Your SlideShare is downloading. ×
gjergj kastrioti
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×

Thanks for flagging this SlideShare!

Oops! An error has occurred.

×
Saving this for later? Get the SlideShare app to save on your phone or tablet. Read anywhere, anytime – even offline.
Text the download link to your phone
Standard text messaging rates apply

gjergj kastrioti

13,212

Published on

Published in: Education
0 Comments
12 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total Views
13,212
On Slideshare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
2
Actions
Shares
0
Downloads
0
Comments
0
Likes
12
Embeds 0
No embeds

Report content
Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
No notes for slide

Transcript

  • 1. Projekt Tema : Gjergj Kastriot Skënderbeu për pavarësinë kombëtare
  • 2. Objektivat :  Të aftësohemi në kryerjen e punimeve kërkimore historike.  Të analizojmë dokumente historike të autorëve vendas dhe të huaj për Skënderbeun.  Të nxjerrim përfundime nga analiza e projektit.
  • 3. Çështjet e trajtuara :  Jeta e përmbledhur e Gjergj Kastriot Skënderbeut  Gjërgj Kastriot Skënderbeu – Hero Kombëtar  Figura e Gjergj Kastriotit në letërsi dhe në arte  Vepra të autorëve shqiptarë : Marin Barleti, Fan Noli. Naim Frashëri  Vepra të autorëve të huaj : Oliver Schmitt, Sulejman Kylçe.
  • 4. 1. Jeta e përmbledhur e Gjergj Kastriot Skënderbeut Gjergj Kastrioti ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4 djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më 6 maj 1405 në Mat. U mor peng si nizamë pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (içogllanëve) që përgatiste komandantë e nëpunës. Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti "(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë princ ose fisnik pra Skënderbeg do të thotë Aleksandri princ ose fisnik. Ai nuk e harroi vendin e tij të dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare. Skënderbeu nuk hoqi dorë nga ideja për t'u kthyer në Shqipëri në fronin e të atit, deri në vitin 1443 kur ai u nis kundër Janosh Huniadit nën komandën e bejlerbeut të Rumelisë. Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare i Kastriotëve. Kryengritja u përhap shpejt në viset e tjera dhe feudalët e tjerë u ngritën gjithashtu. Gjatë dhjetorit, Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e kësaj zone. Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes Shqiptare të Lezhës. Ai u martua me të bijën e Gjergj Arianitit me Donika Arianitin për të forcuar lidhjet e tij me principatat e tjera. Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë. I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për në Itali.
  • 5. 2. Gjergj Kastriot Skënderbeu – Hero Kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu sintetizon një epokë të tërë historike që mori emrin e tij: luftën njëshekullore kundër pushtimit osman (fundi i shek. XIV - fundi i shek. XV). Nën udhëheqjen e tij, lufta e shqiptarëve u ngrit në një shkallë më të lartë e më të organizuar dhe shënoi një kthesë vendimtare në zhvillimin politik të Shqipërisë. Gjergj Kastrioti - Skënderbeu ishte përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptarë që udhëhoqi më vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë. Ai realizoi të parin bashkim të shqiptarëve, Lidhjen Shqiptare të Lezhës, e cila hapi rrugën e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, themeluesi i të cilit u bë ai vetë. Kujdes të veçantë Skënderbeu i kushtoi ruajtjes së burimeve të brendshme ekonomike, tek të cilat u mbështet lufta. Duke fuqizuar mbrojtjen në brezin kufitar, në lindje e në jug, ai i dha mundësi banorëve të viseve të lira të zhvillonin një veprimtari ekonomike deri diku normale. Krahas mbrojtjes së vendit, Skënderbeu i kushtoi vëmendje çlirimit të viseve të pushtuara që ndikoi në formimin e mëtejshëm të lidhjeve më banorët e këtyre viseve dhe në forcimin e bashkimin e të gjithë popullit shqiptar. Aftësitë e Skënderbeut si burrë shteti spikatën edhe në marrëdhëniet me vendet e tjera. Duke pasur të qartë së rrezikut osman mund t‟i bëhej ballë vetëm më sukses vetëm me forca të bashkuara, Skënderbeu kërkoi pareshtur pjesëmarrjen e vendeve evropiane në luftë kundër armikut të përbashkët. Në kushtet e pabarazisë së theksuar ndërmjet forcave osmane dhe atyre shqiptare, Skënderbeu përpunoi strategjinë dhe taktikën e tij luftarake, në bazë të së cilës qëndronte mendimi se fitorja nuk mund të varej nga numri i ushtarëve. Ai mbante armikun në alarm të përhershëm, i priste rrugën e fuqizimet dhe, pasi e kishte futur në kurth, e godiste me sulme të fuqishme e të befasishme. Skënderbeu u shndërrua në simbol të luftës për liri e pavarësi. Ai mbeti një figurë e dashur për shqiptarët edhe pas vdekjes së tij. Kujtimi i tij mbeti gjithnjë i gjallë nëpër këngët, gojëdhënat e tregimet e shumta popullore që i dhanë atij tiparet e një figure legjendare.
  • 6. 3. Figura e Gjergj Kastriot Skënderbeut në letërsi dhe në arte a) Figura e Skënderbeut në letërsinë gojore Figura dhe vepra e ndritur e Gjergj Kastriotit Skenderbeut ka lene gjurme te zemrat dhe mendjet e popullit shqiptar . Keto gjurme I gjejme ne letersine gojore ; ne kenge , legjenda , mite , ne toponimi si dhe ne veprat e shumta historike e letrare kushtuar kesaj figure, shkruar nga autore vendas dhe te huaj . Kenget kushtuar Skenderbeut Nder krijimet gojore qe kane mberritur deri ne ditet e sotme , permendim Kenga e Gjergj Golemit, Kenga e Skenderbeut , Rrethimi I Krujes , Skenderbeu dhe ballabani , Trim o Skenderbe etj . Ne keto kenge figura e heroit eshte ajo e nje luftetari te lavdishem , misherim i shpirtit , luftarak , trim ,bema te shkelqyera dhe atdhedashes . Deshmite per ekzistencen e kengeve te Skenderbeut Mendohet se kenget qe i jane kushtuar heroit kane qene te shumta por qe nuk jane percjelle deri me sot .Sipas kronikanit latin , Antomio Saboliko dhe te dhenave te vepres se Marlin Baletit , Skenderbeu u be heroi i poezise popullore qe ne gjallje te tij . Te dy autoret e permendur deshmojne se rapsodet shqiptare kendonin kenge lavderuese per heroin e tyre ne pushtim gjate betejave . Edhe Marin Bici , delegat apostolik , pohon se ne Lezhe ,1610 kendoheshin nen hunden e pushtuesit kenge per Skenderbeun . Edhe Frang Bardhi ne Apologjine per Skenderbeun (1635)deshmon se shqiptaret “kendojne me ze trimerite e tij neper gostite .. “ Sipas studiuesve , arsyeja kryesore pse numri I krijimeve folklorike per Skenderbeun eshte I paket , lidhet me perpjekjeve te pushtuesit per te zhdukur cdo kujtim te “motit te madh “ . Duke mos lejuar te kendoheshin kenge per trimerite e Skenderbeut , Ishte e pamundur qe kenget te jetonin ne kushte fshehtesie . Fakti qe disa krijime edhe me te hershme , si psh . Cikli I Kengeve te Kreshnikeve , kane arritur gjer ne ditet tona , mbeshtet arsyetimin e studiuesve .Figura e ketij heroi si ne kenget popullore , ashtu edhe ne legjenda e mite , eshte ajo e nje luftetari te lavdishem , misherim I shpirtit luftarak , trimerise , bemave te shkelqyera dhe atdhedashes .
  • 7. Permbledhja e pare me poezi popullore per Skenderbeun Pas vdekjes se Skenderbeut ne ikjen e tyre arbereshet morren me vete kenget rrefimet dhe kujtimin e Skenderbeut dhe i ruajten si gjurme te identitetit te dheut te pare. Kjo deshmohet nga krijimet e shumta per kete periudhe qe ruhen te arbereshet.I pari qe i mblodhi dhe i botoi keto poezi popullore ishte jeronim de rada . Ai i botoi ato ne vitin 1866 ne permbledhjen Rapsodi te nje poeme shqiptare ku gjenden 8 poezi kushtuar skenderbeut.Ne keto poezi vizatohet portreti moral dhe fizik i skenderbeut i cili jepet me permasa madheshtore. Keto krijime kane karakter himnizues dhe patetik.Me interes jane poezite qe sjellin te gjalle mjedisin historik dhe peisazhin gjeografik te Krujes vendi ku zhvillohen disa nga ngjarjet me te rendesishme te epokes se skenderbeut.Vlera e ketyre poezive qendron ne detajet konkrete ne sinqeritetin dhe naivitetin me te cilin jane ndertuar njesite poetike,si dhe ne konkretesine dhe gjallerine e lendes historike dhe njerezore mbi te cilen ato strukturohen. Skenderbeu ne toponimi Lavdia e Skenderbeut vjen edhe permes toponimise. Jane te shumta vendet qe mbajne emrin e skenderbeut si Pajella e Skenderbeut, Guri i Kalit te Skenderbeut, Kalaja e Skenderbeut, Mali i Skenderbeut etj.Keta emra lidhin Skenderbeun me vende e ngjarje qe paten mbetur thelle ne kujtesen e luftetareve e te popullit ku u luftua dhe iu be prite ushtrive osmane per 25 vjet.
