e tretë në botë ), bakri hekuri, nikeli (zë vendin e shtatëmbëdhjetë në botë për rezervat për frymë), qymyrguri, naftë gazi natyror, minerale jo metalore, etj. • Struktura politike • Republika e Shqipërisë bazohet në një sistem pluralist demokratik. Figura më e lartë e vendit, Presidenti, zgjidhet nga parlamenti çdo pesë vjet. Parlamenti zgjidhet me votë popullore çdo katër vjet dhe vendi udhëhiqet nga Këshilli i Ministrave, i cili drejtohet nga Kryeministri. Qeveritë lokale drejtohen nga të zgjedhur direkt dhe në mënyrë proporcionale.
  14. 14. PIKA TURISTIKE • • • • Bregdeti Adriatik Deti Adriatik fillon nga dalja e lumit të Bunës në rrethin e Shkodrës dhe përfundon në hyrje të gjirit te Vlorës. Është një bregdet ranor dhe i cekët, duke qenë në këtë mënyrë mjaft i përshtatshëm për pushimet e familjarëve. Plazhet e tij janë Velipoja, Rana e Hedhun, Shëngjini, Talja, Patoku, Gjiri i Lalzit, Durrësi, Golemi, Mali i Robit, Spilleja, Divjaka, Semani, Darzeza dhe Plazhi i ri i Vlorës. Lagunat e shumta ofrojnë mundësi të veçanta për të apasionuarit e natyrës, ekoturizmit, peshkimit etj. Gjuetia, gjithashtu, mund të praktikohet në disa nga këto zona të pasura. Bregdeti Jon Ky breg shtrihet nga Gjiri i Vlorës deri në kepin e Stillos në kufi me Greqinë. Shquhet për ujëra të thella dhe shumë të pastra, brigje shkëmbore me plazhe të vegjël e intime. Është ideal për sportet ujore si zhytjet, lundrimin etj. Turizmi rural dhe malor Territori i Shqipërisë ka disa rajone, ku ky lloj turizmi është i aplikuar. Riviera shqiptare: Dhërmi, Himarë, Qeparo, Vuno, B orsh, etj. Zona e alpeve: Thethi, Vermoshi, Valobona, Rrog ami, etj. Zona juglindore: Voskopoja, Dardha, Vithkuqi, Bob oshtica, Ohri, Prespa, etj.
  15. 15. FLORA & FAUNA • Flora • Flora e Shqipërisë është shumë e pasur,duke filluar nga bimësia Mesdhetare dhe duke mbaruar me ahet alpine. Ajo përmban 3,220 lloje bimësie. Kjo florë përbën 29% të specieve Evropiane dhe 47% të florës së gadishullit të Ballkanit. 1% janë bimësi endemike dhe 5% nënendemike, ndërsa 85% e llojeve të bimësisë janë pjesë e florës Mesdhetare e të Evropës qëndrore, dhe pak specie i përkasin Evropës Perëndimore. • • Fauna Shqipëria paraqet një faunë të pasur e me varietete të dukshme. Fauna tokësore përbëhet nga gjitarët si: ujku, rrëqebulli, macja e egër, ariu i murrmë, derri i egër, kaprolli, dhelpra, nusja e lalës, lepuri i egër lundëra, etj. E pasur është edhe fauna e shpendëve, llojshmëria e të cilëve arrin në 350 në të gjithë vendin, si: pelikani, gjeli i egër, qukapiku, shqiponja e artë, skifteri etj. Fauna ujore përmban lloje të ndryshme peshqish, ku më të përhapur janë: sardelja, qefulli, barbuni, krapi, trofta me pika, etj.Në bregdetin Adriatik janë shfaqur edhe specie të rralla si peshkaqeni, foka mesdhetare etj. Në liqenin e Ohrit gjejmë specie të vecanta si: peshku Koran, sfungjeri i
  16. 16. PARQET KOMBËTARE • Parku Kombëtar i Dajtit • Ky park ndodhet në lindje të Tiranës dhe shtrihet në sipërfaqen 3,300 hektarë.Parku është rast tipik për shtrirjen e bimësisë me kate, duke filluar që nga shkurret me gjelbërim të përhershëm e deri tek dushqet. Parku frekuentohet nga vizitorë të shumtë. Ai quhet ndryshe,”ballkoni natyror i Tiranës”. Aty mund të shkohet edhe me teleferik, udhëtim i cili zgjat vetëm pak minuta dhe ju ofron pamje të mrekullueshme. • Parku Kombëtar i Lurës • Ky park ka një sipërfaqe rreth 1280 hektarë në lindje të rrethit te Dibres. Parku ofron mundësi mjaft të mira të ekoturizmit. Objekte të veçanta janë 12 liqenet akullnajore , ku më i bukuri është Liqeni i Luleve , i cili gjatë verës mbulohet ne sipërfaqe nga zambakë të bardhë uji. Ofron mundësi për ekoturizmin , shëtitjet me kuaj në fushën e Pelave etj.
  17. 17. • Parku Kombëtar i luginës së Valbonës • Parku, me një shtrirje 8,000 hektarë,ndodhet në veriperëndim të Bajram Currit. Biodiversiteti i tij i veçantë e bën parkun më tërheqës për turistët. Këtu ka disa fshatra alpine të cilët ofrojnë akomodim në struktura tipike të llojit të haneve. • Parku Kombëtar i Divjakës • Parku Kombëtar i Divjakës ka një sipërfaqe 1,250 hektarë, pjesë e Lagunës së Karavastasë. Parku përbën ekosistemin më të rëndësishëm të vendit. Kjo është pika më perëndimore në Europë ku folëzon Pelikani kaçurrel. • Parku Kombëtar i Llogarasë • Shtrihet në drejtimin jugor të qytetittë Vlorës. Parku është një vend tipik ku kombinohet ajri detar me atë malor dhe ku mund të ushtrohen sporte ajrore si pasojë e erërave të favorshme.
  18. 18. • Parku Kombëtar i Butrintit • Parku shtrihet 25 km në jug të qytetit të Sarandës. Parku ka vlera të larta arkeologjike, shkencore, turistike dhe biodiversitet të veçantë. Shtrirja e parkut është 2,500 hektarë. Mbizotërojnë dafinat dhe drurë të tjerë të lartë. Aktivitetet që mund të zhvillohen në këtë zonë janë turizmi blu i Ksamilit, ekoturizmi në liqenin e Butrintit, peshkimi, sportet ujore, etj. • Parku Kombëtar i Prespës • Parku ka një sipërfaqe 27,750 hektarë dhe shtrihet në kufi të tre shteteve; Shqipërisë,Greqisë dhe Maqedonisë. Ai është parku më i madh kombëtar i vendit. Në këtë park ndodhen edhe liqeni i Prespës së Madhe e të Vogël, si dhe burimet e tyre ujore. Parku shquhet sidomos për faunën si dhe për kishat e tij eremite.
  19. 19. • Folklori • Shqipëria ka një traditë të gjatë në folklorin muzikor, i cili i ka rrënjët në lashtësi. Folklori shqiptar është i pasur me vlera artistike, dhe vazhdon të pasurohet edhe në ditët e sotme. Ai konsiston në letërsi, muzikë, koreografi e dramë. Ai përmban krijime, rrëfime, legjenda, anektoda, proverba e thënie popullore. Një numër i konsiderueshëm vëllimesh muzikore, koreografike e letrare folklorike janë publikuar gjatë viteve të fundit. Tetë volume folklorike letrare dhe dhjetë volume të “Folklorit Muzikor Shqiptar” janë botuar në Prishtinë. • Muzika folklorike • Këngët folklorike dhe vallet kanë shoqëruar gjithmonë evenimentet e jetës shqiptare, si: dasmat, luftërat dhe ceremonitë mortore. Ato kanë karakteristika të ndryshme në rajone të ndryshme të vendit. Ekzistojnë tre standarte krahinore të muzikës folklorike shqiptare.