  • 8. b) Figura e Skënderbeut në letërsinë e kultivuar Qysh pas vdekjes se tij e deri me sot,interesi per figuren e Skenderbeut eshte dhe vazhdon te jete i madh.Jane shkruar vepra letrare, histori te letrarizuara dhe vepra te mirefillta historike,si ne Shqiperi,ashtu edhe ne Evropen Perendimore e me gjere.Por i pari qe shkroi nje liber per jeten e Skenderbeut qe Dhimiter Frangu,bashkeshoqerues i gjithe jetes dhe luftrave,te Skenderbeut,arketar e shoqerues ne udhetimet e princit shqiptar(e shkroi ne 1480,por u botua ne vitin 1539).Pas tij Marin Bicikemi shkroi vepren Panergjik me 1503,duke e trajtuar Skenderbeun si luftetar,prijes dhe symbol te qendreses arberore ne motet 14441468.Ne fillim te shekullit XVI, ne Evropen Perendimore u botuan romane,poema,tragjedi,madje edhe komedi kushtuar princit shqiptar ,te shoqeruara edhe me ilustrime.Por vepra me e hershme e plote mbi heroin tone eshte ajo e Marin Barleti(Marinus Barletius),Historia e jetes dhe bemave te Skenderbeut,Princi i Epirit(Rome,1508-1510).Me 1636,ne Venecia, Frank Bardhi atehere student,boton Apologjine per Skenderbeun,nje traktat prej 76 faqesh ne latinisht,te titulluar”Gjergj Kastrioti epirotas,i quajtur zakonisht Skenderbe,princ trim mbi trima dhe i pathyeshem i shqiptareve,u kthhet baskadhetareve dhe atdheut te tij”.Kete veper autori e shkroi per 15 dite,ne kulmin e zemerimit,rruges duke u kthyer per ne Shqiperi.Nepermjet saj ai hedh poshte tezen e pathemelte te peshkopit boshnjak Marnavita,qe e nxirrte Skenderbeun me prejardhje boshnjake.Kjo rrethane i jep vepres nje fryme te mprehte polemike dhe nje stil energjik.
  • 9. Figura e Skenderbeut gjate Rilindjes Gjate Rilindjes Kombetare figura e Skenderbeut kthehet ne mitt e krenarise dhe zgjimit te vetedijes kombetare she i perpjekjve kulturore per formimin e shtetit te pavarur shqiptar.Fillimisht figura e Skenderbeut ze vend ne letersine arbereshe.Ai mbetet nje ure lidhese e te merguarve dhe e te ikurve te hershem me “dheun ame”.Nese shkrimet e meparshme te shqiptareve per heroin e tyre kombetar ishin shkruar ne latinisht, arbereshet jane te paret qe me veprat e tyre poetike te perjetesojne figuren e Skenderbeut ne shqip. - Figura e Skenderbeut te Jeronim de Rada .Epoka e Skenderbeut ne veprat e tij jepet ne perpjestime te medha ,vigane.Mes skenave masive ,ne te cilat poet i jep jete nje teresie te pasur presonazhesh, spikat Skenderbeu.Ai meshiron idealin e udheheqesit,si ushtarak de si burre shteti,por De Rada ndalet edhe ne anen e tij thjesht njerezore.Te Skenderbeu i pafan(1837-1896)De Rada jep tablo te gjere te Shqiperise ne shek.XV te bemave te lavdishme te popullit per jete te lire dhe te pavarur dhe te “mbretit epirotas”,zoti te shqiptareve.Heroi Kombetar,Skenderbeu, ne kete veper shfaqet si burre shteti i shquar dhe trim i rralle,qe me mencurine dhe heroizmin e tij diti te ngreje popullin e vet ne luften clirimtare te pashoqe.Skenat e betejave kembehen me skena intime per ta dhene sa me te gjalle mjedisin arberor dhe frymen heroike te kohes.De Rada e ridimensionoi artistikisht figuren e Sknderbeut.Te poema e tij lexuesi zbulon nje hero ne castet e tij te dhimbjes per shkak se nuk e ka me vete fatin historik.Vete De Rada shkruan : “Duke nxjerre ne drite nje pas nje librat e “Skenderbeu i pafan” me shume se artin e perkryer kasha per qellim te zgjoja te shqiptaret vetedijen e tyre kombetare”.Ky synim patriotizmi e ka cenuar disi vleren artistike te poems.Por jemi ne epoken e Rilindjes Kombetare ne te cilen angazhimi i poeteve per ceshtjen atdhetare eshte pjese e qenesishme e projektit te tyre intelektual.
  • 10. -Figura e Skenderbeut te Dara (I Ri) Te poema Kenga e sprasme e Bales Dara i Ri nepermjet personazheve historike dhe te titulluara evoikoi kohen e lavdishme te GJergj Kastriotit dhe shprehu besimin se dita e Arberit do te vije .Ne te ndonese Skenderbeu nuk eshte personazh qendror ndihet jehona e epokes dhe jetes se tij. -Figura e Skenderbeut te rilindes te tjere Nderkohe zgjimi i shqiptareve ka ngjare edhe ne kete ane te detit.Heroi Kombetar ze nje vend te rendesishem edhe ne veprat e shkrimtareve te tokes ame. Keshtu Zef Jubani shkruan librin Histori e Gjergj Kastriotit 1871, Naim Frasheri poemen Histori e Skenderbeut 1898,Sami Frasheri e permend te traktati Shqiperia c‟ka qene,c‟eshte dhe c‟do te behet 1899,Andon Zako Cajupi ne tragjedine Burri i dheut,Asdreni te Kembana e Krujes 1937. -Poeti Filip Shiroka i kushtoi disa vjersha si tingelloimat e Gjergj Katriotit,Te vorri i Skanderbegut Shqypja etj.Ne to a ii kendon lavdise se hershme te popullit,trimerise legjendare te heroit kombetar.Ashtu si te gjithe rilindesit ai kerkon te ndeze krenarine e bashkatdhetareve dhe per tu dhene zemer be luften per clirim. - Ndre Mjeda te Vorri i Skanderbegut nuk i kendon heroizmit te Skenderbeut por duke e konsideruar si simbol te lirise ai ben thirrje te varri: Cou,o trim,e mbi t‟tu vllazen, Dielli syt qu xhixhilloshin; Duke shprehur dhimbjen Se s‟a kjo Shqypnija, Qi ti rrite me krahe tand
  • 11. Voltaire nis kapitullin e tij "Marrja e Konstandinopojës" me frazën : "Sikur Perandoret grekë të kishin vepruar si Skenderbeu, Perandoria e Lindjes nuk do të kishte rënë” Skënderbeu është protagonist i tri tragjedive të autorëve britanike të shekullit të XVIII. Një numër i madh poetë sh dhe kompozitorësh gjithashtu janë tërhequr nga karriera e tij ushtarake. Poeti francez i shekullit të XVI, Ronsard shkroi një poemë rreth tij, ashtu si edhe në shekullin të XIX poeti amerikan Henry ëadsëorth Longfelloë. Në 1855, Camille Paganel ka shkruajtur Histoire de Skënderbej, i frymëzuar nga Krime të Luftës. Ludvig Holberg, një shkrimtar danez dhe filozof, pohoi se Skënderbeu është një nga gjeneralët më të mëdha në histori. Sir ëilliam Temple e konsideron Skënderbeun të jetë një nga të shtatë krerët më të madh pa një kurorë, së bashku me Belisarius, Flavius Aetius, Gjon Huniadi, Gonzalo Fernández de Cordoba, Farnese Aleksandër, dhe ëilliam Heshtur. Kompozitori italian Antonio Vivaldi ka realizuar një oper me titull Skënderbeu (e interpretuar 1718). Një tjetër opera me titull Skënderbeu eshte realizuar nga kompozitori François Francœur (e interpretuar 1763). Me 1953 është realizuar edhe një film mbi jetën e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastiot Skënderbeut.
  • 12. Figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeutdhe bëmat e tij janë pasqyruar prej kohësh në vepra të pikturës, të skulpturës dhe të gravurës në vende të ndryshme të botës. Pjesa më e madhe e veprave me vlera artistike dhe historike, si tipare karakteristike, japin një profil të veçantë me sy të gjallë dhe hundë shqiponjë. Portreti më i hershëm që njihet ndodhet në galerinë Ufici (Uffizi) të Firencës. Mendohet se është mbështetur në vizatimin të bërë drejtpërdrejtë nga natyra, të piktorit venecian Xhentile Benini. Në këtë portret, Heroi Kombëtar i shqiptarëve është paraqitur në moshë të shtyrë, si duket kur e ndërmori udhëtimin e tij të fundit në Itali në vitin 1466. Vlen të përmendet edhe portreti i shekujve XV-XVI i zbuluar në Shkodër si dhe portreti i galerisë në kështjellën Valdbeng, një riprodhim i të cilit ndodhet edhe në Muzeun e Krujës. Një portret i hershëm që paraqet rëndësi për tërë ikonografinë e Gjergj Kastriotit, ndodhet në botimin e parë të veprës madhore të humanistit dhe të historianit shqiptar Marin Barletit – “Historia de vita et rebus gestis Scanderbegi” , Romë, midis 1508 dhe 1510 (Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut). Portretin në gravurë e kanë realizuar edhe mjeshtrit gjermanë si Jang Breu (1533) dhe Jost Aman, po i shekullit XVI. Amani heroin shqiptar e paraqiti me një sfond kështjelle. Gravura mbi Skënderbeun, më 1577, ka shtypur edhe një piktor tjetër gjerman Sigizmund Fejgrahent. Paraqitja e përkrenares dhe e shpatës së heroit jepet për herë të parë (1539-1552) në portretin të bërë nga Tabias Shtimer. Në qindvjeçarin XVII e këndej u krijuan portrete të Skënderbeut për t‟i ilustruar veprat letrare ose historike. Piktori francez N. Auronks është autor i portretit që u botua në poemën e Bysjerit (1658). Në vitin 1662, kjo poemë u ribotua, por tani me portretin të bërë nga piktori Blanshet. Ndërkaq librin e Biemit, të botuar në vitin 1672, e ka ilustruar piktori italian F. Zuçi (Zucci). Një gravurë në dru bëri I.B. Skotin. Në vitin 1743 vepra e Barletit u botua në Zagreb në gjuhën kroate. Këtu tani e kemi gravurën në dru të Vajcit (Weitzi). Galerinë e Skënderbeut, me veprat e tyre e kanë pasuruar edhe piktorë të tjerë si Andrea Bianki, J. Fontana, Domeniko Kusto, A. Oslovski.
  • 13. Për Skënderbeun një numër veprash krijuan edhe piktorët arbëreshë në Itali, si G. Konforti, A. Skurra etj. Një afresk i shekullit XVI ndodhet në një kishë të Monreales në Sicili. Duhet theksuar se në kishën katolike të Prizrenit, në vitin 1878, kur u krijua LidhjaShqiptare e Prizrenit, janë pikturuar me grizaj në dy medaljone, komandanti ushtarak hungarez Jan Huniadi (1387-1456) dhe Skënderbeu. Figura e Skënderbeut u bë një nga temat qendrore të arteve figurative shqiptare qysh në periudhën e Rilindjes Kombëtare. Krahas portretit tradicional kthyer në profil të piktorit nga Korça Gjergj Panariti (1883), figura e plotë e heroit mbi kalë dhe në sfond beteja, u trajtua më 1889 nga Anastas N. Ballamaçi dhe Theohar Gjini (1880-1956). Ballamaçi u ndihmua nga tabloja e piktorit francez T. Zheriko. Nga plejada e piktorëve që punuan mbi bazën e modeleve, shkoi më tej piktori autodidakt Spiro Xega (1876-1953), autor i një cikli romantik-heroik prej më se tetë veprave. Midis tyre edhe “Skënderbeu” (1913). Me fjalë të tjera, prej tij ruhen mbi dhjetë tablo me figurën e Skënderbeut, disa prej tyre të fillimit të shekullit XX. Në vitin 1937, në bazë të një gravure evropiane, edhe ikonografi nga rrethi i Korçës Vangjel Zengo (1877-1938) pikturoi disa herë portretin e Skënderbeut, tablonë “Beteja e Skënderbeut me turqit” që ndodhet në Muzeun e Krujës. Linjën kryesisht origjinale e përbën tabloja “Skënderbeu në betejë” e pikturuar në vitin 1915-1916 nga piktori shkodran Simon Rrota (1887-1961), i cili, në vitet 1910-1915, kishte studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Milano. (Mësimet e para për pikturë, S. Rrota i mori nga piktori shkodran Kolë Idromeno, 1860-1939, autor i njërës nga kryeveprat e pikturës shqiptare, portretit “Motra Mone”). Edhe piktori shkodran Ndoc Martini (1880-1917) portretin e heroit e punoi në disa variante – “Skënderbeu”. Në fund të shekullit XIX dhe konkretisht në vitin 1917, pasqyrimit të figurës së Skënderbeut në skulpturë iu çel rruga me bustet e skulptorit dhe të poetit Murat Toptani (1868-1917).
  • 14. Shprehja figurative e heroit, do të ngrihet më pas në një nga majat më të larta krijuese me bustin sintezë, heroik e legjendar, të punuar nga figura kryesore e skulpturës shqiptare në vitet ‟20-‟80, të shkolluar në Torino të Italisë – Odhise Paskalit (1903-1985). Busti i Skënderbeut, i ngritur në Kukës në vitin 1939, është një kryevepër monumentale, ku format e hiperbolizuara të heroit krijojnë shoqërim përfytyrimesh simbolike. Odhise Paskali, bashkë me skulptorin Andrea Mano (1921-2000) si dhe me skulptorin Janaq Paço (1914-1991), në vitin 1968 realizuan monumentin e Skënderbeut në Tiranë. Me vërtetësi deri në hollësi, siluetat e japin heroin në një lëvizje parade, me shpatën mbështetur anash dhe kokën energjike të ngritur si luftëtar dhe burrë shteti. Ndër veprat më të shënuara të artit shqiptar pas vitit 1945 me këtë temë, janë statujat ekuestre në Krujë dhe në Tiranë, që mishërojnë realizimin e një dëshire të hershme të popullit shqiptar për ta parë të ngritur në monument figurën e Heroit Kombëtar. Në pikturën e pas Luftës së Dytës Botërore, në tablotë kompozicionale, me nota emocionale, trajtohet lidhja e ngushte e heroit me masën, epërsia shqiptarëve liridashës. Skënderbeu dhe bashkëluftëtarët e ngushtë të tij, pasqyrohen gjerësisht në artin figurativ shqiptar. Në veprat e Muzeut Historik Kombëtar dhe në Muzeun Kombëtar – Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Krujë, afresket, shtatoret, grupi skulpturor e pasqyrojnë heroin si luftëtar, udhëheqës popullor, burrë shteti dhe figurë e pavdekshme e heroizmit popullor. Në vitin 2001, monumenti i Heroit Kombëtar, vepër e skulptorit Janaq Paço, u vendos në Prishtinë. Ndërkaq, në vitin 2003, shtatorja e heroit, vepër e skulptorëve Muharrem Turkeshi dhe Agim Sela, u vendos në Dibër. Në vitin 2006, monumenti i heroit, vepër e skulptorit Thoma Thomai u vendos në Shkup. Busti i heroit është vendosur edhe në oborrin e gjimnazit “Skënderbeu” të Preshevës. Monumenti i heroit, vepër e skulptorit italian Romano Romanelli (1882-1969), i ngritur në vitin 1940 ndodhet edhe në sheshin Albania të Romës. Bustit i Skënderbeut ndodhet edhe në Vaccarizzo Albanese – fshat i Kozencës në Kalabri. Në vitin 2008, busti i heroit u vendos edhe në Civita të Italisë. Në vitet ‟60 të shekullit XX, emigrantët shqiptarë në Belgjikë paraqitën kërkesë për ta vendosur monumentin e Skënderbeut në Bruksel. Kjo u realizua në vitin 1968. Monumenti u vendos pranë parkut Josafat të komunës Schaerbek në Bruksel. Monumentet, përkatësisht bustet e Heroit Kombëtar ndodhen edhe në Vjenë, në Budapest, buzë liqenit të Gjenevës, në Detroit etj. Përmendorja e Skënderbeut në Miçigan të SHBA-së është përuruar në vitin 2006, në prani të mijëra vetëve, përfshi kryepeshkopin e Detroitit – Kardinalin Adam Maida dhe presidentin e Shqipërisë – Alfred Moisiun. Monumenti është vendosur në hyrje të oborrit të Kishës katolike shqiptare Shën Pali në Roçester Hills, rreth 40 kilometra në veri të Detroitit. Përpos monumentit të heroit, në këtë shtet federal ndodhet edhe përmendorja e Nënë Terezës.