  20. 20. KULTURA • Letërsia dhe Arti • Libri i parë shqip është ”Meshari” i Gjon Buzukut (1555). Letërsia e hershme përfaqësohet nga libra me karakter fetar, ku shprehet rezistenca ndaj dominimit turk. Autorët më të njohur të kësaj letërsie janë: Pjetër Budi, Frang Bardhi, Pjetër Bogdani, etj. Letërsia shqiptare njeh hovin më të madh në periudhën e Rilindjes Kombëtare.Kjo letërsi ndërthur shpirtin iluminist, romantik, demokratik të shkrimtarëve të asaj periudhe. Autorët më të spikatur të letërsisë së Rilindjes janë: Naim Frashëri, Andon Zako Çajupi, Sami Frashëri, Ndre Mjeda, De Rada, etj. Gjatë periudhës së Pavarësisë, letërsia trajtoi të njëjtën temë të patriotizmit të Rilindjes, duke u thelluar më shumë në karakterin demokratik. Figurat më të shquara të kësaj periudhe janë: Fan Noli, si një publicist, poet, përkthyes dhe një figurë politikane, Migjeni, Lasgush Poradeci, Gjergj Fishta,Ernest Koliqi, Faik Konica, etj.Pas luftës së dytë botërore, realizmi socialist kushtëzoi tematikën e letërsisë. Edhe pse me një tematikë të kushtëzuar, janë realizuar një numër i madh veprash artistike me vlerë. Mund të përmenden shkrimtarët Mitrush Kuteli, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, etj. Veprat e novelistit Ismail Kadare janë përkthyer në 40 gjuhë të huaja dhe në vitin 2005 është nderuar me çmimin “Man Booker International”. Kadare është kandiduar për Çmimin Nobel në fushën e letërsisë.
  21. 21. • • Kinematografia Kinematografia shqiptare është krijuar pasluftës së dytë botërore rreth viteve 1947. Filmi i parë shqiptar “Tana” është prodhuar në vitin 1952. Disa nga filmat shqiptarë janë të njohur edhe nga publiku evropian. Ata janë vlerësuar me çmime në aktivitete të ndryshme ndërkombëtare. Gjatë viteve të fundit janë realizuar disa filma, të suksesshëm dhe që kanë marrë shumë çmime në festivale dhe konkurse të ndryshme në Evropë dhe më gjërë. Disa prej të këtyre filmave janë shfaqur edhe nga kanale televizive të Evropës. Një zhvillim të konsiderueshëm ka marrë dhe filmi i shkurtër e i animuar. Tani në Shqipëri janë hapur dy shkolla të profilizuara kinematografike. • • Teatri Teatri shqiptar ka një traditë të gjatë. Ky fakt mbështetet nga pasuria kulturore e amfiteatreve që datojnë në shekujt IV e të III para Krishtit. Teatri amator ka zanafillën e tij që në “Rilindje” dhe krijoi traditat e tij në Shkodër, Korçë, Gjirokastër dhe Elbasan. Shqipëria është vendlindja e aktorit me famë ndërkombëtare, Aleksandër Moisiu. Në Shqipëri, studiohet në degën e aktrimit ka Akademinë e Arteve të Bukura, në degën e aktrimit. Grupe profesioniste teatrale me shfaqjet e tyre janë prezente në qytete të ndryshme të vendit. Institucionet artistiko-kulturore me aktivitet në Tiranë janë: Teatri Kombëtar, Teatri i Operas dhe Baletit, Shfaqjet variete dhe Teatri i Kukullave
  22. 22. • Monumentet e Kulturës • Shqipëria është një vend me një civilizim të hershëm. Për këtë flasin vendbanimet prehistorike, pikat arkeologjike me stile dhe ndikime ilire, helene e romake. Kishat e shumta bizantine dhe sidomos postbizantine. Shqipëria me historinë, kulturën mijëvjeçare, ju ofron të gjitha mundësitë të vizitoni gjurmët e arkitekturës së hershme si dhe monumente të reja që i përkasin periudhave të mëvonshme në gjithë Shqipërinë. • Artizanati • Artizanati shqiptar ka një traditë të gjatë. Ilirët dhe Arbëreshët në kohët e hershme, kanë patur një nivel të lartë të zhvillimit të punimeve artistike, duke përdorur një teknikë të veçantë. Më të përmendura janë punimet e kostumeve me motive të folklorit artistik kombëtar. Punime të tjera janë prodhimet me filigram, gdhëndjet me dru, alabastër, punimet në kockë, qeramikë, gurë, prodhimet me lesh e lëkurë. Gjithë llojet e këtyre punimeve kanë tërhequr gjithnjë vëmendjen e turistëve, për origjinalitetin e tyre dhe vlerën e lartë teknike e artistike.

×