  • 15. 4. Vepra të autorëve shqiptarë: Marin Barleti, Naim Frashëri, Fan Noli, Sabri Godo. -Vepra “ Historia e Skenderbeut” e Marlin Barletit Vepra e Marlin Barletit, Historia e jetes dhe e veprave te Skenderbeut,Princi I Epirit u botua rreth viteve 1510,pra kater dekada pas vdekjes se Skenderbeut.Ajo pati jehone te menjehereshme dhe u botua e ribotua ne gjuhe e ne vende te ndryshme te Europes. Barleti ishte deshmimtar I kohes se Skenderbeut,prandaj per te shkruar vepren u mbeshtet ne deshmite dhe rrefimete bashkeluftetareve te Skenderbeut,me teper se ne dokumentat a burime te tjera per te cilat autori ankohej se I mungonin.Vepra I eshte permbajtur ne pergjithesi se vertetes historike dhe ka sherbyer si material burimor per veprat e panumerta qe u botuan per Skenderbeun qe nga shek.XVI e deri ne shek.XXI.Ajo eshte shkruar ne latinishte mjeshterore dhe dallohet per forcen dhe bukurine e stilit me te cilen eshte shkruar. Vepra pershkruan epoken dhe figuren e Skenderbeut ,nisur nga idete dhe kultura humaniste e autorit,si dhe nga motivi i atdhedashurise. Keto vecori kane ndikuar ne suksesin e vepres,e cila u be paratekst dhe burimi kryesor referues per figuren e Skenderbeut gjate shekujve dhe nga pikpamja historike,ashtu edhe nga pikepamja letrare. Skenderbeu i Marin Barletit eshte vizatuar me dashuri e ngjyra te gjalla.Ai eshte dhene me tipare qe ia njeh historia dhe ne frymen e humanizmit te lartesimit te njeriu dhe jo me kot emri I Barletit lidhet pazgjidhmerisht me figuren e Skenderbeut si dhe me ndikimin qe ka ushtruar tek autoret e veprave te me voneshme,per kendveshtrimin e histories dhe figures se heroit ne te.
  • 16. Heroi ishte i pajisur me njohuri të thella të artit luftarak. Ai shkëlqeu si strateg në fushën e betejave ushtarake. "Turqit e quajnë Skënderbeun mjeshterin me te talentuar te pritave, luftëtarin më te madh te botës, që s’ka kush t’ia heqe fitoren nga duart. Ai është i pathyeshëm,i pamposhtur në arme,qe s’merr plage nga hekuri." Për Skënderbeun shpejtesia,befasia , njohja e shkëlqyer i terrenit dhe shfrytezimi maksimal i kohes ishin faktorë me rëndësi që përcaktonin fatin e luftës. Në këtë kuader kishte një mister. Ai taktiken e bente pasuri te te gjitheve . Ajo para se te vihej në praktikë u bëhej e njohur ushtarëve dhe oficerëve, shoshitej e pranohej me bindje prej tyre. Komandanti kurrë nuk vepronte pa u keshilluar me luftëtarët e bashkepuntoret e tij. "Unë s’jam nga ata, u thote ai atyreve, që tërheq njerëzit në rreziqe, pa e ditur se c’bejne."
  • 17. - Poema epike Historia e Skenderbeut e Naim Frasherit u botua me 1898.Ne te autori shprehu me patos te fuqishem idealet per lirine e Shqiperise dhe rrugen e saj drejt perparimit,ne ate cast te mprehte historic,kur Perandoria Osmane po binte dhe rreziku I copetimit te vendit nga shtetet fqinje apo me interesa ne rajon ishte shume I madh.Per kete kthimi I vemendjes te Moti I Madh dhe te figura e heroit kombetar ishte e volitshme.Naimi te kjo veper leshoi hapur e me force kushtrimin per te rrokur armet,per te shkundur zgjedhen turke e per ta mbrojtur atdheun nga cdo rrezik.Ajo tingelloi si kushtrim per bashimit e shqiptareve rreth flamurit te Skenderbeut.Ne pergjithesi vepra I permbahet histories ndonese ka personazhe te krijuara prej poetit te tilla si Kamani etj. Ngjarjet e ndjekin rendin kohor dhe I pergjigjen parateksit burimor te Barletit.Poema fillon me historine e lashtesise se popullit shqiptar ku ngrihet lart me krenari vendi I burrave trima,si Aleksandri e Pirroja:vazhdon me dergimin e djemve te Gjon Kastriotit peng te sulltani dhe mbaron me vdekjen e Skenderbeut dhe pasojat e renda qe ndoqen vendin me pas. Ne qender te kesaj poeme eshte figura e Skenderbeut.Kete figure Naimi e ka vizatuar ne perputhje me idealin e tij romantic ne driten e idealeve te humanizmit evropian ne frymen e Rilindjes,prandaj ndikimi I Barletit ndihet edhe ne kete drejtim:dashuria per atdheun qendron mbi te gjitha.Ideja e bashkimit si fuqi qe mban memedhene dhe lirine eshte fort e ndjeshme.Per Naimin Skenderbeu eshte personifikimi I te gjitha vlerave kombetare ku ben pjese dhe drejtimi:dashuria per atdheun qendron mbi te gjitha.Ideja e bashkimit si fuqi qe mban memedhene dhe lirine eshte fort e ndjeshme.Per Naimin Skenderbeu eshte personifikimi I te gjitha vlerave: I trimerise I urtesise I bukurise fizike e morale.Ai e paraqet Skenderbeun me tiparet e nje heroi legjendar te luftetasrit kreshnik dhe te atdhetarit te flakte,qe mbi gjithcka e mbi interest e tij ve atdheun. Ne poeme Skenderbeu eshte nje udheheqes me aftesi te rralla te diti te bashkoje te gjithe shqiptaret rreth idealit te madh te lirise.Ai eshte oraganizator dhe strateg I madh ne lufte po aq sa ceshte edhe luftetar qe bie si rrufe e vetetime mbi armiqte dhe I mund.Si prijes I urte popullor ai eshte symbol I lirise,I traditave heroike te popullit idealeve shoqerore e demokratike qe I kishte vete poeti.Skenderbeu paraqitet me nje bote teper humane.Ai eshte I dashur dhe I thjeshte me njerezit:ka nje mall pervelues per atdheun,qan me lot te hidhur per vdekjen e njerezve te afert dhe te zezar qe e gjeten Shqiperine.Ne cdo cast eshte njerezor e fisnik.Prandaj Naimi e mbyll vepren e tij me vargjet qe tregojne vleresimin e larte te Naimit per figuren e Skenderbeut Skenderbeu eshte I gjalle Rron e mbreteron perjete. Kjo fjale s’eshte perralle Ndaj t’urtit esht’ e vertete Naimi e paraqete te idealizuar epoken e Skenderbeut duke ia kundervene gjendjes se Shqiperise se roberuar te prapambetur te kohes se vet.Duke ballafaquar dy epokat,Naimi e thekson se sundimi osman e nderpreu procesin e zhvillimit e te qyteterimit ne Shqiperi, prandaj duhej zhdukur sa me pare.Sipas poetit,duhet riperterire epoka e lavdishme e Skenderbeut
  • 18. -Historia e Skënderbeut e Fan Nolit -Per F S.Nolin Skenderbeu ka pasur qysh heret nje rendesi te vecante.Jo rastesisht dhe ne saj te kesaj vemendjeje e ketij perkushtimi,Noli e botoi ne vitin 1921 nje veper historike me mjaft elemente artistike:Historia e Skenderbeut.Ai ripunoi dhe e ribotoi vepren me 1947 ne anglisht dhe me 1949 ne shqip.Per te shkruar kete veper Noli e mbeshtet jo vetem tek te dhenat burimore te Baarletit te cilat I analizon e shqyrton jo pa nje veshtrim kritik por eshte ne dokumente te reja qe mundi te gjeje pas kerkimesh disavjecare.Ne parathenjen e botimit shqip Noli shkruan se ka shfrytezuar edhe burime te kronikaneve turq te kohes. Historia e Skenderbeut e Nolit ndryshon nga veprat e dy autoreve te tjere nga menyra e trajtimit te faktit ngjarjes dhe legjendes.Te vepra e Barletit nderrthuren shkrime historike fakti me ate letrar pra me trillime dhe subjektivitet.Naimi shkroi nje poeme epike pra nje veper te mirefillte letrare me teme historike kurse Noli shkroi nje veper te mirefillte historike por me nje stilt e kdenshemm e te ngritur.Ne vepren e tij perpiqet te nxjere ne pah faktet dhe te gjykoje mbi to me objektivitet duke I dalluar nga legjenda.Pikerisht ky studim me te dhenat e tij historike per Skenderbeun I sherbeu Sabri Godos per romanin e ti. Figura e Skenderbeut trajtohet me mjaft dashuri nga autori dhe ne momentet kyc te jetes se tij.Marrdheniet e tij me shtetet e Ballkanit sidomos me shtetet fqinje si dhe qendrimet e disa vendeve te fuqishme evropiane ndaj luftes se Skenderbeut zene ne veper nje vend te rendesishem.Ai ka arritur ten a jape qarte politiken e brendshme te ketij udheheqesi legjendar duke theksuar meriten e madhe te tij per formimin e nje shteti te centralizuar feudal shqiptar gje qe ne shekXV nuk ishte realizuar akoma ne shume vende te Europes.Noli ne veper ka krijuar atmosferen e kohes,per te dhene ngjyrat e nje bote mesjetare qe kercenonte te shkaterronte boten evropiane,si dhe poziten e nje vendi si Shqiperia ku liria dhe kultura humaniste po mbyteshin nga dhuna osmane.Ne veper,analizat dhe faktet zene nje vend kryesor.
  • 19. -“Skënderbeu” i Sabri Godos Në këtë vepër autori ndalet tek dorëzimi peng i fëmijëve të Gjon Kastriotit, përfshi edhe Gjergjin dhe rritjen e tyre në oborrin e sulltanit. Për herë të parë, heroin kryesor e ndeshim me këtë pengmarrje. Zhvillimi i mëtejshëm i ngjarjeve përqendrohet në jetën dhe veprën luftarake të Gjergjit. Këndvështrimi i kësaj figure në roman bëhet sipas rendit kronologjik : fëmijëria, djalëria, pjekuria dhe vdekja.
  • 20. Ne romanin Skenderbe, Sabri Godo gersheton te verteten historike me trillimin artistic pa cenuar te verteten historike. Per realizimin me vertetesi artistike te figures, autori zgjedh rrefimin. Rrefimtari eshte nje ze I kudondodhshem, qe rrefen per ngjarjet historike , si te ishin kronike, duke e paraqitur figuren e Skenderbeut ne disa plane veshtrimi: Nepermjet zhvillimit te veprimtarive te tij( gjithmone ne qasje me te verteten historike) Ketu jepet gjate perleshjeve,ne dialog me te tjeret si mendimtar , diplomat, politikan, si personazh historic I pervecuar nga pesha e madhe e fatit dhe e ngjarjeve : Skenderbeu sillej rreth ushtrise turke, por asnje dredhi asnje ngacmim I hapur nuk I bindi at ate dilnin nga kampi te cilin vazhdonin ta forconin me hendeke, me gardhe te larta e me kulla. Ne kendveshtrimin e te tjereve: bashkeluftetareve, familjareve, armiqve, aleateve. Plaku e kishte parandiere gjithnje se Gjergji do te ishte shpresa...Qe katermbedhjete vjec ai kishte qene nje djale me trupin e burrit, qe merrej me kuajt e me arme, kembengules dhe i lidhur me nderin. Ne ndermendimet e vete heroit: Ai ndodhet perballe vetes dhe forces vizionare te ideve qe duhet te vere ne veprim, permes se ciles jepet forca e brendhsme e tij shpirterore: Ai ishte tani nje babe qe ka dhene shume dhe i dridhet zemra per ate qe ka mbetur..A do ta kuptonte keshilli i luftes nje Skenderbe te tille? Se duhej te fliste per Europen. Ai ishte nga te paktet qe e dinin dhe e dinte me mire nga kushdo se vetem shkaterrimi i plote mund ti kthente sulltanet nga rruga e pushtimit. Prandaj Skenderbeu i kishte dhenje gjysmen e jetes bashkimit te Europes. U mbyll nje rreth I plote I luftes gjate se ciles Arberia shpresoi dhe besoi te Europa. Tani do te hapej nje faqe e re ne historine e ketij vendi. Nepermjet pershkrimit te tipareve te jashtme te Skenderbeut, qe jepen ne funksion te caktimit te perjetimeve e veprimeve. Ai pershkruhet me floke te gjate dhe mjeker te madhe , i fuqishem dhe i pashem, me sy te gjelber, perhere te ndritur, qe hante cdo gje, qe qeshte me ze e degjonte me durim. Ku eshte pershkrimi i Donikes, nuses se re ne castet e pakta te prehjes martesore. Sepse fati i heroit eshte i paracaktuar: ai nuk ka prehje, nuk ka kohe per duurite e jashtme. Forca e madhe epokale e Skenderbeut qendron ne portretin e tij moral, cilesite e tij te brendshme te forca e karakterit, aftesite strategjike, te vena ne veprim ne sherbim te kombit....Ai ndiqte vetem nje rruge: perballjen me rrezikun e perhershem. “Ai ishte nje burre i fuqishem, dyzet e pese vjec, kampion i kaloresve te shekullit dhe ushtria duhej te shihte ne te heroin qe permbys me topuze me shpate kolonat armike. Kardinalet shikonin Skenderbeun. Ata pritnin te shihnin Aleksandrin e ri, ndersa para tyre qendronte nje plak gjashtedhjetevjecar, qe tregonte se paku per shtatedhjete por ende i forte, i gjate i kerrusur, i thate si nje hark i ndehur, i veshur si malesor, me qeleshen e bardhe ne koke me nje shpate te rende. Ai dukej teper i varfer, si nje i semure i madh, te cilit duhet ti beheshin sherbesat e fundit. “
  • 21. - Skenderbeu si burre shteti e politikan Figura e Gjergj Kastriotit eshte e lidhur pergjithesisht me shekullin e XV dhe po kështu me Shqiperine dhe shqiptaret. Ne kohen kur ende s‟ishte krijuar nje vetedije evropiane dhe Europa vete ishte bota e krishtere perballe nje fuqie ushtarake shumëkombëshe në lulëzim, turqve osmane, qendon nje princ, arber i pathyeshem per 25 vjet. Autori shkruan për figurën e nje prijesi qe rralle vjen ne histori , dhe per shtresat e ndryshme shoqërore të një kombi qe bashkeveprojne me nje personalitet te shquar. Te figura e Skenderbeut gjejne shprehjen e vet aspiratat e vetite me te mira te nje kombi dhe per kete arsye ai behet simbol i bashkimit kombetar dhe i luftes se perbashket. Ky princ arber para se të jetë qëndrestar eshte burre shteti politikan dhe diplomat. Si burre shteti dhe politikan atij i detyrohet bashkimi i vendit, qe fillon me Kuvendin e Lezhes dhe funksionimi i ketij bashkimi nga pikepamja ekonomike, politike, ushtarake. “ Te nesermen Skenderbeu tha ne kuvend se u duhej nje ushtri e perbashket dhe nje arke e perbashket. Burrat fisnike, te mbledhur atje nuk do te lejonin qe turku ti gjente te percare. Ai rrinte me kembe , me mjekren te shtrernnguar dhe me syte e gjelber kerkonte kendet e shpirtit te secilit.” Skenderbeu ne vepren e Godose eshte i fuqishem dhe madheshtor, i guximshem per te luftuar dhe per te mbrojtur ate qe eshte e tij. Per tja arritur kesaj ai perdon nje oratori magjepese transmeton urti e largpamesi ka force bindese. “Ndersa e shikonin me ngurrim, prijesit smund te mos terhiqeshin nga zeri i tij me kumbim te thelle, dhe drejtesia e fjales. Ai rrinte i ngurte e i forte: ate qe kerkonte e donte per te gjithe dhe nuk lutej e as kercenohej. Dhe kishte perdorur shpesh nje fjale te vjeter me kuptim te ri. Ai kishte thene”atdhe”.
  • 22. -Skenderbeu si strateg Si strateg I paperseritshem , luftetar I qendreses kunder pushtuesve dhe frymezues I luftes per liri Skenderbeu ka gjithnje nje plan per te ndjekur, nje strategji sulmi, mbrojtjeje, terheqjeje. Qendresa e tij nuk I perkushtohet thjesht zjarrit e pasionit per lirine, por mendesine e sprovuar te ushtarakut, gjenerali: Shpartallimi i kaloresve turq ishte nje ngjarje e vogel brenda luftes se madhe u lajmerua ne gjithe vendin fitorja e trete ne Sfetingrad kunder vete Sullatanit. Vendi filloi te besonte ne te pamunduren, ne mundesine e Skenderbeut per te thyer sullatanin. Si strateg ai e di perballjen e veshtire dhe te pamundur por si ushtarak dhe burre shteti, ai di te shfrytezoje cdo terren: “ Tha se do te luftonte me nje ushtri me te vogel nga ajo qe i jepte bujarisht Lidhja e krereve te Arberise dhe nese nuk do te fitonte me te aq me pak mund te fitone me nje ushtri te madhe. Kur armiku te dukej i pathyeshem ai do ta terhiqte ne male e ne vende te coroditur, do ti jepte goditje. Pra do te luftonte e gjithe toka e Arberise. Por nese do te kerkonte me pak ushtare atij i duheshin doemos brsa, miqesia dhe keshilla e prijesve.” Skenderbeu shikon dhe parashtron levizjet e armikut perpiqet te lexoje fatin e luftes,a rrjedhojat e saj. “Skenderbeu perpinte cdo lajm qe vinte nga jashte . Shpresonte fort se ndonje ngjarje brenda perandorise ose ne kufijte e saj qe mund ta detyronte sulltanin te hiqte dore aty per aty nga Sfetingradi dhe Arberia. Po asgje nuk ndodhte ne Perandori. Skenderbeut i shtohej padurimi dhe beri perpjekje te tjera per te terhequr turqit jashte kampit, pa ia dalë në asnjë anë.”
  • 23. 5. Vepra të autorëve të huaj : Oliver Schmidt, Sulejman Kylçe etj. Ai është sundues, kërkon të arrijë qëllimet e tij me çdo kusht, edhe me dhunë, por është edhe shumë karizmatik. Të thjeshtët e duan, fisnikëria e ka halë në sy. Një këmbyes fesh, nuk është edhe aq i besueshëm. Nga i krishterë u bë mysliman e më tej sërish i krishterë. I pabesueshëm dyfish. Diplomat dhe njohës shumë i mirë i disa gjuhëve të huaja. Të gjitha këto dëshmohen në librin më të fundit të historianit Oliver Jens Schmitt, "Skënderbeu". I ulur përballë historianëve shqiptarë të Mesjetës, por edhe monumentit madhështor të Skënderbeut në pavijonin e, në Muzeun Historik Kombëtar, 36-vjeçari Schmitt, përmes përkthimit mjeMesjetësshtëror të Ardian Klosit, sjell një këndvështrim për këtë figurë, të pranuar nga historiografia evropiane, si një nga figurat më të rëndësishme të kohës, bashkë me Huniadin dhe Drakulën. Historiani thotë se nuk është qëllimi i tij të çmitizojë Skënderbeun, por të plotësojë figurën e tij me të tjera dokumente të pashfrytëzuara më parë. Përmes një materiali dokumentar, të bollshëm, të qëmtuar në arkivat e Dubrovnikut, Milanos, Mantovës, Romës, Parisit, Barcelonës, etj., Schmitt na e paraqet Skënderbeun, jo si njeriun që bashkoi rreth vetes princërit shqiptarë e luftoi kundër turqve, por si udhëheqësin, që e kishte të vështirë të bënte pakte paqësore me fisnikët e tjerë të Arbrit. Dokumentet e paraqitura në libër dëshmojnë për mërira dhe armiqësira me familjet më të mëdha, duke nisur që me Aranitët, nga ku mori gruan e tij Donikën, Muzakajt, Topiajt, Balshajt. Shumë i internoi, u mori tokat. Besueshmëria tek Skënderbeu ishte shumë e brishtë. Shumë e tradhtuan, u bashkuan me turqit, ndërsa kishte shumë të pakënaqur. Por ajo që "trondit" më shumë është teza e hedhur mbi kryengritjen e Skënderbeut, arratinë e tij nga Danubi dhe kundërvënia ndaj turqve. Në bazë të një dokumenti, Schmitt argumenton se nuk bëhet fjalë për "çlirimin e mëmëdheut", por për hakmarrje personale. Kur figura e Skënderbeut vazhdon të glorifikohet, materialet që ofron Schmitti, nuk mund të mos ngjallin debate. Ende pa u lexuar libri, historianët shqiptarë e dhanë mendimin e tyre pro dhe kundër.
  • 24. "Më 10 janar të vitit 1454 dy diplomatët milanezë Sceva de Curte dhe Jacobo Trivulzio i shkruajnë zotërisë së tyre, dukës Francesco Sforza të Milanos, për pritjen që i kishte bërë papa Nikollë V një bajlozi të Skënderbeut. Kjo ndodhi pak më shumë se gjysmë viti pas rënies së Kostandinopojës, kur krejt Italia ishte si në ethe dhe fuqitë, që si zakonisht veç grindeshin me njëra-tjetrën tani po punonin për një "ligë italiane", e cila u realizua me të vërtetë në paqen e Lodit po atë vit. E pra në këto rrethana erdhi para papës i dërguari i Skënderbeut dhe njoftoi se "për arsye të urrejtjes personale që ai (Skënderbeu) ushqen kundër turkut, meqë ky Turk ka vrarë babanë e zotërisë, ky zotëri (Skënderbeu), ka vënë të vrasin një vëlla të Turkut (Mehmeti II)". Kështu zgjidhet edhe rebusi, shpjegohet mosbesimi i sulltanit, kryengritja e Skënderbeut. Ivan Kastrioti pra, më 2 maj 1437 nuk pati vdekur nga një vdekje e natyrshme, por ishte vrarë me urdhër të Muratit II. Si shkak mund të hamendet që urëtrazuesi i vjetër do të kishte përgatitur ndonjë rebelim të ri, e me të vërtetë ai vazhdonte të mbante lidhje të ngushta me Venedikun, kishte kërkuar gjithashtu të drejtën e qytetarisë venedikase, për të bijtë Stanisha dhe Gjergj, këtë qytetari e kishte kërkuar edhe në Raguzë. Me mëkëmbësin venedikas të Lezhës, Pasquale Gradenigo, ai pak para se të vdiste kishte pasur marrëdhënie tejet të përzemërta; venedikasit e quanin "një mik të shkëlqyer". Nga këndvështrimi i osmanëve kjo përbënte arsye të mjaftë për ta hequr qafe këtë njeri të rrezikshëm një herë e mirë. I biri, Iskënderi, i cili në sy të osmanëve nuk ishte i ngatërruar drejtpërdrejt në ndonjë përbetim, u largua menjëherë nga atdheu i të parëve. Është e paqartë nëse Skënderbeu e mori vesh vrasjen aty për aty, apo ndoshta më pas. Por sidoqoftë së shpejti do të mendonte për hakmarrje. Po të keni parasysh se e drejta zakonore e arbërve gjallonte qysh në mesjetë, ai s'kishte tjetër rrugë përveçse të ruante nderin e tij. I duhej të merrte gjak nga ajo familje që kishte derdhur gjak: kjo ishte dera e Osmanëve. Në vend që të rrëmbehej në ndonjë veprim të pamenduar, Skënderbeu luajti në mjeshtërinë e kamuflimit, e cila ishte mjaft e përhapur në oborrin e Osmanëve, me të krishterët e shumtë që ishin shtrënguar të ndërronin fenë e tyre. Biografë të më vonë janë të një mendje në pohimin e tyre, se ai ishte mjeshtër për t'i fshehur mendimet e tij të vërteta. Kështu Iskënderi i ashtuquajtur besnik shkoi në Danub dhe priti me durim derisa të vinte çasti i volitshëm....
  • 25. Gazeta “PANORAMA”: Mendimi juaj personal si historian mbi Skënderbeun? Çfarë personazhi ka qenë ai sipas jush? OLIVER JENS SCHMITT: Dua të theksoj që shumë dokumente të reja pasqyrojnë pikërisht figurën njerëzore të Skënderbeut, dhe kjo figurë këtu na del shumë më madhështore se sa në paraqitjet klasike të komunizmit. Këtu dua të bazohem në disa shembuj tipike. Njëri nga këta është një dokument, i cili tregon mbi pritjen që i bëhet Skënderbeut në Romë në vitin 1466. Pritja ishte shumë mbretërore. Të gjithë kardinalët i dalin përpara për ta pritur dhe gjithë Roma është në rrugë për ta përshëndetur. Sigurisht është tragjike që atij nuk i jepet ndihmë nga Roma, por këtu theksohet rëndësia evropiane e figurës së Skënderbeut. Shembulli i dytë buron nga një tekst i një diplomati milanez dhe është një nga pjesët më të pëlqyera të mijat. Skënderbeu ndodhet në vitin 1461 në Itali dhe këtu ai zë rob një aristokrat italian. Kjo është një skenë shumë e mrekullueshme. Në këto kohë Skënderbeu është në moshën 55-vjeçare (në mesjetë një burrë i vjetër). Ata takohen në fushë të hapur për të biseduar dhe Skënderbeu mundohet këtu ta bindë këtë aristokrat që të ndalë tradhtinë ndaj mbretit të tij (Ferrante mbreti i Napolit). Ky aristokrat nuk pranon dhe Skënderbeu vë re që diskutimet janë të kota. Ai e kap këtë aristokrat, e rrëmben atë në kalin e tij dhe e kthen në kampin e mbretit. Dua të them këtu që nuk i kuptoj reagimet negative, sepse pikërisht nga këto dokumente pasqyrohet karakteri i Skënderbeut si një person që e urren tradhtinë. Shumë herë është komentuar se ky libër hedh baltë mbi figurën e Skënderbeut! Unë jam munduar që në bazë të burimeve të nxjerr Skënderbeun si një personalitet shumë karizmatik dhe që kishte mundësinë që njerëzve të tij t‟u dhuronte një ndjenjë besueshmërie shumë të lartë. Kjo tregohet edhe në rastin e Betejës së Beratit, ku për Skënderbeun ndodh një disfatë shumë e madhe, dhe shumica e luftëtarëve të tij marrin arratinë. Ai nuk bën të njëjtën gjë, por në moshën 50-vjeçare lufton deri në fund dhe u mundëson njerëzve të tij tërheqjen e sigurt, pra largohet nga beteja vetëm kur njerëzit e tij ishin në siguri. Dua të theksoj që ky është një burim deri tani i pazbuluar dhe një tregim nga të mbijetuarit e asaj beteje, i shkruar një ditë pas saj. Dëshiroj që në këto diskutime të lindë pyetja: Kështu hidhet baltë mbi heroin, kur duke u bazuar në burime deri tani të pazbuluara (të pak njohura) nxirren në pah këto veti shumë pozitive të tij?
  • 26. E para, sipas O. Schmitt-it, Skënderbeu në të vërtetë nuk ishte Hero, siç e vlerëson historiografia shqiptare dhe botërore, por një komit malesh, të cilin Evropa e bëri Hero nga nevoja që kishte për një hero ngadhënjimtar. Megjithatë, shton ai, Skënderbeu mbeti si një "hero vezullues" dhe jo hero i vërtetë. Pra, sipas historianit zviceran, Skënderbeu është një "Hero" i rremë, i fabrikuar nga punishtja politike evropiane. E dyta, ka lidhje me shkretimet që pësoi Shqipëria gjatë epopesë njëçerekshekullore. Ai thotë se përgjegjës për shkretimet dhe shpopullimet që pësoi treva shqiptare gjatë luftës njëçerekshekullore të shek. XV ishte vetë Skënderbeu. Nga kjo del se, sipas O. Schmitt-it, po të mos e kishte ndërmarrë Skënderbeu epopenë, Shqipëria nuk do të ishte rrënuar. O. Schmitt nuk e kupton se me këtë kritikë ai tërthorazi akuzon jo vetëm Skënderbeun, por të gjithë heronjtë e shquar evropianë, përfshirë dhe Janosh Huniadin, të cilët, sipas tij, duhet të jenë përgjegjës për dëmet e mëdha që pësuan vendet e tyre gjatë luftërave mbrojtëse kundër osmanëve. O. Schmitt-i, nëse është historian, duhet ta ketë kuptuar se Skënderbeu zhvilloi një luftë mbrojtëse dhe jo pushtuese, njësoj si Janosh Huniadi dhe Jan Sobjeski. Ai gjithashtu ka harruar se historia nuk njeh luftëra mbrojtëse, sidomos kur ato janë luftëra për mbijetesë, pa sakrifica njerëzore dhe pa dëme materiale. Veç kësaj, akuza që i bën O. Schmitt-i Skënderbeut sikur ai është përgjegjës për rrënimet e vendit është e padrejtë edhe nga pikëpamja faktologjike, sepse rrënimin e vendit nuk e shkaktoi Skënderbeu, por sulltanët osmanë, të cilët historiani zviceran nuk i ngarkon me përgjegjësi. Nëse do të vinim në peshë sakrificat që kërkon lufta për mbijetesë, atëherë O. Schmitt duhej të dënonte jo Adolf Hitlerin, por Winston Churchillin, pasi ky qenka përgjegjës për dëmet e pallogaritshme njerëzore e materiale që pësoi Britania e Madhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Logjika e Schmitt-it na kujton akuzat e shefit të propagandës naziste, Joseph Goebbels, i cili e ngarkonte me përgjegjësi Churchill-in për shkrumbëzimin e Anglisë nga aviacioni gjerman. Me këtë logjikë ligjërohet gjithashtu edhe politika e kolaboracionistëve të Luftës II Botërore, të cilët e justifikonin bashkëpunimin e tyre me okupatorët nazifashistë me argumentin se donin të shpëtonin vendin nga rrënimet e luftës. E treta. Sipas pikëpamjes së O. Schmitt-it, Skënderbeu do t„i kishte shërbyer më mirë popullit të vet po të mos e kishte braktisur sulltanin, pra po të mos e kishte ndërmarrë luftën çlirimtare kundër tij. Këtë pikëpamje ai e përforcon edhe kur shkruan se Skënderbeu "ishte figura tragjike e një periudhe kur po ndryshoheshin kohët". Pra, sipas tij, faktori tragjik që e pengoi Shqipërinë t„i përshtatej ndryshimeve të kohës ishte Skënderbeu dhe jo pushtimi osman. Me fjalë të tjera, po të mos kishte dalë në skenë Skënderbeu, Shqipëria do të zhvillohej në rrugën që ndërmori Evropa Perëndimore. Hëpërhë, të tri këtyre absurditeteve po u përgjigjemi me fjalët e Krishtit: "O Zot, mos ia vër veshin, se ai vetë nuk di çfarë thotë!" Ai pretendon se me këto teza, të cilat na i servir si gjoja rezultate të hulumtimeve të tij arkivore, ka sjellë një kontribut të madh në ndriçimin e figurës së vërtetë të Skënderbeut.
  • 27. Më në fund, O. Schmitt-i e quan "emblematike" vetminë që pati Skënderbeu në momentet e fundit të jetës së tij. Pastaj "vetminë" ai nuk e shpjegon si historian me faktorë të brendshëm (shterimin e forcave njerëzore dhe materiale që shkaktoi lufta e gjatë), as me faktorë të jashtëm (me kontradiktat midis shteteve evropiane, të cilat çuan ndër të tjera edhe në dështimin më 1464 të projektit të Papës Pius-i II për fushatën antiosmane, por operon si letrar, duke thënë se vetmia erdhi si pasojë e mosfunksionimit të mëtejshëm të motivit të hakmarrjes personale për vrasjen e të atit, i cili kishte frymëzuar Skënderbeun në luftën kundër Perandorisë Osmane. Kur Schmitt shpjegon disfatat e njëpasnjëshme dhe vetminë që Skënderbeu pati në fund të jetës me mosfunksionimin e mëtejshëm të motivit të hakmarrjes prindërore dëshmon se ai nuk është historian. Historianët e dinë se një luftë njëçerekshekullore e një populli deri në rraskapitje të plotë nuk mundet kurrsesi të shpjegohet, siç vepron O. Schmitt-i, pa zbuluar rrënjët e saj të thella politike, shoqërore, ekonomike, kulturore, ideologjike. Motivet personale të një princi apo perandori nuk hyjnë në këtë mes. Ato nuk i takojnë historisë, por letërsisë, e cila megjithatë edhe ajo i gëlltit në masën e duhur.
  • 28. -Sulejman Kylçe Me sytë e një historiani turk, heroi kombëtar shqiptar krejtësisht i çmitizuar. Jo më prijësi i kryengritjeve dhe burri i shtetit. Por një luftatar idhnak, hakmarrës dhe dredharak që e luftonte Turqinë vetëm për shkak të interesave të veta Që Skënderbeu nuk ka qenë ai kalorësi i çartur i rrëfenjave të moçme, që me një të ngritur të shpatës këpuste dhjetëra koka turqish, kjo është një gjë që e dinë të gjithë. Po sikur në vend të një heroi që përveç luftrave mbrojtëse ka edhe meritën e krijimit të të parit shtet të mirëfilltë shqiptar të lexonim se bëhej fjalë vetëm për një luftëtar idhnak, që luftonte për çështje fetare po aq sa për hakmarrje dhe plaçkitje? Atëherë do të duhej të shfletonin historinë e perandorisë turke. Ku një figurë si ajo e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu do të zinte një vend të vogël, një vend fare periferik. Të njëjtin vend që zinin edhe zotërimet e tij në krahasim me përpasat e perandorisë osmane. Por përveç vendit të vogël që do të zinte historia e Skënderbeut brenda historisë osmane, ajo që do të na habiste më tepër do të ishin vetë faktet historike, do të zbulonim një Skenderbej kaq të ndryshëm jo vetëm nga historia e Barletit por edhe nga historia pa mitizime e teksteve të shkollës. Do të zbulonim një Skenderbej si ai që përshkruan historiani turk Sulejman Kulçe, një pjesë e veprës së të cilit tashmë është e botuar edhe në shqip në librin "Shqipëria në historinë osmane". Në një frymë krejt tjetër nga ajo që ka shoqëruar çdo tekst shqiptar, aty mund të lexosh të gjitha bëmat luftarake të Skenderbeut tashmë jo si një hero kombëtar që luftonte për një shtet por për luftrat e një njeriu, vërtet trim, që e nisi luftën për një inat thjesht personal ndaj sulltanit, që lidhi aleanca të dyshimta me katolikët e Venedikut dhe që vdiq pasi forca e tij ishte dobësuar. Një portret pra i një të vdekshmi të thjeshtë që mbart gjithë veset e virtytet e rracës njerëzore dhe jo i një mbinjeriu. Dhe për ta bërë ndoshta më njerëzor, apo thjesht për t„i ulur vlerat, siç nuk e ka bërë asnjë historian, gjatë gjithë kohës Sulejman Kylçe e quan Gjergj Kastriot Skenderbeun thjesht Iskander. Si të ishte një ushtar i thjeshtë.
  • 29. Përpara se Skënderbeu të bëhej luftëtari i madh që do ta njihnin të gjithë, ai do të kalonte njëfarë kohe si pjesë e ushtrisë turke, do të stërvitej aty dhe do të njihte taktikat e saj, gjë e cila në të ardhmen do ta ndihmonte të kishte më tepër sukses në ekspeditat e tij ushtarake. Për historianin turk Sulejman Kylçe, historia është pak a shumë e ngjashme me atë letrare të Barletit, sipas të cilës Skënderbeu së bashku me të vëllezërit iu dorëzuan sulltanit. Kurse historiani turk shkruan se dorëzimi i djemve të Gjon Kastriotit, princit të Mirditës (në të vërtetë të Matit, me qendër Krujën), ndodhi kur ai u nënshtrua pa kundërshtim përpara ngadhënjimeve të Muratit II në Shqipëri. Prandaj, sipas rregullit të asaj saj kohe atij iu morrën peng katër djemtë e tij dhe u dërguan në kryeqytetin e Turqisë osmane, Edrene, në vitin 1422. Kylçe shkruan se sulltani e mbajti në një vend me djemtë e tij dhe u kujdes në mënyrë të veçantë për edukimin dhe arsimin e tij: dhe emrin ia ngjiti Iskander, sipas emrit turqisht të Lekës së Madh. Në saraje ai qëndroi deri në moshën madhore ku thuhet të ketë rënë në sy si njeri mjaft i zgjuar dhe i zoti, gjë që do ta bënte t„i besoheshin detyra të ndryshme shtetërore. Ende 18 vjeç, iu dha posti i sanxhakbeut. Në emër të ushtrisë së sulltani, ai mori pjesë në disa luftra, ku në mënyrë të veçantë si luftëtar spikati në betejat e zhvilluara në Turqi dhe në Siri.
  • 30. Sulejman Kylçe e përshkruan Skënderbeun e tij si njeri mjaft ambicioz, idhnak e hakmarrës. Dhe ishin pikërisht këto arsyet që do ta shtynin të prishej me Turqinë, me pak fjalë sipas historianit turk të "tradhtonte" sulltanin. Si "mollë sherri" në këtë rast kishte shërbyer Kruja: pas vdekjes së Gjon Kastriotit, që ishte sanxhakbej i Krujës dhe që me anë të influencës së qeverisë osmane kishte fituar një famë të madhe, vendi i tij kishte mbetur vakant. Skënderi, pasi të tre vëllezërit që ishin pranë sulltanit i kishin vdekur kohë më parë (historianë të ndryshëm japin variantin e helmimit) tanimë e llogariste veten kandidat për vendin e të atit, e quante veten trashëgimtarin e ligjshëm të Krujës. Për shkak se deri në atë kohë ai i kishte shërbyer sulltanit në disa detyra civile dhe ushtarake, duke fituar kështu simpatinë e tij, as që i shkonte ndër mend se mund të mos e emëronin në vend të të atit. Në atë kohë ai ishte 25 - 26 vjeç. Historiani turk shkruan se sulltani, duke e njohur karakterin e Iskanderit nuk e gjeti me vend këtë emërim: ndoshta edhe për arsye se kishte të tjera plane për të, në dobi të shtetit turk. Dërgoi në Krujë një tjetër sanxhakbej dhe kur Iskanderi e mori vesh këtë punë, u zemërua së tepërmi duke e quajtur si një poshtërim që po i bëhej. Dhe që nga ky moment nisi të përgjonte rastin për të kundërvepruar. Historiani turk Kylçe nuk flet fare për betejën e Nishit prej nga ku Skënderbeu u largua së bashku me treqind kalorësit shqiptarë. Në vend të kësaj ai shkruan se rasti erdhi kur armata turke ndodhej në More dhe Skënderi që ndodhej aty zhvilloi bisedime e u mor vesh me parësinë shqiptare, që kishte ardhur për t„u bashkuar me armatën e sulltanit dhe përgatiti planin e kryengritjes. Një natë hyri në çadrën e nishanxhiut (shkruesi i fermaneve të sulltanit) dhe i kërkoi të shkruante një ferman në emër të tij për sanxhakun e të atit. I kërcënuar ai shkroi ç„iu kërkua dhe ia dorëzoi Skënderit, i cili menjëherë sapo mori fermanin vrau nishanxhiun dhe iku bashkë me shqiptarët që ishin në armatën turke.
  • 31. Faktin që ushtria e Skënderbeut po dobësohej nga I quajturi Rrethimi I dyte I Krujes nuk përmendet vetëm nga historiani turk Kylçe, por edhe nga dëshmitë e mbledhura të Itali. Por ndryshe nga historiani turk, dëshmitë italiane tregojnë se lajmet për disfatat shqiptare kishin mbizotëruar vetëm në fillim: shumë shpejt në Romë erdhën lajme të kundërta që tregonin se ushtria shqiptare nuk ishte dërrmuar, se Kruja nuk ishte pushtuar nga sulltani. Kylçe flet për shpartallime të ushtrisë turke nga ana e Skënderbeut me anë të sulmeve që ai i quan "bastisje", por vetëm sa i përmend. Pasi në stilin e gjithë kronikanëve apo dhe historianëve turq, nuk merret me dështimet. Përkundrazi, përshkruan se si sulltan Fatihu ndaj Krujës ndoqi taktikën e izolimit: ndërtoi një kala të re në Elbasan në anë të së cilës i preu rrugën Skënderbeut pastaj dogji një qytet që ky i fundit e kishte ndërtuar pranë Durrësit. Pa përmendur fare udhëtimin e dështuar të Skënderbeut në Itali në kërkim të aleatëve, pa folur më pas as për atë që quhet "rrethimi i tretë i Krujës", Kylçe shkruan se "Skënderi i cili pa përgatitjet turke, e kuptoi se nuk do të ketë sukses; la çdo gjë të tij dhe u tërhoq në drejtim të Lezhës. Qendrën e tij, Krujën që e mbrojti për 25 vjet, ia la venedikasve... Skënderi tanimë i kishte mbushur 63 vjetët". Sipas historianit turk, për shtatë vite me radhë, Skënderbeu duhet të ketë jetuar në Lezhë ndërsa ka vdekur rreth moshës 70 vjeçare. Krejt ndryshe nga ç„e ka dëshmuar Gjon Muzaka i cili në kujtimet e tij ka shkruar se "Zotin Skënderbe e kapën ethet në Lezhë dhe aty vdiq, më 1466, në moshën 63 vjeçare". Dhe ç„është më e rëndësishmja nuk ishte aspak i tërhequr nga pafuqia për t„u bërë ballë dyndjeve turke, përkundrazi, ishte duke bërë planet për sulmin ndaj kalasë së Elbasanit ku gjendej garnizoni turk. Detajet që kanë të bëjnë me betejat nuk janë të vetmet ndryshime mes historisë "turke" të Skënderbeut dhe asaj "shqiptare. Ajo që është më thelbësorja është vetë fryma. "Skënderi në Shqipëri e varte çdo turk që i binte në dorë. Megjithatë gjaku i derdhur nuk qe për asnjë qëllim të shenjtë", shkruan historiani turk ndërsa pohon që në këtë rast bëhet fjalë për një komandant me vlerë: "Por jo aq sa thuhet... Tek ai mungoi zgjuarsia, dituria, pikëpamjet e Fatihut dhe zotësia për të mëkëmbur një shtet të ri". Në fakt në asnjë rresht historiani turk nuk flet për Besëlidhjen e Lezhës, nuk flet as për marrëdhëniet me shtetet evropiane... E megjithatë në fund detyrohet të pranojë së paku se "Iskanderi ka qenë një hero, një komandant me vlerë". Vetëm kaq. Sepse Skënderbeu i tij ishte thjesht një njeri, aspak i mbinatyrshëm.
  • 32. Përfundime: Të gjitha këto vepra dëshmojnë për rëndësinë që ka patur figura e Skënderbeut dhe gjurmët e thella që ka lënë ai në historinë evropiane. Autorët vendas e himnizojnë haptas figurën e Heroit tonë Kombëtar dhe me të drejtë. Ndërkaq ka edhe shumë autorë perëndimore që i thurin lavde. Megjithëse vepra të caktuara si ato të trajtuara në këtë projekt nga O.Schmitt dhe S.Kylçe duket se kërkojnë ta zbehin imazhin e Gjergj Kastriot Skënderbeut, përsëri përshkrimi i tij mbetet ai i një njeriu kyç që do të ndikonte mbarë jetën evropiane për mirë falë aftësive të veçanta e zotësisë së rrallë.

×